VOAL

VOAL

Haradinaj: Presidenti Thaçi i ka bërë dëme të mëdha Kosovës me idetë e tij për dialogun dhe për ndarje

Kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj ka folur edhe për atë që po përflitet rreth largimit të mundshëm të forcave amerikane nga Kampi i Bondsteel.

“Amerika operon globalisht për siguri, është garant i sigurisë dhe paqes për të gjithë globin. Mendoj që vendimet që janë folë si kërcënim për Bondsteel janë të hershme apo të avancuara, për shkak se një vendim i tillë mund të merret, por jo lidhur me taksën. Të gjitha argumentimet për vendosjen e taksës, ekzistojnë. Ajo mbetet deri në njohje. Ne i bëjmë apel SHBA-së, jo veç me qëndrua në Kosovë, por këtu janë në shtëpi të vet përjetësisht”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka akuzuar presidentin Thaçi se i ka bërë shumë dëme Kosovës me debatin për kufijtë.

“Shumë e du presidentin. Ai i ka bërë dëme të mëdha Kosovës me idetë e tij për dialogun. Edhe me avancimet për ndarje. Diskutimet e tij e kanë pru gjendjen ku jemi sot”, është shprehur ai.

Haradinaj thotë se nuk i ndihmon Kosovës të kërkohet heqja e taksës ndaj Serbisë, për t’u dukur proamerikan.

“Serbia ka provuar me na ndalë në të gjitha temat. Është keq që s’jemi unik tash. Vrapimi me u bo proamerikan për ta hequr taksën ndaj Serbisë, nuk na ndihmon”.

Kreu i AAK-së thotë se derisa nuk e sheh një kontratë që është e sigurt për Kosovën, nuk do të ndërmarrë ndonjë hap për pezullim apo heqje të taksës.

“Derisa nuk e shohim një kontratë për njohje, nuk kemi arsye me e qitë kamën në terr, pa e ditë se ku po e qesim”, ka përfunduar ai. /GazetaExpress/

Sava Janjiq: Kosova do të mbetet pa serbë nëse bëhet shkëmbimi i territorit me Serbinë

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, ka tërhequr vërejtjen se për shkak të disa zgjidhjeve politike që përmenden, duke përmendur idenë e ripërcaktimit të kufirit, mund të ndodhë që populli serb të zhduket nga Kosova.

“Sot ballafaqohemi me tundime posaçërisht të mëdha, meqë disa zgjidhje që kërkohen në planin politik mund të ndodhë që populli ynë të zhduket plotësisht nga këto treva, përkatësisht më shumë se asnjëherë më parë në histori”, ka thënë arkimandriti Sava në intervistën dhënë TV Hram të Kishës Ortodokse Serbe.

Siç është shprehur ai, kur flitet “për ripërcaktim të kufirit në mes të dy popujve, kjo do të thotë se atje ku jeton njëri (popull) tjetri nuk do të jetë, ku jeton tjetri nuk do të jetë i pari”.

Igumeni Sava ka thënë se serbët e shqiptarët “historikisht janë të lidhur në shumë mënyra” dhe se kanë pasur lidhje kristiane në periudhë të hershme, por edhe sot.

“Por sot në ideologjinë që mbisundon në këto treva ka një mosdurim në shkallë të lartë ndaj popullit dhe objekteve të kultit tonë, që shihen si rreziqe për vendosjen e një identiteti të ri, kulturor e politik”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së: Zyrtarët amerikanë e korrigjuan Thaçin, hoqi dorë nga shkëmbimi i territoreve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se efekti i vizitës së zyrtarëve amerikanë është vërejtur direkt te presidenti Thaçi. Ai tha se Amerika po e mbron integritetin e Kosovës duke e korrigjuar Hashim Thaçin. Këtë koment Avdyli e ka dhënë pas deklaratës së Thaçit se shkëmbimi i territoreve do të ndodhë vetëm mbi trupin e tij të vdekur

Për këtë deklaratë të Thaçit, ironia e Avdylit ka shkuar deri aty sa ka thënë se presidenti e ka vendosur trupin sikur Mic Sokoli për ta mbrojtur vendin nga shkëmbimi dhe korrigjimi i territoreve.

“E mira e vizitës të njerzve të Trumpit në Kosovë, po vërehet menjëherë sot. Hashim Thaqi paska heq dorë nga shkëmbimi i territoreve. Lum na për Amerikën e cila po e mbron integritetin e Kosovës,së pari duke e korigjuar Hashimin, i cili nga sot edhe trupin e paska vendos si Mic Sokol kundër shkëmbimeve, korigjimeve e demarkimeve. #meAmerikën #Kosovaepandarë”, ka shkruar Avdyli në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për territorin e Kosovës, të premten, para diasporës shqiptare.

Ai tha se kurrë nuk do të ndodhë shkëmbimi i territorit të Kosovës, ndërkohë që tha se nuk ka njeri që e ndal në angazhimin për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Ka shtuar se shkëmbimi i territoreve do të ndodhë vetëm mbi trupin e tij të vdekur. /Gazeta Express

Epidemia e gripit me 11 viktima dhe rreth 30 mijë të sëmurë

Ariana Kasapolli – Selani

Numri i madh i pacientëve nga gripi sezonal, nga i cili tashmë kanë vdekur 11 persona, ka ndikuar që në Kosovë të shpallet gjendje epidemike e gripit.

Që nga një tetori i vitit të kaluar, kur edhe është raportuar rasti i parë i gripit, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë raportuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip.

Infektologu Sali Ahmeti, thotë se gjendja e të sëmurëve me grip, sidomos gjatë dy javëve të fundit, është e rëndë dhe se numri i pacientëve është i madh. Ai thotë gjithashtu se të sëmurët kanë komplikime shëndetësore. Në mjekim intensiv aktualisht janë pesë raste, derisa 11 tashmë kanë vdekur.

“Ka të sëmurë me raste mesatare dhe të lehta, por ka edhe forma me komplikime nga të gjitha rajonet e Kosovës dhe ka të sëmurë të spitalizuar nën mjekimin intensiv. Këta të sëmurë zakonisht kanë edhe sëmundje përcjellëse, respiratore, sëmundje kardiovaskulare, me diabet, sëmundje nervore të mëparshme dhe ndonjëherë përfundojnë edhe jo mirë, pra me vdekje”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, pothuajse të gjithë të vdekurit kanë qenë të pavaksinuar kundër gripit.

Në anën tjetër, në Klinikën Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pediatri Muharrem Avdiu bëri të ditur se numri i fëmijëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore nga gripi sezonal është i madh.

“Sidomos gjatë vikendit kemi pasur deri në tre fëmijë në një shtrat. Kjo tregon që numri i fëmijëve me grip ka qenë shumë i madh. Megjithatë kapacitetet për trajtim janë të mjaftueshme dhe stafi është mobilizuar. Me barna jemi të furnizuar mirë dhe po shpresoj që gjitha rastet do ta kalojnë pa ndonjë komplikim”, tha Avdiu.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar kanë rekomanduar që të gjithë nxënësit që kanë shenja të gripit të qëndrojnë në shtëpi.

“Fëmijët dhe nxënësit që kanë shenja dhe simptoma të gripit, temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, bark-qitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh, t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut”, është thënë në komunikatën e lëshuar për media.

Gjatë këtij viti, në shumë vende të rajonit është shpallur epidemi nga influenca e gripit, pasi shumë njerëz kanë vdekur nga ndërlikimet e shkaktuara nga ky virus.

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se tashmë janë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit ku edhe iu bëhet thirrje qytetarët, sidomos atyre në moshë dhe atyre me sëmundje kronike, që të vaksinohen.

Viruset sezonale vlerësohet se bëhen më agresiv për shëndetin e njeriut, kur ambienti është i papastër. E Kosova është radhitur nga mekanizmat ndërkombëtarë në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Përkeqësimin e nivelit të cilësisë së ajrit, sidomos në Prishtinë, e kanë përmendur edhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës.

Ismet Tara dëshmon si i dyshuar javën e ardhshme në Hagë

Një nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Rahovecit, Ismet Tara, do të udhëtojë këtë të diel për në Holandë, ku do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë.

Ish-komandanti Tara, i cili ishte aktiv në UÇK gjatë kohës së luftës në rajonin e Rahovecit, ka konfirmuar për Radio Evropa e Lirë se të mërkurën është pajisur me vizë dhe se është njoftuar nga Gjykata Speciale se do të dëshmojnë në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

“Do të udhëtojë me datë 3 mars”, tha Tara për Radio Evropa e Lirë.

Tara tha se ishte planifikuar që ai të dëshmonte me 17 shkurt në Hagë, porse një gjë e tillë u pamundësua pasi në Gjykatën Speciale, nuk kishin arritur të ia siguronin vizën për udhëtim.

Sa i takon mbrojtjes ligjore, Tara thotë se nuk dëshiron që të angazhojë avokat, pasi siç thotë nuk ka pse të kërkojë mbrojtje, sepse çdo veprim në luftë thotë ta ketë bërë për të mbrojtur popullatën civile.

“Nuk kam çfarë mbrohem sepse unë kam qenë luftëtar i lirisë, si mbrojtës i popullatës sime, shtëpisë sime, nuk e kam sulmuar askënd, as në Serbi as në Beograd, as në Rusi as askund”, tha Tara.

Gjatë kohës së luftës, Tara ishte komandant i brigadës “124” të Rahovecit.

Deri me tani Gjykata Speciale ka intervistuar disa nga figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke përfshirë Rrustem Mustafën, Sami Lushtakun si dhe së fundi i është dërguar ftesë për intervistë edhe Blerim Kuçit, aktualisht deputet i AAK-së.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Ramadani: Hapja e çështjes së kufijve, agjendë e Serbisë (video)

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Kosovës, Burim Ramadani, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Ramadani ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se hapja e çështjes së kufijve është agjendë e Serbisë.

“Elementet territoriale janë agjenda të Serbisë”, është shprehur Ramadani.

Sipas Ramadanit, prekja e kufijve do të sillte ndarje të Kosovës.

“Ndarja është e kamufluar me fjalën korrigjim”, ka thënë Ramadani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i gatshëm të diskutojë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, për një “korrigjim kufijsh” mes dy vendeve.

Idenë e Thaçit e kundërshton fuqishëm shefi i Ramadanit, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. /Express/

LDK konfirmon se Mustafa priti Thaçin në shtëpi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në shtëpinë e tij. Takimi mes Thaçit e Mustafës është zhvilluar në orët e vona të së mërkurës.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa ka konfirmuar për Express takimin mes Mustafes dhe Thaçit.

“Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, ka thënë Mustafa.

Vizita e Thaçit te Mustafa vjen pas takimit që presidenti, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, e zhvilluan sot me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA’së, Brad Berkley, për dialogun Kosovë-Serbi.

Haradinaj njofton në rrjetet sociale për takimin me amerikanët – nuk ka lëvizur për taksën

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se çka ka biseduar me delegacionin e lartë amerikan, të cilët i takoi bashkë me Presidentin Hashim Thaci, në zyrën e këtij të fundit, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj përmes këtij postimi ka lënë të kuptohet se nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe, dhe se këtij delegacioni ua ka thënë fjalët e njëjta që ua ka thënë zyrtarëve të tjerë ndërkombëtarë.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Në takim me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, së bashku me presidentin e vendit tonë, theksova se Republika e Kosovës është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme për të forcuar demokracinë dhe institucionet e saj.

Kosova është e gatshme për marrëveshje ligjërisht obliguese që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe Kosovën e 17 Shkurtit 2008. Poashtu, është e gatshme për marrjen e të drejtave dhe detyrimeve të anëtarësimit në NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, Kosova mbështetet në vlerat e një shoqërie shumetnike, të bazuar në të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët dhe komunitetet e saj. I mbetemi besnik miqësisë së përhershme dhe bashkërëndimit të politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RH

Aktakuzë ndaj personave që u kapën me 1100 kilogramë mish të prishur

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër katër personave në qytetin e Pejës për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

Të dyshuarit, S.SH, R.SH, M.B dhe J.B, sipas Prokurorisë Themelore në Pejë, më 16 janar të këtij viti në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor për shëndetin e njerëzve.

Këtë veprim ata dyshohet se e kanë bërë pavarësisht se ishin në njohuri se produkti ishte i dëmshëm për konsumin njerëzor.

Identifikimi i mishit të prishur u bë nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë muajin e kaluar.

Mishi i prishur planifikohej që të shitej për konsum publik, mirëpo pas konstatimit se mund të shkaktojë dëme për shëndetin e njeriut e gjithë sasia u asgjësua nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Haradinaj: Takimi sot me përfaqësuesit e Presidentit Trump do të jetë i vështirë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se takimi i sotëm me dy përfaqësuesit e administratës së Trump të cilët vijnë në Kosovë do të jetë i vështirë. Ai nuk ka pranuar të tregojë se çfarë do të flas me ta, sepse do t’i prishej festa e një takimi me një shqiptar nga Amerika.

Sot në Republikën e Kosovës do të vij një delegacion i lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përbërë nga dy përfaqësues të Këshillit për Siguri që udhëhiqet nga John Bolton.

Ky delegacion do të udhëhiqet nga John Earth, kryefshef për çështjet evropianë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Amerikë, dhe nga drejtori për çështje të Evropës në Këshillin Kombëtar, Willim Berkley.

Kjo vizitë e tyre vjen në Kosovë pas tri letrave të dërguara nga administrata e Trump ku bëhej thirrje e hapur që Kosova të pezullojë taksën ndaj produkteve serbe, me qëllim të vazhdimit të dialogut në Bruksel dhe arritjes së një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë që është edhe interes strategjik i Bashkimit Evropian.

Që në këtë vizitë të amerikanëve do të diskutohen tema të ndjeshme, e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në një konferencë për media të organizuar sot në mëngjes ku kishte pritur një shqiptar nga Amerika, anëtarin e Këshillit Bashkiak të New York City, Mark Gjonajn, të cilit i kishte dhënë edhe një çmim për kontributin e tij, Haradinaj nuk ka pranuar të tregojë se çfarë do të diskutojë me dy amerikanët tjerë të Shtëpisë së Bardhë të cilët do të qëndrojnë sot në Kosovë e ku do të takohen me krerët e shtetit.

Temat e pritura që do të diskutohen do të jetë taksa dhe marrëveshja finale me Serbinë.

“Për çfarë do të bisedojmë sot me miqtë tjerë që vijnë sot, do ta kemi rastin tjetër. Sot nuk dua ta prish këtë festën e mirë”, ka thënë Haradinaj kur është pyetur nga gazetarët rreth vizitën së dy përfaqësuesve të administratës së Trump që do të qëndrojnë sot në Kosovë.

Përveç dy amerikanëve, sot në Serbi ka mbërritur edhe një delegacion i Bashkimit Evropian i udhëhequr nga raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, pjesë e të cilit do të jetë edhe raportuesi për Kosovën, Igor Soltes.

Vazhdimi i dialogut me Serbinë do të jetë tema kryesore këtij takimi. Në komunikatën e lëshuar për media, thuhet se qëndrimi i këtij delegacioni për idenë e shkëmbimit të territoreve është që në Ballkan nuk duhet të krijohen shtete në vija etnike.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e këtyre dy vizitave të larta nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian të cilat janë si rezultat i presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar për heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut./GazetaExpress/

Njerëzit e Trumpit mbledhin sot Thaçin, Haradinajn e Veselin

Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Amerikë vinë sot në Kosovë. Ato do t’i mbledhin tre krerët shtetërorë në një zyrë, ndërsa njerëzit e Presidentit Trump në Prishtinë pritet të flasin për taksën dhe për marrëveshjen me Serbinë.

