VOAL

VOAL

Liberalët serbë: Platforma e Nikoliqit do t’i komplikojë gjërat në Kosovë

VOAL – Partia Liberale Demokratike e Serbisë (LDP) e Çedomir Jovanoviqit, ka kërkuar sot nga presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, që të heqë dorë nga platforma e tij për Kosovën.

Përmes një letre drejtuar Nikoliqit, ky subjekt politik ka thënë se kjo platformë ka për qëllim ta komplikojë situatën në Kosovë, në kohën kur po zhvillohen bisedimet në Bruksel.

“Sot në vitin 2015, në kohën kur Kosova dhe Serbia po zhvillojnë negociata në Bruksel të cilat ende nuk kanë përfunduar, ndërsa marrëveshja që është arritur, ende nuk ka arritur të zbatohet, besojmë që rezoluta juaj pamundëson një ujdi e cila është e nevojshme për të gjithë që jetojnë në Serbi dhe për shqiptarët e serbët që jetojnë në Kosovë”, thuhet në këtë letër./Zëri

PARTITË E MAJTA TË TIPIT KOMUNIST NUK I DUHEN KOSOVËS – Vështrim nga SKËNDER MULLIQI

 

   Edhe pse kaluan 16 vite  pas perfundimit te luftës, duket se ende nuk kemi arritur te shkëputemi nga logjika e një sisistemi i cili i solli shume dëme njerëzimit por edhe shqiptarëve nën Jugosllavi dhe në Shqipëri siq ishte komunizmi.Skena  politike në Kosovë wshtw ndarë në dy taborre. Ne njërin taborr  hyn ata me logjikë  projugosllave  te të menduarit dhe vepruarit, kurse ne tabrrin e dyte hynë ata me logjikë  enverisite. Logjika e komunizmit jugosllave  u instalua në LDK me të gjitha veprimet e saja  ne Kuvendin e VIII te LDK-së , kurse logjika komuniste e enverisre është  ka leshuar rrënjë  tek partit tjera  kryesore politike.  Pas Kuvendit  te Tetë zgjedhor te LDK-së përfundimisht edhe LDK që ishte e profilizuar si parti e djathte sa ishte  gjallë presidenti i Kosovës dhe kryetari i LDK-së dr. Ibrahim  Rugova u bë  parti e majtë.Edhe Kuvendi i Gjashte famoz i vitit 2006 shpërfaqi apetitet karrieriste , duke lën anash qëllimin madhor te këtij subjekti politik , që kishte fituar nam nga themelusi i saj, Ibrahim Rugova.Por tatpjeten e madhe LDK- e mori me infiltrimin e gjithëfarë soji , me inkuadrimin e njerëzve pa kurrizor, matrapazëve politikë, dhe qëllim keqinjeve për ta  pushtuar kalan nga brenda, dhe pastaj  për ta rrënuar përfundimisht  konceptin politik rugovian. Ky Kuvend  i fundit qiti  i maja gjithë këtyre marifeteve mbrenda LDK-së.Delegatet e votuan   me aklamacion  Isa Mustafëm per kryetar. Delegatet u përcaktuan vetëm për një njeri si në komunizëm. Kur nuk ka kunder kandidat për një post politik, kësaj i thonë diktaturë i mirë apo i  keq përsoni i cili vjen ne ndonjë  post politik . Kështu i apludohej diktatoreve nga turma histerike.Sigurisht se edhe përzgjedhja e atyre për ta votuar Mustafën serish për kryetar u bë nga njerëzit me biografi komuniste te babllarve te cilët tash i përfaqësojnë të bijët e tyre.Ne jetë i keqi e kërkon për shoqëri të keqin,i miri e kërkon për shoqëri të mirin. Edhe në politikë struktura e kërkon strukturën adekuate me njerëz adekuat.Enversitat bëhën bashkë  ,edhe strukturat projugosllave që janë shumë më të demshme se e ruajne logjikën komuniste të huaj, bëhën bashkë .Mu për ate edhe pse këto struktura komuniste projugosllave dhe pro enveriste janë ba kashë në pushtet, i kemi punët llugë në të gjithë  fushat e jetës.Komunizmi ngërthen në vete metodat me bizare si për të ardhur në pushtet ashtu edhe për ta ruajtur pushtetin.Të gjithë ata qe marrin guximin qytetarë qe ti kundershtojnë  eliminohen  nga skema politike.Edhe pse ka kaluar bukur një kohë nga rrëzimi komunizmit në Evropë , kjo fryme komuniste po ruhet ende  edhe te pasardhesit e tyre, edhe pse janë në  moshë  të re. Një i njohur që disa here edhe pse i ri për nga mosha më thote  kur e takoi , ‘unë burrë jamë me Rusinë, jo me Amerikën së ajo na ka pushtuar”.Ishalla vjem  Rusia dhe le ta ndajnë Kosovën me Serbinë, 40 përqind të territorit ta marrë Serbia kurse 60 përqind le ta marrim ne , ashtu siq ka thënë edhe  Dobrica Qosiqi i cili ka pasur të drejtë thotë ky njeri . Neokomunistet tanë janë ulur në dy karrige në atë të Perëndimit dhe në atë të Lindjës,  ku më më qejfë e preferojnë këtë të dytën ,se edhe u leverdisë  në aspektin përsonal për ta ruajtur kështu pushtetin në pakufi.Ne kemi jetuar në sistemin komunist së komunizmi dikur ishte i fuqishem, por të jetojmë në këtë shekull më logjikën komuniste të të menduarit  dhe vepruarit pak kush e ka besur.Edhe më pak është besuar së shqiptarët janë më bindje komunistë ne Kosovë dhe Shqipëri. Po që së dojmë  të bëhëmi pjesë e Evropës së Bashkuar me këtë kastë politike do të jetë vështirë . Strukturat komuniste dihet se janë të korruptuara dhe të kriminalizuara sepse i tillë eshtë sistemi komunist në formë dhe përmbajtje , dhe mu per ate edhe nuk kemi reforma  të duhura.Nuk është i rastësishem veriu i Mitrovicës  që po shkonë nga ndarja prej Kosovës. Nuk është e rastësishme as rrudhja e kufirit më Malin e Zi.Nuk janë të rastësishme as korrupcioni dhe kriminaliteti i nivelit  të lartë. Nuk janë të rastësishme as varfëria kaq e madhe, nuk është i rastësishme edhe pasurimi në pakufi i atyre që janë ngjitur në pushtet dhe atyre që janë afer tyre  që 16 vite .
Të kthehemi  edhe pak  te LDK-ja.Kjo parti  me Kuvendin e VIII e la përfundimisht sistemin e vlerave qe e karakaterizoj këtë subjekt politik dikur, e lanë mbrapa gjithë mundin dhe sakrificën e politikës rugoviane. Me mënyren e votimit që u bë u shua demokracia, u instalua logjika komuniste . Te hudhem lartë duartë  ne një kuvend zgjedhor te 335 delegateve pa një votim  të fshehtë sikur në plenumet e partisë komuniste ishte një panaromë e zymtë . Kam bindjen që edhe mos të ishte në pyetje Isa Mustafa për kryetar do të ishte vepruar njejtë , sepse njejtë mendojnë shumica e delgatëve te zgjedhur per këtë kuvend.Kjo bie ndesh me kohën dhe hapësirën në të cilën po jetojmë. Komunizmi na la shumë prapa popujve të tjerë të Evropës. Një kthim tjeter në ish sistemin e perënduar dhe shumë të urryer komunist do të ishte fatal për fatin e shqiptarëve në hapësirat ballkanike…

