VOAL

VOAL

Rexhep Selimi ftohet nga Specialja si i dyshuar për krime lufte

​Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale.

Kjo gjë u bë e ditur nga vetë Selimi, i cili deklaroi se është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Selimi tha se ashtu si thuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë të tjerë të lirisë, është ftuar për t’u intervisutar nga Zyra e Prokurorit të Specializur, në cilësinë e të dyshuarit.

“Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shtuar ai.

Ndryshe Selimi ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e legjislaturës së re të Parlamenti edhe për një mandat tjetër. express

Zëri i Amerikës: Kosova nuk merr pjesë në takimin e Ohrit

Të dielën në Ohër, mbahet takimi i udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, një takim që është vazhdimësi e takimit të 10 tetorit që u mbajt në Novi Sad për krijimin e një “Shengeni” ballkanik ndërmjet Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e së dielës janë ftuar edhe Kosova, Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina.

Por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të shtunën se ka refuzuar pjesëmarrjen për disa arsye: “së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.

Ai shkroi në rrjetin facebook se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave.

“Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur. Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta”, shkroi ai.

Udhëheqësit e tre vendeve ballkanike, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ranë dakord më 10 tetor që brenda vitit 2021 “të eliminojmë kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lirë brenda rajonit”.

Ata ishin marrë vesh që në takimet e radhës të ftohen edhe vendet tjera dhe që dallimet që ekzistojnë për çështje të tjera, siç është dhe rasti mes Serbisë e Kosovës, nuk duhet të bëhen pengesë për të ecur përpara së bashku me këtë projekt.

Milaim Zeka: Kryeprokurori Aleksandër Lumezi do të marrë ftesë për t’u paraqitur në Speciale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i ftuar në emisionin Frontal të T7 ka thënë se ka informata që edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi do të ftohet në Hagë nga Gjykata Speciale.

“Unë kam disa informacione se nga Gjykata Speciale do të ftohet edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale Shpend Maxhunin, Aleksandër Lumezin , Driton Lajçin dhe Abelard Tahiri i ka ftuar ose do t’i ftojë për rrjedhje të informacioneve, shkruan Gazeta Express.

“Shefi i AKI-së, së bashku me Aleksandër Lumezin dhe Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri mund të akuzohen për rrjedhjen e informacioneve dhe kërcënimin dhe shantazhin që ju kanë bërë dëshmitarëve të Hagës”,

Ai ka thënë se më “serioze e kanë punën këta persona në raport me Gjykatën Speciale se sa vet Kadri Veseli”

Ai tutje ka deklaruar se informatat për ftesat e Gjykatës Speciale i ka pasur të sakta dhe kjo u konfirmua me ftesën e ardhur për kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Zëri i Amerikës: Jep dorëheqjen shefi i Agjencisë së Zbulimit të Kosovës

Drejtori i Agjencisë së Zbulimit të Kosovës, Shpend Maxhuni, ka dhënë dorëheqje.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri në largim Ramush Haradinaj, por nuk janë dhënë hollësi për arsyet e kësaj dorëheqjeje.

Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë. Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skënderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut. Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pa ndalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, shkroi në rrjetin Facebook zoti Haradinaj.

Shpend Maxhuni, që më parë ishte drejtor i përgjithshëm i policisë së Kosovës, u emërua në krye të agjencisë së zbulimit në muajin prill të vitit 2018.

Ai trashëgoi në këtë post, ish drejtorin Driton Gashi, i cili bashkë me ish ministrin e Brendshëm, Famur Sefajn, qenë shkarkuar pasi që më 29 mars të vitit 2018, qenë deportuar gjashtë shtetas turq, të lidhur me institucionet e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, tre vjet më parë.

Operacioni qe kritikuar ashpër nga organizatat e te drejtave të njeriut dhe njohësit e drejtësisë, që thanë se dëbimi në mënyrën si ka ndodhur paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës si dhe të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kosova është një nga vendet e rajonit që i është nënshtruar trysnisë për arrestimin dhe dorëzimin e “gulenistëve” të kërkuar nga Ankaraja.

Presidenti turk falënderoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa sulmoi kryeministrin Ramush Haradinaj për qasjen ndaj operacionit dhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë të sigurisë.

Turqia ka arrestuar më shumë se 50 mijë veta në operacionet kundër mbështetësve të dyshuar të Fethullah Gulenit, klerikut që akuzohet se qëndronte prapa grusht shtetit të korrikut të vitit 2016.

Numërohen të gjitha votat e diasporës në Kosovë, Vetëvendosje merr edhe një deputet

Janë numëruar edhe votat e fundit nga zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Bëhet fjalë për 1806 vota që kanë ardhur nga diaspora dhe me vendim të Gjykatës Supreme, hynë në votim. Sipas të dhënave, shumica e tyre janë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Nga numërimi i votave të diasporës del që LVV i ka marrë 1154 prej tyre. Sipas këtij rezultati Vetëvendosje i merr 32 deputetë në Kuvend. Pas saj është LDK-ja me 395 vota e PDK-ja 276 vota.

Rritet numri i braktisjes së foshnjave në QKUK

Ariana Kasapolli – Selani

Gjatë dhjetë muajve të parë të këtij viti, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë braktisur 38 foshnje. Ndërkohë, 26 prej tyre janë bashkuar me njërin apo dy prindërit biologjikë, pas bisedave të shumta mes prindërve me punëtorët shëndetësorë, por edhe psikologët.

Dymbëdhjetë foshnje kishin mbetur në Klinikën e Neonatologjisë, prej nga dhjetë prej tyre u ishte siguruar një “shtëpi e re” për të jetuar përmes një programi të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kurse dy foshnje janë ende në QKUK.

Në mungesë të nënës, foshnjave përqafimin e parë pas braktisjes, ua jep infermierja Gjyle Fejzullahu, e cila tash e 34 vjet punon në repartin e fëmijëve të braktisur.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se shpeshherë nënat që vendosin t’i braktisin foshnjat e tyre, nuk dëshirojnë t’i shohin ato. Andaj, kontaktin e parë këta fëmijë e kanë me infermieret, e që për to është një përjetim i veçantë, por edhe i dhimbshëm.

“Unë i dua këto foshnje. Kam lidhje shpirtërore me to. Kontaktin e parë e kanë me ne, infermieret. Ne i lajmë, i pastrojmë, i ushqejmë, i duam shumë. Kur shkojnë prej klinikës, ne mërzitemi shumë sepse po lidhemi emocionalisht me këta fëmijë. Ndjej edhe dhembshuri për ta sepse në shumicën e rasteve, nënat që i braktisin nuk dëshirojnë t’i shohin fare”, tha Fejzullahu.

Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, që funksionon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tha se aktualisht në klinikë janë dy foshnje të braktisura, që janë nën përkujdesje të stafit, derisa të tjerët janë dërguar në departamentin e mirëqenies sociale, si dhe 26 të tjerë që tashmë janë bashkuar me njërin ose të dy prindërit biologjikë.

“Klinika e Neonatologjisë i trajton edhe foshnjat e braktisura që lindin në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, por edhe ato rastet që gjenden në terren dhe që sillen në klinikë përmes punëtorëve socialë dhe policisë. Gjatë këtij viti në Klinikën e Neonatologjisë janë sjellë 38 raste sociale. Prej tyre, 26 janë bërë në bashkimin familjar ku njëri nga prindërit ka pranuar që të kujdeset për foshnje, ndërsa 12 raste sociale mbesin që të përkujdeset departamenti i mirëqenies sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”,tha ai.

Ndërkaq, vitin e kaluar kanë qenë 29 raste të foshnjave të braktisura. Prej tyre, 20 fëmijë janë bashkuar me familjarë kurse nëntë raste janë marrë nga ana e departamentit për mirëqenien sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Problemi që prej vitesh po e përcjell Klinikën Neonatologjike është mungesa e stafit të mesëm, përkatësisht infermierëve. Gojnovci duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se ndonëse kanë kërkuar që të rritet numri i stafit, kjo ndër vite mbetet një sfidë e pazgjidhur.

“Edhe më herët ne kemi bërë ankesë për numrin jo të mjaftueshëm të infermierëve. Këtë vit kemi pranuar pesë infermiere. Ende kemi nevojë për infermiere/ë të rijnë. Por, foshnjat e braktisura kanë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë dhe kujdesin maksimal e marrin nga infermieret ekzistuese”, tha Gojnovci.

Një rast më i rëndë që kishte ndodhur këtë vit në këtë klinikë, ishte ai i një foshnje të braktisur, e cila kishte lindur me një sëmundje. Pas një jave në kujdesin intensiv të QKUK-së, ajo kishte ndërruar jetë.

Haradinaj mesazh Kurtit: Nëse e vendosni reciprocitetin me Serbinë, nuk e kuptoj pse duhet me e hjekë taksën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur pas mbledhjes së Qeverisë, për taksën 100 për qind për produktet serbe, si dhe arrestimet që janë paralajmëruar se mund të bëhen gjatë këtij muaji nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express.

Haradinaj fillimisht ka folur për vizitën e Matthew Palmerit në Kosovë, si dhe emërimin e Richard Grenell nga Donald Trump.

“E falënderoj z. Palmer për ardhjen, është komunikim i vazhdueshëm, edhe më herët jam taku me të në Amerikë, është vazhdim i agjendës amerikane për shkak se ka edhe përgjegjësi nga Departamenti i shtetit, ndërkaq, siç e dini ambasadori Grenell ka përgjegjësi direkte nga presidenti amerikan Donald Trump, pra është vazhdim, është agjendë e ndërsjellët, për këtë arsye s’kam bë ndonjë postim. Është vazhdim i komunikimit, nëse i keni përcjellë të gjitha zhvillimet, është dinamikë Kosovë-Amerikë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje ka komentuar vendimin për taksën 100 për qind derisa i ka dërguar një përgjigje për këtë liderit të VV-së, Albin Kurti.

“Analiza është prezente në vazhdimësi, një vakum të produkteve serbe e zëvendëson prodhimi vendor që është zhvilluar dhe ka ndikim direkt në ekonominë e vendit. Politikisht nuk është vetëm taksa por janë qëndrimet që i kemi mbajtë në Kosovë që e kanë mbajtur vendin të pavarur nga tavolina e znj. Mogherini, vendimet për ushtrinë, për Trepçën. Sa për me hjekë reciprocitetin e pëlqej këtë ide, por le të mbetet taksa, nëse VV do të reciprocitetin nuk e kuptoj pse duhet me e hjekë taksën, edhe habitem për qëndrimin e kujtdo që i kthen mallrat serbe pa e marrë njohjen është një gabim kapital politik”, shtoi ai.

Sa u përket arrestimeve nga Gjykata Speciale, Haradinaj tha se për këtë duhet të pyeten ata që dikur kishin dhënë votën për.

“Për arrestimet nuk di duhet me i vetë ata që e kanë votu gjykatën, ata i dinë më mirë procedurat se jam jashtë informatave, ata që e kanë votu është mirë më i vetë çka mendojnë”, tha Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë. /GazetaExpress

Kurti njofton për takimin me Zaevin në Shkup dhe për temat që ka diskutuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Shkup,raporton Gazeta Express.