Dy përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës vinë sot në Kosovës.

Liderët shtetërorë, që po presin njerëzit e administratës Trump, nuk kanë paralajmëruar në agjendat e tyre ditore takimin me delegacionin që e udhëheq John Erath, kryeshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane.

Gazeta Express mëson se takimi nis prej orës 16:00 në Zyrën e Presidentit ndërsa krerët shtetërorë nuk do t’i presin ndaras përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të sigurisë. Takimi do të jetë i përbashkët.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e Presidentit që para pak çastesh, përmes një komunikate njoftoi se Thaçi e pret në zyrë delegacionin.

“Në orën 16:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, John Erath dhe Brad Berkley”, thuhet në komunikatë.

Bashkë me Erath në Prishtinë do të vijë edhe drejtori i Punë të Evropës në Këshillin Kombëtar, William Berkley.

Delegacioni amerikan i gjen krerët shtetërorë të ndarë në më shumë se një temë. Kryeministri Ramush Haradinaj nuk pajtohet me Presidentin Thaçi as për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e as për mënyrën se ai lobon për një marrëveshje me Serbinë ku preken kufijtë e vendit.

Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit ka thënë mbrëmë në emisionin Pressing se delegacioni amerikan do të bindëshin në mbajtjen në fuqi të taksës sikur presidenti Thaci ta përkrahte Kryeministrin dhe të mos i dilte kundër.

Ndërkaq këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj ka thënë se nuk mund të rrezikohen raportet me SHBA’në, me veprimet që po i bën Kryeministri Haradinaj, duke refuzuar t’i bindet amrikanëve për heqjen e taksës.

Delegacioni amerikan prej të hënës janë në Ballkan. Ata kanë pasur një vizitë dyditore në Beograd, ku janë pritur nga kryediplomati serb, Ivica Daciq.

Pas takimit, Daciq ka thënë para mediave në Beograd se me delegacionin amerikan kanë biseduar për ‘ngritjen e nivelit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë”, dhe për raportet bilaterale. Nuk kanë lënë pa folur për taksën ndaj produkteve serbe që ka vënë Qeveria e Kosovës dhe për dialogun. /Express

Gripi sezonal në Kosovë shndërrohet në epidemi

Gripi sezonal ka kaluar në epidemi në Kosovë, ka njoftuar Komiteti për Gripin Sezonal në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Sipas këtij insitucioni, pas testimit të 661 rasteve është konstatuar se gripi sezonal ka kaluar në epidemi.

“Në laboratorët e Qendrës Kombëtare të gripit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më 22 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 661 mostra të dyshimta me influencë, prej tyre 240 raste rezultojnë pozitive në influencën e tipit A”, është thënë në komunikatën e SHSKUK-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar kanë rekomanduar që të gjithë nxënësit që kanë shenja të gripit të qëndrojnë në shtëpi.

“Fëmijët dhe nxënësit që kanë shenja dhe simptoma të gripit, temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh, t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut”, është thënë ndër të tjera në komunikatë.

Përveç tjerash, qytetarëve u është rekomanduar që të kenë kujdes dhe mos të dalin në ambient të ftohtë si dhe të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve.

Ekspertët: Kosova ka nevojë të ketë Ligjin për referendum

Arton Konushevci

Kosova mund të organizojë një referendum konsultativ në rast të arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë për normalizimin e raporteve, thonë njohësit e sistemit juridik-kushtetues. Ata rikujtojnë po ashtu se Kuvendi duhet të miratojë paraprakisht edhe Ligjin për referendum.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, i cili ka qenë anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se Kosova ka nevojë të ketë Ligjin për referendum, si formën më të drejtpërdrejtë të demokracisë që përfshin qytetarët në çështje të caktuara.

“Referendumi mund të shërbejë vetëm si një referendum konsultative apo fakultativ dhe nuk ka asnjë pengesë që Kuvendi i Kosovës për cilëndo çështje nga kompetenca e veta të mund të shpall një referendum. Por, referendumi në këtë rast nuk ka karakter detyrues, ai është vetëm konsultativ sepse vendimmarrja duhet të kthehet në rrugën kushtetuese, do të thotë votimi nga Kuvendi i Kosovës”, tha Bajrami.

Ai tha se nëse në të ardhmen dëshirohet që me referendum të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato eventuale me Serbinë, paraprakisht do të duhej të ndryshohej edhe Kushtetuta.

“Në këtë rast, referendumi do të ishte i ngjashëm me atë që u mbajt për ndryshimin e emrit (rasti i Maqedonisë së Veriut). Do të ishte vetëm një matje e vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, kurse vendimmarrja duhet të kthehet në mënyrë kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Bajrami.

Profesori Bajrami thekson se miratimi i Ligjit për referendumin është i detyrueshme për të zbatuar atë në praktikë.

“Ky ligj do të përcaktonte procedurat e zbatimit të referendumit, çështjet e nivelit lokal dhe qendror, që mund të hedhën në referendum, praktikisht do ta bënte të mundshëm edhe zbatimin apo aplikimin e një neni të Kushtetutës që parasheh referendumin si kategori vendimmarrëse”, tha Bajrami.

Sipas Bajramit, nëse dëshirohet të ndërrohet ndonjë nen kushtetues për kompetencat e Kuvendit, atëherë paraprakisht ndryshimi duhet të bëhet në Kushtetutë, që referendumi të marrë karakter detyrues.

Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se në Kushtetutën e Kosovës, në nene të caktuar përmendet çështja e referendumit, dhe siç thotë ajo, Kuvendi mund ta shpallë një referendum për çështje të caktuar, por paraprakisht duhet të ketë edhe Ligjin përkatës për referendum.

Por, Haxholli thekson se për çështje të interesit vital, pa ndryshimin e Kushtetutës, nuk mund të ketë referendum.

“Nëse marrëveshja finale me Serbinë, parasheh ndryshim të kufijve të komunave siç po flitet tash për këto skenarët e korrigjimit të kufinjve, atëherë me referendum kjo nuk mund të bëhet, pasi që Kushtetua e ndalon. Pa ndryshimin e Kushtetutës nuk mund të mbahet referendum për çështje të legjislacionit vital”, tha Haxholli.

Kuvendi i Kosovës në nëntor të vitit të kaluar në parim ka miratuar Projektligjin për referendum në nivel të shtetit.

E drejta e referendumit parashihet edhe me Kushtetutën e Kosovës. Mirëpo, neni 81 i Kushtetutës e ndalon të drejtën e referendumit për disa ligje me interes vital, siç janë: ligjet që ndryshojnë kufijtë e komunave, themelojnë ose shuajnë komuna, përkufizojnë shtrirjen e pushteteve të komunave dhe pjesëmarrjen e tyre në marrëdhëniet ndërkomunale dhe tejkufitare; ligjet që zbatojnë të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, me përjashtim të atyre të përcaktuara me Kushtetutë; ligjet për përdorimin e gjuhëve; ligjet për zgjedhjet lokale; ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore; ligjet për liritë fetare ose për marrëveshjet me komunitetet fetare; ligjet për arsimin; ligjet për përdorimin e simboleve, përfshirë simbolet e komuniteteve dhe për festat publike.

KDI: Qytetarët duan raporte të mira me ndërkombëtarët dhe taksë për Serbinë

Jeta Krasniqi.

Instituti Demokratik i Kosovës ka shpalosur një analizë përmes së cilës i ka prezantuar skenarët sa u takon efekteve pozitive dhe negative në rast të mbajtjes apo pezullimit të taksës prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur në produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Mbajtja e taksës në fuqi, sipas KDI-së, ka shpërfaqur marrëdhëniet reale midis Kosovës dhe Serbisë si dhe faktin se sa larg janë palët nga normalizimi i marrëdhënieve.

Sipas këtij Instituti, efekt negativ i mbajtjes në fuqi të taksës është kushtëzimi i Serbisë për të vazhduar dialogun me Kosovën dhe rrjedhimisht fuqizimin e pozitës së saj në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

Sa i takon skenarit të dytë, efekt kryesor pozitiv i pezullimit të taksës do të ishte vazhdimi i dialogut dhe forcimi i pozitës negociuese të Kosovës, ndërsa efekti negativ i pezullimit sipas KDI-së, do të ishte vazhdimi i dialogut pa një qëndrim unik të spektrit politik në Kosovë.

Gjatë prezantimit të analizës, Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë se “pezullimi i taksës mund të kishte efekt në përmirësimin e raporteve në mes të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

Përveç tjerash, Insituti ka thënë se qytetarët mirëpresin ruajtjen e marrëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, ndërsa pezullimi i takës do të ndikonte në rënien e besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës.

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar vendosjen e kësaj mase në importet e Serbisë dhe Bosnjës, derisa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospezullimi i tarifës prej 100 për qind përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

Mustafa: Veprimet armiqësore të Serbisë tregojnë mosgatishmëri për marrëveshje me Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se veprimet armiqësore të Serbisë në raport me shtetin e Kosovës, tregojnë se ky shtet nuk është në linjë me kërkesën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

“Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njohë shtetin e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sipas tij, Serbia po krenohet me dëmet që po i shkakton Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Politikat e fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit, për të cilat janë zotuar vendet e Ballkanit Perëndimor bien ndesh me një sjellje të tillë. Kjo sjellje nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke”, ka shtuar ai.

Mustafa ka bërë thirrje që Serbia të largohet nga ajo që ai e ka quajtur mentalitet të trashëguar armiqësor si dhe të punohet për të kultivuar një mjedis për prosperitet të qytetarëve të të dyja vendeve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Aktualisht ky proces është bllokuar, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kundërshtuar vazhdimin e dialogut pa heqjen e taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vënë në mallrat e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar vendosjen e kësaj mase në importet e Serbisë dhe Bosnjës, derisa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospezullimi i tarifës prej 100 për qind përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

Haradinaj: Ndryshimi i kufijve në Ballkan, agjendë e presidentit rus Vladimir Putin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës se hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është agjendë e presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas tij, Kosovës i duhet një garanci e fortë ndërkombëtare për njohje të shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë si dhe përjashtim i mundësisë së ndryshimit të kufijve në Ballkan.

“Hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është pikërisht ajo që ne e dimë që është agjendë e Vladimir Putinit, pra për të mbajtur Ballkanin hapur, sepse askush nuk garanton kur hapet një kufi çka ndodhë me të pastaj”, është shprehur ai.

Sa i përket taksës prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vënë në produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Haradinaj ka thënë se Kosovës i duhet një kontratë.

“E kemi thënë edhe ne disa herë që edhe ne shpresojmë sa më shpejt të vijë dita kur do të anulohet taksa dhe hyn ne fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë mes Kosovës dhe Serbisë, por për këtë nevojitet kontrata, kontrata pra me të gjithë kapitujt e vet për njohjen reciproke. Një kontratë që nuk bazohet në ndryshim të kufijve dhe të territoreve edhe që nuk merr për bazë një Republikë Serbe apo një pushtet të tretë, Dodik Republikë, si jemi mësuar t’i themi”, ka deklaruar ai.

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar vendosjen e kësaj mase në importet e Serbisë dhe Bosnjës, derisa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospezullimi i tarifës prej 100 për qind përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

Së fundmi, si pasojë e mbajtjes së taksës, autoritetet amerikane kanë anuluar ftesat për 14 pjesëmarrës nga Kosova në tetë programe të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George Marshall”.

Tarifa është bërë pengesë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ky proces nuk vazhdon pa heqjen e taksës në importet e Serbisë.

Tarifa prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina është vendosur në nëntor të vitit të kaluar.

Ish Presidenti Sejdiu për “korrigjimin e kufijve”: Serbia nuk fal asgjë, vetëm grabit

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes lidhur me idenë e “korrigjimit të kufijve” me Serbinë.

“Serbia është shtet që nuk fal asgjë, është shtet që dëshiron të grabisë, prandaj me këtë (korrigjimi i kufijve v.j.) duhet të kemi kujdes”, ka thënë Sejdiu, në një paraqitje në RTK 3.

Ai është shprehur se Kosova nevojë për relaks marrëdhëniesh me Serbinë, por asnjëherë nuk duhet të rrëshqitet sipas interesit të Serbisë.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë është për të kompremetuar suksesin që e ka pasur Kosova, si shpalljen e Pavarësisë dhe opinionin e GJND-së.

Sejdiu i ka parë si pozitën dhe si opozitën me përgjegjësi karshi proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Në një vend janë përgjegjës edhe pozita e edhe opozita për mbarëvajtjen e çështjeve dhe politikave shtetërore. Respektimi i Kushtetutës duhet t’i bashkojë të gjithë”, ka thënë ai.

Kritikohet ashpër platforma e Prishtinës për dialog me Serbinë

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, përkundër opozitës, procedoi platformën për dialog me Serbinë. Ndërkohë një deklaratë e ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Mass, gëzon Haradinajn e nervozon Vuciqin.

Kritika të ashpra i janë bërë  platformës së dialogut  me Serbinë në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, platformë kjo që megjithatë pa përkrahjen e komisionit, u procedua për në kryesi që të caktohet një datë për seancë plenare ku platforma pritet të merr ose jo, miratimin. Platforma e dialogut është hartuar nga ekipi negociator i Kosovës, ku nuk marrin pjesë partitë opozitare, lëvizja Vetëvendosja dhe LDK-së. Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, që vjen nga partia opozitare LDK-së, tha se në parimin e katërt të platformës së dialogut thuhet se “do të shqyrtohen të gjitha çështjet e hapura me Serbinë”, që do të thotë sipas saj se “çështje e hapur është territori i Kosovës”.

Vetëvendosja: Të ndalet presidenti Hashim Thaçi të mos të bëjë shkëmbim të territorit

“Pra rezultati që e kemi para nesh është një dokument që as nuk e mbron territorin e Kosovës dhe rrjedhimisht nuk e mbron pavarësinë dhe shtetësinë e saj”, tha Vjosa Osmani, që kryesonte mbledhjen e komisonit me plot tension në debate ndërmjet anëtarëve të pozitës dhe opozitës. Kritikat e lëvizjes Vetëvendosja u adresuan te Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vazhdon të këmbëngulë për një marrëveshje me Serbinë ku mund të flitet edhe për “korrigjim territori’. Glauk Konjufca shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes,  tha se “nëse në shtetin e Kosovës, ka nevojë për ndonjë platformë, ajo do të duhej të ishte, një platformë sesi të ndalet presidenti Hashim Thaçi që të mos të bëjë shkëmbim të territorit të Kosovës me Serbinë”.

Kosovo | Vjosa Osmani (DW/B. Cani)

Vjosa Osmani

“Presidenti nuk përfaqëson politikë të vetën, kokë më vete, të cilën e zbulon vet si politikë të jashtme të Kosovës. Ai e përfaqëson politikën e jashtme të Kosovës, të definuar nga Parlamenti dhe të artikuluar në Kushtetutë. Gjithçka që presidenti shkon përtej kësaj në formulimin e politikës së jashtme, ta dini që e ka shkelur Kushtetutën”, thotë Glauk Konjufca. Deputetët e tjerë që vijnë nga partitë politike në pushtet, pjesë e komisionit thanë se Kosovës në këtë moment i duhet uniteti politik dhe të flasë me një zë në raport me Serbinë.

Platforma për dialog

Në fillim të këtij muaji, Kuvendi i Kosovës me shumicë të thjeshtë më 61 vota pro, ka votuar në parim Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Serbisë. Një javë më parë hartoi edhe platformën e dialogut, por, e cila akoma nuk ka marrë besimin e parlamentit.

