VOAL

VOAL

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ndalohet nga policia serbe

Partia Liberale Serbe e Kosovës, njofton se të enjten në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Dheun e Bardhë, është ndaluar nga ana e policisë serbe, Sërgjan Jovanoviq, anëtar i Partisë Liberale Serbe, njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky nuk është rasti i parë që zyrtarët e kësaj partie ndalohen në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jovanoviq është ende në vendkalim. Pjestarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë i kanë thënë atij se kishin një urdhër për ta mbajtur atë deri në ardhjen e anëtarëve të BIA-s (Agjencia për Siguri dhe Informacion të Serbisë) për ta intervistuar”, ka thënë Petroviq duke kërkuar reagimin e menjëhershëm për këtë rast të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare.

Autoritetet kosovare kanë reaguar menjëherë përmes rrjeteve sociale. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky rast dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës.

Akti i ndaljes së Sërgjan Jovanoviqit nga ana e autoriteteve serbe, sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe pasigurisë tek serbët e Kosovës.

Më herët, në disa raste, në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi, autoritetet serbe i kanë intervistuar për orë të tëra pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, në Merdare janë ndaluar dhe janë intervistuar Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, si dhe bashkëpunëtorët e tij, Boban Stankoviq, zëvendësministër i Kulturës në Qeverinë e Kosovës dhe Nebojsha Jakovljeviq, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës. Intervistimet kanë zgjatur për orë të tëra.

Albin Kurti padit Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me Glauk Konjufcën kanë ngritur kallëzim penal ndaj presidentit, Hashim Thaçi e kryeparlamentarit, Veseli, sipas Kurtit për shkak të shpifje që janë bërë ndaj tij, Konjufcës e Sadri Ramabajës në rasti e Organizatës “Syri i Popullit”.

Kurti i cili e ka cilësuar si të ashtuquajtur organizatën “Syri i Popullit”, ka thënë se Thaçi e Veseli kanë bërë deklarime të rrejshme kundrejt tyre me datën 28 dhjetor të vitit të kaluar.

“Me rastin e kallëzimit penal, këtu në prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda kundër Presidnetit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kundër kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ne këtë kallëzim penal po e bëjmë sot duke pasur parasysh deklarimet e rrejshme nën betim që këta dy i kanë bërë me datën 28 dhjetor të vitit të kaluar në procesin gjyqësorë, kundër të ashtuquajturit organizatë Syri i Popullit, me rastin e sublimit që kanë bërë këta dy krerë institucionesh kundër Glaukut, meje dhe Sadri Ramabajës. Ata kanë dhënë deklarata të rrejshme dhe këtë e kanë bërë nën betim prandaj ne po bëjmë sot kallëzim penal”, ka thënë Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se Hashim Thaçi e Kadri Veseli që ndodhen në postet më të larta institucionale kanë rënë në pozitat më të ulëta njerëzore dhe këta sipas tij, jo që nuk e mbrojnë Republikën, por Repulika është e rrezikuar prej këtyre njerëzve që shpifin nën betim.

Kosnett: Shoqëria civile dhe mediat të jenë më të zëshme përballë padrejtësive

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, u bëri thirrje shoqërisë civile dhe mediave që të jenë më të zëshme në denoncimin e korrupsionit, padrejtësive dhe pabarazisë në shoqëri.

Gjatë një debati të organizuar në Prishtinë nga Lëvizja “Fol”, ambasadori amerikan tha se barazia ligjore dhe llogaridhënia sjellin më shumë shpresa te popullata dhe japin sinjal të mirë para botës për Kosovën.

“Ka shumë mjete në demokraci, të cilat qytetarët i kanë në dispozicion për t’i sfiduar vendimet e qeverisë, të cilat i konsiderojnë të padrejta. Andaj, është me rëndësi që shoqëria civile dhe mediat të luajnë rolin e tyre”, tha Kosnett.

Sipas tij, edhe protestat paqësore janë mjet që sot përdoren në shoqëritë demokratike për t’i sfiduar vendimet e padrejta të qeverive.

“Nëse shoqëria civile dhe mediat janë më të zëshme, edhe ndryshimet mund të ndodhin”, theksoi Kosnett.

Ai foli kryesisht për aspekte nga sundimi i ligjit dhe gjyqësori, përderisa në teori, Kosnett lavdëroi shumë ligje që kanë miratuar institucionet e Kosovës dhe të cilat tha se janë shembull edhe për vende të tjera.

Sfidë, tha Kosnett, mbetet zbatimi i ligjeve në praktikë.

Nga praktikat e këqija, ai mori si shembull rastin e veteranëve të “rrejshëm” të luftës, të cilët tha se janë shndërruar në përfitues të shumë benificioneve.

Një çështje tjetër që Kosnett përmendi ishte edhe punësimi i njerëzve mbi bazën e përkatësisë partiake dhe familjare dhe jo mbi bazën e meritave.

Po ashtu, ai përmendi rastin me tokën e Manastirit të Deçanit, për të cilin tha se Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Kisha ka pronësi mbi disa parcela të tokës, por zyrtarët komunalë, me mbështetjen e disa zyrtarëve qeveritarë, e kanë kontestuar vendimin e Kushtetueses.

Vendimet e gjykatave, rikujtoi ai, “nuk u nënshtrohen interpretimeve apo edhe më pak negociatave politike”.

Në kthetrat e Prontomafisë (1) – Nga XHAFER SHATRI

“Së pari erdhën t’i kërkojnë socialistët (opozitën), dhe unë nuk thashë asgjë, sepse nuk isha socialist;

Pastaj erdhën t’i kërkojnë sindikalistët, dhe unë nuk thashë asgjë, sepse nuk isha sindikalist;

Pastaj erdhën t’i kërkojnë Jevrejët, dhe unë nuk bëra zë, sepse nuk isha jevrej;

Dikur  erdhën të më kërkojnë edhe mua, por nuk kishte mbetur më askush për të ngritur zërin.”

Martin Niemöller 1

Procesi gjyqësor i shekullit

Ka dy vjet që nëpër zyra hetuesie, në Prokurori speciale e në gjykatore të posaçme po zvarriten me pranga në duar disa qytetarë të akuzuar për veprat më të rënda penale. Për më keq, ata në një indiferencë të plotë, gati zoologjike, që mund të krijohet vetëm në rrethana të një nënshtrimi e poshtrimi kolektiv, në shkelje të Ligjit e të Kushtetutës, po trajtohen e demonizohen nga kreu i shtetit, nga jeniçerët dhe mediet e tij si terroristë e tipa amoral. Ata dhe familjet e tyre janë krejtësisht të vetmuar dhe të dërrmuar nga pesha e rëndë e një aparati të pistë shtetëror. Atyre ua ka kthyer shpinën edhe Zoti!

Është fjala, në radhë të parë, për Sadri Ramabajën, Behxhet Luzhën por edhe Murat Jasharin.

Pse është fjala për proces politikogjyqësor të shekullit? Sepse ka filluar para një viti dhe sigurisht nuk do të përfundojë edhe disa muaj të tjerë, dhe se në të kanë dëshmuar, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në histori, kryetari i shtetit, kryetari i Kuvendit me zëvendësin e tij, zëvendëskryeministri, deputeti shikist e mafiozi Elmi Reçica, shefi i shefave Adem Grabovci e tutti quanti. Thënë më troç krejt udhëheqja e Shikut. Mungonte vetëm Koçi Xoxja i Kishnarekës.

Kosova, me sipërfaqen dhe numrin e banorëve që kishte e që ka, do të qëndrojë përjetësisht në librin e Ginisit, si vendi me më së shumti të burgosur politikë në histori, si vendi me më se shumti procese e gjykime politike të mbajtura kundër banorëve të saj.

Në vitet tetëdhjetë, sipas Rrahman Morinës, atëherë funksionar i lartë i policisë dhe i partisë, dy të tretat e popullsisë së përgjithshme në Kosovës kishin kaluar nëpër duart e policisë dhe gjykatave vetëm për motive politike. Në këto statistika nuk janë përfshirë personat që kanë kaluar nëpër ferrin e KOS-it (shërbimi sekret i ushtrisë) dhe gjykatave ushtarake.

Në përgjithësi, prej pushtimit të Kosovës e deri në vitin 1999, kundër shqiptarëve janë mbajtur dhjetëra mijëra procese politike para gjykatave serbe. Për turpin tonë, nuk ka një statistikë të saktë për numrin e proceseve dhe emrat e viktimave, që dëshmon se askush sa elitat tona nuk është tallur me vuajtjet e popullit shqiptar.

Sidoqoftë janë tri procese politike që dihen botërisht dhe që personifikojnë saktësisht terrorin gjyqësor të Serbisë kundër shqiptarëve: Procesi i Prizrenit, korrik 1956; Procesi kundër Adem Demaçit, shkurt 1976, Procesi i Paraçinit, i mbajtur para Gjykatës Ushtarake, në janar të vitit 1988.

Këto procese janë të njohura në historinë dhe në vetëdijen e Kosovës sepse ishin, fund e krye, procese të kurdisura me synime strategjike e afatgjata kundër shqiptarëve.

I ngjashëm me ta është edhe procesi gjyqësor që, në regjinë e Hashim Thaçit me shokë, e për turpin e krejt Kosovës, po mbahet aktualisht në Prishtinë, kundër Sadri Ramabajes etj.

  1. Procesi i Prizrenit

Ky proces gjyqësor është mbajtur në korrik të vitit 1956 në Prizren dhe kishte për synim shpartallimin e elitës së re politike e intelektuale në Kosovë dhe përgatitjen e terrenit për shpërnguljet e përdhunshme të shqiptarëve në Turqi. Në funksion të kësaj strategjie, në dimrin e egër 1955/1956, në kohën kur arrestoheshin e torturoheshin viktimat e Procesit të Prizrenit, u ndërmor edhe Aksioni Ndëshkimor për gjoja çarmatimin e shqiptarëve, në të cilin kanë pësuar mbi 200 mijë veta.

Për këtë Proces deri vonë nuk ka pasur informata të bazuara. Por nga ajo që dihet del se arrestimet e para kanë filluar më 4 dhjetor 1955, me burgosjen e Njazi Malokut, sekretar i Komitetit të Rrethit dhe drejtor i Shkollës së Partisë… dhe kanë vazhduar deri në fund të prillit të vitit 1956. Hetimet i kanë udhëhequr udbashët serbomalazez; Budo Gajiq, Gojko Medenica, Dushan Krajinoviq, Andrija Vujoviq, Jovo Rosandiq etj.

Të pandehurit akuzoheshin për spiunazh në favor të Shqipërisë (neni 105 i Kodit Penal).

Detajet për hetimet dhe procesin gjyqësor i ka përmbledhur në mënyrë brilante njëri prej viktimave të këtij procesi, intelektuali i spikatur Sedad Dida. Ai, më 12 qërshor 1968, i drejtohet me një Parashtresë Komisionit shtetëror pranë Qeverisë së Kosovës për Hetimin e Deformimeve. Parashtresa e tij është një testament i përjetshëm i demaskimit të veprimtarisë kriminale të pushtuesve serbë:

Sedat Dida për hetimet jep detaje trishtuese:

“Më kanë rrahur shuplaka, grushte, ndukje mizore flokësh, më kanë lënë pa ngrënë dhe një javë rresht në një birucë pa pikë drite, gjatë kohës kur më torturonin përmendin emra funksionarësh shqiptarë duke besuar se në ato çaste dhune, zhgënjimi, mundimi e dëshprimi do t’i përmend emrat e tyre… por nuk kam lejuar të bëhem dëshmitar i rrejshëm…

Pavarësisht se çka krejt përjetoja për asnjë moment nuk më ka braktisur shpresa se gjykata do të mund të konstatojë fare lehtë të vërtetën kur është fjala për një njeri të pafajshëm… Nuk kam besuar se Gjykata në saje të deklaratës së nxjerrë me dhunë dhe të një dëshmitari të vetëm të rrejshëm mund ta çojë njeriun në burg.“

Ndërsa për vetë procesin, Dida jep detaje të një gjykimi tamam mesjetar :

“Në gjykimin e fshehtë, ku në publik kishte vetëm njerëz të UDB-së, derisa unë përpiqesha të mbrohem nga publiku lëshoheshin fjalë: ‘Mos filozofo!’ ndërsa njëri prej gjykatësve më thoshte: “Ti je shizofren dhe idiot !“… Veprime në shpërputhje të plotë me praktikën gjyqësore.

Kur dëshmitari i rrejshëm më akuzonte se kemi biseduar në Prishtinë, unë i thashë gjykatës se në atë kohë kam qenë në Knin, në Kroaci ushtar… ndërsa gjykatësi më tha : “Ulu aty e hesht! Ne e dimë ku ke qenë ti… !“

“Edhe qëndrimi i avokatit tim të emëruar nga gjykata ishte krejtësisht i paligjshëm, i padrejtë e madje edhe qesharak… Në vend që të më mbronte, kur kishte mundësi që vetëm me një pyetje ta zhveshë dëshmitarin e rrejshëm, avokati kërkonte mëshirë për mua…

Në këtë ambient, duke mos pasur asnjë përvojë me gjyqësinë jam hutuar e jam ndier si i kositur dhe të gjitha shpresat e mia për një gjykatë korrekte u varrosën…“

Në një gjykim të tillë policor, ku merreshin për bazë deklaratat vetakuzuese të nxjerra me tortura, Gjykata e përbërë krejtësisht prej serbësh, më 19 korrik 1956 dënoi me burg të rëndë: Njazi Malokun, funksionar i Partisë Komuniste, më 12 vjet, Sedat Didën, redaktor përgjegjës i gazetës “Rilindja“, më 5 vjet, Demush Cahanin, më 5 vjet, Shani Hoxhën, më 4 vjet, ndërkaq Rexhep Muhadrin,  Hasan Bajramin dhe Muhamet Eminin më nga 2 vjet burg dhe Salih Mehmetin më 9 muaj.

Të gjithë u dënuan gjithashtu edhe me heqje disa vjeçare të të drejtave qytetare pas daljes nga burgu.

“Pas dënimit mendova se u krye procedura dhe do të mund ta vuaj dënimin, por u mashtrova, sepse më karakterizuan si kokëfortë dhe i papërmirsueshëm prandaj nga 32 muaj në burg, 27 muaj i kam mbajtur vetëm, në qeli, për çka m’u kanë dëmtuar përgjihmonë sytë…“

“… pas 32 muajsh, më 29 nëntor 1958, më kanë liruar nga burgu. Deri sot askush nuk më ka treguar pse më kanë liruar pas 32 muajsh. Ndoshta shkaktarët e tragjedisë sime kanë menduar se në këtë mënyrë mund ta mbulojnë me hi veprimin e tyre të pistë, ndoshta duke besuar se më në fund unë do t’i harroj të gjitha… Por damka që i është mveshur personalitetit dhe dinjitetit tim është aq e rëndë, është aq e ndyrë sa që as nuk mund të shlyhet e as nuk mund të matet me asgjë…“2

Procesi i Prizrenit do të mbetej në heshtje për një kohë të gjatë, sikur të mos ndodhte rënia në pamëshirë e Aleksandar Rankoviqit, 1 korrik 1966. Ishte fjala për luftën për pushtet në mes klaneve kroate e serbe në udhëheqjen e Jugosllavisë, më ç’rast Tito, që ndihej edhe vetë i rrezikuar, e rrrëxoi serbomadhin Rankoviq dhe filloi një sërë reformash federaliste që shqiptarëve u ndihmuan ta shlirojnë sadopak zgjedhën e robërisë.

Në këto rrethana dolën në pah shumë krime që ishin kryer kundër shqiptarëve si dhe terrori gjyqesor kundër tyre.

