VOAL

VOAL

2019-ta, vit i iluzioneve për ndryshim! – Nga Florim Zeqa

Vëllezër dhe mota, qytetar të dashur të vendit tim, përmes shkrimit të mëposhtëm po e perfundoj këtë vit me Analizat dhe Kolumnet politike, duke ju falenderuar për mbështetjen dhe kontributin tuaj në rrugëtimin e perbashkët drejt ndryshimeve pozitive në vendin tonë.
Pasqyrimi i realitetit është obligim qytetar i së cilit dhe për më tepër i një gazetari në përmbushjen e misionit fisnik ndaj shtetit dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.
Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për t’i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!
Unë e themë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është, të pakamufluar, të pazbukuruar dhe të pacensuruar nga politikat redaktuese.
Lum ai gazetar që arrinë ta ruaj pavarësinë shpirtërore dhe paanësinë partiake. Futja e shpirtit të një gazetari dhe krijuesi nën grilat e pushtetarëve apo nën konjukturat partiake është pak më tepër se vetëvrasje, është ngulfatje e shpirtit për së gjalli!
Sikurse deri më tani, edhe në të ardhmën do të jemë në shërbim të qytetarëve dhe vendit tim, pa u dorëzuar asnjëherë përballë sulmeve dhe kërcënimeve të hijenave partiake, klaneve dhe grupeve të interesit që veprojnë brenda partive tona politike.

Kapërcimi kohor nga njëri vit në tjetrin

Për qytetarët e vendit tonë, 365 ditët e vitit 2019 ishin vërtetë të rënda dhe të mundimshme, plot thyerje shpirtërore, me rënje dhe degradime të njëpasnjëshme të shtetësisë së Kosovës.
Dallimi në mes politikanëve të pasur e qytetarëve të varfër është rritur skajshmërisht. Janë tavolinat e të pasurve, të mbingarkuara më dollitë e vitit të ri ,në anën tjetër ato gjysëm të zbrazura dhe të zbrazura të qytetarëve të varfër,…janë shtëpitë e boshatisura të bashkombasve tonë që nuk mundën t’i rezistojnë varfërisë dhe denigrimit social të këtij fundviti!
Optimist apo pesimist, çfarë jemi, pak ka rëndësi, janë sondazhet ato që na tregojnë realitetin me renditjen e Kosovës ndër të parat në listat e zeza (PISA),… të fundit për zhvillim ekonomik, siguri e mirëqenje qytetare.
Ashtu siq ndodhë kapërcimi kohor nga një vit në tjetrin, do duhej të ndodhte edhe kapërcimi i politikës nga një gjeneratë në tjetrën. Kalimi prej filozofisë së pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin, siq ishte në fillim të viteve të ’90-ta…
Ç’bëra gjatë këtij viti, e çfarë dua të më sjellë viti i ri ? Këto pyetje janë bërë si
refren i çdo fundviti, përgjigjen e të cilave e gjejmë të secili njeri i vendit tonë.
Në kapërcimin kohor, nga një vit në tjetrin, secili në mënyrën e vet bën analizën e fundvitit, për sukseset dhe dështimet, gëzimet dhe hidhërimet.
Sa do që përpiqemi t’i ikim politikës nuk mundemi, shkaku i politizimit të skajshëm të jetës dhe dallimeve shoqërore të shkaktuara nga politika.
Edhe optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku i dështimeve të mëdha! Ka arsye të shumta për t’u ndier keq; ishte ky një vit i shpresave të mëdha dhe pritjeve të gjata për ndryshim.
Vetë brendia e jonë na thotë së diçka s’është në rregull. Ecja përpara e vendit është mjegulluar skajshmërisht shkaku i dështimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje i dy partive fituese të zgjedhjeve dhe dukurive të shumta negative të qeverive paraprake.

Dështimi i koalicionit, fundi i iluzioneve për ndryshim

Hyrja në vitin që po e lëm pas, ishte e furishme dhe plotë shpresa për qytetarët e vendit. Entuziazmi që sollën zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit për ndryshimin pozitiv, u kthye në iluzion dhe zhgënjim të madh për qytetarët që kishin votuar për ndryshim.
Dështimi i koalicionit nuk erdhi si rezultat i aspekteve programore dhe as i ndarjes së “përgjegjësive” siq po e proklamojnë dy partitë fituese të zgjedhjeve, por si pasojë e egos për pushtet dhe inateve personale, përkatësisht nga tendenca e dominimit ndaj njëra-tjetrës në koalicionin qeverisës.
Marrëveshja eventuale pas presionit ndërkombëtar, do të jetë një marrëveshje e përkohshme për evitimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë periudhë kohore, por jo zgjidhje e qëndrueshme dhe afatëgjate.
Atë që prisnim dhe dëshironim nga zgjedhjet e 6 tetorit nuk erdhi. Duhet të kthjellemi nga agonia e pritjes së gjatë,…për të gjetur rrugën e ecjës përpara, për të gjetur zgjidhjen e mijëra problemeve në këtë vend. Kjo arrihet vetëm përmes ndryshimeve reale në vend, e jo përmes ndryshimeve si sllogan politik, si mjet për arritjën e qëllimit të mbajtjës apo marrjës së pushtetit siq ndodhi përgjatë këtyre 12 viteve të pas pavarësisë në Kosovë.
Heshtja e popullit ndër vite është akumulim i paknaqësive të shumta, i zhgënjimeve dhe thyerjeve shpirtërore.

Thyerja e shpresave të qytetarëve

Gjëja më e rrezikshme për të ardhmen e një populli është krijimi i iluzioneve se nesër do të bëhet mirë. E mira nuk pikë nga qielli!
Për të arritur deri të një e mirë e dëshiruar, duhet shumë punë, mund e sakrifica të panumërta.
Politikanët e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ëndërrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma pa lindur, ku vdekja të shoqëron çdo kund dhe në çdo hap të jetës.
Pothuajse çdo gjë është bërë e padurueshme në vendin tonë, siq duket durimit qytetar i ka ardhur fundi nga padrejtësitë dhe prapësitë e shumta politike.
Shteti i ri për dikë është bërë “nënë e për dikë tjetër njerkë” siq thot populli , dikujtë i mundësoi t’i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e dikujtë tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët dhe u shndërrua në ferr për qytetarët!
Shpërthimi i “bombës” sociale në Kosovë është duke numëruar orët e fundit!
Rinia e sotme kosovare e ka të vështirë të gjëjë motivimin për jetë në atdheun e vet,…përfundimi i studimeve, të rinjët i gjenë pa shpresa për punësim shkaku i mungesës së zhvillimit ekonomik, nepotizmit dhe familjarizmit qeveritar.
Mirëpo, ne gjeneratat që kemi përjetuar kohërat edhe më të vështira, duhet t’u tregojmë të rinjëve, se nuk duhet dorëzuar para të keqës.
Me vullnet dhe dashuri njerëzore, me unitet, me bashkim të forcave intelektuale dhe fizike të popullit është i mundur të arrihet ndryshimi pozitiv, i nevojshëm për të ndërruar kursin e politikës aktuale, kalimin nga filozofia e pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin.
Me mundimet dhe problemet e vitit që po e lëmë pas, do e fillojmë edhe vitin e ri 2020-të. Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të shtyer nga varfërisa do të braktisin vendlindjet e tyre!
Nuk mjaftojnë vetëm lutjet për të shuar dëshprimin dhe varfërinë, për t’i dhënë fund ngulfatjes së shtetit nga uzurpatorët.
“Të gjithë bashk kundër të keqës”, ky duhet të jetë sllogani i fuqishëm i bashkimit në luftën për ndryshim, mobilizim i përgjithshëm i popullatës pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.
Kjo është mundur me unitet dhe forcë për ndryshime pozitive, me solidaritet, humanizëm dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit ashtu siq e kishim në vitet e krenarisë kombëtare (viteve të ’90-ta).
Të mos mbetemi edhe më tutje robër të politikanëve të papërgjegjshme dhe grupeve të interesit, të mos bëhemi skllevër të kusarëve politik, të atyre që për 20 vjet rresht rropën e ç’rropën e gjithë pasurinë e këtij vendi.
Largimi nga vendi nuk është zgjidhja e problemeve, përkundrazi e thellonë akoma më tepër varfërinë dhe denigrimin social, shtonë orekset e pushtetarëve për gllabërimin e mëtutjeshëm të pasurive shtetërore.

Ndryshimin politik në vendin tonë nuk ka forcë që e ndalon

Aktualisht janë në ardhje dy forca politike nga Diaspora (PDD dhe FED), të cilat do ta sfidojnë skenën politike kosovare në zgjedhjet e radhës.
Mirëpo, angazhimi parcial i mërgatës në politikë, jo vetëm që nuk e ndihmon ndrsyhimin, do të shërbejë si dekor në skenën politike dhe mjet për kalkulime të partive të mëdha.
Forca e vërtetë e Diasporës akoma nuk është mobilizuar. Jemi në pritje të një zhvillimi të brendshëm politik, që bashkon të gjitha forcat progresive, në të kundërten do të dijmë si t’i dalim zot vendit tonë.
Levizja e re politike nga mërgata do t’i bashkoj të gjitha forcat progresive pa dallime rajonale, partiake, ideologjike apo fetare për ta shpëtuar vendin nga katandisja në humnerë dhe për ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike.
Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër se heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.
Ardhja në pushtet e një klase të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijojë kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare.
Me forcimin e sistemit të drejtësisë jo vetëm që do të luftohen dukuritë negative, do të krijohet siguri për investime dhe shpresë për ardhmëri në vendin tonë.
Prandaj, me të drejtë kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse mbrapa po e lëmë një vit të mbrapsht dhe të shëmtuar politik, për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt ndryshimit pozitiv dhe shtigjeve të ardhmërisë,…GËZUAR.

”Xhafë, Pavarësia e Kosovës mban vulën e Enver Hoxhës!” – Nga Xhafer LECI

Sivjet në Gjilan, gjatë një bisede një miku im i moçëm, tani antar i PDK-së, kur unë përmenda Gjermaninë dhe fuqinë e saj ekonomike, si dominuese në Evropë, fjala ishte rreth mos lejimit të ndryshimit të kufijëve të Kosovës me Serbinë, duke e quajtur Hashim Thaçin si një lojtar i papjekur politik, miku im më tha:” Xhafë, Pavarësia e Kosovës  mbanë vulën e Enver Hoxhës!”
Gjermania në shënjestër të aleancës ruso-komuniste, Moskë-Beograd-Athinë-Tiranë dhe Shkup!
Duke lexuar vite të tëra, kam krijuar bindjen se: ”Beogradi gjithmonë përmes emisarëve të nrdyshëm të vetë dhe vendeve mike të Serbisë, ka udhëhequr politikat shqiptare, ka shpallur heronj dhe tradhtarë në radhët e shqiptarëve!!!” Kujtojmë vitin1946, gjatë vizitës së Enver Hoxhës  Beogradit, Jugosllavët e Titos dekoraun me medalje dhe shpallën hero Enver Hoxhën!
Miku im: “Amerika qendron pas planit për ndryshimin e kufijëve të Kosovës dhe ndryshimi mund të ndodh.” Unë: Gjermania e ka humbur Luftën e Dytë Botërore, kundër 63 shteteve. Por tani pa luftë me potencialin e madh ekonomik që posedon, është duke realizuar qëllimet e veta në Evropë. Miku im: Pikërisht kjo është arsyeja që aleatët e vjetër kanë frikë nga Gjermania, e cila ekonomikisht  po shkon drejt dominimit të Evropës. Unë: Amerika e disa vende tjera nuk janë më aleate të Rusisë.

     Pasi u ktheva nga Kosova në Gjermani, rasti i vizitës së presidentit  të Serbisë Aleksandar Vučić dhe atij të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, tani në Tiranë, të ftuar nga kryeministri Edi Rama, më kanë bërë të mendoj më shumë rreth lidhjeve të vjetra të së majtes shqiptare në Shqipëri dhe viseve tjera shqiptare, me ish-aleatët e komunizmit, të ndikuara nga Rusia.
Amerika dhe Rusia kanë strategjitë e pozicioneve të tyre me rëndësi, tek ky rast, përmes Adriatikut daljen në Mesdhe, nga ku tri kontinente mund të kontrollohen më lehtë. Kam bindjen se Amerika tani është pozicionuar dhe ka investuar në Kosovë e Shqipëri, pikërisht për mos rikthimin e Rusisë dhe Turqisë, në ish-Gadishullin Illirik, Ballkanin e sotëm. Për këtë arsye besoj shumë se Amerika dhe Gjermania, nuk do të lejojnë depërtimin e Rusisë në ujrat  e Mesdheut.
Kujtojmë lidhjet e Enver Hoxhës, gjatë LDB-re me agjentët eTitos dhe të A.Rankoviqit, si Milladin Popoviq, Dushan Mugosha, Sevetozar Vukmanoviq, Nijaz Dizdareviç e tjerë.   

   Kujtojmë lidhjet e Hashim Thaçit me “mikun” e tij, francezin Danjean Arnaud, një agjent francez i shërbimit sekret, mik i Serbisë, i cili para luftës 1997, kinse, ka bërë kursin e gjuhës gjemane së bashku me Hashimin në Zürich të Zvicrës, por kuptohet  se ka rekrutuar dhe spiunuar Hashimin. Për lidhjet e hershme të Hashimit me Danjean, ka shkruar Ibrahim Kelmendi.
   “Ibrahim Kelmendi në librin “Lëvizja një lindje e përgjakur”, faqe 467 shkrun: ”Disa muaj pas Çlirimit të Kosovës, në Hotelin Grand në Prishtinë, më rastisi të asistoja në një fjalosje të rreptë midis Bardhyl Mahmutit dhe “ shokut personal” të Hashim Thaçit. Ndërhyra që Bardhyli të përmbahej, me arsyetim se miku nuk sulmohet në shtëpi. “Mos më ndërhy, ky nuk është mik, por një spiun e pro serb…” – më foli Bardhyli.

 Ky spiun francez është pjesëmarrës në Marrëveshjen e Rambujesë, ka shërbyer për disa vjet rresht për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si këshilltar. Ai për herë të parë në Kosovë ka ardhur në vitin në vitin 1999 nga Shqipëria me disa nga krerët  e LPK-së.

   Në mars të vitit 2017 në lokalet e Konsullatës së Republikës së Kosvës, në Stuttgart u bë promovimi i librtit të Bardhyl Mahmutit “Mashtrimi i Madh”. Unë, Xh.Leci, kërkova fjalën, u prezantova dhe shtrova këtë pyetje në praninë e mbi 100 pjesëmarrësve: I nderuar Bardhyl Mahmuti, po citoj Ibrahim Kelmendin… A është e vërtetë kjo çfar shkruan I.K. për spiunin francez, pa ia përmend emrin, që tani më dihet publikisht, se bëhet fjalë për Danjean Arnaud? Bardhyli: “Po e vërtetë është…” Unë Xh.L .: A keni shkruar ndonjëherë për këtë spiun? Bardhyli : ”Jo nuk kam shkruar”. Dihet se nuk është i vetmi mik i Hashimt, Bardhyl Mahmuti, të cilët e njohin mirë spiunin francez dhe e dinë shumë mirë dëmet e mëdhaja që i solli ai Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi! Pse heshtin dhe kurrë askush, duke filluar nga Hashimi, nuk ia kanë përmendur emrin?!

D. Arnaud nga viti 2002 ka punuar si pjesëtar i UNMIK-ut. Pas përfundimit të misionit, ka shërbyer si këshilltar i Thaçit, që nga koha kur presidenti aktual ishte në opozitë. Në vitin 2018 Danjean Arnud në Parlamentin Evropian, ka votur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën!
Arnaud Danjean, është zbuluar edhe  nga vetë ish-shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të televizionit francez Canal +. Ai pohon, madje e konfirmon se edhe vetë Hashim Thaçi ka qenë i rekrutuar nga shërbimi francez.

Wendlingen, më 24.12.2019

Ping pongu politik i VV dhe LDK po kalon në terren të rrezikshem?! Nga Skënder MULLIQI

E keqja e vogël në politikë është e barabartë më të keqën e madhe ?!

Elektorati në mungesë të një subjekti të ri politik , bëri zgjedhjen më shumë të “detyruar”, duke votuar pak më shumë LVV së sa LDK-në.Kjo diferencë e fitorës së VV ishte shumë e ngushtë.Natyrisht së në mesin e popullatës u rritën shpresat së në Kosovë, pas qeverisjeve jo të mirë më vendin , do të vinë ditë të mira… Këto shpresa të qytetarëve, që votuan për ndryshim , duket së po venitën.Së do të vijnë në shprehje lojërat e tilla të ulëta politike për ta formuar “koalicionin e shpresës”, më së paku është pritur.E keqja e vogël në politikë është e barabartë më të keqën e madhe ?!,për poste pushtetare jo që ka kaluar në monotoni, por duket së nuk do të shpëtojmë as nga kriza ndoshta më rënda e pasluftës, jo vetëm institucionale.Kemi menduar më të drejtë së nuk do të jetë vështirë të bëhët ndarja e posteve , dhe së nuk do të dalin të gjitha këko pengesa .

Koha e cila po kalon po i shpërfaqë para opinionit , fytyrat e vërteta të te dyja palëve së interesimi i tyre nuk është për shtet , sa është për pushtet.Albin Kurti , nuk po tregohet fleksibil , madje duket shumë i ngurtë , pa ndonjë metodë konkrete vepruese.Nuk ka fituar as 50 perqind ,as mbi ketë shifer, që ta formon qeverinë vet!

Kjo sjellje e Kurtit, gjithnjë e më shumë shton dilemën sikur po kërkon të këtë pushtet apsolut.E kjo sigurisht së nuk ka mundësi të ndodhë. Edhe Mustafa pak teper nguli këmb që qysh tash, të merren vesh për postin e presidentit të shtetit.Edhe pse nuk ka gjë të keqe që kjo punë të diskutohet.Tema e presidentit nuk është dashur të bëhët moll sherri ndërnmjet partnerëve të koalicionit.Mua më duket së nuk është krejtë në pyetje posti presidentit , por e gjithë kjo zhagitje po bëhët së nuk po tejkalohen edhe konceptet politike që i dallojnë LDK e VV .