Në këtë platformë Prishtina zyrtare e ka vënë një kusht për t’u përfshirë në dialogun për marrëveshjen finale me Serbinë. Kushti i saj është që përpara se të ulet në tryezën e bisedave në Bruksel, “do zotimin paraprak të delegacionit serb se e ka autoritetin që të bjerë dakord për njohjen e shtetit të Kosovës”. Platforma e Prishtinës që ka 11 parime paraqet edhe qëndrimin zyrtar të shtetit të Kosovës për dialogun, ku thuhet se “marrëveshja përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme duhet tё jetë e çartë dhe pa dykuptimësi”.

Parimi i parë  i platformës, thekson se “qëllimi kryesor i Republikës së Kosovës është që nga Republika e Serbisë të sigurojë njohjen dhe pranimin e qartë të sovranitetit të Kosovës, si shtet i pavarur, me zotime ligjërisht të detyrueshme”, duke vazhduar më tej se “nuk do të ketë marrëveshje për asgjë deri sa të mos ketë marrëveshje për gjithçka”.

Tek udhëheqësit më të lartë të institucioneve, ka dallime sa i përket qasjes së Kosovës në dialog dhe taksës së vendosur nga qeveria për produktet e Serbisë e që është bërë mollë sherri  për ndërprerjen e dialogut. Serbia nuk po pranon që të rinisië dialog me Kosovën, pa u hequr taksa.

Haradinaj: “Kufijtë e Kosovës nuk do të lëvizin”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga ana e tij, tha të hënën se taksa “ndaj mallrave serbe po e pengon formalizimin e ndarjes së Kosovës”, ndërsa kritika adresoi te një pjesë e politikanëve të Kosovës dhe Brukselit të cilët, sipas tij, “dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e kanë shndërruar në dialog për territore”.

“Njëzet vjet pas çlirimit dhe kur po hyjmë në dekadën e dytë të pavarësisë, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u devijua nga disa çarqe në Kosovë e Bruksel duke e shndërruar në dialog për territore”, tha kryeministri Haradinaj në një akademi perkujtimore, duke ritheksuar se “kufijtë e Kosovës nuk do të lëvizin”.

Brüssel EU | Gespräche Verhältnis EU - Kosovo (European Union/C. Dogas)

“Vendosmëria për të qëndruar në të drejtën e Kosovës së 17 shkurtit, është rreshtimi në anën e drejtë të historisë dhe ne po ashtu me veprimin për të bllokuar mallrat e Serbisë, pra taksat 100 për qind, është po ashtu veprim që pengon formalizimin e një ndarjeje”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj, pas  kësaj, në profilin e tij publikoi një deklaratë nga një intervistë dhënë medies gjermane të shefit të diplomacisë  gjermane Heiko Mass, i cili shpreh mbështetjen për Kosovën. Haradinaj  shkruan: “Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarter Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lart angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat, të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet”. Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës”, shkroi kryeministri Haradinaj. E deklarata e shefit të diplomacisë gjermane nuk i ka pëlqyer Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq, i cili e interpreton në këtë mënyrë: “Deklarata e kreut të diplomacisë gjermane Heiko Mass se ai do të vazhdojë të mbështesë Prishtinën pa marrë parasysh taksat për mua është një zhgënjim i madh”, tha Vuçiq.

Çështja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në muajt e fundit u përfshi në diskursin publik të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaci. Vuçiq, që deklaron për vendosjen e një kufiri me Kosovën, nënkupton shkëputjen e veriut të Kosovës dhe bashkimin e saj me Serbinë, ndërsa, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi angazhohet siç thotë për “korrigjimin e kufijve”, apo demarkimin e tyre, duke kërkuar që  Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. E këto ide po vazhdojnë të kundërshtohen ashpër në Kosovë, më se shumti nga kryeministri, Ramush Haradinaj. E Presidenti Hashim Thaçi, thotë se është momenti i duhur për një marrëveshje gjithpërfshirëse me Serbinë që duhet të ndodhë këtë vit, në të kundërtën sipas Presidentit Thaçi, rajoni mund të destabilizohet.

Edhe një përpjekje e Kosovës për në INTERPOL

Bekim Bislimi

Kosova sërish ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare Policore (INTERPOL) dhe kërkesa e saj tashmë është pranuar nga kjo organizatë, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Izmi Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova ka parashtruar kërkesën për anëtarësim në INTERPOL, më 31 janar të këtij viti.

“Është konfirmuar edhe nga INTERPOL-i që është pranuar kërkesa e Republikës së Kosovës. Tash janë çështje teknike dhe aspektet politike që duhet t’i bëjë Kosova në kuadër të angazhimeve të saj diplomatike, në mënyrë që kur të mbahet seanca e INTERPOL-it, atëherë ne të shohim gjendjen se si do të shkojë. Por megjithatë besojmë që ky vit do të jetë me angazhime më të mëdha, në mënyrë që Kosova të jetë e barabartë me të gjitha shtete tjera dhe të ketë kyçje të drejtpërdrejtë (në INTERPOL)”, tha Zeka.

Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë kanë thënë se janë duke u përgatitur që ta kundërshtojnë pranimin e Kosovës në INTERPOL dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, javën e kaluar e ka cilësuar veprim vetëvrasës aplikimin e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

“Kosova sërish është paraqitur që të pranohet në INTERPOL. Duhet ta them që nuk e kuptoj këtë nevojë të Kosovës për veprime të tilla vetëvrasëse, sepse do të humbin me rezultat shumë më keq sesa që kanë humbur. Mund të paraqiten edhe për (anëtarësim në) UNESCO. Kështu që, ne po përgatitemi për një luftë të tillë”, ka theksuar Daçiq.

Por, zëvendësministri Zeka thekson se institucionet e Kosovës do të përpiqen të bëjnë gjithë punën e duhur, në mënyrë që Kosova këtë vit të bëhet pjesë e INTERPOL-it.

“Tash, nëse dje kemi bërë ndonjë gabim ose nëse nuk kemi arritur ta bëjmë krejt punën e duhur, atëherë ky vit duhet të jetë viti kur duhet të rishikojmë dhe duhet t’i bëjmë hapat konkret. Natyrisht, duhet të jemi të vetëdijshëm që këtë punë nuk mund ta bëjmë vet pa miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos SHBA-në, Anglinë, Francën dhe shtetet tjera. Kështu që do të shohim që të koordinohemi dhe të ecim tutje. Po e them edhe tash që Serbia jeton me të kaluarën dhe natyrisht që ne nuk duhet të presim nga ajo se çfarë bën, por ne duhet ta bëjmë punën tonë”, theksoi Zeka.

Ndërkaq, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, nuk e kanë saktësuar nëse Kosova do të aplikojë ose jo këtë vit, për t’u bërë anëtare e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Arsim (UNESCO).

Fatmir Haxholli, këshilltar politik i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që ky vit është “vit i fokusit në marrëveshjen gjithëpërfshirëse” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes të cilës, siç thotë ai, synohet njohja reciproke, që do të krijojë “parakushte të volitshme për njohje kolektive nga të gjitha organizatat, përfshirë edhe UNESCO-n”.

“Në këtë kuadër, duhet të kemi parasysh që vendimmarrja politike për anëtarësim ose jo në UNESCO, duhet të jetë e informuar dhe e cila merr parasysh procesin e dialogut. Pa marrë parasysh, aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, nuk do të ndalen. Ato mund të jenë subjekt i kalkulimit në kohë dhe në rrethana, por nuk do të ndalen. Ne e dimë narracionin, të cilin Serbia provon ta shesë në opinionin ndërkombëtar, por është i paqëndrueshëm, sepse Kosova është anëtare e shumë organizatave të fuqishme. Ai narracion është i paqëndrueshëm dhe Kosova do të vazhdojë të afirmohet edhe nëse nuk aplikon këtë vit në UNESCO”, tha Haxholli.

Më 9 nëntor të vitit 2015, Kosova kishte bërë përpjekje që të pranohet në UNESCO, por Konferenca e Përgjithshme e kësaj organizate nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës. Kosova nuk arriti të sigurojë votat e më shumë se dy të tretave të vendeve anëtare të kësaj organizate, të cilat ishin të nevojshme për pranimin e saj në UNESCO.

Në anën tjetër, më 20 nëntor të vitit të kaluar, Kosova nuk kishte arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.

Një ditë më pas, Qeveria e Kosovës, kishte vendosur taksën prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se kjo masë është vënë për shkak të presionit të madh dhe lobimit të Serbisë për të mos e lejuar anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Më pas, Serbia ka refuzuar të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pa heqjen e kësaj takse.

Përndryshe, tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, kanë nisur që nga viti 2010. Atë kohë, Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate, nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare. Më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Më 2017, Kosova pati tërhequr vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme.

Vetëvendosje: Tarifa me Serbinë nuk po zbatohet plotësisht

Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësime se tarifa e vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk është duke u zbatuar në tërësi.

Përmes një konference për media ky subjekt politik ka thënë se përgjegjës për lejimin e kontrabandës me këto mallra janë Ministria e Financave dhe institucionet në varësi si Dogana dhe Anti-kontrabanda si dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Policia e Kosovës.

Anëtari i Vetëvendosjes, Salih Zyba tha se në treg janë duke u vërejtur manipulime të shumta duke përdorur flamujt e vendosur pranë produkteve.

“Ka manovra të shumta me flamuj që janë të vendosur e nuk po përkojnë me vendet e origjinës siç e kërkon udhëzimi administrativ”, deklaroi Zyba.

Sipas Vetëvendosjes të dhënat e Doganës së Kosovës për importin janë në mospërputhje me produktet që gjenden në treg.

Por pretendimet se në treg po qarkullojnë mallra të kontrabanduar nga Serbia i ka kundërshtuar Qeveria e Kosovës. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, të shtunën, ka konfirmuar se në tregun vendor nuk ka produkte të Serbisë që mund të konsiderohen si mall i kontrabanduar apo mall që nuk ka kaluar të gjitha procedurat e rregullta doganore.
“Deri tash, përkundër inspektimeve të shpeshta në tregun e Republikës se Kosovës nuk është gjetur mall i cili mund të konsiderohet mall i kontrabanduar”, ka thënë Shala.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina është në fuqi që nga 21 nëntor i vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës që ta heqë këtë masë, duke thënë se ajo nuk përkon me interesat amerikane, pasi që si e tillë ka efekt negativ në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por Qeveria e Kosovës, të paktën deri tani, nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi.

Qeveria e Serbisë dhe Lista Serbe kundër emërimit të ministres Zhiviq

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe e kanë kundërshtuar emërimin e ministres së re të Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thotë se ky emërim nuk paraqet vullnetin e popullit serb, e as legjitimitetin demokratik dhe si i tillë edhe do të trajtohet.

“Me këta persona nuk do të ketë asnjë komunikim dhe bashkëpunim nga ana e organeve shtetërore të Serbisë dhe pjesës së përfaqësuesve legjitim të të zgjedhurve të popullit serb në gjitha nivelet në Kosovë, përfshirë ato lokale dhe qëndrore” thuhet në komunikatë.

Qeveria e Serbisë vlerëson se ky veprim i pabesë i Prishtinës ka për qëllim shkatërrimin e qëndrimin të serbëve të Kosovës dhe dobësimin e pozitës së tyre politike.

Vendimin për emërimin e Dijana Zhiviq, si ministre të Bujqësisë së Kosovës e ka kundërshtuar edhe partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe e cila ka mbështetjen e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Përmes një komunikate, Lista Serbe thotë se ky emërim nuk e ka legjitimitetin e popullit serb.

“Nuk ka dallim mes Haradinajt dhe liderëve tjerë politik shqiptarë të Kosovës për të poshtëruar serbët” thuhet në komunikatë.

Më tutje theksohet se “Lista Serbe publikisht distancohet nga Diana Zhiviq si përfaqësuese e popullit serb” dhe se Lista Serbe nuk do të bashkëpunojë me të.

Lista Serbe në këtë komunikatë pretendon se ministrja e re vjen nga Partia e Pavarur Liberale që udhëhiqet nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Petroviq është i vetmi deputet serb në Kuvendin e Kosovës që nuk është pjesë e Listës Serbe.

Reagimet nga Qeveria e Serbisë dhe Lista Serbe pasojnë emërimin e Dijana Zhiviq, ministre të re të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural nga ana e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ish-ministri Nenand Rikallo, që është pjesë e Listës Serbe u shkarkua para pak ditësh pasi Partia Socialdemokrate e Kosovës e kushtëzoi votimin e buxhetit të vitit 2019 me shkarkimin e tij.

Jo marrëveshjes për zhbërjen e shtetit! – Nga Florim Zeqa

Në vitet e 90-ta, udhëheqësit politikë, aktivistët dhe veprimtarëtishin sinonim i së mirës, admiroheshin e respektoheshin aq shumë nga populli, saqë trajtoheshin si idhuj, për faktin se kemi pasur një lidership të përgjegjshëm (Ibrahim Rugova), kur pushteti moral ushtrohej në tërë territorin e vendit, karrshi një okupimi të egër e barbar serb.
Ndryshe në Kosovën e sotme, politikanët shiqohen me ironi nga popullata, të cilëve përveqse u mungon pushteti moral, janë bërë sinonim i të këqijave, si; nepotizmit, korrupsionit, krimit të organizuar e dukurive të shumëta negative.
Për këtë situatë, përgjegjësia bie edhe mbi popullatën kosovare, që e mbajti kaq gjatë në pushtet një klasë të tejikriminuar, korruptuar dhe shantazhuar politikisht nga ndërkombëtarët!

Qasja e gabuar e ndërkombëtarëve

Ndërkombëtarëve të instaluar në Kosovë, nga pas lufta e këndej, në vend të zhvillimit ekonomik dhe mirëqënjes së qytetarëve, iu ka interesuar stabiliteti politik, në vend të forcimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës iu ka interesuar fuqizimi i serbëve brenda shtetit të Kosovës, në vend të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetetit territorial të shtetit të Kosovës iu ka interesuar shtrirja gjeografike e serbëve përmes decentralizimit etnik,…e deri të bisedimet e Brukselit, përmes të cilave në emër të “normalizimit” të mardhënjeve të Kosovës me Serbinë, kësaj të fundit i mundësuan; hapjen e rrugës drejt BE-së, amnistimin e krimeve të luftës në Kosovë, kthimin e sovranitetit të saj në rreth 30 % të territorit të Kosovës me ligjin mbi trashëgiminë (mbrojtjen e Kishave dhe Manastireve serbe), i cili tani po kthehet në “EX-PATRIA” (ekstraterritorialitet) për kishat dhe manastiret serbe.
E kam thënë në vitet e para të pasluftës, të protektoratit legal ndërkombëtar dhe po e përserisë prapë; “E vetmja gjë pozitive në Kosovën e pasluftës është largimi i çizmës së pushtuesit serb e asgjë më shumë”!
E di që kjo dikujt i duket paradoksale, por realiteti i ditëve të sotme e vërteton se kemi; qeverisje të njëjtë, getoizim të popullatës, krim dhe korrupsion, degradim të skajshëm të institucioneve të vendit, manipulim dhe abuzim me rezultatet zgjedhore, denigrim të vlerave kombëtare dhe njerëzore, shkatërrim të sistemit shëndetësor, defunksionalizim të sistemit arsimor dhe paralizim të plotë të sistemit gjyqësor në vend,…i kurorëzuar me themelimin e Gjykatës Speciale!
E krejt kjo ka ardhur si pasojë e trysnisë ndërkombëtare për bashkimin e poleve të kundërta politike në qeverisje, formulë kjo shkatërruese e sistemit qeverisës të një vendi.
Për të ardhur deri tek kjo, ndërkombëtarët fillimisht e korruptuan dhe shantazhuan deri në palcë klasën politike kosovare (shqiptare), për t’i ngritur më pas në majat e pushtetit,…me qëllim të mbajtjes nën kontroll të plotë të tyre,…ndërsa popullin e mjerë e mbajnë si kope delesh të ngujuara dhe të uritura, pa të drejtë levizje të lirë drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Po të ishte ndryshe, bashkësia ndërkombëtare që moti Kosovën do ta vënte në binar të shëndosh të zhvillimit ekonomik, barazisë qytetare konformë vlerave të demokracisë euoperëndimore.