Albin Kurti në këtë takim ka qenë i shoqëruar me anëtarët e kryesisë së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu.

Kreu i VV-së përmes Facebook-ut, ka shkruar se në takimin me kryeministrin Zaev kanë biseduar për situatën politike në dy vendet dhe për çështjet e integrimit evropian.

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian”, ka shkruar Kurti.

Ai tutje ka thënë se do të mbeten në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen.

Muharrem Maralusha: Nëse Isa Mustafa del nga koalicioni asht spiun i Serbisë

 

Në rrjetin social Muharrem Maralusha shkruan si më poshtë:

“I kam studjue te gjitha qeverite serbe qe kanë sundue ne Serbi dhe ne tokat e robnueme shqiptare.

I kam studjue prej nje kapaciteti zyrtar –

dhe asnjena kurrë nuk ja ka dasht te miren popullit Shqiptar,

por jane mundue dhe do te mundohen sot e 100 vjet me e shfarose.

Prandej po i drejtohem dhe LDK’s se e lexova nje postim te Isa Mustafes se esht gadi me dal nga koalicioni.

Kjo kishte qene nje tragjedi e madh qe do ta shtyne Serbine me festue me nje aheng madheshtore.

Ne qoftse LDK’a e merr ketë hap, atehere jam ma se i bindun se LDK’ja esht e mbushun me agjenta te Sigurimit Serb.

Se vetem Serbija done me e pa Kosoven te shkatërrueme politikisht.

Prandej ISA MUSTAFA, ne qoftse jeni i mendimit me e mare ketë rruge ( me dal prej koalicionit) une haptas kam me ju akuzue personalisht se jeni ne sherbim te Serbise.

E TMERSHME DHE SKANDALOZE: KRIMINELET E VRANË PARA 20 VITESH, PAS 17 VITESH E SHPALLËN HERO TE KOSOVËS – Nga BINAK MAXHARRAJ

Sot bëhën 20 vjet kur me 2 nentor 1999 fill pas çlirimit ne fashtin Burojë të Hashim Thaçit u kidnapua dhunshëm mesuesi dhe aktivisti i njohur i LDK Haki Imeri. Haki Imeri ishte pika e djalit mesues i prkushtuar që rrezatonte dritë dhe dituri ne atë anë.Ishte edhe mesuesi dhe kujdestar klase i Presidentit Hashim Thaçi. Por ishte edhe krah i fortë i Presdientit historik Ibrahim Rugova duke e mbajtë gjallë LDK ne atë anë.

Më 1 nentor 1999 shkuan me dy vetura dhe e kidnapuan dhunshëm ne fashtin Buroj. Të nesermën me 2 nëntor Haki Imeri u gjetë i vrar, i karbonizuar ne fshatin Araçevë. Dhembja e pikëlloi familjën e tij. Ishte kjo vrasja e parë politike e pasluftës. Shumë njerëz,por edhe krejtë Drenica mbeten me gojë hapur nga kjo vrasje makabre,i mallkonin vresesit,kriminelet qe mbanin emrat shqiptar.

Vellau i Haki Imerit, Imer Imeri, nuk la gje pa levizë se a mos mund të u bije ne fije vrasesve sepse vrasesit duhet të ishin te asaj ane. Dha deklarat,foli nepër medija për vrasjen e vellaut të tij Hakiut. Imer Imeri nuk e zenti gjumi gjumë për ti ra ne fije kësaj vrasjeje.Por kot,drejtesia ne këtë rast nuk lëvizëte,nuk e bënte punën e vetë,e kishte gozhduar dikush.Familja po dyshonte edhe në Hashim Thaçin.Në një rast patë deklaruar se unë”nuk kamë thanë së Hashim Thaçi e ka vrar vellaun tim,por theksoi ne veçanti se Hashim Thaçi e din se kush e ka vrar vellaun tim”,kjo ndryshe i bije jo Hoxhë Alia por Ali Hoxha,siç thotë një thënje e popullit

Por një natë para 17 vitesh dikush e kishte parë një andërr te keqe.Dhe pa një pa dy Hashim Thaçi shkon turr e vrap te familja Imarajt me e la vehten sipas kanunit duke ba be në 124 pleq,se ai nuk kishte dorë ne vrasjen e Haki Imerit mpsuesit të tij.I ligu Imaer Imeri,vellau i Haki Imerit i cili për këta 17 vite qoi shumë pluhur dhe beri akuza duke e drejtuar edhe gishtin kah vrasesit e mundshëm,u dorzu para Kanunit para besë së Hashim Thaçit me 124 pleq.

Hashim Thaçi i cili për 17 vite as qe i kishte rënë ne mendë te shkojë ne vizitë e as në ngushlime te shkoj te familja Imaraj turr e vrap shkone në oden e tyre për me i ba be ne emqe te 124 pleqeve te bazuar ne kanun.I ligu Imer Imeri e hangri këtë gjurullti.Pa pelqimin e familjes se ngushtë e lejoj Thaçin te mbanë homazhe te varri i vellaut,e lejoj te mbajë mbledhje komorative për mesuesin e tij pas 17 vitesh,bile Presidenti i Kosovës shkojë edhe më largë duke e4 shpallë Haki Imarin Hero të Kosovës.

E quditeshme qe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ta shpall hero te Kosovës,nje kativiste për meritat e tij në LDK.
Më te gjitha këto sikur nuk po pajtohet familja e ngushte e Haki Imerit,qe do te thotë se familja e ngushte nuk ishte pajtuar as me sjelljën e vellaut te Hakiut Imer Imarit i cili për krejtë ketë pati”hy ne mal pa sakicë”.Familje qe nga para 20 vjetesh po kërkon drejtesi për Haki Imerin,për njeriun i cili u hapi rrugë te gjitha vrasjeve të pas luftës,ata vazhdimishtë janë ankuar,po kërkojnë drejtesi,e drejtesia as se si te arrij deri te Haki Imeri,ajo është e kapur e zapueme nga vrasesit e tij.

I ka mbete e vetmja shpresë qe Gjykata Speciale ne Hagë ta thotë fjaën e vetë dhe te zbardhë të vertetën.

Më 3 nëntor 1995 u nda nga jeta Anton Çetta, shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë

Anton Çetta, lindi më 3 janar 1920 në Gjakovë dhe vdiq më 3 nëntor 1995 në Prishtinë, ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë.

Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane.

Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe. Nga viti 1960 deri në vitin 1968ai ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë dhe Gjuhë latine në Universitetin e Prishtinë.

Libri i parë iu botua më 1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Nga viti 1968 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit QendrorLëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.

Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit.

“Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90.

Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më 1992, Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së.

Më 30 prill 2010, ai u nderua me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Dr. Ibrahim Rugova”, nga Presidenti Fatmir Sejdiu.

Mustafa: “Nëse s’ka marrëveshje, LDK shkon në opozitë”

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se do të arrijë marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për krijimin e qeverisë. Qëndrimi në fjalë erdhi pas deklaratës së kreut të LDK-së Isa Mustafa, se nëse nuk arrihet marrëveshje me VV-në, partia e tij shkon në opozitë. “Gazeta Blic” ka kontaktuar me zyrën për media në Lëvizjen Vetëvendosje, lidhur me qëndrimin e Mustafës, karshi koalicionit të mundshëm qeverisës.

“Që para zgjedhjeve, madje edhe para se të binte kjo qeveri ne kemi shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjella, madje tash e sa kohë po diskutojmë në drejtim të bashkëqeverisjes. Deri tani diskutimet po zhvillohen në frymë të mirë bashkëpunimi dhe ato do të vazhdojnë edhe më tutje. Përcaktimi i dy subjekteve është që partner të vetëm në qeverisje të kenë njëra-tjetrën”, ka thënë zyra për media në një përgjigje për ‘Gazeta Blic’.

Në anën tjetër Mustafa, në një intervistë për RTV21 e ka lënë si mundësi të hapur dështimin e marrëveshjes me VV-në. “Nëse nuk arrihet, LDK shkon në opozitë, por në asnjë rast nuk shkon me subjekte të tjera. Nuk do të shfrytëzojmë asnjë rrugë tjetër, asnjë koalicion tjetër, nëse gjejmë zgjidhje me Vetëvendosjen. Vet fakti që ne po zhvillojmë negociata tregon se puna nuk është kryer, mirëpo kur zhvillon negociata atëherë nuk mund ta shpallësh të kryer punën. Këtu nuk mund të ketë fitues – ose dy palët do të jenë fituese, ose nuk do të kemi marrëveshje”, u shpreh ai.

Defektet e zgjedhjeve treguan për domosdoshmërinë dhe nevojën e zbatimit të reformës zgjedhore

Luljeta Krasniqi – Veseli

Parregullsitë e evidentuara në procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, që u shfaqën sidomos gjatë fazës së numërimit të votave, pasuar nga problemet e votave të ardhura nga Serbia, atyre me vonesë nga diaspora si dhe pjesa e administrimit teknik të ditës së zgjedhjeve, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, duhet të trajtohen që të mos përsëriten në proceset e ardhshme zgjedhore në Kosovë.

Përveç këtyre problemeve, si defekte janë veçuar edhe numërimet e votave për kandidatët e partive për deputetë. Për shkak të gabimeve gjatë numërimit, KQZ kishte urdhëruar numërimin e votave për 530 vendvotime. Pas rinumërimit, ishte vërejtur se disa kandidatë ishin favorizuar e të tjerë ishin dëmtuar brenda subjekteve politike, duke hedhur kështu fajin kah komisionerët e partive politike për këto devijime.

Ata thonë se parregullsitë që e përcjellën këtë proces zgjedhor, treguan për domosdoshmërinë dhe nevojën e zbatimit të reformës zgjedhore.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha për Radion Evropa e Lirë, se procesi zgjedhor deri në ditën kur filloi votimi dhe pas mbylljes së votimeve, u përcoll me disa shkelje të vogla, por që nuk ndikuan në cenimin e integritetit zgjedhor.

Cakolli shton se mësimi kryesor që duhet marrë nga këto zgjedhje është të kuptohet ndjeshmëria që ka procesi i numërimit të votave.

“Aspekt tjetër i këtyre zgjedhjeve është votimi jashtë vendit që paraqet një nga hallkat tjera tejet të ndjeshme dhe më komplekse të tërë procesit zgjedhor. Kjo për shkak se i tërë procesi i votimit është ndarë në dy karakteristika kryesore që i kanë shoqëruar. Në njërën anë kemi pasur votat nga Serbia për të cilat ka pasur dyshime për helmimin e zyrtarëve, për fabrikim, ardhje të organizuara e të tjera, dhe në anën tjetër kemi pasur votat e ardhura me vonesë nga diaspora shqiptare. Këto dy elemente janë me rëndësi për t’u trajtuar”, thotë Cakolli.

Afër një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk e ka përmbyllur procesin që nënkupton shpalljen e rezultatit përfundimtar dhe certifikimin e tij.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, thotë për Radion Evropa e Lirë se do të vlerësohet i gjithë procesi zgjedhor dhe në ato faza ku ka pasur dobësi, në të ardhmen duhet të parandalohen dhe mos të përsëritën.

