VOAL

VOAL

Ekstremistët grekë kërcënojnë shqiptarët, publikojnë listën me emrat, mes tyre gazetarë dhe politikanë

Brikena Metaj/ Ekstremistët grekë kanë bërë sot publik kërcënimin e tyre ndaj shqiptarëve. Ata kanë publikuar edhe një listë të personave që sipas tyre kryesojnë listën e tyre për “hakmarrje” në çështjen Kacifa.

Ja çfarë kanë deklaruar ata në faqen himara.gr:

“Megalopoli shqiptar dhe ekstremizmi shqiptar (që supozohet se mbështetet nga Turqia) do të pritet me thikë pasi fijet e jetës së Konstantin Kacifës u prenë.
Qëllimi për të zëvendësuar Ramën.
Ndër të parët që ” do të marrin mesazhin” për gjithçka që kemi parë, por jo vetëm, janë:
Gazetari shqiptar Artan Hoxha
Agim Bajo, prezantues i shfaqjes satirike shqiptare “Bypass”
Ilir Hallo Mukaj dhe të gjithë anëtarët administrativë të organizatës shqiptare (OJQ) MJAFT
Anëtarët e organizatës shqiptare Djemtë e Labërisë.
Tahir Veliu, aktivist i Lëvizjes për Shqipërinë e Madhe (ai ka shumë miq në Janinë për të vizituar) dhe të gjithë anëtarët e lëvizjes
Shpëtim Idrizi – kryetar i partisë së “çamëve”
Ish-deputeti i PDIU dhe tani i pavarur, Dritan Bici
Zyrtari ynë (i njohur) i policisë në Gjirokastër, që mbledh çaj nga Platovouni. (sepse forcat speciale kur arritën, po kërkonin Katsifan në shtëpinë e tij dhe nuk shkonin drejt aty ku e vranë).
Sinjalet e televizioneve tuaj, pasi dhe televizionet shqiptare siç e kemi parë, mbyllin sinjalet e kanaleve greke në Epirin e Veriut (Taktikat Hokej janë tashmë në vend).
Në Greqi, shqiptarët antigrekë dhe shqiptarët me prona shqiptare do t’u kthehen në mundësi “praktimi” për anëtarët e rinj të Grupit tonë.
Shënim. Vetëm disa ditë më parë, Hakan Yalcintouk dhe Celine Ozel, dy avokatët tanë ushtarakë, Angelos Mitroudis dhe Nikos Kuklatzis, kuptuan se njerëzit nga Greqia të cilët u shfaqën si të afërm dhe që për javë u treguan gjithçka, ishin anëtarë të ekipit tonë.

Muzeu i Iluzioneve, një vend ku për një moment “shpëton” nga kufijtë e realitetit

SHKUP – Iluzioni, si diçka që shtrembëron shqisat dhe paraqet në mënyrë të rremë realitetin, vazhdimisht i nënshtrohet magjisë njerëzore.

Kjo nevojë dhe dëshirë e njeriut, për të gjetur veten në një vend ku iluzioni njerëzor bëhet realitet dhe ku për një moment “shpëton” nga kufijtë e realitetit, ishin disa prej motiveve që në Shkup të hapet “Ilusium” – Muzeu i iluzioneve.

Bllagica Iliq, koordinatore për marrëdhëniet me publikun në Muzeun e iluzioneve, në një bisedë për Anadolu Agency (AA) bën të ditur se ky muze në Shkup u hap në qershor të këtij viti, pasi disa entuziastë, të cilët pas vizitës së tyre në muze të këtillë të ngjashëm nëpër Evropë, erdhën deri në idenë që edhe kryeqyteti i Maqedonisë të ketë diçka që kanë edhe qytetet tjera evropiane.

Siç shpjegon Iliq, në ditë mbi 100 persona vizitojnë muzeun, ndërsa atë që e thekson si më të rëndësishme për ta si pritës, është kënaqësia e vizitorëve. Sipas saj, vizitorët dalin nga muzeu të lumtur dhe të qeshur, sepse Muzeu i iluzioneve ofron argëtim dhe përvojë të pazakontë përmes më shumë se 20 përmbajtjeve kreative.

Iluzioni, si diçka që shtrembëron shqisat dhe paraqet në mënyrë të rremë realitetin, vazhdimisht i nënshtrohet magjisë njerëzore. Kjo nevojë dhe dëshirë e njeriut, për të gjetur veten në një vend ku iluzioni njerëzor bëhet realitet dhe ku për një moment “shpëton” nga kufijtë e realitetit, ishin disa prej motiveve që në Shkup të hapet “Ilusium” – Muzeu i iluzioneve. ( Vedat Abdul – Anadolu Agency )

Në ambientet e muzeut Ilusium organizohen më shumë ngjarje, përfshirë vizitat e shkollave dhe ato grupore, festime ditëlindjesh, ngjarje për çiftet e sapomartuar, sesione fotografish si dhe ngjarje tjera të karakterit argëtues dhe edukativ, duke marrë parasysh se hapësira është e pazakontë dhe mundëson përmbajtje të ndryshme.

Muzeu është i shpërndarë në mbi 500 metra katrorë. Në katin e parë ka një bar-kafe me suvenire. Këtu zakonisht të rinjtë kanë mundësinë për aktivitete mendore përmes zgjidhjes së rubikonit të drurit, përderisa presin hyrjen në muze apo pas vizitës së tij.

“Kemi përmbajtje të ndryshme nga pasqyrë të dyfishtë ku krijohen figura të reja, duke qëndruar kundrejt njëri-tjetrit krijohet një figurë e re, pastaj një karrige iluzioniste abstrakte, ku përmes fotografisë përjeton historinë, vet e krijon iluzionin. Pastaj kemi një galeri me më shumë se 50 fotografi ku tregohen iluzione gjeometrike, halucionogjene, njohëse… gjeni figura, figura të dyfishta, ato janë imazhe të perceptimeve të dyfishta, oda me pasqyra ku hyni i vetëm dhe shumëfishoheni disa herë më shumë”, shpjegon Iliq.

Në nivelin e dytë të muzeut, ajo është pajisur me Printime 3D, ku ka përmbajtje të ndryshme.

 

“Kemi dhomat me Printime 3D ku ju shtyp treni ose ndjeheni sikur keni hipur në tren, pastaj tuneli i pafund, dhoma Amis ku për një moment ju jeni xhuxh pastaj gjigant. Këtu zakonisht prindërit janë më të shkurtër se fëmijët. Pastaj, dhomat e kundërta në mënyrë arkitektonike janë vendosur në pozitë të kundërt, dyshemja ndodhet në tavan. Po ashtu kemi një pjesë të prezantimit të videos motivuese, ku përmes prezantimit shpalosen gjëra misterioze”, thotë Iliq.

Specialiteti i Muzeut të iluzioneve, interaktiviteti i tij

Ajo që e dallon këtë muze nga pjesa tjetër është interaktiviteti i tij, pasi e këshillueshme është që në muze të vihet me shoqëri dhe me telefon celular apo aparat fotografik.

Përndryshe, muze të iluzioneve ka në disa qytete dhe vende të rajonit, Evropë dhe më gjerë, duke përfshirë edhe në Beograd, Zagreb, Zadar, Lubjanë, Vjenë dhe Oman.

Gruevski kërkoi azil, Hungaria: E pranuam për arsye sigurie

Nikolla Gruevski ka dorëzuar kërkesë për azil tek autoritetet kompetente hungareze. Ishte vetë kabineti i kryeministrit të Hungariz, Vikor Orban që konfirmoi lajmin për mediat maqedonase. “Ish kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për mundësimin e statusit të refugjatit në Hungari.

Duke pasur parasyshë se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për emigrim dhe azil në Budapest, shkruan Alsat.

Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare”. Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsiderojmë se vlerësimi i kërkesës për azil për ish kryeministrit do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik, theksojnë nga kabineti i Orban duke shtuar se nuk mund të ndajnë më shumë informata me opinionin lidhur me procedurën për azil të ish kryeministrit Gruevski para se të përfundojë procedura.

Zaev: Gruevski do të ekstradohet në Maqedoni

Zërijeta Hajro Jajaga

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka hedhur poshtë para mediave të gjitha spekulimet se ka marrëveshje mes tij dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevskit për tu larguar nga vendi.

Zaev është shprehur i bindur se Nikolla Gruesvki herët a vonë do të kthehet në Maqedoni ku duhet të vuaj dënimin për veprën për të cilën është dënuar nga Gjykata, si dhe veprat e tjera që janë në procedurë gjyqësore.

“Kemi lëshuar fletë-arrest ndërkombëtarë, kërkojmë që të ekstradohet Nikolla Gruevski dhe të kthehet në Maqedoni”, ka thënë Zaev.

Gjatë ditës së martë, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski tha se ndodhet në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

Gruevski në Maqedoni kërkohet nga policia për të vuajtur dënimin me burg prej dy vitesh për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se Hungaria si shtet që është pjesë e Baskimit Evropian, nuk guxon të lejojë që të shkelen marrëveshjet ndërkombëtare dhe se si një shtet pjesë e familjes evropiane, “nuk duhet të mbrojë një kriminel i cili i ka shkaktuar dëm shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë”.

“Është e palejueshme që një vend anëtar i Bashkimit Evropian të mos e respektojë sundimin e drejtësisë”, ka thënë Zaev duke shprehur besimin e tij se “Hungaria do të veprojë në përputhje me dispozitat e së drejtës ndërkombëtare dhe do ta ekstradojë Gruevskin në Maqedoni që ai të vuaj dënimin e caktuar nga gjykata”

Kryeministri i Maqedonisë, tha se Gruevski është larguar nga Maqedonia duke ikur nga përgjegjësia dhe sipas tij, ai ka frikë të përballet me drejtësinë.

