VOAL

VOAL

Ambasadori Kosnett vizitoi Policinë e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar të mërkurën Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, i shoqëruar nga zyrtarë të Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimin e Hetimeve Penale (ICITAP).

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se Kosnett është pritur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës , Rashit Qalaj.

Ata është thënë të kenë diskutuar për “sigurinë e përgjithshme në Kosovë, luftën kundër të gjitha llojeve të krimit, ngritjen dhe forcimin e integritetit dhe kapaciteteve policore, vazhdimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, si dhe synimin drejt anëtarësimit të Policisë së Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

Përveç tjerash, në komunikatë është theksuar se ambasadori amerikan ka vlerësuar përpjekjet dhe kontributet e Policisë së Kosovës për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Ai po ashtu ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së SHBA-së ndaj Policisë së Kosovës, veçanërisht në lidhje me fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, është thënë ndër tjera në komunikatë.

UNMIK-u vazhdon rolin ndërmjetësues mes Kosovës dhe INTERPOL-it

Kosova dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nuk i kanë ndërprerë të gjitha kontaktet dhe komunikimin, ashtu siç kishte deklaruar të mërkurën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës, kanë deklaruar se e kanë ndërprerë komunikimin dhe nuk e njohin më Misionin e Kombeve të Bashkuara-UNMIK, si strukturë përfaqësuese në Kosovë.

Zyra e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë funksionon edhe si zyrë komunikimi ndërmjet institucioneve të Kosovës me Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë- INTERPOL.

Zëdhënësja e UNMIK-ut, Sanam Dolatshahi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se UNMIK-u vazhdon të luajë edhe më tej këtë rol.

“UNMIK-u vazhdon të përmbushë rolin e tij si ndërmjetësues me INTERPOL-in, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, ashtu siç kërkohet për të siguruar që të gjitha funksionet të kryhen në mënyrë efikase. Ne nuk do të komentojmë për raste specifike”, ka thënë Dolatshai.

Misioni i Kombeve të Bashkuara është instaluar në Kosovë në vitin 1999. Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe vepron sipas rezolutës 1244 të OKB-së, e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2018, Prishtina zyrtare ka kërkuar që misioni i UNMIK-ut të reformohet dhe të mbetet vetëm si zyrë përfaqësuese e OKB-së në Kosovë.

KS i OKB-së do të diskutojë për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë të enjten raportin tre mujor të punës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në rend dite do të ketë raportin tre mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteres thuhet në njoftimin e OKB-së.

Raporti tre mujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ka nxitur reagimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë të mërkuren se raporti nuk e pasqyron realitetin dhe se “Qeveria e Kosovës i ka shkëputur gjitha kontaktet me misionin e UNMIK-un”.

Mirëpo në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i UNMIK-ut Sanam Dolatshahi tha se “Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, mbetet i përkushtuar në rolin që ka për të i’u shërbyer qytetarëve të Kosovës në bazë të mandatit që buron nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”.

Zëdhënësi Dolatshahi, tha se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mund të jetë cituar në mënyrë jokorrekte nga ana e disa mediave pasi ai ka qenë faktit.

Raporti, sipas tij, vetëm përshkruan në mënyrë kronologjike rrjedhën e vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Pasi e emëroi Sylejman Selimin këshilltar, Ramush Haradinaj qortohet ashpër nga Amerika

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe udhëheqës të tjerë në vend, kanë marrë një vërejtje të ashpër nga Shtetet e Bashkuara, në mbrëmjen e së mërkurës.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka kritikuar fillimisht shefin e ekzekutivit të vendit, pasi e bëri këshilltar të tij ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, pas lirimit të tij nga burgu.

“Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Kosnett, në llogarinë e tij në Twitter.

“Udhëheqësit e të gjitha partive në Kosovë duhet të ndalen së mbështeturi individë të tillë”, është shprehur ambasadori amerikan.

“Një mbështetje e tillë vë në dyshim angazhimin e Kosovës për sundim të ligjit”, ka thënë Kosnett.

Ambasadori ka përshëndetur “grupet nga komunitete të ndryshime” për reagimin e tyre ndaj qeverisë dhe ndaj krerëve të partive. /Express/

Qeveria e Kosovës “nuk e njeh më UNMIK-un”

Qeveria e Kosovës e ka ndërprerë komunikimin dhe nuk e njeh më Misionin e Kombeve të Bashkuara-UNMIK, si strukturë përfaqësuese në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se “Kosova ka shkëputur komunikimin me UNMIK-un (Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë)” dhe se më nuk komunikon me të.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar zyrën e kryeministrit Haradinaj,për të sqaruar kohën dhe arsyet e shkëputjes së komunikimit me UNMIK-un nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se në parim, shkëputja e komunikimit me UNMIK-un ka ndodhur “më 17 shkurt 2008, kur Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur, si dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, duke u bërë entitet juridiko-politik i pranuar ndërkombëtarisht”.Por, sipas tij, qeveria e Haradinajt tashmë edhe praktikisht ka shkëputur komunikimin me UNMIK-un.

“Së fundi, në qeverinë Haradinaj, praktikisht edhe komunikimi i kurtoazisë është shkëputur, për arsye se objektivisht, synimet e Kosovës janë rrugëtimi euroatlantik dhe anëtarësimi në BE dhe NATO dhe ne nuk shohim asnjë interes që Kombet e Bashkuara t’i përfaqësojë një strukturë që quhet UNMIK. Praktikisht, Qeveria e Kosovës më nuk e njeh një strukturë të tillë në vendin tonë”, ka thënë Matoshi.

Zyra e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë funksionon edhe si zyrë komunikimi ndërmjet institucioneve të Kosovës me Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë- Interpol.

Matoshi ka shtuar se Misioni i Kombeve të Bashkuara është mision “mysafir”, i instaluar në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, para shpalljes së pavarësisë së saj, në shkurt të vitit 2008.

Misioni i UNMIK-ut është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe vepron sipas rezolutës 1244 të OKB-së e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.

Qëllimi i këtij misioni është të kujdeset për paqen, sigurinë, sundimin e ligjit në Kosovë. Ky mision dikur ka numëruar 15 mijë të punësuar dhe sot janë rreth 380. Buxheti i këtij misioni prej qershorit të vitit 2017 deri qershor të 2018 ka qenë rreth 38 milion euro.

Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt, 2008, institucionet e Kosovës zyrtarisht disa herë kanë thënë se rezoluta 1244 është e tejkaluar dhe nuk e përfaqëson realitetin e ri dhe se misioni i UNMIK-ut nuk ka më funksion në Kosovë.

Prishtina zyrtare ka kërkuar që misioni I UNMIK-ut të reformohet dhe të mbetet vetëm si zyrë përfaqësuese e OKB-së në Kosovë.

Hekurudha Fushë Kosovë-Hani i Elezit do të rehabilitizohet deri në vitin 2021

PRISHTINË – Me anë të një ceremonie, sot u nënshkrua kontrata për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi prej 65 kilometrash,.

Kontrata u nënshkruar mes kompanisë publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – INFRAKOS dhe kompanisë italiane Generale Construzioni Ferrovarie-GCF.

Në ceremonin e organizuar në Qeverinë e Kosovës kontrata u nënshkrua nga kryeshefi Ekzekutiv i INFRAKOS-it Agron Thaçi dhe drejtori gjeneral i GCF-së Eduardo Rossi, në prani të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit të Komisionit Evropian në Kosovë, Luigi Bruso.

Kryeministri Haradinaj theksoi se punimet do të zgjasin 24 muaj, për çka linja hekurudhore 10 do të jetë e gatshme në fillim të vitit 2021.

Ai tha se Kosova do të ketë hekurudha me një cilësi të pranueshme, në funksion të qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve, por edhe të lidhjeve ekonomike, “jo vetëm me Maqedoninë e Veriut në këtë rast, por edhe të ekonomive të rajonit”.

“Pjesa e mirë e ditës së sotme është se ky është një investim i përbashkët, investon populli i Kosovës nga buxheti i vet, por po ashtu investon edhe BE-ja, përmes fondeve të IPA-s për aftësimin e hekurudhave tona”, tha Haradinaj.

Projekti me ndikim pozitiv mbi ekonominë e Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, deklaroi se kostoja e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi prej 65 kilometrash kap koston prej 78 milionë euro, ndërsa kostoja e përgjithshme e rehabilitimit të hekurudhave të Kosovës do të kushtojë 210 milionë euro, të cilat do të sigurohen përmes Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim”.

Drejtori Gjeneral i INFRAKOS-it, Agron Thaçi, tha se projekti nuk është vetëm vendor, pasi ka lidhje edhe me rajonin dhe më gjerë.

“Kemi filluar dhe nuk do të ndalemi. Javën e ardhshme do të prezantohet edhe projekti tjetër prej 40 kilometrave dhe deri në pjesën e parë të vitit 2021 do t’i kemi të përfunduara afër 100 kilometra”, tha Thaçi.

Luigi Brusa, nga ana e tij tha se bëhet fjalë për tri faza. “Në fazën e parë, pjesa jonë është rreth 39 deri në 40 milionë euro, përfshirë edhe fazën e projektimit. Do të ketë një pjesë në mes të Fushë Kosovës dhe Mitrovicës për çka do të ofrojmë rreth 17 deri 18 milionë euro, prandaj jemi në përgatitje të hartimit të fazës së tretë mes Mitrovicës dhe kufirit me Serbinë”, tha Brusa për të shtuar se projekti do të ketë ndikim shumë pozitiv mbi ekonominë e Kosovës, pasi do të krijojë 160 vende pune.

Sylejman Selimi u intervistua nga Prokuroria Speciale si i dyshuar

Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, nga Zyra e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar avokati i Selimit, Tomë Gashi.

Sipas tij, Selimi është marrë në pyetje nga prokurori kompetent i Zyrës së Prokurorisë Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Ai ka sqaruar se Selimi është intervistuar të mërkurën në Prishtinë dhe i ka dhënë të gjitha shpjegimet e tij, në prezencën e prokurorit dhe personave tjerë të paraparë me ligj.

Avokati Gashi ka theksuar se marrja në pyetje e Selimit, ka zgjatur rreth dy orë si dhe ka qenë e formës së përgjithshme, por, sipas tij, edhe përgjigjet kanë qenë të tilla.

“Cilësia juridike, për të cilën ai është marrë në pyetje, ka qenë si i dyshuar. Do të thotë, jo dëshmitar, jo dëshmitar i dyshuar, por si i dyshuar. Në shpresojmë që prokurori të vendosë, që mos ta lerë këtë situatë thuajse pezull, por nuk besoj që kjo do të ndodhë shpejt. Pastaj, ata do të vijnë në përfundimin se çfarë do të vendosin juridikisht më tej”, ka thënë avokati Gashi.

Megjithatë, ai nuk ka sqaruar se për çfarë është i dyshuar Selimi, por, ka thënë se marrja në pyetje e secilit që është në cilësinë e të dyshuarit ose të dëshmitarit, në çdo situatë dhe në çdo rast, konsiderohet konfidenciale, bazuar në rregullat e punës së Gjykatës Speciale.

Ndryshe, Sylejman Selimi, me 25 janar të këtij viti, nga një panel i themeluar nga Këshilli Gjyqësor, është liruar me kusht nga vuajtja e dënimit me 6 vjet burg, pasi që kishte kaluar mbi 5 vjet në burg.

Më 24 maj 2013, Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Përveç Selimit, Prokurori Speciale që e ka selinë në Hagë ka intervistuar edhe Rrustem Mustafën e Sami Lushtakun derisa Sokol Dobruna, Sabahajdin Cena dhe disa të tjerë janë intervistuar në Prishtinë.

Gjykata Speciale është trupi i katërt me radhë që merret me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Paraprakisht me ketë çështje është marrë edhe Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Tribunali Ndërkombëtar i Hagës si dhe Gjykata e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX.

Abdixhiku: Kosova ta refuzojë ndërmjetësimin e BE-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka adresuar kritika Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se zyrtarët e BE’së, që thonë se për Trepçën duhet të flitet në Bruksel me Serbinë, nuk munden të jenë ndërmjetës në dialogun mes dy vendeve.

“Zyrtarët e BE-së, Kur e bëmë ushtrinë thanë është provokim. Duhet marrë pëlqimin e Serbisë. Merreni me mend. Kur vendosëm për Trepçën, thanë është nguti. Vendoseni pasurinë në tavolinë me Serbinë”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.

