VOAL

VOAL

Gani Geci u kërkon LPKsë t’ia gjejnë një foto të Adem Jasharit me emblemë të UÇKsë (viedo)

Ish-deputeti i LDK’së, i cili ka ndërruar mbiemrin në Gani Bajraktari, iu është drejtuar me disa pyetje ish-anëtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, që ka vepruar gjatë viteve të ’90-a.

Postimi i plotë:

Prej juve që mendoni se Historia e Kosovës ka lindur me lindjen e juaj. Bëhuni bashkë të gjithë dhe ma gjeni një fotografi të Komandantit Legjendar Adem Jashari me emblemë të UÇK-së ose të komandantit Zahir Pajazit me emblemën e UÇK-së? Nëse ma gjeni, unë prej ati momenti kur të ma gjeni kurrë më as edhe një fjalë te vetme nuk kam me thanë. Çka do që të thoni ju të ish LPK-së unë veç amin kam me ba. Veç jo fotomontazh, por Origjinal foto. E pas marrëveshjes se Oslos edhe Sali Qeku e ka bajt emblemën e UÇK-së edhe të gjithë. A e ka pas Kosova Kushtetutën e vitit 1974 që në bazë të kësaj Kushtetute tërë bota perëndimore po ia njeh sot kufijtë . Pas Kushtetutës se viti 1974. A e ka pas Kosova të ashtuquajturën Kushtetutën e Kaçanikut. Në bazë te saj u dashtë me pas Forca të Armatosura dhe Organe tjera legjitime . A ka bë Kosova një Referendum ne vitin 1992 . Kushdo qe nuk beson që këto dy dokumente kanë ekzistuar shkoni në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë dhe i gjeni këto dy dokumente edhe dokumentin e Referendumit të Pavarësisë e gjeni aty, me këto dokumente është mbrojt shpallja e pavarësisë në GjND.

Lekaj i përgjigjet Thaçit: Taksa nuk cenon raportet me Amerikën

Nënkryetari tjetër i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se vendimi për mos heqjen e taksës me Serbinë nuk cenon raportet e Kosovës me Amerikën.

Në këtë mënyrë, Lekaj i është përgjigjur Presidentit Hashim Thaçi, i cili kërkoi nga Qeveria që të dëgjohet këshilla e SHBA’së për heqjen e takës.

“Të gjithë jemi krenarë për miqësinë që e kemi me Amerikën. Vendimet e institucioneve shtetërore, siç është ky për taksën, nuk e rrezikojnë miqësinë dhe koordinimin që e kemi që dhjetëra dekada me SHBA’në”, ka thënë Lekaj, për Express, të shtunën.

Qeveria Kosovës kishte marrë vendim për taksë ndaj produkteve serbe e boshnjake pasi Serbia kishte nisur një fushatë kundër njohjeve të Kosovës.

Fillimisht ishte vendosur taksa 10 për qind për t’u vendosur në fund të vitit të kaluar në 100 për qind.

SHBA ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të taksës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar sot të dëgjohet këshilla e amerikanëve. Ka thënë se SHBA nuk e ka të pakushtëzuar përkrahjen për Kosovën. Madje, ka thënë se për teke të ndonjë lideri s’bën të rrezikohet partnertiti i Kosovës me SHBA’në.

Lekaj ka thënë se askush s’mund t’i lëvizë raportet Kosovë-Serbi. Ka thënë se Ramush Haradinaj vetëm sa i ka thelluar këto raportet me amerikanët.

“Ashtu siç e kemi çliruar, e ndërtuar shtetin e Kosovës, bashkë me Amerikën do të vazhdojmë t’ua ruajmë sovranitetin nga jashtë dhe të zhvillojmë brenda. Miqësia jonë me Amerikën është e ndërtuar në themelet e dy popujve, të cilën vështirë se mund ta lëkund dikush. Kryeministri e ka dëshmuar në vazhdimësi bashkëpunimin me SHBA për të mirën e dy popujve”, ka shtuar ai.

Edhe Blerim Kuçi, ka thënë se taksa me Serbinë ka arritur efektet në aspektin politik dhe ekonomik.

Mirëpo, nuk ka dashur të komentojë nëse Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë përkohësisht taksën siç kanë kërkuar amerikanët.

“Si deputet, taksa i ka arritur efektet. Ka qenë njëri prej potezave, jo vetëm në aspektin ekonomik, por i ka dhënë dinjitet Kosovës. Duhet të shfrytëzohet maksimalisht në raport me Serbinë”, ka thënë Kuçi, për Gazetën Express.

Thaçi: Teket personale të asnjë lideri s’guxojnë të lëndojnë interesin e SHBA-së për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se zhvillimet aktuale dhe disa veprime të institucioneve të Kosovës, po përcillen me shqetësim nga Qeveria amerikane, duke kërkuar që “këshillat miqësore amerikane” të respektohen.

“Zhvillimet aktuale dhe disa nga veprimet e institucioneve shtetërore janë duke u përcjellë me shqetësim nga qeveria amerikane. Kjo situatë është për keqardhje. Prandaj, tani është momenti t’i respektojmë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe pacifikimin e rajonit”, ka shkruar Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook.

Presidenti Thaçi po ashtu thotë se “teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës”.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar që të pezullojë taksën prej 100 për qind, të vendosur ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Megjithatë, ai insiston se kjo masë do të hiqet kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi thotë se “cenimi i raporteve me SHBA-në, i kësaj aleance të shenjtë, paraqet fillimin e cenimit të shtetit tonë”.

“Gjithashtu, as arroganca e treguar në raport me Bashkimin Evropian nuk e nderon shtetin dhe as nuk i bënë krenarë aleatët tanë dhe SHBA-në. Aleanca e Kosovës me SHBA-në peshon më shumë dhe është më e rëndësishme se interesi i kujtdo qoftë”, shkruan Thaçi.

Qeveria e Kosovës, në fund të vitit të kaluar vendosi taksë doganore ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kërkuar që kjo masë të hiqet, ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në dialogun në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa kjo masë të shfuqizohet.

Edhe një tjetër autostradë e re në Kosovë

Nadie Ahmeti

Ende pa përfunduar autostrada që lidh kryeqytetet e Kosovës dhe të Maqedonisë, përkatësisht Prishtinën dhe Shkupin, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës paralajmërojnë se gjatë këtij viti pritet të nisë së ndërtuari edhe një autostradë tjetër.

Autostrada e re pritet të lidhë qytetet Istog- Pejë – Deçan- Gjakovë dhe Prizren, andaj ndryshe njihet edhe si “Autostrada e Dukagjinit”.

Ajo llogaritet të jetë ndër autostradat më të gjata në territorin e Kosovës, me 91 kilometra.

Për këtë projekt tashmë kanë filluar përgatitjet dhe thuhet se do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve më të larta, duke i respektuar parametrat e autostradave moderne në Evropë.

Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se për këtë projekt deri në muajin qershor pritet të përfundojnë debatet publike me qytetarët e komunave, nëpër të cilat kalon autostrada.

Kurse, në fund të vitit pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e saj.

Ai tregon se vlera e përafërt e këtij projekti, do të arrijë deri në një miliard euro, përfshirë këtu edhe shpronësimet e nevojshme, vlerë kjo që, sipas Kadriut, pritet të shfrytëzohet nga buxheti i Kosovës, pa huamarrje.

“Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ (Prishtinë – Shkup), përfundon shpejt, autostrada Prishtinë – Gjilan nuk ka kosto të madhe financiare. Kështu që përqendrimi i buxhetit të Republikës së Kosovës do të jetë në autostradën e Dukagjinit”, thotë Kadriu.

Aktualisht, në proces të ndërtimit është autostrada Prishtinë – Gjilan – Konçul, që lidh Kosovën me Serbinë jugore, përkatësisht me Luginën e Preshevës. Punimet në autostradën me gjatësi prej 22.6 kilometrash kanë nisur në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa kohëzgjatja e realizimit është 30 muaj. Rreth 87 milionë euro llogaritet se do t’i kushtojë buxhetit kjo autostradë.

Ndërkaq, autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi”, ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2018. Por, ajo nuk ka përfunduar ende, duke i tejkaluar tashmë afatet e parapara.

Autostrada e parë e ndërtuar në Kosovë, ishte ajo që e lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur “Rruga e Kombit – Ibrahim Rugova”.

Në anën tjetër, ekspertë të kësaj fushe, vlerësojnë se me gjithë nevojën dhe rëndësinë e infrastrukturës së zhvilluar rrugore të një vendi, Kosova është dashur që të fokusohet në prioritete tjera.

Halim Gjergjizi, profesor në Kolegjin “Dardania” në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se në mungesë të përgatitjes së projekteve konkrete që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve, Qeveria po i orienton mjetet e gatshme të buxhetit tek infrastruktura rrugore.

“Autostradat më tepër kanë një prapavijë politike, po ndërtohet për Gjilan, tashmë do të ndërtohet për në Dukagjin dhe në të ardhmen do të lindin kërkesat politike. Por, shoqëria kosovare në këtë moment ka prioritete tjera përveç ndërtimit të autostradave”.

“Edhe pse parimisht them se ato krijojnë parakushte për zhvillim ekonomik, ato nevojiten në kushte dhe në një kohë kur shoqëria e Kosovës do të jetë më komode sa i përket investimeve. Autoritetet kompetente nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për të hulumtuar burime alternative për investime në infrastrukturë”, vlerëson Gjergjizi.

Infrastruktura rrugore, kryesisht ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç autostradave, investime të mëdha janë përqendruar edhe në ndërtimin e rrugëve lokale e magjistrale. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët ka thënë se deri në vitin 2023 asnjë qytet i Kosovës nuk do të mbetet pa lidhje me autostradë.

Veseli: Rusia drejt njohjes së shtetit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës. Ai po ashtu ka shfaqur shpresën që Kosova do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjatë këtij viti.

“Vizitën e presidentit rus, (Vladimir) Putin në Serbi, merreni si diçka pozitive. Ne jemi me Amerikën, jemi vend perëndimor. Fqinji ynë në pjesën veriore po pretendon me qenë mirë me partnerët tanë, por po i hap dyert Rusisë. Sidoqoftë, në vizitën e Putinit në Serbi, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë thënë të njëjtat mesazhe, sikurse me presidentin tonë. Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai i ka bërë këto deklarata pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qëndruar të enjten në Beograd. Ai gjatë një konference për media, së bashku me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244”.

Hoti: Nuk bëhemi pjesë e një dialogu, ku diskutohet ribërja e shtetit të Kosovës

“Ditëve të fundit janë shtuar sulmet kundër LDK-së dhe kjo është pika e vetme ku koalicioni PAN është unik. Mirëpo ata, tani edhe me PSD nën sjetull, nuk janë unikë as në strategjinë qeverisëse, as në raportet me aleatët tanë, e as në dialog me Serbinë”, ka shkruar Hoti, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, konsistenca e LDK-së në qëndrime po i pengon PDK-në, AAK-në e Nismën.

“Lajmi i keq për këtë pozitë pa legjitimitet është se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe si duket kjo po ju pengon atyre, prandaj kanë intensifikuar përhapjen e të pavërtetave”, ka shtuar Hoti.

Ai ka thënë se LDK-ja është për dialog me Serbinë, por ka potencuar edhe një herë që nuk do të bëhen pjesë e asaj që e ka quajtur një ‘maskaradë’ për ribërje të shtetit të Kosovës.

“Ne jemi këtu dhe sa herë e shohim të nevojshme do ta përsërisim se jemi për dialog, por nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade. Ne nuk dialogojmë për ta ribërë shtetin e Kosovës, por punojmë që ta forcojmë dhe demokratizojmë atë”, ka përfunduar Hoti.

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA nuk preken nga tarifat

Leonat Shehu

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të mërkurën se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk rrezikohen për shkak të tarifave, të cilat sipas tij janë vendosur kundër Serbisë dhe Rusisë.

Duke komentuar kërkesat amerikane për pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe në mënyrë që t’u hapet rrugë bisedimeve me Serbinë, ai ritheksoi qëndrimin se tarifat janë të lidhura me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje, pra jo në shkurt por mundemi të mos e heqim asnjëherë derisa Serbia nuk është e gatshme të na njohë. Kjo nuk ka të bëjë me Amerikën, ka të bëjë me Rusinë dhe Serbinë. Ne jemi në kufi me Serbinë e Rusinë. Fytyra e Serbisë e cila është e shihni nesër me (Vladimir) Putinin në Beograd, fytyra jonë e dini cila është, pra mos u mërzitni për këto”,tha kryeministri Haradinaj.

E vendosur me 21 nëntor të vitit që lamë pas, tarifa nxiti reagimin e Bashkimit Evropian por edhe thirrjet e Shteteve të Bashkuara për heqjen e saj, ndërsa Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me anulimin e tarifave.

Serbia vazhdon të llogarisë në mbështetjen e Rusisë për Kosovën, çështje kjo që pritet të jetë temë e diskutimeve të enjten kur presidenti rus, Vladimir Putin do të qëndrojë në Serbi.

Serbia një aleate tradicionale e Rusisë, synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por ecën në vijën e ngushtë ndërmjet Rusisë dhe perëndimit dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Bashkimi Evropian, i cili në pranverë do të ketë zgjedhje të brendshme, është vënë në përpjekje për përshpejtuar procesin e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është edhe kusht për integrimin e tyre.

Autoritetet në Kosovë thonë se janë të gatshme për një marrëveshje normalizimi me Serbinë e cila do të sillte paqe në rajon. Tash për tash është e paqartë se kur mund të pritet vazhdimi i bisedimeve që kanë ngecur për shkak të tensioneve ndërmjet të dyja vendeve.

