VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

100 MIJË PROTETSUES:FLAMUJ TË MAQEDONISË ME ATA SHQIPTARË: NUK LARGOHEMI PA U DOREHEQUR GRUEVSKI

 

VOAL – Shillegov: Mbi 100 mijë protestues, s’largohemi pa dorëheqjen e Gruevskit (VIDEO)

Zëdhënësi i partisë opozitare LSDM Patar Shillegov thotë se në protestë marrin pjesë mbi 100 mijë protestues.

Ai thotë se populli do të qëndrojë para Qeverisë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Dorëheqja nuk është larg dhe populli do të qëndrojë këtu”, ndërsa theksoi se shprehet i kënaqur edhe me pjesëmarrjen e shqiptarëve./ZËRI

SRF – Mazedonien: Drei Rücktritte und ein ungeheuerlicher Verdacht

 

Nach den tödlichen Gefechten zwischen Polizisten und vermeintlichen albanischen Terroristen sind zwei Minister und der Geheimdienstchef zurückgetreten. Unterdessen mehren sich die Hinweise, dass die Regierung die Kämpfe inszeniert haben könnte – die Opposition ruft zu Massenprotesten auf.

Jankulovska am Begräbnis eines in Polizisten in der Stadt Tetovo 

Bildlegende: Zuerst nahm Innenministerin Jankulovska (links) am Begräbnis eines Polizisten teil. Stunden später trat sie zurück. Reuters

Nach schweren Kämpfen in Mazedonien sind zwei Minister und der Geheimdienstchef des Landes zurückgetreten. Innenministerin Gordana Jankulovska, Transportminister Mile Janakieski und der Geheimdienst-Chef Saso Mijalkov hätten ihren Rücktritt eingereicht, sagte ein Regierungssprecher. Ministerpräsident Nikola Gruevski habe die Rücktritte angenommen.

Bei den Gefechten in der Stadt Kumanovo waren am Wochenende 22 Menschen getötet und 37 verletzt worden. Der Innenministerin waren schwere Fehler bei der Polizeiaktion gegen bewaffnete Albaner angelastet worden.

Hat die Regierung die Kämpfe inszeniert?

Unterdessen mehren sich Indizien, dass die Regierung die Kämpfe möglicherweise gezielt organisiert haben könnte. Der pensionierte mazedonische General Ilija Nikolovski wiederholte seine These, bei den Bewaffneten habe es sich nicht um Terroristen gehandelt, wie von der Regierung behauptet, sondern um bezahlte Söldner.

Ein Angehöriger einer Spezialeinheit nach den Kämpfen in Kumanovo 

Bildlegende: Was geschah wirklich in Kumanovo? Nicht nur die Opposition äussert Zweifel an der offiziellen Version der Regierung. Keystone

Es sei unmöglich, dass die Dutzende Albaner derart grosse Mengen Waffen unbemerkt ins Land hätten bringen können, sagte er weiter.

Auch das Portal «Libertas» kritisierte, es gebe vonseiten der Regierung nur Desinformation. Die Behörden hätten bisher noch keinen einzigen Beweis für ihre Behauptung erbracht, es habe sich um erfahrene Terroristen gehandelt.

Weder die Innenministerin noch der Regierungschef oder hohe Polizeigeneräle hätten sich bei der Polizeiaktion in Kumanovo blicken lassen. Zudem gebe es bis heute keine offizielle Untersuchung der schweren Kämpfe.

Opposition plant Massenproteste

Die sozialdemokratische Opposition, die seit über einem Jahr wegen angeblicher schwerer Wahlfälschung das Parlament boykottiert, hat für Sonntag in Skopje zu Massenprotesten zum Sturz von Regierungschef Nikola Gruevski aufgerufen.

Der Konflikt fällt mitten in eine schwere politische Krise in Mazedonien. Die Regierung Gruevski sieht sich schweren Korruptionsvorwürfen ausgesetzt. Die Opposition wirft ihr ausserdem vor, illegal 22’000 Menschen abgehört zu haben.

Ethnisches Pulverfass Mazedonien

Der Konflikt wirft ein Schlaglicht auf das schwierige Verhältnis zwischen den Volksgruppen in der früheren jugoslawischen Teilrepublik. Im Jahr 2001 hatte es im Norden Mazedoniens einen Aufstand ethnischer Albaner gegeben. Er endete mit einem Abkommen, das den Albanern mehr Rechte zusagte. Das Verhältnis der Albaner zur Regierung in Skopje bleibt aber angespannt. Rund ein Viertel der 2,1 Millionen Einwohner des Balkanlandes sind ethnische Albaner.

Die Gefechte am Wochenende lösten international Besorgnis aus. EU, UNO und die deutsche Regierung riefen zur Deeskalation auf. Mazedonien ist seit zehn Jahren EU-Beitrittskandidat und strebt auch die Aufnahme in die Nato an.

SRF 4 News, 01:00 Uhr; sda/afp/imhm;snep

STUDENTJA SHQIPTARE DENONCON QEVERINË E GRUEVSKIT DHE ALEATËVE TË TIJ: NA RRËMBYET ËNDËRRËN!

 

VOAL – Edhe studentët e Shkupit në fjalimin e tyre kanë shpreh pakënaqësitë e tyre duke theksuar keq qeverisjet e Gruevskit dhe koalicionin e tij.

Një studente shqiptare në fjalimin e saj tha se dëshirat  dhe kërkesat e të rinjve studentorë nuk kanë se ku t’i drejtojnë.

“ Ne dëshiruam të jetojmë në një shtet demokratikë, ku do të mundnim t’i drejtojmë kërkesat tona për shumë arsye.
Dëshiruam ardhmëri, dëshiruam trajtim më të mirë por aspak nga këto nuk i absorbuam nga etja e madhe  e pushtetarëve për pushtet.

Kështu ju të nderuar pushtetarë e ndërtuat ardhmërinë tuaj.
Prindërit po përcjellin të dashurit e tyre për në shtete tjera me biletë njëdrejtimëshe, natyrisht fal juve. A kjo është ardhmëria jonë?”, tha studentja shqiptare në protestë./Zeri

Ndërpritet Wi-Fi para qeverisë

 

VOAL – Janë ndërprerë valët e “wi-fi” para qeverisë, në vendin ku po mbahet protesta, njofton Klan Kosova.

Ndërprerja e rrjetit “wi-fi”, paraqet pengesë të madhe për të raportuar rreth ngjarjeve atje.

Gazetaret ankohen se nuk mund te informojnë publikun.

Kim Mehmeti: BDI e PDSH u ofruan shqiptarëve vetëm nënshtrim e varfëri

VOAL – Analisti Kim Mehmeti ka shkruar se dëshiron t’i shohë një ditë shqiptarët duke u nisur në drejtim të selive të partive politike shqiptare për t’i pyetur Ali Ahmetin e Menduh Thaçin se si arritët të poshtëroni shqiptarët kaq shumë. Sipas tij, BDI e PDSH shqiptarëve iu kanë ofruar vetëm nënshtrim e varfëri. Ja postimi i plotë i Kim Mehmetit në Facebook.

Të gjitha rrugët e Maqedonisë sot çojnë në Shkup dhe më vjen mirë që populli maqedonas zgjohet! Të jem i sinqertë: e ëndërroj ditën kur gjitha rrugët e shqiptarisë së Maqedonisë, do çojnë drejtë selive partiake të BDI-së e PDSH-së, e ku as do thyejnë, as do gjuajnë me guralec mbi policët e pafajshëm, as do shajnë e do kërcënojnë dike, por qetë e me urtësi, kryesuesve të BDI-së e të PDSH-së do u shtrojnë disa pyetje shumë të logjikshme, si për shembull këto: a nuk ju vjen aspak turp që i shërbyet dhe kaq vite e mbajtët në këmbë një regjim antishqiptarë si ai i Millosheviqit që na përbuzi e poshtëroi, a nuk ju vjen aspak keq që i shkelët e mëkëmbët të gjitha idealet tona, a nuk ndjeheni aspak përgjegjës që rinisë së këtushme shqiptare ia vratë edhe shpresën, a me të vërtet edhe pas “Sopotit”, “Brodecit”, “Monstrës”, edhe pas likuidimit të Harun Aliut me shokët, edhe pas deshqiptarizimit të Shkupit e Maqedonisë si dhe pas natës së përgjakur e rrëqethëse të Kumanovës, juve nuk ju vjen aspak turp të dilni përpara këtij populli, të cilit i premtuar liri e mirëqenie, e i ofruat vetëm nënshtrim e varfëri!”

‘Ahmeti –Thaçi: I mbytëm shqiptarët dhe akoma na besojnë’

 

VOAL – Protestuesit shqiptar përmes një pankarte që shihet shumë mirë kanë shprehur revoltën përmes një sarkazme kundër liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në këtë pankartë duket Menduhi duke i thënë Alisë, i mbytëm shqiptarët dhe akoma po na besojmë, Ahmeti ja kthen ne jemi carë, mbretër.

Ky është dialogu i paraqitur në këto mbishkrime të pankartave nga protestuesit shqiptar në Shkup.

LIVE: PROTESTA NË SHKUP

(E Plotësuar 14:55) – Zaevi arrin para qeverisë, thotë se protestat vazhdojnë deri në rrëzimin e Gruevskit

Sapo ka arritur lideri i LSDM-së Zoran Zaev para qeverisë ku pritet të dale para mijra qytetarëve për largimin e Gruevskit nga pushteti.

Zaev po kërkon largimin e Nikolla Gruevskit nga pozita e Kryeministrit.

Ai ka thënë se kjo protestë nuk përfundon pa u rrëzuar Qeveria dhe pa dhënë dorëheqje Gruevski.

 

****

(E Plotësuar) (14:45) – Kreu i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, është para ndërtesës së Qeverisë ku pritet të dale para qytetarëve të mbledhur për largimin e Nikolla Gruevskit nga pushteti.

Image

Richard Howitt, deputeti dhe ish-raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, po ashtu ka mbërritur në protestën masive, ku po ashtë merr pjesë edhe ish-kryeministri bullgar, Sergei Stanishev.

Image

 

*****

LIVE: Protesta në Shkup – Protestuesit i afrohen Qeverisë (VIDEO)

(E Plotësuar)  Protestuesit kanë filluar të mlidhen para qeverisë për të marrë pjesë në protestën e madhe të opozitës e cila ishte shpallur si një protest mbipartiake dhe qytetare.

Qytetarët mbajnë parulla ku shkruhet”Lamtumirë Nikolla”, “Dorëheqje” dhe kështu me radhë.

Image

Afër kolonave të qytetarëve shihet prania e rojeve me këmisha të kuqe të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe gjetjen e provokatorëve.

Protestuesit janë të mbështetura nga qytetarët të cilët qëndrojnë në tarraca përreth.

Image

 

Qytetarët nuk veshin simbole partiake, veshin vetëm flamuj kombëtarë dhe parulla. /TetovaSot/

 

****

 

LIVE: Protesta në Shkup (VIDEO)

 

Image

 

Mijëra protestues kanë nisur protestën e opozitës nga kompleksi i gjykatave në Shkup dhe për momentin protestuesit janë duke ecur kah qendra “Mavrovasja”, në drejtim të objektit të Qeverisë, njoftojn gazeta KOHA nga maqedonia.

Në duart e protestuesve shihen të ngjitur flamur shqiptarë, maqedonas dhe turq por edhe të nacionaliteteve të tjera.

Në rrugë e sipër protestuesve u bashkëngjiten qytetarë të tjerë, ndërsa dëgjohen brohoritma “Dorëheqje”, kurse protestuesit mbajnë edhe pankarta me këtë kërkesë.

Ata duhet të arrijnë para Qeverisë ku është e vendosur skena e protestës e cila do të fillojë në ora 14.

Më poshtë mund ta ndiqni LIVE protestën  e qytetarëve të Maqedonisë që po mbahet në Shkup.

PËRGATITJET E FUNDIT PËR PROTESTËN – FOTOGALERI

 

VOAL – SHKUP – Protestuesit anti-qeveritar në Maqedoni janë duke i bërë përgatitjet e fundit për protestën e thirrur për në orën 14:00 nga partia opozitare e Zoran Zaev e ku do të marrin pjesë qytetarë, OJQ, parti politike, e madje është thënë se edhe ambasadorë perëndimorë do të jenë të pranishëm.

Në vijim ju sjellim disa fotografi të përgatitjeve për protestë.

AUTOKOLONA TË GJATA NË RRUGËT E MAQEDONISË

 

VOAL – SHKUP – Mediat shqiptare në Maqedoni, por edhe disa nga ato maqedonase, kanë publikuar një video ku shihen shumë autobusë e makina.