Përsona të caktuar të këtyre dy subjekteve politike, më ndikim sikur nuk po janë të interesuar që të ndodhë koalicioni, së në pyetje janë edhe bizneset që i kan.

Një element tjetër që është duke ndikuar më duket mua, në gjithë këtë zhagitje të madhe ,dhe ka mundësi që mos të ndodhë koalicioni , është lufta së kush ta marr Minisitrin e Punëve të Mbrendshme? Këtu kan gisht të gjithë ata që kan bërë keqpërdorime të mëdha, duke e e futur ndikimin e tyre politikë.

LDK nuk është deklaruar shumë së më zgjedhje të reja, çka mund të ndodhë, dhe së kush do të dalë fitues.Por, LVV nese mendon së do të korrë fitore të madhe , do të mashtrohet .Tashmë shumw është humbur besimi nga ana e qytetarëve , dhe të humbw edhe ma shumë si karshi VV ashtu edhe në LDK.

Sigurisht së zgjedhjet e reja eventuale të kushtueshme, dhe hiq të mira për vendin, do ta rikthenin në fron PAN, por kësaj radhe në mënyrë triumfaliste .Dhe, pastaj siq thotë një fjalë e popullit “Luaje mac kryet e buallit”…

Kurti: LDK ma përcakton datën formimit të Qeverisë e jo Presidenti

Lideri i VV’së, Albin Kurti ka thënë se Partia e Isa Mustafës e përcakton se kur do të formohet Qeveria e re e jo Presidenti i Republikës. Ka thënë se takimi do të ndodhë me Hashim Thaçin por data e formimit të Qeverisë do të përcaktohet pas marrëveshjes mes LDK’së e VV’së.

Albin Kurti ka vendosur të mos ngutet të formojë e propozojë mandatarin e Qeverisë pa e bërë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ka vendosur të mos shkojë më në Kuvend dhe ta zë në befasi 28 deputetët e LDK’së.

Në një paraqitje publike, Kurti ka thënë se LDK ia përcakton datën e formimit të Qeverisë. E jo presidenti me ftesa për takime konsulatative.

“Pra, Presidenti i Republikës përcakton datën e konsitutimit të Kuvendit e jo të formimit të Qeverisë. Formimin e Qeverisë e përcakton tjertërkush. Mua datën për formimin e Qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës jo Presidenti i Republikës”, ka thënë ai.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk mund të caktojë datën e formimit të Qeverisë pa e bërë propozimin partia fituese dhe pa u arritur marrëveshje mes dy partive.

“Duhet të takohemi dhe të bisedojmë. Edhe ne dojmë marrëveshje edhe populli do marrëveshje”, ka thënë ai.

“Le ta diskutojmë këtë dhe çështje tjera në takimin tonë të parë të radhës”, ka thënë ai.

Del fotoja e Lulzim Spahiut, që u vra nga polici në Kosovë, ishte figurë e njohur

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Gjilan ka ndodhur një vrasje, ku një polic e ka qëlluar për vdekje një qytetar.

Personi i vrarë nga polici në Gjilan mësohet se është Lulzim Spahiu nga fshati Muqivërc i Kamenicës.

Viktima është figurë e njohur për Policinë e Kosovës.

Dyshohet se polici i arrestuar kishte bërë një aksident me të ndjerin, para se të ndodhte vrasja.

‘Express’ mëson se polici me inicialet V.H ka qenë mbrojtje e afërt e Kryeministrit të Kosovës.

Mimoza Kusari: Kërcënimi i Haxhi Hotit na zgjoi nga ëndrra, na ktheu në realitet

Pas kërcënimit të djeshëm të Haxhi Hotit, ndaj liderit të VV-së Albin Kurtit, ka reaguar Mimoza Kusari.

Ajo tha se kërcënimi i djeshëm i Haxhi Hotit drejtuar kandidatit për Kryeministër Albin Kurtit, është grushti i fundit për të na zgjuar nga ëndrra dhe për t’na kthyer në realitet, në të cilin shkelësit duhet dënuar dhe besimi se ata do të pranojnë ndryshimet pa zhurmë është i rremë.

“Çdo vonim i mëtutjeshëm i formimit të Qeverisë, do të sjellë fjalë, fyerje e akte tjera të gjithë atyre që u përmbajtën në fushatë dhe në zgjedhje”, shkroi Kusari.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë,

Gëzuar e Diela e fundit e dekadës!

Përtej datave dhe festës që do të donim ta shijonim ndryshe, vjen edhe idhësimi nga gjuha fyerse dhe kërcënuese e një kandidati për deputet i koalicionit Nisma – AKR – PD.

Kërcënimi i djeshëm i Haxhi Hotit drejtuar kandidatit për Kryeministër Albin Kurtit, është grushti i fundit për të na zgjuar nga ëndrra dhe për t’na kthyer në realitet, në të cilin shkelësit duhet dënuar dhe besimi se ata do të pranojnë ndryshimet pa zhurmë është i rremë.

Do të ketë prapë kërcënime, përpjekje për destabilitet dhe shantazhe nga më të ndryshmet. Kapësit nuk e lëshojnë prenë lehtë pa zhurmë. Dhe kjo zhurmë do të vie në forma dhe mënyra të ndryshme, por mos të shpresoj dikush se do të largohet lehtë.

Çdo vonim i mëtutjeshëm i formimit të Qeverisë, do të sjellë fjalë, fyerje e akte tjera të gjithë atyre që u përmbajtën në fushatë dhe në zgjedhje.
Institucionet e drejtësisë duhet të marrin seriozisht aktin jo vetëm për përmbajtjen e tij, por edhe për “frymëzimin” që e përcjellë tek tjerët që ndihen njejtë sikur Haxhi Hoti.

Ndryshimi në Kosovë s’ka alternativë, vonesë mund të ketë, por kthim prapa asnjëherë.

Haxhi Hoti arrestohet nga Policia për kërcënim ndaj Albin Kurtit

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas kërcënimit që ia bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Dje e kanë kërkuar në shtëpi nuk e kanë gjetur aty. Policia ka njoftuar të gjitha njësitet që i njëjti të arrestohet, ndërkohë ai është paraqitur në polici. Me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha.

Hoti po kërkohej për kërcënimin që ia bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik”.

E dogji Vjosen, po i vë flakën LDK-së për postin e presidentit! – Nga Florim Zeqa

Akti i parë i shfaqjes teatrale përfundoj në mënyrën më të paparashikuar. Loja e dyfisht e Isa Mustafës me deputetët e LDK-së e prodhojë kryeparlamentarin e ri nga Vetëvendosja pa marrëveshje paraprake.

Dështimi i koalicionit nuk erdhi si rezultat i aspekteve programore dhe as i ndarjes së “përgjegjësive” siq po e proklamojnë këto dy parti, por si pasojë e egos për pushtet, përkatësisht për dominim ndaj njëra-tjetrës në qeverisjen e vendit.
Megjithatë, LVV për një nuancë u tregua më gjeneroze në ndarjen e “përgjegjësive”, përderisa LDK tentoj ta përligj një standard të pa shkruar kushtetues për futjen e postit të presidentit në marrëveshjen qeverisëse, praktikë kjo e mëhershme e LDK-së, e cila e bëri Hashim Thaçin president në këmbim të postit të kryeministrit për liderin e saj.
Në këtë aspekt, LVV-ja nuk i ka asnjë lloj borxhi LDK-së për postin e presidentit, dhe se ndarja e përgjegjësive qeverisëse do duhej të ishte e barabartë dhe pas asnjë kushtëzim shtesë siq e bëri LDK-ja.

Hipokrizitë e Isa Mustafës nuk kanë të ndalur

Deklarata plot hipokrizi e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, se kinse “është befasuar nga propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe se askush nga partia e tij nuk e ka ditur e as nuk ka pritur që VV’ja do të propozojë kryeparlamentarin”, e cila u pasua me votimin unanim të deputetëve të LDK-së, e dëshmoi dhe vërtetoj lojën e përgatitur në prapaskenë.
Sikur të ishte ashtu siq e tha lideri invalid i LDK-së, jo vetëm që nuk do të ndodhte votimi unanim, do të kishim votim kundër dhe largim të deputetëve nga seanca e Kuvendit.
Nga akti i parë i shfaqjes teatrale në Kuvend, u shpërfaq në mënyrën më besnike loja e pasinqertë e liderit të LDK-së me elektoratin e LDK-së, i cili e votoi Vjosa Osmanin për kryeministre, nga e cila lojë, Vjosa Osmani na doli më shkrumbuar se asnjë kandidat tjetër i LDK-së.
Pas seancës konstituive të Kuvendit, përkatësisht zgjedhjes së Glauk Konjufcës për kryeparlamentar, Vjosa Osamni tashme ka mbetur kartë e djegur e LDK-së.
Për të qenë ironia edhe më e madhe, atë Isa Mustafa planifikon ta shkrumbojë të tërën me propozimin për postin e Ministres së Punëve të Brendshme.
Këmbëngulësia e klanit të Isa Mustafës dhe Agim Veliut për marrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është luftë për ta penguar luftën e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në njërën anë, përderisa imponimi i Isa Mustafës për sigurimin e postit të presidentit e shkaktoi dështimin e arritjes së marrëveshjes me Vetëvendosjen për formimin e qeverisë se re, aq të nevojshme dhe domodoshme për t’ju përgjigjur nevojave të kohës.

Interesat partiake e rrezikojnë të ardhmen e shtetit

Seanca inauguruese e legjislatures së VII-të e Kuvendit të Kosovës e shpërfaqi situaten paradoksale në të cilën ndodhet vendi.
U shperfaq loja e partive fituese të zgjedhjeve për grabitjen e posteve.
Përderisa LVV-ja e propozoj pa marrëveshje kandidatin për kryeparlamentar, deputetët e LDK-së, nën ndikimin e liderit të partisë e votuan atë unanimisht, duke i lënë derën hapur Isa Mustafës që të negocioj përseri me Albin Kurtin për postin e presidentit, pa llogaritur pasojat që mund të ketë vendi nga pazari i pistë për presidentin.
Isa Mustafa për të arritur qëllimin e semurë politik deri tek posti i presidentit, fillimisht e dogji zonjen Vjosa Osmani, duke paralajmëruar edhe djegien e LDK-së (me tërheqjën nga të gjitha postet ministrore), për të djegur kështu edhe vullnetin e elektoratit të LDK-së, i cili e votoi Vjosa Osmanin për kryeministre e jo Isa Mustafën për president.
Vënja e LDK-së në pazar për postin e presidentit, e paraqet aktin më të shëmtuar politik të liderit të saj, i cili kinse po i mbron interesat e LDK-së, është duke e rrënuar në themel imazhin e saj politik.
Me lojen e dyfisht, Isa Muatafa i ka vënë në lajthitje të gjithë. Për të arritur qëllimin e tij karrierist, përveqse po e dëmton LDK-në, eshte duke e rrezikuar seriozisht të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi dhe shtetit në përgjithësi.

Albin Kurti bëri “hopa” pa e kapërcyer ylberin

Në anën tjetër, me zgjedhjen e kryeparlamentarit pa marrëveshje, Albin Kurtit i kanë mbetur vetëm dy rrugë për t’u bërë kryeministër; t’ia plotësoj dëshirën personale Isa Mustafës për t’u zgjedhur president në vitin 2021 ose vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kjo është forma më e vrazhdë e shantazhit politik dhe presioni me ekstrem për arritjen e qëllimit politik.
Këtë din dhe mund ta bëj vetëm një komunist i regjur dhe i kalitur gjatë në strukturat e regjimit pushtues serbo-jugosllav.
Pasi e dogji Vjosen, po i vë flakën LDK-së për postin e presidentit!
Vënja në pazar e LDK-së për arritjen e qëllimit politik është dëshmi se Isa Mustafës nuk i intereson LDK-ja , as e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve, por vetën interesi i tij personal,…ai është i gatshëm t’i djeg bashkëpunëtorët një nga një sikurse cigaret “Morava”, i përdorë deputetët vetëm si numra për llogaritje në Kuvendin e Kosovës për arritjen e qëllimit personal, për t’i hudhë më pasatj si lecka në shportën e mbeturinave, ashtu siq e hudhi Vjosa Osmanin pasi ajo e solli LDK-në në pozitën e dytë dhe i dha atij mundësinë e manipulimit me vullnetin e qytetarëve.
Vërbimi i Isa Mustafës pas pushtetit të pakufishëm dhe fokusimi pas postit të presidentit e ka dëmtue rëndë imazhin e LDK-së.
Një qasje pak më pragmatike e LDK-së, do të bënte që ajo të fuqizohej në elektorat për zgjedhjet e ardhshme, të cilat që tani shihen në horizont.
Ndryshe, zgjedhjet do të jenë një mundësi e “mirë” që LDK-ja me Isa Mustafën ta thej rekordin e humbjeve në zgjedhjet parlamentare!
Në ditët në vazhdim na mbetët të shihet se a bëri “hopa” Albin Kurti pa e kapërcyer ylberin apo do të realizojë Isa Mustafa planin e PAN-it për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Rrustem Berisha: Synojmë anëtarësimin e Kosovës në NATO

Prishtinë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës e konsideron si të suksesshëm vitin 2019 në realizimin e objektivave të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën përmbyllëse të vitit në këtë ministri, ku u shpalosën puna dhe rezultatet e arritura në vitin 2019, u tha se Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se besueshmëria e qytetarëve të Kosovës ndaj FSK-së është si shkak i bashkëpunimit të tyre me NATO-n, bashkëpunim të cilin synojnë ta vazhdojnë deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon edhe më tutje të jetë institucioni më i besueshëm në vend, por kësaj radhe me një përqindje të besueshmërisë shumë të lartë dhe kjo përqindje e besueshmërisë është me theksuar në komunitetin joshumicë prej 12 për qind”, theksoi Berisha, i cili shtoi se gjatë këtij viti në trupat e FSK-së janë shtuar anëtarët e gjinisë femërore për 11 për qind, ndërsa nga komunitetet joshumicë 10 për qind.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se përmbyllja e një viti të suksesshëm është meritë e të gjithë ushtarëve por edhe atyre që i kanë qëndruar në krah FSK-së që nga themelimi i saj.

Një nga aksionet e suksesshme të vitit 2019 siç njoftoi Rama tha se është edhe ai në Shqipëri, ku FSK-ja nisi ekipet e saj të kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Durrës.

“Kemi shumë suksese, gjithmonë duke u nisur me kapacitetet aktuale që i kemi, që ne do t’i mbajmë ato. Ne kemi nevojë për kapacitete, dëshmia më e madhe ka qenë edhe tragjedia që ndodhi në Shqipëri ku njësitet tona e kanë kryer obligimin dhe detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme në kuptimin profesional. Por ky sukses është i përbashkët, nuk është vetëm sukses i yni”, tha Rama.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK në përgjithësi në të gjitha nivelet dhe struktura të saj udhëheqëse komanduese dhe operacionale, sipas tyre, edhe gjatë këtij viti ka pasur në fokus realizimin e aktiviteteve që zgjerojnë dhe thellojnë gamën e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh me ministritë, komandat dhe shtabet e mbrojtjes së forcave homologe partnere si dhe zhvillimin e diplomacisë së duhur ushtarake për arritjen e marrëveshjeve të reja.

Kjo ministri edhe gjatë këtij viti me strukturat e saj ka koordinuar dhe realizuar aktivitete të shumta dypalëshe, si me SHBA-të, Kroacinë, Turqinë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera.

Shqetësimet e Haradinajt nga lëvizjet e shtetasve rusë në Kosovë

Një foto e presidentit rus, Vladimir Putin gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Mitrovicë të Veriut. Fotografi nga arkivi.

Nadie Ahmeti

Disa lëvizje të shpeshtuara kohëve të fundit të shtetasve rusë në Kosovë, kanë shqetësuar kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar vigjilencë dhe kujdes të shtuar nga Policia e Kosovës, duke theksuar se Rusia ka për qëllim t’i realizojë agjendat e saj edhe në Kosovë.

“Mos lejoni që të krijohet vakuum që të shfrytëzohet prej armiqve të rendit publikë dhe të sigurisë, të përfitojnë edhe terrorizimi, por edhe mekanizma që janë të motivuar armiqësisht ndaj Kosovës. Në të kaluarën e kemi pasur rrezik të terrorizmin, por të mos harrojmë edhe ndikimin rus në Ballkan, dëshirën e tyre që agjendat e tyre t’i plasojnë në Ballkan dhe në Kosovë”, u është drejtuar krerëve të organeve të sigurisë në Kosovë, Ramush Haradinaj.

Lidhur me lëvizjet më të shpeshta të shtetaseve rus në Kosovë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Policia e Kosovës ka thënë se, “ajo është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saj në të gjitha rastet i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka”.

Po ashtu, në përgjigje thuhet “se në rastet kur personat e huaj, mund te bien ndesh me ligjin, apo kryejnë veprimtari të kundërligjshme, Policia e Kosovës ndërmerr veprimet e saj në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente të sigurisë dhe organet e drejtësisë”.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk mund të jetë imune ndaj interesave dhe ndikimeve të Rusisë në Ballkan. Sipas tij, Rusia në mënyrë specifike synon që t’i dekurajojë vendet e Ballkanit Perëndimor në dy rrugët e tyre kryesore integruese, përkatësisht në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Nisur nga kjo bindje, Kastrati e kupton edhe shqetësimin e Haradinajt, i cili ka kërkuar nga organet e sigurisë që të jenë më vigjilente që mos të lejojnë të ndodhin gjëra të padëshirueshme, në kohën kur Kosova ende nuk ka krijuar institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Interesimi numër një këtu është i Serbisë për të mbajtur Kosovën sa më shumë në këtë situatë të paqartë. Rusia dëshiron që Ballkani Perëndimor të mos jetë pjesë e organizatës më të madhe politike-ushtarake, pra e NATO-s. Kështu që vite më parë, e kanë ndërtuar një bazë gjoja humanitare në Nish të Serbisë, e cila në të vërtet është bazë e inteligjencës dhe zbulimit dhe kundërzbulimit rus”, tha Kastrati.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi, tha për Radion Evropa e Lirë, se pretendimet e Rusisë për rritjen e ndikimit në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën, janë të shumta dhe shprehen në forma të ndryshme. Kurse në Kosovë, thotë ai, rrezik i shtuar mund të paraqitet ndikimi i inteligjencës ruse përmes Serbisë.