“Gabimi teknik që ishte në formularë për përputhjen rezultateve që ishte edhe një nga ankesat e subjekteve politike, votat e diasporës dhe votat e ardhura nga Serbia përmes postës, pastaj edhe dobësitë që përcillen proces pas procesit, unë mendoj që institucionet do t’i identifikojnë këto dobësi dhe me reformën zgjedhore të rishikohen dhe të merren masat për eliminimin e tyre, për shkak se për disa procese të dëmtohet imazhi i zgjedhjeve është e papranueshme”, thotë Desku.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë ka theksuar se pas çdo procesi zgjedhor ky mekanizëm analizon aspektet e ndryshme të procesit zgjedhor. Të gjitha këto trajtohen në kuadër të mësimeve që dalin nga procesi zgjedhor.

“Pra, KQZ-ja evidenton të gjeturat që dalin nga organizimi i zgjedhjeve, përfshirë këtu përparësitë apo mangësitë. E gjithë kjo bëhet me qëllim të përmirësimeve të proceseve të ardhshme zgjedhore”, theksohet në përgjigjen e KQZ-së.

Reforma zgjedhore, për Eugen Cakollin nga Instituti Demokratik i Kosovës duhet të jetë një nga prioritetet e para për legjislaturën e ardhshme dhe një çështje e tillë, sipas tij, duhet të bëhet mbi bazën e gjithëpërfshirjes së subjekteve politike.

Cakoli thotë se vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet një proces i drejtë i cili nuk kontestohet nga asnjë palë dhe mbi të gjitha është i pranueshëm sa i përket aspektit procedural.

“Mësimi kryesor që duhet të nxjerret nga këto probleme është që reforma zgjedhore të jetë e bazuar në kornizë të fortë ligjore në mënyrë që të mos ketë mundësi që edhe nëse bëhet një proces i reformës zgjedhore aspekte të caktuara të saj të kontestohen nga ana e Gjykatës Supreme pas ankesave eventuale. Institucionet përgjegjëse gjatë procesit të reformës zgjedhore të bazojë arsyshmërinë për ndryshimin e aspekteve të caktuara, sidomos të aspektit procedural, të dërgimit pranimit të votave jashtë vendit dhe të ngjashme mbi problemet që janë shfaqur në këto zgjedhje”, thotë Cakolli.

Cakolli thotë se duhet të merret parasysh edhe pjesa e administrimit teknik të ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë parregullsitë kryesorë që kanë ndodhur siç është numri i shtuar i votimit me asistencë, fotografimi i votës si dhe çështja e fletëvotimeve të pavlefshme që në numër është shumë i madh.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor të këtij viti. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Duke u nisur nga shumë parregullsi, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar për Televizionin Publik se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjasë deri në dhjetor, duke sqaruar se vonesat po ndodhin për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

POLITIKANET E PAPJEKUR TE KOSOVES Nga Muharrem Maralusha

Ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara në idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.”

Ndoshta ma se fundi deklarata e Dipllomatit Amerikan REEKER në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ku ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan që Kosova dhe Serbia të gjejnë një rrugë përpara, që “do të sillte mundësi më të mira për njerëzit në Serbi, për njerëzit në Kosovë dhe për të gjithë rajonin”. Kjo deklarate eshtë dhane per veshet e atyne politikanve ne Kosove qe ende mendojne se SHBA esht ne anen e Kosoves kur vjen pyetja e kufijve te patundeshem qe sot i ka Kosova.

Une jam i njoftun me psikollogjinë e Z. Reekerit. Reekeri e don Kosoven dhe ka nje simpati per popullin e Kosoves. Por duhet ta kuptojme se Reeker punon per Kryeplakun e SHBA’s qe sot sundon ne SHBA.. REEKER esht nje ushtar shume besnik ndaj Prezidentit Trump dhe do ta projekton politiken e tij ndaj Kosoves. Politika e sotshme e Trumpit ndaj Kosoves eshtë qe Kosova mos te bane probleme te matejshme per Trumpin se ai mjaft i ka problemet e veta me demokratet ketu ne SHBA. Prandej, Trumpi ja ka dhane urdhnat e sakta POMPEIT DHE REEKERIT – Kosovaret duhet patjeter dhe ne çdo kusht me e nenshkrue nje marrëveshje me Serbinë edhe pse nje marrëveshje e tillë do te jetë ne dam te Kosoves.

Kosova duhet me prite per nje kohe ma te volitshme dhe te mos hyne (te mos shkel) ne nje balte/zall te gjall. Koha, sot nuk esht e volitshme per Kosoven…jo deri sa administrata e sotshme ne SHBA ka probleme egzistuese ne vend. Kjo admonistrate, sot nuk esht ne vetdijeni se a do te jet ne fuqi deri ne zgjedhjet e ardheshme qe jane me 2 Nendor 2020. Kosova nuk duhet me u ngut aspak sa i perket vazhdimit te dialogut me Serbinë. Kur te nenshkruehet nje marrëveshtje me Serbine, Kosova do te humb 1/3 ten e territorit qe e ka sot. Qdo marrëveshtje qe do te nenshkruhet ndermjet Kosoves dhe Serbisë, do te jet nje marrveshtje e garantuar nga nderkombetaret dhe do te jetë e pa kthyeshme ne nje mënyre paqesore.

Dy vitete e fundit, udheheqesija Kosovare (Ramush/Hashimi/Veseli dhe te tjeret) thojshin çdo dite ne media “se ne e ndigjojme çka na thote SHBA.” Tash SHBA po thotë se “ju kosovaret do te bani çmose qe te nenshkrueni nje marrëveshtje me serbin….edhe se nje marrështje e shkrueme sot do te jetë ne dam te Kosoves.” Mos harroni se Kryeministri ne doreheqje e humbi poziten vetem per nje arsye: Se nuk deshti me i zbatue deshirat e nderkombetarve. E pozita e nderkombetarve (tue perfshie dhe adminoistraten qe sot sundon ne SHBA esht se duhet me u ba nje kompromise sa i perket kufijve. Perveq Ramushit, qe i nguli kombet se ska me pas ndryshim te kufijve me Serbin, te tjeret jane tue thanë se do ta ndigjojm SHBA’n qe do me thanë se do te ketë ndryshime te kufijve.

Une po ashtu kam dipllomue ne shkencat politike/dipllomatike, dhe çdo profesor na thonte se per nje politikan me qenë i sukseseshhem, ky politikan duhet me qen rrenacak se perndryshe as qent nuk ja hajn kufomen. Edhe pse politikanet e Kosoves jane tue e than te kunderten (tue perfshi ketu dhe politkanet e LDK’s) se ska me pas ndryshim te kufijve (na tash e dijm se ku qendron Hashim Thaqi, Lutfi Haziri dhe do tjere). E vetmja menyre me ju shmang ndryshimit e kufijve (coptimin e Kosoves) esht qe te mos nenshkruhet as nje marrëveshtje me Sebinë qe eshtë ne dam te Kosoves. Politikanet e Kosoves duhet ta mbajne ne mend nje gja: asnji njerk nuk i done femijt ma shume se nena qe i ka dhane tambel fëmijëve te saj.

Fjala e fundit, si po e shof une sot- Albini dhe Vjosa jane tue ba be se s’ka me pas leshime ndaj Serbise, por mos e harroni fjalen time te mahershme se per nje politikan me mbet gjall – aj duhet me rrejte. Tash do ta kqyrim se sa stabil kane me qene Albini dhe Vjosa. GOOD LUCK (ME FAT). Veriu i Kosoves me Trepqen dhe Ujmanin jane gjak i Kosoves dhe tambeli i nanave Shqiptare dhe nuk asht per me u shit ne pazar te shtanzve

KQZ-ja zbaton vendimin e Supremes për numërimin e votave të diasporës

Votat e ardhura me vonesë nga diaspora do të numërohen dhe do të përfshihen në kuadër të rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për rinumërim të 4 mijë e 639 votave.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka theksuar të enjten se nuk mund të komentojë vendimin e Supremes pasi “KQZ e ka për obligim ta zbatojë vendimin”.

Këto vota është thënë të kenë mbërritur në Kosovë me vonesë, për shkak të problemeve në trafikun ajror.

Kjo vonesë kishte shtyrë fillimisht KQZ-në që këto vota të mos i marrë parasysh. Por ishte Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila i ishte drejtuar Gjykatës Supreme për ankesë.

Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se votuesit nuk kanë faj për arritjen me vonesë të fletëvotimeve, andaj edhe ka kërkuar numërimin e votave.

Kjo ishte hera e dytë që Gjykata Supreme vendosi në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të votave të diasporës, pasi që paraprakisht, pas vendimit të parë, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa kishte vendosur që këto vota të mos numëroheshin.

Ndërkaq, pas shqyrtimit të dytë në Gjykatën Supreme, tani vendimi është i prerë ndërkohë që edhe KQZ-ja është pajtuar që ato vota të numërohen.

Rinumërimi i votave në 530 vendvotime, votat me kusht, ato nga diaspora dhe votat nga Serbia, kanë ndikuar që procesi numërimit të tërësishëm të votave dhe shpallja e rezultatit përfundimtar të zvarritet.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar për Televizionin Publik se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjasë deri në dhjetor, duke sqaruar se vonesat po ndodhin për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor të këtij viti.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këto parti është thënë se janë duke zhvilluar takime për formim të qeverisë së re, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor. rel

Zhvillim i papritur në Kosovë, kryetarja e KQZ: Votat mund të numërohen nga fillimi

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, Valdete Daka, ka theksuar se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjasë deri në dhjetor. Daka, ka theksuar se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit mund të zgjasë.

Ajo u shpreh për RTK-në se kjo vonesë mund të ndodhë, për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve.
“Nuk mund të jap parashikime, nuk mund të them fundi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Nëse ka ankesa mund të shkojë prapë në rinumërim. Mund të them që kjo forma e ankesave duhet të rregullohet si në vendet tjera sepse me të vërtetë kjo stërzgjatje është keqtrajtim”, ka thënë ajo.

Daka tha se ka ankesa nga partitë politike dhe kandidatët për deputet. Sot Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit. Në këtë vendim është anuluar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së për numërim.

Ndërsa, Valmir Elezi nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se presin ta marrin vendimin e Gjykatës Supreme, e cila ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të diasporës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, ka refuzuar ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD që të shpallen të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia përmes postës.

Në pritje të qeverisë së re! Albin Kurti takohet me Vjosa Osmanin dhe jep lajmin: Kosova do të dalë nga kriza

Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Albin Kurti, është takuar sot me kandidaten e LDK, Vjosa Osmani, me të cilën po përgatitet për të krijuar qeverinë e re.

Përmes një mesazhi në “facebook”, Albin Kurti njofton se ka diskutuar me Osmanin pikërisht përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, shkruan Kurti.