“Të tillët s’mund të jenë ndërmjetësues në dialog. Të tillët, me mendje kështu, janë palë me Serbinë. Të njëanshëm e pa kredibilitet, të njëjtit nuk përfaqësojnë as qëndrimet individuale të shteteve në BE. Ndërmjetësimi i tyre është i komprometuar; si të tillë, këtë ndërmjetësim – deri në qartësim – Kosova duhet ta refuzojë menjëherë”, ka thënë Abdixhiku.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha sot se Kosova e Serbia duhet të negociojnë për Trepçën në Bruksel.

I menjëhershëm dhe nga të gjitha anët e politikës në Kosovë erdhën reagime kundër një veprimi të tillë.

Thaçi: Korrigjimi i kufijve do të jetë pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vitale për Kosovën.

“Nuk do të pranojmë një marrëveshje që nuk është e pranueshme edhe për Uashingtonin”, tha presidenti Thaçi gjatë një bashkëbisedimi në “Council on Foreign Relations” në New York.

Ai tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë do të sjellë paqe në Kosovë dhe rajon si dhe do të ketë rol transformues në shoqëri, thuhet në një komunikatë nga Presidenca e Kosovës.

Duke shpjeguar pse rrethanat janë të favorshme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi u shpreh se “këtë herë duket se edhe Serbia është e interesuar për marrëveshje me Kosovën, ndërsa edhe Rusia duket e gatshme të pranojë një marrëveshje që do të arrihej në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“Nuk do të jetë proces i lehtë arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, por është e vetmja rrugë përpara për të evituar kthimin prapa në tensione dhe konflikte”, tha presidenti Thaçi, i cili po qëndron në SHBA, për të marrë pjesë në organizimin e “Lutjet e Mëngjesit”.

Sipas Thaçit një nga pikat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë edhe përcaktimi i kufirit në mes dy vendeve.

“Një nga pikat do të jetë edhe demarkimi i kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar, se kjo është mundësi për të korrigjuar kufirin edhe në veri të Kosovës, edhe në jug të Serbisë.

“Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme. Por pikat strategjike si Liqeni i Ujmanit, qyteti i tërë i Mitrovicës, Trepça, këto janë resurse të panegociueshme”, theksoi presidenti Thaçi.

Veseli: Trepça nuk do të jetë çështje e dialogut me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Trepça nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë.

Reagimi i tij pason atë të Qeverisë së Kosovës, në të cilin cilësohej si i papranueshëm reagimi i Bashkimit Evropian lidhur me miratimin e Statutit të Trepçës nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se “me këtë gjuhë, BE-ja është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mire”.

Reagimi nga autoritetet në Prishtinë bëhet një ditë pasi zëdhënesja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, u citua nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug të ketë thënë se “të gjitha çështjet ndërmjet dy palëve duhet të zgjidhen përmes finalizimit të dialogut”. Deklarata e saj ndërlidhej me miratimin e Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Kosovës.

Qeveria e Kosovës i reagon BE-së për Trepçën

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si të papranueshëm reagimin e Bashkimit Evropian lidhur me miratimin e Statutit të Trepçës nga ana e Kuvendit të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, veçmas reagimit të Qeverisë, kryeministri, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarimi i BE-së për Trepçën “është dëshmi se BE-ja e ka humbur rrugën në oborr”.

“Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiq, dhënë medieve serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ndaj deklaratave të BE-së, ka reaguar edhe kryetari i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shprehur habinë me “kërkesën e BE-së që çështja e Trepçës të trajtohet në dialogun me Serbinë”.

“ Kosova në asnjë fazë nuk ka pranuar që për Trepçën dhe pasuritë e saj natyrore, të cilat janë në territorin e saj, të dialogojë me Serbinë”, ka shkruar Mustafa.

Zëdhënesja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, të martën, nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug, është cituar t’i jetë përgjigjur pyetjes për pasojat që mund të ketë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Kosovës. Sipas kësaj agjencie, Kocijançiq ka theksuar se “të gjitha çështjet ndërmjet dy palëve duhet të zgjidhen përmes finalizimit të dialogut”.

Albin Kurti: Baton Haxhiu, një ndër njerëzit më të urryer në Kosovë, ka lidhje me shefin e Shërbimit serb. Duhet një “Pranverë Shqiptare”

Albin Kurti e konsideron Baton Haxhiun, jo vetëm si një nga njerëzit më të urryer në Kosovë por edhe një njeri të lidhur me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror të Serbisë.

Ai shprehet se është koha e një “Pranvere shqiptare”, ndërsa takimet Rama-Thaçi-Haradinaj janë veçse konjuktura që nuk “do t’i gricin dot shpresat për shqiptarët.”

Albin Kurti: Unë nuk mendoj se kryeministri i Shqipërisë është pro ndarjes së Kosovës por unë mendoj që ai ka zgjedhur për miq dhe bashkëpunëtorë njerëz të papërshtatshëm, të cilët përfitojnë për vete edhe nuk e kanë fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës.

Gazetari: Çfarë raportesh do të sjellë në raportet e jashtme të Kosovës vendosja e një njeriu të tillë si Gent Cakaj në krye të ministrisë së Jashtme, delegimi pra njeriu i Baton Haxhiut?

Albin Kurti: Baton Haxhiu është një ndër njerëzit më të urryer në Kosovë për shkak të lidhjeve të tij me shefin e Shërbimit Sekret Shtetëror Serb, i cili i ka formuar edhe “Tigrat e Arkanit” edhe shkorpjonët, edhe Beretat e Kuqe, tri formacione famëkeqe që kanë bërë masakra në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë dhe ky person të ketë kaq shumë ndikim, nuk ka shpjegim ndryshe, përveçse vazhdon shteti i Serbisë të qëndrojë pranë tij.

Gazetari: A duhet të ketë një ndryshim me vendosjen e Gent Cakajt pikërisht…

Albin Kurti: Gent Cakaj shpërtheu si rrena! Unë besoj që edhe në Republikën e Kosovës, edhe në Shqipëri ka panumër njerëz më cilësorë, më të përgatitur, më të ditur dhe më patriotë që të jenë në krye të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Gazetari: Si e komentoni takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Rama, kryeministrit Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi por dhe takimin e sotëm mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt?

Albin Kurti: Me thënë të drejtën unë kam ardhur dje në Tiranë dhe nuk i kam ndjekur këto takime por besoj që takimet konjukturale nuk do të mund të na i gricin shumë shpresat për të mirën tonë.

Mendoj që edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri duhet të fillojmë të mendojmë dhe të përgatitemi për një pranverë shqiptare. Meqënese kur në kushtet kur ekonomikisht jemi dobët dhe ushtritë i kemi pothuajse inekzistente e ndodhemi në një udhëkryq edhe kohor edhe hapësinor, edhe si Ballkan, edhe në vitin 2019 është e domosdoshme që populli shqiptar të rishfaqet dhe ta demokratizojë veten në mbrojtje të detyrës së tij kombëtare për bashkim dhe të interesit të tij shtetëror për integrim europian.

KOSOVA NË RREZIK SI SHTET DHE KOMB NGA MAFIA POLITIKE!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

-Shtetet më të fuqishme të Evropës me ne krye Gjermaninë dhe Britaninë
e Madhe janë kundër ndarjes së Kosovës,

-Edhe Amerika nuk është e përfshier në lojrat për ndarjën e Kosovës.

-Erërat për ndarjen e Kosovës vijnë nga Lindja,nga shtetet sllave
Rusia dhe Serbia me ndihmën e tuxharëve mafioz të Kosovës,

-Në kohën e Sllobodan Millosheviqit intelegjenca Shqiptare ishte shumë
aktive ne demaskimin e dhunës qe ushtrohej ndaj shqiptarëve. Por tashti
kur Kosova rrezikohet te ndahet ajo po heshtë.Tash,ose kurr Kosova
kërkon ndihmë nga intelegjenc Universitare,Akademike,nga mendjet e
ndritura të kombit kudo që janë,nga shoqeria civile për ta penguar
coptimin e Kosovës.Kjo është detyrë urgjente e intelegjencës dhe
popullit që ti del për ballë kësaj egersire qe e ka kapë Kosovën.

——————————————

Ëndrra Serbe për të marrë Veriun e Kosovës.

Është kohë alarmi.Kosova po gjendet para një rreziku të madh së cilës
po i rrezikohët ekzistenca si shtet dhe komb.Janë ba bashkë djajt nga
mbrenda dhe jashtë për ta shkatërruar Kosovën.Nuk ka ditë qe
midiat,portalet e ndryshme qe nuk raportojnë së Kosova do te
ndahet,sepse kontrabanduesit e saj te jashtem dhe te mbrendshëm veç i
kanë ba planet makabre për ndarjën e sajë duke theksuar se Kosova me
këtë ndarje do te humbë tokë diku 20-30%,pra do ta humbë kompletë
Veriun e Kosovës,pjesën me te çmueshme te sajë pa te cilën Kosova nuk
mund te ekzistoj sepse atje janë pasuritë nentokësore me te medhatë në
Evropë.

Andrra serbe për te marrë Veriun e Kosovës është shumë e vjetër.Të
gjitha regjimet serbe e kane ba elaborate,projekte dhe plane për
marrjën e Veriut të Kosovës.Këto projekte te bame nga Akademija Serbe
e shkencave i knë përkrah të gjithë pushtetarët serb.Kështu “baba i
kombit” serb Akademiku Dobrica Qosiq sa ishte njefarë presidenti i
Serbisë dhe Malit te Zi,haptas doli me tezën për ndarjën e
Kosovës.Këtë ide e përkrahi edhe kasapi i Ballkanit Sllobodan
Millosheviq.Por diçka me vonë kur Milan Paniqin e sollën nga Amerika
dhe e banë Kryetar,ai pa prtitmas erdhi ne Prishtinë për te bisedu
me”shtetin paralel” te udhehqur nga strateku,politikani dhe atedhetari
Ibrahim RugovaShkurt i tha veriu i Kosovës na takon neve,e ju
shqiptaret me pjesen tjetër jeni te lirë te shkoni kah te doni,bile
ndaçi bashkohuni edhe me Shqipërin.Por Ibrahim Rugova me mençurin dhe
pjekurin e tij politike dhe me dashurin atedhetare e këthey pas Malian
Paniçin duke e refuzuar kategorikishtë një plan te tillë djallëzor te
Serbisë.

Miku i madh i Rugovës dhe i Kosovës Amerika e këshilloi Presidentin e
“shtetit paralel” ne Kosovë që të ruanë qetesinë e qytetarëve sepse
nuk është koha qe lufta të zbriste edhe ne Kosovë,anipse Kryetari i
Kroacisë e cila ishte futë në ferrin e luftës e luste vazhdimisht
Rugovën qe te ia niste luftës.Por, Rugova e ndegjoi Mikun e Madh te
tij Amerikën që as se si nuk është koha për luftë.

Por nuk kaloi gjatë,kur u shpartallu ish-jugosllavija dhe gadi te
gjitha republikat e shpallën pavaresin e tyre,shigjetat e shovenizmit
serb u drejtuan kah Kosova duke e nisë luftën se pari gjoja ne
luftimin e terroristeve shqiptar te cilët kishin dalë ne male për ti
dal zot atedheut.Trimat e devotëshem te kombit luftonin si luaj ne
male kunder aremikut,kurse një pjesë tjetër,sidomos nga LPK edhe pse
ishte luftë dhe kallej Kosova,bante sefan e zotit ne hotelin Rognër
dhe banin plane jo për luftën,por se si pas luftes te përfitojnë ne
emer te luftës.U banë masakra të medha ne popull,Kosova u ba tokë e
djegur,pati përdhunime rrenqethese te bijave,nanave dhe motrave tona,u
vran mbi 12 mijë civil,u deportuan mbi 1 milion shqiptarë,etj.Por fal
zotit Kosovës i erdhi ne ndihmë miku i Madh i Rugovës Amerika e cila
së shpejti i mobilizoi shumë shtete të tjara te Evropës dhe e çliruan
Kosovën nga kataklizma serbo-madhe duke e debuar nga Kosova.

Shtabi i Rognerit erdhi ne pushtet falë klikes Enveriste që ishte ne
pushtet ne Tiranë.

