VOAL

VOAL

Mbijetesa e Qeverisë Haradinaj e varur nga pezullimi i tarifës

Zijadin Gashi

Të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovës janë ballafaquar me sfidën e përmbylljes së mandatit katërvjeçar kushtetues. Mandatet e qeverive paraprake të Kosovës, kryesisht kanë përfunduar me prishje koalicioni apo votim të mocionit të mosbesimit në Kuvend, çka me automatizëm ka dërguar vendin në zgjedhje.

Ndonëse ka më pak se një vit e gjysmë që kur është formuar, edhe në koalicionin aktual apo Qeverinë Haradinaj është hapur debati nëse duhet t’i jepet fund kësaj Qeverie, apo duhet të rikompozohet me një përbërje tjetër.

Njohësit e zhvillimeve politike identifikojnë dy faktorë që mund të çojnë drejt zhbërjes së koalicionit. Bëhet fjalë për pakënaqësitë sociale të manifestuara përmes grevave dhe mospajtimet rreth pezullimit të tarifës doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, tarifa doganore po shihet si pengesë serioze për vazhdimin e dialogut, pikërisht tash kur po flitet për fazën finale të tij dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbajtjen në fuqi të kësaj tarife, Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar në kundërshtim me interesat e politikës amerikane.

Nisur nga ky qëndrim i SHBA-së, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës si subjekti më i madh në koalicionin qeverisës, ka kërkuar nga Haradinaj që të reflektojë dhe të marrë vendim për pezullimin e tarifës për 120 ditët e ardhshme në mënyrë që t’i jepet shans dialogut.

Por kryeministri Haradinaj edhe sot është treguar i vendosur se tarifa nuk pezullohet, qoftë edhe për 120 ditë. Me këtë qëndrim, Haradinaj besohet se ka pranuar në njëfarë forme edhe prishjen e koalicionit për mbajtjen në fuqi të tarifës ndaj Serbisë.

Ai tha se Beogradi, por edhe ndërkombëtarët, siç u shpreh Haradinaj, në vazhdimësi po i kërkojnë Kosovës që të japë pjesë nga territori i saj në veri të vendit, në këmbim të njohjes nga Serbia. Por, në vend të territorit, Haradinaj tha se Kosova mund t’i ofrojë Serbisë tregun duke e hequr taksën nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Unë po i lus kolegët e mi, Thaçin, Veselin, Mustafën, Kurtin dhe Ahmetin se a bën ne që nëse na e jep Serbia njohjen, ne po ia kthejmë tregun, sepse ia kemi marrë tregun. Pra, shume thjeshtë, si në botën moderne, unë po ta jap tregun e Kosovës, t’i ma jep njohjen dhe nuk po besoj që jemi duke e tepruar ose nuk po besoj që jemi kah prishemi me ndonjë mik tonin, por po bëjmë diçka që e gjithë bota moderne e bën”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, një ditë më herët kishte deklaruar gjatë një interviste në TV Dukagjini se Kosova nuk guxon ta rrezikojë partneritetin me SHBA-në. Kjo sipas tij, e kishte shtyrë atë që të ofronte pezullimin e tarifës, ngase ashtu kishin insistuar Shtetet e Bashkuara.

“Atë ditë që prishet partneriteti me SHBA-në, prishet koalicioni dhe Kadri Veseli largohet nga kreu i Kuvendit”, ka thënë në këtë intervistë Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë sot dhe me një deklaratë përmes së cilës shpreh, siç thuhet, shqetësimin e saj për mungesën e theksuar të bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional për çështjet e interesit shtetëror të vendit.

“Partia Demokratike e Kosovës konsideron se një gjë e tillë është duke e dëmtuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar”, theksohet në deklaratë.

“Partia Demokratike e Kosovës kërkon që të hiqet dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik, i cili po e shpie vendin në krizë politike, në kohën kur sfidat me të cilat përballet shteti ynë kërkojnë unitet kombëtar. Pikëpamjet personale janë legjitime, por qëndrimi zyrtar dhe vendimmarrja për vendin duhet të jenë shtetërore, gjithmonë dhe në çdo rast”, thekson PDK.

Në debatet rreth tarifës dhe prishjes së koalicionit qeverisës është përfshirë sot edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Nga pozicioni i një lideri opozitar, Kurti tregoi për opsionet, sipas tij, që mund të vijnë në shprehje ditët në vijim, e që ndërlidhen me tarifën dhe mbijetesën e qeverisë.

“Tash kemi tarifën 100 për qind për mallrat e Serbisë. Ne kemi qëndrim të kundërt si Lëvizje Vetëvendosje me presidentin dhe kryetarin e Kuvendit. Ata duan që të hiqet tarifa 100 për qind ndaj Serbisë dhe të mbetet Haradinaj kryeministër, kurse ne e kërkojmë të kundërtën; të largohet kjo qeveri dhe Haradinaj e të mbetet kjo tarifë. Skandalet e panumërta të keqqeverisjes e korrupsionit, nuk mbulohen me një tarifë”, tha Kurti.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kishte deklaruar se në këtë fazë të bisedimeve me Serbinë, Kosova, sipas tij, ka nevojë për një Qeveri më të fuqishme dhe për një ristrukturim të delegacionit të saj që prezanton vendin në negociatat me Serbinë në Bruksel.

Marrë parasysh zhvillimet në koalicionin qeverisës, në mes opsionit për rrëzimin e qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit, që do të çonte në zgjedhje të parakohshme, është edhe opsioni i një qeverie gjithëpërfshirëse, e cila do të drejtonte vendin në procesin e ardhshëm të dialogut me Serbinë dhe përgatitjen e vendit për zgjedhjet e reja.

Sidoqoftë, në Partinë Demokratike të Kosovës, e cila përbën shumicën në koalicionin aktual, besojnë se pezullimi i tarifës nga ana e kryeministrit Haradinaj do të mundësonte që të pushonin edhe debatet rreth rënies së Qeverisë Haradinaj.

PDK kërkon që mos të dëmtohet miqësia me SHBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj për siç ka thënë mungesën e theksuar të bashkërendimit dhe bashkëveprimit institucional për çështjet e interesit shtetëror të Kosovës.

Kjo parti ka thënë përmes një deklarate për media, se konsideron që një gjë e tillë është duke e dëmtuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozicionin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Sipas saj, duhet të hiqet dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik, i cili po e shpie Kosovën në krizë politike, në kohën kur siç është shprehur PDK, sfidat me të cilat përballet Kosova kërkojnë unitet kombëtar.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, është thënë në deklaratë është institucioni më i lartë i shtetit dhe asnjë vendim nuk ka vlerë pa marrë miratimin e deputetëve të tij.

Prandaj kjo parti ka kërkuar që të hiqet dorë nga deklarimet për korrigjimin e kufijve si dhe nga deklarimet e thirrjes së një Konference Ndërkombëtare për Kosovën.

“Kosova shkon në dialog (me Serbinë) vetëm për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, njohjen reciproke, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e anëtarësimit në BE dhe NATO”, është thënë në deklaratë.

Sipas kësaj partie çdo vendimmarrje e arritur në përfundim të dialogut me Serbinë duhet të legjitimohet nga vullneti i drejtpërdrejtë i popullit të Kosovës me referendum dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Gjuriç në Zveçan: Vuçiçi porositi të ruhet qetësia

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçi

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq qëndroi të martën në Zveçan, ku u takua me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Takimi ka qenë i mbyllur për media.

Më pas, Gjuriq njoftoi se ka biseduar për problemet me serioze që ballafaqohet populli serb në Kosovë.

Ai vuri në dukje se janë intensifikuar përpjekjet “nga jashtë dhe nga brenda” të thyhet uniteti institucional dhe politik i serbëve në Kosovë, në mënyrë që “populli serb të dobësohet përmes metodave të ndryshme të presionit”.

Gjatë takimit, përmes linjës telefonike është kyçur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka përcjellur mesazhin e bashkimit dhe sesi të ruhet paqja dhe qetësia gjatë periudhës së ardhshme.

Gjuriq gjithashtu njoftoi se në takim me përfaqësuesit serbë të Kosovës është diskutuar edhe për 141 projekte të cilat Serbia po i realizon në Kosovë që përfshijnë, shkolla të reja, rrugë dhe spitale.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se serbët e Kosovës dëgjojnë çdo ditë “kërcënimet e pakuptueshme prej përfaqësuesve politikë në Prishtinë mes të cilave edhe për bashkimin e Mitrovicës” duke shtuar se “ qëllimi nuk është bashkimi ekonomik i Mitrovicës por pastrimi etnik i serbëve nga veriu i Mitrovicës”.

“Ne ramë dakord të qëndrojmë unik, siç edhe dëgjuam nga presidenti Vuçiq, pasi shteti i Serbisë është i fuqishëm dhe është me ne” tha Rakiq.

Haradinaj: Nëse prishet koalicioni taksa mbetet deri në verë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nëse prishet koalicioni qeverisës dhe shpallen zgjedhjet e parakohshme, atëherë taksa do të mbetet deri në verë.

Haradinaj këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

“Sa i përket prishjes së koalicionit dhe shkuarjes në zgjedhje i bie që taksa të mbetet deri në qershor. Sepse nëse shpallen zgjedhjet i bie nja 45 ditë deri sa të mbahen, derisa të krijohet parlamenti dhe 30 ditë tjera, kështu që hyjmë në verë. Bëhuni gati se në verë do të hyjmë me taksë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se si i ka raportet me LDK dhe VV-në, ai tha: “Kam komunikim dhe me LDK dhe me VV. Nëse njëra nga kushtet që kam nxjerr unë më prish me dikë nuk ka dert, du me ndejt mirë me të drejtën time. Nëse dikush ka problem me kërkesat që kam vendos atëherë jemi të prisht apriori, nuk kam arsye me hap veten më”.

Nga ëndrra në realitet! – Nga Florim Zeqa

Shkrimin po e filloj me një rrëfim ëndrre të pazakontë në qytetin e lindjes, të pasuar nga një realitet i hidhur në vendin ku i kalova 24 vitet e jetës time prej mërgimtari.

Akti i parë

Ashtu siç isha duke ecur në sheshin e “Qarshisë së Gjatë” në Pejë, përpara më del një njeri i gjatë, i bukur dhe pedant i veshur me kostume ngjyrë të kaltër. Fillimisht më përshendeti, pastaj filloj të prezentohet; “Unë jam një biznesmen i pasur, jam në kërkim të njerëzve të mirë, atdhetarëve e mendjendriturve që i duan të mirën vendit të tyre, e për të cilët e kam vënë në dispozicion e gjithë pasurinë që kam!
Duke tentuar të flas me të, papritmas u zhduk njeriu misterioz!

Akti i dytë

Në të njëjtin vend, pra në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, derisa isha duke biseduar me një mik timin, me një veprimtar të shquar të mërgatës shqiptare, përseri përpara nesh u shfaq njeriu misterioz, por kësaj radhe me një çasje krejt tjetër.
“Unë i ndihmoj vetëm ata që i përkasin dhe besojnë fesë time,…Zoti i don dhe i ndihmon vetëm ata që i përkasin besimit tim fetar,…ndërsa ata që nuk i përkasin fesë tonë nuk janë të adhuruarit e Zotit”!
Na e kthejë shpinën dhe kur filloj të zhduket para syve tonë, unë i bërtita me sa zë që kisha; “Kthehu këndej o ti njeri i mirë, pak ka rëndësi feja të cilës i përkasim, rëndësi dhe vlerë ka kombi ynë, origjina jonë pallazgo-ilire, besimet fetare, janë imponim i dhunshëm i pushtuesve,…ndihma jote o ti njeri i pasur nuk na bënë nder ne të varfërve me shpirtë të pastër”!
Këtu përfundon akti dytë i ëndrrës befasuese.

Realiteti më i hidhur se ëndrra

Ishte pranverë e vitit 1998, kur flakët e luftës kishin mbërthyer disa pjesë të Kosovës, familja ime bënin jetë prej refugjati, duke i ndjekur flakët e luftës nga një vend në tjetrin,…ndërsa unë bëja përpjekjet titanike për t’i sjellur në Itali.
Mirëpo, përpara qëllimit tim fisnik, befasisht u shfaq një pengesë e paparashikuar. Edhe pse me ndërmjetësim dhe garanci të forta nga firma ku punoja, tri banesa i humba shkaku i përkatësisë fetare. Pas humbjes së banesës së tretë, që ishte ideale për familjen time, pronares së firmës i thashë këto fjalë; “bëjë ç’të duash vet pa prezencën time”.
E zhgënjyer edhe ajo në bashkvendasit e saj, pronarja e firmes e kishte përdorur një strategji tjetër sigurimin e banesës, duke i thënë pronarit të shtëpisë, se banesa i duhet për një familje nga Kroacia!
Ndërsa unë këtë fakt arrita ta kuptoj vetëm pas 6 muajve të qëndrimit tim me familje në atë banesë, ku në një rast kortezie, erdhi pronari i banesës për disa fatura,…derisa bisedonim për situatën në Kosovë, ai në një moment m’u drejtua me fjalët; “Si po e njeh ti nga Kroacia kaq mirë situatën në Kosovë”!?

Në kërkim të (pa)fajësisë për konseguencat e përjetuara

Kush janë fajtorët e përcaktimit tim fetar, origjina ime apo pushtimet e gjata!?
Fajtorë për këtë nuk janë prindërit dhe as gjyshërit e mi pse unë jam musliman, fajtorë nuk jam as unë që nuk e prejudikoj fenë muslimane, sikurse që nuk e ndjej vetën fatorë pse nuk munda të konvertohem brenda ditës në një fe tjetër!
Edhe përkundër konseguencave të sipërpërmendura në shtetin italian shkaku i përkatësisë fetare, asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të ndërrojë fe apo të urrejë besimtarët katolik në shtetin italian.
Për shkak se, tek unë parim bazë është dashuria e jo urrejtja, komunikimi e jo mbyllja, toleranca e jo diskriminimi njerëzorë.
Si rezultat i parimeve të shëndosha, 10 vite më vonë, si përfaqësues i të huajëve në shkollat e 8 komunave të pjesës veriore të Italisë (në “LA RETE interistituzionale”), me ligjeratat e mia para nxënsësve italianë, arrita të thejë mitin serb “mbi luftërat fetare në ballkan”, e në veçanti të kinse “luftës fetare” në Kosovë.
Kësaj historie të gjatë do t’i kthehem me një libër autorial, për shkak se, jo një shkrim, dy apo më shumë, nuk do mund e përmbledhin odiseadën e gjatë të përjetimeve të mia në shtetin italian.