Largimi i politikanëve servil, shpëtim për vendin

Ne, punët e shtëpisë kemi mundur t’i rregullojmë mirë dhe shpejt edhe pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Nismat për rregullimin e brendshëm të shtetit të Kosovës duhet t’i marrim vet, duke filluar nga ndryshimi i ligjit mbi zgjedhjet për funksionalizimin e shtetit, reformave të thella në sistemin e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë e deri të projektet zhvillimore të vendit.
Mjafton një nismë e shëndoshë nga vet populli, jasht ndikimeve të liderëve të korruptuar dhe jasht këtyre partive politike, e cila krijon përspektivë dhe ndërton bazament të qëndrueshëm për fillimin e një kapitulli të ri politik në vend.
Çfarëdo mbetje e kësaj klase të dështuar politike në pushtet do të paraqet pëngesë në ecjën e shtetit, mirëqenjen dhe prosperitetin e shoqërisë kosovare në përgjithësi.
Vënja e njerëzve me dinjitet në ballë të shtetit, zgjedhja e njerëzve të guximshëm që janë të zotët t’i kërkojnë SHBA-ve, BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare integrimin etnik në vend të integrimit me Serbinë, t’i kërkojë BE-së që kësaj të fundit (Serbisë) t’i vejë kushte para anëtarësimit në BE, siq janë; njohja e shtetit të Kosovës në kufijtë ndërkombëtar, t’i paguaj Kosovës dëmet e luftës, kthimin e eshtrave të të pagjeturve, kthimin e librave kadastralë, kthimin e pensioneve dhe pasurive të grabitura gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Që kjo të ndodhë shpejtë, duhet të ndalet sa më parë trendi i keqpërdorimit të politikanëve servilë nga ndërkombëtarët, përmes të cilëve jo vetëm që janë duke i rehabilitizuar krimet serbe, por janë duke e kthyer Serbinë në Kosovë, bashkë me këtë edhe rrezikun e një lufte të re dhe shkatrrimtare për rajonin e Ballkanit.

Shteti në rrezik

Përderisa në secilin shtet normal, të zhvilluar dhe demokratik ndiqen dhe luftohen të korruptuarit, hajdutët, mashtruesit, intrigantët dhe tradhtarët, në vendin tonë jo vetëm që kultivohet dhe mbrohet me ligj ky soj i keq i njerëzve, ata vendosen në majat e pushtetit!
Shteti i Kosovës është në rrezik, pas rrëshqitjeve drastike të klasës politike kosovare në bisedimet e Brukselit, pavarësia e shtetit e ka humbur çdo kuptim. Ndërkombëtarët shtetin e Kosovës më nuk janë duke e trajtuar si Republikë të pavarur por si një territor multietnik, me sovranitet të dyfisht,…madje disa edhe si koloni të Serbisë.
Në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar që interesi shtetëror të rrezikohet shkaku i interesave personale të liderëve të korruptuar dhe shantazhuar, hipokritëve, gënjeshtarëve dhe injorantëve politikë!
Duhet të vijë në shprehje elementi kombëtar, elementi intelektual e mbi të gjitha duhet të respektohet vullneti i popullit përmes Referendumit popullor, si mjet që e përcakton vullnetin e shumicës shqiptare në Kosovë dhe drejtimin e politikës shtetërore e jo interesat e fqinjëve, e aq më keq të pushtuesit tonë verior.
Vetëm dëgjimi i zërit të qytetarëve i shprehur përmes Referendumit popullor,…përveqse do të ishte shprehje e nivelit të lartë demokratik, për rregullim të brendshëm politik, do të garantonte mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës.
Në asnjë rretthanë nuk duhet lejuar që individ apo grupe njerëzish të vendosin për lëvizjen e kufijve të shtetit, as për dhënjen në shfrytëzim (pronësim) të pasurive të shtetit (Trepça, Ujmani) kompanive të huaja cilat do qofshin ato, si dhe dhënjën e statusit të ashtuqujtur “Special” për Mitrovicën si minishtet “Free City” në veri apo të statusit ekstraterritorial “Ex-Patria” për kishat dhe manastiret serbe në brendi të Kosovës.
Të drejtat e shqiptarëve të Luginës duhet të jenë të barabarta dhe në proporcion të plotë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë, e jo të diskriminohen me shkëmbim të pjesshëm të territoreve apo me të ashtuquajturat “Special Distrikt” dhe “Free Tax Zone”.
Këto dhe të gjitha marrëveshjet e mundshme në dialogun e Brukselit, paraprakisht duhet t’i nënshtrohen Referendumit popullor e tek pastaj të shkojn në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim.
Në rast të mohimit të kërkesës për Referendum nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, atëherë më askush nuk mund t’na pengoj në përdorimin e gjitha mjeteve tjera për mbrojtjen e terësisë territoriale, sovranitetit dhe integritetit shtetëror.
Është momenti i fundit të bashkohen të gjitha forcat progresive në vendin tonë pa dallime partiake, ideologjike apo fetare, për të shpëtuar atë që është e mundur të shpëtohet tani në këtë gjysëm shtet, me gjysëm liri dhe gjysëm pavarësi.
Pas marrëveshjes së miponuar me Serbinë, Kosova do ta humbë shtetesinë e saj dhe do ta marr karakterin e një qeverisje lokale nën protektorat ndërkombëtar.
Andaj, të bëhemi të gjithë bashkë, e t’i themi jo marrëveshjes me Serbinë për zhbërjen e shtetit!

STUHITË E MËDHA PËR TA COPTUAR KOSOVËN PO VIJNË – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Shkendijat e para të kësaj stuhije kataklizmë i dhezi Presidenti i
Kosovës Hashim Thaçi i shantazhuar nga Serbija. Kësaj stuhije me tërë
forcën iu bashku edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq më Rusin,
me çellim për ta shpetuar Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi si “nxënës” i mirë i diciplinuar i Vuçiqit dhe Putinit
hyri ne lojën më te rrezikshme për Kosovën ne historinë e sajë Në këte

lojë të tij djallëzore më Serbinë hyri pa kushte:pa kërkim falje për luftën

dhe gjenocidin qe Serbia e bëri në Kosovë,pa kerku kurrfarë sepsracio-

nesh nga Serbia,anipse ajo e bani Kosovën tokë të djegun,pa kushtin

e te pagjeturve,për përdhunimet e nanave dhe motrave tona,thjeshtë

si shul hyri ne dialog pa kurrfarë kushti,anipse Serbia e ka kushtezue

Kosovën me shume gjana.

U fut ne dialog pa pelqimin e popullit te sajë që ta ndajë Kosovën copa
copa.Ai msheftas qe nga Berogradi,Tirana,Brukseli,Parisi e deri ne
Vashingtonë( më John Boltonin) i vunë pykat për qarjën e Kosovës.Ato
pyka kanë nisë fiqishëm te rrahën derisa Kosova te çahët copa sopa.

Stuhitë e mëdha të fuqishme dhe shkaterruese ja kanë nisë më ardhë
drejtë Kosovës.Këto stuhi më plotë dragoj.kulqedra, shtriga e
kallukangja nga Serbija
dhe Rusia do te jenë fatale për Kosovën.Atje lartë në qiellin e
terbuam kundër Kosovës do ti shihni edhe Dragonin Hashim Thaçi

dhe kulqeden Aleksandër Vuçiq,Vladimir Putin,Edi Rama me Baton Haxhiun
në bishtë të tyre.

Sot në gjithë botën po dalin planet e kësaj stuhije te madhe qe ia
kanë mesy Kosovës.Po,dalin plane me pak pika,me shumë pika por e
findit i ka 22 pika fatale për Kosovën,më e ba copë e grim atedheun
tonë qe kurr nuk u gezuam dhe rehatuam më te,por gjithëmonë u gjendë në
stulmë tuhuhish dhe shterngatash.

Në ato plane qe do ti sjellë me vehte stuhija dhe zerzelja e madhe
thuhet se Kosova po ndahet në baza Etnike,kunder parimit themelor te
Evropës,por kur shtriga ne Bruksel me shtriganat ne Prishtinë,Beograd
dhe Tiranë dhe Moskë nuk donë me ndij për këtë parim,qe për qellim e kanë
shkaterrimin e Kosovës duke e bërë copa copa.Por, këto copa siç thuhet
në Mareveshje nuk janë “as te zotit as të
robit” si monitorues do te vendosen shtrigat nga
Rusia,Franca,Amerika,Parizi,etj për ta monitoru(zotënu,gllabe
ru) Kosovën hiq më pak se për 99 vjetë,në stilin as e jotja as e
jemja.e gjithëkujtë por edhe e askujt.

Si duket populli i Kosovës sikur ka ik dikah, ndoshta e kanë leshuar
Kosovën si ne kohë lufte kur nuk mbeti askush,nuk gjendet në
Kosovë,ose ka ra ne gjumë të thellë dimeror.NJë zotë e dinë.Por vallë
a ka mbetë dikush në Kosovë për ti dal perëball kësaj stuhije qe do ta
përplasë Kosovën.Ku ka mbetë ajo krenarija e popullit tonë për më i
dalë në ndihmë,për me i dalë zot atedheut,apo do ta lëmë qe ta përbinë
stuhija e fuqishme të tërë Kosovën.

Kosova sot po e thrret popullin e vetë,popullin shqiptare qe ti delë
përball kësaj stuhije,zerzelje me plotë shtriga e kallukangja dhe mos
ta lenë të hyjë mbrenda.Kjo është detyrë atedhetare kur e mbronë
atedheun nga shkaterrimi nga coptimi.

Sikur te ishte gjallë i Madhi At Gjergj Fishta do ta ngrhte zerin deri
në kup të qiellit duke thanë:

UhEvropë,ti kurva e motit,
Që i re mohit Beses e Zotit,
Po a ky asht sheji i qytetnisë,
Më nda taokën e Shqypnisë,
Për më mbajtë kelyshët e Rusisë?

EDHE DIÇKA PËR KOMUNIKATËN NR.59. VETËM PËR FAJËSINË KËRKOHET FALJE – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kërkimfalja është diçka fisnike. Njerezitë kërkojnë falje për ndonjë
gabim të bamë ndaj dikujtë. Askush në botë nuk kërkon falje për
asgje,por këtë e banë për ndonjë gabim,ose për pafajsinë askush nuk
kërkon falje. Shkurtë kërkimfalje bahet sepse pas sajë qendron një
fajësi.

Një burr nga Drenica,luftëtarë i oreve të para të Luftës sonë
Çlirimtare me emrin Gani Geci, tashti Bajraktari që 20 vjete nuk prane
duke e kërkuar shkruesin e Komunikatës trishtuese nr.59 e dalë nga
UÇK-ja gjatë luftës më te cilën ai dhe familja e tij denigrohën dëri
në poshtërësi dhe vrasje.Por askush për këto vite nuk pati kurjon te
deklarohet,bile të thotë një fjalë së kushë e bëri këtë,kush e lëshoi
këtë Komunikat trishtuese.Jamë fortë i binduer se ne frymën e kësaj
Komunikate dikush ka dështë me ja hjekë flamën,që te mos flas Gani
Geci,ta mshelë gojën.Më vonë,pas luftës në bazë të kësaj komunikate u
ba atentat ne Ganiun dhe dy shoket e tij qe ishin ne vetur.Ganiu pati
fat,por me shumë i ndihmoj ai Zoti i Madh që ti të mos
vritëj.Por.gjithësesi është e dhëmbshme humbja e luftetarve te
lirisë,te gazetarit Bekim Dajakun dhe Besim Kastratin.Fantazmat e
Komunikatës 59.e kryen punën e vetë.For fantazma ende e kësaj dite nuk
po sçarohet,jo pse nuk mundën,por nuk po don.Thjeshtë.

Por çuditerisht diçka levizi këto ditë,kur Presidenti i Kosovës Hashim
Thaçi doli haptas dhe kërkoj falje për këtë Komunikat ,duke thanë
së:Komunikata 59 është “abuzuese dhe së nuk i takon
UÇK-së”,është”nxjerrë pa aprovim dhe dijeni(e kujtë,pra të UÇK-se)nga
individ këqebersë”.Ky është konfusion i tij,thotë se nuk i takon
UÇK-se,pastaj thotë është nxjerr nga individ këçëbresë.Po kush guxonte
në ate kohë të leshoi Komunikata ne emer te UÇK-se,askush,pos Shtabit
të UÇK-së.

Po,pse Presidenti publikishtë kërkojë falje për këtë Komunikatë,kur
thoshte se nuk ka dorë dorë ne këtë Komunikatë.Çka e shtyri,çka e
shpërthu Presidentin qe pas 20 viteve të të kërkoj falje,si është e
mundshme njeriu me kërkuar falje për një vepër qe se ka ba.Gjithëkund
në botë njeriu nuk kërkon falje për një vepër qe se ka ba,por
gjithëkund në botë njeriu kërkon falje për një vepër qe e ka ba.Bash
ne këtë kërkim falje Hashim Thaçi e ka mizën pas veshit e cila i
shushurit vazhdimisht dhe nuk e la te qetë derisa doli më kërkim falje
mjaftë konfuze duke gjuajtë shigjeta në të gjitha anët në
bashkluftetarët e tij.

Opinioni u dhezë shumë Komandat te luftës te asaj kohe për çdo ditë po
dalin me deklarat se nuk kanë gishtë në këtë punë.Po,pse bash
Presidenti doli te kërkoj falje Gani Bajraktarit,doli sepse e ka mizën
pas veshit,doli sepse ka filluar punën Gjykata Speciale në Hagë,dhe si
duket e kanë kapë te dridhmet se do te zbardhet autori apo porositesi
i kësaj Komunikate famoze,e cila pas luftës edhe i mori dy jeta
njërëzish.Apo,ndoshta Presidenti i Kosovës Hahim Thaçi po tenton të
shukatë Gani Gecin-Bajraktari qe ta mbyllë gojën.Por,i birit,dhe
burrit të Bajraktarëve të Llaushës askush nuk mudë te ia mbyllë
gojën.Ai do te fletë gjithëkund edhe pas Kërkim fajle te
Presidentit,sepse Komunikata ia ka ulë krenarin dhe nderin familjes
Bajraktari me shpifje te ndryshme,se janë bashkëpunëtor te UDB-së e
çka mos,kur dihet se këto nuk janë te verteta.Populli i Drenicës i din
këto.Populli i Drenices e dinë se Familja Bajraktari gjithëmone
historikisht ka rrezatuar ne Drenicë,gjithëmonë historikishtë e ka
lufue dhe është pre fyt për fyt me shakun,dhe mu për këtë Gani
Bajraktari nuk e pranon Kërkim faljen,por çshtjën do ta çojë deri në
fund,bile edhe në Gjykatën Speciale në Hagë ku do te zbardhet krejtë e
vërteta.