Ata që dikur gjatë luftës hanin dhe pinin nëpër hatelet e Rognerit me
ndihmën e kastes enveriste qe ishte në pushtet në Tiranë te tipave
Fatos Nano,Paskal Milo,Fatos Klosi dhe Presidenti Mejdani,erdhën në
pushtë,e zapuan Kosovën ne të gjitha nevelët e pushtetit.Filloi nga ta
plaqëkitja e madhe e Kosovës te cilët u pasuruan mbrenda nates duke e
lanë popullin ne mjerim,duke e pru ne ate gjendje sa qe te detyrohën
të ikin nga Kosova,te bejnë vetëvrasje bile kishte kogja shume edhe
nga radhet e UÇK-se te cilët u deshpruan së për çka kishin luftuar.

Kjo kaste e fliqet e luftës,këta mafioz të mjer kanë marrë aq turr sa
qe kanë nisë me hy edhe në lojra te pista për Kosovën.Në krye te
këtyre lojrave nuk është askush tjeter pos Hashim Thaçi,i cili u ba
President përmes kontabandës me Partit politike dhe deputet për ti
fillu planet e tij makabre ne demë te Kosovës.Kurse ne Serbi edhën ne
pushtet çetnikët e V.Sheshelit dhe Sllobodan Milosheviqit Aleksandër
Vuçiq dhe Ivica Daçiq.Këta te dytë jo vetem qe nuk u distancuan nga
politika vrastare e Milosheviqit dhe Sheshelit,por me ngulim vazhduan
politikat e tyre kundër shqiptarve dhe Kosovës.Ata së shpejti e zapuan
edhe Veriun e Kosovës.Veriu me çdo gjë u ba
serbe,mbishkrimet,flamujt,sheshet u banë me emra serb.Aty nuk
kishte,edhe sot nuk,kurrfarë qasje shqiptare.Më fjalë tjera Veriu i
Kosovës u okupu nga Serbija me nje strategji te përgatitur mire,derisa
këta mafiozet tanë plaqkitshin cdo gje për çdo ditë duke mos u kujdes
për veriun,apo ndoshta kështu ishin marr vesh me Serbinë në ndonjë
takim diku ne erresirë.

Dialogu me Serbinë dhe maskarada e Hashim Thaçit.

Pasiqe u ngaterru kështu puna rreth Veriut te Kosovës,më pa te
drejtë,por me ndermjetesimin e nderkombetareve Kosova u detyru te
futet ne njfarë dialogu të pa krye me Serbin.Aksidentalisht ne krye te
këtij dialogu me dhunë u gjendë përkrahësi i interesave te Serbisë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,kurse nga ana e Serbisë Çetniku
Aleksander Vuçiq.Dhe këtu fillonë loja midis djajve(dreçërve) për
Kosovën dhe rreth Kosovës.Kryeçetniku serb Aleksander Vuçiq,jo vetem
qe nuk i zbaton bile ato Mareveshje te arrijtura deri me tani,por
djallezisht e qiti para pro ruses dhe pro serbës Mogherinit dhe para
Thaçit e cili rrinte me duar ne xhepa,tezën e vejtër Serbe për ndarjën
e Kosovës.Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,duke patur dosje nga
Haga,por edhe shumë dosje ne Serbi ra në grackë,u zu rob nga Serbia u
shantazhu dhe nuk kishte së nga të ikëte.

Dhe pikërishtë këtu filloi maskarada e Presidentit Hashim Thaçit për
ndarjën,copëtimin e Kosovës.Derisa A.Vuçiq fliste më pakë ne publik
rreth ksaj çështje,si duket “kompirin e nxehët”ia kishte lëshu në dor
Thaqit.Ky i gjori bash si nxënesi i shkollës fillore u bë si papagall
i Vuçiqit dhe nuk la gur pa rrexu ne dobi për ndarjën e Kosovës.Në çdo
paraqitje te tijë publike te cilat edhe i shpeshtoj ne maje te gjuhes
e kishte ndarjën e Kosovës.Jo vetem kaq,ne vend se ai te angazhohej qe
ndonje shtet ta njohë Kosovën,ai vepron kundër shtetit te vetë,lobonte
gjithandej nepër Evropë për me e nda Kosovën me Serbinë.E formoi
treshen e vetë ne përberje me Aleks Sorrosin djalin e Xhorxh
Sorrosit,Kryemafiozin e Shqipërisë Edi Ramën,por aty kur janë ne
pyetje interesat serbe dhe antishqiptare aty u gjend domosdo edhe
spiuni i rafinuar serb Baton Haxhiu.Thaçi,Rama dhe Vuçiq takoheshin
hapur,por edhe mshaftas neper birucat e Evrpoes për te krijiuar planet
për ndarjën e Kosovës.Rrethe kësajë aq thellë ka shkuar puna sa shumë
analist dhe njohës te kësaj errësire rreth Kosovës po deklarohen se
plani veq ështe gadi dhe së pritet se shpejti të shperthej.Kurse ekipi
i Kosoves i formuar për këte çështje do te shkoj si Muça pas daive.

Amerika nuk është e përfshiër ne lojrat për ndarjën e Kosovës.

Planet për ndarje e Kosovës e alarmuan edhe Evropën dhe Amerikën.Disa
shtet ne krye me Gjermani dhe Britanin e Madhe as qe dojnë me ndegju
për këtë punë,janë kunder kësaj idje e cila do te hapëta Kutinë e
Pndorës ne rajon e me gjërë,do te ndezete shumë nacilnalizma ne
Ballkan qe veç presin te shpërthejnë.Edhe Amerika nuk është e
përfshier në këto lojra makabre për ndarjën e Kosovës.Për ndarjën e
Kosovës askund nuk përmendet as ne letrën e Presidentit Donald
Trump.Por Hashim Thaçi me do letra po manipulon,po mundohet me ju qitë
hi syeve popullit se edhe Amerika e përkrah,çfarë nuk është e vërtetë.

Hashim Thaçi,Aleksandër Vuçiq me Edi Ramen janë nguju keq ne folën e
qyqeve,këta mjeran,këta mafijoz,matrapaz,këta antikombëtar,këta djaj
te ferrit më mirë është te lenë te qetë Kosovën,sepse Kosova nuk është
pronë përsonale e tyre,Kosova është e popullit të sajë dhe se as Edi
Rama dhe as Hashim Thaçi nuk e kanë mandatin e popullit që te mërrën
më këto punë te pista rreth ndarjes së Kosovës me aremikun tonë
shekullor.

Pse po heshtë intelegjenca shqiptare karshi tendencave për ndarjën e Kosovës.

Në kohën e Sllobodan Millosheviqit kur ai ushtronte dhunë dhe terror
ndaj shqiptarëve Intelegjenca shqiptare ishte shumë aktive në
demaskimin e plateforme së tij për shfarosjën e shqiptarëve.Por tashti
kur Kosova po rrezikonë të ndahet ajo po heshtë.E pa
kuptueshme.Tash,ose kurr Kosovës i duhet nga intelegjenca
Universitare,Akademike,nga mendjet e ndritura të kombit kudo që
janë,nga shoqeria civile për ta penguar coptimin e Kosovës.Kjo është
detyrë urgjente e intelegjencës dhe popullit që ti del për ballë kësaj
errësire të egër qe e ka kapë Kosovën dhe po donë ta copëtojë për
interesat e tyre meskine. Inetelegjenca dhe populli,sa nuk është ba
vonë,duhet ta ngritë zerin e saj që te ndihet sa më larg,qoftë me
peticione,projekte apo elaborat për pasajat e këtilla mesjetare,qoftë
nëpër protesta masovike te prirë nga djaleria dhe vajzëria Kosovare te
mbrojnë Kosovës nga e keqëja qe po i kanosetë,ti dalin zot te ua
tregojnë mafiozeve,matrapazeve dhe tuxharëve te trojeve tona së ku e
kanë vendin,duke ju treguar se nuk ka birë nanë që guxonë ti prekë
kufijtë e Kosovës te cilët janë te popullit,janë të pacenueshëm,për
këta kufij është derthë gjaku deri ne gju dhe askush nuk guxon te
shkelë mbi gjakun e tyre.Po te ndodhë ndryshe,atehere pse e bamë
luftën,pse i dhamë mbi 12 mijë viktima,pse u ba Kosova prush e hi,tokë
e djegur,pse u deshtë te bahen gjithë ato masakra ne popull, kush do
te përgjigjët për te gjitha këto,kur Serbia shumë vite para lufte e
kërkonte Veriun pa luftë.Apo e bame luftën për te ardhë mafiozet dhe
matrapazet ne pushtet për ta masakru edhe një hërë Kosovën.

Firma në emër të babait të ministrit Besim Beqajt ndërton 57 shtëpi luksoze

Një lagje super luksoze që është në pronësi të familjes së ministrit Besim Beqaj ka filluar të marrë formë në Bellopojë të Pejës. Plani i familjes Beqaj është që të ndërtojë 57 shtëpi luksoze, ndërkohë deri më tani janë ndërtuar vetëm gjysma.

Lagjen e cila quhet “Peja Hill” është duke u ndërtuar nga kompania “Peja Hill”, pronarë të së cilës janë babai dhe një vëlla i Besim Beqajt.

Pra, pronar është Jakup Beqaj, babai i ministrit dhe një nip që ka emrin Veton Beqaj, e i cili është një djalë i ri që është diplomuar në mars të vitit 2016.

Ndërsa, në kohën e njëjtë të diplomimit  me Veton Beqajn është regjistruar si biznes në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve edhe ndërmarrja “Peja Hill”, shkruan FaktePlus.

Megjithëse ndërtimi i lagjes duket të ketë kosto shumë të lartë, ministri Besim Beqaj kur e ka deklaruar pasurinë në vitin 2018, ka treguar se në llogarinë bankare të babait të tij janë vetëm 22 mijë euro para të gatshme, të fituara nga pagat në biznesin e Jakup Beqajt, “The Cambridge School”.

 

Ndonëse, ka deklaruar të hyrat e babait, vetëm nga kolegji, ato nuk janë deklaruar edhe nga kompania “Peja Hill”.

Të hyrat e babait janë deklaruar nga viti 2015, dhe ato nuk e kapin shifrën e më shumë se 22 mijë euro para të gatshme në bankë, mjete këto që janë përfituar nga kolegji.

29 leje të lëshuara nga administrata e LDK-së

 

Lagja “Peja Hill” ka nisur të ndërtohet në vitin 2016 në pjesën jug-perëndimore të Pejës, 2 km nga qendra e qytetit. Sipas ueb faqes zyrtare të “Peja Hill” lagja do të ketë 57 shtëpi banimi me 3 lloje të shtëpive (lloji A, B dhe C), të cilat kanë sipërfaqe të ndryshme.

Planin e shtëpive e ka bërë N.SH. “Cena” nga Peja dhe deri më tani “Peja Hill” është pajisur me 29 leje të ndërtimit nga Komuna e Pejës.

Me 14 leje të ndërtimore, Beqaj është pajisur në vitit 2018 për ndërtimin e shtëpive individuale. 6 leje i ka marr në nëntor, 1 në gusht dhe 7 në korrik. 12 leje janë marr në vitin 2017.  Ndërsa, në korrik të vitit 2016 janë lëshuar 3. Në Komunë e Pejës kryetar që dy mandate është Gazmend Muhaxheri i LDK-së.

Firma në emër të babait të Besim Beqajt ndërton 57 shtëpi luksoze

Deklarimi i pasurisë me shumë luhatje

Nga viti 2005 deri në 2010, Besim Beqaj ka qenë kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Nga viti 2010 e deri më tani ka qenë në postin e ministrit, dhe për një mandat deputet.

Si zyrtar publik, pasurinë e deklaron nga viti 2010. Deklarimi i pasurisë bëhet në çdo fillim të muajit mars në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në vitin 2010 ishte emëruar Ministër i Integrimeve Evropiane. Në këtë vit kishte deklaruar të hyra në bankë që i kishte në emrin e tij 22 mijë e 342 mijë euro. Pagën si ministër e kishte deklaruar 1140 euro, pagën e profesorit të rregullt 850 euro dhe pagën e profesorit në kolegjin “Fama” 1800 euro. Po ashtu e kishte deklaruar pagën e bashkëshortes në vlerë prej 400 euro në muaj. Në këtë vit i kishte deklaruar tri kredi, 100 mijë euro për blerjen e shtëpisë në emrin e tij, 20 mijë euro për blerjen e veturës në emrin e tij, dhe 50 mijë euro për nevoja familjare, në emër të bashkëshortes.