Thonë se që të gjitha ato janë nisur për të marrë pjesë në protestën anti-qeveritare të opozitës në Shkup.

Në videon e publikuar para pak kohe shihet që i tërë komunikacioni në këtë autostradë, që nuk ceket se në cilin vend është, është i bllokuar, transmeton Koha.net.

Krye-opozitari maqedonas, Zoran Zaev, ka thënë se pret që në protestën e sotme të marrin pjesë me mijëra persona, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga qendra e Shkupit deri në dorëheqjen e Gruevskit.

Forcat qeveritare kanë paralajmëruar një tubim pro-qeveritar për të hënën mbrëma.

FOTOREPORTAZH NGA SHKUPI – PROTESTA GJITHËPOPULLORE ANTIQEVERITARE

protestoj1

VOAL – SHKUP – Shumë qytetarë nga qytetet tjera të Maqedonisë, janë nisur drejt Shkupit për të marrë pjesë në protestën e sotme, që pritet të mbahet në orën 14, organizuar nga opozita maqedonase për largimin e qeverisjes së kryeministrit Nikolla Gruevski.

Përpos simpatizantëve të partive opozitare maqedonase, pjesëmarrjen në protestat e sotme e kanë paralajmëruar dhe përfaqësues dhe përkrahës të shoqërisë civile maqedonase, shqiptare, qytetarë të komuniteteve të ndryshme, si dhe euro-deputetë.

Përderisa asnjë parti shqiptare nuk është shprehur publikisht se mbështet protestat e opozitës maqedonase, shqiptarët e Maqedonisë, në rrjetet sociale janë duke bërë thirrje që sa më shumë të dalin sot në rrugët e Shkupit për të kërkuar rrëzimin e Qeverisë së Gruevskit.

Protesta do të organizohet para Qeverisë, ndërsa lideri i opozitës, Zoran Zaev, ka theksuar se nuk do të tërhiqen nga protestat dhe bashkë me përkrahësit e tij do të qëndrojë para Qeverisë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.

“Nëse kryeministri nuk jep dorëheqje, ne do të qëndrojmë deri në fund. Nëse jam unë ai që e filloi këtë proces, unë do të jem tërë kohën aty me protestuesit, përpos në atë kohë kur do të duhet të jem i pranishëm në bisedime që dashtë Zoti të japin rezultat. E, ai rezultat është dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevski, formimi i një qeverie kalimtare, normalizimi i Maqedonisë si shtet dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Do të jem aty me qytetarët, krah për krah, deri në qëllimin e fundit, e ai është largimi i Nikolla Gruevskit nga skena politike”, është shprehur lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

Ndërkohë, partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, për të hënën ka paralajmëruar një kundër-protestë, e cila ka në shënjestër opozitën dhe, siç thuhet, tentimin e saj për të destabilizuar vendin.

Kryeministri Nikolla Gruevski edhe një herë ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, duke theksuar se bisedat e publikuara nga opozita maqedonase janë të montuara.

“Dorëheqje nuk do të jap, as Qeveri kalimtare nuk do të ketë. Unë kam një detyrim për të gjetur një zgjidhje. Nëse unë do të jepja dorëheqje, do të isha një frikacak”, ka deklaruar Gruevski për televizionin maqedonas Sitel.

Protesta e sotme, pos që ndiqet me shumë interes nga mediat e vendit, për të kanë shprehur interes edhe shumë media të rajonit dhe ndërkombëtare.

Dy orë para organizimit të protestave, vërehet prani e theksuar e forcave policore, të cilat kanë shtuar masat e sigurisë për protestën, ndërkohë që dje edhe lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, tha se partia e tij dhe aktivistë të shumtë janë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestave për të kaluar ato në formë të qetë dhe demokratike. rel

protestoj2

protestoj3

protestoj4

protestoj5

 

protestoj6

 

protestoj7

 

protestoji

MAQEDONIA ME RASTIN E KUMANOVËS U FUT NË VIJËN E LUFTËS – Analizë nga SKËNDER MULLIQI

 

Ngjarjet  e pamira në FYROM, tash një kohë të gjatë që po ndodhin, dhe kjo e fundit në Kumanovë më përmasa tragjike, e hapin pyetjen për fatin e Maqedonisë. E hapin pyetjen për ekzistimin e shtetit të kompremetuar të fashistit Nikolla Gruevski. Të gjitha analizat flasin se ngjarjet shumë tragjike karshi shqiptarëve të cilët u bënë rrafsh me tokë nga forcat fashiste te Gruevskit në Kumanovë, ishin mirë të inskenuara dhe te ndihmuara edhe  nga qarqet e caktuara antishiptare. Shumëçka u qartësua dhe po qartësohet lidhur më ekspediten ndëshkuese  të forcave  policore të Maqedonisë.
Maqedonia ka qenë dhe ka mbetur shqetësim për bashkësinë ndërkombëtare. Çdo krijesë artifciale herdokur e pret shpërbërja, siç ndodhi me ish BRSS-në, ish-Jugosllavinë, ndarja e çekëve prej sllovakëve e shembuj të tjerë. Krijesat e tilla artificiale ngërthejnë në vete së pari problemet etnike, problemet me fqinj, nuk kanë mundësi të zgjidhjes së problemeve sociale-ekonomike, nuk sigurohen në mënyrë të barabartë  të drejtat dhe liritë e njeriut. Aq më të brishtë e bën situatën politike dhe të sigurisë në këtë shtet fakti se populli maqedon, sikurse serbët, kurrë nuk u liruan nga shovenizmi karshi shqiptarëve. Ata po trajtohen si qytetar të dorës së dytë ose edhe me keq. Në forma të ndryshme në vazhdimësi po persekutohen nga sllavomaqedonasit të mbushur më urrejtje patologjike. Rusët dhe bullgarët po  mundohen qe Maqedoninë ta nxjerrin si paralelizëm me Ukrainën, e një paralelizëm i tillë po bëhet qëllimisht nga hegjemonitë ruso-bullgare dhe serbe. Rusia për ta zhvendosur konfliktin nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të futjes së ndikimit dhe të shtrirjes gjeostrategjike, ndërsa serbët dhe bullgaret për ta marre hisen e tyre të pretenduar moti. Në ketë mes gjendet edhe Greqia e cila është në kontest lidhur me emërtimin e FYROM-it, duke e stopur këtë shtet në integrimet euroatlantike. Kjo situatë e krijuar nxit dhe krijon kushte për një shpërbërje të mundshme të këtij shteti. Ky është realiteti politik që edhe përkunder këmbënguljes ndërkombëtare vështirë që do të  shpëtojë heret ose vonë nga shpërbërja.
Ish sekretari amerikan i shtetit Xhems Bejker, përkundër se kishte deklaruar në Lubjanë  se ish Jugosllavia do të duhet ta ruajë tërësinë territoriale, e pashmangshme ishte shpërberja e saj. Një analogji e tillë vlen edhe për krijesën e FYROM-it, të cilën krijesë si të tillë nuk e pranojnë shtetet fqinje. Aq me fraxhile e bën situatën politike në këtë vend, fakti që në krye të shtetit gjinden forcat ultranacionaliste të Nikola Gruevskit, i cili qëllimisht inskenoi shumë incidente nderetnike më përmasa tragjike. Edhe nese ndodh të largohet nga pushteti nën trysninë e fortë ndërkombëtare dhe të opozitës, pushteti shovenist i Gruevskit tashmë ka  lënë pasoja gadi të pariparueshme. Pushteti sllavomaqedonas me shtetrrethimin e egër policor dhe ushtarak në Kumanovë shqiptarëve në këtë republikë  u shpalli luftë. Këtë e vërtetuan edhe deklaratat tejet skandaloze të Jankullovskës së dorëhequr, e cila tha së shqiptaret duhet shlyer, edhe ate për një ditë të vetme. Kur një polici apo ushtri ushtron një dhunë të tillë mbrenda territorit vet, kunder nje entiteti të posaqëm etnik, vështire që do mbahet një bashkëjetesë e tillë e dhunshme për një kohë më të gjatë.
Ngjarjet në FYROM shpërfaqën edhe dobësit e mëdha të faktorit politik shqiptar në këtë republikë, dhe shpërfaqën edhe dobësitë e faktorit politikë shqiptar të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare,  të cilat qendra u treguan të ngathta para një situate të tillë të krjuar, ku mbi bashkombasit e tyre në Kumanovë u ushtrua terror i vërtetë nga terbimi sllavomaqedos. Për prapavinë dhe prapaskenat që ndodhën me këtë rast, duke i tradhtuar rëndë ata trima të cilët luftuan fyt për fyt me egersirat maqedonase, lë të mbetet kjo në ndërgjegjën e tyre sigurisht të vrarë. Nese vërtet dikush nga shqiptarët ka bërë veprime te tilla tradhtare – e duket se ka bërë, – historia kurrë nuk do t’ua falë.
Armiqtë tanë gjithmonë vepruan në mënyrën më barbare kunder interesave të shqiptarëve, vetëm që mos të faktorizohemi në ketë pjesë të Evropës. Kumanova hapi dimensione te reja, duke krijuar  krejtësisht një situatë të re politike, që ngerthen në vete edhe pozicionim të ri të faktorit politik shqiptar dhe ndërkombëtar. Duke i pasur para sysh problemet e hapura në këtë republikë dhe të mardhënieve ndërkombëtare, automatikisht hapen platforma te reja politike të cilat kërkojnë një studim të veçantë. Platforma politike shoveniste serbe, ruse dhe maqedonase për Shqipëri të Madhe, është tezë ekspansioniste e këtyre shteteve karshi tokave shqiptare. Shqipëria e Madhe,  Shqiperia Natyrale apo Bashkimi Kombëtar është diçka shumë e logjikshme dhe e natyrshme, kur dihet se nga fuqitë e mëdha të kohës tokat shqiptare u shkëputën nga trungu i lashtë ilirik.
Faktori ndërkombëtar ishte dashur të marre masa preventive për parandalimin e ekspansionit ruso-serbo-maqedonas në hapësirat Ballkanike. Ndërkombëtarët është mirë që nuk ranë nën ndikimin e qarqeve antishiptare që ngjarjet në Kumanovë t’i klasifkojnë si ngjarje ku u luftuan terroristët shqiptarë, për dallim të faktorit poltik shqiptar. Edhe ata të cilët nuk i kanë dy lidhje me politikë nuk do të kishin ra pre e një logjke të tillë antishqiptare. Deklaratat e  fundit të kreut të Kremlinit, të kreut të Serbisë dhe të kreut të FYROM-it janë mirë të sinkronizuara, që faktori shqiptar të dobësohet dhe që, para  syve të botës demokratike, të paraqitet si fajtor kujdestar për eskalimin e mundshem në Ballkan.
Faktori politik shqiptar duhet ta shfrytëzojë mirë situatën e krijuar dhe të bëjë hapa konkretë në revidimin e Marrëveshjës së Ohrit. Pushtetit të Gruevskit po i ngushtohet fusha e veprimit, dhe kjo të shfrytëzohet mirë për realizimin e te drejtave legjitime të shqiptarëve në FYROM. Maqedonia tashmë e identifikuar si shtet jo stabil për shkak të nëpërkëmbjes  së të drejtave të shqiptarëve po hyn në fazën e re destabilizuese. Po hyn në fazen e gërshetimit të interesave ndërmjet Amerikës dhe të Rusisë në planin gjeopolitik. Në shikimin e planit të çështjes shqiptare të eliminohen revidimet e deritashme në drejtim të federalizmit të Maqedonisë, e që do të ishte zgjedhja e përhersheme e problemit etnik maqedono-shqiptar…

PROTESTA GJITHËPOPULLORE NË MAQEDONI – TË PRANISHME EDHE MEDIAT BOTËRORE

VOAL – SHKUP – Për shkak të protestave gjithëpopullore në Maqedoni në Shkup ambasador dhe ish ambasador të huaj do të jenë në rradhët e para të protestës.

Prezencën e ka paralajmëruar Ervan Fuere dhe shumë ambasador të huaj të akreditur në Maqedoni.

Me këtë garantohet se protestat do të jenë të qeta dhe demokratike ku qytetarët e Maqedonisë për herë të parë në histori do të kenë mundësin që të shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë të qetë dhe të sigurtë ndaj qeverisë së kryeministrit, Nikolla Gruevski që dyshohet sipas opozitës se është i përfshirë në vrasje, krim dhe korrupsion .

Ndërkohë, në Shkup kanë arritur edhe gazetarët e mediave botërore për të raportuar për protestat e sotme në ora 14.00 në qytetin e Shkupit.