Historia e tri feve shqiptare

Historikisht shqiptarët i kanë pasur dhe kanë tri fe kryesore: Katolike, Ortodokse dhe Muslimane. Asnjëra nga fetë e sipërpërmenduar nuk erdhën si dëshirë e shqiptarëve, por si imponim i pushtuesve shekullorë, të cilët i përdorën fetë për zhbërjen e identitetit tonë kombëtar.
Pushtuesit i përdorën format më çnjerëzore për ta zhdukur ç’do element që lidhej më kulturën dhe traditën tonë mijëravjeçare, duke e paraqitur veten si “Zot” të trojeve tona.
Pushtuesit shekullorë përmes fesë u munduan t’i përçajnë shqiptarët dhe identitetin e tyre ta paraqesin si romak, turk e sllav, varësisht prej fesë që i takonin.

Përçarësit e sotëm, më shumë janë intelektualë të dështuar se sa klerikë fetarë

Liria nga zgjedha e pushtuesit serb në njërën anë dhe zhgënjimi i madh në politikanët vendorë, ka bërë që shqiptarët të zhvendosen lehtësisht nga besimet e tyre tradicionale.
Investimet e shumta nga jasht për instalimin e sekteve të reja fetare, kanë çuar më shumë në kundërthënjet brenda të njëjtit besim fetar se sa të përçarjeve ndërfetare në përgjithësi.
Të pa nevojshme dhe të pa arsyeshme janë publikimet me ngjyrime partiake të disa intelektualëve në rrjetet sociale, duke e paraqitur si të rrezikuar njërin sekt fetar në Kosovë.
Kështu ndodh, kur intelektualët nuk po e kryen punën që u takon, kur politikanët dështojnë në qeverisjen e vendit dhe kur klerikët dalin jashtë fushës së religjionit.
Shqiptarët asnjëherë gjatë historisë mijëvjeçare nuk kanë pasur konflikte ndërfetare, andaj e kanë të kotë armiqt që të shkaktojnë konflikt ndërfetar në mes shqiptarëve në ditët e sotme.
Për shkak se fërkimet e lehta ndërfetare janë të papërfillshme në raport me rrënjët e thella të një gjaku e të një ashti të shqiptarëve. Atdheu për shqiptarët është mbi ideologjitë fetare dhe partiake.
Ndalja e fërkimeve ndërfetare mbetët në dorën e intelektualëve të mirëfilltë, politikanëve dhe klerikëve atdhetarë, që t’ju bëjnë thirrje të sinqerta popullatës për unitet kombëtar para atij fetar.
Ideologjitë shkojnë e vijnë, kombi është përjetshëm.

Abrashi: Limaj e Ahmeti nuk do të udhëtojnë më në Bruksel, takimet e tyre janë qesharake

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se Shpend Ahmeti është bërë pjesë e grupit të dialogut vetëm që të largohet nga problemet dhe dështimet me të cilat po përballet kryeqyteti.

“Për z.Ahmeti kjo ka qenë një tentim me u largu prej dështimeve në Prishtinë, duke thënë se tashmë po merrem me probleme më të mëdha. Ndërkohë dështimet po ndodhin edhe në Prishtinë edhe në Bruksel”, ka thënë Abrashi në FRONTAL të T7, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë deputeti i LDK-së, ka folur edhe rreth dialogut të Brukselit, dhe takimit të sotëm që delegacioni kosovar i prirë nga Limaj e Ahmeti kanë pasur me zyrtarë të BE-së.

Sipas Abrashit ky do të jetë edhe udhëtimi i fundit i këtij delegacioni drejt Brukselit, pasi që këto takime të tilla janë qesharake dhe sa për sy e faqe.

“Unë besoj që ata pasi të kthehen sot nga Brukseli nuk do të shkojnë më, sepse janë takime sa për sy e faqe. Ata me qenë të mençur nuk e bëjnë fare publik këtë takim, sepse është qesharake se për çfarë kanë shkuar aty”, ka thënë ndër të tjera zyrtari i LDK-së, Arban Abrashi në FRONTAL, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se dialogu i Brukselit ka stagnuar, dhe ky delegacion nuk ka se çfarë kërkon më në takime të tilla.

Në udhëtimin e parë të këtij delegacioni,, në Bruksel janë pritur nga përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini. Ndërsa në takimin e sotëm, ata janë pritur nga një përfaqësuese e BE’së dhe zëvëndëse e Mogherinit.

Kurti takon Ambasadorin Amerikan, thotë se taksa ndaj Serbisë nuk duhet të hiqet

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me nënkryetarin Besnik Bislimi, kanë takuar sot, numrin një të SHBA-së në Kosovë, ambasadorin Philip S. Kosnett.

Takimi u mbajt në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku ishte e pranishme edhe zyrtarja politike, diplomatja Emma Lomax.

Sipas njoftimit për media të LVV-së, “takimi kaloi në një frymë shumë konstruktive dhe u diskutua për çështje që aktualisht dominojnë interesat nacionale të vendit”.

Gjithnjë sipas Vetëvendosjes, “ambasadori foli për rëndësinë që ka Kosova në politikën e jashtme të SHBA-së dhe për nevojën që pala kosovare paralelisht të kultivojë raporte shumë të mira edhe me Bashkimin Evropian, anëtarësimi në të cilën përbën aspiratën kryesore të Kosovës”.

“Po ashtu u shkëmbyen edhe qëndrimet e dy palëve për dialogun dhe tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për dëmet që po i shkaktohen vendit nga nepotizmi dhe korrupsioni në sektorin publik dhe për domosdoshmërinë e reformimit të administratës publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Aty thuhet se kryetari Kurti e njoftoi më gjerësisht ambasadorin Kosnett për qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me dialogun; fazat që duhen përcjellë me synim ndërtimin e një platforme dhe ekipi negociator që do të garantonte një përfaqësim serioz në dialog; për arsyet se pse qeveria nuk duhet të heqë dorë nga tarifa doganore; por edhe për vizionin e Vetëvendosjes rreth vendosjes së sundimit të ligjit e luftimit të korrupsionit, prioritizimin e gjenerimit të punësimit si synim kyç makroekonomik si dhe reformimin e sistemit arsimor dhe atij shëndetësor si burim me rëndësi për mbështetjen e rritjes ekonomike të Kosovës.

“Në veçanti u potencua roli i diasporës sonë e cila me kapitalin human dhe financiar të akumular në Evropë dhe Amerikë mund të shndërrohet në një katalizator të fuqishëm të zhvillimit ekonomik në vend”, thuhet në njoftim.

Të dy palët, thuhet në njoftim, u dakorduan mbi nevojën e kultivimit të marrëdhënieve të rregullta si mekanizëm i rëndësishëm për avancimin e interesave të përbashkëta.

Thaçi i shkruan presidentit Trump: Zotohem për marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të këtij muaji ia ka kthyer letrën Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën është zotuar se do të punojë për marrëveshjen historike me Serbinë.

Në letrën të cilën e ka bërë publike presidenti Thaçi, zotohet se “se do ta kryej pjesën e tij të punës dhe do të apelojë tek qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga presidenti Trump në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do të bënin një marrëveshje më vështirë të arritshme”.

Presidenti Thaçi e ka siguruar Presidentin Trump se është i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, e cila do t’i përfshinte të gjitha çështjet e hapura dhe do i jepte fund konfliktit shekullor me Serbinë. “Marrëveshja e arritur nuk do të jetë paqe e përkohshme apo konflikt i ngrirë” i shkruan Thaçi presidentit Trump.

“Ne po mundohemi të dalim nga ky qark dhe të arrijmë një marrëveshje përfundimtare në të cilën të dyja palët e njohin njëra-tjetrën dhe heqin dorë nga konflikti dhe sipas të cilës Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara” thuhet në letrën e presidentit Thaçi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në dhjetor të vitit të kaluar me anë të një letre iu kishte drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Trump në këtë letër iu bënte thirrje liderëve të Kosovës që “të shfrytëzojnë këtë moment unik, të flisni me një zë të unifikuar gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbaheni nga veprimet që do ta bënin të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”

Në letër po ashtu thuhet se presidenti Trump do të jetë nikoqir i presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar atë që do të jetë një “marrëveshje historike”.

Ekipi Negociator i Kosovës zhvillon edhe një takim në Bruksel

Dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, arritën në Bruksel, ku pritet të zhvillojnë një takim me përfaqësues të zyrës së ndërmjetësueses së dialogut, Federica Mogherini.

Zyrtarë nga kabineti i zëvendëskryeministrit Limaj konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se në këtë takim do të diskutohet për modalitetet e mëtutjeshme të dialogut me Serbinë.

Është bërë e ditur se bashkë me dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator kanë udhëtuar edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Ky është takimi i dytë i Ekipit Negociator me zyrtarë të BE-së.

I pari është zhvilluar po ashtu këtë muaj, kur është thënë se është diskutuar për fazën e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe tarifën doganore 100%, të cilën Qeveria e Kosovës ua ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Edhe shërbyesit civilë të Kosovës futen në grevë

Prishtinë, 29 janar 2019.

Rreth 22 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore në Kosovë të martën filluan grevë njëorëshe, duke kërkuar nivelizim të pagave me sektorë të tjerë publikë.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, tha për Radion Evropa e Lirë së shërbyesit civilë ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave.

Zymberi tha se nëse Qeveria ë Kosovës nuk reflekton karshi kërkesave të shërbyesve civilë, greva mund të mbahet gjatë orarit të plotë të punës, nisur nga e mërkura.

Paga mesatare e shërbyeseve civilë në Kosovë është 340 euro.

Sistemi i arsimit në Kosovë tashmë ka hyrë në javën ë tretë të grevës, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës për 30%.

Në grevë për më shumë së një muaj janë edhe mjekët kirurgë në Kosovë.

Ligji për pagat është në fazën e shqyrtimit parlamentar, kurse më 31 janar pritet që të procedohet në Kuvend për miratim.

Veseli: Të pezullohet taksa për 120 ditë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosovës nuk i duhet kursi i konfrontimit me SHBA-në dhe as me Bashkimin Evropian.

Veseli i bëri këto komente në një postim në Facebook, pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Kosovës nuk i duhet kursi i konfrontimit me SHBA-në e as me BE-në. Përkundrazi! Gjuha e kushtëzimeve ndaj partnerëve tonë kryesorë strategjikë, si SHBA dhe BE, nuk do ta ndihmojë Kosovën as në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, e as në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike”, shkroi Veseli.

Ai e ndërlidhi shkrimin e tij me çështjen e taksës doganore prej 100% që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

“Qëndrimi im është që taksa duhet të mbetet si vendim i drejtë i Republikës së Kosovës, por pezullimi i përkohshëm, me kohëzgjatje prej vetëm 120 ditësh, duhet të ndodhë si masë mirëbesimi ndaj SHBA-së dhe BE-së”, tha Veseli.

Ai përmendi disa arsye për qëndrimin e tij, ku, ndër të tjera, tha se Kosova duhet të jetë e përkushtuar për përfundim të suksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë tarifën doganore.

Veseli i bëri komentet pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianaj, paraqiti një sërë kushtesh për heqjen e tarifës, e cila është në fuqi qysh në nëntor të vitit të kaluar.

Haradinaj letër ambasadorëve të Quint-it dhe BE-së: Ja si mund të hiqet taksa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj u ka dërguar sot një letër ambasadorëve të Quintit dhe atyre të BE-së në Kosovë.

Përmes letrës, Haradinaj sqaron pse e ka marrë vendimin për taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Shefi i qeverisë së Kosovës, në letër ka shkruar se taksa do të hiqej nëse SHBA-ja dhe BE-ja organizojnë një konferencë, ku do të sigurohej njohja e Kosovës nga Serbia.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), pas marrjes së hapave praktik për inicimin dhe mbështetjen e një konference ndërkombëtare (“Konferenca”) me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve – konferenca duhet të fillojë sa më parë që është e mundur pas plotësimit të rrethanave të përshkruara në paragrafët 2 deri në 5 më poshtë dhe duhet të përfundojë brenda 14 ditëve”, thuhet në letrën e Haradinajt.

Letra e plotë:

Pas marrjes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND-së) se shpallja e pavarësisë nga ana e Kosovës në vitin 2008 nuk ishte e paligjshme, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën nr. 64/298 (2010), e cila njohu përmbajtjen e Opinionit të GJND-së dhe mirëpriti “gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar procesin e dialogut ndërmjet palëve”.

Ne kemi bindje të thelle që mund të arrihet në vitin 2019 një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i adresojë të gjitha çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë reparacionet e luftës, të drejtat e minoriteteve në të dyja vendet, si dhe çështjet e ndryshme ekonomike, sociale dhe kulturore – duke shpjer në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Më 21 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës vendosi një taksë prej 100% (‘taksa’) mbi importin e mallrave me origjinë nga Serbia si dhe nga Bosnja dhe Hercegovina. Taksa ka ardhur si përgjigje ndaj shkeljeve të vazhdueshme të Marrëveshjes për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore (CEFTA) dhe akteve të vazhdueshme të agresionit që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës do të pezullojë menjëherë tarifën në rast se plotësohen rrethanat e mëposhtme:

  1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), pas marrjes së hapave praktik për inicimin dhe mbështetjen e një konference ndërkombëtare (“Konferenca”) me qëllim të arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve – konferenca duhet të fillojë sa më parë që është e mundur pas plotësimit të rrethanave të përshkruara në paragrafët 2 deri në 5 më poshtë dhe duhet të përfundojë brenda 14 ditëve:
  2. SHBA-të dhe BE-ja do të japin zotime publike dhe do të garantojnë që në Konferencë nuk do të ketë:

Faqe 2 nga 2

(i) Çfarëdo rivendosje të kufijve ekzistues të Kosovës, ose ndarje të Kosovës, ose shkëmbime territoriale të çfarëdo natyre. (ii) Dhënie të kompetencave ekzekutive të çfarëdo forme për asociacionin e komunave serbe në Kosovë ose ndonjë marrëveshje tjetër që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. (iii) Masa të çfarëdo natyre të bazuar në koncesione që shkojnë para datës 17 shkurt 2008.