“Në fakt Procesit të Prizrenit i parapriu një proces tjetër politik (korrik 1955) i ashtuquajtur “Grupi i shehëlerëve” prej 14 vetësh, të cilët qenë akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe për bashkëpunim me Sigurimin shqiptar. Në këtë proces qenë përfshirë: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili në rrethana enigmatike vdes), Qazim Gojani, Hysen Prushi, Din Zhubi, Bekë Haxhija, Hajredin Vuçiterna, Muhedin Miftari, Dërgut Ekremi, Sinan Dërguti, Qazim Miftari etj.“3

  1. Procesi i kurdisur kundër Adem Demaçit

Për shkak të veprimtarisë së theksuar ilegale të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, në vitin 1975 autoritetet e Kosovës ndërmorën një aksion të jashtëzakonshëm ndëshkimor kundër “irredentizmit shqiptar“, siç i quanin ato kundërshtarët e tyre politikë.

Arrestimet filluan në muajin mars dhe përfunduan me arrestimin e Adem Demaçit, më 6 tetor 1975. Ky ishte arrestimi i tretë i Adem Demaçit, dhe u krye vetëm 17 muaj pas daljes nga burgimi paraprak 10 vjeçar. Si pretekst ishte marrë një trakt i pjesëtarëve të Grupit Revolucionar, i shpërndarë më 23 dhjetor të vitit 1974. Arrestimet ishin masive. Sypozohet se nëpër duart e eskadroneve të Mehmet Shoshit kishin kaluar mbi 500 shqiptarë, kryesisht studentë dhe punonjës arsimi. Nga të gjithë këta djem nënash, që kaluan nëpër tortura të tmershme, vetëm 4 veta u takonin radhëve të organizuara dhe kishin ndonjë dijeni ose ishin drejtpërdrejtë të implikuar në shpërndarjen e trakteve. Por vendimi ishte politik, dhe udhëheqja e Kosovës e dinte saktësisht se po shkatërronte familje të tëra dhe po çonte në burg, kryesisht, njerëz të pafajshëm. UDB, i  përzgjodhi viktimat për shkak të emrit dhe sidomos bindjeve të tyre atdhetare, sepse, gjatë përgatitjes së proceseve, kishte llogaritur saktësisht përmasat e frikësimit që do të kishte dënimi gjegjësisht ndëshkimi i tyre në popull.

Duhet nënvizuar se gjatë hetimeve shumëmujore ndaj të pandehurve janë ushtruar intensivisht torturat më çnjerëzore, me qëllim që viktimat të pranonin “fajet“ e sajuara paraprakisht nga UDB. Disa persona u thyen keq dhe jo vetëm nënshkruan deklaratat e sajuara nga UDB, por filluan të përdoren për t’i thyer ose fajësuar edhe të pandehurit e tjerë.

Arrestimet dhe gjojahetimet rezultuan me 4 procese të kurdisura politike. Kryefjala e këtyre proceseve ishte ideologu i Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, Adem Demaçi.

Procesi i parë u mbajt më 29 janar dhe më 1, 2, 5 e 7 shkurt të vitit 1976.

Në këtë proces u dënuan me burg 19 shqiptarë: Adem Demaçi 15 vjet, Skënder Kastrati 12 vjet, Hetem Bajrami 7 vjet, Hasan Dërmaku 10 vjet, Osman Dumoshi 7 vjet, Rexhep Mala 9 vjet, Selatin Novosella 7 vjet, Ilaz Pireva 7 vjet, Fatmir Salihu 7 vjet, Xhavit Dërmaku 9 vjet, Sherif Masurica  7 vjet, Sami Dërmaku 6 vjet, Zijadin Spahiu 5 vjet, Isa Kastrati 6 vjet, Ahmet Hoti 6 vjet, Njazi Korça 6 vjet, Irfan Shaqiri  7 vjet, Hilmi Ramadani 5 vjet dhe Nazim Shurdhani 4 vjet burg.4

Procesi i dytë u mbajt më 18 – 23 shkurt 1976, në Prishinë, dhe  u dënuan 12 shqiptarë: Adem Rukiqi, më 9 vjetë burg, Bektesh Rrudhani, më 6 vjet, Tafë Rukiqi, më 6 vjet, Ymer Rukiqi më 2.5 vjet, Arif Rukiqi, më 1.5 vjet, Zyhdi Bilalli me 3 vjet, Bislim Bajraktari më 4 vjet, Xhevdet Nasufi më 2.5 vjet, Idriz Mehmeti më 1.5 vjet, Sadullah Zeqiri me 2.5 vjet, Ajet Rukiqi, më 4 vjet dhe Adem Pavataj më 2.5 vjet.5

Në këtë vazhdë, një muaj më vonë, u mbajtën edhe në Vranjë dy procese politike kundër katër shqiptarëve:

Më 17 mars 1976:

Jetullah Arifi, më 12 vjet dhe Fazli Avdullahu më 6 vjet burg; dhe

Më 19 mars 1976 :

Qamil Nuhiu me 4 vjet dhe Selajdin Nuhiu me 1.5 me vjet burg;6

Këto procese politike u mbajtën në një kohë kur nuk kishte përplasje të mëdha politike. Ato u organizuan nga elita politike e Kosovës për të bindur Titon se ajo kishte nën kontroll gjendjen politike në ‘Krahinë’ siç i thoshin asokohe. Prandaj edhe përgjegjësia historike e saj është tepër e madhe. Eskponentët politik nuk u mjaftuan as me torturimin dhe gjymtimin e viktimave, por në mediet e kontrolluara shpërfaqen një propagandë të shëmtuar fashiste:

Fadil HOXHA : ”…Sa pretendentë e të pafytyrë! Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar, e këndej as katundi i vet, as lagjja e vet nuk i njeh, veç për të keq e hajni”.7

Mahmut BAKALLI: ”…Irredentizmi shqiptar në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste, por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njëjta. Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste – fashiste shqiptaromadhe, irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist. (…) Në këtë bazë irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin denime shëmbullore”.8

Fahredin Gunga në komentin televiziv me titull “Dënime të merituara”:

”Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës, grupit irredentist, i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar, iu shqiptuan denime të merituara. Opinioni ynë, klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës, e posaçërisht kombësia shqiptare, i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë, i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht, duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen, ashtu siç i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre… Ai duke e shpërdoruar pikërisht lirinë e plotë dhe barazinë në Jugosllavinë socialiste vetëqeverisëse, u përpoq t´i paraqitet popullit shqiptar gjoja dishepull shpirtëror kombëtar.

Esenca, pretendimi dhe qëllimi i parë i irredentizmit tek ne është shkatërrimi i Jugosllavisë si shtet, si sistem marrëdhëniesh socialiste vetëqeverisëse, si bashkësi e kombeve dhe kombësive… “9

Gjatë hetimeve po edhe në gjykatore, ashtu si edhe shumë vjet më vonë, Adem Demaçi këmbënguli:

“… për dënimin e tretë kam qenë krejtësisht i pafajshëm. Këtë dënim UDB ma përgatiti derisa isha në vuajtje të dënimit paraprak, në Pozharevc. Më akuzuan se, derisa isha në burg, kam bërë plane për formimin e një organizate të re. Para gjyqit më kanë sjellur njerëz që nuk i kam parë dhe nuk i kam njohur kurrë …“

“Nuk ka mbrojtje që mund t’i ndihmojë të akuzuarit për delikte politike. Gjykimi ishte i turpshëm. Komedi e vërtetë.“10

Këto procese dhe mijëra të tjerë, përpara dhe sidomos më vonë, janë orkestruar kryesisht nga udbashë shqiptarë, shumë prej të cilëve, duke shkelur me të dy këmbët edhe ligjet, janë treguar shumë më të egër, shumë më të paskrupull se edhe vetë udbashët serbë… Dhe pikërisht këta tipa Kadri Veseli, njëri prej kryesundimtarëve të Kosovës, kishte paturpësinë t’i quante publikisht me zërin e tij as burrë as grua: PASURI E JONA KOMBETARE.

  1. Masakra në kazermën e Paraqinit

Më 3 shtator 1987, të gjitha mediet në Jugosllavi shpërndanë gjithandej lajmin bombastik se,  në kazermën e Paraçinit, ushtari Aziz Kelmendi kishte vrarë, derisa po flinin, 4 ushtarë: Goran Begiq nga Zagrebi, Safet Dudakoviq e Hazim Xhananoviq të dy boshnjakë nga Bosnje e Hercegovina dhe Goran Simiq nga Beogradi…, me atë rast kishte plagosur edhe 6 ushtarë të tjerë: dy kroatë, dy boshnjakë, një slloven dhe një shqiptar nga Tuzi.

Sipas medieve, ‘vrasësi’, Aziz Kelmendi, pas “krimit“ kishte dalur nga oborri i kazermës kishte bërë vetëvrasje buzë rrugës.

Ky lajm ishte dominues në medie për disa muaj rresht dhe shërbeu për mobilizimin absolut të turmave serbe të udhëhequra nga Millosheviqi. Titujt i medieve ishin zjarrvënës dhe përmbajtjet plot helm antishqiptar:

“Aziz Kelmendi ka shtënë mbi Jugosllavinë!“

“Opinioni jugosllav është tmerruar. Vrasësi Kelmendi, sipas të gjitha gjasave, nuk ishte i vetëm kur tërhoqi këmbëzën. Ai ka shtënë në shtyllën më të rëndësishme të unitetit dhe stabilitetit të Jugosllavisë, në APJ.“11

 “Vrasësi Azis Kelmendi nuk e donte ekëtë vend… ishte edukuar, ashtu si edhe më të afërmit e tij, që mesazhet armiqësore kundër këtij vendi dhe kundër këtij populli t’i shënojë nëpër mure… Nuk ka dashur ta mësojë gjuhën e fqinjve të vet. Nuk i ka dashur as ata e as vendin ku ka lindur.“12

Varrimi i ushtarëve të vrarë, sidomos ai i Goran Simiq, në Beograd, u kthye në një manifestim të rrezikshëm antishqiptar. Aty mbi 10 mijë veta bërtisnin, “Jashtë shqiptarët!“,Nuk duam shqiptarë në Jugosllavi!“, “Kosova është Serbi!“13

Ishte kohë e përthyemjeve të mëdha dhe ky krim i rëndë u shfrytëzua maksimalisht për fuqizimin e Lëvizjes serbomadhe dhe intensifikimin e përpjekjeve të saj për suprimimin e autonomisë së Kosovës.

Fushata ishte e pamëshirshme dhe ajo e futi Familjen e Aziz Kelmendit në një furrë të tmershme prushi. U arrestuan prindërit dhe vëllezërit e Azizit. Shpirti i tyre e di se çka kanë hequr të braktisur e në ferrin që ua kishte përgatitur shteti i serbëve.

Të gjithë ata që ishin me këmbë në tokë dhe që kishin sadopak aftësi deduktive, kishin dyshime të themelshme se fjala është për një inskenim shumë të rrezikshëm me pasoja tektonike. Në këtë vijë, pas disa muajsh, krimi mori kahjen e pritur me epilog gjyqësor, duke i dhënë masakrës dimensionin e një akti të organizuar politiko-terrorist.

Viktima ishin ushtarët shqiptarë në kazermën e Paraçinit dhe një boshnjak e një rom: Riza Xhakli, Abdylxhemil Alimani, Afrim Mehmeti, Pajazit Aliu, Shefqet Paçarrizi, Enver Behluli, Riza Alibashiq dhe Islam Mahmuti. Ata u arrestuan pas disa ditësh dhe ndaj tyre filluan hetimet. Nëpër çka kanë kaluar këta djem nënash më së miri e përshkruan Riza Xhakli, 4 vjet pas ngjarjes së tmershme:

“Rrahje deri në alivanosje…, elektroshok…, na torturonin nga 2 veta, pas torturave të tyre, vazhdimisht na torturonin edhe ushtarët që ishin roje të burgut. Na merrnin në pyetje dhe na torturonin gjithë natën. Një ekip shkonte dhe vinte ekipi tjetër për t’i vazhduar torturat…, nuk na linin të flinim…, Ata kërkonin me çdo kusht t’i pranonim akuzat që na i bënin… Na merrnin në pyetje prej orës 8 të mengjësit deri në mëngjesin tjetër…“

“…Me një rast, gjykatësi hetues ma lëshoi një video ku ishin xhiruar kufomat e ushtarëve të vrarë. Më thoshte si s’po të vjen mëkat prej këtyre kufomave…, për hir të tyre duhet ta thuash të vërtetën. Kur i thoja se nuk kam të bëjë fare me këtë vrasje, ai më thoshte: Ti nuk je njeri, ti je bishë, je idiot…“

Me një rast më tha : “Do ti sjell këtu nënat e ushtarëve të vrarë që të shohin se sa i vrazhdë e sa i pafytyrë je…, do të nxjerri me pranga në duar para tyre…, ma lëshonte kasetën nga disa herë në dite kur ulja kokën më bërtiste: shiko çka ke bërë!“

“Atë natë nuk kam mundur të fle fare…, nuk mund ta merrja me mend që ata të më paraqitnin para atyre nënave si vrasës të bijve të tyre…, i thashë vetes do ti pranoj të gjitha që kishte nevojë vetëm të mos më ballafaqonin me nënat e ushtarëve të vrarë… Ky është shkaku kryesor që unë kam pranuar, prapë po them kam pranuar, edhe pse s’kam bërë asgjë për të pranuar…“14

Shefqet Paçarrizi : “Unë e kam parë njeriun e maskuar, i cili me automatik shtinte me armë. Njerëzit e sigurimit e dijnë se çka ka ndodhur, kush e ka bërë, si dhe pse. Vetë e kanë bërë vrasjen dhe na e lënë neve, vetëm pse jemi shqiptarë…“15

Të arrestuarit, gati të gjithë, ishin 20 vjeçarë, pa kurrëfarë përvoje jetësore, ndërsa përballë kishin shtetin dhe oficerët serbë me përvojë njëshekullore në shtypjen dhe asgjësimin e shqiptarëve. Si rezultat, në gjykim gjysma i mohonin akuzat monstruoze, ndersa gjysma tjetër i ‘pranonte’… Gjykimi u mbajt në janar të vitit 1988 dhe zgjati 11 ditë. Kjo ishte një mise en scène e shtetit e orkestruar deri në detajet më të imëta për të argumentuar me çdo gjë se këtu nuk gjykoheshin disa ushtarë të pafajshëm shqiptarë, por populli i tyre.

Dënimet e plotfuqishme i shqiptoi Gjykata Supreme Ushtarake:

Riza Xhakli u dënua më 20 vjet,

Abdylxhemil Alimani, 20 vjet,

Riza Alibashiq, 14 vjet,

Afrim Mehmeti, 13 vjet,

Pajazit Aliu, 13 vjet,

Shefqet Paçarrizi, 7 vjet,

Enver Behluli, 5 vjet.