“Çfarë qyqari është ai i cili gjatë gjithë kohës thoshte se do të shkojë në burg, dhe se pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë është i gatshëm të shkojë në burg për Maqedoninë, dhe se ai është i gatshëm të shkojë në burg që të mos shkojnë të tjerët. Por, kur erdhi koha që të përgjigjet para organeve të drejtësisë ai iku si qyqar”. Kjo vetëm se e vërteton se ai (Gruevski) ndjehet fajtor për atë që është i akuzuar”, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Njohësit e çështjeve juridike, thonë se Bashkimi Evropian ndodhet para një sfide shumë të madhe që sa më parë të dorëzojë Gruevskin para organeve të drejtësisë së Maqedonisë sepse Hungaria si shtet ku ai strehohet është pjesë e BE-së.

“Përderisa, vetë Hungaria është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojë që një person që ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe nuk bëhet fjalë për çështje politike, të marrë azil politik”.

“Me rastin e Gruevskit, dëshmohet se drejtësia jo vetëm që është përmbysur, por përfundimisht është varrosur dhe kjo bën që qytetarët të mos i besojnë sistemit gjyqësorë”, thotë Bashkim Selmani, jurist.

Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës është arrestuar ish-ministri i Transportit në Maqedoni, Mile Janakievski si dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, të cilët kanë mbajtur këto pozita kur partia opozitare VMRO DPMNE ka qenë në pushtet.

Ish-ministri Mile Janakievski dhe Kirill Bozhinovski akuzohen për disa vepra, për të cilat është duke vazhduar procesi gjyqësor bashkë me ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Arrestimi i tyre vjen pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Maqedonia.

Gjukanoviq: Bisedimet për territore, me efekt domino për rajonin

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, konsideron se përparimi në gjithë Ballkanin Perëndimor është i rrezikuar dhe se “nervozizëm të veçantë” krijojnë, sipas tij, negociatat e reja midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për gazetën franceze Le Figaro, Gjukanoviq thotë se shkëmbimi eventual i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një risi e plotë, andaj, shton ai, duhet pasur kujdes që të mos krijohet ndonjë precedent që do të nxiste efektin domino në rajon.

“Kjo temë për kohë të gjatë ka qenë tabu, sepse na i ka kujtuar përvojat e këqija nga vitet ’90. Pas përfundimit të luftërave, në rajon është folur më shumë për multikulturalizmin dhe demokracinë multientike. Është e vërtetë që disa kryeqytete perëndimore e kanë ndryshuar mendjen e tyre”, thotë Gjukanoviq.

Ai e sheh si kërcënim për Ballkanin edhe përkeqësimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kroacisë.

“Kam frikë se një zhvillim i tillë i situatës u hap rrugë mbështetësve të ‘Serbisë së madhe’. Disa prej tyre përsëri kanë nisur të vënë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi, duke pretenduar se Serbia ka të drejtë natyrore mbi Malin e Zi. Kjo retorikë është e rrezikshme në kohë të paqëndrueshmërisë, gjë që është dëshmuar edhe në vitet ’90”, thotë Gjukanoviq.

Ideja për shkëmbim territoresh është proklamuar nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve.

Ajo ka hasur në reagime për dhe kundër në Kosovë dhe Serbi, por edhe te komuniteti ndërkombëtar.

Serbia zhvillon manovra ushtarake

Serbia zhvilloi manovra ushtarake të shtunën për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në një shpalosje të dukshme të forcës mes tensioneve në rritje me Kosovën.

Manovrat, të titulluara “Shekulli i Fituesve”, përfshinin 8,000 ushtarë, 100 tanke dhe avionë luftarakë MiG-29 të furnizuar nga Rusia.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili ishte i pranishëm gjatë manovrave, tha se vendi i tij kishte përmirësuar ushtrinë për të pasur një “efekt parandalues” mbi sulmet e mundshme kundër tij.

Sulmoi shqiptarët në Bularad, Shqipëria shpall “non grata” eurodeputeten ekstremiste Eleni Theocarus

Shqipëria ka shpallur “non grata” eurodeputeten qipriote Eleni Theocarus.

Vendimi është njoftuar nga keshilltari i ministrit Ditmir Bushati, Glevin Dervishi.

“Shfaqja e orkestruar si nje provokim agresiv ne Bularat, e cila e ktheu nje ceremoni mortore ne nje manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurise e qetesise publike te Republikes se Shqiperise, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje per percarje mes qytetareve shqiptare me kombesi shqiptare e greke, ishte e papranueshme per shtetin e per shoqerine shqiptare.

E cila eshte nje shoqeri e bashkejeteses demokratike, ku minoritetet jane te mbrojtura me nje ligj te standardeve me te larta europiane dhe ku minoriteti grek eshte nje pasuri e nje ure e pazevendesueshme fqinjesie te mire me Greqine mike.

Në mbrojte rendit kushtetues, sigurise kombetare, qetesise publike dhe pacenueshmerise ne asnje lloj forme te teresise territoriale te Republikes se Shqiperise, autoritetet shqiptare jane mbeshtetur ne mekanizma teresisht ligjor per adresimin e problematikes se kesaj situate.

Ne bashkeveprim nderinstitucional dhe pas vleresimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj qe nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues te vendit tone, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te mund te behen me ne token shqiptare.

Mbeshtetur ne procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme e Republikes se Shqiperise do te percjelle nepermjet kanaleve diplomatike vendimin per te ndaluar hyrjen e metejshme ne Shqiperi te Eleni Theocharous.

Qeveria e Republikes se Shqiperise eshte e vendosur per te kontribuar vijimesisht per stabilitetin rajonal, per te bashkepunuar ngushtesisht me fqinjet e partneret nderkombetar, por eshte po ashtu e vendosur te mos tolerohe, per asnje arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese per teresine teritoriale dhe akte demtuese te harmonise mes qytetareve te Republikes se Shqiperise.

Greqia mike e populli i saj jane nje aset shume i vyer ne kapitalin e miqesive tradicionale te Shqiperise e te popullit shqiptar. Elemente apo grupe ekstremiste qe ne greqisht apo edhe ne shqip, flasin nje gjuhe te perbashket urrjetjeje e percarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhen europiane qe bashkon popujt e shtetet tona, s’do te kene asnje shans te minojne rrugen tone te perbashket te paqes e te bashkepunimit strategjik ne funksion te se ardhmes qe meritojne femijet e sotem te Shqiperise e te Greqise” , shprehet keshilltari per rajonin i ministrit Bushati, Glevin Dervishi.

Ajo ka qenë paraditen e së enjtes në shtëpinë e Kostandinos Kacifas, në fshatin Bularat të Gjirokastrës ku ka dhënë disa deklarata fyese për shqiptarët.

Theocarus ka lëshuar deklarata raciste disa ditë më parë duke ngritur edhe pretendime territoriale.

Parlamenti grek nis seancën me 1 minutë heshtje për Kacifasin

ATHINË – Një minutë heshtje në kujtim të Konstantine Katsifos është mbajtur sot në parlamentin grek me propozimin e kryetarit të saj Nikitas Kaklamanis.

“Ne shprehim simpatinë tonë të palëkundur ndaj familjes së Epiroit Konstantinos Katsifas dhe dënimit të çuditshëm të policisë shqiptare në Bularat. Unë kërkoj miratimin e Parlamentit, sepse nuk parashikohet në Rregulloren e Punës, të mbajë një minutë heshtje”, tha Nikitas Kaklamanis, duke hapur seancën plenare të sotme.

Konstandino Kacifa u përcoll me këngë në banesën e fundit. Ka qenë këngëtari epirot Savvas Shiatras ai që ka kënduar në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të 35 vjecarit Kacifa, djali i vetëm i familjes Kacifa nga Bularati. “Çohu Kostaqi, biri im” ka kënduar këngëtari në funeralin e 35 vjecarit pas kërkesës së nënës së tij.

Athina reagon pasi Tirana shpall “persona non grata” 52 shtetas grekë

Ministria e Jashtme e Greqisë kërkoi shpjegime nga autoritetet shqiptare lidhur me shpalljen e 52 shtetasve grekë “të padëshirueshëm”, mbas ngjarjeve të ndodhura në Bularat të Gjirokastrës gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandino Kacifas.

Përmes një deklarate Ministria e Jashtme greke shprehet se “Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë atmosferën në marrëdhëniet dypalëshe”. Autoritetet greke kanë deklaruar se presin sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve ‘non grata’ prej autoriteteve shqiptare”.

“Ne mbetemi të angazhuar në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

Në Shqipëri Ministria e Brendshme njoftoi të premten se vendosi të shpallë “persona non grata” dhe t’u ndalojë për pasojë hyrjen në të ardhmen në territorin shqiptar 52 shtetasve grekë, të cilët morën pjesë të enjten në ceremoninë mortore të Kostandin Kacifas, i cili mbeti i vrarë disa ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Sipas zëvendës ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi masa ndaj tyre është marrë “për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi”.

Varrimi i Kaçifas, reagon Tsipras: Kemi bërë gjënë e duhur që nga dita e parë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka folur në një intervistë për mediat greke ku është pyetur për varrimin e Konstandino Kaçifas, gjatë të cilit pati thirrje raciste anti-shqiptare.

Tsipras u shpreh se sot është një ditë zie për familjen dhe Greqinë, dhe shtoi se shteti që ai drejton ka bërë gjënë e duhur që nga dita e parë e ngjarjes.

 

“Sot është një ditë zie për familjen dhe atdheun. Unë nuk dua të shtoj në një koment të veçantë. Unë siguroj se Greqia bëri gjënë e duhur që nga dita e parë. Shqipëria na premtoi se autoritetet ndjekëse do të na japin një zbardhje të plotë në lidhje me këtë ngjarje shumë të pakëndshme. Fakti i pakëndshëm na detyroi të harrojmë se fshati Bularat atë ditë ne ishim në varrezat ushtarake të heronjve tanë të rënë në Shqipëri pas 70 vjetësh të pranisë së ministrit grek të kulturës.

