VOAL

VOAL

Vritet në pikën e karburantit në Beograd ‘Ranko Eskobari’, pjesë e klanit të Nikshiq

Ranko Radosheviq  i njohur si “Ranko Eskobar”, është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në Beograd, raportojnë mediat serbe.

Siç raportoi Blic, Radosheviq ishte i lidhur me klanin e Veljko Belivuk dhe Marko Mesar.

Sipas informacioneve jozyrtare, Radosheviq ishte anëtar i një grupi kriminal të Nikshiqit që dyshohet se është i afërt me klanin Škaljar dhe të vrarë Jovan Vukotiq.

Sipas informacioneve të para dhe jozyrtare të portalit Nova.rs, bëhet fjalë për një person të njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera merrej me shitjen e makinave të blinduara.

“Emri i tij u përmend në publik, në kontekstin e pronarit të një makine të tillë, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk. Ranko R. për publikun njihet edhe si “Ranko Eskobar”, me prejardhje nga Mali i Zi”, shkruan Nova.rs.

Siç raportojnë mediat serbe, një numër i madh i policëve aktualisht ndodhen në Čukaricë, pra rrugës për në Rušanj, ku edhe ndodhi vrasja.

Kush është Ranko Escobar?

Ranko Eskobar drejtonte një biznes te njohur për tregtimin e makinave të blinduara.

Pikërisht një automjet i tillë është gjetur në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk, i cili po gjykohet për shtatë vrasje dhe krime të tjera të rënda.

Emri i Ranko Escobar figuronte në një fletë pronësie të “blindëve”. Sipas informacioneve jozyrtare të Nova-s, Ranko është nga Nikshiqi dhe ka qenë i njohur për policinë në të kaluarën.

Më herët është shkruar edhe se Ranko R. ka qenë i lidhur me anëtarin e klanit kriminal Bežani, Goran Mijatoviq, i cili është vrarë në Beograd. Sipas të njëjtave informacione, Ranko R. merrej edhe me tregtimin e lëndëve narkotike, më saktë kokainës dhe “skank”. syri.net

Hill për marrëveshjen Kosovë – Serbi: Ende askush s’ka pranuar asgjë, duhet të presim

Ambasadori i SHBA’së në Breograd, Christopher Hill, ka folur sërish për takimin e Brukselit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pavarësisht se shefi i politikës së Jashtme të BE’së, Josep Borrell, pas takimit të 27 shkurtit tha se palët kanë pranuar planin evropian, Hill thotë se ende askush nuk ka pranuar asgjë.

Gjatë qëndrimit të tij në Novi Pazar, në një intervistë për një radio lokale atje ‘Sto Plus’, duke folur për dialogun për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Hill ka thënë se është ende herët të jap vlerësime rreth rezultatit të këtij takimi dhe se duhet të presin për bisedime të reja.

“Mendoj se po ecë në drejtimin e duhur, por duhet të presim dhe të shohim sepse askush ende nuk ka pranuar për asgjë. Nuk dua të flas për gjëra konkrete e afate, por mendoj se e rëndësishme është që çështjet po zgjidhen, që pas 10 vitesh më në fund të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe që shumë e shohin këtë si një test se sa bashkësia ndërkombëtare është e interesuar në zgjidhjen e kësaj çështje, dhe unë mund të them se kështu është. Duhet vetëm durim”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë, ambasadori amerikan në Beograd, ka folur edhe për sanksionet që Serbia duhet të ja vendos Rusisë. Ai ka thënë se Serbia do të duhet të marrë vendim për sanksione ndaj Rusisë, sepse siç vlerësoi ai, po paguan çmim të lartë për mosvendosjen e tyre.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që Serbia të mos presë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE), por që në procesin e anëtarësimit të harmonizojë politikën e saj me BE-në , duke përfshirë edhe çështjen e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Duhet ta dimë se Rusia sulmoi brutalisht fqinjin e saj, shumë vende të vogla evropiane vendosën sanksione, megjithëse ishte e vështirë për ta, por e bënë sepse ishte e drejtë. Besoj gjithashtu se Serbia do ta kuptojë këtë, nuk është kurrë vonë për bëj gjënë e duhur”, tha Hill.

I pyetur se çfarë e ngadalëson më shumë përparimin e Serbisë drejt BE-së – mos vendosja e sanksioneve kundër Moskës, progresi i pamjaftueshëm në dialogun me Prishtinën, gjendja e demokracisë apo problemet brenda vetë BE-së, ambasadori Hill tha se përgjigja më e sinqertë do të ishte “të gjitha bashkë”.

“Por më e rëndësishmja është që qytetarët e Serbisë të binden se rruga drejt BE-së është e drejtë dhe ne besojmë se është. Shpresoj që qytetarët e Serbisë ta shohin këtë, jam i vetëdijshëm se ka frustrime dhe pakënaqësi që procesi nuk është më i shpejtë, por më e rëndësishmja është që Serbia është në rrugën e duhur”, tha Hill.

“Serbia ka bërë shumë përparim. Unë nuk pajtohem me pesimistët që thonë se Serbia po shkon në një drejtim të keq. Serbia po shkon në një drejtim të mirë. E di që është jashtëzakonisht e vështirë dhe e ngadaltë, por është në rrugën e drejtë dhe ne do ta mbështesim me aq sa mundemi”, tha ai.

Ai beson se ndikimi i Moskës në Beograd është negativ dhe se rezultatet e Rusisë në Serbi janë të këqija dhe se qytetarët duhet ta shohin vetë.

“Mendimi im është se Rusia nuk po e ndihmon Serbinë në asnjë mënyrë. Ata nuk bënë asgjë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, nuk bënë pothuajse asgjë për të ndihmuar ekonomikisht, madje edhe për mbështetjen e tyre energjetike, Serbia duhet të paguajë,” shtoi ai.

Ai tha se marrëdhëniet politike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së janë duke u përmirësuar, se është i kënaqur me bisedën e fundit mes presidentit Vuçiq dhe sekretarit të shtetit Anthony Blinken dhe se gjërat janë të mira në planin ekonomik.

“Për marrëdhënie më të mira duhet të ketë sa më shumë takime në nivelin më të lartë. Kompanitë amerikane janë të pranishme në Serbi, janë kompani të klasit të parë, me teknologji moderne, jo teknologji të viteve 1970. Vetëm në muajt e fundit , kemi pasur vizitën e dy delegacioneve të biznesit.

“Atyre u pëlqen qëndrimi i Serbisë në prag të BE-së, si dhe fakti që ka ambicie të bëhet pjesë e BE-së”, tha ai.

Hill ndodhet në një vizitë dyditore në Novi Pazar, që është vizita e parë e ambasadorit amerikan në atë qytet pas gati gjashtë vjetësh, gjatë së cilës ai ka biseduar me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, dy bashkësive islame, Këshillit Nacional Boshnjak. dhe të rinjtë.

“Ky rajon është shumë i rëndësishëm për SHBA. Kjo është një zonë dinamike, multikulturore që 25 vjet më parë nuk dihej se në cilën rrugë do të shkonte. U morën vendime të vështira por të drejta në mënyrë që komunitetet të mund të jetonin së bashku. Paqja dhe stabiliteti u ruajtën dhe kjo duhet të shpërblehet për praninë më të madhe të SHBA-së”, tha ambasadori.

Ai shtoi se në një bisedë të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e komuniteteve islame dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak, ka mësuar për problemet me të cilat ballafaqohen.

“Unë i kam dëgjuar, por sinqerisht shoh progres dhe njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë. Problemet duhet të zgjidhen hap pas hapi. Më e rëndësishmja është ruajtja e paqes dhe sigurisë, askush nuk kishte asnjë kundërshtim për këtë. Për sa kohë që kjo rajoni është paqësor dhe stabil, do të ketë më shumë përfitime dhe do të bëhet një vend i dëshirueshëm për investime të huaja”, tha Hill. syri.net

Opozita zotohet se do ta ndryshojë sistemin politik turk

Kreu i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, i shoqëruar nga liderët e partive tjera opozitare, gjatë një konderencë për media në Ankara. 6 mars. 2023.

RFE/RL

Reuters

Koalicioni opozitar turk është zotuar se do të ndryshojë shumë nga politikat e presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj.

Të hënën, ky koalicion e zgjodhi liderin opozitar, Kemal Kilicdaroglu, si kandidat për president. Ai do të jetë kundërkandidati i Erdoganit në këto zgjedhje.

Koalicioni – i përbërë nga gjashtë parti – premton që vendi do të kthehet në një demokraci parlamentare, që do të tërheqë politikat ekonomike joortodokse dhe se do të sjellë ndryshim të madh në politikën e jashtme.

Lexoni detajet e programit të tyre politik:

Reformat legjislative dhe ekzekutive

Premtimi kryesor i koalicionit opozitar është kthimi i Turqisë në një sistem parlamentar, për të cilin ata thonë se do të jetë “më i fortë” se ai që ishte në fuqi, përpara se vendi të kalonte në sistemin aktual presidencial më 2018.

Koalicioni premton, gjithashtu, se do ta kthejë Presidencën në një institucion me rol “të paanshëm”, pa përgjegjësi politike.

Presidenti, sipas koalicionit, do t’i ndërpresë lidhjet me partitë politike, do të shërbejë vetëm një mandat shtatëvjeçar dhe më pas do t’i ndalohet angazhimi nga politika aktive.