Në gjykim mori pjesë edhe avokati i njohur, Bajram Kelmendi, të cilin shteti serb e vrau me të dy djemtë, 11 vjet më vonë. Bajram Kelmendi, në cilësin e mbrojtësit të Afrim Mehmetit në atë proces të kurdisur ligjëroi një pledoari par excellence, e cila do të duhej të ishte literaturë e domosdoshme për çdo student që mëson të drejtën penale. Ai i rrëxoi një për një akuzat e rrejshme të oficerëve të KOS-it (Shërbimi sekret ushtarak). Të njëjtat argumente ai i kishte shtruar edhe gjatë gjykimit:

“… Unë pata thënë në seancë se nëse Aziz Kelmendi është kryes i veprës, atëherë kjo duhet të jetë e vërtetë edhe për ndihmësit e tij. Pasi gjatë procesit del se të gjitha janë të konstruktuara, pra të pavërteta, atëherë del se është e konstruktuar edhe vepra e Aziz Kelmendit. Kjo del nga të gjitha ato që janë thënë në aktakuzë.“16

Dhjetë vjet më vonë këtë e konfirmon edhe gjykatësi i Gjykatës Supreme Ushtarake, Dr. Jovan Buturoviq, i cili ishte pjesë e Trupit gjykues, kur ushtarëve të lartpërmendur shqiptarë iu shqiptua dënimi i plotfuqishëm. Ai citon prokurorin ushtarak, kolonelin Budimir Gjorgjiq që i ka thënë se : “Procesi ‘Dosja e Paraqinit‘ ka qenë i kurdisur. Organet e sigurimit ushtarak në Nish, duke përdorur dhunën, kanë marrë deklarata të rrejshme nga të akuzuarit. Dëshmi të rrejshme për fajësinë e të akuzuarve janë marrë edhe nga dëshmitarët.“

Buturoviq, shton se më 6 janar 1997 iu kishte drejtuar me një letër Prokurorit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kishte kërkuar prej tij që kjo dosje të kthehet në rigjykim.17

(Kjo analizë e gjatë do të publikohet në disa vazhdime)

  1. Martin Niemöller (1892 – 1984), klerik protestan, për shkak se ishte antifashist i thekur, më 1937, fashistët e arrestuan dhe e dërguan në kampin e Sachsenhausenit, ndërsa në vitin 1945 në ferrin e Dachaut
  2. Dosja origjinale e Procesit
  3. Sheradin Berisha, “Golgota shqiptare në kohën e Tito-Rankoviqit!“, 2 maj 2008, www.pashtriku.org
  4. Xhafer Shatri “Pse dergjet ne burg Adem Demaçi?“, Bernë, 1990 Aktgjykimi: P.nr.239/75
  5. Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, P – nr.183/75, datë 23.II.1976
  6. Sheradin Berisha, Rexhep Mala – Truri i Lëvizjes Kombëtare, www.pashtriku.org
  7. “Rilindja“, 23.12.1975
  8. “Rilindja“, 14 janar 1976
  9. Sheradin Berisha, Rexhep Mala – Truri i Lëvizjes Kombëtare, www.pashtriku.org
  10. “Mlladina“, nr. 19, datë 26 maj 19890
  11. Politika, 4 shtator 1987
  12. Tanjug, 4 shtator 1987
  13. Metë e Xhafer Shatri “Një gurë për varrin e ushtarit që e vranë“, faqe 247
  14. Riza Xhakli, Deklaratë e shkruar në burg, më 24 qershor 1991, “Zëri“, 21 shtator 1991
  15. Dosja e “Zërit“, Procesi i Paraqinit, Zëri, 19. 10. 1991
  16. Dosja e “Zërit“, Procesi i Paraqinit, Zëri, 5. 10. 1991
  17. “Nasa borba“, 17 maj 1997

Në kthetrat e Prontomafisë (1)

Kosovë: KQZ nuk certifikoi kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi katër kandidatët e subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, që do të mbahen më 19 maj.

Komisioni nuk siguroi dy të tretat e votave për certifikim meqë anëtarët e tij nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, abstenuan në votim.

Lëvizja Vetëvendosje kundërshton rikandidimin e kryetarëve të dorëhequr të komunave veriore meqë, në dorëheqjet e tyre kishin përdorur emrin jo kushtetues të Kosovës.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se Lista serbe duhet të zëvendësojë kandidatët e paraqitur për zgjedhjet e 19 majit.

“Unë kam pritur që për këto 24 orë, Lista serbe do të zëvendësojë tre nga katër kandidatët të cilët kishin dhënë dorëheqje para pesë muajsh, e që deklaratat e tyre të dorëheqjes, aktet e dorëheqjes në përmbajtje e konsideronin Kosovën pjesë të Serbisë dhe i referoheshin Kosovës si “Kosovë dhe Metohi”. Unë po ashtu kam pritur nga Lista serbe që të distancohet publikisht nga përmbajtja e këtyre deklaratave. Nëse e ka të pamundur që t’i zëvendësojë, të paktën le të jap dëshmi që distancohet nga përmbajtja e dorëheqjeve”, tha zoti Rrustemi.

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe se subjekti Lista serbe mund të shtrojë ankesë për mos certifikim.

Tri subjekte politike janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal të katër komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, që do të mbahen më 19 maj.

Mos certifikimi i kandidatëve të Listës serbe nxiti reagimin e autoriteteve në Serbi.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u tha gazetarëve se refuzimi i kandidatëve të Listës serbe përbën shkelje brutale të demokracisë. Ai tha se një vendim Ii tillë është shqetësues ndërsa paralajmëroi se për këtë çështje do të pres edhe mendimin e zyrtarëve evropianë gjatë takimit në Berlin të Gjermanisë.

Të katër komunat janë pa kryetarë që nga 27 nëntori i vitit të kaluar kur ish kryetarët dhanë dorëheqje në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Tarifat qenë vënë më 21 nëntor nga qeveria e Kosovës, si kundërpërgjigje ndaj fushatës serbe kundër shtetësisë së Kosovës, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe serbëve të Kosovës.

Vendosja e tarifave bllokoi edhe procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa qeveria e Kosovës refuzoi të heqë dorë prej tyre me gjithë trysninë nga Bashkimi Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara.

Ja sa para ka sjellë diaspora e Kosovës vetëm më 2018

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka zbuluar se vetëm gjatë vitit 2018 diaspora e Kosovës ka kontribuar me 1 miliardë e 800 milionë euro.

Këto shifra Mehmeti i zbuloi në një intervistë për emisionin ‘’Ekonomi’’ në Telegrafi.com.

Ai ka thënë se në vitin 2018, 800 milionë euro ka qenë vlera e remitencave që kanë hyrë në Kosovë, kjo ka qenë një rritje vjetore prej 5.5%. Një ndër faktorët kryesorë për rritjen ekonomike janë remitencat.

“Përveç linjës zyrtare që kanë ardhur, ne e kemi edhe një zë që quhet shpenzimet e udhëtimit që kryesisht realizohen prej jorezidentëve, që në këtë rast janë bashkatdhetarët tonë që është rreth 1 miliardë euro, që do të thotë janë 1 miliardë e 800 milionë euro për vitin 2018”, shtoi Mehmeti.

Tutje ai tregoi që për rëndësinë që kanë remitencat në rritjen ekonomike.

“Është fakt që pjesa dërmuese e këtyre remitencave që shkojnë për konsum, që në një mënyrë indirekte ndikojnë në rritjen ekonomike, mirëpo është mirë që të adresohet kjo çështje prej konsumit tek investimet”, ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës. /Express/

VELLOJA E DIZAJNERI SERB PËR NUSEN SHQIPTARE (Kjo ndodh në familjen e Presidentit Thaçi) – Nga BINAK MAXHARRAJ

Këto ditët e fundit lexuam për një skandal të familjes Thaçi e cila e ka angazhuar një dizajner serb për dasmën në familje. Shumë individë, media, portale reaguan për këtë skandal të radhës së kësaj familjeje. Si ndodhi, pse ndodhi, pse nuk u zgjodh një dizajner shqiptar, të cilët janë edhe më shumë të njohur se sa dizajnerët serb, pse kjo u bë në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me Serbinë për shumë çështje të pa zgjidhura për shkak të taksës dhe për shumë çështja tjera që Serbia po ia futë thikë pas shpine Kosovës?!.
Për mua kjo nuk është çudi dhe as befasi, sepse kjo krejtë është bërë më dijen dhe dëshirën e Hashim Thaçit, i cili edhe në këtë mënyrë ia merrë fytyrën familjes. Nuk është çudi se pse kjo ka ndodhë, kur dihet se Hashim Thaçi ka lidhje të forta, si gjatë luftës, por edhe pas luftës, me serbët, u ba gati si krejt njeri i Serbisë sidomos gjatë këtyre viteve që zhvilloi dialogun me Serbinë. Ky njeri është i kapur përmes dosjeve të tyre, është i zanun rob nga Serbia,dhe se gjatë gjithë dialogut qëndroj në krah të Serbisë, duke mos e kundërshtuar me asgjë, duke i sjellë marrëveshje të këqija në dëm të Kosovës.,
Zgjedhja e dizejnatorit serb nuk mund të jetë befasi
Zgjedhja e dizajnërit serb që te matë trupin e nuses shqiptare për ta punuar vellon e nuserisë nuk është befasi kur dihet së Presidenti Thaçi nuk i ka kërkuar Serbisë kërkim faljen për gjenocidin që ka bërë në Kosovë, madje sipas tij, Thaçi ka hyrë në biseda më sërbët duke marrë guximin të prek edhe kufijtë e Kosovës.
Po a ka gjë më të tmerrshme se sa të fillohet dialogu, bile pa e kushtëzuar me asgjë Serbinë thua se Serbia nuk ka ba krime dhe gjenocid në Kosovë. Ky ka shkuar aq larg se nuk i ka kërku Serbisë kërkim falje për gjenocidin e saj në Kosovë, për masakrimin e popullatës, për dhunimin e motrave, nënave dhe vajzave tona, nuk ka kërkuar falje as për atë që Serbia e bëri tokë të djegurë tërë Kosovën. Të mos e bësh këtë të mos e detyrosh Serbinë për kërkim falje do të thotë se me vetëdije po e falë Serbinë për krejt atë katrahurë luftë që ajo e ka bërë në Kosovë. Bile ky njeri ka hyrë aq thellë në këto biseda sa që e merr edhe guximin t’i prekë edhe kufijtë e Kosovës, ta ndanë, copëton apo edhe ti korrigjojë kufijtë e Kosovës për këtë fletë hapatas kudo qe mbrrinë, çka banë shkeljen e Kushtetutës ku territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe i patjetërsueshëm. Por, ai është në gjendje t’i bëjë këtë, është në gjendje të veproj në krye vete dhe mu për këtë arsye Hashim Thaçi sot është një i humbur, i izoluar i urryer nga populli i vetë, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare i izoluar . Të gjithë në botë çuditën po çfarë njeriu na qenka ky njeri, kur me vetëdëshirë donë ta ndajë shtetin e vetë, gjejeni një kryetar në botë, bile qoftë edhe i marrë që dëshiron ta copëtojë shtetin e vet, jo nuk mund ta gjeni.
Prandaj duke u nisur nga të gjitha këto fakte që i përmenda më lartë, nuk është e habitshme, nuk është e çuditshme që ky njeri donë t’i përziejë edhe familjen me serbë duke bashkëpunuar në këtë sferë të dizajnimit. Më këtë rast Hashim Thaçi i qetë hije të zezë familjes, ta njollosë para qytetarëve të ia qetë faqen e zezë, ashtu siç po mundohet me ia qitë faqen e zezë edhe krejt Kosovës për hesap të veta.

Dhuna seksuale si mjet lufte është gjenocid

Në Nju Jork po mbahet një seancë për dhunën seksuale bazuar në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së. Kosova është lënë jashtë këtij raporti, por një delegacion në krye më Atifete Jahjagën po merr pjesë atje me ftesë të Gjermanisë e cila aktualisht kryeson me Këshillin e Sigurimit, shkruan Gazeta Express.

Njëri nga folësit Denis Mukwege i cili është specialist në trajtimin e grave që janë dhunuar seksualisht në luftë ka thënë se dhuna seksuale si mjet lufte përbën gjenocid.

Konsullja e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, në rrjetin social ka thënë se Amal Clooney, e cila është avokate për të drejtat e njeriut dhe shpesh zëri i saj dëgjohet në KS të OKB’së ka thënë se ajo ka kërkuar Tribunal në Hagë për dhunuesit e luftës.

Haradinaj: Mirë që u tejkalua tema e kufijve, nuk guxon të mbahet gjallë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Berlin, më 29 prill, do të udhëtojë me qëndrime të palëkundura sa i përket dialogut me Serbinë dhe korrigjimit të kufijve.

Ai thotë se është e rëndësishme që Kosova është pjesë e procesit të Berlinit, bashkë me pesë vendet tjera të Ballkanit.

“Me rëndësi që Kosova është pjesë e pakos së gjashtë vendeve të Ballkanit në procesin e Berlinit. Pasi që kjo nuk lejon që njëra nga ne të ngecë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në Berlin do të udhëtojë me qëndrimet e njëjta që i ka potencuar vazhdimisht.

“Takimi është thirrë nga Merkel e Makron. Aty janë delegacionet dhe institucionet e BE-së. Ne nuk e caktojmë se kush merr pjesë. Qëndrime të mia dhe të Kosovës, janë ato, nuk kanë ndryshuar”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, shkruan Gazeta Express.

Kreu i Qeverisë ka potencuar se diskutimet për kufij kanë qenë gabim dhe thotë që është mirë që ajo temë u tejkalua.

“Diskutimet për territor kanë qenë gabim. Është mirë që është tejkalu ajo, dhe nuk guxojmë ta mbajmë gjallë si temë”, ka thënë ai.

Sa u përket raporteve me Mogerhinin, Haradinaj thotë se nuk e ka problem atë si emër, por temat që ajo ka lejuar të diskutohen në tavolinë.

“Ne nuk kemi qenë kundër që me udhëheq Mogherini, por kemi qenë kundër që me deviju dialogu. Pra është dashur të diskutohet për njohje, por ka devijuar dialogu në territore. Ajo tashmë po e kryn mandatin, por problemi nuk ka qenë me të por me materie”, është shprehur ai. /GazetaExpress/

Qeveria e Kosovës miraton tri nisma për njohje të patentave të shoferëve jashtë vendit

Qeveria e Kosovës të martën ka miratuar nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentave të shoferëve. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mosnjohja ndërkombëtare e dokumenteve personale të Kosovës është bërë shqetësim i madh për shumë qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit.

Autoritetet në Kosovë thonë se që nga viti 2013 kanë filluar negociatat me disa nga vendet e Bashkimit Evropian që të arrijnë marrëveshje reciproke për njohje ndërkombëtare të dokumenteve personale të Kosovës, konkretisht për njohje të patentë-shoferëve.

Studentët bllokojnë Rektoratin e Prishtinës, ja çfarë kërkojnë

KOSOVË

Parlamenti studentor po zhvillon këtë të martë një protestë para Rektoratit të Prishtinës, ndërsa nuk lejojnë asnjeri të futet brenda tij.

Studentët kërkojnë me ngulm përmirësimin e infrastrukturës në fakultete si dhe në kushtet mësimore. Ata shprehen se do të vijojnë qëndresën e tyre deri në përmirësimin e kushteve.

Sipas organizatorëve, protesta e sotme është parashikuar të zgjasë për dy orë.

ALI AHMETI DHE MENDUH THAÇI PËRÇARËSIT MË TË MEDHENJ TË SKENËS POLITIKE NË MAQEDONINË VERIORE – Nga BINAK MAXHARRAJ

(Ata i dhanë grusht të forë kauzës shqiptare duke e injoruar kandidatin shqiptar Blerim Rekën për President)

U mbajtën dhjedhjet e para ne Maqenonin Veriore me këtë emer. Ishin tre kandidat. Të dy kandidatet Maqedonas moren përafersishte nga mbi 42% qe edhe do te shkojnë ne balotazh më 5 maj 2019.

Kandidati i pavaruar ,akademiku,profesori dhe diplomati i karijeres Blerim Reka mor diçka mbi 10% të votave ose për te votuan mbi 79 mijë qytetar,anipse realishtë është pritur qe Reka te dilte diçka më mirë.

Kjo pse Reka nuk doli me mirë ne zgjedhje është fajtor faktori Shqiptar, nga se shqiptarët në Maqedonin veriore sikur nuk e morën seriozisht këto zgjedhje sepse nuk dolën masovikishtë në zgjedhje.

Por është edhe një fakt tjëtër poashtu i fuqishëm pse Reka nuk fitoj më shumë vota,kjo erdhi si pasojë e vetë faktorit shqiptarë i cili nuk ishte imunifikuar në këto zgjedhje duke lënë shpreslën së nuk janë te interesuar për Rekën.Shkurtë dy lidert e partive me te medha Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi ashiqare i bënë thirrje qe te votojnë kandidatin konsesual maqedonas e jo kandidatin shqiptar.

Kështu jemi na shqiptarët kur janë në pyetje çështjet kurciale për shqiptarët perqahën duke lidhë me dreqin e të birin vetem qe te fitoi kanditati Maqedonas.Humbjes se Blerim Rekës si duket iu gëzuan me së shumti vetë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi,bash sikur ky Thaçi i jonë në Kosovë,janë të lidhurm me shumë me sllavizmin për interesat e tyre e jo të popullit.

Bile kodoshi Menduhë Thaçi shkojë aq largë,kur menjëherë pas shpajjlës së rezultatave te para deklaroi së Shqiptarët nuk kanë kurr shanse qe te zgjedhin Presidentin shqiptar.