Pacolli kundër Haradinajt, kërkon të hiqet taksa ndaj Serbisë

Kosova s’mund të refuzojë kërkesën e SHBA-së, ka thënë Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, duke komentuar kërkesat e Washingtonit që të hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Pacolli ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin Ramush Haradinaj për mundësinë e përgjigjes pozitive ndaj SHBA-së.

Duke folur për diplomacinë kosovare, ministri ka shprehur keqardhje që puna e tij është vështirësuar për shkak të mungesës së unitetit nga zyrtarët shtetërorë, transmeton Koha.net.

Ai ka pranuar se qëndrimet e ndryshme të Presidentit dhe Kryeministrit në lidhje me dialogun me Serbinë krijojnë paqartësi. Sipas fjalëve të tij, në dialogun me Serbinë, Kosova mund të bëjë disa kompromise, të cilat, sipas tij, “do të ndodhin në kuadër të demarkacionit me Serbinë”.

Pacolli shpreson që opozita në Kosovë do t’i bashkohet ekipit dialogues.

Mustafa pas intervistimit në Hagë: U ftova si dëshmitar i dyshuar

Valona Tela

Pas gati dhjetë orësh, në Hagë përfundoi dita e dytë e marrjes në pyetje e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

“Sot përfundoi intervista me mua pranë Dhomës së Specializuar në Hagë. Unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar”, tha Mustafa për gazetarët jashtë ndërtesës së Prokurorisë.

“Pyetjet kanë qenë shumë serioze dhe ne kemi qenë shumë seriozë në përgjigje. UÇK-ja më ka mbrojtur mua dhe unë nuk kam pasur nevojë ta mbroj UÇK-në”, shtoi ai.

Mustafa hyri në Prokurori në Hagë, i shoqëruar nga avokati i tij, Arianit Koci, pak para orës 10 të mëngjesit.

Prokuroria Speciale nuk ka dalë me asnjë informacion se në çfarë cilësie është intervistuar Mustafa.

Ky institucion nuk ka dhënë informacione as për ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së që janë thirrur për intervistë.

Të mërkurën, në Hagë pritet të merret në pyetje edhe Sami Lushtaku, një tjetër ish-komandant i UÇK-së, ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.

Edhe Mustafa, edhe Lushtaku kanë qenë komandantë të rëndësishëm të zonave operative në Kosovë, gjatë konfliktit të armatosur, ndërsa pas luftës kanë mbetur aktivë në skenën politike në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Në Kosovë, ajo ka shkaktuar pakënaqësi dhe zemërim dhe ka çuar në protesta të veteranëve të UÇK-së.

Sipas disave, me këtë gjykatë po bëhet barazimi i luftës së UÇK-së me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, e cila ka përfunduar me ndërhyrjen e NATO-s.

Në fund të vitit 2017, pas një peticioni me 15 mijë nënshkrime, një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka ndërmarrë nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Por, pas disa javësh presion politik nga bashkësia ndërkombëtare, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë thënë se a`Gjykata nuk do të shfuqizohet.

Shfuqizimi i taksës paralelisht me marrëveshjen për njohje nga Serbia

Arton Konushevci

Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, ritheksojnë zotimin se taksa doganore për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit.

Qëllimi final i taksës, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj ishte dhe mbetet që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës. Ai ka pranuar se krahas Bashkimit Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ritheksuar qëndrimin për pezullimin e taksës. Por, siç ka thënë Haradinaj, problemi i taksës nuk ndërlidhet me faktorin ndërkombëtar, por me qëndrimet e Serbisë karshi shtetit të Kosovës.

Haradinaj tha se qëndrimi i SHBA-së për taksën, i është prezantuar përmes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, duke e ndërlidhur pezullimin e taksës me hapjen e rrugës për dialogun.

“Është kërkesë zyrtare e tyre, mirëpo ata duhet ta thonë vet se nuk është detyrë e imja të them. Nuk kemi të drejt të raportojmë për qëndrimet e tyre. Por, unë më këtë rast po e flas për hir të opinionit”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës tha po ashtu se “përderisa ka vetëm sugjerime për takime dialoguese të pafrytshme, pa objektiv, pa afate të qarta kohore dhe pa kontratë të paradakorduar dhe garanci ndërkombëtare që do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare që rezulton me njohje, taksa do të mbetet në fuqi”.

“Sot do ta kishim pezulluar sikur të kishim një kontratë të dakorduar për të shkuar diku për ta nënshkruar. E pezullojmë se nuk është vendosur tarifa për ta penguar një marrëveshje ose për ta vonuar atë. Mirëpo, para se te kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse, obligative ligjore për njohje që zgjidh të gjitha problemet e tjera për ta vazhduar veç një cirk që është quajtur si dialog i këtyre dy-tre vjetëve të fundit, nuk ka logjikë të hiqet”, tha Haradinaj.

“Pra 20 vjet i kemi dhënë kohë të kryhen këto punë”, tha Haradinaj, duke iu referuar pozicionit të pandryshuar të Serbisë karshi Kosovës.

Analistët politikë, ndërkaq thonë se taksa e cila është vendosur nga Qeveria e Kosovës është vënë për qëllime politike dhe, sipas tyre, ajo për qëllime politike do të hiqet.

Analisti Ramush Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë se taksa nuk është ndonjë masë ekonomike dhe nuk është ndonjë masë e mbrojtjes së prodhimeve vendore, por siç tha ai, është një masë e vendosur për arsye politike përmes së cilës kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia.

Ai thotë se garancitë që kryeministri Haradinaj i kërkon nga faktori ndërkombëtar nuk mund të jepen nga askush veç shtetit serb.

“Garanci s’mund të ketë as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as nga një forum ndërkombëtar që Serbia do ta njoh Kosovën. Garancitë janë se Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë si të barabarta marrëdhëniet, do të bëjnë marrëveshje e cila është marrëveshje mes shteteve dhe jo mes presidentëve ose udhëheqësve dhe që kjo marrëveshje synon normalizimin dhe marrëveshja bëhet pa asnjë kusht”, tha Tahiri.

Ai theksoi po ashtu se me anë të kësaj mase po kushtëzohen edhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vet procesi i dialogut.

“Kryeministri Haradinaj besoj po kërkon një deklaratë formale nga kushdo edhe në stilin që synimi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve dhe pranimi i ndërsjellë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Tahiri.

Taksa prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet nga Serbia, ka krijuar një realitet krejtësisht të ri në raportet edhe ashtu të rënduara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka reflektuar edhe në dialogun për normalizimin ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Për më shumë, çështja e kësaj takse tashmë është shndërruar në pengesë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për faktin se kjo e fundit, heqjen e kësaj takse e ka vënë kusht për vazhdimin e këtij dialogu.

Haradinaj: Nuk shfuqizohet taksa ndaj importeve serbe pa njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se nuk do të shfuqizohet taksa 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja pa nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë që do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka thënë se taksa mund të zgjasë deri në një marrëveshje për njohje apo edhe deri në vitin 2022, deri kur, sipas tij, Serbia, po përpiqet të zvarrisë negociatat.

“Nëse shkruhet një kontratë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe duhet të shkojmë aty për të vendosur firmën e jepi mundësinë që të pezullojmë për aq ditë sa zgjatë ajo mundësia për t’u nënshkruar. Nuk është qëllimi që me taksë të bllokojmë nënshkrimin e marrëveshjes për njohje. Serbia mendon të shkojë deri në vitin 2022 për aplikim në Bashkimin Evropian dhe ne do ta mbajmë taksën deri në 2022 nëse nuk ka marrëveshje për njohje taksa rrin”, ka theksuar Haradinaj.

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës për taksën pasojnë trysninë e shtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për pezullimin e saj. Madje këto kërkesa për pezullim të kësaj mase nga SHBA-ja dhe BE-ja, Haradinaj i ka pranuar edhe vetë në këtë konferencë para gazetarëve.

Kosova nuk arrin t’i japë fund operimit të kodeve të huaja telefonike

Luljeta Krasniqi – Veseli

Operatorët telefonik në Kosovë nuk kanë arritur t’i përmbahen afatit kohor për largimin e kodeve të huaja telefonike dhe përdorim vetëm të kodit telefonik të Kosovës +383.

Data 15 janar e këtij viti ka qenë e fundit kur operatorët e telefonisë mobile dhe fikse Vala dhe Ipko është dashur të fillojnë me zbatimin e kodit telefonik +383 dhe largimin në tërësi të kodeve ndërkombëtare.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ARKEP, Kreshnik Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se si rrjedhojë e moszbatimit të këtij afati fillohet me masa sanksionuese.

“Nga sot kompanitë (operatorët telefonikë në Kosovë) do të dënohen me shumën 10,000 euro në muaj, ky vendim do të rishikohet në 2-3 muajt e ardhshëm dhe nëse nuk zbatohet deri atëherë kjo shumë mund të rritet më tutje”, thotë Gashi.

Aktualisht, në Kosovë ekzistojnë dy operatorë të telefonisë mobile të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare. Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386) për të cilat Kosova duhet të paguajë kosto të lartë të shpenzimeve.

Largimi i kodeve të huaja ishte paraparë që të ndodhte në qershor të vitit 2018, por kjo nuk kishte arritur të realizohej. Pas kësaj date ishte dhënë edhe afat i dytë për largimin e kodeve të huaja që ishte 31 tetori i vitit 2018.

Por, në pamundësi për arritjen e këtij afati, dy operatorët Vala dhe Ipko kishin kërkuar shtyrje të afatit, por kjo nuk ishte pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Qysh në atë kohë ARKEP nxjerri vërejtjen përfundimtare dhe kërkoi që të eliminohen kodet e huaja sa më të shpejtë që është i mundur, derisa me masa sanksionuese bëri të ditur se fillohet nga data 15 janar, 2019.

Sfidë për fillimin e zbatimit në tërësi të kodit telefonik të Kosovës +383, sipas operatorëve të telefonisë mobile Vala dhe Ipko ishin relacionet e tyre me operatorët ndërkombëtarë.

Ekspertë të çështjeve të telekomunikacionit e kishin konsideruan neglizhencë të operatorëve telefonik mosrrumbullakimin në afat të caktuar të kodit shtetërorë telefonik të Kosovës +383.

Në mungesë të kodit telefonik, vetëm Telekomi i Kosovës, që shfrytëzon linjën +377, i ka paguar për shfrytëzim të kodit 3 milionë euro Telekomit të Monakos, kurse për humbjet komerciale deri në 6 milionë euro. Kostoja e përgjithshme e shkaktuar nga mungesa e kodit telefonik, sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, i kanë kushtuar humbje vendit deri në mbi 200 milionë euro.

Kosovës iu kishte ndarë kodi telefonik nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) në dhjetor të vitit 2016. Ky kod ishte rezultat i bisedimeve në Bruksel, ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kurti: Asnjë ushtar serb nuk u dënua për masakrën e Reçakut

“Kujtesa jonë është e freskët për masakrën e Reçakut edhe 20 vjet pas saj. Pamjet ishin aq të tmerrshme saqë ne tronditemi prej tyre edhe sot e kësaj dite. Drejtësia është aq e vonuar saqë ajo ende nuk ka filluar. Nuk është gjykuar e dënuar asnjë polic apo ushtarak serb për këtë krim të pashembullt.

Më 10 qershor të vitit 2005, bashkë me banorët e fshatit Reçak dhe me familjarët e martirëve e patëm vënë përballë UNMIK-ut një çarçaf me emrat e njëzet kriminelëve serbë të cilët ishin ekzekutorë të shqiptarëve në Reçak më 15 janar të vitit 1999. Ende, as drejtësia vendore dhe as ajo ndërkombëtare nuk kanë vepruar për t’i vënë prapa grilave ata kriminelë të cilët goditën në mënyrë mizore popullsinë civile të pambrojtur e të paarmatosur. Masakra e Reçakut e ndërgjegjësoi opinionin publik ndërkombëtar dhe diplomacinë botërore që të ndërhyjë NATO-ja kundër Jugosllavisë së Milosheviqit, duke e kuptuar të gjithë atë që ne e dinim kaherë, se Serbia e kupton vetëm gjuhën e saj, pra gjuhën e forcës.

Sot, dy dekada më vonë, ne përulemi me respekt e me dhimbje, por edhe me krenari, për martirët dhe dëshmorët e kombit në përgjithësi dhe posaçërisht për ata këtu në Reçak. Familjarët e të vrarëve janë po ashtu viktima dhe çdo ditë që kalon është ditë e padrejtësisë për ta. Dëshmorëve dhe martirëve të kombit si dhe familjeve të tyre ne si qytetarë, si politikanë, si përfaqësues, si aktivistë iu kemi shumë borxh. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!”

Masakra e Reçakut, Thaçi: Serbët do të mbajnë përgjegjësi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kujtuar sot masakrën e Reçakut e cila ndodhi 20 vjet më parë, ndërsa vendosi kurora me lule përpara memoralit të viktimave. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Thaçi pohoi se 15 janari i vitit 1999 ishte një ditë shumë e rëndë për Reçakun dhe tërë Kosovën.

“Para 20 vjetësh, Reçaku hyri në historinë e Kosovës si simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot. 15 janari i vitit 1999 ishte një ditë shumë e rëndë për Reçakun dhe tërë Kosovën, por ishte edhe një kthesë e madhe në ndërkombëtarizimin e luftës së drejtë të popullit tonë. Pas gjenocidit të ushtruar nga forcat serbe në Reçak, u zgjua tërë bota demokratike dhe vuri në lëvizje gjithë diplomacinë ndërkombëtare.