Në vitin 2011 ka qenë Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Në këtë vit kishte deklaruar, para të gatshme që i kishte vetëm në emrin e tij 27 mijë e 500 euro. Në këtë vit ka deklaruar që merr pagë, 13 mijë e 680 mijë euro në vit nga Qeveria e Kosovës, 18 mijë euro nga Kolegji Cambrige dhe 6 mijë euro nga Universiteti i Prishtinës. Ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes 12 mijë euro në vit, pagë në Kolegjin Cambrige. Ndërkohë, ka deklaruar tri kreditë e njëjta që i kishte në vitin 2010.

Në vitin 2012, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik ka deklaruar 99 mijë e 500 euro në bankë, në emrin e tij. Sipas deklarimit që e ka bërë në vitin 2011, nuk ka mbulushmëri të mjaftueshme për shumën prej 100 mijë eurove të deklaruar në bankë në emrin e tij. Por, në vitin 2012 për herë të parë e deklaron edhe pagën e babait, por jo edhe paratë në bankë në emrin e tij, të cilat do t’i deklaron me vonë. Ka deklaruar se babai merr 18 mijë euro nga “Cambrige”. Po ashtu ka deklaruar edhe tri llojet e pagave të tij që kapin vlerën 37 mijë euro. I ka deklaruar edhe tri kredit që figurojnë nga viti 2010.

Në vitin 2013, po si Ministër i Zhvillimit Ekonomik ka deklaruar para në bankë 88 mijë euro të gjitha vetëm në emrin e tij. Ka deklaruar se merr para nga tri burime, UP, Qeveria e Kosovës e Kolegji Cambrige që kapin vlerën 21 mijë e 480 euro në vit. Dy pagat e bashkëshortes 17 mijë e 400 euro për krejt vitin. Dhe të hyrat e prindit nga The Cambridge School dhe nga Gjimnazi Cambridge, në vlerë prej 36 mijë euro për një vit. Ka deklaruar vetëm dy kredi.

Në vitin 2014 ka qenë Ministër i Financave. Në këtë vit i janë “zhdukur” shumë para nga banka, krahasuar me një vit më herët. Në këtë vit në emrin  tij ka deklaruar para në bankë në vlerë prej 26 mijë eurove. Ka deklaruar paga nga tri burime, në vlerë prej 37 mijë e 680 mijë euro në vit. 17 mijë e 400 është vlera e pagave të gruas në këtë vit dhe 24 mijë euro paga të babait. Po ashtu ka deklaruar dy kreditë.

Në vitin 2015, si deputet i Kuvendit ka deklaruar 150 mijë e 900 euro në emrin e tij, para të gatshme në bankë. Veçmas nga këto ka deklaruar edhe 8 mijë euro, para të fëmijëve dhe 15 mijë euro në emër të prindit, kjo shumë e prindit, si para të gatshme në bankë është deklaruar për herë të parë në vitin 2015. Paratë në vlerë prej mbi 150 mijë eurove nuk kanë mbulushmëri, nëse shihet deklarimi i vitit 2014, marr parasysh të gjitha pagat e tij dhe paratë e gatshme të deklaruara në bankë. Po në këtë vit ka deklaruar pagat vjetore nga tri burime në vlerë prej 43 mijë e 750 euro. Pagat e babait në vlerë prej 26 mijë euro.

Në vitin 2016, si deputet i Kosovës, para të gatshme në bankë në emrin e tij ka deklaruar  128 mijë e 250 euro. Ka deklaruar 23 mijë e 420 euro para të gatshme në emër të fëmijëve. 5380 euro të bashkëshortes dhe 20 mijë euro në emër të prindit. Ka deklaruar vetëm një kredi. Ndërsa, 64 mijë e 205 euro ka deklaruar të hyra vjetore nga pesë burime. 25 mijë e 800 euro të hyrat e gruas.

Në vitin 2017, si Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në emrin e tij ka deklaruar 13 mijë e 300 euro para të gatshme në bankë. 116 mijë euro i ka deklaruar si të përbashkëta. 24 mijë e 200 të fëmijëve. 6300 euro të bashkëshortes. 22 mijë euro të babait. Gjithsejtë 181 mijë e 800 euro. Nga pesë burime ka deklaruar se ka pasur të hyra vjetore në vlerë prej 59 mijë e 500 euro. Rreth 25 mijë e 800 mijë euro paga të bashkëshortes nga tri burime, dhe nga dy burime rreth 21 mijë euro të hyrat të babait.

Në vitin 2018, si Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka deklaruar 12 mijë euro para të gatshme ne emrin e tij. 116 mijë euro të përbashkëta. 26 mijë e 800 euro, para të fëmijëve, 3200 euro të bashkëshortes dhe 22 mijë euro të prindit. Në këtë vit ka deklaruar 2 lloje të detyrimeve financiare. 80 mijë euro ka deklaruar se i ka marr borxh në kompaninë e babit të tij “Peja Hill” dhe një kredi në 30 mijë euro. Është e paqartë se si babai ia ka dhënë borxh këto para ministrit Beqaj, ngase para të gatshme në emrin e babait ka deklaruar vetëm 22 mijë euro në Agjencinë Kundër Korrupsionit, dhe në asnjë rast nuk është paraqitur ndonjë shumë e mjeteve të kompanisë “Peja Hill” në deklarimet e ministrit, qoftë edhe si të hyra nga ku merr pagë babai i tij. Ndërkaq, deklarimi i pasurisë për vitin 2019 do të bëhet në muajin mars./FaktePlus

Droga pas luftës në Kosovë, Hashim Thaçit i përmendet se e kontrollon atë

Kanabis Sativa- apo e njohur edhe si “marihuana”, ose ne zhargonin urban “bari” është njëra nga drogat më të përdorura në Republikën e Kosovës.

Ky shtet i vogël e i varfër ka një specifikë të rëndësishme në trafikun e drogës. As nuk e prodhon e as nuk e përdor në masë shqetësuese. Por, është vend transit.

Për më shumë, edhe krerët në të lartë të vendit me lidhje me ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në episode të pasluftës janë përfshirë në biznesit e madh të drogës.

 “Në raportet konfidenciale që mbulojnë më shumë se një dekadë, agjencitë e dedikuara për luftimin e drogës në të paktën pesë vende e kanë përmendur Hashim Thaçin dhe anëtarët e tjerë të “Grupit të Drenicës”  që ata ushtojnë kontroll brutal mbi tregtinë e heroinës”, thotë DickMarty në raportin e tij.

Në dokumentarin “Drogë&Censurë”, InDoks trajton fenomenin e drogës dhe implikimet që ajo ka në krejt vendin.

InDoks | Drogë & Censurë

As nuk e prodhon e as nuk e përdorë në masë shqetësuese, por Kosova është vend transit për drogat në Ballkan dhe më tutje. Megjithëkëtë, numri i të rinjve që po fillojnë ta përdorin atë po shtohet çdo ditë, po ashtu edhe numri i të arrestuarve për krime në lidhje me drogë.Por, pjesa tjetër e historisë është edhe më e errët, krerët në të lartë të vendit me lidhje me ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në episode të pasluftës janë përfshirë në biznesit e madh të drogës.Në 50 minuta të këtij dokumentari të InDoks do të shfaqen për herë të parë këto lidhje. Flasin edhe ata që tregojnë se si funksion tregu i drogës, kush qëndron prapa tij, e kush e pësojnë. Me njerëzit kompetent shqyrtohet në çdo aspekt edhe nisma e politikës për ta censuruar muzikën. Trajtohet edhe dilema se a duhet të legalizohet apo jo “mariuhana”.“Drogë & Censurë” është gjithçka që nuk dihet, dhe çka dihet për këtë fenomen në Kosovë. Dhe për prapaskenat e politikës në këtë biznes multimilionësh.

Këtu mund ta gjeni të plotë dokumentarin! Drogë & Cenzurë

 

Tahiri: Thaçi duhet të ndalet, do të shpërthejë një revoltë

Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradinaj, në pamundësi të ndalë rrugën e presidentit Thaçi në Bruksel, ka vendosur taksën e cila ka bllokuar dialogun.

Duke shprehur qëndrim e saj kundër korrigjimit të kufijve, ajo thotë se Hashim Thaçi duhet të ndalet përmes institucioneve. Sipas saj, një marrëveshje që prek kufijtë, është marrëveshje që çon në luftë. Ish-ministrja e Jashtme ka një porosi për udhëheqësit shtetërorë.

Edita Tahiri, që dikur udhëhiqte delegacionin e Kosovës në bisedimet më Serbinë në Bruksel, mendon se udhëheqësit institucionalë, përfshirë këtu presidentin e vendit, duhet të hartojnë një deklaratë, ku secili hedh firmën aty, dhe e njëjta siguron që nuk do ketë ndryshim kufijsh.Në një intervistë për KosovaPress, ajo thotë se ky mospajtim që po zhvillohet e qe duket se është për taksën, realisht është se nuk ka unitet për mbrojtje të kufijve, meqë presidenti është për korrigjim, ndërsa të tjerët janë kundër.

Megjithatë, vendimin për taksën e sheh si përgjigje të mirë ndaj Serbisë, dhe sipas saj ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion edhe në Serbi. Tahiri thotë se Parlamenti ka dështuar dhe nuk ka zotësi të nxjerrë një platformë për dialogun, që do të bënte të qartë se askush nuk mund t’i prek kufijtë e Kosovës, dhe se çfarëdo bisede me Serbinë do bëhet për fqinjësi të mirë. Ajo thotë se Thaçi e ka gabim historik, andaj sipas saj, ai duhet të ndalet.

Duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve, ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se kufijtë në Ballkan ndryshohen vetëm me luftë. Sipas saj, nëse udhëheqësit e shtetit nuk dalin me një platformë që garanton se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, populli do të marrë situatën në dorë dhe do të shpërthejë një revoltë gjithpopullore. Në bisedën me KosovaPress, Edita Tahiri flet edhe për atë që ajo po e sheh si manipulim me faktorin ndërkombëtar.

Ajo thotë se Shtetet e Bashkuara nuk janë për ndryshim kufijsh, por Thaçi dëshiron që mbështetjen e ShBA-vë për marrëveshje me Serbinë, ta përkthejë në atë formë.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se vënia në tavolinë e temës së kufijve do t’i bënte favor vetëm Serbisë dhe Putinit.

Ajo përsëritë që qëllimi i Kosovës, edhe partnerëve amerikan dhe evropian, ka qenë që përmes dialogut të ri-integrojnë veriun, të mbyllin çështjen me Serbinë dhe të vendosin marrëdhëniet ndr-fqinjsore mes dy shteteve.

Haradinaj nuk e heq taksën, nuk merr vizë për në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të shkel as këtë vit në SHBA me rastin e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit. Ambasada e SHBA’së ka refuzuar vizën të parit të ekzekutivit për shkak të vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Probleme me vizë Haradinaj kishte pasur edhe vitin e kaluar për shkak të qëndrimeve për demarkacionin me Malin e Zi.

Askush nga AAK-ja nuk do të marrë pjesë në organizimin e pervjetshëm “Lutjet e Mëngjesit” që mbahet çdo vit në Amerikë.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë pjesëmarrës as këtë vit për shkak të telasheve me vizë.

Vizë nuk ka arritur të marrë Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Nitaj ka thënë se për shkak që është vonuar me procedurat e aplikimit për vizë nuk do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Ndërsa, nuk e komentoi pse kryeministri Haradinaj nuk ka arritur ta marrë vizën.

“Fatkeqësisht jam vonuar ne procedurat e aplikimit per vize dhe kete here e humba rastin për te qene pjesëmarrës i një ngjarje te rëndësishme, siç janë Lutjet e Mëngjesit. Shpresoj ta realizoj vitin e ardhshem! Nuk e di për kryeministrin nuk muj me folë për të”, tha Nitaj të dielën për Gazetën Express.

Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës. Ftesë për këtë ceremoni kanë marrë edhe zyrtarë nga Kosova, por i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj për shkak që nuk i është lëshuar viza amerikaë nuk do të jetë pjesëmarrës.

Ndërsa, ditë më parë Al Jazeera e Ballkanit kishte raportuar se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendimit për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Për këtë nuk ka komentuar askush nga kabineti i kryeministrit.

Edhe Memli Kransiqi ka konfirmuar shkuarjen në Amerikë.

“Jam i ftuar në Lutjet e Mëngjesit dhe planifikoj që të marrë pjesë në këtë eveniment gjatë javës së ardhshme”, ka thënë Krasniqi, për Express.

Shkuarjen në SHBA e ka konfirmuar edhe Arben Gashi i LDK’së.