Hetimet për vdekjen e Astrit Deharit kalojnë në Prokurorinë Speciale

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit, të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

“Pas analizimit të prononcimeve në media të familjes së të ndjerit, Astrit Dehari, dhe përfaqësuesit të tyre ligjor, natyrës specifike dhe urgjente të këtij rasti, si dhe në funksion të zhvillimit me efikasitet të procedurës penale dhe evitimit të mëdyshjeve rreth mundësisë së shkeljes së parimit të paanshmërisë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës caktohet të bëjë trajtimin e mëtejshëm procedural të kësaj çështjeje penale”, thuhet në njoftimi e Prokurorisë së Shtetit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se bartësi i kësaj lënde autorizohet të kërkoj që i tërë rasti penal të bartet nga Departamenti i Hetimeve të Krimeve të Rënda në Prizren në Drejtoratin Qendror të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Më 24 tetor Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, për rastin e Astrit Deharit, i cili kishte vdekur më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria tha se do të vazhdojë hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Me këtë konstatim, Prokuroria e ktheu rastin në hetim, pas përfundimeve të mëparshme se bëhej fjalë për vetëvrasje. rel

LVV dhe LDK bien dakord për “çështjet e rëndësishme ekonomike”

Prishtinë

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë takuar në selinë e LVV-së për herë të tretë për të diskutuar rreth detajeve të qeverisjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas një takimi që zgjati rreth tre orë në selinë e LDK-së në Prishtinë, përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, njoftoi se kanë diskutuar për çështjet ekonomike dhe theksoi se në 90 për qind të temave ekonomike që kanë diskutuar kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

“Janë folur mbi 40 çështje të ekonomisë dhe mund të them se për 90 për qind të tyre jemi pajtuar se çfarë vendime dhe reforma do të duhej të merrte qeveria e ardhshme. Për disa, ndoshta për rreth 10 për qind për të cilat nuk kemi gjetur dakordime finale, do t’i kurorëzojmë në takimet e ardhshme”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se mbledhjet e ardhshme duhet të jenë sa më të thella, në mënyrë që kur të fillojë praktikisht funksionimi i qeverisë së ardhshme të mos dalin mospajtime gjatë rrugës.

I pyetur nga gazetarët për emra të udhëheqësve të institucioneve të reja, ai tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar në këtë mbledhje.

Konjufca tregoi se janë pajtuar edhe për katër takime të ardhshme midis dy grupeve punuese partiake, ku do të flasin për tema të ndryshme si drejtësia, çështjet sociale, arsimi e shëndetësia. Ai po ashtu tha se në fund të këtyre takimeve do të dalin me një konkludim pothuajse 100 për qind për pajtimet e tyre për qeverinë e ardhshme.

Takimet e grupeve punuese LVV-LDK filluan pas takimit të 10 tetorit midis kandidates për kryeministre të LDK-së, Vjosa Osmanit dhe kandidatit për kryeministër nga LVV, Albin Kurti. Takimi i parë i këtyre dy grupeve punuese u mbajt më 18 tetor.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë LVV grumbulloi më shumë vota, ndërsa u ndoq nga LDK me një diferencë të vogël.

Ambasadori amerikan në Kosovë takon Albin Kurtin, ja çështjet e diskutuara

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar të hënën me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett në ambientet e kësaj partie në Prishtinë.

Kurti dhe Kosnett kanë diskutuar për formimin e qeverisë së re në Kosovë, ndërsa ambasadori amerikan ka “uruar që institucionet e Republikës së Kosovës të themelohen sa më parë, në mënyrë që edhe puna për një shtet të së drejtës që lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë t’i sjellë rezultatet e para”.

Pjesë e takimit ka qenë edhe shefja e Sektorit Ekonomik ambasadën amerikane, Lori Michaelson, e cila sipas komunikatës, ka vënë theksin te rëndësia e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

“Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin z. Kosnett me ecurinë pozitive të takimeve me Lidhjen Demokratike dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do të formohet qeveria e re. Prioritet, tha ai, do t’i kushtohet sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit të lartë institucional, në mënyrë që t’i hapet kështu rrugë edhe progresit socio-ekonomik”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Fjalia emocionuese që Avni Dehari ia shkroi në mural Astritit

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, e ka shkruar një fjali emocionuese për djalin e tyre, në emër të tij, të bashkëshortes së tij, Xhemiles dhe të gruas së Astritit, Artës.

Familja e ish-aktivistit të Vetëvednosjes, Astrit Dehari, i cili vdiq me 5 nëntor 2016 në Qendren e Paraburgimit në Prizren, kanë shkruar në muralin e ngritur për nder të djalit të tyre.

“Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare”, ka shkruar Avni Dehari, babai i Astritit.

Ai ka thënë disa fjalë pranë shumë personave që u mblodhën mbrëmjen e sotme në Prishtinë për të ndezur qirinj pranë muralit në kujtim të Astritit.

Avni Dehari ka folur në emër të familjes Dehari, duke thënë se me ardhjen e raportit të ekspertizës nga Lozana, konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund.

“Që nga 5 nëntori i vitit 2016 deri pak ditë më parë, organet shtetërore, përfaqësuesit e drejtësisë, pushtetarët kriminelë kanë bërë përpjekje të na mbushin neve si familje dhe qytetarëve të Kosovës se Astriti është vetëvrarë në burgun e Prizrenit. Me ardhjen e raportit konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund, tash janë të shtrënguar ta pranojnë edhe ata që deri tani e kanë pasur gojën plot për vetëvrasje”, ka thënë Avni Dehari.

Avniu ka thënë se beteja e radhës është ajo e vënies para drejtësisë së autorëve të vrasjes së djalit të tij.

“Tash hapet faza e dytë e betejës, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë marrë pjesë në vrasjen e djalit tonë”, ka thënë Avni Dehari. /Express/

Në Prishtinë organizohet mbrëmje përkujtimore për Astrit Deharin (video)

Pamje nga aktiviteti që po zhvillohet në Prishtinë për Astrit Deharin.

Në mbrëmjen e së hënës në Prishtinë është organizuar një aktivitet përkujtmor për aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin, i cili ka vdekur tre vjet më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në rrugën Rexhep Luci në kryeqytetin e Kosovës, ku tashmë është ngritur një mural përkujtimi për Deharin, janë parë qytetarë të Kosovës, të cilët janë mbledhur për siç është thënë shprehje të solidaritetit dhe dhimbjes për familjen Dehari.

Të pranishëm kanë qenë edhe anëtarë të familjes Dehari, derisa babai i Astritit, Avniu ka shkruar në muralin kushtuar djalit të tij këto fjalë:

Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare! Avni, Xhemile dhe Arta Dehari, si dhe Albana.

Javën e kaluar, Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës rreth shkaqeve të vdekjes së Astritit.

Në këto përfundime thuhet se “hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.

Bashkë me këto gjetje të Institutit të Lozanës, Prokuroria Themelore në Prizren ka thënë se do t’i rinisë hetimet për këtë rast, ndonëse sipas përfundimeve të mëparshme, thuhej se Dehari kishte kryer vetëvrasje teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016.

Në shkurt të vitit 2017, familja Dehari vendosi që ekspertizën për këtë rast ta kryejë Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në pjesën franceze të Zvicrës derisa më vonë edhe Kuvendi i Kosovës kishte inkurajuar Prokurorinë që ekspertiza të dërgohej jashtë Kosovës.

Thirrjet për vënien e drejtësisë në këtë rast nuk kanë munguar as në të kaluarën, meqë disa herë ishin organizuar marshe në Prishtinë me moton “Drejtësi për Astritin”. rel

Ku ndodhen dy shokët e qelisë të Astrit Deharit?

Më 5 nëntor të vitit 2016, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari u gjet i vdekur brenda qelisë së tij në Burgun e Prizrenit.

Ai ishte gjetur së pari nga shokët e qelisë të cilët kishin dalë në shëtitje ndërsa Dehari kishte qëndruar në qeli pasi kishte pasur dhimbje koke.

Në qelinë ku ishte gjetur i vdekur Dehari , ai ishte i vendosur me tre të burgosur të tjerë, Naser Makolli, Frrok Lasku dhe Adonis Gashi.

Naser Makolli, cimeri i Astrit Deharit, i cili e kishte gjetur i pari Deharin të shtrirë brenda në qeli, gjashtë muaj më pas ishte gjetur i vdekur në qeli në Burgun e Lipjanit ndërsa analizat e raportit të tij nuk u lexuan asnjëherë për shkak se i njëjti nuk kishte arritur që të bënte një analizë të fundit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se Naser Makolli dëshmitari kyç dhe ai i cili e kishte gjetur i pari Astrit Deharin të shtrirë për toke, kishte vdekur si pasojë e një sëmundjeje shëndetësore.

KALLXO.com nga burimet e saj ka mësuar se ku ndodhen dy cimerët e tjerë të Deharit, Adonis Gashi dhe Frrok Lasku.

Adonis Gashi i cili po mbahej në burgun e Prizrenit për një rast të shtytjes në vrasje të rëndë, mësohet është liruar në shkurt të vitit të kaluar.

Ndërsa Frrok Lasku, cimeri tjetër i Astrit Deharit ndodhet ende në burg, por jo në atë të Prizrenit.

Si i dyshuari për posedim, dhe shitje të narkotikëve, Lasku ndodhet ende në paraburgim në burgun e Dubravës.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ka ardhur në përfundim në raportin prej 58 faqesh, se gjasat janë të vogla që Dehari ta ketë vrarë veten në burg.

Aty gjithashtu thuhet se analizat e ADN-së që janë kryer në laboratorin e Institutit zviceran, kanë nxjerrë një profil të ADN-së së të ndjerit, ani pse nga ekspertët kosovarë është thënë se mostra përmban pak ose krejt pak ADN.

“Ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Astrit Dehari. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit Deharit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë, duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të kihet parasysh. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. Astrit DEHARI. Ekipet tona dhe laboratorët tanë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen”, thuhet ndër të tjera në raport.

Avokati i familjes, Tomë Gashi, ka thënë se Astrit Dehari është vrarë pasi ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, teksa Prokuroria Themelore në Prizren ka paralajmëruar se do t’i vazhdojë hetimet lidhur me rastin.

Astrit Dehari u arrestua fillimisht si i dyshuar për sulm mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes. Ai vdiq derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit.

Rasti i anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje është kthyer në rigjykim, por ende nuk është caktuar data.

Vjosa Osmani: Ukë Bytyçi ishte atdhetar i pashoq, mallkim për të pabesët që e vranë

Kandidatja për Kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani ka nderuar atdhetarin Ukë Bytyçin.

Osmani thekson se Ukë Bytyçi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.

“Vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij që u vranë pabesisht në kohë lirie, do të mbesin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm” shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot nderuam Ukë Bytyqin, i cili u vra pabesisht 17 vjet më parë, së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyqi.

Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi. Vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij që u vranë pabesisht në kohë lirie, do të mbesin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm. Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë i gjallë, ndërkaq dhimbja e familjeve të tyre do të mbetet mallkimi i përhershëm për të pabesët që kryen këtë vrasje makabre dhe të gjitha vrasjet e tjera politike.

“I ndryshëm nga Rama, por i gatshëm për bashkëpunim”- Albin Kurti zbulon temat e diskutimit me kryeministrin e Shqipërisë

Pas disa orëve diskutim në takimin e mbrëmjes së premte me Kryeministrin shqiptar, Albin Kurti, Kryeministër i zgjedhur në Kosovë, ka sqaruar për mediat se në fokusin e tyre kanë qenë shumë çështje të përbashkëta. 

 

Në një intervistë para fillimit të Samitit të Paqes për Europën Juglindore, Kurti tha se gjatë takimit me Ramën është folur për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili sipas tij nuk është atje ku duhet.