Ngjarje e pakëndshme, ne duhet të ecim përpara për t’i caktuar të drejtat minoritetit. Ne do të vazhdojmë në këtë dialog. Ne kemi vendosur një politikë për të zgjidhur problemet kronike në politikën e jashtme”, tha kryeministri grek.

Vuçiq para takimit me Thaçin: Pozicion i vështirë i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të takimit të sotëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, tha se pozicioni i Serbisë është i vështirë.

“Nuk më ofron rehati dhe nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin, por më mirë të bisedojmë njëqind vjet sesa të luftojmë një ditë. Kjo është puna ime. Paqja është e rëndësishme. Gjithçka tjetër nuk është për krahasim”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Thaçi dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njëherësh ndërmjetësuese e dialogut, tha se pret nga dy liderët që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

Edhe Thaçi tha të mërkurën, përmes një postimi në Twitter, se pret një takim të vështirë me Serbinë, porse të nevojshëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, midis dy vendeve.

Në një takim në Alpbah të Austrisë në muajin gusht, Thaçi dhe Vuçiq kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Ish-ministri grek: Nuk ka Vorio-Epir, Kaçifas u vra në jug të Shqipërisë

Ish-ministri i Arsimit në Greqi dhe deputet i partisë qeverisëse Syriza, Nikos Filis ka thënë se Kostandino Kaçifa u vra në Jug të Shqipërisë dhe jo në Vorio-Epir, sikurse përflitet në qarqet anti-shqiptare.

“Është Jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është Jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri. Janë territore shqiptare, ka dominim të popullsisë shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se janë larguar. Por kjo është histori tjetër“, ka thënë Nikos Filis.

Deputeti grek ka argumentuar gjithashtu se veprimi i policisë shqiptare, që iu kundërpërgjigj breshërisë së kallashnikovit të qëlluar nga Kostandino Kaçifas, është tërësisht i mirëkuptuar.

“Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek. E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë, çfarë do të thonit”, argumenton deputeti dhe ish-ministri grek Nikos Filis.

Turqia: Kemi informacione të reja rreth vrasjes së Khashoggit

Ken Bredemeier

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha të martën se qeveria e tij ka informacione të reja në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, dhe se mund t’i bëjë publike dëshmitë pas përfundimit të hetimit mbi vdekjen e gazetarit.

Duke folur gjatë një vizite në Japoni, Çavusoglu u tha gazetarëve se Arabia Saudite dhe vendet e tjera të interesuara mund të shohin informacionet që posedon Turqia.

Gazetari Jamal Khashoggi vdiq gjatë vizitës në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Fillimisht, Arabia Saudite tha se Khashoggi kishte dalur nga konsullata dhe se vendndodhja e tij nuk dihej, pastaj tha se ai kishte vdekur pas një përleshje me grushta. Prokurori publik i Arabisë Saudite më vonë e quajti vdekjen e Kashoggit një vrasje me paramendim, por nuk ka thënë se kush e ka planifikuar apo miratuar operacionin për vrasjen e tij.

Ministri i Jashtëm turk Çavusoglu tha të martën se pas bisedave të shumta me Mbretin Selman, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i bindur se mbreti saudit nuk ishte i përfshirë.

Por, sipas zotit Çavusoglu, është e qartë se një ekip 15 anëtarësh që dyshohet të ketë udhëtuar për në Turqi për këtë operacion nuk mund ta kishte bërë këtë pa një urdhër nga lartë, dhe hetuesit duhet të gjejnë personin që ka dhënë urdhërin për këtë operacion.

Turqia tha javën e kaluar se Khashoggi, një gazetar që punonte në Shtetet e Bashkuara si kontrbibues i gazetës The Washington Post, me shkrime kritike ndaj princit saudit Mohammed bin Salman, ishte vrarë menjëherë pasi kishte hyrë në konsullatë, dhe më pas trupi i tij ishte copëtuar dhe mund të jetë tretur në acid.

Asnjë gjurmë e mbetjeve të Khashoggit nuk është gjetur, madje edhe pas një apelimi të djemve të gazetarit 59-vjeçar në kanalin amerikan televiziv CNN të dielën drejtuar qeverisë saudite për kthimin e trupit të tij në mënyrë që ai të varroset në qytetin e Medinës pranë anëtarëve të tjerë të familjes së tij.

Një zyrtar turk, duke folur në mënyrë anonime, ka konfirmuar një raport të hënën në gazetën Sabah, të afërt me qeverinë e Turqisë, se eksperti i kimikateve, Ahmed Abdulaziz al-Janobi dhe ekspert i toksikologjisë, Khaled Yahya al-Zahrani ishin pjesë e një ekipi të dërguar nga Arabia Saudite, gjoja për të hetuar vrasjen e Khashoggit më 2 tetor.

Në njoftimin e gazetës Sabah thuhet se të dy ekspertët kanë vizituar konsullatën çdo ditë mes 11 tetorit dhe 17 tetorit dhe ndodheshin në Turqi kur Arabia Saudite lejoi kontrollimin e konsullatës nga autoritetet turke më 15 tetor.

“Ne besojmë se të dy erdhën në Turqi për qëllimin e vetëm të mbulimit të provave të vrasjes së Jamal Khashoggit para se policia turke të lejohej të kontrollonte hapësirat e konsullatës”, tha zyrtari turk.

Ndërkohë, Arabia Saudite tha në një takim të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë se do të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për vdekjen e Khashoggit, por vazhdoi të shmangte pyetjet e gazetarëve lidhur me hollësitë e hetimit të Riadit.

Bandar Al Aiban, kreu i delegacionit të Rijadit tha në një seancë dëgjimore të OKB-së se Mbreti Salman kishte udhëzuar prokurorin publik të Arabisë Saudite të “vazhdojë hetimin e rastit bazuar në ligjet e aplikuese” dhe “sjelljen e të gjithë autorëve para drejtësisë.” Arabia Saudite ka ndaluar 18 shtetas sauditë në lidhje me vrasejn e Khashoggit, por zoti Aiban nuk dha hollësi mbi statusin apo vendndodhjen e tyre.

“Rasti është ende nën hetim, siç e dini … Unë mendoj se deklarata ime ishte shumë e qartë,” tha zoti Aiban.

Më shumë se 40 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar një hetim të plotë të vdekjes së Khashoggit dhe reforma në ligjet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite. Një numër i vendeve perëndimore kanë bërë thirrje për heqjen e dënimit me vdekje në Arabinë Saudite, dhënien fund të sistemit të kujdestarisë mashkullore mbi gratë dhe ndryshimin e përkufizimit të fjalës “terrorizmit” në vend në mënyrë që të mos ketë ndjekje penale ndaj kritikëve paqësorë të mbretërisë. Sauditët kanë afat deri të premten të raportojnë nëse ata do të pranojnë ndonjë nga rekomandimet.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Këshilli 47-anëtarësh i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në qershor, duke e akuzuar atë për anshmëri dhe ndjenja anti-izraelite.

Por i ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara, Mark Cassayre mori pjesë në takimin e Këshillit në statusin e vëzhguesit, duke thënë se një “hetim i plotë, transparent dhe përfundimtar (i vrasjes së Khashoggit) duhet të kryhet në përputhje rregullat për një proces të drejtë dhe është thelbësore që rezultate e hetimit të bëhen publike.”

Flamuri i Kosovës në Paris, Vuçiç: S’duhet të shkoj asgjëkundi?

Ngritja e flamurit të Kosovës në Katedralen e Notre-Dame në Paris, në mesin e flamujve të 19 shteteve është bërë objekt i madh diskutimi për mediat serbe. Këto të fundit pyesnin nëse presidenti Aleksandër Vuçiç duhet të anulojë apo jo vizitën në Paris më 11 nëntor.

Vuçiç konfirmoi se flamuri i Kosovës nuk do ta ndalojë që të udhëtojë për në Paris në festimin e njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Për asnjërin prej nesh kjo nuk është e këndshme, por ju duhet të kuptoni se njohja ka ndodhur dhjetë vjet më parë. Si ndodhi që kjo përnjëherë të bëhet temë? Kështu është në Vjenë, Paris, Londër, Berlin, Romë … Të mos shkoj askund? A duhet ta izoloj vetën? Më thoni çfarë doni…”, tha Vuçiç.

Kurz: Serbia në BE vetëm nëse arrin te një zgjidhje me Prishtinën

Beograd, 5 nëntor 2018.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha të hënën në Beograd se është e rëndësishme që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës jo vetëm të vazhdojë, por edhe të përfundojë me sukses, sepse një gjë e tillë, siç u shpreh ai, është mënyra e vetme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Është një mundësi unike që historia të mbetet histori dhe së bashku të ecim drejt së ardhmes”, tha Kurz në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nga këndvështrimi im, ky dialog duhet të përfundojë me sukses dhe për këtë u kërkoj njerëzve që t’i mbështesin të gjithë politikanët që duan të marrin këtë rrugë. E kemi të rëndësishme bashkëjetesën paqësore, që e kaluara të mbetet e kaluar dhe në këtë rajon të ketë qëndrueshmëri e paqe dhe jo shkatërrim e luftë”, tha Kurz.

Vuçiq tha se Austria, edhe pse para dhjetë vjetësh e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e mbështet çdo zgjidhje midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Serbët dhe shqiptarët janë milje larg nga çdo zgjidhje, por nëse arrijnë të bëjnë kompromis, kjo do të garantonte paqen në 100 vjetët e ardhshëm”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Kryeministrja serbe: Shkëmbimi i territoreve, pjesë e një zgjidhjeje të mundshme – por s’e njohim Kosovën

Serbia dhe Kosova kanë ende një rrugë të gjatë drejt arritjes së një marrëveshjeje të mundshme gjithëpërfshirëse për paqe, pavarësisht se kanë hapur bisedime për një shkëmbim të mundshëm të territoreve, për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje, konsideron Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë.