Sa i përket qarkullimit të shtetasve rus në Kosovë në mënyrë ligjore, kjo formë sipas tij është e menaxhueshme nga Policia e Kosovës, por si problem ai i sheh tentimet për hyrje në Kosovë në mënyrë ilegale.

“Dihen tendencat dhe infiltrimet e tyre, që mund të jenë në cilësi të ndryshme, qofshin ta zëmë të gazetarit…, që mund të supozohen se mund të jenë edhe pjesë të inteligjencës ruse, por dihet edhe rasti jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, sikurse që ndodhi në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, ku sidomos në Mal të Zi, ka qenë edhe tentimi për komplot për të rrëzuar Qeverinë e Malit të Zi”, tha Ibishi.

Policia e Kosovës, më 16 dhjetor ka ndaluar në Aeroportin e Ndërkombëtar në Prishtinë, një shtetas rus, i cili ishte duke bërë incizime të paautorizuar në aeroportin e vjetër të Prishtinës.

Edhe një shtetas rus, pjesëtar i UNMIK-ut, në muajin maj, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është gjendur në afërsi të disa barrikadave, përmes së cilave është tentuar të pengohet Policia e Kosovës, në realizimin e një aksioni.

Ndryshe, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 1437 qytetarë rusë vitin e kaluar kanë vizituar Kosovën, ndërkaq deri në shtator të këtij viti numri i vizitorëve nga Rusia ishte 620 veta. Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës e kanë shumë të vështirë të udhëtojnë për në Rusi për shkak të refuzimit të menjëhershëm të pasaportave.

Edhe në fushën e ekonomisë, sipas autoriteteve të Kosovës, shtrirja e ndikimit rus, vjen kryesisht përmes Serbisë ndonëse investimet direkte në Kosovë janë në vlera minimale. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit 2019 nuk ka pasur investime direkte nga Rusia në Kosovë. Në fakt, i tërë stoku i akumuluar i investimeve nga Rusia në Kosovë deri në fund të muajit qershor, sipas BQK-së, është më pak se 200 mijë euro.

Albini u mund kësaj radhe në politikë nga Isa Mustafa…?! Nga Skënder MULLIQI

Disa here kam ba kritika ndaj Isa Mustafes liderit të LDK-se, më së shumti pse kishte bërë koalicion të pa natyrshem më PDK.

Me duket së këto kritika nuk kan qenë të pa bazuara.

Asgjë përsonale nuk kam natyrisht më Mustafen dhe më askënd tjetër, zatën me Mustafën jemi njohur gjatë studimeve në Fakultetin Ekonimik të Prishtinës.

Duket, tashmë edhe pas këtyre zgjedhjeve të fundit të jashtëzakonshme nacionale, lideri i LDK-së , jo vëtem që ka përvojë të gjatë politike, por që është edhe me i përgatituri.

Nese , ka pasur disa gabime politike në të kaluarën , kësaj radhe ka treguar para opinionit të gjërë publik , së është më i forti aktualisht i politikës në Kosovë.

Nuk jam njeriu që i thur eloxhe bash askujt, por vërtetë , gjatë kësaj maratone të bisedimeve ndërmjet LDK dhe LVV, që për mua nuk kan qenë hiq të nevojshme të zgjaten, pa u formuar organet e reja u tregua së dinë çka don, dhe së politika nuk bëhët më eufori, por bëhët më tru. Nese të gjithë kemi menduar edhe unë përsonalisht së Albin Kurti është numri një sot në politikën e Kosovës, nuk doli të jetë krejt ashtu?! Mustafa, siq thotë një fjalë e popullit, ja la këmbët e arushës në dorë Kurtit.Ai, e futi midis dy zjarreve Kurtin duke i ofruar dy variante të ndarjës së posteve pushtetare. Kryeministrin në shkëmbim për për Kryetarin e kuvendit dhe postin e të parit të shtetit.Votimi në Parlament i Glauk Konjufcës për kryeparlamentar, i hapi rrugë LDK-së dhe idesë së Mustafës, për të ardhur në shprehje varianti B, që VV e bjen para aktit të kryer.

Me duket së gjithçka pas krijimit të një situate të re politike , pas konstituimit të organeve të kuvendit, gjerat do të shkojnë në favor të LDK-së.VV nuk ka mundësi të zgjedhë shumë, nese dëshiron që në të ardhmen të mbetet parti serioze politike, pos ti “dorëzohet” më arsye LDK-së, ose më mirë të thëmi planit mirë të menduar të Isa Mustafës.Shkuarja në zgjedhje të reja , nuk do të jetë më shumë e favorshme për VV, dhe Kurti nese dëshiron të këtë qeveri më duar të pastërta, për çka edhe i fitoi zgjedhjet, nese nuk i bën hapat e ardhshem me menquri te duhur politike, do ta qetë vetën përtoke.Çfardo bashkëpunimi më PAN , e rrënon ate përfundimisht . Partia që e drejton Albin Kurti, i ka fituar zgjedhjet më shumë për ti ndëshkuar partitë të cilat e kishin pushtetin. Shumica janë shprehur së vetëm VV kan mbetur pa i provuar në pushtet , dhe së duhet tu jipet rasti. Nepërmes kësaj edhe njeriu ynë i lodhur nga pa përespektiva e krijuar , e votuan pak më shumë VV, së sa LDK. Politika i ka rregullat e veta të lojës .Kur emocionet mbizotërojnë mbi arsyen, atëherë edhe humb logjika e të vepruarit.

Albini u mund kësaj radhe në politikë nga Isa Mustafa…?!

 

Ndërron jetë kompozitori i njohur Gjergj Kaçinari

Ka ndërruar jetë kompozitori i njohur Gjergj Kaçinari.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale.

Ai u lind me 25.04.1939 dhe ishte kompozitor i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, shqiptar nga Kosova.

Gjergji i takon gjeneratës së mëvonshme të pas luftës së dytë botërore të kompozitorëve në Kosovë.

Ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikulluar edhe në libra të ndryshem. Një ndër to është dhe libri i titulluar “Margaritarët e këngëve popullore”.

Varrimi i tij do të bëhet të shtunën në varrezat katolike në Prishtinë në orën 14:00.

Kurti nuk takon presidentin Thaçi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se lideri i saj, Albin Kurti nuk do të takohet të premten me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas ftesës që i ka bërë ky i fundit kryetarit të VV-së.

“Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, ka konfirmuar VV-ja për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kërkuar të takohet me Kurtin të premten në orën 13:30 në takimin konsultativ.

Thaçi i ka bërë ftesë Kurtit një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, i cili parasheh formën e zgjedhjes së qeverisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që në konsultim me partinë politike që ka fituar shumicën e nevojshme në kuvend, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje, t’i propozojë kuvendit kandidatin për kryeministër. Nga ai moment, do të nisë rrjedhja e afatit prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re të vendit.

ALERGJIA E AGIM VELIUT NDAJ VJOSA OSMANIT – Nga BINAK MAXHARRAJ

/I vetmi yll që rrezaton dritë në LDK është Vjosa Osmani/

Glauk Konjufca nga LVV ka deklaruar se kandidatura e Vjosa Osmanit për presidente do të ishte e pranueshme për LVV, emer ky që po lakohet edhe në media dhe portale.

Por menjëhërë më mllef i reagoi ashpër Konjufcës,as kush tjetër pos Agim Veliut i cili më gjuhën e tij të një të deshpruari, bile më një tonë edhe si kërcenues duke iu përgjegjur se askush nuk ka të drejtë të përzihet në”punët dhe politikat e mbrendshmë të LDK dhe se LDK paska kandidatura tjera të përshtateshme”.

Ndoshta ka aluduar në Isa Mustafën,Lutfi Hazirin apo edhe për vehtën, figura këto të demoduara, të dala jashtë përdorimit, qe në zgjedhjet e lira nga populli nuk do ti votonte as lagja e tyre..

Por Veliu sikur ka harruar se kandidatura për president është edhe punë e partnerit të kalicionit sepse pa pelqimin e tij bije çdo kandidaturë e LDK.

Por pse gjithë ky mllef i Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit ?!

Dikur në vitin 2014,kur po mbaheshin zgjedhjet parlamentare po kjo LDK e denigroi ashpër Vjosa Osmanin gadi si të pa rendesishme.Por ashtu nuk mendoi anëtarsia dhe elektorati duke e nxjerrë si më të votuarën fëmër në Kosovë.

Por,për çudinë më të madhe,qe mbetët enigmë,po kjo LDK e nominoi Vjosa Osmanin për kryeministre të ardhshme.Veliu dhe Luta u përqyrravën, ishin
kundër.

Por Vjosa Osmani e vazhdoi fushatën elektirale parlamentare
ishte si bleta e cila e mbodhi negtarin nga lulët duke e nxjerrë
LDK si partinë e dytë më vetëm një deputet më pak se sa LVV.

Po ku do të ishte LDK sikur kësaj fishate paraelektorale ti printe si i nominuar për kryemin
istër psh.Isa Mustafa,Agim Veliu apo Lutfi Haziri?!

Askund,jo më shumë së sa në vendin e tretë pas PDK,dhe sot nuk do ta kishin shansin te diagolojnë më LVV.

Por,menjëhërë pas zgjedhjeve prapë u tregua fytyra e veftetë e kapsëve,zapuesve të LDK,që në shenjë falenderimi për votat qe ua solli Vjisa Osmani,kjo kastë e mykur e LDK e injoroi,e linçoi në mënyrën më të turpshme nga pjesemarrja e saj në negociata rreth formimit të qeverisë e cila si e nominuar nga LDK për kryeministre do të duhëj ta kushte fjalën kryeyore.

Por,të pa beset janë gjithëmonë të pa besë,ata nuk i zënë besë as vetëvehtës,janë dhe mbetën të pa besë,besën e kanë në klanët klientliste të tyre mbren-
da LDK qe tani më nuk i vjenë as era e dikurshme e LDK.

Në këtë drejtim shkon edhe reagimi dhe alergjia funoke e Agim Veliut kundër figurës më të ndritëshme të LDK Vjosa Osmanit.

Kuvendi i Kosovës mblidhet të enjten – s’ka marrëveshje për institucionet (video)

Parlamenti i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamamentare të 6 tetorit mblidhet të enjten pasdite. Por mbledhja e gjen atë pa një marrëveshje për ngritjen e qeverisë së re.

Të mërkurën në mbrëmje kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social facebook, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ofertën e fundit të partisë së tij.

“Oferta ime e parmbrëmshme, 23 dhjetor, u refuzua dje. Ajo i kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Pika 1: VV-së si parti e parë, i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rokadën midis kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të dytë të Kuvendit. Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq nënkryetarin e dytë VV-ja. Pika 2: Çështjen e presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo nëse LDK-ja patjetër insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-ja për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i VV-së. Dhe pika 3: sipas kërkesës së LDK-së, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose atë të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe ministrinë për Komunitetef”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon që pjesë e marrëveshjes për koalicionin qeverisës me lëvizjen Vetëvendosje duhet të jenë të gjitha pozitat udhëheqëse të vendit, përfshirë edhe atë të presidentit të vendit.

Kosova ka përvojë të proceseve të gjata të negocimit të koalicioneve qeverisëse në të kaluarën. Vëzhguesit ndërkaq thonë se vendi ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional që mund të ketë pasoja për të ardhmen. zëri i amerikës

Si e “propozoi” Glauk Konjufca Vjosa Osmanin për Presidente?

Lëvizja Vetëvendosje me gjasë do të mund të pajtohej me LDK’në për pozitën e presidentin, në rast se për këtë post do të nominohej Vjosa Osmani, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidate e kësaj partie për kryeministër, raporton Gazeta Express.

Glauk Konjufca, anëtar i kryesisë së LV-së e njeriu i dytë më i votuar pas Albin Kurtit tha se me ndonjë emër të caktuar mund të mos kenë kurrfarë problemi që të propozohet për president.

“Unë mendoj që për ndonjë emër mund të mos kem kurrfarë problemi, por, është problem më i madh se vetë emri çështja. Çështja është kështu, ju duhet të garantoni se presidenti është i LDK’së. Nëse formulohet një çështje në kësi korniza pra presidenti i takon LDK’së prandaj ai do të vijë nga LDK ky është problem, është vështirë të tejkalohet”, shprehet ai.

Mirëpo, Konjufca thotë se opsioni A i bisedimeve është që presidenti të qëndrojë jashtë marrëveshjes. Në një skenar B sipas tij, thotë se nuk do të kenë kurrfarë problemi me emrin e Vjosa Osmanit.

“Mendoj që përderisa jemi në opsionin A e opsioni A është presidenti jashtë bisedave, unë mendoj që është kot të flasim për emra, nëse shkojmë në opsionin B edhe hyn edhe presidetni atëherë LV nuk mendoj që nuk ka kurrëfarë problemi me emrin e Vjosa Osmanit si president e Republikës së Kosoëvs në kuptimin e asaj se ajo besoj që do të përformonte, se unë me qëllim bile për arsye që të flasim më substancialisht e mora enkas pjesën e kushtetutës që flet për presidentin”, shton tutje.

Konjufca është shprehur se është e rëndësishme se nga vjen presidenti e se beson se Osmani do të performonte me nder në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Është e rëndësishme prej nga vjen presidenti, por e rëndësishme është edhe me hy në këto standarde kushtetuese, me vepru sipas këtyre kompetencave që ia përshkruan kushtetuta. Nëse fantazoj dhe ju po më kërkoni me fantazu dhe vi në përfundimin se Vjosa Osmani si një personalitet i skenës sonë politike e cila ishte edhe kandidate për kryeministre vjen në këtë pozitë e bën bekimin a do t’i performonte këto kompetenca me nderë në përputhje me Kushtetutën, unë do të thoja po, në kuptimin që në politikë është besimi. Unë besoj që po, nuk besoj që ajo në të vërtetë nuk do t’i bënte keq Kosovës”, ka thënë Konjufca./GazetaExpress/

Kosovë: 89 për qind e mallrave janë prodhim i huaj

Prishtinë

Sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve, vitit 2019 në Kosovë, është vlerësuar si vit i deficitit industrial, tregtar dhe suficit i madh i forcës së punës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën përmbyllëse të vitit para mediave, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, u tha se ende rreth 89 për qind Kosova konsumon produkte të huaja, ndërsa vetëm 11 për qind janë eksporte, gjë që ka bërë “që të varemi shumë nga importi”.

Kreu i AKB-së, Agim Shahini, tha se partneri kryesor tregtar mbetet edhe për vitin 2019 Bashkimi Evropian, kurse partneri kryesor në Ballkan ka qenë Shqipëria, “falë taksës së vendosur nga Qeveria ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës”.

Sipas Shahinit, ka pasur disa arsye se ka rënë numri i investitorëve të jashtëm në Kosovë, e ndër to kanë qenë edhe dialogu me Serbinë, nga i cili siç tha ai, është kuptuar sikur në Kosovë do të ketë trazira; Gjykata Speciale që ka ndikuar në imazhin jo të mirë të vendit si dhe dorëheqja e kryeministrit Haradinaj në korrik të këtij viti.

“Për këtë Gjykatë (Speciale) në faqet e para të mediumeve ndërkombëtare është shkruar vazhdimisht, ku është thënë për Kosovën se atje po merren në pyetje njerëz elitarë të luftës që kanë sjellë paqen për krime gjoja të lutës. Kjo për investitorë të huaj ka qenë lajm zhgënjyes”, tha Shahini.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, tha se pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, Kosova për herë të parë e ka zbuluar pozicionin apo kapacitetet e saj në ekonomi. Ai tha se 2019-ta nuk ka qenë vit i lehtë për ekonominë e vendit, teksa si të arritur të madhe e konsideroi “implementimin e ligjit për Trepçën, e cila tani është e gatshme për të bërë biznes”.

Duke folur për rritjen e importit të mallrave nga Shqipëria i cili ka arritur në 70 milionë, Haradinaj tha se po të ishte një qasje më e hapur e ndërsjellë (Kosovë-Shqipëri), kjo gjendje do të ishte dukshëm edhe më e mirë.

“Është gabim i madh vendosja e taksës në rrugën e kombit edhe e çmimit për skaner për një transportues me 42 euro. Kjo ka rezultuar me 13 milionë euro. 13 milionë euro taksë për shkëmbimet mes Kosovës dhe Shqipërisë, pra është vendosur një dënim në marrëdhëniet e Kosovës dhe Shqipërisë prej 13 milioni euro për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Sikurse këto 13 milionë euro t’i investonim në lehtësirat e qarkullimit të ndërsjellë jam i sigurt se prej atyre 450 milionëve me dokumentacion që i mungojnë Serbisë eksport, Shqipëria do të mund ta rriste shumë (eksportin)”, tha Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu në prag të votimit për qeverinë e re, bëri thirrje që qeveria e ardhshme të mos e heqë taksën, apo ta heqë vetëm atëherë kur shtetësia e Kosovës të njihet nga Serbia.

Në këtë konferencë gjithashtu u tha se taksa ka rezultuar me punësimin e rreth 5 mijë të rinjve, ndërsa u kritikua puna e universiteteve private për shkak të “mospërgatitjes adekuate të të rinjve për tregun e punës”.