Një miting i madh qytetar pritet të mbahet sot në Shkup, para Qeverisë së Maqedonisë, me kërkesë për dorëheqje të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kabinetit të tij.Paralajmërimet janë se do të jetë kjo protesta më e madhe deri tani e mbajtur në Maqedoni. Ajo është një lloj kulmi i protestave të përditshme që shpërthyen në Shkup dhe qytete të tjera, që nga fillimi i publikimit të të ashtuquajturave “bomba” –telefonatave të përgjuara që zbulojnë afera të shumta korruptive dhe veprime jodemokratike të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij partiakë dhe qeveritarë.

Organizator kryesor i protestës është partia opozitare Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, me në krye liderin Zoran Zaev, por atë e kanë përkrahur edhe shumë organizata qytetare, ndër të cilët edhe Plenumi i Studentëve, i cili ka mobilizuar pjesën më të madhe të popullatës studentore.

Në Shkup pritet që, përkundër opstrukcioneve dhe presioneve të shumta mbi qytetarët nga ana e partisë në pushtet VMRO-DPMNE, të grumbullohen dhjetëra mijëra njerëz nga të gjitha anët e Maqedonisë.

Opozita dhe organizatat qytetare që përkrahin protestat kanë paralajmëruar se tubimi i sotëm nuk do të jetë i fundit, porse aktivitetet e tilla dhe të tjera do të vazhdojnë deri në rënien definitive të Gruevskit. kp

QERIQI – DIKUSH E TRADHTOI GRUPIN NË KUMANOVË, ALI AHMETI ËSHTË I PAFYTYRË

VOAL – PRISHTINË – Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi, i ka shkruar sonte, përmes facebook-ut, një letër bashkëluftëtarit të vet, komandantit Sami Ukshini – Sokoli, njërit nga pjesëtarët e grupit që luftoi në Kumanovë, për të cilin thuhet se gjendet në arrest në Maqedoni. Ai, gjithashtu, është i bindur se grupi ka qenë i tradhtuar.

Qeriqi në letrën e vet e quan të dinjitetshme luftën që Ukshini me shokë e bënë në Kumanovë dhe thotë se ata kanë dalë atje në ndihmë popullatës shqiptare.

Për liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin thotë se, edhe sikur të mos e ketë ditur se ish-bashkëluftëtarët e tij gjenden në Kumanovë, ka përgjegjësi për shkak se nuk ka dalë nga qeveria maqedonase në momentin e parë kur e ka mësuar këtë.

“Ali Ahmeti ishte pjesë e nënshkrimit të asaj marrëveshjeje (të Ohrit), mirëpo për fat të keq ai e harroi apo e la anash atë marrëveshje dhe u vërsul drejt pushtetit. Madje I harroj edhe bashkëluftëtarët e vet duke i lënë në mëshirën e kohës”, shkruan Qeriqi.

Ja postimi i tij i plotë në facebook.

“Për bashkëluftarin tim të UÇK-së komandantin Sami Ukshini (SOKOLI).
I nderuar bashkëluftar dhe komandant Sokoli ndihem krenar madje teper krenar që kam pas fatin të njihem me ju në luftën çlirimtare të Kosovës.
Qysh në momentin e parë kur jam takuar me ju I kam kuptuar aftësitë tua, guximin dhe trimërinë që kishe për luftë.
Ju luftuat dhe nuk u ndalët kurrë, pas çlirimit të Kosovës ju me shumë bashkëluftëtarë nuk u ndalët në rrugëtimin për bashkimin e trojeve shqiptare. Në luftën evitit 2001 në Maqedoni ju me bashkëluftëtarë i fituat të gjitha betejat ndaj sllavomaqedonasve dolët fitimtar të mdhenj duke i goditur forcat armike në çdo cep. Fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni ishte marrëveshja e Ohrit nënshkruesit e kësaj marrëveshje asnjëher nuk ishin këmbëngulës që kjo marrëveshje të zbatohet. Ali Ahmeti ishte pjesë e nënshkrimit të asaj marrëveshje, mirëpo për fat të keq ai e harroj apo e la anash atë marrëveshje dhe u vërsul drejt pushtetit madje I harroj edhe bashkëluftëtarët e vet duke i lënë në mëshirën e kohës. Sot shumë bashkëluftëtarë të luftës së 2001-it mbahen padrejtësisht në burgjet e sllavo-maqedonasve ata akuzohen për vepra të ndryshme krejt kjo ju bëhet vetëm e vetëm pse ata ishin Ushtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kurse Ali Ahmeti me bashkë partiakët e tij hesht.
Po ashtu popullatës shqiptare atje ju bëhen padrejtësi të mëdha, ata sot jetojnë më keq se para luftës atje.
I nderuar dhe shumë I respektuar trim I madh komandant Sokoli ju me shumë bashkëluftëtarë shkuat në Maqedoni për tu dalë në ndihmë popullatës shqiptare atje, ju me ata bashkëluftëtarë trima e zhvilluat një betej të pabarabartë por që qëndruat dinjëtetshëm. Jam I bindur se dikush u tradhtoj por ata tradhtar do ta tradhëtojn vehten.
Nuk kam as inat me Ali Ahmetin as nuk njihem me të mirpo mendoj se ai nuk mund ti ikë përgjegjësis për atë që ndodhi në Kumanovë. Arsyeja se pse po e them këtë është se edhe nëse Ali Ahmeti nuk ka qenë I informuar për rastin atje në momentin e parë që e ka kuptuar se aty gjinden bashkëluftëtarët e tij është dashur të paktën të marrë vendim që të dal nga koalicioni me pushtetin atje dhe të solidarizohet me këta trima. Ali Ahmeti si duket ka harruar se pikërisht këta trima ja fituan luftën atje dhe falë këtyre trimave është ngritur ai dhe është në pozitën që është. Pra kjo është ajo pafytyrësia e tij që ka treguar në këtë rast. Lavdi për të gjithë ata trima që ranë atje, nderë dhe respekt të madh për ju komandant Sokoli dhe të gjithë shokët tuaj bashkëluftëtarë.” kp

Thaçi – Të ndalet dhuna ndaj të arrestuarve të Kumanovës nga regjimi represiv i Gruevskit

 

VOAL – PRISHTINË – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Prizren ditën e sotme, pasi shprehu ngushëllimet për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në konfliktin e armatosur në Kumanovë, për herë të parë u shpreh haptas rreth konfliktit në Kumanovë si dhe rreth problemeve politike në Maqedoni.

Ai, në një intervistë për RTV BESA, ndër të tjerash deklaroi se të arrestuarit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe “të ndalet dhuna fizike ndaj tyre nga regjimi represiv i Gruevskit”.

“Problemi nuk është në Kumanovë, problemi është në Shkup, problemi është politik e jo ndëretnik. Maqedonia ka nevojë për më tepër demokraci, për media të lira, shoqëri civile, zhvillimin e bizneseve dhe të tregut të lirë dhe për më tepër frymë euro-atlantike”, ka thënë Thaçi.

Për më tepër rreth problemeve në Maqedoni dhe temave aktuale në Kosovë, ndiqni intervistën e Thaçit në videon në vijim.

Editorial – POLITIKA JONË ENDE PA NJË VERSION ZYRTAR PËR KUMANOVËN

Një javë pas zhvillimeve në Kumanovë, ku dhanë jetën disa dhe u arrestuan me dhjetëra shqiptarë, politika jonë në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup ende është pa asnjë version zyrtar të saj. Kreu i partisë shqiptare që bashkëqeveris në Shkup doli në publik vetëm dje dhe nuk ndau me shqiptarët asnjë informacion që do të hidhte dritë mbi misterin e Kumanovës. Përkundrazi, gjatë gjithë intervistës, përballë një morie pyetjesh që iu bënë, ai mbeti gjithnjë brenda linjës zyrtare të Shkupit. Prishtina zyrtare përsërit vazhdimisht kërkesën e saj për një hetim të plotë dhe transparent ndërkombëtar, ndonëse faktorë të zëshëm në kryeqytetin e Republikës së Kosovës kërkojnë që shteti i tyre të publikojë gjithë informacionin që zotëron lidhur me zhvillimet e Kumanovës. Tirana zyrtare vetëm hesht dhe i kërkon Shkupit e bashkësisë ndërkombëtare për një hetim të plotë e të pavarur ndërkombëtar të zhvillimeve të Kumanovës. Kjo papërgjegjshmëri e politikës sonë ndaj një zhvillimi që ka tronditur thellë mbarë kombin shqiptar kudo që ndodhet në Ballkanin Perëndimor dhe në botë, por veçanërisht vëllezërit tanë në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Maqedonisë, nuk e ndihmon opinionin tonë të krijojë një mendim sa më të drejtë dhe sa më të saktë ndaj këtyre zhvillimeve, sidomos nuk e ndihmon të përcaktojë qëndrimet e tij të mëtejshme në raport me pasojat e këtyre zhvillimeve. Periudha njëjavore ka qenë e mjaftueshme për përpunimin e të dhënave, të mëparshme a të mëvonshme. Mendojmë se është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e turpshme pritja e mëtejshme e politikës sonë për të dalë me versionin e saj zyrtar, por edhe me masat përkatëse për të hedhur dritë të plotë dhe për të përkufizuar gjithçka që ndodhi në Kumanovë.

SHQIPTARËT MANIFESTOJNË NË GJENEVË PËR TË DENONCUAR MASAKRËN E KUMANOVËS

Manifestuesit kërkojnë në mënyrë të veçnatë nga OKB-ja hapjen e një hetimi ndërkombëtar

VOAL – GJENEVË – 16 MAJ – Sipas agjencisë zvicerane të lajmeve sda-ats, rreth 200 veta janë tubuar sot pasdite para Pallatit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë për të denoncuar ‘masakrën ndaj shqiptarëve etnikë në Kumanovë’ në Maqedoni. Manifestuesit kërkojnë në mënyrë të veçnatë nga OKB-ja hapjen e një hetimi ndërkombëtar.

Folësit e dënuan terrorin shtetëror të ushtruar nga policia maqedone dhe nga forcat ushtaraka ndaj popullsisë civile shqiptare. Manifestuesit theksuan se dhunime të tilla dhe krime kundër njerëzimit të dërgohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Mendohet se në Zvicër jetojnë rreth 60 000 shqiptarë të Maqedonisë.

Ndërkohë, sipas atsh, qindra shqiptarë protestuan në solidarizim me Kumanovën me moton kundër terrorit maqedonas ndaj vendbanimit shqiptar.

Në emër të Shoqatave shqiptare në Zvicër, Vaxhid Sejdiu u ka kërkuar institucioneve ndërkombëtare hetim të pavarur ndërkombëtar për ngjarjen e Kumanovës, si dhe ngjarjet e tjera të ndodhura në vendbanimet shqiptare.

Në përfundim të protestës paqësore, ata dorëzuan një letër OKB-së në Gjenevë, duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-Moon, që të marrë masa urgjente për të ndaluar dhunën dhe terrorin e ushtruar nga forcat maqedonase mbi popullsinë shqiptare.

“Ne kërkojmë hapjen e një hetimi ndërkombëtar, për të ndëshkuar aktorët e dhunës dhe masakrës në Kumanovë. Prandaj, kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, për të marrë këtë çështje në dorë dhe për të sjellë para drejtësisë, para Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së në Hagë, autorët e krimeve të tilla kundër njerëzimit”,thuhet ndër të tjera në letrën e protestuesve shqiptarë.

Në paralajmërim të kësaj proteste, Vaxhid Sejdiu u shpreh një ditë më parë në “Facebook” se “urdhërdhënësit dhe aktorët në Masakrën e Kumanovës duhet të dënohen për krime kundër njerëzimit. Askush nuk ka të drejtë me forca policore, me mjete të blinduara të shkatërroj vendbanimet shqiptare”.

SHKUP – OPOZITA PROTESTON NESËR

 

VOAL – SHKUP – Opozita maqedonase ka paralajmëruar një protesët të madhe për ditën e nesërme para zyrave të qeverisë, ndërkohë që i bën thirrje autoriteteve të rendit që të mos pengojnë ardhjen e protestuesve nga qytetet tjera, ashtu siç ka ndodhë në të kaluarën.

Opozita e drejtuar nga Lidhja Social Demokrate thotë se protestuesit do të qëndrojnë para qeverisë deri sa të largohet kryeministri Nikolla Gruevski nga pushteti. Por, partia e kryeministrit maqedonas, ka paralajmëruar,  nga ana tjetër, një kundër-protestë, siç e quajnë mjetet e informimit, për ditën e hënë, në po të njejtin vend, para qeverisë, në mbëdhtetje të kësaj të fundit.