3.BE-ja do të jep zotime shtesë publike dhe do të garanton se: (i) Do të hyj në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës para fillimit të Konferencës. (ii) Do të zbatohet dhe do të jetë plotësisht funksionale Marrëveshja për Energji e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë para fillimit të Konferencë

  1. Është verifikuar se Serbia ka larguar të gjitha barrierat jo-tarifore të shkaktuara ndaj lëvizjes së mallrave nga Kosova, si dhe të gjitha kufizimeve të paligjshme në tregtinë e shërbimeve dhe lëvizjen e njerëzve nga Kosova në Serbi.
  2. Presidenti, Kryeministri ose Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë konfirmojnë publikisht se janë ndaluar në mënyrë permanente të gjitha politikat dhe veprimet e çfarëdo lloji të drejtuara kundër aspiratave të Kosovës si shtet sovran qoftë nëse ato aplikohen në nivel lokal, rajonal apo ndërkombëtar.

Tarifa do të ri-vendoset menjëherë nëse Konferenca nuk përfundon me një marrëveshje gjithëpërfshirëse të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron, ndër të tjera, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Tarifa do të ri-vendoset në një datë të mëvonshme nëse nuk arrihet të zbatohet marrëveshja gjithëpërfshirëse e detyrueshme e arritur në Konferencë.

Tahiri: Serbia të mbajë përgjegjësi për personat e pagjetur

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, e ftoi shtetin e Serbisë që të reflektojë seriozisht dhe t’i marrë përgjegjësitë e veta për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Ai i ftoi edhe vendet e Bashkimit Evropian që ta trajtojnë me prioritet këtë çështje.

“Kjo nuk duhet parë si temë politike, por si një përkushtim mbi bazën e humanizmit, sepse është e drejtë themelore e familjarëve për të ditur mbi fatin e më të afërmve të tyre dhe Republika e Serbisë ka përgjegjësi ndaj kësaj çështjeje”, tha Tahiri në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

“Personat e zhdukur nga lufta në Kosovë janë plagë e rëndë jo vetëm për familjarët, por për gjithë shoqërinë tonë dhe kjo temë duhet të marrë një epilog. Në referencë të kërkesës sime drejtuar homologëve të vendeve të Bashkimit Evropian, për ta shtuar presionin ndaj Serbisë që t’i hapë arkivat dhe të japë çdo informacion në lidhje me fatin e personave të zhdukur, sot kam pranuar një letër nga ministrja e Drejtësisë e Francës, znj. Nicole Belloubet, përmes së cilës kam marrë mbështetje të plotë në kërkesën time”, tha Tahiri.

Në Kosovë janë ende mbi 1 600 persona të zhdukur nga lufta.

Kurti paralajmëron: Protesta të mëdha nëse preken kufijtë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar protesta të mëdha, nëse do të nënshkruhet ndonjë marrëveshje që prek territorin e Kosovës.

“Presidenti Thaçi dhe njerëzit e tij po këmbëngulin me pazaret me territor. Le ta dinë nëse vendosin të na sjellin para një akti apo fakti të kryer me një marrëveshje që prek territorin e Kosovës, protesta jo vetëm që do të përsëritet, por do të jetë edhe më e madhe, shumë më e madhe”, u shpreh Kurti.

Këto komente ai i bëri në në mbledhjen e 36-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tutje ka hedhur akuza ndaj krerëve qeveritarë, ku këta të fundit, sipas tij, po punojnë vetëm për të rehatuar vetën dhe militantët e partive të tyre.

Teksa ka folur për shumë probleme të cilat ballafaqohen qytetarët, ai ka përmendur edhe luksin që bëjnë krerët e institucioneve.

Në mesin e luksit ai tha se është blerë edhe një pjesë e opozitës, të cilën e quajti pseudo opozitare.

Sipas Kurtit, Qeveria ka rritur rrogat vetes dhe nuk po merret me problemet që kanë punonjësit e administratës publike, mësimdhënësit dhe mjektët.

Ai thotë se nëse Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në krye të Qeverisë, nuk do të ketë pabarazi mes punëtorëve në vend.

“Qeveria ia rrit rrogat vetes që nuk punojnë dhe nuk ia rrit atyre që punojnë. Sigurisht ne nuk duam që mësuesit e mjekës të ndërprejnë punën sepse nxënësit kanë nevojë ëpr shkollim dhe pacientët për shërim. Mirëpo ne e kuptojmë mirë gjendjen e atyre që punojnë në administratë publike e sidomos të mjekëve dhe të mësuesve. Kur Qeverinë ta udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje ne do të kujdesemi që pabarazia mes tyre dhe qeveritarëve të zvogëlohet shumë”, tha Kurti, raporton Ekonomia Online

Kryetari i Vetëvendosjes, tha se në këto kohë, mbizotërojnë bora dhe i ftohti, duke shtuar se në ditë dimri, qytetarët po mbesin pa energji elektrike.

Teksa foli për ngujimin e minatorëve ditë më parë dhe mbetjen pa energji elektrike të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës, ai fajtorë lë qeverisjen aktuale.

“Po e nis me një problem që është shumë i prekshëm, bora dhe i ftohti. Ndërkohë që kushtet atmosferike dhe moti ka qenë i vështirë, gjatë javës që shkoj ka pasur ndërprerje të gjata dhe të shpeshta të energjisë elektrike për ditë me radhë në disa komuna dhe sidomos në Mitrovicë. Për shkak të defekteve në rrjet dhe trafostacion mbetën të bllokuar nën dhe mbi 100 minatorë, e kështu edhe në këtë ftohtë në Komunën e Mitrovicës. Ne duhet të shqetësohemi nga problemet e tona që na shkakton kjo qeverisje”, tha kreu i VV-së.

Në mesin e kritikave ndaj Qeverisë, Kurti vlerësoi lartë punën që bëhet në partinë të cilën e drejton.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje po rritet çdo ditë, ku sipas tij, janë grumbulluar 496 pika gjithsejtë të kësaj partie në Kosovë.

Barazia gjinorë në këtë parti, sipas Kurtit, është një pikë e fortë e Vetëvendosjes.

“Vetëm një herë kemi pasur rast në vitin 2013 por atëherë nuk ishte konsideruar si ngacmim”, pohoi Kurti.

Shënohet Dita e Holokaustit në Prishtinë

Në Prishtinë, përmes një marshi të organizuar u përkujtua Dita e Holokaustit dhe viktimat rome të kësaj ngjarjeje, që shënon ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë në Kosovë e Shqipëri strehuan dhe mbrojtën hebrenj.

Denis Galushi organizator i marshit, tha se viktimat e komunitetit rom do të përkujtohen gjithmonë, jo vetëm si statistikë.

“Sot, ne duam ti tregojmë të tjerëve se 1.5 milionë viktima, jozyrtarisht thuhet se gjysmëmilioni ishin romë, kanë duruar gjenocidin. Prandaj është me rëndësi që sot, secili rom, të shndërrohet në institucion edukativ dhe ti tregojë të tjerëve për këtë datë të rëndësishme”.

Familjet dhe besa shqiptare që shpëtuan hebrejtë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur krenar për ndihmën që populli i Kosovës ia ka ofruar qindra familjeve hebreje në kohën e persekutimit.

“Në ditën e përkujtimit ndërkombëtar të Holokaustit, Kosova nderon kujtimin e miliona viktimave të ideologjisë naziste. Njëkohësisht kujtojmë burrat dhe gratë e kombit tonë që gjetën forcë e guxim për t’i mbrojtur qindra familje hebreje nga persekutimi nazist. Ne ndihemi krenarë që jemi pasardhës të këtyre heronjve të solidaritetit e shpresës njerëzore. Ne jemi krenarë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është lëvizja e fundit antifashiste në historinë evropiane të Shekullit XX”, tha Veseli.

Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë përgjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.

I jepet lamtumira e fundit zëvendësministrit Arian Daci

Në varrezat e kryeqytetit, të dielën u varros zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, i cili humbi jetën nga një ortek në Brezovicë të shtunën në mesditë.

Në hollin e Kuvendit të Kosovës janë bërë homazhe për të ndjerin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar, pas homazheve nënshkroi në librin e zisë me fjalët “Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”.

Pas homazheve, nën patronatin e kryeministrit, u mbajt një mbledhje komemorative në kujtim të të ndjerit.

I ndjeri është biri i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.

Liderët institucionalë si dhe ata të partive politike në Kosovë kanë shprehur ngushëllime ndaj familjes Daci.

Kryeministri: Prishtina humbi një djalë të ri, Ariani kishte vlera të larta njerëzore

Në mbledhjen komemorative e cila po mbahet për të nderuar jetën dhe veprën e ish-zv.ministrit të Diasporës, Arian Dacit i cili vdiq të shtunën si pasojë e një orteku në Brezovicë, po marrin pjesë figura të larta shtetërore

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur Ariani kishte vlera të larta njerëzore dhe se ai i shërbeu Kosovës me devotshmëri.

“Qeveria ka humbur një zyrtar të zellshëm, Prishtina e humbi një djalë të ri një qytetarë shembullor. Ariani e ka dashur këtë vend dhe i ka shërbyer me devotshmëri. Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës. Ai ishte i dalluar për vlera të larta njerëzore, i jemi përjetësisht mirënjohës për shërbimin ndaj atdheut, lamtumirë Arian”, ka thënë Haradinaj në fjalimin e tij.

Ngushëllime për vdekjen e Arian Dacit, kanë shprehur edhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, Ministri i Diasporës së Maqedonisë, Edmond Ademi.

Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.

Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.

Ndërkohë, ish-zëvendësministri i Diasporës, varroset sot në orën 13 në lagjen Arbëria, në Prishtinë, me nderime shtetërore./GazetaExpress

JO VETËM LUGINA E PRESHEVËS, POR SIKUR T’I KTHEHEJ KOSOVËS TERRITORI I SAJ DERI TE MOLLA E KUQE, NUK IA VLEN TË SHKËMBEHEN ME VERIUN E KOSOVËS – Nga Binak Maxharraj

Presidenti ynë Hashim Thaçi e bani hi e pluhur, mjegull e tymnaj në
dialogun e tij shtatëvjeçar me serbin,por edhe në diskutimet e tij,
dhe në paraqitjët e tij publike që një vit e gjysë nuk po e heqë nga
goja aspiratat,tezën Serbosllave për mundësinë e coptimit,ndarjës së
Veriut te Kosovës në favor te Serbisë.Për këtë ai e senzibilozoi bukur
shumë edhe opinionin botëror,me kete temë antishqiptare,çfarë edhe i
solli bile deri me tash mjegulli dhe hamendje ne opinionin boteror për
dhe rreth Kosovës më ç’rast u reflektua ne mos njohje te reja,me
çnjohje,refuzimin ne pranimin ne organizmat ndërkombëtar.Kjo sentence
e Presidenti e bani rremuja edhe jetën politike në Kosovë por edhe ne
vetedijen refuzuese te kësaj teze shumë te rrezikshme nga ana e
popullit qe ky popullin nuk e meriton te futet përseri ne telashe
sepse boll ka vuajtur nga regjeimi shovenist serb.

Por për çdo njeri i cili i ka dy fije mend nuk ia vlenë te kembehet
Veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës,jo vetem me Luginën e
Presheves,por sikur Serbija te pranonte ti këthente prapa trojet dikur
etnikishte te pastërta Shqiptare deri te Molla e Kuqi.

Dikur krahinat shqiptare shtriheshin deri te Nishi.Pra Krizës së
Lindjës(1877-1878)rajoni I Toplicës ishte banuar më shumicë absolute
shqiptare.Kështu,per shembull Nishi(Nissus) ne ate kohë numronte diku
ka 52% me popullsi shqiptare,Krushumlija ishte 100% shqiptare,Prokupla
80% shquptare.Atje çdo gjë frymonte shqip,edhe muzika edhe kenga,edhe
ritet dhe dokët,etj.Por,se shpejti erdhi katastrofa,furtuna
serbo-sllave,fillojë e ashtuqujtura Kriza e Lindjës(1877-1878)më
terheqjen e Turqeve nga këto troje shqiptare.Si duket serbet ishin
marr vesh me Turqit ne terhjekje e sipër nga këto troje qe te banin
spastrimin etnik të këtyre trojeve.

Serbet si bishat e egra u versuln mbi popullatën shqiptare me dhunë e
terror te paparapar dhe me një shpejtesi marramendese për spastrimin
etnik të ketij teritori I cili ishte I madh gadi sa dy Kosova.Së
shpejti u spastruan etnikisht mbi 700 fshatra e qytete me mbi 300 mijë
shqiptarë duke I deportuar me dhunë për ne Turqi dhe në Kosovës,ku sot
njihen si muhaxher,kurse sot e kësaj dite ne këtë teritor mund to
shohish shumë lokalitete,fshatra me emra shqiptar.Por,kronikat e kohës
flasin se nga dhuna ushtarake-policore e Mbreterisë Serbe te
Obranoviqeve u debuaj jo 300 mijë por rreth 830 mijë shqiptare etnik.