Ky njëri i pa tru,apo me tru bosh,e thotë një të “vertetë”sepser përdserisa ky dhe Ali Ahmeti bajnë pazare të pista me slavvet,pra me armiqet tanë shekullor për për karijerjerë dhe interesat e tyre përsonale,faktori shqiptare do te jetë gjithëmonë i përqarë ne dobi te armikut.Dhe mu për këtë arësye,siç thotë Menduhë Taçi,shqiptaret ne Maqedonin Veriore nuk do ta marrin kurr Presidencen,jo se jo derisa këta dytje te jenë në pushtet më pushtetasit maqedonas.

Ky është mjerimi i jonë edhe si njerëz edhe si intelektual,sepse një ditë në ndonjë zjgedhje tjeter kur faktori shqiptare te jetë i unifikuar e jo i përqar,me siguri do te dalin edhe rezultate tjera zgjedhore.

Monumentet kulturore në Kosovë pa mbrojtje nga zjarri

Donika Alihajdaraj

Asnjë objekt kulturor në Kosovë nuk ka sistem të mbrojtjes kundër zjarrit dhe kjo paraqet rrezik për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, ka thënë Kaltrina Thaçi, arkitekte në organizatën “Cultura Heritage Without Borders” (Trashëgimia Kulturore pa Kufij), zyra në Kosovë.

Shumë vende në Evropë kanë filluar t’i shikojnë masat mbrojtëse kundër zjarrit në ndërtesa me rëndësi të veçante kulturore, pas zjarrit në Katedralen mesjetare, Notre Dame, në Paris.

Katedralja mesjetare, Notre Dame, në zemër të Parisit, është përfshirë nga zjarri ditën e hënën, mirëpo zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, pavarësisht se maja dhe çatia u shembën.

“Asnjë aset i trashëgimisë kulturore nuk ka sistem të mbrojtjes kundër zjarrit të instaluar brenda”, ka thënë Kaltrina Thaçi nga CHWB, zyra në Kosovë për Radion Evropa e Lirë.

“Në Kosovë kemi mungesë të rregullores, e cila do të thotë përcakton kushtet e mbrojtjes kundër zjarrit në ndërtesat e trashëgimisë kulturore. Kjo duhet të jetë një rregullore specifike, e cila të tregon se çfarë parametra duhet të ketë ndërtesa dhe si të bëhet instalimi i mbrojtjes kundër zjarrit në ndërtesa historike, për shkak që kjo dallon prej ndërtesave të tjera publike, të cilat nuk kanë status të mbrojtjes”, ka shpjeguar ajo.

Gjithashtu, sipas Thaçit, gjendja e trashëgimisë kulturore në shtetin e Kosovës është shumë e degraduar.

Trashëgimia Kulturore dhe Fetare e Kosovës

Më 21 tetor të vitit 2015, 58 anëtarë të UNESCO-s votuan prapa dyerve të mbyllura në Paris, për rekomandimin mbi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, edhe pas kundërshtimeve të ashpra të Serbisë dhe aleatëve të saj. Anëtarësimi i Kosovës do të vendoset me votën finale në Konferencën e Përgjithshme të hënën më 9 nëntor, ku Kosovës do t’i duhen 2/3 e 195 anëtarëve të agjencisë së Kombeve të Bashkuara. Asnjë anëtar nuk e ka fuqinë e vetos. Radio Evropa e Lirë ka përgatitur një fotogaleri me disa pamje të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës.

Në vitin 2018, CHWB-ja ka bërë një raport për gjendjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Në raport thuhet se mbrojtja e trashëgimisë kulturore ka qenë fare pak në agjendë të qeverive qendrore dhe atyre komunale.

“Rezultatet e intervistave të realizuara dëshmojnë që një përqindje e madhe e institucioneve lokale dhe qendrore në Kosovë, nuk posedojnë plane konkrete për mbrojtjen dhe trajtimin e aseteve të trashëgimisë kulturore, rezultat ky që dëshmon që trashëgimia kulturore vazhdon të mos jetë një aspekt i rëndësishëm i agjendave vjetore të institucioneve të Kosovës, duke e lënë atë si një temë, e cila shtjellohet vetëm në raste kur këto asete janë në rrezik të shkatërrimit”, thuhet në raport.

*Video nga arkivi: Kullat, shënjestra të luftës që mbijetuan

Ndërsa, Vjollca Aliu, drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka thënë për Radion Evropa e Lirë se rreziqet kryesore që i kanosen trashëgimisë kulturore në Kosovë, janë zhvillimet e pakontrolluara.

“Aseteve të trashëgimisë kulturore u kanosen rreziqe nga më të ndryshme siç janë transformimet strukturore nga shkaqet klimatike, nga gjelbërimi i pakontrolluar, nga faktori njeri dhe sa i përket zhvillimit hapësinor trashëgimisë i kanoset rreziku posaçërisht nga zhvillimi i pakontrolluar. Zhvillimi i pakontrolluar më vete bie një mori problemesh, jo vetëm siç është prishja e kuadrit vizual, por edhe prishja e qasjes hapësinore në objekt që shpesh rezulton me probleme në implementimin e strategjive për parandalimit të rrezikut”, ka thënë Aliu.

Prizreni është qyteti që ka një numër të madh të objekteve më rëndësi kulturore.

Qeveria e Kosovës tashmë ka marrë vendim për zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës në Prizren.

Shumë objekte kulturore në këtë qytet kanë pësuar dëmtime si pasojë e protestave të dhunshme, moskujdesi nga komuna, ndërtimet ilegale etj.

Valon Xhabai drejtor në organizatën “Ec Ma Ndryshe” në Prizren që merret me aktivizmin qytetar, e sidomos me atë kulturor, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se rreziku më i madh, i cili i kanoset trashëgimisë kulturore, është faktori njeri.

“Faktori njeri nuk është kujdesur aq sa duhet, faktori njeri i ka rrënuar shtëpitë e vjetra, faktori njeri edhe kur është dashur të intervenohet në diçka, nuk e ka bërë intervenimin ashtu siç duhet sipas standardeve që duhet”, ka vlerësuar Xhabai.

Në vitin 2016 për herë të parë në Kosovë është krijuar databaza online e trashëgimisë kulturore nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku vendosen të gjitha të dhënat për çdo monument që gjendet në Republikën e Kosovës.

REAGIM – Të pavërtetat nuk i bëjnë nder heroit Sali Çekaj dhe as luftës çlirimtare e heroike të Kosovës! – Nga HAFIZ GAGICA

Dje, me 19. 04. 2019, në Prishtinë nën patronatin e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës u mbajt akademi përkujtimore kushtuar heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në të cilën ushtaraku, Kastriot Hoxha, tani në pension, lexoi një fjalim i cili binte në kundërshtim me kodin ushtarak dhe politik .

E para, ushtaraku K. Hoxha dhe kolegët e tij kanë qenë të angazhuar për stërvitje të grupeve të para ushtarake të Kosovës në Shqipëri në vitin 1991 nga ushtria shqiptare dhe atë nga një rreth i ngushtë i hierarkisë së ushtrisë, si dhe për kujdesin edhe akomodimin e tyre në Surrel, por jo edhe për organizime tjera!

Ushtaraku, K. Hoxha, sikur i porositur lexoi dje në akademinë në fjalë një shkrim të përgatitur, se gjoja në bazë të marrëveshjes së “dy qeverive”, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Exil, ai së bashku me kolegët tjerë në bazë të asaj marrëveshjeje e paskan bërë ‘’organizimin, planifikimin dhe trajnimin e tyre’’. Ai, mund të fliste se me çfarë armësh kanë ushtruar djemtë tanë në Shqipëri, çfarë ushqimi kanë ngrënë dhe cilat rroba i kanë përdorë, por jo edhe për përmbajtje politike dhe ushtarake të marrëveshjes. Me aq sa unë e di, personin në fjalë, janë shefat e tij të cilët e kanë dërgue atje lartë në Surel për t’i ushtrue djemtë tanë, e jo për të bërë lista, pasiqë një gjë e tillë ka qenë rrebtësisht e ndaluar!

Duke e dëgjue fjalimin e djeshëm të ushtarakut K. Hoxha, jam i shtyrë të reagoj, sidomos ndaj atyre që e kanë ftuar në akademinë përkujtimore për Sali Çekajn, sepse ai si ushtarak do duhej ta dinte se kush nga ana kosovare e bëri marrëveshjen me qeverinë shqiptare në Tiranë, sepse në kohë të marveshjes me kreun e shtetit shqiptar si dhe përgatitjet e grupeve për t’u dërguar për ushtrime ushtarake në Shqipëri, nuk kishte akoma qeveri të Kosovës në exil.

Nga kjo rrjedhë se: nuk kishte marrëveshje mes dy qeverive, që rezulton se K. Hoxha nuk e dinte se kush dhe çfarë roli kishte në ato grupe, sepse të gjithë ishin të barabartë dhe në atë kohë nuk kishte komandantë, por patriotë dhe intelektualë që shkuan me dëshirë të madhe në Shqipëri për të ushtruar me disa armë të nevojshme për rrethanat e situatës në Kosovë.

Vendimi për t’u kthye në Kosovë përmes vijës tokësore në këmbë të një pjese të stërviturve është marrë në Zyrën e Kosovës në Tiranë, me 21 tetor 1991, shef i asaj Zyre ishte Profesor Ali Aliu i deleguari i Presidentit Rugova ne Shqipëri dhe, me atë rast Sali Çekaj vullnetarisht e ka marrë përsipër me hy në këmbë në Kosovë, kurse me logjistikën dhe përgatitjet tjera është marrë Halil Hyseni!

Ata që e kanë njohur mirë Sali Çekajn, e dinë se ai nuk do pranonte shtrembërime të këtilla të historisë të cilat në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës përmes deklaratave kundërthënëse, vetë lavdeve dhe gënjeshtrave të shumta. Me qëllim të shtrembërimit të fakteve historike rreth përgatitjeve tona për vetëmbrojtje si dhe për vetë ecurinë e saj. Përmes gënjeshtrave të qëllimshme, nuk i bëjnë nderë luftës tonë çlirimtare dhe as heronjve të Kosovës !

Me duhet ta përsëris për të satën herë, se organizimin e grupeve të para guerile dhe dërgimin e tyre në Shqipëri për stërvitje e kanë bërë dy Degët e LDK-së, ajo në Gjermani dhe ajo në Zvicër dhe e gjithë puna është koordinuar përmes Zyrës së Kosovës në Stuttgart, Zyrës së Kosovës në Tiranë dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, nga e cila ministri ka qenë i ngarkuar Halil Hyseni, shef i furnizimit të ushtrisë shqiptare. Prandaj iu bëjë thirrje atyre që duan të merren me faktet e vërteta historike të ndalen me shtrembërimin e tyre, sepse kështu nuk i shërbejnë të mirës së Kosovës dhe kombit shqipëtar!

Saliu, ishte ndryshe nga të gjithë ata që sot flasin për të, ngase ai ishte vetë historia e re e Kosovës, dhe çuditërisht asnjëherë ata analistë dhe “historianë’’ të Saliut nuk e thonë, se ai ishte pjesë e Degës së LDK-së në Gjermani ku punoi 8 vite pa u ndalur kurrë. Saliun e madhështon edhe më shumë, përpjekja e tij për unifikimin e të gjitha forcave ushtarake duke e rreshtuar atë në pjesën më të ndritshme të historisë sonë të lavdishme, ngase pikërisht ishte madhështia e tij ajo e cila ngriti në piedestalin e heronjve të Kosovës!

Hafiz Gagica,
ish udhëheqës i Zyrës së Kosovës në Stuttgart, ish kryetar i LDK-së, Dega në Gjermani si dhe kryetar i Kolegiumit të degëve të LDK-së në Perëndim.

Stuttgart, 20. 04. 2019

110 të kthyer nga Siria në Kosovë

Të kthyerit nga Siria po mbahen në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll afër Prishtinës.

Autoritetet në Kosovë thanë të shtunën se në Kosovë janë kthyer 110 qytetarë që kanë qëndruar në vatrat e luftës në Siri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se kthimi ishte operacion i qeverisë së Kosovës me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Rashit Qalaj, drejtor i policisë së Kosovës, tha se në mesin e të kthyerve janë “katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”.

Edhë më tej në zonat e konfliktit, sipas të dhënave që ka siguruar policia e Kosovës, janë 30 luftëtarë, 49 gra dhe tetë fëmijë.

Ministri i Drejtësisë, tha se ata që kanë kryer vepra penale do të përgjigjen para drejtësisë, ndërsa të tjerëve do t’u ofrohen mundësi për rehabilitim dhe ri integrim. Tashmë katër luftëtarëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh me kërkesë të prokurorisë së posaçme.

“Gra dhe fëmijë ishin viktima të papërgjegjësisë së personave që për interesa të ndryshme i kanë shfrytëzuar duke ua mohuar të ardhmen pa vullnetin e tyre, duke i lënë me pasoja të mëdha e në raste të caktuara edhe viktima”, tha ministri Tahiri.

Operacioni i kthimit u krye të premten rreth mesnatës.

Ambasada amerikane lëshoi të shtunën një komunikatë në të cilën thuhet se “Shtetet e Bashkuara e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë. Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e rrugës së njëjtë”.

Në komunikatë thuhet se “Shtetet e Bashkuara u janë mirënjohëse Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e riatdhesimit dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera”.

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë njerëz, ka bërë që shumë luftëtarë të tij të kapen ndërsa familjarët e tyre të mbahen kampeve të ndryshme.

Në muajin shkurt presidenti amerikan, Donald Trump shkroi se “Evropa duhet të marrë mbrapsht mbi 800 luftëtarë të Shtetit Islamik të kapur në Siri – ose përndryshe Shtetet e Bashkuara mund të detyrohen t’i lirojnë dhe kjo do të bënte që ata të “depërtonin në Evropë”, tha presidenti. Aleatët duhet ta marrin parasysh mirë mesazhin, i tha Zërit të Amerikës, atëbotë ish-ligjvënësi republikan Darell Issa.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 400 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Mbi 70 veta kanë humbur jetën, ndërsa rreth 130 syresh janë kthyer nëpër vite prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur. Mbi 50 veta janë dënuar deri tash për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve.

Përvjetori i dritës që nuk do të shuhet kurrë! Për ty, miku im Sali Çekaj! – Nga HAFIZ GAGICA

 

Edhe sot e kujtoj bisedën tonë të fundit, përmes telefonit, ku veç tjerave më the:
Nuk mund të vij në Tiranë dhe askund tjetër- para dy ditësh na e vranë Agimin e unë nuk largohem nga këtu pa ja marr hakun. Pas disa ditëve re edhe Ti, për të mos vdekur kurrë!
Ti bashkë me Agimin, Abazin dhe trimat tjerë, jeni vet historia e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Pushoni të qet te rrasa e Kosharës. Nga aty bëni dritë me idealin, trimërinë e burrërinë që patët. Ju ishit dhe mbetët shembulli më i mirë se si duhet vendi dhe si i dilet zot atij. Nga aty ndriçoni, rrafshin e Dukagjinit dhe krejt Kosovën.
Mbetët e ndritshme dhe shembulli më i sinqertë sakrifica juaj dhe dashuria e madhe për Kosovën e cila mjerisht edhe 20 vite pas kësaj lufte po lëngon nga grabitësit e saj.

Sot nuk dua të flas mbi situatën në Kosovën që ju e deshët aq shumë. E di se ju dhemb kjo gjendje e lëngatë që ka kapluar vendin tonë. E di që Kosova nuk po arrin të bëhet ajo për të cilën ti e shumë të tjerë dhatë jetën. Së paku tani jo. Por shpresoj se vendi ynë ka ende burra të mirë të cilët e duan vendin dhe kombin më shumë se interesat e tyre. Burra të besës e të dinjitetshëm siç ishe ti!

Pusho i qetë miku im Sali, pusho pranë Agimit me të cilin qëndruat besnik ndaj njeri tjetrit deri në frymën e fundit!

