VOAL

VOAL

Di Maio viziton Kosovën, takime me Glauk Konjufcën dhe Vjosa Osmanin

KOSOVA

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio viziton sot Kosovën ku do të takojë homologun Glauk Konjufca dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Mediat kosovare shkruajnë se në orën 14:00 Di Maio fillon vizitën në Prishtinë teksa nuk thuhet për një takim me Albin Kurtin.

Kurti ndodhet në Tiranë ku po zhvillon vizitën e parë të tij jashtë vendit si kryeministër i Kosovës por në 12:40 kthehet në Kosovë.

(BalkanWeb)

A duhet të (ri)zgjedhe Hashim Thaçi përsëri ”president” i Kosovës? – Nga SINAN KASTRATI

Skena politike shqiptare këndej e andej kufirit është më e keqe sa s`ka më. Në Shqipëri, Edi Rama e Partia Socialiste, bënë kërdi ”e tërmet” mbi çdo gjë që është demokratike ose më sakt që ka të bëjë me Partinë Demokratike dhe proceset e tjera demokratike në Shqipëri e në Kosovë. Edi Rama, pa fije turpi, në qytetin buzë Bistricës e bjeshkëve të Rugovës, në Pejën e bukur do të llomotiste: ”Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë që kush e quan presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si “tradhtar” sipas tij është vetë një “gomar”.

Hashim Thaçi, në anën tjetër, nuk do të linte gjë të zezë pa thënë kundër Salih Berishës, ish Kryetar i Partisë Demokratike, ish Kryeministër dhe ish President i Shqipërisë, sikur punët në kishte në terezi. Kjo nuk u bë rastësisht nga Hashimi. Hashim Thaçi kishte folur jo një herë por disa herë për idenë për korrigjimin e kufijve.

Nuk di a mendon ende Hashimi për ato që para disa muajve, për çdo ndejë e natë nëpër telelevizionet shqiptare pa e përsëritur slloganin tashmë të njohur korrigjimin e kufijve deri sa e kuptoi se u bë hor e tash nuk po dëgjohet por ai përsëri zgjohet nga ”gjumi dimëror. Hashimi e quante si ide të veten ”Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore. Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB”.

A iu beson Hashimi fjalëve që i ka thënë në ëndërr apo sy hapur se kjo mund të ndodh ndonjëherë?

Qe edhe njëherë po i përseris fjalët e Hashimi ”Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë…”.

Hashimi u përballë edhe me analistë (nga Shqipëria) por doli i turpëruar me ato që i thanë analistët e njohësit. Po Çfarë doli nga ajo që Hashimi kishte premtua që nga viti 1998, 1999 e këndej?

A ishte Hashimi ai që iu kishte premtua personelit mjekësor dhe popullatës së atjeshme se do të këthehen në vendet e tyre të punës, në spitale e popullsia e shpërngulur, gjithashtu do të këthehen në banesat e shtëpitë e tyre, në Veri të Mitrovicës (tash Mitrovica Veriore) ?

A është më e mirë tash gjendja e përgjithshme në Mitrovicën e Veriut dhe Veriun e ”Kosovës”? Pajtohem se Hashimi nuk ka mundur dhe nuk mundet me e zgjidh problemin që (edhe) ai vetë ka kontribua por në pjesët tjera të Kosovës, në komunat serbe a është gjendja politike dhe e sigurisë më e mirë? A ka qenë Hashimi ndonjëherë në Graqanicë, që nuk e ka larg, më shumë se një vrap kali nga ”rezidenca” e tij dhe shtëpia luksoze ku ai banon?

Nëse ndonjëherë so ta vizitoj Graqanicën, do të ”bindet” se ajo nuk ka asgjë ”kosovare”, që ka të bëjë me ligjet dhe ”kushtetutën” e Kosovës, as edhe shkrimin, gjuhën e simbolet nëpër ndërtesat e institucioneve. Dhe më e vogla që ka mundur të bëhet në ditët e para kur hynë FORCAT e NATO-s, KFOR-i, është dashur dhe ka mundur të bëhet, nuk është bërë, në asnjë dikaster, ta quaj kështu. Po atherë, pse Hashimi premtonte ato që ishte i sigurtë se nuk do ti bëjë?

Hashimi ende dëshiron ti mbaj postet e zapuara nga ai? Edhe miqt amerikanë ia kanë thënë disa herë, shkurt: IK Hashim: Edhe Volkeri i tha shumë kjartë: Duhet të pushosh: Shkas për këtë muhabet u bë një deklaratë e Hashimit në një studio televizive, i bindur se nëse rikandidohet për president të vendit, do të fitoi qysh në raundin e parë ”Mundësia e parë është që presidenti me u zgjedh drejtpërdrejtë nga qytetarët, dhe do të rikandidoj dhe jam i bindur që do të fitoj që në raundin e parë, dhe mundësia e dytë është me mbetet kjo gjendje kushtetuese dhe do të ketë një largim të presidentit apo Hashim Thaçit nga politika e Kosovës. Kështu që partitë le të vlersojnë vetë, e duan Hashim Thaçin edhe një mandat le të ndryshojnë Kushtetutën, nuk e duan le ta mbajnë, kaq”, ka deklaruar Thaçi për T7”.

 

Hashimi ”luan K…qe me amerikanët”, po me ne?

A nuk kishte mundësi Hashimi sa ishte kryeministër i Kosovës që ta ndryshoj kodin zgjedhor e presidenti të zgjidhet me votat e popullit drejtëpërdrejtë? Po por ai ka halle e derte të tjera, me të kaluarën e tij. Tash kur Gjykata Speciale e Hagës, i troket në derë, ai duhet doemos me dhënë përgjegjësi sepse, në fund të fundit, kjo gjykatë është krijua mbi dëshmitë e Dick Martit kundër Hashimit në radhë të parë.

Ka edhe një rezolutë, por jo si rezolutat e Parlamentit të Kosovës.

Edhe atherë, Hashimi pat premtua se do ta padis Dick Martin por nuk e bëri, pseeeee?

Duke mos e paditur Thaçi ka cenuar e dëmtuar veten, është treguar frikacak do të thoshte R. Shahu, një nga njohësit më të mirë të kohës.

Hashimi që paranjë decenie pata premtua se nëse zgjidhet kryeministër, liberalizimi i vizave do të bëhet shumë shpejt, më se largut 1 vit, nuk u bë, pseeeeee?

Hashimi asnjë premtim nuk e realizoj atherë pse të (ri)zgjedhet ai president?

Hashimi ka edhe shumë gjynahe të tjera. E ato janë kryesisht nga e kaluara e tij hiç e pastër, duke filluar që nga vrasjet e kundërshtarëve politikë e deri në ditët e sotme, krimi e korrupcioni ekonomik e pasuria e fituar pa djersë.

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 9 shkurt 2020

HASHIM THAÇI PRESIDENT I PËRJETSHËM?!- Nga BINAK MAXHARRAJ

Parlamenti i ri ka ardhë më një risi. Ka filluar të recitojnë edhe vargje. Ja dy-tri vargje për sancën e e radhës:

“Hashim Thaçi ne të betohemi së nga rruga e jote nuk do te largohemi”

Hashim Thaçi po këkon edhe një mandat,apo të zgjidhet president i përjetshëm për meritat e tij mafioze drejtë shkaterrimit të shtetit.

Shçërrja e tijë si zeri qe kalon nepër ujrat e ndyta te kanaleve të nentokës së po e pelçejka edhe një ose më shumë mandate,ose mandate të përjetëshëm si Presidenti i Kosovës me siguri qe nuk e ka habitë askënd,sepse njeriu i cili deshti te ia fut konopin Kosovës për te ndarë vellazerisht me Viçiqin po pretendon edhe një mandat për te përfunduar projektin e tij serbo-ruso-sllav për ndarjën e Kosovës me ndihmën e Edi Ranes,Baton Stanishiqit dhe Soroseve.

Bile për këtë foli edhe Ramush Harajdinaj duke e njoftuar opinionin se ky grup mafioz do te fitonte deri ne 500 miliard eruro për të çkapë Veriun e Kosovës ne dobi te Serbisë.

Hashim Thaçi veç është matufosë,është bërë senil është duke pa andërrë siç thuhet për dritë.

O,ëndërr e ëmbë,o ëndërr?!

Ndoshta ky fatëkeq hala nuk e ka marr vesh,se ka kuptu së në Kosovë po fryejnë erara tjera.Albin Kurti kryemistër I ri Pronto mafin dhe PAN-insë e gjuajti si coftinë në sokat(opozitë) .

Se tashti në pushtet janë njërez tjerë,janë ata qe policia e tij i dikur i rrexonte për tokë ua qiste çizmën mbi qafë.Janë këta njerez qe e donë Kosovën,qe nuk e shantazhojnë,nuk e vjedhin dhe nuk e gjymtojnë,por e mbrojn,e zhvillojn me fanatizmin më të madh.

Janë këta njerëz te cilët jo vetem qe nuk do te lejojnë të realizohet andrra e jote për president te përjetshëm,por nuk do te këtë edhe as një mandate tjetër.Koha e Pronto mafise dhe e kupolës së krimit ka përfunduar mire njëherë e pëgjithëmonë.Kanë ardhë njerez ne pushtet të ciklët jo qe sta japin edhe një mandat tjetër por do te kërkojnë përgjegjesi për ty.Mandatin e ardhshëm do ta vazhdosh dikund tjeter ,por as së si,si president.

Albin Kurti mes përmbushjes së premtimeve dhe zhgënjimit të qytetarëve! – Nga Florim Zeqa

 

Në fillim të këtij shkrimi, dëshiroj t’i sqaroj publikisht opinionit të gjërë publik, e në veçanti lexuesve të mi besnik, se cilat ishin arsyet që e kam mbështetur lidhjen e koalicionit qeverisës LVV-LDK, para dhe pas procesit zgjedhor.
Arsyet janë të shumta, por dy janë më të rëndësishmet; e para, qëllimi im ishte për largimin e PAN-it, uzurpatorëve të pas luftës nga pushteti, dhe e dyta, për ta sjell në pushtet Albin Kurtin, si të vetmin lider të pasprovuar në nivelin qendror, me qëllim që edhe ky të provohet dhe qytetarët e vendit “t’ia heqin zhigin vetes”, në mënyrë që nesër të mos thonë; “Ah sikur të kishte qenë Albini, do të bëhej kështu apo ashtu”!
Prandaj, kam arsye të ndjehem mirë, nëse sado pak me shkrimet e mia kam kontribuar në arritjen e këtij qëllimi.

Rrëshqitjet e Albinit ngarendin njëri pas tjetrit…

Shkelja e parimeve dhe vënja në pazar e posteve politike për të ardhur në pushtet, e ka nivelizuar Albin Kurtin me liderët e tjerë partiak. Shkelja e parimeve dhe mos mbajtja e premtimeve paraqet rrëshqitje skandaloze nga kursi politik.
Rrëshqitja e parë e Albinit filloj me rritjen e numrit të ministrive nga 12 të proklamuara tëre kohën, në 15 ministri. Megjithatë, marrëveshja me Listën Serbe, paraqet befasinë më të madhe dhe rrëshqitjen e dytë më drastike drastike të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në përgjithësi.

Çfarë po ndodhë me Albin Kurtin pas ardhjes në pushtet!?

Siq dihet botërsiht, premtimi bazik dhe më i fuqishëm elektoral i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ishte “burgosja e presidentit Hashim Thaçit”, me të cilin i rrëmbyen votat e qytetarëtve të vendit me 6 tetor 2019.
Albin Kurti në vend të përmbushjes së premtimit elektoral për shkarkimin dhe burgosjen e Thaçit, fillimisht postin e presidentit e ktheu në pazar politik me Isa Mustafën, nënshkruesin e “Zajednicës” me kompetenca ekzekutive dhe shkelësin e mëse 22 neneve të Kushtetutës.
Ndërsa tani pas marrjes së postit të kryeministrit po e bën të kundërtën, duke kërkuar koordinim dhe bashkërendim të veprimeve me Hashim Thaçin për vazhdimin e dialogut (pazareve) me Serbinë.
Për dallim nga Kurti, Vjosa Osmani në vend të përmbushjes së premtimeve elektorale, po e mbanë në sirtarë foton e Thaçit në zyrën e saj.
Premtim tjetër elektoral i Albin Kurtit, ishte edhe anulimi i të gjitha vendimeve të ‘Qeverisë Haradinaj’.
Edhe në këtë aspekt, nuk është duke ndodhur asgjë pozitive, përveq deklaratave për anulimin e disa vendimeve dhe emërimeve të Haradinajt pas aktit të dorëheqjes, duke e harruar me qëllim vendimin e parë super skandaloz të tij për dyfishimin pagës për vete dhe pagave të një pjese të kabinetit qeveritar, gjykatësve dhe prokurorëve.
Këtu vërehet qartë, se aty ku janë pyetje interesat personale të zotit Kurti, nuk do të preken aq lehtë vendimet e Haradinajt, ndërsa vendimet tjera që prekin interesin shtetëror dhe nacional të shqiptarëve, mund edhe të ndryshohen pa asnjë hezitim për t’ju hyrë në hatër ndërkombëtarëve siq është tarifa e vënë ndaj produkteve të shtetit serb.

Albin Kurti është duke shkuar gjurmëve të Hshim Thaçit

Konsistenca në mbajtjen e qëndrimeve dhe mbrojtja e parimeve e kishin bërë Albin Kurtin si liderë opozitar, jo vetëm të veçohet prej liderëve tjerë partiak, por të jetë i dashur për qytetarët dhe respektuar prej oponentëve politik.
Mirëpo, me marrjen e pushtetit, është duke ndodhur një ndryshim i paparë dhe substancial në qendrimet e Albin Kurtit.
Sikurse Hashim Thaçi, si ish udhëheqës politik i UÇK-së, me ardhjen në pushtet, i harroi vlerat e luftës çlirimtare,…madje i frymëzuar nga bisedimet me Daçiqin e Vuçiqin në Bruksel, luftëtarëve të lirisë ua solli “dhuratë” Gjykatën Speciale.
Edhe Albin Kurti, nga një lider radikal, si mbrojtës i të drejtave kombëtare, gradualisht është duke u shndërruar në lider të moderuar që mbështet dialogun pa kushte me Serbinë, duke zavendësuar Taksën 100 % me reprocitet pa njohje nga Serbia.
Albin Albin Kurti e ka rastin historik që të dëshmojë konsistencën e tij në mbajtjen e qëndrimeve dhe mbrojtjen e parimeve politike, me anulimin e vendimit të parë të ‘Qeverisë Haradinaj’ për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, me theks të veçantë pagën e kryeministrit, vendim të cilin e kishte kundërshtuar asokohe si liderë opozitar, e pse jo, në të njëjtën mbledhje të qeverisë, të merrë edhe vendimin tjetër për dërgimin e presidentit Hashim Thaçi në ‘Kushtetuese’ për t’i vërtetuar shkeljet eventuale të Kushtetutës dhe rrezikimit të sovranitetit të shtetit gjatë dialogut me Vuçiqin në Bruksel, në mos për t’i hapur rrugë një procesi gjyqësor, me këtë do ta arsyetonte zotimin e tij elektoral për “burgosjen e Hshim Thaçit” si dhe do ta dëshmonte vendosmërinë në qëndrimin e tij në funksion të sundimit të ligjiit, e jo të “Maliqit”.
Derisa kjo të ndodhë, Albin Kurti do të mbetet liderë në udhëkryq, mes përmbushjes së premtimeve dhe zhgënjimit të qytetarëve, përderisa numri i këtyre të fundit që po ikin nga Kosova është duke shënuar shifra alarmante.

Aktivisti ia bën një dhuratë Kurtit: Mos tradhtoni e mos u shitni

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në përvjetorin e 13-të të vrasjes së ish-aktivistëve, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.

Kurti pas fjalimit të tij për këtë ceremoni, u befasua nga një person, që për të ishte i panjohur.

Personi në fjalë ia dhuroi një maicë me mbishkrimin “Vetëvendosje”, ndërsa i tha se ishte maicë që nga protesta e 10 shkurtit të vitit 2007.

“Mos tradhtoni dhe mos u shitni”, ishte mesazhi i personit që ia dha këtë dhuratë Kurtit.

Universiteti i Pittsburgut në SHBA thur lavde për Vjosa Osmanin

Universiteti i Pittsburgut në SHBA ka bërë një postim për ish-studenten e saj, Vjosa Osmani.

Osmani ka qenë studente në këtë universitet si dhe mësimdhënëse.

“E diplomuara në Universitetin e Pittsburgut dega e Juridikut, Vjosa Osmani është zgjedhur së fundi Kryeparlamentare në Kosovë. Ajo është gruaja e parë që mbanë këtë pozitë dhe deputetja më e re që drejton këtë institucion. Vjosa vazhdon të demonstrojë aftësi të forta në udhëheqje dhe sukses në promovimin e një të ardhme më të mirë për Kosovën”, thuhet në një postim të faqes zyrtare të Universitetit të Pittsburgut në Facebook.