“Personalisht, do të doja një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur. Por unë nuk mendoj se në realitet jemi pranë marrëveshjes”, tha Bërnabiq për Financial Times, në një intervistë.

Kryeministrja serbe mendon se çështjet e kulturës historike politike dhe territoriale janë jashtëzakonisht delikate që diskutohen midis krerëve të Serbisë dhe Kosovës, dhe se progresi është larg garantimit të mbështetjes së SHBA-ve dhe BE-së për dialogun.

“Shpesh them se kemi ngecur në një pozicion skizofrenik, që është midis politikës së shekullit të 21-të dhe politikës së shekullit të 19-të”, tha Bërnabiq, duke iu referuar shpërthimit të rastësishëm të tensioneve etnike dhe dhunës këtë vit në Kosovë.

Ajo tha se liderët e Kosovës gabohen nësë supozojnë se dialogu me Beogradin do të rezultojë në njohjen zyrtare serbe të pavarësisë së Kosovës.

“Natyrisht që nuk do të ndodhë”, tha Bërnabiq. “Ata duhet të lëvizin nga pozita e tyre e rehatshme dhe të na takojnë në gjysmë të rrugës, ku ne po presim për ta. Le të bëjmë një kompromis, çfarëdo kompromisi që mund të jetë”.

Kryeministrja serbe, shkruan Financial Times, transmeton Gazeta Express, zhvilloi bisedime në Minsk me Hashim Thaçin, presidentin e Kosovës, i cili po kryen negociatat kryesore me Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë.

Ajo tha se i kishte thënë Hashim Thaçit: “Po pyes nëse ka dëshirë, një dëshirë të sinqertë, nga disa nga politikanët në Prishtinë që në të vërtetë të vazhdojnë dialogun dhe të arrijnë një marrëveshje”.

Nëse shtetet do të hynin në një shkëmbim territori, pjesët e Kosovës veriore të banuar me serbë mund të përfshiheshin nën autoritetin e Serbisë dhe Kosova mund të fitonte tre zona kryesisht shqiptare etnike të Luginës së Preshevës në Serbi.

Bërnabiq pohoi se nuk është dakord që një marrëveshje e tillë do të hapte një “kuti të Pandorës” në Ballkan, historia moderne e të cilit është goditur me mosmarrëveshje etnike dhe territoriale.

“Kutia e Pandorës u hap pikërisht 10 vjet më parë, kur vendet e njohën pavarësinë e Kosovës. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është mbyllja e kutisë së Pandorës. Ju nuk mund të thoni se 10 vjet më parë kemi qenë të gatshëm të ndryshojmë kufijtë, por sot nuk mund të flasim për ndryshimin e kufijve, “tha ajo.

Një shkëmbim territori, edhe nëse u pajtua, nuk do të ishte i mjaftueshëm për një marrëveshje paqeje, paralajmëroi ajo.

“Është një pjesë e një zgjidhjeje të mundshme përfundimtare. Por marrëveshja përfundimtare, nëse arrihet, do të duhet të jetë shumë më gjithëpërfshirës. Duhet të përfshijë të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, bashkëpunimin ekonomik, bashkëpunimin afatgjatë midis serbëve dhe shqiptarëve, duke mësuar gjuhën dhe trashëgiminë kulturore, kishat dhe manastiret e njëri-tjetrit “.

Hungari, thyhet rekordi 94 vjeçar i temperaturave

BUDAPEST – Në Hungari, vendi i cili po përjeton vjeshtën më të nxehtë gjatë viteve të fundit, temperaturat kanë arritur deri në 21.6 gradë Celsius duke thyer kështu rekordin e temperaturave të nxehta.

Në një deklaratë nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë së Hungarisë thuhet se në kryeqytetin Budapest temperaturat kanë arritur në nivelin më të lartë të 94 viteve të fundit, 21.6 gradë Celsius.

Në deklaratë thuhet se në matjet e deritanishme, niveli më i lartë i temperaturave është shënuar më 3 nëntor të vitit 1924 me 20.5 gradë Celsius dhe se rekordi i temperaturave të larta është thyer me 1 gradë Celsius, duke arritur kështu në 21.6 gradë.

Më tej thuhet se temperaturat e larta pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. aa

Serbi, pjesëtarët e pakicave kombëtare në zgjedhje të dielën

NOVI SAD – Të dielën, më 4 nëntor, në 926 vendvotime anembanë Serbisë, votuesit e regjistruar në listat zgjedhore të pakicave kombëtare do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në këshillat kombëtare. Në zgjedhje do të dalin votues të 22 komuniteteve, mbi gjysmë milioni qytetarë të Serbisë të cilët janë deklaruar si anëtarë të pakicave kombëtare.

Të drejtë vote do të kenë vetëm ata shtetas të Republikës së Serbisë, të cilët janë regjistruar në listën e veçantë të votuesve për pjesëtarët e pakicave kombëtare, sepse e drejta për të votuar në zgjedhjet për këshillat kombëtare nuk fitohet duke u regjistruar në listën e popullsisë, por duke u regjistruar në listën e veçantë të votuesve.

Në zgjedhje 18 pakica

Numri i anëtarëve të bashkësive kombëtare në listën e popullsisë dhe në listën zgjedhësve të regjistruar në listën e votuesve dallon shumë, më saktësisht, është më i vogël numri i atyre të regjistruar dhe të cilët kanë marrë të drejtën për të votuar nga numri i përgjithshëm i asaj pakice kombëtare.

Një vendim i Ministrisë për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale nga 19 tetori, thotë se në listën e veçantë të zgjedhësve janë regjistruar 507.183 votues me të drejtë vote më 4 nëntor.

Ndryshe, nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2011, vlerësohet se numri i pakicave kombëtare në Serbi është 13 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë.

Për 18 bashkësi kombëtare, votuesit do të zgjedhin anëtarët e këshillit kombëtar në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërkohë që anëtarët e pakicave maqedonase, kroate, malazeze dhe ruse do të zgjidhen përmes asamblesë zgjedhore.

Kjo do të thotë se qytetarët me të drejtë vote në këto zgjedhje, do t’u japin nënshkrime kandidatëve në këto komunitete, të cilët, nëse marrin numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, më vonë do t’i përfaqësojnë në asamblenë elektorale dhe do të zgjedhin këshillin kombëtar.

Nga 18 bashkësitë të cilat shkojnë në zgjedhje të drejtpërdrejta, më në numër është komuniteti hungarez me mbi 129.000 votues, vijojnë boshnjakët, mbi 103.000, romët mbi 66.000 dhe shqiptarët rreth 36.000 votues të regjistruar.

Për këshillin kombëtar shqiptar janë paraqitur gjashtë lista.

Ligji për Këshillat Kombëtare të Pakicave, parashikon që varësisht nga numri i anëtarëve të bashkësisë kombëtare, numri i anëtarëve të Këshillit të variojë nga 15 në 35 anëtarë. Komunitetet që kanë më pak se 10.000 anëtarë në listë kanë 15, dhe komunitetet kombëtare me më shumë se 100.000 kanë 35 anëtarë.

Fletëvotimet për votuesit shqiptarë do të jenë në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik, por edhe në shqip. aa

Erdogan në “The Washington Post”: Urdhëri për masakrimin e Khashoggit i autoriteteve më të larta të qeverisë saudite

UASHINGTON – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një artikull për gazetën amerikane “The Washington Post” në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi tha se “Askush të mos marrë më guximin të kryejë një krim të tillë në territorin e një aleati të NATO-s. Nëse e injorojnë këtë paralajmërim do të përballen me probleme shumë serioze”.

Presidenti Erdoğan për gazetën “The Washington Post” ka shkruar një artikull me titull “Ka ende shumë pyetje që Arabia Saudite duhet të japë përgjigje rreth vrasjes së Jamal Khashoggi”.

Askush nuk e ka parë më gazetarin saudit Jamal Khashoggi që prej dates 2 tetor ku ai hyri për procedurat e martesës në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ka deklaruar Erdoğan duke shprehur “Turqia brenda periudhës 2 mujore që ka kaluar ka përdorur të gjitha mundësitë që ka për të zbardhur të gjitha detajet mbi ngjarjen e ndodhur. Si rezultat i përpjekjeve tona e gjithë bota ka mësuar se Jamal Khashoggi është vrarë nga një njësi vrasësish me gjakftohtësi. Është zbuluar saktësisht se vrasja ka qenë e planifikuar më parë”.

“Ku është trupi i Jamalit”?