I pyetur nga AA për gjendjen në arsim për vitin 2019, Haradinaj tha se arsimi vazhdon të jetë problematik për vendin, për shkak të “mungesës së një ekspertize dhe mungesës së kompetencave”. Ai tha se janë disa probleme që duhet të trajtohen me sukses ndërsa për këtë “qeveria e ardhshme do të ketë mjaft punë dhe do të jetë sfidë e madhe edhe për ta”.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës del kundër minishengenit: Rama shfryu egër kundër Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka reaguar për nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit serb, Aleksander Vucic, për krijimin e projektit të ashtuquajtur “Minishengen”, shkruan Gazeta Express

Ky reagim i ASHAK-ut vjen pas një serie sulmesh të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të politikës dhe institucioneve të Kosovës që kanë kundërshtuar një ide të tillë dhe kanë refuzuar ftesat për pjesëmarrje në një tavolinë me Serbinë.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës konstaton se një nismë e tillë ka për qëllim rrënimin e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit.

Sulmet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të Kosovës nga ASHAK-u i shohin si një hakmarrje të paarsyeshme që ka konotacion shqetësues për të ardhmen e raporteve Kosovë-Shqipëri, raporton Gazeta Express.

Në reagimin e lëshuar sot nga ASHAK-u, gjithashtu, përmendet edhe fakti se si Edi Rama ka sulmuar një gazetare duke e akuzuar për ‘pyetje patetike’, në momentin kur ajo ka përmendur faktin që Serbia s’ka kërkuar falje për krimet që shteti serb i ka kryer kundër civilëve në Kosovë, raporton Gazeta Express.

ASHAK-u ndër të tjera thotë se një ide e tillë për ‘Minishengen’ nuk mund të jetësohet duke qenë se Serbia do të ketë rol dominues aty dhe bazuar në faktin se Beogradi zyrtar vazhdon me qasje destruktive ndaj Kosovës, nuk e njeh si shtet dhe çdo ditë e lufton subjektivitetin ndërkombëtar.

“Kosova nuk mund të marrë pjesë në një nismë të tillë përderisa Serbia vazhdon ta mbajë në kushtetutën e saj”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Në letrën e lëshuar nga ASHK-u gjithashtu është kritikuar shoqëria civile dhe bota akademike në Shqipëri të cilët nuk kanë reaguar ndaj sulmeve të Edi Ramës karshi Kosovës.

Reagimi i plotë:

Të përballur me kriza të brendshme dhe me dështime të njëpasnjëshme në çështje të reformave dhe të integrimeve evropiane; me rritjen e vazhdueshme të autoritarizmit dhe të pushtetit të pakontrolluar të oligarkëve; me cenimin e pashembullt të lirisë së shprehjes dhe të veprimit opozitar; me përfshirjen e pandalur të të gjithë pushteteve në një paqëndrueshmëri institucionale, tre shtete fqinjë të Kosovës (Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) së fundi bënë një depërtim medial në opinionin tonë me një marrëveshje që duhej të imitonte punët e rëndësishme të Europës, me të ashtuquajturin “mini-Shengen ballkanik”, duke prodhuar të vetmin efekt të dukshëm dhe të prekshëm: çrregullimin serioz të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri dhe lëndimin e krejt ndjeshmërisë sonë rreth këtyre marrëdhënieve.

Duke e parë këtë rrethanë dhe duke vërejtur dëmin e konsiderueshëm që shkaktoi kjo nismë në politikëbërjen shqiptare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) është e shtrënguar të reagojë, duke konsideruar se nisma e propozuar nga Serbia ka prapavijë të qartë subversive dhe synon rrënimit e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit, duke krijuar alternativa minuese dhe defaktorizim të potencialit politik shqiptar në këtë proces. Duke e ditur se Kosova nuk mund të përfshihet në asnjë proces dhe në asnjë marrëveshje ku ajo nuk është e barabartë dhe ku asaj nuk i njihet shtetësia dhe sovraniteti, fyerja dhe lëndimi që iu bë asaj në takimin e fundit në Tiranë, përfshirë edhe tiradat përçmuese të kryeministrit të Shqipërisë, kap përmasat e një hakmarrjeje të paarsyeshme dhe me konotacion të frikshëm për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në Tiranë, bashkë me mohimin e agresionit serb mbi Kosovën, të mijëra të vrarëve e të masakruarve, të deportimeve dhe shkatërrimeve të papara, përveç që u promovua indiferenca zyrtare e Shqipërisë dhe mohimi i kësaj memorie kombëtare, duke e quajtur këtë histori të Kosovës “pyetje patetike”; edhe më i frikshëm dhe më brengosës doli të ishte reagimi i vakët i institucioneve të pavarura, i shoqërisë civile, i botës akademike dhe i mendjeve të lira të profileve krijuese, të cilët ose u shtrënguan të heshtin, ose pazëshëm mbështetën shfryrjet e egërsuara të liderit të tyre kundër Kosovës. Po kaq i pakuptueshëm dhe thellësisht i parëndësishëm, madje i zmbrapsur dhe i pavlerë ishte qëndrimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili nuk gjeti mënyrë të artikulojë një qëndrim që do të shkonte një hap më larg se interesat e ngushta të politikës provinciale.

ASHAK fuqimisht mbështet qëndrimin se “mini-Shengeni ballkanik” nuk është i mundur në një asimetri të këtillë politike në Ballkan, me dominim të theksuar të Serbisë, duke qenë se ajo nuk njeh Kosovën dhe që çdo ditë minon dhe shantazhon progresin e saj, synon ndarjen dhe copëtimin e saj, mohon krimet dhe nuk respekton marrëveshjet e arritura dhe që është e angazhuar gjerësisht në pengimin e integrimeve të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe duke ndërmarrë sulme të vazhdueshme diplomatike për të zvogëluar numrin e njohjeve. Mbi të gjitha, Kosova nuk mund të përfshihet në një proces të udhëhequr nga Serbia, përderisa ajo vazhdon ta mbajë Kosovën në kushtetutën e saj si pjesë e këtij shteti dhe aq më pak të përfshihet në aleanca që shkojnë kundër interesave tona kombëtare dhe krijojnë alternativa të kundërvënies ndaj integrimeve europiane dhe euro-atlantike. Kosova nuk mund të bëhet pjesë e aleancave që kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë zhbërjen e saj. Historia më e re e Kosovës është histori e vlerave të civilizimit perëndimor dhe e parimeve të lirisë dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Më anë tjetër, Kosova është shtet sovran, ka subjektivitetin e saj politik, ka organet e saj legjitime dhe në asnjë rrethanë nuk mund të pranojë vendimmarrje të imponuar dhe sjellje paternaliste.

Duke u mbështetur në këto parime, ASHAK gjithnjë do të punojë dhe do të mbështesë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në të gjitha fushat, do të bëhet pjesë e të gjitha proceseve të përbashkëta integruese dhe do të përpiqet të minimizojë dëmet që shkaktohen në këto marrëdhënie nga politikat e pamatura dhe kundërvënëse ndaj procesit normal të integrimit të ndërvetshëm.

Milazim Krasniqi: Ja pse Rugova pranoi të ishte kryetar i LDKsë

Njëri ndër themeluesit e LDK’së, Milazim Krasniqi, ka thënë ën emisionin Pressing në T7 se Ibrahim Rugova kishte hezitime që të ishte kryetar i LDK’së në kohën kur u formua ky subjekt.

LDK sot feston 30 vjetorin e themelimit të partisë, dhe figura e Ibrahim Rugovës konsiderohet ndër kryesorët në këtë subjekt. Por Krasniqi thotë se gjithçka mund të ishte ndryshe.

“Rugova fillimisht nuk pranoi të ishte kryetar i LDK’së”, ka thënë Krasniqi.

Por Krasniqi, së bashku me Jusuf Buxhovin, tregojnë se ishte roli i gjermanëve dhe amerikanëve ne themelimin e LDK’së që ndikoi në bindjen e Rugovës që të jepte nënshkrimin e tij në listën e themeluesve, dhe të zgjidhej si kryetar i parë i kësaj partie. /Express/

Buxhovi: Ja pse Qosja nuk pranoi të ishte në listën e themeluesve

Njëri ndër themeluesit e LDK’së, Jusuf Buxhovi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Rexhep Qosja ishte njëri prej kandidatëve për kryetarin e parë të LDK’së, por që ai refuzoi për shkak se i pengonin emrat e dy personave që ishin në atë listë.

 

“Qosjes unë vetë personalisht ja kam ofruar listën që të nënshkruhej si themelues”, tregon Buxhovi.

“Ne ishim marrë vesh që të kishim dy kandidatë për të qenë kryetar. Nuk është se kemi qenë trima të mëdhenj. Por garancitë e fuqive të mëdha si Gjermania dhe SHBA na mundësuan që ne të vazhdojmë”

“Unë kam shkuar të Qosja. Kemi pasur kontakte kur ishim më herët në komisionin për të drejtat e njeriut. Ai më kishte thënë se nuk futej për shkak të emrave të dy personave që ishin në atë listë. Mendoj që ai u lehtësua kur nuk pranoi rolin. I thashë se ai do ishte kandidat i disa prej nesh për kryetar, por me kusht që emri i tij të ishte në listë, dhe të merrte përgjegjësi. Kështu ka përfunduar. Kemi qenë korrekt deri në kohën kur dolën më vonë fjalë tjera” /Express/

SHERBTORI I ZELLSHEM KRYEN PUNËT ME URDHNA TË ZOTNIUT – Nga Bardh Nengurra

( Shkrim kritik drejtue ” gazetarit “- sherbtorit profesional Bajram Kabashit )
 
Perpos Dentarit Ilir dhe Qenit të gjuetisë per racat tjera të qenve nuk di si quhen as nuk kam njohuni.  E di se disa fqinjë në fshat para tri dekadave  kishin disa qenush të vegjël që i quejshin MINUKA dhe thojshin se janë shumë të zellshem me e rujt oborrin e shtëpinë.
Edhe nejrzit qënkan si qenët, po i sherbejkan ati që i ushqen dhe po veprojkan sipas urdhnave që ai jua jap.
Bajram Kabashi që shkruen me nofken Gjergj Kabashi , me të cilen ky para disa viteve i genjeu komunitetin Katolik shqiptar në Kishen e Zllakuqanit të Klinës kur u deklarue se rikthehet në fenë e të parve dhe se Bajramin e ban Gjergj ka dekada që i thotë veti gazetar. Bile gazetar investigativ dhe rrah gjoksin se asht ma i miri në hapsinat shqiptare.
Si duket ky aq i zoti ka qen kur ka punue në RILINDJA sa kompleksin e inferioritetit karshi kolegve e ka shendrrue në urrejtje patologjike kunder tyne. Ka diku 25-30 vjet që ky gazetar rrin kujdestar dhe sa here guxon ( sepse nuk hyn per s`ngushti ky jo ) ju gjuhet në shpinë ish kolegve të punës dhe kolegve të profesionit dhe me stilin e ti ironik, smirzi, shpifës dhe denigrues i sulmonë e akuzon.
Unë dikur e kam pas mik dhe kemi ndejt shumë bashk. Por e hetova se ai mendon me lujt ndaj meje nji rrol superior dhe se mendonte se jam aq naiv sa baj gjithçka që ai ma thotë. Mirësinë dhe sinqeritetin tim ky e shfrytzonte dhe se kishte idenë se unë e lexova që ditën e parë kur shkova ta vizitojë në banesen e ti në Asker afër Oslos., e pash se ai asht njeri djalëzor dhe i lig.
Sapo gjeta rastësishtë nji shkrim të Bajram Kabashit në portalin e ti REVISTA DRINI.COM  të datës 13 korrik 2019. Titulli i shkrimit ash;
” SHUMË PERKRAHJE E PAK KRITIKA PËR JUSUF BUXHOVIN , SHKRIMTARIN E HISTORIANIN TONË TË SHQUAR “
Intervista e Prof. Jusuf Buxhovi në RUBIKON të z. Adriatik Kelmendi e kishte inspirue Bajram Kabashin që ta baj nji shkrim ku me kujdes ashtu si din ai në stilin e ti dhelpnak me gishtin e vogël të dorës majtë e kishte perkdhel Prof. Jusuf Buxhovi por me të 9 gishtat e tjerë të durve kishte shtyp shkronja me të cilat kishte formue fjalë e fjali ironike e të liga , fjalë e fjali poshtruese dhe shpifse e ofenduese.
Bajram Kabashi pasi ( padyshim ) kishte marr urdhnin nga shefi i ti, LPK-isti me damkë Ibrahim Kelmendi, e ndegjon me kujdes interistën e Jusuf Buxhovit të z. Adriatik Kelmendi dhe ja kishte fillue me shkarravitë si gjithmonë ma parë.
Fjalia e Prof. Buxhovi ; lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër sepse njerzit me uniforma të UÇK-së kan vra mbi 100 veprimtar të LDK-së ..ishte ba temë e shkrimit të Bajramit i cili pasi kishte shfrye mirë e mirë ishte perkujdes me u këthye në të kaluemen kur kan punue gazetar në RILINDJA e ku e paska pas kolegë edhe Prof. Buxhovi.
Ja fillon shkrimit me vajtim mjerues per fatin e vetë dhe të kolegve se si ata qenkan detyrue me punue në teren e me derdhë djersë ndersa Prof. Buxhovi paska pas ba jetë të mirë në Gjermani.  Ja se si shkruen B. Kabashi;  shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi , që bante jetë te mirë në Gjermani- së fundmi i  ” derguar ” nga kreu i LDK-së që pretendonte se ” udhëhiqte ” Kosovën e paraluftës.
Pse o Bajram zeza je smue nga xhelozia dhe ske fare konsideratë per nejrëzit e as për ma të afermit e tu se mos të flas per miq e kolegë. Si nuk ke turp të shkruesh kështu?! Sipas teje paska pas pretendue se po udhëheq Kosovën Dr. Ibrahim Rugova! Sipas teje Prof. Jusuf Buxhovi paska qen i derguem në Gjermani per me ba jetë të mirë e ti e soji yt gazetaruc paskeni pas vujt në Kosovë, këtë deshron ta thuesh. Por pse nuk e thue ashiqare o burr , por lodhesh me gjet shprehje ironike per me shfrye mllanin që e ke ne shpirt.
Bajram, ti ma shumë se Prof. Jusuf Buxhovi ke pas mundesinë me shkue apo si thue ti me u dergue diku jasht nga Kreu i LDK-së, Ibrahim Rugova. Por ti asnjihere se ke respektue Ibrahim Rugovën  dhe asnjihere nuk ke ngurrue pa shkrue shkarravina kunder ti e edhe kunder LDK-së.  Ato ti ma vonë i ke grumbullue në librin shkarravinë VITET E RILINDJËS, pra në vend që ta perkrahesh mos per tjera së paku pse e ke pas bashkvendas ti e ke sulmue e pergojue Ibrahim Rugovën. Ti shkrimet e tua i ke botue në revistat e vëllaut tand Salihut , në ALTERNATIVA dhe në REPUBLIKA. Nofkën fyese SHALLI DINJITOZ Dr. Ibrahim Rugovës ja mveshet ti dhe vëllau yt Salihu. Por edhe sikur mos të ishin ato shkrime cilen gjuhë të huej e din ti o Bajram per me të dergue diku Kreu i LDK-së? Cilat ishin aftësitë e kompetencat e tua o Bajram zeza? Mirpo krejt këto që po ti shkruej ketu jan vetem pergjigje kunder shpifjes tande të ligë sepse ne realitet Profesorin Jusuf Buxhovi në Gjermani e ka dergue RILINDJA që para se me u ba Ibrahim Rugova Krey i LDK si thue ti. E ka dergue sepse Prof . Buxhovi ka folë rrjedhëshem gjermanishten dhe veq asaj ai që në atë kohë ka qen autor i mbi 25-30 librave, secila ma me vlere se tjetra kur asht dergue atje. Nuk ka qen gjysem amater në gazetari si ti e  ata si ti, por ka qen doajen i gazetarisë shqiptare. Dhe pastaj Prof. Buxhovi ka krijue rrethin dhe mundësinë me mbet atje edhe pasi asht ba Ibrahim Rugova kreu i LDK-së sikur e thue ti sepse ti Ibrahim Rugovës as emnin nuk deshron me ja shkrue. 
Ti sulmon Prof. Buxhovi, thue se nuk pajtohesh me deklaraten e ti per vraset e njerzve të LDK-së.
” E verteta është se UÇK-ja dhe masa e madhe e LDK-së nuk kan bër krime ndaj të vetve “, kështu thue ti e qe do thotë se ne mos masa e madhe nji pjesë e tyne paskan pas ba krime! Mirë gazetari i famshem investigativ Gjergj-Bajram Kabashi. Po ti si njeri i profesionit që e don aq shumë dhe si i tillë mburresh se ke fakte dhe je shumë i zoti, po pse o burr nuk i shkruen ato, pse nuk permend emna , por shkarravitë qe 20 vjet neper portale dhe gjithmonë i ke fjalët e njejta. Ti deri tash me emen e ke perfolë vetem viktimën Xhemajl Mustafa , dhe aty je mundue dicka me e perzie Bujar Bukoshin, por ma shumë asnjihere nuk tregove gja. Ti as nuk do tregosh sepse ti nuk din asgja , ti ato skrime atëhere e edhe këte tash i ban të censurueme strikt sipas porosisë që ta jep shefi yt Ibrahim Kelmendi. Qite gurin e mshife dorën asht stili yt i shkrimeve o Bajram.
krime kanë frymzue e bërë vetem ata që janë identifikuar me UÇK-në se tepermi si çlirimtar të vendit dhe me LDK-në si ” Parti Institucionaliste ” thue ti Bajram, pse ti e mohon qe tri vite akuzen time ndaj teje kur të qujta anmik i LDK-së dhe i Dr. Ibrahim Rugovës?! Ti aq shumë ke urrejtje ndaj LDK-së sa e futë në thojza PARTI INSTITUCIONALISTE. Po nese nuk ka qenë dhe nese nuk asht e tillë çfar paska qenë e çfar asht pra.?! Gjuha asht prej tullit thotë populli , ti e ke ndegjue këtë thanje. Por gjuha shpesh asht vrastare ma shumë se gjylja e topit. Dhe asht shumë e flliqtë kur perdoret vetem pse i ban punën dikujt , i kryen nji porsi dikujt dhe gjithmonë pa asnji fakt dhe asnjihere per shkaqe personale. Te perseri edhe këtu e ban punën e shefit tan Ibrahim Kelmendit.
” i përkrah deklaratat e Buxhovit që e çmonton Hashim Thaçin “… shkruen ti Bajram.
 Normal sepse ashtu të ka urdhnue shefi yt Ibrahim Kelmendi. Per ta luftue Hashim Thaçin kriminelit të nivelit si Ibrahim Kelmendi i nevojitet  edhe nji gazetar i vockel si qen minuk si ti. Nuk ka randësi kush e sulmon dikend , me randësi me e sulmue sa ma shumë veta dhe ti si ushtar i Ibrahim Kelmendit mirë je ka e kryen detyren . Bravo Bajram.
Bajram je bukur mjeshtër me i shti njerzit me folë. Ma merr mendja se ma shumë të kishte shkue profesioni i prokurorit apo hetuesit policor se sa i gazetarit , si dihet, secili njeri lind me nji dhunti. Ndoshta ti ja arrinë dhe e shtjen edhe Profesor Buxhovin të flasë andaj e ke sulmue me këto fjalë; …personalisht mbetem pran kritikës time, Buxhovi nuk ka të drejtë të spjegojë me pohime aq jobindëse qështjen e vrasjeve të shumta , pa u thellue në atë se si dhe pse ndodhen ato. Ato kanë ndodhur sepse të dyja grupimet , ai i ” paqësorve ” LDK dhe ai i ” luftëtarve ” në anën tjeter kan qenë të manipuluer  nga sherbimet sekrete armiqësore – kryesishtë të atyre që kan punue me Serbinë.
Mirë Bajram per momentin edhe unë po pajtohem me ty në këtë qashtje. Por nese Buxhovi nuk flet ai e ka nji arsye, ose nuk ka fakte ose mund te frigohet. Por ti që po i din këto pse ti nuk po flet? Pse ti nuk po i zbulon njerzit dhe faktet, por e ke mbush shpirtin me këso teorish konspirative dhe po donë me pelcite se tu ka frye barku me faktet e tua që vetem ti i din. Që vetem fantazija e jote e smut shizofrenike i mendon dhe don se don me i ba realitet. Shprazi o burr se mos po pelcet nji ditë si balon i fëmijve të cilit në Gjakovën e Prof. Jusuf Buxhovit i thonë PORDHC. Edhe ti vetem sa nuk ke pelcitë si pordhc nji ditë.
Ti me qellim e futë në thojza ” PAQESORË “. A po na i tregon veprimet e tyne jo paqësore dhunuese o Bajrami i gjithdishem?!
Nese nuk do të na i tregosh neve shko ne Prokurorinë Speciale dhe tregojë. Aty asht vendi per to e jo me shkarravitë neper portale pa lidhje.
Bajram asht krejt e mundshme se ndonji individ qoftë nga krahu i ” paqësorve ” si i quen ti apo i ” luftëtarve ” në thojza sipas teje edhe kan mujt me u manipulue dhe me rrëshqit në sherbimet sekrete anmiqësore, por nese ka pas të tillë atëhere ati dhe i tillë asht ai shefi yt Ibrahim Kelmendi njeriu kryesor. Andaj ti ban mirë me ja perkujtue ati kur të jap detyra se rreth sherbimit per UDB-në ma mirë asht mos me folë. Ma mirë mos me ja hjek peten lakrorit që duket pite se po ja hoqet dalin laknat e zeza e të kuqe.
Bajram ti vazhdon tutje me këto fjalë; …këto dy parti që e ” sunduen ” vendin para dhe pas luftës, në realitet e ndanë me njera tjetren edhe ish sherbimin sekret të Kosovës që ishte pjesë e UDB-së vite ma herët per të cilen Jusuf Buxhovi asht akuzue per ” bashkpunim “nga të burgosunit politik të kohës..
Unë ta them ty o Bajram Kabashi se këto fjalë janë shkronjë per shkronjë të citueme nga goja e Ibrahim Kelmendit dhe se me këtë shpifje paqavurja e LPK-së ” ZËRI I KOSOVËS “gjatë kohë asht marr dhe ka ba luftën speciale me i sulmue e denigrue njerzit ma eminnet të letersisë tonë, të gazetarisë dhe shkences. Asht ligsi e poshtërsi e jotja që i ripertrinë këto shpifje pas sa e sa vjetve.
Bajram ti kishe shkrue edhe ma shumë aty, nuk më intereson se cka shkruen ti fare, pos kur shpifë e perflet njerzit e vepritarët e LDK-së andaj po ti them edhe disa fjalë per koritjen tande që e kishe ba kur e quen MONSTRUM I LDK-së z. Mehmet Emerllahin.
Unë zotniun se njof pos si emen me kujtohet ta kam ndëgjue. Nuk ta marr ty të drejtën ta shajsh e ti thuesh cka të duesh , por nuk të lejojë ta quesh monstrum i LDK-së sepse në LDK kurr nuk ka pas , nuk ka as nuk do ket monstruma. Andaj ti le LDK-në rahat e mos u merr me te, sepse ti nuk merresh me te si gazetar, çka do ishte shumë e arsyeshme dhe e dobishme, por merresh me te si sherbtor, si servil , si bythëlëpis i idiotve antishqiptar ( shefave tu që njenin ta kam shkrue me emen ketu ) që me ideologjinë e majtë staliniste të idhullit të tyne Enver-Milladin -Mugoshes qe 60 vjet po ja shkerdhejn nanën shtetit, kombit , kultures dhe po e rrezikojnë edhe egzistencen tonë si popull në trojet tona Arbnore. Nese mundesh me dal nga këthetrat e mafisë antishtenore të LPK-së enveriste të Dardanisë ta kisha preferue me  dalë e me pushue edhe këto vitet e jetës që i ke pa u koritë  sikur se po koritesh tue u marr me njerëz dhe tu i ironizue e akuzue ata.