Kjo ështe e verteta për këtë teritor gadi sa dy here Kosova,e cila u
spastru me dhunë nga shovenistet serb duke i debuar për në
Turqi(llogaritet se sot ne Turqi jetojnë mbi 5 milion shqiptar te
debuar nga te gjitha trojet shqiptare).Nga ky teritor tipik shqiptar,
per pak dite u sapstruan,u rrafshua tereni thue se ne këtë teritor nuk
ka pasë asnjëherë banor,ska pas pastrim etnik,per ti kallxuar botes se
këtu nuk ka ndodhë asgje.Kjo është Serbija terroriste,fashiste
aremikja me e madhe e shqiptareve e cila donte qe t’i çrrenjëoste
shqiptarët nga trojet e veta etnike.Kjo është serbija e maskakrave dhe
gjenocidit te Sllobodan Millosheviqit i cili e dogj dhe poq Kosovën
duke vra,masakruar,perëdhunar popullatën shqiptare.Kjo ështe Serbija e
Aleksandër Vuçiqit te cilit aksidentalisht i ra hise te negocojë me
Kosovën me një njeri te shantazhuar,jo të përkushtuar për ta mbrojtë
teritorin e vet.

Në këto biseda makabre ne dialog me Serbinë në te cilin Kosova nuk do
te kishte dështë ti pranojë assesi,bile pa ia vu Serbise do “kushte të
rënda” si separacionet e luftes,te pa gjeturit,te përdhunuarat,me
kërkim falje për krimet e bame ne Kosovë,ne mos pranimit ne asnjë
menyre te diskutohet për tezen e moçme serbe për ndarjën e Kosovës te
ciën Thaçi s’po e lëshon nga goja.Por këto asnjera nuk kanë ndodhë nga
Hashim Thaçi ne dialog,u ba dorëshlirë dhe u rras ne dialog pa kushte
nga i cili do te del i djegur i bamë prush.Por,përgjegjesin do ta
marrë edhe Parlamenti,Qeveria,Partit politike,por edhe populli i “urtë
si gjingji qe thith gji”të cilët nuk bane gjë,bile asgjë për ta ndalë
këtë njeri qe te mos jetë ne krye të dialogut.

Dhe në fund te pranosh qe Veriu i Kosoves,të cilit ia kanë lakmi
Amerika,Britanija,Gjermania,Rusia e shumë shtete tjera te botës, sepse
kjo eështe e pasur me pasuri prrallore xehesh,ar dhe argjend e shumë
te tjera qe do te ia zgjasnin jeten Kosovës për hiq më pak se 16
shekujsh.Mu për këtë është e intersuar Serbija.Serbis nuk ia ndinë
fare për nje grushte serbë qe jetojnë ne Veri,ata i përdor veç për
mjet manipulimi për ta marrë Veriun e Kosovës.Por edhe se Serbija nuk
ka nevojë për teritor,sepse në Serbi janë mbi 1700 vendbanime(aq sa ka
vendbanime krejtë Kosova)janë te shprasta nuk jeton askush ne to,sepse
Serbia po shpopullohet dhe deri me 2050 do te bije ne 3,5 milion
banor,por Serbise ne Kosovë i nevojitet jo teritori por xehet qe janë
ne Veri te Kosovës,ajo ato i done më çdo kusht,do te bejë çmos për ti
marr,e ndoshta edhe do ti merr kur e dijmë faktin së kush po udheheq
me dialogun.

Nuk ia vlenë te behet një kembim jo ekuivalent.Të kembehet Veriu i
Kosovës me Luginën e Presheves ne te cilën nuk ka asgje te hajrit,pos
do arave dhe xhamijave te cilat i kemi me bollek ne Kosovë.Por ështe e
dhembshme për popullin tone qe jeton atje nenë presion dhe dhunë te
vezhdeshme nga Serbet,për te colët doren ne zemer Kosova e as
Shqiperia nuk beri asgje për keta ne këto 20 vite të lirisë.

Nuk ia vlenë te këmbehet Veriu I Kosovës i praruar ne arë me Luginën e
Preshëves,edhe për shkak te dhembjes sonë qe e kemi për ate populate
atje.Nuk ia vlen qe Veriu I Kosovës te shkembehet,jo vetem me Luginën
e Preshevesë por nuk ia vlenë edhe sikur Serbia te pajtohet qe te ia
bashkanigjë Kosovës teritorin e dikurshëm te sajë deri te Molla e
Kuqe.Nuk ia vlenë sepse Veriu I Kosovës me pasurit e sajë prrallore
është dy here me I vlefshëm se krejtë Serbia.Nuk ia vlenë sepse nese
Kosova e humbë Veriun e saj do te mbetët si një trup pa kokë,e trupi
pa kokë nuk jeton,edhe Kosova nuk mund te jetoj pa Veriun e sajë,sepse
Veriu është çdo gjë për Kosovën,është jeta e sajë,frymëmarrja e
sajë,zemra e sajë.

Zyrtare: Arian Daci, djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Express se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë. Kanë thënë se personi tjetër ka shpëtuar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se djali i Dacit, Ariani ka humbur jetën nga orteku në Brezovicë. Ndërsa, personi tjetër ka shpëtuar.

“Mund të konfirmoj se nga orteku i borës një person ka vdekur, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.D. Personi tjetër ka shpëtuar”, tha policia për Express

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.

Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

Në Brezovicë, familja Daci ka një vilë.

Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale. I fundit që ka shprehur ngusllëshime është Ben Islami.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.

Haradinaj përgëzon certifikimin ndërkombëtar të KOSTT-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT), për certifikim nga Komuniteti Rregullativ i Energjisë (ECRB), me të cilën KOSTT-it i njihen të gjitha asetet ndërkombëtarisht.

“Çertifikimi nga Sekretariati i Komunitetit te Energjise ka rëndësi për njohjen e KOSTT si Operator i Sistemit Transmetues nga Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike, si një ndër parakushtet themelore për anëtarësim në ENTSO-E, dhe institucionet tjera europiane, që do t’i mundësonte operim të pavarur nga Serbia”, tha Haradinaj.

Haradinaj: Ata thonë “nikada” për njohjen, ne themi “kurrë” për taksën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pak pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi për taksën ndaj mallrave serbe.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e pezullimit të këtij vendimi, Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë ndodhë vetëm nëse ka marrëveshje të gatshme për njohje nga Serbia.

“Jemi në gjendje të pezullojmë taksën nëse është bërë gati marrëveshja për njohje. Ata thonë ‘nikada’ (kurrë) nuk do ta njohim Kosovën, edhe ne po themi kurrë”, deklaroi Haradinaj.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës: Prekja e kufijve çon në luftë, Thaçi e Rama të tërhiqen

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka për synim krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe mund ta çojë Ballkanin në luftë.

 

BE ka marrë rolin e ndërmjetësit në saj të rezolutës së OKB . SHBA ka qenë pjesë e diskutimeve direkte dhe me ndërhyrjen e Rusisë u tërhoq.

BE deri te kjo fazë finale ka shkuar mirë, por Mogherini duke hapur hapësirë për prekje kufijsh ose nuk i njeh mirë gjërat ose janë çështje të tjera. Prekja e kufijve çon në luftë, sepse nuk mund të prekësh një kufi në Ballkan dhe të mos ketë efekt domino në vendet e tjera.

Ne e kemi problemin në shtëpi dhe nuk ka nevojë me mbërrit tek Mogheri. Kjo është një ide e vjetër e nacionalistëve serbe. Ajo që unë po theksoj se këta dy figura Rama dhe Thaçi një ditë historia i vendos diku.

Amërikanët kurrë nuk kanë thënë që janë pro ndryshimit të kufijve. Gjaku i shqiptareve është në kufijtë e Kosovës dhe nuk i prek askush. Thaçi doli me një entuziazëm sikur po fliste për një biznes familjar të tij. Kosova është shtet demokrat dhe nuk vendos vetëm Predidenti”.

Më tej ajo është shprehur se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ndodh vetëm atëherë kur këto dy shtete të forcohen.

“Edhe Veriu i Kosovës edhe Lugina e Preshevës janë toka shqiptare. Serbia e ka marrë gjysmën e Bosnjes dhe do të marrë toka shqiptare. Ne e kemi shtri shtetin e Kosovës në Veri me drejtësi dhe me polici.

Kur Serbia e pa se me dialog Kosova u integru në Veri hapi synimet gjeopolitike.  Por ne shqiptarët nuk jemi më të shtypur por jemi një komb i fuqishëm. Thaçi dhe Rama thonë se nëse bëhet ky shkëmbim ne bashkohemi. Çfarë i duhet Kosovës Pavarësia kur thuhet se do bashkohet me Shqipërinë?!

Me ndryshimin e kufijve Shqipëria i bien të bashkohet me një Kosovë të cunguar dhe ky nuk është bashkim. Bashkim është kur preken gjithë kufijtë e Ballkanit dhe bashkohen gjithë shqiptarët. Shqipëria dhe Kosova bashkohen vetëm atëherë këto dy shtete forcohen. Serbia dhe Rusia duan të ndikojnë në Ballkan. Kundërshti ka të bëjë me atë se ne jemi në aleancë me Amerikën dhe Europën”./abcnews.al

Pushteti i fjalës dhe fjala e pushtetit – Reagim nga Prof. dr. AGIM HYSENI

Për hir të së vërtetës e përgënjeshtroj publikisht informatën e pavërtetë që ka publikuar Gazeta Express dhe gazeta Insajderi, me dt. 1/20/2019, me titull: ‘Presidenti i përfshirë në grevën e arsimit, sabotazh ndaj Qeverisë, ku thuhet se: “Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vazhdon t’i shërbejë Hashim Thaçit prej kohës kur në krye të këtij institucioni ishte Agim Hyseni, i cili më vonë ishte bërë Zëvendësministër i Arsimit.”

Me këtë rast njohtoj opinionin se kam qenë themelues dhe kryetar i Sindikatës së Bashkuar, të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës deri në vitin 2004; Poashtu kam qenë Këshilltar i Organizatës Botërore ‘Edukimi Internacional ‘– me seli në Bruksel; Këshilltar i UNHCR-së për Kosovë përkatësisht i KEDP-së… Deri në këtë kohë Hashim Thaçi nuk ka qenë në asnjë pozitë në Qeveri të Republikës së Kosovës.
Jam emëruar Zëvendësministër në MASHT (2008-2011), në baza profesionale, në periudhën kur nuk kam pasur asnjë funksion në SBASHK dhe nuk kam qenë anëtar i asnjë partie, pa dashur të vazhdoj më tej. Në jetë nuk i kam shërbyer askujt përveç interesit të përgjithshëm të vendit. Kam bashkëpunuar me secilin, për aq sa e kanë respektuar në praktikë interesin e vendit. Ndihem krenar për punën që e kam kryer me përgjegjësi.
Është për të ardhur keq që dy gazeta relativisht të besueshme (gazetar anonim) e keqpërdorin pozitën e tyre në raport me fjalën, duke publikuar të pavërteta, pikërisht duke kopjuar modelin të cilin e apostrofojnë, dhe duke mos patur forcë që të ngriten mbi vetvehten e të kërkojnë falje për gabimet e mundshme – përveç nëse janë të paramenduara. Sjellja e ‘Express’ dhe ‘Insajderi’, përnga papërgjegjësia ndaj ‘Republikës së e fjalës’, siç do thoshte Lasgushi, ngjan me sjelljen e të apostrofuarit ndaj Republikës së Kosovës – jo vetëm në raport me taksen e Qeverisë të vendosur me të drejtë.

Agim Hyseni, Prof.Dr.

Bosnja kërkon heqjen e tarifës, Kosova vizat dhe njohjen e dokumenteve

Bosnja dhe Kosova kanë paraqitur qëndrimet e tyre në lidhje me tarifën ndaj mallrave të Bosnjës të vendosur nga Qeveria e Kosovës, gjatë një takimi që delegacionet e të dyja vendeve kanë pasur të enjten në Sajarevë.

“Të dyja palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre. Pozicionet para këtij takimi kanë qenë shumë të kundërta” ka thënë pas takimit, zëvëndësministri për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike të Bosnjës, Midhat Saliq.

“Pala kosovare ka kërkuar nga Bosnja të njohë dokumentet e Kosovës, pasaportat dhe tabelat e veturave si dhe të heqë regjimin e vizave”, tha Saliq.

“Ne në plan të parë kemi potencuar pyetjet ekonomike. Gjithashtu thamë se në këtë mënyrë shkelet marrëveshje e CEFTA-s për tregti të lirë. Ajo që pala kosovarë ka potencuar gjatë bisedimeve ishte se Bosnje dhe Hercegovina po pamundëson lëvizjen e kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve për shkak të regjimit të vizave dhe mospranimit të dokumenteve të Kosovës” tha më tutje zëvëndësministri Saliq.

Kërkesë e delegacionit të Bosnjes, ishte që menjeherë dhe pa kushte të shfuqizohet tarifa ndaj mallrave të saja nga ana e autoriteteve në Prishtinë, përderisa delegacioni kosovar ka kërkuar që para se të shfuqizohet tarifa Bosnja të njohë pavarësinë e Kosovës, dokumentet e saja dhe të heqë vizat.

“Ne kemi ofruar maksimumin nga ana jonë. Kërkuam që Kosova të tërheq tarifën në afat prej gjashtë muajsh dhe gjatë kësaj periudhe të zgjidhen çështjet e paraqitura. Megjithatë pala kosovarë këtë nuk e pranoi” tha anëtari delegacionit të Bosnjës, Midhat Saliq.

Mustafa: Tarifa u vendos për të mbuluar dështimet e Qeverisë

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se tarifa u vu një ditë pasi Qeveria dështoi ta anëtarësojë Kosovën në INTERPOL.

“Tarifa mbuloi çdo gjë, i mbuloi të gjitha dështimet dhe po vazhdon t’i mbulojë edhe më tutje. LDK-ja nuk e ka propozuar tarifën, nuk ka ngarendur të marrë merita dhe LDK-ja nuk konsideron se i takon asaj të shprehet se çfarë duhet të bëjë Qeveria me tarifën”, ka shkruar Mustafa.

