VOAL

VOAL

Partia e Veselit ia mësyn Veriut: Garon me 4 kandidatë në zgjedhjet e jashtëzakonshme

Në zgjedhjet e 19 majit që do të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës, do të marrë pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar sot, kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, i cili ka treguar se ka caktuar edhe kandidatët për kryetar në këto katër komuna.

Këto kandidatura Veseli i ka konfirmuar pas takimit që sot ka pasur në zyrën e tij të partisë me krerët e degëve të PDK-së në Mitrovicën e Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.

Ndër të tjera Kreu i Kuvendit të Kosovës ka porositur Vuçiqin që të merret me zgjedhjet e veta në Serbi, pasi sipas tij për qytetarët serb të Kosovës përgjegjësinë e mbajnë institucionet e Republikës së Kosovës.

Veseli, partia e të cilit tashmë është duke kaluar nëpër procesin e brendshëm zgjedhor, ka treguar se do të kandidojnë në të katër komunat.

“Unë e di se keni sfida në pjesën veriore, tani janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat janë shpallur në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ju jeni degët e PDK-së në veri dhe ne do të marrim pjesë në zgjedhje. Jemi partia kryesore me përkrahjen më ta madhe që kemi pasur nga viti 2017 në të gjitha komunat e veriut. Në pjesën veriore të Mitrovicës Gonxhja ka qenë kandidate, do të vazhdojmë edhe tani me besimin e madh që të kemi besimin e qytetarëve qysh e kemi pasur në vitin 2017 dhe ta fitojmë komunë e Mitrovicën veriore. PDK merr pjesë ne katër komunat e pjesës veriore edhe në Mitrovicën veriore me kandidate për kryetar, edhe në Zveçan edhe në Zubin Potok për aq sa edhe në Leposaviq”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK’së ka thënë se ka për qëllim që të kthejë pushtetin në këto komuna, në mënyrë të që ndihmohen të gjithë të kthehen nëpër shtëpitë e tyre në atë pjesë.

“Ne e dimë se ata kanë shumë vështërsi, ballafaqohen me sfida të cilat nuk janë të lehta, por institucionet e Kosovës dhe PDK do të jetë afër tyre në çdo moment. Nuk do të ndalemi derisa çdo qytetarë i pjesë veriore të rikthehen në shtëpitë e tyre. Do të rindërtohen shtëpitë e djegura të gjitha për aq sa dhe do të kthen njerëzit në banesat e veta. Fitimi i pushtetit lokal në komunat veriore nga PDK do të thotë një shtysë ma shumë që ta ndërtojmë një besim edhe më të madh, të ju tregtojmë edhe bashkëqytetarëve tanë serbë në pjesën veriore se Kosova është e jona e përbashkët, se qeverisja është e përbashkët se do të trajtohen të gjithë në mënyrë të barabartë dhe nuk do të ketë dallime në baza ndëretnike. Bëhuni gati dhe dilni fitimtar”, tha Veseli.

Lideri i PDK-së ka folur edhe për qëndrimet dhe deklaratat e presidentit serb lidhur me komunat e veriut të Kosovës.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovan. Presim fqinjësi të mirë me Serbinë ndërsa Aleksander Vuçiqi duhet të mendojë për zgjedhjet e veta vetëm në Serbi, kjo është Kosovë. Qytetarët serb të pjesës veriore janë qytetarë të Kosovës të cilët përgjegjësinë më të madhe e kemi ne si institucione të Kosovës dhe si lidership shqiptar”, ka përfunduar Veseli.

Pjesë në këto zgjedhje do të marrë edhe Lista Serbe. Këtë e ka konfirmuar sot kreu i partisë Goran Rakiq. Ai ka thënë se nuk do të lejojnë shqiptarët të marrin pushtetin në Veri /GazetaExpress/

Kosova nis procedurat për ratifikimin e Konventës së Stambollit

Luljeta Krasniqi – Veseli

Institucionet e Kosovës kanë iniciuar procedurat ligjore të cilat mundësojnë më pas ratifikimin e Konventës së Stambollit, e njohur në botë si instrumenti më i mirë ligjor, për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

Komisioni për legjislacion në Kuvendin e Kosovës bën të ditur se ka pasur në trajtim amendamentin me qëllim të përfshirjes së Konventës në Kushtetutën e Kosovës dhe e ka aprovuar si të tillë.

Janë 82 deputetë që e kanë nënshkruar këtë amendament.

Ditë më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të ratifikojnë Konventën e Stambollit, pasi siç tha ai “nëse Kosova e merr këtë hap, udhëheqësit dërgojnë mesazh të fuqishëm se Kosova po përgatitet për integrimin euroatlantik”.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se ne seancën e radhës, në rend ditë është votimit i amendamentit me qëllim të përfshirjes së Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës.

Haxhiu tha se Konventa e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje është në vazhdën e mekanizmave të cilat po tentohet të aplikohen në Kosovë, për shkak të rasteve të shumta të dhunës në familje dhe vrasjeve të grave dhe vajzave që po ndodhin në vend.

Por, sipas saj, nuk mjafton vetëm ratifikimi dhe miratimi, përderisa institucionet kanë probleme me zbatueshmërinë e ligjeve.

“Në këtë kuptim, kemi shumë probleme me sistemin e drejtësisë, ku ende nuk e marrin seriozisht dhunën në familje. Kemi pasur raste të shumta ku ndonëse është raportuar për dhunë në familje, institucionet e sigurisë nuk kanë vepruar apo kemi raste të tjera kur nuk janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes nga gjyqtarët dhe kështu si pasojë e kësaj janë vrarë vajzat dhe gratë”.

“Sa më shumë mekanizma që e parandalojnë dhunën ndaj grave dhe dënojnë kriminelët janë të duhur, por pastaj mbetet të bëhet presion për zbatimin e tyre. Kosova ka konventa të tjera të përfshira edhe në Kushtetutë që janë mbi legjislacionin në fuqi, por që nuk ka vullnet për t’i adresuara ato, prandaj edhe Kosova është në gjendje të rëndë”, thotë Haxhiu.

Parandalimi i dhunës, mbrojtja e viktimave të saj dhe ndjekja penale e dhunuesve janë bazamenti i Konventës së Stambollit. Kjo Konventë e njeh dhunën ndaj grave si shkelje të të drejtave të njeriut dhe si formë diskriminimi, kjo do të thotë që shtetet kanë përgjegjësi nëse nuk i përgjigjen në mënyrën e duhur kësaj dhune.

Vitin e kaluar, në Kosovë janë raportuar mbi 1 000 raste të dhunës në familje, ndërsa pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë gra.

Radio Evropë e Lirë pati raportuar disa herë për raste të dhunës në familje. Bukuria (emri i njohur për redaksinë) ishte një nga viktimat e dhunës në familje. Ajo kishte deklaruar se bashkëshorti i saj e ka rrahur vazhdimisht, atë dhe tre fëmijët që i kishin së bashku.

Bukuria kishte deklaruar se e kishte njoftuar disa herë policinë për dhunën që po ushtrohej ndaj saj nga burri, duke treguar po ashtu, se ai arrestohej, por zakonisht lirohej pas 48 orësh.

“Ka ushtruar dhunë vazhdimisht mbi mua. Më së shumti më ka rrahur me rrip. Edhe fëmijët i rrihte shumë. Ndonjëherë dilte nga shtëpia dhe nuk kthehej me ditë të tëra, pasi e donte jetën e natës dhe na linte pa ushqim në shtëpi”.

“Unë detyrimisht shkoja te familja ime, për shkak se nuk punoj dhe nuk kisha para për të blerë ushqim. I kam fëmijët e vegjël dhe kishin nevojë si për gjëra ushqimore, po ashtu edhe për shumë gjëra të tjera”, tregon ajo.

Një nga rastet më të rënda të dhunës në familje në Kosovë ishte ai i vitit të kaluar, i cili përfundoi me krim të rëndë, ku një burrë vrau gruan e tij 40-vjeçare dhe vajzën e tij 9-vjeçare.

Lirije Kajtazi, deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se duke pasur parasysh rritjen e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave, është e domosdoshme që Kosovë të jetë pjesë e Konventës së Stambollit.

“Konventa e Stambollit ofron standarde se si duhet të mbrohet familja dhe viktima nga dhuna dhe njëkohësisht tregon se si duhet të trajtohen edhe kryesit e dhunës, gjë të cilën Kosova po dështon ta bëjë edhe pse e ka Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. Duke e pasur këtë Konventë pjesë të Kushtetutës, ne konsiderojmë se institucionet obligohen më tepër edhe në ndarjen e financiare që shpesh është një nga problemet për moszbatim, por edhe kujdesin institucional dhe përgjegjësinë institucionale në përgjithësi”, thotë Kajtazi.

Megjithatë, deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje Albulena Haxhiu ngrit dilema se pasi Kosova ta ratifikojë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, kush do të raportojë në Këshillin e Evropës.

“Problemi i vetëm që mund të qëndrojë në këtë pikë është raportimi në Këshillin e Evropës, ku tani Kosova nuk është anëtare e këtij mekanizmi. Dilemën që do ta shtrojmë në seancë është se nëse Kosova raportin në Këshillin e Evropës kush do të raportojë për Kosovën, pasi që është goditje e madhe nëse lejojmë që UNMIK-u të raportojë për Kosovën. Pra, e kemi vetëm këtë dilemë, por natyrisht që do t’i japim mbështetje kësaj Konvente pasi që e konsiderojmë që është shumë e rëndësishme”, thekson Haxhiu.

Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje u hap për nënshkrim në vitin 2011, në Stamboll të Turqisë. Turqia ishte vendi i parë që ka ratifikuar këtë Konventë. Deri më tani kjo Konventë është nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk është nënshkruese e kësaj Konvente dhe e vetmja që nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, një prej organizatave më të rëndësishme në Evropë.

Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat veriore

Lista Serbe, subjekt politik që aktualisht përfaqëson komunitetin serb në Kosovë në institucionet lokale dhe ato qendrore, ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, të shpallura për datën 19 maj.

Vendimi për pjesëmarrje në zgjedhje, pasoi takimin e krerëve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

“Nuk do t’i lejojmë as Prishtinës e as kujtdo nga bashkësia ndërkombëtare që në ato funksione të sjellin shqiptarë e as marioneta serbe, të cilët do të punojnë siç u thonë ata”, tha pas takimit me presidentin Vuçiq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ndërkaq, presidenti Vuçiq, deklaroi se vendimi rreth pjesëmarrjes u takon pikërisht përfaqësuesve serbë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur të hënën e kësaj jave zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se ka filluar menjëherë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Katër kryetarët e këtyre komunave, më 27 nëntor të vitit 2018, dhanë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

Këto komuna janë udhëhequr nga Lista Serbe.

Njëzet vjet pas: Qytetarët në rrugën e refugjatëve drejt Bllacës

Në Bllacë të mërkurën (sot) është vënë gurthemeli i “Qendrës Përkujtimore të gjenocidit serb në Kosovë ‘Bllaca ‘99”.

Në këtë fshat kufitar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, njëzet vjet më parë kanë qëndruar mijëra qytetarë të Kosovës, që ishin dëbuar nga forcat serbe.

Vendimi për ngritjen e kësaj Qendre është marrë nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë përmes një postimi në Facebook se ajo që e ai e ka cilësuar shtëpi të jashtëzakonshme do të flasë “me zërin e ndërgjegjjes kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut”.

“Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës dhe e cila do të shërbejë edhe si falënderim i përjetshëm botës demokratike, të prirë nga SHBA, që ia mbylli rrugën me drejtësi mizorisë, për ta rikthyer shpresën e një populli”, ka thënë ai.

Më 24 mars të vitit 1999, NATO-ja nisi fushatën e sulmeve ajrore kundër caqeve ushtarake në ish-Jugosllavi për të ndaluar dhunën e regjimit serb në Kosovë.

Haradinaj shkarkon ministrin serb Teodosijeviq

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim për shkarkim të ministrit serb të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, pas një fjalimi të tij rreth masakrës së Reçakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Haradinaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e ka quajtur të patolerueshme si dhe veprim që nuk arsyetohet, fjalimin e Teodosijeviq, duke njoftuar shkarkimin e tij.

“Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si, një, deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviqit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askënd që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është rasti i dytë që një anëtar i kabinetit të Ramush Haradinajt bën deklarata të tilla. Dy javë më parë kreu i qeverisë shkarkoi Vesna Mikiq, nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë, për shkak të qëndrimeve të saj ndaj bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi.

Arsim Bajrami: Tri vlera të Kushtetutës së Kosovës: Sovraniteti dhe pavarësia, integriteti territorial, rendi unik kushtetues

Prishtinë

Profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës si dhe njëri prej anëtarëve të Ekipit Hartues të Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, tha se Kushtetuta e Kosovës e ka arritur misionin e saj historik, shtetndërtimin dhe pavarësinë.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Bajrami vlerësoi procesin e hartimit të kushtetutës së Kosovës, në përvjetorin e ratifikimit të saj.

Përpjekja e Kosovës për të pasur Kushtetutën e saj, ka filluar që kur ajo ishte autonomi në ish-Jugosllavi, tregon Bajrami duke theksuar se megjithatë, baza e Kushtetutës aktuale të Kosovës ka filluar të shkruhet në vitin 2005, kur është formuar një Grup Uniteti nga ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova dhe kanë filluar përgatitjet për pavarësinë e Kosovës.

Profesori Bajrami tregon se pas luftës, para Kushtetutës aktuale në fuqi, Kosova ishte qeverisur me një Kornizë Kushtetuese e bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të ratifikuar më 2001, e cila ka qenë në fuqi deri në pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008.

“Historia Kushtetuese e Kosovës fillon në vitin 1969 kur sa ka qenë Kosova Autonomi në ish-Jugosllavi ka pasur Ligjin Kushtetues, në vitin 1974 Kushtetutën dhe kur u shpërbë Jugosllavia më 7 shtator 1990 ka nxjerrë Kushtetutën e Kaçanikut. Kurse pas luftës, pas rezolutës 1244 në vitin 2001 kemi nxjerrë kornizën kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme me të cilin dokument janë themeluar institucionet e përkohshme për vetëqeverisje dhe kjo ka qenë në fuqi deri sa është arritur shpallja e koordinuar e pavarësisë. Pra te Kosova kemi të bëjmë me modelin e pavarësisë së koordinuar pra jo me modelin e pavarësisë së njëanshme siç mendon Serbia”, thotë Bajrami.