Qartësimi i të gjitha detajeve të kësaj ngjarjeje të urryer është shumë e rëndësishme, theksoi Erdoğan duke shprehur më tej se : “Gjetja e përgjigjeve të disa pytjeve që nuk janë më të pa-rëndësishme se këto detaje, do të sigurojë që të kuptojmë më mire këtë ngjarje të urryer. Ku është trupi i Jamalit? Kush është ‘bashkëpuntori lokal‘ për të cilin autoritetet saudite pretendojnë se ia kanë dorëzuar trupin? Kush e ka dhënë urdhërin për vrasjen e këtij njeriu? Fatkeqësisht autoritetet saudite refuzojnë t‘i përgjigjen këtyre pyetjeve. Ne e dimë se autorët e vrasjes (së gazetarit Jamal Khashoggi) janë brenda 18 të dyshuarve të kapur në Arabinë Saudite. Dimë po ashtu se këto persona kanë ardhur për të përmbushur urdhërin e dhënë ndaj tyre për të “vrarë Khashoggi-n dhe për tu larguar nga Turqia”. Ne gjithashtu e dimë mirë se urdhëri për masakrimin e Jamal Khashoggit ka ardhur nga autoritetet më të larta të qeverisë saudite”

Disa persona e shikojnë këtë si një “problem që do të harrohet me kalimin e kohës”, bëri të ditur Erdoğan, i cili ndër të tjera theksoi se “ Por ne do t’i vazhdojmë t’i bëjmë këto pyetje, të cilat janë shumë të rëndësishme edhe për hetimin penal në Turqi, por edhe për familjen dhe të dashurit e Khashoggi. Një muaj pas vrasjes së tij, ende nuk e dimë se ku është trupi i tij. Më së paku, ai meriton një varrim në përputhje me parimet islame. Ne i detyrohemi familjes dhe miqve të tij, duke përfshirë kolegët e tij të mëparshëm në gazetën “The Washington Post”, për t’u dhënë atyre një mundësi që ata ti japin lamtumirat dhe të kryejnë respektet e tyre ndaj këtij njeriu të nderuar.

“Është e pamundur të besoj që urdhërin për vrasjen e Jamal Khashoggi ta ketë dhënë mbreti Selman”

Ne kemi ndarë provat që kemi me miqtë dhe aleatët tanë, kryesisht me Shtetet e Bashkuara tha Erdoğan, duke vazhduar ndër të tjera në artikullin e tij :

“Derisa vazhdojmë të kërkojmë përgjigje, dëshiroj të theksoj se Turqia dhe Arabia Saudite gëzojnë marrëdhënie miqësore. Është e pamundur të besoj që urdhërin për vrasjen e Jamal Khashoggi ta ketë dhënë mbreti Selman. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të besuar se vrasja e tij pasqyron politikën zyrtare të Arabisë Saudite. Në këtë kuptim, do të ishte gabim që vrasja e Khashoggi të shihet si një “problem” midis dy vendeve. Sidoqoftë, duhet të shtoj se miqësia jonë me Rijadin, e cila bazohet në një kohë të gjatë, nuk do të thotë se ne do të bëjmë një sy të verbër ndaj vrasjes së paramenduar që u krye para syve tanë”.

Pasi nënvizoi se nuk ka asnjë shpjegim për vrasjen e Khashoggi, presidenti Erdoğan ka komentuar se “Sikur ky krim të bëhej në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë vend tjetër, autoritetet në ato vende do të zbardhin ngjarjen e ndodhur. Ne nuk mund të mbajmë një qëndim ndryshe. Askush nuk duhet të marrë më guximin të kryejë një krim të tillë në territorin e një aleati të NATO-s. Nëse e injorojnë këtë paralajmërim do të përballen me probleme shumë serioze”.

“Shkelja e Konventës së Vjenës”

“Vrasja e Khashoggit është një shkelje dhe abuzim i Konventës së Vjenës për çështjet konsullore. Nëse përgjejgësit nuk ndëshkohen do të përbëjë një shembull shumë të rrezikshëm në të ardhmen. Për këtë arsye jemi habitur dhe shprehim keqardhje që disa zyrtarë sauditë në vend që ti shërbejnë kauzës së drejtësisë në përputhje me miqësinë tonë kanë treguar prëpjekje për të mbuluar krimin e planifikuar ku Khashoggi është viktimë. Është shqetësuese që Riadi i cili ka kapur 18 personat e dyshuar nuk ka ndërmarrë asnjë hap ndaj konsullit saudit që gënjeu median dhe për një kohë të shkurtër është larguar nga Turqia. Po ashtu është për të ardhur keq edhe për prokurorin saudit i cili erdhi në Stamboll dhe u takua me homologun e tij dhe refuzoi të ofrojë mbështetje për hetimin dhe madje as nuk iu përgjigj edhe pyetjeve më të thjeshta. Ftesa e tij për prokurorët turq për bisedime në Arabinë Saudite vlerësohen e pashpresë dhe si një taktikë për zgjatje të qëllimshme”, shprehet Erdoğan.

Në artikullin e tij pasi ka vënë theksin se është e nevojshme të zbulohet se çfarë ka në prapaskenë vrasja e Khashoggit, presidenti Erdoğan artikullin e tij e ka përfunduar me “Ashtu siç sakandali Watergate është më i madh se një ngjarje vjedhjeje dhe se sulmet terroriste të 11 shtatorit nuk janë vetëm disa persona që grabitën avionë edhe në vrasjen e Jamal Khashoggi kanë gisht më shumë se vetëm disa punonjës të sigurisë. Si anëtarë të komunitetit ndërkombëtar me përgjegjësi jemi të detyruar që të zbulojmë kukullat në vrasjen e Jamalit dhe se kujt i besojnë këto zyrtarë sauditë që kanë kryer këto veprime dhe janë përpjekur për të mbuluar këtë ngjarje”.

Vuçiçi e pret në Beograd kongresistin amerikan që mbështet korrigjimin e kufijve

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të takohet sot në Beograd me kongresistin amerikan, Ted Poe, transmeton Gazeta Express.

Ky takim do të zhvillohet në orën 16:00 në ndërtesën e presidencës në Beograd.

Gazeta Express dje ka raportuar për një letër të cilën 8 kongresistë amerikanë ia kanë drejtuar sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo, për të përkrahur Serbinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Një nga nënshkruesit e atij dokumenti është edhe kongresisti me të cilin do të takohet sot Vuçiqi.

Në këtë letër dërguar Pompeos thuhet se vazhdimi i konfliktit të ngrirë ndërmjet dy shteteve, mund të dërgojë në ndonjë eskalim të situatës.

Gjithashtu, këta kongresistë kanë thënë se e mirëpresin qëndrimin e John Bolton, sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve dhe lëvizje të kufijve, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi. /Express/

Intelektualëve serbë u ndalohet hyrja në Mal të Zi

Drejtoria e policisë e Malit të Zi, të enjten ka marrë një vendim sipas të cilit, disa intelektualëve serbë, mes tyre edhe Matija Beçkoviç, u ndalohet hyrja në këtë shtet, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.

“Kalimi i kufirit, përveç poetit nacionalist serb, Matija Beçkoviç, u është ndaluar edhe historianëve Çedomir Antiç e Aleksandar Rakoviç, si dhe politikanit serb Dejan Miroviç“, – thuhet në komunikatë.

Eprorëve policorë në kufijtë shtetërore u është dhënë lista e personave, të cilët nuk duhet të hyjnë në vend, sepse sipas autoriteteve, rrezikojnë sigurinë e Malit të Zi.

Intelektualët serbë, të cilëve u është ndaluar hyrja, kanë qenë paralajmëruar të marrin pjesë në manifestimin proserb me rastin e Kuvendit të Podgoricës, që konsiderohet si datë e hegjemonizmit serb ndaj shtetësisë së Malit të Zi, pas Luftës së Parë Botërore

Shërbimet malazeze të sigurisë vlerësojnë se “personat në fjalë paraqesin rrezik për sigurinë e shtetit, për shkak të qëndrimit armiqësor të tyre ndaj pavarësisë së Malit të Zi.” Sipas këtyre mediave, është spekuluar se në listë mund të jetë edhe Arqipeshvi i Kishës Serbe Irinej, por zyrtarët kanë mohuar që ai të jetë në këtë listë.

Ndërkohë, Kuvendi i Malit të Zi i ka ndërprerë të enjten punimet, pas konfliktit verbal të Kryetarit të Partisë Liberale Andrija Popoviç dhe njërit nga liderët pro serb, Milan Knezheviç.

Më parë deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë propozuar që të organizohet kolegjiumi, në të cilin do të ftohet përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të kërkohet përgjigja pse 4 intelektualëve serbë u është ndaluar hyrja në Malin e Zi .

Edhe deputeti i Fronti Demokratik, Andria Mandiç, ka kërkuar përgjigje pse Ministria e Punëve të Brendshme ka sjellë një vendim të tillë, sikur fjala të ishte për kriminel e jo për elitën intelektuale, me të cilët krenohet popullsia serbe nga Mali i Zi.

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Branimir Gvozdenoviç,ka theksuar se kjo pikë nuk mund të hapet për debat, sepse nuk është e paraparë në rendin e ditës, ashtu siç kanë kërkuar disa deputetë. “Kemi propozuar organizimin e kolegjiumit, ku do të bisedojmë mbi këtë temë dhe do të ftohen përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të bërë shkëmbimin e informatave” , – ka theksuar Gvozdenoviç

Pangallos në mbrojtje të RENEA-s, gazetarët tentojnë t’i ndërpresin fjalën: Jo, jo, do më dëgjoni… flamuj grek gjithandej, aq sa ta shpifin

Larg nga qasja nacionaliste, vjen reagimi i ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë Theodoros Pangalos, lidhur me vrasjen e Kostandinos Kacifa të dielën në fshatin Bularat, gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

Ish-kryediplomati grek i ka dalë në mbrojte policisë shqiptare, ku në një intervistë për televizionin “Skai”, ish-ministri u shpreh se kushdo që qëllon policinë, duhet të vritet. Dhe për këtë solli shembullin e policive të vendeve skandinave dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë rrëzoi gjithashtu pretendimet se 35-vjeçari Kaçifas u provokua nga policia për flamurin grek, duke thënë se kjo pistë nuk është e vërtetë, pasi sipas tij në fshatin Bularat ka parë fotografi të flamujve grekë të vendosur edhe në festën kombëtare të Greqisë më 25 Mars dhe më 28 tetor, aq sa ish-ministri, thotë se është e tepruar.