Qeveria e Kosovës më 6 nëntor të vitit që lëmë pas ka vendosur taksë doganore 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo taksë doganore është ngritur në 100 për qind më 21 nëntor.

Përveç kësaj, më 28 dhjetor, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosë taksë doganore 100 për qind edhe për produktet e importuara nga brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Mekanizmat ndërkombëtarë, si Komisioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar në vazhdimësi heqjen e kësaj mase.

Zyrtare: Shteti lëshon urdhërarrest për Milan Radojçiqin, dyshohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prokuroria Speciale ka lëshuar urdhërarrest për Milan Radojciqin, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Ndërsa pritet që brenda ditësh, të lëshohet edhe urdhërarrest ndërkombëtar.

Prokurori i rastit, Sylë Hoxha ka konfirmuar për Gazetën Express se në fillim të kësaj jave është lëshuar urdhërarrest ndaj nënkryetarit të Listës Srpska, Milan Radojiciq.

“Po mund të ju konfirmoj që Prokuroria Speciale e Kosovës më datë 21 janar ka lëshuar urdhërarrest vendor për Milan Radojciqin, si të dyshuar për përfshirje në rastin e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Syla.

Ndësa, brenda pak ditësh pritet që ndaj nënkryetarit të arratisur të Listës Srpska, të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar.

“Prokuroria në bazë të kompetencave të saja pritet që së shpejti të lëshojë urdhërarrest ndërkombëtar”, ka thënë Syla.

Radojciq, i cili konsiderohet si njeriu më i fuqishëm i Veriut, ka qenë target në një operacioni të kryer nga njësitë speciale të Kosovës në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit.

Zyrtafri i lartë i Listës Srpska, që cilësohet si i dyshuari kryesor në rastin e Ivanoviqit, ishte arratisur, ndërsa policia arrestoi tre të tjerë, të cilët po mbahen në paraburgim.

Në mesin e të arrestuarve është Marko Rosiq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe Ndeljko Spasojeve e Dragisha Mirkoviq.

Ndërsa dy ditë pas kësaj bastisjeje, Radojçiq u shfaq në publik nga Beogradi dhe tregoi se ndodhej në Serbi.

Tutje, ai po organizonte disa tubime në fshatrat me shumicë serbe në Kosovë, mirëpo vetë nuk u duk asnjëherë.

Ditë më parë, prokurori Hoxha ka thënë në Televizionin 7 se të gjitha provat e siguruara nga Prokuroria Speciale tregojnë se Radojciq është përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit.

Oliver Ivanoviq, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP’në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018.

LDK: Me mosveprimin Qeveria po krijon situatë të rrezikshme në veri

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për siç ka thënë, mosveprim në veri të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha sot se Qeveria e Kosovës me mosveprimin e saj, po kontribuon në krijimin e rrethanave në veri të vendit, “të cilat i dëshirojnë kundërshtarët e shtetit të Kosovës që po angazhohen për copëtim të Kosovës”.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook, theksoi se duke mos u marrë në mënyrë institucionale me situatën në veri, Qeveria, që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, po krijon situatë të rrezikshme në veri, në aspektin ligjor dhe kushtetues.

Çështja e dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, vazhdon të mbetet pezull dhe e pa definuar ligjërisht.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës patën theksuar se problemi qëndron te përdorimi i termit “Kosovë e Metohi”, në dorëheqjet e ofruara nga kryetarët e këtyre komunave dhe se kjo formë e dorëheqjes, sipas tyre, ka qenë jo e rregullt, me adresim jo të saktë dhe se mbetet çështje e diskutueshme.

Më 27 nëntor të vitit 2018, kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit, kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për tarifën prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia.

Rugovën edhe në varr nuk po e lënë rehat! – Nga Florim Zeqa

 

Sa herë që vijnë përvjetorët e lindjes dhe vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, përpara më dalin fjalët e fqinjit tim në përvjetorin e parë të shkuarjes në amshim, po citoj; “Sikur të ish kanë adet me ia lanë pak jashtë “bilbilin” Rugovës, sa herë që të ishin përulur ia kishin puthur nga pak”!

Nderimi ndaj të vdekurëve është vyrtyt i lartë njerëzorë, ndërsa urrejtja për së gjalli dhe “nderimi” për së vdekuri është akt çnjerëzor. Nga njerëzit që shkojnë e përulen tek varri i Rugovës, unë do i ndaja në tri kategori:
1). Ne kategorinë e parë hyjnë adhuruesit e vertetë të Rugovës, të cilët në asnjë rrethanë nuk e harruan idolin e tyre shpirtëror, e që më gjithë shpirt mundohen ta ruajnë vazhdimësinë e tij si vlerë e si koncept politik.
2). Kategoria e dytë janë gjithë ata që per së gjalli nuk arriten në asnjë rrethanë të pershtatën me Rugovën, dhe tani pas vdekjes është një mundësi e mirë perfitimi nga emri, nga vepra e të bëmat e tij, për realizimin e ambicieve të vjetra karrieriste për interesa personale apo grupore.
3.Ndërsa kategoria e tretë, janë kategoria e atyre njerëzve që për së gjalli jo vetëm që nuk e kanë dashur e respektuar, madje gjithmonë e kanë mbajtur në shënjestër të likuidimit moral e fizik.
Tani pas vdekjes së rivalit të tyre, sa here që e ndijnë vetën ngushtë apo të rrezikuar nga diçka, si shpëtim e gjejnë po atë emër ( Ibrahim Rugova ), si mburojë dhe si forcë mbrojtëse . Pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, para dhe gjatë fushatave zgjedhore na ka rënë shpesh t’i shohim oponentet e dikurshëm politik, të shkojnë të varri i tij me përulje duke u shndërruar në lepirësit më të mëdhenjë të mermerit mbi varrin e tij.

Të papërballueshme për të ndjerin Rugova janë fjalimet krejtësisht false

Aq demode dhe të neveritshme janë bër homazhet të varri i Rugovës i kundërshtarëve politikë dhe ideologjikë, sa që është shndërruar në torturë për qytetarët e vendit, e në veqanti për mbështetësit besnikë të filozofisë politike rugoviane.
Përuljet e pasinqerta të liderëve shtetëror e partiak, filluar nga lideri aktual dhe një pjese të kryesisë së LDK-së, janë sa të padinjitetshme, po aq janë edhe të pamoralshme.
Të papërballueshme për të ndjerin Rugova janë fjalimet krejtësisht fallso e të pasinqerta nga ata, që nuk e kanë respektuar për së gjalli, e deri tek ata që i ka gëzuar vdekja e tij.
Në këtë aspekt, përpara më del thënje sa kuptimplote po aq edhe profetike e profesor Zekeria Cana, po i citoj;
“Në dhimbje të vjen miku, në gëzime të njohurit, kurse në vdekjen tënde edhe armiqtë. I vetmi ofendim, të cilin nuk mund ta ndëshkosh është fjalimi para varrit tënd”.
Pasiqë nuk është aspak e drejt dhe e moralshme të përdhunohet për së vdekuri Rugova nga ata që e fyen dhe shanë për së gjalli, nga ata që e sabotuan projektin e tij për pavarësinë e Kosovës.
Nuk e kam as idenë më të vogël, se çfarë ndjejnë kundërshtarët e Rugovës në momentin e përuljes para varrit të tij, ndjejnë pendim apo kënaqësi deri në masturbim!?

Hipokrizi dhe mashtrim

Urrejtja për së gjalli dhe “respekti” pas vdekjes janë akte bizare të qyqarëve politikë.
Ngritja në politikë nuk arrihet duke u përulur para varreve, por duke punuar për të gjallët.
Ju liderë partiak, politikanë të mjerë, që për 20 vite rresht nuk arritët të krijoni mirëqënje për popullin dhe zhvillim ekonomik për vendin, ju lutem lëreni të qetë Rugovën në parajsën e tij.
Nderimi më i madh për Rugovën, është të mos i ofroheni pranë varrit, ndërsa ndihma më e madhe për popullin është të largoheni sa më parë nga skena politike, për t’i lëshuar rrugë një klase të re politike.
Përulja dhe lëpirja mërmerit mbi varrin e Rugovës e liderit antirugovist të LDK-së dhe sejmenëve të tij, kinse duke u betuar se do ta ndjekin “rrugën e Rugovës”, është pak më tepër se hipokrizi dhe mashtrim që i bëjnë elektoratit rugovian.
Lëpirja e mërmerit mbi varrin e Rugovës e kundërshtarëve politik, e liderëve të korruptuar dhe tejinkriminuar partiak e shtetëror është marrëzi politike dhe nënshtrim para hyjnorit Rugovë.
Nënshtrimi në këtë mënyrë para Rugovës është shprehje e politikanëve pa integritet personal dhe me aftësi të kufizuara intelektuale.
Nuk duhet harruar një fakt të rëndësishëm, këta që po përulen padinjitetshëm para varrit të Rugovës për çdo përvjetor, janë rrënuesit e më të mëdhenjë të frymës rugoviane në LDK, janë rrënuesit e vlerave demokratike në vend, janë uzurpatorët dhe rrënuesit e institucioneve shtetërore dhe thyerësit e shpresave të qytetarëve pë jetë në shtetin e Kosovës.

SHPEND AHMETI DO DIGJET NGADALË – Nga BINAK MAXHARRAJ

/Ekipi negociator është veç së një vegël ne duart e Thaçit/

Shpend Ahmeti Kryenegociator i Ekipit për dialog me Serbinë paska
thanë një të vertetë kur tha:”Ndoshta Hashim Thaçi di diçka që na të
ekipit s’po e dimë”.

Kjo është më së e vertetë Hashim Thaçi i cili është ne dialog kuturru
me Serbin që shtatë vite dinë gjithëçka rreth dialogut qoftë i hapur
apo sekret,kurse ju të Ekipit negociator nuk dini asgje së çka është
ba për këto shtatë vite diagolim,dhe kurr nuk do te dini,tu e njoftë
natyrën tinxakte te Thaçit,por do të merreni vesh vetem ne përfundim
kur ai i vetmuar do ta kryen misionin e vet për Kosovën dhe rreth
Kosovës.

Ti Shpend Ahmeti dhe Ti Fatmir LImaj me ekipin e Juaj jeni veç së një
lodër ne duart e Thaçit.Këtë e tregoi edhe fakti kur ai ne vend te
dokumenteve ju dorzoi vetem fatura te udhetimit dhe nje dokument me
prralla e rrena te tij,kurse te verteten e di vetem ai,e ruan për
vehte,derisa e verteta te shpërthej,atehre ju do te jeni jjo vetem te
përzhitur po edhe te djegur ne furren e druve si Gjordano Bruno.

Ti Shpend Ahmeti dhe Ti Fatmir Limaj nese i keni dy kokrra mend ne
kokë si po dukët veq e paket marr vesh fundin e Juaj.Së këndejmi nuk
ju mbetet gjë tjeter veç te largoheni nga ky dialog sa nuk jeni ba
prralla e zotit qe pastaj as uji i Drinit dhe Bistrices nuk do te Ju
lajë.

Çfarë ndodhi me vizën e Haradinajt? Kjo është përgjigja e ambasadës amerikane

Ramush Haradinaj, sipas të gjitha gjasave, nuk do të shkojë në Uashtington për “Lutjet e Mëngjesit”, ndërsa refuzimi i vizës është raportuar të jetë arsyeja. Ambasada amerikane, e pyetur nga Gazeta Express, nëse SHBA po sanksionon Kryeministrin për shkak se nuk po i dëgjon në heqjen e taksës, është përgjigjur se nuk i “komentojnë rastet individuale të vizave”.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk do të jetë pjesë e “Lutjeve të Mëngjesit”, që organizohen të enjten e parë të shkurtit cdo vit në Uashington. Kështu ka thënë vetë Haradinaj, duke e ndërlidhur mosudhëtimin e tij me vendosjen e taksës.

Në Lutjet e Mëngjesit ftohen liderë nga e gjithë bota, dhe Haradinaj nuk do të jetë aty, ndonëse ka treguar që ka ftesë.

As pas takimit të fundit me ambasadorin e SHBA’së në Prishtinë Philip Kosnett, që është zhvilluar në Zyrën e Kryeparlamentarit Veseli, Haradinaj ka thënë se nuk do të hiqet taksa.

Ambasada amerikane në një përgjigje për Gazetën Express ka refuzuar të tregojë arsyen e pamundësimit të Haradinajt, që të shkojë sivjet në Amerikë.

“Për shkak të kufizimeve të privatësisë Ambasada nuk përgjigjet në pyetjet lidhur me rastet individuale të vizave”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane.

Al Jazeera e Ballkanit ka raportuar dje se kryeministrit Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një burim i Departamentit Amerikan të Shtetit i ka thënë Al Jazeera Balkans se ky sanksion vjen pasi që Haradinaj po refuzon ta heqë taksën ndaj Serbisë

Vetë Haradinaj, në konferencën për media një javë më parë, e pranoi se me gjasë nuk do të mund të udhëtojë për në Uashington, për shkak të situatës së krijuar pas vendosjes së taksës.

“Qejf kam pasur, edhe kam. Me këtë klimën me taksën po më duket nuk shkoj kësaj here. Duhet me prit me shku ma vonë”, është shprehur Haradinaj gjatë konferencës për media, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri Haradinaj është përballë edhe një vit më parë me probleme e vonesa të vizës amerikane.

Edhe atëherë raportohej se kryeministrit po i bëheshin vonesat e vizës për shkak se nuk po e përkrahte marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Megjithatë, Haradinaj në muajin shkurt, me bashkëshorten e tij, kishte udhëtuar në Uashington.

Pas votimit të demarkacionit në mars të 2018-ës, Kryeministri ka zhvilluar vizita të tjera në SHBA dhe takime me zyrtarët më të lartë shtetërorë, si sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i cili i dha leje për krijimin e ushtrisë.