Vëzhguesit vërejnë se pushteti po përpiqet, në këtë mënyrë, të nxisë përplasje midis përkrahësve të tij dhe opozitës. Në protestën e nesërme është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e shqiptarëve, të cilët duan largimin nga pushteti të Nikolla Gruevskit.

Në këtë kuadër, një bisedë telefonike e ish-ministres së rendit, Gordana Jankullovska, e publikuar dje nga opozita maqedonase, ku ajo flet për “nevojën e shkatërrimit të shqiptarëve dhe që kjo të bëhej brenda një dite të vetme”, ka zgjuar neveri tek shqiptarët, jo vetëm në Maqedoni, ndaj saj.

Ndërkohë, sot drejtuesi opozitar Zoran Zaev publikoi biseda të përgjuara ku dëgjohet kryeministri Nikolla Gruevski me bashkëpunëtorë të ngushtë të tij duke folur për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe gatishmërinë për të pranuar propozimin: Republika Veriore e Maqedonisë, me një referencë gjeografike në kllapa si “Shkupi” ose “e Vardarit”; ndonëse  autoritetet maqedonase gjatë procesit të bisedimeve për emrin, publikisht janë treguar të vendosura për të mos bërë lëshime.

Gjendja në Maqedoni, megjithatë, shikohet me shqetësim nga komuniteti ndërkombëtar. za

JAHJAGA I PËRGJIGJET IVANOVIT – DUAM HETIM TRANSPARENT PËR KUMANOVËN

VOAL – PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë thirrje që për ngjarjet e fundit në Kumanovë të Maqedonisë, të bëhet një hetim kredibil dhe transparent.

Ishte presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, ai i cili e bën Kosovën përgjegjëse për zhvillimet tragjike në Kumanovë, ku si pasojë e përleshjeve ndërmjet një grupi të armatosur dhe policisë maqedonase, është thënë se kanë mbetur të vrarë 22 persona.

Për këto zhvillime, Ivanov ka alarmuar edhe shtetet tjera botërore.

Ndërkaq, zëdhënësi i Presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka deklaruar se palët në Maqedoni duhet të përmbahen nga dhuna në mënyrë që të krijohen mundësi për një hetimi të hollësishëm.

“Presidentja Jahjaga në vazhdimësi të zhvillimeve në Maqedoni ka mbajtur komunikim të rregullt me bartësit tjerë të institucioneve relevante në Kosovë dhe ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve, duke kërkuar nga palët të përmbahen nga dhuna”, ka thënë Vllahiu.

Sipas tij, presidentja Jahjaga “ka bërë thirrje për hetim transparent dhe kredibil të ngjarjeve në Maqedoni dhe ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të vendit për ofrim të ndihmës në zbardhje të plotë të zhvillimeve në qytetin e Kumanovës”.

Njëherësh, Jahjaga, ka vijuar Vllahiu, kërkon që të zbatohet Marrëveshja eOhrit, në mënyrë që shqiptarët e Maqedonisë të trajtohen të barabartë me komunitet tjera.

“Ripërsërisim edhe njëherë faktin se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një Maqedoni shumetnike, stabile, të përkushtuar për të drejta të barabarta të të gjitha komuniteteve dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, e orientuar fuqishëm në rrugën euroatlantike, që ndërton dhe respekton marrëdhëniet e mira fqinjësore si një parakusht i integrimeve”, ka thënë Vllahiu.(rel)

NJË JAVË PAS – ENDE SHUMË PAQARTËSI RRETH AKSIONIT POLICOR NË KUMANOVË

VOAL – LAGJIA E TRIMAVE, KUMANOVË – Edhe një javë pas aksionit policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë që përfundoi me një epilog tragjik, 22 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur dhe të arrestuar, mbeten shumë enigma se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në këtë qytet.

Pjesëtarët e grupit të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare, përmes komunikatave të ndryshme që lënë dyshime mbi paraqitjen e tyre në kohën kur Maqedonia ndodhet në krizë të thellë politike, deklaronin se riorganizimi i tyre vjen “si pasojë e pozitës së pavolitshme të shqiptarëve dhe represioneve të vazhdueshme nga regjimi aktual”.

Por, teori tjera nuk përjashtojnë mundësinë që grupi, apo disa nga pjesëtarët e tij të ishin vënë në shërbim të qendrave të caktuara, në veçanti të pushtetit për të shpërqendruar vëmendjen nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve të opozitës, e cila përmes publikimit të bisedave të shumta telefonike të zyrtarëve, pretendon se ka nxjerr në sipërfaqe “veprimtarinë kriminale të pushtetit aktual”, që drejtohet nga kryeministri Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Dilema mbi gjithë atë që ka ndodhur në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj, shfaqi edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në prononcimin e parë dhe të vetmin pas përleshjeve në Lagjen e Trimave.

Ahmeti, partia e të cilët është pjesë e Qeverisë, tha se struktura të caktuara dëshirojnë destabilizimin e vendit, ndërsa u shpreh se nuk mund të besojë se ish-shokët e tij të luftës të jenë futur në skenarë të kryeministrit, Nikolla Gruevski, siç flitet në opinion.

“Çfarë interesi kishte ky grup që të vihet në funksion politik të Nikolla Gruevskit? Unë s’mund ta besoj këtë. Tani lindin shumë pikëpyetje! A ka shtete në rajon që kanë pasur kontakte me këta njerëz? Cilat janë ato shtete që duan destabilizimin e Maqedonisë?”.

“Së paku zyrtarisht asnjë shtet nuk është prononcuar se dëshiron destabilizimin e Maqedonisë. Të gjithë duan rajon stabil, por në rajon nuk mund të kontrollohen të gjitha grupet që kanë interesa të ndryshme nëpër vende të ndryshme. Kjo që ka ndodhur ka nevojë për një hetim shumë të fortë, përfshirë edhe angazhimin e hetuesisë ndërkombëtare që të shohim se në shërbim të kujt ishin ata dhe çfarë dëshironin të realizonin”, deklaroi për Alsat, Ali Ahmeti.

Ai njoftoi opinionin se si me bashkëpunëtorët e tij, kishin menaxhuar situatën pas vënien së kontaktit me grupin, i cili, sipas kreut të BDI-së, kishte ofruar të vetëdorëzohet pas rrethimit të hekurt nga forcat policore.

Ahmeti tha se nga përfaqësues të partisë së tij para dy javësh kishin kontaktuar me disa nga anëtarët e grupit pas spekulimeve për veprimtarinë e tyre, por një nga anëtarët e tij kishte mohuar një gjë të tillë.

Ndërkaq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në takimin e Këshillit të sigurisë kombëtare, deklaroi se gati para një viti institucionet kishin marrë informacione se një grup i armatosur po synonte destabilizimin e Maqedonisë dhe se nga fillimi i këtij viti, për këtë ishin njoftuar edhe 17 shërbime ndërkombëtare të sigurisë të vendeve anëtare të BE-së dhe të rajonit.

“Mund të konstatoj se shkëmbimi i informacioneve me qëllim të parandalimit të qëllimeve të këtij grupi, nuk dha rezultat. Për dy ditë në Kumanovë ka ndodhur ajo që para disa muajve e paralajmërova edhe në fjalimin tim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Autorët dhe të gjithë të përfshirët në këtë akt terrorist do të paguajnë shtrenjtë për atë që tentuan t’i bëjnë shtetit dhe qytetarëve tanë “, tha Ivanov.

Ndërsa, kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se forcat e rendit kishin arritur të eliminojnë një nga “grupet terroriste më të rrezikshme në Ballkan që kishte për qëllim sulme terroriste ndaj institucioneve shtetërore dhe objekteve tjera publike”.

Kjo deklaratë e presidentit Ivanov ka hapur dilema nëse shërbimet e huaja ndërkombëtare u besojnë informacioneve të palws së Maqedonisë, por edhe sinqeritetit në bashkëpunimin mes tyre.

“Me siguri se ata, pasi kanë analizuar informacionet e tyre, me ato që kanë marr nga Maqedonia, kanë konstatuar se nuk ka nevojë që të bëhet diçka më tepër lidhur me vazhdimin e informimit të ndërsjellë. Mosreagimi i atyre, absolutisht, nxjerr konstatimin tjetër se shërbimet e huaja nuk i marrin parasysh vlerësimet tona, apo se kanë vlerësime të kundërta nga ato që institucionet tona prezantojnë”, thotë Bllagoje Markovski nga Forumi Ballkanik për Siguri.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike, Xhelal Neziri, nuk e përjashton mundësinë që ngjarjet në Kumanovë të kenë lidhshmëri me krizën politike që ka kulmuar me atë që njihet si aferë e përgjimeve me biseda të publikuara të zyrtarëve, që sipas opozitës, dëshmojnë përfshirjen e tyre në krime të rënda.

Neziri dyshon se e gjithë kjo mund të jetë inskenuar për të shpërqendruar vëmendjen nga kjo aferë e madhe, por edhe si luftë ndërmjet dy koncepteve, atij pro-vlerave perëndimore dhe tjetrit për ruajtjen e gjendjes së tanishme të vazhdimit të izolimit të vendit.

“Në momentin kur në Maqedoni pritet të bëhet një kthesë tepër e madhe, në momentin kur një koncept pro-evropian dhe pro NATO-s, po fillon të fuqizohet në Maqedoni, kur kishte një përafrim në këtë qëllim dhe një relaksim të raporteve ndëretnike, ndodhi ajo që shihet si tentim për të penguar dhe rrënuar tërë këtë koncept. Ky koncept nënkupton hapje të një perspektive krejt të re në Maqedoni për integrimin e saj në strukturat euroatlantike”.

“Pra, në Maqedoni kemi dy vija të ndryshme që po garojnë ndërmejt vete, ajo e progresit dhe e integrimit të vendit drejt strukturave euroatlantike dhe vija tjetër, e cila tenton ta mbajë vendin në gjendjen e tanishme, të izoluar dhe të bllokuar nga integrimi euroatlantik”, thotë Neziri.

Por, derisa vazhdojnë dilemat dhe hipotezat se çfarë ndodhi një javë më parë në Kumanovë, banorët e Lagjes së Trimave thonë se kurrë nuk do të mund t’i harrojnë traumat dhe tmerrin e asaj që përjetuan gjatë dy ditëve sa zgjatën përleshjet e armatosura që dogjën e rrafshuan për tokë shtëpitë e tyre.

“Nuk po mund ta përshkruaj atë që ka ndodhur… Fëmijët ende i kam me trauma, gjithë natën zgjohen qajnë, bartësin, thonë oj nënë a vijnë prapë; vetëm pak me kërcit nëpër shtëpi ata bërtasin dhe qajnë”, tregon Sanije Shabani.

“Kjo njollë kurrë nuk do të hiqet, gjithmonë do ta mbajmë derisa të futemi nën dhe, kjo nuk harrohet”, thotë Xhevrije Shabani.

“Çka të tregoj, nuk kam si ta përshkruaj këtë gjendje. Për fëmijën tim 8 -vjeçar nuk e kam ditur nëse do ta vrasin ose jo! Vetëm shpirti ynë e di se çfarë kemi kaluar, vëllezërit invalidë, nëna njëjtë, e të na e bëjnë këtë, çudi e madhe është”, thotë Skënder Ajdini, një tjetër banor i Lagjes së Trimave në Kumanovë.

Gjatë luftimeve të ashpra të një jave më parë, janë vrarë 22 persona, prej tyre 8 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 14 të grupit të armatosur, ndërsa 30 të tjerë janë dorëzuar.

Prej tyre 18 janë shtetas të Kosovës, 11 të Maqedonisë, 2 prej të cilëve me banim në Kosovë dhe 1 shtetas i Shqipërisë.

Gjatë luftimeve, sipas një komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve, janë dëmtuar rëndë 66 shtëpi, familjet e të cilave aktualisht janë strehuar te të afërmit e tyre. rel

ÇFARË THONË NË FAMILJEN DACI, E CILA U BASTIS DJE NGA POLICIA E KOSOVËS

 

Familja Daci nga Irzniqi i Deçanit është vizituar nga Policia paraditen e së premtes. Në shtëpinë e Dacëve aksioni policor i bastisjes është zhvilluar me pretekstin se dyshohen për armëmbajtje pa leje.

Mirëpo, Asim Daci, i cili në momentin e ardhjes së forcave policore gjendej në shtëpi, shprehet i mllefosur me veprimet e autoriteteve kosovare.

Ai tregon se Policia kërkonte të dinte se cila është lidhja e tyre me Begë Rizajn, njërin nga udhëheqësit e Grupit të Kumanovës.