Miku im i shtrenjtë Sali, unë nuk jam poet por nga thellësia e zemrës ka vite që disa vargje i shkruaj për ty dhe të gjithë ata që ideal e kishin Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Po i ripostoj me rastin e përvjetorit të rënies tënde, këto pak vargje, edhe pse e di që nuk ka fjalë që të përshkruan, miku im!

Lavdi veprës dhe sakrificës tënde!
Lavdi të gjithë të rënëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!

Me respekt,
Hafiz Gagica!
Stuttgart, 19.04.2019

Në QKUK kryhet një operacion i rrallë

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), mjekët kanë kryer një operacion specifik dhe të rrallë.

Operacioni u krye tek një foshnje më pak se një muajshe, e cila kishte probleme me frymëmarrje.

Foshnja kishte komplikime të lindura tek muskuli i diafragmës dhe deri në ditën e operimit ishte mbajtur gjallë me anë të frymëmarrjes artificiale.

Problemet e tilla paraqiten një në dymbëdhjetë mijë fëmijë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e QKUK-së, pas konsultave mes Klinikës së Neonatologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve, në ditën e 28 të saj të lindjes, foshnja, që kishte një peshë prej 1800 gramë, i është nënshtruar intervenimit kirurgjik.

“Në bashkëpunim me kirurgët e Kirurgjisë Pediatrike foshnja është operuar dhe ka shkuar më pas në shtëpi me gjendje stabile, me peshë prej 2300 gramë. Është ky rasti i parë që operohet në moshën neonatale”, ka thënë drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.

Kirurgu i Fëmijëve, Ardian Shefkiu, ndërkaq, tha se, në repartin ku punon, stafi mjekësor kryen operacione edhe më të ndërlikuara tek fëmijët.

“Në Kirurgji të Fëmijëve kryhen operacione të mëdha, të cilat i shpëtojnë fëmijët. Kemi një ekip goxha të përgatitur, në kuptimin kirurgë të fëmijëve, neonatologë dhe anesteziologë, të cilët janë në nivel”, citohet të ketë thënë Shefkiu.

Sistemi shëndetësor në Kosovë është kritikuar shumë shpesh për nivelin e ulët të shërbimeve. Ministria e Shëndetësisë, ka ndarë 50 milion euro për përmirësimin e infrastrukturës në spitalet e vendit.

Mirëpo, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë se duhet të bëhet një studim më i detajuar në mënyrë që të mos investohet në objekte pa e ditur se a ka staf të mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha nevojat.

20 vjet nga masakra në Mitrovicë, rrëfimi i të mbijetuarit

Ragip Azemi që 20 vite, çdo mëngjes e viziton këtë vend, për të përkujtuar masakrën që forcat serbe bënë mbi shqiptarët, këtu në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. Azemi është njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre, i cili me dhimbje e kujton ditën e 15 Prillit të vitit 1999.

“Policia ka ardhur në ora 10:00 me urdhër të Serbisë dhe na kanë thënë se për pesë minuta duhet të niseni për Shqipëri. Sapo dolëm jashtë na thirrën dhe na vendosën në një vend bashkë me shumë të tjerë. Na rreshtoi dhe na tha “kush keni para ose dukat jepni vet, mos të filloj unë kontrollën”. Ne ashtu vepruam dhe kush ishte diçka dha dhe nuk na kontrolloi”, fillon rrëfimin Ragip Azemi.

Pas përfundimit të kontrollës, forcat serbe disa nga qytetarët i kishin ndaluar në këtë vend, ndërsa të tjerëve iu kishin thënë të largohen për në Shqipëri, në mesin e të ndaluarve ishte edhe djali i tij, Minirin.

“Pas plaçkitjes, filluan të bënin me gisht “ti, ti dhe ti, duhet të qëndroni këtu, ju tjerët shkoni në stacion të autobusëve për Shqipëri. Prej familjarëve të mi ma ndalën djalin më të madh që në atë kohë ishte 26 vjeçar”, vijon rrëfimin Ragip Azemi.

Azemi thotë se gjatë rrugës ka pasur shumë forca policore të cilat edhe ushtronin dhunë mbi popullatën.

“Kemi dalë në asfalt dhe jemi nis për stacion. Aty pamë një policë dhe një rezervist ushtarak dhe deri te xhamia askush nuk na ka nguc. Kur kemi arritur aty më kanë ndaluar mua dhe tetë veta tjerë dhe na kanë rrahur. Ai kishte rroba ushtarake”.

Azemi kujton se edhe qëndrimi në Shqipëri nuk ishte i lehtë, nuk kishin as edhe një informacion për familjarët që serbët i kishin ndalur në “Lagjen e Boshnjakëve”.

“Prej Kukësit na kanë dërguar në Gostil. Shatorri i parë që është montuar ka qenë ai që jam vendosur unë dhe familja ime”.

Kur ishin kthyer nga Shqipëria, lagjja ishte tërësisht e djegur, ndërsa vendi ku serbët e kishin ndalur djalin e tij dhe shumë të tjerë, Ragipi thotë se kundërmonte një erë të rëndë, ku edhe u gjetën edhe trupa të masakruar.

“Vinte një erë e rëndë. Ne lajmëruam francezët e ata UNMIK-un. UNMIK-u ka hyrë brenda dhe në një shporet të zi gjetën eshtrat. Ata e kanë paraparë që këtu kanë vrarë disa persona”, tregon ndër të tjera Ragip Azemi.

Forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në gjithë lagjen. Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në muze./RTV Dukagjini

TË QENUNIT NË SHIK – KRENARI APO TURPËSI?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

(Pse Seanca e Parlamentit pas deshtimit rreshqiti në SHIK)

Seanca e Parlamentit të Kosovës e thirrur për më e trajtu çshtjen e ikjes së popullisë nga vendi dështoi. Deshtojë nga së as deputetet e as qeveritaret nuk deshtën ta pranojnë fajin dhe te marrin përgjegjësinë për këtë çështje aq të rendesishme për kombin.

Por për çudinë më të madhe Seanca e Parlamentit për ikjen e të rinjeve nga Kosova,pasiqe nuk pati vullnet politik te merret me te, filloj të merrë kahje krejte tjater, filloj te mërrët më SHIK-un pas 20 viteve në heshtje. Së pari,deputetet u morën më çështjen se kush ishte në SHIK e kush jo?!.Pse ishe ne SHIK, që nga kur ishe ne SHIK,sa te pagoi SHIK,etj.etj.

Kjo ishte e rëndësishme për te konstatuar se te qenurit në SHIK a ishte privilegjë,a ishte krenari.etj,apo te qenunit në SHIK ishte një marri dhe një turpësi në tradheti ,sepse seanca filloi me slloganin ishe apo nuk ishe ne SHIK.Sikur njërëzit turperohën kur ti pyësish a je shikist apo jo!

Kjo u ba për aresye së ekzistojnë ne opinion qendrime te ndryshme për këtë organizatë fantome,për te cilën qe 20 vite e këndej kurr nuk u tha e verteta për te.Mbeti tërësishtë ne erresirë,pa u zbardhë kurr e verteta për SHIK-un.

Republika e Kosovës nuk është pronë e politikanëve – Nga Florim Zeqa

Ata që mendojnë të presin fundin e mandatit të kësaj qeverie, gjegjësisht përmbysjen e këtyre strukturave korruptive me votë të “lirë”, do të zhgënjehen akoma më keq, ngase deri atëherë, këta liderë të korruptuar, do ta rëndojnë akoma më shumë jetën e qytetarëve, do ta ngulfatin vullnetin e shumicës shqiptare në Kosovë.
Mirëpo, siq po shihet zgjedhjet parlamentare mund të jenë shumë afër shkaku i humbjes së legjitimitetit të kësaj qeverie nga humbja e besimit në popull dhe nga humbja e besimit të partnerëve të koalicionit në njëri-tjetrin.
Do të ishte absurde t’i lejohet kësaj qeverie të shkojë tutje me qeverisjen e shumicës shqiptare me 52 deputet dhe me votat e pakicës minoritare serbe, kësaj pakice e cila përveqse muk e njeh Republikën e Kosovës, e saboton dhe shkatërron nga brenda ekzisten e shtetit tonë.
Në Kosovën e sotme, me secilin që flet veq e veq, askush nuk pajtohet me situaten e krijuar, mirëpo kur është në pyetje bashkërendimi i forcave (organizimi), të gjithë hezitojnë, sikur mungon vullneti dhe guximi qytetar për t’u përballur me sfidat e kohës!
Zërat kundërshtues nga popullata duhet të bëhen më aktiv, më të zhurmshëm dhe më sfidues për pushtetarët, për shkak se situatën e heshtur të popullatës janë duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pushtetarët, liderët e dështuar shtetëror dhe partiakë duke u thirrur duke u thirrur në “vullnetin” e heshtur të qytetarëve!

Heshtja e qytetarëve, impresionon pushtetarët e korruptuar

Qeveritarët, të impresionuar me heshtjen e popullatës i kanë shtuar zërat për vazhdimin e dialogut të Brukselit, vrastar për Kosovën, të bindur në mandatin e tyre “kushtetues”.
Koalicioni aktual qeverisës PAN-Lista “Srpska”, përmes bisedimeve të Brukselit, është duke e shpërblyer Serbinë përveq me territor dhe sovranitet në mbi 25 përqind të territorit të Kosovës, edhe me integrim të shpejtë në BE, duke e gjymtuar kështu pavarësinë e shtetit dhe tkurrur sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Me marrëveshjet e Brukselit, klasa e stërkequr politike e Kosovës ka nënshkruar kapitullimin e Kosovës duke pranuar të gjitha kërkesat e qeverisë së Beogradit, siq janë; fusnota*, mosnjohja e pavarësisë dhe institucioneve të Kosovës, Asosacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive, me lidhje të drejtëpërdrejtë me Beogradin.
Jo vetem kaq, qeveria e kuislinge në Prishtinë, Serbisë ia plotësoi të gjitha dëshirat, ia fali dëmet e luftës, ia rehabilitoi kryersit e masakrave ndaj shqiptarëve, pra i falenn vrasësit, paramilitarët, kriminelët duke i sistemuar nëpër institucionet kyqe të vendit, si në; qeveri, parlament, FSK, Polici,…etj!
Pushtetarët aktualë përmes dialogut të Brukselit, përveq Zajednicës do ta degradojnë akoma më tepër sovranitetin e shtetit me zgjerimin territorial dhe politik të pakicës serbe në Kosovë.

Mentaliteti primitiv i politikanëve, rrënoi shpresat e qytetarëve

Kjo klasë politike, Kosovën e pasur me resurse natyrore dhe pasuri të shumëta nëntokësore e ka bërë të pajetueshme për qytetarët!
Sipas logjikës qeverisëse të këtyre politikanëve, të drejtë punësimi në instiucione shtetërore të këtij vendi kanë vetëm familjarët e tyre dhe militantët partiak, ndërsa për qytetarët që nuk janë pjesë e partive në pushtet (shumica e popullatës), nuk ka shpresë dhe përspektivë për asgjë në këtë vend.
Për këtë realitet të hidhur, ditëve të fundit na ka rënë t’i dëgjojmë edhe zyrtarët e partive në pushtet duke e thënë hapur; ” Po t’u jepet rasti,
do t’i punësonin në vendet më të mira krejt farefisin, shoqërinë e tyre dhe klientelën partiake”.
Ky është mentaliteti primitiv i politikanëve të sotëm që qeverisin me vendin.
Andaj, jo rastësisht shkaku i politikanëve të papërgjegjshëm, shteti i Kosovës është bërë i neveritshëm dhe i papërspektivë për jetë për qyetarët e saj.
Është e dhimbshme dhe tmerrshme njëkohësisht gjëndja në të cilën e kanë sjellë shetin kjo klasë kusarësh politikë, që nuk shohin përtej hundës së tyre, që nuk shohin gjë tjetër përveq lekut dhe privilegjeve të pushtetit.

T’i ndalim sot, nesër mund të bëhet vonë

Për ndaljen e dialogut të pabarabartë me Serbinë në Bruksel dhe ndërrimin e kursit qeverisës, përkatësisht të ndryshimit substancial në qeverisjen e vendit, ekziston vetëm një zgjidhje; ajo është revolta e përgjithshme popullore, padëgjueshmëria qytetare ndaj insitucioneve të korruptuara deri të bllokimi i tërësishëm i jetës institucionale.
Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë kundër politikanëve të korruptuar, t’i largojmë sa më parë kolltuku i pushtetit, sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e tyre, për shkak se për 20 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllëvër të tyre.
Lënja edhe më tutje e fatit të Kosovës në duart e një klase të korruptuar dhe shantazhuar politike do të jetë rrezik akoma më i madh për vendin.
Çdo ditë e mbetur në pushtet e kësaj klase politike është një ditë e humbur për Kosovën dhe një ditë më pak për qytetarët.

Kosovë: Propozim për ligj për dënimin e atyre që mohojnë krimet e luftës

Qeveria e Kosovës hodhi të enjten nismën për hartimin e një ligji në bazë të të cilit do të dënohen të gjithë ata që mohojnë krimet e luftës në Kosovë.

Nisma u paraqit në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, pas deklaratave të fundit të zyrtarëve serbë të përfshirë në institucionet e Kosovës që mohuan krimet e luftës.

Brenda dy javësh kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shkarkoi ministrin e Pushtetit Lokal në qeverinë e tij, Ivan Teodosijeviç dhe zëvendësministren e drejtësisë, Vesna Mikiç, për shkak të “gjuhës së urrejtjes dhe deklaratave të papranueshme”. Të dy ish zyrtarët e qeverisë së Kosovës mohuan krimet e Serbisë gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999 ndërsa akuzuan shqiptarët si terroristë dhe shpikje të masakrave për të nxitur bombardimet e NATO-s ndaj forcave serbe.

Beogradi i cilësoi shkarkimet si shkelje të lirisë së fjalës dhe trysni mbi pjesëtarët e komunitetit serb dhe ritheksoi mohimin e krimeve të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha të enjten se deklarimet e tilla duhet të dënohen me ligj, ashtu siç ndodhë edhe në vendet perëndimore.

Kosova po shënon njëzet vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe dhe pothuajse cdo ditë shënohet një nga datat e mizorive të kryera nga forcat serbe.

Por derisa institucionet e Kosovës e vlerësojnë ndërhyrjen e NATO-s me rëndësi vendimtare për historinë e vendit, zyrtarët serbë e cilësojnë Serbinë si “viktimë të agresionit të NATO-s”.

Njëzet vjet më pas, Kosova dhe Serbia ndodhen në një proces aktualisht të pezulluar bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian. Por, tensionet ndërmjet të dyja vendeve mbeten të larta.

Udhëheqësit e dyja vendeve pritet të takohen më 29 prill në Berlin, me ftesë të Gjermanisë dhe Francës, që do të jetë edhe takimi i parë i nivelit të lartë që pas pezullimit të bisedimeve në vjeshtën e vitit të kaluar kur qeveria e Kosovës vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj siç është thënë, fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Kurti: Nga Kosova nuk ikin kriminelët, por të ndershmit

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti duke folur në parlamentin e Kosovës tha se nga Kosova nuk po ikin kriminelët, por njerëzit e ndershëm dhe prokurorët.

Kurti përmendi rastin e ikjes së prokurorit Elez Blakaj, duke thënë se ai iku nga kryeministri dhe qeveria. Numri një i VV u shpreh se emigrimi që po ndodh në Kosovë është për shkaqe të theksuara ekonomike.

“Njerëzit ikin nga ky shtet sepse iku edhe prokurori, si puna e Elez Blakajt, nga kryeministri dhe qeveria. Kosova është një vend prej nga nuk po ikin kriminelët, por po ikin prokurorët. Edhe ish ambasadori amerikan Greg Delawie, më 15 gusht të vitit të kaluar pat thënë ‘kemi parë frikësim të hapur politik dhe institucional përmes kërcënimeve dhe sulmeve personale kundër një prokurori, sjellje që vetëm mbështesin pohimet e tij për kërcënime dhe presione politike si arsye për dorëheqjen e tij. Kjo krijon mjedis armiqësor për cilindo prokuror apo gjykatës të ardhshëm’. Për t’i kthyer njerëzit ne duhet ta kthejmë njëherë Elez Blakajn”, tha ai

Albin Kurti theksoi se Kosova duhet që të forcojë sigurinë, rendin dhe sundimin e ligjit.