ÇMIMI I LARTË I LIBRIT – I LARGON LEXUESIT

 

Lexueshmëria e librit në Kosovë, nuk është në nivelin e kënaqshëm, ndonëse po shënon trend të ngritjes, thonë njohës të kësaj lëmie. Në tregun e literaturës, një ndikim të padiskutueshëm ka luajtur edhe interneti, nga i cili, libra të shumtë mund të shkarkohen dhe lexohen përmes ekranit.

Por, pa dyshim, çmimi i lartë i librave në Kosovë, është një ndër arsyet pse qytetarët nuk kanë mundësi t’i blejnë ato.

Mentor Hyseni, student i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, mendon se çmimi më i ulët i librit do të ndikonte në rritjen e numrit të lexuesve.

”Po të ishin çmimet më të ulëta, do të ishte leximi më kualitativ dhe do të kishim blerë atë që dëshirojmë. Mendoj se sidomos për një student çmimi i librave është i shtrenjtë”.

Pronarët e librarive në Prishtinë thonë se çmimet sillen nga 1 deri në qindra euro për një libër.

Florim Beqiri, shitës i librave, thotë se me gjithë interesimin e madh nga ana e qytetarëve për librat, shitja e tyre është e paktë, për shkak se, siç thotë ai, blerësit ankohen për çmime të larta të librave.