“Kushtetutë liberale dhe demokrate”

Siç thotë ai, kjo kushtetutë është liberale dhe demokrate, që ndërthur të drejtat e njeriut e respektimin e pakicave me parimin e “diskriminimit pozitiv”.

Modeli i Kushtetutës së Kosovës, Bajrami thotë se është imituar nga ai i Amerikës që flet për sovranitetin. Por, kanë marrë si model edhe Kushtetutën e Kroacisë, Sllovenisë si dhe Marrëveshjen e Ohrit, duke i përshtatur të gjitha për Kosovën.

“Kemi krijuar një dokument të mirë të një shteti liberal i cili është kampion sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut e në veçanti të drejtave të pakicave ku kemi pranuar të ashtuquajturin parim të diskriminimit pozitiv, ku pakicat, në radhë të parë pakica serbe, ka të drejtat e avancuara, një qasje afirmative në të gjitha nivelet e pushtetit filluar nga komunat e deri te pushteti qendror”, tregon Bajrami.

Kushtetuta e Kosovës parasheh që në Kuvendin e Kosovës, në 120 ulëse gjithsej, 20 janë të rezervuara për minoritetet e vendit, 10 për pakicën serbe dhe 10 të tjera për pakicat tjera.

Për këtë pjesë të Kushtetutës, Bajrami thotë se ka qenë eksperti kryesor ligjor në negociatat me ekipin e Martti Ahtisarit, ku ka udhëhequr në procesin e Vjenës e në atë të Rambujesë.

Megjithatë, Bajrami thotë se këto vende të rezervuara janë keqpërdorur nga pakica serbe, duke bllokuar procese të ndryshme të Kosovës, ku përmend së fundmi dështimin e themelimit të ushtrisë nëpërmjet ndërrimit të Kushtetutës.

“Nëse arrihet një marrëveshje eventuale tash në vitin 2019 me Serbinë, një marrëveshje paqësore, duhet të gjejmë një mekanizëm që të mënjanojmë këtë bllokadën serbe, sepse ata janë një dorë e zgjatur e Qeverisë së Beogradit dhe ata mbajnë peng çdo vendim të ndërrimit të Kushtetutës. Për shembull, ju e dini problemin e themelimit të ushtrisë, ku nuk është shkuar përmes ndërrimit të kushtetutës por është gjetur rruga B, përmes ligjit, sepse serbët bllokonin ndryshimin e Kushtetutës”, thotë Bajrami i cili falënderon komunitetet tjera joshumicë që i quan konstruktiv dhe shfrytëzues të të drejtave kushtetuese.

Ideja “korrigjimi i kufijve” mund të ketë efekt domino

Sa i përket temës për të cilën presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, por edhe udhëheqës tjerë institucional flasin shpesh kohëve të fundit, idenë për “korrigjim të kufijve”, profesori Bajrami thotë se kjo mund të ketë efekt domino edhe në Bosnje dhe në Maqedoni por edhe shumë vende tjera që janë shoqëri shumetnike.

Ai thotë se tri vlera të Kushtetutës së Kosovës duhet të jetojnë sa të jetë shteti kosovar dhe nuk mund të ndërrohen as me referendum por as me amendamente. Sovraniteti dhe pavarësia, integriteti territorial si dhe rendi unik kushtetues.

“Mendoj që Kosova nuk duhet të pranojë (të ulet) në asnjë tavolinë ku bisedohet për ndërrim të kufijve apo korrigjim të kufijve, përkundrazi, Kosova duhet të bisedojë me Serbinë për paqe, që të arrihet një paqe e qëndrueshme. Që të zgjidhen problemet tjera që nuk nënkuptojnë territorin. Kosova ka nevojë për një njohje reciproke me Serbinë në territorin ekzistues i cili është ky territor që kemi më shumë se 50 vite. Mbi bazën e këtij territori kemi shpallur pavarësinë dhe me këtë territor kemi marrë njohje nga më shumë se 100 shtete dhe më në fund kemi konfirmimin edhe të Gjykatës Ndërkombëtare dhe Drejtësisë që pavarësia është legale dhe legjitime mbi këtë territor”, thekson Bajrami.

“Politikanët duhet të kenë edukatë kushtetuese”

Sa i përket problemeve të brendshme të lidershipit kosovar me Kushtetutën, Bajrami thotë se edhe pse të gjithë i besojnë kushetutës, të gjithë e kanë një hise në shkeljen e saj. Ai përmend që brenda 10 vjetësh në Kosovë janë larguar dy presidentë për shkak të shkeljes së Kushtetutës, gjë që në vende tjera, thotë ai, ndodhë në 50 vjet.

Dukuri jo e mirë e lidershipit kosovar, sipas Bajramit, është pyetjet që gjithmonë liderët ja drejtojnë Gjykatës Kushtetuese për konsultim. Një gjë e tillë nuk do të duhet të ndodhte sipas tij, ngase politikanët do të duhej të kishin një edukatë kushtetuese dhe një logjikë shtetformuese pa pasur nevojë për asistencë nga Gjykata Kushtetuese.

Në hartimin e draftimit të Kushtetutës së Kosovës, Bajrami thotë se ka pasur edhe anëtarë të komuniteteve joshumicë, siç është ministri Mahir Yağcılar dhe Bajram Latifi, i kyçur kohë pas kohe në proces.

Autorë kryesorë Bajrami tregon se përpos tij, ka qenë edhe profesori Hajredin Kuçi, e ndjera Nekibe Kelmendi, Ramë Manaj dhe Iljaz Ramajli, të cilët kanë pasur edhe tre avokatë amerikane nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që kanë kontribuuar.

Kushtetuta e Kosovës ka 14 kapituj e 162 nene. Ajo thotë se “Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi”.

(Video) Haradinaj nga SHBA flet për taksën 100%: Jam ushtar i Amerikës që zbatoj urdhra!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mori pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe takime tjera me përfaqësues të komunitetit shqiptar, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të SHBA-së ka folur edhe për taksën 100%.

Ai në një intervistë ka ripërsëritur edhe njëherë se raportet mes Kosovës e SHBA-ve janë të mira dhe se taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake është bërë kundër Serbisë dhe interesave të Rusisë në Ballkan.

“Populli shqiptar krejt ku jemi në trojet tona i takojmë asaj që udhëheqë Amerika. Në krejt planin global ne jemi bashkë. Marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e ndjeshme për shkak se kemi pasur luftë e tragjedi”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se qëndrimet e Qeverisë lidhur me taksën kanë të bëjnë me Serbinë dhe Rusinë. Tha se është ushtar i Amerikës në terren duke zbatuar urdhrat e saj.

“Qëndrimet tona lidhen me Serbinë e Rusinë. Janë të ngjashme me ato qëndrime që i ka Amerika edhe kuptohet ata që janë në terren, edhe unë jam si ushtar i Amerikës në teren. Unë vetëm një urdhër po e zbatoj si e parasheh tereni. Unë besoj që duke e forcuar Kosovën e forcojmë edhe interesin Amerikan dhe largojmë edhe interesin rus dhe të tjerëve”, përfundoi Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj ka udhëtuar për në SHBA gjatë ditës së premte nga ku ka thënë se atje do të ketë takime të ndryshme edhe me zyrtarë amerikanë./

Klima politike pamundëson ndryshimet kushtetuese

Luljeta Krasniqi – Veseli

Pas njëmbëdhjetë vjetëve të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ish- hartuesit e saj thonë se ky dokument ka përmbushur misionin primar, themelimin e shtetit të Kosovës, por, sipas tyre, tani duhet të fillohet të mendohet për perspektivën e kësaj Kushtetute.

Tri vlera të përhershme që nuk guxojnë të ndryshojnë me asnjë reformë kushtetuese, sipas hartuesve të këtij akti më të lartë juridik, janë pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ishte hartuar më 9 prill të vitit 2008, derisa kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, të po të njëjtit vit. Kushtetuta e Kosovës bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, i njohur si Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës dhe mbi bazën e të cilit edhe ishte shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, profesor Arsim Bajrami, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kushtetuta mund të rishikohet në disa aspekte, por, në përgjithësi ky model i Kushtetutës, sipas tij, është treguar i suksesshëm, pasi që është një model i një shteti liberal demokratik që bazohet tërësisht në sovranitetin e qytetarit.

“Duhet të fillohet të mendohet për perspektivën e kësaj Kushtetute sepse në rast se arrihet ndonjë marrëveshje eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë pjesë e kësaj marrëveshjeje duhet të jetë edhe çështja e vlefshmërisë së mëtejshme të Pakos së Ahtisaarit, dhe të diskriminimit pozitiv që zbaton Kushtetuta”.

“Kështu që në këtë rast unë mendoj se pas kësaj marrëveshjeje mund të hyhet të një rishikim substancial të Kushtetutës, një amandamentim të Kushtetutës, i cili do t’u jap fund privilegjeve që janë krijuar në kuadër të diskriminimit pozitiv si rezultat i Pakos së Ahtisaarit, sepse ajo marrëveshje duhet të përmbajë edhe fatin e mëtejshëm të planit të Ahtisaarit në Kosovë”, thotë Bajrami.

Si shtet me shoqëri shumetnike, Kosova ka një Kushtetutë e cila mund të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, që nënkupton vota e dy të tretave të numrit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si tërësi dhe votat e dy të tretave të deputetëve nga komunitetet pakicë.

Nisur nga kjo procedurë, ndryshimi i Kushtetutës në situatën aktuale politike në Kosovë, besohet se ka mbetur peng i votimit të dyfishtë, pasi që çdo propozim eventual për ndryshime duhet të miratohet edhe nga deputetët e komunitetit serb dhe komuniteve tjera.

Profesori Bajrami thotë se në rast se arrihet një marrëveshje në dialogun me Serbinë, duhet të shihet fati i mëtejshëm i kufizimeve të parashikuara me Planin e Ahtisaarit.

“Ndoshta mund të arrihet pëlqimi që të hiqen këto bllokada të dy të tretave, të cilat në praktikën 11-vjeçare janë treguar si elemente të bllokimit. Në kohën kur ato janë vendosur në Kushtetutë, qëllimi ka qenë që pakicat të mbrohen nga mbivotimi i shumicës dhe ato kanë degraduar në një element bllokues sepse pakica përmes votimit të dyfishtë ka bllokuar shtetin e Kosovës dhe vendimmarrje në Kuvend për çështjet vitale shtetërore”, thotë Bajrami.

Edhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu, po ashtu anëtar i Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht qëllimit të mirë të para njëmbëdhjetë vjetëve që të hartohet një Kushtetutë moderne, me kalimin e kohës janë vënë re çështjet që duhet të përmirësohen.

Por, që sipas tij, peng i ndryshimit të Kushtetutës mbetet votimi i dyfishtë.

“Që nga koha e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për statusin e Kosovës, që njihet edhe si Pakoja e Ahtisaarit, kam dhënë vërejtjet e mia se ky plan që më vonë është mishëruar në Kushtetutë, e bën Kosovën jofunksionale. E kemi vënë re edhe në punën e Kuvendit, vota e dyfishtë apo bllokimi që ka tendencë të bëhet nga komuniteti serb është ajo që në një mënyrë po e bllokon punën e Kuvendit në çështje të caktuara. Tani është tejet e vështirë dhe e pamundur që me këtë strukturë të përfaqësuesve të komunitetit serb, të kemi një ndryshim eventual të Kushtetutës sidomos në ato pjesë që janë të domosdoshme”, thotë Sjediu.

Një çështje tjetër që njëri prej ish hartuesve të Kushtetutës, Arsim Bajrami e sheh të nevojshme të amandamentohet është pjesa për presidentin e Kosovës. Ai thotë se ky ndryshim i Kushtetutës nuk duhet të shtyhet më tej dhe duhet të bëhen amendamente me të cilat populli i Kosovës përmes votës së vet e zgjedh presidentin.

“Ndryshimet duhet të bëhen në drejtim të rrugës që presidenti i ardhshëm i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, pasi që kjo do të stabilizonte demokracinë dhe do të krijonte një kredibilitet më të madh presidentit në mënyrë që ai mos të ndërlidhet me zhvillimet politike që gjithmonë janë më ndikim tek votimi parlamentar i presidentit”, thotë Bajrami.

Shkelësit e Kushtetutës

Gjatë këtyre njëmbëdhjetë vjetëve, jo rrallë janë shënuar edhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Korab Sejdiu thotë se që nga miratimi i Kushtetutë së Kosovës tentativat më serioze për të shkelur Kushtetutën e Kosovës janë veprimet e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me hapjen e temës së korrigjimit të kufijve.

“Cenimi më i madh që po i bëhet Kushtetutës po bëhet nga presidenti aktual i cili me aventurat e tij karshi dialogut me Serbinë është duke rrënuar edhe shtetësinë e Kosovës, atë të cilën e kemi arritur ai po e dëmton duke hapur tema të cilat me Kushtetutën e Kosovës janë të përcaktuar, siç është çështja e integritetit territorial”, thotë Sejdiu.

Kurse profesor Arsim Bajrami thotë se Kushtetuta e Kosovës është shkelur nga lidershipi i cili, sipas tij, ende nuk kanë një edukatë kushtetuese, shtetërore dhe institucionale.

“Kur them për lidershpin, mendoj për gjithë liderët, liderët e partive politike, deputetë, anëtarë të qeverisë të cilët akoma nuk kanë arritur kodet e sjelljes ligjore dhe kushtetuese, standardet e një edukate shtet-formuese, dhe kjo ka paraqitur një ngecje në shtet-ndërtim dhe duhet të ndërtojmë standarde që jo gjithmonë Gjykata Kushtetuese duhet ta rivendosë Kushtetutën, por secili që ushtron një post publik duhet ta njohë mirë Kushtetutën, ligjin dhe duhet të sillet brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore”, thotë Bajrami.