 

Pjesa e plotë e intervistës:

Ish-ministri: Me të gjitha vendet tona fqinje, ne duhet të jemi aleatë dhe duhet të heqim nga mesi të gjitha këto çështje… nuk është dhënë përgjigje për një pyetje ama (lidhur me rastin e Konstandinos Kacifas), ai i ri shkoi të vinte flamurin, por unë kam gjet në internet fotografi të Bularatit dhe Deviçanit, dy fshatrat në Dropull, ku ka minoritet grek,  ku në festat zyrtare të Greqisë rrugët janë të mbushura me ngjyrat bardhë e blu të flamurit grek, i kanë dekoruar me flamuj aq shumë sa ta shpifin.

Gazetarët: Zoti Ministër ju falënderojmë, duhet ta mbyllim…

Ish-ministri: Jo jo, nuk mund ta mbyllni sapo unë filloj t’i përgjigjem pyetjes suaj

Gazetarët: Jo zoti ministër, është çështje kohe

Ish-ministri: Unë u desh t’ju prisja 30 minuta deri sa të lidhesha në intervistë… Pra po thoja, pse u desh që të vinte flamurin, pse pikërisht u desh të vinte dikush nga Greqia për ta vënë, kur aty ka aq persona zemërgjerë shqiptar (minoritar grekë) dhe e vendosin vetë këtë flamur. Dhe e dyta: a kishte apo nuk kishte armë? A mund të më përgjigjeni për këtë?

Gazetarët: Kishte, si nuk kishte, sepse e pamë edhe nga videoja…

Ish-ministri: Atëherë, unë jam i mendimit që çdo person që del me armë, të vritet direkt nga policia, siç ndodh edhe në vendet e tjera të botës, unë nuk e di a jeni dakord ju me “banditët” që hedhin molotov apo… sepse unë jam kundër!

Gazetarët: Jo, sigurisht që jo zoti ministër.

/Përshtati Panorama/

“Gastronomia është diplomaci”

TIRANË – Mastershefja e njohur turke, Ebru Baybara Demir, tha se gastronomia në fakt është një diplomaci, një fuqi e rëndësishme. Demir, e cila vizitoi Shqipërinë me ftesë të Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, me rastin e 95-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, për Anadolu Agency (AA) vlerësoi vizitën e saj, punimet e saj si dhe kuzhinat turke dhe shqiptare.

Për të pranishmit në pritjen zyrtare të Ambasadës së Turqisë në Tiranë me rastin e 29 Tetorit, u shërbyen gatime tradicionale turke të përgatitura nga mastershefja e njohur turke, Ebru Baybara Demir, ndërsa po ashtu me mbështetjen e ambasadës dhe Turkish Airlines në datat 30-31 tetor ajo ka përgatitur gatime të ndryshme për të interesuar për gatimet turke.

Ajo deklaroi se njerëzit në Shqipëri i konsideron “shumë të ngrohtë”, si dhe shumë të afërt me popullin turk, dhe shprehu kënaqësinë nga interesimi që i është shprehur asaj.

Demir më tej tregon se prej 20 vitesh është duke e kryer këtë profesion dhe punon mbi kulturën tradicionale të kuzhinës. Ajo tha se kuzhinat e Anadollit Juglindor si dhe ajo turke janë në mesin e kuzhinave më të rëndësishme të botës.

Mastershefja turke thekson se kuzhina osmane është lindur me ndikimin e kuzhinave të Anadollit dhe Mesopotamisë. “Unë mendoj se këto kuzhina kanë formuar një kulturë të përbashkët gatimi. Shumëllojshmëria jonë, pasuria e produkteve tona ka pasqyruar në diversitetin njerëzor, diversitetin biologjik që gjithashtu ka reflektuar në kuzhinë. Prandaj kuzhina turke është në mesin e kuzhinave të rëndësishme në botë”, u shpreh Demir.

Ajo duke rikujtuar se Shqipëria dhe Turqia qindra vite kanë përjetuar një unitet historik dhe kulturor, gjë e cila ka siguruar që edhe kuzhinat të hyjnë në ndërveprim, theksoi se të dy popujt janë shumë afër mes njëri-tjetrit në shumë sfera, duke përfshirë edhe kuzhinën.

“Kuzhina shqiptare ka ngjashmëri me kuzhinën e Anadollit”

Demir gjithashtu tërhoqi vëmendjen se një ndër veçoritë e kuzhinës shqiptare është se e favorizojnë “kulturën djegëse”, gjë e cila e bën atë të ngjashme me kuzhinën e Anadollit Juglindor.

Për pasqyrimin e mirë të kuzhinës në botë, ajo thotë se, është e nevojshme përgatitja e shefave të mirë, ndërsa kuzhina turke posedon shefa shumë të mirë, e cila në të ardhmen me bashkimin me kuzhinën ballkanase do të përbëjnë një integritet.

Demir tregon se shijet nga Ballkani, duke përfshirë edhe ëmbëlsirën “trileçe” janë shumë popullore në Turqi. Ajo mendon se me punime të mira këto shije mund të marrin vendin e merituar të tyre në mesin e kuzhinave të rëndësishme në botë.

“Gastronomia është në fakt një diplomaci”, thotë Demir. “Ashtu siç e dini në Turqi jemi mikpritës i 4 milionë refugjatëve sirianë. Ne jemi duke kryer disa punime për t’i siguruar këtyre njerëzve integrimin. Pika fillestare e kësaj është ushqimi, domethënë gastronomia. Ne me këtë shembull e pamë se si kuzhina i bashkon dhe i afron dy popujt. Mendoj se gastronomia me të vërtetë është një fuqi, një fuqi në aspektin e mbijetesës së njerëzve, që të vazhdojnë jetën e tyre, si dhe sigurimin e vazhdimësisë, vazhdimin e kulturës”, shpjegon ajo më tej për AA.

Gjykata hungareze liron nga akuzat kameramanen që shqelmoi refugjatët

BUDAPEST – Gjykata Supreme e Hungarisë, liroi sot kameramanen e cila u filmua duke goditur dhe shqelmuar emigrantët në kufirin me Serbinë, një ngjarje që daton nga viti 2015.

Gjykata vendosi që Petra Laszlo do të duhej të gjykohet për kundërvajtje dhe jo për vepër penale.

Paraprakisht, një gjykatë e instancës më të ulët dënoi personin në fjalë me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh, me akuzat për vepër penale.

Gjykata Supreme deklaroi se veprimet e instancës më të ulët ishin “moralisht të pasakta dhe të paligjshme”.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2015, një video bëri xhiron e botës në internet, në të cilën shfaqej një njeri duke u rrëzuar përtoke bashkë me të birin të cilin e mbante në krah, pasi zuri thua në këmbën e hungarezes të cilën e zgjati qëllimisht.

Në një tjetër video, Laszlo u shfaq duke shqelmuar një vajzë të vogël, e cila po përpiqej të largohej nga policia në një fushë në kufirin Hungari-Serbi.

Laszlo në atë kohë punonte për një kanal televiziv hungarez me emrin N1TV, mirëpo pas shfaqjes së videove u pezullua nga puna. aa

Trupi i Khashoggit është zhdukur duke u copëtuar pasi është vrarë

STAMBOLL – Prokuroria Publike e Stambollit njoftoi se Khashoggi është vrarë sipas një plani të përgatitur, duke u mbytur posa ka hyrë në konsullatë.

“Kufoma e Khashoggit është zhdukur duke u copëtuar pasi është vrarë”, njoftoi prokuroria.

Përkundër përpjekjeve tona qëllimmira për zbulimin e së vërtetës, nga takimet nuk është arritur ndonjë rezultat konkret, thuhet në sqarim.

“Autoritetet saudite nuk kanë dhënë sqarim në lidhje me praninë e bashkëpunëtorit vendas në vrasjen e Khashoggit”.

Prokuroria e Stambollit ka përsëritur kërkesën për ekstradimin e të dyshuarve të cilët është njoftuar se janë arrestuar në Arabinë Saudite.

Kryeprokurori Publik i Stambollit dhe delegacioni shoqërues është ftuar në Arabinë Saudite në lidhje me vrasjen e Khashoggit.

Prokuroria greke nis hetimet për vrasjen e Kacifas nga RENEA, dëshmojnë familjarët

Prokuroria e Greqisë ka marrë në dorë dosjen për hetimin mbi vrasjen e Konstandinos Kacifas.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, ku thuhet se dosja e kësaj çështjeje u dërgua në Prokurorinë e Athinës nga Janina, ku ishte motra e viktimës ajo e cila kishte dorëzuar edhe dokumentet e identifikimit të 35-vjeçarit grek.

Kështu, mediat greke shkruajnë se tashmë ndryshon vend dhe duar hetimi për Katcifan, duke i kaluar Athinës zyrtare për shkak të juridiksionit, sa i përket një shtetasi grek për një krim të kryer jashtë vendit.

Dosja e çështjes u formua pas një raporti dhe dëshmisë së të afërmve të tij. /Panorama

Vrasja e Kaçifas, politikani grek: Ngrihuni, shfarosni shqiptarët (video)

ATHINË- Vrasja e minoritarit grek gjatë ditës së djeshme në Bularat të Gjirokastrës ka shkaktuar tensione mes të dyja vendeve.

Një politikan grek përmes një video mesazhi ka bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve, ku kërkon që të nisini menjëherë bombardimet  për Shqipërinë.

Presidenti i së Drejtës së Re, Phaselos Kranidiotis, shton se kjo është e vetmja rrugë që pengon dhe detyron Edi Ramën që të mbajë dorën larg grekëve.

“Të ngrihen të gjithë, të mos lëmë gurë pa lëvizur dhe të shfarosim të gjithë vrasësit e heroit Konstandinos Kaçifas, kjo është e vetmja mënyrë që Edi Rama të mos guxojë të ngre dorën ndaj grekëve”, shprehet politikani grek.