DESPOTET RRËZOHEN ME SHPËRTHIMIN E POPULLIT NË PROTESTA – Nga BINAK MAXHARRAJ

Despotet, diktatoret edhe përkundrejtë jetes së tyre luksioze dhe shtypjes së popullit gjithmonë e kanë pësu keq, kur i ka kapë  stuhija apo shpërthimi i popullit. Ne vitet e 90-dhjeta diktatori dhe satrapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq pasi i zhvilloi katër luftra në ish-jugosllavin qe nga Sllovenija e deri ne Kosove për te krijuar Serbin e Madhe , por nuk ia doli. Beri masakra te medha, por te gjitha i humbi. I ndodhi stuhija dhe shperthimi i popullit.
Protestat për disa muaj nuk u ndalen dite e nate. Me ne fund e mundi poppulli. Kryeministri i atehershem Zoran Gjingjiq urdhëroi policin dhe ne shtepin e vet e arrestoi, e futi ne burg dhe e dergoi ne Hage ku e priste gjukimi për krimet e bëra,e sidomos per ato ne Kosove.Arrestimin e tij Kryeministri i Serbisë Gjingjiq e pagoi me koke, te cilin e vran Falangat e Klanit te Zemunit pro Millosheviq.
Por a do të prete i njejti fat edhe pinjollin e tij diktatori dhe despoti Aleksander Vuqit i cili ka krijuar errësirë të plote, varferi dhe skamje ne tere Serbin. Si duket do ta këtë te njejtin fat. Qe sa muaj ne tërë Serbin ndodhi populli, protestat po bahën gjithënjë e me te medha, me te fuqishme. Kërkohet dorëheqja e tij, arrestimi i tij deri ne kercnim me vrasje. Si do te perfundoi ky diktator do shohim se shpejti, por perfundimin e ka te keq, te zymet.Edhe në Shqiperi Edi Rama i ka te gjitha tiparet e një diktatori mafioz i cili e bëri vendin rremuej me çmendurin e tij i cili as vet nuk dine se kah po shkone, çka bene si vepron, e ka kap shtetin ku korrupcioni dhe papunesija jane te larta. Asnjëherë ne historin e Shqiperise nuk po ikun me shume te rijte se sa gjate sundimit te tij. Populli i Shqiperis gadi se eshte pergjysmuar. Bane pazare me Greket per detin e Jugut me te pasurin ne Adriatik me nafte. Kurse kendej përzihet ne Kosove për korrigjimin e kufijve. Për këtë është lidhë edhe me djallin serbe per ta shaktërru Kosovën. Mu per kët arësye edhe ky eshte perfshije nga protestat e medha disa mujshe njëherë nga studentet e tani i ndodhi populli. Kërkon doreheqjen e tij,apo edhe rreximin e tij nga pushteti. Eshte per se tepermi arrogant, injorant, trap dhe i pagdhendur. Perfundimin nuk e ka te gjate, sepse protestat po jane gjithenje e me te fuqishme. Populli don qe ai te ikë nga pushteti sepse ate e rrembeu me vota të shitura.

Dhe i fundit despton qendron në këto troje  ëshë Presidenti i Kosoves Hashim Thaqi. Ky njeri nuk la gur pa rrexu,ne ëmër te lufteës,per ta kap dhe pushtu shtetin.Shoket e tij te luftes qe e kapen shtetin te gjithe
u korruptuan, u pasuruan me hajni, vjedhje dhe plaqkitje. Eshte nje njeri qe punon per vehte nuk eshte aspak trensparet, nuk eshte unifikues i popullit përkundrazi populli e injoron, askush nuk i shkon ne zyre nga lideret e partive politike. Thjeshtë te ky njeri interesi personal është me i madhe se sa ai i popullit. Interesi i tij personal eshte aq i madh sa qe ai per kete edhe e shkaterron shtetin. Gjate sundimit te tij per gadi nje dekade populli u varferu, e humbem Qakorrin krenarin e Kosoves. Eshte ne rrezike qe ta humbim edhe Veriun e Kosoves, permes ides se tij per copetimin, ndarjen apo korrigjimin e kufijve për shkak të rahatis së tij.

Ligjet e as Kushtetuten e vendit nuk e përfillë.bile kërkon te ndrrohet për ti realizuar interesat e tij personala, për ta realizu ikjën nga kapja e Hagës. Prokuroria dhe gjykatat jane te kapura.Korrupcioni po
lulëzon. Rinia po ik nga vendi bile edhe më shumë se sa ne kohën e diktaturës. Edhe ne Kosovë ka fillu të levize, të ndodhë populli. Shpërthimi po i afrohet pikës së vlimit dhe protestat e popullit veq qe skan fillu. Do te jene protesta te rrepeta,te ashpra por te dinjitetshme deri ne largimin apo rreximin e tij nga pushteti më të gjitha struktuat përmes te cilave ai e ka kapë shtetin.

Me familjet në nevojë nëpër rrugët me baltë, vizita e Rita Orës në Kosovë

Rita Ora ka qenë për një vizitë tre ditore në Kosovë. Vizita e divës së muzikës këtë herë ishte për nismën që ka marrë përsipër për të bërë bamirësi për familjet në nevojë. Ka qenë mamaja e këngëtares së famshmë që nëpërmjet një postimi ka zbuluar pamjen e Ritës nëpër rrugët e varfëra të Ferizajt.

“Duke mbështetur UNICEF dhe Rita Orën në punën e tyre të përkushtuar. Shumë krenare që Rita gjen kohë, përgjatë turit të saj të ngarkuar, për të vizituar Kosovën”,-shkruan Vera Ora, nëna e Rita Orës.

Partia e Veselit ia mësyn Veriut: Garon me 4 kandidatë në zgjedhjet e jashtëzakonshme

Në zgjedhjet e 19 majit që do të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës, do të marrë pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar sot, kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, i cili ka treguar se ka caktuar edhe kandidatët për kryetar në këto katër komuna.

Këto kandidatura Veseli i ka konfirmuar pas takimit që sot ka pasur në zyrën e tij të partisë me krerët e degëve të PDK-së në Mitrovicën e Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.

Ndër të tjera Kreu i Kuvendit të Kosovës ka porositur Vuçiqin që të merret me zgjedhjet e veta në Serbi, pasi sipas tij për qytetarët serb të Kosovës përgjegjësinë e mbajnë institucionet e Republikës së Kosovës.

Veseli, partia e të cilit tashmë është duke kaluar nëpër procesin e brendshëm zgjedhor, ka treguar se do të kandidojnë në të katër komunat.

“Unë e di se keni sfida në pjesën veriore, tani janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat janë shpallur në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ju jeni degët e PDK-së në veri dhe ne do të marrim pjesë në zgjedhje. Jemi partia kryesore me përkrahjen më ta madhe që kemi pasur nga viti 2017 në të gjitha komunat e veriut. Në pjesën veriore të Mitrovicës Gonxhja ka qenë kandidate, do të vazhdojmë edhe tani me besimin e madh që të kemi besimin e qytetarëve qysh e kemi pasur në vitin 2017 dhe ta fitojmë komunë e Mitrovicën veriore. PDK merr pjesë ne katër komunat e pjesës veriore edhe në Mitrovicën veriore me kandidate për kryetar, edhe në Zveçan edhe në Zubin Potok për aq sa edhe në Leposaviq”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK’së ka thënë se ka për qëllim që të kthejë pushtetin në këto komuna, në mënyrë të që ndihmohen të gjithë të kthehen nëpër shtëpitë e tyre në atë pjesë.

“Ne e dimë se ata kanë shumë vështërsi, ballafaqohen me sfida të cilat nuk janë të lehta, por institucionet e Kosovës dhe PDK do të jetë afër tyre në çdo moment. Nuk do të ndalemi derisa çdo qytetarë i pjesë veriore të rikthehen në shtëpitë e tyre. Do të rindërtohen shtëpitë e djegura të gjitha për aq sa dhe do të kthen njerëzit në banesat e veta. Fitimi i pushtetit lokal në komunat veriore nga PDK do të thotë një shtysë ma shumë që ta ndërtojmë një besim edhe më të madh, të ju tregtojmë edhe bashkëqytetarëve tanë serbë në pjesën veriore se Kosova është e jona e përbashkët, se qeverisja është e përbashkët se do të trajtohen të gjithë në mënyrë të barabartë dhe nuk do të ketë dallime në baza ndëretnike. Bëhuni gati dhe dilni fitimtar”, tha Veseli.

Lideri i PDK-së ka folur edhe për qëndrimet dhe deklaratat e presidentit serb lidhur me komunat e veriut të Kosovës.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovan. Presim fqinjësi të mirë me Serbinë ndërsa Aleksander Vuçiqi duhet të mendojë për zgjedhjet e veta vetëm në Serbi, kjo është Kosovë. Qytetarët serb të pjesës veriore janë qytetarë të Kosovës të cilët përgjegjësinë më të madhe e kemi ne si institucione të Kosovës dhe si lidership shqiptar”, ka përfunduar Veseli.

Pjesë në këto zgjedhje do të marrë edhe Lista Serbe. Këtë e ka konfirmuar sot kreu i partisë Goran Rakiq. Ai ka thënë se nuk do të lejojnë shqiptarët të marrin pushtetin në Veri /GazetaExpress/

Kosova nis procedurat për ratifikimin e Konventës së Stambollit

Luljeta Krasniqi – Veseli

Institucionet e Kosovës kanë iniciuar procedurat ligjore të cilat mundësojnë më pas ratifikimin e Konventës së Stambollit, e njohur në botë si instrumenti më i mirë ligjor, për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

Komisioni për legjislacion në Kuvendin e Kosovës bën të ditur se ka pasur në trajtim amendamentin me qëllim të përfshirjes së Konventës në Kushtetutën e Kosovës dhe e ka aprovuar si të tillë.

Janë 82 deputetë që e kanë nënshkruar këtë amendament.

Ditë më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të ratifikojnë Konventën e Stambollit, pasi siç tha ai “nëse Kosova e merr këtë hap, udhëheqësit dërgojnë mesazh të fuqishëm se Kosova po përgatitet për integrimin euroatlantik”.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se ne seancën e radhës, në rend ditë është votimit i amendamentit me qëllim të përfshirjes së Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës.

Haxhiu tha se Konventa e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje është në vazhdën e mekanizmave të cilat po tentohet të aplikohen në Kosovë, për shkak të rasteve të shumta të dhunës në familje dhe vrasjeve të grave dhe vajzave që po ndodhin në vend.

Por, sipas saj, nuk mjafton vetëm ratifikimi dhe miratimi, përderisa institucionet kanë probleme me zbatueshmërinë e ligjeve.

“Në këtë kuptim, kemi shumë probleme me sistemin e drejtësisë, ku ende nuk e marrin seriozisht dhunën në familje. Kemi pasur raste të shumta ku ndonëse është raportuar për dhunë në familje, institucionet e sigurisë nuk kanë vepruar apo kemi raste të tjera kur nuk janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes nga gjyqtarët dhe kështu si pasojë e kësaj janë vrarë vajzat dhe gratë”.

“Sa më shumë mekanizma që e parandalojnë dhunën ndaj grave dhe dënojnë kriminelët janë të duhur, por pastaj mbetet të bëhet presion për zbatimin e tyre. Kosova ka konventa të tjera të përfshira edhe në Kushtetutë që janë mbi legjislacionin në fuqi, por që nuk ka vullnet për t’i adresuara ato, prandaj edhe Kosova është në gjendje të rëndë”, thotë Haxhiu.

Parandalimi i dhunës, mbrojtja e viktimave të saj dhe ndjekja penale e dhunuesve janë bazamenti i Konventës së Stambollit. Kjo Konventë e njeh dhunën ndaj grave si shkelje të të drejtave të njeriut dhe si formë diskriminimi, kjo do të thotë që shtetet kanë përgjegjësi nëse nuk i përgjigjen në mënyrën e duhur kësaj dhune.

Vitin e kaluar, në Kosovë janë raportuar mbi 1 000 raste të dhunës në familje, ndërsa pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë gra.

Radio Evropë e Lirë pati raportuar disa herë për raste të dhunës në familje. Bukuria (emri i njohur për redaksinë) ishte një nga viktimat e dhunës në familje. Ajo kishte deklaruar se bashkëshorti i saj e ka rrahur vazhdimisht, atë dhe tre fëmijët që i kishin së bashku.

Bukuria kishte deklaruar se e kishte njoftuar disa herë policinë për dhunën që po ushtrohej ndaj saj nga burri, duke treguar po ashtu, se ai arrestohej, por zakonisht lirohej pas 48 orësh.

“Ka ushtruar dhunë vazhdimisht mbi mua. Më së shumti më ka rrahur me rrip. Edhe fëmijët i rrihte shumë. Ndonjëherë dilte nga shtëpia dhe nuk kthehej me ditë të tëra, pasi e donte jetën e natës dhe na linte pa ushqim në shtëpi”.

“Unë detyrimisht shkoja te familja ime, për shkak se nuk punoj dhe nuk kisha para për të blerë ushqim. I kam fëmijët e vegjël dhe kishin nevojë si për gjëra ushqimore, po ashtu edhe për shumë gjëra të tjera”, tregon ajo.

Një nga rastet më të rënda të dhunës në familje në Kosovë ishte ai i vitit të kaluar, i cili përfundoi me krim të rëndë, ku një burrë vrau gruan e tij 40-vjeçare dhe vajzën e tij 9-vjeçare.

Lirije Kajtazi, deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se duke pasur parasysh rritjen e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave, është e domosdoshme që Kosovë të jetë pjesë e Konventës së Stambollit.

“Konventa e Stambollit ofron standarde se si duhet të mbrohet familja dhe viktima nga dhuna dhe njëkohësisht tregon se si duhet të trajtohen edhe kryesit e dhunës, gjë të cilën Kosova po dështon ta bëjë edhe pse e ka Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. Duke e pasur këtë Konventë pjesë të Kushtetutës, ne konsiderojmë se institucionet obligohen më tepër edhe në ndarjen e financiare që shpesh është një nga problemet për moszbatim, por edhe kujdesin institucional dhe përgjegjësinë institucionale në përgjithësi”, thotë Kajtazi.

Megjithatë, deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje Albulena Haxhiu ngrit dilema se pasi Kosova ta ratifikojë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, kush do të raportojë në Këshillin e Evropës.

“Problemi i vetëm që mund të qëndrojë në këtë pikë është raportimi në Këshillin e Evropës, ku tani Kosova nuk është anëtare e këtij mekanizmi. Dilemën që do ta shtrojmë në seancë është se nëse Kosova raportin në Këshillin e Evropës kush do të raportojë për Kosovën, pasi që është goditje e madhe nëse lejojmë që UNMIK-u të raportojë për Kosovën. Pra, e kemi vetëm këtë dilemë, por natyrisht që do t’i japim mbështetje kësaj Konvente pasi që e konsiderojmë që është shumë e rëndësishme”, thekson Haxhiu.

Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje u hap për nënshkrim në vitin 2011, në Stamboll të Turqisë. Turqia ishte vendi i parë që ka ratifikuar këtë Konventë. Deri më tani kjo Konventë është nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk është nënshkruese e kësaj Konvente dhe e vetmja që nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, një prej organizatave më të rëndësishme në Evropë.

Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat veriore

Lista Serbe, subjekt politik që aktualisht përfaqëson komunitetin serb në Kosovë në institucionet lokale dhe ato qendrore, ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, të shpallura për datën 19 maj.

Vendimi për pjesëmarrje në zgjedhje, pasoi takimin e krerëve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

“Nuk do t’i lejojmë as Prishtinës e as kujtdo nga bashkësia ndërkombëtare që në ato funksione të sjellin shqiptarë e as marioneta serbe, të cilët do të punojnë siç u thonë ata”, tha pas takimit me presidentin Vuçiq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ndërkaq, presidenti Vuçiq, deklaroi se vendimi rreth pjesëmarrjes u takon pikërisht përfaqësuesve serbë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur të hënën e kësaj jave zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se ka filluar menjëherë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Katër kryetarët e këtyre komunave, më 27 nëntor të vitit 2018, dhanë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

Këto komuna janë udhëhequr nga Lista Serbe.