AUTOKRITIKË – Sot u mbushën 30 vite që nga themelimi i Lëvizjes – Nga Gëzim Muçolli

Thash: Lëvizjes e jo Partisë!
Pra LDK sot ka ditëlindjen e tridhjetë.
Bukuri, kur mendon njeriu se një periudhë me tri dekada është pasuri dhe pjekuri .
LDK shkruhej edhe me shkronja ari edhe me shkronja gjaku por edhe kuqezi.
Të gjithë Ishim në Lëvizje atëhere.
Jo edhe bash të gjithë sepse edhe atëhere kishte sa të duash spiuj dhe hafije të JugoSerbisë që ishin në gjendje t’ia hjeknin flamën atij me shallë që projshëm fliste pa bërtitur dhe pa u nxituar duke denoncuar tërë shkeljen e të drejtave dhe pamundësinë tonë per të jetuar ende në kushte apartheidi dhe robërie.
Protestat popullore atëhere ishin 100 përqind, edhe zgjedhjet ishin 100 përqind .
Edhe referendumet ishin njëjtë.
Të gjithë po pritnin që kryetari i parë dhe i fundit i LDK që e deshti populli, pra Ibrahim Rugova të dilte në mal.
E kishte pas ditur mirë ai, se me rrahagjoksa nuk shkohet askund, sepse e kishte parasysh popullin e pambrojtur dhe raprezaljet që do të bënin serbët ndaj shqiptarëve.
Ai diti që ti grumbullojë rreth vetes edhje shqiptarët më të shkolluar por edhe gjeti miq në perendim duke thyer mitin e propagandës serbe.
Presidentin e prisnin ministra, kryetarë qeverish si dhe presidentët më të fuqishënm në Europë dhe Amerikë. Dhe i bënin konak në Qendrat e vendimarrjes globale.
Nuk kishte nevojë Ibra që t’ua zinte pritën atyre në fund të korridoreve e as ti thërriste per t’u fotografuar me ta per të na mashtruar se ka pasur takime bilaterale.
Ibra, siq e thërrisnim të gjithë ne ishte njeri që politikën e bëri me mençuri dhe dinjitet. Si pleqtë e odave tona që gjithmonë kanë ditur ta mbajnë rendin e muhabetit. Si akademikët tonë që dikur kishin nam dhe famë në shkencë, integritet moral dhe dinjitet intelektual.
Koha kalonte me numërim të faqeve të kronikës së dhunës dhe aktiviteteve diplomatike të Ibrës si dhe anëtarëve të qeverisë që LDK themeloi në ekzil.
Edhe ne tjerët në mërgatë sipas mundësive dhe rrethanave po përpiqeshim të bënim çdo gjë që emrin e Kosovës ta mësonin gjithkund bashkë me hallet e saj. Duke kërkuar sensibilizim dhe njohje edhe kur s’kishte as shtet as diplomaci.
Kishim atdheun dhe Ibrën që me punë dhe premtime na pruni deri aty sa Kosova nuk ishte më problem veq i yni po edhe i gjithë botës përfshirë këtu ShBA dhe Nato-n.
Sot jemi shumë pak në vëmendjen e të tjerëve sepse po kemi halle me vetveten. Asnjë premtim nuk u bë realitet saqë as dëshira e qytetarëve per të dalur në Europë pa viza nuk po realizohet.
Prit me muaj e prit me vjet, tash pritja është definicion i arsyeshëm per mosveprim.
Tash jemi mësuar që presidenti dhe kryeministri të shkojnë nëpër shtete të ndryshme që ne i quajmë edhe mike edhe vendimarrëse dhe vërejmë se nuk i presin më kryetarët e jo rrallë as kryeministrat.
Dikur nuk kishim shtet e na llogarisnin e sot jo.Pse ndodh kështu dikush e di dhe do ta dijë por ajo që duket nuk na nderon. Duket sikur ekipi që ka rënë nga Liga.
E gjithë kjo zbehje e shtetit dhe identitetit jo vetëm që brengosë por edhe bënë të mendojmë skajmërisht.
Dikur shumë veta, në rrethanat e krijuara pak para shpërthimit të luftës së armatosur me Serbinë, e patën kritikuar Ibrahimin për mosveprim në kohën kur ai po përpiqej ta bindte Amerikën të na merrte në mbrojtje. Edhe vetë nuk kam qenë i kënaqur me mosveprimin e dëshiruar duke menduar se po frikësohet. Pa harruar asnjëhere që në atë kohë “Tuta” nga gjendje emocionale ishte shëndërruar në kategori filozofike dhe quhej “Durim”.
Nuk e paskemi ditur se Ibra nuk paska pasur punë vetëm me njerëz të mirë në Lëvizje por edhe me njerëz që sot tridhjetë vite pas lavdërohen si heronj të gjallë e të përjetshëm mbi emrin e punën e presidentit historik.
Nuk e paskemi ditur se në atë kohë nuk ishte veq “fantazma” që e përmendte Marksi në Manifestin e tij por edhe Koftlargu të cilin, Rrahman milici me aftësi shkencore-policore na e pat spjeguar ekzistencën e tij paralele midis nesh.
E Ibra paska pasur punë me gjithkënd, duke u munduar që të mbetet i pastër dhe ta mbrojë programin kombëtar të Lëvizjes. Pra programin tonë.
E sot nuk ka më lëvizje dhe popull si dikur !
Tridhjetë vite më vonë një parti e ruan emrin e lëvizjes tonë të dikurshme dhe në vend të popullit kanë militantë.
Edhe partitë tjera që me kohë ikën nga Lëvizja sot lavdërohen duke kërkuar hise në linjën historike duke harruar se edhe ata sot nuk kanë popull por vetëm përqindje dhe militantë.
Sot pas kësaj kohe,si në çdo ditëlindje themi: Urime.
Urime atyre që e themeluan dhe ende besojnë në programin e saj kombëtar.
Urime atyre që janë qytetarë dhe popull e jo militantë.
Urime edhe atyre që po presin themelimin e Qeverisë qysh nga dita e 6 tetorit 2019.
Kosova edhe njëherë mund të ëndërrojë. Më mirë pa fantazma e pa koftlarga.
Edhe Ibra kështu do të ishte më i lumtur.
E LDK nuk duhet të ketë kuptimin e mohimit: Le de krejt !!!
23 dhjetor 1989 – 23 dhjetor 2019.
Gëzim Muçolli.

Kurti i përgjigjet Ramës: Rruga nga Beogradi në Tiranë, kalon përmes Prishtinës

Ideja dhe zhvillimi që po merr iniciatiava e ashtuquajtur Mini Shengeni Ballkanik ka futur në konflikt politikën shqiptarë në Tiranë dhe në Kosovë.

Pak ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një tryeze më Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, se refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në këtë takim që u zhvillua në Tiranë po e çon në rrugë qorre dhe është vetizolim, ka reaguar edhe kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Albin Kurti shkruan:

“Rruga nga Beogradi në Tiranë, kalon përmes Prishtinës. Ne jemi dhe do jemi gjithnjë “një” popull dhe askush nuk mund të na futet në mes. Na duhet më shumë bashkëpunim. jo konfrontim.

Tenori Ramë Lahaj letër Edi Ramës: Psikopat! S’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelësh mbi gjakun e kosovarëve!

Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas mbajtjes së Samitit të tretë të Mini-Shengenit Ballkanik në Tiranë, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidentin e Malit të zi, Milo Gjukanoviç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, por pas praninë e Kosovës. Tenori “shpërthen” me tone të ashpra ndaj Ramës, duke e quajtur atë “psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj”.

LETRA:

Ti ‘kryeministri im’

Marrë parasysh që jam artist, e nuk kuptoj shumë nga politika jote, ‘të më falësh’ se mund të gaboj, sepse unë gjykoj nga dhimbja, rrjedhimisht mund të sjellë këtë përfundim, ndoshta të nxituar për mendjen tënde të ndritur, sepse ti i di të gjitha.

S’ka shumë kohë që si 15 vjeçar, kam ecur mbi njerëz të vrarë e të masakruar, kam lënë shtratin e djepin e fëmijërisë për ta gjetur atë krejtësisht të djegur nga miqtë e tu të sotëm.

E shoh se ti nuk e kupton këtë, nuk e ke parë as ne CNN apo ndoshta edhe nëse e ke parë ishe në gjendje tjetër, e gjithçka të është duk si film. Për këtë ndoshta nuk bashkëndjenë me dhimbjen tonë.

Ti, që sot i paske ‘zhveshur trenerkat’ dhe dole në kostum për të respektuar mikun tënd, e vrasësin tim, na ftoje t’i ulemi përballë sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë.

Përveç kësaj më fajëson mua përse nuk darkojë e bëj pazare me të, ti që përveç injorancës dhe ofendimit për secilin që mendon ndryshe nga ti, nuk di tjetër!

Ti edhe po deshe, s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelesh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë që Kosovën e kanë larë me gjak, në çdo pëllëmbë të saj. Jo ty!

Rri andej kufirit dhe traut që na gjobite, edhe atëkohë kur të sollëm bukën e gojës, sepse ti as shqiptar s’je. S’je asgjë tjetër pos një psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj.

Andaj duhet ta dish, që me Serbinë ulemi kur ajo të kërkojë falje për fëmijët e pleqtë e masakruar, për të zhdukurit tanë që sot as varrë për të vajtur për ta nuk kemi, për përdhunimet e motrave e nënave tona.

Vetëm atëherë ulemi dhe prapë jo me ndërmjetësimin tënd për Mini Schengen por me praninë e SHBA-së për një Euro-Schengen. Zoti e ruajtë Shqipërinë, nga shqiptarët si ti!

 

(Foto të rralla)30 vjetori i themelimit të LDK – Themel i shtetndërtimit të Kosovës- Pjesëmarrësit e Kuvendit Themelues bënë histori…. Nga Jusuf Buxhovi

30 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Me moton për liri, barazi dhe demokraci dhe në saje të përfshirjes të gjitha shtresave shoqërore dhe politike në të, Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar më 23 dhjetor 1989 nga brezi i intelektualëve që mori përgjegjësinë për fatet e vendit në rrethanat vendimtare, kur Kosovës iu mor autonomia me dhunë nga Beogradi dhe federate kishte filluar shpërbërjen, shpejt u kthye në lëvizje kombëtare, që vuri në binarë dy procese historike: rrënimin e strukturës së lidhjes komuniste e me të edhe të ideologjisë së saj, si dhe shkëputjen nga pushtimi serb, zhvillime këto që ia hapen rrugën shtetndërtimit të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës në ato rrethana arriti të bëjë një kthesë edhe të mendësisë politike të deriatëhershme, e cila shquhej për orientimin totalitar, duke e kthyer nga vlerat demokratike dhe konceptet euro-atlantike. Orientimi i ri politik, i përqafuar nga të gjitha shtresat e popullatës, bëri që çështja e pazgjidhur e Kosovës të vështrohet nga një prizëm tjetër nga shtetet e perëndimit, duke kaluar në një stad të ri ndërkombëtarizmit si dhe kthimi pënjëhershëm të vëmendjes ndaj një popullatë e cila më herët shihej si politikisht e dezintegruar dhe e manipuluar. Kthimi i vëmendjes nga Kosova bëri që njëkohësisht faktori ndërkombëtar të marrë edhe obligime rreth gjetjes së një modusi të zgjidhjes së këtij problem të ndjeshëm jo vetëm ballkanik, pore dhe më gjerë.

Në këtë rrugëtim historik, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy pamje. Atë të rezistencës institucionale, me shtetin paralel, që mori përsipër proceset e shtetndërtimit, së cilës, me shpalljen e Deklaratës për Pavarësitë 2 korrikut 1990, Kuvendit të Kaçanikut të 7 shtator 1990, dhe Referendumit për Pavarësitë 26 shtatorit 1991 e deri te zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të 24 prillit 1992, iu krijua infrastruktura e legjitimiteti demokratik.

Kjo pamje, që filloi më 23 dhjetor 1989 dhe zgjati deri më 12 qershor 1999, është historike.

Ndryshmi madhor ditën e 23 dhjetori 1989, u vu në binarët e duhur historik jo vetëm në saje të guximit intelektual të nismëtarëve që e përgatiten Kuvendin (programin politik, statusin dhe formalitetet tjera që i duheshin gjithë procesit), por për më tepër nga guximi l pjesmarrëve në Kuthendin Themelues, atyre 150 vetave, intelektualë të të gjitha profileve, të cilët i dhanë legjjitimitet punës së nismëtarëve. Andaj, me të drejtë mund të thuhet se pjesëmarrësit e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokrtike të Kosovës janë themeluesit e njëmend të lëvizjes kombëtare, që e bënë historinë…

(Fotot nga Iliaz Bylykbashi,kronist i zellshëm i kthesave historike).