Gjykata Kushtetuese pati interpretuar si shkelje të rëndë të Kushtetutës rastin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu me mbajtjen e dy posteve. Si antikushtetuese ishte interpretuar edhe zgjedhja e presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli në shkurt të vitit 2011. Të dy presidentët, pas veprimeve të tyre ishin detyruar të japin dorëheqje.

Kushtetuta e Kosovës e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm. Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera.

Shqiptarët po i lënë fëmijët e tyre të mbytur në mut…!! – Nga Skënder MULLIQI

Shteti i Kosovës. Këto dy fjalë te shumica e qytetarëve të Kosovës, zgjojnë emocione dhe në të njejtën kohë reaksione: emocione se bëm shtet, e nuk jemi duke e bërë hiq si duhet, krenarë së pas shumë vitësh arritem që më gjakun e shumë martirëve dhe dëshmoreve të kombit të jemi të lirë, dhe së fundi shumë të zhgenjyer pse edhe pas 20 vitesh nuk po na kthehen punët për së mbari?! Sintagma “ Shteti I Kosovës” , ku shumica e pranuan tezën e rreme të klasës politike “ së shteti që po e ndërtojmë është i ëndrrave tona’.

Çdo kritikë karshi atyre që nuk punuan mirë , të atyre që Kosovës ja lanë veq eshtrat, po konsiderohet tradhti kombëtare. Të vdesësh për Kosovën ishte madheshtia më e madhe për shqiptarët, por qe pozicionimet në postët më të larta shtetërore u rezervue për ata të cilët moren vendime në emer të shtetit!!

Kur është fjala së si po funkcionon shteti I Kosovës, shumica e kan humbur interesimin, së këtë interesim ju kan zvetnuar ata të cilët bën shtet vetëm për vete. Nuk u kuptua dhe as qe u dëshirue të kuptohet së shteti është I të gjithë qytetarëve. Vetëm kështu ka shteti kuptim. Kemi Kushtetuten, kemi flamurin dhe shumë qka tjetër që vërtetë I jep kuptim ekzistimit të çdo shteti, dhe kështu edhe shtetit famoz të Kosovës. Si është I organizuar shteti ,si funksionon dhe çfarë është jeta e qytetarëve të Kosovës? Jemi deshmitarë të gjithë së kurrfare , duke përjashtur alitat politike të cilët kan bërë më shumë shtet për vete, duke I detyruar shumicën që ose tu nënshtrohen urdhërave të tyre , ose ta lëshojnë vendin masovikisht siq po ndodhë …

Nga ajo që po shohim përditë e më shumë , “shteti I dytë I shqiptarëve’ nuk është duke I pëmbushur endrrat shekullore të njeriut tonë , nuk është duke I plotësuar as kushtet elementare për jetë.Kështu që shumë muta arritën ti realizojnë ëndrrat e tyre më djersën dhe mundin e popullit. Këta muta nuk po ndalën së kërkuari “ suksese’ të reja në mutqihonet e tyre…? Edhe kjo nuk ju mjafton së kjo është epoka e tyre. Janë duke notuar në sipërfaqe , e të tjerët qe janë shumicë, kan mbetur përfundi tyre .Mutat kan fëlliqur edhe natyrën e bukur të vendit.Shqiptarët fëmijët e tyre I kan lënë në fëlliqësirë…

Weber: Thaçi diskuton për kufijtë për t’u amnistuar nga Gjykata Speciale

Bodo Weber, njëri prej ekspertëve më të mirë gjerman për Ballkanin, në një intervistë për Kohavizionin (Rubikon) i tha gjërat tullë për bisedimet e fshehta të Thaçit me Vuçiqin.  Ndër të tjera, Weber theksoi :

“Më lëjoni t’u tregoj dy gjëra… Mes politikanëve perëndimorë që me të vërtetë interesohen për këtë vend është një vlerësim unanim se presidenti juaj është duke e bërë këtë vetëm për një arsye dhe kjo është për t’i ikur Gjykatës Speciale. (…) Unë nuk mund ta vërtetoj këtë por mund të ju them se kam dëgjuar për drafte të ndryshme të marrëveshjes prej zyrtarëve të lartë të BE-së dhe ato draftepërmbajnë një element të amnistisë.”

Bodo Weber (03/04/2019)

Mogherini, personi kyç që inicoi temën e kufijve

“Personi kyç i cili inicioi shkëmbimin e territoreve është znj. Mogherini. Kjo është absolutisht shumë e rëndësishme që të përmendet. Kishte një ndryshim rrënjësor në mes të znj. Ashton dhe znj. Mogherini. Përveç teknikës së negocimit, dihet që znj. Ashton asnjëherë nuk lejoi nga Beogradi ose kushdo tjetër që të rihapë çështjen e statutit. Znj. Mogherini asnjëherë nuk iu përkushtua këtyre principeve, këtyre principeve të pa tundura, të cilët nuk ishin asnjëherë të shkruara në marrëveshje mirëpo u bën të qarta në 2012-2013 nga Berlini, Londra dhe Washingtoni te Prishtina dhe Beogradi por kryesisht te Beogradi dhe që ata e pranuan atë…”

Bodo Weber (03/04/2019)

Burim:

https://www.facebook.com/RubikonKTV/videos/416387579146503/

https://www.facebook.com/RubikonKTV/videos/320390138665553/

Rita Ora sonte në Prishtinë – ja kur do të aterojë në Aeroport

Rita Ora do të vijë pikërisht mbrëma në Kosovë dhe do të qëndrojë tri ditë me radhë.

Ajo do të aterojë në aeroportin e Prishtinës rreth orës 6 e 50, mëson Gazeta Express.

Rita po vjen në Kosovë tani në punën e ambasadores, pasi ajo me projektin më të fundit ka vendosur që t’i dalë në krah grave që janë viktima të dhunës.

Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovë.

28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirës dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

Thaçi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj.

Katër kryetarët e këtyre komunave, më 27 nëntor të vitit 2018, kanë dhënë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

Në deklaratën e përbashkët, ish-kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, i Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, kanë thënë se me këtë taksë, “serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, shërim dhe mbijetesë”.

Qeveria e Kosovës, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për heqjen e taksës, ka thënë se ajo do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Tani ia vlen ta mbështesim Albin Kurtin – Nga BERAT BUZHALA

Me një LDK që po e konsideron veten fituese të zgjedhjeve ende pa u mbajtur ato, me një pushtet që po degradon, me Kosovën që po zbrazet çdo ditë, iniciativa e lideri të Lëvizjes Vetëvendosje për ta rritur rezistencën qytetare është rruga e vetme që na ka mbetur.


Ka kohë që nuk kemi dëgjuar deklarata të artikuluara në këtë formë: Kur këta (për liderët e vendit) kanë probleme me njëri tjetrin, ata thjesht e rrisin shkallën e hajnisë edhe pajtohen.

Ose: Këta kanë krijuar institucione aq sa kanë kushëri. Ose: Punësimet po kryhen me lista të dasmave të tyre.

Pas problemeve shëndetësore, që thuhet se i kishte, Albin Kurti është ringjallur. Është deklaratë e varfër nëse themi që ai i ka munguar vetëm Lëvizjes Vetëvendosje.

E bindur që fitoren në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato mbahen, e kishte në pjatë, Lidhja Demokratike e Kosovës po kridhej poshtë e përpjetë plot me fodullëk, prandaj rikthimi i Kurtit në skenë ishte i domosdoshëm, sa për t’i rikujtuar kësaj partie se ka edhe lojtarë të tjerë në këtë lojë.

Me këtë LDK që protestën qytetare nuk e ka fare në menynë e mjeteve demokratike për ta luftuar qeverinë, por që mendon se qeveria luftohet vetëm njëherë në katër vjet, në zgjedhje, rikthimi i Kurtit në skenë ishte i domosdoshëm. Kur fillojnë të mbushen sheshet, me ata qytetarë që ende nuk i kanë mbledhur pandlat, është pikëpyetje e madhe se cili subjekt politik do të dalë i pari në zgjedhje.

Me këtë LDK që më shumë angazhohet ta pengojë Vjosën në garë për pozitën e kryetares së LDK-së se sa korrupsionin, rikthimi i Kurtit ishte imperativ.

Beteja që u zhvillua për taksën, pozicionimi radikal dhe i drejtë i Kryeministrit Haradinaj për këtë temë, sikur e kishte lënë nën hije opozitën si tërësi, e çuditërisht edhe Lëvizjen Vetëvendosja.

Gabimisht po konsiderohej që tash Haradinaj po i luante dy role, edhe atë të kryeministrit, e edhe atë të kryeopozitarit dhe se nuk kishte vend për figura të tjera. U duk që nuk kishte vend më as për Kurtin, i cili me heshtjen e tij, që më shumë gjasë ishte e lidhur më shëndetin e tij, i dha shumë hapësirë këtyre spekulimeve.

Qeverisja e vendit është fushë shumë më e gjerë se sa mbrojtja e kufijve, të cilët në rrethana normale i ruan Kushtetuta. Sido që të jetë, të mos i hyjmë në hak Kryeministrit Haradinaj për kontributin që e dha muajt e fundit. T’ia japim Cezarit atë që i takon Cezarit dhe të rikthehemi pa humbur kohë te qeverisja e vërtetë, ajo që bëhet me buxhetin e Kosovës, që fatkeqësisht, përveç nga mediat, nuk po monitorohej nga opozita.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia me më së shumti deputetë në Kuvend, kënaqej vetëm duke i konstatuar parregullsitë. Ata të pyetur se çfarë po bëjnë për ta ndalur këtë trend negativ, kryesisht, i kanë rrudhur krihtë.

Kanë lënë të kuptojnë, gabimisht, që roli i tyre përfundon aty. Sipas kësaj logjike, edhe nëse kryeministri dhe kryeparlamentari vendosin ta çmontojnë komplet buxhetin e vendit, LDK thjesht do ta dënojë këtë akt. Ky është një keqkuptim i thellë që kjo parti ka për demokracinë, për pushtetin dhe opozitën. Ata janë aty për të parandaluar e jo për të konstatuar. Mirëpo lideri i kësaj partie e ka shumë më të rëndësishme që të shfaqet kohë pas kohe me statuse në FB për të na iluminuar se si askush nuk paskësh të drejtë të përzihet në punët e brendshme të LDK-së, se sa ta nderojë rolin e tij të kryeopozitarit.

Mirëpo gjërat në këtë jetë janë dinamike. Nëse ti nuk i del zot detyrës, ka shumë mundësi që dikush tjetër do të kërcejë për ta mbushur boshllëkun. Prandaj, siç duket, z. Kurti u shfaq në kohën e duhur me slloganin e duhur, atë të PANhajnisë, ose Gjithëhajnisë.

Deklaratave që “po të kisha mundësi do t’i punësoja vetëm anëtarët e partisë sime” i dilet përpara vetëm në rrugë. Nuk zgjidhet ky problem me debate në Kuvend, e as në studio televizive. Ndonjëherë fjalët nuk mjaftojnë. Prandaj rruga e Kurtit është rruga e duhur. Ajo rrugë është rruga, në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Është sheshi.

Për ta përmbysur këtë situatë, për ta rikthyer një dinamikë të re politike, Kurti meriton të mbështetët në këtë fazë. Kjo është hera e parë – me sa mua më kujtohet – që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të merr rrugët, jo për tema të mëdha kombëtare, por për tema reale, siç është korrupsioni dhe keqqeverisja. Mënyra se si ato po artikulohen nga Kurti është mbresëlënëse.

Me krejt çfarë kemi parë dhe kemi lexuar këto kohë, sigurisht që Kosova po zbrazët dhe do të vazhdojë të zbrazët. Nëse nuk je anëtar imediat i PDK-së dhe AAK-së, do të thotë i një rrethi ultra të ngushtë, fëmijë deputeti dhe ministri, dhe nëse i dëgjon deputetët e këtyre partive duke treguar që kush ka prioritet në punësim, atëherë çfarë tjetër do të zihet në kokën tënde përveç hulumtimit të rrugëve për të ikur nga ky vend, pa e kthyer kurrë më kokën prapa?

Përgjegjësi direkte për një gjë të tillë nuk ka veç qeveria, sepse vendi ynë ka njohur qeveri edhe më të dobëta se sa kjo. Qytetarët ikin të dëshpëruar nga një vend jo pse aty po vidhet, jo pse qeveria nuk po punon si duhet, por pse aty ka vdekur shpresa. Qindra mijëra të rinj dhe të reja sot e konsiderojnë veten të braktisur dhe në mëshirë të fatit. Ata fillimisht janë lënë të pashkollë – ndonjë diplomë edhe mund ta kenë – e tash edhe të papunë.

Kështu që, përpara se të përballemi me zbrazjen totale të vendit, përpara se ta humbim betejën në tavolinë, ia vlen ta bëjmë edhe një përpjekje finale të madhe.

Iu dha lamtumira e fundit ish ushtares së UÇK-së Fetnete Ramosaj (fotot)

I është dhënë lamtumira e fundit, ish ushtares së UÇK-së, Fetnete Maxhuni-Ramosaj.

Varrimi i saj u bë në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, ku morën pjesë një numër i madh i njerëzve.

Fetnete Ramosaj, ndërroi jetë tri ditë më parë.

Grabitje e armatosur në një bankë në Prishtinë

Të dielën rreth orës 04:00 të mëngjesit, katër persona të dyshuar kanë vjedhur një bankomat në Prishtinë, duke përdorur lëndë shpërthyese për t’u futur brenda në objekt.

Lajmin e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga dalja në vendin e ngjarjes është ngritur dyshimi se të dyshuarit duke perdorur lëndë shpërthyese kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të parave nga kasaforta e bankomatit dhe më pas janë larguar nga ai lokacion me veturën e tyre. Policia ka nisur nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen me qëllim identifikimin e të dyshuarve si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci.

Qytetarët të shqetësuar nga grabitjet e armatosura

Kohët e fundit janë shpeshtuar rastet e grabitjeve të armatosura në Kosovë, duke u bërë kështu një dukuri mjaft shqetësuese. Cak i grabitjeve kanë qenë shtëpitë private, lokale e dyqane të bizneseve, si dhe bankat.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, një polic ishte vrarë në detyrë, përderisa po përpiqej të kapte një të dyshuar për grabitje në një bankë në qytetin e Istogut, ku më pas, i vrarë mbeti edhe personi i dyshuar për plaçkitje.