Klan Kosova ka kuptuar se Policia ka bastisur edhe familjet e Mirsad Ndrecajt dhe Sami Ukshinit, por anëtarët e familjeve tyre kanë mohuar një gjë të tillë.

Ndonëse të bastisurit kanë deklaruar se e gjithë kjo kishte lidhje me rastin e Kumanovës, Policia në një komunikatë për media ka thënë së ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdolloj veprave kriminale.

Komunikata e Policisë konfirmon se sot ka pasur bastisje në 38 lokacione, kryesisht në shtëpi banimi në qytetin e Prishtinës, Gjilanit, Pejës, Gjakovës, Ferizajt dhe Prizrenit. /Klan Kosova/

JANKULLOVSKA – SHQIPTARËT MUND T’I ZHDUKIM PËR NJË ORË

 

 

VOAL – SHKUP – Opozita në Maqedoni ka vazhduar publikimin e bombave dhe ajo e publikuar dje nga Zaev vërteton urrejtjen e Gordana Jankullovkës për shqiptarët.

Ajo thotë mes tjerash se mund t’i shtypin shqiptarët brenda një ore.

Në një bisedë telefonike me shefin e kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protuger tregon planet e saj të errëta ndaj shqiptarëve.

Në bisedë dëgjohet ku Protuger e pyet: “Nëse do të kemi luftë”?,

Jankullovska i përgjigjet: “Nëse ne tregohemi të fuqishëm për një orë do t’i zhdukim, mirëpo puna është që të mos tregojmë tani muskuj”.

Ajo ka ofenduar shqiptarët edhe duke folur edhe me bashkëshortin e saj. “Po merrem me këta “shiptarishtat”. Shiptarishtat po më nervozojnë shumë. Si mund të jenë aq budallenj”, thotë Jankullovska, në bisedë me bashkëshortin e saj, Vllatko Ilievski.

‘SÜDDEUTSCHE ZEITUNG’: MAQEDONIA – KJO NJOLLË E ZEZË E EUROPËS

 

Brukseli duhet të bllokojë menjëherë të gjitha donacionet për Maqedoninë deri në sqarimin e plotë të të gjitha akuzave nga hetimet e pavarura, ndërkombëtare si të skandalit të përgjimeve ashtu edhe të gjakderdhjes në Kumanovë. Është koha e fundit të hiqet dorë nga pasiviteti, shkruan në një koment e përditshmja e njohur gjermane «Süddeutsche Zeitung».

E madhe është habia në lidhje me atë që po raportohet nga Maqedonia: bëhet fjalë me gjasë për keqpërdorim masiv të pushtetit nga ana e qeveritarëve, për skandale përgjimi, korrupsion dhe për dyshimin se një incident vdekjeprurës në qytezën e Kumanovës, të cilin e paguan me jetë së paku 22 njerëz, është inskenuar. Si mund të bëjë vaki që një shtet, i cili është kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005, mbase pa u vërejtur shndërrohet nga një shtet demokratik model në pseudodemokraci autokratike?

Përgjigjja është se rrëshqitja e kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili qeveris nga viti 2006, në qeverisje autoritare nuk ka qenë e pavërejtur. Por paralajmërimeve të shumta në disa nivele, bile deri te Komisioni i BE-së, nuk kanë nxitur vëmendjen e duhur. Për këtë ekzistojnë disa shkaqe: për shembull numri i madh i krizave të tjera, të cilat kanë ndikim më të rëndësishëm se sa situata në një vend me vetëm dy milionë banorë; ose fakti se në Ballkan pothuaj nuk janë të përfaqësuara më mediumet e huaja; ose konstruksioni i gabueshëm i mekanizmit të BE-së për anëtarësim.

Nëse një vend si Maqedonia kurorëzohet nga kryetarët dhe kryeministrat e BE-së si kandidat për anëtarësim, shpesh injorohen mangësitë dhe hapat prapa. Ose gjendja zbukurohet me fjalë nga ana e komisionerit përgjegjës për anëtarësim në BE. Kështu ka qenë në rastin e Kroacisë; kështu është sot në Maqedoni dhe në Serbi. Kryeministri i saj i gjithëfuqishëm Aleksandar Vuçiq po shfaq po ashtu tendenca autoritare, por përkundër sinjaleve paralajmëruese nga opozitarët, mediumet apo ish-ministrat ai është i mirëpritur në Bruksel dhe Berlin.

Në rastin e Maqedonisë vëzhgues lokalë dhe të huaj prej kohësh kanë dhënë alarmin dhe kanë kërkuar pa sukses nga BE të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër Gruevskit. Sinjale paralajmëruese ka pasur shumë kohë para se opozita të zbulonte nga mesi i shkurtit se qeveria pak a shumë e ka përgjuar ilegalisht pothuaj tërë klasën politike të vendit  dhe ka keqpërdorur pushtetin deri në manipulim të zgjedhjeve: mediumet opozitare si televizioni A1 u detyruan të mbyllen. Gjatë zgjedhjeve, të cilat në prill 2014 e konfirmuan në postin e tij Gruevskin, po ashtu kishte shenja manipulimi – për rrethanat diplomatike vëzhguesit e OSBE-së i kritikuan zgjedhjet mjaft qartë.

Në raportet e tij Komisioni Europian në të vërtetë nuk i la pa i përmendur ngecjet e Kroacisë, por në nivel të BE-së kjo nuk kishte pasoja konkrete, të ndjeshme për Gruevksin. Madje edhe pasi u bë publik skandali i përgjimit komisioneri për zgjerim i BE-së Johannes Hahn gjatë një vizite në Shkup nga mesi i shkurtit nuk e përmendi publikisht skandalin. Ai vetëm kërkoi një «hetim të pavarur, transparent». Kjo kërkesë sot në Maqedoni është plotësisht jorealiste, sepse tërë aparati i pushtetit, përfshirë drejtësinë, kontrollohet nga Gruevski.

Së paku ambasadorët perëndimorë, siç janë përfaqësuesi i Gjermanisë apo i SHBA-ve, tani po përpiqen të ndërmjetësojnë. Por kërkesës së opozitës për dorëheqje të kryeministrit të diskredituar nuk i janë bashkuar publikisht as diplomatët, as BE-ja. Kjo do të ishte ndërhyrje në politikën e brendshme dhe nga diçka e tillë trembet Bashkimi Europian. Por Brukseli ngaherë ka pasur mundësi të tjera: ta zëmë ngrirjen e menjëhershme të të gjitha donacioneve për Maqedoninë deri në sqarimin e plotë të të gjitha akuzave nga hetimet e pavarura, ndërkombëtare si të skandalit të përgjimeve ashtu edhe të gjakderdhjes në Kumanovë. Është koha e fundit të hiqet dorë nga pasiviteti.

NË KOSOVË OPERACION KONTROLLESH LIDHUR ME KUMANOVËN

VOAL – PRISHTINË – Policia bastisi shtëpitë e personave të dyshuar si të përfshirë në ngjarjet e fundjavës në Maqedoni

Në Kosovë policia ka kryer një operacion kontrollesh nëpër shtëpitë e familjeve të personave të dyshuar se ishin përfshirë në përleshjen e armatosur të fundjavës në Kumanovë të Maqedonisë.

Kontrollet janë kryer me urdhër të prokurorisë së posaçme e cila tha se kushdo që e ka kaluar kufirin me Maqedoninë së fundmi do t’i nënshtrohet procedurave hetimore, ndonëse nuk është saktësuar periudha kohore.

Autoritetet në Maqedoni thanë se 23 pjesëtarë të grupit të armatosur me të cilin është përleshur policia maqedonase, janë shtetas të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre më zhvillimet në Kumanovë duke dënuar “çfarëdo përfshirjeje të shtetasve të Kosovës në incidentet në Maqedoni”. Ata thonë se janë duke bashkëpunuar me autoritetet në Maqedoni për të identifikuar personat nga Kosova të cilët janë përfshirë në përleshje, por kanë hedhur poshtë çdo mundësi që të ketë pasur çfarëdo përpjekje të organizuar nga Kosova për ndërhyrje në Maqedoni. rel

Zëri i Amerikës: Shtohet numri i forcave policore në Kumanovë

 

Të premten në Kumanovë është shtuar numri i forcave policore nëpër rrugët kryesore dhe para institucioneve shtetërore. Gjendja ka shqetësuar banorët. Autoritetet nuk bëjnë shpjegime, përveç asaj se po marrin masa sigurie. Ndërkaq, një pjesë e medias spekullon se forcat e shtuara të sigurisë ndërlidhen me kërcënimet eventuale të njërit prej pjesëtarëve të grupit të armatosur, i cili mundi t’i arratisej policisë.

Personi i quajtur Sulejman Osmani ka folur për mjete të informimit ku ka thënë se pasi i ishte dorëzuar policisë speciale maqedonase ishte detyruar t’ua zbulojë atyre vendin e armatimit, në një fshat të zonës së Karadakut dhe, ndonëse i prangosur, kishte arritur të arratisej.

Por, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka hedhur dyshim për të kaluarën e këtij personi gjatë konfliktit të vitit 2001, dhe ka shprehur habi se si mundet një njeri me pranga në duar të arratisej!

Zoti Ahmeti në një intervistë dhënë televizionit Alsat-M në Shkup ka bërë të ditur për përpjekjet e tij që të negociojë dorëzimin e grupit të armatosur, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pasi i ishte kërkuar ndihmë me telefon nga vetë grupi. Zoti Ahmeti tha se përmes njerëzve të partisë së tij ka njoftuar institucionet përkatëse dhe Ambasadën e SHBA-së dhe përfaqësinë e OSBE-së, gjithashtu, në lidhje me kërkesën e grupit për t’u dorëzuar pa kushte. Sipas, tij, njëzetë e gjashtë pjesëtarë të grupit të armatosur janë dorëzuar, por gjatë kësaj, ka pasur komplikime, me gjasë mosmarrëveshje tek një pjesë e grupit të armatosur dhe se në këtë kohë janë vrarë edhe dy ose tre policë.

Zoti Ahmeti ka pranuar se qysh para këtij konfikti, kishte pasur dijeni për synimet për krijimin e destabilizimit në Maqedoni dhe kishte dërguar një zyrtar të partisë së tij që të bisedonte me Sami Ukshinin, të njohur si komandant Sokoli, për të hequr dorë nga veprimet e tilla dhe ai, Sokoli, të ishte shprehur se nuk ishte pjesë e ndonjë plani të tillë.

Nga ana tjetër, autoritetet e Rendit thonë se nuk ka pasur asnjë lloj negociatash me grupin terrorist, siç e quajnë ata, për t’u dorëzuar.
Policia maqedonase ka njoftuar se nga dhjetë të vrarët në Kumanovë kanë arritur të zbulojnë identitetin e dy vetave dhe ata janë Mirsad Ndrecaj me nofkën Komandant Nato dhe Begë Rizaj që është konfirmuar nga zyra e Interpolit në Shkup.

Megjithatë, një pjesë e medias shpreh mosbesim ndaj njoftimeve të zyrtarëve qeveritarë maqedonas lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kumanovë. Ka që shprehin dyshime se rasti mund të ishte i sajuar nga vetë struktura maqedonase të sigurisë për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike dhe skandali i përgjimeve dhe për të frikësuar, njëkohëshisht, popullatën që të mos i bashkohej opozitës në protestat për rrëzimin e pushtetit.

VRASJA E KOMANDANTËVE TË UÇK-SË NË KUMANOVË ËSHTË KRIM KUNDËR NJERËZIMIT QË I ÇON IDEATORËT NË HAGË – Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Tash Gruevski e ka kuptuar se çfarë i ka bërë vetes. Se nuk do të jetë si herët e tjera. Inskeno vrasje e akuzo shqiptarët. Edhe dorëheqja e treshes – e tre njerëzve më të afërt të Kryeministrit të Maqedonisë, e ministres të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të Shërbimeve Sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov, – nuk ka për ta shpëtuar Gruevskin nga Gjykata e Hagës nën akuzën për krime kundër njerëzimit. E kur Gruevski do të shkojë në Hagë, ai nuk do të pyesë më për të tjerët, sipas asaj të njohurës maksimë që e kanë si moto politikanët e Ballkanit, „après moi, le déluge“ se pas Gruevskit „u bëftë qameti“.

Së pari, dua të nënvizoj se shteti i Maqedonisë kreu një masakër, një krim shtetëror, sepse nuk bëri asnjë përpjekje për ta parandaluar konfrontimin dhe nuk njoftoi asnjë institucion ndërkombëtar me të cilët Republika e Maqedonisë mban kontakte permanente, që kur lindi si shtet më 1992, që janë NATO, BE, SHBA, OSBE, zyrat dhe zyrtarët e të cilëve janë në Shkup.