Për Albin Kurtin, të dyja qeveritë do duhet të punojnë më tepër, që shqiptarët në të dyja anët e kufirit të mos vazhdojnë të jenë më të varfrit në Europë.

“Ne kemi diskutuar për çështje dhe tema që do të bashkëpunojmë. Organigramat e qeverive vijnë më pas. Pra, një herë është substanca dhe pastaj edhe forma që duhet të marrë. Kishte shumë kohë pa u parë diku, rreth 14 muaj. Kishte shumë tema e çështje që duhet t’i bisedonim, aq më tepër që Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve, si udhëheqëse e qeverisë së ardhshme dhe unë si Kryeministri i ri, dua dhe duhet të bashkëpunojmë ngushtë me qeverinë e Shqipërisë dhe me Kryeministrin e Shqipërisë. Biseduam për çështje, të cilat i kemi të përbashkëta, por gjithashtu edhe për çështjet në dy shtetet tona.

Duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme, edhe në aspektin e ekonomisë të bashkërendohen sa më shumë Kosova me Shqipërinë sepse efekti sinergjik që mund të kemi, natyrisht që nuk është i shfrytëzuar sa duhet. Besoj që mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët janë shumë më të mëdha sesa realiteti që e gëzojnë, prandaj duam që të krijojmë sa më shumë ura dhe Kosova e Shqipëria t’i ndihmojnë shqiptarët që të mos jenë më të varfrit, më të papunët e më të nëpërkëmburit jo vetëm në Ballkan”, u shpreh Albin Kurti.

SHENGENI

Për temën e Shengenit Ballkanik, që më herët ishte shprehur shumë kundër, Albin Kurti tha se pret që të lexojë një dokument zyrtar, pasi çdo gjë deri më tani është në nivel idesh.

“Për Shengenin Ballkanik, unë pres që të shoh një tekst se çfarë saktësisht nënkupton ai. Sepse ai më ngjan më shumë me ide sesa projekte. Pra, dua ta shoh projektin në letër. Tani për tani është në nivel idesh”, tha Kurti. Kryeministri i zgjedhur i Kosovës foli edhe për dallimet e tij me homologun e Shqipërisë, duke thënë se ato nuk kanë rëndësi përderisa të dy kanë si objektiv të përmirësojnë jetën e shqiptarëve. “Ne nuk kemi pasur marrëdhënie të çrregulluara. Ne jemi njerëz të ndryshëm, jemi politikanë të ndryshëm dhe duam që të bashkëpunojmë në mënyrë që mospajtimet që kemi, kurrsesi nuk bën që ta rrezikojnë bashkëpunimin tonë, meqenëse fundja ne nuk jemi dy persona të veçantë, por jemi dy funksione dhe qytetarët tanë presin që do të bashkëpunojmë”, theksoi lideri i Vetëvendosjes. Kurti foli edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, duke thënë se ai dhe qeveria që do të drejtojë do të angazhohen për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë. “Duhet ta përgatisim mirë dialogun dhe unë pres që të takohem me pasardhësen e zonjës Mogherini në mënyrë që të përcaktojmë parimet se si të ecim përpara dhe dialogu i ardhshëm të mos dështojë. Për marrëveshje me Serbinë duhet të ndryshojë shumë më tepër Serbia, sesa Kosova. Ne angazhohemi për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe dialogun e ardhshëm me Serbinë do ta udhëheq unë, si Kryeministri i ardhshëm”, u shpreh Albin Kurti.

Këtë linjë, Kryeministri i zgjedhur i Kosovës e theksoi edhe gjatë fjalës së tij në Samitin e Paqes, ku foli për rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.

Avni Dehari: Baton Haxhiu është argat dhe përgjegjës për vdekjen e Astritit

Baton Haxhiu dhe Avni Dehari

Babai i Astrit Deharit, aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, e ka marrë të enjten raportin e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për vdekjen e djalit të tij, për të cilën thotë se konstaton se ai është vrarë, përcjellë “Bota sot”.

Me këtë rast, ai nuk la pa i akuzuar disa njerëz si përgjgjës dhe “argatë” të përgjegjësve për vdekjen e djalit të tij. Dehari ka përmendur edhe drejtorin e televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiun.

“Për vrasjen e Astrit Deharit, përgjegjës janë, përpos kryeprokurorit të atëhershëm Sylë Hoxhës, së bashku me kompaninë e tij dhe ministres së atëhershme, Dhurata Hoxhës. Janë edhe argatët e tyre, në rastin konkret, Baton Haxhiu me Klan Kosovën si media, pastaj kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Behxhet Shala dhe Vehbi Kajtazi i Insajderit, që vazhdimisht nëpër media janë përpjekur ta bindin opinionin se bëhet fjalë për vetëvrasje”, ka thënë Dehari, përcjellë “Bota sot”.

Vjosa Osmani: LDK e VV assesi s’do të dialogojnë me Serbinë për territore

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje duhet të bëhet me partneritet në mes të barabartëve.

Sipas saj, asnjëra palë nuk mund të sillet si fituese absolute, dhe ta trajtojë palën tjetër si një aksesore.

Osmani për Zërin e Amerikës tha se pika e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje është se janë kundër ndarjes apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës dhe për këtë kanë 2 vjet që kanë qëndrime kundër kësaj ideje.

”Ne [LDK] dhe Vetëvendosje kemi dalë për dy vite rresht kundër idesë së rrezikshme të ndarjes, apo edhe shkëmbimit të territoreve, ide kjo e vjetër ruso-serbe që për fat të keq kohët e fundit kishte gjetur aleatë edhe në Kosovë”.

”Ide të tilla që kontestojnë kufijtë e Kosovës ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që të jenë pjesë e dialogut”.

Provat shkencore të zviceranëve që hedhin poshtë vetëvrasjen e Astrit Deharit

Dorentina Kastrati

Instituti i Mjekësisë Ligjore i Lozanës në Zvicër në ekspertizën mbi vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ka dhënë komentet se pse vdekja e Deharit ka pak mundësi të jetë vetëvrasje.

“Në rastin e z.Dehari, nëse e pranojmë hipotezën e vetëvrasjes, të dy metodat do të ishin përdorur në mënyrë sekuenciale, e para ka të bëjë me përdorimin e një objekti të mprehtë në pjesën e qafës dhe të kyçit të majtë dhe e dyta ka të bëjë me ngufatjen e llojit smithering me një shishe të plastikës. Megjithatë kjo hipotezë duket pak e mundshme për arsyet e më poshtme”, thuhet në raportin e Institutit zviceran.

Hipotezën e vetëvrasjes në rastin e Deharit, Instituti e ka vlerësuar si pak të mundshme për tri arsye të ndryshme.

“Së pari, lëndimet cervikale dhe të kyçit ishin shumë sipërfaqësore, që nuk tregonin përcaktime të vërteta të aktit vetëvrasës, e dyta, teoria e vetëvrasjes komplekse të paplanifikuara që ka dëshiruar z.Dehari, duke parë këtë tentativë të pasuksesshme, e zgjedh metodën e dytë të vetëvrasjes më vdekjeprurëse, çfarë nuk ishte rasti, si e tretë, kjo lloj vetëvrasje kryesisht haset tek pacientët psikiatrikë pra që z.Dehari nuk paraqiste asnjë paraardhje psikiatrike dhe nuk paraqiste shenja të depresionit”, vazhdon raporti i Institutit zviceran mbi vdekjen e Deharit.

Më poshtë mund të lexoni komentet për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit nga Instituti zviceran:

Në bazë të të gjitha këtyre konstatimeve, duke u bazuar mbi të dhënat e literaturës, ne mund të bëjmë komentet e mëposhtme:

…Vetëvrasja komplekse mund të ndahet në “të planifikuar” ose të “paplanifikuar” në funksion të përdorimit të njëkohshëm ose sekuenciale të metodave respektive. Në vetëvrasjet komplekse të paplanifikuara, mortaliteti i metodës së parë është i dobët në të shumtën e rasteve dhe për shkak të dhimbjes dhe të frustrimit për dështimin e metodës së parë, një metodë shtesë më shkatërruese është përdorur. Në rastin e z.Dehari, nëse e pranojmë hipotezën e vetëvrasjes, të dy metodat do të ishin përdorur në mënyrë sekuenciale, e para ka të bëjë me përdorimin e një objekti të mprehtë në pjesën e qafës dhe të kyçit të majtë dhe e dyta ka të bëjë me ngufatjen e llojit smithering me një shishe të plastikës. Megjithatë kjo hipotezë duket pak e mundshme për arsyet e më poshtme:

Së pari, lëndimet cervikale dhe të kyçit ishin shumë sipërfaqësore, që nuk tregonin përcaktime të vërteta të aktit vetëvrasës, e dyta, teoria e vetëvrasjes komplekse të paplanifikuara që ka dëshiruar z.Dehari, duke parë këtë tentativë të pasuksesshme, e zgjedh metodën e dytë të vetëvrasjes më vdekjeprurëse, çfarë nuk ishte rasti.

Në fakt ai është kthyer drejt një ngufatje të vetë-shkaktuar, një metodë komplekse, efikasiteti i dobët është shumë i rallë (kjo lloj ngufatje vetëvrasëse është përshkruar në literaturë vetë në raste të rralla), si e tretë, kjo lloj vetëvrasje kryesisht haset tek pacientët psikiatrikë pra që z.Dehari nuk paraqiste asnjë paraardhje psikiatrike dhe nuk paraqiste shenja të depresionit.

Ndër të tjera sipas njohurive tona, kurrë nuk është përshkruar në literaturë vetëvrasja komplekse që implikon ngufatje të llojit smithering e paraprirë nga përdorimi i një objekti të prehtë.

Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës i është dorëzuar sot familjes së Astrit Deharit nga Prokuroria e Shtetit.

Prokuroria e Prizrenit ka thënë se nevojitet një hetim i ri për të qartësuar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në ditën kur i dorëzoi raportin e ekspertizës familjarëve të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, i cili u gjet i vdekur në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Prokuroria tha se duhet të kihet parasysh edhe ndërhyrja e një personi të tretë në ‘procesin fatal’.

Në qelinë A3 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku ishte gjetur pa shenja jete anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ishte edhe një person me emrin Frrok Laski.

Sipas raportit të mjekësisë ligjore zvicerane, i publikuar sot nga familja Dehari dhe avokati i saj, Tomë Gashi, tregon edhe deklaratat e shokut të dhomës së Astrit Deharit.

Naser Makolli, ish- cimeri i Astrit Deharit, e kishte përshkruar Astritin si një njeri të qetë, të lumtur, që nuk paraqiste asnjë çrregullim, asnjë frikë apo shqetësim dhe se i njëjti asnjëherë nuk e kishte përmendur se do të mund t’i bëjë diçka vetes.

Edhe Makolli gjashtë muaj më pas ishte gjetur i vdekur në qeli në Burgun e Lipjanit ndërsa analizat e raportit të tij nuk u lexuan asnjëherë për shkak se i njëjti nuk kishte arritur që të bënte një analizë të fundit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se Naser Makolli dëshmitari kyç dhe ai i cili e kishte gjetur i pari Astrit Deharin të shtrirë për toke, kishte vdekur si pasojë e një sëmundjeje shëndetësore.