DIALOGU ME SERBINË TË KTHEHET NË FILLIM – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

(Presidenti Aleksandër Vuçiq: më Kosovën nuk duhet te diagolojmë por te
tregetojmë territore, ky është qellimi ynë)

Dialogu me Serbinë duhet te këthehet në fillim. Dialogu me Serbin i cili
ka zgjatë qe tetë vjet ka deshtu,nuk ka dhënë asnjë rezultat,por qe ka
kriju situat konfize dhe me hiq rezultate.

Dialogun me Serbin e ka ba bërllog vet Presidentiu Hashim Thaçi i cili
për këto tetë vite Ksovës i solli vetem humbje.
Nuk është aspak e vertet ajo së çfarë tha Thaçi dje ne Londër se
dialogu me Serbinë ka qenë dianamik dhe energjik bile edhe i
shendetëshem.Jo ka qenë dialog tinxar,i mshefët dhe jo
transparent,dialog i smuar psigjikishtë nga Presidenti i Kosovës dhe
ao i Serbis.

Qeveria dialogun me Serbine e bani edhe më berllog.E formoi njefarë
ekipi diagolues,me njërës jo kredibil,jo për te dialogu për për te
perfitu duke e ba këtë dialog edhe familjar,veç tezet dhe gjyshet qe
nuk i kanë shti aty.

Por dialogun e banë edhe më berllog prorusja dhe pro serbja Federica
Mogherini ne Bruksel dhe Jon Balton ne Nju Jork,te cilet hapas i dalen
ne ndihmë Serbisë me qellim për ta shakterru Kosovën,për te ia heq
ndonjë copë teritori Kosovës.

Me Presidentin e Kosovëls Hashim Thaçin dialogu nuk ka pëespektiv e as
rezultate.Dialogu duhet te vazhdoi pa Hashim Thaçin i cili është i
shantazhuar nga Serbia për te shpetu nga Haga.

Dialogu me Serbinë nuk ka filluar për normalizimin e maredhenjeve me
Serbin,por për shtirjën e flakse(kalljën e Ballkanit).Këtë so te tha
hapta Presiedenti i Serbisë kur tha se në nuk duhet te diagolojmë më
Kosovën por te tregetojmë me Kosovën,pra kjo do te thotë ashiqare
tregeti me Kosovën për teritore,për kufijtë.

Dialogu duhet te prolongohet jo për shkak te Thaçit te shantazhuar,por
edhe për shkak te zgjedhjeve ne BE ku me nuk do te jete komunistja
italian,pro serbja dhe prorusja Moghenirni.Kushdo qe te vejnë ne vend
te sajë nuk do te jete me e keqe se Mogherini.Mu për këtë shkak edhe
taksa duhet te vazhdoi për shkat te shtyrjes se dialogut fatkeq me
Serbin deri pas zgjerdhjeve ne BE.

Dhe mundësisht te shkohet ne zgjedhje të parakoheshme ku do te
zgjidhet ekipi i ri,natyrishtë pa Hashim Thaçin,sepse nese dialogu
vazhdon tani me në krye me Hashim Thaçin Kosovën e ka rru dreqi.

Kryetari i LSHB-së, Kastriot Berishaj shpall kandidaturën për Deputet në zgjedhjet e ardhshme të Republikës së Kosovës

SOT, une kryetari i LSHB-së, Kastriot Berishaj dhe Drejtor Ekzekutiv i Korporatës “Kastriotët e Shqipërisë Inc.” shpalli kandidaturën time për Deputet të ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Dardanisë (Kosovës).Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipërinë Veriore të Dardanisë do të jem Kandidat i Pavarur për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Nëse zgjidhem Deputet atëherë pagën mujore do ta dhuroj për familjet e invalidëve të luftës, femrat e përdhunuara nga shovinistët serbo-sllav dhe familjet skamnore!

Duke pasur parasysh se jetësimi i aspiratave kombëtare kërkon kyqjen e drejtëpërdrejtë në institucionet e shtetit tonë, atëherë është e domosdoshme të angazhohem direkt me qëllim kryesor përmbushjen e amanetit të dëshmorëve!

Vlenë të theksohet se arsyeja kryesore për shpalljen e kandidaturës kurrsesi nuk është ambicja ime personale për pushtet.

Më ndihmoft fuqia hyjnore e Gjergj Kastriotit dhe më udhëzoft rruga e drejtë kombëtare e arkitektit të Shqipërisë Etnike, Hasan Prishtinës (Berishës).

6 prill 2019

LDK dhe LDVV: “Zgjidhja nuk vjen me ekipe dialoguese”

Prishtinë

Dy parti opozitare të Kosovës e kanë konsideruar si jokushtetues Ekipin Dialogues që përfaqëson Kosovën në bisedimet me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një tryezë të mbajtur në Kuvendin e Kosovës të premten, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), në prani të shoqërisë civile, shfaqën pakënaqësitë e tyre për Ekipin e Dialogut, në të cilin bëjnë pjesë partitë në pushtet bashkë me Partinë Socialdemokrate (PSD).

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se me ekipe dialoguese Kosova kthehet prapa, si në kohën kur kishte institucione të përkohshme.

“Për neve si Lidhje Demokratike e Kosovës ka qenë gjithmonë e qartë se dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria mbi bazën e mandatit kushtetues që ka Qeveria. Dhe, çdo formë tjetër e aranzhimit dhe menaxhimit të këtij procesi e bën atë proces jokushtetues dhe rrjedhimisht të pa pranueshëm. Nuk mundemi me ekipe dialoguese të kthehemi prapa si në kohën kur Kosova kishte institucione të përkohshme. Zgjidhja nuk vjen me ekipe dialoguese të cilat nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse tentojnë të përligjin defiçencën e institucioneve aktuale që ka vendi”, tha Hoti, i cili kërkoi që çdo projekt për dialogun me Serbinë të votohet fillimisht nga dy të tretat e Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të kthehet në pikën zero.

“Kosova ka nevojë që një proces të tillë ta kthejë në pikën zero, në pikën zero sa i përket kësaj që po quhet faza përfundimtare e dialogut me Serbinë. Ne e dimë që kur ka hyrë presidenti me projektin e tij, e ka rrëmbyer procesin e dialogut, e ka shpërfaqur projektin e tij të shkëmbimit të territoreve dhe e ka dëmtuar procesin e shtetndërtimit të Kosovës”, tha Konjufca.

Megjithatë, për t’u kthyer në pikën zero, ai tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, sepse nuk mund të ketë pikë zero pa legjitimim të institucioneve të reja.

Me idenë e Konjufcës nuk u pajtua analisti Dastid Pallaska, i cili tha se në këtë mes, më së paku ndihmon kthimi i çështjes së dialogut në diskurs politik.

Ai tha se Ekipi i Dialogut është mekanizmi më i mirë për dialog aktualisht.

“Unë mendoj që është mekanizmi më i mirë dhe ndoshta edhe i vetëm. Dhe për këtë arsye po ashtu, nuk e ndaj mendimin e zotit Konjufca që zgjedhjet në këtë rast janë zgjidhje. Shumica e kualifikuar e dy të tretave, domethënë që kërkohet për miratimin e marrëveshjeve të tyre, nuk ndikohet absolutisht nga zgjedhjet. Sepse nën supozimin e një situate hipotetike që zgjedhjet po mbahen nesër dhe partitë opozitare po e marrin pushtetin, cilindo format të mundshëm, prapë nuk do të mund ta bëjnë vetë dhe ta çojnë përpara këtë proces vetë”, tha Pallaska.

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se projektligji i Ekipit Dialogues është në kundërshtim me disa nga nenet e Kushtetutës së Kosovës.

Nga ana tjetër, deputetja nga LVV tha se një pikë e rezolutës së propozuar nga LDK dhe LVV për ndalimin e negociimit të territorit të Kosovës në dialog, pret tashmë pesë muaj për të hyrë në rend dite në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës e ka votuar me 59 vota pro dhe dy kundër Ekipin Dialogues, në të cilin janë gjithsej 11 anëtarë, shtatë nga koalicioni, tre nga opozita dhe një nga shoqëria civile.

Në dhjetor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ka ndarë 300 mijë euro për këtë ekip.

Treni i tmerrit kosovar kthehet në muze. Çfarë pritet në 10 prill në Bllacë

Më 10 prill 2019 në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit do të shënohet 20-vjetori i gjenocidit serb dhe spastrimit etnik “Bllaca 99”,

Po në atë ditë do të vendoset gurthemeli i Muzeut të Gjenocidit Serb.

Për këtë rast, nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, treni i cili mbarti mbi 400 shqiptarë do të bëhet Muze dhe do të qëndrojë në ish kampin e refugjatëve.

Këshilltari i Kryeministrit i emëruar edhe Mbajtës i Dosjes për Çështjen e Personave të Zhdukur, Jahja Lluka, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se për të kujtuar këtë akt të gjenocidit do të krijohet memoriali apo Muzeu i Gjenocidit Serb në Bllacë.

“Më 10 prill në ora 14:00 vihet gurthemeli i Qendrës Memoriale të Gjenocidit Serb “Bllaca 99″, meqenëse në Bllacë në vitin 99 kanë kaluar mbi 440 mijë shqiptarë në portën e daljes për Maqedoni e kemi pa të arsyeshme dhe qeveria ka marrë vendim qe të krijohet memoriali apo Muzeu i Gjenocidit Serb në Bllacë”, tha Lluka.

“… Me këtë rast do të kemi mundësi të dërgojmë trenin i cili ka bartë refugjatë dhe i cili do të jetë muze, do të qëndroj në vendin e kampit të refugjatëve, do vëmë gurthemelin dhe më pas do shpallim një konkurs për Muzeun për arsye se nuk po dëshirojmë të jetë një Muze i improvizuar, por do ta kemi një mundësi të gjenocidit dhe dëshmimit të gjithë këtij gjenocidi”, shtoi Lluka.

“Spastrim etnik ka pas shumë më herët, janë me dhjetëra programe të Serbisë për spastrimin etnik të Kosovës duke filluar nga ‘Neçertania’ e deri tek Akademia e Shkencave të Serbisë, mirëpo kjo ka qenë përpjekja e fundit dhe falë Zotit ne kemi mbijetuar dhe tani do të dëshmojmë dhe do ta argumentojmë në Muzeun në Bllacë”, tha Lluka.

Lluka njoftoi se për shënimin e kësaj dite do të prezantohen artefakte, ekspozitë etj.

“Do ketë artefakte të mbledhura nga gjithë shqiptarët që kanë kaluar andej dhe po bëjmë apel të jemi në Bllacë më 10 prill në ora 14:00, ku do jenë liderët e Kosovës, do të kemi edhe një program të veçantë dhe do hapet një ekspozitë me fotografi nga kampet e refugjatëve të shqiptarëve dhe gjithashtu do të kemi një miting të poezisë ku do marrin pjesë rreth 100 poetë nga gjitha trojet shqiptare”, tha ai.

Lluka tha se gjitha përgatitjet kanë përfunduar, ku është hapur edhe një rrugë për të shkruar tek vendi ku kishte qenë kampi në atë kohë.

“Përgatitjet i kemi kryer, kemi hap një rrugë deri tek vendi ku ka qenë kampi, e kemi në përfundim e sipër hekurudhën ku do qëndroj treni dhe po shpresojmë se më në fund edhe Kosova do ketë një muze i cili ka munguar për dëshminë e gjenocidit serb në Kosovë”, shtoi a

Thaçi në Londër: Kosova dhe Serbia, armiq të dikurshëm

Nga ambientet e Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House”, në Londër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përsëritur qëndrimet e tij lidhur me dialogun me Serbinë, si opsion i vetëm i arritjes së një marrëveshje paqeje mes dy vendeve.

Gjatë ligjëratës së tij në këtë institut, presidenti Thaçi ka folur për situatën politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, për dialogun dhe synimet euro-atlantike të Kosovës.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca, thuhet se duke folur për dialogun me Serbinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk është lehtë kur armiqtë e dikurshëm flasin me njëri tjetrin, por dialogu dhe paqja janë zgjidhja e vetme.

“Komunikimi dhe dialogu janë mënyra e vetme për të ecur përpara, mënyra e vetme për të arritur paqe, përndryshe do të ngelim peng i së kaluarës dhe çmimin do ta paguajnë gjenerata e ardhshme. Mbes me shpresë dhe optimist se arsyeja do të mbizotërojë dhe se vendet tona do të arrijnë marrëveshje paqeje”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij, një marrëveshje paqeje, ligjërisht obliguese, është në interes, jo vetëm të të dyjave vendeve, por edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të lëvizur përpara në këtë ai ka bërë thirrje për reflektim të dyanshëm lidhur me dialogun.

“Marrëveshjet nuk mund të arrihen me veprime të njëanshme të asnjërës palë, apo me vendosjen e kushteve. Në Kosovë, mbi 70 për qind e qytetarëve e mbështesin dialogun dhe arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë, çështjet siç janë personat e pagjetur, refugjatët, trashëgimia kulturore dhe historike, bashkëpunimi ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe çështjet si edukimi, shëndetësia dhe të ngjashme’, ka thënë Thaçi.

Ai është shprehur i bindur se mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë kufij të bazuar në vija etnike, duke shtuar se Kosova do të mbetet shtet dhe shoqëri shumetnike.

Në ditët e kremtes për 70 vjetorin e NATO-s, presidenti Thaçi ka kujtuar bombardimet e kësaj aleance mbi forcat e ish-regjimit serb, duke thënë se intervenimi humanitar i NATO-s ndali gjenocidin dhe spastrimin etnik të forcave serbe, të Sllobodan Millosheviçit.

Në “Chatham House”, Thaçi ka thënë se zvarritja e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët “është një e padrejtë dhe dënim për gjeneratat e reja”.