Autoriteti i Parlamentit për t’u tërhequr nga marrëveshjet ndërkombëtare do të përfshihet në Kushtetutë.

Në administratën publike, bordet dhe zyrat në varësi të Presidencës do të shfuqizohen, dhe detyrat e tyre do të kalojnë në ministritë përkatëse.

Ekonomia

Ky bllok premtoi se do ta ulë inflacionin në numër njëshifror brenda dy vjetëve, i cili u rrit në 55 për qind gjatë muajit shkurt. Një tjetër premtim i koalicionit është edhe rivendosja e stabilitetit të lirës turke, e cila ka humbur 80 për qind të vlerës së saj në pesë vjetët e fundit.

Koalicioni tha gjithashtu se do të sigurojë pavarësinë e Bankës Qendrore dhe do t’i heqë rregullat si për shembull: lejimi i kabinetit për të zgjedhur guvernatorin.

Blloku opozitar premtoi se do të përgatisë legjislacionin për të lejuar Parlamentin të miratojë ligje mbi misionin e bankës, pavarësinë operacionale dhe emërimet e nivelit të lartë.

Opozita u zotua të shkurtojë shpenzimet e Qeverisë duke ulur numrin e avionëve të përdorur nga Presidenca, numrin e automjeteve të përdorura nga nëpunësit civilë dhe duke shitur disa ndërtesa shtetërore.

Planprogrami i koalicionit përfshin edhe shqyrtimin e të gjitha projekteve në kuadër të partneritetit publik-privat. Koalicioni, nëse fiton, tha se do të rishikojë projektin e centralit bërthamor Akkuyu dhe do të rinegociojë kontratat e gazit natyror, duke reduktuar rrezikun e varësisë nga disa vende për importin e gazit.

Politika e jashtme

Blloku opozitar do të miratojë sloganin “Paqe në shtëpi, paqe në botë”, si guri themeltar i politikës së jashtme të Turqisë.

Po ashtu, blloku premtoi se do të “punojë për të përfunduar procesin e pranimit” për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Premtim i opozitës është edhe vendosja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara me një mirëkuptim të besimit reciprok dhe kthimi i Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35.

Sipas bllokut, Turqia do të ruajë marrëdhëniet me Rusinë “me mirëkuptimin se të dyja palët janë të barabarta dhe të forcuara nga dialogu i balancuar dhe konstruktiv”.

Reformat ligjore

Gjashtë partitë janë zotuar të sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit, i cili aktualisht thuhet që është nën kontrollin e Erdoganit dhe aleatëve të tij.

Gatishmëria e gjyqtarëve për t’iu përmbajtur vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut do të merret parasysh gjatë vlerësimit të tyre.

Të gjashtë partitë në koalicion kanë premtuar reformimin e Bordit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe ndarjen e tij në dy subjekte, të cilat, sipas tyre, do të jenë më të përgjegjshme dhe transparente. Gjithashtu, kanë thënë se do të reformojnë strukturën dhe proceset zgjedhore për gjykatat më të larta, si Gjykata Kushtetuese dhe Këshilli i Shtetit.

Palët kanë premtuar se do të sigurojnë që paraburgimet të jenë përjashtim, një masë që kritikët thonë se është abuzuar nën sundimin e Erdoganit.

Përgatiti: Erjonë Popova

Ky është serbi i arrestuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar opinionin publik se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot një serb.

Demokracia.com mëson se bëhet fjalë për serbin Zlatan Arsiç, 45 vjeçar, nga fshati Hajnoc i Kamenicës.

Arsiq u arrestua në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Për çka dyshohet Arsiç?

Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se Zlatan Arsiq  dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M, me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysme, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe protokolleve shtesë.

Po ashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Z.A., gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën shkurt-mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ia ka vënë zjarrin, si dhe ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë.syri.net

Kilicdaroglu, kundërkandidat i Erdoganit në zgjedhjet presidenciale turke

RFE/RL

Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu, është zgjedhur që të jetë kundërkandidati i presidentit aktual turk, Recep Tayyip Erdogan, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj.

Koalicioni opozitar, i përbërë nga gjashtë parti, e zgjodhi atë më 6 mars si kandidat për president.

Kilicdaroglu, 74 vjeç, është kryetar i partisë së dytë më të madhe në shtet. Ai shpreson që ta largojë Erdoganin nga posti i presidentit pas më shumë se dy dekadash në pushtet.

“Tryeza jonë është tryezë e paqes. Qëllimi ynë i vetëm është që ta çojmë shtetin në ditët e prosperitetit, paqes dhe gëzimit”, tha Kilicdaroglu, kryetar i Partisë Popullore Republikane (CHP), gjatë një fjalimi në Ankara.

“Do ta qeverisim Turqinë në bazë të konsultimeve dhe konsensusit”, theksoi ai.

Sondazhet sugjerojnë se garat për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të jenë të ngushta, me bllokun opozitar që është pak në epërsi sesa aleanca qeverisëse.

Blloku opozitar është zotuar se do të heqë dorë nga shumë politika ekonomike të Erdoganit, ato që kanë të bëjnë me të drejtat civile dhe politikat e jashtme.

Shumë po i vlerësojnë zgjedhjet e reja turke si zgjedhjet më të rëndësishme në historinë 100-vjeçare të kësaj republike.

Ish-nëpunës civil, Kilicdaroglu mund të përfitojë nga kriza ekonomike shumëvjeçare dhe inflacioni në rritje, por po ashtu edhe nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar, që lanë të vdekur më shumë se 46.000 persona në Turqi dhe nxitën kritika ndaj qeverisjes së vendit.

Opozita vendosi për emrin e kundërkandidatit të Erdoganit, pas bisedimeve intensive ditëve të fundit. Partia e krahut të djathtë IYI, të premten, pas 72 orësh bisedime, kundërshtoi kandidatin e opozitës. Por, gjatë takimit të së hënës kjo parti arriti kompromis, pasi Ekrem Imamoglu dhe Mansur Yavas, kryetar të Stambollit, respektivisht të Ankarasë, që vijnë nga CHP, më vonë do të emëroheshin zëvendëspresidentë.

Kilicdaroglu, në fjalimin e tij, po ashtu tha se liderët e pesë partive opozitare do të shërbejnë në postin e zëvendëspresidentit, nëse opozita fiton zgjedhjet.

Erdogan ka përjetuar rënie të mbështetjes popullore, edhe para tërmeteve shkatërruese, pasi vendi po përballet me kosto të lartë të jetesës dhe inflacioni ka arritur deri në 85 për qind. Megjithatë, javën e kaluar, sondazhet thanë se partia e tij, AKP ka arritur të rifitojë shumicën e mbështetjes.

Erdogan asnjëherë nuk është përballur me zgjedhje të vështira, që kur partia e tij fitoi pushtetin më 2002.

Iniciohet rast kundër Dodikut për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

RFE/RL

Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës ka iniciuar një rast kundër presidentit të Republikës Srpska, Millorad Dodik, për mohim të gjenocidit, ka konfirmuar ky institucion për Radion Evropa e Lirë.

Sipas ligjit, pas inicimit të rastit, Zyra e Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës kryen hetim, pas së cilit prokurori i rastit vendos nëse do të ngrehë aktakuzë.

Pas kësaj procedure, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës konfirmon ose hedh poshtë aktakuzën.

“Gjenocidi nuk ka ndodhur atje, të gjithë ne në Republikën Srpska e dimë këtë”, tha Dodik gjatë një konference për media në Banja Llukë më 21 shkurt.

Dodik këtë deklaratë e bëri lidhur me Srebrenicën, pasi Përfaqësuesi i Lartë më 21 shkurt miratoi ndryshimet e Ligjit për Qendrën Memoriale Srebrenica-Potoçari. Ndryshimet në këtë legjislacion mundësojnë që paratë që teprojnë nga fondet e dhuruara për varrimin dhe memorialet për viktimat të ridrejtohen për nevojat e tjera të funksionimit të kësaj qendre.

Kjo nuk është hera e parë që Dodik e mohon gjenocidin që kur ish-përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Valentin Inzko, miratoi Ligjin për ndalimin e mohimit të gjenocidit në fund të korrikut 2021.

Ditë zie për vdekjen e katër fëmijëve në Novi Pazar

RFE/RL

Autoritetet e qytetit të Novi Pazarit, në pjesën jugperëndimore të Serbisë, shpallën të hënën ditë zie, për shkak të vdekjes tragjike të katër fëmijëve në një zjarr.

Me këtë vendim, të gjithë flamujt u ulën në gjysmështizë, objektet e hotelerisë nuk transmetojnë muzikë, ndërsa ngjarjet argëtuese u shtynë.

Katër fëmijë të moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç vdiqën në një zjarr të dielën.

Babai i tyre pësoi djegie në 50 për qind të trupit dhe u transportua në Qendrën Klinike të Serbisë në Beograd, ndërsa nëna u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar, njoftoi Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).

Zjarri shpërtheu mëngjesin e së dielës në një ndërtesë banimi në Novi Pazar.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha se zjarrfikësit, menjëherë pas marrjes së informacionit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Në njoftim thuhet se zjarrfikësit, me të hyrë në ambientet e përfshira nga zjarri, kanë gjetur katër fëmijë, të cilët, sipas të gjitha gjasave, kanë vdekur nga ngufatja me tym, ndërsa babai dhe nëna kanë mbetur të lënduar në dhomën ngjitur.