Ambasadori Kosnett shpreson që filmbërësit kosovarë të arrijnë në Hollywood

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha në prag të ndarjes së çmimeve prestigjioze të kinematografisë, Oscars, që do të mbahet të dielën, se filmat dhe aktorët e regjisorët ndërkombëtarë ndër vite kanë arritur të futen në Hollywood.

Në rrjetin social Twitter, ambasadori Kosnett shtroi pyetjen se kush nga filmbërësit dhe aktorët kosovarë do t’i afrohet së shpejti Hollywood-it?

“Në pritje të Oscars2019. Regjisorët dhe aktorët ndërkombëtarë kanë arritur sukses në Hollyëood me gjenerata. Kush nga regjisorët dhe aktorët kosovarë do të korrë sukses në Shtetet e Bashkuara?”, tha Kosnett.

Të dielën do të mbahet edicioni i 91-të i ndarjes së cmimeve Oscars në 24 kategori.

Kosova ishte përfaqësuar në vitin 2016 në Oscars, me filmin “Shok” të regjisorit Jamie Donoughue, që fliste për luftën në Kosovë. Ky film ishte i nominuar në kategorinë e filmave më të mirë të shkurtër.

Interesim i madh për rekrutë në FSK, për 650 vende aplikojnë mbi 5 mijë veta

Konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e rekrutëve të rinj–ushtarë aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është mbyllur. Në këtë konkurs pritet të pranohen 650 rekrutë të rinj, ndërsa kanë aplikuar mbi 5 mijë veta.

Vëllazërim Qerimi nga Zyra e Informimit publik në Komandën e Forcave Tokësore të Kosovës në një intervistë ka folur rreth këtij konkursi për të cilin tha se interesimi ka qenë shumë i madh.

“Të dhënat e kalkuluara të datës 21 e kalojnë numrin 5 mijë të aplikantëve, mirëpo të dhënat e sotme nuk janë përpunuar ende, por besojmë do të sillet numri aty 5 mijë e 500”, tha ai për Ekonomia Online. Qerimi ka thënë se nga ky konkurs do të pranohen 650 pjesëtar të cilët do t’i shërbejnë Forcës së Sigurisë së Kosovës.“

Nga gjithë ky numër do të selektohen 650 pjesëtarë, do të jenë pjesë e FSK-së pas një testimi të cilin do ta kenë bazuar në standardet të cilat realizohen në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kriteret për tu pranuar dhe për të qenë pjesë e Forcës së Sigurisë tashmë janë të ditura për opinionin publik, në radhë të parë duhet ta kesh shkollën e mesme të përfunduar, mosha nga 18-23 vjeçar, duhet të jesh shtetas i Republikës së Kosovës , mos të jesh i ndjekur penalisht, këto janë kriteret bazë që duhet t’i ketë një pjesëtarë i cili ka konkurruar për të qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Qerimi.

Ai ka njoftuar se testimet e rekrutëve të rinj do të bëhen në Ferizaj.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do të punojë me ekipet të cilat do të merren me testimet, secili pjesëtar që ka aplikuar do të marrë informata për kohën kur do të realizohen këto testime. Dua të njoftojë opinionin se të gjitha testimet do të realizohen në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjen në Ferizaj, mirëpo për kohën dhe çdo gjë tjetër do ju informojmë ”, ka thënë Qerimi.

Konkursi për rekrutë të rinj në Forcës e Sigurisë së Kosovës ka qenë i hapur nga data 11 shkurt dhe është mbyllur dje.

Mbrojtja e sovranitetit, kauzë e rrejshme për pushtet! – Nga Florim Zeqa

 

Mjerisht i kaluam 20 vite me Mitrovicën e përgjysmuar e syrgjynosur dhe me sovranitetin e shtetit të ndarë në dysh. Në njërën anë shtetin “multietnik” të Kosovës, ndërsa përballë saj shtetin paralel serb në veri dhe brendi të Kosovës.
Kjo që ceka më sipër dikujt mund t’i duket paradoksale, por është realitet i hidhur dhe i pakontestuar në Kosovën e monitoruar rreptësisht nga bashkësia ndërkombëtare.
Këtë realitet të hidhur e gjejmë tek komunat etnike serbe, ku në vend të elementeve të shtetit të pavarur të Kosovës (flamuj e mbishkrime) dominojnë flamujt dhe pankartat gjigante të mbishkrimeve në çirilicë të shtetit të Serbisë,
Përtej kësaj, janë dhe kishat e manastiret serbe gjthandej Kosovës që kanë gllabëruar territor të gjërë të komunave të Kosovës.
Decentralizimi etnik i komunave serbe në njërën anë, fuqizimi dhe zgjerimi (si asnjëherë më parë gjatë historisë) i kishave dhe manastireve serbe në anën tjetër e kanë bërë Kosovën shtet me sovranitet të dyfisht dhe jo funksional.
Shëmbulli më enklatant është ai në komunën e Deçanit, ku Manastiri ka bllokuar vazhdimin e punimeve të arteries rrugore (Autostrades) që lidhë Kosovën me Malin e Zi.
Përballë kësaj situate, të pafuqishme kanë mbetur autoritetet lokale (Komuna e Deçanit) dhe institucionet qendrore (Qeveria e Kosovës).
Nuk e kam as idenë më të vogël, se si do të mbrohet sovraniteti në veri të vendit, kur të gjitha institucionet shtetërore së bashku nuk mund ta lirojnë bllokadën e Manastirit të Deçanit për vazhdimin e punimeve në Autostradë!

Veriu i ndarë, kauzë për vota

Pas përfundimit të luftës, “bashkimi i Mitrovicës” për të gjitha subjektet politike ishte kauz e rrejshme për marrjen e votave të qytetarëve, ndërkaq me të përfunduar zgjedhjet Mitrovicën e largonin nga fjalori dhe agjenda politike sikur ajo të mos ishte fare pjesë e Kosovës.
Situata e tanishme për “mbrojtjen e sovranitetit” të kujton fushatat elektorale të liderëve partiak nga dita e çlirimit e deri në fillimin e dialogut me Serbinë.
Të gjitha subjektet edhe pse e dinë fare mirë që nuk mund të bëjn më shumë përveq retorikës boshe për mashtrimin e qytetarëve, liderët partiakë pa dallime po vazhdojnë me avazin e vjetër të patriotizmit folklorik.
Nëse vërtetë taksa 100 % është produkt i kryeministrit Haradinaj siq pretendon se është e tij, atëherë paralelisht taksës 100 %, do duhet të shpërbëjë shtetin paralel serb në brendi të Kosovës, përkatësisht në të gjitha komunat dhe fshatrat serbe, ku valojnë flamujt dhe mbisundojnë mbishkrimet në çirilicë të Republikës së Serbisë.
Më e rëndësishme se çdo lloj takse ndaj Serbisë, do të ishte trysnija ndaj bashkësisë ndërkombëtare për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, gjegjësisht për heqjen e të gjitha barrierave fizike dhe politike për shtrirjen e FSK-së edhe në pjesën veriore të vendit.
Përderisa trupat e FSK-së (tashmë Ushtrisë së Kosovës) nuk mund të lëvizin lirshëm dhe kontrollojnë pjesën veriore dhe enklavat serbe në brendi të vendit, nuk mund të bëhet fjalë për sovranitet të plotë të Republikës së Kosovës.

Me këngë nuk u bashkua Mitrovica

I kaluam 20 vite duke ëndërruar, duke kënduar e vajtuar, duke gënjyer e zhgënjyer vetveten se një ditë do të bashkohet qyteti i ëndrrave dhe kujtmeve tona rinore.
Përgjatë këtyre viteve i “provuam” të gjitha mundësitë tona për të bindur (frikësuar) pushtuesin tonë verior të na lë Mitrovicën, por kot!
Atë që nuk mundi ta bëjë shumë vite më parë ylli i muzikës shqiptare, e madhja Shkurte Fejza me këngën; “Jo nuk ndahet Mitrovica”,…provuan ta bëjnë edhe liderët tonë përmes fushatave zgjedhore disa herë në vazhdimësi…
Po i kthehem edhe një herë mesazhit të fuqishëm që shpërndau këngëtarja jonë e mirënjohur, në vargun e saj më kulmor në këngën e saj; “pa u farue me djem e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”.
Ky varg, për më tepër se mesazh, duhej të ishte si kushtrim mbarëkombëtar, mirëpo në kohën kur u lansua kjo këngë, mesazhi i saj duket të ketë qenë pak sa i vonuar, madje do të thosha edhe shqetësues për “bartësit” e luftës, tashmë të akomoduar mirë nëpër institucione shtetërore, të zhytyur thellë në luksin përrallor që u solli liria!
Ashtu si ndarja e Mitrovicës që nuk ishte e rastësishme (e planifikuar), edhe veprimet e mëpastajme të pasluftës ishin të planifikuara dhe të koordinuara nga Serbia, Rusia dhe një pjesë tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.
Orientimi i shqiptarëve kah shtetet turko-arabo-aziatike, ishte thikë me dy teha dhe për arritjen e tri qëllimeve kryesore;
– e para, shpërqëndrimin e vëmëndjes së shumicës shqiptare nga pjesa veriore e vendit të tyre,
– e dyta, shpëlarja e trurit të rinisë (së shëndoshë) shqiptare me dogma fetare,
– e treta, ftohja dhe prishja përfundimtare e mardhënjeve të shkëlqyera miqësore me shtetet përendimore e në veqanti me SHBA-të.
Për fat të keq, së fundmi si produkt të taksës kemi përkeqësim të raporteve të Kosovës me SHBA-në, partnerin tonë strategjik, nga i cili varet e ardhmja e shtetit tonë nesër.
Në anën tjetër HashimThaçi po i keqpërdorë raportet me SHBA-në duke e shitur “marrëveshjen me Serbinë”, si diçka që populli po e kërkon, e realisht krejt këtë pazar po e bën për qëllime dhe interese personale.
Riaktualizimi i idesë serbe për ndarjen e Kosovës nga ana e presidentit Thaçi përmes korigjimit të kufijve dhe këmbimit të territoreve, ka shkaktuar shqetësime të arsyeshme në mesin e popullatës shqiptare në Kosovë dhe më gjërë.
Nuk e kam as idenë më të vogël, se si do t’ia bashkojë Hashim Thaçi tri komunat e Luginës pa i humbur tri komunat në pjesën veriore, gjegjësisht Trepçën e Ujmanin, dy arteriet kryesore të shtetit të Kosovës.
Në anën tjetër serbët me modifikimin (ndryshimin) e pamjes së barrikadave dhe protestave të kohëpaskohshme pranë Urës së lumit Ibër na rikujtojnë se aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës.

Haziri: LDK-ja hyn në Qeveri vetëm me rolin prijës dhe me gjithëpërfshirje

Arton Konushevci

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se rikonfigurimi i Kryesisë së Kuvendit dhe rikonfigurimi i strukturave të dialogut, është rruga më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirës për procese të rëndësishme për vendin, e me theks të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi. Haziri thotë se në rast se arrihet një marrëveshje për një Qeveri gjithëpërfshirës, LDK-së i bie që të udhëheqë me Qeverinë.

Radio Evropa e Lirë: Kemi dëgjuar disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të flasin edhe për mundësinë e krijimit të një Qeverie gjithëpërfshirëse, e cila do të merrte përsipër disa prej proceseve aktuale politike, sidomos dialogun me Serbinë. Si e mendoni një Qeveri gjithëpërfshirëse?

Lutfi Haziri: Në fakt, është qëndrim i kryetarit të LDK-së (Isa Mustafa) dhe i Kryesisë së LDK-së në takimet që para dhjetë ditësh ne kemi organizuar me strukturat tona, është një hap përtej formulës legjitimiteti para dialogut. Duke parë që në kohën në të cilën po angazhohemi momentalisht dhe përafrimi i zgjedhjeve brenda BE-së, në fund të majit të këtij viti, po krijon një ambient jo të favorshëm për zgjedhje në Kosovë.

Legjitimiteti dhe dialogu është oferta e fundit që LDK-ja u ka bërë partive në qeverisje, sepse ata udhëheqin tri institucionet kryesore në vend dhe deri tani kanë arritur të prodhojnë vetëm zhurmë politike dhe të shkaktojnë një lloj frike politike lidhur me negociatat Kosovë-Serbi, sepse pritja e rezultateve është frikë te njerëzit, do të jetë e dëmshme për Kosovën. Legjitimiteti, ose përmes zgjedhjeve ose përmes marrëveshjes politike, nuk ka rrugë tjetër që mundet t’i jepet, sepse ne nuk mund t’ia falim legjitimitetin tonë askujt.

Rikonfigurimi i Qeverisë, rikonfigurimi i Kryesisë së Kuvendit, rikonfigurimi i strukturave të dialogut është ajo që ne e shohim në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse nga të gjitha partitë politike që janë në Kuvendin e Republikës, të gjitha partitë, pa përjashtim. Ne mendojmë se duhet të ndërtohet një kulturë e unifikimit për interes të Republikës në përmbylljen sidomos të proceseve të rënda, që tash po lidhen me pritjet për prodhimin e një dokumenti ligjërisht të obligueshëm mes Kosovës dhe Serbisë.

Radio Evropa e Lirë: Ju konsideroni që LDK-ja është përjashtuar prej këtij procesi sepse ka pasur oferta, ka pasur ftesa që LDK-ja të jetë pjesë e Ekipit negociator?

Lutfi Haziri: Ne, nga 24 maji i vitit të kaluar kemi qenë të hapur për bisedime. Kemi shkaktuar dialog të partive politike, tryeza të partive politike në parimin e rotacionit dhe gjetjes së çështjeve në interes të përbashkët. LDK-ja ka bërë ofertë të madhe për partitë në qeverisje në atë kohë, duke ofruar edhe legjitimitetin e vet politik në përmbylljen e problemeve të mëdha që ka ky vend.

U refuzua sepse ne nuk pamë asnjë përpjekje të partive në qeverisje, sa herë bisedonim për çështje që ndërlidhen për një konsensus më të gjerë. Natyrisht që prodhon një efekt sepse duhet të ketë një marrëveshje edhe për një datë më të hershme të zgjedhjeve dhe sa herë e kemi përmendur mundësinë e një date të hershme të zgjedhjeve, na janë përgjigjur me numra dhe në thirrjen që të organizojmë mocion mosbesimi.

Nuk ka qenë ky qëllimi ynë primar. Natyrisht që ne punojmë që ta rrëzojmë Qeverinë, por nuk ka qenë qëllimi ynë primar që ta sakatojmë Republikën tonë në agjendat e mëdha. Në anën tjetër, është harxhuar shumë energji në absorbimin e PSD-së, si grup i vetëm politik që është përafruar me partitë në Qeveri.

Ata absorbuan atë grup politik, ndërtuan një stabilitet të rrejshëm, krijuan në shumicë gjoja të qëndrueshme, por është derë e vogël për hyrje-dalje për partitë që janë në qeverisje dhe assesi nuk mund të flasim për një stabilitet institucional, sepse po shohim edhe agjenda e Qeverisë edhe agjenda e Kuvendit, janë në një gjendje kaotike.

Selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Radio Evropa e Lirë: Me çfarë kushte apo kritere hyn LDK-ja në një Qeveri të tillë që do të formohej eventualisht në të ardhmen, do të thotë Qeveri gjithëpërfshirëse?