Cenimi i dinjitetit dhe mungesa e lumturisë njerëzore – Nga Skënder MULLIQI

Se gjithnjë e më shumë po humb dinjiteti dhe morali njerëzor në këtë botë të trazuar nuk ka asnjë dyshim. Sigurisht së diku më shumë e diku më pak.Po mungon dinjiteti që I jep domethënje jetës. Po përjetojmë kohë të vështira.Pak kush po ka mundesi qe të planifikojë të ardhmen . Nuk po ka njeriu mundesi ti realizojë endrrat si qënje njerëzore .Po ndodhin më shumë zhvillime negative së sa pozitive, të cilat po na sjellin dhembje .Këtë botë po e udhëheqin më shumë nëntoka kriminale e cila po na planifikon jeten sipas kutit te vet.Nese do tw kishim mundësi tw veqojmë nga shumë të liga , duke I përjashtuar katastrofat natyrale, kriteri më i rendësishem sot sigurisht është mungesa e dinjitetit, natyrisht më përjashtime.Është shumë e dëmshme dhe e dhëmbshme së po përdorën kritere të ndryshme nga mediat për një ngjarje të caktuar.Gjithnjë e më shumë po robnohemi nga këto medie dhe rrjete sociale, të cilat po shërbehen më të pa vërteta , ose që janë të diktuara nga qarqet e caktura politike etj .Kan mbetur pak shëmbuj të vlefshëm më të cilat do të mburremi.Mafioziteti gjithnjë e më shumë po shëndrrohet në virtyt të rinia , e që është tragjike për të ardhmen .Po humbin kështu vlerat njerëzore, po humb dinjiteti e morali si dy tiparët më të rëndësishme për secilin njeri. A ka kënaqësi më të mdadhe së të ruhen vlerat njerëzore, shtetërore e kombëtare? A do të ishte dukur edhe bota shumë më ndryshe sikur të ruhet dinjiteti si themel I mbajtjës së qendrimit vertical para qdo sfide. Kjo do të ishte diqka e mrekullueshme!Vëtem kështu do të arriheshin objektivat e secili njeri veq e veq, dhe do të realizoheshin edhe objektivat shtetërore e kombëtare .Pa përgatitja profesionale e strukturave politike është duke na kushtuar shumë.Kjo po rezulton në mos zhvillimin e duhur të ecurive ekonomike , e veqms është duke ndikuar keq në politikëbërje.Po na mungon edhe guzimi qytetarë që tu dalim përpara të këqijave .Shkëlqimit të rremë tashmë I ka dalë boja.Mos të mashtrohet kush së qdo fillim e ka edhe përfundimin e vet. Sigurisht së nuk është lehtë njeriu të jetë I dinjitetshem.Dinjiteti kërkon pastërti shpirtërore, kërkon ndërshemeri në punë e në jetë, kërkon mendim me tru esëll…Sigurisht së është e domosdoshme për secilin prej nesh , që tu përmbahemi vlarave të caktuara morale , si prioritet mbi prioritetet. Vlerat e mirëfillta kan qëndrushmeri të gjatë kohore , ato nuk bën të ndryshohen nga dita në ditë.Nuk mund të kemi liri nese nuk respektohen vlerat imediate njerëzore.Me manipulime dhe manipulatorë, dhe më njerëz të pa pjekur dhe të pa arsimuar , nuk mund të mbahet shteti në këmbë të shëndosha.Po na mungojnë shëmbujtë e mirë.Thjesht kemi mbetur të gjuajtur në një skaj, duke luftuar për mbijetesë edhe pse jemi në shkullin 21.Të drejtat elementare njerëzore në vazhdimësi po cenohen ,dhe po e rrënojnë integritetin tonë.Bota në përgjithësi, dhe bota shqiptare në veqanti I kan të gjitha mundësit dhe kapacitetet të duken shumë më mirë. Lumturia e shqiptarëve në trojet etnike , që na intereson më shumë , ende duket e largët…

Ramushi ndahet me këto fjalë nga luftëtarja e UÇK-së që u nda sot nga jeta

Lajmi për vdekjen e ish-ushtares së UÇK’së, Fetnete Ramosaj, e ka prekur edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, ka thënë se lajmi për vdekjen e saj është i rëndë.

“I rëndë lajmi për humbjen tënde, Fetnete. Ishe zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë sonë pas luftës. Zë i ndërgjegjes së popullit tonë. Krenar që të njoha, luftuam e punuam bashkë. Lamtumirë!”, ka shkruar Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Lajmin për vdekjen e Fetnete Ramosajt i pari e ka dhënë ish-zyrtari i AAK-së, Ernest Luma.

Ai kishte treguar se tashmë e ndjera gjatë kohës së luftës kishte ushtruar profesionin e gazetares dhe kishte qenë zëri i UÇK’së.

“Një jetë në shërbim të lirisë e atdheut. Aktiviste e hershme, gazetare, publiciste, reportere e luftës, luftëtare e lirisë, faktembledhëse e fakteruajtëse, arkiv që ecte i Kosovës dhe i Ushtrisë Çlirimitare tê Kosovës. Jetove pak, por bëre, lé e dhé shumë për Kosovën. Lamtumirë, mikja jonë e mirë, Fetnete Ramosaj! E palodhshmja dhe e pandalshmja e Kosovës, deri në frymën e fundit! “, kishte shkruar Luma./GazetaExpress./

Pacolli: Ftojmë BE-në ta disiplinojë Serbinë

Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian (BE) që “ta disiplinojë” në të ardhmen Serbinë, duke thënë se ajo ka bërë thirrje shoviniste kundër Kosovës në Samitin Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media, Pacolli tha se në samitin ku u nënshkrua marrëveshja e Roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia i theu të gjitha rregullat në mënyrë të organizuar duke bërë thirrje shoviniste kundër Kosovës.

“Serbia ka thyer secilën marrëveshje për të cilën është pajtuar vet. Sot ka provuar në mënyrë të organizuar, duke thyer secilën rregull gjatë mbajtjes së panelit të ministrave të Ballkanit Perëndimor, i moderuar nga sekretarja e përgjithshme e RCC (Këshilli për Bashkëpunim Rajonal), Majlinda Bregu. Gjatë këtij sesioni, organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojnë fjalën dikujt nga publiku i cili bën thirrje shoviniste kundër Kosovës. Në të njëjtën kohë, thirrjet shoviniste kundër Kosovës shfaqen nga organizatori në ekranin e madh para panelistëve. Ky është një fakt që tregon që e tërë ngjarja ka qenë e orkestruar nga nikoqirët, që në këtë rast janë Republika e Serbisë”, tha Pacolli.

Për të mos ndodhur gjëra të tilla në të ardhmen, Pacolli kërkoi nga BE-ja që, siç tha ai, ta disiplinojë Serbinë.

“Ftojmë Bashkimin Evropian ta disiplinojë Serbinë në të ardhmen, përndryshe, Kosova nuk mund të jetë partnere, nuk mund të jetë e pranishme në konferenca të këtij lloji. E ftojmë BE-në të sqarojë pozicionin e vet ndaj këtyre agresioneve të cilat i ndodhin Kosovës pothuajse çdo ditë”, tha Pacolli.

Pacolli në këtë konferencë për media gjithashtu ka prezantuar turneun e tij treditor zyrtar në Afrikë, mes datave 1-3 prill, duke thënë se ka takuar zyrtarë mjaft të rëndësishëm. Ai tha se Kosova ka nevojë për miq dhe se partneriteti me shtetet e botës është mjaft me rëndësi.

KFOR-i: Prania e ushtarëve shqiptarë në Mitrovicë nuk është provokim

Forca shumëkombëshe e KFOR-it në Kosovë, përmes një kumtese për media, ka konfirmuar se gjendja në veri dhe në gjithë Kosovën, është e qetë dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme.

“Pavarësisht nga thirrjet e shumta për mospërhapje të spekulimeve të papërgjegjshme, për fat të keq thashethemet e fabrikuara vazhdojnë të qarkullojnë nëpër media dhe shkaktojnë shqetësime të pabaza tek popullata. KFOR-i konfirmon se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme”, thuhet në deklaratë.

Gjatë ditës, Lista Serbe kishte reaguar për shkak të pranisë së katër ushtarëve të Shqipërisë në kuadër të KFOR-it në veri të Kosovës.

Por KFOR-i ka theksuar se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe frikë.

“Ky nuk është provokim, por është një aktivitet i përbashkët i NATO-së, dhe prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet ta habisë askënd pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-s tani e 10 vjet. Për më tepër, duhet të dihet se Shqipëria gjithashtu kontribuon në misionin e KFOR-it”, theksohet në kumtesë.

Forca e KFOR-it ka siguruar të gjithë në Kosovëse vazhdon që në mënyrë të paanshme t’i përkushtohet mandatit për ta mbrojtur tërë popullin në Kosovë në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen të sigurt.

Kosova dhe Turqia nënshkruan marrëveshje në fushën e mbrojtjes (fotot)

Prishtinë

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe ajo e Turqisë kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar i cili gjendet për një vizitë zyrtare në Kosovë është pritur me një ceremoni nga homologu kosovar, Rrustem Berisha.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë shoqërohej nga një ekip i gjerë bashkëpunëtorësh dhe zyrtarësh ndërsa ministri Berisha shoqërohej nga komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama dhe gjeneralë e oficerë të lartë të FSK-së, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në takimin e përbashkët të të dy delegacioneve u prezantuan arritjet e përgjithshme të FSK-së, procesi i transformimit dhe perspektiva e zhvillimit sipas planeve të parapara. Po ashtu u bë edhe prezantimi i bashkëpunimit të deritanishëm në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë si dhe të dy ushtrive përkatëse, duke evidentuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

“Në fund të takimit të dy ministrat, Berisha dhe Akar, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive të mbrojtjes, në të cilën përfshihen fushat me interes të përbashkët të bashkëpunimit”, përfundon njoftimi.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar (R), theksoi se marrëdhëniet e mira midis Kosovës dhe Turqisë janë të rëndësishme, duke kërkuar që dy vendet të heqin “me shpejtësi pengesën FETO” ndërmjet tyre. Akar, i cili gjendet në Prishtinë për një vizitë zyrtare, u takua me homologun kosovar Rrustem Berisha (L). ( Arif Akdoğan – Anadolu Agency )

Haradinaj i shkruan Stoltenbergut: Kosova synon të bëhet pjesë e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar sot telegram Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në 70-vjetorin e nënshkrimit të traktatit të NATO-s, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj e ka përmendur edhe 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s në luftën e fundit në Kosovë.

Njëzet vjet më parë, NATO-ja mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës përballë një fushate gjenocidale të vrasjes dhe terrorit. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës SHBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s”, ka shkruar ai.

Tutje, i pari i Qeverisë thotë se edhe pas dy dekadave kosovarët po jetojnë si populli i lirë me orientim euro-atlantik, e me synim që Kosova t’i bashkohet kësaj aleance.

Postimi i plotë:

Në shënim të 70-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të NATO-s, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, i kam dërguar telegram Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoltenberg, me urimet më të mira. Njëzet vjet më parë, NATO mbrojti të drejtat e popullit të Kosovës përballë një fushate gjenocidale të vrasjes dhe terrorit. Populli i Kosovës përherë do t’i jetë mirënjohës ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s. Tani, pas dy dekadave, si popull i lirë me orientim të natyrshëm dhe të palëkundur euro-atlantik, ne synojmë që të jemi pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të japim kontributin tonë të plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë#WeAreNATO#NATO70

Haradinaj: Kosova nuk përbën rrezik për emigrim

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.

“Kisha kënaqësi të ndaj me ambasadorin Heldt statistikat e fundit reale të emigrimit, ku Kosova tregon qartë se nuk përbënë rrezik të emigrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 723 raste të kërkesave për emigrim në vitin 2018”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Emigrimi ilegal llogaritet të jetë njëri nga shqetësimet kryesore të vendeve të Bashkimit Evropian, i cili pengon procesin e liberalizimit të vizave, dhe ishte theksuar edhe si pengesë në rastin e Kosovës.

​Sipas statistikave zyrtare, prej vitit 2013 deri më 2017, nga Kosova kanë emigruar 170 mijë qytetarë. Në këto të dhëna përfshihet emigrimi i rregullt dhe ai i parregullt.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave në zonën Schengen.

Dardan Molliqaj po i jep fund beqarisë, martohet me ministren e Shqipërisë

Ka kohë që në media është përfolur për lidhjen e dashurisë mes deputetit Dardan Molliqaj dhe tashmë ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit.

Tashmë çifti kanë vendosur që këtë lidhje ta shtyjnë një hap më tutje.

Burime pranë Gazeta Blic mësojnë se çifti do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë këtë të dielë në një nga restaurantet e Tiranës.

Madje këto burime i thonë GazetaBlic se çifti ka zgjedhur të bëjë një dasmë të vogël, ku të ftuar do jenë vetëm rrethi i tyre i ngushtë.

Britania e Madhe paralajmëron qytetarët e vet – Keni kujdes kur udhëtoni në Veri të Kosovës

Ambasada britanike në Kosovë ka këshilluar vizitorët nga Britania e Madhe që të mos shkojnë në Veri të Kosovës, duke paralajmëruar se mund të ketë tensione.

Zyra e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe në Kosovë këshillon qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar të mos i vizitojnë assesi katër komunat e veriut të Kosovës, respektivisht Zubin Potokun, Zveçanin, Mitrovicën Veriore dhe Leposaviqin, transmeton Gazeta Express.

Sipas njoftimit të publikuar nga ambasada, gjendja në këtë zonë mund të tensionohet, prandaj vizitorët duhet të kenë kujdes.

“Protestat mund të bëhen të dhunshme, dhe duhet të keni kujdes nëse shihni turma të njerëzve të mbledhura, gjatë tensioneve politike në qytet. Kontaktoni mediat lokale, ose konsultohuni me recepsionet dhe rregullisht shikojeni sajtin e ambasadës për të qëndruar të informuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike në Kosovë.

Ndërsa, britanikët njoftohen se në Veri nuk mungojnë incidentët prandaj duhet të evitojnë udhëtimin në komunat veriore.