Për çfarë po mbahej në burg Astrit Dehari?

Në minutat e parë të 5 gushtit të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës ishte sulmuar me një granatë anti-tank.

Policisë iu dashtë një muaj kohë që të identifikoj dhe arrestojë pesë persona, ku më pas u bë publike se të arrestuarit ishin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Astrit Dehari, Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti e Atdhe Arifi ishin pesë të dyshuarit për sulmin me anti-tank ndaj Kuvendit.

Për sulmin të dyshuarit po mbaheshin në paraburgim pas kërkesës së Prokurorisë.

Në lidhje me sulmin ndaj Kuvendit u ngrit edhe aktakuzë. Të dyshuarit po dyshoheshin se kanë kryer veprën penale të terrorizmit.

Marrëveshja e demarkacionit ka kaluar, një person ishte liruar nga dyshimi për kryerjen e sulmit, katër të tjerë u gjykuan, e Astrit Dehari asnjëherë nuk dëgjoi gjykimin e tij për çka edhe u arrestua dhe u dërgua në paraburgim për të dalë i pajetë nga ai.

Si vdiq Astrit Dehari?

Tre muaj pas sulmit të kuvendit, më 5 nëntor 2016, një lajm mori vëmendjen e të gjithëve, pasi në qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana të paqarta kishte vdekur një 26 vjeçar emri i të cilit u bë publik nga vetë partia të cilës i përkiste Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje.

Deklaratat e para pas vdekjes së Deharit ishin se i njëjti kishte përdorur medikamente dhe kishte vrarë veten, ndërsa më pas deklaratat ndryshuan në atë se i njëjti kishte probleme me frymëmarrje.

Prindërit e Deharit së bashku me subjektin politik të cilës i takonte djali i tyre Astriti, kanë ngritur gjatë gjithë kohës pikëpyetje duke e drejtuar gishtin pushtetit, madje duke e quajtur vdekjen e Astritit edhe si vrasje.

Raportin e plotë në gjuhën shqipe mnd ta lexoni KËTU.

Raportin e plotë në gjuhën frënge mund ta lexoni KËTU.

Xhavit Haliti e Gani Dreshaj shpallen fajtorë që sulmuan Arben Gashin, Gjykata i dënon me para

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim sot për ish-deputetët Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj, për sulmin që keta i kishin bërë në Kuvend të Kosovës ish-deputetit të LDK-së, Arben Gashi, shkruan Gazeta Express.

Në vendimin e Gjykatës të siguruar nga Gazeta Express shkruhet se Xhavit Haliti shpallet fajtor pasi që e kishte sulmuar duke e shtyrë me bërryl të dëmtuarin Arben Gashi.

Derisa, Gani Dreshaj shpallet fajtor pasi që me dashje e ka kanosur deputetin Arben Gashi, duke i thënë “kom me ta prish fytyrën”, me ç’rast te i njëjti ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të ankthit.

Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj janë dënuar me nga njëmijë e dyqind e pesëdhjetë euro gjobë të cilën obligohen që ta paguajnë brenda 15 ditësh.

Patologu që kishte ardhur nga Anglia për ta kryer ekspertizën e Deharit: Kisha frike se do të përfundoj si ai

Besim Latifaj, ekspert i pavarur që u mor me raportin për vdekjen e Astrit Deharit, bashkë me Besim Ymajn, thotë se qe i rrezikuar prej faktit se u mor me këtë çështje dhe thotë se frikësohej se do të përfundonte njësoj si Astrit Dehari.

Në një letër të tij, që e ka publikuar në Facebook Asdren Rrahmani, Latifaj ka kritikuar organet e drejtësisë, në veçanti ministren e atëhershme të Drejtësisë Dhurata Hoxha, që thotë se i ka shantazhuar të dy dhe për këtë kishte frikë të vinte nga Anglia në Kosovë.

Kujtojmë se një raport i ekspertëve të pavarur, Besim Latifaj dhe Besim Ymaj, e thoshte të kundërtën me atë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, se vdekja e Deharit ishte e dhunshme, dhe aty ishin gjetur shenja të vetëmbrojtjes dhe sugjeronte prokurorinë që t’i orientonte hetimet kah vrasja.

Latifaj shpreh keqardhje për mjekët në Kosovë që thotë se shantazhohen prej prokurorëve.

Shkrimi i plotë:

Frikësohesha se do të kem fatin e njëjtë si AD.

Prokuroret e hudhen raportin tonë në koshin e mbeturinave

Vdekja e një të riut dhe koleg i ardhshëm i imi më shtyu që të vij nga Londra që të jap një kontribut të vogël për ndriçimin e këtij rasti enigmatik.

Nuk isha atje se kisha afërsi me ndonjë parti politike, pasi që nuk më intereson se kush është në pushtet në Kosovë.

Një tjetër arsye e ardhjes ishte pasi që një familjare ime kishte pësuar një aksident të rëndë –është shtypur nga vetura në vitin 2011 dhe ka mbetur e paralizuar, e njëri nga mjekët ligjore në Prishtinë që ishte anëtar i ekipës që bëri autopsinë e AD .

Për më tepër ky “profesor” ishte dekan një kohë në “ekspertizën” e tij kishte dalë me konkluzion se kinse Blerta Halimi mbesa ime kishte lëndime të lehta trupore.

Për Naim Halitin paralizimi qenka Lëndim i lehtë trupor!!!

Kur u thirrëm në sallën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë prokurori në pika te shkurtra dha një sintezë të deklaratave të dëshmitarëve në rastin e vdekjes së AD.

Unë insistove që të merren deklarata më përmbajtësore, pasi që ato qe i lexoi prokurori ishin shume sipërfaqësore.

Duke pasur përvojë të madhe në kryerjen e autopsive në Angli (ku i kam kryer së paku 8000 raste) për mua ishte fare qartë se ky është rast shumë i dyshimtë.

Kontaktova me D B Ymaj dhe e shkruajtëm raportin te cilin Prokuroret e hodhën ne shportën e mbeturinave.

Për më tepër ne u kërcënuam se do të ndiqemi penalisht.

Për gati 3 vjet unë nuk goxoja të vija në Kosovë nga frika se do të burgosem edhe unë dhe do ta pësoja njëjtin fat si Astriti.

Tre vite të humbura vështirë kompensohen pasi që njerëzit harrojnë, dhe hetimet nuk janë efektive…kështu që zbardhja e rastit te AD duket të jetë shume e vështirë.

Ne u shtantazhuam nga Ministrja Dhurata Hoxha qe i pat dhënë urdhër prokurorisë që ne të ndiqemi penalisht gjë që të shtysh të mendosh se edhe ajo ka gisht në planin për mshefjen e fakteve …

A thua Prokuroria do te ndjekë penalisht mjekët zvicerane?

Më vjen keq për mjekët në Kosovë të cilët ditë për ditë shantazhohen nga Prokurorët…

Rama do ta padisë në gjykatë – flet Haradinaj: Qëndrimi im, legjitim. Do ta mbroj deri në fund

Pas deklaratës së fortë që bëri Edi Rama se do të padiste Ramush Haradinajn pasi ai e akuzoi se ishte pjesë e një pazari të ndarjes së Kosovës me Thaçin dhe Vuçiç, vjen një reagim nga kryeministri në largim.

 

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Haradinaj tha se nuk e kishte ndjekur deklaratën e Ramës, por ishte njohur me disa lajme nëpër portale.

Teksa u tregua i rezervuar për t’i dhënë një përgjigje kryeministrit Rama, duke thënë se ai ka të drejtat e veta, Haradinaj pohoi se qëndrimi i tij kundër ndarjes së territorit të Kosovës është legjitim dhe se do ta mbronte deri në fund.

“Sot kam parë disa tituj të portaleve në Kosovë. Por se kam përcjell direkt intervistën e tij. E kam shprehur qëndrimin tim në lidhje me refuzimin dhe kundërshtimin e ndarjes së territoreve, që ka qenë një maskim për ndarjen e Kosovës. Ajo do kishte pasoja të mëdha për planin politik të Kosovës dhe humbje të madhe për të. Rezervat më të mëdha në Europë gjendjen në Trepçë. Këto kanë qenë vendim legjitim i imi. S’kam koment për deklarata të tjera. Ai ka të drejtat e veta, ia respektoj. Unë i kam mbajtur ato qëndrime legjitime dhe vazhdoj t’i mbaj. Për Atdheun para se gjithash. S’dua të kaloj në qasje të tjera. I kam vëllezër kudo që janë shqiptarët, edhe të majtët dhe të djathtët. Detyra ime në mbrojtje të Kosovës, kjo është tokë e shqiptarëve, e të gjithë neve. Qëndrimi im kundër ndarjes është legjitim. I respektoj të gjitha të drejtat e kryeministrit, apo dhe të qytetarëve shqiptarë.”, u shpreh Haradinaj.

Deklarata e Rames 

“Në gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndanim unë, Hashim Thaçi dhe Vuçiçi. Që t’i thuash një populli se ishin 10 miliardë në tavolinë atyre bravo ju qoftë që marrin akoma vota.

Ky dha dorëheqjen me demek dhe është akoma kryeministër i Kosovës, një person që më detyroi të dal publikisht që gënjeu publikisht pas samitit të Berlinit. Në asnjë sekondë nuk i kam bërë presion që të heqë taksën.

I kam thënë vetëm që “kjo që të propozon Makron të vjen vetëm një herë”. Makron në sy tim, kancelares dhe dhe presidentit të Serbisë i tha: “Më jep 4 muaj Ramush dhe do futem unë në procesin e dialogut. Ti pezulloje taksën. Nuk i tha njeri hiqe. Serbia të pezullojë fushatën idiotekse kundër njohjeve dhe unë do të heq veton për vizat”.

Në vend që të bënte një lëvizje taktike për të marrë diçka bëri një kokëfortësi dhe sot Kosova nuk ka akoma vizat. Dhe pastaj gënjeu dhe tha që po më bëjnë presion. Këtë kryeministrin në ikje do ta çoj në gjyq” – tha Rama. / BW

KUR TE VRET SHTETI!! – Nga BINAK MAXHARRAJ

-Vrasjet si e Astritit ndodhin vetem ne diktature!!

Ne vitin 2016 ka ndodhe vrsaja me dhune e Astrit Deharit ne qelin e tij ne burgun e Prizrenit. Une nuk du ate hyje ne shkaqet pse Astriti ishte i burgiosurpor boterishte dihet se ishte shkaku I partris se tij LVV e cila varg e vij tentohej qe LVV te shpallet organizate terroriste, jane inskenu edhe skena te ndryshme per me ia lane fajin LVV. Por mua me interesojn se pse u vra Astriti ne burg, aty ku do te ishte i mbrojtur nga shteti. Pse eshte deshte te ndodhe kjo ne shtetin tone?!

Rastet e tilla ndodhin vetem ne diktatur,kur te vrasin dhe i humbin gjurmet. Vrasja e Astritit ate kohe u kamuflue dhe u spekulu nga gjithe andej qe nga eproret e burgut e deri te Qeveria, te gjithe njezerit thonin se ishte nje vetevrasje. Dhe keshtu disi turpshem u mbyll kjo qeshtej. Por familja nuk u pajtu kurr me verisonin e”vetevrasjes” se djalit te tyre. Kerkoi ekspetiza shtese nga nj; Institut prestigjioz ne Zvicer.