Zjarri është lokalizuar dhe më pas është fikur me shpejtësi, ndërsa hetimet do t’i përcaktojnë shkaqet e zjarrit dhe ngufatjes së fëmijëve, thuhet në njoftimin e MPB-së serbe.

“Vdekja e fëmijëve është tragjedia më e tmerrshme, që prek gjithë shoqërinë”, tha Ministria për Kujdes Familjar dhe Demografi e Serbisë.

“Forumi Shqiptar” fitues i zgjedhjeve në komunën e Tuzit në Mal të Zi

VOA/Ali Salaj

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Tuz të Malësisë tregojnë për një fitore të plotë të koalicionit“ Forumi Shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj me Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, Unionin Kombëtar Shqiptar dhe Lidhjen Demokratike në Mal të Zi.

Me mbi 51 për qind të votave të fituara, ky koalicion i forcave politike shqiptare siguroi 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, i cili numëron 32 vende.

Dymbëdhjetë mandate i fitoi koalicioni “Rruga e Drejtë” i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, Partia Boshnjake, Social Demokratët dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Nga një mandat morën dy parti të vogla të spektrit politik malazez.

Numri i mandateve të fituara i siguron “Forumit Shqiptar” mundësinë që vet të themelojë qeverinë vendore

Në zgjedhjet e së dielës morën pjesë mbi 66 për qind e të elektoratit, i cili numëron mbi 12.000 votues.

Statusi i komunës së pavarur, Tuzit iu rikthye në shtator të vitit 2018 duke e shkëputur atë nga kryeqyteti i Podgoricës. Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat urbane të kryeqytetit.

Për gati dy dekada, kërkesa kryesore e forcave politike shqiptare, por edhe e diasporës, ishte pavarësia e plotë e komunës së Tuzit.

Në zgjedhjet e para të vitit 2019, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviç humbi pushtetin në Tuz, e cila deri atëherë kishte një bazë të fortë elektorale dhe mbante pushtetin në këtë komunë urbane.

Mitsotakis kërkon falje, por kjo nuk mjafton

VOAL- Përleshjet mes demonstruesve dhe policisë u zhvilluan të dielën përpara Parlamentit në Athinë, pas një demonstrate të re proteste kundër katastrofës së trenit që të martën shkaktoi 57 të vdekur dhe që i atribuohet një gabimi njerëzor nga drejtuesi i stacionit të Larisës, i cili dyshohet se megjithatë, kanë kontribuar edhe neglizhenca të tjera dhe një rrjet jo-avangardë.

Policia ka numëruar 7500 persona në procesion. Disa prej tyre përdorën kokteje molotov dhe u vunë zjarrin kazanëve të plehrave, ndërsa agjentët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse.

Demonstruesit – me pankarta të tilla si “Poshtë qeveria vrastare” – iu përgjigjën thirrjes së studentëve – shumë nga viktimat ishin të rinj në trajnim – punonjës të hekurudhave dhe punonjës të sektorit publik. Trenat dhe metroja janë ende në grevë.

Prandaj zemërimi nuk shuhet, pavarësisht se vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis kërkoi falje për incidentin me një deklaratë solemne mëngjesin e së dielës. rsi-eb

Tuzi mban zgjedhjet lokale

Komuna e Tuzit. Fotografi nga arkivi.

Në Tuz, komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Podgoricës, më 5 mars mbahen zgjedhjet lokale.

Këto janë zgjedhjet e dyta që kur Tuzi u bë komunë e pavarur.

Nga ora 07:00 deri në orën 20:00, 12.387 banorë do të mund të votojnë në 30 qendra votimi.

Parlamenti lokal ka 32 këshilltarë.

Në këto zgjedhje garojnë shtatë parti dhe koalicione.

Një pjesë e shqiptarëve në Tuz janë myslimanë dhe pjesa tjetër katolikë.

Tuzi është në qendër të Malsisë, që gjendet mes Malit të Zi dhe Shqipëri.

Statusin si komunë e pavarur – që i ishte marrë nga viti 1958 – Tuzi e rifitoi në shtator të vitit 2018, duke u ndarë nga kryeqyteti i Malit të Zi. Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës dhe më pas një prej komunave të kryeqytetit.

Për pothuajse dy dekada, kërkesa kryesore politike e partive shqiptare, por edhe e diasporës, ishte që Tuzi të bëhej komunë.

Në zgjedhjet e para të mbajtura më 2019, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviq fitoi pushtetin në Tuz.

Shumica e votave u fituan nga koalicioni i partive shqiptare, Forumi Shqiptar, që mbështetej nga një këshilltar demokrat. Ata formuan qeverisjen lokale të udhëhequr nga Nik Gjeloshaj.

Aksidenti hekurudhor me mbi 40 viktima, shpërthejnë protestat pas katastrofës në Greqi

Aksidenti hekurudhor në Greqi që mori më shumë se 40 jetë njerëzish ka shkaktuar revolta të mëdha tek qytetarët. Pas kësaj tragjedia qytetarë të shumtë kanë protestuar jashtë kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave të Greqisë.

Gjithashtu protesta u mbajtën në Selanik dhe në qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia.

Sakaq qeveria bëri me dije se ngjarja do të hetohet dhe se do të merren masat e domosdoshme për të zbardhur detajet e plota.

Ndërkohë ditë zie kombëtare u shpallën në të gjithë vendin pas ngjarjes së rëndë.bw

Aksidenti me 38 të vdekur në Greqi, reagon MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave!

Ministria e Punëve të Jashtme pas përplasjes së aksidentit tragjik në Greqi, ka sqaruar se mes viktimave nuk ka shqiptarë.

Përplasja e dy trenave, ‘kokë më kokë’ shkaktoi 38 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, shpalli 3 ditë zie kombëtare.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit vijojnë kontrollet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të lënduar.bw

 

Vuçiq thotë se s’ka bisedime për njohjen e Kosovës

RFE/RL

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia është e gatshme të punojë në shumë gjëra që dalin nga propozimi evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë ai bëri një vërejtje.

“Ka të bëjë me faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Vuçiq për televizionin publik serb, RTS më 28 shkurt.

Ai po ashtu tha se një ditë më parë në Bruksel është rënë dakord për më shumë bisedime.

“Nuk është çështja për një nen, një letër, një takim. Dje në Bruksel është biseduar, jemi marrë vesh, do të vazhdojmë, do të ketë më shumë bisedime. Asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiq.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 27 shkurt dhe u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e propozimit evropian për normalizim.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, një ditë pas këtij takimi konfirmoi se liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan propozimin evropian për normalizim dhe se tani po punojnë për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.

Ky propozim synon që të çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kurrë nuk kemi negociuar në fshehtësi. Asnjëherë nuk kemi fshehur asgjë”, tha Vuçiq.

Në propozimin evropian nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Çfarë është e gatshme të zbatojë Serbia?

Presidenti i Serbisë konfirmoi se teksti i publikuar nga BE-ja, pas raundit të bisedimeve në Bruksel, më nuk mund të negociohet dhe është shndërruar në një kornizë për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur për nenin që thotë se Serbia nuk do ta bllokojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, Vuçiq tha se “prandaj nuk e nënshkrova [propozimin evropian]”.

Vuçiq tha se diskutimet për zbatimin e planit do të ndodhë gjatë vizitave që i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd.

Ai tha se është i gatshëm të negociojë në zbatimin e pjesëve të propozimit, sikurse përfaqësimi rajonal, vulat doganore, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

I pyetur vazhdimisht nëse është koha për zbatimin e pjesës së propozimit që thotë se anëtarësimi i Kosovës në institucione ndërkombëtare nuk do të bllokohet, Vuçiq tha se ai nuk do të marrë pjesë në zbatimin e “disa çështjeve të caktuara”.

Ai po ashtu konfirmoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk është pjesë e udhërrëfyesit për zbatim.

Vuçiq tha se propozimi i BE-së erdhi si një ide nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Ata e sollën dokumentin. Nuk kishte fare mundësi për negociata. Ata thanë kjo është ‘merre ose lëre’”, tha Vuçiq dhe shtoi se kur dikush është në pozitë udhëheqëse në shtet, duhet të mendojë edhe për pasojat.

“Dhe ata më thanë qartë se refuzimi i propozimit do të thotë ndalim të integrimit në BE, ndalim të investimeve, ulje të nivelit të punësimit, tërheqje të investimeve. Dhe një sërë masash të tjera gjithëpërfshirëse, duke përfshirë izolimin e Serbisë nga bota”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se është e rëndësishme që palët të flasin dhe Serbia të jetë në tryezë të bisedimeve.

“Ose do të qëndrojmë në bisedime ose do të vuajmë pasoja të rënda si në vitet ‘90”, tha Vuçiq.

Në përgjigje të kritikave se ka tradhtuar interesat kombëtare, Vuçiq tha se gjatë mandatit të tij ai do të vazhdojë të punojë për interesat e Serbisë.

“Nëse njerëzit mendojnë të kontrollojnë nëse gëzoj besimin e popullit, të dalin në referendum nëse mbledhin dy të tretat e shumicës, nuk është problem”, tha ai, duke iu përgjigjur kritikave nga partitë e djathta që kërkuan dorëheqjen e tij.

Pas takimit në Bruksel, Bashkimi Evropian tha se palët janë shprehur të gatshme të punojnë në zbatimin e propozimit. Kjo do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Më pas, BE-ja planifikon që në mars të ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në takim për të diskutuar për zbatimin e propozimit evropian.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Të paktën 32 të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi

Pamje nga zona e aksidentit në Greqi.

Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë 32 të vdekur dhe 85 të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës.

Disa pjesë të trenit kanë dalë nga binarët dhe kanë marrë flakë.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet në zonën e aksidentit.

Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.

“Ka pasur shumë pjesë të mëdha të çelikut”, ka thënë Vassilis Polyzos, banor lokal që ka shkuar menjëherë në skenën e aksidentit.

“Trenat janë shkatërruar plotësisht”.

Ai ka thënë se njerëzit kanë qenë të çorientuar dhe të frikësuar teksa kanë dalë nga treni.

“Njerëzit, natyrisht, kanë qenë të frikësuar – shumë të frikësuar. Ata kanë kërkuar përreth, nuk e kanë ditur as ku janë”, ka thënë ai.

Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende. rel

Pavarësisht kundërshtimit të Schmidt, në Republikën Sërpska hyn në fuqi Ligji për pronën

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt. Fotografi nga arkivi.

RFE/RL

Ligji për pronën shtetërore ka hyrë në fuqi në Republikën Sërpska, pavarësisht përpjekjeve të përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, për ta bllokuar atë.

Ligji për pronën e paluajtshme shtetërore që përdoret për funksionet e autoriteteve publike hyrë në fuqi më 28 shkurt, i tha Radios Evropa e Lirë autoriteti përgjegjës për çështjet pronësore në entitetin e Republikës Sërpska.

Ky ligj po shihet si përpjekje e Republikës Sërpska për të transferuar pronën shtetërore nga Bosnja në entitetin serb.

Zbatimi i ligjit është në kundërshtim me vendimet paraprake të Schmidt për të shfuqizuar dekretin origjinal të krijimit të ligjit dhe vendimit të tij të 27 shkurtit për të pezulluar hyrjen në fuqi të ligjit deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës.

Republika Sërpska ka thënë se ligji synon të sigurojë që pronat e përdorura nga autoritetet e Republikës Sërpska, përfshirë edhe qeveritë lokale, ndërmarrjet publike, institucionet publike dhe departamentet e tjera të themeluara nga Republika Sërpska, t’i përkasin asaj.

Schmidt tha më 27 shkurt se çështja e pronës shtetërore “nuk mund të zgjidhet me veprime të njëanshme dhe ua kujtoj të gjithë vendimmarrësve se Asambleja Parlamentare e Bosnjë e Hercegovinës është vendi i duhur për ta zgjidhur këtë çështje”.

Ai tha se derisa të merret vendimi nga gjykata “duhet të shmanget pasiguria ligjore”.

Schmidt kishte tentuar të bllokonte ligjin vitin e kaluar duke e shpallur jokushtetues dekretin e lëshuar nga Zhelka Cvijanoviq, që atëbotë ishte presidente e Republikës Sërpska. Ai po ashtu tha atëbotë se Gjykata Kushtetuese e Bosnjës duhet të vendosë për këtë çështje, por njëkohësisht u bëri thirrje politikanëve në shtet që të ulen dhe diskutojnë për të ardhmen e pronave shtetërore dhe të arrijnë një zgjidhje të arsyeshme.

Vendimi i 12 prillit të vitit 2022, shënon herën e parë që Schmidt përdori fuqitë që ia mundëson zyra e tij për të vendosur për ligje apo për t’i ndryshuar ato, apo për të hequr dhe emëruar zyrtarë shtetëror. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë i mori këto fuqi për të zbatuar marrëveshjen e paqes që i dha fund luftës në Bosnjë më 1992-95.

Pavarësisht vendimit të Schmidtit, Ligji për pronat u publikua në Gazetën Zyrtare dhe u miratua nga Asambleja e Republikës Sërpska më 10 shkurt.

DW: Vuçiçi akuzohet si ‘tradhtar’!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është vendosur në shënjestër të kritikave të mëdha të opozitës dhe disa mediave në Beograd. Ndërsa ai pohon se së shpejti do të përgjigjet.

Në profilin e tij në Instagram ai ka postuar një mesazh pas kthimit nga Brukseli dhe ka paralajmëruar një fjalim tjetër “të rëndësishëm” për sonte, ku do të shpjegojë se “çfarë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Bruksel”.

Mesazhi i Vuçiqit – opozita dhe mediat po përhapin rrena

Në mesazh ai falënderon qytetarët e Serbisë “për kujdesin dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite të vështirë të djeshme”. “Arritëm në Beograd në orët e hershme të mëngjesit dhe tani po analizoj se çfarë ka ndodhur. Ne luftuam sa më shumë që ishte e mundur në kushte të vështira, luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë, për të mbajtur betimin tim dhe Kushtetutën e Serbisë si dhe Kosovën e Metohinë si pjesë të Serbisë”, deklaroi Vuçiq.

Presidenti i Serbisë sulmoi “mediat manjate” (siç i quan ai mediat opozitare në Serbi), por për herë të parë ai sulmoi edhe Radio Televizionin e Serbisë dhe agjencinë e lajmeve Tanjug, se “po përhapin gënjeshtra për të”. Ndaj ka vendosur që sonte në orën 21:00 t’u drejtohet qytetarëve të Serbisë “për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur në Bruksel”.

“Sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e tyre për një thërrime pushteti. Serbia nuk ka çmim. Ne do t’i mundim ata. Serbia do të fitojë”, ka paralajmëruar Vuçiq.

 

Vuçiqi “është tradhtar”

Opozitarët në Beograd thonë se Vuçiqi e ka pranuar dje de-facto pavarësinë e Kosovës dhe ka bërë “tradhti”. “Marrëveshja nga Brukseli është kolaps i plotë i politikës së jashtme të Vuçiqit. Me të nuk u arrit asgjë dhe jemi aty ku ishim në fillim kur Vuçiq erdhi në pushtet”, thotë kryetari i lëvizjes SRCE (ZEMRA), Zdravko Ponosh.

Savo Manojloviq, drejtori i fushatës “Kreni-promeni” (Nisu ndrysho), thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke pranuar planin franko-gjerman, ka mundësuar që pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, ta bëjnë këtë tani. Lideri i partisë ultradjathtiste Dveri, Boshko Obradoviq, pohon se në propozimin e dakorduar bëhet fjalë për “përmbysjen e Kushtetutës dhe njohjen e hapur të pavarësisë së Kosovës”.

“Neni 4 paragrafi 2 i marrëveshjes franko-gjermane, të cilën Vuçiq e pranoi mbrëmë në Bruksel dhe BE-ja e shpalli publikisht thotë: ‘Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare’. Kjo është një njohje e hapur e shtetit të rremë të Kosovës. Ky është rrënim i Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, pohon Obradoviq.

Vuçiqi “nuk është tradhtar”

 

Ndësa Vuçiqin e mbrojnë bashkëpartiakët e tij. Ish-ministrja e partisë së tij, Zorana Mihajloviq u bëri thirrje të gjithë politikanëve dhe figurave publike që të tregojnë përgjegjësi për propozimin e marrëveshjes evropiane për çështjen e Kosovës dhe të tregojnë mirëkuptim për Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiqit, sepse ajo është “e drejtë, e përgjegjshme dhe demokratike”. Duke vënë në dukje se tani është momenti për një vendim për propozimin e Evropës dhe SHBA-së për çështjen e Kosovës, Zorana Mihajloviq tha se “pranimi i tij nuk do të thotë njohje e Kosovës” dhe as “tradhti”, siç kritikojnë disa përfaqësues të opozitës.

“Është një vendim që duhet të sjellë atë që të gjithë kanë mbrojtur prej vitesh – paqe, bashkëjetesë, një jetë më të mirë për serbët dhe shqiptarët”, thotë Mihajloviq. “E kaluara nuk është opsion! Ne duam të jetojmë në paqe, pa kriza dhe situata krize, duam të punojmë, të jetojmë dhe të qeshim e jo të dëgjojmë lajme për fëmijë të lënduar në Kosovë. Ne duam të merremi me teknologjitë e reja dhe tranzicionin e gjelbër, jo me armë, drone vetëvrasëse rozë apo jeshile, pajisje ushtarake dhe aludime për konflikte të vazhdueshme. Edhe serbët edhe shqiptarët duhet të zhvillohen”, konstaton ajo.

Petkoviq: Nervozizëm i madh në bisedime

RFE/RL

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se në takimin e sotëm në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “po thyhen shtiza” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Duke folur nga Brukseli për Televizionin Pink të Serbisë, Petkoviq tha se Kurti “po përpiqet në çdo mënyrë ta shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit”, ndërsa Vuçiq “insiston pikërisht në të”.

“Kemi manovrime të Albin Kurtit dhe, në anën tjetër, presidentin Aleksandar Vuçiq, i cili po lufton për Marrëveshjen e Brukselit [për themelimin e Asociacionit]. Për këtë po thyhen shtiza dhe ka një nervozizëm të madh. Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat deri në fund të ditës”, tha Petkoviq, transmetojnë agjencitë serbe të lajmeve.

I pyetur nëse do të nënshkruhet ndonjë gjë sonte në Bruksel, ku po diskutohet propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Petkoviq tha se sot “nuk është kurrfarë dite D”, duke iu referuar figurativisht ditës ku pritet të ndodhë diçka e rëndësishme.

Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Kurti thotë se në Kosovë nuk mund të formohet asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiq këmbëngul në themelimin e tij.

Propozimi i BE-së, për të cilin po diskutojnë palët, nuk e përmend në mënyrë specifike formimin e Asociacionit, por kërkon nga të dyja vendet që t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky dialog, i cili ka nisur në vitin 2013, ka prodhuar dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar.

Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin evropian.

Vuçiq: Nuk do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet ‘90

RFE/RL

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën, para udhëtimit të tij në Bruksel, se do ta veprojë ashtu siç është më së miri për vendin e tij.

“Atyre që paraprakisht po përgatiten të na sulmojnë – sepse do të nënshkruajmë diçka, se do të jemi tradhtarë, dhe paraprakisht e dinë se jemi fajtorë, dhe se po kthehemi në vitet ‘90 – mund t’iu them të mos shqetësohen. Nuk do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet ‘90. Serbia do të ecë përpara sado e vështirë të jetë dhe ne do të arrijmë të luftojmë për të”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Instagram.

Ai do të takohet në pasditen e së hënës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes dy liderëve si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara.

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë paraqet mundësi për popujt e të dyja vendeve, për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Burimet e BE-së në Bruksel kanë thënë në prag të këtij takimi se, presin që Kurti dhe Vuçiq të pranojnë propozimin, pa diskutime të mëtejme.

Pikë debati pritet të jetë vetëm një aneks për implementimin e pikave të marrëveshjes.

Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, propozimi parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Përveç propozimit të BE-së, Departamenti amerikan i Shtetit ka përsëritur thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në kuadër të dialogut.

Thirrjen e njëjtë ia kanë bërë Kurtit edhe tre liderët evropianë – presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni – në një letër të nisur të dielën.

Duke e përmendur rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve dhe arritjes së pajtueshmërisë, Macron, Scholz dhe Meloni, kanë thënë se janë të bindur që nga një përparim i tillë përfitojnë qytetarët, si dhe avancohet rruga e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Kosovës, së fundi është duke iu rritur trysnia për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Mirëpo në BE nuk kanë asnjë dyshim që me pranimin e propozimit të BE-së, pranohet edhe obligimi për Asociacionin.

Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.

Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.

Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

I shpëtuan luftës në Ukrainë, por vdiqën në tërmetin e Turqisë, historia tragjike e nënës me dy fëmijë që humbën jetën nën rrënoja

Julia Petrov dhe dy fëmijët e saj, të cilët ikën nga lufta në Ukrainë dhe u strehuan në Turqi, humbën jetën në Hatay pas tërmetit të parë në Kahramanmaraş. Ishte Vasyl Bodnar, ambasadori i Ukrainës në Ankara ai që konfirmoi lajmin. “Për fat të keq, 6 nga qytetarët tanë ukrainas humbën jetën, ndërsa 6 të tjerë rezultojnë të zhdukur.”, tha ai.

Julia Petrov iku me fëmijët e saj Zakhar (10) dhe Matvii (5) pas luftës Ukrainë-Rusi që filloi më 24 shkurt 2022 dhe u strehua në Turqi. Duke lënë burrin e saj në Ukrainë, që ishte ushtar në Forcat e Armatosura të Ukrainës, Petrov u vendos me një të afërm me 2 fëmijët e saj në lagjen Antakya të Hatay. Ndërtesa ku jetonin Petrov dhe fëmijët e saj u shkatërrua nga tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi më 6 shkurt në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş.

Petrov dhe dy fëmijët e saj mbetën të bllokuar nën rrënoja. Burri i saj, i cili u plagos gjatë luftës dhe po trajtohej në vendin e tij, kontaktoi Ambasadën e Ukrainës në Ankara. Babai, i cili mësoi se gruaja dhe fëmijët e tij ndodheshin në rrënoja, e mori lajmin e hidhur ditën që erdhi në Turqi. Trupat e Petrov dhe të dy fëmijëve u nxorën nga rrënojat më 14 shkurt dhe u dërguan në Ukrainë.bw

Autobusi i drejtuar nga një shqiptar, i përmbysur në rrugën me borë, pamjet nga aksidenti në Kroaci. 1 i vdekur

Pamjet që shihni tregojnë autobusin e drejtuar nga një shqiptar të përmbyur në rrugë në Kroaci, ku për pasojë një person humbi jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Nga aksidenti një person thuhet se ka ndërruar jetë, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur.bw

REAGIM LIDHUR ME AKTIN E DHUNSHËM TË POLICISË MALAZEZE NDAJ SHTETASIT SHQIPTAR NË PIKËN KUFITARE NË SUKUBINË

 

1.

Nuk e dijmë se cila eshtë më e turpshme, heshtja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe e qeverisë së tij,në njerën anë apo  deklarata skandaloze e kryeministrit të  Malit të Zi, Dritan Abazoviq në anën tjetër, lidhur me rastin e keqtrajtimit të dy shtatasve shqiptarë , përkatësisht rrahjen e pedagogut Petraq Milo në atomjetin e tij, në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan nga ana e policëve malazez !.

2.

Ky nuk eshtë një incident i izualuar i dhunës raciste ndaj shtetasëve të Shqipërisë dhe janë të njohur edhe raste të tjera të ngjajshme në të kaluarën. 

Ju rikujtojmë një tjetër para disa viteve kur në qytetin Budva , një qytetar malazez i pat drejtuar armën e tij një turisti shkodran dhe e kishte detyruar ate që të flas gjuhën malazeze.Turistët nga Shqipëria janë vizitues të rregullt të Budvas ,sidomos gjatë muajëve të verës.

3.

Si Rama ashtu dhe Abazoviq vazhdimisht trumbetojnë publikisht për angazhimin e tyre në fuqizimin dhe marrëdhënieve miqësore në mes të dy shteteve të tyre përkatëse, pra Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Një ndër projektet e tyre që ata e permendin kohëve të fundit është edhe ndërtimi i urës mbi lumin Buna që do të lidh Ulqinin me Velipojën.

Po çfarë efekti kanë urat në mes dy vendeve fqinje kur njëri fqinj, pra Mal i Zi dhe pjesëtarët e organeve të policore sillen në atë mënyrë se si u sollën me dy shtatasit shqiptarë në Janar të këtij viti, në pikën kufitare në Sukubinë.

Para ndërtimit të urave fizike duhet të ndërtohen urat e respektit dhe këtu e kam fjalën për trajtimin me dinjitet dhe respekt të shtetasve shqiptarë nga ana e policëve të Malit të Zi në pikat kufitare.

4.

Një pjesë e malazezëve kanë një urrejtje të trashiguar ndaj shqiptarëve dhe këte më mirë se askush e dijnë vetë shqiptarët në Mal të Zi ndaj të cilëve dekada me radhë janë manifestuar forma të racizmit dhe diskriminimit institucional, por kjo është një temë tjetër.

5.

Me qëllim që mos të përsëriten raste të tilla dhune nga ana e policisë, së pari eshtë përgjegjësi dhe obligim i qeverisë dhe i pushtetit të Mal të Zi që në organet e tyre të sigurimit mos të punësohen kurr njerëz me paragjykime dhe urrejtje kundër shqiptarëve dhe së dyti eshtë shumë me rëndësi që në njësitë e sigurisë doganore në kalimin kufitar me Shqipërinë, jo vetëm ate në Sukubinë por edhe ate në Bozhaj, të punësohen më shumë shqiptarë vendas.

Njëkohësisht eshtë imperative që punonjësit të jenë individë të cilët zbatojnë dhe respektojnë ligjin me përgjegjësi profesionale në mënyrë që në të ardhmen të evitohen incidente të tilla brutaliteti e dhune,të cilët nuk jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërfqinjësore por njëherit nuk i kontribojnë as paqës dhe stabilitetit në këtë pjesë të rajonit.

Xheladin Zeneli, New Jersey

Nazim Cuca, Chikago 

Riza Milla, Chikago 

Një delegacion nga Republika Serbe e Bosnjës priten me duartrokitje në Dumën ruse, përgjigjen duke ngritur tre gishtat

Ndonëse e gjithë bota po shmang vizitat në Moskë për shkak të agresionit rus në Ukrainë, një delegacion i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, përveçse ka bërë një gjë të tillë, madje edhe janë mburrur me këtë.

Sipas mediave të huajai, bëhet fjalë për një vizitë të një delegacioni të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe, të kryesuar nga kryetari i këtij institucioni, Nenad Stevandiq, në një seancë të Dumës së Rusisë.

Siç thuhet më tej, në seancën e Dumës, delegacioni në fjalë u prit me duartrokitje të forta.

Mirëpritja u transmetua publikisht, ndaj në rrjetet sociale mund të gjendet pamje ku shihen deputetët duke bërë me dorë dhe duke ngritur tre gishtat.

Ndër tjerash, delegacioni nga Republika Serbe theksohet se ka biseduar me delegacionet ruse për “marrëdhëniet ndërmjet RS-së dhe Rusisë, bashkëpunimin e deritanishëm dhe vazhdimin e realizimit të projekteve”. syri.net

Dorëzohet Vuçiçi: Në Bruksel do t’iu përmbahemi ‘vijave të kuqe’ për çështjet e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë mbrëmë se në takimin e së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, do t’i përmbahet vijave të kuqe për çështjen e Kosovës, për të cilat foli në Kuvendin e Serbisë – pa marrë parasysh çfarë bëhet.

Në hapjen e Panairit të Turizmit në Beograd, Aleksandar Vuçiç, i pyetur nga gazetarët nëse të hënën në Bruksel, nisur nga mesazhet nga BE-ja se pritet një lloj pranimi i propozimit franko-gjerman, tha se Serbia do të mbetet në vijat e kuqe të mëparshme dhe kujtoi qëndrimet që ai ka paraqitur në Kuvend.