“Në veriun e Kosovës ka pasur zhvillime të dhunshme, dhe incidente me granada dhe mjete ekskluzive. Evitoni mbledhjet publike, sidomos rreth urës që ndan Mitrovicën në dysh”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Ambasada i njofton qytetarët e vet se nëse hyjnë prej Kosovës në Serbi mund të kenë probleme në pikat kufitare.

“Është e mundshme të udhëtoni nga Serbia në Kosovë, dhe anasjelltas. Me siguri se do të hasni në probleme për të hyrë nga Kosova në Serbi, nëse në pasaportat e juaj shënon se keni hyrë në Kosovë nga një shtet tjetër, e jo nga Serbia” .

Ambasada britanike u thotë qytetarëve të Britanisë se nëse ndodh ndonjë tension në Veri, derisa ata qëndrojnë aty, duhet që të evitojnë largimin përgjatë vijës kufitare në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Gjithashtu aty përmenden se në Kosovë vazhdon të ketë zonëa të minuar dha mjete të pashpërthyera, edhe pse të gjitha rrugët janë pastruar dhe se “terroristët mund të provojnë për të kryer ndonjë sulm”.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Prishtinë tregon se pse nuk e financojnë termocentralin Kosova e Re

Kosova vazhdon të përjetojë rritje ekonomike pa krijimin e vendeve të punës. Rimëkëmbja në punësim në gjysmën e dytë të vitit nuk arriti të kompensojë humbjet e vendeve të punës në gjysmën e parë të vitit, pavarësisht rritjes së fortë ekonomike.

Kështu ka thënë Marco Mantovanelli, drejtor i Bankës Botërore në Prishtinë, gjatë prezantimit të numrit më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Mantovanelli tha se rritja ekonomike në rajon ka qenë rreth 3.8 përqind, ndërsa në Kosovë kjo rritje ka qenë më e lartë rreth 4.2%. Ai tha se Kosova duhet të shënojë përparim më të madh në rritjen e vendeve të punës.

“Krijimi vendeve të punës është zvogëluar, është ngadalësuar në krejt rajonin, por gjithashtu edhe në Kosovë, dhe më pak vende të punës janë duke u krijuar, sepse prodhimi nuk po krijon vend të reja pune. Në veçanti në Kosovë kemi nevojë për rritje ekonomike me krijim të vendeve të reja të punës. Rruga përpara është mjaft stabile, por megjithatë ka disa cenueshmëri dhe këto janë të kategorizuar në të brendshme dhe të jashtme. Në frontin e jashtëm Brexit është mjaft i vështirë dhe që po krijon vështirësi në rritjen në Eurozonë. Brexit pa një marrëveshje mund të ketë implikime jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për Evropën. Po monitorohet, sepse kjo mund të ketë ndikim në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor që varet shumë në tregti”, theksoi ai.

Mantovanelli ka kërkuar që të rritet efikasiteti i shpenzimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për projektin “Kosova e re”, ku tha se mundësia për të financuar projektet me bazë të thëngjillit është bërë i pamundur nga Banka Botërore. Kështu që Banka Botërore, sipas tij, synon mbështetjen e energjisë së ripërtëritshme.

“Nuk është një vendim që është marrë në bazë të kostos së projektit, por ka qenë një vendim që është marrë më gjerësisht, nga aspekti më i gjerë. Mundësia për të financuar projekte në bazë të thëngjillit, pra në elektranat që e përdorin thëngjillin është ngushtuar shumë, që është bërë gati i pa mundur, ngaqë ne përfaqësohemi nga aksionarët e ndryshëm dhe shumica e tyre kërkojnë që me fondet tona që janë nga tatim paguesit, të financohen drejt formave më të gjelbëruara”, theksoi Mantovanelli.

Sipas raportit të Bankës Botërore, perspektiva e Kosovës është pozitive, me një rritje mesatare të parashikuar prej 4.5 përqind deri në vitin 2020, por u nënshtrohet rreziqeve nga pasiguria politike, përhapja e përfitimeve sociale të pashënjestruara, ligji i ri për pagat publike, dhe zbatimi i ngadaltë i investimeve në infrastrukturë. /KosovaPress/

Produktet e prishura politike, kancer i shtetit! – Nga Florim Zeqa

Mjaftoj një “kollitje” e lehtë e ambasadorit amerikan Philip Kossnet, e cila e detyroj presidentin Thaçi të zhbllokoj punën e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).
Pra, vendimi i Thaçit për zhbllokimin e KQZ-së nuk erdhi si dëshirë, por si rezultat i presionit, gjegjësisht kërkesës së prerë dhe ultimative të ambasadorit amerikan Kossnet.
Rasti i zhbllokimit të KQZ-së është treguesi më i mirë se pa mbikëqyrjen e plotë amerikane, shteti ynë do të degradoj edhe më shumë, për shkak se pushtetarët po vazhdojnë të jenë mbi ligjin si dhe kontrollojnë e sundojnë çdo institucion të shtetit prej nivelit lokal e deri të ai qendror, në të tria shtyllat e pushtetit.
Mbase kjo nuk do të jetë “kollitja” e fundit e ambasadorit amerikan, për arsye lidershipi ynë është i papërmirësueshëm, dhe se vetëm me presion dhe kërkesa ultimative të SHBA-së mund të ndryshojnë vendimet kapriçioze të tyre.
Populli i Kosoves mbështetjen e vetme e ka tek Amerika dhe tek ambasadori amerikan, Kossnet, i cili tani shihet si shpresa e vetme që të ndryshoj diçka pozitive në Kosove.
Po shihet qartë, se Kosova ka nevojë për mbikëqyrje të plote amerikane edhe në vitin 2019, ashtu siq ka pasur nevojë per Ameriken ne vitin 1999, kur edhe me ndihmen e tyre populli i Kosovës u shpëtua nga regjimi kriminal i Milosheviqit.
Qytetarëve të vendit vendit tonë u ka mbetur vetëm një shpresë për dalje nga kriza moralo-potike, gjegjësisht nxjerren institucioneve të shtetit nga prangat e uzurpatorëve.
Pra, qytetarët janë në pritje të “kollitjes” së radhës së ambasadorit amerikan për fillimin e VETTING-ut mbi sistemin e drejtësisë dhe ndaj institucioneve më të larta të shtetit, për krijimin e kushteve normale për funksionim të mirëfilltë të ligjit dhe drejtësisë, kusht themeltar ky për krijimin e barazisë ligjore dhe demokratizmit të vendit sipas standardeve evroperëndimore.
Në të njëjtin prizëm ishte edhe deklarata e fundit e mbasadorit të Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet në Skenderaj:“Nuk është normale që Qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 përqind e vlerës së buxhetit për veteranët e luftës. Nëse paratë ruhen e nuk financohen veteranë të rrejshëm, do të mund të ndërtoni më shumë se një ujësjellës”.
Përderisa ambasadorët e shteteve më të fuqishme botërore, si ai amerikan, britanik, gjerman, zviceran, etj., distancohen nga veprimet e produkteve të prishura vendore, çfarë presim tutje ne si qytetar të Kosovës që nuk reagojmë ndaj dukurive sa negative po aq vrastare për të ardhmen e shtetit tonë, vallë u dashka të ndodhë edhe ndonjë “apokalips” i përgjithshëm për të kërkuar dritën e diellit në errësirën politike kosovare!

“Troja” e thirri ndërgjegjën e popullit

Një ndër këngëtarët që përcjellën mesazhe dhe paraqitën jetën rale të popullit në Kosovën e pasluftës janë pjestarët e Rok-grupit-“Troja”. Ata, para afro dhjetë vjetësh përmes vargjeve të këngës “Amaneti i Clown”-it i dhanë mesazhe të qarta për popullatën vendore.
Përmes vargjeve: “Kush janë këta njerëz që s’janë shkollue, nuk kanë mësue që njeriu nuk ban shpinë e vet mi vjedhë…”, i bëhet thirrje ndërgjegjës së popullit që të jenë të kujdesshëm se, prapa kujtë po shkojnë, apo nga kush po drejtohet shteti!
Pra, ishte kjo një nga mënyrat e shprehjes së pakënaqësisë për gjendjen e krijuar në Kosovë. Ishte kjo një shprehje e shpirtit të pastër patriotik që vuante padrejtësitë e kohës, të shprehur përmes vargut; “Kisha dashtë diçka me ndrrue-të k’ta njerëz që djellin ma kan nal…”.
Po ashtu, “Troja” para 10 vjetësh bëri thirrje për bashkimin e forcave progresive, për largimin e produkteve të prishura politike përmes vargjeve; “Janë k’ta njerëz që vet nuk muj me i nal”, janë këto vargje që thërrasin si kushtrim për ndërgjegjën qytetare dhe gjitha forcat përparimtare për të sjellë në pushtet vlerat njerëzore dhe kombëtare, e sidomos tani kur në Kosovë është krijuar një gjendje e paqartë politike në përmbyllje të dialogut të Brukselit i cili e bën akoma më të paqartë të ardhmen e vendit tonë.

Realiteti i ditëve të sotme, përgjigja më e mirë

Edhe pse për 20 vite kemi pasur pushtete të ndryshme në Kosovë, edhe pse ka ardhur në pushtet një parti dhe ka dalë një tjetër, nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë sa i përket qeverisjes së vendit, për shkak aktorët kryesor të skenës politike kanë mbetur të njëjtit që ishin para 20 viteve.
Kosova tashmë ndodhet në dekadën e dytë të qeverisjes nga antivlerat, nga politikanët e papërgjegjshëm dhe injorantë si dhe bashkëpunëtorët e djeshëm dhe mercenarët e sotshëm të Serbisë, të vendosur në hallkat kryesore të shtetit, si në sistemin e drejtësisë, në politikën e brendshme dhe në politikën e jashtme dhe jo vetëm, të tillë janë të emëruar nëpër gazeta dhe mediume televizive.
Askush nuk e kishte menduar se Kosova 20 vjet pas lufte do të ndodhet në një situatë kaq dëshpruese, ku i madh e i vogël shikojnë çdo mundësi për të ikur sa më larg nga ky vend dhe nga këta pushtetarë të inkriminuar, që Kosovën e kanë shndërruar në oazë të krimit të organizuar e korrupsionit, dhe në një shtet ku politika e kriminalizuar luan bixhoz me shtetin si me një plaçkë lufte dhe me qytetarët thuajse janë lodër për të kënaqur egon e tyre personale!
Pra, qytetarët e lodhur me pushtetarët milionerë, të korruptuar dhe tejinkriminuar kosovarë, me shpirt të thyer dhe zemër të plagosur janë duke i braktisur vatrat shekullore, madje me lot ndër sy janë duke i lënë edhe varret e dëshmorëve, të bijve dhe bijave të tyre që ranë për lirinë e Kosovës…, duke i mallkuar deri në qiell kusarët e politikës që shkelën mbi gjakun e dëshmorëve dhe vranë ardhmërinë e shumë gjeneratave.
Ndonse Kosova është shtet i pavarur në aspektin juridik, edhe 20 vjet pas bombardimeve të NATO-s, ende nuk e ka përfunduar projektin e sovranitetit të plotë të saj, por per me teper e në menyrë të pashëmbullt pavarësia dhe sovraniteti po kërcënohen nga papërgjegjësia e klasës politike në pushtet, të cilët për interesa personale po luajn bixhoz me fatin e dy milionë kosovarëve si dhe me tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës!
Si pasojë e kësaj situate, Republika e Kosovës, në 20 vjetorin e shënimit të bombardimeve të NATO-s, ndodhet në paralizë të plotë në rrafshin e politikës së jashtme dhe të paralizës juridike në vend, ku nuk ka fare sundim të ligjit, ku nuk funksionon si duhet asnjë hallkë e shtetit, ku pushtetarët prioritet e kanë pazarin me territore për interesa personale dhe zhvatjen e pafund të buxhetit dhe aseteve të shtetit.

Mungesa e sensit të reagimit qytetar

Është e pashëmbullt dhe e dhimbshme humbja e sensit të reagimit qytetar, ku si duket edhe qytetaret janë pajtuar me të keqën e madhe, ngase nuk po e bëjnë përpjekjen më të vogël dhe as një levizje për ndryshim, sepse mendojnë se kjo është e kotë, duke e duruar këtë regjim autokratik dhe anarkik e të pashëmbullt në historinë më të re të Kosovës.
Mbase është momenti i fundit për zgjim të ndërgjegjës qytetare për të hequr qafe kupollen e krimbur të pushtetit, bashk me të edhe klasën e inkrimuar politike, kauzë kjo e pashmangshme për të shpëtuar shtetin nga falimentimi, përkatësisht për të shpëtuar Republikën e Kosovës nga zhbërja e hartës gjeopolitike në Ballkan.
Pra, është momenti i fundit që populli të ngrihet në një revoltë popullore për ndaljen e degradimit të shtetit dhe largimin e kësaj klase politike, ngase shteti çdo ditë e më shumë po shkon drejt shkatërrimit nën udhëheqjen e politikanëve të papërgjegjshëm dhe pandërgjegjshëm kosov(r)arë, këtyre figurave të prishura politike që janë bërë kanceri i shtetit të Kosovës.
Pra, klasa politike kosovare më shumë ngjanë në “kaçikët e pulës” me afat të skaduar nga Brazili sesa drejtuesve në një gjysëm shtet, me gjysëm pavarësi e gjysëm sovranitet.

Qëndrimi gjerman: E kundërshtojmë ashpër në çdo aspekt shkëmbimin e territoreve

Deputetët e Bundestagut, Peter Bauer nga CDU-ja dhe Christian Schmidt CSU-ja pas takimit më kreun e ekzekutivit Ramush Haradinaj kanë kërkuar që Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje për një marrëveshje paqësore. Deputetët kanë ripërsëritur qëndrimin e Gjermanisë se ashpër e kundërshtojnë idenë e presidentit Thaçi rreth shkëmbimit të territoreve, raporton Gazeta Express.

“Sigurisht ne biseduam edhe për proceset e ardhshme dhe për dialogun të cilin ne e mbështesim dhe mendojmë që do të zhvillohet edhe më tutje. Po ashtu kemi diskutuar edhe për temën rreth shkëmbimit të territoreve të cilën ne me të vërtetë e kundërshtojmë në çdo aspekt”, ka deklaruar deputeti i Bundestagut.