Sidoqoftë, në Lutjet e Mëngjesit nga Kosova do të shkojë, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, Deputeti i LDK-së Arben Gashi, deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu, deputetja e VV-së Saranda Bogujevci. Ndërsa, Isa Mustafa, nuk do të shkojë për shkak të problemeve shëndetësore.

Vetë Haradinaj, në konferencën për media një javë më parë, e pranoi se me gjasë nuk do të mund të udhëtojë për në Uashington, për shkak të situatës së krijuar pas vendosjes së taksës.

“Qejf kam pasur, edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, është shprehur Haradinaj gjatë konferencës për media.

Kryeministri Haradinaj është përballë edhe një vit më parë me probleme e vonesa të vizës amerikane.

Edhe atëherë raportohej se kryeministrit po i bëheshin vonesat e vizës për shkak se nuk po e përkrahte marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi./Gazeta Express

Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin për vitin 2019

PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Pas debatit dhe votimit mbi amendamentet, u votua edhe projektligji për buxhetin në tërësi. Votën për buxhetin e propozuar e kanë dhënë 65 deputetë. Deputetët e partive opozitare Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë në votim.

Sipas ligjit të miratuar buxheti i Kosovës në vitin 2019 është 2.37 miliardë euro. Projekt buxheti parashikon rritje të pensioneve të pleqërisë për 20 për qind, ndërsa pensioni për pensionistët që kanë ndarë kontribute rritet për 15 për qind.

Projektligji për buxhetin u miratua falë votave të Partisë opozitare Social Demokratike, e cila votimin e kushtëzoi me ndërrimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Ky kusht u përmbush të shtunën në mëngjes para fillimit të seancës së Kuvendit, meqë kryeministri Ramush Haradinaj e shkarkoi ministrin Rikalo.

Rikalo, si dhe dy ministrat tjerë serbë nga radhët e Listës Serbe, ka qenë në dorëheqje që nga marsi i vitit të kaluar, pas arrestimit nga policia kosovare të Marko Gjuriqit, shefit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

FOTO – RTK “nxin” ekranin në mes të lajmeve, zbulohet mesazhi

Radio Televizioni  i Kosovës në shenjë proteste ndaj amendamentit që e shndërron këtë media nga transmetues publik në transmetues shtetëror ka ndërprerë për pak çaste transmetimin në mes të edicionit qendror të lajmeve duke nxjerrë ekranin tërësisht me ngjyrë të zezë.

Deputetët e Kuvendit në Kosovë sot votuan ligjin për pagat ku është futur edhe RTK duke mos marrë aspak  në konsideratë protestat e shumta të punëtorëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë nismë për të ndryshuar pozitën  e televizionit dhe statusin e transmetuesit publik që ka aktualisht.

Nga ana tjetër, po këta deputetë nuk e votojnë ligjin e propozuar nga RTK-ja, ndërsa ky veprim lë hapësirë për të dyshuar se ligjvënësit po tentojnë të fusin nën kontroll të plotë  transmetuesin publik.

Haradinaj shkarkon nga detyra ministrin Nenad Rikalo

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar sot nga detyra ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo nga Lista Serbe.

Haradinaj nëpërmjet rrjetit social Facebook bëri të ditur lajmin për shkarkimin e ministrit Rikalo, ndërsa e falënderoi për bashkëpunimin gjatë periudhës derisa ishte aktiv në Qeverinë e Kosovës.

“Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, ka shkruar Haradinaj.

Shkarkimi i ministrit Rikalo është kusht i Partisë Socialdemokrate në opozitë për të votuar ligjin e buxhetit për vitin 2019, i cili është në axhendën e seancës së rregullt të sotme të Kuvendit të Kosovës.

Partia Socialdemokrate ka 12 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ish-deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Pa votat e tyre, koalicioni qeverisës nuk ka numër të mjaftueshëm votash për të miratuar ligjin për buxhetin. Socialdemokratët besojnë se Rikalo nuk është personi i duhur për të udhëhequr një sektor aq të rëndësishëm, siç është bujqësia.

Kujtojmë se që nga marsi i vitit të kaluar, ministrat e Listës Serbe janë në dorëheqje pas arrestimit të Marko Gjuriçit, shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, në pjesën e banuar me shumicë serbe. aa

Kosnett: Kërkojmë udhëheqje të guximshme në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ritheksoi kërkesën amerikane për heqjen tarifave ndaj mallrave serbe duke nënvizuar se çështja nuk është nëse Kosova ka të drejtë ta vendosë atë por nëse është vendim i mirë për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për Kohavisionin (KTV) ai përjashtoi mundësinë e sanksioneve ekonomike ndaj Kosovës, por tha se i mbetet udhëheqjes së Kosovës të vlerësojë nëse dëshiron ta ruajë miqësinë me Amerikën.

Ne kemi rezistuar të japim ndonjë ultimatum. Ne nuk duam ta diktojmë punën e qeverisë së Kosovës. Ne besojmë fuqimisht që pezullimi i përkohshëm i taksës, sa më shpejt që është e mundur, do ta ndihmojë ecjen përpara të procesit. Nëse kjo nuk ndodh, ka rrezik të humbjes komplete të momentumit, që do të jetë shumë e dëmshme për popullin e Kosovës e atë të Serbisë dhe do të jetë e dëmshme edhe për Shtetet e Bashkuara e Bashkimin Evropian. Çështja nuk është nëse Kosova ka të drejtë ta vendosë tarifën, por pyetja është nëse është vendim i mirë për Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”.

Ai tha se para intervistës në KTV kishte lexuar raporte sipas të cilave Shtetet e Bashkuara do t’i vënë sanksione ekonomike Kosovës.

Dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës që kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk është mënyra se si ne veprojmë me një shtet mik si Kosova. Ajo çka kërkojmë nga Kosova është që te ketë udhëheqje të guximshme për të marrë vendime. Nëse Kosova zhvillon politika që ia vështirësojnë ose ia bëjnë të pamundur ecjen përpara për të ndërtuar paqe, përparim dhe drejtësi në Ballkan, Shtetet e Bashkuara do të jenë të shqetësuara nga kjo, do të jenë thellësisht të zhgënjyera me këtë”.

Aambasadori Kosnett tha se është e pashmangshme që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë së bashku për ta ruajtur marrëdhëniet e ngushta.

Është sikur martesë, kur ju duhet të respektoni nevojat edhe perspektivën e njëri –tjetrit . Kam dëgjuar disa zyrtarë të Kosovës të thonë se Kosovës nuk i duhet më SHBA-ja. Epo, nuk mendoj se kështu mendojnë qytetarët e Kosovës. Mendoj se populli i Kosovës nuk pajtohet me këtë. Populli i Kosovës dëshiron që të mbajë marrëdhënie të afërta me SHBA-në. Nëse Kosova vendos që kjo nuk është e rëndësishme, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, theksoi mes tjerash ai.

Ambasadori Kosnett takoi të enjten udhëheqësit e Kosovës për të diskutuar këtë çështje, ndërsa ata u takuan edhe në orët e mbrëmjes mes vete për të shqyrtuar situatën e krijuar në vend për shkak të dallimeve edhe brenda koalicionit qeverisës për tarifat ndaj mallrave serbe dhe procesin e bisedimeve me Serbinë.

Tarifat ndaj mallrave serbe, të vendosura në nëntor të vitit që lamë pas, ka nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian ndërkaq Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave duke bërë që procesi të vazhdojë të mbetet i pezulluar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ngulë këmbë që tarifat të mbeten deri në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ndërsa presidenti Hashim Thaçi kërkon që të dëgjohen aleatët që kërkojnë heqjen e saj. Kryetari i parlamentit, Kadri Veseli ka propozuar një pezullim 120 ditësh të saj.

Mospajtimet kanë vënë në pikëpyetje dhe qëndrueshmërinë e mëtejme të koalicionit qeverisës në vend.

Berisha i përgjigjet Thaçit: Më përpara dal në debat me Vuçiqin, sesa me ty

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherësh ish-president i vendit, Sali Berisha, i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës së tij për një debat publik mes tyre.​

Thaçi ka kërkuar të enjten ballafaqim televiziv me Berishën, pasi ish-udhëheqësi i Shqipërisë javëve të fundit ka paraqitur një sërë argumentesh kundër idesë së presidentit kosovar për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

E, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express, Berisha ka bërë të ditur se e refuzon ftesën e Thaçit për debat televiziv me të.

Teksa ka thumbuar Thaçin, Berisha ka thënë se më përpara do të dilte në debat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Udhëheqësin serb, Berisha e ka cilësuar “patron” të Thaçit.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit”, ka deklaruar Berisha për Gazetën Express.

“Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka thënë ish-udhëheqësi shqiptar.

Gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, muajin e kaluar, Berisha e kishte sulmuar ashpër Thaçin për idenë e tij për kufijtë.

Berisha kishte vlerësuar se plani i Thaçit për kufijtë parasheh ndarjen e Kosovës.

Ai kishte thënë po ashtu se Thaçi po i ndjek planet e Serbisë për Kosovën.

Ish-udhëheqësi shqiptar kishte deklaruar në T7 se më përpara do të takonte një serb, sesa Thaçin. /Express/

Thaçi jep detaje nga biseda telefonike me Boltonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar sot në telefon me John Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaçi, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, në internet.

“Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti kosovar ka thënë se me Boltonin ka diskutuar për “dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së”.

“Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump”, është shprehur Thaçi.

“Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka shtuar ai.

“Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme”, përfundon shkrimi i Thaçit./Express

JOHN BOLTON PRO SERB DHE ANTI SHQIPTAR?! – Është i pakuptueshëm presioni i SHBA-ve për taksën – Opinion nga BINAK MAXHARRAJ

John Bolton është Këshilltari Nacional për Siguri i Presidentit të
SHBA-ve Donald Trump. Arsyet së pse Presdienti e zgjodhi bash këtë
figurë kontraverze për Këshilltarë është çështje e tij.

Por unë e di së John Bolton është një figurë kontraverse,është një mik
i madh i Serbisë por njkohsishtë është edhe antishqiptar.Ai ishte
gjithëmonë kundër Kosovës dhe pro Serbisë,po del së John Bolton është
mik i Serbisë,por njkohësishtë po delë se ështe edhe antishqiptar dhe
kundër Kosovës.Ai u shprehë hapur kundër pavaresiësë së Kosovës
përderisa ishte zyrtar i SHBA ne OKB. dhe kurr nuk e ndrroi qendrimin
për pavarësin e Kosovës,anipse SHBA ishin te parat qe e njohën
pavarësin e Kosovës.

Nuk e di poashtu së çka i”përshpërit” John Bolton Presidentit Donald
Trump për Kosovën apo për Serbinë.Nuk jam profet ta di.Por e di një
gjë se sentenca e përfolur së po u demtojkan interesat nacionale te
SHBA ne Ballkan nese Kosova nuk e heç taksën ndaj Serbisë.Unë nuk po
marrë vesh së çka kanë lidhje interesat strategjike dhe gjeopolitike
të Amerikes ne Ballkan me taksën e Kosovës.Taksa e Kosovës nuk duhet
të lidhët me këto interesa . Taksa është si pasojë e sjelljesë
arrogante,diskriminuese e Srbisë ndaj Kosovës e ekupimit te Veriut te
Kosovës,kurse askush nuk reagon nga nderkombetaret e as nga John Bolton
i cili kur është ne pyetje Serbia ai i mshel syt dhe i mbyll veshet.

Apo mos vallë kjo puna e taksës është ndonje”përshpëritje” e Jon
Boltonit ne vesh te Presidentit,për ti ndihmuar mikut te vetë Serbisë
e cila ka renë ne gazep me taksen e Kosovës,e cila edhe ua shprishi
zorret pushtetarëve serbë në krye me A.Vuçiq kundër te cilit është qu
ne proresta populli i vetë përgjatë tërë Serbisë.

Veseli: Nuk ka mbrojtje të territorit pa politika të mençura euroatlantike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, tha se partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë i përjetshëm.

Gjatë homazheve që i bëri te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, në Prishtinë, Veseli tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të sigurt se sovraniteti dhe shteti mbrohen me politika të mençura.

“Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetë Kosova. Ne jemi një dhe aty ku është Amerika, është Kosova dhe anasjelltas”, tha Veseli.

Komentet e tij pasojnë kërkesën e përsëritur të SHBA-së për pezullimin e tarifës doganore 100% që Kosova u ka vënë mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Por, me gjithë këtë kërkesë që po përsëritet disa herë, Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për pezullim të tarifës.