Lutfi Haziri: Për ne është interes i madh pjesëmarrja e të gjitha partive politike. Le të themi, nuk është detyrimisht një kusht që ne mund ta përmendim, por ne mendojmë, jemi të bindur se pjesëmarrja e të gjitha partive politike në Kuvend – këta që kanë mandat politik – riorganizimi i Kryesisë së Kuvendit dhe rishikimi i strukturave të dialogut, krijon një mundësi që të gjithë të marrin përgjegjësinë e vet deri në përmbylljen (e procesit të dialogut). Po ashtu, detyrimisht duhet të ketë një marrëveshje parimore për zgjedhje të hershme.

Radio Evropa e Lirë: Po Qeverinë gjithëpërfshirëse si e mendoni?

Lutfi Haziri: Rikonfigurimi i bie sipas fuqisë politike, natyrisht. Nuk ka (kushte), nuk mund të spekuloj, as në këtë nivel që janë tash sepse mandej po na përkthehet kërkesa jonë, oferta jonë për stabilitet, po përkthehet si aspiratë për pushtet. Jo.

LDK-ja e sheh rolin e vet në udhëheqje të Qeverisë vetëm përmes zgjedhjeve. Ne besojmë që legjitimiteti i vetëm që na jep mandatin e Qeverisë janë zgjedhjet.

Një Qeveri e unitetit, një marrëveshje e unitetit për t’i përballuar problemet e mëdha që ka ky vend është vetëm ofertë për ta rikonfiguruar totalisht edhe Qeverinë edhe Kryesinë e Kuvendit.

Radio Evropa e Lirë: Me çka do të ishte e kënaqur, me këtë forcë që e ka LDK-ja tash…

Lutfi Haziri: Ne do të ishim të kënaqur nëse të gjithë marrin pjesë. Mandej është çështja e marrëveshjeve politike. Marrëveshjet politike do të determinonin rolin e secilit, por natyrisht i bie prijëse LDK-së detyra e ekzekutivit, aty ku ka qenë para pak vitesh. Ne në mënyrë të padrejtë na u organizua mocioni, në mënyrë tinëzare dhe besojmë shumë që një rol i LDK-së në qeverisje, çfarë ka qenë deri para dy vjetësh, është treguesi më i mirë që proceset mund të shkojnë mbarë.

Radio Evropa e Lirë: A ka konsensus brenda LDK-së për t’u përfshirë në një koalicion të ri me partitë në pushtet?

Lutfi Haziri: Ne, të them të drejtën, kemi konsensus për platformën tonë. Platforma jonë nuk është e negociueshme, është një dokument që ka marrë miratimin e të gjitha strukturave. Për ne është interes jetik, prioritet numër një, dy dhe tre është ruajtja e unitetit tonë. Kështu që, ne nuk e rrezikojmë këtë unitet me asnjë formulë tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Po, përfshirja në qeverisje?

Lutfi Haziri: Vetëm në mundësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike.

Radio Evropa e Lirë: Po nëse një Qeveri e tillë nuk formohet, çfarë pozicioni do të mbajë LDK-ja karshi dialogut dhe Ekipit negociator i cili po funksionon?

Lutfi Haziri: Po funksionon, por është i pafuqishëm. Është i pafuqishëm karshi ndërmjetësit ndërkombëtar, është i pafuqishëm karshi popullatës për shkak të legjitimitetit dhe do të jetë i pafuqishëm që të arrijë një marrëveshje finale.

Ky është hendikepi më i madh i tyre. Ne do të vazhdojmë të jemi gardianë të shtetit, të Republikës, demokracisë që e kemi, me mjete politike dhe vetëm me mjete politike do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo tendencë që deformojnë këto qëllime në Kuvendin e Republikës. Kjo është dera jonë , institucioni dhe roli ynë në të ardhmen.

Radio Evropa e Lirë: Cila do të duhej të ishte oferta e Kosovës në dialogun me Serbinë, ka shumë opsione, që nga korrigjimi apo ndryshimi i kufirit, shkëmbimet e territoreve e deri te njohja reciproke?

Lutfi Haziri: Unë, besoj se Kosova duhet të shkojë me një platformë politike, e cila jep zgjidhje finale problemeve. Nuk mund ta injorojmë problemin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në parimin e reciprocitetit apo të shprehjes së vullnetit të tyre tash më të lirë me referendumin e vitit 1992.

Ata, delegacioni, duhet ta kenë parasysh këtë vullnet të tyre dhe natyrisht që nuk mund t’i lënë të jetojnë në këtë status që e kanë atje.

Kosova nuk ka çka jep shumë, nuk ka çka ofron shumë, definitivisht. Kosova duhet t’i mbyllë çështjet e hapura me Serbinë që lidhen me luftën e fundit.

Radio Evropa e Lirë: Nëse thoni se edhe Presheva e pjesë të tjera të asaj ane të jenë pjesë e Kosovës, mendoni se Serbia do të pajtohet, pa marrë edhe ajo diçka nga Kosova?

Lutfi Haziri: Po krijohet një disponim që duhet të definohet një kufi mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Në Serbi është duke u ndërtuar një vendim te vendimmarrësit që duhet një kufi në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan dhe që i bie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për konceptin e serbëve në kulturën e serbëve, ata e shohin më shumë si shqiptarë dhe serbë, sepse për ta, është shumë e dhimbshme republika e dytë e shqiptarëve në Ballkan, gati se e papërballueshme, kurse për ne është e shenjtë. Kjo rritje është e shenjtë dhe ne duhet ta ruajmë deri në fund.

Asetet kombëtare si Ujmani, Trepça, korridori i dhjetë, një segment i korridorit të dhjetë ndërkombëtar që kalon përmes Preshevës e Bujanocit, janë gjeografikisht të pandara prej territorit të Republikës së Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Në veri të Kosovës kufiri aty ku është tani?

Lutfi Haziri: Nuk e shoh larg as ai që është sot. Korrigjimi për mua si Lutfi Haziri në këtë rast, sepse LDK-ja e kundërshton çdo prekje të kufirit të Kosovës të vitit 1974, për mua si Lutfi Haziri, korrigjimi do të jetë shumë i vogël me disa fshatra të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe këtu përfundon gjithçka.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju mendoni se një pjesë e territorit aktual të Kosovës do të preket në rast të ndonjë marrëveshje?

Lutfi Haziri: Definitivisht kërkesa e tyre është pjesa e veriore dhe pjesa jugore të merret në veri, sepse ata nuk janë të gatshëm ta japin as Preshevën e as Bujanocin.

Ata janë të detyruar ta japin, po plani serb është që Morava dhe Ibri të jenë kufijtë natyrorë që i ndajnë shqiptarët dhe serbët në të ardhmen.

Ahmeti: Askush në Bruksel nuk e ka përmendur idenë e korrigjimit të kufijve

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, i cili njëherësh është edhe bashkëkryesues i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, ka komentuar të enjten deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se idenë për korrigjimin e kufirit e ka marrë nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ahmeti ka thënë se deri tash askush zyrtarisht nuk e ka bërë një kërkesë të tillë në Bruksel.

“Nëse e paska propozuar Rugova e bën kjo më të mirë apo si është puna? Dje e dëgjova (v.j. ministrin e Jashtëm serb) Daçiq se ky është propozim i tij më pas e dëgjova (v.j. presidentin serb) Vuçiq që ai e paska përkrahë për një kohë të gjatë. Është e qartë kërkesa sepse askush në Kosovë nuk do ta kërkonte këtë. Kjo është e qartë se është kërkesë e Serbisë, por e them zyrtarisht se formalisht në takime asnjëherë nuk është përmendur as nga ndërmjetësuesit në Bruksel as që kemi dëgjuar se e ka kërkuar Serbia”, është shprehur Ahmeti.

Sipas kryetarit të Prishtinës, platforma e delegacionit të Kosvës, nuk është kundër dialogut me Serbinë. Sipas tij, ajo çfarë është dëgjuar deri tash nga ana e Serbisë, janë vetëm ankesat e jo ndonjë kërkesë e saktë.

“Por ne e kemi të qartë se çfarë duam. Ne duam njohje nga Serbia në kufijtë ekzistues që i kemi, pa nivel të tretë të qeverisjes. Pastaj mund të flasim për çështje të të drejtave të minoriteteve apo çështje tjera. Kërkesat tona janë të qarta, duhet të flasim për dëmet e luftës, pensionet dhe gjitha temat që i kemi ngritur”, ka shtuar ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur disa herë se ideja për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është përmendur edhe nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në vitin 1994.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Procesi i dialogut pritet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht obliguese për të dyja shtetet.

Vitin e ardhshëm hapet ambasada japoneze në Prishtinë

Japonia do të hapë ambasadën e saj në Kosovë në vitin 2020. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, pas takimit që pati me ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe.

Haradinaj tha se me diplomaten japoneze u pajtuan që bashkëpunimi bilateral të avancohet në dimensione të reja.

“Hapja e ambasadës japoneze në Kosovë në vitin 2020 do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë. Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjatë ditës, në Prishtinë, ministrja japoneze bashkë me ministrin për Punë të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të bëjnë mbjelljen e fidanëve të qershive japoneze.

XEHTARËT E TREPÇËS ME FAT APO TË PA FAT, NGA QEVERISJA E KEQE VENDORE…!? – Nga Abas Fejzullahi

X
Një vështrim i shkurtër, lidhur me 30 vjetorin e Grevës së Urisë së xehtarëve të Trepçës.

Mbi hyrjen për në horizontet e nëntokës me pasuri xehesh të shumta në xeheroren e Trepçës në Stantërg, ka qëndruar dhe qëndron mbishkrimi:“ ME FAT !“
Dëshirë kjo që u dëshirohet xehtarëve, pasi që ekzistojnë rreziqe të ndryshme për shembje apo fatkeqësi tjera që ndodhin nëpër xeherore, nga të cilat në të kaluarën ka pasur viktima nga xehtarët që nxjerrin xehe nga nëntoka..!

Para 30 vite, 1300 xehtarë(minatorë) të Trepçës në thellësit e horizonteve nga nxirreshin xehet organizuan grevën e urisë, përmes të cilës, kundërshtonin Serbinë e cila edhe në emrin e Jugosllavisë, me të gjitha mjetet e saja të dhunës në vazhdimsi kishte për qëllim rrënimin dhe zhbërjen e KSAK nga të gjitha të drejtat e saja që i kishte të garantuara me Kushtetutën e saj.

Në vijim kërkesatë origjinal të xehtarëve fotografuar nga libri me tirull:
EPOPEJA E MINATORËVE nga bashkëautorët Aziz Abrashi dhe Burhan Kavaja

Greva historike e xehtarëve të Trepçës e cila zgjati prej datës 20-28-02-1989, patë jehonë ndërkombëtare.

Greva largoj disa prej shumë pengesave lidhur me lajmet e rrejshme aso kohe dhe hoqi një pjesë të maskës lidhur me terrin informativ Jugosllavë, që drejtohej kryesisht nga propoganda shoveniste serbe me mjeshtri e dinakri e fshehur dhe maskuar, në emrin e bashkim vëllazërimit e popujve dhe pakicave Jugosllave..!

Hapatas dual në sipërfaqe, urrejtja e pashërueshme (patologjike) e udhëheqësisë çetnike serb në veçanti, që drejtohej nga KOS (Kisha orthodokse Serbe) ASHAS(Akademia e Arteve dhe Shkencës Serbe) dhe AUS(Akademia Ushtarake Serbe) me padurimin e tyre, që u dëshmue me veprimet kundër Kosovës dhe shqiptarëve që përbënin 95% të popullatës vendore dhe shqiptarëve kudo që gjindeshin në ish Jugosllavi dhe në kurbet, që me jetësimin dhe zbatimin e dhunës dhe llojeve të gjenocideve në veçanti nga viti 1989-1999..!

Organizimi i Grevës së urisë nga xehtarët e Trepçës dhe qëndresa e tyre madhështore për të mbrojtur të drejtat e Kosovës u përkrahën nga të gjitha shtresat e popullit, nga sulmet e drejtuara nga kryeçetniku serb Sllobodan Millosheviqi, që kishte për synim dhe qëllim kryesor zhbërjen e autonomisë së Kosovës dhe lirit vetanake dhe kolektive të shqiptarëve, ka ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve historike në vijim:

⦁ Pajtimin i Gjaqeve;
⦁ Aksionin gjithëpopullor „FNF“ (Familja Ndihmon Familjen) më vonë SHB“FNF“;
⦁ Ndërkomtarizimi i çështjes së Kosovës;
⦁ Deklarata Kushtetuese e Pavarësisë 2 Korrtor 1990 ;
⦁ Kushtetuta e Republikës së Kosovës- Kushtetuta e 7 Frytorit(Shtatorit)1990;
⦁ Referendumi gjithëpopullor për Kosovën Shtet sovran dhe i pavarur mbajtur prej datës 26 deri më 30 Frytor(Shtator) 1991;
⦁ Formimi i qeverisë së parë të Republikës së Kosovës më 19 Brymor (Nëntor) 1991dhe përbërja e qeverisë prej tetë Ministrive;
⦁ Hyrja e Forcave të NATO-së në Kosovë më 10 Qershor 1999 dhe largimi i forcave ushtarako-policore të serbisë nga Kosova;
⦁ Qeverisja e Kosovëes nga viti 2000 nga Administrimi i OKB- UNMIK-u, Zhbërja e Kuvendit të Kosovës dhe Kushtetutës së Kaçanikut( fatkeqësisht me kërkesën e disa karrjeristëve vendor që ende janë tani në pushtet) dhe vendosja e Kornizës Kushtetuese nga UNMIK-u..!
⦁ Rrënimi i pasurisë publike përmes shtyllës së IV-të të UNMIK-ut dhe qeveritarëve vendor gjëja me privatizimin e ndërmarrëjeve shoqërore, që u keçpërdoren për tu pasuruar pushshtetarët dhe disa nga ndërkombëtarit në administratën e UNMIK-ut..!
⦁ Shpallja për herën e dytë të Kosovës Republikë më 17 Shkurtor 2008;
⦁ Dhe për 11 vjetë qeverisje të vendorëve në pozita dhe pushtet kemi gjendjen ekzistuese në Kosovë, për të cilën Kuvendi dhe kurvendarët e Kosovës, flasin e shkruajn sikurse që e bëjnë mjetet e shtypit dhe ato elektronike, ku opozita paraqet gjendjen, zi, terr e tmerr në Kosovë, në të gjitha drejtimet që u intereson, ndërsa pozita e majur dhe e forcuar në pushshtet që nga 2008-ta, krenohet,krekoset e lavdrohet, me qeverisjen e mirë dhe për të arriturat e tyre…!
⦁ Kuvendin e Kosovës e kanë shëndrruar në një hapësirë ku zhvillohen përplasje deri tek rëndimet ndaj njëri tjetrit për keqpërdorime, vjedhje, plaçkitje, tradhëti, kriminel, trima, frikacak, ndëgjon e shef pamje si në theatër nga opozita ndaj pozitës për ta marrur pushtetin dhe anasjelltas nga pozita ndaj opozitës për ta mbajtur pushtetin, të dya palët thirren e qirren se u plasi zemra për gjendjen në Kosovën hallemadhe, ka lulëzuar, papunësia dhe ikja nga Kosova e të gjithë atyre që kanë mundësi për të ikur se shpresën dhe ardhmërin ua kanë rrëmbyer aherë pushtetarët dhe kurvendarët …me veprimet e tyre…!