“Gjithçka që thash në Kuvend, e kuptoj shqetësimin tuaj dhe na presin shumë net të vështira, është se Serbia do t’i përmbahet asaj që thash në Kuvendin Kombëtar – pa marrë parasysh çfarëdo që të jetë”, tha Vuçiç.

Të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së do të takohen Kurti dhe Vuçiç.

Të dy drejtuesit e shteteve përkatëse e kanë pranuar në parim planin franko-gjerman. syri.net

Dhunuan Petraq Milon dhe familjen e tij, arrestohen dy policët malazezë

Janë arrestuar dy policët kufitarë malazezë të cilët dhunuan në doganën e Muriqanit profesorin Petraq Milo, ish-këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë. 

Ngjarja ndodhi në janar të këtij viti, ndërsa autoritetet malazeze dhe ato shqiptare u vunë në lëvizje pas publikimit të pamjeve të reja.

Media publike malazese “RTCG” njofton masat e marra nga autoritetet e Podgoricës, duke vënë pranga dy efektivët malazezë.

Një prej policëve është identifikuar si Dragan Shqekiç i cili shihet në video duke goditur Milon dhe e nxjerr me forcë nga automjeti.

“Ushtruesi i detyrës së prokurorit në ZDT në Ulqin, siç mësohet jozyrtarisht, ka urdhëruar arrestimin e dy policëve të cilët dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më 15 janar në pikën e përbashkët kufitare Sukobin – Muriçan, në të cilën ndodhi keqtrajtimi i një shtetas shqiptar. Në fjalë, siç mësojmë, janë policët D.Š. dhe N.B”, thuhet në komunikatë.

Petraq Milo, Kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, po udhëtonte me familjen e tij drejt Malit të Zi në 15 janar të këtij viti, kur u përball me dhunën e policisë kufitare malazeze.

Ndërsa sot gjatë ditës, kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot, në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar, prej kur edhe sipas tij “janë ndërmarrë masa”.

Ai tha se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

Por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi, siç tha, në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Sakaq, një ditë më parë u pezullua nga detyra zv/drejtori i Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi, Dragan Klikoovac.

Tërmeti i ri në Turqi, 6 të vdekur e mbi 680 të plagosur. Ekipet e shpëtimit kërkime të tjera për njerëzit e bllokuar nën rrënoja

Gjashtë njerëz kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë.

Më shumë se 680 njerëz janë plagosur në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit të 20 shkurtit.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.

Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve me magnitudë mbi 7 të shkallës Rihter që kanë lënë të vdekur mbi 44 mijë njerëz në Turqi dhe Siri.

Të vdekurit nga tërmeti i së hënës janë gjetur në qytetet Antakia, Defne edhe Samandagi, ka thënë ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos qëndrojnë në ndërtesat potencialisht të rrezikshme.

Soylo ka thënë se 213 njerëz janë plagosur në Turqi.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 470 njerëz kanë vizituar spitalet pas tërmetit, i cili është raportuar të jetë ndier edhe në Egjipt dhe Liban.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë ditë më parë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë edhe një herë për njerëzit e bllokuar nën rrënoja në Turqi pasi dy tërmeteve të reja.

Lëkundjet me magnitudë 6.4 dhe 5.8 goditën në jug-lindje pranë kufirit me Sirinë, ku tërmete masive shkatërruan të dy vendet më 6 shkurt.

Tërmetet e mëparshme vranë 44,000 njerëz në Turqi dhe Siri dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

Ndërtesat e dobësuara nga këto lëkundje u shembën në të dy vendet të hënën.

Agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave thotë se tërmeti me magnitudë 6.4 ndodhi në orën 20:04 me orën lokale (17:04 GMT), i ndjekur nga tërmeti 5.8 tri minuta më vonë.BW

Gjukanoviq: Mali i Zi nuk është pjesë e planit rus për rrëzimin e Qeverisë së Moldavisë

RFE/RL

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, deklaroi se nuk ka indikacione se autoritetet shtetërore apo institucionet e Malit të Zi kanë marrë pjesë në ndonjë mënyrë në përpjekjen ruse për të sulmuar Moldavinë, transmeton agjencia e lajmeve, Beta.

Gjukanoviq tha se mund të bëhet fjalë vetëm për “individë ose organizata terroriste që e vënë veten në shërbim të interesave ruse për të destabilizuar vendet fqinje”.

“Ne e dimë se një pjesë e qytetarëve të Malit të Zi, si dhe të vendeve të tjera të rajonit, për fat të keq demonstrojnë se mbështesin agresionin rus”, tha Gjukanoviq.

Presidenti i Malit të Zi u takua me Presidenten e Moldavisë, Maja Sandu, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sandu, tha më 13 shkurt se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin këtë në luftën kundër Ukrainës. Sipas saj, ky plan përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi.

Në ditën kur Sandu shpalli akuzat për ekzistimin e një plani të tillë, nga Moldavia u kthyen tifozët e ekipit të futbollit Partizan nga Beogradi.

Autoritetet moldave nuk kanë njoftuar nëse vendimi për të luajtur ndeshjen pa publik dhe pretendimet e presidentes së vendit lidhur me planin për të rrëzuar udhëheqjen, janë të ndërlidhura.

Ndërsa një ditë më vonë, zyrtarët në Beograd dhe Podgoricë thanë se nuk kishin një informacion të tillë dhe i kërkuan Moldavisë sqarime shtesë në lidhje me pretendimet e saj.

Më 14 shkurt, Rusia hodhi poshtë akuzat e presidentes së Moldavisë se Moska po planifikonte të destabilizonte ish-Republikën sovjetike.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, Moldavia, shtet fqinj i Ukrainës, është përballur me një sërë shqetësimesh të sigurisë, pasi copëza të raketave ruse kanë rënë në territorin moldav.

Moldavia po ashtu është përballur me reduktime të energjisë, pasi Ukraina ndaloi eksportin e energjisë për shkak të sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës së saj kritike.

Blinken në Turqi, bisedime mbi ndihmën për tërmetin si dhe anëtarësimin e Suedisë e Finlandës në NATO

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti të dielën në Turqi për një vizitë zyrtare. Ai zhvilloi diskutime me autoritetet turke mbi ndihmën e mëtejshme të Uashingtonit për Ankaranë, ndërsa vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit, që shkaktoi vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pjesën juglindore të Turqisë dhe vendin fqinj të saj Sirinë. Si pasojë humbën jetën më shumë se 45,000 persona. Mbi një milion të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe sipas parashikimeve, kostoja ekonomike e shkaktuar nga tërmeti mund të arrijë në miliarda dollarë.

Në krye të axhendës së zotit Blinken do të jetë edhe çështja e anëtarësimit në NATO, e Suedisë dhe Finlandës. Deri tani Turqia ka refuzuar të ratifikojë protokollet e pranimit të tyre në aleancë, duke thënë se Stokholmi në veçanti, ka strehuar ata që Ankaraja i quan anëtarë të grupeve terroriste. Turqia ka dhënë së fundmi sinjale se do të miratojë vetëm kërkesën e Finlandës.

Diplomati i lartë amerikan u ndal të dielën pasdite në provincën jugore turke të Adanas, e më pas pa nga lart me helikopter, zonat e goditura nga tërmeti, shoqëruar nga homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu. Zoti Blinken pritet të zhvillojë bisedime të mëtejshme dypalëshe në Ankara ditën e hënë.

Sipas burimeve në dijeni të axhendës, zoti Blinken do të takohet edhe me Presidentin turk Tajip Erdogan.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar tashmë në Turqi një ekip për operacionet e kërkim-shpëtimi, medikamente mjekësore, makineri për thyerjen e betonit si dhe fonde shtesë prej 85 milionë dollarësh në ndihma humanitare që mbulojnë gjithashtu edhe Sirinë. Zoti Blinken tha se Uashingtoni do të ofrojë edhe 100 milionë dollarë të tjerë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Vizita e parë e zotit Blinken në Turqi në cilësinë e Sekretarit të Shtetit ishte diçka për të cilën po punohej prej kohësh, por ajo vjen dy vjet pasi zoti Blinken mori detyrën. Kjo është në kontrast të fortë me atë çfarë kanë bërë disa nga paraardhësit e zotit Blinken, përfshirë Hillary Clinton-in dhe Rex Tillerson-in, të cilët zhvilluan vizitën e tyre të parë brenda tre muajsh nga marrja e detyrës.

Vonesat në këtë rast thonë analistët, tregojnë nivelin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve, marrëdhënie që u përkeqësuan veçanërisht që nga viti 2019, kur Ankaraja bleu sistemet ruse të mbrojtjes raketore.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë vlerësuar Turqinë për disa nga veprimet e saj gjatë sulmit rus në Ukrainë, ekspertët thonë se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar mbi marrëdhëniet e ngushta të Ankarasë me Moskën.

E nxorën gjallë 56 orë pas tërmetit teksa pinte cigare, i mbijetuari: Gruaja dhe vajza më vdiqën para syve, ja si shpëtova

Një nga të mbijetuarit e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit në Turqi ka bërë rrëfimin e tij traumatik se si arriti të shpëtonte pas 56 orësh nën rrënoja, duke ruajtur gjakftohtësinë. Ziya Soner Tughtekin, nga provinca Antijaman në Turqinë juglindore tregoi për mediat se doli nga rrënojat vetëm me të birin, ndërsa gruaja dhe vajza e tij humbën jetën.

“Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja … Kisha duhan me vete, po mbështillja një cigare dhe po pija duhan,” thotë i mbijetuari. “Në momentin e tërmetit, vajza dhe gruaja ime u përpoqën të vinin tek unë. Atyre u shemb tavani dhe u vranë në vend”, rrëfen ai. “Djali im Denis u bllokua dhe theu brinjët”.

Ai këshillon ata që e gjejnë veten në një pozitë të ngjashme që të përpiqen të ruajnë gjakftohtësinë e tyre.
Ekipet e shpëtimit e nxorën nga rrënojat teksa ishte me cigaren në gojë. “Kur më nxorën nga rrënojat, cigaren e kisha në gojë. Më thanë ta hidhja, por nuk e bëra sepse kështu mbeta gjallë”, shtoi ai. Aktualisht vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi.bw

U shpëtua pas 12 ditësh nën rrënoja, 34-vjeçari takon vajzën që lindi natën e tërmetit

34-vjeçari, Mustafa Avcı, u nxor nga rrënojat pas 12 ditësh nga tërmeti dhe në spital u takua me bashkëshorten dhe vajzën e tij Almila, e cila lindi rreth 3 orë para tërmetit të parë.

Mustafa u shpëtua në orën 261 dhe u ribashkua me gruan dhe vajzën e tij në spitalin e qytetit të Mersinit, ku u soll për trajtim. Natën e tërmetit ai doli nga dhoma e gruas së tij për të shkuar në mensë, në një spital privat në Hataym. Mustafa u kap në katin e parë nga tërmeti dhe mbeti nën rrënoja.

Gruaja dhe foshnja nuk u lënduan për shkak se nuk kishte shembje në dhomën e tyre. Gruaja e tij tha se Mustafa shkoi në mensë duke thënë “Do marr pak ajër” dhe mbeti nën rrënoja.

“Nuk kisha shpresë. Mendova se familja ime vdiq. Nuk bëra asnjë përpjekje për të shpëtuar, isha nën rrënojat. Tani më duket sikur kam lindur sërish.
Jam shumë i lumtur që kam kthyer familjen time. Nuk mund ta besoja se do të dilja përsëri. Mendova se kisha humbur nënën, babanë, të gjithë.
Gruaja ime, fëmija im, mendova se të gjithë kishin vdekur. Zoti i bekoftë të gjithë, të gjithë ishin shumë të interesuar. Jam shumë i lumtur, sikur kam lindur sërish”, tha Mustafa.

 

“Përjetova edhe parajsën edhe ferrin në 12 ditë. Por fatmirësisht jemi bashkuar dhe familja jonë është kompletuar”, tha ai.bw

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 2 të rinj nxirren të gjallë nga rrënojat pas 261 orësh. Mbi 44 mijë të vdekur

261 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, dy të rinj të moshës 26 dhe 34 vjeç u nxorën të gjallë nga rrënojat e një spitali privat në qytetin turk të Hatay.

Ekipet e shpëtimit po punonin rreth ndërtesës së shembur kur dëgjuan një zë dhe gërmuan në atë drejtim.

Mehmet Ali Sakiroglu, njëri nga dy të shpëtuarit, e kishte dërguar djalin e tij në spital një ditë para tërmetit, raporton agjencia Anadolu. Sipas bilancit të fundit, të publikuar nga burime mjekësore, viktimat e tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt ka shkuar në mbi 44 mijë.bw

Një e re 17-vjeçare shpëtoi pas 248 orësh

Njëmbëdhjetë ditë pas tërmetit, jeta vazhdon të dalë nga rrënojat turke – Më shumë se 41,000 viktima – 3,858 pasgoditje që nga dita e tërmetit

 

VOAL- Një vajzë 17-vjeçare u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën jugore të Turqisë, Kahramanmaras, të enjten. Gruaja e re u shpëtua 248 orë – ose 11 ditë – pas një tërmeti masiv që goditi zonën këtë javë, duke vrarë mijëra në Turqi dhe Siri. Transmetuesi shtetëror TRT Haber raporton.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në të dy vendet deri më tani ka tejkaluar 41,000 njerëz. Por është një buxhet që është i destinuar të rritet kur të ndalojnë kërkimet. Ndërsa, vetëm në Turqi të plagosurit janë mbi 105 mijë.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën edhe kur bie nata, por zona e goditur nga tërmeti është prekur pandërprerë nga pasgoditjet, 3858 janë regjistruar që nga dita e tërmetit, 6 shkurt, nga të cilët pothuajse 400 me magnitudë nga 4 në 5, dhe ai turk. Agjencia e emergjencës dhe fatkeqësive AFAD e quajti situatën “të jashtëzakonshme”.

Janë 50,576 ndërtesa të shembura pjesërisht ose të dëmtuara rëndë për shkak të tërmetit të dhunshëm dhe duhet të prishen urgjentisht, tha ministri turk i mjedisit, Murat Kurum, duke shtuar se autoritetet kanë inspektuar deri tani më shumë se 387,000 ndërtesa në dhjetë provincat e Anadollit juglindor të prekur nga tërmeti. .

Qyteti i Gaziantepit ka numrin më të madh të ndërtesave që duhet të prishen menjëherë, pothuajse 12,000, i ndjekur nga Hatay (10,991) dhe Kahramanmaras (10,777). rsi-eb

Vuçiq pas incidentit në Beograd: Shteti nuk do të lejojë dhunë

RFE/RL

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shteti nuk do të lejojë dhunë dhe do të veprojë menjëherë, pasi protestuesit e krahut të djathtë tentuan të hynin në Presidencën serbe.

Pas protestës së djathtistëve pro-rusë në Beograd, Vuçiq mbajti një takim me shërbimet e sigurisë.

“Shteti nuk do të lejojë banditët dhe ekstremistët, me ndihmë nga jashtë, qoftë nga Perëndimi apo Lindja, që të kërcënojnë rendin kushtetues”, tha ai për televizionin Pink.

Vuçiq nuk dha më shumë detaje për këtë temë.

Djathtistët serbë u mblodhën në Beograd më 15 shkurt për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner. Po ashtu, protestuesit brohoritën mesazhe ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë parandaluar djathtistët që të hynin në ndërtesën e Presidencës serbe.

Paraprakisht, protestuesit kishin larguar disa pjesë të rrethojave të vendosura pranë Presidencës dhe disa hodhën edhe vezë në drejtim të ndërtesës.

Ata u nisën drejt hyrjes kryesore të Presidencës, për siç thanë, dorëzuar kërkesat e tyre te Vuçiqi. Sipas tyre, kërkesa kryesore është ndërprerja e dialogut me Kosovën.

Disa pjesëmarrës në protestë, siç kanë raportuar gazetarët e Radios Evropa e Lirë që kanë përcjellë ngjarjen, kishin simbole të Wagner-it dhe shkronjën Z, që është bërë simbol i pushtimit rus të Ukrainës.

Kreu i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezheviq, gjatë adresimit para protestuesve tha se askush në partinë udhëheqëse në Serbi, Partisë Përparimtare Serbe, “nuk mund ta quajë veten serb”.

Protesta e djathtistëve serbë kundër Kosovës. Beograd, 15 shkurt 2023.

Protesta e djathtistëve serbë kundër Kosovës. Beograd, 15 shkurt 2023.

Knezheviq iu adresua edhe gazetarëve të mediave të huaja në gjuhën angleze, duke thënë se pjesëmarrësit në këtë ngjarje “preferojnë propozimin rus” për Kosovën dhe jo atë evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Protestuesit kanë brohoritur “Serbia, Rusia”. Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën, shtet që ka shpallur pavarësinë 15 vjet më parë.

Disa orë para protestës, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arrestuar dy persona – të cilëve u janë gjetur armë – që ishin nisur për të marrë pjesë në ngjarjen në Beograd.

Në deklaratën për media u tha se gjatë arrestimit, atyre u është gjetur një armë dhe municion.

“Patrulla e Popullit”, përmes kanalit të saj në Telegram, konfirmoi se dy anëtarë të kësaj organizate janë arrestuar.

“Patrulla e Popullit” është organizatë që njihet për veprime kundër migrantëve dhe për organizimin e ngjarjeve në Beograd në mbështetje të Rusisë, pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Në nëntor të vitit 2022, lideri i kësaj organizate, Damjan Knezheviq, vizitoi Qendrën Wagner në Rusi.

Organizata që udhëheq Knezheviq ka bërë edhe një mural në Beograd në nderim të Wagner-it.

Serbia, edhe pse është kandidate për anëtarësim në BE, refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ka raporte të mira dypalëshe me Moskën.

Protestë në Beograd kundër propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

VOA

Grupe protestuesish serbë në mesin e të cilëve edhe veprimtarë pro-rusë u mblodhën në qendër të Beogradit, duke kërcënuar me trazira nëse Serbia pranon një plan të mbështetur nga perëndimi që synon normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ndjenjat pro-ruse po rriten në Serbi, e cila e konsideron Rusinë, një anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, aleaten kryesore në kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës që u shpall 15 vjet më parë.

Protestuesit, që mbanin parulla “Kosova – Nuk ka dorëzim” dhe brohorisnin brohoritnin “Serbi-Rusi”, ndërsa ultra nacionalisti Damjan Knezheviç bëri thirrje për trazira nëse Beogradi kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën.