“Gjermani e ka qëndrimin shumë të qartë, që jemi kundër kësaj ideje. Nuk mund t’i zgjidhim problemet që i keni përmes krijimit të problemeve të reja. Dhe ai që me të vërtetë mendon se do ta zgjedhë problemin me këtë ide, atëherë duhet të jetë shumë i vetëdijshëm se po krijon probleme të reja jo vetëm për Kosovën por për rajonin në përgjithësi”, kanë deklaruar deputetet.

Tutje ata kanë theksuar se Gjermania do ta mbështet tutje si partner Kosovën.

“Ne do të bëjmë rolin tonë ndërmjetësues mbështetur si partner për Kosovë”./GazetaExpress/

JE TEPËR KONTRAVERS Z.ADNAN MEROVCI – Nga Bardh M. Nengurra

Kur njeriu e don dikend me shpirt atëhere per atë njeri ai edhe vdes. Vetë z. Adnan Merovci e thotë këtë në intervistat e tia në disa studio të TV -vë të Dardanisë këto ditët e fundit pasi z. Adnan Merovci edhe botoj librin  vetë të radhës, këtë herë  për Konferencen në Rambuje të Francës me titullin ”  KËSHTJELLA E ( MOS ) MARRVESHJES ” e që ky libër edhe u ba shkas që Adnani të ftohet në intervista.
Jo vetem unë, por të gjithë shqiptarët me interesim të madhë percjellin se çka flet e çka shkruen z. Adnan Merovci pasi z. Adnan asht njeriu ma kompententi të flet per periudhen e okupimit ushtarako-policor të Dardanisë nga pushteti fashist i Serbisë në dhjetvjetshin e fundit të shek. 20. Adnani per ma shumë se nji dekadë ka qen njeriu ma i afërt i Liderit të Shqiptarve të Dardanisë dhe besa jo vetem të sajë, por edhe ma gjerë Dr. Ibrahim Rugovës. Dhe padyshim se si njeri me atë rrol që ka pas ai edhe ka shenime e dokumente interesante per ta ndriçue nji periudhë të nji kohe të veshtirë që ka kalue Dardania si dhe shqiptarët e sajë. Mirpo shtrohet pyetje a po e ban z. Adnan Merovci këtë ndriçim?! Dikush do thotë se po , po e ban, e edhe vet z. Adnan do thotë se po e ban, por mendimi im asht se nuk po e ban. Mendimi im asht se z. A. Merovci ka ba dhe po ban shumë lojna sa here po i jipet rasti me folë e me deshmue per atë kohë. Deri sot ka qenë shumë i kujdesëshem sa here ka folë per Presidentin Ibrahim Rugova, por jo edhe gjithmonë ka kalue intervistimet dhe rrefimet pa e ba ndonji perqeshje pikrishtë me Rugovën sikur se ishte rasti i para disa viteve kur në shou programin OKSIGJEN të shoumenit Besim Dina z. Adnan Merovci së pari trillojë gënjeshtren per ” heroizmin ” e Hashim Thaçit dhe granaten e ti që gjoja e kishte pas në xhep në nji aeroport në Austri per të vazhdue me perqeshje banale prrallen per humbjen e shallit te Rugovës në nji dhomë hoteli si dhe per reagimin  e rrept te Akademik Fehmi Aganit kundër Rugovës me këtë rast. ( Kam pas shkrue nji shkrim bukur të rreptë kundër rrefimit të z. Merovci në OKSIGJEN dhe shkrimi asht botue në Revisten zemrashqiptare.net.)
 Librin e ri të botuem të z. Merovci ende se kam lexue, por e kam porositë dhe e pres të me vie këto ditë ne Norvegji ( ku jetojë unë ) si dhuratë nga ish Ministri Prof. Haki Demolli.
Mirpo percolla me vemendje intervistat që u ban me z. Merovci per librin në fjalë.
Unë nuk flas tash këtu si ndonji personalitet me kompetenca per ta analizue librin dhe edhe deklaratat e z. Merovci. Unë flas si nji qytetar i thjeshtë dhe si veprimtar ( me at kaqikun tim ) i devotshem i LDK-së prej se kjo Parti politike u formue me 23 dhjetor 1989. Flas edhe si njeri që e kam rritë shtatin perkrah Ibrahim Rugovës, unë si fëmijë e Ai si nji djalosh 10 vjet ma i rritun që edhe u ba IDHULLI i im dhe fëmijve të kusherinjve të vetë dhe te Cërrcës gjithandej që ishin bashkmoshatar të mi. Pra flas si njeri që e ka njoftë Ibrahim Rugovën kur z. Merovci as që ka ndëgjue per Istogun dhe Cërrcën vendlindjen e Dr. Ibrahim Rugovës.
Adnan Merovci shpesh e thotë se ka qenë i gatshem të vdes per ta mbrojtë Presidentin e Dardanisë. Nuk e ve në dyshim aspak këtë unë. Poashtu aspak se vejë në dyshim se z. Merovci ka pas respekt të madh per Presidentin Rugova, por mendojë se nga jasht asht fut dikush që ose e ka tremb ose e ka ble z. Adnan Merovci. Dhe se kur kjo u nuhat Adnan Merovcit nuk i mbeti tjetër pos me u largue nga shtëpia e presidentit Rugova dhe nga LDK-ja. Dhe pas kësaj pason nji heshtje që askush se dinte se çka ndodhi dhe askush nuk kishte pergjigje pse ndodhi largimi i Adnanit nga shtafi i Presidentit Rugova. Edhe vet z. Merovci ka heshtë per disa kohë. Mirpo per qudi ata që pas luftës në Dardani e uzurpuen pushtetin dhe që quheshin Krahu i Luftës pasi ky u largue nga Shtëpia e Presidentit Rugova nuk hezituen me i dhan vendpune z. Merovci dhe ate në vendin ku kishte ma së shumti para , pra e punsuen në PTT të Kosovës ku disa vite pati post drejtues. Nga këtu e emnuen Kryetar të KQZ-së ( Komisionit qendror zgjedhor ).
Pra neve që e kemi nda nga jeta e jonë kohën e tri dekadave në sherbim të LDK-së edhe pse nuk jemi me ngritje intelektuale e arsimore ( ndoshta ) të nivelit të Adnan Merovcit , megjithate disa ndodhi, disa deklarata, disa veprime, disa pasoja dhe edhe skandale i kemi pa, i shofim dhe do i shofim derisa të jemi gjallë. Unë personalisht se kam asnji dyshim se jo vetem në Dardani, por në mbarë botën shqiptare z. Adnan Merovci dhe z. Veton Surroji jan njerzit ma të aftë per ta krye punën e politikanit dhe burrshtetasit. Mirpo mendojë se që të dy këta energjinë dhe njohunitë që i kan i kan perdorë dhe i perdorin gabimisht. Egoja e tyne dhe smira per tu ngjitë në kupollën e shtetit ka qen edhe fatkeqësia e të dyve. Mendojë se që të dy këta ( Surroji dhe Merovci ) ma shumë se askush deri sot kan pas shansin me arrit aty ku ata aspirojnë dhe andrrojnë, por veprimet e tyne tinzare, lidhjet e tyne me kundershtar politik të Ibrahim Rugovës gjithmonë tue tradhëtue Ibrahim Rugovën ju ka kushtue Surrojit dhe Merovcit që asnjeni nuk kan arrit bash asgja.
Po e perkujtoj faktin se Ibrahim Rugova në të gjitha rastet kur ka emnue delegacion në çfardo bisedimesh qoftë me palen serbe apo ate nderkombëtare e ka emnue si pjesë e delegacionit edhe Veton Surrojin. Dhe Vetoni si mendjemadh me at fodullakun e ti të lazdranit të fëmijve të trotuareve të qytetit asnjihere se ka respektue Dr. Ibrahim Rugovën. Veton Surrojë per ta ” falemnderue ” Presidentin Rugova per respektin qe Ai i bante e formojë partinë ORA me synimin që ta dobsojë LDK-në tue ja marr votuesit. Edhe koalicionin qeveritar e bani me PDK-në e Thaçit dhe doli haptas kundër LDK-së dhe Dr. Ibrahim Rugovës. Dhe pasi në zgjedhjet e radhës partia ORA se kaloj pragun zgjedhor , bukëshkelësi Veton Surroji shkrou librin ironiko-satirik ”  AMBASADORI I MELKIZEDEKUT ” ku haptazi perqesh të gjithë punën që ka ba LDK-ja e Rugova prej se u formue LDK deri në çlirimin e Dardanisë.
Ndërsa Adnan Merovci asnjihere se pau të arsyeshme të tregojë per opinionin pse ashtu papritmas u largue nga Presidenti Rugova?! Nuk tregojë a u largue apo e larguen dhe pse kjo ndodhi. Asnjihere nuk ka dhanë pergjegje të sakt per këtë fakt e që per shumkend asht jashtzakonisht i quditshem. Pra si ban që njeriu që ka qen i gatshem me vdek per Presidentin e vetë, njeriu që asht maltretue fizikisht deri në alivanosje nga policia serbe në shtëpinë e Rugovës kur i marrin peng , njeriu që asnji qast nuk ju ka nda presidentit , papritmas ik dhe ma nuk duket në Shtëpinë Presidencë të Rugovës në Velani derisa Presidenti Rugova ishte në jetë?!!!  Adnan Merovci ” iku ” nga Velania dhe ra në kthetrat e SHIK-PDK-së e cila e bani Drejtor në PTT të Kosovës dhe Kryetar të KQZ-së.
Dhe po ky Adnan Merovci paksa ma perfid se sa Veton Surroji që ishte haptazi kunder LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, Adnani sa herë e thërrasin ai del në publik dhe flet me nji kujdes per 10 vjetshin e ti si sherbyes i Presidentit Rugova me çrast asnjihere nuk harron pa rrefye diçka të re që se ka thanë ma heret. Direkt nuk e sulmon Rugovën, por gjithmonë lavdon Hashim Thaçin kundërshtarin e tmerrshem të Ibrahim Rugovës. Dhe pse e lavdon Thaçin s`ka asgja të keqe, por e keqja asht se Adnani i kurdisë e i trillon ” heroizmat ” e ” Herkulit ” , djalit të bariut të Brojës së Drenicës. Adnan Merovci bjen aq poshtë sa njihere shpiku ” SUPERMENIN ” Hashim Thaçi me granatë dore në xhep në aeroportin e nji qyteti në Austri ( e tha këtë rrenë Adnani në OKSIGJEN të Besim Dinës para disa viteve ) e tash shpiku drenicakun sypatrembun që në oborrin e Kështjellës së Rambujes i gjuen disa individ të Delegacionit serb me gur ( e tha Adnani tash këtë në TV- intervisten qe e pat para tri katër ditëve ). Servilizmi mjeran i Adnan Merovcit shkonë aq larg sa ky edhe Diplomatët ma në za të botës i ulë karshi ” superdiplomatit ” Hashim Thaçit.! Iritimet që kishin me Hashimin,  Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve zonja Olbrajt dhe diplomati Xhejms Rubin,  Adnan Merovci i spjegon mjeshtrishtë si meritore dhe e ngritë Hashimin në personalitet botnor. Në pyetjen e gazetarit per perqeshjen që ka ba me Hashimin diplomati amerikan z. Xhejms Rubin kur i thotë; Hashim nënshkrueje marrveshtjen sepse në Holivud asht tue u ba skenari me ba nji film per ty dhe do bahesh Yll i Holivudit , z. Adnan Merovci e amortizon me mjeshtri dhe e paraqet si tentim shakaje e ” miqve ” Hashim – Rubin. Pra Adanani e ban si nji barcoletë. Si harrove o Adnan se Veton Surroji , Madlenin Olbrait, Blerim Shala e sa e sa të tjerë këtë rast të z. Rubin me at shefin tand Hashimin e Drenicës e tregojnë ndryshe e jo sikur e tregove ti? Andaj a mendon z. Merovci se të gjithë këta kan rrejtë e vetem ti e thue të vertetën? Kush don le të beson rrenen tande , por unë jo asnjihere. Unë e di se ti nuk je i sinqertë me këto hymne që po i nderton dhe po i thue per Hashim Thaçin dhe besa as nuk me quditë. Paraja e qon ujin perpjetë thotë nji fjalë e popullit. Me para ishte kan pas ble edhe miku i mirë i Rugovës,Senatori amerikan Bob Dol dhe u ba pjesë e librit të Hashim Thaçit. Pse mos ti lakmojsh paratë edhe ti Adnan Merovci?! Veren e vitit 2017 në Hotel restorantin tand në BERRNICË kam ngran nji drekë të mirë bashk me miqet e mi z. Nezir Dakaj dhe z. Shaqir Jakupi. Tan ai Hotel Restorant me paratë e nji page mujore kurren e kurres nuk kish mujt me u ndertue. Adnan Merovci, mbramë vone ndegjova intervisten tande në Tv dhe the se ishe gjithmonë dhe je njeri i LDK-së. Qak e the se pse jo edhe do kandidosh per postin e liderit e LDK-së. Unë si votues i devotshem i LDK-së me gjithë zemer e kisha dëshrue Adnan Merovcin lider të partisë time LDK-së sepse e di se ke aftësi dhe mundësi ma shumë se rrallë kush në Dardani, por si me ta pas besen ty o Adnan?! Si me besue se z. Adnan Merovci miku i komandirave të ” UÇK ” -së , miku i Hashim Thaçit, i Adem Demaqit  etjerë antirugovista do punon per LDK-në dhe parimet e vizionet që i ka trashigim kjo parti nga Lideri i sajë Profeti Ibrahim Rugova?!!!
Jo z. Adnan Merovci ty nuk të besojë kurr, dhe ty nuk duhet me të besue asnji dashamirë i LDK-së sepse ke deshmue e po deshmon që ti je si ato bijat nimfomanke ( të pangopshme per seks ) që kokën e kan te baba e bythët te burri. Edhe ti i sherben Hashimit e me hanger bukën e LDK-së nuk ban. E ki me sherr dhe andaj ban mirë mos me u duk aty nga ku të kan perzan njihere si të pabesë.
Sarpsborg: 30.03.2019

Gjykatat e Kosovës marrin përsipër lëndët e EULEX-it për krime lufte

Arton Konushevci

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që monitoron proceset gjyqësore për krimet e luftës, ka mirëpritur vendimin e organeve të drejtësisë që në kuadër të strategjisë së punës të sistemit të drejtësisë, të funksionojë departamenti për trajtimin e krimeve të luftës.