Për krimet që forcat policore dhe ushtarake serbe i kanë kryer në Kosovë, një ditë do të japin përgjegjësi. Por, sot e përgjithmonë, ne i kujtojmë dhe nderojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë e luftës sonë çlirimtare.
Martirët dhe dëshmorët e Reçakut janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. HTH”, shkruan në ‘Facebook’ Thaçi.

Dita e dytë e marrjes në pyetje e ish pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

Për të dytën ditë me radhë në Hagë po vazhdon marrja në pyetje e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa. Një ditë më herët ai u mor në pyetje për shtatë orë me radhë

Rrustem Mustafa, është i pari që u paraqit në prokurorinë e posaçme për krime lufte në Hagë, për t’u marrë në pyetje me çka edhe filloi puna konkrete e këtij institucioni.

Zoti Mustafa i njohur me emrin e luftës i komandant Remi, drejtonte Zonën Operative të Llapit, një rajon në veri të Prishtinës gjatë luftës në Kosovë. As ai e as avokati i tij, Arianit Koci, nuk folën pas marrjes në pyetje një ditë më parë dhe as para fillimit të intervistimit të sotëm.

Të mërkurën ndërkaq, pritet të fillojë marrja në pyetje e Sami Lushtakut, ish komandant i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës në Kosovë dhe intervista do të zhvillohen edhe më një numër ish pjesëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare.

Në mesin e atyre që kanë marrë ftesë është edhe Remzi Shala, i njohur me emrin e luftës si “Molla e kuqe”, i cili u ka thënë medieve lokale se nuk do të paraqitet në intervistë meqë nuk i beson Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, që me emrat dhomat e specializuara, do të veprojë në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Në korrik të vitit 2014, ish prokurori i Posaçëm i Bashkimit Evropian, që ishte ngarkuar me hetimin e këtyre pretendimeve, Clint Ëilliamson, tha se nuk kishte prova për trafikim organesh por kishte prova për përfshirje të zyrtarëve të lartë të UÇK-së në krime kundër njerëzimit

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, njëzet vjet më parë.

Të ftuarit thanë se janë të gatshëm të përballen me drejtësinë dhe të bindur se përballja do të dëshmojë pastërtinë e luftës së shqiptarëve të Kosovës. Një bindje të tillë e ritheksuan edhe udhëheqësit më të lartë të Kosovës, të cilët takuan të ftuarit para se të niseshin për në Hagë.

Më 22 dhjetor të vitit 2017, një grup deputetësh hodhi nismën për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme, duke sfiduar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj kryesor që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse ndodhë shfuqizimi i saj.

Në fillim të muajit shkurt të vitit 2018, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës të gjetur nën trysni politike, thanë se “gjykata nuk do të shfuqizohet”

Prokuroria e posaçme nuk ka komentuar deri tash intervistimin e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zyrtarët e saj nuk pranuan të flasin as për cilësinë në të cilën janë dërguar ftesat për marrje në pyetje, nëse të ftuarit janë dëshmitarë apo të dyshuar, në gjë që ka nxitur po ashtu reagime të organizatave për të drejtat e njeriut në Kosovë por edhe ekspertëve të drejtësisë.

Po ashtu as emrat e atyre që janë ftuar nuk janë konfirmuar nga prokuroria e cila tash për tash vepron përkohësisht në një ndërtese në Hagë në pritje të rinovimit të ndërtesës së Gjykatës së Posaçme, e cila do të jenë në ish selinë e policisë Evropiane, EUROPOL.

Kajtazi: Thaçi mund të shkojë në Hagë në mars

Gazetari Vehbi Kajtazi ka paralajmëruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të përballet brenda pak muajsh me Gjykatën Speciale në Hagë.

Kajtazi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se mendon se krimet më të mëdha në Kosovë kanë ndodhur pas luftës.

Ai ka vlerësuar se nëse s’do të akuzohet Thaçi nga Specialja, atëherë kjo gjykatë s’do të ketë kuptim.

“Pres që z. Thaçi të akuzohet, dhe pres që nga muaji mars ai të udhëtojë në Hagë”, ka deklaruar Kajtazi në T7.

“Në mars mund të intervistohet”, është shprehur Kajtazi.

Sipas tij, Thaçi pritet të merret në pyetje për Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), për strukturat e tjera të dala prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat kanë qenë aktive.

“Kemi pasur Ministri të Rendit, kemi pasur Polici Ushtarake”, ka thënë Kajtazi.

Ai ka thënë se Thaçi pritet të merret në pyetje për raste konkrete të incidenteve të vrasjeve të njerëzve – por edhe për vrasje në tentative e për sulme, shumica e të cilave kanë ndodhur pas luftës.

Kajtazi ka përmendur rastet e Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarit, Gani Gecit, Adem Salihajt, Agim Veliut, Ejup Visokës, Shaban Mujës e Ismet Rracit. /Express/

Kryeministri Haradinaj në pritje të vizës amerikane

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të hënën se ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare për vizën e kryeministrit nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët e qeverisë thanë se kryeministri Haradinaj do të udhëtonte në SHBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zyra e kryeministrit të Kosovës tha se “ende nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth çështjes së vizës për zotin Ramush Haradinaj. E vetmja arsye pse kryeministri do të udhëtonte për në SHBA janë Lutjet e Mëngjesit, e jo ndonjë konferencë”, thuhet në përgjigjen e zyrës zë zotit Haradinaj, por pa dhënë shpjegime të tjera.

Reagimi pasoi raportimin e stacionit televiziv “Al Jazeera Balkans” që pohoi se duke u bazuar në burime nga Departamenti amerikan i Shtetit, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Më herët gjatë ditës, mediat në Kosovë raportuan se Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar mesazh institucioneve që të heqin tarifat ndaj Serbisë ndërsa kanë paralajmëruar pasoja në rast se nuk ndërmerret ky hap.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të hënën gjatë ditës se qeveria do të pezullonte përkohësisht tarifat vetëm pas garantimit ndërkombëtar për nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë për njohjen të ndërsjellë.

Ai i bëri këto komente përmes llogarisë së tij në Facebook, ku tha se garancia ndërkombëtare “do të thotë që ekziston një materie, kontratë e dakorduar në parim dhe pret vetëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që rezulton me njohje”.

Kryeministri Haradinaj thotë se përderisa vazhdon dialogu i tanishëm që sipas tij është i pafrytshëm dhe pa afate të caktuara për një marrëveshje përfundimtare për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tarifat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.

“Jam thellësisht i bindur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese me Serbinë, që rezulton me njohje. Ne intensivisht po punojmë për një kontratë përfundimtare, marrëveshje finale, me ç’rast edhe dorëzuam Librin e Madh me kapituj dhe Draftin e kësaj marrëveshjeje. Tërë këtë përmbajtje e kemi zhvilluar me qëllim për t’u siguruar se kur ulemi me Serbinë të kemi materie të qëndrueshme, me fakte dhe argumente”, thuhet në reagimin e kryeministrit duke nënvizuar se vendosja e tarifave ndaj produkteve të Serbisë nuk ka për qëllim pengimin dhe shtyrjen e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese me Serbinë.

E vendosur me 21 nëntor të vitit që lamë pas, tarifa nxiti reagimin e Bashkimit Evropian por edhe thirrjet e Shteteve të Bashkuara për heqjen e saj, ndërsa Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me anulimin e tarifave.

Bashkimi Evropian, i cili në pranverë do të ketë zgjedhje të brendshme, është vënë në përpjekje për përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është edhe kusht për integrimin e tyre.

Në dhjetor, presidenti amerikan Donald Trump u dërgoi letra presidentit Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke u bërë thirrje të dyja palëve “që të shfrytëzojnë kohën e duhur për të arritur një marrëveshje pajtimi ndërmjet tyre”,marrëveshje që siç thuhet, “do të pasqyronte në mënyrë të drejtëpeshuar interesat e të dyja palëve”.

Autoritetet në Kosovë thonë se janë të gatshëm për një marrëveshje normalizimi me Serbinë e cila do të sillte paqe në rajon. Aktualisht është e paqartë se kur mund të pritet vazhdimi i bisedimeve që kanë ngecur për shkak të tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe.

Serbia vazhdon të ngulë këmbë për heqjen e tyre si mundësi për të vazhduar bisedimet, çështje kjo që po kundërshtohet vazhdimisht nga qeveria e vendit.