Dr Zenel Kelmendi, në emër të Këshillit Inicues, hap kuvendin themelues

 

 

 

Jusuf Buxhovi, koordinator i Këshillit nismëtar, paraqet programin e partisë dhe statudin

Dr Ibrahim Rugova, pas zgjedhjes president, falemenderohet dhe premton se LDK do të kryej misionin historik

 

 

Dr. Zekeria Cana, anëtar i Këshillit Inicues, përshëndet Kuvendin në emër të Këshillit për të Drejtat dhe liritë e njeriut

Pamje nga puna e Kuvendit: nënshkrimi i listave nga ana e pjesëmarrësve në Kuvend ku konfirmohej pranimi i progamit dhe statusit të anëtarësisë. Mes pjesëmarrësve kishte personalitete eminente si : Akademik Dervish Rozhaja, Akademik Fehmi Agani, Akademik Idriz Ajeti, Akademik Mark Krasniqi, Ymer Jaka, e të tjerë…

 

 

Pamje nga Kuvendui: akademik Dervish Rozhaja, Bujar Bukoshi e të tjerë,,,

KOnferenca e parë për shtyp e Rugovës dhe Kryesisë së zgjedhur (J,Buxhovi, sekretar dhe anëtarëve Bukoshi, Ali, N. Kelmendui dhe M. Kraja) me gazetarë vendor dhe tël huaj.

Një “Mini-shengen” brenda të cilit Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – Nga HAFIZ GAGICA

Faktori politik shqiptar në Ballkan gjendet para një sfide të rrezikshme, të cilin duhet ta përballojë me mençuri, urtësi dhe strategji kombëtare!

Rrjedhat në marrëdhëniet ndër shqiptare në 30 vitet e fundit, në përgjithësi, dhe ato në raportet e Tiranës me Prishtinën në veçanti, asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija, dhe kjo si rezultat i ambicieve të sëmura të disa politikanëve të papërgjegjshëm shqiptarë, të cilët ende kanë pozita të larta shtetërore, siç është kryeministri i Shqipërisë dhe disa politikanë në Prishtinë.

Nxitimi i mbajtjes se takimit të tretë, të ashtuquajtur “Mini-shengen” në Tiranë, në kohën kur Kosova po kalon nëpër vakum institucional, ka krijue hapësirë mosbesimi, dhe jo vetëm që bartë dyshime në qëllimin dhe prapavijën e mbajtjes së këtij takimi, madje flet hapur për djallëzinë e kësaj nisme ballkanike, e cila ashtu siç filloi pa Kosovën në Novisad, nuk ka dyshim se ky është një projekt serbomadh që për qëllim ka defaktorizimin e shtetësisë së Kosovës, dhe jo vetëm!

Paraqitjet nervoze dhe irrituese të kryeministrit Edi Rama para mediave duke përsëritur që disa herë, “se iniciativa për “Mini-shengen” ballkanik e ka përkrahjen amerikane dhe të BE-së, se Kosova do humbë shumë dhe po e përjashton vetveten, etj., janë paraqitje të neveritshme, ngase është fakt i gjallë se kjo iniciativë bije në kundërshtim të plotë me interesat kombëtare dhe politike të shqiptarëve në Ballkanin perëndimor!

Një “Mini-shengen” brenda të cilit Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshmon qartë se kryeministri i Shqipërisë, E. R. po tenton të bëhet “mbret” i shqiptarëve në Ballkan, duke tentuar që problemet e mëdha që ia ka shkaktue Shqipërisë t’i mbulojë dhe kamuflojë para opinionit të brendshëm!

Një kryeministër i përfolur tej mase në vendin e tij, nuk ka të drejt morale që të flas për politikën gjithë shqiptare, një kryeministër i cili veç batutave grindet, shanë dhe ofendon gazetarët vetëm se e pyesin për gjëra qenësore, dëshmon se E. Rama po instalon serish mendësinë moniste në Shqipëri, të cilën para 3 dekadave me shumë sakrifica shqiptarët e hoqën qafe.

Sjellja si despot e kryeministrit shqiptar po e dëmton rënd interesin tonë nacional, po e pengon integrimin ndër-shqiptar, po instalon frymën përçarëse Kosovë-Shqipëri, po e dëmton rënd rrugën integruese të shqiptarëve në BE, dhe padyshim, kryeministri i Shqipërisë mjet propagande e ka FB dhe TV-RAMA, përmes të cilave mjete i akuzon rënd gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai!

Mbase, ai është në krizë të thellë politike, atë po provon ta shtrij në nivel të politikës nacionale, për çka duhet të ndalohet si dhe t’i mbyllet dera e pasioneve të tij përçarëse brenda shqiptare nga i cili degradim më së shumti po përfiton Serbia. Dhe kjo u pa qartë dje në Tiranë, kur kryetari i Serbisë nuk kishte fare nevojë të drejtonte akuza në drejtim të Kosovës, sepse ato i bëri “perfekt” kryeministri E. Rama !

Politikanët kosovarë nuk duhet të bien pre e grindjeve dhe ambicieve të E. Ramës, ata duhet të ndërgjegjësohen dhe t’i korrigjojnë gabimet e të kaluarës, sidomos në procesin e dialogut me Serbinë dhe me nismat ballkanike duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sepse asnjë nismë ballkanike pa pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës nuk do mund të realizohet.

Kosova duhet sa më para ta formojë qeverinë e re, ta rikthejë mirëbesimin e aleatëve tanë perëndimorë si dhe partnerëve tjerë ndërkombëtar për t’ia ndaluar hovin lojërave politike të Serbisë në dëm të shqiptarëve!

Ballkani perëndimor është i lidhur ngushtë me Evropën, pjesë natyrale e të cilës edhe është, dhe çdo orvatje tjetër për t’ia ndryshur kursin politik-strategjik pro-perëndimor përmes iniciativave të ndryshme që shkojnë në dëm të kombit shqiptar, do të dështojnë keq!

Hafiz Gagica
Stuttgart, 22.12.2019

Jusuf Buxhovi po vijon me publikimet e dokumentave autentikë: PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS*

Shkrimtari dhe publicisti Jusuf Buxhovi me rastin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së po publikoi dokumenta autentike të asaj kohe. Sikur PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS*- (Dokument autentik i paraqitur në Kuvend) që po paraqesim më poshtë:

“PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS*

(Dokument autentik i paraqitur në Kuvend)

Kriza e thellë shoqëror, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash e sa kohë, para bashkësisë shumëkombëshe hapi dilema që kanë të bëjnë me ekzistencën e saj të mëtutjeshme. Në opsion tashmë janë shumë programe dhe projekte të nduarndurta që mëtojnë të fitojnë legjitimimet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Jugosllavinë duhet kuptuar si interes të secilit që jeton në të, pra, edhe të popullatës së Kosovës, e cila ruan të drejtën e saj që lirisht të vendosë për fatin e vet.
Fakti se kriza e thellë dhe e gjithanshme që po rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese, dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit njëpartiak, ne të nënshkruarit, morëm nismën që të themelojmë:
Lidhjen Demokratiket të Kosovës,
Si Parti për veprim shoqëror-politik e kulturor të të gjithë atyre që aprovojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe intencat e saj.
1
Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reforma ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza, që mund të bëhet me zhvillim më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pa kriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.
Kosova, përkundër potencialeve të veta njerëzore dhe natyrore, është pjesa ekonomikisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. LDK vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeve të investimeve, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituar të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë – varësisht nga aftësitë; angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare dhe të tjera.
LDK angazhohet për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe angazhohet për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve.
2

LDK angazhohet për Jugosllavinë demokratike, federative dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.
LDK angazhohet për demokraci që do të sigurojë barazinë e plot juridike e politike të qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij – pavarësisht përkatësisë kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik, që respekton kushtetutën dhe ligjin dhe përjashton arbitraritetin politik e pushtetmbajtës.
LDK angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme dhe mundëson garën e koncepcioneve politike të ndryshme;
LDK angazhohet për sistem shumëpartiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjerimin e lirive të njeriut dhe të qytetarit; angazhohet për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për heqjen e çfarëdo censure të fshehur; angazhohet për gjyqet e pavarura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve.
LDK angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në Federatë, duke e kuptuar Federatën si bashkësi të subjekteve të barabarta, si bashkësi të qytetarëve dhe të kombeve të barabarta. Pra,angazhohet për një federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve dhe të republikave dhe të krahinave në sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votës së lirë.
LDK do të angazhohet për një shoqëri demokratike, në bazë të traditës më të mirë të qytetërimit njerëzor.
LDK do të angazhohet për zgjerimin e kanaleve demokratike institucionale, drejt ri afirmimit dhe afirmimit të mëtutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të pozitës së saj kushtetuese si njësi e barabartë e federatës.
LDK angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror, politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre, që në marrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojnë format e konstituimit politik dhe juridik që do të afirmonin barazinë e tyre.
3
E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë fatkeqësi e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovës, në Jugosllavi dhe në botë.
Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e të gjithë atyre që jetojnë në të:
-se shqiptarët, serbët,malazezët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht Kosovën e kanë të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë;
-se jeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe lumturisë së popujve;
-se shumësia e kulturave dhe e traditave, e kuptuar drejt, është pasuri;
-se bashkëpunimi e miqësia e popujve janë të pandashme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektin e kulturave dhe të traditave, të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit.
LDK do të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet:
-kundër çdo privilegje ose diskriminimi kombëtar;
-kundër konceptet mbi popujt autoktonë dhe shteformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale;
-kundër shovinizmit dhe hegjemonizmit;
-kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare.
LDK përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Angazhohet për zhvillimin e gjithanshëm kulturor të të gjithëve, për arsim të plotë në gjuhën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; angazhohet për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë;angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore, historike dhe për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare; për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen.
Në këtë drejtim duhet zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe në Jugosllavi.
4
LDK përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve që çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terme diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. LDK është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudovlerave për t’u mbyllur problemet e vërteta, është kundër gjendjeve dhe masave të jashtëzakonshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra për dialog konstruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese, që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie.
5
LDK do të angazhohet për ruajtjen e ambientit të natyrës dhe të resurseve natyrore. Asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t’i shfrytëzojë ato që duhet t’u takojnë edhe gjeneratave të tjera.
Në Prishtinë,
Më 23 dhjetor 1989.
Jusuf Buxhovi (Nënshkrimi)

* Ky dokument, i mbështetur mbi sugjerimet e akademik Gazmend Zajmit, profesor Fehmi Aganit dhe Ajri Begut, u paraqit në Kuvendin Themelues, i aprovuar njëzërit nga të pranishmit. Dokumenti autentik që gjendet në arkivin personal te autorit bashkë me të tjerët nga themelimi, i paraqitur në librin “Kthesa historike” 1, ka rëndësi ngaqë menjëherë pas aprovimit, në opinion iu nënshtrua përpjekjeve të shumta për t’u falsifikuar. Këso falsifikime, që pastaj u shpërndanë nën firmën e LDK-së, pati në Gjermani dhe Zvicër, mbi të cilat u mbështetën shumë nga shpifjet partisë dhe programit të saj, me ç’rast fjala “barazi në federatë” u zëvendësua me “autonomi”!

BALETI POLITIK I MUSTAFËS…! – Nga Reshat Nurboja

 

Njeriu, mund të ia ketë inat e edhe të mos ta respektojë akademik Isa Mustafa, por duhet pranuar se aktualisht është mjeshtri më i mirë i kombinaconeve politike…!

Fillimisht, me mjeshtri e shfrytëzoi popullaritetin momental të Vjosa Osmanit dhe e vendosi bartëse të listës zgjedhore… Pas rezultateve të zgjedhjeve e eliminoi me mjeshtri nga “super liga e partisë” duke ia pamundësuar pozitat në qeveri në të cilat do të mundej të fuqizohet edhe më shumë politikisht…

Pozitat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe atë të Drejtësisë ia la LVV ashtu, që Vjosa Osmanit nuk i la mundësi të zgjedhë, por e detyroi të merr apo ta lenë të vetmen pozitë që i ka mbetur, pozita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës…

Ky veprim artistik e politik sikurse piruetat në balet, piknisjen e kishin në këmbënguljen e Isa Mustafës që të përzgjedhë i pari në ndarjen e ministrive…Përzgjedhjen e filloi me Ministrinë e Brendshme, i vetëdijshëm dhe më se i sigurt, se LVV, pashmangshëm si i dyti në përzgjedhje do të zgjedhë Ministrinë e Jashtme e kështu me radhë, duke e lenë pa e përzgjedhur as Ministrinë e Drejtësisë që e kishte mundësinë ta përzgjedhë në ruandin e dytë, me të vetmin qellim për ta eliminuar Vjosa Osmanin nga pozita e lidershipit partiak…!

Isa Mustafa, është i vetmi njeri aktualisht në Kosovë që nuk e koncepton dhe zbaton politiken “Tu pa tu bo”

Isa Mustafa në të gjitha këto matematikat e tija, e ka një fat të keq, sepse për kundershtarë e pengesë të vetme. populli ia ka perzgjedhë dhe ia ka verë përballë Albin Kurtin, të vetmin njeri që mund ta pengoi e të mos e lejoj Isa Mustafen ta plotësoi mozaikun e tij n tërsi, ashtu siq, vetë e ka ideuar, konceptuar e plasuar në tregun politik muaj e muaj para zgjedhjeve….!

Shoqëria është rrënuar deri të baza e saj civilizuese?! Nga Skënder MULLIQI

Kur e shikojmë në mënyrë kronologjike, ate që lam për 20 vite mbrapa, shtrohen vet- vetiu shumë pyetje logjike. Çfare ishte ky rrugëtim i Kosovës ?A ndërtuam shtet si duhet? Sa krijuam kushte për ta përfundur fazën e tranzicionit? Çfare ishte rrjedha e ecurive ekonomike? Pse politika u tregua e pa zonja si në planin e mbrendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm.Sa shteti ynë i dytë në Ballkan e arsytojë qëllimin shekullor të shqiptarëve? U treguam kampion , duke i ngritur duartë kah qielli, duke u treguar të pazotët të drejtojmë shtetin tonë e sovran dhe të pavarur?!Këtë pyetje dhe pyetjët e mëparshme kurrë nuk ia parashtruam veti! Nuk u interesua kush që të punojë as për një gjeneratë të vetme, e lere që duhet të planifikohet së paku për tri gjeneratat e ardhshme.Udhëheqjet tona të shtetit ishin të “zëna”, më punë tjera të parëndësishme për shumicën, e të rendsëishme për ata . Puna e treguar deri më sot për ta ndërtuar shtetin e ri të Kosovës, ishte e dobët?!Apo, ata që erdhën në pushtete u treguan dhe ishin kuadro jo profesionale, për profesionin fisnik të politikës. Jeta politike ka shumë defekte, e cila reflektojë keq në ekonomi, në shkencë e kulturë, në jetën biznesore, dhe nuk reflektojë si duhet në asnjë segment të jetës dhe të punës. Unë sigurisht së do të kisha dëshire, të shkruaj diqka krejtë tjetër… është lehtë të lavderohemi, është lehtë ta kemi gojën plot demokraci, e në anën tjetër punët flasin së gjitha këto nuk janë gjë tjetër veqse një cirk, që pushtetëve u shërbeu si opium karshi popullit. Status -kuo politike , dhe madje edhe kthimet mbrapa, nuk kan lidhje më shtet.Për këto dhe një situatë të tillë çfare e kemi aktualisht, nuk është luftuar dhe sakrifikuar aq shumë gjatë historisë. Një mentalitet dhe vetëdije e tillë e nivelit të ulët është duke na shkaktuar dëme të mëdha. Lavderime plotë , e punë kurrfare! Shkallë e lartë e të papunëve, dhe në të njejtën kohë më mijëra të larguar nga Kosova? Na janë bërë bashkë demagogët dhe debilët…?!Këtë zingjirë të keq dikush do të duhej ta shkëput, nese mendojmë të ndërtojmë shtet ku fuksionojnë mirë të gjitha sistemet.Kemi mbetur duke pritur, e nuk po veprojmë.Opurtuniteti është treguar fatal për secilin popull…! Shoqëria është rrënuar nga mbrenda, deri të baza e saj civilizuese.Një shoqëri njerëzore dhe një shtet të rregulluar, duket së pak kush po e mendon.Kosova, sikur nuk po dinë së cila është e mira dhe cila është e keqja. Nuk po e bëjmë dallimin e rrenës dhe të vërtetës?! E kemi pasur mundësi , po të kishim unitet dhe të punonim seriozisht , ti kemi të gjitha të mirat e kësaj bote…

Kosova është bërë si qerrja më shumë biga…?! – Nga Skënder MULLIQI

Nese qarqet antishqiptare në Evropë, rajonin e Ballkanit janë të interesuara ta mbajnë vend jo stabil, kjo shumë edhe nuk është për tna quditur.Së kunder interesave të shqiptarëve është vepruar historikisht nga Fuqitë e Mëdha të Kohës, dhe nga serbosllavët më të cilët rethohemi.

Shekulli 20 dhe ky fillim shekull shenojnë një epoke të re për shqiptarët. Kosova u pavarësua nga Serbia më ndihmen e miqëve tanë Perëndimor dhe Amerikës.Arritëm pas një kohe të gjatë të shkëputemi nga një okupator i egër , dhe ate më shumë sakrifica njerëzore dhe materjale.