Universiteti i Pittsburgut është një ndër institucionet arsimore më prestigjioze në botë.

Vjosa Osmani, kishte qenë në të kaluarën pjesë e stafit të këtij universiteti, si profesoreshë e lëndës “State-building and the Law (Shtetndërtimi dhe ligji)”. /Express/

Kontaminimi i ajrit dhe i jetës?! – Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë marrim frymë nga ajri.I pastër apo diku edhe i ndotur, nuk kemi mundësi të jetojmë pa ajër,  po të jetë dikush profesor, punëtor, student, politikan , qytetarë …
Në rregull, politikanët, dhe pasanikët e ndryshem, i kan mundësitë që fëmijët e tyre dhe ata vet,  të largohën në vende të ndryshme të botës ku është ajri i pastër.Në këto vende mund të ” fshihen” përkohësisht, por jo edhe klimës globale, sulmeve te ndryshme , katastrofave të ndryshme natyrore dhe nukleare…
Kemi pa dhe po shohim çdo ditë së si njerëzit po vdesin apo po vritën në vende të ndryshme të botës.
Diku kemi lufta lokale,  në ndonjë shtet kemi lufta civile , diku po shohim cuname,po shohim së si po vdesin njerëzit e pafajshëm  në akte të ndryshme terroriste .Kemi pa dhe ndëgjuar së si vritën presidentet e shtetëve të botës. I përmenda të gjitha këto së sikur në këtë botë, primare është bërë paraja dhe pasurimi.Megjithate shtrohet pyetja, si ta kanalizojmë jetën, si të bëjm  që sado pak ti ikim rreziqeve që na paraqitën gjatë rrugëtimit jetësor?!A ka mundësi njeriu mbi të gjitha këto rreziqe më vu  një kontroll?!Nese bëhët pyetja që të kemi një ajër më të pastër, këtu ekziston mundësia reale.Të ndalohën  provat e ndryshme berthamore, që nuk janë gje tjetër veq prova kundër njerzimit.Këto prova po e  shkatërrojnë botën.Rrezikut tjetër që ka mundësi ti ik njerëzimi është ushqimi i kontaminuar të cilin po e konsumojmë dhe nga i cili po vdesin më miliona njerëz sot në botë.
Ushqimi jo natyral është duke e vrarë njerëzimin!Këto dhe koha bashkëkohore, kan futur pasiguri për të ardhmen tonë.
Jo shumë largë në të kaluarën nuk kemi pasur standard jetësor të mirë, me shtëpi gjysëm të prishuara, veshje  dhe mbathje të dobët, por sigurisht kemi qenë më të ” fortë” fizikisht dhe moralisht.Njerëzit kan jetuar
me gjatë, më ushqim natyral, shumë më pak e kan vizituar mjekun.Tash po na dalin shumë sëmundje të reja, dhe të pashërueshme, nga ushqimi jo i mirë, dhe nga të gjitha ato që i përmenda në këtë shkrim.
Dikur kemi pa dhe kemi shikur, por edhe ditur së për çka dhe kunder kujtë po luftojmë,  e tash na kan dalë do punë të reja, si puna e politikanve hajna dhe të korruptuar.Tash na u kan shfaqë  edhe shumë armiqë të padukshem, si substancat kancerogjene, aktet e pa parashikuara terroriste…
Gjithëfarë mjegullash janë duke mbuluar Kosovën , sigurisht me shumë  së vendet tjera të Evropës.Jemi bërë vend i kontaminuar?!Dhe, mos veprimet tona në këtë drejtim janë të pa kuptueshme, sikur po vrapojmë pas fajtorit kujdestar?!Janë duke u shkatërruar njerëzit nga nga pasinqeriteti i politikës.Kjo është më shumë së e quditshme, kur kemi menduar së nuk do ti kemi këto probleme ,pasi që e ndoqëm armikun serb nga Kosova.
Kush është fajtori?Të gjithë ne .Së kemi mbetur vetëm vrojtues të problemeve.E problemet nuk zgjidhen duke ju ikur atyre.Kjo ngjanë në njerëzit që nuk shohin?!Ky është mos vizioni ynë , mos reflektimi dhe padituria jonë.Po të tërheqim ndonjë paralele, Kosova më shumëqka  po ngjanë në Nigeri, Gvine ,Sudan, Somali…
Këto janë politikat dhe kjo është shoqëria jonë sot.Kemi mbetur  si vrimë e zezë në Evropë, edhe më fajin e faktorit ndërkombëtar,që Kosovën më shumë po e shohin si vend ku mund të bëjnë eksprimente, dhe ti mbulojnë edhe problemet e tyre të mbrendshme?!
Ngecja jonë tashmë ka një histori jo të shkurtër.Por, qe ta stopojmë shkretimin e Kosovës  ende nuk po kemi mundësi ta bëjmë?!Politikat dhe ideologjitë e pavlera, gjithnjë e më shumë po na largojnë nga bota e civilizuar.Varfëria ka filluar të bëhët kronike.
Pushtetet e deritashme më politikat e mbrapshta , po bëjnë që Kosova të zbrazët.A do të mbesim duke shikuar më sy lartë në qiell , apo do ti përvishemi punës për të ndryshuar këtë gjendje, është pyetje e cila koha do ta jep përgjigjen më të mirë..?

TAKSA SI PRETEKST PËR NDËRPRERJEËN E DIALOGUT NGA ANA E SERBISË – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Problemin e takses duhet shikuar ne kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë i cili ka filluar qe shtatë viteve. Dialogu si i tillë nuk është zhvilluar siç duhet sepse është udheheq nga Hashim Thaçi i cili këtë dialog nuk e ka marr seriozisht,e vazhdonte kët dialog pa kurrfarë parashtresash ndaj pales serbe,u nisë pa një kërkim falje për gjenocidin e Serbis ndaj Kosovës,pa kërkesën e reparacioneve te luftës,pa kërkesën për dhunimet e bëra në Kosovë,pa asgje me te cilat ka mundur ta gjunjezoi Serbin ne tabolinën e bisedimeve.Në kët drejtim Hashim Thgaçi ia lëshoi iniciativen pales serbe e cila diktonte gjatë gjithë kohës me dialogun,duke lënë përshtypje sikur Kosova është agressive e jo Serbia.

 

Hashim Thaçi shkoi aq large ne këtë dialog sa qe i solli Kosovës shumë mareveshje te demshme,sa qe se ishte i gatshme edhe ta ndajë apo coptoi Kosovën ne dobi te Serbisë sikur kete most a ndalonte e madhja Kancelarja Merkel e cila e stopoi ne Samitin e Berlinit.Ëashte shumë e quditeshme se si Hashim Thaçi ulej ne këte dialog me Vuçiqin I cili këtë dialog Vuçiq nuk e kishte si qellim krysor,por ishte I interesuar,siç thoshte shpesh për ndonjë kompromis,ose qe Serbia ne këtë dialog duhet te marr diçka nga Kosova.Serbia djallëzore në këtë dialog,nuk e kishte për qellim normalizimin e maredhënjeve më Kosovën por qellimi I sajë ishte çbreja e Kosovës,cenimin e sovranitetit të Kosovës.Është shumë simptomatike derisa Hashim Thaçi qeshej gjatë këtij dialogu duke mos luftuar për te nxjerë as gjë te mire për Kosovën,nga ana tjëtër Serbia i futke thikën pas shpinës Kosovës në arënen ndrëkombëtare duke e pnguar me te gjithë forcën për poshtersimin e sajë ne arenën ndërkombëtare,duke e penguar qe ajo te pengohet në organizmat ndërkombëtar.

 

Në këtë drejtim Kosova u mbush mend kur Kosovën para nja dy viteve e pengoi qe te anëtarësohet në Intërpol.Qeveria e Kosovës e deshpruar nga kjo vendosi,më te drejtë,qe ti vejë takes 100% Serbisë ne netorin e vitit te kaluar ne mallra dhe në tregëtin e gjerë.Lidhur me këtë Sebria bëri zhurmë të madhe në arenën ndërkombetare qe nga Brukseli e deri në Washington.Të gjitha qarqet e vendosjës ndërkombëtare,njerez te fuqishëm nga BE dhe Amerika e sulmuan Kosovën duke bërë presion që ajo duhet ta heqë taksën kundër Serbisë,port e gjitha këto hasin ne vesh të shurdhër,sepse Kryeministri i Kosovës Ramush Hrajdinaj as qe donte të ndegjonte për këtë i ndihmuar edhe nga te gjitha partit ne pushte e opozitë.Serbia gjoja së ishte idhnuar aq shumë se e pezulloi dialogun me Kosovën i cili po vazhdon edhe sot e këlsaj dite.Por,unë mendoi se Serbia e mori vetem si përteksë venjën e takses në mallrat e sajë,e verteta ështe se Serbia më shumë e ndërpreu dialogun me Kosovës për shkak te problemeve te mbrendshme të Serbisë,demostaratave disa mujshe kundër Vuçiqit dhe udheheqjes së Serbisë.Në këtë drejtim udheheqëja eSerbisë si naciolaliste dhe fashiste qe është ishte e zenë ngushtë dhe nuk dinte se sit a përfundoi dialogun me Serbinë,ajo nuk e donte dialogun por ndarjën e Kosovës sepse u futën ne këtë dialog mu për këtë qellim.Kjo ishte e verteta e ndërprerjeës se dialogut e jo taksa e Kosovës e cila ishte vetem si përteks për te,e cila lidhur më këtë qoi pluhur nga do qe shkonte duke e lënë fajtore Kosovën dhe taksën e sajë.Në heqjeën e taksës ndaj Serbisë u anagzhuan shumë figura te njohura ndërkombetare qe nga BE e cila ishte me e zeshme në krye me Federika Mogherinin e deri te misionaret e departamendit te shtetit dhe qeveisë Amerikane.

 

Kohët e fundit u aktivizua edhe shefi I diplomacis BE Josip Borelli,por me fuqishëm në këtë drejtim u angazha edhe Richard Genell i derguari special i Presdienti të SHBA i cili kërkoi qe pas formimit te qeveris së Kosovës,qeveria e re te merret me heqjën e taksës ndaj Serbisë,por duke kërkuar nga Serbia qe te ndalon fushatën agresive në areënën ndërkombëtare.Më fjalë tjera nuk duhet një veprim i njëanshëm në këtë drejtim,qe Kosova ta heqë taksën e Serbia mos të ndalon fushatën kundër Kosovës,sepse dihet se Serbia është e pabesë,asaj nuk i besohet.

 

Por,sido çoftë Kosova duhet qe për shkak te këtij presion të filloi nisjativën për tërheqjën e taksës.Koalicioni qeveritar LVV dhe LDK në Mareveshjën e tyre janë pajtuar qe taksa e ka përfunduar emisionin e sajë dhe si e tillë duhet te hiqet me veprim te  dyanshem krahas ndalimit te fushates se Serbisë kundër Kosovës,sepse taksa si e tillë veç e ka përfunduar mission e sajë duke e demtuar ekonomin e Serbisë,por edhe Kosova nuk ia ka pa bash shumë hajrin.Edhe qeveria e Kosovës është e mendimit së taksa duhet te hiqët,por më kushtë qe ne vend të sajë te vendoset principi i reprocitetit midis dy vendeve.Reciprociteti është më I ashpër së sa taksa.Derisa para teksës Serbia transportonte mallara ne Kosovë në vlerë mbi 500 milion euro në vitë,kurse Kosova transportone mallra ne Serbi shumë pakë ne vlerë vetem prej disa million.Më venjeën e takes 100% Serbia kapitulloi sepse ra shumë vlera e mallrave qe transportohej në Kosovë.Por megjithate Serbia nuk hoqi keq edhe gjatë takses,sespe gjente rrugë alternative kontrabandë qe transportonte mallra ne Kosovë.

 

Vetrja e reciprocitetit edhe më shumë do ta atakoi ekonomin e Serbisë,sepse kërkon qe blerja dhe shitja e mallrave te behet me reciprocitet ne stilin ti kaq me derton mu,e unë pa aq te dergoi ty,i cili duke e pas parasyshë fuqin ekonomike te te dyja vendeve Serbia prap do te dalë e humbur. Pra,qeveria Kurti ëshët e gateshme qe ta heqë taksën për ta vu reciprocitetin.Për këtë është pajtuar edhe koalicioni LVV dhe LDK dhe pritet se kjo edhe do te ndodhë.Më këtë i hiqet aduti Serbisë e cila e ndërpreu dialogun për shkak të taksës.

 

Por nisja e dialogut me Serbin nuk duhet te ngutet duhet te mendohet mire,me pare te shqyrtohën te gjitha ato 33 marevshje qe i ka bërë Thaqi shumicën ne demë te Kosovës.Dialogu duhet te zhvillohet midis dy shteteve te barabarta,dialogu duhte te kushtezohetme kërkim falje nga Serbia dhe për te gjitha te keqijat qe Serbia I ka bër gjatë luftës në Kosov,dhe se fundi domosdoshmerisht Hashim Thaçit duhet ti merret udheheqeja e dialogut te cilin e ka uzurpuar kundër ligjshëm,dialogu duhet te kalojë ne qeverinë e Kosovës siç e parasheh Kushtetua dhe ligjet ne fuqi.Nese kjo nuk bëhet,nese lihet qe THaçi ta udheheqë edhe me tutje dialogut Kosova do te ia sheh sherrin sepse ky njeri si i shantazhuar nga Serbia nuk ndalët që te krijonë ndonjë mareveshje te demshme për KOsovën ashtu siç ka vepruar deri me tani.Është njeri I rrezikshëm për shtetin e vetë,apo siç ka thenë I ndjeri Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova për Thaqin kur patë thane së.”se kër njeri duhet mbajtësë më larg nga pushteti,sepse është shumë i rezuikshëm”,çfare edhe e ka vertetuar veprimtaria e tij gjatë gjithë përiudhës sa ishte në pushtet,kur tërë energjinë e tij e vuri ne drejtim te shkaterrimit te shtetit.

Mediat servile ndaj pushtetarëve, mbjellin iluzione tek qytetarët! – Nga Florim Zeqa

Në kohën kur gënjeshtra është bërë standard i jetës, i veprimeve të politikanëve, kur njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza morale, kulturore e sociale të shoqërisë sonë, janë MEDIAT ato që duhet të thonë të vërtetën ashtu siq është për gjithçka dhe për çdo gjë.
Futja e shpirtit të një gazetari apo krijuesi nën grilat e pushtetarëve, apo hyrja nën kthetrat partiake është pak më tepër se vetëvrasje, është ngulfatje e shpirtit për së gjalli.

Gazetaria e pavarur, oponenca më e fuqishme ndaj çdo pushteti

Mbi të gjitha, gazetarët e mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre është i shenjtë, ata janë avangardë e shoqërisë e jo e pushtetarëve. Asnjëherë nuk duhet humbur besimin për një gazetari të lirë dhe të pavarur dhe të pandikuar nga politikat ditore.
Rrethanat politike shpeshëherë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër në shoqërinë tonë!
Mjafton një kritikë e shëndoshë ndaj një subjekti politik apo lideri partiak, për t’u adresuar një varg sharjesh e fyerjesh nga më të rëndat deri në kërcënim me vdekje ndaj gazetarit.
Kur flasim për kërcënimet dhe shantazhet që vijnë nga politika, nuk guxon të vie në shprehje tërheqja e gazetarit nga misioni fisnik shkaku i një kërcënimi, përkundrazi duhet të ballafaqohet me kërcënuesin. Përveq bërjes publik të rastit për opinionin e gjerë, rastin duhet denoncuar edhe tek organet kompetente shtetërore.
Pavarësisht, kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve virtuale pas publikimit, nuk guxon të ndodhë tërheqja e shkrimit nga gazetari, përkundrazi duhet mbrojtur me fakte dhe argumente të fuqishme interpretimin (prezantimin) e së vërtetës sado sfiduese të jetë ajo.
Gazetarët, pa dallime pikëpamjesh ideologjike duhet të thonë të vërtetën lakuriqe për krijimin e një imazhi më pozitiv të gazetarisë bashkëkohore.
Para së gjithash dhe mbi të gjitha, gazetarët duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm i ndryshimeve të pëgjithshme shoqërore, e jo të mbetën zë vetëm i pushtetarëve, por të shndërrohen në zë plural i respektuar nga opinioni i gjërë.
Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për ‘ia bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!
Përderisa politika vazhdon të jetë si profesion dhe mjet i pasurimit të shpejt dhe marramendës të politikanëve brenda natës, lufta për pushtet do të jetë gjithnjë e më e ashpër dhe e pakompromis mes rivalëve politik.
Gazetaria e pavarur, është oponenca më e fuqishme e çdo pushteti dhe zëri më kritik i një shoqërie të civilizuar dhe demokratike.