KUSH DHE PSE I FUTI MALLNAT SERBE PAS LUFTE NË KOSOVË – Nga Bardh M. Nengurra

( Replikë Qeverisë së Kosovës që po rrezikon mardhanjet me SHBA )
Asht temë aktuale taksa e mallnave serbe në Kosovë, masë kjo që e ndermori Qeveria e Kosovës . Asht temë aktuale jo vetem në nivel të Kosovës dhe ate kombëtar, por asht temë aktuale në forumet nderkombëtare në qendrat e politikbamjes botnore si në Bruksell e edhe në Vashington.
Qeveria e Kosovës kambëngulë në te veten dhe zotohet se masat e taksave nuk do hiqen perderisa Serbia nuk e pranon Kosovën si shtet të mvetësishëm.
Në mes vetë krenëve të pushtetit në Kosovë ka nji mospajtim në lidhje me këtë qashtje. Derisa Qeveria dhe vetë shefi i sajë Ramush Haradinaj nuk don të ndëgjojë per heqjen e taksës, Presidenti i vendit i cili në fillim heshti dhe u kuptue se edhe ai pajtohet me masat e Qeverisë, megjithate ai ka ndërrue mendjen dhe në disa deklarata ka dalë se masat per taksa duhet të hiqen. Edhe Partitë politike Pozitë-Opozitë këtu kan kundërshtime. Janë pro e kunder taksës secila per veti me mendjen e vetë.
Unë sapo lexova nji shkrim që u publikue në disa portale interneti dhe gazeta ONLINE dhe me tmerrojë se çka shkruen aty. Titulli i shkrimit ishte; ” AMERIKA KËRKON PEZULLIMIN E MENJIHERSHEM TË TAKSËS NDAJ SERBISË DHE PARALAJMRONË PER PASOJA “, perfundi titullit ishte kjo fjali; ” Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjëshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të.
Kjo asht shqetsuese dhe mendojë se sa ma parë duhet Qeveria me ndryshue veprimet e veta, duhet sa ma parë me veprue ashtu si kerkon AMERIKA , sepse pa Amerikën neve si shtet nuk mund të egzistojmë as pesë orë. Dhe perderisa Amerika thotë ( unë e lexova aty te shkrimi në fjalë ) se neve kemi interesat tona gjeostrategjike në Kosovë dhe se politikanët e sajë duhet me veprue sipas atyne interesave  e nese jo atëhere neve do ndryshojmë qendrimin tonë per Kosovën, nuk duhet me pritë më asnji minut Qeveria, ajo duhet me veprue . Në të kundërten ( gjithmonë po i referohem shkrimit si lajm qe e lexova sot ) neve do mbetemi pa shtet së shpejti dhe shteti do riokupohet nga fqinji jonë Serbia, por këtë here pergjithmonë do mbetemi nën Serbi. Dhe po ndodhi kjo faji mbetet i këtyne njerzve që paslufte tu rrah gjoksin se ishin komandanta, se u ban gjeneral dhe se ata na çliruen shumë lehtë manipuluen me popullin dhe e moren pushtetin dhe ja ku erdh puna pas 20 vjetëve në liri që asht Kosova.
Unë  shkrimin tim e fillova me nji titull pyetje andaj po vazhdojë pikrishtë me te. Kush i solli mallnat serbe menjihere pas lufte në Kosovë? Kush dhe pse i solli ato?  Pse u heshtë deri sot kjo veprimtari mafioze dhe a u heshtë pse njerzit nuk kan guxue  të flasin sepse kerrcnoheshin nga krenet e mafisë apo ndoshta pse të gjithë ngapak ishin akter të kësaj veprimtarie të pist e mafioze?
Nese të gjithë akteret që synuen pushtetin e Kosovës paslufte nuk kan ditë fare se si duhet të ndertohen Institucionet e shtetit , ata kan pas modelin e liderve shqiptar të pasluftës së Dytë Botnore në ish Jugosllavi. Patjeter asht dasht të marrin veprimtarinë e tyne si model dhe me fillue me shtetndertimin.
Dihet se pas Luftës së Dytë Botnore në Kosovë dhe gjithandej në trojet tona , shqiptaret ishin me mbi 95 % analfabet. Nuk kishte asnji fabrikë dhe asnji rrjet infrastrukture që populli do e gëzonte per me vazhdue jetesen pas asaj lufte katërvjeçare që ishte zhvillue. Pushteti qendror ishte në Beograd, sistemi ishte njipartiak, sistem komunist dhe në Drenicë kishte pas edhe Revolucion kunder ati pushteti qe Kosovës i kishte kushtue me mbi 45.000 viktima vetem per gjashtë muej. Por perkunder të gjitha këtyne ngjarjeve, lideret shqiptar të asaj kohe gjeten guximin ( asht dasht të jetë njeriu trim dhe i meqem per me kerkue diçka per popullin e vetë nga Beogradi komunsit i Titos dhe Rankoviçit ) dhe mbrenda 20 vjetve Kosova nga statusi i OBLLASTIT ( regjionit ) që kishte u ngrit në element Konstituiv i Federatës Jugosllave me të drejtë te vetos në të gjitha vendimet shtetnore. Gjithandej u ndertuen e u hapen fabrika dhe analfabetizmi u zhduk, liria gjinore u vu në nivel shembull per tan boten, u hoqen mbulesat per femnat dhe infrastruktura rrugore e të tjera u ndertue per mrekulli. Tash baj pyetjen , pse nuk vepruen lideret e imponuem të Kosovës si ata të paret e tyne? E tham të imponuem per faktin se ata u imponuen me dhunë dhe me at stilin e ideologut të tyne bastard Enver Hoxhës u ban bllok bashk dhe i shpallen luftë institucioneve që veq i kishte formue vetë populli permes LDK-së që në dhjetor 1989 dhe ato institucione kishin funksionue edhe gjatë okupimit barbar serb dhe tash kjo shtresa enveriste e LPK-së del haptas kunder institucioneve të shtetit dhe e merr pushtetin. Nuk po rikthehem te haraqi qe¨pagou LDK-ja nga këta banditë qe u thirren ne luftë dhe moren pushtetin sepse ajo asht nji temë tjeter. Unë kam pyetje per të ashtuqujtunin KRAHU i LUFTES në Kosovë qe formuen parti politike si PDK dhe AAK . Pyetja ime asht;  si u ba që NATO detyrojë forcat serbe të terhiqen nga Kosova, Këshilli i Sigurimit të OKB-së futi forcat ushtarake nderkombëtare KFOR-in ne Kosovë per ta sigurue qetsinë dhe rendin e në të njejten kohë nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia filluen te futeshin mallna të ndryshme në Kosovë. Pse ndodhi kjo? Pse në Kullë të Pejes atje mbi Radafc ka pas cisterna me derivate nafte që kan futë naftë e benzinë në Kosovë. Atë kohë Mali i Zi ende ishte pjesë e perbashket me Serbinë. Pse biznismen të hershem si Ekrem Lluka, Ramiz Kelmendi, Devollët etj etj nuk u penguen ta fusin mallin serb në Kosovë menjihere pas lufte?  Unë mendojë se po të veprohej me kohë me ndalue importin e mallit serb në Kosovë e tan bashkësia nderkombëtare do e perkrahte atë vendim. Por jo askush nuk reagoj kunder importit të mallnave serbe. Nuk reagojë askush sepse badat e ashtuqujtuna të dala nga lufta qe u pozicionuen ne TMK dhe në partitë politike PDK dhe AAK kishin leverditë e veta. Ata lejoni biznismenet qe i permenda lartë e edhe shumë biznismen të tjerë te mirren me bizneset e tyne , por per çdo muje duhej të paguajn HARAQ , TMK-së dhe partive PDK e AAK.  Kjo veprimtari ishte pothuej ashiqare në vitet e para të pasluftes në Kosovë. Asht flitë shumë per haraqin dhe metodat e vjeljes së haraqeve. Unë kam ndegjue me veshët e mi para disa viteve nga ish pronari i nji pompe derivatesh të naftes në fshatin Dobrushë të Istogut se si me vite asht detyrue me pague nga 1000- 5000 euro në muej njezve qe naten i kan shkue me vetura golf dysha, njerez te armatosun pasi paraprakisht e kan telefonue njerez anonim dhe e kan urdhnue me jua dhan atyne qe do i shkojnë pas pak aq para sa ata i kerkojnë nese jo do ja qojnë pompen në ajr me eksploziv. Sot ai njeri asht detyrue ta shes pompen e benzines sepse nuk ka mujt me i dalë në skaj me ato forma presioni. Dhe po e ceku se ai njeri asht vëlla i nji grueje të nji luftëtari nga nji fshat i Istogut i cili asht vra vetë i 11-ti ( të gjithë antar te familjes ngusht ) në luftë kunder forcave serbe dhe me atë rast asht vra dhe asht zhduk motra e keti ish pronarit të pompes së benzines. Asaj ju kan gjet vetem nji pjesë e ballit me pak flokë në thera aty afer ku asht zhvillue beteja ndersa trupi sju ka gjetë kurr. Ka pas raste që ju kam kundershtu kur me kan telefonue dhe ata në fillim butë me thojshin, si spo ke turp me kundershtue e mos me dhan para per TMK-në ti qe je vëlla i luftëtares e kunat i luftëtarit.
Pse juve qeveritar të sotshem keni lejue me fut Serbia mallë e mbeturina per 20 vjet rresht në Kosovë e tash po baheni kinse trima dhe po i veni taksa Serbisë? Pergjigjen per juve e jap unë. Juve keni krijue rrjetin e juv mafioz qe para lufte dhe ai rrjet ka funksionue bukur per interesat e jueja klanore , ju ka furnizue me para dhe juve paraja ju ka nevojit per me i forcue ekonomikisht familjet e jueja dhe të klanistve tuej, per me pague bodiguarda e mafinë e juej vrastare me te cilen ju gjatë luftës keni luftue forcat ushtarake të FARK-ut , keni luftue e eliminue veprimtarët politik të LDK-së dhe lidhjet e jueja kan shkue deri aty sa juve keni pas direkt kontakte me njerzit e mafisë dhe kontrabandës serbe që asht marr poashtu me kontrabandë të mallnave nga Serbia në Kosovë. Nuk asht diçka e re nese ju permendi lidhjet e jueja me vëllaznit Veselinov në veri të Mitrovicës, lidhjet  e Ramush Haradinaj me Millan Radojçiqin etj. Vetë Ramushi e ka pranue publikisht se e ka mik z. Radojçiq. Nese ndonji biznismen nuk ka pranue të ju furnizojë juve me para juve e keni eliminue. Gjatë luftës keni eliminue e vra njerez per të vetmin fajë pse ata nuk ju kan dhan para. Po e ceku rastin e kidnapimit dhe vrasjes së Skender Kuqit . E kan marr para syve të familjes njerzit e juej. Menjihere pas lufte rastin e Xhafer Krasniqit nga Poqesta e Pejes etj etj. raste të shumta. Të dytë këta i ken likuidue pse nuk ju kan dhanë para.
Dhe nese juve tash masi keni ba prona me vlerë qindra e mija miliona nëper Kosovë, Shqipni, e edhe jashtë ketyne dy shteteve shqiptare dhe nuk keni ma nevojë per vjeljen e haraqeve nga biznismenet shqiptar mirë bani nese terhiqeni nga kjo veprimtari e pist e e pandershme, por mos shitni qallma se jeni atdhetar dhe trima sa e nderpreni importin serb në Kosovë dhe nuk ju han palla as per Bruksell e as per Ameriken.
Kjo që juve keni veprue tash asht vetem marketing politik i jueji, dhe asht budallak teper i madh pasi ja tash shkrimi qe permenda ma naltë jua zbulon rrenat qe thojshit se e keni perkrahjen e Amerikës per taksat. Andaj ndalni këtë budallak dhe mos e rrezikoni shtetin. Shtetin e rrezikoni nese prishni mardhanjet me Ameriken, por nese Amerika ndërron qendrim dhe del kunder Kosovës, Kosova do ripushtohet nga Serbia. Juve keni lejue me u futë mafia turke e arabe në Kosovë dhe ajo ka ndertue xhamija me të cilat Kosovën dhe shqiptarët para botës po i paraqet si vend e popull musliman, dhe kjo ndodhi pas juve keni vjelë para të majme nga shoqatat turke TIKA e Fetulla Gulen per me ju dhanë lejet e ndertimit per xhamija. Tregone atdhtarinë e juej dhe vendosni taksa prodhimeve turke , ndaloni programet e serialeve turke të TV-vë tona. Nderpreni kontratat me KEDS dhe me Aeroportin dhe largone thundren turke nga Kosova. Për këto veprime sikur të kishit k… me i ba do ju perkrahte populli dhe edhe Amerika. Ju ja vodhet shtetit tuej 53 milion euro per me ja falë Bertel Enkës turke . Unë tu qenë i vetdishem në mentalitetin e popullit tim, tue e dit se as nuk lexojmë e edhe kur lexojmë keqkuptojmë po e spjegojë se unë jam per taksat me Serbinë, por jamë vetem nese asht edhe Amerika per to. Në të kunderten nuk jam.
Pse juve nuk keni veprue ma heret , kur Amerika shkruente se ilaqet serbe që janë në Barnatoret e Kosovës jan te dyshimta në perbamjen e tyne. Kur shtypi amerikan shkruente se edhe mielli dhe artikujt tjerë ushqimor per Kosovë në Serbi prodhohen në sektor të veçantë dhe vijnë direkt vetem per Kosovë. Pse nuk reaguet atëhere dhe me u thirë në shtypin amerikan? Juve pse shpifet dhe formuet Agjensin Kosovare të privaizimit menjihere pas lufte dhe me te i uzurpuet të gjitha ish pronat publike e shoqnore dhe veglat e makinat e fabrikave i keni shitë per hekur në shkritoren e Nikshiqit në Mal të Zi ndersa objektet e fabrikave i kan ble njerzit e juej per pak para dhe i kan shendrrue ato në salla dasmash dhe qendra tregtare. Pse nuk u angazhuet , pasi rrahet gjoksin se keni luftue per liri, pse nuk u angazhuet me i riaktivizue ato fabrika qe ishin dhe me subvencionue bujqësinë e blegtorinë qe populli tja fillon jeteses nga aty ku e kishte nderpre lufta dhe okupimi, por ju shkatrrue fabrikat , blet per veti pronat , lidhet bizniset me mafinë e rajonit ; serbe, malazeze, maqedone e shumë ma pak me ate shqiptare.
Kjo ju bani juve milionera , dhe aspak skeni turp pse i keni ba milionat. Po harroni se Kosova asht aq e vogël sa të gjithë na e njofim njeni tjetrin. Po harroni se neve të gjithë e dim se deri para lufte juve nuk keni pas brekë me veshë.
Andaj veproni ashtu si ju thotë ai që na ka çlirue, veproni si thotë Amerika dhe mblidhni qaklat e pirdhnu nga politika. Ju nuk jeni per me mbajtë pushtetin, ikni dhe hallall ju koftë kjo qe keni ba deri sot pasi edhe populli ju ka besue nga naiviteti i vetë, por sot e tutje nese populli ju beson e thefshit qafen bashk me me popullin që po ju perkrah.
 Sarpsborg-Norvegji 14.01.2019

Jo “Kombëtares” së Haradinajt! – Nga Florim Zeqa

Të vendosësh taksë politike ndaj shtetit armik në njërën anë, ndërsa në tjetrën të lobosh për dialogun vrastar për shtetin e Kosovës, nga i cili Serbia do të gllabëron rreth 30 % të territorit me pasuritë më vitale për shtetin, jo vetëm se është hipokrizi dhe mashtrim, paraqet mungesë të vizionit politik dhe akt të tradhtisë kombëtare.

Kërkesa që kryeministri Haradinaj i bëri opozitës kosovare që t’i bashkohet ekipit negociator në Bruksel, duke e quajtur “ekip të kombëtares”, ekipin negociator të Kosovës, jo vetëm se bie ndesh me taksën e vënë ndaj Serbisë, bie ndesh me deklarimet e tij të përditshme për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.
Nëse vërtetë Haradinaj e ka përnjëmend kushtëzimin e takses 100 % me njohjen nga Serbia, atëherë, paraprakisht vazhdimit të dialogut, do duhej kërkuar njohjen nga Serbia, pastaj për të vazhduar dialogun për aspeketet teknike!
Kërkesa e Haradinajt drejtuar opozitës kosovare për bashkëngjitje në “Ekipin kombëtar” të Kosovës në “ligën” e UE-së, është kërkesë për mbështetjen e përmbushjes së planit serb për ndarje të Kosovës.
Haradinajt nuk po i bënë përshtypje loja me opozitën në “Ligën e brendshme”, po dëshiron t’i dërgojë edhe ata në finalen e madhe të “Ligës së jashtme” në Bruksel, për ta përjetuar të gjithë së bashku humbjen fatale të Kosovës nga Serbia, në mënyrë që të shpërndajë përgjegjësinë gabimeve fatale të Thaçit në dialog me Daçiqin (si kryeministër) dhe Vuçiqin (si president i Serbisë)!
Argatin, që Ramush Haradinaj po dëshiron t’ia bëjë në prapavijë Hashim Thaçit, është më i madh dhe më i dobishëm se sa argatët e Edi Ramës, Batoton Haxhiut, Shpend Ahmetit e Fatmir Limës.
Hyrja e “ekipit të kombëtares” së Haradinajt në lojen e kurdisur në Bruksel, kur rezultati dihet paraprakisht, ku Serbia, përveq 4 komunave veriore të banuara me serb, me vete e merr gjysmën e Mitrovicës, gjigantin minerar “Trepça”, pasurinë më të madhe ujore-Ujmanin dhe mijëra kilometra katror tokë të Kosovës.

Rihapja e stausit të Kosovës bie ndesh me shpalljen Pavarësisë së 17 Shkurtit 2008-të, me vendimin e GJND-së dhe njohjet ndërkombëtare

Sikur nuk mjaftoi shpallja e pavarësisë dhe njohja e Kosovës nga mbi 110 shtete në kufijtë ekzistues, sikur nuk mjaftoi as vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila kambështetur ligjshmërinë dhe legjitimitetin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe tani këta njerëz të papërgjegjshëm e rihapin edhe një herë temën e statusit të Kosovës.
“Paradoksalisht liderët kosovarë kaq lehtësisht e harruan kompromisin e dhimbshëm të Pakos së Ahtisarit, e cila e shndërroi pakicën serbe, me pesë për qind, në faktor vendimmarrës, kushtetues dhe politik!
Vallë çka tjetër duhet të japë më tepër Kosova për
të kënaqur Serbinë!?
Këtë e kanë për obligim t’ua thonë qytetarëve të vendit presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, se çka në të vërtetë humb e çka fiton Kosova nga finalja e dialogut, gjegjësisht para nënshkrimit përfundimtar” në Bruksel.

Cili është “kompromisi i dhimbshëm”!?