Të gjitha përpjekjet e tyre të sipërshënuara, në vend se të pranohen, vlerësohen edhe të shpërblehen siç e kanë merituar, ndodhi e kundërta nga qeverisja dhe qeveritarët vendor:
Dëshmitë me të dhëna në vijim për xehtarët e Trepçës dhe fatin e pa fat të tyre le ta vlerësojnë lexuesit në vijim:
⦁ Pas daljes nga zgafella, ku xehtarët bënë Grevën e urisë 8 ditëshe, për kërkesat e tyre të parashtrura, për mbrojtjen e Kosovës, pushteti serb mori masatë në vijim;
⦁ Burgosi organizatorët e Grevës dhe u shqiptoj atyre denimet me burgim;
⦁ Largoj xehtarët me dhunë nga vendet e punës dhe vendosi masat e dhunshme;
⦁ I keqtrajtonte dhe ndiqte vazhdimisht xehtarët dhe pengonte organizimet e tyre;

Pushteti serb, kishte menduar që me largimin e dhunshëm nga puna, xehtarët do të gjunjëzoheshin për kafshatën e bukës, sepse të ardhurat e fituara me djersë ishin i vetmi burim material i jetesës, kështu ndaj tyre vendosen luftën e pa shpallur por luftën më të ndyerë, pra, Luftën e Urisë, dhe në këtë mënyrë mendonin se do të gjunjëzoheshin xehtarët dhe do të nënshtoheshin urdhërave të tyre…!
Përveq ndihmave të herëpashershme që populli dha nga tërë Kosova për xehtarët e pa punë, në rrethanatë e krijuara lindi ideja dhe u jetësua në praktikë aksioni gjithëpopullor i bamirësisë afatgjate; Familja ndihmon familjen“ më vonë e shëndrruar në Shoqatën bamirëse”FNF” (Familja Ndihmon Familjen ) që u jetsua drejtëpërdrejtë dhe patë program afatgjatë dhe përkrahje nga e tërë Kosova , jashtë saj dhe kurbeti.
Me që përmes aksionit “FNF” ideaitor e vet autorit të këtij vështrimi, por e jetësuar nga vet populli, kam qenë në vazhdimsi në lidhje për bashkërëndimin e punëve me kryesin e Sindikatave të Pavarura të xehtarëve të trepçës, rreth përgatitjeve të regjistrave për familjet e xehtarëve me nevojë për ndihmë, s’bashku me kryesin e Sindikatave të Pavarura të xehtarëve, në veçanti me sekretarin Selami Helshanin, më ka ra në ndeje dhe organizime të xehtarëve të dëgjoj biseda të xehtarëve që mes tjerash thoni në ate që ishin të bindur se do të ndodh në të ardhmen:
“…Me rastin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, xehtarët do të punojnë tri vite falas, vetëm sa për bukën e gojës si thonin ata, për të ndihmuar forcimin e ekonomisë së vendit dhe Shtetësinë e Kosovës…”

Po çfarë ndodhi me xehtarët dhe Trepçën jo tri vite pas lufte po qe 19 vite ?
⦁ Trepça dhe pasuritë e saja të mbetura u vjedhen e vidhen e shiten e stërshitën nga qeverisja vendore në pozita dhe pushtet të ndryshme ..!
⦁ Xehtarët dhe udhëheqësit që donin riaktivizimin e punës , su përkrahën, dhe me kohë u larguan dhe gjendja e Trepçës vazhdimisht u përkeqsua..!
⦁ Xehtarët, jo që su përkrahën që kërkonin punë e prodhim, por ata u detyruan që edhe në këtë kohë të hynë në Grevë Urie me kërkesa tani më për shtetin e tyre që para lufte dhanë çdo gjë për liri, pavarësi e për shtet, ndërsa mbas lufte, jo që su trajtuan si dhe sa duhet, por u dëmtua pasuria e Trepçës dhe jetesa e tyre mbet të mbijetojnë e pa dinitetshme dhe vazhdon të mbetet e till, nga qeverisja e keqe vendore…!
⦁ Si përfundim:
A janë sot xehtarët me FAT apo pa FAT…!?

 

PRESIDENT THAÇI, JE I DESHTUAR I HUMBUR! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

/Diçka nuk po te shkon, diçka nuk po ta don, diçka po don më te mbetë në fyt/

Presidenti Hashim Thaçi pasiqe është mbytur ne moçalin e ujërave te
pista për politikën e vet antishqiptare për ndarjën, coptimin dhe
korigjimin e kufijve po delë kundër Kosovës dhe në dobi të Serbisë dhe
në sherbim te agjenturave slave-ruso-serbe,dhe gjithënjë e më shumë po
përjeton fiaska në skenën ndërkombëtare,por më së shumti ësht ka hanë
stupca kres nga vetë qytetarët e Kosovës të cilët nuk e përkrahë
askush,bile as partia e rij.

Pra ky njeri është i humbur,po fundosët ngdadalë ne plehun e historisë.

Por i humburi siç thotë populli mundohet të kapët edhe për kashte.Për
iden e tij për coptimin e Kosovës po mundihet të kapët edhe për te
tjërët.Kështu ai rishtas deklaroi se këtë ide e kishte edhe Presidenti
historik I.Rugova.

Vjenë keshilla President Thaçi largë duart nga Ibrahim Rugova.

I vogëi je sa bubrreci te matësh më ikonën dhe vleren kombëtare dr
Ibrahim Rugova.Ibrahim Rugova është po ai i cili luftoi me
shpirtë,zemer dhe dije për lirinë e Kosovës.Ibrahim Rugova është ai të
cilit gjat dhe pas luftës u mundove me ja hup flamën.Gjatë luftës me
shumë luftove kundër tij se sa me shka.Pasluftes atij iu vranë figurat
me te ndritura te kombit.Nga kush,me siguri e din.Pasluftës u banë
disa antentate për ta likujdu fizikisht.Nga kush,ndoshta e din.Por pas
luftës ate asnjehrë nuk mujte me e mujtë me zgjedhje.Ishte me i fortë
se sa ti.E donte populli,e kishte në shpirtë.Ai ia patë lanë një
amanet popullit për ty:

“Këtë njeri mbajeni gjithëmonë larg pushtetit sepse është i rrezikshem”

Deshtimi i ytë moral dhe intelektual shkonë edhe më largë.Tashti kur
të kanë çitë të gjithë jashtë,po mundohësh më u kapë për Rugovën ne
dobi te “tarnisë”tande për copëtimin e Kosovës,duke thnaë se edhe
I.Rugova ishte për ndarkës së Kosovës.President kjo nuk është e
vërtëtë,mos trillo,mos e mashtro popullin sepse populli e dinë së
kushte ishte I.Rugova dhe për çka e sakrifikoj jeteën e tij brilante
ne sherbim të kombit.Kjo u vertet edhe me rastin e vdekjes se tij kur
ti gjithë popullu u qu ne këmb ne minis 20 grad për te percjell në
përjetesi.ishin gadi 1 milion.Nuk e përcollën vetem smirzite e partis
tende.E,tashti për poena politik,por jo qe ke ndonjë respek për te
shkonë dhe i përkulesh te varri.Ani,marria nuk ka fund.

Ti e dinë fortë mirë se Qndrimi brilant i Rugovësnë vazhdimësi
ishte:”Kosova e pavarur në kufijtë egzistues…dhe në miqesi të
përhershme më Amerikën”,qe kësaj miqesije po mundoheni te ja futeni
thikë pas shpine.

Poashtu Hashim Thaçi e dinë fortë mirë se kujt ishte ideja për
korrigjimin e kufijeve Është ide e kahmotshme e Qosiqit te cilin
vazhdimishte e përkrahëte edhe Qosja i jonë me Dacin dhe Hazirin,qe
s’shohin larg por deri te hunda e tyre.Kjo ide është andërr dhe
projekt i kah moteshme e Serbisë,e percjellë braz pas brezit,por qe
tashti kur Aleksandër Vuçiqit i doli përball një njëri i lig,një njeri
i padijshëm që për interesat e tij personale e damëtonë edhe atedheun
e vetë.

Pra,z.President Hashim Thaçi hiçë dorë nga shkembimi i teritorëve.Në
këtë punë je i deshtuar,je i humbur përgjithëmonë,këtë me asnje kushtë
nuk e lejon populli i Kosovës.Nuk mundesh symbylltas qe për disa
ideologji te huaja të shkosh kundër popullit tend.

Bolton është një figurë kalimtare – Paragjykimet e Boltonit kundër Kosovës Nga David L. Phillips

Paragjykimi i tij antishqiptare do të përfundojë në kovën e pluhurit të historisë.
Kosova ishte mësuar të gëzonte përkrahje të gjerë si të demokratëve, ashtu edhe të republikanëve në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Bill Clinton udhëhoqi aksionin e NATO-s për të ndaluar gjenocidin e Serbisë të shqiptarëve të Kosovës në 1999-n. Presidenti Xhorxh W. Bush koordinoi njohjen ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës në 2008-n. Sot administrata Trump ka një qasje të paqartë për të mbështetur Kosovën. John R. Bolton, këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ka një paragjykim antishqiptar që minon sovranitetin e Kosovës, si dhe interesat e SHBA-së në rajon. Për dekada me radhë Bolton ka qenë i patrazuar në preferencën e tij për Serbinë. Ai mbështet planin e tanishëm të Beogradit për ndarjen e Kosovës në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.Paragjykimi antishqiptar i Boltonit daton që në vitet 1990, kur ai kundërshtoi ndërhyrjen “e paligjshme” të Amerikës për të ndaluar gjenocidin e shqiptarëve të Kosovës nga Serbia. Ai minimizoi vrasjen e më shumë se dhjetë mijë shqiptarëve të Kosovës dhe zhvendosjen e një milion të tjerëve.Sipas Boltonit, “Nuk ka interesim të mjaftueshëm amerikan për të marrë anën as shqiptarëve të Kosovës ose të serbëve”. Bolton vazhdoi të kundërshtonte njohjen e SHBA-së për Kosovën në vitin 2008. Bolton kritikoi “politikën antiserbe të qeverisë së SHBA-së që nga shkatërrimi i ish-Jugosllavisë”. “Mendoj se SHBA-ja do ta bënte një gabim nëse ata e njohin njëanshëm Kosovën. Zgjidhja e vetme e arsyeshme do të rezultojë nga bisedimet midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

Një zgjidhje potenciale e imponuar mund të çojë në dhunë, e cila nuk është në interes të asnjë personi”, kishte deklaruar ai. Në një intervistë për “Russia Today” Bolton ka paralajmëruar se pavarësia e Kosovës do ta “rrisë rrezikun e jostabilitetit dhe do të tërheqë ekstremistë islamikë nga e mbarë bota”. Askush nuk i kushtoi shumë vëmendje komenteve nxitëse dhe të parëndësishme të Boltonit në të kaluarën. Ai ishte një ekspert i çuditshëm, i njohur për pikëpamjet e tij radikale si nga demokratët, ashtu edhe nga republikanët.

Tani si këshilltar i Sigurisë Kombëtare Bolton është në gjendje të bëjë një dëm të vërtetë. Në muajin gusht Bolton shpërtheu dialogun Kosovë –Serbi, duke deklaruar: “SHBA-ja nuk do të përjashtojë ose nuk do të kundërshtojë këmbimet territoriale midis Serbisë dhe Kosovës”. Duke i bërë jehonë qëndrimit të Moskës ai rregulloi një letër nga Trump të drejtuar Thaçit, duke miratuar ndarjen nëse të dyja palët ranë dakord për të. Bolton së fundmi ka kritikuar miratimin e Kosovës të një tarife prej 100 për qind për eksportet serbe në Kosovë.

SHBA-ja kërcënoi Kosovën për veprim pa lejen e saj. Bolton mbylli sytë ndaj ngjarjeve që i paraprinë vendosjes së tarifës. Ndërsa po shfaqej në Bruksel për të diskutuar normalizimin me Kosovën, Serbia po luante një lojë të pistë të dyfishtë, duke dekurajuar vendet nga njohja e Kosovës dhe madje edhe duke lobuar te vendet që e kanë njohur Kosovën për tërheqjen e njohjes së tyre. Duke munguar një diplomaci efektive të SHBA-së, kandidatura e Kosovës për INTERPOL pësoi një dështim.

Bolton thotë se është agnostik, por në të vërtetë favorizon ndarjen. Ai e hodhi në pah mundësinë e një ceremonie në “Kopshtin e Trëndafilave” në Shtëpinë e Bardhë nëse Kosova pranon presionin e jashtëm dhe pajtohet të rregullojë kufijtë e saj. Qasja e tij ndjek një histori të pikëpamjeve antishqiptare gjatë dekadave. Ai fsheh dallimin mes agresorit dhe viktimës.

Marti Ahtisaari, diplomati i klasit botëror i cili shërbeu si president i Finlandës dhe mori çmimin “Nobel për Paqe” në vitin 2008 për punën e tij si i dërguar i posaçëm i OKB-së për Kosovën, ishte strategjikisht i fokusuar dhe taktikisht fleksibil. Ai kishte një vizion për negociata. Sipas Ahtisaarit, pavarësia ishte rezultati i vetëm. “Treni është larguar nga stacioni dhe ne e dimë se ku do të arrijë. Në të gjitha negociatat e mia e dija që nga fillimi se çfarë do të ishte rezultati”, më tha ai. Ndërmjetësimi i Ahtisaarit u udhëhoq nga parimet: nuk ka kthim në status quo; nuk ka ndarje të Kosovës; dhe nuk ka Shqipëri të Madhe. Ai e kuptoi rëndësinë e Amerikës. “Lidershipi i SHBA-së ishte aq i qartë dhe i vendosur. Problemi im më i madh ishin evropianët”.

Qasja e Boltonit është diametralisht e ndryshme. Bolton thotë se palët duhet të vendosin. Ai mbështetet në ndërmjetësimin e udhëhequr nga Evropa. Në vend që të jetë parimor dhe i vendosur në ndjekje të një rezultati, Bolton sillet në një mënyrë që është e favorshme për Serbinë dhe e pranueshme për Rusinë. Diplomacia e tij është ose teknikisht e paaftë, ose e falimentuar moralisht, ose të dyja. Në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës ne kujtojmë premtimin e presidentit Bush për presidentin Sejdiu më 18 shkurt 2008: “Shtetet e Bashkuara do të jenë partneri juaj dhe miku juaj. Ndërsa Kosova hap një kapitull të ri në historinë e saj si një shtet i pavarur, pres thellimin dhe forcimin e miqësisë sonë të veçantë”. Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë pasigurinë e mbështetjes së Amerikës. Komoditeti mund të gjendet në faktin se Bolton është një figurë kalimtare. Paragjykimi i tij antishqiptar do të përfundojë në kovën e pluhurit të historisë.

(David L. Phillips është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Universitetit Columbia për Studimet e të Drejtave të Njeriut. Ai ka punuar me ambasadorin Richard C. Holbrooke si këshilltar i lartë në Departamentin e Shtetit. Ai ka shkruar shumë libra, duke përfshirë: “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja e SHBA-së” (Shkolla Kennedy e Harvardit).

 

Vazhdon drama Hashim Thaçi – Alma Lama: A e denoncoi ambasadorja presidentin në Polici?

Alma Lama, e emëruara dhe e shkarkuara e Presidentit Thaçi, po refuzon të kthehet nga Ambasada e Kosovës në kryeqytetin italian. Ajo i ka kërkuar avokatit të Popullit ta çojë Thaçin në Gjykatën Kushtetuese. Ka zëra që thonë se ambasadorja e shkarkuar e ka denoncuar Thaçin në Itali për kërcënim. Lama tregon për Gazetën Express se çka po ndodhë në misionin kryesor diplomatik të Kosovës në Itali.