Thurja e lavdeve para kohe, reflekton mendjemadhësi tek lideri

Premtimet e politikanëve gjatë fushatave zgjedhore janë objekt i mashtrimit të qytetarëve për grabitjen e votës, të cilët në momentin e ngritjes në pushtet i harrojnë të gjitha premtimet.
Ndërsa thurja e lavdeve të parakohshme nga mediat servile për liderët shtetëror, mbjell iluzione tek qytetarët dhe shkakton mendjemadhësi tek politikanët e sapozgjedhur, akoma pa u akomoduar mirë në kolltuqet e tyre.
Mbajtja e premtimeve elektorale nga ana e një politikani është vlerë që ndikon në ngritjen e imazhit të tij personal dhe institucionit që drejton. Në të kundërtën, mosmbajtja e premtimeve të politikanit në pushtet, dëmton imazhin dhe i ulë vlerën edhe të institucionit që ai drejton.
Vlera e një politiani matet me mbajtjen e premtimeve dhe konsistencën e qëndrimeve politike e jo në bazë të prezencës në media.
Pikërisht në këtë aspekt, mediat e kanë rolin vendimtar në zbardhjen e të vërtetave të politikanëve, e jo të mbulimit të vërtetave të hidhura me makiazh mediatik, siq e kanë zakon të bëjnë mediat mercenare të pushteteve totalitare.
Mesazhi im drejtuar popullit të përvuajtur e ka një qëllim të vetëm, zgjimin akoma më të madh të ndërgjegjes së fjetur, dhënien e alarmit për vetëdijesim përballë rrezikut në të cilin ndodhet shteti dhe ardhmja e qytetarëve të këtij vendi nga politkanët me personalitete të dyfishta.
Jo të gjithë e njohin mirë të vërtetën e hidhur, ajo (e vërteta) duhet të thellohet në mendjen e popullit, për ta kuptuar me qartësi realitetin e krijuar pas zgjedhjve të fundit, kur qeveriterët e rinjë në pushtet flasin për “arritjet” të cilat nuk duken askund në horizont.
Përderisa në njërën anë ndodhë ç’kapja, në tjetrën anë vazhdohet me kapjen e re te shtetit, me emërimin dhe instalimin e militantëve partiak në të gjitha institucionet shtetërore.
Tri dekada nga shkëputja e sistemit totalitar, pushtues dhe antikombëtar nga Serbia, Kosova ndodhet në udhëkryqin më të madh nga përfundimi i luftës; në mes të qëndrimit përkrah miqëve perëndimor që ndihmuan në çlrimin e vendit tonë dhe rrëshqitjes në krahun e armiqëve shekullor që po e pengojnë rritën dhe zhvillimin e shtetit tonë, përkatësisht përkrah errësirës mesjetare aziatike dhe bolshevikëve sovjetik.
Çdo nxitje e përçarjes mbi baza fetare, është në funksion të përçarjes kombëtare dhe çdo përafrim me shtetet e lindjes na largon nga rruga e civilizimit evropian!
Shteti i Kosovës është në rrezik pas rrëshqitjeve drastike të klasës politike kosovare në bisedimet e Brukselit, ku pavarësia e shtetit e ka humbur çdo kuptim. Ndërkombëtarët shtetin e Kosovës nuk janë duke e trajtuar më si Republikë të pavarur, por vetëm si një territor multietnik, me sovranitet të dyfishtë, madje disa shtete (5 shtetet e BE-së dhe Rusia) janë duke na konsideruar ende si koloni të Serbisë.

Thaçi i shkruan Trumpit: Nën udhëheqjen tuaj do ta arrijmë marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një tweet’i në llogarinë e tij, ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe ka lavdëruar punën e ambasadorit Richard Grenell. Gjithashtu, ai ka paralajmëruar edhe një marrëveshje me Serbinë.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Thaçi në Twitter.

Ai dje në emisionin “A Show” të T7, ka lavdëruar punën e ambasadorit Grenell duke thënë atë që ka bërë Grenell për pak muaj, të tjerët nuk kanë mundur ta bëjnë për 20 vjet.

Grenell me punën e tij arriti një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, për linjën ajrore në mes këtyre dy kryeqyteteve dhe gjithashtu një marrëveshje për transport hekurudhor.

Tutje, letrën që Thaçi sot ia përmendi Trumpit, ku ky i fundit ia kishte përmendur edhe dialogun, Trumpi i shkroi Thaçit se “është momenti unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”. Express

Ambasadori gjerman ia dorëzon Kurtit ftesën e Merkelit për takim në Berlin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka uruar sot Albin Kurtin pasi ky i fundit tashmë po drejton qeverinë e Kosovës.

Merkel përveç urimit, ka thënë se do të ishte e lumtur që se shpejti ta takojë në Berlin.

Pas komunikatës së lëshuar nga Qeveria Gjermane, nuk ka vonuar shumë zyrtarizimi i ftesës. Christian Heldt, sot personalisht i ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti.

Megjithatë Heldt nuk ka ndarë ndonjë detaj lidhur me datën e mundshme të takimit, raporton Express.

Ai përmes një postimi në tëitter ka thënë se është i lumtur qe po ia dorëzon Kurtit urimet dhe ftesën e Merkelit.

Përveç tjerash Heldt ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë zhvillim duke përmendur luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe në fund edhe përmbylljen e dialogut.

Kurti rithekson vendimin për zëvendësimin e taksës me reciprocitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ritheksoi se tarifa doganore 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se ky ndryshim do të ndodhë shumë shpejtë në bashkëpunim me Doganat e Kosovës.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas përkrahjes nga ana e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, për heqje të taksës.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Kadri Veseli, ditë më parë kishte bërë thirrje që kryeministri Kurti të mos e largojë taksën ndaj Serbisë, e cila ishte vendosur nën qeverisjen e Haradinajt në koalicion me PDK-në. Thirrje të njejtë drejtuar Kurtit, ka pasur edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Të premten, Grenell përmes një postimi në Twitter, i ka thënë kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, se taksa ndaj mallrave serbe duhet të hiqet dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka të drejtë në këtë drejtim.

“Kadri, Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kosova të heqë tarifat 100%. Ajo e dëmton Kosovën dhe pengon bizneset në krijimin e vendeve të punës. Albini ka të drejtë për këtë”, ka shkruar Grenell.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se reciprociteti, “të cilin ne e duam, është reciprocitet, që shprehet në aspektin ekonomik e tregtar dhe politik, ashtu siç është shkruar në rezolutën e 7 dhjetorit të vitit 2011 në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Heqjen e taksës vazhdimisht e kishin kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kosova drejt aplikimit të shërbimit ushtarak të obligueshëm

Bekim Bislimi

Shërbimi ushtarak i obligueshëm, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka paralajmëruar se do ta jetësojë gjatë qeverisjes së tij, nuk është në kundërshtim me praktikat e disa vendeve anëtare të NATO-s, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë ne vend.

Siç thonë ata, marrë parasysh zhvillimet që ndërlidhen me rreziqet dhe kërcënimet rajonale, si dhe ato globale nga terrorizmi, por edhe nga tensionet që vijnë nga Rusia, disa vende evropiane anëtare të NATO-s, por edhe jashtë saj, të cilat tash e disa dekada kanë hequr shërbimin ushtarak të obligueshëm, e kanë rikthyer atë në funksion ose janë në proces të rikthimit.

Pavarësisht se konteksti i Kosovës për futjen në funksion të shërbimit ushtarak të obligueshëm ndryshon në shumëçka me të atyre vendeve, megjithatë, sipas tyre, për rrethanat e Kosovës një gjë e tillë do të ishte e dëshirueshme.

Infografikë

Të shkosh në ushtri!

Kryeministri Albin Kurti, në rezymenë të cilin e ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës më 3 shkurt, për aspektet e qeverisjes së vendit gjatë mandatit të tij, ka thënë që përgatitjet për shërbimin ushtarak të obligueshëm në Kosovë do të nisin.

“Ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje 3 mujore, i cili do t’i ndihmojë Forcës së Sigurisë së Kosovës t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes”, ka thënë Kurti.

Shërbimi ushtarak i obligueshëm, me ndryshime ligjore

Plator Avdiu, analist në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë që futja në funksion e shërbimit ushtarak të obligueshëm nuk nënkupton militarizim të atyre që i nënshtrohen këtij obligimi. Sipas tij, praktikat tregojnë që në shërbime të ndryshme ushtarake të detyrueshme ka sektorë që merren me komunitetin, me emergjencat civile dhe të tjera.

“Personalisht unë mendoj që duhet të ketë shërbim ushtarak të detyrueshëm. Do ta forconte komponentin e mbrojtjes. Në Kosovë, do të kuptohej ushtria jo vetëm në kuptimin e militarizimit, por edhe në kuptimin e ofrimit të ndihmës ndaj komunitetit, për shkak se ne e dimë që ushtria, ndër të tjera, nuk është vetëm kuptim konvencional. Mirëpo, rrethanat e zhvillimeve politike e kanë ngritur nevojën që ushtria të evoluojë dhe të mos shihet vetëm me atë këndvështrimin militarist, por në një këndvështrim mbase më të madh të aspektit të sigurisë njerëzore”, tha Avdiu.

Por, ai shton që për ta bërë të detyrueshëm shërbimin ushtarak në Kosovë, kërkohen ndryshimet ligjore të cilat kanë të bëjnë me Ministrinë e Mbrojtjes, me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shërbimin në këtë forcë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e lirë, thotë që në rast se propozimi i kryeministrit Kurti për shërbimin ushtarak të obligueshëm jetësohet, korniza ligjore duhet të rregullojë përfshirjen e të dy gjinive, por edhe konventat evropiane dhe botërore të shërbimit me armë dhe pa to, si shërbime mbështetëse.

“Mendoj që një model sikur që e ka Zvicra, është jashtëzakonisht i pranueshëm edhe për te ne. Kjo kishte me qenë e domosdoshme, sidomos me kapacitetet e kufizuara që realisht janë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e që janë vetëm 5 mijë aktiv dhe 3 mijë rezervë dhe që janë mbase të pamjaftueshme në rast të një kërcënimi të mundshëm për Kosovën. Unë mendoj që për të bërë një gjë të tillë dhe për të bërë programin trajnues të paraparë për këtë fazën e parë, pasi që kjo është vetëm 3 mujore, atëherë mendoj që për një afat kohor prej 2 vjetësh do të ishte e mundur që të fillonte zbatimi”, tha Ibishi.

Të rinjtë, në favor të shërbimit të obligueshëm

Synimi i kryeministrit Kurti, që gjatë qeverisjes së tij shërbimi ushtarak të jetë i obligueshëm, disa të rinj në Prishtinë konsiderojnë se duhet të jetësohet.

Vanesa Orana, studente, thotë se i mirëpret angazhimin e kryeministrit në këtë drejtim.

“Është shumë mirë që ta kesh eksperiencën e ushtrisë. E ke një farë rregulli më pas edhe në jetën tënde . Tre muaj nuk janë shumë, në krahasim me disa vende që e kanë shumë më gjatë, qoftë për femra, qoftë për meshkuj. Unë, për vete, do të shkoja nëse më bëhet thirrja”, u shpreh Orana.

Gëzim Berisha, thotë se është 35 vjeç, por është i gatshëm t’i përgjigjet ftesës për shërbim të obligueshëm ushtarak, në rast se, siç thotë ai, jetësohet synimi i kryeministrit Kurti.

“Besoj që, jo vetëm unë, por çdo i ri dhe e re do të shërbente në ushtrinë e Republikës së Kosovës”, tha Berisha.

Çlirimtare Syla, studente, thotë se tashmë në familjen e saj ka traditë ushtarake nga babai i saj dhe shërbimin ushtarak të obligueshëm, ajo madje e sheh si një leksion për jetën.

“Do të doja edhe unë ta përjetoja ndjenjën që të jem në ushtri, sado pak, për te muaj. Mendoj që shoqëria jonë, rinia e jonë, ka nevojë për një lloj të tillë disiplinimi dhe që pak a shumë, të shohë dhe të kuptojë se si duhet ta kenë edhe në strategji për jetën më tutje dhe jo vetëm në raport me ushtrinë”, vlerësoi Syla.

Edon Statovci, një i ri tjetër, thotë se madje nuk do ta presë fare shërbimin ushtarak të obligueshëm.

“Me dëshirë do t’i bashkangjitem ushtrisë tonë. Unë edhe ashtu jam duke aplikuar për pranim në FSK”, tha Statovci.

Rigjenerimi i FSK-së

Analisti Plator Avdiu, shpreh mendimin që në rast se qeveria Kurti synon zbatimin e shërbimit ushtarak të obligueshëm, përveç harmonizimit të kornizës ligjore dhe përballimit të kostos financiare, do t’i nevojitet edhe harmonizimi, të paktën me disa nga vendet e NATO-s, të cilat aplikojnë praktika të njëjta. Nisur nga përvoja e kundërshtimeve që NATO, ka pasur ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës, Avdiu nuk pret që kjo aleancë, si tërësi, të bashkëpunojë me Kosovën në këtë drejtim.

“Por, kjo nuk ia pamundëson Kosovës që në bashkëpunim me shtetet tjera të NATO-s, të cilat kanë shërbim ushtarak të detyrueshëm, të marrë këshilla, ndihma dhe sugjerime. Në formë graduale, kjo mund të zbatohet, ndoshta pa e prekur atë pjesën substanciale të FSK-së, e cila është ndërtuar me vite nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tjera”.

“Pastaj, të shikohet disa komponente më fleksibile ku mund të aplikohet shërbimi ushtarak i detyrueshëm, në formë graduale, që ndoshta me vonë mund t’i prekë edhe komponentët tjerë të ushtrisë”, vlerësoi Avdiu.

Ndërkaq, Nuredin Ibishi vlerëson që shërbimi i obligueshëm ushtarak mund të krijojë mundësitë për rigjenerimin e kuadrove profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Dallimi qëndron në atë se FSK është ushtri profesionale, mirëpo realisht ajo duhet të rigjenerohet sipas viteve, pasi që struktura vjetërsohet me kohë dhe normalisht që duhet të zëvendësohet me kapacitete të reja. Mundësia e rekrutimit nga kjo strukturë, pra nga shërbimi i obligueshëm ushtarak është shumë më i mirë, natyrisht nëse ata shprehin vullnetin për një gjë të tillë. Normalisht, çështja tjetër është se shtohen i kapacitetet FSK-së, në aspektin kuantitativ, por ndoshta edhe kualitativ, përballë një rreziku apo një kërcënimi të mundshëm të sigurisë së vendit”, tha Ibishi.

Njohësit e çështjeve të sigurisë, kanë theksuar që Qeveria e Kosovës duhet ta ketë parasysh që aplikimi i shërbimit ushtarak të obligueshëm ka implikime më të mëdha financiare, se sa që është aktualisht buxheti që ndahet për forcën e Sigurisë së Kosovës, ndonëse buxheti për këtë forcë është paraparë që të ketë rritje progresive për çdo vit.

Merkel uron Kurtin, thotë se dëshiron ta takojë shpejt në Berlin

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka uruar Albin Kurtin për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Kosovës, raporton Express.

Zyra e Kancelares Merkel në urimin për Albin Kurtin ka thënë se do të ishte e lumtur që ta shoh atë së shpejti në Berlin.

“Gëzohem të ju takoj se shpejti në Berlin”, ka shkruar Merkel, në letrën e publikuar në webfaqen e Zyrës së Kancelares gjermane.

Në letrën e Kancelares thuhet se para qeverisë së re janë detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo ka thënë se Kryeministrin e ri e presin punë të vështira në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Po ashtu, sipas saj, sfidë e Kurtit mbetet dialogu me Serbinë.

“Këto janë hapat kryesor në përforcimin e perspektivës Evropiane të vendit tuaj”, thuhet në letrën e Merkel drejtuar Kurtit.

”Qeveria gjermane do ta mbështesë edhe më tej Kosovën në këtë rrugë. Gëzohem të ju takoj së shpejti në Berlin. Për detyrat të cilat ju presin ju dëshiroj shumë fat dhe sukses”, ka shtuar ajo.

Letrën e urimit të Kancelares Angela Merkel për Kryeministrin Albin Kurti e ka publikuar edhe ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj.

Kadri Veseli i përgjigjet njeriut të Trumpit: Albini është rrenc

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, i është përgjigjur Përfaqësuesit Special të Preidentit Trump, Richard Grenell, i cili sot përmes një reagimi në twitter i bëri të qartë liderit të opozitës së SHBA’të janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe në këtë pikë Albin Kurti ka të drejtë.Veseli në reagimin e tij ka thënë se Albin Kurti është një mashtrues, duke thënë se qëndrimi i tij për taksën është i qartë që nga janari i vitit 2019.

Ish-kryetari i Kuvendit thotë se është i shqetësuar me faktin se Qeveria Kurti po nxiton të merret më këtë çështje pa një plan konkret.