Sulmohet me gurë autobusi me pasagjerë të Kosovës në Serbi

Një incident është regjistruar gjatë mbrëmjes, ku një autobus me pasagjerë nga Kosova është sulmuar me gurë në Krushevcë të Serbisë. Sulmi ndodhi rreth orës 22:20.

Një nga pasagjerët, Ukë Halilaj pohoi për RTK-së, se të gjithë udhëtarët u tronditën nga ngjarja në fjalë.

“Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”. Jemi ndalur pas 300 metra”, tha ai.

Hakmarrje për Kaçifas? Sulm me molotov zyrës turistike shqiptare në Athinë

Sulmi me Molotov në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës. Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit dhe mediat greke shkruajne se “Policia shikon mundësinë e sulmit që lidhet me vdekjen e 35-vjeçarit Konstantinos Katsifas”.

Sulmi me bombe Molotov u raportua ne mengjes në një zyrë turistike shqiptare në qendër të Athinës, që ndodhet në rrugën 31-33 Deligianni pranë stacionit Larissis.

Sipas informacionit të parë autorët e hodhën molotovin në fasadën e dyqanit dhe qelluan në shenjë.

Kompania operon në fushën e linjave ndërkombëtare të autobusëve, duke transportuar mbi 140,000 pasagjerë në vit.

Trazira në rrugët e Athinës, policia përleshet me nxënësit

ATHINË – Policia greke dhe nxënësit e shkollave të mesme sot gjatë protestave masive janë përleshur në qendër të Athinës.

Afër një mijë demonstrues, kryesisht gjimnazistë, u mblodhën sot në sheshin Sintagma para Parlamentit të Greqisë për të protestuar për shkak të propozimit për ndryshimin e ligjit i cili parasheh ndryshime të caktuara të planit mësimor për arsimin e mesëm dhe regjistrimin pranues në fakultete.

Protestat filluan nën masa maksimale të sigurisë, ndërsa deri te incidenti erdhi kur demonstruesit filluan të hedhin gurë dhe koktej molotovi ndaj policisë.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa gjatë intervenimit morën pjesë edhe njësi speciale greke.

Trazira në rrugët e Athinës, policia përleshet me nxënësit

Policia greke dhe nxënësit e shkollave të mesme sot gjatë protestave masive janë përleshur në qendër të Athinës. Afër një mijë demonstrues, kryesisht gjimnazistë, u mblodhën sot në sheshin Sintagma para Parlamentit të Greqisë për të protestuar për shkak të propozimit për ndryshimin e ligjit i cili parasheh ndryshime të caktuara të planit mësimor për arsimin e mesëm dhe regjistrimin pranues në fakultete. ( Ayhan Mehmet – Anadolu Agency )

Gjatë trazirave, dëme materiale u shkaktuan në dyqanet dhe bankat, ndërsa demonstruesit ndezën zjarr nëpër rrugë dhe kontejnerët e plehrave.

Trazirat u përhapën shpejt në pjesët tjera të Athinës, ku shumë turistë kishin probleme për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës në ajër.

Gjimnazistët javën e kaluar protestuan në Athinë dhe okupuan selinë e Ministrisë së Arsimit dhe Çështjeve Fetare.

Greqia do t’i dorëzojë notë proteste Shqipërisë

ATHINË – Ministria e Jashtme e Greqisë do t’i dorëzojë notë proteste ambasadores së Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari, në lidhje me vrasjen gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë në Qarkun e Gjirokastrës të shtetasit Kostandinos Kaçifa, i cili ishte banor i minoritetit grek.

Sipas informacioneve nga burimet e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, mësohet se ambasadores së Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari, do t’i dorëzohet notë proteste pasi të thirret në MPJ-në e Greqisë.

Ditën e djeshme shtetasi Kostandinos Kaçifa, i cili ishte banor i minoritetit grek u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë shqiptare në Qarkun e Gjirokastrës.

Ndërsa në Greqi pas ngjarjes për të cilën ka patur reagime nga shtresa të ndryshme u zhvilluan protesta nga grupet e ekstremit të djathë para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë.

Në një deklaratë të bërë dje nga Ministria e jashtme e Greqisë duke vënë theksin se janë në kontakt me autoritetet shqiptare për vdekjen e Kaçifa u theksua se “Sidoqoftë, është e papranueshme që operacioni të rezultojë në humbjen e jetës së një personi. Ne presim që autoritetet shqiptare të japin një pasqyrë të plotë të rrethanave nën të cilat vdiq shtetasi grek”.

Ndërkohë në një njoftimin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, u shpreh keqardhje për ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër, si dhe për politizimin, sipas njoftimit, të pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj, të Greqisë.

– “Qëlloi kundër forcave të policisë”

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë, në fshatin Bularat, Kaçifa ka qëlluar fillimisht me armë zjarri në ajër e më pas mbi punonjësit e policisë.

Policia njoftoi se forcat policore ishin vendosur në qendër të fshatit pasi do zhvillohej një aktivitet për një festë të Greqisë. Gjithashtu thuhet se Kaçifa, 35 vjeç, ishte banues në Bularat, por kohët e fundit jetonte më shumë në Greqi.

Gjatë operacionit për arrestimin e tij, forcat e policisë janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi në fjalë. aa

Përurohet Aeroporti i Stambollit, “pika e re lidhëse e botës”

STAMBOLL – Përmes një ceremonie madhore, në Stamboll u bë inaugurimi i fazës së parë të aeroportit të tretë të Stambollit, me pjesëmarrje të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Hapja e fazës së parë të aeroportit u organizua me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës në Turqi, që shënon ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923.

Para një numri të madh mysafirësh, përfshirë zyrtarë dhe krerë shtetesh nga rajoni dhe bota, Erdoğan u adresua me një fjalim.

Në fjalën e tij, Erdoğan përshëndeti të pranishmit dhe uroi që aeroporti i ri të jetë në dobi për vendin, rajonin dhe tërë botën.

Presidenti i Turqisë njoftoi se emri i aeroportit të ri do të jetë “Aeroporti i Stambollit”.

“Një vepër kaq e madhe për këtë qytet të çmuar. Për këtë, ia dhamë emrin Stamboll”, tha Erdoğan, duke shtuar se Stambolli nuk është vetëm qyteti më i madh i Turqisë, por edhe marka më e vlefshme e vendit.

Duke folur për Aeroportin Ataturk të Stambollit, presidenti turk tha ai do të ruajë statusin e tij si aeroport, por do të mbyllet për fluturime komerciale pasi aeroporti i ri të fillojë funksionimin me kapacitet të plotë.

Ai deklaroi se të gjitha fazat parashihet të pëfundojnë deri më 2028.

“Rrjedhimisht, aeroporti do të vazhdojë të rritet përgjatë dhjetë viteve të ardhshme”, shtoi Erdoğan.

Faza e parë e aeroportit do të ketë kapacitet për 90 milionë pasagjerë në vit, tha Erdoğan, duke shtuar se “kjo shifër do të rritet në 150 milionë, nëse nevojitet edhe në 200 milionë, pas përfundimit të të gjitha fazave”.

Sipas Erdoğan, aeroporti i ri, me arkitekturën, administrimin dhe financimin e tij, është nderi i vendit dhe projekt që në botë do të merret si shembull.

“Aeroportin e Stambollit e shohim si një shërbim të madh që kemi bërë jo vetëm për vendin tonë, por për gjithë rajonin dhe botën”, potencoi presidenti i Turqisë, duke thënë se vendi i tij është i vendosur të bëhet një ndër dhjetë ekonomitë më të mëdha të botës, si dhe “simboli i paqes, qetësisë, sigurisë, prosperitetit në rajon dhe në botë”.

“U drejtohem të gjithë miqve në rajon dhe botë: Ejani së bashku të ndërtojmë një të ardhme në paqe, të sigurt dhe të begattë për të gjithë”, shtoi Erdoğan.

Në prani të mysafirëve, aeroporti u hap me lutje që u lexuan nga kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Ali Erbaş.

Në fazën e parë, aeroporti do të shërbejë 90 milionë pasagjerë në vit.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë njerëz.

Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.

Ndërtesa e terminalit të aeroportit shtrihet në 1,3 milionë mtera katrorë dhe do të jetë ndër më të mëdhatë në botë. Pamja e brendshme dhe e jashtme janë inspiruar nga motive të arkitekturës turke.

Deri në vitin 2025, aeroporti pritet të mundësojë 225 mijë vende të reja pune.

Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngriten 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.

Që para hapjes, aeroporti ka marrë disa çmime, prandaj pritet që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Aeroporti i ri do të lidhet edhe me hekurudhë deri në qendër të qytetit ndërsa punimet ende vazhdojnë.

Meta dhe Thaçi arrijnë në Stamboll për inaugurimin e aeroportit të ri

STAMBOLL – Presidenti i Shqipërisë dhe presidenti i Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi, kanë arritur në Stamboll për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugirmit të Aeroportit të Ri të Stambollit.

Inaugurimi i aeroportit, i cili pas përfundimit të plotë pritet të jetë aeroporti më i madh në botë, do të bëhet me praninë e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe pjesëmarrje të mysafirëve nga katër anët e botës.

Hapja e fazës së parë të aeroportit bëhet me rastin e Ditës së Republikës në Turqi, që shënon ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923.

Mbi 50 zyrtarë të lartë nga të paktën 18 shtete do të jenë pjesë e ceremonisë, e cila pritet të ndiqet në mbarë botën.

Ceremonia e hapjes së fazës së parë, gjatë së cilës do të shërbehen 90 milionë pasagjerë në vit, do të fillojë në orën 16:30 sipas kohës lokale.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë njerëz.

Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.

Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngrihen 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore. aa

Erdoğan: Hapja historike e aeroportit është simbol i suksesit gjatë 95 viteve

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se inaugurimi historik i aeroportit të ri në Stamboll është forca, vendosmëria dhe simboli i sukseseve të cilat Turqia i ka arritur në 95 vite.