“Ju (qeveria) keni frikë nga trazirat. Ju betohem, ne jemi gati për më shumë se kaq” tha Knezheviç. Lëvizja e tij ‘Patrulla Popullore’ mbështet agresionin rus në Ukrainë dhe është aktive në përndjekjen e emigrantëve.

Knezheviç pranon lidhjet me grupin mercenar rus Wagner, i cili po lufton në Ukrainë.

Pas protestës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili përpiqet të ruajë drejtpeshimin midis aspiratave të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian dhe lidhjeve me Rusinë, tha se nuk ishte i sigurt nëse protestuesit “ishin pro-rusë”, por ishte i sigurt që “ata ishin anti-serbë”.

“Të gjithë ata që kërcënuan me vrasje dhe rrahje do të përgjigjen para ligjeve serbe”, tha ai në një transmetim televiziv pasi më parë takoi shefat e organeve të sigurisë shtetërore dhe të zbatimit të ligjit.

Më herët gjatë ditës, policia tha se dy mbështetës të organizatës së Knezheviçit që po shkonin për në Beograd, u arrestuan në veri të vendit dhe një pushkë snajper me municione ishte gjetur në makinën e tyre.

Policia pengoi një grup protestuesish që provoi të hyjë në selinë e presidencës serbe.

Nëse udhëheqja jonë shtetërore, dështon ta pengojë Kosovën të anëtarësohet në OKB, ne po i kërkojmë udhëheqjes ruse të përdorë veton dhe të na japë të paktën një muaj kohë për ta hequr këtë tradhtar”, tha Knezheviç, duke iu referuar presidentit serb Vuçiç.

Edhe pse ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, në Kombet e Bashkuara dhe forume të tjera ndërkombëtare, Serbia është kritikuar nga perëndimi se nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës.

Diplomacia perëndimore ka shtuar përpjekjet për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre sipas një propozimi evropian, që nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve.

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thanë se e pranojnë propozimin në parim dhe se diplomacia perëndimore ua ka bërë të qartë se mospranimi do të çonte në përballje me sanksione.

*Mbështetur në agjencinë e lajmeve Reuters

Turqi, një 42-vjeçare nxirret e gjallë nga rrënojat pas 222 orësh

VOA/Marrë nga Reuters

Një grua 42-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat, 222 orë pasi tërmeti i fortë goditi Turqinë dhe Sirinë. Sipas mediave turke gruaja u nxorr nga rrënojat e një godine në qytetin Kahramanmaras, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit. Ekipet e shpëtimit thanë se gruaja e shpëtuar është Melike Imamoglu.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi të martën se më shumë se 35 mijë njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit 100 vjet më parë.

Ndërsa numri i të vdekurve është pothuajse i sigurt se do të rritet edhe më tej thonë autoritetet, shumë të mbijetuar të mbetur të pastrehë janë duke luftuar për të përmbushur nevojat themelore, si gjetja e strehimit apo ushqimi.

Presidenti turk, i cili i është referuar tërmetit si “katastrofa e shekullit”, tha se më shumë se 13,000 njerëz po marrin ndihmë mjekësore në spitale.

Shumë në Turqi kanë fajësuar ndërtesit për numrin e lartë të viktimave, ndërsa mediat raportojnë se nuk janë zbatuar rregullat e ndërtimit.

Vuçiq nderon Richard Grenellin për “qasje të balancuar ndaj Serbisë”

Ish i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Beograd, më 24 janar 2020.

RFE/RL

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar më 15 shkurt se do të nderojë ish të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump, emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të posaçëm të administratës amerikane për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në gusht të vitit 2021, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës filluan të trajtohen nga Gabriel Escobar, i cili u emërua Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.

Më 15 shkurt, Vuçiq, kur u pyet nga një gazetar për nderimin e Grenellit me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, tha se ishte vendim që e mori personalisht, pasi sipas tij, Grenell “avokoi për Serbinë”.

“Një nga të paktët që u përpoq të kishte një qasje të balancuar, u përpoq të dëgjonte palën serbe, avokoi që zëri i Serbisë të dëgjohej”, u përgjigj Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tradicionalisht në festën kombëtare nderon me urdhër të lartë shtetëror individë, shërbimet e të cilëve i konsideron të dalluara.

I pyetur nëse Qeveria e Serbisë e ka paguar Grenellin për lobim, presidenti i Serbisë tha: “Nuk mendoj se po, por une nuk jam në Qeveri”.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është parakusht që të dyja vendet të vazhdojnë integrimin euroatlantik.

Beogradi zyrtar ende refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Pamje rrëqethëse, ekipet e shpëtimit mes frikës dhe vështirësive nxjerrin qytetarët e bllokuar nën rrënoja në Turqi

Pamje rrëqethëse janë publikuar në media, nga operacionet e shpëtimit të qytetarëve pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Sirinë dhe Turqinë.

Gra, fëmijë e burra të bllokuar vijojnë të shpëtohen edhe pas disa ditësh nga goditja e tërmetit. Ekipet e shpëtimit shihen në rrënoja, ku pamjet tregojnë edhe vështirësinë me të cilën ato përballet për të shpëtuar njerëzit.

Në njërën video shihet një grua e bllokuar, ndërsa sa merr kontakt nga punonjësit e shpëtimit, fytyra  e saj jep shpresë merr një pamje të gëzueshme.

Në një tjetër video dëgjohet kur thërrasin pasi ka situata kur e kanë të vështirë të identifikojnë njerëzit e bllokuar dhe mundohet që nëpërmjet zërit të kuptojnë nëse ka apo jo.

Pas britmave, nga ana tjetër e rrënojave dëgjohet zëri i një djali të vogël që jep shenja jete edhe pas disa ditësh i bllokuar në ndërtesat e shkatërruara.bw

Mrekullia vazhdon, 10-vjeçarja shpëtohet nga rrënojat e tërmetit pas 147 orësh

Një vajzë 10-vjeçare u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë jugore, 147 orë pasi tërmeti shkatërrues i së hënës goditi rajonin.

Videoja e shpërndarë nga bashkia e Stambollit tregon ekipet e kërkim-shpëtimit duke nxjerrë vajzën e quajtur Cudi nga rrënojat dhe duke e transportuar me barelë.

‘Cudi është e dashura jonë’, dëgjohet duke thënë një person në video, së bashku me ‘Haleluja!’

Një tjetër i mbijetuar, një burrë 35-vjeçar i identifikuar si Mustafa Sarıgül, u shpëtua nga rrënojat e një pallati gjashtëkatësh në të njëjtën provincë këtë të dielë.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka arritur në të paktën 28,192, me 24,617 vetëm në Turqi.bw

Mrekulli në Hatayn e shkatërruar nga tërmetet, një mësuese nxirret nga rrënojat pas 6 ditësh, kërkesa e parë ishte…çaj

Vazhdon shpëtimi i mrekullueshëm në ndërtesat që u kthyen në pirgje betoni pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş. Mrekullitë pasuan njëra-tjetrën në ditën e 6-të të tërmetit. Ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat 5 persona të tjerë në Hatay, i cili u shkatërrua nga tërmeti.

Në orën e 142-të të përpjekjeve të kërkim-shpëtimit në Hatay, ku ndodhi shkatërrimi më i rëndë i tërmeteve me qendër Kahramanmaraş, mësuesja 32-vjeçare Meltem u shpëtua i gjallë nga mbeturinat e një ndërtese 8-katëshe. Kërkesa e parë e mësueses së re nga ekipet që e shpëtuan ishte çaji.

Në Hataj, e cila është një nga qendrat ku tërmeti shkaktoi më shumë dëme, në bashkëpunim me shtetin dhe qytetarët po kryhen intensivisht aktivitetet e kërkim-shpëtimit dhe të ndihmës.

Gjatë punës së kryer në rrënojat e banesës 8-katëshe Alya Uçar që ndodhet në Ekinci Mahallesi İnönü Caddesi numër 128, mësuesja 32-vjeçare Meltem u shpëtua e gjallë. Me të dëgjuar zërin, mësuesja, e cila u shpëtua nga puna ku morën pjesë institucionet publike, minatorët dhe vullnetarët, u hoq nga rrënojat 142 orë më vonë dhe u dërgua në spital.

Vullnetari Isa Demir nga Konia, i cili ishte dëshmitar i momenteve të shpëtimit të mësueses Meltem, tha: “Ne erdhëm nga Konia dhe morëm pjesë vullnetarisht në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Kemi punuar në 2-3 rajone më parë, më në fund erdhëm këtu. Kishte momente gëzimi pasi u dëgjua zëri. Tingëlloi mirë. Kur minatorët arritën tek ajo duke shpuar murin, kërkesa e saj e parë ishte çaji. Ajo është e vetëdijshme dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ai.bw

Një 35-vjeçar nxirret nga rrënojat në Turqi pas më shumë se 6 ditësh nga tërmeti

Një 35-vjeçar u shpëtua nga nën rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën Hatay të Turqisë jugore 149 orë pasi tërmeti i fuqishëm goditi rajonin, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Burri, i identifikuar si Mustafa Sarıgül, pacient me epilepsi u gjet mes rrënojave të një pallati gjashtëkatësh gjatë skanimeve.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, si dhe personeli ushtarak dhe anëtarët e ekipit rumun të kërkim-shpëtimit, punuan për pesë orë për të shpëtuar 35-vjeçarin.

 

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës është 28,192 që nga mëngjesi i së dielës.bw


Send this to a friend