“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli.

Lidhur me çështjen e taksës Grenell kishte reaguar pasi dje kreu i PDK’së, Kadri Veseli, i kishte kërkuar Albin Kurtit që të mos dorëzohej para Serbisë dhe i kishte thënë të mos ngutej për ta hequr taksën.

“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100%. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar sot Grenell.

Ndërkohë Veseli dje përmes një postimi në faqen e tij zyrtare kishte thënë se Kurti nuk duhet të ngutet me heqjen e taksës.

“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, kishte shkruar Veseli./GazetaExpress/

Kjo urrejtje deri në palcë kundër Albinit e LDK-së, vjen nga PAN-i – Nga SINAN KASTRATI

Nuk po më besohet se ende kemi gjithë këtë urrejtje kundër njëri tjetrit. Kjo po shihet edhe tash pasi në karrigën e të parit të ekzekutivit të shtetit të Kosovës ulet Albin Kurti.

Çuditërisht kjo urrejtje deri në palcë kundër Albinit e LDK-së, vjen nga PAN-i, (Partia Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosvës dhe Nisma), nga ata që edhe me pas dashur më keq nuk ishte sot Kosova, me një papunsime shifra marramendëse, me arsim më të keq në botë,të parafundit, me dallime e shtresa sociale 1 me 100 (rroga e kryeministrit është 2900 euro, ndërsa e atyre në sektorin privat nuk kalon më shumë se 150 euro), me spitale por pa barëra e pa sigurime shëndetësore …..

PANI, e zeza e Kosovës

Janë këto parti të cilat, të gjitha të zezat ia kanë bërë popullit.

Është AAK-ja e cila asnjëherë nuk ka marrë votat e mjaftueshme, përveç me e kalua pragun deri në Kuvend, dhe i kanë mjaftua që ”bëhet” Ramushi kryeministër.

Nëse e ”t`hallojmë” i bie se AAK-ja e Ramushit asnjëherë nuk ka marrrë vota me shumë se 5% të elektoratit por dihet se në Kosovë nuk ka ligj të mirë zgjedhor dhe edhe sikur të dilnin 30% të votuesve e një ”parti” si ajo e Fatmirit ”fiton” 5%, ajo e kapërcen pragun. Kjo i bie se Nisma ka marrë më pakë se 2%. Një shembull: kur Mali i Zi, ndahet nga Serbia (Unioni Serbi-Mali i Zi), Havier Solana, kishte deklarua se më së pakut 65% me të drejtë vote duhet të dalin në votime dhe 55% e votuesve të votojnë pro ndarjes.

Ramushi i hëngri fondet rezervë për kaftjall

-Po në Kosovë, si është kjo?

-Si është më së keqi.

Ato të k`qia ”nuk” po i shohin veç ish ”unioni” i panit.

Arka e shtetit shterrohet bash sikur liqenet artificiale liqeni i Badovcit e ai i Batllavës (nuk kemi liqene natyrale).

Çka është edhe më keq, edhe fondi rezervë për fatkeqësi, natyrore, (vërshimet, thatësia, tërmetet, por edhe mungesa e ujit, rrymës, sëmundjet) Ramushi i hëngri për kaftjall.

Qeveria në largim e kurrë mos u ktheft, Familjes Rugova, ia ndan zyrës së ish ”Presidencës” 60 mijë euro.

Gruaja e Rugovës, Zonja Fanë gëzon një pension të majmë sikurse edhe gruaja e Adem Demaçit, zonja Xhemajlie.

Kosova, së shpejti do të ketë edhe ”zonja” të tjera të veja që do ti ”gëzojnë” këto të mira, si ”zonja e Hashimit”, Lumja, ajo e Ramushit, e Jakupit. Këto iu lejojnë ”ligjet tona” e ”Kushtetuta e Kosovës”.

Pa kulm mbi kokë e bukë në sofër

Kosova ka me mijëra familje që jetojnë në skamje e në mjerim, pa kulm mbi kokë e bukë në sofër ndërsa familja Rugova ka dy shtëpi për dy djemt, Mendimin e Ukën, më të mira se sa shtëpitë e ish presidentëve amerikanë, kanë makina e shoferë, falas nga buxheti i shtetit ndersa çdo ditë kërkohen (donacione) ndihma nga mërgimtarët për shërim jasht vendit.

Populli lypës, mozomakeq

O popull, zgjohu, mos ia zgjat jetën këti pushteti, mos ia zgjat duart e mos ia shrij qafën (PAN-it) e Hashimit!

Gjynah që ky popull krenar e me një të kaluar të ndritshme, sot ose dëshiron të ik nga Kosova ose ti nënshtrohet kastës politike, të ia zgjas duart e ta shrij qafën për lëmoshë.

Por, ndoshta trashëgimtarët e familjes Rugova i takojnë shtresës së mesme, në krahasim me luksin që kanë familja e shtëpia e Hashim Thaçit, me vëllezër, vëllezërit Haradinaj, në Prishtinë e në Gllogjan (kanë kulla)me gurë e me frengji), Sami Lushtaku, vëllezërit Lima, Ramiz Lladrofci, me bazen olimpik ani pse ai i ngrati, sa gjymert është, edhe shtëpinë e ka bëro ”shtëpi publike”.

Sigurisht se nuk do të ma shohin për të madhe që nuk i përmenda të tjerët, vëllezërit Buja, Xhavitin, selim-at, syleshat, sokolat, kamishat por po iu premtoj se edhe ata e shumë të tjerë nuk i kam harrua, herave tjera.

Albin, mos u habit, puno pa hile!

Albin, të lutem puno e mos u habit, mos lakmo! Kurrë nuk të kam përkrah sjelljet e veprimet tua e të lëvizjes tënde, por tash nuk je axhami, e ke kapërcy axhamillakin e je hy në ”bylyk”, nëse punon, bëje ligjin për ata që e kanë fitua pasurinë në m`nyrë të paligjshme, merrju pasurinë sepse 200 hektarë tokë kanë vetëm ish ”komandantët” kur mesatarja e tokës për kokë të banorit nuk është më shumë se sa një truall me 5 ari e një bashqe me kep (qepë) e hudra.

Këtë pasuri e kanë edhe disa dukagjinas (Nasim Haradinaj) e disa drenicakë.

Albin, as Mandela nuk e ka pasur të lehtë kur zgjidhet kryetar. Edhe ish gruaja e Nelson Mandelës përfiton nga fama e burrit por ai, Mandela i pavdekshëm ndërsa ”Mandelat” tanë vdiqën për së gjalli!

Të koft puna e mbarë!

 

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 5 shkurt 2020

Premtimet e Qeverisë Kurti dhe pritjet e qytetarëve! – Nga Florim Zeqa

 

Që në ditën e parë të qeverisjes, mediat servile filluan t’i thurin lavde kryeministrit të ri, thuajse Albin Kurti ka qeverisur një dekadë me vendin, apo sikur na i zgjidhi të gjitha problemet e akumuluara ndër vite e dekada.
Në këtë fazë të tranzicionit dhe konsolidimit të qeverisë, mediat nuk duhet lavduar dhe as gjykuar shumë punën e qeveritarëve të rinjë, por duhet mbajtur nën vëzhgim sjeĺjet dhe veprimet e tyre, se a janë konformë ligjeve dhe kushtetutës së vendit.
Në vazhdimësi mediat duhet të vëzhgojnë veprimet e kryeministrit dhe kabinetit qeveriatrë, kryeparlamentares dhe stafit të saj, se a janë në përputhje me protokolin e shtetit dhe në raport me respektimin e institucioneve të shtetit, pa i anashkaluar as veprimet e presidentit.

Dita e parë, shpërfaqje e ndjenjave shpirtërore

Partnerët e koalicionit qeverisës paralelisht akomodimit në zyrat e tyre, në prapaskenë janë duke e zhvilluar një garë për vendosjen e simboleve dhe fotografive të liderëve partiak si dhe flamujve që personifikojnë ideologjitë dhe bindjet personale të tyre.
Fundja, ngjitje-heqjet e fotografive dhe flamujve nuk janë sinjal i mirë i avancimit demokratik. Përveq që paraqesin mungesë të kulturës shtetndërtuese, shpërfaqin ambiciet për kapjen dhe uzurpimin e shtetit, ngjashëm sikurse pushtetarët paraprak.
Paraqitja e parë e kryeministrit dhe kryeparlamentares lënë shumë për të dëshiruar….
Dita e parë e kryeministrit filloi me homazhe tek busti Zahir Pajazitit dhe vazhdoi në Prekaz, pa ndaluar fare tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe tek varri ministrit të parë të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi. E mbase, shkaku i këtyre dy të fundit, Albin Kurti e sakrifikoi edhe simbolin e qëndreses, mentorin e tij politik Adem Demaçi.
Për dallim nga kryeministri Kurti, kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe ministrave të LDK-së, dita e parë e punës iu kaloj me zhvendosjen dhe vendosjen e fotografive si dhe rregullimit të flamujve në zyrat e tyre, pa ju ra fare ndërmend për një vizitë kortezie të përbashkët tek varri i presidentit historik.
Siq shihet qartë, kryeparlamentarja dhe ministrat e LDK-së më shumë kanë qenë të përkushtuar për rreguĺlimin kolltuqeve sesa të vizitojnë varrin e “idolit”, duke e dëshmuar me këtë rast dashurinë e pakufishme që kanë për karrige, ndërsa dashurinë dhe respektin ndaj presidentit e dëshmojnë sa herë që kanë nevojë për votat e elektoratit rugovian.
Vizitat zyrtare të kryeministrit dhe kryeparlamentares së re duhet të jenë gjithpërfshirëvse duhet të jenë konformë ligjeve dhe kushtetutës së vendit, e jo sipas bindjeve ideologjike apo inspirimeve partiake.

Vijnë në pushtet me premtime, largohen me dështime

Në Kosovën e pas luftës, të gjitha qeveritë dhe kryeministrat kanë ardhur në pushtet me premtime megalomane dhe janë larguar me deshtime të medha.
Ulësja e kryeministrit është sikurse puna e shtratit. Në të njëjtin shtrat mund të flejnë shumë njererëz, por asnjëri prej tyre nuk i kanë ëndërrat e njëjta.
Megjithatë, e përbashkëta e ëndërrave në “shtratin qeveritarë” është se, të gjithë ëndërrojnë si të bëhen të pasur e të gjithpushtetshëm, dhe sa më gjatë që flenë në atë shtrat bëhen më egoist në ëndërrimet e tyre.
Në këtë fillim të punës së Qeverisë Kurti nuk duhet paragjykuar shumë as për të mirë dhe as për të keq, edhe pse premtimet e kryeministrit Kurti i tejkalojnë pritjet e qytetarëve dhe mundësitë realizuese.
Por na mbetet të presim 100 ditëshin e parë për të dhënë vleresimet dhe gjykimet tona.
Por është një temë e ngutshme me të cilën do të përballet Qeveria Kurti në ditët dhe javët në vazhdim. Është kjo tema e dialogut me Sebinë, nga e cila do të varet shumë e ardhmja e kësaj qeverie dhe e Albin Kurtit si kryeministër në veçanti.
Sikurse kryeministrave paraprak, edhe Albin Kurtit, dialogu me Serbinë do t’i merrë më shumë kohë dhe mund sesa që ai e mendon.

Karroca qeveritare me dy zgjedha

Vështirësi shtesë në qeverisjen e Albin Kurtit do të jetëbashkëdyzimi jo natyral i dy koncepteve ideologjike, i dy shkollave politike diametralisht të kundërta.
Karroca e qeverisë të cilën e drejton Albin Kurti, është e ngarkuar me 1001 probleme, dhe do të tërhiqet nga 6 forca të LVV-së që ngrehin në drejtimin e majtë dhe 6 forca tjera të LDK-së që ngrehin në drejtimin e djathtë, e penguar në vahdimësi nga 2 forca të Listes Serbe që e frenojnë karrocen dhe 1 force jo shqiptare që është e gatshme ta braktisë karrocen në rast të rrokullisjes në anën e majtë apo të djathtë.
Për drejtimin e karrocës me kahe të kundërta të lëvizjes, nuk mjafton vetëm profecia, kërkohet shkathtësi dhe përvojë menagjuese, për të evituar rrokullisjen nga pengesat përgjatë rrugëtimit.
Sesa gjatë do të udhëtojë karroca e Qeverisë Kurti, varet nga frytet e dialogut me Serbinë, rezultatet në luftën e premtuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e shumë më pak nga aspektet tjera zhvillimore që duhej të ishin prioritet i kësaj qeverie, për shkak se Qeveria Kurti do të përballet me krime të mëdha politike, ekonomike, arsimore, shëndetësore, ekologjike e kulturore, pra me krim dhe korrupsion në të gjitha segmentet e jetës në Kosovë.
Pavarësisht dëshirës dhe vullnetit politik për arritjen e rezultateve në fushën e drejtësisë, barometri matës i sukseseve të Albin Kurtit është përmbushja e premtimeve elektorale për “kthimin e Elezit dhe burgosjen e Lumezit” apo “burgosjen e Hashim Thaçit”, tema këto për të cilat Albin Kurtit nuk po i pëlqen të flas marrjes së postit të kryeministrit!
Kjo është shprehje figurative e një vargu të gjatë të premtimeve elektorale dhe atyre nga programi qeverisës, për të cilat Albin Kurti ka hyrë në obligime të mëdha para qytetarëve të vendit.
Pritet që Albin Kurti të qeverisë ndryshe me vendin nga partitë që kanë pasur pushtetin deri më tani, por nuk po pritet që ai t’i përmbush as për së afërmi premtimet e veta dhe pritjet e qytetarëve per shkak të kapjes së tmerrshme të segmenteve të caktuara të institucioneve shtetërore nga militant partiak të ish partive në pushtet.

Haradinaj letër Kurtit: Mos e hiqni taksën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti, të mos e heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Përmes një letre drejtuar Kurtit, Haradinaj thotë se “në kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke, e jo të jesh për një reciprocitet pa njohje”.

“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur. Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë”, thuhet në letrën e Haradinajt të cilën e ka postuar edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Në fund të vitit 2018, qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Haradinaj, vendosi taksën ndaj mallrave serbe, për shkak të siç kishte thënë “fushatës agresive të Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, dhe lobimit kundër anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare”.

Beogradi menjëherë pezulloi pjesëmarrjen në bisedimet për normalizimin e raporteve me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria e kaluar për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, kryeministri Kurti tha se qeveria e tij, nuk i vë Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën në të njëjtën fjali asnjëherë edhe për shkaqe historike, por edhe arsye aktuale.

“Jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet ekonomik, politik e tregtar, si zëvendësim të tarifës 100 për qind”, tha Kurti me 5 shkurt, gjatë një konference për gazetarë në Prishtinë pas takimit me Përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliyia Apostolova.

Një ditë pasi që Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e qeverisë së re me Albin Kurtin kryeministër, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i bëri thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të heqë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

Thellohen akuzat, VV: Veseli paralajmëroi “vetëvrasje” një javë para vdekjes së Deharit

PDK ka nisur sulmet ndaj LVV’së për rastin e Astrit Deharit që nga dita e parë e Qeverisë Kurti. Partia e Kadri Veselit ka lëshuar komunikatë ku thonë se ose Albin Kurti ose dikush nga pushteti duhet të shkojë në burg. PDK, në njoftimin për media korrigjoi deklaratën e Kryetarit të tyre, i cili në ditën kur u votua Qeveria Kurti e përmendi “vrasjen e Deharit”, tani ky subjekt flet vetëm se ka dyshime për rrethanat e vdekjes së aktivistit. Sido që të jetë, Vetëvendosje e akuzon Veselin se ka qenë paralajmërues i “vetëvrasjes” një javë para se të vdiste Astrit Dehari.

Gazeta Express

Rasti i Astrit Deharit është kthyer në temat kryesore, me të cilat PDK zotohet se do të merret si opozitë, duke paralajmëruar se “do t’i shkojnë deri në fund”.

Dje partia e Kadri Veselit ka lëshuar komunikatë, në të cilën thonë se do të burgoset ose Albin Kurti ose dikush nga pushteti i kohës kur aktivisti i Vetëvemdosjes, Astrit Dehari vdiq në qendër të paraburgimit në Prizren.

Në një përgjigje për Gazetën Express, në VV thonë se ishte kreu i PDK’së ai që “kërcënoi për vetëvrasje”, një javë para vdekjes së Deharit në burg.

“Deklarata e PDK-së në lidhje me pretendimet se ata do të kërkojnë hetim parlamentar për rastin e Astrit Deharit shpreh një qasje hipokrite. Siç duket, z. Veseli po mendon se kërcënuesi dhe paralajmëruesi i vrasjes, qenka personi më i përshtatshëm për ta hetuar atë. Qytetarët e Kosovës nuk e harrojnë që para se të ndodhte krimi në burgun e Prizrenit, ndodhi kërcënimi për “vetëvrasje” nga foltorja e Kuvendit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të VV’së.