Tani kam përpara syve letrën informuese që Gruevski ua ka dërguar shteteve të Bashkimit Evropian, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka njoftuar ato për rrjedhën e aksionit të armatosur të së shtunës në Kumanovë, ku thuhet se „Maqedonia nuk ishte në përleshje ndëretnike, por në një operacion kundër grupit terrorist“. „Grup terrorist“, kështu e etiketon qeveria e Gruevskit dhe e Ali Ahmetit, për të larë duart për ato gërmadhe dhe jetë të humbura.

Por tash duart e shtetit të Maqedonisë janë të përgjakura me jetë njerëzish dhe për këtë krim përgjegjësit duhet të paguajnë, edhe për policët, edhe për shqiptarët.

Etiketimi i Gruevskit me “grup terrorist” bëhet për të fshehur një krim shtetëror terrorist, siç është vrasja e njerëzve të pafajshëm, deri sa kundër tyre nuk vërtetohet asnjë akuzë.

Sepse deri sa u krye i ashtuquajturi konfrontim, qeveria e Maqedonisë nuk ka patur në evidence asnjë krim terrorist të atyre djemve e burrave. Tash rezultojnë të vrarë Komandantët UÇK-së dhe policët, që sipas Gruevskit u vranë nga Komandantëve të UÇK-së! Logjikë të tillë kriminale ka vetëm Koreja e Veriut që udhëhiqet nga një xhuxh-barbar si Kim Jong-uni.

Aktorët kryesorë politikë shqiptarë në Maqedoni kanë konfirmuar se ata prej një viti kanë patur informacione dhe kontakte me personat që sot rezultojnë të përfshirë në përplasjen, po përse Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij nuk kanë njoftuar  SHBA dhe BE.

Po shteti i Maqedonisë vetë përse nuk mori masa parandaluese dhe përse e toleroi zbarkimin e një arsenali të vërtetë armatimi lufte në Lagjen e Trimave, përse nuk e ndali sjelljen e këtij arsenali nga burimi ose rrugës për të evituar një luftë me pasoja tragjike.

Ata njerëz të vrarë barbarisht të shtunën në mesnatë, siç pohon vetë Ali Ahmeti, kanë luftuar bashkë me të në konfliktin e 2001, që solli Marrëveshjen e Ohrit, e cila ka mbetur e paimplementuar dhe për këtë gjë ka përgjegjësi direkte vetë Ali Ahmeti, i cili prej 2001, pra për gati 15 vjet është në bashkëqeverisje me qeveritë e Maqedonisë. Duket sikur Marrëveshja e Ohrit u bë vetëm që Ali Ahmeti dhe klani apo partia e tij të përfitojnë privilegje, ndërsa shqiptarët e tjerë të vijojnë kalvarin e segregacionit dhe aparteidid antishqiptar.

Në letrën informuese dërguar shumë vonë shteteve të BE, të publikuar tek KD në Prishtinë thuhet se „Liderët kryesorë të këtij grupi, sipas Qeverisë maqedonase, janë: Muhamed Krasniqi, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Malisheva”; Mirsad Ndrecaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant NATO”; Sami Ukshini, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Sokoli”; Beg Rizaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Begu” dhe Demë Shehu, shtetas i Kosovës, i njohur si “Juniku”. Liderët, sipas letrës, figurojnë si themelues të strukturave paramilitare dhe kanë pasur tentativa të pasuksesshme për të siguruar mbështetje politike.“

Them shumë vonë, sepse kur qeveria e Maqedonisë ka dalë me konkluzione të tilla, se ka të bëjë me organizatorë strukturash paramilitare, e përse nuk i ka paraqitur me kohë këto prova tek partnerët strategjikë të Maqedonisë, që duhet të jenë BE, NATO, SHBA dhe OSBE?

Përse priti makineria ushtarake e shtetit të Maqedonisë të dërgojë blinda e tanke tek Lagjia e Trimave për të djegur e kthyer shtëpitë e civilëve në gërmadhë dhe nuk i neutralizoi ata njerëz duke i çuar në kohen e duhur përpara drejtësisë. Ose më mirë, kur ka patur prova kundër Komandantëve të UÇK-së si të përfshirë në grupe paramilitare përse nuk i paraqiti këto prova në NATO dhe përse nuk ua paraqiti qeverive përgjegjëse të Hashim Thaçit e Isa Mustafës?

Tani thuhet se Mirsad Ndrecaj, i njohur si “Komandant NATO” apo Beg Rizaj, i njohur “Komandant Begu” kanë patur lidhje me Ramush Haradinajn. Por ky fakt nuk përbën as krim dhe as terror, veç shpreh frikën e politikanëve shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, që duan të përjetësojnë mbajtjen e pushtetit, duke eleminuar çdo kundërshtar që për ta përbën rrezik. Dhe këtu është tejkaluar çdo limit.  Këtu ka arritur kulmi. Sepse sapo është ngritur sipari i riciklimit të krimeve politike, duke u kthyer në vitin 1998 e përtej kur krimet politike kanë mbetur ende të pazbardhura.

Si konkluzion, deri tani nuk ka asnjë provë që Mirsad Ndrecaj,“Komandant NATO” apo Beg Rizaj, “Komandant Bega” apo Komandantët e tjerë të vrarë, të jenë përfshirë në aktivitete terroriste, veç faktit se këta djem kanë luftuar në konfliktin e Maqedonisë më 2001 në krah të Ali Ahmetit për të çliruar Maqedoninë nga një regjim kriminal që i konsideronte shqiptarët si skllevër. Regjimi i Gruevskit bën të njëjtën gjë, edhe ai i konsideron shqiptarët të tepërt, „mish për top” dhe i djeg e i vret kur t’i shkrepet. Duke patur në krah për absurd kësaj here Ali Ahmetin.

Sepse, nëse shteti i Maqedonisë do të kishte prova kundër Komandantëve të UÇK-së, siç pretendon, këto prova do të duhej të ishin formuluar në akuza për hetim dhe asessi të përdoreshin që këta njerëz të eleminoheshin barbarisht pa gjyq me një skenar të përkryer permes terrorit shtetoror.

Unë do të hipotezoja se skenari ka qenë i tillë që të vriteshin nga shteti i Maqedonisë ata që janë vrarë, duke krijuar pastaj një tymnajë të madhe. Vrasja e policëve, që edhe ata janë viktimë, është pjesë e inskenimit por nuk është assesi kurrë akuzë për t’i shpallur terroristë ata që i vrau terrori i shtetit të Gruevskit dhe atyre që janë aleatë me të.

Komandantët e vrarë të UÇK-së, që Gruevski i akuzon të vderkur si terroristë, janë ata që do ta çojnë Gruevskin në Hagë si terrorist!

ALBIN KURTI KËRKON SËRISH DEBAT PËR KUMANOVËN

VOAL – PRISHTINË – Mosdiskutimi në Kuvendin e Kosovës për ngjarjet në Kumanovë sipas Albin Kurtit dëshmon për atë se deputetët e kuvendit të Kosovës si përfaqësues të popullit nuk i përfaqësojnë as sa për sy e faqe ata.

Sipas Kurtit ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë për qëllim pakësimin e popullsisë shqiptare atje, që aktualisht kalon edhe çerekun e popullsisë së përgjithshme në Kumanovë.

Kurti thotë se ngjarjet e fundit i kanë konvenuar më së shumti Gruevksit dhe Vuçiqit.

Ai kritikoi të gjithë krerët e institucioneve për deklaratat e tyre që sipas Kurtit, asnjëri nga ta nuk e dënoi aktin në Kumanovë, por folën vetëm për vete.

“Të gjitha deklarata e krerëve institucional të Kosovës ishin deklarata që mendojnë vetëm për vete e jo për qytetarët e Kumanovës. Asnjëri nga ta nuk e dënuan këtë akt. Ambasador të ndryshëm perëndimor e tejkaluan edhe çdo fjalor por këtë nuk e bënë politikanët tanë. Unë jam i bindur që shumica e deputetëve të Kosovës nuk e mendojnë këtë si shefat e tyre, por është edhe arsyeja pse nuk u lejua ky debat”, tha Kurti.kp

JEP ALARMIN VËLLAI I KOMANDANT MALISHEVËS – TË ARRESTUARIT PO TORTUROHEN PËR VDEKJE

VOAL – PRISHTINË – Vëllai i Muhamet Krasniqit, alias “Komandant Malisheva”, njërit nga të arrestuarit në Maqedoni pas konfliktit në Kumanovë, ka alarmuar sot për gjendjen e të arrestuarve nga policia maqedonase.

Alban Krasniqi në profilin e tij në facebook ka shkruar se gjendja e të burgosurve është e rëndë dhe ata janë në rrezik për jetë.

“Urgjente: Gjendja e të burgosurve është shumë e rëndë dhe rrezik për jetë. Ata i janë nënshtruar torturave çnjerëzore nga policia maqedonase, derisa kanë plagë të rënda duke mos u ofruar kurrfarë mjekimi. Ndërhyrja në ofrimin e ndihmës mjekësore është jetike”, shkruan Alban Krasniqi. kp

FAMILJARËT SOT VIZITOJNË 23 KOSOVARËT E ARRESTUAR NË RASTIN E KUMANOVËS

 

VOAL – PRISHITNË – Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi informoi se sot u mundësohet familjeve nga Kosova që të vizitojnë në Burgun e Shutkës të afërmit e tyre, që u arrestuan në aksionin e javës së kaluar në Kumanovë.

Bëhet fjalë për 23 shtetas të Kosovës, që ishin pjesë e grupit të armatosur dhe që u prangosën nga policia në ditën e përleshjeve, pas një dorëzimi të tyre.

“Është paralajmëruar që të premten familjet do të lejohen t’i vizitojnë personat e arrestuar. Ajo ju takon autoriteteve maqedonase që t’jua mundësojnë të arrestuarve edhe të kontaktohen nga ambasada por edhe të vizitohen nga familjet”, tha më tej Arifaj.

Ai tha se ende nuk kanë marrë asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Maqedonisë për shtetas të Kosovës të vrarë apo të plagosur gjatë konfliktit të armatosur në Kumanovë.“Zyrtarisht nuk kemi asnjë konfirmim për viktima nga Kosova në Kumanovë”, deklaroi Arifaj.

KONFIRMOHET – KOSOVA KISHTE DIJENI PËR INCIDENTET NË MAQEDONI

VOAL – Tre muaj para se të zhvillohej konflikti i armatosur në Kumanovë mes njësiteve ushtarake e policore maqedonase dhe një grupi luftarësh shqiptarë, të gjithë mekanzimat përgjegjës në Kosovë, dalin të kenë qenë në dijeni se diçka po përgatitej të ndodhte në shtetin fqinj.

Tribuna Channel ka marrë konfirmim zyrtar se Agjencia Kosovare e Inteligjencës qysh në muajin shkurt e kishte njoftuar presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, ministrin i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, si dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, se shërbimi sekret maqedonas i kishte kontaktuar disa qytetarë të Kosovës më qëllim të inskenimit të sulmeve në Maqedoni.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje i AKI-së, Haxhi Shala, gjë që del se edhe mbikqyrësit parlamentar kanë qenë të informuar për zhvillimet në fshehtësi.

Shala ka thënë se AKI e ka bërë raportin të cilin e kanë cituar mediet dhe për këtë komisioni ka qenë i informuar. Raporti më shkrim, sipas tij, nuk i është dorëzuar komisionit, por deputetët janë informuar gojarisht nga zyrtarë të AKI-së se kjo e fundit ka njoftuar krerët më të lartë të shtetit për mundësinë e destabilizimit të gjendjes në Maqedoni.

Se çka thotë Haxhi Shala për informatat nga AKI, e çfarë përgjigjesh japin zyrtarët e institucioneve mund ta mësoni në kronikën televizive. /Tribuna Channel/

INFORMATORËT SERBË – MIJALLKOV E ORGANIZOI KONFLIKTIN NË KUMANOVË


 

VOAL – Sasho Mijallkov, shefi i shërbimit maqedonas të kundërzbulimit, i cili të martën dha dorëheqje nga ky post, sipas dyshimeve të shërbimeve serbe të sigurisë, ka pasur rol aktiv në organizimin e “sulmit terrorist” në Kumanovë.

Njeri që shpesh vizitonte Beogradin, ku për dy ditë i linte deri në 5,000 euro me një mikeshë të tij të afërt.