Lista Serbe kundërshton deklaratat e presidentit Thaçi për Mitrovicën

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq

Deklarata e presidentit Hashim Thaçi se bashkimi i Mitrovicës është proces i pandalshëm, ka ngjallur reagimin e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq i cili e quajti këtë deklaratë si sulmin më të ri ndaj paqës në Kosovë.

Rakiq, përmes një deklarate, thotë se në emër të popullit serb e porosit Thaçin se serbët kurrë nuk do të lejojnë bashkimin e jugut dhe veriut të Mitrovicës, pasi siç thotë, kjo do të ishte një “parakusht për pastrim etnik nga qyteti i vetëm në të cilin serbët i shpëtuan pastrimit etnik në vitin 1999”.

Ai thotë se serbët janë gjithnjë e më të përkushtuar ndaj paqes, bashkëjetesës me të gjithë dhe se këtë e kanë dëshmuar duke ruajtur karakterin shumë etnik të qytetit në të cilin bashkë me serbët jetojnë boshnjakët, shqiptarët, romët, goranët, turqit dhe egjiptianët.

“Me punë dhe jo me fjalë kemi treguar se si duhet të respektohet diversiteti, por deklaratat që bëhen nga Thaçi, po përpiqen ta trembin popullin serb në këtë rajon dhe të njëjtat i kundërshtojmë me neveri” thekson në deklaratë, kreu i Listës Serbe Goran Rakiq, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkimi i qytetit të Mitrovicës, është proces i pandalshëm. Ai të marten, priti kryetarin e komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i cili ia dorëzoi Thaçit një peticion me rreth 17 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për bashkimin e qytetit të Mitrovicës tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca.

Gjykata në Prishtinë jep 5 dënime për posedim të armëve dhe nxitje të urrejtjes fetare

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj 5 të dyshuarve për posedim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve dhe nxitje të urrejtjes fetare.

Ata fillimisht ishin nën dyshimin se kanë planifikuar të kryejnë akte terroriste, por janë liruar nga veprat për pjesëmarrje në grupe terroriste.

Të akuzuarit Ardian Mehmeti, i është shqiptuar dënimi prej 7 vjet burgim dhe 2800 euro gjobë. Nuredin Sylejmani, është dënuar me 6 vjet burgim dhe 1800 euro gjobë. Valon Shala, me 5 vjet burgim dhe 1800 euro gjobë. Genc Selimi me 4 vjet 6 muaj burgim dhe Musli Hyseni me 1 vit dhe 600 euro gjobë.

Ata ishin arrestuar në vitin 2013 në Prishtinë dhe Gjilan. I dyshuari i gjashtë Bekim Mulolli dyshohet se është vrarë në Siri.

Aktakuza ishte ngritur nga një prokuror i EULEX-it, mirëpo më pas rasti i është kaluar prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu.

Sipas prokurorisë disa nga të dyshuarit po ashtu kishin planifikuar sulme në Kosovë si shenjë hakmarrje për arrestimin e një imami shqiptar në Maqedoni.

Në aktakuzë thuhet se Ardian Mehmeti kishte shkuar në Siri, përkatësisht në Aleppo, nga janari i 2013-ës e deri në mars të po këtij viti. Ai ngarkohet nga prokuroria me akuzën për pjesëmarrje në grup terrorist dhe kryerjen e veprave terroriste brenda territorit të Sirisë.

Gjithashtu Mehmeti akuzohet për posedim të armëve pasi në shtëpinë e tij i janë gjetur armë të ndryshme gjithashtu edhe mjete të cilat dyshohen se do të përdoreshin për ndërtimin e një mjeti shpërthyes. Në aktakuzë Mehmeti ngarkohet edhe me veprën penale organizim dhe veprim të grupit terrorist pasi dyshohet se në disa raste ai ka urdhëruar dhe udhëzuar anëtarët e këtij grupi.

Të akuzuarit Bekim Mulolli dhe Nuredin Sylejmani në aktakuzë thuhet se kanë sulmuar dy misionare të krishtera kështu duke kryer veprat penale të nxitjes së urrejtjes nacionale, racore, fetare ose etnike, përçarjes ose mosdurimit si dhe veprën penale të sulmit të rëndë.

Ndërsa, pas arrestimit të Bekim Mulollit dhe Nuredin Sylejmanit, grupi në fjalë ka bërë kërcënime duke dërguar e-mail në Policinë e Kosovës duke i kërcënuar me sulme, nëse nuk lirohen Sylejmani dhe Mulolli nga paraburgimi. Më pas, gjykata i caktoi arrest shtëpiak të akuzuarit Bekim Mulollit i cili thuhet se shfrytëzoi rastin dhe shkoi në Siri, ku edhe dyshohet se ka vdekur.

Për të akuzuarin Musli Hyseni në aktakuzë shkruan se ngarkohet me veprat penale si armë mbajtje pa leje pasi në shtëpinë e tij i janë gjetur armë të kalibrit të ndryshëm si dhe për moslajmërim të përgatitjes së veprave penale, pasi sipas prokurorisë dyshohet se Hyseni ishte në dijeni të përgatitjeve të sulmeve nga grupi.

Tarifat e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe trysnia ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të martën se tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja mbeten në fuqi, me gjithë trysninë e shtuar ndaj qeverisë për anulimin e tyre.

Ai i bëri këto komente pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës e cila u mbajt pak pas një takimi që ai dhe kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, zhvilluan me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, për të diskutuar situatën e krijuar pas vendimit të qeverisë për tarifat.

Kryetari i parlamentit shkroi në facebook për takimin, duke theksuar se vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, “do të jenë në interes të qytetarëve dhe në bashkërendim të plotë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë. Kosova, shkroi ai, është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë“, shkroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se dëshiron t’i dëgjojë sugjerimet dhe thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për shfuqizimin e tarifës.

Edhe ne kemi dëshirë që të heqim taksën, me të vërtetë kemi dëshirë me heqë dhe e synojmë heqjen e taksës edhe për shkak se është sugjerim i aleatëve tanë, i Amerikës, por edhe pse e ndërlidhim heqjen e taksës me një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës e Serbisë për njohje. Pra edhe ne kemi dëshirë dhe synojmë që sa më shpejt ta heqim. E kishim heqë sot ju siguroj sikur të arrinim një marrëveshje pra gjithëpërfshirëse për njohje reciproke“, tha kryeministri Haradinaj.

Në nëntor të vitit të kaluar, qeveria e Kosovës vendosi një tarifë prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia si kundërpërgjigje ndaj siç u tha fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Bashkimi Evropian, reagoi duke kërkuar heqjen e këtyre tarifave madje dërgoi dy herë brenda një periudhë të shkurtër në Prishtinë, komisionarin Johannes Hahn, për të diskutuar këtë çështje.

Komisionari Hahn është ofruar për ndihmë dhe ne i kemi thënë që mundet të na ndihmojë duke përgatitur kapitullin e tregtisë së lirë. Kapitulli i tregtisë së lirë nënkupton krejt marrëdhëniet Kosovë-Serbi në ekonomi. Edhe sikur të merremi vesh për një ngjarje si, për shembull si një ngjarje si Rambouillet, apo ndonjë tjetër ku të mblidhen dhe u mbyllet dera dhe deri sa të gjendet zgjidhja nuk i lëshojnë të dalin edhe atëherë kur të biem dakord, ajo nënkupton të mos ketë pengesa tjera, nuk bën të suspendohet tarifa e pastaj ai të mos i pranojë tabelat. Pra nuk ka më marrëdhënie ku vetëm Kosova e hap derën, ka ndryshuar gjendja shumë, mirëpo nuk jemi ende aty, por tarifat janë në fuqi dhe ju e dini, tarifat suspendohen apo anulohen vetëm me vendim të qeverisë dhe nuk ka si të ndodh ndryshe“, tha kryeministri Haradinaj.

Ramush Haradinaj

Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën me heqjen e tarifave dhe Bashkimi Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara e shohin heqjen e saj si hapje rruge për vazhdimin e bisedimeve.

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara ka bërë që të shtohen zërat për ndryshimin e vendimit të qeverisë, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, në konferenca, takime e në rrjetet sociale po shkëmbejnë qëndrime kundërshtuese me njëri tjetrin.

Nuk ka veprim më strategjik se sa kultivimi dhe fuqizimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me raport të posaçëm nuk ka. Shteti i Kosovës cenohet vetëm atëherë kur ne lëndojmë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kushdo që të jetë ai, qoftë udhëheqës institucional, qoftë udhëheqës opozitar, deputet apo ministër dhe këtë të drejtë morale, as politike, as kombëtare, demokratike, kushtetuese, nuk e ka njeri i gjallë në Kosovë. Raportet me SHBA-të janë më të rëndësishme se sa çdo interes momental”, tha të hënën, presidenti Thaçi.

Hashim Thaçi

Më vjen keq që disa në Kosovë po mundohen që të prijnë para temave, i shoh që janë ligë, disa parti politike kanë filluar që të na japin sugjerime të ndryshme. Më mirë është që të mendojnë për fëmijët e vet, të ardhmen e fëmijëve të tyre, njëzet vjet nuk kanë dhanë shumë sukses të qasjes të pabarabartë dhe ne nuk e bëjmë këtë kundër Serbisë e veç për vete, por është në të mirën e rajonit dhe në të mirën e të gjithëve që jetojmë në Kosovë, më në fund të mbyllen çështjet e hapura Kosovë-Serbi. Por që të mbyllen po kërkohet që secili t’i ketë të qarta pozicionet e veta. Kosova pra nuk është më ajo Kosovë që i kanë thënë çfarë të bëj, harroni këtë. Duhet të kuptojnë që ka ndryshuar Kosova, është një Kosovë tjetër është sovrane, merr vendime, pra vendimi i tarifës nuk është marr në konsultim me askënd, është vetëm i Kosovës dhe mund të mbetet përgjithmonë. Jemi të interesuat që ta heqim por nuk largimi i saj nuk është siç kanë menduar që ndodhin disa punë diku tjetër“, tha kryeministri Haradinaj.

Dallimet ne qasje rreth tarifave bashkë më trysninë ndërkombëtare, sipas vëzhguesve, po e lëkundin koalicionin qeverisës që edhe ashtu nuk e ka shumicën në parlament.

TAKSA “MOLLË SHERRI” MIDIS PUSHTETARËVE?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

/Taksa nuk është problem për Amerikën,por problem po e bajnë
ndërskamcat e pushtetarëve tanë/

E dijmë së Hashim Thaçi dhe Ramush Harajdinaj nuk janë në te njejtat
valë,kanë frekvenca te ndryshme,nganjëherë qe te dytë flasin herë ne
valë te gjata e herë në valë te shkurtëra.Por,këto ferkvencat e valëve
te tyre asnjëherë nuk përputhën.Këtë e verteton fakti qe të dytë
njerezit e parë te shtetit,nuk takohën midis vedi,nuk komunikojnë mes
vedi për çeshtjet madhore te shtetit,por shtyehn sikur bizonet së kush
po kontribuon me shume ne ndërtimin e shetit,ne mbrojtjen e tij,e kush
është dhëne ne shkaterrimin e shtetit.Këto te dyja nuk shkojnë
bashk.Kjo i ngjanë asaj lojes “ngrehë e mos këputë”.

Në këtë sentencë nuk ndertohët shteti.Thaçi ndihet ne tëpër si njeri
dinak,mashtrues i cili së:”pari e gjuan gurin dhe e mshefë
dorën”,kurse Harajdinaj nuk mshefë asgje,është më transparent ta thotë
pa kurrfarë frige,haptas ate çka e mendon dhe çka është për te miren e
vendit,siç është venja e takses për produktet e Serbisë në te mirë te
Kosovës,për te cilën Serbia u çmend e çojë botën ne këmbë,bile edhe
Amerikën. Në vend se te ulën si dy te paret e shtetit dhe si vellau me
vella te bisedojnë se si ta ndertojnë, zhvillojnë shtetin,për
ardhmerin e tij dhe te popullit te Kosovës,ata terheqin ne anë te
kundërta,njeri kërkon coptim,ndarje,korigjim te vendit ne dobi te
Serbisë,kurse tjetri i venë taksa Serbisë për ta mbrojtë vendin nga
Serbia.

Secili, i cili i ka dy kokrra mend,i cili është i lëxueshëm apo
analfabet,se Amerika ështe ajo që së bashku me aleatet e sajë ne
Evropë e çliruan vendin,e çliruan Kosovësn.Pa këtë veprim hyjnor të
Amerikës sot as Thaçi as Harajdinaj nuk do te ia dinin vendndhodhjën
njeri tjetrit.Se kendejmi është absurde qe bash si bizonet te shtyhen
mes vedi se cili po e dashka më shumë Amerikën,ose thanë ndryshe së
cili po luan koçe me shumë më Amerikën.Unë jamë i bindur se te dyte e
donë Amerikën,dhe nuk mund as qe ka kuptim ti lëxojnë leksikone njeri
tjetrit se cili është me proamerikan.Mirëpo,miqesia e jonë më Amerikën
mvaret nga sjelljet e pushtetareve tanë.I pari i shtetit është ai i
cili e keqpërdorë miqesin me Amerikën për interesa te veta dhe te
klanit te tij mafioz.Alarmimi i botës për ndarje,coptim të Kosovës pa
vullnetin e popullit do te ishte e para Amerika e cila nuk duhet ta
përkrahete këte ide,sepse Amerika nuk e çliroi Kosovën qe na ta
coptojmë,ta ndajme me armikun tonë shekullor,bile as pa kërkuar falje
për masakrat e bame ne Kosovë.Për vepren hyjnore qe bani Amerika në
Çlirimin e Kosovës do te ishte me e pranueshme edhe për vete popullin
e Kosoves qe Trepça t’i jipej Amerikës te menaxhojnë se bashku me
Kosovën se sa ti jepet Serbisë,përmes do lojrave sekrete për shkembim
teritorësh qe po luhan Presidenti me eliten kriminele te Serbisë ne
damë të Kosovës.