Duke u thirrur në fjalimin që Veseli e mbajti në Kuvend ditën e formimit të Qeverisë, e ku e quajti “vrasje” rastin e Deharit, Partia Demokratike ka paralajmëruar krijim të një komisioni hetimor parlamentar.

VV thotë se do të ketë hetim dhe se kush është i pafajshëm, nuk ka pse të shqetësohet.

“Hetim do të ketë, dhe do të jetë vërtet i pavarur. Kjo çështje do të zbardhet deri në fund dhe përgjegjësit do të vendosen përballë drejtësisë. Askush që është i pafajshëm nuk ka nevojë të shqetësohet. Por fajtorët bëjnë gabim nëse mendojnë se ‘mbrojtja më e mirë është sulmi’”.

Express nuk ka arritur të marrë qëndrim nga LDK’ja lidhur me komunikatën e PDK’së për rastin Dehari, kur përmendet edhe partia e Isa Mustafës.

“Për këtë rast, duhet të shkojë dikush në burg; ose Albin Kurti, ose nomeklatura e atëhershme e pushtetit, një pjesë e së cilës është edhe sot në koalicionin qeverisës”, thuhet në deklaratën për media të lëshuar nga PDK”, thuhej në deklaratën e PDK’së.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, për Gazetën Express ka thënë se partia e tij përkrah cdo nismë që con në zbardhje të vdekjes së aktivistit të VV’së, së këndejmi edhe formimin e një komisioni hetimor.

“Po, do ta përkrahim cdo iniciativë që e sjell të vërtetën për Astritin dhe kjo jo pse e kërkon PDK sot, por kjo ka qenë edhe vullneti ynë duke ndarë fonde për ekspertizë nga zvicëranët”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë rasti i Deharit është kthyer në cështje me të cilën PDK e Vetëvendosje po e sulmojnë njëra – tjetrën.

VV e akuzonte pushtetin që e vrau, e tash PDK’ja i kërkon LVV’së që t’i zbulojë rrethanat e vdekjes së aktivistit, me të cilën Veseli thotë se Kurti e partia e tij kanë abuzuar e e kanë shfrytëzuar. /Express/

Astrit Dehari u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren në nëntor të 2016’s, ku po mbahej nën akuzat se ishte përfshirë në një sulm terrorist bashkë me disa aktivistë të tjerë të LVV’së.

Ekspertizat e kryera nga mjekësia ligjore në Kosovë thoshin se ai ka kryer vetëvrasje. Familja e tij, e as partia që i takonte, nuk e pranoi këtë version, duke kërkuar që të kryhet ekspertiza jashtë.

Mjekësia ligjore e Lozanë në Zvicër doli me një raport të gjerë rreth vdekjes së Deharit. Ky raport konkludonte që ka pak gjasë që Dehari të ketë kryer vetëvrasje. Tash Prokuroria Speciale ka nisur hetime të reja rreth rastit/Express/

Vjen në krye të qeverisë, Kurti paralajmëron Vuçiçin: Jemi për të shëruar plagët, jo për të kompensuar orekset

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë, nëse presidenti Aleksandër Vuçiç, është ende i mendimit se “edhe ne duhet të fitojmë diçka”. Kurti në një deklaratë për RTK tha se qeveria e Kosovës nuk është për të kompensuar orekset, por për të shëruar plagët.

“Kjo nuk mund të jetë pikënisje e zgjidhjes së problemit. Nuk jemi këtu për të kompensuar orekset, por për të shëruar plagë. Me një qasje të tillë nuk shoh se ne mund të gjejmë zgjidhje, por bashkë me shtetet perëndimore mund të krijojmë një kontekst ku mund të gjendet zgjidhje”, është shprehur ai në RTK

Sipas tij, Serbia, ndonëse nuk e ka pasur kurrë Kosovën plotësisht, e ka humbur atë gjatë kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Anton Quni i kërkon Rrustem Berishës të bëhet këshilltar i tij politik

Ministri i ri i Mbrojtjes, Anton Quni që vjen nga radhët e LDK-së ka pranuar zyrtarisht sot detyrën e re për të drejtuar këtë institucion.

Punët ia dorëzoi ministri i deritanishëm Rrustem Berisha të cilin Quni e ftoi ta ketë këshilltar politik.

Berisha, i cili ka drejtuar institucionin e Mbrojtjes, deklaroi se do të pranojë çdo gjë që i kërkohet nga ish-bashkëluftëtari i tij Quni, në mënyrë që të çojnë përpara Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë.

Kërcnimet e ”kamandantëve” kundër Kurtit – Nga SINAN KASTRATI

 

Mos njefsh e mos pafsh!

 

Ajo që pam e dëgjuam dje në Kuvendn e Kosovës, kur u zgjodh Qeveria Kurti, nuk i ngjante një Kuvendi e as Ode të Burrave.

Mjerisht ato që folën dy liderët e dy partive të majta, Kadri Veseli e Fatmir Lima, ishin kërcnime direkte kundër Liderit të Vetëvendosjes, tash kryeministër i Kosovës, Albin Kurti.

Komandant pamuki alias komandant Leshi

Fatmir Lima, kur iku apo e përzuri Hashim Thaç nga PDK-ja, vendasi dhe bashkëkrahinori, Isni Kilaj e quante ”Komandant Pamuki”, ”Komandant Leshi”, duke ia mohuar ato që ai ia atribuonte vehtes, si ”Komandant Qeliku”, për nder të vëllait, Demirit 1*).

Fatmiri, menxi hyri në ”Kuvend”, e tash sillet sikur princ e perandor, duke përdorur fjalë që as rrugaqët nëpër rrugët e bazenin e Bajës nuk i thonë.

Fatmir, pse vjell vrer kundër Albinit dhe Qeverisë?

Albini i ka fitua votat nga populli dhe është lider i dashur nga mërgimtarët ndërsa ti je ndër më të kompromituarit, më të korruptuarit. Po të kishe dy gisht ”ftyrë”, ti do të ikshe edhe nga Kosova, jo veç nga ”Parlamenti” nga ”Malisheva” e nga Prishtina.

Ti bashkë me Shpendin, që nuk ishte tjetër, veç si një pulë, e tash bë ”gjeraqinë” u nisët për në Bruksel për ”llafe” me Serbinë. Të dytë muarët përgjigje nga votuesit por ti e mbushe ”pushkën” me barut ”të thatë” e Behgjeti, duqit me pare dhe hytë me zor në parlament (…dhament, shën. imi).

Pse Fatmir, nuk ”e mate” vehten, me dalë si parti e vetme në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, pa Behgjetin, sikurse LDK-ja e Vetëvendosja?

Edhe ”psd-ja” me Shpendin kryetar, e mori përgjigjen e merituar.

Fatmir, ti drejtëpërdrejt iu drejtove Albinit në vend se të japësh ide e ”këshilla” (se si të vidhet) se si të qeveriset, me gishtin tregues, edhe ashtu e fundose dhe ”shkrive” qelikun.

Ai gishti yt, i Kadriut dhe disa grave ”e burrave”, ma kujtuat kohën e Sllobadan Millosheviqit kur iu tha serbëv në Fushë Kosovë ”Asnjë kime nga kryet (kreja, koka) s`ka me ju mungua”.

Ju ”komandantët” e leshit, më mirë do të ishte që të pushoni në shtëpitë përmirësuese e ato korrektuese në …. Dubravë e në Lipjan.

Fatmir, ju keni frigë nga Albini, sikur dreqi nga drita.

Ju pushtetin gjithsesi e keni humbur por duhet ta k`theni edhe pasurinë e vjedhur.

Po Kadri Veseli?

Edhe Kadriun e kishte marrë malli me u shfry kundër Albinit e kundër LDK-së sikur deri më tash e paska pas pengua ”Kumona e kryekuvendarit” e nuk ka mundur të flas.

Mungoi veç edhe … një ”komandant”, ai i Dukagjinit.

Nuk e lan keq as gratë nga partia ”demokrotike”e  aak-ja.

Ganja nga Drenica veç sa nuk e ”ngalati” Albinin, me dy flamuj ”lara-lara” ia vendosi në gjoks.

Eh moj Ganë, ”lumja” Drenica për ty, çka ka qit ”n`fis t`huej” he medet.

Një mjeke humaniste e aak-së, Time Kadria, iu bashkua turmës së ”mizave” që ishin ”ranis” për ”krushqi” .

Ndërsa Hajredin Pasha na tha ate që (s`)duhej thënë: ”opozita ka dna-në e uçk-së.

Sa mirë, që juristi e ”profesori” i juridikut paska marrë rrolin edhe të mjekëve, mjeko ligjor.

”O njerëz” të pdk-së, aak-së e të nismës, që i ka ditët e numëruara, më keq se ju, as shtetet e Amerikës Latine, me drogë e as ato të Afrikës Qendrore me korrupcion nuk qeverisin më keq se sa ju.

Ata marrin ”yrrnek” nga ju.

Pasuria e juaj, është e vjedhur, pasuria e të gjithëve, pa përjashtim.

Cili nga ju merr më shumë qira nga godinat që i keni dhënë qesim?

Për ”komandant” remin, u tha se ka marrë disa miliona (200 milion euro qira nga Vala).

Është Albini dhe ky koalicion që ndoshta do të ngjall shpresat për at popull të mjerë.

Shpresa (nuk) vdes e fundit.

Me juve, Fatmir, Kadri, Ramush, Hashim e ”komandantë” të tjerë, që e keni vrarë shpresën e popullit, por ende ka ymyd, jo me juve por me Qeverinë e Re, me Albin Kurtin, kryeministër, me Anton Çunin, Ministër i Mbrojtjes dhe me …. Vjosën, kryekuvendare, sikur Anton Çetta, Kryeplaku i Kryeplqeqëve.

Për fund një anekdotë drenice.

Burrat tanë i hanë edhe baglat

Një nuse kur hyn për herë të parë në Magje, diku në fshat të Drenicës, frigohej se po i dalin bukët e liga e kunata më e madhe ia hjek ”tuten” duke i thënë: ”Hajt mos ki gajle se burrave tonë, bagla me iu qit, i hanë”

”Komandantë”, ju jo bagla, por edhe …i keni dhënë me hëngër këti populli e ai kësaj radhe tha: -Hajeni ju! Enver Hoxha, kallamoqin e mykt që as thive, nuk iu kanë qit, (popullit e) fshatarësisë iu ka nda me hëngër.

Këto që iu ngjeha juve, jam i sigurt se Albin Kurti, nuk do ti bëjë.

Cili ”komandant”, që nga ”Komandant Qorri”, në Kaqanik …. E kryatar komuanash të ”katillës” në Llap, Llapushë, Dukagjin e Drenicë nuk është i dyshuar, natyrisht nga organet, që ju i udhëhiqnit?

Se ka pasur dobësi Albini, ”pajtohem” por me vjedhur e me vra kundërshtarë politik, askush s`mund ta drejtoj gishtin nga Ai.

 

 

 

 

1*) Demir, nga turq. Dmth, qelik, hekur.

 

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 4 shkurt 2020

Në vend të urimit për Qeverinë e Re – Nga Florim Zeqa

Duke qenë se isha ndër mbështetësit e koalicionit qeverisës LVV-LDK, shfrytëzoj nga rasti, që të gjithë qytetarëve të Kosovës që votuan për ndryshim, t’ua urojë formimin e qeverisë së re, e qeverisë së zorit dhe shpresave të vënitura në të njëjtën ditë.
Unë isha për një koalicion qeverisës në mes këtyre dy subjekteve, të mbështetur në reciprocitet, mirëkuptim dhe respektim të vlerave të njëri-tjetrit, por jo për një koalicion të pazareve politike të sojit të monarkëve politik.
Shqetësimet e mia lidhur me arritjen e marrëveshjes politike në kundërshtim me parimet e shëndosha politike i kam shprehur në dy shkrimet e mia paraprake autoriale me titull: “Mashtruesi” Albin apo tradhtari “Putin”!? dhe Ujdi monarkësh apo ujdi tuxharësh politik!?.

Injorimi i Ibrahim Rugovës, i paramenduar

Albin Kurti gjatë fjalimit të parë si Kryeministër i vedit e tregoi fytyrën e vërtetë të tij. Ai nuk ngurroi t’i permend disa nga figurat e merituara historike dhe burrat e medhënjë të kombit, por nuk e gjeti forcën ta permend edhe njeriun më meritor dhe më të madh të epokës sonë, presidentin historik Ibrahim Rugovën, themeluesin dhe arkitektin e shtetit të Kosovës.
Injorimi i themeluesit të shtetit të Kosovës dhe njeriut më të madh të epokës sonë, është mohim i çdo gjëje në Kosovë që nga fillimi i viteve të ’90-ta deri në aktin e fundit që ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës, ku me ndihmën e votave të LDK-së u katapultua në postin e ekzekutivit.
Në momentin që Albin Kurti injoroi presidentin historik Ibrahim Rugova në rastin e parë të ekspozeut si kryeministër i vendit, m’u kujtuan dy gjëra; romani i Dritero Agollit “Shkëlqimi dhe rënja e shokur Zylo” dhe ajo thënja popullore “Kapërceva përronin, ta q….k…!
Në ato momente shikimin e hodha tek deputët dhe ministrat e rinjë të LDK-së, të cilëve u shkëlqenin fytyrat sikurse “brymës nga rrezet e diellit”, por që nuk u brengosen aspak “për atin e shaluar”!
Jam i bindur se deputetët dhe minisrtat e rinjë të LDK-së, poshtërimin dhe nënçmimin që ua bëri kryeministri i ri, e kanë ndjerë në shpirtin e tyre sikurse që e kanë ndjerë të gjithë rugovistët, por që nuk guxojnë ta shprehin publikisht përderisa të jenë në qeverisje me LVV-në dhe nën diktaturen e liderit të tyre partiak.
Për aq sa është irrituese paraqitja e parë e kryeministrit, po aq irritues është edhe mos reagimi i asnjërit prej deputetëve, ministrave apo zyrtarëve të lartë të LDK-së ndaj nënçmimit dhe përbuzjes poshtëruese që ua bëri Kurti në Kuvend.
Tepër irrituese dhe fëmijërore ishte edhe sjellja e zonjës Vjosa Osmani pas zgjedhjes në postin e kryeparlamentarit, e cila, si kundërpërgjigje ndaj injorimit të Rugovës nga ana e Kurtit, do duhej së paku ta permendte në foltoren e kuvendit njeriun më meritor për ekzistencën e shtetit tonë, por i mjaftoi të vetëkënaqet me postin e ri, jo të pamerituar, por të degraduar paraprakisht, herë si zv.kryeministre të parë, herë si ministre të punëve të jashtme e herën tjetër si ministre të punëve të brendshme, derisa u arritë pazari politik mes monarkëve politik.
Të thirresh tërë kohën në filozofinë politike rugoviane dhe të mos guxosh të mbrosh Rugovën në momentin kur atë ta injoron partneri politik, është turp dhe marrëzi dhe njëkohësisht.

Kostoja e lartë e një ministri…

Çfarë të mire mund të presin qytetarët e vendit nga një klasë politike që për interesa personale shkaktojnë efekte të dëmshme dhe zinxhirore për vendin, siq është prodhimi i zgjedhjeve të reja në komunën e Podujevës shkaku i emërimit në postin e ministrit të kryetarit në detyrë të kësaj komune.
Kjo e dëshmon faktin se koalicioni qeverisës LVV-LDK nuk eshte produkt i parimeve të shëndosha por i pazareve të pista politike.
Sikur të ishte ndryshe, LDK-ja, edhe sikur të mos kishte njeri tjetër më të mirë në radhët e saj për postin e Ministrit të Punëve të Brendshme, do duhej ta huazonte nga partitë e tjera e të mos e çonte assesi në zgjedhje të reja një komunë pa pasur nevojë fare, sikurse që, edhe ish kandidati, tani kryeministri Albin Kurti nuk duhej ta pranonte një propozim të tillë, në mos për asgjë tjetër, me arsyetimin për mbrojtjen e buxhetit të shtetit, ngase kostoja e zgjedhjeve komunale në Podujevë do të jetë më e lartë sesa vlera e Agim Veliut për në krye të kësaj ministrie.
Loja pingpong me postin e kryeparlamentarit dhe çuarja në zgjedhje e komunës së Podujeves, janë tregues i mjaftueshëm se veprimet e para të kësaj qeverie nuk janë përputhje me interesin e qytetarëve dhe mbrojtjen e buxhetit të shtetit siq premtuan gjatë fushatës zgjedhore dhe përseritur në vazhdimesi deri në aktin e votimit në Parlament.