Mijallkov tash e një dekadë konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Maqedoni, i cili mban lidhje me politikanët dhe kriminelët më me ndikim nga Shqipëria dhe rajoni.

Qëllim i sulmit ishte shkaktimi i incidentit ndëretnik, i cili do ta mbronte qeverinë e Gruevskit nga sulmet e opozitës maqedonase, e cila për 17 maj bënte përgatitje të organizojë mitingun e rrëzimit të pushtetit.

Por, gjërat dolën nga kontrolli dhe “incidenti ndëretnik” i planifikuar u shndërrua në “sulm terrorist”, tha për gazetën serbe Blic një burim i mirinformuar nga shërbimet sekrete serbe, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre dyshimeve, Mijallkov vihet në lidhje direkte me organizatorin e sulmit, Mirsad Ndrecaj, i quajtur Komandanti NATO.

Mijallkov ka rrejt të zhvilluar biznesi në Çeki dhe Sllovaki, thotë ky burim.

“Ka biznes të zhvilluar në Sllovaki dhe Çeki. Po ashtu, është nën vëzhgim nga ana e shërbimeve sekrete të huaja, të cilat me të madhe po përgatiten ta dëshmojnë kapitalin e tij të përfituar në mënyrë të dyshimtë”, tha ky burim.

“Ai është mysafir i shpeshtë edhe në Beograd, ku ka një mikeshë të afërt, për të cilën për dy ditë shpenzon deri në 5,000 euro”.

“Fal lidhjeve, Mijallkov në Serbi hyn pa regjistrim në kalimin kufitar”.

MAQEDONIA – NUK ISHTE PËRLESHJE NDËRETNIKE, POR OPERACION KUNDËR GRUPIT TERRORIST

​Në letrën informuese që ua ka dërguar shteteve të Bashkimit Evropian, Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka njoftuar ato për rrjedhën e aksionit të armatosur të së shtunës në Kumanovë.

VOAL – PRISHTINË – Në non paperin, që e ka siguruar “Koha Ditore”, shteti maqedonas thotë se operacioni nuk ishte përleshje ndëretnike, por ishte i drejtuar kundër një grupi terrorist me ambicie politike, që synim përfundimtar kishte të rrezikonte rendin dhe sigurinë në Republikën e Maqedonisë.

Liderët kryesorë të këtij grupi, sipas Qeverisë maqedonase, janë: Muhamed Krasniqi, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Malisheva”; Mirsad Nrecaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant NATO”; Sami Ukshini, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Sokoli”; Beg Rizaj, shtetas i Kosovës, i njohur si “Komandant Begu” dhe Demë Shehu, shtetas i Kosovës, i njohur si “Juniku”. Liderët, sipas letrës, figurojnë si themelues të strukturave paramilitare dhe kanë pasur tentativa të pasuksesshme për të siguruar mbështetje politike.

MILAIM ZEKA – NË KUMANOVË VETËM TRE SHQIPTARË TË VRARË, 7 TË MASAKRUARIT JANË EMIGRANTË NGA LINDJA E MESME

VOAL – PRISHTINË – Gazetari Milaim Zeka, i cili posa është kthyer nga Kumanova, ka treguar për Telegrafin se autoritetet maqedonase kanë spekuluar rëndë lidhur me numrin e të vrarëve, kurse kanë ushtruar dhunë të rëndë mbi të burgosurit dhe civilët.

Zeka thotë se nuk është e vërtetë që janë vrarë 14 luftëtarë shqiptarë nga grupi i armatosur, por janë vrarë gjithsej tre, kurse shtatë të tjerë janë emigrantë nga Lindja e Mesme, të cilët autoritetet maqedonase i kanë vrarë dhe gjymtuar për të pamundësuar identifikimin e tyre.

“Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska tha që janë 14 të vrarë, por sipas burimeve të sigurta në Kumanovë bëhet fjalë vetëm për tre shqiptarë të vrarë nga grupi i armatosur, kurse shtatë të tjerë janë refugjatë nga vendet e lindjes, mbase Sirisë që janë marrë dhe janë dërguar në Lagjen e Trimave, ku janë ekzekutuar e masakruar, sa që është e pamundur të identifikohen”, tha Zeka.

Ai ka konfirmuar se në luftime janë vrarë vetëm tre shqiptarë, Mirsad Ndreca, Beg Rizaj dhe Xhafer Zymberi.

Zeka më tej ka rrëfyer për torturat që u janë bërë të burgosurve.

“I burgosuri Beg Bajra është tepër i torturuar sikurse edhe të tjerët. Nga lëndimet që u janë shkaktuar në fytyrë ka qenë e pamundur të bëhet edhe identifikimi i identiteti i tyre në gjykatë…”, tha Zeka.

Ai tha Prokuroria maqedone u ka ofruar të burgosurve të nënshkruajnë deklarata që të pranojnë fajësinë për terrorizëm, me çka do të dënoheshin deri në 15 vjet burgim, në të kundërtën, u është thënë se ndaj tyre mund të ngritet padi edhe më e rëndë me çka rrezikojnë dënim të përjetshëm.

Gazetari Zeka thotë se policia maqedonase ka maltretuar edhe popullatën civile.

“Janë maltretuar edhe civilë të verbër, duke i detyruar të qëndrojnë me orë të tëra në këmbë duke i kërcënuar se do tu hedhin nitroglicerinë në sy. Një të riu, që ishte i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Lagjen e Trimave, nuk i ishte ofruar ndihma duke i thënë se plagën e kishte të vjetër”, tha Zeka, duke rrëfyer tmerret e pamjeve që kishte hasur në Lagjen e Trimave, pas tërheqjes së policisë maqedonase.kp

RRËFEHET ALI AHMETI: AI I KA NJOHUR TË GJITHË DJEMTË E GRUPIT TË ARMATOSUR NË KONFLIKTIN E KUMANOVËS:

Kreu i BDI-së, ka folur për herë të parë pas konfliktit në Kumanovë. Ai në një intervistë dhënë për Televizionin Alsat të Maqedonisë, ka thënë se i ka njohur të gjithë djemtë e grupit të armatosur.

Ahmeti po ashtu ka deklaruar se nuk arrin ta kuptojë se si këta njerëz kanë rrezikuar një lagje të tërë e mbi të gjitha edhe vetën.

“Samiun e kam njohur më 2001 dhe në atë vit pas përfundimit të luftës nuk e di a e kam takuar edhe një herë. Është një djalë i qetë jo euforik. Edhe të tjerët që i përmendët i kam njohur, përveç Dem Shehut. Kanë lëvizur, kanë ardhur dhe kanë vizituar selinë e BDI-së. Nuk e mohon askush se kanë qenë shokët tanë dhe askush nuk e mohon veprimtarinë e tyre. Nuk mund ta kuptoj se si mundën këta njerëz ta bëjnë këtë. Si mund që këta njerëz të hyjnë dhe të rrezikojnë një lagje të tillë dhe të sakrifikojnë jetën e tyre, cili ishte ideali”, ka thënë Ahmeti në intervistën dhënë Televizinot Alsat në Maqedoni.

Ai më pas edhe tregoi të gjithë ngjarjen se si e ka kuptuar se ndodhi konflikti në Kumanovë.

Ahmeti ka treguar se këtë e ka kuptuar përmes një telefonate.

Ai po ashtu ka treguar se si ka negociuar dorëzimin e Grupit të Armatosur.

Tha se qysh në orën 10:20 të ditës kritike kishte marrë telefonatë ku i ishte kërkuar ndihma për largimin e grupit nga vendi i ngjarjes.

“Në komunikime e sipër, në ora 10:20 më vjen një sms dhe më thotë që jam në vendin e ngjajres. E hapi telefonin dhe mu drejtu: kryetar jam në vend të ngjarjes dhe ndihmona, unë mendova që është dikush jashtë përleshjes. Ai më tha: Të lutëm ndihmona . Mua mu dridhë trupi. O të lutem ndihmona se unë jam brenda në luftime. Edhe tash po më dridhet trupi. Tërë trupi mu është dridhur. Ku je? Këtu në luftime. Çfarë të ju ndihmoj? Ai më pastaj më tha: Kemi gabu, o Ali Ahmeti çu në këmbë dhe hapna rrugën. As nuk e pyeta as nuk u prezantua kush është. Po fliste qetë . Pas një ore përsëri i ra telefoni. I thirra të gjithë njerëzit që i kam që të vijnë në seli dhe të paraqesim një opsion. Unë i thash që nuk mund ti përgjigjem kërkesës suaj që të hapë korridor se mund të ju vret dikush se ju vret në besë time”, ka treguar Ahmeti.

Ai ka thënë se i ka njohur disa nga djemtë e grupit të armatosur në Kumanovë.

Ahmeti po ashtu ka deklaruar se nuk arrin ta kuptoj se si këta njerëz kanë rrezikuar një lagje të tërë e mbi të gjitha edhe vetën.

“Samiun e kam njohur më 2001 dhe në atë vit pas përfundimit të luftës nuk e di a e kam takuar edhe një herë. Është një djalë i qetë jo euforik. Edhe të tjerët që i përmendët i kam njohur, përveç Dem Shehut. Kanë lëvizë kanë ardhur dhe kanë vizituar selinë e BDI-së. Nuk e mohon askush se kanë qenë shokët tanë dhe askush nuk e mohon veprimtarinë e tyre. Nuk mund ta kuptoj se si mundën këta njerëz ta bëjnë këtë. Si mund që këta njerëz të hyjnë dhe të rrezikojnë një lagje të tillë dhe të sakrifikojnë jetën e tyre, cili ishte ideali” ka thënë Ahmeti.

Ai hedh dyshime për të arratisurin Sulejman Osmanin i cili ka ikur nga duart e policisë maqedonase një ditë pasi së bashku me një grup personash të armatosur në Kumanovë ishin dorëzuar organeve të policisë.

Ahmeti tha se nuk e njeh Sulejman Osmanin por ka dëgjuar se ai ka qenë i arrestuar në vitin 2001 nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Ahmeti tha se ai person tash gjendet në Kosovë, ndërsa pranon se disa nga familjarët e të arrestuarve nga Kosova e kanë thirrur për të marrë më shumë informata për ngjarjet në Kumanovë.

Ahmeti, ka thënë se ndarja e Maqedonisë nuk është në interes të shqiptarëve të Maqedonisë.

Ai tutje në intervistën dhënë për Televizionin AlsatM, ka thënë se interesi i gjithë shqiptarëve është që të zbatohet në përpikmëri marrëveshja e Ohrit.

“Nuk është në interes të shqiptarëve as ndarja e Maqedonisë, sepse nuk ke si e ndan. Interes i shqiptarëve është të zbatohet në tërësi marrëveshja e Ohrit, në germë dhe në frymë”, ka deklaruar Ahmeti.

Në pyetjen pse nuk e ka vizituar Lagjen e Trimave siç ka bërë lideri i opozitës Zoran Zaev, Ali Ahmeti ka thënë se ai e ka kryer punën e tij me aq sa ka pasur mundësi.

Siç tha ai “unë kam bërë shumë për atë lagje, unë e ndjej veten mirë që asnjë civil nuk është vrarë në këto përleshje”, tha Ahmeti.

Ai pranoi se nuk ka dashur të dalë në publik tek banorët sepse nuk ka dashur as të fyhet e as të puthet nga dikush.

Ahmeti premtoi se do të angazhohet për t’iu ndihmuar banorëve të kësaj lagjeje që kanë pësuar nga këto ngjarje.