“I rëndësishëm është partneriteti me SHBA-në dhe i gjithë orientimi im politik është drejt kombit tim dhe fuqizimit të kombit tonë me SHBA-në. Nuk ka sovranitet dhe mbrojtje të territorit të Kosovës pa politika të mençura euroatlantike, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Veseli.

Ai është pajtuar që tarifa të pezullohet për 120 ditë, për t’i dhënë mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ashtu siç ka kërkuar edhe SHBA-ja, dhe BE-ja.

Ambasadori i SHBA përplas derën pas takimit me liderët e Kosovës

Mediat raportojnë se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka lënë takimin me liderët vendas duke shfaqur nervozizëm nga refuzimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj për pezullimin e taksës dhe rifillimin e Dialogut.

Burime të RTK-së thonë se Ambasadori Philip Kosnett është ngritur demonstrativisht dhe ka përplasur derën, teksa është larguar nga takimi që kishte për qëllim diskutimin për zgjidhjen e kësaj çështje. Kjo është edhe arsyeja pse liderët kosovarë sot mbeten më gjatë në takim, e nuk dolën përnjëherë me ambasadorin e SHBA-së,

Në këtë takim me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, siç mësohet, ambasadori Kosnett ka bërë të qartë se ekzistojnë vetëm dy rrugë. E para, pezullimi i taksës, që nënkupton qëndrimin e SHBA-së përkrah Kosovës deri në fund. E dyta, vendosja e menjëhershme e sanksioneve të SHBA-së për Kosovën, që nënkupton dëmtimin serioz të raporteve mes dy vendeve. Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor, ka vendosur taksë 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Që nga ajo ditë, Kosova është duke u përballuar me presionin e SHBA-së dhe BE-së për pezullimin e taksës dhe shfrytëzimin e mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.

Bolton nuk publikon asgjë për bisedën me Haradinajn

Për t’i bërë presion për heqjen e takës, kryeministrin Haradinaj e ka telefonuar këshilltari kryesor i presidentit Trump. Haradinaj në paraqitjet e sotme për media nuk ka bërë asnjë koment rreth telefonatës, ndërsa as John Bolton nuk ka bërë publike asgjë rreth telefonatave që nga Shtëpia e Bardhë i ka bërë në Ballkan.

John Bolton, këshilltari që llogaritet si një nga njerëzit kryesorë të Presidentit amerikan, Donald Trump, ka telefonuar dje gjatë ditës kryeministrin Ramush Haradinaj.

Tema kryesore e telefonatës ishte taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, të cilën Haradinaj po refuzon ta heq.

Pas disa takimeve me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, kryeministrin që s’po i bindet thirrjeve të SHBA-së e kontaktoi Bolton.

Këshilltari i Trumpit nuk ka dhënë asnjë shenjë se ka biseduar me shefin e qeverisë kosovare. Dje është raportuar e Bolton ka folur edhe me Thacin ndërsa edhe Edi Rama ka bërë me dije në Twitter se ka folur për Kosovën me vartësin e Presidentit të SHBA’ve.

Por, në profilin e tij në Twitter, Bolton ka shkruar rreth çështjeve të tjera me të cilat po merret administrata Trump.

As Zyra e Kryeministrit nuk ka dalë me njoftim zyrtar rreth asaj se çka kanë biseduar Haradinaj e Bolton.

Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet rreth kësaj telefonate, duke e mbajtur sekret se çka i tha njeriu i Trumpit.

Gazeta Express ka raportuar se Haradinaj po priste telefonatën e këshilltarit të Trumpit, ndërsa bisedën mes tyre e kishte konfirmuar në mbrëmje nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini. Express/

Kosovë: Përplasje në koalicionin qeveritar për tarifat

Leonat Shehu

Udhëheqësit e koalicionit qeverisës në Kosovë, thanë të mërkurën mbrëma se koalicioni është funksional dhe i qëndrueshëm.

Këto komente u bënë nëpërmjet një komunikatë të qeverisë, pas një takimi që pasoi përplasjet në distancë ndërmjet udhëheqësve të koalicionit lidhur me tarifat ndaj mallrave serbe dhe procesit të bisedimeve për një marrëveshje normalizimi me Serbinë.

Në komunikatë thuhet se në takim “u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, për funksionimin e institucioneve, përmbushjen e agjendës qeverisëse dhe legjislative, me theks të posaçëm aprovimin e buxhetit 2019, pakon e ligjeve përcjellëse, platformën e dialogut dhe çështjen e taksës”.

Partnerët e koalicionit janë dakorduar që ditëve në vazhdim t’i intensifikojnë veprimet dhe aktivitetet drejt harmonizimit të vendimmarrjes për sa u takon temave të sipërpërmendura. Gjatë takimit është biseduar kryesisht për aspektet kryesore që ndërlidhen me platformën e dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës. Platforma e Dialogut do të reflektojë pozicionin unik të institucioneve të vendit për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht e Obligueshme, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Po ashtu, liderët e koalicionit u zotuan për intensifikimin e hapave dhe bashkërendimin e vendimeve me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA-të dhe BE-në. Është vlerësim i përbashkët se koalicioni është funksional dhe stabil. Do të vazhdohet me përkushtim në arritjen e qëllimeve në përputhje me objektivat programore qeverisëse”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

Koalicioni qeverisës në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet tre udhëheqësve më të lartë të vendit u dukën më të lëkundura se kurrë ditëve të fundit për shkak të dallimeve të thella rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe procesit të bisedimeve për një marrëveshje normalizimi me Serbinë.

Partia Demokratike e Kosovës kritikoi të mërkurën idetë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit dhe të kryeministrit Ramush Haradinaj për një konferencë ndërkombëtare për një marrëveshje me Serbinë.

Nëpërmjet një komunikate, kjo parti theksoi se ideja për një konferencë të tillë “përmban rrezikun real të rihapjes së statusit final të Kosovës, i zgjidhur përfundimisht me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, si dhe rrezikun e përfshirjes së Rusisë në proces”.

Partia Demokratike shprehu siç tha shqetësimin për mungesën e bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional të cilat po e dëmtojnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar ndërsa bëri thirje “që të hiqet dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik, i cili po e shpie vendin në krizë politike, në kohën kur sfidat me të cilat përballet shteti kërkojnë unitet kombëtar. Pikëpamjet personale janë legjitime, por qëndrimi zyrtar dhe vendimmarrja për vendin duhet të jenë shtetërore, gjithmonë dhe në çdo rast”,thuhet në komunikatë, në të cilën kërkohet që të hiqet dorë nga deklarimet për korrigjimin e kufijve”.

Koalicioni qeverisës në Kosovë po përballet me ndarje të brendshme lidhur me thirrjet për pezullimin e tarifave ndaj Serbisë, duke shtuar zërat se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme ose mund të ketë ndryshime të koalicionit qeverisës.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike ka propozuar pezullimin 120 ditësh të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, për të ruajtur dhe intensifikuar marrëdhëniet me partnerët kryesorë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Propozimi i tij u bë pak pas kushteve që vendosi kryeministri Haradinaj, i cili kërkoi konerencë ndërkombëtare për një marrëveshje gjithpërshirëse me Serbinë.

Idetë e tyre u hodhën pasi që Shtetet e Bashkuara këkruan me forcë pezullimin e tarifave si një masë e nevojshme për të rimëkëmbur procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Haradinaj u gjet nën kritikat edhe të partnerëve të koalicionit për veprime kundër kërkesave dhe interesave amerikane në Kosovë. Por, ai sërish të mërkurën hodhi poshtë kritikat e tilla.

“Është mirë që të jemi të sinqertë në me miqtë tanë, me Amerikën, me Evropën dhe t’u tregojmë ku po kemi probleme, pse jemi duke i bërë këto punë, nuk i kemi prej lazdrimit. Kur e kemi pasur për veti që frikësoheshim prej Gjykatës së Posaçme u munduam të rrëzojmë ligjin në parlament, edhe unë kam dashur ta rrëzojë dhe nuk mërziteshim kur thojke amerikani që po na e ngulni thikën pas shpine, nuk mërziteshim për miqësinë dhe të njëjtit njerëz kemi qenë, Hashimi, Kadria, Ramushi të njëjtit kemi qenë dhe pesë pare nuk i kemi dhënë. Ata çdo ditë kanë dalë me deklarata, na bënin trysni që të mos e prekim këtë ligj se po na bëni sherr dhe është kundër neve, na hiç, se e kemi pasur për vete, ne nuk i patëm votat se e kishim rrëzuar dhe nuk jemi mërzitur hiç për partneritetin që sot po dëshirojmë ta ruajmë”,tha kryeministri Haradinaj.

Tarifa ndaj mallrave serbe, e vendosur me 21 nëntor të vitit që lamë pas, ka nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian ndërkaq Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave duke bërë që procesi i bisedimeve të vazhdojë të mbetet i pezulluar.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili publikoi një ditë më parë një letër që i kishte dërguar në fillim të këtij muaji presidentit amerikan, Donald Trump, ka shprehur gatishmërinë që të bëjë siç thuhet “kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar me Serbinë”.

Qëndrime të ndryshme për tarifat kanë shprehur edhe dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e cila po bën thirrje që të hiqen ato dhe të mos prishen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe lëvizja Vetëvendosje e cila po kërkon që tarifat të mbeten në fuqi.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti tha se tarifat duhet të mbetën ndërsa të largohet qeveria aktuale ndërsa paralajmëroi protesta nëse siç tha nuk ndalet presidenti me idetë e tij për Kosovën.

“Në vitin e kaluar presidenti paralajmëroi kompromis të dhimbshëm ndërsa këtë vit e filloi duke shprehur gatishmërinë për kompromiset e nevojshme me Serbinë në marrëveshjen e cila qenka afër. Presidenti Thaçi ose bën bllof idenë e zgjidhjes finale e pajtimit historik me Serbinë ose tashmë ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë. Shpjegim tjetër nuk ka por edhe dilema nuk ka sepse në secilin rast ky president është deligjitimuar dhe diskretituar”,tha zoti Kurti.

“Kanë lyp që ne të japim pak tokë, me dhënë veriun atje ku i kemi disa miniera, disa pasuri, ndoshta sot nuk hyjnë në punë por një ditë ndoshta janë shumë jetike për ne, edhe kanë thënë dhurojeni disa tokë dhe ju njohin ose nëse nuk e dhuroni disa tokë, dhurojeni një republikë brenda republikës suaj, një zajednicë. Unë i ndodhur në këto situatë qysh jemi e kam parë që me marr njohjen pa dhënë diçka nuk bën. Unë po i lus kolegët e mi, Thaçin, Veselin, Mustafën, Kurtin dhe Ahmetin se a bën që ne nëse na e jep Serbia njohjen, ne po ia kthejmë tregun, sepse ia kemi marrë tregun”,tha kryeministri Haradinaj.

Tash për tash nuk ka ndonjë shenjë se kur mund të vazhdojnë bisedimet për shkak të tensioneve ndërmjet të dyja palëve, por edhe zhvillimeve të brendshme në Kosovë e në Serbi, që mund t’i çojnë të dyja vendet në procese zgjedhore.

Qeveria e Kosovës “zotohet për bashkërendim të veprimeve me SHBA-në dhe BE-në”

Qeveria e Kosovës, pas takimit të liderëve të partive të koalicionit qeverisës, ka njoftuar se liderët në pushtet kanë biseduar për zhvillimet e fundit, me theks të veçantë për çështjen e taksës doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, për platformën e dialogut me Serbinë, miratimin e Projektbuxhetit për vitin 2019 dhe pakon e ligjeve përcjellëse.

“Partnerët e koalicionit janë dakorduar që ditëve në vazhdim t’i intensifikojnë veprimet dhe aktivitetet drejt harmonizimit të vendimmarrjes për sa u takon temave të sipërpërmendura. Gjatë takimit është biseduar kryesisht për aspektet kryesore që ndërlidhen me platformën e dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës”, është thënë në komunikatën e Qeverisë.

Në takim morën pjesë, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kadri Veseli kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e re.

Megjithatë, asnjë nga liderët nuk është deklaruar për media, pas takimit.

Megjithatë, Qeveria ka njoftuar se partnerët e koalicionit janë zotuar “për intensifikimin e hapave dhe bashkërendimin e vendimeve me partnerët strategjikë të Kosovës, SHBA-së dhe BE-në”.

“Është vlerësim i përbashkët se koalicioni është funksional dhe stabël. Do të vazhdohet me përkushtim në arritjen e qëllimeve në përputhje me objektivat programore qeverisëse”, është thënë në fund të komunikatës.