Njëzet vjet pas: Qytetarët në rrugën e refugjatëve drejt Bllacës

Në Bllacë të mërkurën (sot) është vënë gurthemeli i “Qendrës Përkujtimore të gjenocidit serb në Kosovë ‘Bllaca ‘99”.

Në këtë fshat kufitar në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, njëzet vjet më parë kanë qëndruar mijëra qytetarë të Kosovës, që ishin dëbuar nga forcat serbe.

Vendimi për ngritjen e kësaj Qendre është marrë nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë përmes një postimi në Facebook se ajo që e ai e ka cilësuar shtëpi të jashtëzakonshme do të flasë “me zërin e ndërgjegjjes kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut”.

“Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”, po ngritet në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës dhe e cila do të shërbejë edhe si falënderim i përjetshëm botës demokratike, të prirë nga SHBA, që ia mbylli rrugën me drejtësi mizorisë, për ta rikthyer shpresën e një populli”, ka thënë ai.

Më 24 mars të vitit 1999, NATO-ja nisi fushatën e sulmeve ajrore kundër caqeve ushtarake në ish-Jugosllavi për të ndaluar dhunën e regjimit serb në Kosovë.

Haradinaj shkarkon ministrin serb Teodosijeviq

Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim për shkarkim të ministrit serb të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, pas një fjalimi të tij rreth masakrës së Reçakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Haradinaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e ka quajtur të patolerueshme si dhe veprim që nuk arsyetohet, fjalimin e Teodosijeviq, duke njoftuar shkarkimin e tij.

“Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si, një, deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviqit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askënd që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është rasti i dytë që një anëtar i kabinetit të Ramush Haradinajt bën deklarata të tilla. Dy javë më parë kreu i qeverisë shkarkoi Vesna Mikiq, nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë, për shkak të qëndrimeve të saj ndaj bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi.

Arsim Bajrami: Tri vlera të Kushtetutës së Kosovës: Sovraniteti dhe pavarësia, integriteti territorial, rendi unik kushtetues

Prishtinë

Profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës si dhe njëri prej anëtarëve të Ekipit Hartues të Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, tha se Kushtetuta e Kosovës e ka arritur misionin e saj historik, shtetndërtimin dhe pavarësinë.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Bajrami vlerësoi procesin e hartimit të kushtetutës së Kosovës, në përvjetorin e ratifikimit të saj.

Përpjekja e Kosovës për të pasur Kushtetutën e saj, ka filluar që kur ajo ishte autonomi në ish-Jugosllavi, tregon Bajrami duke theksuar se megjithatë, baza e Kushtetutës aktuale të Kosovës ka filluar të shkruhet në vitin 2005, kur është formuar një Grup Uniteti nga ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova dhe kanë filluar përgatitjet për pavarësinë e Kosovës.

Profesori Bajrami tregon se pas luftës, para Kushtetutës aktuale në fuqi, Kosova ishte qeverisur me një Kornizë Kushtetuese e bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) të ratifikuar më 2001, e cila ka qenë në fuqi deri në pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008.

“Historia Kushtetuese e Kosovës fillon në vitin 1969 kur sa ka qenë Kosova Autonomi në ish-Jugosllavi ka pasur Ligjin Kushtetues, në vitin 1974 Kushtetutën dhe kur u shpërbë Jugosllavia më 7 shtator 1990 ka nxjerrë Kushtetutën e Kaçanikut. Kurse pas luftës, pas rezolutës 1244 në vitin 2001 kemi nxjerrë kornizën kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme me të cilin dokument janë themeluar institucionet e përkohshme për vetëqeverisje dhe kjo ka qenë në fuqi deri sa është arritur shpallja e koordinuar e pavarësisë. Pra te Kosova kemi të bëjmë me modelin e pavarësisë së koordinuar pra jo me modelin e pavarësisë së njëanshme siç mendon Serbia”, thotë Bajrami.

“Kushtetutë liberale dhe demokrate”

Siç thotë ai, kjo kushtetutë është liberale dhe demokrate, që ndërthur të drejtat e njeriut e respektimin e pakicave me parimin e “diskriminimit pozitiv”.

Modeli i Kushtetutës së Kosovës, Bajrami thotë se është imituar nga ai i Amerikës që flet për sovranitetin. Por, kanë marrë si model edhe Kushtetutën e Kroacisë, Sllovenisë si dhe Marrëveshjen e Ohrit, duke i përshtatur të gjitha për Kosovën.

“Kemi krijuar një dokument të mirë të një shteti liberal i cili është kampion sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut e në veçanti të drejtave të pakicave ku kemi pranuar të ashtuquajturin parim të diskriminimit pozitiv, ku pakicat, në radhë të parë pakica serbe, ka të drejtat e avancuara, një qasje afirmative në të gjitha nivelet e pushtetit filluar nga komunat e deri te pushteti qendror”, tregon Bajrami.

Kushtetuta e Kosovës parasheh që në Kuvendin e Kosovës, në 120 ulëse gjithsej, 20 janë të rezervuara për minoritetet e vendit, 10 për pakicën serbe dhe 10 të tjera për pakicat tjera.

Për këtë pjesë të Kushtetutës, Bajrami thotë se ka qenë eksperti kryesor ligjor në negociatat me ekipin e Martti Ahtisarit, ku ka udhëhequr në procesin e Vjenës e në atë të Rambujesë.

Megjithatë, Bajrami thotë se këto vende të rezervuara janë keqpërdorur nga pakica serbe, duke bllokuar procese të ndryshme të Kosovës, ku përmend së fundmi dështimin e themelimit të ushtrisë nëpërmjet ndërrimit të Kushtetutës.

“Nëse arrihet një marrëveshje eventuale tash në vitin 2019 me Serbinë, një marrëveshje paqësore, duhet të gjejmë një mekanizëm që të mënjanojmë këtë bllokadën serbe, sepse ata janë një dorë e zgjatur e Qeverisë së Beogradit dhe ata mbajnë peng çdo vendim të ndërrimit të Kushtetutës. Për shembull, ju e dini problemin e themelimit të ushtrisë, ku nuk është shkuar përmes ndërrimit të kushtetutës por është gjetur rruga B, përmes ligjit, sepse serbët bllokonin ndryshimin e Kushtetutës”, thotë Bajrami i cili falënderon komunitetet tjera joshumicë që i quan konstruktiv dhe shfrytëzues të të drejtave kushtetuese.

Ideja “korrigjimi i kufijve” mund të ketë efekt domino

Sa i përket temës për të cilën presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, por edhe udhëheqës tjerë institucional flasin shpesh kohëve të fundit, idenë për “korrigjim të kufijve”, profesori Bajrami thotë se kjo mund të ketë efekt domino edhe në Bosnje dhe në Maqedoni por edhe shumë vende tjera që janë shoqëri shumetnike.

Ai thotë se tri vlera të Kushtetutës së Kosovës duhet të jetojnë sa të jetë shteti kosovar dhe nuk mund të ndërrohen as me referendum por as me amendamente. Sovraniteti dhe pavarësia, integriteti territorial si dhe rendi unik kushtetues.

“Mendoj që Kosova nuk duhet të pranojë (të ulet) në asnjë tavolinë ku bisedohet për ndërrim të kufijve apo korrigjim të kufijve, përkundrazi, Kosova duhet të bisedojë me Serbinë për paqe, që të arrihet një paqe e qëndrueshme. Që të zgjidhen problemet tjera që nuk nënkuptojnë territorin. Kosova ka nevojë për një njohje reciproke me Serbinë në territorin ekzistues i cili është ky territor që kemi më shumë se 50 vite. Mbi bazën e këtij territori kemi shpallur pavarësinë dhe me këtë territor kemi marrë njohje nga më shumë se 100 shtete dhe më në fund kemi konfirmimin edhe të Gjykatës Ndërkombëtare dhe Drejtësisë që pavarësia është legale dhe legjitime mbi këtë territor”, thekson Bajrami.

“Politikanët duhet të kenë edukatë kushtetuese”

Sa i përket problemeve të brendshme të lidershipit kosovar me Kushtetutën, Bajrami thotë se edhe pse të gjithë i besojnë kushetutës, të gjithë e kanë një hise në shkeljen e saj. Ai përmend që brenda 10 vjetësh në Kosovë janë larguar dy presidentë për shkak të shkeljes së Kushtetutës, gjë që në vende tjera, thotë ai, ndodhë në 50 vjet.

Dukuri jo e mirë e lidershipit kosovar, sipas Bajramit, është pyetjet që gjithmonë liderët ja drejtojnë Gjykatës Kushtetuese për konsultim. Një gjë e tillë nuk do të duhet të ndodhte sipas tij, ngase politikanët do të duhej të kishin një edukatë kushtetuese dhe një logjikë shtetformuese pa pasur nevojë për asistencë nga Gjykata Kushtetuese.

Në hartimin e draftimit të Kushtetutës së Kosovës, Bajrami thotë se ka pasur edhe anëtarë të komuniteteve joshumicë, siç është ministri Mahir Yağcılar dhe Bajram Latifi, i kyçur kohë pas kohe në proces.

Autorë kryesorë Bajrami tregon se përpos tij, ka qenë edhe profesori Hajredin Kuçi, e ndjera Nekibe Kelmendi, Ramë Manaj dhe Iljaz Ramajli, të cilët kanë pasur edhe tre avokatë amerikane nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që kanë kontribuuar.

Kushtetuta e Kosovës ka 14 kapituj e 162 nene. Ajo thotë se “Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi”.

(Video) Haradinaj nga SHBA flet për taksën 100%: Jam ushtar i Amerikës që zbatoj urdhra!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mori pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë dhe takime tjera me përfaqësues të komunitetit shqiptar, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të SHBA-së ka folur edhe për taksën 100%.

Ai në një intervistë ka ripërsëritur edhe njëherë se raportet mes Kosovës e SHBA-ve janë të mira dhe se taksa 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake është bërë kundër Serbisë dhe interesave të Rusisë në Ballkan.

“Populli shqiptar krejt ku jemi në trojet tona i takojmë asaj që udhëheqë Amerika. Në krejt planin global ne jemi bashkë. Marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e ndjeshme për shkak se kemi pasur luftë e tragjedi”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se qëndrimet e Qeverisë lidhur me taksën kanë të bëjnë me Serbinë dhe Rusinë. Tha se është ushtar i Amerikës në terren duke zbatuar urdhrat e saj.

“Qëndrimet tona lidhen me Serbinë e Rusinë. Janë të ngjashme me ato qëndrime që i ka Amerika edhe kuptohet ata që janë në terren, edhe unë jam si ushtar i Amerikës në teren. Unë vetëm një urdhër po e zbatoj si e parasheh tereni. Unë besoj që duke e forcuar Kosovën e forcojmë edhe interesin Amerikan dhe largojmë edhe interesin rus dhe të tjerëve”, përfundoi Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj ka udhëtuar për në SHBA gjatë ditës së premte nga ku ka thënë se atje do të ketë takime të ndryshme edhe me zyrtarë amerikanë./

Klima politike pamundëson ndryshimet kushtetuese

Luljeta Krasniqi – Veseli

Pas njëmbëdhjetë vjetëve të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, ish- hartuesit e saj thonë se ky dokument ka përmbushur misionin primar, themelimin e shtetit të Kosovës, por, sipas tyre, tani duhet të fillohet të mendohet për perspektivën e kësaj Kushtetute.

Tri vlera të përhershme që nuk guxojnë të ndryshojnë me asnjë reformë kushtetuese, sipas hartuesve të këtij akti më të lartë juridik, janë pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ishte hartuar më 9 prill të vitit 2008, derisa kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, të po të njëjtit vit. Kushtetuta e Kosovës bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, i njohur si Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës dhe mbi bazën e të cilit edhe ishte shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, profesor Arsim Bajrami, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kushtetuta mund të rishikohet në disa aspekte, por, në përgjithësi ky model i Kushtetutës, sipas tij, është treguar i suksesshëm, pasi që është një model i një shteti liberal demokratik që bazohet tërësisht në sovranitetin e qytetarit.

“Duhet të fillohet të mendohet për perspektivën e kësaj Kushtetute sepse në rast se arrihet ndonjë marrëveshje eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë pjesë e kësaj marrëveshjeje duhet të jetë edhe çështja e vlefshmërisë së mëtejshme të Pakos së Ahtisaarit, dhe të diskriminimit pozitiv që zbaton Kushtetuta”.

“Kështu që në këtë rast unë mendoj se pas kësaj marrëveshjeje mund të hyhet të një rishikim substancial të Kushtetutës, një amandamentim të Kushtetutës, i cili do t’u jap fund privilegjeve që janë krijuar në kuadër të diskriminimit pozitiv si rezultat i Pakos së Ahtisaarit, sepse ajo marrëveshje duhet të përmbajë edhe fatin e mëtejshëm të planit të Ahtisaarit në Kosovë”, thotë Bajrami.

Si shtet me shoqëri shumetnike, Kosova ka një Kushtetutë e cila mund të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, që nënkupton vota e dy të tretave të numrit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si tërësi dhe votat e dy të tretave të deputetëve nga komunitetet pakicë.

Nisur nga kjo procedurë, ndryshimi i Kushtetutës në situatën aktuale politike në Kosovë, besohet se ka mbetur peng i votimit të dyfishtë, pasi që çdo propozim eventual për ndryshime duhet të miratohet edhe nga deputetët e komunitetit serb dhe komuniteve tjera.

Profesori Bajrami thotë se në rast se arrihet një marrëveshje në dialogun me Serbinë, duhet të shihet fati i mëtejshëm i kufizimeve të parashikuara me Planin e Ahtisaarit.

“Ndoshta mund të arrihet pëlqimi që të hiqen këto bllokada të dy të tretave, të cilat në praktikën 11-vjeçare janë treguar si elemente të bllokimit. Në kohën kur ato janë vendosur në Kushtetutë, qëllimi ka qenë që pakicat të mbrohen nga mbivotimi i shumicës dhe ato kanë degraduar në një element bllokues sepse pakica përmes votimit të dyfishtë ka bllokuar shtetin e Kosovës dhe vendimmarrje në Kuvend për çështjet vitale shtetërore”, thotë Bajrami.

Edhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu, po ashtu anëtar i Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht qëllimit të mirë të para njëmbëdhjetë vjetëve që të hartohet një Kushtetutë moderne, me kalimin e kohës janë vënë re çështjet që duhet të përmirësohen.

Por, që sipas tij, peng i ndryshimit të Kushtetutës mbetet votimi i dyfishtë.

“Që nga koha e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për statusin e Kosovës, që njihet edhe si Pakoja e Ahtisaarit, kam dhënë vërejtjet e mia se ky plan që më vonë është mishëruar në Kushtetutë, e bën Kosovën jofunksionale. E kemi vënë re edhe në punën e Kuvendit, vota e dyfishtë apo bllokimi që ka tendencë të bëhet nga komuniteti serb është ajo që në një mënyrë po e bllokon punën e Kuvendit në çështje të caktuara. Tani është tejet e vështirë dhe e pamundur që me këtë strukturë të përfaqësuesve të komunitetit serb, të kemi një ndryshim eventual të Kushtetutës sidomos në ato pjesë që janë të domosdoshme”, thotë Sjediu.

Një çështje tjetër që njëri prej ish hartuesve të Kushtetutës, Arsim Bajrami e sheh të nevojshme të amandamentohet është pjesa për presidentin e Kosovës. Ai thotë se ky ndryshim i Kushtetutës nuk duhet të shtyhet më tej dhe duhet të bëhen amendamente me të cilat populli i Kosovës përmes votës së vet e zgjedh presidentin.

“Ndryshimet duhet të bëhen në drejtim të rrugës që presidenti i ardhshëm i Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, pasi që kjo do të stabilizonte demokracinë dhe do të krijonte një kredibilitet më të madh presidentit në mënyrë që ai mos të ndërlidhet me zhvillimet politike që gjithmonë janë më ndikim tek votimi parlamentar i presidentit”, thotë Bajrami.