Dhe ekspertiza me mbi 58 faqe erdhe me nje konstatim te dhembshem se Astrit Dehari eshte vrar. Shume e tmershme,dhe shume e turpashme per shtetin i cili e kualifikoj rastin si vetevrasje. Pas ketij rezultati eshte e pakuptueshme se pse po heshte shteti tani kur dolen rezultatet e verteta per vrasjen macabre te ketij aktivisti ne qelin e tij.

Lamshi duhet te zgjidhet,te nxirret e verteta,te zgidhet i tere lamshi i cili edhe u ngaterru sipas zingjirit komandues. A ka ketu fajtor, fajtor ka shume bile qe nga qelia e deri ne majen e shtetit, sepse kesaj rruge duhet te gjendet shtisi i kesaj vrasjeje. Nuk thot populli kot se “shtisi eshte me fajtor se sa vrasesi”. E shtisi duhet te gjendet. Kete nuk mund ta bejne keta qeveritaret e sodit qe ishin ne pushtet edhe atehre kur u vra Astriti te cilet edhe e kamufluan te tere rastin si vetvrasje. Hetimin per kete vrasje duhet ta bejne nderkombetare.

Familja Dehari duhet qe te kerkoje hetim nderkombetar. Do te ishte me se mire qe rastin ta marr FBI e Amerikes per te pasur nje hetim te plote, dinjitoz deri ne zbardhen e vrasesit, motivet pse e beri kete, por me zbardhen edhe te shtisit te cilet gjenden ne zingjirin e shtetit.

Kurti reagon pas gjetjeve të Institutit Zviceran për Astrit Deharin

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka reaguar pas publikimit të ekspertizës zvicerane për rastin e Astrit Deharit, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Facebook se për këtë rast duhet hetim i ri, i pavarur e profesional.

” Krimit mbi Astritin në duar të shtetit para tri vjetëve i është shtuar padrejtësia e shtetit tash e tri vjet. Drejtësia për Astritin nuk ka alternativë. Është në pyetje asgjë më pak se e drejta për jetë e qytetarit të Republikës”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Ekspertët e mjekësisë ligjore nga Instituti i Lozanës në Zvicër e kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes së Astrit Deharit. Raporti i tyre është shkencor dhe i hollësishëm për nga metoda dhe të gjeturat. Ata kanë konstatuar përfshirjen e personi/ave të tretë.

Nevojitet hetim i ri, i pavarur e profesional, për ta ndriçuar plotësisht këtë krim. Jo vetëm mbi faktet e provat materiale. Sepse, duhen hetuar e shqyrtuar rrethanat fizike dhe të tjera të krimit, si dhe procesi i deritanishëm hetues. Sepse, duhen hetuar njerëzit përgjegjës, çka kanë bërë, si e kanë bërë dhe çka nuk kanë bërë.

Krimit mbi Astritin në duar të shtetit para tri vjetëve i është shtuar padrejtësia e shtetit tash e tri vjet. Drejtësia për Astritin nuk ka alternativë. Është në pyetje asgjë më pak se e drejta për jetë e qytetarit të Republikës.

Vetëvendosje: Rastin Dehari ta hetojë Prokuroria Speciale e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, lidhur me atë se cila prokurori duhet ta hetojë rastin Dehari. Përderisa Lumezi po deklaron se hetimet do t’i kryejë Prokuroria e Prizrenit, VV-ja po kërkon që rasti të hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Express.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, deklaroi sot se rasti do të hetohet nga Prokuroria e Prizrenit.

“E njëjta prokurori do ta hetojë rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtarë me na ndihmua në hetimin e këtij rasti”, u shpreh kryeprokurori Lumezi.

Por, një gjë e tillë po kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja në një konferencë për gazetarë ka kërkuar që rastin ta marrë Prokuroria Speciale.

“Ne kërkojmë që prokuroria e Prizrenit të mos merret me hetimin e vrasjes së Astrit Deharit. E njëjta prokurori nuk mundet pasi që ka humbur besimin dhe pasi që është involvuar në këtë rast të sjellë hetime objektive. Ne kërkojmë nga Prokuroria Speciale të marrë rastin”, ka deklaruar Haxhiu.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se sot në orën 10:30, raporti i ekspertizës në gjuhën frënge dhe në gjuhën shqipe u është dorëzuar familjes Dehari dhe përfaqësuesit të tyre ligjor.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ata kanë treguar konkluzionet e ekspertizës.

Sipas Prokurorisë, në raportin e ekspertizës konstatohet se “hipoteza e një vetëvrasjeje të Astritit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.

“Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tonë janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen”, thuhet në raport. /Gazeta Express

Zëri i Amerikës – Kosovë: Prokuroria rikthen hetimet në rastin e Astrit Deharit

Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi të enjten se do të rikthejë hetimet në rastin e Astrit Deharit pas publikimit të raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, i cili pohon se dyshimet paraprake për vetëvrasje “duken pak të vërteta”.

Prokuroria publikoi përfundimet e raportit të këtij instituti lidhur me rastin e Astrit Deharit, i cili më 5 nëntor të vitit 2016 vdiq në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim prej më shumë se dy muajsh, rast ky që kishte ngjallur shumë dyshime dhe ishte përcjellë me debate e akuza politike në Kosovë.

Prokuroria tha në një njoftim për media se “ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.

“Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”, – thuhet në përfundimet e këtij raporti të publikuara në komunikatën e Prokurorisë.

Në nëntor të vitit 2016 autoritetet thanë se, sipas autopsisë, Astrit Dehari është vetëvrarë si pasojë e mbylljes ose bllokimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, rrjedhojë e dëmtimeve të vet shkaktuara, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme.

Por me raportin e organeve të drejtësisë nuk ishin pajtuar lëvizja Vetëvendosje dhe familja e të ndjerit, të cilët e patën vlerësuar raportin të pabesueshëm dhe patën kërkuar hetim ndërkombëtar.

Prokuroria thotë se do t’i dëgjojë edhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë, si dhe ekspertët e Insitutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, për sqarimin e raporteve të tyre dhe nëse është e domosdoshme do të bëhet siç kanë thënë ata një “super-ekspertizë” jashtë vendit në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të sqarohen rrethanat dhe shkaktarët e vdekjes.

“Ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit”,thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë i është dorëzuar familjes Dehari dhe avokatit, Tomë Gashi, të cilët kërkuan vënien e drejtësisë në vend.

“Unë si prind tash pres nga organet e drejtësisë që të hapen hetimet dhe të kërkohet përgjegjësi për të gjitha ata që kanë marrë pjesë në vrasjen e Astritit”, tha babai i Astriti, Avni Dehari.

“Ne e kemi ditur rastin që Astritin e kanë vrarë në burg, por juridikisht nuk ka qenë e mbyllur edhe pse janë lëvduar se brenda 15 ditëve do ta përmbyllin para tri vjetëve, por u bënë tre vjet e neve na kanë zier në kazan si familje”, tha nëna e Astritit, Xhemile Dehari.

Astrit Dehari, 26 vjeçar, vdiq në burgun e Prizrenit ku po mbahej për më shumë se dy muaj nën dyshimet për përfshirje në një sulm mbi parlamentin e Kosovës në fillim të muajit gusht, sulm ky për të cilin një gjykatë në Prishtinë shpalli fajtorë dhe i dënoi me gjithsej 21 vjet heqje lirie katër veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje, në nëntor të vitit 2017.

Sulmi qe kryer në një periudhë tensionesh të larta politike të nxitura nga mospajtimet rreth marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, por edhe asaj të arritur me Serbinë, që u jep më shumë autonomi komunave me shumicë serbe.

Kosova, e 57-a në raportin e “Të bërit biznes”

Banka Botërore publikoi raportin “Të Bërit Biznes” për vitin 2020, i cili përfshin 190 ekonomi në gjithë botën.

Raporti vlerëson zbatimin e gati 300 reformave në periudhën maj 2018 – maj 2019.

Kosova në këtë raport renditet e 57-a.

Në të, mes tjerash, thuhet se Kosova e ka bërë më të lehtë menaxhimin e lejeve të ndërtimit, ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike, ka forcuar mbrojtjen e investitorëve të pakicave dhe ka lehtësuar zbatimin e kontratave.

Lista e Bankës Botërore kryesohet nga Zelanda e Re, ndërsa pas saj vijnë Singapori dhe Hong Kongu.

Në fund të listës, ndërkaq, janë Somalia, Eritrea dhe Venezuela.

Raporti thekson se ekonomitë me përmirësimin më të dukshëm në “Të bërit biznes” janë Arabia Saudite, Jordania, Togo, Bahrejni, Taxhikistani, Pakistani, Kuvajti, Kina, India dhe Nigeria.

Në periudhën 2018-19, këto vende zbatuan një të pestën e të gjitha reformave të regjistruara në të gjithë botën, thuhet në raport.

Ftesat e Speciales, pasojat dhe iluzionet! – Nga Florim Zeqa

Që nga koha e paralajmërimit të fillimit të punës së Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, janë hapur dilema të shumta!
Përpos emërtimit të paqartë të kësaj gjykate janë hapur edhe shumë dilema; si do të duket Kosova në fund të këtij tribunali, kush do të jenë të dënuarit dhe kush përfituesit, përderisa viktimat e luftës (pasluftës) na janë të njohura të gjithëve.

Shtrohet pyetja, pse nuk u formua ky tribunal “special” për dënimin e shkaktarëve të pesë luftërave shkatërrimtare në ballkan (Serbisë),…por për gjykimin e një lufte çlirimtare, për mbrojtësit e pragut të shtëpisë, nderit dhe dinjitetit njerëzorë kombëtar!
Drejtësia ndërkombëtare u dëshmua pjesërisht e suksesshme edhe më Tribunalin e parë të Hagës,…ku as për së afërmi nuk u përmbushën pritjet dhe parashikimet e viktimave të pesë luftërave në ish Jugosllavi.
Vrasësit dhe gjelatët e qindramijëra viktimavae u dënuan në mënyrë simbolike, sa të tjerë u shpërblyen si të pafajshëm përderisa shumica e kriminelëve të vërtetë të luftës u lanë të qetë nga drejtësia ndërkombëtare!
Në tribunalin e Hagës u provuan të dënohen edhe pjestar të luftës çlirimtare në Kosovë,…u dënuan për aq sa patën fakte dhe argumente,…dhe tani ç’arsye ka të njëjtit të dalin prap para një gjykate tjetër për të njëjtat akuza?!
Mirëpo, kur bëhet fjalë për Gjykatën Speciale, flitet për një listë më të gjërë të pjestarëve të UÇK-së, siq thuhet të përfshirë në krimet e luftës!
Atëherë vetëvetiu shtrohet pyetja, pse në këtë listë të gjërë nuk janë edhe emrat e kriminelëve serbë që kryen krime dhe masakra anë e kënd Kosovës?