Aktualisht, me rastet e dyshuara për krime lufte po merret një Gjykatë Speciale me seli në Hagë, por e cila kryesisht trajton vetëm krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj civilëve serbë dhe civilëve tjerë gjatë viteve 1998-‘99.

Kurse, departamenti për krime lufte në Kosovë, pritet të trajtojë edhe rastet tjera, në të cilat mund të jenë të përfshirë edhe pjesëtarët serbë që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve. Megjithatë, numri më i madh i personave që dyshohen të jenë përfshirë në këto krime, besohet se jetojnë në Serbi, andaj kjo edhe e vështirëson punën e këtij departamenti, marrë parasysh bashkëpunimin e ulët që kanë institucionet e drejtësisë në të dy shtetet.

Amer Alija, analist ligjor dhe monitorues i gjykimeve për krime të luftës në Fondin për të Drejtën Humanitare, tha për Radion Evropa e Lirë, se që nga viti 2012, organizata ka rekomanduar që në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës, duhet të funksionojë departamenti për krime të luftës.

“Ashtu si të gjitha shtetet e rajonit, të cilat kanë krijuar një gjykatë të posaçme që merret me gjykimin e krimeve të luftës, ashtu edhe Kosova ka pasur nevojë që të krijojë një departament apo një gjykatë, e cila merret me gjykimin e krimeve të luftës, pasi krimet janë në numër të madh dhe kemi mijëra viktima. Ka nevojë për gjyqtarë, të cilët do të profesionalizohen në këtë fushë dhe të merren vetëm me këto raste”, tha Alija.

Strategjia për trajtimin e krimeve të luftës tashmë parasheh përforcimin e Departamentit për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale me gjithsej pesë prokurorë dhe stafin mbështetës, të cilët do t’iu shërbejnë prokurorëve në trajtimin e lëndëve të krimeve të luftës.

Zyrtarët e lartë nga Prokuroria Speciale e Kosovë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se tash është duke u punuar për rastet e krimeve të luftës në Kosovë.

Prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me media nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha se në planin strategjik dhe në planin prokurorial është vendosur që të formohet departamenti për krime të luftës.

“Për momentin janë tre prokurorë…, është një konkurs i hapur, sigurisht që do të forcohet, sepse ka nevojë dhe ju e dini se përveç lëndëve të pakryera, tash na kanë ardhur edhe një numër i konsiderueshëm i lëndëve nga EULEX-i, kështu që ka nevojë të forcohet ky departament për ndriçimin e këtyre rasteve”, tha Syla.

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka marrë kompetencat ekskluzive në qershor të vitit 2018 për t’i hetuar dhe ndjekur krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Prokurori Syla thotë se vetë Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ndërmarrë nismën që të ketë një departament të tillë për të hetuar rastet.

“Ne vetë e kemi paraparë që të ketë departament të tilla edhe të shkojmë kah profilizimi i prokurorëve dhe ta kemi një punë më të suksesshëm në kuadër të Prokurorisë Speciale”, tha Hoxha.

Ndërkaq, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, thotë se për vite më radh; është kërkuar që në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, të diskutohet edhe për temën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Ne kërkojmë që ata shtetas dhe provat, të cilat i grumbullon Kosova, të gjinden një formë që përmes bashkësisë ndërkombëtare të dërgohen në Serbi dhe ata shtetas të gjykohen në Serbi”, theksoi Alija.

Kurse, duke folur për këtë çështje, prokurori Hoxha tha se për këtë çështje duhet të ketë një bashkëpunim ndërshtetëror.

“Dy shtete duhet të merren vesh. Sigurisht se është në interes, por deri tani nuk kemi pasur aso bashkëpunimi”, tha Hoxha.

Po në lidhje me gjykimin e rasteve që ndërlidhen me krimet e luftës, shoqata ‘Familja dhe Shpresa’, përmes një reagim publik, tregon se ka tre vjet që kur u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me kërkesa publike që të plotësohet Ligji për Gjykatën Speciale për t’i gjykuar krimet e Serbisë.

Përmes këtij reagimi, kjo shoqatë kritikon deputetët dhe liderët e Kosovës, duke u thënë se përveç vizitave nëpër varreza, nuk kanë bërë asgjë për ndryshimet ligjore që do t’u mundësonin organeve të drejtësisë të merren me gjykimin e rasteve që ndërlidhen me këto krime.

Ndryshe, rastet e krimeve të rënda ishin në kompetencë të prokurorëve të UNMIK-ut dhe më pastaj kishin kaluar në kompetencë të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

Në kuadër të kësaj strategjie, synohet të hetohen dhe të ndiqen penalisht të gjithë personat, të cilët kanë kryer krime lufte në kundërshtim me të drejtën humanitare ndërkombëtare gjatë viteve 1998-1999 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat.

U PRENË NË BESË ATY KU BESA ËSHTË E SHENJTË – Nga BINAK MAXHARRAJ

(Të pabeset te presin ne besë)

U bë një vit që falanga e pushtetit në msheftë-
sinë më të madhe mysafirët turq më qëndrim të rregullt u kidnapua jo
ligjërisht dhe më dhunë u dërguan në Turqi. Komisioni Parlamentar
vërtetoi mbi 30 shkelje ligjore Se sa sekret ishte ky kidnapime nuk
ishte në dijeni as Kryeministri Ramush Haradinaj.

Krejt loja e këtij skandali shtetëror ndodhi në koordinim sekret midis
aki-is dhe Ministrisë se Mbrendshme më skenari, dijën dhe dirigjimin e
Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit,që për këtë edhe e falënderoi
Presidenti i Turqisë Erdogan. Për këtë lojë të flliçët u shkaku vetëm
ministri i mbrendshëm Sefaj kurse drejtori i policisë se Kosovës Sh.
Maxunu për kete punë te shkelqyer qe ja kreu Thaçit u ngritë në detyrë
si shef i AKI.Në këte skandal janë poezi shumë njerez me dije e pa
dije.

Komisioni parlamentar e kreu punën e vetë duke deklaruar se pati
shkelje ligjore,bile 30 herë. Falanga e errësirës të instaluar në
pushtetin e Kosovësi dhezi sinjalet e filluan punën e tyre të turpshme
me shantazhimin e punës se Komisionit Parlamentar me qellim qe te mos
del e vereta.

Edhe pas një viti qe u tradhëtuan qytetarët turq nuk ka nis kurrfar
hetimi. Falanga e pushtetit don ti humbin gjurmët, sikur më atë rastin
e vjedhjes se madhe në policinë e Kosovës,e cila sot e kësaj dite nuk
u zbardh,e nuk ka gjasa te zbardhet perderisa kjo falang pushtetaresh
është në pushtet.

Pra qytetarët turq u prenë në besë,bash ne vendin ku besa eshte
tradite dhe e njohur ne tere botën.atyre aty për aty iu suspenduan
dokumentet me qendrim te rregullt u kapen në pikë te drites sikur ne
ndonje gjueti kafshesh dhe dhunshëm u quan te kasapi i tyre Erdogan.

Për të zbardhë këtë skandal deri në fund duhet qe Ambasadori i SHBA të
ua rrahë tavolinën më gushtë kësaj falange te pushtetit,sepse ata e
kanë tutën hak,që zbardhet deri në fund e vërteta rreth këtij skandali
dhe aktorët e këtij”krimi”diplomatik të dalin para drejtesië,sepse ne
keët skandal shetetror e diplomatik janë te përzier nga Presidenti,AKI
dhe Policia e Kosovës.

Kandiç: Normalizimi Kosovë-Serbi përmes zbardhjes së krimeve të luftës

Veprimtarja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, tha në Prishtinë se një nga përparësitë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të jetë bashkëpunimi në procesin e zbardhjes së krimeve të luftës.

Ajo i bëri këto komente gjatë një debati të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ku u publikuan vendimet e gjykatave gjatë vitit 2018 lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Zonja Kandiç e cila drejton Fondin për të Drejtën humanitare me seli në Beograd tha se zbardhja e krimeve të luftës dhe dënimi i tyre është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë.

“Një nga përparësitë në normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës është krijimi i bashkëpunimit fillimisht në procesin e krimeve të luftës. Kjo është kaq e rëndësishme për viktimat dhe kjo çështje duhet të jetë, të themi jashtë një kornize politike, kjo është çështja që kërkon drejtësi, kjo është çështje që kërkon vendosjen e sundimit të ligjit”,tha ajo duke nënvizuar se mbetet e pakënaqur me procesin për zbardhjen e krimeve të luftës.

Anka Kurteshi Hajdari nga Fondi për të drejtën humanitare tha se edhe pas bartjes së kompetencave ekzekutive nga misionet ndërkombëtare tek institucionet vendase, çështja e gjykimeve ndaj krimeve të luftës mbetet e ulët.

“Gjatë vitit 2018 janë ngritur dy aktakuza për krime lufte kundër popullsisë civile, njëra nga ana e prokurorit ndërkombëtar dhe e dyta nga prokurorja e zyrës së prokurorisë së posaçme të Kosovës. Në të njejtën periudhë jaanë shqiptuar edhe katër aktgjykime të shkallës së parë në procedurat për krime lufte të filluara gjatë viteve më të hershme”,tha zonja Kurteshi Hajdari.

Altin Ademi nga ministria e Drejtësisë, tha se institucionet janë duke i përmirësuar ligjet që do të mundësonin rritjen e efikasitetit për të gjykuar të gjitha krimet e kryera në Kosovë.

“E kemi shtruar me projekt Kodin e procedurës penale i cili sot është në procedurat e parlametit për miratim, ku është shtuar koncepti i gjykimit në mungesë i cili pritet të rrisë efikasitetin e trajtimit dhe ndarjes së drejtësisë për të gjithë ata që kanë bërë krime përgjithësisht përfshirë edhe krimet e luftës dhe të cilët për momentin ndoshta mund të shmangin përballjen me drejtësinë por nuk do të mund t’i shmangen pafundësisht pavarësisht kohës”,tha zoti Ademi.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre. Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e 800 shqiptarëve të Kosovës.

Edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 600 personave, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Kosova kalon në ‘sitë’ pasuritë e zyrtarëve shtetërorë

Kosova do të kalojë në filtër të gjithë pasuritë e zyrtarëve shtetërorë. Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar të gjithë zyrtarët, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të hënën më 1 prill.

Sipas AKK-së, llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, i cili përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.

Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses.

Lekaj fton në takim ambasadorin zviceran, këto janë deklaratat

Vetëm një ditë pas deklaratave, Ministri Pal Lekaj ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Humbert Lebet. Lekaj ka thënë se në asnjë moment nuk ka kërkuar largimin e ambasadorit. Ndërkohë, ambasadori Lebet, ka thënë se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve, transmeton Express.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është detyruar që ta ftojë në takim ambasadorin zviceran Jean – Humbert Lebet, pas deklaratave të tij të mbrëmshme në Pressing të T7, ku kërkoi që ambasadori të largohej nga Kosova.

Lekaj gjatë këtij takimi ka thënë se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti, dhe se ai në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën

“Lekaj, në asnjë moment nuk ka kërkuar largim të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, e aq më tepër të kundërshtoj një shtet mik për Kosovën. Në deklarimin e tij, Lekaj ka theksuar se do të duhej një letër sqaruese për akuzat se veteranët në Kosovë janë të rrejshëm, për çka institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë një vendim”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, Ambasadori Lebet, ka deklaruar se çmon lart sakrificën e veteranëve të Republikës së Kosovës në luftën për liri dhe se çdo vërejtje që Zvicra dërgon, shteti i Kosovës duhet ta pranojë si një vërejtje nga një shtet shumë mik i kosovarëve.

Ambasadori zviceran ka shprehur keqardhje për të gjitha keqkuptimet që kanë ndodhur që nga dita e deklarimit të tij për veteranët dhe theksoi se miqësia Kosovë-Zvicër është e fuqishme, ndërsa ai personalisht ka admirim të veçantë për Kosovën.

Parlamenti europian voton pro liberalizimit të vizave me Kosovën

Parlamenti Europian është shprehur në favor të heqjes së vizave me Kosovën, duke konfirmuar se vendi ka përmbushur të gjitha kërkesat e institucioneve europiane.

Të enjten, propozimit të raportueses për Kosovën, Tanja Fajon, ju përgjigjën pozitivisht 331 europarlamentarë, 126 u shprehën kundër liberalizimit të vizave dhe 12 abstenuan.

Fajon falënderoi kolegët e saj dhe apeloi Këshillin Europian që të veprojë sa më shpejt për ta çliruar nga regjimi i vizave të vetmin vend të izoluar të rajonit.

Një ditë më parë, edhe komisionieri për emigracionin, Dimitris Avramopulos, iu bashkua zyrtares së lartë, duke e cilësuar tejzgjatjen e procesit një padrejtësi që po cenon perspektivën europiane të gjithë Ballkanit.

Vullneti politik i eurodeputetëve, ndërkohë, ka gëzuar Prishtinën, megjithëse aktorët më të fuqishëm sërish presin më shumë.

Kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se mohimi i të drejtës për të udhëtuar të lirë në Europë po dekurajon qytetarët e Kosovës.

“Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, u bëjmë thirrje kryeqyteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat.”

Aksesi i Prishtinës në zonën Shengen ishte propozuar fillimisht në shtator të vitit 2016 dhe ishte votuar nga eurodeputetët 2 vite më vonë, por një vendim i Këshillit Europian për të mos e diskutuar çështjen gjatë sezonit dimëror e shtyu vendimmarrjen përfundimtare.

Aprovimi nga Ministrat e vendeve europiane do lejonte qytetarët kosovarë të udhëtonin lirisht në destinacionet e Bashkimit Europian për një periudhë 90-ditore çdo gjashtë muaj për qëllime biznesi, turizmi apo familjare.


Send this to a friend