Sikur, liria dhe pavarësia ,na gjeti të pa përgatitur për sfidën , që të ndërtojmë shtetin e dytë në Ballkan ashtu si na ka hije.Këtë punë madhore , nuk po e bëjmë mirë.Na gjeti fati i keq më djemtë jo të mirë të politikës, të cilët në kushte të paqës , nuk u treguan së kan dije, së janë të përgjegjshem para popullit dhe para Zotit.Nuk e bënë këtë së fort i rroki lakmia për pushtet dhe të mira materjale, duke i harruar idealet e përbashkëta të te gjithë shqiptarëve.Huqën më ka krejt nga mendja,ia huqën për të krijuan shtet për të gjithë barabarësisht.Me shumë ndërtuan shtet për njerëz të caktuar, shtet në funksion të grupëve të ndryshme të interesit.Pamë gjatë këtyre vitëve politika më të këqija të mundshme.

Pamë dhe përjetuam fenomenet më negative siq janë krimi dhe korrupcioni…Na dolën në sipërfaqe gjithëfare matrapazi e hajni që Kosovën e shtrinë për toke.I prunë shumicën në një gjendje të pa shpresë.Tramuat e përjetuara nga lufta, dhe përjetimet e rënda të natyrës ekonomike-sociale ishin indikatori përmbysës i shoqërisë tonë të re.Njerëzit e këtij nën qielli, nga skami dhe mjerimi social para kohe gjetën dhe po gjejnë vdekjën.Na është krijuar që shumë kohë një situatë pa rrugdalje , si politike ashtu edhe ekonomike.Njerëzit janë duke u “mbyte” në këtë gjendje , janë duke e lëshuar Kosovën më të madhe.Pak kush i doli Zot këtij shteti dhe këtij populli, i cili ka marrë tatpjetën.

Agonia jonë ka mundësi të vazhdon, edhe pas këtyre zgjedhjeve, ku lufta për pushtet e poste duket së nuk ka fund.Me sherre të cilat po i shohim nuk bëhët shteti.Me njerëz të programuar të politikës së vjetër komuniste, nuk ka mundësi që proceset demokratike dhe zhvillimore të ecin përpara.Kjo u pa edhe deri më sot.Kosova është bërë si qerrja më shumë biga?!Po e terheqin këtë vend , kush si po don…Shumë kush votoi që të kemi ndryshime pozitive.

E tash gjithë kjo shtyrje për ti formuar organet e reja, për ta dërguar në vend votën e sovranit, është jashtë çdo norme demokratike të sjelljës. Kjo çka po shohim, është turpi ynë para botës demokratike.Në një vend të vogël të prodhohen gjithë këto telashe, kjo nuk justifikohet më asgjë.Lexues të nderuar, nuk thuhet kotë, së “Fshati që duket nuk don kallauz”.Dhe, vërtetë jemi duke u treguar të pa pjekur për të ndërtaur shtet ligjor.Më së miri do të ishte që Kosova të futet në kuader të republikave amerikane.

Janë lodhur miqët tanë duke na marre për dore si fëmijët, për të na treguar rrugën e duhur… të cilën rrugë sikur nuk po e shohim as nuk po e duam… Duket së na ka rrokë një “kallukongjë” e madhe…Zot i Madh na ndihmo badihava…!

Libër për masakrën e Tivarit – Promovohet libri ‘Dimri i gjatë i vitit 1945, Tivari’ me autorë Anna di Lellio dhe Dardan Luta

Masakra e Tivarit, e kryer nga forcat jugosllavo- partizane në vitin 1945 në Tivar të Malit të Zi, ende mbetet e pandriçuar si duhet.

Ende ka dilema lidhur me qëllimin dhe numrin e rekrutëve shqiptarë të trevave të ndryshme të Kosovës, por nuk ka asnjë dilemë se masakra u krye dhe në vrasjen e rekrutëve shqiptarë përveç partizanëve kishin marrë pjesë edhe civilët malazias të atij qytet.

Këto konkludime dolën gjatë promovimit të librit “Dimri i gjatë i viti 1945, Tivari”, i autorëve Anna di Lellio dhe Dardan Luta, që u mbajt të martën në mbrëmje në librarinë ‘Dit e nat” në Prishtinë.

Libri është një histori e ilustruar e asaj masakre ndërtuar mbi përmes 10 storieve, rrëfimit të Shaban Pajazitit dhe rekrutëve të tjerë nga Çubreli (Skënderaj), të cilët mbijetuan për t’i treguar historitë e tyre.

Pjesë e këtij libri janë edhe burime arkivore dhe dëshmi dokumentuese shtesë të cilat autorët kanë mundur t’i konsultojnë për të krijuar një histori të kësaj masakre edhe përmes rrëfimeve të dëshmitarëve.

Duke folur rreth librit, hulumtuesi dhe publicisti  Shkëlzen Gashi ka thënë se libri ka një vlerë të veçantë pasi sjell një tregim mjaft interesant për masakrën e Tivarit, sidomos dokumente serbe, maqedonase e shqiptare lidhur me numrin e shqiptarëve të vrarë në atë masakër.

Megjithatë, sipas tij, ende nuk dihet numri i shqiptarëve të vrarë në Tivar.

“Një raport  i dy ushtarakëve serbë, të cilët kanë qenë pjesë e administrimit ushtarak në Kosovë, në vitin 1945, Toma Popovic dhe Sllobodan Uçki, të cilët potencojnë se në masakrën e Tivarit janë vrarë 450 shqiptarë, ato maqedonase flasin për 430 shqiptarë të vrarë në Tivar. Ndërsa një dokument tjetër në këtë libër i nënshkruar nga Aleksandër Rankoviq thotë se në Tivar janë vrarë mbi 300 shqiptarë. Shefqet Peçi thotë se në Tivar janë vrarë më tepër se 500 shqiptarë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ka disa arsye që përmenden si shkaku i masakrës së Tivarit.

Ndërsa autorja Anna di Lellio ka thënë se Tivari është një histori shumë  tragjike dhe dramatike për Kosovën dhe si e tillë duhet të hulumtohet më shumë.

“Mendoj së është shumë me rëndësi për shqiptarët që të hulumtohet më shumë për këtë masakër por edhe për Luftën e Dytë Botërore. Pasi ka pasur shumë dëshmitarë që i kanë mbijetuar kësaj masakre”, ka pohuar ajo duke çmuar edhe historitë që vijnë qoftë nga dëshmitarët, dokumente e materiale tjera

Kurse Dardan Luta, bashkautor i librit,  ka potencuar se libri rrëfen masakrën përmes rrëfimit të dëshmitarëve okularë, rrëfimet e të cilëve përputhen duke ndriçuar një aspekt të kësaj historie.

 

Libri ‘Dimri i gjatë i vitit 1945, Tivari’ – Foto: KALLXO.com

Deputetët gjermanë japin alarmin: Shkëmbimi i territoreve është i rrezikshëm

Dy deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Shmidt, gjatë një konference për media sot në Prishtinë kanë folur edhe rreth idesë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme.

Ata theksuan se diskutimet për shkëmbime territoriale vazhdojnë të jenë të rrezikshme.

Deputeti Shmidt tha se rruga e Kosovës për në BE nuk do të jetë e lehtë me diskutime të tilla.

Beyer dhe Shmidt qysh prej natës së djeshme po qëndrojnë në Kosovë ku janë takuar me dy liderët e partive fituese VV dhe LDK për të diskutuar rreth formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ndryshe sot, të dy deputetët kërkuan që sa më parë të krijohen institucionet e reja. Deputetët u shprehen se asnjëra parti nuk duhet të bllokojnë njëra-tjetrën, por duhet të gjejnë një zgjidhje të besueshme.

Vjosa Osmani, forcë e ndryshimit apo hambar i grumbullimit të votave!? – Nga Florim Zeqa

Kandidatja e parë grua për të drejtuar qeverinë e Kosovës, Vjosa Osmani i fitoi më shumë 190 mijë vota nga qytetarët në zgjedhjet e 6 Tetorit, e cila njëherësh është edhe gruaja më e votuar në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nëse e marrim si kriter mbështetjen e fuqishme të zonjes Vjosa Osmani nga elektorati i LDK-së, atëherë ajo duhet të merrë me automatizëm edhe timonin e partisë.

Shpërthimi vullkanik i LDK-së post-rugoviane

Pas ngulfatjes së vullnetit të elektoratit në procesin e brendshëm zgjedhor, mbështetjen e fuqishme të elektoratit të LDK-së për Vjosen kryeministre, duhet kuptuar si dëshirë të elektoratit që ka shpërthyer si vullkan për ndryshime në LDK dhe mbarë Kosovën.
Sikur zonja Vjosa Osmani të ishte propozuar si kandidate për kryeministre vetëm 5-6 muaj më parë para procesit të brendshëm zgjedhor, fitorja e LDK-së jo vetëm që do të ishte bindëse, mund të ishte fitore apsolute e zgjedhjeve të 6 Tetorit.
Mënyra e kandidimit të Vjoses vetëm 5 minuta para orës 12-të, nuk erdhi nga gjeneroziteti dhe dëshira e kryetarit si dhe as e kryesisë qendrore, por erdhi nga frika e ndëshkimit nga elektorati për shkak të procesit të deformuar zgjedhor të partisë.
Si pasojë e ngulfatjes së vullnetit të elektoratit, paradoksalisht kandidatja për kryeminstre, Vjosa Osmani është e vetmja kandidate që nuk është lidere dhe që nuk pyetet për asgjë në parti!
Prandaj, vota për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 Tetorit nuk ishte rastësi, por shpërthim vullkanik i LDK-së post-rugoviane për çkapjen e partisë nga klanet dhe për rikthim të identitetit politik.

Duhet të ndahet “shapi nga sheqeri” në LDK

Është momenti i duhur që Vjosa të reflektoj në përputhje me besimin e marrë nga elektorati, për të justifikuar vullnetin dhe forcën e ndryshimeve në LDK.
Vjosa Osmani nuk guxon të sillet vetem si ish kandidate për kryeministre dhe as si nënkryetare e emëruar vetëm 5 minuta para orës 12, por si e ngarkuara me përgjegjësi nga elektorati i LDK-së.
E meqë është personi me i votuar, askush nuk e ka të drejtën para Vjoses të merrë vendime në LDK.
Vjosa Osmani është vullneti i elektoratit në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe atë vullnet nuk e ka të drejtën askush që ta shpërdorojë dhe abuzojë për qëllime meskine klanore apo përsonale siq po bëjnë klanorët e LDK-së.

Fol e mos hesht Vjosa Osmani

E nderuara Vjosë, e keni për obligim dhe përgjegjësi morale para votuesve që të dëshmoheni se jeni produkt i elektoratit e jo e klanit Riinvest.
Tani është momenti më i përshtatshëm në prag të 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, që të bëhet kthesa historike në partinë-lëvizje të shtetformimit të Kosovës, që të bëhet shkëputja nga “Lidhja” e klaneve dhe grupeve të interesit në LDK.
E nderuara Vjosë, po të lutem jo nga simpatia që kam ndaj jush dhe as nga urrejtja ndaj dikujt tjetër, por nga dashuria e pakufishme qe kam ndaj atdheut dhe bashkombasve të mi, që të ndërmerrni hapin e guximshem për çkapjen e LDK-së nga klani Riinvest dhe klanet tjera më të vogla që e kanë kthyer shtëpinë e madhe rugoviane në “Bastore” të fatit personal të individeve me ego të sëmurë karrieriste.
E nderuara Vjosë, ngrite zërin e arsyes dhe vullnetit të elektoratit për ndryshim, për t’u dëshmuar para të gjithë qytetarëve të vendit se nuk jeni produkt i klaneve dhe grupeve të intetesit, por shprehje e vullnetit të elektoratit për ndryshime në partinë shtetformuese dhe shtetndërtuese të Kosovës.

Momenti i papërseritshëm historik për Vjosa Osmanin

Me hapin e guximshëm për ndryshim, e nderuara Vjosë, duhet të dëshmosh vlerat e pastra rugoviane dhe përcaktimin për një LDK çfarë e shprehu elektorati që të dha besimin më 6 tetor 2019.
Besimi i marrë nga elektorati rugovian nuk është dhuratë për klanorët dhe grupet e interesit, por është shprehje e besimit që ka elektorati i LDK-së në ju.
Andaj ketë besim të marrë nga elektorati duhet ta ktheni në forcë dhe veprim për ndryshim dhe reforma të thella në LDK.
Primati i drejtimit të partisë, i ardhur jo si dhuratë e liderit aktual, por si vullnet i elektoratit të LDK-së, duhet materializuar sa më parë me thirrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në parti, nga të cilat duhet te dali një udhëheqje e re, e aftë dhe e guximshme që të përballet me sfidat e mëdha që ka vendi 20 vjet pas përfundimit të luftes, si: për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e sistemit shëndetësorë dhe arsimor, ashtu edhe për reformimin e sistemit të drejtësisë, ku pushtetarët t’i kenë frikën drejtësisë e jo drejtësia pushtetarëve, ku qytetarët ndjehen të mbrojtur nga ligjet shtetit të cilit i paguajnë tatime, e jo nga nga haraçi që u paguajne grupeve e klaneve mafioze për të siguruar bizneset e tyre.
Mbase ky është momenti më i përshtatshën, do të thoja i papërseritshën dhe historik që Vjosa Osmani të merrë në dorë timonin e drejtimit të lokomotivës së madhe që bëri ndryshimet e mëdha historike në vitet e ’90-ta.
Sikurse atehërë kur u shkëputëm nga sistemi kriminal i Milloshevit, edhe sot kemi nevojë të shkëputemi nga sistemi kriminal i qeverisjes së vendit.
Është koha dhe momenti më i përshtatshëm që zonja Vjosa Osmani të dëshmohet se është forcë e ndryshimit, e jo hambar i grumbullimit të votave në LDK!

Energjia elektrike nga era, ambasadorja Alona Fisher-Kamm: Projekti i parë i Izraelit në Kosovë

Ambasadorja e Izraelit, Alona Fisher Kamm, njoftoi se ky është projekti i parë i Izraelit në Kosovë. Kompania “SOWI Kosovo” në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë nënshkruar marrëveshjeve për projektet e gjenerimit të energjisë elektrike nga era në fshatin Selac të Bajgores, me kapacitet prej 105 megavatesh.

Kompania “SOWI Kosovo” në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë nënshkruar marrëveshjeve për projektet e gjenerimit të energjisë elektrike nga era në fshatin Selac të Bajgores, me kapacitet prej 105 megavatesh.

Përfaqësuesi i kompanisë, Sowi Kosovo, Felix Cornelius, ka rrëfyer përvojën e kompanisë dhe si ka filluar projekti.

Ndiq “Izraeli Sot” në Facebook dhe Twitter dhe  Grupin Izraeli dhe Shqiptaret

Cornelius njoftoi se pjesë e këtij bashkëpunimi u bënë 7 vende të ndryshme të botës, të cilët gjetën mënyrën për ta bërë projektin të suksesshëm.

“Miqësia, besimi, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ndërmarrësia janë pjesë esenciale për mua. Në shpirtin e ndërmarrësisë së pari u miqësova, ishim nismëtarët kryesor dhe gjerat shkuan me sukses. Gjetëm mënyrën për suksesin e këtij projekti. Tani në këtë projekt janë pjesë vendet e ndryshme si Kosova, Gjermania, Austria, Sllovenia, Izraeli, SHBA në bashkëpunim ndërkombëtar”, tha ai.

Kryesuesi i bordit nga Izraeli, Johir Surusi, tha se projekti me 27 turbina të erës në Kosovë do të jetë projekti më i madh në Kosovë.

“Në botën e sotme e cila është e përçarë dhe nuk është e thjeshtë, ne sot po festojmë bashkëpunimin ndërkombëtar. Secila palë këtu ka kontribuuar në mënyrën e vet për të ndihmuar këtë projekt që të bëhet realitet. Projekti i 27 turbinave të erës me kapacitet të instaluar në Kosovës do të paraqes projektin më të madh në vend”, u shpreh ai.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se ky është lloji i parë i investimit strategjik në Kosovë. Siç tha ai, ky projekt është sinjali më me vend që mund të dëshmojë se gjërat funksionojnë në Kosovë.

“Ky është sinjali më me vend në kohën e duhur dhe të dëshmohet se gjërat mund të funksionojnë dhe të bëhen në Kosovë. Kemi të bëjmë me një përpjekje familjare. Me këtë të arritur duhet të theksohet se kemi të bëjmë me investimin e parë sipas legjislacionit të ri. Nënkupton investim strategjik të llojit të parë në Kosovë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Gjermaninë, por edhe vendeve të tjera”, ka thënë ai duke shtuar se shpreson që qeveria e re të mbështet projekte të tilla”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Ambasadorja e Izraelit, Alona Fisher Kamm, njoftoi se ky është projekti i parë i Izraelit në Kosovë.

Fisher Kamm uroi që viti 2020 të jetë vit i partneriteti dhe afarizmit, përfshirë energjinë dhe erën.

“Ky është projekti më i rëndësishëm i Izraelit në Kosovë. Ky do të sjell dobi dhe benefite për energjinë. Kemi një vetëdije të rritur për rëndësinë në kalimin e energjisë së ripërtërishme. Zvogëlimi i varësisë nga lëndët djegëse të importuara është e rëndësishme për ne. Vendet kanë filluar të marrin hapa sa i përket transportimit të gazit në natyrë. Ne dëshirojmë afarizëm të suksesshëm dhe uroj një vit të ri të partneritetit dhe të besimit si dhe një vit të gjelbër plotë me energji dhe erë”, u shpreh ajo.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se projekti 170 milionësh po vjen në Kosovë.

“Ndihem krenar që jam sot këtu dhe që po vjen diçka e mirë në Kosovë. Projekti 170 milionësh po vjen në Kosovë. Do të jem aty në çdo vend dhe mundësi për investime sepse janë të rëndësishme. Kosova dëshiron të thërret sa më shumë investitorë. Por të investojnë në projekte që mbrojnë ambientin, kjo është krenari”, tha ai.

Ilir Shala drejtori i KOSTT-it, theksoi se KOSTT ka qëndrueshmëri financiare dhe se ndërtimi i këtij investimi do të bëjë që Kosova të jetë sa me afër BE-së.