Në fund, dua t’i themë edhe dy fjalë për lexuesit e mi besnik. Pikëpamjet e mia politike nuk do të ndryshojnë edhe pas formimit të qeverisë së re, për arsye se nuk varen nga asnjëra qeveri dhe asnjëra parti politike, e aq me pak nga sjelljet dhe veprimet individuale të liderëve partiak.
Sikurse më parë, edhe në të ardhmen do te jem i lirë dhe i pavarur, i paanshëm dhe i pandikuar në shprehjen e mendimit të lirë, pra do te jem apartiak në analizimin e çdo situate të re politike në vend.
Do të jem në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtës i parimeve të shëndosha dhe mbështetës i veprimeve të mira për vendin qofshin ato nga ana e qeveritarëve të rinjë apo pushtetarëve të djeshëm.
Do të qëndroj i palëkundur në pozicionin tim apartiak, por do të jem mbështetës i parimeve të filozofisë politike rugoviane për shtetin e Kosovës dhe ushtar besnik i atdheut deri frymën time të fundit.
Qeveritë bashkë me partitë politike shkojnë e vijnë, por qytetarët e dëshpruar që po largohen nga Kosova shkaku i kësaj klase politike që shkelë parime dhe vendime, vështirë se do të kthehen ndonjëherë në vendin e tyre.

Agim Veliu mungoi gjatë votimit të Vjosa Osmanit

Agim Veliu nuk ishte në ulësen e tij në Kuvendin e Kosovës bashkë me kolegët e tij nga kabineti qeveritar, kur u votua kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani është zgjedhur Kryeparlamentare në një seancë të jashtëzakonshme që u mbajt para pak çasteve, shkruan Gazeta Express.

Në seancën e jashtëzakonshme, ku u votua për kryetaren e Kuvendit, ka munguar Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Osmani e Veliu së fundmi janë përplasur edhe publikisht për shkak të qëndrimeve të kundërta që kishin në raport me formimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Dy nënkryetarët e LDK’së është raportuar se kanë pasur mosmarrëveshje edhe këtë fundjavë ku tashmë ishte vendosur që të bëhej koalicioni me LVV’në.

Në ora 19:00 seancë e jashtëzakonshme, për ta votuar Vjosa Osmanin Kryeparlamentare

Nga ora 19:00 do të mbahet edhe një seancë e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për Vjosa Osmanin në pozitën e kryeparlamentares, raporton Gazeta Express.

Kjo seancë vjen pasi që paraprakisht është bërë votimi i qeverisë së re me kryeministër Albin Kurtin, me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

Express merr vesh se seanca do të fillojë në ora 19:00, derisa nuk dihet nëse opozita do të marrë pjesë. Paraprakisht partitë opozitare kanë dalë nga seanca kur u bë votimi qeverisë së re.

Në Serbi nis fushata ndaj Anton Qunit, e kemi dënuar për vrasjen e 6 ushtarëve jugosllavë

Propozimi i Anton Qunit për Ministër të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë Kurti ka nxitur reagime të shumta në mediat serbe.

Mediat pro-qeveritare atje kanë filluar gjahun ndaj Qunit duke thënë se Kurti ka propozuar për ministër njeriun të cilin Serbia e ka dënuar për vrasjen e 6 ushtarëve të ushtrisë jugosllave.

Siç shkruan Novosti, Quni është dënuar nga Gjykata e Lartë në Nish për vrasjen e 6 ushtarëve në vitin 1998.

“Ai dhe shumë ushtarë të tjerë të UÇK’së u dënuan me nga 15 vjet burg në mungesë”, thuhet në raportimet e mediave serbe, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera ‘Novosti’ shkruan se “provat kryesore të këtyre rasteve kanë qenë video incizimet”.

“në aktakuzë thuhej se ushtarët e UÇK’së fillimisht kishin përgatitur një pritë për ushtarët e Jugosllavisë duke vendosur mina anti-tankë”, thuhet ndër të tjera në raportimin e mediave serbe.

Lajmi i Fundit: Vjosa Osmani refuzon të bëhet Kryeparlamentare, kërkon Ministrinë e Brendshme dhe postin e Zëvendëskryeministres

Gjendja që po dukej se po shkonte e qetë drejt seancës së nesërme të Kuvendit të Kosovë ka eskaluar pasdite.

Kandidatja për Kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani, është përplasur me krerët e partisë rreth mënyrës se si kanë vendosur t’i ndajnë resorët qeveritare. Vjosa Osmani e kishte kërkuar pozitën e Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres. Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Isa Mustafa ka anuar në drejtim të Agim Veliut.

Ajo i ka paralajmëruar në orët e pasdites se nuk e pranon pozitën e Kryetares së Kuvendit.

Kujtojmë se, kur kishte përfunduar procesi elektoral, zyrtarët e LDK’së kishin thënë se Vjosa Osmani do të zgjedhë se ku dëshiron të shkojë në pozitat insitucionale.

Mirëpo, për shkak të zhvillimeve të fundit, duket që ky premtim nuk është mbajtur.

Mbetet e paqartë se si do të reagojë nesër Vjosa Osmani apo që partia të mund të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin e fundit për emërimet në pozitat qeveritare.

Vlen të theksohet se Isa Mustafa dhe Agim Veli për pozitat ministrore.

Ndërkohë, LDK në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka vendosur që Avullah Hoti do tëjetë Zëvendëskryeministër.

Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes. Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë. Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit. Vlora Dumoshi është propozuar për Ministre të Kulturës, derisa Lumir Abdixhiku për Ministër të Infrastrukturës.

Ndryshe, edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka propozuar ditë më parë emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Ai ka njoftuar se ka zgjedhur për zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin.

Ndërkaq, si ministre të drejtësisë, Kurti kishte njoftuar se e kishin zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, i cili pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca, ndërsa, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Për Ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuiar Rozeta Hajdarin.

Kurse Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.

Urime qytetare te nderuar Qeveria e Re! Nga Skënder MULLIQI

 Pas nje kohe te gjate u zgjedh “nyja e gordit”.U arrit koalicioni aq i pritur ndermjet LVVdhe LDK.Sigurisht se opinioni u mbajte gjate nen ethe per fatin e Kosoves, gje qw ishte edhe shumw e arsyeshme.U gjete e ne fund gjuha e perbashket.

Nuk u leshua rasti historik nga keto dy subjekte politike, qe te fillojne me ndryshime pozitive ne Kosovwn e lodhur nga hallet dhe problemet e grumbulluara me vite te tera.Njerezve te ketij nenqielli te zymte ju shtuan shpresat qe fatin ta lidhin me vendin e tyre , e jo duke ikur diku large vendlindjes.Kjo ishte ana ndoshta me tragjike e nje kombi.Kete qeveri e presin sigurisht sfidat me te medha te pas luftes. Qytetaret me te drejte presin reformat ne te gjitha sistemet e jetes dhe te punes, te ngaterruara keq nga pushtetet e kaluara.

Kurti dhe Vjosa jane kuadro mire te pregatitura per qdo sfide, dhe, jane shprese se Kosova me ne fund te kthehet nga e mbara politike , ekonomike , morale…Veq formimi i ketij koalicioni edhe pse pa shume arsye i vonuar , i ka gezuar shumicen e qytetareve te lodhur ne qdo pikepamje.Qeveria Kurti nuk ish dashur ta leshon rastin e “shkapjes” se shetit, nga ata qe krijuan pozita , pasuri dhe pushtet per vete .U instalua logjika profitereske , logjika e pasurimit pa mund dhe ndjerse.Kjo beri qe mos te kemi shtet normal dhe demokratik.Krimi dhe korrupcioni e mbyten kete vend qe shume kohe.Nuk kemi arsim te mire , shendetsi efikase, drejtesi korrekte…punesimet u bene mbi baza familjare e partiake po thuaj pa asnje kriter. Kuadrot e kualifikuara dhe profesioniste po detyrohen te largohen nga vendi.Kjo praktike sigurisht do te nderpritet nga qeveria e re.

Te shkeputemi edhe nga logjika e formes diktatoriale e qeverisjes, qe na ka pru ne piken zero…Ketij vendi i nevoiten forca te reja dhe kreative politike dhe kuadro profesioniste ne te gjitha sistem e jetes dhe te punes.MPJ ishte hallka me dobet e pushtetit.Ishte e dobet se patem ne kryre te ketij dikasteri njerez amator, njerez te interesit, militante partiak pa nje pregatitje te kerkuar per postin e diplomatit….Nje sfide tjeter sigurisht eshte hapja e vendeve te reja te punes,lufta kunder te gjitha dukurive negative .Zaten LVV dhe LDK e fituan voten e sovranit qe te behen ndryshimet pozitive pas 20 vitesh ne Kosove.Edhe pse organet u formuan me vonese,nje fjale e popullit thote “me mire vone se kurre”.Urime qytetare te nderuar qeveria e re ….

Urime dhe suksese i urojme kesaj qeverie, ne detyrat e medha dhe jo te lehta, per ti ralizuar te cilat e presin si ne planin e mbrendshem poashtu edhe ne planin e jashtem…!

Ujdi monarkësh apo ujdi tuxharësh politikë!? – Nga Florim Zeqa

 

Sa herë që e godas mirë cakun me shkrimet e mia, të parët që më lajmërohen në inboks (mesengjer) janë zyrtarët e LDK-së. Ashtu ndodhi edhe dje pas publikimit shkrimit “Mashtruesi” Albin apo tradhtari “Putin”!?

Një i tillë, pas fjalëve përshendetëse dhe komplimenteve për shkrimin, nuk e fshehu as dëshirën që së shpejti do të gjendet një zgjidhje e mirë për vendin.
Nuk vonoi shumë dhe zgjidhja e “mirë” për Kosovën ndodhi!

Kurbani i marrëveshjes dhe delegjitimimi i Kuvendit

Edhe pse jo e konfirmuar zyrtarisht, në media, me shpejtësi të dritës u përhap lajmi për tërheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, për t’i hapë rrugë marrëveshjes për koalicion të zorit!
Bërja e Glauk Konjufcës kurban i një marrëveshje të zorit, jo vetëm që nuk është zgjidhje e mirë, paraqet delegjitimim të institucionit të Kuvendit.

Për të mos shkuar më largë në historinë e zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit me 26 dhjetor 2019 me votat e LDK-së, po kthehem tek kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës drejtuar LVV-së për tërheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, të cilës lideri i kësaj partie, Albin Kurti ju kishte përgjigjur me një letër të gjatë, në të cilën i kishte thënë këto fjalë Isa Mustafës; ““Nuk mundemi tash t’i delegjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh”.

Pas kësaj përgjigje, askush nuk e kishte pritur një gëlltitje kaq të shpejtë dhe situatë kaq nënshtruese të Albin Kurtit për arritjen e një marrëveshje të zorit me LDK-në!

Kthimi prapa në seancën e 26 dhjetorit 2019

Detyrimi i Glauk Konjufcës për tu tërhequr nga posti i kryeparlamentarit, përveqse dhunim i tempullit të demokracisë, paraqet delegjitimin të institucionit të Kuvendit dhe fyerje e rëndë ndaj shprehjes së lirë e të zgjedhurve të popullit në Parlamentin e Kosovës.

Pas këtij veprimi skandaloz të Albin Kurtit, ditën e hënë të 3 shkurtit 2020 në Kuvendin e Kosovës do të ndodhë një përseritje e seancës së 26 dhjetorit 2019, përkatësisht një rivotim për postin e kryeparlamentarit i cili do të jetë i baras-vlefshëm me votimin e ‘Qeverisë Kurti’.

Sadoqë në taborrin e LDK-së po e vlerësojnë me nota të larta tërheqjen e kryeparlamentarit, bërja kurban e Glauk Konjufcës është zgjidhja më e keqe për arritjen e një zgjidhje të mirë për vendin.

Me këtë veprim, Albin Kurti u fut edhe në një aventurë e re të paparashikuar në seancën e 3 shkurtit 2020, nga e cila mund të dalë humbësi më i madh i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Delegjitimimi i institucioneve demokratike, përkatësisht delegjitimimi i zgjedhjes në mënyrë demokratike dhe ligjore e kryeparlamentarit paraqet shkelje të rëndë të parimeve bazike të demokracisë dhe dhunim i shprehjes së lirë të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Pavarësisht arsyetimit të këtij veprimi antidemokratik, kinse me qëllimin e mirë për krijimin e institucioneve demokratike në vend, nuk asryetohet detyrimi i tërheqjes së Glauk Konjufcës për arritjen e një marrëveshje të zorit për kënaqjen e egove për pushtet.

Kthimi prapa në seancën e 26 dhjetorit 2019, e mjegullon akoma më shumë të ardhmen e koalicionit qeverisës LVV-LDK.

Jam nga ata, që prej fillimit kam qenë për një koalicion qeverisës LVV-LDK, për një koalicon të ndërtuar mbi bazën e parimeve dhe mirëkuptimit të plotë mes dy subjekteve, e jo për këtë marrëveshje që erdhi si produkt i shantazhit politik dhe pazareve të pista në orët e fundit.

Kjo marrëveshje e inateve dhe zorit, nuk u bë për të mirën e shtetit dhe as për kthimin e shpresës së qytetarëve, por për kënaqjen e egos për pushtet të një grupi të vogël njerëzish në gjysëm shtet.

Vërtet nuk e kam as idenë më të vogël se si do të funksionojë dhe sa do të zgjasë kjo martesë e zorit pa dashni mes Albin Kurtit e Isa Mustafës!

Punët që bëhen fshehtas dhe për inati, përveqse nuk sjellin gjëra të mira në jetë, e kanë e kanë edhe një përfundim të keq.

Mbase e mira e kësaj pune është se, disa nga kampi rugovian që deri dje e shanë dhe fyen Albinin në rrjetet sociale, do të fillojnë të dashurohen në të, ashtu siq e deshën Hashim Thaçin në martesë me Isa Mustafën.

Të hënën, tek pasi të votohet kryeparlamentari/rja mund të hapet rruga për votimin e ‘Qeverisë Kurti’, por për këtë nuk do të mjaftojnë vetëm votat e LDK-së.

Doemos do të vendosë vota e partive minoritare në Kuvend. Mbetët të shihet të hënën, se a do t’i bashkangjiten partitë e vogla jo serbe koalicionit qeverisës apo do të jetë “Lista Srpska” ajo që do ta zgjidhë “nyjën gordiane” në Kuvend.

Megjithatë, fjalën e fundit pas delegjitimit të institucionit të Kuvendit do ta thotë Gjykata Kushtetuese.

Glauk Konjufca do të bëhet ministër i Jashtëm i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të japë dorëheqje nga posti i tij, për t’i hapur rrugë formimit të një koalicioni qeverisës mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Konjufca, pasi ta braktisë postin e kryeparlamentarit, do të bëhet shef i diplomacisë së Kosovës.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV’së do të marrë postin e ministrit të Jashtëm, ka mësuar Gazeta Express nga burimet e saj.

Më herët, kreu i VV’së, Albin Kurti, e kishte propozuar Blerim Rekën për postin e ministrit të Jashtëm.

Me largimin e Konjufcës, në krye të Kuvendit pritet të vijë Vjosa Osmani, ish-kandidate e LDK’së për kryeministre të Kosovës.

Më herët, Gazeta Express ka raportuar se është hapur rruga për marrëveshje mes VV’së dhe LDK’së.

Partia e Albin Kurtit dhe subjekti që udhëhiqet nga Isa Mustafa sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë qeverinë të hënën.

Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit.

Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës.

Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Kërkesa e tij u bë teksa ende nuk është arritur marrëveshja e pritur me LDK’në për formimin e qeverisë.

Dy partitë po negociojnë për të formuar koalicionin qeverisës pothuajse prej kur kanë përfunduar zgjedhjet e vjeshtës së kaluar.

“Mashtruesi” Albin apo tradhtari “Putin”!? – Nga Florim Zeqa

 

Pas putinizimit të LDK-së, respektivisht të ri-zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të partisë, këtij produkti me afat të skaduar politik dhe zgjedhjes së strukturave udhëheqëse nga figura përverse politike, më shumë biznesmen milionerë dhe matrapazë sesa udhëheqës politikë, pa Vjosa Osmanin LDK-ja jo vetëm që nuk kishte gjasa teorike të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit 2019, rrezikonte të perballej me shthurje totale të partisë, për arsye se, të sapo zgjedhurit janë figura të konsumuara, jo kredibile, të dështuara dhe të urryera nga elektorati rugovian dhe ai kosovar në përgjithësi.

Ashtu sikurse me 26 dhjetor të vitit të kaluar, edhe tani me 3 shkurt, Albin Kurtit i është imponuar shkuarja në seancë të Kuvendit të Kosovës pa marrëveshje politike. Sikurse me 26 dhjetor, që ishte aventurë e paparashikuar, edhe tani të hënën me 3 shkurt do të jetë një aventurë e re dhe e paparashikuar për Albin Kurtin për ta votuar përbërjen e qeverisë së re pa marrëveshje koalicioni me asnjë subjekt politik, sikur që veproi edhe me seancën konstituive dhe zgjedhjen kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai që tradhton njëherë, tradhton përherë

Ai që tradhton njëherë, tradhton përherë. Për herën e parë fajtorë është tradhëtari, herën e dytë i tradhtuari!