Shrehja publike i Presidentit Hashim Thaçi së:”veprimet e
institucioneve shtetërore janë duke duke u përcjellë me shqetësim nga
Qeveria Amerikane”,etj është një floskuë, rrenë politike, i
ngutshëm,kapricioz është ne regjinë e vet Presidentit Hashim
Thaçi,shkonë më tepër për rajtingun e tij politik,per te dalë sadopak
nga vetmia ne te cilën ka renë,dhe ne situaten ne te cilën e ka sjellë
vendin,ku askush nuke flete me njeri tjetrin,kur nuk ulen me u marr
vesh si burrat për te gjitha çështjet madhore për vendin,si për
coptimin e Kosoves dhe Taksen ndaj mallërave te Serbisë,te cilat me
shume e shkaterrojnn Kosovën se sa i ndihmojë.Vjenë ky si një kërcnim
për Kryeministrin Hrajdinaj,ne stilin e hoxhes:”bejë çka te thamë unë
e mos benë ate së çka bejë une”,kurse prapa kësaj ftohje qendron vetë
Hashim Thaçi.

Nuk është e ndërshme qe te shtihën spica,pyka dhe fite me Amerikënsen,
cili është me proamerikan e cili jo midis krerve shteteror,ata duhet
qe se bashku te ulën te bisedojn për te ardhmën e vendit pa
tensione,për raportet me shtetet tona mike,e sidomos me Amerikën te
cillës i jemi mirënjohës përjetësishtë.

Është shumë më mirë,është ne interes te vendit që pushtetarët ti
këqyrin, te merren me punët e shtetit dhe jo me punet e pista për
pushtet ku secili këqyrë kah xhepi i vete,e jo nga populli të cilin e
kanë katandisë ne mjerim e vuajtje,ku secili donë me ika nga
Kosova,nga”liria e sajë”e pa përjetuar,ku shumë njerez që jetojnë ne
mjerim e skamje,bejnë vetëvrasje sepse nuk kanë së me çka më i ushqy
fëmijet e vet.Të gjitha këto po i sheh Amerika se çka po ndodhë me
popullin tonë te varfer,ftohjën e sollën korrupcioni,hajnija,plaqkitja
e Klaneve Politike-Mafioze te pushtetarve tanë,e nuk e solli taksa e
ven kundër Serbis e për interesa te Kosovës,sepse Amerika jamë i
bindur se më shumë e respekton interesin e Kosoves se sa te Serbisë.

Kurse Amerika është e jona,nuk ka forcë e cila mund te na prishë
popullin e Kosovës me Ameriken,bile aq me pak Thaçi ,te cili
aksidentalisht erdhë në pushtet dhe po e luajnë lojen e djallit.

Taksa nuk duhet te hiqet,sepse taksa po e mbron shtetin me shumë se
Hashim Thaçi dhe shum pushtetar tjerë.

Thaçi: Me marrëveshjen finale, Lugina e Preshevës dhe veriu në kufijtë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën në një konferencë për media se synim i Kosovës është që të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do të ishte ligjërisht e obligueshme në rrafshin ndërkombëtar.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do t’i siguronte Kosovës ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do t’i hapte perspektivën në integrimet euro-atlantike.

Ai tha se është i vetëdijshëm për vështirësitë që janë në procesin e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, por, siç u shpreh, beson në fuqinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

“Mbetet që në javët dhe muajt e ardhshëm të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar, që garanton pranimin e Kosovës në OKB, njohje nga Serbia dhe me këtë nënkuptohet edhe njohja globale për shtetin e Kosovës, që do të thotë konsolidim i plotë i shtetit tonë”, tha Thaçi.

“Kjo nënkupton po ashtu që nuk do të ketë kurrë më luftë në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe do të ketë kufij sipas standardeve evropiane”, theksoi ai.

Thaçi përsëriti se në kuadër të marrëveshjes finale midis Kosovës dhe Serbisë, edhe komunat në Luginën e Preshevës (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc) do të bëhen pjesë e Kosovës.

“Edhe Gazivoda (Ujmani), edhe veriu i Mitrovicës dhe Trepça do të jenë pjesë të Republikës së Kosovës dhe përfundimisht duhet të ndalen dhe dua t’i hedh poshtë të gjitha thashethemet”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se ka zhvilluar një takim me dy kryesuesit e Ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Atyre, Thaçi tha se ua ka dorëzuar dokumentacionin lidhur me procesin e deritanishëm të dialogut me Serbinë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, kërkon nga të dyja palët që në fund të procesit të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, veç tjerash, do t’iu hapte perspektivën evropiane të dyja shteteve.

Thaçi: Ibrahim Rugova, një prej arkitektëve të pluralizmit politik në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi ka shkuar sot për të bërë nderime te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova në 13-vjetorin e vdekjes. Aty Rugovën e ka cilësuar njeri të dialogut, negociatave, të marrëveshjeve të brendshme dhe me rol unifikues. Në këtë mënyrë Thaçi ka thumbuar LDK-në e Isa Mustafës e cila nuk po i bashkohet në bisedimet me Serbinë.

Thaçi nuk ka folur as për atë se a do t’ia dorëzojë letrat e negociatave ekipit negociator.

I pari i vendit, Hashim Thaçi, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a do të takohet gjatë ditës me ekipin negociator për t’ia dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, shkruan Gazeta Express.

Gjatë homazhe pranë varrit të ish’presidentit Ibrahim Rugova, Thaçi pati pak fjalë.

“Sot shënojmë 13-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, një prej arkitektëve të pluralizmit politik në Kosovë, njeriut të dialogut, të negociatave, të marrëveshjeve të brendshme por edhe në rrafshin ndërkombëtar, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës prandaj sot bëjmë nderimet më të larta të Kosovës, si president i vendit dhe si bashkëpunëtor i tij”, deklaroi presidenti para mediave.

Javën që lamë pas, presidenti kishte paralajmëruar se sot gjatë ditës do të takohet me ekipin negociator për bisedimet Kosovë – Serbi, për t’iu dorëzuar dokumentet zyrtare që ndërlidhen me procesin e deritanishëm negociator në Bruksel.

Kështu kishte paralajmëruar presidenti Thaçi javën që shkoi, duke thënë se ai u ka bërë të qartë bashkëkryesuesve se deri më tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar apo draft-marrëveshje e përgatitur nga BE-ja.

“Unë në vazhdimësi i kam informuar të dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator për të gjitha temat që janë diskutuar deri më tani në Bruksel, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, ua kam bërë të qartë se deri më tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar apo draft-marrëveshje e përgatitur nga BE-ja. Kjo është e natyrshme, sepse ne jemi në fazën fillestare të negociatave për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse.

Përkundër kësaj, sapo ta mbaroj pushimin, të hënën do të takojë Ekipin Negociator dhe do ua japë edhe në formë të shkruar informacionet e përgjithshme për periudhën e deritashme të bisedimeve. Në këtë proces historik, ne do të punojmë së bashku dhe në koordinim me njëri-tjetrin”, ka thënë presidenti Thaçi”, pati deklaruar Thaçi. /Express

Sekserët e Diasporës, levë e pushtetarëve të inkriminuar! – Nga Florim Zeqa

Përderisa dy dekada më parë, fondet e luftës, përkatësisht Fondi i 3%-it dhe Fondi “Vendlindja Thërret” ishin objekt i pasurimit të klasës (aktuale) politike, që thithën më “pambuk” djersën e mërgimtarëve, sot e kanë ndryshuar formën dhe përbajtjen e plaçkitjes, jo më të djersës së mërgimtarëve në vetën e parë, por akoma më keq të plaçkitjes dhe zhvatjes së buxhetit të shtetit përmes nëntokës kriminale në Kosovë dhe sekserëve të tyre në Diasporë.

Cilët janë Sekserët e Diasporës

Shfaqja e fenomentit të sekserëve të pushtetit vendor në Diasporë zanafillen e ka në vitet e para të pasluftës, zhvillimin në vitet e para të paspavarësisë, ndërsa kulminacionin përgjatë këtyre 3-4 viteve të fundit.
Sekserët e Diasporës janë individ dhe grupe të interesit, të cilët janë të lidhur drejtëpërdrejt me segmentet e krimit të organizuar, përkatësisht me pushtetarët e inkriminuar në Kosovë e Shqipëri.
Sekserët e Diasporës janë urith të nëntokave partiake të maskuar nën petkun e “Bashkimit Kombëtar”, që u shërbejnë interesava klanore për realizimin e ndonjë interesi të vogël personal nga bosat e krimit të organizuar në Kosovë.
Si vrojtues i mirë i kësaj situate, përgjatë gjasht viteve të fundit i kam përcjellur me vemëndje aktivitetet e tyre në mërgatën tonë.
Ministria e Diasporës është katalizatori kryesor i lidhjes dhe shpërndarjes së informacioneve me shoqatat dhe organizatat mike, i eksportimit dhe importimit të parave nga buxheti i shtetit.
Lidhjet që kanë krijuar sekserët me nëntokën kriminale dhe krimin e organizuar janë të fuqishme. Pavarësisht ndërrimit të pushtetarëve, përkatësisht minsitrave të Ministrisë së Diasporës, ato lidhje ripërtërihen pa ndonjë problem me ministrat apo zv.ministrat e rinjë.
Sikurse në Kosovë që bëhen bashkë nëntokat e partive politike, edhe Sekserët e Diasporës, këta urithët e nëntokave partiake, kur janë në pyetjet privilegjet, duke filluar nga lëpirja e ndonjë ashti të fëlliqur nga pushtetarët, punësimi i ndonjë familjari në institucione e deri tek ambicia më kulmore e përfshirjes së drejtëpërdrejt të tyre në institucione apo staf diplomatik, e harrojnë përkatësinë partiake dhe ideologjike, miqt e shoqërinë.

Vizitat e shpeshta të ministrave tek shoqatat e njëjta

Ekskursionet e shpeshta të pushtetarëve në vendet europerëndimore, janë ekskursione me para të buxhetit të shtetit për realizimin e interesave personale.
Vizitat e shpeshta të përfaqësuesve të Ministrisë së Diasporës, deputetëve dhe pushtetarëve të nivelit lokal, përkatësisht takimet e tyre me të njëjtat subjekte (shoqata) dhe individ, duke i grumbulluar rreth vetës jo më shumë se 20-50 mërgimtar.
Shpenzimet enorme të eskortës së pushtetarëve në Diasporë, përveq shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nëpër hotele të shtrenjta, dëmtojnë rënd buxhetin e shtetit edhe me dreka e darka me sekserët e tyre të dislokuar në mërgatën tonë.
Mbeten të pajustifikueshme për Qeverinë e Kosovës dhe shqetësim për qytetarët e vendit, vizitat e shpesht e ministrave, zv.minstrave dhe këshilltarëve të tyre, ambasadorëve e konsujve nëpër të njëjtat shoqata të ashtuquajtura “kulturo-artistike”, duke injoruar në plotëni shoqatat më funksionale, më të organizuar dhe më transparente!
Kjo ndodhë për faktin se në shoqatat e mirëorganizuara dhe transparente nuk shkel asnjëherë këmba e pushtetarëve të inkriminuar.

Zhvatja e buxhetit të shtetit, në emër të aktiviteteve të mërgatës

Shoqatat e drejtuara nga atdhetarët burimet e financimit i kanë nga anëtarësia, ndërsa shoqatat e drejtuara nga pseudopatritotët janë shoqata fiktive pa anëtarësi, të cilat burimet financiare i kanë nga bizneset e dyshimta apo pushtetarët e inkrimunuar.
Një shoqatë fiktive pa anëtarësi nuk iu shërbenë interesave të mërgimtarëve por vetëm klaneve e grupeve të interesit dhe pushtetarëve në veqanti.
Politikanët pa dallim, pushtetar dhe opozitar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me nëntokën kriminale në Kosovë dhe sekserët e tyre në Diasporë, në fokusin e tyre politikë nuk e kanë pasur asnjëherë interesin dhe mirëqënjen e qytetarëve (mërgimtarëve), por sy e mendje i kanë si të pasurohen në mënyrë të paligjshme duke e rrjepur popullin dhe zhvatur buxhetin e shtetit të Kosovës.
Pra e gjithë klasa politike, pushtet dhe opozitë, mendjen nuk e kanë tek shteti, por tek pushteti (xhepi) dhe tek milionat e paluar në parajsat fiskale.
Këtë klasë të shëmtuar politike është duke e mbajtur nëntoka kriminale dhe sekserët e tyre në Diasporë, përmes të cilëve e bëjnë pastrimin e parave të pista dhe zhvatjen e buxhetit të shtetit, në emër të aktiviteteve të mërgatës, duke paguar nga llogaria e shtetit të Kosovës dreka e darka të majme për qindra persona, verëra dhe pije të shtrënjta në restorantet më luksoze, për ta kaluar më pas edhe natën me “luciolat” (dashnoret) e tyre në hotelet me 5 e 6 yje.

Biznes me shkollat shqipe në Diasporë

Paralelisht dhe paraprakisht Ministrisë së Diasporës, Sekserët e Diasporës i kanë vënë lidhjet me Ministrinë e Arsimit, nga e cila kinse në emër të ndihmës së Mësimit Plotësues në Diasporë, zhvatin në mënyrë permanente buxhetin e shtetit të Kosovës.
Të ashtuquajturat shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve në shtetet perëndimore, përveqse janë të pakëta e të mangëta, ato nuk janë në nivelin e duhur organizativ e kualitativ shkaku i mungesës së kuadrove profesionale të mësuesve.
Mësuesit gjysëmanalfabet, më shumë i dëmtojnë se sa i edukojnë fëmijët e mërgatës sonë. Si pasoj e nivelit të ulët edukativ të mësueve dhe lidhjeve të tyre me pushtetarët e inkriminuar, gjithnjë e më shumë kemi rënje të interesimit të mërgimtarëve për dërgimin e fëmijëve të tyre në mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
Këtë e dëshmon rasti një shkolle të themeluar para tre viteve, e cila kishte startuar me afro 50 nxënës, ndërsa shkaku i rrethanave të sipërcekuara e njëjta shkollë ka mbetur me më pak se 10 nxënës.
Mirëpo, kjo nuk është problem për sekserët që bëjnë biznes me shkollat shqipe, mjafton ekzistenca e shkollës, qoftë edhe me numër minimal nxënësish, për shkak se, sa herë që ju duhen i angazhojnë fëmijët e familjarëve të tyre gjithandej mërgatës për ta rritur numrin në kuotat më të larta në shkolla, për të thithur mjetet e përvitshme financiare nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës.