Me rihapjen e statusit, politikanët milionerë, Kosovën e kanë kthyer 20 vjet prapa, pra e kanë kthyer në pikën zero, në atë të vitit 1999, në tavolinën e bisedimeve nën skenarin serb, të cilët janë të gatshëm të shkelin mbi çdo gjë dhe mbi çdo vlerë për të ruajtur pasuritë milionëshe dhe lëkurën e tyre para gjykatave ndërkombëtare.
Krijimi i ekipit të ri negociator (vrasës për shtetin), është hapi më i madh prapa dhe goditja më e rëndë për shtetin e njohur ndërkombëtarisht.
Pra ky ekip negociator s’është asgjë më shumë se sa zhvatës i buxhetit, personat e përfshirë në këtë grup janë vetëm figura, që do të shkojnë për të marrë mëditje dhe për të shëtitur e për me hëngër ndonjë drekë a darkë me verëra të shtrenjta, dhe me kaq do të përfundojë muhabeti i dëmshëm dhe pavlerë i tyre.
Duke pasur në krye të shtetit të njëjtit politikanë të pasinqertë, të korruptuar, të tejinkriminuar dhe të dëmshëm për qytetarët, lehtësisht mund të ndodhë mashtrimi i radhës si “kompromisi i dhimbshëm” në emër të liberalizimit të vizave dhe kinse “normalizimit të madhënjeve” me Serbinë, shtetin që nuk e njeh dhe as pranon ekzistencën e shtetit tonë-Republikës së Kosovës.

Kushti i radhës mund të jetë akoma më i dhimbshëm

Kosova me marrëveshjen e imponuar dhe planifikuar nga Thaçi-Vuçiqi-Ramës e me ndërmjetësimin e mercenarëve të paguar mediatikë e biznesorë, Kosova do të dali e dëmtuar për mijëra kilometra katrorë, me humbjen e resurseve natyrore dhe pasurive kryesore nëntokësore.
Ky ekip negociator nën dhe qeveria nën tutelen e Thaçit, as që e kanë guximin që të kërkojnë nga Serbia të paguaj e kompensoj dëmet e luftës për shkak të implikimeve në korrupsion dhe krim të organizuar.
Pikënisje e çdo takimi në Brukse duhet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, për të vazhduar tutje me aspektet teknike, si; dënimi i kriminelëve serb të luftës, kompensimi i të gjitha dëmeve të luftës dhe zbardhja e kthimi i të pa gjeturve, kthimi i librave kadastral, kthimi i pensioneve dhe pasurive të grabitura gjatë luftës.
Ndryshe, çdo takim i “Ekipit kombëtar” në negociata pa përfshirjen e këtyre elementeve në tavolinën e bisediemeve në Bruksel, vetëm sa do ta ndihmojë Serbinë dhe dëmtojë skajshmërisht pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikë së Kosovës.

LDK-ja paraqet disa kushte për t’u përfshirë në dialog me Serbinë

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociator për dialog me Serbinë.

Megjithatë, ai ka shtuar se LDK-ja mund të përfshihet në dialog vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje ose nëse bëhet rikonfigurimi i tërësishëm i institucioneve të vendit.

Në një konferencë për media, Mustafa ka theksuar se qëndrimi i LDK-së ka qenë dhe mbetet se dialogun duhet ta zhvillojë qeveria dhe përgjegjësinë sipas tij, për procesin duhet të merr një qeveri e cila duhet të jetë legjitime dhe përfaqëson shumicën.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka platformën dhe dokumentin bazë lidhur me dialogun. Orientimi ynë në atë dokument është se duhet të shkohet në zgjedhje në mënyrë që të fitohet legjitimiteti politik. Nëse nuk shkohet në zgjedhje duhet të mendohet në rikonfigurim total të qeverisjes ose të institucioneve të tanishme të vendit në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi i domosdoshëm i cili do të mundësonte ratifikimin e marrëveshjeve”, ka thënë Mustafa.

Haradinaj: Tarifën e heqim vetëm pas garancisë për njohje të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht tarifën ndaj importeve serbe, vetëm pas garancisë ndërkombëtare, për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke.

“Përderisa kemi vetëm sugjerime për takime dialoguese të pafrytshme, pa objektiv dhe pa afate qartë të përcaktuara, pa kontratë të para-dakorduar dhe garanci ndërkombëtare, që do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare që rezulton me njohje, taksa vazhdon të mbetet në fuqi”, ka shkruar ai ne rrjetin social Facebook .

Ai ka thënë së është thellësisht i bindur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje.

Qeveria e Kosovës, më 6 nëntor të vitit 2018, pati vendosur tarifën prej 10 për qind për produktet nga Serbia. Me një vendim tjetër, Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor, vendosi tarifën prej 100 për qind për produktet nga Serbia dhe kjo u bë shkak që autoritetet serbe të vendosin që të mos vazhdojnë dialogun në Bruksel, deri në heqjen e kësaj tarife.

Tërmkolli thotë se Specialen e sollën komandantët deputetë që s’lanë akuza pa i bërë njëri-tjetrit

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, ka thënë se askush nuk po e gjykon UÇK’në, prandaj ka bërë thirrje që secili të mbrojë veten.

“Pa patetikë, Kosova e para”, është titulli i reagimit të saj për diskutimet rreth Gjykatës Speciale.

Lexojeni të plotë shkrimin e Tërmkollit:

Pa patetikë, Kosova e para!

Askush nuk e ka gjykuar luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri e ҁlirim.

Askush nuk e ka gjykuar as nuk po e gjykon UҪK-në.

Askush, prandaj nuk ka nevojë ta mbrojë UҪK-në

Secili le ta mbrojë veҁ veten e vet! (nga vetja e vet).

Të tjerët përrreth, që po përpiqen të bëjnë patriotët, me rrëfimet herë për “re të zeza”, herë për “pastërti” të qiellit të Kosovës, së paku të heshtin.

E dinë mirë të gjithë kush i solli retë e zeza.

Mos guxoni prandaj të drejtoni gishtin ndaj askujt për Gjykatën Speciale!

Siҁ e thoshit edhe vetë “ një e keqe e domosdoshme”.

Pa kopjuar kultura të huaja, do të na bënte nderë respektimi i së paku një minimumi nga kodi kulturor kombëtar i shqiptarëve, edhe në ditë të mira edhe në ditë të vështira.

Në atë rast, të gjithë do të dilnim fitues.

Në veҁanti përfaqësuesit e institucioneve të shtetit, kanë detyrë të sillen në pajtim me obligimet shtetërore dhe interesat nacionale, edhe në këtë rast.

Pa patetikë, Kosova e para!

(P.S. për tri vite me radhë 2015-2018, në Kuvendin e Kosovës, shumë deputetë të ashtuquajtur “komandantë” të UҪK-së, e tmerruan opinionin e Kosovës me akuzat më të rënda kundër njëri tjetrit, për krime, për pasurim e për ҁka jo. Atëherë, në Kuvend iu thashë se “po ia përgatitni njëri tjetrit dosjet për Gjykatën Speciale”.). Apo nuk është kështu?!

Fillon marrja në pyetje e ish pjesëtarëve të UÇK-së në prokurorinë e posaçme në Hagë

Besim Abazi

Të hënën një nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, u paraqit në prokurorinë e posaçme për krime lufte në Hagë, për t’u intervistuar, me çka edhe filloi puna konkrete e këtij institucioni.

Zoti Mustafa i njohur me emrin e luftës i komandant Remi, drejtonte Zonën Operative të Llapit, një rajon në veri të Prishtinës gjatë luftës në Kosovë. Para se të hynte në ndërtesën e përkohshme të prokurorisë së posaçme tha se është këtu “për t’u përgjigjur në pyetjet e prokurorit në lidhje me rolin e tij në pretendimet e prokurorëve”.

Pas tij, pritet të vazhdojë intervistimi i Sami Lushtakut, ish komandant i Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës në Kosovë dhe intervista do të zhvillohen edhe më një numër ish pjesëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare.

Në mesin e atyre që kanë marrë ftesë është edhe Remzi Shala, i njohur me emrin e luftës si “Molla e kuqe”, i cili u ka thënë medieve lokale se nuk do të paraqitet në intervistë meqë nuk i beson Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, që me emrat dhomat e specializuara, do të veprojë në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Në korrik të vitit 2014, ish prokurori i Posaçëm i Bashkimit Evropian, që ishte ngarkuar me hetimin e këtyre pretendimeve, Clint Williamson, tha se nuk kishte prova për trafikim organesh por kishte prova për përfshirje të zyrtarëve të lartë të UÇK-së në krime kundër njerëzimit

Ai tha atëbotë se hetimet dëshmonin që elementë të caktuar të Ushtrisë Çlirimtare mund të jenë përfshirë në “vrasje të paligjshme, rrëmbime, zhdukje të detyruara, burgosje të paligjshme në kampe në Kosovë dhe në Shqipëri, dhunë seksuale, forma të tjera të trajtimit çnjerëzor, zhvendosje me dhunë të individëve nga shtëpitë dhe komunitetet e tyre”, etj.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, njëzet vjet më parë.

Të ftuarit thanë se janë të gatshëm të përballen me drejtësinë dhe të bindur se përballja do të dëshmojë pastërtinë e luftës së shqiptarëve të Kosovës. Një bindje të tillë e ritheksuan edhe udhëheqësit më të lartë të Kosovës, të cilët takuan të ftuarit para se të niseshin për në Hagë.

Më 22 dhjetor të vitit 2017, një grup deputetësh hodhi nismën për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme, duke sfiduar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj kryesor që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse ndodhë shfuqizimi i saj.

Në fillim të muajit shkurt të vitit 2018, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës të gjetur nën trysni politike, thanë se “gjykata nuk do të shfuqizohet”.

Platformë e re për dialogun me Serbinë

Taulant Qenaj

Ekipi negociator i Kosovës në bisedimet me Serbinë, është duke përgatitur një platformë të bisedimeve, e cila shfaqë unitetin e Republikës së Kosovës, pavarësisht që dy partitë më të mëdha opozitare në vend Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk e kanë përkrahur këtë ekip.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i cili bashkë me kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin, janë bashkëdrejtues të delegacionit të Kosovës në këtë proces.

Limaj tha se kjo platformë do të jetë shtylla kryesore ku do të bazohet i tërë procesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai nuk ka bërë të qartë nëse përmes kësaj platforme do të bëhen të qarta vijat e kuqe për çka nuk do të mund të bisedohet me Serbinë.

“Ideja është që të dalim me një platformë e cila reflekton qëndrimin unik të Republikës së Kosovës. Si dokument i cili do të jetë udhërrëfyes i delegacionit shtetëror të Kosovës, i institucioneve të Kosovës dhe kështu Kosova ta ketë një mesazh, një zë në bisedimet e ardhshme me Serbinë”, thotë Limaj.

Ekipi negociator që u krijua në gjysmën e dhjetorit të vitit të kaluar nga Kuvendi i Kosovës, është duke pritur koordinim dhe ide për vazhdimin e këtij procesi edhe nga presidenti Hashim Thaçi.

Formimi i këtij ekipi ka ardhur si rezultat i synimit të Qeverisë së Kosovës që ta fuqizojë rolin e saj në bisedimet me Serbinë, çka nga analistët politik shihet edhe si përpjekje për zbehjen e rolin udhëheqës të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në dialogun me Serbinë. Ky synim, besohet se është sforcuar shumë pas idesë për “korrigjim të kufirit”, të cilën presidenti Thaçi e mbështetë, por jo edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës.

“Ne e kemi krijuar menjëherë një komision brenda delegacionit shtetëror i cili është duke përgatitur draft-platformën dhe për atë kemi marrë shumë dokumente nga Qeveria, po presim edhe disa dokumente nga Presidenca, ide të ndryshme”, thotë Limaj për Radon Evropa e Lirë.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se platforma përveç që duhet të sigurojë që të jetë një ekip politikisht gjithëpërfshirs dhe të ketë konsensus politik, duhet t’i ketë të qarta vijat e kuqe karshi Serbisë në këtë proces.

“Duhet të jenë vijat e kuqe të përcaktuara në këtë platformë, ku Kosova nuk e cenon integritetin e saj territorial, sovranitetin e saj dhe funksionimin e saj unitar të shtetit të Kosovës. Epilogu duhet të përcaktohet që Kosova duhet të njihet nga pala serbe formalisht, pra njohje reciproke dhe të ketë anëtarësim të palës kosovare në Kombet e Bashkuara”, thotë Jeta Krasniqi.

Me anë të kësaj platforme, sipas saj, duhet të shihet zëvendësimi i Rezolutës 12 44 me një rezolutë tjetër, pasi e njëjtë nuk mund të jetë në fuqi pas arritjes së marrëveshjes finale dhe duhet të ketë mekanizma për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Ekipi negociator i Kosovës ka realizuar më 8 janar një takim konsultues me zyrtarët e Bashkimit Evropian. Pas takimit, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ka kërkuar që Kosova të heqë taksën prej 100 për qind të vënë në muajin nëntor.

Dy bashkëdrejtuesit e Delegacionit shtetëror të Kosovës, Limaj dhe Ahmeti, thanë pas takimit se ia kanë sqaruar zonjës Mogherini rolin e këtij delegacioni dhe gatishmërinë për të diskutuar për të gjitha temat e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të çonin deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me kushtin parësor, njohjen reciproke.

Sidoqoftë, vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në fazën e re të këtij procesi, sipas zyrtarëve të BE-së mbetet ende i paqartë, përderisa Kosova e mbanë në fuqi taksën doganore ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Reagim i ashpër nga Kosova: Rama po bëhet tradhtar

Mosdekretimi i Gent Cakajt nga Presidenti Meta si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme është shoqëruar me debate dhe retorikë të ashpër nga të dyja anët e kufirit, në Shqipëri dhe në Kosvë.