Edhe pse populli votoi për ndryshime me 6 tetor të vitit të kaluar, ky vullnet i qytetarëve u tradhtua përseri nga ai që tradhtoi në vitin 2014, pra nga Isa Mustafa dhe sejmenët e tij.

Kësaj radhe tradhtia është më e madhe dhe e dyfisht. Albin Kurti duke e njohur dhe sprovuar paraprakisht, mbanë përgjegjësi historike që i besoi një monstrumi politik, i cili nuk e ka hallin e Kosovës e aq më pak të LDK-së, por se si të shuaj egon e sëmurë për pushtet.

Sikur Albin Kurti t’ia plotësonte kushtin për t’u bërë president, monstrumit politik nuk do t’i interesonte më asnjë post për LDK-në, e aq më pak posti i kryeparlamentarit.

Por, kur Albini i doli “arrë e fortë”, monstrumi politik u kap pas postit të kryeparlamentarit, të cilin e votoi me sejmenët e vet me 26 dhjetor të vitit 2019.

Për votimin e Glaku Konjufcës në Kuvend nuk është fajtor Albini, sikurse që nuk do të jetë fajtorë për asnjë lloj skenari me 3 shkurt janar 2020.

Përkundrazi, pse të mos provojë Albin Kurti të gjitha mundësitë që të formojë qeverinë pa LDK-në, qoftë ajo qeveri e pakicës apo shumicës së thjeshtë në Kuvend me marrëveshje në momentet e fundit nga ndonjërën nga partitë e PAN-it, për ta dëshmuar vetën, si i vetmi liderë partiak i skenës politike kosovare që ka mbetur pa u sprovuar në qeverisjen e vendit.

E nëse këtë nuk e bën Albini, më mirë është t’i thotë lamtumirë skenës politikes, ashtu siq po i thonë të rinjët Kosovës, lamtumirë vendlindja ime.

Obstruksionet e LDK-së, frikë nga ndëshkimi i drejtësisë

Pas takimit lamtumirës të Albin Kurtit me Isa Mustafën, në prezencën e ambasadorëve të shteteve mike, e në veçanti pas takimit të Albin Kurtit me përfaqësuesit e Listës Serbe, Isa Mustafa përmes veglave të tij kondom e shpërndau një video shantazhuese ndaj Albin Kurtit me titull “Mashtruesi Albin”, duke paraqitur momentet kur Albin Kurti kishte thënë se “në asnjë rretthanë nuk do të bëjë misnistra si; Rikallo e Radojçiqa, Jabllanoviça e Veselinoviça…”, duke harruar se akti i tradhtisë që Isa Mustafa i bëri vendit në vitin 2014, i përseritur më 25 gusht 2015 në Bruksel, po konfirmohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, përkatësisht, që do të vuloset me 3 shkurt 2020 në Kuvendin e Kosovës, është më i rëndë se çdo mashtrim politik.

Tashmë po dihet qartë, se pengesat dhe obstruksionet e Isa Mustafës ndaj marrëveshjes politike me LVV-në, janë pengesa për ndryshime politike në vend, që për qëllim kanë mbrojtjen e hajdutëve dhe abuzuesve të pushtetit (që më bollëk janë edhe në LDK) nga ndëshkimi i drejtësisë së premtuar nga Albin Kurti.

Ndryshe, 3 shkurti është momenti i fundit i këndelljes së deputetëve të LDK-së, për t’u shkëputur nga klani i monstrumit politik, për ta çliruar LDK-në nga putinizimi i mëtutjeshëm dhe nga klanorët e Isa Mustafës që e kanë kthyer LDK-në në patericë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Vota për Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 6 Tetorit nuk ishte rastësi, por shpërthim vullkanik i LDK-së post-rugoviane për çkapjen e partisë nga klanet dhe për rikthim të identitetit politik.

3 shkurti është momenti i duhur që Vjosa të reflektoj në përputhje me besimin e marrë nga elektorati, për të justifikuar vullnetin dhe forcën e ndryshimeve në LDK.

Tani është momenti më i duhur që më 3 shkurt, Vjosa Osmani të votoj hapur për qeverinë Kurti, të votoj në emër të rreth 190 mijë votuesve kosovar që votuan për ndryshime politike në vend.

Thirrje nga shpirti për Vjosa Osmanin

E nderuara Vjosë, po të lutem jo nga simpatia që kam ndaj jush dhe as nga urrejtja ndaj dikujt tjetër, por nga dashuria e pakufishme qe kam ndaj atdheut dhe bashkombasve të mi, që të ndërmerrni hapin e guximshem për çkapjen e LDK-së nga klani Riinvest dhe klanet tjera më të vogla që e kanë kthyer shtëpinë e madhe rugoviane në “Bastore” të fatit personal të individeve me ego të sëmurë karrieriste.

E nderuara Vjosë, ngrite zërin e arsyes dhe vullnetit të elektoratit për ndryshim, për t’u dëshmuar para të gjithë qytetarëve të vendit se nuk jeni produkt i klaneve dhe grupeve të intetesit, por shprehje e vullnetit të elektoratit për ndryshime në partinë shtetformuese dhe shtetndërtuese të Kosovës.

Primati i drejtimit të partisë, i ardhur jo si dhuratë e liderit aktual, por si vullnet i elektoratit të LDK-së, duhet materializuar sa më parë me thirrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në parti, nga të cilat duhet te dali një udhëheqje e re, e aftë dhe e guximshme që të përballet me sfidat e mëdha që ka vendi 21 vjet pas përfundimit të luftes, si: për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e sistemit shëndetësorë dhe arsimor, ashtu edhe për reformimin e sistemit të drejtësisë, ku pushtetarët t’i kenë frikën drejtësisë e jo drejtësia pushtetarëve, ku qytetarët ndjehen të mbrojtur nga ligjet shtetit të cilit i paguajnë tatime, e jo nga nga haraçi që u paguajne grupeve e klaneve mafioze për të siguruar bizneset e tyre.

Mbase ky është momenti më i përshtatshën, do të thoja i papërseritshën dhe historik që Vjosa Osmani të merrë në dorë timonin e drejtimit të lokomotivës së madhe që bëri ndryshimet e mëdha historike në vitet e ’90-ta.

Sikurse atehërë kur u shkëputëm nga sistemi kriminal i Millosheviçit, edhe sot kemi nevojë të shkëputemi nga sistemi kriminal i qeverisjes së vendit.

Hapet rruga për marrëveshje, LVV dhe Glauk Konjufca e lirojnë pozitën e Kryetarit të Kuvendit për LDK

Gazeta Express ka mësuar që LDK dhe LVV janë duke i shikuar detajet e fundit të një marrëveshje, mirëpo tashmë pengesa që qëndronte në mes të tyre, ajo e Kryetarit të Kuvendit, është eliminuar.

Express

Isa Mustafa dhe Albin Kurti po duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e një “Koalicionit të Shpresës”.

Burime të Gazetës Express kanë thënë se marrëveshja LDK-VV është gati ndërsa shumë shpejt pritet të nënshkruhet.

Nënkryetari i Vetëvendosjes nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri duke marrë post ministror. Vendin e tij do marrë Vjosa Osmani.

Ndërsa, për pozitën e Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë.

Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe Lutfi Hazirin, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen.

Rikthimi i Lutfi Hazirit nga shërimi i ka dhënë një energji të re negociatave me Vetëvendosjen.

Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës.

Deri tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore.

Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet.

LDK-ja optimiste për koalicionin me LVV-në

Fotografi ilustruese.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka diskutuar lidhur me marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, para seancës së 3 shkurtit, ku pritet të votohet për Qeverinë e re të Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se mbledhja e sotme është në kuadër të përpjekjeve që të arrihet marrëveshja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

“Edhe më tutje po angazhohemi që kjo marrëveshje të jetë e balancuar, që i akomodon të dy subjektet e mëdha politike, në mënyrë që t’i hapet rrugë mandatarit që të krijojë koalicion edhe me partitë e pakicave. Finalizimi i marrëveshjes natyrisht që bie mbi përgjegjësinë e dy subjekteve politike, respektivisht të dy liderëve dhe ky angazhim është në funksion të saj”, tha Haziri.

I pyetur se a ka sinjale nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeparlamentarit – që po shihet si pengesa kryesore për mosarritjen e marrëveshjes së koalicionit -, Haziri tha se ky dallim ende nuk është tejkaluar.

“Nuk është përballuar ende ky dallim. Gjasa janë të mëdha që Kosova të ketë ekzekutiv dhe përpjekjet nuk do të mungojnë që të arrihet ky qëllim. Ne gjithmonë po flasim për një ekzekutiv LDK-LVV dhe një përfaqësim ku Vetëvendosje e udhëheq qeverinë dhe LDK-ja kuvendin. Ky është angazhimi ynë i përbashkët.

Para nisjes së takimit, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha për gazetarët se shpreson që sot të përmbyllet gjithçka, sa i përket marrëveshjes së koalicionit me partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne mbajmë takime, komunikime çdo ditë. Kështu që po shpresoj që edhe sot gjithçka të përmbyllet, por për momentin jemi në fazën e përpjekjeve”, tha Osmani.

LVV-ja dhe LDK-ja që pas certifikimit të rezultatit zgjedhor në muajin nëntor, kanë zhvilluar bisedime për krijimin e koalicionit qeverisës, por deri më tani nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje.

Më 26 dhjetor u konstitua përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, 2019, ku kryetar i kuvendit u zgjodh Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 20 janar, ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e kryeministrit.

Sipas Kushtetutës, prej momentit që presidenti mandaton kandidatin për kryeministër, nis edhe rrjedhja e afatit kushtetues prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit.

LDK-ja gjatë negociatave me LVV-në nuk ia ka kontestuar kësaj të fundit pozitën e kryeministrit, por ka kërkuar që si baraspeshë në ndarjen e pushtetit, ta ketë pozitën e kryetarit të kuvendit, të cilën e ka nën drejtim Vetëvendosje. rel

Albin Kurti: Të hënën të votohet në parlament për qeverinë e re

Kryesia e parlamentit të Kosovës mblidhet të premten për të vendosur lidhur me kërkesën e kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare për votimin e përbërjes së qeverisë së re.

Në kërkesën e zotit Kurti thuhet se parlamenti do të duhej të mblidhej të hënën me 3 shkurt, një ditë para skadimit të afatit prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Më 20 janar, zoti Kurti, kryetar i lëvizjes Vetëvendosje mori zyrtarisht mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kërkesa e tij për mbledhjen e parlamentit u bë ende pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë, me gjithë negociatat e gjata që filluan menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Ndonëse të dyja këto parti që nga fillimi kanë theksuar se nuk kanë alternativë tjetër përveç koalicionit qeverisës me njëra tjetrën, nuk i tejkaluan dot deri tash ndasitë rreth ndarjes së pushtetit.

Fillimisht, marrëveshja u pengua nga mospajtimet rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës në vitin 2021, kur skadon mandati i presidentit Thaçi, ndërsa hendeku u thellua pas mbledhjes së parë të parlamentit të ri më 26 dhjetor, kur lëvizja Vetëvendosje propozoi zotin Glauk Konjufca për postin e kryetarit të parlamentit dhe ai u miratua edhe me votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më pas, Lidhja Demokratike refuzoi një ofertë të Vetëvendosjes për shtimin e ministrive duke kërkuar postin e kryetarit të parlamentit deri në zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Në një situatë të tillë pa marrëveshje me Lidhjen Demokratike, zoti Kurti kërkoi të premten mbajtjen e mbledhjes së parlamentit për të votuar qeverinë. Gjatë ditës ai takoi përfaqësuesit e pakicave përfshire edhe Listën Serbe, përfaqësuesit e së cilës thanë se “nuk do të pengojnë formimin e qeverisë”.

Tani për tani është e paqartë se si mund të rrjedhë procesi i mëtejmë dhe nëse ka ende hapësirë për një marrëveshje ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale pas takimit me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, zoti Kurti tha se “e njoftova z. Borrell edhe me përpjekjet për krijimin e qeverisë së re e cila do të marrë drejtim në javën që vjen”.

Analisti Vigan Qorrolli i tha Zërit të Amerikës se zoti Kurti mori “një hap logjik për të kërkuar besimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pa marrëveshje ndonëse konvencioni politik do të duhej të ishte me një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Sipas tij, Lidhja Demokratike “po e detyron zotin Kurti që të shkojë me një kërkesë që të votohet një qeveri e pakicës, e cila do të duhet kushtetutshmërisht të marr 61 vota në Kuvendin e Kosovës për t’u bërë si e tillë. Tash a do të ketë jetëgjatësi një qeveri e pakicës është çështje problematike për t’u diskutuar”, tha ai, duke shprehur bindjen se “marrëveshja Kosovë-Serbi po del të jetë, potencialisht thembra e Akilit në bashkëpunimin Vetëvendosje – LDK”.

Zoti Qorrolli thotë se “me gjasë një marrëveshja në mes të Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes është pak e arritshme dhe zoti Kurti po kërkon që të dështojë marrëveshja me Lidhjen Demokratike në mënyrë që t’i hap mundësinë presidentit të Republikës të kërkoj një mandatar të ri. Zoti Kurti me të drejt po vepron që ta dështoj vetën si kandidat për kryeministër, sepse Lidhja Demokratike nuk po dëshiron të arrijë një marrëveshje me Vetëvendosjen dhe tashmë është botërisht e ditur se pas vizitës së ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, Lidhja Demokratike po kërkon që të marr pozitën e kryeministrit e vetme dhe të kërkoj një koalicion të mundshëm me partitë e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të thotë PDK, AAK dhe Nismën dhe ta lërë Vetëvendosjen në opozitë. Kjo kartë tashmë është në tavolinë dhe zoti Mustafa dhe elita politike e Lidhjes Demokratike po e kërkon me ngulm këtë kartë. A do të jetë e realizueshme do të pritet të shihet por si mundësi po luhet”, thotë ai.

Por çfarë ndodhë nëse zoti Kurti shkon në mbledhjen e parlamentit pa marrëveshje me Lidhjen Demokratike dhe nuk merr votat as për qeverinë e pakicës?

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse ai nuk siguron të paktën 61 votat sa duhen për miratimin e qeverisë, atëherë presidenti “emëron kandidatin tjetër për kryeministër”.

Sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 kur Kosova ishte në një krizë politike, “është në diskrecionin e Presidentit të Republikës që, pas konsultimeve me partitë dhe me koalicionet, të vendosë se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin tjetër për Kryeministër. Nuk duhet të përjashtohet qe Presidenti i Republikës mund të vendose t’i japë të njëjtës parti ose koalicion edhe një rast për të propozuar kandidatin tjetër, që mund të jetë i suksesshëm në formimin e Qeverise se re, duke marre votat e nevojshme ne Kuvend. Gjykata konsideron se Presidenti i Republikës duhet te vlerësojë se cila është gjasa me e madhe qe një parti politike ose koalicion te propozoje kandidatin për Kryeministër, i cili do te marre votat e nevojshme ne Kuvend për formimin e Qeverise se re. Gjykata rithekson se neni 95, paragrafi 4, i Kushtetutës kërkon qe të ketë një kandidat tjetër për Kryeministër, por e lë të hapur çështjen se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për te propozuar kandidatin për Kryeministër”, thuhet mes tjerash në atë vendim të vitit 2014 të cilin të plotë mund ta lexoni këtu:

Nëse zoti Kurti dështon, atëherë presidenti pas këshillimeve me partitë politike mund të dekretojë kandidatin tjetër që do të ketë dhjetë ditë afat për formimin e qeverisë së re.

“Nuk fillon me automatizëm afati dhjetë ditësh. Afati fillon prej dekretit kur presidenti e lëshon për mandatarin e dytë. Ai fillimisht do të duhet të thërras të gjitha partitë për biseda në mënyrë që të kërkojë kandidatin dhe pas bindjes së tij, atëherë do të lëshoj një dekret presidencial sikurse në rastin Kurti për nominimin e një kandidati të ri për kryeministër që vetëm zoti Kurti nuk mund të jetë. Aktgjykimi i gjykatës Kushtetuese thotë se mund të jetë prapë partia e njëjtë por mund të jenë edhe parti potencialisht tjera, por në momentin kur e lëshon dekretin presidencial në atë moment fillon numërimi” tha zoti Qorrolli.

Nëse as kandidati tjetër nuk arrin të sigurojë formimin e qeverisë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. zëri i amerikës

Borrell promovon projektin e BE-së për rinovimin e TC “Kosova B”

Josep Borrell.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka promovuar projektin e BE-së me një fond prej 76 milionë euro për rinovimin e Termocentralit “Kosova B”.