Ndryshe, mospajtimet brenda koalicionit qeverisës në Kosovë janë shfaqur në ditët e fundit, lidhur me çështjen e pezullimit ose jo të taksës doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Këto mospajtime, po vlerësohet se janë duke rrezikuar edhe vetë ekzistencën e këtij koalicioni.

Bazuar në qëndrimet publike, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar që tarifa të pezullohet për 120 ditë, për t’i dhënë mundësi vazhdimit të dialogut me Serbinë, siç po kërkon Uashingtoni dhe Brukseli.

Por kundër pezullimit të kësaj mase është kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mbijetesa e Qeverisë Haradinaj e varur nga pezullimi i tarifës

Zijadin Gashi

Të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovës janë ballafaquar me sfidën e përmbylljes së mandatit katërvjeçar kushtetues. Mandatet e qeverive paraprake të Kosovës, kryesisht kanë përfunduar me prishje koalicioni apo votim të mocionit të mosbesimit në Kuvend, çka me automatizëm ka dërguar vendin në zgjedhje.

Ndonëse ka më pak se një vit e gjysmë që kur është formuar, edhe në koalicionin aktual apo Qeverinë Haradinaj është hapur debati nëse duhet t’i jepet fund kësaj Qeverie, apo duhet të rikompozohet me një përbërje tjetër.

Njohësit e zhvillimeve politike identifikojnë dy faktorë që mund të çojnë drejt zhbërjes së koalicionit. Bëhet fjalë për pakënaqësitë sociale të manifestuara përmes grevave dhe mospajtimet rreth pezullimit të tarifës doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, tarifa doganore po shihet si pengesë serioze për vazhdimin e dialogut, pikërisht tash kur po flitet për fazën finale të tij dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbajtjen në fuqi të kësaj tarife, Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar në kundërshtim me interesat e politikës amerikane.

Nisur nga ky qëndrim i SHBA-së, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës si subjekti më i madh në koalicionin qeverisës, ka kërkuar nga Haradinaj që të reflektojë dhe të marrë vendim për pezullimin e tarifës për 120 ditët e ardhshme në mënyrë që t’i jepet shans dialogut.

Por kryeministri Haradinaj edhe sot është treguar i vendosur se tarifa nuk pezullohet, qoftë edhe për 120 ditë. Me këtë qëndrim, Haradinaj besohet se ka pranuar në njëfarë forme edhe prishjen e koalicionit për mbajtjen në fuqi të tarifës ndaj Serbisë.

Ai tha se Beogradi, por edhe ndërkombëtarët, siç u shpreh Haradinaj, në vazhdimësi po i kërkojnë Kosovës që të japë pjesë nga territori i saj në veri të vendit, në këmbim të njohjes nga Serbia. Por, në vend të territorit, Haradinaj tha se Kosova mund t’i ofrojë Serbisë tregun duke e hequr taksën nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Unë po i lus kolegët e mi, Thaçin, Veselin, Mustafën, Kurtin dhe Ahmetin se a bën ne që nëse na e jep Serbia njohjen, ne po ia kthejmë tregun, sepse ia kemi marrë tregun. Pra, shume thjeshtë, si në botën moderne, unë po ta jap tregun e Kosovës, t’i ma jep njohjen dhe nuk po besoj që jemi duke e tepruar ose nuk po besoj që jemi kah prishemi me ndonjë mik tonin, por po bëjmë diçka që e gjithë bota moderne e bën”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, një ditë më herët kishte deklaruar gjatë një interviste në TV Dukagjini se Kosova nuk guxon ta rrezikojë partneritetin me SHBA-në. Kjo sipas tij, e kishte shtyrë atë që të ofronte pezullimin e tarifës, ngase ashtu kishin insistuar Shtetet e Bashkuara.

“Atë ditë që prishet partneriteti me SHBA-në, prishet koalicioni dhe Kadri Veseli largohet nga kreu i Kuvendit”, ka thënë në këtë intervistë Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë sot dhe me një deklaratë përmes së cilës shpreh, siç thuhet, shqetësimin e saj për mungesën e theksuar të bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional për çështjet e interesit shtetëror të vendit.

“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se një gjë e tillë është duke e dëmtuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar”, theksohet në deklaratë.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon që të hiqet dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik, i cili po e shpie vendin në krizë politike, në kohën kur sfidat me të cilat përballet shteti ynë kërkojnë unitet kombëtar. Pikëpamjet personale janë legjitime, por qëndrimi zyrtar dhe vendimmarrja për vendin duhet të jenë shtetërore, gjithmonë dhe në çdo rast”, thekson PDK.

Në debatet rreth tarifës dhe prishjes së koalicionit qeverisës është përfshirë sot edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Nga pozicioni i një lideri opozitar, Kurti tregoi për opsionet, sipas tij, që mund të vijnë në shprehje ditët në vijim, e që ndërlidhen me tarifën dhe mbijetesën e qeverisë.

“Tash kemi tarifën 100 për qind për mallrat e Serbisë. Ne kemi qëndrim të kundërt si Lëvizje Vetëvendosje me presidentin dhe kryetarin e Kuvendit. Ata duan që të hiqet tarifa 100 për qind ndaj Serbisë dhe të mbetet Haradinaj kryeministër, kurse ne e kërkojmë të kundërtën; të largohet kjo qeveri dhe Haradinaj e të mbetet kjo tarifë. Skandalet e panumërta të keqqeverisjes e korrupsionit, nuk mbulohen me një tarifë”, tha Kurti.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kishte deklaruar se në këtë fazë të bisedimeve me Serbinë, Kosova, sipas tij, ka nevojë për një Qeveri më të fuqishme dhe për një ristrukturim të delegacionit të saj që prezanton vendin në negociatat me Serbinë në Bruksel.

Marrë parasysh zhvillimet në koalicionin qeverisës, në mes opsionit për rrëzimin e qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit, që do të çonte në zgjedhje të parakohshme, është edhe opsioni i një qeverie gjithëpërfshirëse, e cila do të drejtonte vendin në procesin e ardhshëm të dialogut me Serbinë dhe përgatitjen e vendit për zgjedhjet e reja.

Sidoqoftë, në Partinë Demokratike të Kosovës, e cila përbën shumicën në koalicionin aktual, besojnë se pezullimi i tarifës nga ana e kryeministrit Haradinaj do të mundësonte që të pushonin edhe debatet rreth rënies së Qeverisë Haradinaj.

PDK kërkon që mos të dëmtohet miqësia me SHBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj për siç ka thënë mungesën e theksuar të bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional për çështjet e interesit shtetëror të Kosovës.

Kjo parti ka thënë përmes një deklarate për media, se konsideron që një gjë e tillë është duke e dëmtuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Sipas saj, duhet të hiqet dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik, i cili po e shpie Kosovën në krizë politike, në kohën kur siç është shprehur PDK, sfidat me të cilat përballet Kosova kërkojnë unitet kombëtar.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, është thënë në deklaratë është institucioni më i lartë i shtetit dhe asnjë vendim nuk ka vlerë pa marrë miratimin e deputetëve të tij.

Prandaj kjo parti ka kërkuar që të hiqet dorë nga deklarimet për korrigjimin e kufijve si dhe nga deklarimet e thirrjes së një Konference Ndërkombëtare për Kosovën.

“Kosova shkon në dialog (me Serbinë) vetëm për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, njohjen reciproke, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e anëtarësimit në BE dhe NATO”, është thënë në deklaratë.

Sipas kësaj partie çdo vendimmarrje e arritur në përfundim të dialogut me Serbinë duhet të legjitimohet nga vullneti i drejtpërdrejtë i popullit të Kosovës me referendum dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Gjuriç në Zveçan: Vuçiçi porositi të ruhet qetësia

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq qëndroi të martën në Zveçan, ku u takua me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Takimi ka qenë i mbyllur për media.

Më pas, Gjuriq njoftoi se ka biseduar për problemet me serioze që ballafaqohet populli serb në Kosovë.

Ai vuri në dukje se janë intensifikuar përpjekjet “nga jashtë dhe nga brenda” të thyhet uniteti institucional dhe politik i serbëve në Kosovë, në mënyrë që “populli serb të dobësohet përmes metodave të ndryshme të presionit”.

Gjatë takimit, përmes linjës telefonike është kyçur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka përcjellur mesazhin e bashkimit dhe sesi të ruhet paqja dhe qetësia gjatë periudhës së ardhshme.

Gjuriq gjithashtu njoftoi se në takim me përfaqësuesit serbë të Kosovës është diskutuar edhe për 141 projekte të cilat Serbia po i realizon në Kosovë që përfshijnë, shkolla të reja, rrugë dhe spitale.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se serbët e Kosovës dëgjojnë çdo ditë “kërcënimet e pakuptueshme prej përfaqësuesve politikë në Prishtinë mes të cilave edhe për bashkimin e Mitrovicës” duke shtuar se “ qëllimi nuk është bashkimi ekonomik i Mitrovicës por pastrimi etnik i serbëve nga veriu i Mitrovicës”.

“Ne ramë dakord të qëndrojmë unik, siç edhe dëgjuam nga presidenti Vuçiq, pasi shteti i Serbisë është i fuqishëm dhe është me ne” tha Rakiq.

Haradinaj: Nëse prishet koalicioni taksa mbetet deri në verë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nëse prishet koalicioni qeverisës dhe shpallen zgjedhjet e parakohshme, atëherë taksa do të mbetet deri në verë.

Haradinaj këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

“Sa i përket prishjes së koalicionit dhe shkuarjes në zgjedhje i bie që taksa të mbetet deri në qershor. Sepse nëse shpallen zgjedhjet i bie nja 45 ditë deri sa të mbahen, derisa të krijohet parlamenti dhe 30 ditë tjera, kështu që hyjmë në verë. Bëhuni gati se në verë do të hyjmë me taksë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se si i ka raportet me LDK dhe VV-në, ai tha: “Kam komunikim dhe me LDK dhe me VV. Nëse njëra nga kushtet që kam nxjerr unë më prish me dikë nuk ka dert, du me ndejt mirë me të drejtën time. Nëse dikush ka problem me kërkesat që kam vendos atëherë jemi të prisht apriori, nuk kam arsye me hap veten më”.

Nga ëndrra në realitet! – Nga Florim Zeqa

Shkrimin po e filloj me një rrëfim ëndrre të pazakontë në qytetin e lindjes, të pasuar nga një realitet i hidhur në vendin ku i kalova 24 vitet e jetës time prej mërgimtari.

Akti i parë

Ashtu siç isha duke ecur në sheshin e “Qarshisë së Gjatë” në Pejë, përpara më del një njeri i gjatë, i bukur dhe pedant i veshur me kostume ngjyrë të kaltër. Fillimisht më përshendeti, pastaj filloj të prezentohet; “Unë jam një biznesmen i pasur, jam në kërkim të njerëzve të mirë, atdhetarëve e mendjendriturve që i duan të mirën vendit të tyre, e për të cilët e kam vënë në dispozicion e gjithë pasurinë që kam!
Duke tentuar të flas me të, papritmas u zhduk njeriu misterioz!

Akti i dytë

Në të njëjtin vend, pra në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, derisa isha duke biseduar me një mik timin, me një veprimtar të shquar të mërgatës shqiptare, përseri përpara nesh u shfaq njeriu misterioz, por kësaj radhe me një çasje krejt tjetër.
“Unë i ndihmoj vetëm ata që i përkasin dhe besojnë fesë time,…Zoti i don dhe i ndihmon vetëm ata që i përkasin besimit tim fetar,…ndërsa ata që nuk i përkasin fesë tonë nuk janë të adhuruarit e Zotit”!
Na e kthejë shpinën dhe kur filloj të zhduket para syve tonë, unë i bërtita me sa zë që kisha; “Kthehu këndej o ti njeri i mirë, pak ka rëndësi feja të cilës i përkasim, rëndësi dhe vlerë ka kombi ynë, origjina jonë pallazgo-ilire, besimet fetare, janë imponim i dhunshëm i pushtuesve,…ndihma jote o ti njeri i pasur nuk na bënë nder ne të varfërve me shpirtë të pastër”!
Këtu përfundon akti dytë i ëndrrës befasuese.