“Me ndërtimin e këtyre kapaciteteve të reja është më afër BE-së dhe i siguron furnizim më të mirë konsumatorëve. Infrastruktura e transmisionit është e gatshme të akomodoj Selacin me energji të erës. Kjo do të ketë përparësinë e burimeve të ripërtërishme. KOSTT-i ka qëndrueshmëri financiare. Në përmbushjen e të gjitha palëve të interesit do të arrijmë të kemi këtë qëndrueshmëri”, tha Shala.

Pacolli qenka marrë me dosjet, prandaj Ministria e Jashtme nuk u muar me diplomaci – Nga BINAK MAXHARRAJ

Tash u muar vesh edhe publikishtë së pse Ministria e jashtme tregoi përformancë shumë të dobët në punët e jashtme. Kjo ministri e udhehequr nga Behqjet Pacolli nuk qenka marrë më punët e diplomacisë. Mu për këtë kjo ministri ishtë më plotë afera dhe skandale në arenën ndërkombëtare,për gati tri vite nuk e solli asnjë njohje kurse Daçiqi ia çkapi 15 çnjohje.Ishte e mbuluar më një staf diploma-
tik të pa afët,të pa shkolluar,pa përvojë,më kuadro partiake dhe nepotizëm.

Për habinë e të gjithëve Ministria e jashtme i paska kryer punët e Ministrisë së mbrendshme dhe asaj të drejtësisë.Doli skandali së ajo i paska “mbledh-
ur” mbi 10 mijë dosje më dokumente më prova për krimet e luftës të cilat ia paska dorëzuar prokurorisë se shteti

A mos është kjo çmendi qe krejt
stafi i Ministrisë së jashtme qenkan shëndrruar në polic,apo më agjentura sekrete për të mbledhë prova për kime lufte nga ana e Serbisë.

Nga ana tjëtër më çka qenka marrë Ministria e punëve të mbrendshm dhe ajo e drejtësisë përgjatë gjithë kësaj kohe kur punët e tyre i paska kryer Be-
gjet Pacolli në ministrinë e jashtme.

Këtu diçka nuk funksionon?!

A ishte në dijeni Qeveria dhe kryemknistri për për këtë skandal anti ligjor dhe kushtete-tues dhë pse nuk ka patur reagime?!

Ky rast,ky skandal shtetëror dhe diplomatik duhet të hetohët më procdurë të shpejtë dhe efikse nga ana e prokurorisë së shtëtit duke i intërvistuar stafin në këtë ministri nga ministri Behgjet Pacolli e deri të stafi diplomatik dhe të merren masa adekuate ligjore për këtë veprimtari kriminele të kësaj ministrije.

Kështu veç na dijmë më e ba horë shtetin kur i emerojmë njërëzit e padijshëm më refetenca partiake që mërrën më afera dhe skandale.

Pseudopolitikanët që po e diskriminojnë popullin e vet?! Nga Skënder MULLIQI

 Ne këtë Kosovën tonë të vogël, mund të ndëgjosh dhe shikosh bash çdo gjë.Ky vend është bërë vendi më i përshtatashëm për ta shteruar deri në fund si ujin.Ne, vend që të ofrojmë ide, të ofrojmë zgjidhje, në mënyrë parimore për secilin problem politik dhe të natyrave tjera, këta njerëz , që e kan marrë timonin e shtetit punuan keq , sa vështirë të merret më mend.Këta pseudopolitikan, veq nderskamcave asgjë të mirë, nuk dinë, e as nuk po përpiqën të bëjnë , për shtetin dhe popullin e vet.Janë duke e shkaterruar edhe vetëdijën tonë. Qudi së si po i bëjnë aq deskriminim popullit të vet!Kjo logjikë e tyre perjashtuese , kjo mendësi e mykur, po na kthen shumë mbrapa, edhe me keq së në diktaturë.Këta ishte dashur të turpërohen , kur ndëgjojnë dhe dinë së çka po flitët dhe shkruhet për ta.Çfarë Kosove po na paraqesin në arenën ndërkombëtare?! Kurfare hiq.Dhe, pas gjjithë atyre paturpësive dhe dëmeve që ju kan bërë popullit dhe shtetit duke e plaqkitur, nuk po ndihen aspak keq.

Ne kemi mbetur vëtem simpatizant të te ardhmës tonë.Kjo është shumë e pa kuptueshme dhe e tmershme për kohën e civilizmit.Kaluan shekujë dhe sikur vet nuk po deshirojmë të dalim nga errësira e vjetër!Nuk po lirohemi nga paragjykimet për njeri -tjetrin. Secili po bëhët më patriotë së tjetri.Idealet kan mbetur në margjina.Materjalizmi shumë kujtë ia ka errësuar sytë dhe mendjën.Pushteti dhe pasurimi duke mos kërkuar metoda dhe forma, kanë mbetur e vetmja gjë, gadi për të gjithë ata që po ju vjen rasti .Kur, të gjithë menduam së më në fund , po vijnë ndryshimet për të mirë në këtë vend , të cilin e shkretëruam duket së do të mbesin si iluzione tona të mira. E gjithë bota demokratike na ndihmojë ta kemi shtetin e dytë në Ballkan, e ne për qudin e të gjithëve nuk po e dëshirojmë! Eshtë mbushur kupa tashmë nga delengjillëqe politike.Si të kuptohet e gjithë kjo përqarje politike , si të kuptohet gjithë ky mos unitet , kur vendi dhe kombi mund te futet në rrezik?!

LVV dhe LDK , që dy muaj nuk po kan mundësi të gjejnë gjuhë të përbashkët për ta formuar koalicionin aq të pritur.Ky alamet vendi, nuk po ka mundësi më i formua organet nga vota e lirë! Këto zhvillime stagnuese tash nuk i kemi pritur.Shumica jonë ,pos atyre që kan bërë pasuri marramendëse në kurriz të popullit, ishin të bindur së këto divergjenca programore dhe ideoligjike, do të tejkaloheshin .Dikush po i bie thumbit e dikush patkoit.Me këtë logjikë, automatikisht hudhët poshte ndershmeria, përgjegjësia dhe morali politik i partnerëve të koalicionit. Në fakt po ta konsideronin njera -tjetërn partner parimor, nuk do të shikonim gjithë këtë maskaradë politike.Na është gerditur kjo përditshmeri politike, duke ndëgjuar, së e gjithë lufta po bëhët për poste. Nuk pushuam krejt pas luftën të japim shëmbujë të kqinjë të shtetndërtimit dhe mirëqenjës. Fatin tonë e lidhem më njerëzit jo meritor, që Kosovën e sollën buzë kolapsit.Nese nuk do të bëhët diqka që këto struktura të logjikës së vjetër, të largohen përfundimisht nga politika, nuk do të na presin sigurisht ditë të mira edhe për shumë kohë…

Studimi në Kosovë: Merkel më e preferuara, SHBA partneri kryesor

Leonat Shehu

Një studim i Institutit të Prishtinës për Studime Politike, i publikuar të martën, nxjerr në pah se qytetarët e Kosovës i shohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, si tri vendet partnere kryesore ndërsa kancelaren gjermane, Angela Merkel si udhëheqësen më të preferuar.

Këto pohime janë pjesë e anketës së realizuar nga ky institut, lidhur me “Politikat Ndërkombëtare dhe Dialogun Kosovë-Serbi”.

Hulumtimi është zhvilluar në 38 komuna të Kosovës me 1 mijë e 200 qytetarë, prej tyre 800 shqiptarë, 200 të komunitet serb dhe 200 të komuniteteve tjera.

Hartuesi i këtij raporti, Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, tha se synim i studimit ishte për të parë se si e shohin qytetarët e Kosovës politikën e jashtme të Kosovës por edhe të ardhmen brenda sistemit ndërkombëtar, që është në një proces të ndryshimit të vazhdueshëm dhe shumë të shpejtë.

“Gjermania i prinë listës në pyetjen se kush duhet të jetë partneri i preferuar ekonomik me 39 për qind. Tek pyetja për liderët, prapë është kancelarja gjermane Angela Merkel ajo që ka marr përqindjen më të madhe, 63 për qind, duke lënë prapa presidentin amerikan Donald Trump me 15 për qind dhe 10 për qind për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Ndërsa në anën tjetër, brenda komuniteti serb ka rezultate ndryshe, ku presidenti rus, Vladimir Putin është lideri më i preferuar me diku rreth 73 për qind”, tha zoti Berisha.

“Ajo çka është interesante në këtë pyetje është që presidenti amerikan, Donald Trump ka 15 për qind ndërsa në pyetje tjera ku kemi trajtuar shtetet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përqindje shumë të lartë dhe zakonisht është e para ose e dyta. Në këtë kuadër ka një mospërputhje me përqindje ndërmjet shtetit si shtet dhe liderit, që besoj se është shumë interesante”, tha zoti Berisha.

“Gjithashtu është një përqindje relativisht e madhe që kanë zgjedhur presidentin turk Erdogan dhe disa prej komunave kryesore ku ky president ka pasur përzgjedhje më të lartë janë komuna e Mamushës, Prizrenit, Vushtrrisë dhe Fushë Kosovës”, tha Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

Raporti nxjerr në pah se qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta shohin NATO-n si organizatën më të rëndësishme, që ofron siguri për vendin.

“NATO prin bindshëm me diku rreth 60 për qind ndërkaq Bashkimi Evropian është i dyti me pak më poshtë se 20 për qind. Sidoqoftë në pyetje tjera, Bashkimi Evropian ka pasur një përqindje pozitive, do të thotë kur i kemi pyetur qytetarët se si e vlerësoni qasjen e BE-së karshi Kosovës sot, shumica absolute e ka vlerësuar si qasje pozitive”, tha zoti Berisha.

Raporti vë në pah se tri shtetet kryesore që qytetarët e Kosovës i kanë parë si partnerët kryesorë në arenën ndërkombëtare janë SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Vendet fqinje, të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk shihen si partnerë ekonomik.

Raporti nxjerr në pah edhe pakënaqësinë e qytetarëve të Kosovës me politikën e jashtme të Kosovës dhe përfaqësimin e saj në arenën ndërkombëtare.

“Mbi 30 për qind besojnë se pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare në pesë vitet e fundit është dobësuar dhe sipas qytetarëve kjo ka ardhur si pasojë e qeverisjes, fushatës ndërkombëtare të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës dhe si pasojë e ndryshimit të politikës ndërkombëtare në përgjithësi”.

“51 për qind besojnë se Kosova është dobësuar nga fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, një fushatë që ka filluar në vitin 2017, tha zoti Berisha.

“Kur i kemi pyetur qytetarët e Kosovës se a është e domosdoshme të njihet nga Serbia që Kosova të mbijetoj si shtet në të ardhmen e largët, rreth 76 për qind e tyre kanë deklaruar që jo, do të thotë që njohja nga Serbia nuk është një proces që i duhet Kosovës për të mbijetuar si shtet në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Profesori i shkencave politike, Armend Muja tha se rezultatet e këtij hulumtimi nxorën rezultate interesante dhe se sipas tij përzgjedhja e kancelares Angela Merkel si politikane më e preferuar ka qenë normale për shkak të ndikimit të saj në rajon.

“(Angela) Merkel shihet si personi më me influencë jo vetëm në Kosovë por shihet edhe në Ballkanin perëndimor. Sa i përket (Donald) Trump, zakonisht Kosova ka qenë një vend dhe Shqipëria kohë pas kohe ku në një farë mënyrë ku shkalla e pranueshmërisë së presidentëve amerikan ka qenë më e lartë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë unë po e shoh që ka pas një rënie, një rënie të saj, si duket ka edhe kontraverza mjaft ndërmjet Trumpit edhe ai afeksioni i Kosovës natyrisht lidhet pak me presidentin Clinton dhe zotin Joe Biden që kanë qenë të Partisë Demokratike”, tha zoti Muja.

Profesori Muja thotë se hulumtimi tregon atë që tashmë dihet, dallimet e mëdha etnike në Kosovë, sa i përket pikëpamjeve të qytetarëve.

“Shqiptarët e shohin Merkelin, serbët e shohin Putinin si liderin më të preferuar, kjo është realitet. Tjetra është se shqiptarët e shohin Bashkimin Evropian si mik, serbët kanë më të tepër rezerva”, tha zoti Muja.

Raporti i Institutit të Prishtinës për Studime Politike ka matur edhe disponimin e qytetarëve lidhur me pritshmërinë e tyre për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Serbisë, ku pak qytetarë besojnë se një marrëveshje e tillë mund të arrihet në vitin 2020, ndërsa një numër më i madh shpresojnë se një gjë e tillë do të mund të arrihet brenda një periudhe 3 vjeçare.

EDI RAMA ÇFARË JE TI?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

Nuk po kuptoi së çfarë je ti Edi Rama.

Sipas sjelljes sate po delë së ti nuk je grek,nuk je as serb por më së paku jeni shqiptar.

Sepse:

-Greku dhe serbi angazhohën deri në vdekje në mbrojtjën e kufijve të shteteve të tyre,ata vdesin duke e ruajtë nderin dhe virtytet e kombit të tyre,ata nuk lanë shibël më ra në pastërtin e kombit të tyre.

Po ti çfarë bënë për ta mbrojtë kombin tend?!

Asgjë?!

Ti Edi Rama vepron kundër kombit tend,ti nuk ke as farë ndjenja dhe dashuri për kombin tend.Kjo ndoshta sepse prindërit tu nuk kanë mbjellë në ty asfarë ndjenja dhe dashuri kombëtare.

Ti Edi Rama bëhësh bashk më djallin dhe të birin e tij,ti bëhësh bashk më armiqet e kombit,
ti bëhësh bashkë më grekun dhe serbin,bënë aleanca të turpshm më të ta, për ta demtuar kombin,ti bënë lojën më të turpshme më ta, për ndarjën apo coptimin e Kosovës,për prishjën e sovranitetit të sajë,ti sillësh ashtu sikur Kosova të mos ishte pjesë e kombit.Ti për çdo ditë e më shumë krijon bariera midis dy pjesëve të kombit Shqiperisë dhe Kosovës.

Skandaloze,e mjerueshme e tmershme dhe e turpshme për ty?!

Ndalu Edi Rama,por jo ti nuk po ndalësh.Dreqi vazhdon rrugëti-
min e vetë.Nuk e di së a din por
këto ditë shoku yt i dashur presidenti kriminel i Serbisë Aleksandër Vuçiq më tërë arsenalin e tij shteteror dhe diplomatik u hodhë në kundërshtinë e luftës së pastër të UÇK-se duke i mohuar masa-
krat dhe gjenocidin gjatë luftës në Kosovë.

Dhe turpi yt po vazhdon pa fije turpi,sepse djalli dhe dreqënit nuk kanë turp, i sojit të tillë je ti.

Ti Edi Rama sikur e harrove tragjedin natyrore qe e goditi kombin kohë më parë.Në këtë tragjedi fuqishëm u bashkua kombi në ndihmë vëllazerore,
anipse ti vazhdon inatet,përçar
jet midis krerve të kombit.Gjaku i zenë nën rrenojat kurr nuk thah
het nuk terët.

Menduam së kjo tragjedi natyro-
re do ta ndërgjegjesoi vetëdijën tende.Por,jo ujku kimën e ndrron
e zanatin jo.

Ti Edi Rama derisa ende është e freskët tragjedia kombëtare qe ndodhi më termëtin,dersa Serbia jo fortë moti e injoroi gjakun qe e shkaketoi në luftën e fundit në Kosovë ku bëri gjenocid të pa parë. Ti Edi Rama,edhe për kundër thirrjeve mbarë kombëtare që ta rrudhish doren nga Serbia dhe ta zgjatish kah vellazeria turperishtë këto ditë pl të vjenë në Tiranë turani serb Vuçiq arëmiku më i madh i kombit shqiptar,po vjenë qe se bashku më ty të vazhdoi turpin
e nisur më parë rredhë Minishe-
ngenit i cili më se shumti e atakon kombin shqiptar,por shumë i dobishëm për Serbin për të krijuar dhe forcuar hegjemonizmin e sajë në Ballkanin Përendimor.

Turpi ta mbuloftë fytyrën o i pa fytyrë.Mjetë kombi që mbanë njërëz të tillë.

INJORANCA E SHTETIT DHE SHOQËRISË SHKAK I RRITJES ENORME E SHQETËSUESE TË KONSUMUESVE TË DROGAVE NË KOSOVË…! – Nga Reshat Nurboja

  • Rritja e narkomanisë gjatë viteve në Kosovë:
  • Në fund vitet 70-ta e fillim të viteve të 80-ta në Kosovë kanë qenë të evidentuar gjithsejt 13 narkoman kronik
  • Në vitet 90-ta kanë qenë të evidentuar rreth 1000 narkoman
  • Ndërsa sot vlerësohet se janë me dhjetra mijëra të tillë…

 

  • Strukturimi teorik politik i problemit praktik

 

  • Narkomania është problem serioz i shoqërisë bashkohore, e cila nuk e ka tejkaluar as Kosovën. Në vitet 80ta (1980) kemi gjeneratën e parë të narkomanëve , Në vitet e aparteidit dhe luftës në vitet 90ta(1990-1999) kemi gjeneraten e dytë të narkomanëve, dhe tani pas lufte, pas vitit 2000 kemi gjeneraten e tretë të narkomanëve e cila nuk ka asgjë të përbashkët në mes veti…Gjenerata e parë e narkomanëve ishte gjenerata e cila për shkak të kushteve të mira ekonomike dhe statusit familjar donin të veqoheshin nga moshatarët e tyre, por ata ishin vetëm disa sish. Gjenerata e dytë ishte viktimë e një plani të pushtetit serb për etiketimin e rinisë shqiptare si bartëse e trafikimit dhe konsumuese të substancave narkotike, kurse gjenerata e tretë është rezultat i traumave të luftës, monotonisë së jetës së përditshme rinore, modernizimit të importuar nga të rinjët e Kosovës që tani jetojnë në perendim e gjatë pushimeve verore vijnë në vendlindje, dhe kuptohet tentimi i krijimit të një tregu të ri nga narkodilerët etj. Kjo kategori e konsumuesve të substancave narkotike nuk kanë profil të standardizuar të narkomanëve e cila do të veçohej në bazë të sjelljës apo pamjës së jashtme.

Send this to a friend