Sipas Beqirit, gjatë ditës ai zakonisht shet deri në 7 libra.

“Ka shumë kërkesa për libra, por duke e pasur parasysh gjendjen socio-ekonomike, njerëzit nuk blejnë aq. Zakonisht, çmimet e librave që janë të përdorur janë nga 50 centë deri në 2 euro, derisa botimet e reja nga 5 euro deri 20 euro e më lartë”, thotë Beqiri.

Mimoza Kosumi, ekonomiste, viziton çdo vit panairin. Sivjet, Panairi i 17-të i Librit, hapet të martën në Prishtinë…

“Panairin e librit e vizitoj çdo vit dhe mendoj se ka libra dhe tituj të mjaftueshëm. Unë libra lexoj kur kam kohë të lirë, zakonisht në mbrëmje. Mendoj se çmimet janë të kapshme, por që librat elektronik ia kanë marrë hovin leximit të librave të shtypur”.

Erina Rrahmani, autore e poezive për fëmijë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se leximi në Kosovë po shënon trend të rritjes.

“Mendoj se leximi i librave është një trend në rritje. Fatmirësisht ky panair do të na sjellë tituj të rinj të librave, ashtu siç ka sjellur gjithmonë. Çka vlen të vlerësohet në shumicën e panaireve, ka qenë pjesmarrja e shtëpive botuese nga Shqipëria, që lexuesve tanë u ofrojnë libra të përkthyer, ose libra nga literatura e huaj”.

Ndryshe, në Kosovë, librat e letërsisë botërore nuk përkthehen; ato vijnë në versionin shqip nga Shqipëria.​ Për çmimin ndërkaq, zonja Rrahmani pohon se ai përcaktohet nga shpenzimet që botuesit ndërmarrin për daljen e një libri në treg…

“Çmimi i librit në Kosovë është konform shpenzimeve që kanë botuesit për to. Për të dalur në dritë një libër nevojitet një shtyp i mirë, një përgatitje e mirë teknike, redaktoriale dhe nuk mund të them se çmimi është shumë i lartë për ata që kanë vullnet për të blerë libra”, thotë zonja Rrahmani. rel

ARMAND ZEMAJ – GJENOCID KA BËRË SERBIA, NUK KA BËRË KOSOVA

Nuk janë vetëm detajet teknike, por edhe ato përmbajtësore që po e pengojnë procedimin e Projektligjit për Gjykatën Speciale për Krime Lufte për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Termi gjenocid në këtë Projektligj, përbën një prej mospajtimeve kryesore. Projektligji në fjalë është negociuar nga Qeveria e Kosovës me e përfaqësuesit ligjor të Bashkimit Evropian.

Ky draft-ligj, sipas procedurave të ndjekura, mendohet të procedohet menjëherë pas miratimit të amandamenteve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.

Kjo gjykatë pretendon që të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj disa civilëve serbë gjatë periudhës së viteve 1999 – 2000.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, njëherësh anëtar i Komisionit për Legjislacion thotë se projektligji ende nuk i është proceduar Komisionit dhe nuk mund të dihet përmbajtja finale e tij.

Por, termi gjenocid, sipas tij, në çdo rrethanë bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Me Kushtetutë dhe ligjet e aplikueshme nuk munden me qenë pjesë e legjislativit, sepse fjala gjenocid e tejkalon edhe atë që ndërlidhet me Kushtetutë dhe të drejtat e njeriut, por edhe me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale”.

“Termi gjenocid përfshinë një gamë më të gjerë të veprimit, qoftë të eliminimit masiv njerëzor apo edhe zhdukjes së tërësishme të një popullate e cila nuk ka ndodhë në Kosovë, por ka ndodhur në raportin e Serbisë me shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Në rast se Brukseli nuk pajtohet për fshirjen nga Projektligji të termeve të papranueshme, atëherë, sipas Zemajt, Kuvendi i Kosovës duhet ta ndryshojë këtë Projektligj gjatë fazës së shqyrtimit dhe miratimit.

“Komisioni edhe Kuvendi duhet ta ndryshojë. Termi gjenocid nuk mund t’i mvishet Kosovës në asnjë rrethanë”, ka theksuar Zemaj.

Përderisa partitë partnere në koalicionin qeverisës, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike janë në kërkim mbështetjes për miratimin e amandamenteve kushtetuese dhe modifikimit të Projektligjit për Gjykatën Speciale, partitë opozitare janë vënë kundër kësaj gjykate.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se zgjidhja e vetme është mospranimi i kësaj Gjykate nga ana e institucioneve të Kosovës.