Ai tha se Kosova ka nevojë ajër të pastër, pasi që siç u shpreh ai “çështja e shëndetit është shumë e rëndësishëm për ne dhe gjeneratat që vijnë”.

“Dua të paralajmëroj se ky projekt është pjesë e një përpjekeje të madhe sa i takon energjisë se ripërtritshme dhe kursimit të energjisë. Nuk do të thotë se e ardhmja e energjisë do të bazohet në qymyr, mirëpo ne kemi ketë termocentral të qymyrit dhe duhet të punoj në pajtim me praktikat e parametrat me të mirë dhe të mos e rrezikoj shëndetin e qytetareve”, tha Borrell.

Edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se duhet të punohet më shumë për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, dhe se sipas saj, për këtë arsye BE-ja është angazhuar për këtë projekt.

Kurse, drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës [KEK] thanë se investimet e Bashkimit Evropian kanë arritur të eliminojnë disa prej ndotësve kryesorë, derisa mbështetja e fundit për ndërrimin e elektro – filtrave dhe reduktimin e pluhurit do të jetë jetike për Kosovën dhe sektorin e energjisë.

Termocentralet e Kosovës vazhdojnë të jenë ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë, është thënë në një raport të publikuar në fund të vitit të kaluar nga grupi i Organizatave Joqeveritare Mjedisore në Evropën Qendrore dhe Lindore, “Bankëatch Netëork”.

Në raportin e publikuar nga kjo organizatë thuhet se pesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina nuk kanë përmbushur standardet e Bashkimit Evropian për emetimet industriale.

Emetimet totale të dyoksidit të squfurit (SO2) nga këto pesë vende që synojnë integrimin në BE, në vitin 2018 ishin gjashtë herë më të larta se sa tavani për të cilin ishin zotuar.

Në rastin e Kosovës, e cila e siguron energjinë përmes thëngjillit, termocentrali Kosova B konsiderohet ndër ndotësit më të mëdhenj, ndonëse aty përmendet edhe termocentrali Kosova A, po ashtu. rel

Kosova, Serbia bisedojnë për rihapjen e linjës hekurudhore

Ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë, zhvilluan të hënën një takim në Berlin për të rihapur linjën hekurudhore ndërmjet tyre, me ndërmjetësimin ambasadorit amerikan, Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Edlira Bllaca, zoti Grenell vlerëson lart përparimin që kanë arritur palët gjatë këtij takimi, derisa autoritetet në Prishtinë thonë se janë të gatshëm të nënshkruajnë cfarëdo marrëveshje që nuk cenon sovranitetin e vendit.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadori, Richard Grenell, vlerësoi lart përparimin e arritur nga përfaqësuesit e të dyja shteteve në takimin e së hënës në ambasadën amerikane në Berlin, mbi mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje për transportin hekurudhor.

Në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës, zoti Grenell, tha se diskutimet kanë shkuar aq mirë saqë palët kanë arritur të flasin edhe për çështje të tjera, por pa saktësuar se cilat ishin ato.

“Ne do të punojmë për të përfunduar ‘letrën e qëllimit’ përmes postës elektronike gjatë javës së ardhshme. Dua të falënderoj sërish ekspertët nga Serbia e Kosova që kanë qëndruar në Berlin për këto bisedime”, tha zoti Grenell.

Hekurudhat e Kosovës menaxhohen aktualisht nga dy kompani publike, INFRAKOS që merret me menaxhimin e infrastrukturës dhe TRAINKOS që merret me transportin.

Liridon Drenica, drejtor i departamentit për zhvillimin e bizneseve në Trainkos, thotë se tash për tash asnjë tren nuk udhëton drejt Serbisë, ndërsa çdo ditë vijnë dy deri në katër trena nga Serbia deri në Zveçan, një komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas tij, Kosova do të përfitonte nga një marrëveshje për funksionalizimin e linjës hekurudhore me Serbinë, vetëm nëse ajo nuk e shkel sovranitetin e vendit.

“Mendimi jonë është që cdo marrëveshje e cila do të nënkuptonte që trenat e mallrave dhe të udhëtarëve do të lidhen jashtë kufirit, që është në Leshak, ajo është shkelje e sovranitetit. Mendimi jonë është që kjo të bëhet duke u bazuar në rregulla ndërkombëtare të hekurudhave, ashtu siç veprojmë edhe me Maqedoninë ku trenat lidhen në Han të Elezit dhe secila pjesë e respekton sovranitetin e vet dhe të tjetrit dhe në këtë mënyrë do të funksiononte normalisht”, thotë ai.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë, Pal Lekaj, tha se dy zyrtarë të departamenteve të ndryshme nga kjo ministri kanë qëndruar në Berlin për diskutimet mbi këtë marrëveshje, të cilat i vlerësoi si shumë pozitive. Ai tha se po priten projekt propozimet e letrës së qëllimit, duke garantuar se nuk do të nënshkruhet dicka që prek sovranitetin e Kosovës.

“Sa i përket përfitimeve ekonomike janë shumëdimensionale sepse transport i mallrave përmes trenave është shumë më i lirë, dhe sidomos lidhja e korridoreve posaçërisht me ato panevropiane mendoj që ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik. Ne jemi deklaruar si Kosovë se do të ndikojmë pozitivisht në cdo marrëveshje që nuk e prek sovranitetin dhe vendin apo Kushtetutën e Kosovës”, tha zoti Lekaj.

Zoti Drenica vlerëson që edhe nëse arrihet një marrëveshje e tillë do të duhet kohë deri na zbatimin e saj, duke pasur parasysh që tash për tash trenat nuk lëvizin fare në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Megjithatë përfitimet në kuptimin ekonomik janë të mëdha, thotë ai.

“Aktualisht ne si korridor ndërkombëtar e kemi vetëm pjesën nga Maqedonia dhe kjo paraqet ndoshta edhe një problem të madh të operimit tonë, për shkak se tash jemi vetëm si pikë nisëse apo si pikë e përfundimit, pra nuk jemi transit për asnjë pjesë. Në rast të funksionimit të kësaj linje kjo do të nënkuptonte një rritje ekonomike për vendin për shkak se të gjitha bizneset do ta shfrytëzonin më shumë trenin duke pasur parasysh se kostoja e transportit të mallrave me tren është shumë më e lirë se ajo me kamionë”, thotë ai.

Diskutimet për një marrëveshje të re për linjën hekurudhore ndërmjet Kosovës e Serbisë, pasuan nënshkrimin e një marrëveshjeje midis dy vendeve për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, me ndërmjetësimin ambasadorit Grenell, i cili ngulë këmbë se përmirësimi i lidhjeve ekonomike midis dy vendeve dhe hapja e vendeve të punës do të ndihmojë tërë procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina vendosi tarifa ndaj mallrave serbe në shenjë kudnërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori Grenell i cili vizitoi të dyja vendet javën e kaluar tha se tarifat duhet të hiqen dhe Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj: Pas planit për Lindjen e Mesme, presim nga Trump ide konkrete edhe për rajonin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për dy marrëveshjet e nënshkruara në Berlin në mes të zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

I pyetur për marrëveshjen për hekurudha që u nënshkrua të hënën, Haradinaj tha se do të kenë këto ditë një takim për të diskutuar të.

“Marrëveshjet zakonisht njëherë janë materie për diskutim për analizë, ne e kemi arrit një diskutim për të besoj ose sot ose nesër do ta vazhdojmë një takim të punës, për të gjithë ata që janë të kyçur këto marrëveshje edhe kjo për hekurudhën janë ndihmesë për qytetarët e Kosovës në interes tonin, e dini sa numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë nëpër Serbi ne i japim më shumë mundësi qytetarëve tonë për qarkullim të lirë. Të gjitha këto marrëveshje janë ecje përpara, janë forcim i sovranitet tonë. E shoh se ka një hezitim, skepticizëm se s’jemi mësu me lajme të mira”, thotë Haradinaj.

Ai shton se sa më shumë tema që të zgjidhen në mes të dy shteteve, afrohet njohja reciproke.

“Sa më shumë tema që hjeken mes nesh dhe Serbisë, mbetet më pak, ajo më pak është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Shpresoj që të shfrytëzohet kjo kohë që të përgatitet kontrata për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të vjen edhe dita kur të ndodhë një takim intensiv deri në marrëveshje për njohje që do të ishte edhe interesa i yni, shpresoj që kjo energji e ambasadorit Grenell të shfrytëzohet edhe nga BE-ja dhe Berlini zyrtar, një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë kërkon darkodimin e të gjithëve, të SHBA-së dhe BE-së që mbulon një konto financiare të të dy vendeve tona, shpresoj që të bashkohet kjo energji të shkurtojmë kohën”, shton kryeministri në detyrë, duke pohuar se nuk mund të bëhet fjalë për një marrëveshje të shpejtë, pasi që është pritur që 20 vjet për këtë gjë. Ai tha se pas planit të presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, presin ide konkrete edhe për rajonin.

“S’mund të jetë marrëveshje e shpejtë, kemi pritë 20 vjet për një marrëveshje të tillë. Plani i presidentit Trump për Izraelin dhe Palestinën na jep një shpresë të madhe që mund të vijnë me një ide konkrete edhe për rajonin tonë, nuk besoj që SHBA do të shtijnë letra miliona dollarë se ne jemi në Evropë, po është me rëndësi që të arrihet te marrëveshja”, tha Haradinaj.

Glauk Konjufca nga Brukseli: Kosova së shpejti do ta ketë qeverinë e re

Parlamenti Evropian ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Bruksel.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, po merr pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Bruksel.

Gjatë këtij Samiti, të organizuar dhe kryesuar nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli, përpos kryeparlamentarit Konjufca, po marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefat e grupeve politike të Parlamentit Evropian, si dhe reporterët e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Në punimet e këtij Samiti, ndër çështjet kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi parlamentar dhe e ardhmja e Evropës, me theks të veçantë procesi i zgjerimit të saj.

Duke iu drejtuar pjesëmarrëseve të këtij Samiti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Konjufca, pasi falënderoi Presidentin Sassoli për iniciativën e mbajtjes së këtij Samiti, dhe përkushtimin e tij ndaj perspektives evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera theksoi: “ Ne në Ballkanin Perëndimor, e dimë shumë mirë rëndësinë e Projektit Evropian. Qysh prej përfundimit te luftërave të viteve 90, procesi i Integrimeve Evropiane e ka drejtuar shoqërinë tonë drejt demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Shoqëria jonë ka ndërtuar institucione të pavarura, media pluraliste dhe shoqëri civile aktive”.

Në vijim të fjalës së tij, kryeparlamentari Konjufca, para të pranishmëve nënvizoi suksesin e procesit të zgjedhjeve në Kosovë, dhe u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit, Kosova së shpejti do të ketë edhe Qeverinë e re.

Duke folur për vendin tonë dhe sfidat që e përcjellin atë në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane, kreu Kuvendit Konjufca u shpreh: ”Kosova është duke u ballafaquar me sfida të shumta në rrugëtimin e saj evropian. Pavarësisht nga arritja e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim ne nuk kemi shkuar drejt statusit të vendit kandidat. Kanë kaluar 96 muaj nga kur e kemi filluar dialogun për liberalizimin e vizave dhe sot ne mbesim vendi i vetëm që nuk është liruar nga regjimi i vizave në zonën e Schengen-it”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Konjufca, dhe nënvizoi po ashtu se, është shumë zhgënjyese për qytetarët e Kosovës ndjenja e të qenit të izoluar.

Në fjalën e tij me këtë rast, kryeparlamentari Konjufca, foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se e kuptojmë plotësisht rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut me Serbinë, që lehtësohet nga BE-ja. Lidhur me këtë ai deklaroi se Qeveria e re do të ndërmerr hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Ai po ashtu foli edhe për pritjet e qytetarëve nga Qeveria e re. Kryeparlamentari Konjufca, vlerësoi dhe tha para të pranishmëve se qytetarët presin rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura me Serbinë dhe përmirësimin e mirëqenies ekonomike.

Duke folur për zgjerimin e BE-së, përkatësisht integrimin e shteteve të Ballaknit Perëndimor, kreu i Kuvendit të Kosovës, Konjufca, vlerësoi:” Ne inkurajojmë hapjen e negociatave sa më parë të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne besojmë se Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë qellim”.

Në fund të fjalës së tij, kryeparlamentari Konjufca tha: “Dëshiroj të falënderoj Parlamentin Evropian që ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor. Unë plotësisht e kuptoj që nuk jemi në një kohë të lehtë për Evropën për të besuar në fuqinë e Unionit të zgjeruar, por, besimi në gjërat e duhura në kohëra të vështira është ajo që e dallon një përfaqësues shteti të guximshëm nga politikani oportunist”, vlerësoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor.

Shpërthen vëllai i Gani Gecit: Isa spiun i Serbisë, nuk bën koalicion me VV-në pa i thënë Hashimi

Halil Geci, vëllai i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Gecit ka bërë akuza të rënda drejt LDK-së, dhe kreut të kësaj partie Isa Mustafës, raporton Gazeta Express.

Geci përmes një shkrimi në Facebook ka deklaruar se Mustafa nuk bën koalicion me LV-në pa thënë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“O milet mos e lodhni ISEN. Pa i thënë Hashimi LDK-s nuk bën koalicion. Kosova po zbrazet e këta po bëjnë pazare e po shtyhen për poste. LDK për t’ia ruajtur vendin e të parit të shtetit spiunit të Serbisë, dhe për ta sjellë në pushtet Shikun dhe Hashimin i shkeli votuesit e vet. Pritne Hashimin dhe Vuqen se po vinë dorë me dorë për ti festuar tokën pa njerëz…. Kurse juve të LDK-s ruani votën për Hashimin. Kosova po zbrazet e ju o tradhtar po shtyheni për poste. Vetëm dje nga një agjenci u nisën për në Gjermani 37 autobus me rini”, ka shkruar ai.

Geci shton se këta persona nga LDK-ja që i ka quajtur servilë që kanë bërë pasuri për tre shekuj, nuk i pengon Kosova e zbrazët.

“Ju o politikan të pa besë me veprimet e juaja e vratë një popull, Ju e zbrazet një shtet i formuar me shumë gjak e sakrificë u bëtë argat të ndarjes, u bëtë argat të Zajednices, ua vrat shpresat krejt një populli , atë çka tha Hashimi e Putini ju e realizut…tash pritni Hashen se po vjen…. Hashimi nuk vjen i vetëm, aj po vjen me Vuqen me aeroplan,e po këthehet në Rusi me Tren për kafe të mëngjesit ta gëzoj Putininin e ti thotë BACI PUTIN u krye Minishingeni po funksionon për mrekulli…!”, ka thënë ai.

Geci ka thënë tutje se krejt po bëhet për t’u rehatuar Isa Mustafa të cilit iu është referuar si spiun i Serbisë dhe tre persona tjerë në LDK të cilët nuk i ka përmendur me emër.

Nese doni kualicion me LDK-n shkoni te Hashimi e te Samia aty është çelësi!

O milet mos e lodhni ISEN.
Pa i thënë Hashimi LDK-s nuk bën kualicion.

Kosova po zbrazet e këta po bëjnë pazare e po shtyhen për poste.
LDK për t’ia ruajtur vendin e të parit të shtetit spiunit të Serbisë,dhe per ta sjellë në pushtet Shikun dhe Hashimin i shkeli votuesit e vet.

Pritne Hashimin dhe Vuqen se po vinë dorë me dorë për ti festuar tokën pa njerëz….

Kurse juve të LDK-s ruani voten për Hashimin.

Kosova po zbrazet e ju o tradhetar po shtyheni për poste.
Vetem dje nga një agjensi u nisën për në Gjermani 37 autobus me rini.
Të gjithë të gëzuar që po iknin nga Kosova për mes Serbisë,kurse lotet e priderve nuk ua fshinte shamia….!

Ju o servil o ju bythë ….! Keni bërë pasuri për tre shekuj , ju o të shitur nuk ju pengon Kosova e zbrazet, ngase keni shitur bythen për pak lekë.
Ju o politikan të pa besë me veprimet e juaja e vratë një popull,

Ju e zbrazet një shtet i formuar me shumë gjak e sakrificë u bëtë argat të ndarjes,u bëtë argat të zajednices,ua vrat shpresat krejt një populli ,ate qka tha Hashimi e Putini ju e realizut…tash pritne Hashen se po vjen….

Hashimi nuk vjen i vetem,aj po vjen me Vuqen me aeroplan,e po këthehet në Rusi me Tren për kafe të mengjesit ta gëzoj Putininin e ti thot BACI PUTIN u krye.
Minishingeni po funkcionon për mrekulli…!

O ju b …. e servilë i shkelet 200 mi votus për ta rehatur spiunin e serbisë Isën dhe prapanicat e dy tre vetave nga ju e ….!
Haram ju qoftë vota e jonë .
Shkoni në rrs!


Send this to a friend