Gjykata Speciale i produkt i dështimit të politikës kosovare

Që 20 vite nga përfundimi i luftës e deri në ditët e sotme, asnjë padi nga institucionet e Kosovës nuk ka shkuar në gjykatën e Hagës apo në institucionet tjera ndërkombëtare!
Asnjë institucion kompetent në Kosovë nuk ka ngritur padi për krimet e shtetit serb! Ku ishte Akademia e Shkencave, ku ishin partitë politike, ku ishte shoqëria civile?!
Të vetmit që ngritën zërin, ishin dhe janë familjarët e viktimave, familjarët e të zhdukurëve që askush nuk dëshiron (nga institucionet vendore e ndërkombëtare) të dëgjojë zërin e tyre.
Akuzat individuale të shqiptaëve prodhuan vetëm dënimin simbolik të një grushti të vogël kriminelësh serb nëpër gjykatatat serbe dhe vetëm kaq!
Përderisa padia institucionale e shtetit serb ndaj “krimeve” të supozuara individuale e prodhojë këtë gjykatë, të ashtuquajtur Gjykatë Speciale për dënimin e krimeve të supozuara të UÇK-së”!
Për më tyepër se kaq, Gjykata Speciale erdhi edhe si produkt i dështimit të politikës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi në ngritjen e aktakuzave kundër shtetit serb për vrasjet gjenocidiale dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.
Droja është, që përmes kësaj gjykate, përveq lëndimit të imazhit të luftës çlirimtare, Serbia do të tentojë t’i ngrisë shqiptarët kundër njëri-tjetrit!
Serbia përmes sindromit përqarës mëton ta luajë edhe një herë shfaqjen “teatrale” në koloseumin e quajtur Kosovë, ku dikush do ta merrë rolin e “tradhtarit” e tjetri të “patriotit”, për të nxehur gjakrat e shqiptarëve të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, ku sëcili do të luftonte kundër sëcilit!

Ndarjet rreth Gjykatës Speciale

Gjykata e njëashme Speciale, tek qytetarët e vendit tonë, përveçse ndjenja të veçanta, ka shkaktuar edhe reagime të shumta pro dhe kundër, shpresa dhe iluzione deri në ekzaltim!
Me vetë faktin e ndarjes së popullatës në dysh rreth kësaj çështje, projektuesit e kësaj gjykate vetëm sa kanë filluar t’i shijojnë rezultatet e para.
Ndarjet dhe përçarjet e popullatës shqiptare me fillimin e punës së kësaj gjykate do të thellohen nga dita në ditë; kërcënimet dhe shantazhet ndaj dëshmitarëve deri në eliminimin fizik të tyre do ta krijojnë një situatë pasigurie totale dhe tepër tensionuese brenda popullatës shqiptare,…së paku edhe për një dekadë më askush në Kosovë nuk do të flasë për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare, por vetëm për shpëtimin e “lëkurës” nga valët përcëlluese të ciklonit të Gjykatës Speciale.

Pasojat e Speciales

Kostoja e lartë e Gjykatës Speciale (mbi 400 milionë euro) do ta rëndojë në masë të madhe buxhetin e varfër të Kosovës. Kur kësaj kostoje i shtohen edhe shpenzimet shtesë për mbrojtjen e të akuzuarve nga taksapaguesit e varfër kosovarë, atëherë vetëm aspekti financiar i saj do të jetë më tepër se shkatërrimtar për “Arkën” e shtetit të Kosovës.
Efektet politike të Speciales po ashtu do të jenë me pasoja afatëgjata për të ardhmen e vendit,…të cilat do ta rehabilitojnë pushtuesin tonë verior-Serbinë, sponsorizuesin kryesor të kësaj gjykate.
Qëllimi kryesor i sponsosrizuesit kryesor të Gjykatës Speciale (Serbisë) është i dyfishtë; në njërën anë, Serbia dëshiron që të nivelizojë krimet e supozuara individuale të ndonjë pjesëtari të UÇK-së me gjenocidin shtetëror serb, ndërsa në anën tjetër që ta bllokojë Kosovën në ecjen e saj drejt integrimeve evropiane.
Kjo nuk është e tëra, milionat e disa prej pushtetarëve aktualë, të përfolur si të akuzuar të mundshëm nga Gjykata Speciale nuk do të përfundojnë në arkën e shtetit të Kosovës, por në llogaritë e avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve perëndimorë.
Ashtu sikurse UNMIK-ut dhe EULEX-it, edhe “grepit” të Speciales do t’i shpëtojnë “peshqit e mëdhenjë”, ngase e kanë fuqinë mbrojtëse-milionat si mburojë para akuzave!
Në “grepin special” të ndërkombëtarëve mund të bie vetëm ndonjëri që nuk e ka fuqinë mbrojtëse (milionat) dhe mbështetjen e pushtetarëve.
Ashtu sikurse EULEX-i që kishte prodhuar personazhe mediatike, edhe Specialja do të nxjerrë në sipërfaqe margaritar të rinjë në cilësinë e dëshmitarëve.
Specialja në vazhdimësi do të prodhojë “margaritarë” të rinj, figura të reja që do të mbulojnë ballinat dhe faqet e shtypit të shkruar, ballinat e medieve elektronike, ku këta “margaritarë”do të bëhen objekt i të gjitha kronikave televizive në vend dhe atyre ndërkombëtare.
Nga odiseada e Gjykatës Speciale, emrat e avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtar do të arrijnë të bëhen të njohur për mbarë opinionin vendor, madje edhe për të porsalindurit, që do të rriten duke dëgjuar të flasin prindërit dhe gjyshërit e tyre për gjykimet dhe vendimet e këtij tribunali ndërkombëtar.

Iluzionistët e Speciales

Iluzionistët mendojnë se Gjykata Speciale do të përfundojë shpejt punën e saj dhe se do ta pastrojë skenën politike kosovare me gjykimin e “peshqve të mëdhenj”, premtim ky i parealizuar i EULEX-it!
Mirëpo iluzionist të mëdhenjë dhe të papërmirësueshëm janë ata që mendojnë se Gjykata Speciale do të merret me vrasjet politike të luftës dhe pas luftës në Kosovë, gjegjësisht zbulimin, arrestimin dhe dënimin e autorëve të qindra vrasjeve politike.

Ofensiva e ftesave për intervistim nga Specialja

Ofensiva e madhe e Gjykata Speciale me ftesat e njëpasnjëshme për intervistim, të përfaqësuesve të rangut të lartë eprorëve të komandimit në strukturat e UÇK-së dhe zyrtarëve politik në këto vite të pas luftës, përveç se do të ketë ndikim të shumë të madh në skenën politike kosovare, mund të ketë ndikim në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Intensifikimi i punës së Gjykatës Speciale mund të jetë me pasoja serioze për një pjesë të politikës kosovare, madje edhe për procesin e bisedimeve me Serbinë, pasi këto ftesa të ditëve të fundit konsiderohen si një paralajmërim serioz të zhvillimeve akoma më dramatike, që mundë të jetë zyrtarizimi i aktakuzave dhe fillimi p arrestimit të figurave kyçe të ish komandantëve dhe përfaqësuesve politik që gjenden në listën e të dyshuarve të Speciales.
Përballja e figurave kyçe me Gjykatën Speciale, më shumë sesa skenës politike, duhet t’i shërbejë luftës së drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës. Mbrojtja e luftës së pastër çlirimtare është interes më madhorë sesa çdo interes personal apo grupor. Pa asnjë mëdyshje, luftëtarët e vërtetë dhe komandantët e përgjegjshëm, sikurse në luftë në përballje me armikun shekullor, edhe në përballje me Gjykatën e njëanshme ndërkombëtare do dinë ta mbrojnë pastërtinë e luftës çlirimtare dhe integritetin personal të tyre.

Nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia, stafi i KQZ i veshur si në Çernobil

Zyrtarët e KQZ-së tashmë e kanë filluar procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur në Kosovë nga shteti i Serbisë. Por ky proces nga ana e kosovarëve po zhvillohet me masa të detajuara mbrojtëse. Me maskë, veshje të veçanta, dorëza e kapela, zyrtarët po e kryejnë procesin. Kjo pas alergjisë që disa zyrtarë kosovarë morën ditë më parë teksa ishin duke u marrë me zarfet me vota të ardhura nga Serbia. Express po qëndron në vendin ku po vlerësohen këto vota dhe nga aty jua sjell pamjet pa koment!

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, e ka konfirmuar për Express se KQZ-ja ka nisë shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.

“Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë sesa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, thotë ai.

“Për këtë proces ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”, deklaron Elezi.

Për këtë proces, zëdhënësi i KQZ-së ka njoftuar se janë në kontakt dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera, përfshirë Policinë e Kosovës për pajisje logjistike. /GazetaExpress/

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi të martën një rezolutë, me të cilën i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999, ndërsa bën thirrje që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë “faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot Engel, tha se kjo çështje ishte e rëndësishme për të, duke pasur parasysh lidhjet me komunitetin shqiptar dhe se ai e njeh personalisht familjen e vëllezërve Bytyçi. Zoti Engel tha se ai e di që autoritetet serbe e dinë se kush janë personat përgjegjës.

“Nëse Serbia do që të bashkohet me perëndimin, ajo duhet të përballet me të shkuarën dhe pranojë përgjegjësinë”, tha ai.

Ligjvënësi nga Nju Jorku, Lee Zeldin tha se kjo çështje është ngritur vazhdimisht me autoritetet serbe.

“Dua t’i them Serbisë se ky është një mësim i rëndësishëm, se pas 20 vjetësh ne (Shtetet e Bashkuara) nuk kemi harruar dhe nuk do të harrojmë kurrë. Ne do të këmbëngulim që drejtësia të vihet në vend”.

Menjëherë pas miratimit, reagoi vëllai i Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçit, Ilir Bytyçi, duke shprehur vlerësimin e familjes së tij për rezolutën:

“Shpresojmë që i Dërguari i Posaçëm, Matt Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm Rich Grenell t’i dëgjojnë këto zëra dhe ta bëjnë përparësi çështjen e vëllezërve Bytyçi dhe drejtësinë për krimet e luftës në punën e tyre. Sot Kongresi tregoi se viktimat nuk mund të injorohen”.

Rezoluta ishte miratuar në korrik të këtij viti nga Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, vetëm pak ditë pas përvjetorit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi. Ajo ishte hartuar nga ligjvënësit Eliot Engel dhe Lee Zeldin.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Trupat tyre u gjetën në në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë.

Në Rezolutën e miratuar të martën thuhet se “Shtetet e Bashkuara duhet t’u kushtojnë vëmendje përpjekjeve të qeverisë së Serbisë dhe ministrave të saj përkatës, si dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët po ndërmarrin hapa për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat që besohet se janë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Bytyçi. Përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, ose mungesa e vullnetit, duhet të jenë faktor i rëndësishëm në përcaktimin e zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”, thuhet mesa tjerash në dokument.

Rezoluta u referohet fakteve rreth vrasjes bashkë me përfshirjen e zëvendës ministrit të brendshëm të Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviç dhe Goran Radosavleviçit. Ajo përfshinë edhe premtimet e papërmbushura të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për ndriçimin e vrasjeve.

Që nga viti 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Zhvillimi i proceseve u përcoll me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes. zëri i amerikës


Send this to a friend