Pas debateve dhe akuzave të ndërsjella mes Ramës dhe Metës, shefi i qeverisë është sulmuar ashpër kësaj here nga Kosova dhe protagonist ishte deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, i cili mes tjerash e quan Ramën “gomar dhe tradhtar”. Sulmi i Kurteshit nuk ka ndaluar vetëm tek Rama, por në listën e të sulmuarve janë Hashim Thaçi dhe gazetari Baton Haxhiu, të cilët i quan kriminelë .

“Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhëtar!Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhtar”, shkruan ai.

Lushtaku dhe Mustafa sot udhëtojnë drejt Hagës

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku është nisur sot për në Hagë nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Lushtaku para gazetarëve tha se më 16 janar do të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë.

“Nuk e di arsyen, më 16 janar do ta kuptoj”, tha Lushtaku.

Sot, po ashtu pritet të udhëtojë drejt Hagës edhe ish pjesëtari i UÇK-së Rrustem Mustafa.

Avokati Arianit Koci, tha se Lushtaku dhe Mustafa i janë përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale dhe nuk ka komentuar më tutje se në çfarë cilësie janë të ftuar.

“Mirë po shkojnë, mirë do të kthehemi. Zoti Lushtaku fluturoi tash, do të intervistohet me 16 janar, ai këtë kohë e ka shfrytëzuar për të vizituar disa familjarë, ndërsa zoti Mustafa do të intervistohet nesër më 14 janar. Data për zotin Lushtaku është shtyer sepse të dy e kanë pasur të njëjtin avokat dhe është dashur të koordinohet koha”, tha Koci.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se sot ka vizituar Lushtakun dhe Mustafën, duke theksuar se beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë”, tha Haradinaj.

Disa ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë ftuar për të dëshmuar para Prokurorisë Speciale në Hagë, për krime lufte në Kosovë.

Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Avokati: Javën e ardhshme nis ngritja e aktakuzave nga Specialja

Këtë fundjavë drejt Hagës do të udhëtojnë ish-eprorët e lartë të UÇK-së Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, të cilët të hënën e ardhshme do të merren në pyetje nga prokurorët e Speciales. Në fillim të javës së ardhshme drejt qytetit holandez do të udhëtojë edhe Sabajdin Cena, ish-epror nga Zona Operative e Pashtrikut. Ndërsa, aktakuzat e para sipas avokatit Tomë Gashi do të ngrihen javën e ardhshme.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se të ftuarit e deritanishëm nga Gjykata Speciale shumica prej tyre janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve, madje sipas Gashit shumë shpejt do të ngrihen edhe aktakuzat e para nga ky institucion i drejtësisë.

“Askush nga Gjykata Speciale nuk është ftuar në cilësinë e të akuzuarit, për shkak se ne ende nuk kemi akuza të para të ngritura, por shumica prej tyre janë ftuar në cilësinë e të dyshimtëve. Tashmë dihet se atje është duke i pritur një ekip i prokurorëve e jo vetëm një i vetëm dhe sigurisht se do t’u kërkojnë sqarime të ftuarve të parë, do t’i marrin në pyetje nëse ata pranojnë të flasin dhe tek në javën e ardhshme pritet ngritja e aktakuzave të para”, ka thënë ai, për Gazetën “Zëri”.

Gashi vlerëson se Zyra e Prokurorit të Specializuar tashmë ka mbledhur informacionet e nevojshme dhe brenda disa javëve do të ngrejë edhe aktakuzat e para.

“Zyra e Prokurorit Special ka të drejtë të vendosë në bazë të ligjit, duke marrë në pyetje fillimisht persona të dyshuar dhe duke grumbulluar dëshmi, por prokurorët kanë hetuar për këtë çështje që nga fillimi i vitit 2011 dhe faktikisht raporti i parë ka dalë në vitin 2014. Pra për 7 vjet prokurorët kanë grumbulluar provat e mundshme dhe thjesht po ua japin mundësinë të dyshuarve të japin deklarata në mbrojtjen e tyre. Aktakuzat janë të gatshme, por jo të ngritura”, ka thënë Gashi.

Ai thotë se në këtë fazë të ftuarit nga Gjykata do të japin vetëm sqarime për të dhënat që Prokurori tashmë i ka gjetur.

“Deri më tani nuk kemi një të akuzuar, nuk kemi një lëndë e cila i është dërguar Gjykatës për t’u proceduar, por shumë shpejt kjo do të ndodhë. Mund të jetë kjo një fazë ku të ftuarit vetëm do të japin sqarime për ato që prokurorët tashmë i kanë nëpër sirtarët e tyre, gjë që është e drejtë që secilit t’i jepet mundësia të japë sqarime për pretendimet e përfshirjes së tyre nëpër veprat penale për të cilat dyshohen”, ka theksuar ai.

Kosova parajsë e pushtetarëve, ferr i qytetarëve! – Nga Florim Zeqa

Kosova e pas-pavarësisë është shndërruar në një tabelë shahu, ku ndërkombëtarët luajnë lojen më një palë figura të zeza politike (qeveritarët), ndërsa në anën tjetër duke e lënë të pa fuqishëm, në PAT-pozicion popullatën shumicë të Kosovës (shqiptarët) më figura të bardha.
Ndërkombëtarët i kanë shndërruar pothuajse të gjithë liderët vendor në figura politike, të cilët me lehtësi i levizin para-prapa dhe anasjelltas.
Sa herë që ju duhen “rrokadat” i shrytëzojnë zgjedhjet si mekanizëm justifikues para opinionit publik për arritjen e qëllimeve të tyre afatëgjata mbi Kosovë.
Opinioni publik vendor është mësuar të shohë korin diplomatik ndërkombëtar (ambasadat e huaja) në Kuvendin e Republikës së Kosovës sa herë që merren vendime në kundërshtim më vullnetin e qytetarëve si bie fjala; rezoluta për fillimin e bisedimeve më Serbinë, shitjen e KEK-ut, ratifikimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013-të (që prodhoj Asociacionin e komunave serbe), votimin e Gjykatës Speciale, votimin e Demarkacionit me Malin e Zi, etj.

Delet e ngujuara, barinjtë e uritur

Kosova e sotme, më tepër i gjason një burgu kolektiv se sa një shteti të pavarur, më tepër i gjason një qeverisje lokale se sa një shteti sovran, Kuvendi i gjason një koloseumi, populli një kopeje delesh të ngujuara, ndërsa politikanët u ngjajnë barinjëve të uritur!
Zot shtëpie, dihet, janë bërë ndëkombëtarët, të gjithëpushtetshmit dhe gjithëfuqishmit e kohës sonë!
Timonin e kontrollit të plotë mbi qeveritarët kosovarë e mbajnë ambasadorët e shteteve përendimore në Prishtinë!
Qeveritarët në Kosovën e pasluftës e sidomos të kësaj periudhes së pas-pavarësisë, varfanjakët e djeshëm, supermenët dhe milionerët e sotëm janë shndërruar në “supermen” dhe zbatues të skemave politike të të tjerëve në dëm të interesave të shtetit të Kosovës në veçanti dhe popullit shqiptar në përgjithësi.
Qytetarët nuk është se kanë pritur që 20 vjet pas lufte të hanë me lugën e artë, por kanë pritur që familjet e tyre t’i ushqejnë më djersën e tyre në Kosovë, e jo të bredhin rrugëve e metropoleve të botës në kërkim të ekzistencës për familjet e tyre!
Askush nuk ka pritur që pas gjithë atij gjenocidi, pas gjithë atyre masakrave serbe anë e kënd Kosovës, t’i kemi prapë pas dere ata që na vranë e prenë pamëshirshëm përgjatë një shekulli!
Sikurse nuk e kemi pritur në asnjë rrethanë që udhëheqësi politik i krahut të luftës të negocioj lirinë e fituar më gjak, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, duke shkelur mbi eshtrat e të pagjeturëve, mbi idealet e shënjta, siq janë; liria, pavarësia e vendit dhe ideja kulmore e bashkimin e trojeve etnike.
Si pasojë e keqqeverisjes, mungesës së zhvillimit ekonomik dhe krizave të njëpasnjëshme politike, shteti është duke shkuar drejt falimentimit.
Përveç krizës së thellë politike, në të cilën është katandisur vendi, shtetin e Kosovës e kanë mbërthyer edhe kriza financiare dhe morale njëkohësisht,…të gjitha së bashku janë pasojë e keqqeverisje dhe mungesës së zhvillimit ekonomik për një kohë të gjatë.

Shteti i varfër, politikanët e pasur

Si pasojë e mos zhvillimit ekonomik, në shtetin e varfër të politikanëve të pasur, burimi i vetëm i mbushjes së arkës shtetërore janë të “vjelat” nëpër dogana, gjobat në komunikacion dhe tatimpaguesit e bizneseve të vogla.
E them kështu për faktin e thjeshtë se korporatat e biznesmenëve të mëdhenjë, përveçse e fusin mallin e padoganuar në Kosovë, në të shumtën e rasteve u ikin edhe obligimeve që kanë ndaj shtetit përmes formave të ndryshme të korruptimit të zyrtarëve shtetërorë dhe lidhjeve të fuqishme me bosët e politikës.
Në anën tjetër, gjysma e popullatës kosovare jeton në varfëri (16 % në varfëri të skajshme), familjarët e qeveritarëve, supermenëve të këtij populli të varfër bëjnë jetë luksoze që i kalon nivelet e shteteve të perëndimit duke gëzuar të gjitha privilegjet; shkollim cilësor , shërim, punësim, rekreacion (pushime në vendet më të bukura në botë),…këtë ua mundësojnë pagat mujore prej disa mijëra euro dhe të ardhura enorme nga aferat korruptive!
Si vertetim i kësaj shikojini villat dhe shtëpijat luksoze të disa prej politikanëve të pasluftës,…nga kasollat kanë kaluar në villa luksoze më vlera milionshe, makinat e blinduara e deri të bizneset e tyre (të pista) anë e kënd vendit.
Mirëpo fatkeqësisht ende një pjesë e popullatës nuk është këndellur, dhe prapë vazhdojnë të vrapojnë pas të korruptuarve, banditëve, kriminelëve në kërkim të një lëmoshe të pavlerë që nuk ua ndryshon jetën në asnjë rrethanë!
Përderisa të vazhdoj pasurimi i paligjshëm i supermenëve vendor, për aq do të vazhdoj varfërimi i popullatës dhe zbrazja në heshtje e Kosovës nga shqiptarët.

Ndërkombëtarët, sundimtarët faktik të Kosovës

Për aq sa janë fajtorë pushtetarët vendor, janë fajtor edhe ndëkombëtarët, të gjithëpushtetshmit dhe gjithëfuqishmit e kohës nëpër të cilën po kalojmë,…të cilët përveq fuqisë politike e kanë edhe atë ekonomike dhe ushtarake të instaluar në vendin tonë!
Prandaj, ndërkombëtarët ashtu siq i ndrrojnë figurat e korruptuara dhe inkriminuara në pushtet, me lehtësi do t’i jepnin kahje pozitive zhvillimeve politike në vendin tonë.
Ndërkombëtarët, sunduesit faktik të Kosovës, brenda pak ditësh, për të mos thënë javësh e muajsh e kanë mundësinë e pastrimit të skenës politike nga të korruptuarit dhe inkriminuarit, ndërsa brenda një viti mund ta bëjnë Kosovën vend me përspektivë të qartë zhvillimore.
Prandaj, pas 20 viteve të monitorimit dhe mbisundimit të fuqishëm ndërkombëtar, ka ardhur koha e çartësimit të prezencës ndërkombëate në Kosovë!
Janë këtu për t’na ndihmuar ne në konsolidimin e shtetit apo për ta ndihmuar pakicën serbe në zhbërjen e shtetit tonë!?
Mbajtja dhe mbështetja e “barinjëve” dhe gjysëmanalfabetëve, servilëve dhe hajdutëve në pushtet nga ana e ndërkombëtarëve, i lë të hapura mëdyshjet për qëllimet e tyre të pasinqerta ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

Mungesa e dashurisë për shtetin dhe qytetarët

Klasës politike kosovare i mungon dashuria ndaj atdheut dhe popullit të vet. Politikanët e katapultuar në majat e pushtetit, në vend që të punojnë ditë e natë për mirëqënien e popullit, kujdesën si të përvetësojnë e gjithë pasurinë shoqërore si dhe duke zhvatur buxhetin e shtetit.
Pjesa tjetër e politikës (opozita) për të ardhur deri të gjahu (pushteti) janë të gatshëm të shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara!
Të gjithë së bashku, pushtetarë dhe opozitarë me veprimet e tyre destruktive janë duke e dërguar shtetin e ri të Kosovës drejt shkatërrimit dhe falimentimit total.
Politikanëve të uritur, sundimtarëve vendor, “Sheikëve” që u shndërruan në multimilionerë karrshi një popullate të varfër, më së miri u shkojnë për shtati këta rreshta të këngës “Amaneti i Clownit”, të Rock grupit TROJA, po citoj; “Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kan mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet me vjedhë,…janë këta njerëz që diellin ma kan nal,…janë këto vjet që kurr nuk muj me i fal”, e deri të vargu “Janë këta njerëz që vet nuk muj me i nal”, që thërrasin si kushtrim për nevojën e unifikimit e të gjitha forcave progresive për largimin përfundimtar nga pushteti dhe skena politike e vendit, të kësaj klase të shëmtuar kusarësh politikë.