Zyrtarë të lartë të shtetit të Turqisë në kryesimin e presidentit Erdoğan kanë vizituar mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut “Anıtkabir” në Ankara me rastin e shënimit të festës kombëtare të Ditës së Republikës.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në mauzoleun e Ataturkut vendosi kurorën me motivet me hënë dhe më pas u intonua himni kombëtar.

“I dashur Ataturk, sot në 95-vjetorin e shpalljes së Republikës sonë duke përfaqësuar popullin turk ndodhemi përpara jush shpirtërisht me krenari dhe emocione të mëdha. Më këtë rast përkujtojmë dhe urojmë mëshirën e Allahut mbi shokët e tu të luftës, të gjithë veteranë dhe dëshmorët tanë”, shkroi Erdoğan në librin e veçantë të Mauzoleut.

Presidenti Erdoğan në teksin e shkruar potencoi se përvjetorin e 95-të të Republikës e festojnë sot me hapjen e aeroportit të ri në Stamboll, i cili është një prej projekteve më prestigjioze të botës.

“Kjo hapje historike, të cilën po e realizojmë në një periudhë ku janë intensifikuar sulmet me objektiv ekonominë tonë, është forca, vendosmëria dhe simboli i sukseseve të cilat Turqia i ka arritur në 95 vite”, theksoi ai.

Erdoğan, gjatë vizitës së Mauzoleunit të Ataturkut ishte i shoqëruar nga kryetari i Parlamentit të Turqisë, Binali Yıldırım, zv/presidenti turk, Fuat Oktay, kryetari i partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu, kryetari i partisë MHP, Devlet Bahçeli, kryetarja e Partisë së Mirë, Meral Akşener, kryetari i partisë BBP, Mustafa Destici, përfaqësues të lartë gjyqësorë, anëtarë të Kabinetit Presidencial të Turqisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Yaşar Güler, si dhe nga komandantë të forcave dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Në fund të ceremonisë, Mauzoleuni u hap për vizita edhe nga qytetarët.

Turqia shënon 95 vjetorin e Ditës së Republikës

Shpallja zyrtare e Republikës Turke nga Ataturku u bë më 29 tetor të vitit 1923 kur u shpallën emri i kombit dhe statusi i saj si republikë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në mauzoleun e Ataturkut vendosi kurorën me motivet me hënë dhe më pas u intonua himni kombëtar. Në fund të ceremonisë, Mauzoleuni u hap për vizita edhe nga qytetarët. ( Raşit Aydoğan – Anadolu Agency )

29.10.2018 Raşit Aydoğan

1 / 20

Ndryshe, sot hapet aeroporti i ri në Stamboll. Ceremonia e hapjes së fazës së parë të këtij aeroporti, i cili është një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë, do të fillojë në orën 16:30 sipas kohës lokale, me pjesëmarrjen e presidentin Erdoğan dhe disa udhëheqësve nga mbarë bota.

Shpallja zyrtare e Republikës Turke nga Ataturku u bë më 29 tetor të vitit 1923 kur u shpallën emri i kombit dhe statusi i saj si republikë.

Në një votim që u zhvillua pastaj në Asamblenë e Madhe Kombëtare, Ataturku, një burrë shteti revolucionar, me një votim unanim u zgjodh president i parë i Republikës së Turqisë.

Që atëherë, Turqia çdo vit më 29 tetor feston Ditën e Republikës.

Zonja Mirsini Zorba, Ministrja greke e kulturës “kundër” Athinës, tregon vizitën në Shqipëri

 I nderuam ushtarët mes malesh pa problem, flamujt tanë s’u ulën por u valvitën lart. Homogjeni me kallashnikov kërcenoi dhe na quajti tradhëtarë

Ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorba ka reaguar për vrasjen e 35-vjeçarit, ndërsa ka theksuar se nuk është ulur asnjë flamur në Bularat të Gjirokastrës, por të gjithë sipas saj janë valvitur lart.

Ajo tregon detaje gjatë qëndrimit në Gjirokastër, por shton se lajmin për vrasjen e shtetasit grek e ka marrë vesh pasi është larguar nga Bularati.

Përmes një reagimi në facebook, ajo shkruan:

”Sot, në varrezat e të rënëve në Bularat afër Këlcyrës për të nderuar të rënët grekë.

Ditë përkujtimore në vendin ku ata ranë. Emocion i madh midis maleve ku ata luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.

Flamuj grekë kudo, të pranishëm përfaqësues të qeverive greke dhe shqiptare, Ambasadorja greke, deputetë, kryetarë të bashkive, qytetarë dhe fëmijë të shkollave greke. Lutje fetare, vendosja e luleve, fjalimi i Ambasadores, himni kombëtar i Greqisë dhe i Shqipërisë, poezi nga fëmijët.

Ikëm në orën tre të drekës pa pasur asnjë shqetësim.

Ndërkohë, u informuam se një minoritar me kallashnikov kishte kërcënuar në mëngjes për të shtënë me armë, duke pretenduar se marrëveshja e dy qeverive për të rivendosur kujtimin e të rënëve ishte tradhti.

Asnjë flamur grek nuk u ul poshtë, të gjitha ishin të ngritura.

Pas orës 3 të drekës, gjatë rrugës së kthimit, u informuam se minoritari ishte rrethuar, policia i kërkoi atij të dorëzohej, ai nuk u dorëzua dhe se ata e vranë.

Ishte një ngjarje tragjike që të gjithë ne në këtë mëngjes, në atmosferën emocionuese që mbizotëronte, nuk mund të imagjinonim”.

Të hënën bëhet hapja historike e Aeroportit të Ri të Stambollit

ANKARA – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të hënën me pjesëmarrje të mysafirëve nga katër anët e botës do të bëjë hapjen e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili, pas përfundimit të plotë, do të jetë aeroporti më i madh në botë.

Hapja e fazës së parë të aeroportit do të bëhet më 29 tetor, Ditën e Republikës në Turqi, që paraqet ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA), në ceremoninë e hapjes do të marrin mysafirë të shumtë të huaj, në mesin e të cilëve gjenden edhe krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe ministra të transportit. Deri më tani, siç njoftohet, mbi 50 zyrtarë të lartë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që ceremonia do të ndiqet në mbarë botën.

Ceremonia e hapjes së fazës së parë, gjatë së cilës do të shërbehen 90 milionë pasagjerë në vit, do të fillojë në orën 16:00 sipas kohës lokale, me një koncert të Orkestrës Simfonike të Presidencës së Turqisë.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76.5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë njerëz.

Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.

Fluturimi i parë më 31 tetor drejt Ankarasë

Fluturimi i parë nga aeroporti që do të funksionalizohet pas fjalimeve hapëse, do të realizohet në drejtim të Ankarasë më 31 tetor, me avionin e tipit Boeing 777 të aviokompanisë turke Turkish Airlines.

Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngriten 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.

Ministri Zenka në Malin e Zi i kthehet deputetit serb: Flamuri im është ai shqiptar

Ministri shqiptar Mehmet Zenka në qeverinë e Malit të Zi, ka replikuar me një deputet serb në Kuvendin e këtij vendi.

E gjitha filloi lidhur me çështjen e Kosovës, flamurin shqiptar dhe për kishën në Rumi.

 

Ministri për të drejta dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi, nuk hezitoi të merr fjalën dhe t’i kundërpërgjigjet deputetit serb, i cili në një moment e pyeti se cili është flamuri i tij?

Ndërkaq, përgjigja e Zenkes ishte e menjëhershme, duke i thënë se flamuri i tij është ai shqiptar, shkruan malësia.me.

 

 

 

 

 

Furgoni me 3 valixhe largohet nga Konsullata saudite në Stamboll (fotot)

STAMBOLL – Një furgon u largua nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll sot në mëngjes, pasi stafi i kosullatës ngarkoi tri valixhe dhe një qese plastike të zezë në makinë, njofton gazetari i Anadolu Agency (AA) nga skena jashtë konsullatës.

Valixhet dhe qeset e plastikës u ngarkuan në kamionin me dritare dhe me ngjyrë të zezë nga një mjet tjetër ndërsa një burrë brenda konsullatës mbante një kabllo të bardhë i cili gjithashtu hipi në furgon.

Përmbajtja në valixhe dhe qeset plastike mbetet e panjohur, siç ishte edhe identiteti i personit në fjalë.

Një furgon u largua nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll sot në mëngjes, pasi stafi i kosullatës ngarkoi tre valixhe dhe një qese plastike të zezë në makinë. ( Onur Çoban – Anadolu Agency )

Konsullata është nën mbikëqyrje të shtuar në kulmin e hetimeve disa ditore rreth rastit të gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi.

Khashoggi, gazetar dhe kolumnist në gazetën “The Washington Post”, për herë të fundit u pa më 2 tetor kur hyri në ndërtesën e konsullatës.

Pas mohimit disa ditorë të çfarëdo njohurie për vendndodhjen e tij, zyrtarët sauditë javën e kaluar pranuan se Khashoggi u vra në një “grindje” në konsullatë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të martën publikoi gjetjet fillestare të hetimeve të kryera nga Turqia, duke thënë se “vrasja e Khashoggit ishte e paramenduar”.

Rishikimi i kufijve, Thaçi dhe Vuçiçi takohen më 11 nëntor në Paris

Më 11 nëntor, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Thaçi besohet se do ketë takim edhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Në Paris, do diskutohet për dialogun mes dy vendeve, si dhe idetë e reja të të dy presidenteve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e mundshme e Serbisë ndaj Kosovës.

Takimi i fundit i Thaçit dhe Vuçiçit q ë parashikohej t ë mbahej n ë Bruksel dështoi.


Send this to a friend