TELEVIZIONI ZVICERAN SRF PËR MAQEDONINË: TRI DORËHEQJE DHE NJË DYSHIM I TMERRSHËM

Pas përleshjeve vdekjeprurëse mes policëve dhe gjoja terroristëve shqiptarë kanë dhënë dorëheqje dy ministra dhe shefi i shërbimit sekret. Ndërkohë po shtohen indikacionet se qeveria mund t’i ketë inskenuar luftimet – opozita po bën thirrje për protesta masive.Një zëdhënës i qeverisë deklaroi se ministrja e brendshme Gordana Jankulovska, ministri i transportit Mile Janakieski dhe shefi i shërbimit sekret Sasho Mijalkov kanë dhënë dorëheqje pas luftimeve të ashpra në Maqedoni. Sipas zëdhënësit, kryeministri Gruevski i ka pranuar dorëheqjet. Gjatë përleshjeve në qytetin e Kumanovës në fundjavë u vranë 22 njerëz dhe 37 u plagosën. Ministria e Brendshme u akuzua se kishte bërë gabime të rënda gjatë aksionit policor kundër shqiptarëve të armatosur.Ndërkohë, sipas televizionit zviceran, po shtohen indikacionet se qeveria qëllimisht ka mundur t’i inskenojë luftimet. Gjenerali i pensionuar maqedonas Ilija Nikolovski përsëriti tezën e tij se të armatosurit nuk kanë qenë terroristë, siç pretendon qeveria, por mercenarë të paguar. Sipas tij është e pamundshme që një arsenal aq i madh armësh të sillet në vend pa u vërejtur. Edhe portali «Libertas» kritikoi se nga ana e qeverisë ka vetëm dezinformata. Autoritetet deri më tani nuk kanë sjellë asnjë dëshmi për pretendimin e tyre se bëhej fjalë për terroristë me përvojë, nënvizoi ky medium. As ministrja e brendshme, as kryeministri dhe as gjeneralët e nivelit të lartë në polici nuk u shfaqën gjatë aksionit në Kumanovë. Po ashtu deri më sot nuk është zhvilluar një hetim zyrtar i luftimeve të ashpra.Opozita maqedonase, e cila tashmë një vit bojkoton parlamentin, ka bërë thirrje për protesta masive të dielën kundër kryeministrit Nikola Gruevski. Konflikti shpërtheu në mes të një krize të rëndë politike në Maqedoni. Qeveria Gruevski po ballafaqohet me akuza të rënda korrupsioni. Opozita e akuzon atë edhe për përgjimin ilegal të 22 mijë njerëzve.Konflikti në Maqedoni hedh një hije mbi raportin e vështirë mes etnive në këtë ish-republikë jugosllave. Në vitin 2001 në Maqedoni ndodhi një kryengritje e shqiptarëve etnikë. Ajo përfundoi me një marrëveshje, e cila u premtonte më shumë të drejta shqiptarëve. Por raporti i shqiptarëve ndaj qeverisë në Shkup mbetet i tensionuar. Një e katërta e 2,1 milionë banorëve të këtij shteti ballkanik janë shqiptarë etnikë.

Luftimet në fundjavë ngjallën shqetësime edhe në arenën ndërkombëtare. BE, NATO, OKB dhe qeveria gjermane bënë thirrje për deeskalim. Maqedonia është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2005 dhe aspiron hyrjen në NATO.

NË KUMANOVË MBIZOTËRON FRIKA, PIKËLLIMI DHE KAOSI

Përleshjet me armë në qytetin verior të Maqedonisë kanë lënë pas një popullsi të traumatizuar. Gjithnjë e më të zëshme po bëhen akuzat se qeveria me këtë aksion synonte të hiqte vëmendjen nga skandalet.

Besar M. dridhet ende nga frika. «Kur i kam dëgjuar të shtënat të shtunën në orën pesë, shikova nga dritarja. Pasi më panë ushtarët nga autoblinda, hapën zjarr», tregon 72-vjeçari. Ai ishte mbështetur për muri. «Zoti më ka ndihmuar», thotë ai, «përndryshe do të kisha mbetur i vdekur». Familja e tij banon në mes të lagjes së Kumanovës ku forcat e sigurisë të shtunën dhe të dielën zhvilluan përleshje me armë. «Nuk jemi terroristë. Përse nuk na kanë evakuuar? Përse nuk e kanë larguar popullsinë civile?», pyet vajza e tij 20-vjeçare. Familja ka frikë të tregojë emrin e vërtetë. Vrimat nga të shtënat në shtëpi dëshmojnë se këtu dikush ka shtënë kundër një familjeje të parrezikshme. Zonja M. thotë: «Ju këtë e keni parë në fotografi, ndërsa ne i kemi imazhet në kokë».

Në Kumanovë askush nuk thotë të ketë parë terroristë apo kriminelë, me të cilët forcat e sigurisë kanë zhvilluar përleshje. Sipas deklaratave të njerëzve në vendin e ngjarjes fjala ishte për policë dhe ushtarakë  me tri lloje uniformash. Askush nuk e di nëse ka pasur viktima civile. Familja M. – katër persona – është fshehur me orë të tëra mes kornizës së derës. Shtëpia fqinje është shndërruar në gërmadhë. Këtu banojnë vëllezërit Ibrahimi, njëri prej tyre ka jetuar në Zvicër njëzet vjet. Shtëpia ishte ndërtuar tek para dy vitesh. Tani çdo kund shihen vrima nga të shtënat prej granatahedhësit. Askush nuk e di se kush ka luftuar këtu. Shumë njerëz besojnë se fjala ishte për njerëz të paguar.

Nga ndërhyrja policore kundër një grupi të kriminelëve në Kumanovë, me ç’rast u vranë tetë policë dhe 37 u plagosën, policia është shtuar në Maqedoni. Aksioni i policisë shihet si përpjekje e qeverisë për të shpëtuar lëkurën e vet duke e shpikur një armik të jashtëm dhe pastaj duke u hequr si shpëtimtare e vendit.

Por këtë mesele të qeverisë nuk po e kapërdijnë shumë maqedonas. Edhe shtetet perëndimore po qëndrojnë në distancë. Në një deklaratë shumë të qartë të ambasadorit amerikan Jess Bailey që u lëshua të hënën u bë e qartë se nuk do të qëndrohet më tutje duarkryq. Ambasadorët e shteteve më të rëndësishme të BE-së qëndruan pas Bailey, kur ky i fundit kërkoi më në fund llogaridhënie nga qeveria sa i përket veprimeve të këqija, të cilat janë bërë publike muajve të fundit përmes telefonatave të përgjuara. «Ky qëndrim i vazhdueshëm indiferent hedh dyshime serioze në obligimin e qeverisë së Maqedonisë për parime demokratike dhe vlera të bashkësisë euroatlantike», tha Bailey.

BE po mendon që të mos propozojë më negociata për anëtarësimin e Maqedonisë. Por kjo me gjasë nuk do t’i bëjë përshtypje regjimit. Prej vitesh Maqedonia nuk jep asnjë shenjë se është e gatshme të zbatojë reformat e kërkuara. Synimi për anëtarësim në BE është shndërruar në një demagogji. (Adelheid Wölfl aus Kumanovo, DER STANDARD, 13.5.2015)

SULEJMAN OSMANI – DONIM NJË REPUBLIKË SHQIPTARE BRENDA MAQEDONISË

 

VOAL – KUMANOVË – Sulejman Osmani i arratisur nga duart e Policisë së Maqedonisë pas ngjarjeve të Kumanovës në një rrëfim për RTK-në mohon spekulimet se grupi i armatosur ishte për qëllime materiale.

Osmani thotë se qëllimi i grupit është krijimi i shtetit shqiptar brenda Maqedonisë i njëjti model si Republika Serbe në Bosnjë.

Sipas tij grupi i luftëtarëve është më shumë se 2 mijë veta.

Osmani thotë se nuk janë dorëzuar në mungesë të municionit por se njëri nga shokët kishte folur me telefon dhe se I kishte thënë se në Lagjen e Trimave janë edhe përfaqësuesit e OSBE-së.

“Ne menduam se OSBE po na merr në dorë e jo policia. Po ta kishim ditur nuk do të ishin dorëzuar por do të qëndronin aty deri sa të vriteshin”, thotë Osmani.

Pas arrestimit ai ishte detyruar të tregonte vendin e fshehjes së armëve në Goshincë ku më pastaj ishte ikur maleve.

Osmani tregon se Mirsad Ndrecajn e ka parë të plagosur në momentin kur janë arrestuar por që nuk di më shumë se çka ka ndodhur me të.

NISHANI DEKRETON AMBASADORIN NË SHKUP – TIRANA KËMBËNGUL PËR HETIM NDËRKOMBËTAR TË KUMANOVËS

 

Kandidatura e Fatos Rekës ishte mbajtur pezull, prej disa muajsh, për shkak të përplasjeve mes presidentit dhe qeverisë. Në takimin e ministrave të Jashtëm të Natos, ministri shqiptar Ditmir Bushati kërkoi hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës

VOAL – TIRANË – Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, zotin Fatos Reka. Kandidatura e tij ishte mbajtur pezull prej disa muajsh nga presidenti Nishani me arsyetimin se për emërimin e tij ai nuk ishte konsultuar më parë nga ministri i Jashtëm apo kryeministri.

Dekreti i sotëm vjen pas debatesh dhe kritikash të përsëritura ndaj tij, vecanërisht ditët e fundit, kur ambasada e Shqipërisë në Shkup u gjend pa titullarin e saj, ndërsa në Maqedoni tensionet u rritën në fundjavë për shkak të ngjarjeve në Kumanovë, zonë e banuar nga një shumicë shqiptarësh.

Pikërisht situata e ndezur atje, detyroi ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati të emëronte një ditë më parë, një diplomat tjetër, Bashkim Ramën, si të ngarkuar me punë. Ky i fundit pritet të luajë rolin e titullarit edhe për disa kohë, pasi ambasadorit Reka do t’i duhet të presë procedurat e nevojshme diplomatike, të marrjes së agrimentit nga ana e presidentit maqedonas, para se të nisë nga detyra.

Tirana zyrtare përmes disa deklaratave të njëpasnjëshme ka shprehur “shqetësim të thellë për zhvillimet dramatike në Kumanovë”. Këtë shqetësim e ngriti sot edhe ministri i Jashtëm Bushati gjatë diskutimeve për situatën në Maqedoni në takimin e ministrave të Jashtëm të Nato-s në Antalia të Turqisë. Sipas ministrit Bushati, lidhur me ngjarjet e Kumanovës “është i domosdoshëm një hetim ndërkombëtar, për të sqaruar në mënyrë të plotë dhe transaparente atë që ndodhi fundjavën e shkuar”.

KUMANOVA – KËTO JANË PROCEDURAT SE SI FAMILJARËT MUND T’I VIZITOJNË TË PARABURGOSURIT NË SHKUP

VOAL – SHKUP – Ambasada e Kosovës në Maqedoni, ka publikuar procedurat se si familjarët e të arrestuarve në Kumanovë mund t’i vizitojnë ata në qendrën e paraburgimit në Shkup.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Në lidhje me shtetasit e Kosovës, të cilët gjenden në paraburgim në Shkup, informohen familjarët se për të realizuar vizitat,(në bazë të Ligjit për Procedura Penale të nenit 178 të RM) duhet ndjekur procedura si në vijim:

• Familjari duhet paraqitet në Gjykatën Themelore 1 Shkup, në Shkup, ku do paraqes kërkesën për vizitë familjarit të paraburgosurit. Kjo mund të bëhet me apo pa avokat. Pas aprovimit të kërkesës, po atë ditë realizohet vizita;

• Datat e mundshme për vizitë janë: 19 dhe 20 maj, si dhe 3 dhe 4 qershor; përgjithësisht vizitat lejohen dy herë brenda muajit.

• Familjarët mund të sjellin veshmbathje, ushqim dhe barna çdo ditë pune, ato duhet dorëzuar tek porta e burgut. Ushqimi duhet të jetë i blerë brenda Maqedonisë dhe i shoqëruar me faturën fiskale;

• Gjykata Themelore Shkup 1 , në Shkup është afër ndërtesës së RTV të Maqedonisë; ndërsa Burgu i Shkupit gjendet në komunën e Shutkës.kp

KUMANOVA – DEKLARATË E 4 PARTIVE NË SHKUP

VOAL – SHKUP – Katër drejtuesit e partive më të mëdha politike në Maqedoni, të mbledhur në Shkup, miratuan, para pak çastesh, një deklaratë të përbashkët ku thuhet se takimi synon nxitjen e vlerave demokratike, përfshirë të drejtën për të protestuar, ndërkohë që dënojnë dhunën, pavarësisht nëse ajo bëhet për qëllime kriminale, apo politike.

Në takimin e organizuar nga ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily dhe shefi i zyrës së BE-së, Aivo Oraw marrin pjesë kryeministri dhe kryetari i partisë VMRO-DMPNE, Nikolla Gruevski,   kryetari i Lidhjes Social Demokrate të opozitës Zoran Zaev, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Diplomatët perëndimorë në Shkup, kanë zhvilluar këto ditë takime intensive me krerët më të lartë shtetërorë dhe drejtuesit politikë në përpjekje për uljen e tensioneve pas ngjarjeve në Kumanovë dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës që ka përfshirë vendin për muaj të tërë nga skandali i përgjimeve.

Ndërkohë, autoritetet maqedonase njoftuan se numri i personave të vrarë, që i përkisnin grupit të armatosur në Kumanovë, nuk është katërmbëdhjetë, siç kishin njoftuar fillimisht, por dhjetë. Një pjesë e medias dhe e opinionit publik i shohin me mosbesim njoftimet e autoriteteve në Shkup, në lidhje me ngjarjet në Kumanovë.