SKANDALOZE. ISA MUSTAFA SOT E LËSHOI “BOMBËN” – Nga BINAK MAXHARRAJ

Nuk e di së si janë ndi sot Kryesia, Këshilli i Përgjithëshëm por ne
veçanti anëtarësia e LDK kur i pari i kësaj partije deklaroi sot së :

“Unë fare nuk jamë penduar qe e kam votuar Thaçin për President”.

Në vend se të iu kërkojë falje opinionit e posaçërishtë anëtaresisë së
LDK pse u ba pjesë për ta votuar Thaçin për President,sepse pa votën e
LDK-së Hashim Thaçi sot nuk do te ishte President dhe ne qytetarët e
Kosovës nuk do te përballeshim me rrezikun e ndarjës së Kosovës.

Isa MUstafën si duket e ka kapë senilizimi,nuk po din së çka fletë,apo
e ka edhe betimin e Kryesisë së LDK-së.

E verteta është së Hashim Thaçi nuk la gurë pa rrotullu për me u ba
President,beri shantazhe edhe me deputet,derisa e “bleu” këtë post nga
LDK-ja.Qellimi i tij tashti po shihet,është lidhë me dreqin e te birin
e dreqit,është lidhë me serbin e rusin por edhe me shqiptarët e tipit
Edi Rama dhe Baton Haxhiun,për me e nda Kosovën,e cila së shpejti do
te bahet realitet,sepse si duket veç është konvertu ne zarfin “top
secret”,i cili veç pritet të qilët.

Fakt së Isa Mustafa nuk është penduar qe e ka votu Hashim Thaçin për
president,sepse edhe ky nuk është hiç mëi mirë,e bëri këtë nga lakmia
për tu ba Kryeminister edhe përkundrejtë
deshires se anetaresisë së LDK-se se nuk do te këtë kolalicion me
PDK-në.Isa MUstafa e paska respektu Marveshjen me PDK,por nuk tregon
se pse PDK nuk i respekton asnjëherë Mareveshjet ,bile nga mos
respektimi i Mareveshjes nga ana e PDK,Isa MUstafa u rrexua kryengulë
nga pozita e Kryeministrit.

Rrethë kësaj deklarate”bomb”të Isa Mustafës është e nevojshme që te
reflektojnë edhe strukturat e LDK-së.

Mustafa: Nuk jemi penduar që e bëmë Thaçin president

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se është e preokupuar me mënyrën se si po udhëhiqet vendi dhe se e më e udhës do të ishte që kjo qeveri të shkojë në shtëpi. Megjithatë, Mustafa nuk ndjehet i penduar për zgjedhjen e Hashim Thaçit President, meqë sipas tij, LDK është një parti e cila u përmbahet marrëveshjeve.

Kreu  i LDK’së, Isa Mustafa, ka numëruar një serë kritikash në adresë të qeverisë Haradinaj, duke nisur nga vënia e taksës prej 100 përqind për mallrat serbe, dialogun në Bruksel e çështje të tjera. Madje Mustafa thotë se politikat e kësaj qeverie kanë vënë në pikëpyete raportet e Kosovës me BE-në.

“Ne konsiderojmë se kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi. Kjo Qeveri na ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet tona me BE-në. Ne e kemi vlerësuar letrën e presidentit Trump. Për neve është e pakuptimtë që në kohën kur Kosova ka marr këtë letër që të përmbahet nga veprimet, Qeveria e Kosovës i shton masat 100 përqind, në vend që të ketë konsideratë për një letër që na vjen nga një shtet që varet edhe e ardhmja e shtetit të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Mustafa nuk ndjehet i penduar për zgjedhjen e Hashim Thaçit President dhe thotë se vëtem se i janë përmbajtur marreveshjes.

“Unë fare nuk jam i penduar sepse Kushtetuta na ka pru në këtë situatë që nuk mund të qeverisim vet. Dhe, z. Thaçi e kemi votuar për President sepse e kemi zbatuar marrëveshjen. Unë mendoj që kam qeverisur në mënyrë korrekte dhe sot them që ata njerëz, ministrat e LDK-së kanë punuar mirë. Unë nuk pajtohem me diskursin politik që e ka tani PDK-ja”, tha Mustafa, përcjell kp.

I pari i LDK-së është i bindur se partia e tij e ka besimin e qytetarëve me rreth 27-30 përqind të tyre. Ndërsa thotë se do të fokusohen në dy çështje: Uljen e papunësisë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Mustafa tha se do të japin kontributin e tyre në mënyra të tjera, por se Qeveria është ajo që duhet të marrë përgjegjësinë kryesore për këtë çështje.

“Ne jemi deklaruar se ne do ta japim kontributi tonë në Kuvendin e Kosovës. Ndërkombëtarëve iu kemi thënë që do të vazhdojmë të punojmë me ta, por Qeveria duhet ta merr përgjegjësinë e vet për dialogun dhe këtë përgjegjësi të mos e hedh tek opozita”, tha Mustafa.

Baton Haxhiu e dëshiron zhbërjen e dy shteteve shqiptare?! – Nga Skënder MULLIQI

Lufta për ndryshim të kufijve po vazhdon. Në Serbi moti është hedhur teza për ndarje të Kosovës, nga njeriu më me ndikim politik dikur në ketë shtet, Dobrica Qosiqi e pastaj nga krimineli Millosheviq… Kjo ide serbomadhe nuk e ka qudit askend nga shqiptaret as atëherë as sot. Por të zhvillohet lufte mbrenda faktorit politik shqiptare për ti dhuruar territore të reja shtetit gllaberues serb, kjo vështirë të përthekohet nga mendja e shëndosh e njeriut!

Serbia , edhe pse e humbi Kosovën më luftë në vitin 1999, tash na kan dalë do djeme”azgana’ , të cilët po bien cop së cili ta marr bajrakun për ti dalë në krahë Serbisë grabitqare .Presidenti, Hashim Thaçi për ta shpëtuar lekurën e vet nga Gjykata Speciale,është duke luajtuar pa dyshim një lojë shumë të rrezikshme . Ndryshimi I kufijve në këtë menyrë siq po pretendohet detyrimisht sjellë luftë të re në Ballkanin Perëndimor.

Edhe nese Thaçi ka presion nga jashtë , nuk ishte dashur në asnjë mënyrë ta shtyn vendin në rrugw qorre .Vallën e djallit në prapaskenë është duke e udhëhequr ,Baton Haxhiu, mbi të cilin bien shumë mëkate deri në tradhëti kombëtare.

Sigurisht së ky matrapaz e shizofren politikë e mediatik, është duke menduar së luhet lehtë më territoret shqiptare , së të gjithë shqiptarët sipas tij “ hanë bar” .Shpërfaqja e fundit e Batonit, është kërcënimi qe I bëri presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, për mos dekretim për Ministër të Punëve të Jashtme, të Gent Cakaj.Ky në shkrimin e tij nuk e njeh shtetin shqiptarë .Presidentit të Shqipërisë , z. Ilir Meta I drejtohet më fjalën urdhëruese -Ilir, sikur të kishte të bajë më një njeri të thjesht, e jo që bëhët fjalë për një president shteti.Kjo e tregon gjithë kulturën e tij politike, kjo i tregon edhe prapaskënat e tij të rrezikshme deri në zhbërjën e dy shteteve shqiptare në Ballkan.Kësaj figure të errët dhe te urryer nga shumica e shqiptarëve, po I duket vetja si njeri shumë I zoti, po I duket vetja së është mbi të gjithë tjerët.E gjithë kjo maskaradë politike e Baton Haxhiut është fyese për shqiptarët, është fyese për Kosovën dhe Shqiperinë, e sigurisht së nuk ishte dashur të lejohet një tallje e tillë .Kush është Gent Cakaj dhe çfarë faktori politik është ai kur deklaron së duhet bërë ndryshimi I kufijve?Natyrisht së secili president serioz në këtë kontekst edhe presidenti, Meta sigurisht nuk lejon të dekretohet një kalama ne kuptimin e diplomacisë siq është, Gent Cakaj. Përsonalitetet karikaturiale nuk iu duhen shqiptarëve.Duhet hequr qafe të gjithe ata të cilët po e nëperkëmbin gjakun e heronjëve dhe dëshmorve të kombit…Është koha e fundit e një zgjimi tjetër kombëtar.

Baton Haxhiu dhe soji I tij, nuk e kan vendin në politikën shqiptare…

Grafiti që paralajmëron vrasje në Kosovë, sipas Liburn Aliut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në një konferencë për media nga zyrat e partisë së tij, ka folur për një grafit, i cili është bërë në objektin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, e në të cilin shihet shishja e mjaltës me të cilën dyshohet se aktivisti i tyre tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, kishte mbytur veten në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Megjithatë, sipas deputetit Aliu, një grafit i tillë mund të jetë një mesazh se dikush po planifikon edhe vrasje të reja.

“Ky grafit në këtë kohë dëshmon dy gjëra. Dëshmon pranimin e vrasjes së Astritit, dhe mbase mund të jetë kërcënim për vrasje të tjera që dikush mund t’i ketë në mendje”, ka thënë Liburn Aliu.

Ai thotë se këto grafite kërcënuese po vijnë në prag të arritjes së një marrëveshje me Serbinë.

“Ky grafit dëshmon se ajo ka qenë pikërisht arma e vrasjes. Ky grafit paralajmëron vrasje të reja, ndaj atyre që u prishin planet e atyre që po e mbajnë këtë vend të ngulfatur politikisht e ekonomikisht”, ka thënë deputeti i VV-së.

Ai ka kujtuar edhe një deklaratë në Kuvendin e Kosovës ku ishte thënë se “ruajuni se po vetëvriteni”.

Aliu ka ftuar Policinë e Kosovës që të hetojë shkrimin e atyre grafiteve, pasi Lëvizja Vetëvendosje i konsideron si kërcënime. /GazetaExpress/

Tre aeroplanë kanë fluturuar nga Prishtina drejt Hagës

Tre aeroplanë të vegjël kanë fluturuar dje gjatë ditës nga pjesa ushtarake e aeroportit të Sllatinës drejt Hagës, njoftojnë mediat serbe.

Radiotelevizioni i Serbisë, duke u thirrur në burime brenda pjesës ushtarake të aeroportit, njofton se aeroplanët kanë transportuar ish-ushtarë të UÇK-së, por nuk përmend emra.

Gjykata Speciale, e themeluar në vitin 2014, përfundimisht është aktivizuar pas kompletimit të saj, duke ftuar për intervistë komandantë të njohur të zonave. Aktualisht askush nuk ka udhëtuar drejt kryeqytetit holandez, por kjo do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme.

Kufiri vështirë i kalueshëm për disa serbë të Kosovës

Arton Konushevci

Pas ndalesave e peripecive, me të cilat u ballafaquan kohë pas kohe pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë kalimit nga Kosova për në Serbi, kohët e fundit edhe disa përfaqësues politikë serbë, po përjetojnë ndalesa e pengesa të njëjta.

Pas deputetit dhe kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, i cili ishte ndaluar kohë më parë, të enjten, autoritetet serbe kanë ndaluar edhe një zyrtar tjetër të kësaj partie.

Nebojsha Jakovljeviq, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, është ndaluar për disa orë dhe është marrë në pyetje.

Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari, tha për Radion Evropa e Lirë, se ndalesat e tilla të qytetarëve pa një urdhëresë nga ndonjë institucion i rendit apo i sistemit të drejtësisë, paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut.

“Standardet ndërkombëtare janë shumë decidive sa u takon situatave të ngjashme si kjo dhe ka shumë standarde që i zbatojnë mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtarë. Asnjë ndalesë e tillë nuk do të duhej të bëhej, sidomos nëse është përjashtimisht ndonjë vendim i gjykatës, e cila autorizon një ndalesë e tillë”.

“Çfarëdo ndalesë tjetër konsiderohet si vendim arbitrar dhe që cenon lirinë e lëvizjes dhe lirinë e personit dhe si e tillë, është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare që vlejnë për rajonin e Këshillit të Evropës dhe shteteve që janë anëtare, në këtë rast edhe Serbia, e cila nga viti 2004, është pjesë e mekanizmave ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Jashari.

Sipas tij, për këto raste, institucionet e Kosovës mund të bëjnë ankesa në Komitetin për Mbrojtjen Kundër Torturës në Këshillin e Evropës apo edhe në Komisionin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut po në Këshillin e Evropës.

Partia e Pavarur Liberale udhëhiqet nga Sllobodan Petroviq, i vetmi nga 10 deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës, që nuk i takon Listës Serbe, subjekt që ka mbështetjen e drejtpërdrejtë të Beogradit. Edhe Petroviq, më 8 dhjetor, ka qenë i ndaluar dhe intervistuar për më gjatë se katër orë në Merdare.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Petroviq tha se kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e Partisë Liberale ndalohen në vendkalimin kufitar dhe, sipas tij, bëhet fjalë për “maltretim politik të atyre që mendojnë ndryshe politikisht”.

“Ky është një presion politik dhe për këtë arsye, veprojnë në këtë mënyrë. Kjo duhet gjykuar në çdo formë. Duhet që përfundimisht t’i dilet në rrugë kësaj mënyre të maltretimit të njerëzve, veçanërisht të atyre që janë zgjedhur nga qytetarët. Jakovljeviq është nisur në mëngjes me fëmijën e tij, për në spital, ku ka pasur kontroll të caktuar në ora 10. Ndërkaq, është ndaluar në orën 4 të mëngjesit”, bëri të ditur Petroviq.

Ai shtoi se lidhur me këtë çështje do të takojë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar duke kërkuar që autoritetet serbe t’i ndalojnë praktikat e tilla.

Kryeministri Haradinaj ndalimin në Merdare nga autoritetet e Serbisë të Nebojsha Jakovljeviqit e ka dënuar dhe e ka cilësuar si vendim të “papranueshëm dhe të dënueshëm”.