Shkelësit e Kushtetutës

Gjatë këtyre njëmbëdhjetë vjetëve, jo rrallë janë shënuar edhe shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Korab Sejdiu thotë se që nga miratimi i Kushtetutë së Kosovës tentativat më serioze për të shkelur Kushtetutën e Kosovës janë veprimet e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me hapjen e temës së korrigjimit të kufijve.

“Cenimi më i madh që po i bëhet Kushtetutës po bëhet nga presidenti aktual i cili me aventurat e tij karshi dialogut me Serbinë është duke rrënuar edhe shtetësinë e Kosovës, atë të cilën e kemi arritur ai po e dëmton duke hapur tema të cilat me Kushtetutën e Kosovës janë të përcaktuar, siç është çështja e integritetit territorial”, thotë Sejdiu.

Kurse profesor Arsim Bajrami thotë se Kushtetuta e Kosovës është shkelur nga lidershipi i cili, sipas tij, ende nuk kanë një edukatë kushtetuese, shtetërore dhe institucionale.

“Kur them për lidershpin, mendoj për gjithë liderët, liderët e partive politike, deputetë, anëtarë të qeverisë të cilët akoma nuk kanë arritur kodet e sjelljes ligjore dhe kushtetuese, standardet e një edukate shtet-formuese, dhe kjo ka paraqitur një ngecje në shtet-ndërtim dhe duhet të ndërtojmë standarde që jo gjithmonë Gjykata Kushtetuese duhet ta rivendosë Kushtetutën, por secili që ushtron një post publik duhet ta njohë mirë Kushtetutën, ligjin dhe duhet të sillet brenda kornizave kushtetuese dhe ligjore”, thotë Bajrami.

Gjykata Kushtetuese pati interpretuar si shkelje të rëndë të Kushtetutës rastin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu me mbajtjen e dy posteve. Si antikushtetuese ishte interpretuar edhe zgjedhja e presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli në shkurt të vitit 2011. Të dy presidentët, pas veprimeve të tyre ishin detyruar të japin dorëheqje.

Kushtetuta e Kosovës e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm. Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera.

Shqiptarët po i lënë fëmijët e tyre të mbytur në mut…!! – Nga Skënder MULLIQI

Shteti i Kosovës. Këto dy fjalë te shumica e qytetarëve të Kosovës, zgjojnë emocione dhe në të njejtën kohë reaksione: emocione se bëm shtet, e nuk jemi duke e bërë hiq si duhet, krenarë së pas shumë vitësh arritem që më gjakun e shumë martirëve dhe dëshmoreve të kombit të jemi të lirë, dhe së fundi shumë të zhgenjyer pse edhe pas 20 vitesh nuk po na kthehen punët për së mbari?! Sintagma “ Shteti I Kosovës” , ku shumica e pranuan tezën e rreme të klasës politike “ së shteti që po e ndërtojmë është i ëndrrave tona’.

Çdo kritikë karshi atyre që nuk punuan mirë , të atyre që Kosovës ja lanë veq eshtrat, po konsiderohet tradhti kombëtare. Të vdesësh për Kosovën ishte madheshtia më e madhe për shqiptarët, por qe pozicionimet në postët më të larta shtetërore u rezervue për ata të cilët moren vendime në emer të shtetit!!

Kur është fjala së si po funkcionon shteti I Kosovës, shumica e kan humbur interesimin, së këtë interesim ju kan zvetnuar ata të cilët bën shtet vetëm për vete. Nuk u kuptua dhe as qe u dëshirue të kuptohet së shteti është I të gjithë qytetarëve. Vetëm kështu ka shteti kuptim. Kemi Kushtetuten, kemi flamurin dhe shumë qka tjetër që vërtetë I jep kuptim ekzistimit të çdo shteti, dhe kështu edhe shtetit famoz të Kosovës. Si është I organizuar shteti ,si funksionon dhe çfarë është jeta e qytetarëve të Kosovës? Jemi deshmitarë të gjithë së kurrfare , duke përjashtur alitat politike të cilët kan bërë më shumë shtet për vete, duke I detyruar shumicën që ose tu nënshtrohen urdhërave të tyre , ose ta lëshojnë vendin masovikisht siq po ndodhë …

Nga ajo që po shohim përditë e më shumë , “shteti I dytë I shqiptarëve’ nuk është duke I pëmbushur endrrat shekullore të njeriut tonë , nuk është duke I plotësuar as kushtet elementare për jetë.Kështu që shumë muta arritën ti realizojnë ëndrrat e tyre më djersën dhe mundin e popullit. Këta muta nuk po ndalën së kërkuari “ suksese’ të reja në mutqihonet e tyre…? Edhe kjo nuk ju mjafton së kjo është epoka e tyre. Janë duke notuar në sipërfaqe , e të tjerët qe janë shumicë, kan mbetur përfundi tyre .Mutat kan fëlliqur edhe natyrën e bukur të vendit.Shqiptarët fëmijët e tyre I kan lënë në fëlliqësirë…

Weber: Thaçi diskuton për kufijtë për t’u amnistuar nga Gjykata Speciale

Bodo Weber, njëri prej ekspertëve më të mirë gjerman për Ballkanin, në një intervistë për Kohavizionin (Rubikon) i tha gjërat tullë për bisedimet e fshehta të Thaçit me Vuçiqin.  Ndër të tjera, Weber theksoi :

“Më lëjoni t’u tregoj dy gjëra… Mes politikanëve perëndimorë që me të vërtetë interesohen për këtë vend është një vlerësim unanim se presidenti juaj është duke e bërë këtë vetëm për një arsye dhe kjo është për t’i ikur Gjykatës Speciale. (…) Unë nuk mund ta vërtetoj këtë por mund të ju them se kam dëgjuar për drafte të ndryshme të marrëveshjes prej zyrtarëve të lartë të BE-së dhe ato draftepërmbajnë një element të amnistisë.”

Bodo Weber (03/04/2019)

Mogherini, personi kyç që inicoi temën e kufijve

“Personi kyç i cili inicioi shkëmbimin e territoreve është znj. Mogherini. Kjo është absolutisht shumë e rëndësishme që të përmendet. Kishte një ndryshim rrënjësor në mes të znj. Ashton dhe znj. Mogherini. Përveç teknikës së negocimit, dihet që znj. Ashton asnjëherë nuk lejoi nga Beogradi ose kushdo tjetër që të rihapë çështjen e statutit. Znj. Mogherini asnjëherë nuk iu përkushtua këtyre principeve, këtyre principeve të pa tundura, të cilët nuk ishin asnjëherë të shkruara në marrëveshje mirëpo u bën të qarta në 2012-2013 nga Berlini, Londra dhe Washingtoni te Prishtina dhe Beogradi por kryesisht te Beogradi dhe që ata e pranuan atë…”

Bodo Weber (03/04/2019)

Burim:

https://www.facebook.com/RubikonKTV/videos/416387579146503/

https://www.facebook.com/RubikonKTV/videos/320390138665553/

Rita Ora sonte në Prishtinë – ja kur do të aterojë në Aeroport

Rita Ora do të vijë pikërisht mbrëma në Kosovë dhe do të qëndrojë tri ditë me radhë.

Ajo do të aterojë në aeroportin e Prishtinës rreth orës 6 e 50, mëson Gazeta Express.

Rita po vjen në Kosovë tani në punën e ambasadores, pasi ajo me projektin më të fundit ka vendosur që t’i dalë në krah grave që janë viktima të dhunës.

Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovë.

28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirës dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

Thaçi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj.

Katër kryetarët e këtyre komunave, më 27 nëntor të vitit 2018, kanë dhënë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

Në deklaratën e përbashkët, ish-kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, i Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, kanë thënë se me këtë taksë, “serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, shërim dhe mbijetesë”.

Qeveria e Kosovës, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për heqjen e taksës, ka thënë se ajo do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Tani ia vlen ta mbështesim Albin Kurtin – Nga BERAT BUZHALA

Me një LDK që po e konsideron veten fituese të zgjedhjeve ende pa u mbajtur ato, me një pushtet që po degradon, me Kosovën që po zbrazet çdo ditë, iniciativa e lideri të Lëvizjes Vetëvendosje për ta rritur rezistencën qytetare është rruga e vetme që na ka mbetur.


Ka kohë që nuk kemi dëgjuar deklarata të artikuluara në këtë formë: Kur këta (për liderët e vendit) kanë probleme me njëri tjetrin, ata thjesht e rrisin shkallën e hajnisë edhe pajtohen.

Ose: Këta kanë krijuar institucione aq sa kanë kushëri. Ose: Punësimet po kryhen me lista të dasmave të tyre.

Pas problemeve shëndetësore, që thuhet se i kishte, Albin Kurti është ringjallur. Është deklaratë e varfër nëse themi që ai i ka munguar vetëm Lëvizjes Vetëvendosje.

E bindur që fitoren në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato mbahen, e kishte në pjatë, Lidhja Demokratike e Kosovës po kridhej poshtë e përpjetë plot me fodullëk, prandaj rikthimi i Kurtit në skenë ishte i domosdoshëm, sa për t’i rikujtuar kësaj partie se ka edhe lojtarë të tjerë në këtë lojë.

Me këtë LDK që protestën qytetare nuk e ka fare në menynë e mjeteve demokratike për ta luftuar qeverinë, por që mendon se qeveria luftohet vetëm njëherë në katër vjet, në zgjedhje, rikthimi i Kurtit në skenë ishte i domosdoshëm. Kur fillojnë të mbushen sheshet, me ata qytetarë që ende nuk i kanë mbledhur pandlat, është pikëpyetje e madhe se cili subjekt politik do të dalë i pari në zgjedhje.

Me këtë LDK që më shumë angazhohet ta pengojë Vjosën në garë për pozitën e kryetares së LDK-së se sa korrupsionin, rikthimi i Kurtit ishte imperativ.

Beteja që u zhvillua për taksën, pozicionimi radikal dhe i drejtë i Kryeministrit Haradinaj për këtë temë, sikur e kishte lënë nën hije opozitën si tërësi, e çuditërisht edhe Lëvizjen Vetëvendosja.

Gabimisht po konsiderohej që tash Haradinaj po i luante dy role, edhe atë të kryeministrit, e edhe atë të kryeopozitarit dhe se nuk kishte vend për figura të tjera. U duk që nuk kishte vend më as për Kurtin, i cili me heshtjen e tij, që më shumë gjasë ishte e lidhur më shëndetin e tij, i dha shumë hapësirë këtyre spekulimeve.

Qeverisja e vendit është fushë shumë më e gjerë se sa mbrojtja e kufijve, të cilët në rrethana normale i ruan Kushtetuta. Sido që të jetë, të mos i hyjmë në hak Kryeministrit Haradinaj për kontributin që e dha muajt e fundit. T’ia japim Cezarit atë që i takon Cezarit dhe të rikthehemi pa humbur kohë te qeverisja e vërtetë, ajo që bëhet me buxhetin e Kosovës, që fatkeqësisht, përveç nga mediat, nuk po monitorohej nga opozita.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia me më së shumti deputetë në Kuvend, kënaqej vetëm duke i konstatuar parregullsitë. Ata të pyetur se çfarë po bëjnë për ta ndalur këtë trend negativ, kryesisht, i kanë rrudhur krihtë.

Kanë lënë të kuptojnë, gabimisht, që roli i tyre përfundon aty. Sipas kësaj logjike, edhe nëse kryeministri dhe kryeparlamentari vendosin ta çmontojnë komplet buxhetin e vendit, LDK thjesht do ta dënojë këtë akt. Ky është një keqkuptim i thellë që kjo parti ka për demokracinë, për pushtetin dhe opozitën. Ata janë aty për të parandaluar e jo për të konstatuar. Mirëpo lideri i kësaj partie e ka shumë më të rëndësishme që të shfaqet kohë pas kohe me statuse në FB për të na iluminuar se si askush nuk paskësh të drejtë të përzihet në punët e brendshme të LDK-së, se sa ta nderojë rolin e tij të kryeopozitarit.

Mirëpo gjërat në këtë jetë janë dinamike. Nëse ti nuk i del zot detyrës, ka shumë mundësi që dikush tjetër do të kërcejë për ta mbushur boshllëkun. Prandaj, siç duket, z. Kurti u shfaq në kohën e duhur me slloganin e duhur, atë të PANhajnisë, ose Gjithëhajnisë.

Deklaratave që “po të kisha mundësi do t’i punësoja vetëm anëtarët e partisë sime” i dilet përpara vetëm në rrugë. Nuk zgjidhet ky problem me debate në Kuvend, e as në studio televizive. Ndonjëherë fjalët nuk mjaftojnë. Prandaj rruga e Kurtit është rruga e duhur. Ajo rrugë është rruga, në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Është sheshi.

Për ta përmbysur këtë situatë, për ta rikthyer një dinamikë të re politike, Kurti meriton të mbështetët në këtë fazë. Kjo është hera e parë – me sa mua më kujtohet – që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të merr rrugët, jo për tema të mëdha kombëtare, por për tema reale, siç është korrupsioni dhe keqqeverisja. Mënyra se si ato po artikulohen nga Kurti është mbresëlënëse.

Me krejt çfarë kemi parë dhe kemi lexuar këto kohë, sigurisht që Kosova po zbrazët dhe do të vazhdojë të zbrazët. Nëse nuk je anëtar imediat i PDK-së dhe AAK-së, do të thotë i një rrethi ultra të ngushtë, fëmijë deputeti dhe ministri, dhe nëse i dëgjon deputetët e këtyre partive duke treguar që kush ka prioritet në punësim, atëherë çfarë tjetër do të zihet në kokën tënde përveç hulumtimit të rrugëve për të ikur nga ky vend, pa e kthyer kurrë më kokën prapa?

Përgjegjësi direkte për një gjë të tillë nuk ka veç qeveria, sepse vendi ynë ka njohur qeveri edhe më të dobëta se sa kjo. Qytetarët ikin të dëshpëruar nga një vend jo pse aty po vidhet, jo pse qeveria nuk po punon si duhet, por pse aty ka vdekur shpresa. Qindra mijëra të rinj dhe të reja sot e konsiderojnë veten të braktisur dhe në mëshirë të fatit. Ata fillimisht janë lënë të pashkollë – ndonjë diplomë edhe mund ta kenë – e tash edhe të papunë.

Kështu që, përpara se të përballemi me zbrazjen totale të vendit, përpara se ta humbim betejën në tavolinë, ia vlen ta bëjmë edhe një përpjekje finale të madhe.

Iu dha lamtumira e fundit ish ushtares së UÇK-së Fetnete Ramosaj (fotot)

I është dhënë lamtumira e fundit, ish ushtares së UÇK-së, Fetnete Maxhuni-Ramosaj.

Varrimi i saj u bë në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, ku morën pjesë një numër i madh i njerëzve.

Fetnete Ramosaj, ndërroi jetë tri ditë më parë.

Grabitje e armatosur në një bankë në Prishtinë

Të dielën rreth orës 04:00 të mëngjesit, katër persona të dyshuar kanë vjedhur një bankomat në Prishtinë, duke përdorur lëndë shpërthyese për t’u futur brenda në objekt.

Lajmin e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga dalja në vendin e ngjarjes është ngritur dyshimi se të dyshuarit duke perdorur lëndë shpërthyese kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të parave nga kasaforta e bankomatit dhe më pas janë larguar nga ai lokacion me veturën e tyre. Policia ka nisur nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen me qëllim identifikimin e të dyshuarve si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci.

Qytetarët të shqetësuar nga grabitjet e armatosura

Kohët e fundit janë shpeshtuar rastet e grabitjeve të armatosura në Kosovë, duke u bërë kështu një dukuri mjaft shqetësuese. Cak i grabitjeve kanë qenë shtëpitë private, lokale e dyqane të bizneseve, si dhe bankat.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, një polic ishte vrarë në detyrë, përderisa po përpiqej të kapte një të dyshuar për grabitje në një bankë në qytetin e Istogut, ku më pas, i vrarë mbeti edhe personi i dyshuar për plaçkitje.


Send this to a friend