Realiteti më i hidhur se ëndrra

Ishte pranverë e vitit 1998, kur flakët e luftës kishin mbërthyer disa pjesë të Kosovës, familja ime bënin jetë prej refugjati, duke i ndjekur flakët e luftës nga një vend në tjetrin,…ndërsa unë bëja përpjekjet titanike për t’i sjellur në Itali.
Mirëpo, përpara qëllimit tim fisnik, befasisht u shfaq një pengesë e paparashikuar. Edhe pse me ndërmjetësim dhe garanci të forta nga firma ku punoja, tri banesa i humba shkaku i përkatësisë fetare. Pas humbjes së banesës së tretë, që ishte ideale për familjen time, pronares së firmës i thashë këto fjalë; “bëjë ç’të duash vet pa prezencën time”.
E zhgënjyer edhe ajo në bashkvendasit e saj, pronarja e firmes e kishte përdorur një strategji tjetër sigurimin e banesës, duke i thënë pronarit të shtëpisë, se banesa i duhet për një familje nga Kroacia!
Ndërsa unë këtë fakt arrita ta kuptoj vetëm pas 6 muajve të qëndrimit tim me familje në atë banesë, ku në një rast kortezie, erdhi pronari i banesës për disa fatura,…derisa bisedonim për situatën në Kosovë, ai në një moment m’u drejtua me fjalët; “Si po e njeh ti nga Kroacia kaq mirë situatën në Kosovë”!?

Në kërkim të (pa)fajësisë për konseguencat e përjetuara

Kush janë fajtorët e përcaktimit tim fetar, origjina ime apo pushtimet e gjata!?
Fajtorë për këtë nuk janë prindërit dhe as gjyshërit e mi pse unë jam musliman, fajtorë nuk jam as unë që nuk e prejudikoj fenë muslimane, sikurse që nuk e ndjej vetën fatorë pse nuk munda të konvertohem brenda ditës në një fe tjetër!
Edhe përkundër konseguencave të sipërpërmendura në shtetin italian shkaku i përkatësisë fetare, asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të ndërrojë fe apo të urrejë besimtarët katolik në shtetin italian.
Për shkak se, tek unë parim bazë është dashuria e jo urrejtja, komunikimi e jo mbyllja, toleranca e jo diskriminimi njerëzorë.
Si rezultat i parimeve të shëndosha, 10 vite më vonë, si përfaqësues i të huajëve në shkollat e 8 komunave të pjesës veriore të Italisë (në “LA RETE interistituzionale”), me ligjeratat e mia para nxënsësve italianë, arrita të thejë mitin serb “mbi luftërat fetare në ballkan”, e në veçanti të kinse “luftës fetare” në Kosovë.
Kësaj historie të gjatë do t’i kthehem me një libër autorial, për shkak se, jo një shkrim, dy apo më shumë, nuk do mund e përmbledhin odiseadën e gjatë të përjetimeve të mia në shtetin italian.

Historia e tri feve shqiptare

Historikisht shqiptarët i kanë pasur dhe kanë tri fe kryesore: Katolike, Ortodokse dhe Muslimane. Asnjëra nga fetë e sipërpërmenduar nuk erdhën si dëshirë e shqiptarëve, por si imponim i pushtuesve shekullorë, të cilët i përdorën fetë për zhbërjen e identitetit tonë kombëtar.
Pushtuesit i përdorën format më çnjerëzore për ta zhdukur ç’do element që lidhej më kulturën dhe traditën tonë mijëravjeçare, duke e paraqitur veten si “Zot” të trojeve tona.
Pushtuesit shekullorë përmes fesë u munduan t’i përçajnë shqiptarët dhe identitetin e tyre ta paraqesin si romak, turk e sllav, varësisht prej fesë që i takonin.

Përçarësit e sotëm, më shumë janë intelektualë të dështuar se sa klerikë fetarë

Liria nga zgjedha e pushtuesit serb në njërën anë dhe zhgënjimi i madh në politikanët vendorë, ka bërë që shqiptarët të zhvendosen lehtësisht nga besimet e tyre tradicionale.
Investimet e shumta nga jasht për instalimin e sekteve të reja fetare, kanë çuar më shumë në kundërthënjet brenda të njëjtit besim fetar se sa të përçarjeve ndërfetare në përgjithësi.
Të pa nevojshme dhe të pa arsyeshme janë publikimet me ngjyrime partiake të disa intelektualëve në rrjetet sociale, duke e paraqitur si të rrezikuar njërin sekt fetar në Kosovë.
Kështu ndodh, kur intelektualët nuk po e kryen punën që u takon, kur politikanët dështojnë në qeverisjen e vendit dhe kur klerikët dalin jashtë fushës së religjionit.
Shqiptarët asnjëherë gjatë historisë mijëvjeçare nuk kanë pasur konflikte ndërfetare, andaj e kanë të kotë armiqt që të shkaktojnë konflikt ndërfetar në mes shqiptarëve në ditët e sotme.
Për shkak se fërkimet e lehta ndërfetare janë të papërfillshme në raport me rrënjët e thella të një gjaku e të një ashti të shqiptarëve. Atdheu për shqiptarët është mbi ideologjitë fetare dhe partiake.
Ndalja e fërkimeve ndërfetare mbetët në dorën e intelektualëve të mirëfilltë, politikanëve dhe klerikëve atdhetarë, që t’ju bëjnë thirrje të sinqerta popullatës për unitet kombëtar para atij fetar.
Ideologjitë shkojnë e vijnë, kombi është përjetshëm.

Abrashi: Limaj e Ahmeti nuk do të udhëtojnë më në Bruksel, takimet e tyre janë qesharake

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se Shpend Ahmeti është bërë pjesë e grupit të dialogut vetëm që të largohet nga problemet dhe dështimet me të cilat po përballet kryeqyteti.

“Për z.Ahmeti kjo ka qenë një tentim me u largu prej dështimeve në Prishtinë, duke thënë se tashmë po merrem me probleme më të mëdha. Ndërkohë dështimet po ndodhin edhe në Prishtinë edhe në Bruksel”, ka thënë Abrashi në FRONTAL të T7, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë deputeti i LDK-së, ka folur edhe rreth dialogut të Brukselit, dhe takimit të sotëm që delegacioni kosovar i prirë nga Limaj e Ahmeti kanë pasur me zyrtarë të BE-së.

Sipas Abrashit ky do të jetë edhe udhëtimi i fundit i këtij delegacioni drejt Brukselit, pasi që këto takime të tilla janë qesharake dhe sa për sy e faqe.

“Unë besoj që ata pasi të kthehen sot nga Brukseli nuk do të shkojnë më, sepse janë takime sa për sy e faqe. Ata me qenë të mençur nuk e bëjnë fare publik këtë takim, sepse është qesharake se për çfarë kanë shkuar aty”, ka thënë ndër të tjera zyrtari i LDK-së, Arban Abrashi në FRONTAL, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se dialogu i Brukselit ka stagnuar, dhe ky delegacion nuk ka se çfarë kërkon më në takime të tilla.

Në udhëtimin e parë të këtij delegacioni,, në Bruksel janë pritur nga përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini. Ndërsa në takimin e sotëm, ata janë pritur nga një përfaqësuese e BE’së dhe zëvëndëse e Mogherinit.

Kurti takon Ambasadorin Amerikan, thotë se taksa ndaj Serbisë nuk duhet të hiqet

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me nënkryetarin Besnik Bislimi, kanë takuar sot, numrin një të SHBA-së në Kosovë, ambasadorin Philip S. Kosnett.

Takimi u mbajt në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku ishte e pranishme edhe zyrtarja politike, diplomatja Emma Lomax.

Sipas njoftimit për media të LVV-së, “takimi kaloi në një frymë shumë konstruktive dhe u diskutua për çështje që aktualisht dominojnë interesat nacionale të vendit”.

Gjithnjë sipas Vetëvendosjes, “ambasadori foli për rëndësinë që ka Kosova në politikën e jashtme të SHBA-së dhe për nevojën që pala kosovare paralelisht të kultivojë raporte shumë të mira edhe me Bashkimin Evropian, anëtarësimi në të cilën përbën aspiratën kryesore të Kosovës”.

“Po ashtu u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy palëve për dialogun dhe tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për dëmet që po i shkaktohen vendit nga nepotizmi dhe korrupsioni në sektorin publik dhe për domosdoshmërinë e reformimit të administratës publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Aty thuhet se kryetari Kurti e njoftoi më gjerësisht ambasadorin Kosnett për qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me dialogun; fazat që duhen përcjellë me synim ndërtimin e një platforme dhe ekipi negociator që do të garantonte një përfaqësim serioz në dialog; për arsyet se pse qeveria nuk duhet të heqë dorë nga tarifa doganore; por edhe për vizionin e Vetëvendosjes rreth vendosjes së sundimit të ligjit e luftimit të korrupsionit, prioritizimin e gjenerimit të punësimit si synim kyç makroekonomik si dhe reformimin e sistemit arsimor dhe atij shëndetësor si burim me rëndësi për mbështetjen e rritjes ekonomike të Kosovës.

“Në veçanti u potencua roli i diasporës sonë e cila me kapitalin human dhe financiar të akumular në Evropë dhe Amerikë mund të shndërrohet në një katalizator të fuqishëm të zhvillimit ekonomik në vend”, thuhet në njoftim.

Të dy palët, thuhet në njoftim, u dakorduan mbi nevojën e kultivimit të marrëdhënieve të rregullta si mekanizëm i rëndësishëm për avancimin e interesave të përbashkëta.

Thaçi i shkruan presidentit Trump: Zotohem për marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të këtij muaji ia ka kthyer letrën Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën është zotuar se do të punojë për marrëveshjen historike me Serbinë.

Në letrën të cilën e ka bërë publike presidenti Thaçi, zotohet se “se do ta kryej pjesën e tij të punës dhe do të apelojë tek qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga presidenti Trump në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do të bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme”.

Presidenti Thaçi e ka siguruar Presidentin Trump se është i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, e cila do t’i përfshinte të gjitha çështjet e hapura dhe do i jepte fund konfliktit shekullor me Serbinë. “Marrëveshja e arritur nuk do të jetë paqe e përkohshme apo konflikt i ngrirë” i shkruan Thaçi presidentit Trump.

“Ne po mundohemi të dalim nga ky qark dhe të arrijmë një marrëveshje përfundimtare në të cilën të dyja palët e njohin njëra-tjetrën dhe heqin dorë nga konflikti dhe sipas të cilës Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara” thuhet në letrën e presidentit Thaçi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në dhjetor të vitit të kaluar me anë të një letre iu kishte drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Trump në këtë letër iu bënte thirrje liderëve të Kosovës që “të shfrytëzojnë këtë moment unik, të flisni me një zë të unifikuar gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbaheni nga veprimet që do ta bënin të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”

Në letër po ashtu thuhet se presidenti Trump do të jetë nikoqir i presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar atë që do të jetë një “marrëveshje historike”.

Ekipi Negociator i Kosovës zhvillon edhe një takim në Bruksel

Dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, arritën në Bruksel, ku pritet të zhvillojnë një takim me përfaqësues të zyrës së ndërmjetësueses së dialogut, Federica Mogherini.

Zyrtarë nga kabineti i zëvendëskryeministrit Limaj konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se në këtë takim do të diskutohet për modalitetet e mëtutjeshme të dialogut me Serbinë.

Është bërë e ditur se bashkë me dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator kanë udhëtuar edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Ky është takimi i dytë i Ekipit Negociator me zyrtarë të BE-së.

I pari është zhvilluar po ashtu këtë muaj, kur është thënë se është diskutuar për fazën e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe tarifën doganore 100%, të cilën Qeveria e Kosovës ua ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Edhe shërbyesit civilë të Kosovës futen në grevë

Prishtinë, 29 janar 2019.

Rreth 22 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore në Kosovë të martën filluan grevë njëorëshe, duke kërkuar nivelizim të pagave me sektorë të tjerë publikë.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, tha për Radion Evropa e Lirë së shërbyesit civilë ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave.

Zymberi tha se nëse Qeveria ë Kosovës nuk reflekton karshi kërkesave të shërbyesve civilë, greva mund të mbahet gjatë orarit të plotë të punës, nisur nga e mërkura.

Paga mesatare e shërbyeseve civilë në Kosovë është 340 euro.

Sistemi i arsimit në Kosovë tashmë ka hyrë në javën ë tretë të grevës, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës për 30%.

Në grevë për më shumë së një muaj janë edhe mjekët kirurgë në Kosovë.

Ligji për pagat është në fazën e shqyrtimit parlamentar, kurse më 31 janar pritet që të procedohet në Kuvend për miratim.


Send this to a friend