Po vazhdon drama në Ambasadën e Kosovës në Romë të Italisë. Kanë kaluar muaj prej kur presidenti Thaçi vendosi ta largonte nga pozita e Ambasadores Alma Lamën, ndërsa ajo akoma nuk e ka dorëzuar detyrën.

Lama, e cili mori detyrën në vitin 2016, pasi Thaçi u votua president, ka refuzuar vendimin e tij për lirimin nga detyra.

Ish-deputetja e Vetëvendosjes dhe e LDK’së, e numëron akoma vetën ambasadore të Kosovës dhe thotë se po e përfaqëson vendin, madje edhe presidentin në Romë.

Që prej se është dekretuar për ta përfaqësuar Kosovën në Itali, Lama është përfolur për relacionet e saj me Hashim Thaçin. Ajo u akuzua nga opozita e atëhershme dhe nga shoqëria civile se mori postin e ambasadorës në këmbim të votës që dha në shkurt të 2016’ës pro zgjedhjes së Thaçi president.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se Alma Lama në Itali ka denoncuar presidentin Thaçi se po e kërcënon dhe se ajo nuk mund të kthehet në Kosovë.

Lama në një përgjigje për Expressin ka thënë se ka dëgjuar për këtë, por e konsideron një shpifje që po shpërndahet pa i ditur arsyet pse.

“Unë nuk jam në dijeni të një denoncimi të tillë. Bëhet fjalë për një shpifje që nuk e di nga gjenerohet dhe për çfarë arsye gjenerohet”, është shprehur Lama.

Edhe përkundër se Presidenti Thaçi ka nënshkruar në nëntor dekretin për shkarkimin e Lamës nga pozita e ambasadorës dhe kthimin e saj nga misioni, ish-deputetja e Vetëvendosjes dhe e LDK’së, thotë se ajo po vazhdon angazhimet e një ambasadoreje.

“Aktualisht unë jam përfaqësuese e Republikës së Kosovës në Itali, sipas vendimeve të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësoj presidentin, kryeministrin dhe të gjitha institucionet dhe popullin e Kosovës”, është shprehur Ambasadorja e shkarkuar.

“Unë deri ne dorëzim të detyrës po punoj për kultivimin e raporteve mes shtetit italian dhe Republikës se Kosovës”, thuhet tutje në përgjigjen e Lamës.

Nga ana tjetër, ajo është ankuar te Avokati i Popullit për dekretin e Presidentit. Lama nuk po kthehet në Kosovë, ndërsa përmes avokatit të Popullit dëshiron ta dërgojë Presidentin Thaçi në Gjykatën Kushtetuese.

“Institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar ankesë nga Alma Lama kundër Dekretit të Presidentit nr. DTD 016-2018.Lidhur me këtë rast znj. Lama ka kërkuar nga Avokati i Popullit që Dekretin në fjalë ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë në një përgjigje me shkrim Zyra e Avokatit të Popullit për Gazetën Express.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë thënë për Express se Lama mund të shfrytëzojë edhe disa muaj kohë deri në kthimin e saj në Kosovë. Gjithashtu kanë treguar se një kërkesë e tillë, në emër të Ambasadorës, e ka bërë institucioni i Avokatit të Popullit.

Ndërkaq, zyra e Avokatit thotë prej 11 dhjetorit po pret përgjigje nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli rreth shkarkimit të ambasadorës kosovare në Romë.

Bukurie Gjonbalaj është përmendur se do të zërë vendin e Lamës, duke u rikthyer sërish në Romë.

Mirëpo Gjonbalaj në një përgjigje të shkurtër për Gazetën Express ka thënë se ajo nuk është ngarkuar me këtë detyrë./Express

Haradinaj: Duhet me na ardhë marre, si e kemi lënë Trepçën në këtë gjendje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë ata që kanë udhëhequr shtetin, duhet të skuqen për faktin se si e kanë lënë Trepçën në një gjendje të keqe për 20 vjet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevës së Minatorëve.

Haradinaj tha se Trepça është burim jete të cilën e çmon çdo njeri në trojet tona. Ai thotë se Trepça është burim shumë i rëndësishëm dhe çdo sektor i jetës lidhet me të.

“Nuk është e rastësishme sot pse jemi bashkuar, që ardhja sot në Stantërg ka më shumë kuptime se sa një akt që ka bë kthesën, greva e minatorëve. Ne kemi ardhur që atëherë e kemi ditë çka duam, e kanë ditë qytetarët, minatorë, poashtu e dimë edhe sot. Trepça është një burim jete për të gjithë, që e çmojmë kudo që jemi në trojet tona. Trepça si burim jete është shumë i rëndësishëm sepse lidhet me shumë sektorë. Nuk ka sektorë tjetër i jetës që nuk lidhet me Trepçën”, tha Haradinaj.

Ai tha se është “marre” 20 vjet pas luftës që Trepça është lënë në gjendje shumë të keqe.

“Duhet me na ardhë marre e me u skuq si e kemi lanë Trepçën 20 vjet në këtë gjendje. Fakti që e kemi votu statutin e Trepçës na ngushëllon, por nuk mjafton duhet të regjistrohet si kompani, janë aksionarët që duhet të marrin përgjegjësi, pjesa e Trepçës në jug duhet dorëzuar materialet e nevojshme për regjistrim, letërnjoftimin e secilit minator, Trepça veri duhet ta përgatisin çdo materie të nevojshme në mënyrë që çdo aksionarë të regjistrohet. Mënyra më e mirë me nderu punën e luanëve të nëntokës është ta rikthejmë Trepçën në burim jete. Kemi pasë vështirësi dhe do të kemi, por duhet të punojmë me secilin. Minatorëve urime statuti i Trepçës”, tha Haradinaj.

Hoti-Thaçit: Mos e shfrytëzo Rugovën për të përligjur idetë tua për ndarje të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pas deklarimeve të këtij të fundit, se idenë për korrigjim të kufirit fillimisht e ka mësuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Hoti në reagimin e tij e ka bashkëngjitur edhe një intervistë të Rugovës. Sipas tij ish-presidenti e ka refuzuar gjithmonë idenë për ndarjen territoriale të Kosovës.

Ai thotë se Thaçi nuk mund të përligj veprime e veta kundër Kushtetutës duke u thirrë në atë se çfarë ka thënë Rugova.

“Presidenti Rugova e ka refuzuar kategorikisht idenë e ndarjes territoriale të Kosovës. Kjo është e vërteta. Presidenti aktual nuk mund të thirret në deklarimet e Presidentit Rugova për të përligjur aktet e veta kundër kushtetuese”, ka thënë Hoti, raporton Gazeta Express.

Hoti i ka thënë Thaçit që për këtë gjë ta pyesë edhe Blerim Shalën, i cili e ka realizuar edhe intervistën.

“Lexoni në vijim se çfarë thotë Presidenti Rugova në një intervistë për gazetën ‘Zëri’, në të cilën e ka zhvilluar këshilltari aktual i Presidentit Thaçi, z.Blerim Shala, në vitin 2004. Le ta pyes z.Shala, të cilin e ka në zyre”, ka shkruar ndër të tjera zyrtari i lartë i LDK’së.

Presidenti Thaçi sot ka qenë i ftuar në një konferencë të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe Zhvillim me temën ‘Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’. Ai ka thënë se për idenë e korrigjimit të kufijve kanë folur edhe ish presidenti Ibrahim Rugova, Nexhat Daci i Lufti Haziri.

Në këtë konferencë ka qenë i ftuar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se askush nuk ka të drejtë të falë tokën e Kosovës.

“Edhe po të ngriheshin dëshmorët nga varret nuk do të kishin të drejtë të falnin tokën, e lëre më të gjallët”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/

Thaçi: Pa marrëveshjen Kosovë-Serbi, mund të destabilizohet mbarë rajoni

PRISHTINË – Vetëm 10 për qind e banorëve të Kosovës mbështesin propozimin që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të fitojnë autorizime ekzekutive në këmbim për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, ndërsa 30 për qind e mbështesin korrigjimin e kufirit për njohjen globale të Kosovës dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, tregojnë të dhënat nga hulumtimi që e zbatoi Instituti Evropian për Kërkim dhe Zhvillim (RIDEA).

Hulumtimi me temë “Zëri i popullit në finalen e madhe mes Kosovës dhe Serbisë”, u prezantua në konferencën në të cilën morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe përfaqësues të opozitës dhe ekipit negociator shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë.

Duke prezantuar të dhënat e hulumtimit të RIDEA-s, profesori Anthony Heath nga Universiteti i Oxfordit tha se shumica e qytetarëve të anketuar, më saktë 62 për qind, janë prononcuar kundër ndërprerjes së dialogut, dhe për këtë çështje ekziston pajtueshmëri e madhe mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Skenari i parë është vazhdimi i statuskuosë, ndërsa skenari i dytë është njohja de facto e Serbisë me kompetencat ekzekutive të komunave me shumicë serbe. Skenari i tretë është korrigjimi i kufijve”, tha profesor Heath.

Vetëm 17 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me vazhdimin e statuskuosë, 10 për qind mbështesin propozimin që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të fitojë kompetenca ekzekutive në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa korrigjimin e kufijve për njohjen nga ana e Serbisë dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në OKB e mbështesin 30 për qind.

Heath theksoi se ka dallim të madh kur është fjala për vijat e kuqe, ashtu që 96 për qind e shqiptarëve konsiderojnë se liqeni i Ujmanit duhet të ngel brenda Kosovës, ndërsa vetëm 5 për qind e serbëve konsiderojnë se kjo është vija e kuqe. E ngjashme është edhe me kombinatin metalurgjik të minierës së Trepçës. Po ashtu, 62 për qind e të anketuarve përgjithësisht konsiderojnë se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e Kosovës, ndërsa 91 për qind e shqiptareve konsiderojnë se pjesa veriore e Kosovës nuk duhet t’i jepet Serbisë, ndërsa për 10 për qind të serbëve kjo është vija e kuqe.

Hulumtimi është zbatuar në 1000 të anketuar në mbarë Kosovën, prej gjithsej 38 komunave. Të anketuarit janë zgjedhur rastësisht dhe në mesin e tyre kanë qenë 90 për qind shqiptarë, 9 për qind serbë dhe një për qind të tjerë.

– “Në 12 muajt e fundit kemi përkeqësim në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se të gjithë mirë e dinë se dialogu është i paevitueshëm dhe i patjetërsueshëm, se Kosova doemos duhet njëherë e përgjithmonë të pastrojë raportet me Serbinë. Thaçi përsëriti se fuqishëm beson se ka ardhur koha që të lihet anash armiqësia që ka prodhuar tragjedi në Kosovë dhe se duhet të arrihet marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“Opsioni i mbajtjes së statuskuosë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin disa ende e mbështesin, u vërtetua i gabuar dhe i paqëndrueshëm. Mendoj se statuskuoja, është një hap prapa. Në 12 muajt e fundit kemi përkeqësim dhe regres në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk kam asnjë dyshim se nëse nuk arrijmë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme këtë vit, ne hyjmë në zonën e rrezikshme të këtyre marrëdhënieve, të cilat mund të destabilizojnë të gjithë rajonin”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës tha se vitin e kaluar u kërkua që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen drejtpërdrejt në procesin e dialogut, që edhe u konfirmua nga letra e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe sekretarit të Shtetit, Pompeo, se “kemi mbështetje të fortë për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve tona, të cilat duhet të njihen reciprokisht”.

Duke komentuar mbi rezultatet e hulumtimit, Thaçi tha se i “ka bërë përshtypje që qytetarët e Kosovës pajtohen me pikëpamjet tona kryesore politike dhe vlerësimet në lidhje me dialogun, i cili na inkurajon”. Ai gjithashtu theksoi se platforma e dialogut do të kalojë në Kuvendin e Kosovës dhe se Delegacioni i negociatave për dialogun, i formuar kohët e fundit, ka mbështetjen e tij.

“Në 6 vitet e fundit janë nënshkruar 33 marrëveshje me Serbinë”

Nga ana tjetër lideri i partisë opozitare “Vetëvendosje”, Albin Kurti, tha se askush nuk mund të thotë se Kosova nuk ka arritur marrëveshje me Serbinë, sepse janë nënshkruar gjithsej 33 marrëveshje për gjashtë vitet e fundit të dialogut në Bruksel dhe se duhet të shqyrtohet se sa janë zbatuar dhe impakti i tyre politik dhe social në Kosovë.

Sipas tij, qëndrimi i Serbisë është kufizimi dhe ndarja e Kosovës, por edhe ndarja e Bosnjë e Hercegovinës dhe se është e domosdoshme që Kosova të dijë se çfarë dëshiron nga dialogu me Serbinë.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, kompensimi i dëmeve, dëmshpërblimet, sqarimi i fatit të të zhdukurve, këto janë kërkesat që pajtohemi dhe pse nuk bëjmë një dokument shtetëror zyrtar me kërkesat tona për Qeverinë dhe presidentin e Serbisë. Është e rëndësishme të bëhet përpara dialogut”, tha Kurti.

Ai shtoi se konsensusi i shtetit është i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin partiak dhe politikisht, që do të thotë se ka një shtet të fortë. Ai po ashtu deklaroi se Kosova duhet t’u japë përparësi serbëve nga Kosova në raport me Beogradin.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se në çështjen e dialogut me Serbinë, nuk duhet të zhvillohet politikë inatesh, dhe se nuk duhet të ketë shantazh politik. Ai tha se partia e tij kërkon një rishqyrtim të strukturës së dialogut dhe se legjitimiteti për dialog duhet të merret në Kuvendin e Kosovës. Haziri i kërkoi Thaçit që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë pas dialogut me Serbinë.

Një nga dy bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror të Negocimit për dialogun me Serbinë dhe zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, përsëriti se në dialogun me Serbinë shkohet vetëm me njohjen e Kosovës.

RIDEA: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi mbështetet nga 30 për qind e qytetarëve

Shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, në këmbim të njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e mbështesin vetëm 30 për qind e qytetarëve të Kosovës.

Këto të dhëna i ka prezantuar Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), në konferencën, “Zëri i Popullit rreth Finales së Madhe” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar kështu procesit të dialogut mes këtyre dy shteteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

Sipas këtij sondazhi, status-quon aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, e mbështesin vetëm 16 për qind e qytetarëve të anketuar, derisa vetëm 10 për qind kanë treguar përkrahje për idenë e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, në këmbim të njohjes defakto të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë liderë shtetërorë të Kosovës, duke përfshirë presidentin, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e Gjilanit, Lufti Haziri dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Haradinaj ia ripërsërit Daçiçit: Ndarja etnike çon në tragjedi

Kryeministri Ramush Haradinaj përsërit qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve, ndërsa e quan të palogjikshme ndarjen në vija etnike.

Në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Haradinaj iu përgjigj kërkesës publike të kryediplomatit serb, Ivica Daçiç, që serbët dhe shqiptarët të ndajnë kufijtë sipas etnisë.

Haradinaj thotë se ka qëndrim të njëjtë rreth idesë së korrigjimit të kufijve, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, është e pakuptueshme dhe e palogjikshme që shtetet të ndahen me baza etnike, dhe kjo, sipas shefit të ekzekutivit do të sillte tragjedi.

“Qëndrimi i Daçiqit nuk është i ri. E ka pas në vazhdimësi e ka konfirmuar edhe një herë se është qëndrim zyrtar i Serbisë, ndarja etnike. Ndarja etnike ka krijuar tragjedi në Ballkan. Janë me rrezik këto deklarime. Ndarja me vija etnike është e pamundur dhe e pakuptimtë në nivel politik”, tha Haradinaj. /Express/


Send this to a friend