“Qeveria e Kosovës, dënon ashpër këtë formë të presionit dhe kërcënimit nga ana e Serbisë për qytetarët e komunitetit serb të Kosovës. Ky veprim, nuk është i vetmi dhe as i izoluar, por është pjesë e një fushate të orkestruar të pushtetit serb, për ta kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Javën e kaluar, gjithashtu në Merdare, është ndaluar dhe është marrë në pyetje edhe nënkryetari i Partisë së Pavarur Liberale dhe zëvendësministri i Kulturës në Qeverinë e Kosovës, Boban Stankoviq.

Gjatë verës së vitit 2018, me probleme të tilla janë ballafaquar edhe pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Disa prej tyre, më pas i kanë braktisur radhët e FSK-së, ç’gjë nga autoritetet e Kosovës ishte konsideruar si pasojë e presioneve nga Beogradi zyrtar.

Albin Kurti: “Hashim, shko në Hagë” – ja reagimet

Albin Kurti i kërkoi mbrëmë Hashim Thaçit të vetëdorëzohet në Hagë, në vend që atje të shkojnë luftëtarë, që nuk janë përgjegjës për krijimin e Gjykatës Speciale. Xhavit Haliti e quajti të ulët ‘’dëshirën” e Kurtit që Thaçi të arrestohet. Dardan Molliqaj tha se Kurti po e pranon Gjykatën Speciale nëse ajo e fton presidentin, ndërsa analisti Imer Mushkolaj nuk beson që lideri i VV’së ia do të keqen Thaçit, aq sa t’ia dëshirojë arrestimin.

“Shko Hashim”, ia ka vënë titullin lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, një statusi dedikuar Presidentit Hashim Thaçi.

Kurti i bën thirrje Thaçit të vetëdorëzohet në Gjykatën Speciale, ndërsa shkrimi i tij ka nxitur shumë reagime. Aq sa, ish-bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Dardan Molliqaj, shkroi se Kurti pajtohet me Gjykatën Speciale, nëse ajo e fton Thaçin.

“Sot kanë ndërruar yjet, tjetër këngë këndohet. Gjykata Speciale, varet… Nese e arreston Hashim Thaçin edhe bën”,  ka shkruar Molliqaj.

Në një shkrim në Facebook, Molliqaj po ashtu se Kurti po i personalizon raportet politike dhe po reagon njëjtë si kundërshtarët e tij. Sipas Molliqajt, lideri i VV’së nuk dallon aspak prej Hashim Thaçit.

“Duke i personalizuar marrëdhëniet politike deri në obsesion, Albini është zhytur e ka humbur brenda orbitës së kundërshtarëve, duke përvetësuar mënyrat e tyre. Sikur Hashimi, edhe ky punon me vegla e instrumentalizon çdo gje. Sikur Hashimi, edhe ky është frikacak që nuk ka pranuar të marrë mbi vete asnjë rrezik. Asnjë! Sikur Hashimi, edhe ky zgjohet në mëngjes me dy fjalë: unë dhe historia”, ka shkruar  deputeti i PSD’së.

Kurti i kërkoi Thacit që të shkojë në Hagë, në Gjykatën, që sipas tij e ka krijuar vetë Presidenti. Sipas liderit të VV’së, nuk mund të shkojnë luftëtarët e tjerë në një institucion të krijuar me vota të deputetëve

“Sepse, si po e mendon këtë punë Hashim? Dhjetëra luftëtarë e pjesëtarë të UÇK-së, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa e deri te Sokol Dobruna, Kadri Veseli e Xhavit Haliti të shkojnë në Hagë, kurse ti në Prishtinë të jesh president me Baton Haxhiun?! Shko ti në vend të të gjithë atyre Hashim. Shko në Hagë. Për ata. Për vete. Shko. Mos e malltreto popullin dhe shtetin, shokët dhe vetveten. Shko ti”,

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për Gazetën Express se shkrimin e Kurtit e konsideron si shprehje të mllefit ndaj Thaçit.

Ai thotë se nuk e sheh si dëshirë të kreut të VV’së për të shkuar Presidenti në Hagë.

“Thirrjen e Kurtit më shumë e kam parë si shprehje mllefi të tij ndaj Hashim Thaçit, të cilin ai e konsideron përgjegjësin kryesor për themelimin e Gjykatës Speciale, se sa si thirrje ose dëshirë për dorëzimin e Thaçit në gjykatë”, është shprehur Mushkolaj.

Analisti ka kujtuar insistimin e Thaçit për t’u krijuar Gjykata Speciale, dhe nuk përjashton se një nga arsyet e kësaj mund të kenë qenë personale.

“Thaçi ka qenë personi që e ka marrë përgjegjësinë për themelimin e gjykatës dhe i cili ka bërë presion mbi deputetët e partisë së tij që ta votojnë atë. Thirrja e Kurtit ka të bëjë pikërisht me përgjegjësinë e ish-kryeministrit tash president, i cili për arsye të ndryshme, që mund të jenë edhe personale, shtyu përpara themelimin e gjykatës për procedimin e krimeve të supozuara të pjesëtarëve të UÇK’së, drejtor politik i së cilës organizatë ishte vetë”.

Zyrtarë të lartë të PDK’së u pozicionuan në mbrojtje të ish-shefit, pas fjalëve të Albin Kurtit.   Nënkryetari i ish-partisë së Thacit, Xhavit Haliti, tha mbrëmë se dëshira e liderit të VV’së për t’u marrë në burg një nga figurat e shtetit është e papranueshme.

“Është degradim moral i individit i cili dëshiron ta çojë një njeri tepër të rëndësishëm të skenës politike në burg për luftën që e ka bo. Është tejet e papranueshme për mua. Nuk besoj që duhet gëzuar për ata që kanë luftuar e që shkojnë në burg”, tha Haliti në Interaktiv.

Sipas Halitit, nëse Thaçin e thërret Gjykata Speciale, ai do të shkojë.

“Nëse ka bërë krime, nëse ka vrarë njerëz të pafajshëm pas lufte, është tjetër muhabet, por duket tepër e ulët kjo, që t’i thuash në fund të fundit, një ish-kolegu tënd, shko në Hagë. Nëse e thërrasin, edhe ai shkon, nuk është prej atyre burrave që nuk shkon” ka thënë Haliti./Express/

Veton Surroi: Rama të sqarojë është pro apo kundër ndryshimit të kufijve

Veton Surroi: Debati rreth Ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat. Ka ngritje zëri dhe “dëgjomë mua se nuk ta del mire” apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore e moshës.

Nëse hiqet mënjanë gjuha e stadiumit të futbollit, mbeten pyetje themelore: a ka nevojë të ndërrohet ministri i jashtëm i vendit sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme? Apo, i bie pothuajse njëjtë, duhet të vendoset një ministër i ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit?

Nëse ky është rasti, atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Thaçi?

Kjo është një pyetje që nuk i përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një koncensus më të gjerë , përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë Presidenti i vendit.

Edita Tahiri flet për vendimin e Metës: Presidenti i Shqipërisë doli në mbrojtje të kufijve të Kosovës

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka përshendetur vendimin e Presidentit, Ilir Meta për të mos dekretuar si ministër të Punëve të Jashtme, Gent Cakajn.

Sipas ish-zyrtares së lartë të Kosovës, vendimi i Metës është vizionar dhe në mbrojte të kufijve të Kosovës.

Sipas saj, nuk u dekretua kandidati për ministër të Jashtëm që ishte pro përpjekjes për të prekur kufijtë.

E pershendes vendimin kombetar dhe vizionar te Presidentit te Shqiperise ne mbrojtje te kufijve te Kosoves.

Ai sot nuk dekretoi nje kandidate per minister te jashtem qe ishte pro prekjes se kufijve, te nominuar qellimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama”, shkruan Edita Tahiri.

Haradinaj: Në Banjallukë u këndua në mbështetje të gjenocidit ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, reagoi ndaj një marshimi në Banjallukë të Republikës Sërpska në Bosnje, ku u kënduan, siç tha ai, këngë gjenocidiale kundër shqiptarëve të Kosovës.

Ai e cilësoi këtë veprim si provokim të Serbisë ndaj Kosovës përmes, siç tha, “satelitit të quajtur Republika Sërpska”.

“Në Banjallukë, një njësit me tipare të pastra paramilitare në marshin më provokues që synon destablilizimin e tërë Ballkanit këndon këngën e ‘Heronjve të Kosovës’, e cila në tekstin e saj thërret për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës. Njësiti dhe kënga gjenocidale përcillet me thirrjet kundër Bashkimit Evropian”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Kjo skenë që përkujton sentimentin gjakpirës të aparaturës së Millosheviqit bëhet në nder dhe para kryeministres kukull të (v.j.presidentit të Serbisë) Vuçiqit, Ana Bërnabiq, dhe ministrit të Mbrojtjes kukull të Rusisë, Aleksandar Vulin”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Haradinaj kritikoi edhe Bashkimin Evropian, duke thënë se BE-ja i shfrytëzon të gjitha kanalet për të bërë presion ndaj Kosovës për shfuqizimin e taksës doganore që i është vënë Serbisë dhe Bosnjës.

“Edhe përkundër këtij disbalansi të politikës së Bashkimit Evropian, Kosova është e përkushtuar që të jetësojë idealet evropiane në ekonomi, sundim të ligjit, mbrojtje e zhvillim. Synimi ynë strategjik është integrimi dhe anëtarësimi euro-atlantik dhe përqafimi i vlerave të demokracisë, përderisa Serbia ka Rusinë si alternativë kërcënuese në zemër të Evropës”, shkroi Haradinaj.

Në Banjallukë, të mërkurën, u shënua Dita e Republikës Sërpska, pavarësisht faktit se Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës e ka shpallur atë jokushtetuese në vitin 2015.

Kosovë – Rritet importi i markave ndërkombëtare nga Maqedonia dhe Shqipëria

Luljeta Krasniqi – Veseli

Vendosja e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për importin e produkteve të brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka rritur importin e këtyre produkteve nga vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci tha për Radion Evropa e Lirë se ndonëse është kohë e shkurtë që të ketë lëvizje të mëdha, vërehet një rritje e lehtë e importit të këtyre brendeve të huaja, të cilat prodhohen në vendet tjera fqinje.

“Është shumë herët të vërehet ndonjë rritje e madhe, pasi që kompanitë e mëdha kanë produkte të tilla në stoqet e tyre, po normalisht që vërehet një rritje e lehtë e importit nga vendet fqinje. Me kohë, këto brende do të zëvendësohen, pasi për shembull, një produkt i një brendi të huaj ka prodhimtari në gjithë Ballkanin dhe nuk është ndonjë problem që të zëvendësohet”, thekson Stavileci.

Stavileci shton se që nga vendosja e taksës 100 për qind për importin e produkteve të brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka pasur disa hyrje, por ato kanë qenë të lëndës së parë dhe jo të produkteve finale.

Qeveria e Kosovës më 6 nëntor, të viti të kaluar, fillimisht kishte vendosur taksë doganore 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo taksë doganore u ngrit në 100 për qind më 21 nëntor.

Derisa, më 28 dhjetor Qeveria e Kosovës mori vendim që të vendosë taksë doganore 100 për qind edhe për produktet e importuara nga brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, thotë se ka filluar të rritet prodhimi pas vendosjes së taksave doganore.

“Ka ndodhur një rritje dhe kjo rritje është vërejtur gjatë muajit dhjetor (të vitit 2018). Gjatë muajit dhjetor kemi pasur një rritje për 30 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2017. Sa i përket vendosjes së taksës edhe për produktet me brende të huaja, kjo ende nuk është vërejtur, pasi që është kohë e shkurt dhe efekti mund të shihet pak më vonë”, thekson Palushi.

Ai shton se nga taksa 100 për qind për brendet e ndërkombëtare, të cilat prodhohen në Serbi nuk do të ketë mungesë të atyre produkteve, pasi që disa produkte të brendeve të huaja që janë prodhuar në Serbi, të njëjta prodhohet edhe në Tiranë edhe në Shkup.

“Këto produkte të brendeve ndërkombëtare që të zëvendësohen me produkte vendore nuk është e arritshme, pasi që në Kosovë nuk e kemi të zhvilluar këtë industri prodhuese. Por, ato do të zëvendësohen duke u importuar nga vendet tjera, përkatësisht nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Palushi.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës, pas vendosjes së taksës 100 për qind për brendet e huaja ndërkombëtare të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka shprehur shqetësim për vendosjen e barrierave tregtare.

Përmes një komunikate për media, Oda Ekonomike Amerikane kishte theksuar “se çfarëdo vendimi për barriera tarifore dhe jotarifore do të gjenerojë efekte negative për ekonominë e Kosovës në periudhë afatgjatë meqë sipas tyre, do të ndikojë në ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe do të pengojë prospektet për krijimin e vendeve të punës, duke lënë në hije efektet pozitive shkurtpamëse që vendimi mund të ketë”.

Vendosja e këtyre taksave doganore kishte ngritur reagime të ashpra të serbëve në Kosovë dhe të autoriteteve në Beograd dhe Sarajevë. Serbia, e cila para vendosjes së kësaj takse në ditë eksportonte në Kosovë mallra në vlerë mbi 1 milion euro, kërkoi heqjen e taksës si kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy shteteve.

Ndërkohë, mekanizmat ndërkombëtarë, si Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan që të hiqet taksa, duke e konsideruar taksën 100 për qind edhe si shkelje e Marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA.

Por, Qeveria e Kosovës, të paktën deri më tani, nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi.


Send this to a friend