Auditim për MASHT-in, MPJ-në dhe Ministrinë e Diasporës

Sa herë që e kërkon nevoja për zhvatjen e buxhetit të shtetit, Sekserët e Diasporës dhe pushtetarët e inkriminuar bëhen bashk në organizimet e mërgatës, si në: festa kombëtare e shtetërore, fillim dhe përmbyllje të vitit shkollor, orë letrare, promovime librash, ndeja private, ahengje, kanagjeqe, syneti dhe takime tjera të grupeve të interesit.
Përderisa Ministria e Arsimit nuk arrin t’i plotëson kushtet elementare nëpër shkollat e vendit në “mungesë” të mjeteve financiare, çuditërisht me lehtësi ia arrinë të ndaj me mijëra e dhjetëra mijëra euro në vit për një shkollë shqipe në Diasporë!
E keqja bëhet më e madhe kur ky financim i shkollave shqipe nga Ministria e Arsimit në Diasporë bëhet në mënyrë (klandestine) të fshehtë, duke mos i bërë asnjëherë transparente aspektet e levizjeve financiare brenda ministrisë!
Në anën tjetër, Sekserët e Diasporës, mjetet e thithura nga Ministriia e Arsimit dhe ajo e Diasporës, jo vetëm që nuk i përdorin për nevojat e shkollës, asnjëherë nuk i bëjnë publike të hyrat e “Qeverisë” para mërgimtarëve, për shkak se më pastaj e kanë të pamundur ta bëjnë mashtrimin dhe plaçkitjen e bizneseve dhe njerëzit e vullnetit të mirë, duke iu paraqitur si ëngjuj, kinse shkollën e mbajnë në baza vullnetare!
Janë të mirëseardhura ndihmat e MASHT-it me tekste shkollore dhe material tjetër didaktik për shkollat shqipe në Diasporë, porqë është e papranueshme ndarja e mjeteve materiale nga buxheti i varfër i shtetit për sekserët e pushtetit në Diasporë.
Të gjithë ata individë apo shoqata në Diasporë që thithin mjete nga buxheti i shtetit në emër të aktiviteteve të mërgatës, s’janë gjë tjetër veqse abuzues dhe pjesmarrës në krim të organizuar, janë levë e pushtetarëve të inkriminuar.
Edhe përkundër fakteve dhe argumenteve të shumëta për keqpërdorimin e buxhetit të shtetit nga ministritë e sipërcekura, Prokuroria e shtetit akoma heziton të hetojë abuzimet, të cilat mund të bëhen transparente përmes një auditimi të thjeshtë të levizjeve financiare të MASHT-it dhe Minsitrisë së Diasporës, pa anashkaluar as MPJ-në, gjegjësisht levizjeve financiare të Ambasadave të RKS-së në raport me shoqatat në vendet respektive.

BEHGJET PACOLLI NË KURSIN PËR DIPLOMACI TË IVICA DAÇIQIT – Nga BINAK MAXHARRAJ

Behgjet Pacolli njihet në rajon por edhe më gjerë si një biznesmen i
suksesshëm. Bizneset e tij shtrihën gjithandej botës,por me se shumti
andej kah Evropa dhe Rusia. Një ditë i ra çka si ra ndërmendë dhe
vendosi ti futët politikës,duke menduar së edhe këtu do te jetë i
suksesshëm,por burgija e tijë e suksesshme ne bizneset e tij te
ndërtimtarisë,nuk po i ecë edhe në politikë.Ai.pra hyri aksidentalisht
në politikë,por politika ia këtheu shpinën,nuk e donë Behgjet
Pacollin.E formoi partinë duke menduar së do te këtë sukses,por kurr
nuk arrijti që të këtë ndonjë sukses ne asnjeë zgjedhje.I fitonte
vetem dy tre vende ne Parlament.Për shumë kohë ai nuk mundi te ngjitet
në politikë.Partia e tij e luante me shume rolin e patericës duke i
plotesu birat e ndonje partje tjeter.Levizte apo tradhetonte partitë
tjera dhe shkonte te ajo parti për te ia zgjatë jeten siç është PDK.

Ne zgjedhjet e fundit Parlamentare përjetoi fiasko te vertetë në
politik i fitoi vetem dy deputet edhe ate ne kuadër te koalicionit me
LDK-në.Përderisa PDK(me mbi 20 parti te vogla) përpilitej me shpirtë
se si me ia lanë”ngilën” LVV dhe LDK,iku nga LDK dhe ju rras PDK së
Kadri Veselit dhe PAN-it.Me vetem dy deputet arrijti ti fitoj katër
ministri bukur te rëndësishme,ate te punëve te mbrendëshme dhe te
jashtme edhe dy ministri tjera me pak te rendesishme, por edhe postin
e z/kryeministrit.Në kundrin e Ministrisë së punëve te jashtme,apo siç
thuhet ne diplomaci,me gezim dhe hare u ba edhe Minister i punëve te
jashtme,apo i diplomacisë.

Mendoi së ne diplomaci do te këtë më suksës së ne politikë,ashtu ia
hante mendja, e ndoshta nga ushtrimi i diplomacisë do te fitonte edhe
diçka për bisneset e veta.Por,kur sta donë nuk ta donë,nuk i shkojë
puna mirë as ne diplomaci.Ministria e jashtme e Kosovës u ba me
problematikja me plotë skandale dhe afera te ndryshme të cilat edhe
ia lanë imazhin e keq Kosovës ne botë.Bente,apo nuk bente lobim të
fortë për anetarisimin e Kosovës ne mekanizmat ndërkombëtar,deshtoi ne
te gjitha anët,ne çdo aspekt.Nuk arrijti të ia sjellë Kosovës asnje
njohje te re për këto gadi dy vjete.Nuk i përngjante aspak kolegut te
tij serb,murlanit te diplomacis serbe Ivica Daçiqit,i cili me
diplomacin e tij ofansive e shkeli për tokë diplomatin inert,te padije
dhe te pazotin Behgjet Pascolli.Derisa diplomati kosovar Behgjet
Pacolli po bante sefa me dreka e darka ne pallatet e tij,Ivica Daçiq i
binte rreth e rrotull botës për lobim duke i bindur bukur do vende qe
ta çnjohin shtetin e Kosovës.Arijti te ia hjekë mbi nja 10 çnjohje
Kosovës.Këto ditë këtë e beri edhe Republika e Palauit.E,Behgjet
Pacolli as që ia prishë qejfin vehete pse po ndodhin këto çnjohje,duk
e akuzu Daçiqin se këto po i bejka me vajza te bukura,etj.

Pas të gjitha këtyre deshtimeve në diplomaci Ministri dhe
z/kryeministri ishte dashtë te jepë doreheqëje,bile morale për
mossuksesin e tij dhe damin qe po ia sjellë Kosovës në diplomaci.Por
ka ngulë këmbë nuk donë me dhanë doreheqeje,as qe bile ia kërkon
dikush,sepse këtu te na në Kosovë doreheqjet janë te”ndaluara më
ligj””,po i hupka fytyra me ba me dhanë dikush doreheqëje,keshtu qe me
u rrotullu krejtë Kosova askush nuk jepë doreheqeje.

Pasiqe Behgjet Pacolli ka ngulë këmbë si iriqi te mosë dorehiqet,por
po donë hala me nejte ne diplomaci sepse kjo po ja mundesojka me e pa
krejte botën por edhe bisnesit te tij.Por,atij i duhet me e ndejkë
ndonjë kurs për diplomaci për me qenë më i suksesshëm për te mesuar
se si dredhet dhe zhdredhet puna ne diplomaci.Nga ana tjater
trashullaku serb Ivica Daçiq nuk flen nga sikleti se si me ja hejkë
Kosoves ndonje njohje,dhe ne këtë po ka sukese,sepse ne ato vende qe e
kan njoftë Kosoven Behgjet Pacolli as nuk dinë se ku janë e lere me ti
vizitoi.

Pasiqe Behgjet Pacoli nuk ka as nje fije shkollë për diplomaci do i
sygjeroi te shkojë,te ndjekë kursin për dipëomaci te homologu i tij
Ivica Daçiq,i cili na çenka me i zoti për këtë punë.Ne këtë kurs Ivica
Daçiq do ta mësoj Pacollin se si bahet diplomacia,si luhet lojrat ne
diplomaci për te pasë sukses.

Krasniqi – Haradinajt: Më mirë shkuarje në zgjedhje sesa heqja e taksës

Jakup Krasniqi e ka këshilluar Ramush Haradinaj të shkojë vendi në zgjedhje e të mos hiqet taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake pavarësisht kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi, SHBA’së dhe BE.

“Në një situatë të tillë, për Kryeministrin e Kosovës, çdo variant i shkuarjes në zgjedhje është më i mirë, se sa heqja eventuale e taksës ndaj Serbisë. Kursi i ri duhet vazhduar!”, ka thënë Krasniqi, në një tekst të gjatë dërguar Gazetës Express.

Krasniqi ka thënë se gjithë ata që po kërkojnë heqjen e taksës – liderët e Kosovës – po e bëjnë këtë për interesa personale.

“…ata janë duke i mbrojtur interesat kryekreje personale e aspak shtetërore e kombëtare”, ka shtuar ai.

Krasniqi e ka krahasuar Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me ish-funksionarët shqiptarë në Jugosllavi. Ka thënë se ish-kreu i PDK’së po bën presin Qeverisë për interes personal që të hiqet taksa.

“Ai apo ata që taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, sidomos ndaj Serbisë e konsiderojnë si një veprim a teke personale të një lideri shtetëror e cilat “teke nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së”?! Diçka të tillë sikur të thoshin nostalgjikët e Beogradit, që nuk mungojnë në Kosovë, të cilët tani janë të heshtur, por që nxjerrin kokën kohë pas kohe, mbase edhe do të kuptoheshin disi”, ka shtuar ai.

Ish-Kryetari i Kuvendit ka thënë se Hashim Thaçi dhe zyrtarët e LDK’së janë mësuar të nënshtrohen derisa serbët të trimërohen.

“Kjo do të thotë që sa më shumë që të nënshtrohen të parët tanë si Thaçi e zyrtarë të LDK-së, aq më shumë do të trimërohen ata që nuk u distancuan as edhe një herë nga politika e gjenocidit serb”, ka shtuar Krasniqi.

Qeveria Kosovës kishte marrë vendim për taksë ndaj produkteve serbe e boshnjake pasi Serbia kishte nisur një fushatë kundër njohjeve të Kosovës.
Fillimisht ishte vendosur taksa 10 për qind për t’u vendosur në fund të vitit të kaluar në 100 për qind.

SHBA ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të taksës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar dje të dëgjohet këshilla e amerikanëve. Ka thënë se SHBA nuk e ka të pakushtëzuar përkrahjen për Kosovën. Madje, ka thënë se për teke të ndonjë lideri s’bën të rrezikohet partnertiti i Kosovës me SHBA’në.

Në anën tjetër, nënkryetari tjetër i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se vendimi për mos heqjen e taksës me Serbinë nuk cenon raportet e Kosovës me Amerikën.

Në këtë mënyrë, Lekaj i është përgjigjur Presidentit Hashim Thaçi, i cili kërkoi nga Qeveria që të dëgjohet këshilla e SHBA’së për heqjen e takës.

“Të gjithë jemi krenarë për miqësinë që e kemi me Amerikën. Vendimet e institucioneve shtetërore, siç është ky për taksën, nuk e rrezikojnë miqësinë dhe koordinimin që e kemi që dhjetëra dekada me SHBA’në”, ka thënë Lekaj, për Express, të shtunën.

Lekaj ka thënë se askush s’mund t’i lëvizë raportet Kosovë-Serbi. Ka thënë se Ramush Haradinaj vetëm sa i ka thelluar këto raportet me amerikanët.

“Ashtu siç e kemi çliruar, e ndërtuar shtetin e Kosovës, bashkë me Amerikën do të vazhdojmë t’ua ruajmë sovranitetin nga jashtë dhe të zhvillojmë brenda. Miqësia jonë me Amerikën është e ndërtuar në themelet e dy popujve, të cilën vështirë se mund ta lëkund dikush. Kryeministri e ka dëshmuar në vazhdimësi bashkëpunimin me SHBA për të mirën e dy popujve”, ka shtuar ai.

Edhe Blerim Kuçi, ka thënë se taksa me Serbinë ka arritur efektet në aspektin politik dhe ekonomik.

Mirëpo nuk ka dashur të komentojë nëse Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë përkohësisht taksën siç kanë kërkuar amerikanët.

“Si deputet, taksa i ka arritur efektet. Ka qenë njëri prej potezave, jo vetëm në aspektin ekonomik, por i ka dhënë dinjitet Kosovës. Duhet të shfrytëzohet maksimalisht në raport me Serbinë”, ka thënë Kuçi, për Gazetën Express.

Departamenti i Shtetit, në fund të vitit të kaluar i kishte shkruar Kryeministrit të Kosovës që të heq taksën.

Është përsëritur e njëjta kërkesë drejtuar udhëheqësve të Kosovës edhe nga Ambasada në Prishtinë. Është thënë se Amerika kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës.

“Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar prej lidershipit të Kosovës në mënyrë të përsëritur që të pezullojë menjëherë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Siç kemi thënë, ne nuk shohim ndonjë përfitim të Kosovës nga këto masa. Ne fuqishëm inkurajojmë ripërtëritjen e fokusimit në qëllimet thelbësore të Kosovës- të ardhmen evropiane dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane, dërguar “Kohës Ditore”.


Send this to a friend