Sipas tij, nuk është vetëm termi gjenocid i papranueshëm, por edhe vetë tërësia dhe tendenca për aktakuza dhe hedhje të fajit ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës në përgjithësi.

“Ne e kemi ngritur në vazhdimësi në kuadër të argumentimit tonë kundër Gjykatës Speciale dhe akuzave që përmban ky rast, ndër to edhe termin gjenocid ose akuzën për gjenocid, e cila e bën edhe më problematike këtë gjykatë. Dihet fare mirë se kush ka kryer gjenocid në Kosovë dhe kjo ka qenë pala serbe, shteti serb i cili në mënyrë sistematike ka vepruar në kuadër të asaj që konsiderohet si tentim gjenocidi dhe gjenocid”, ka thënë Çaushi.

Sa i përket kostos financiare, Bashkimi Evropian thuhet se i ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e themelimit të Gjykatës Speciale, përfshi edhe pagesën e stafit, i cili pritet të jetë në përbërje ndërkombëtare.

Kurse për mbrojtjen e të akuzuarve në këtë proces, kishte një ide nga Qeveria që Kosova që të merr përsipër mbulimin e shpenzimeve.

Por siç ka thënë të martën, deputeti Armend Zemaj, kjo ide tashmë shihet si e papranueshme, pasi që askush, sipas tij, nuk mund të mbrohet me taksa të qytetarëve të Kosovës për disa krime të supozuara, për të cilat bën fjalë Gjykata Speciale. rel

Serbi: Rasti Bytyçi – “fakte të reja”, apo lojë politike?

VOAL – Zyrtarët serbë flasin për “dëshmi të reja” lidhur me vrasjen e tre shtetasve amerikan me prejardhje shqiptare në vitin 1999. Veprimtarët humanitar druajnë se kjo është lojë në funksion të vizitës së

Ministri serb i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviç, tha se është shënuar përparim në procesin e ndriçimit të vrasjes së tre shtetasve amerikan me prejardhje nga Kosova në vitin 1999.

Këto pohime u bënë vetëm tri ditë pasi që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka kërkuar nga shefi i Komisionit për hetimin e vrasjes së gazetarëve, Veran Matiç, të përfshihet në hetimet që kanë të bëjnë me vrasjen e tre shtetasve amerikan.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në përfundim të luftës në Kosovë, ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë. Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afërsia. Trupat janë gjetur në varrezë masive me duar të lidhura me tela.

Ministri serb tha se ka fakte të reja që dëshmojnë se kishte më shumë njerëz në vendin ku është kryer krimi dhe se ato fakte janë mbledhur nëpërmjet  hetimit të telefonisë celulare.

Pjesa e parë e hetimeve është bërë shumë keq dhe janë lënë anash dëshmi thelbësore. Sot kemi disa dëshmi të reja”, tha ai duke nënvizuar se nuk është as ekspertiza e armëve që ishin përdorur në vitin 1999 nga disa të dyshuar.

Çështja i riaktualizua në Serbi në prag të vizitës së sotme të kryeministrit serb në Washington, i cili tha se rasti i vëllezërve Bytyçi është një nga “çështjet e hapura që vazhdon të rëndojë marrëdhëniet amerikano-serbe”.

Në tetor të vitit 2013, ligjvënësit amerikanë Eliot Engel dhe Michael Grimm paraqitën në Kongres një rezolutë me të cilën kërkohej që Beogradi të ndjekë autorët e vrasjes, duke nënvizuar se përparimi në zgjidhjen e këtij rasti, apo mungesa e tij, duhet të jetë faktor thelbësor në vendosjen e marrëdhënieve të mëtejshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Që nga viti 2006, janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Byrtyçi  ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë. Zhvillimi i proceseve u përcoll me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes.

Një nga avokatët e familjes Bytyçi, Praveen Madhiraju, reagoi të martën ndaj pohimeve serbe për zbulimin e fakteve të reja.

Dje u themelua një komision, sot fakte reja? Çfarë lajthitjeje do të ndodhe nesër? Kryeministri Vuçiç nuk mund t’i ikë përgjegjësisë thelbësore dhe aktive në pengimin e hetimeve të besueshme. Duke mbrojtur Goran Radosavljeviçin dhe duke lejuar një mjedis helmues për dëshmitarët, asnjë masë dëshmish nuk mund të tejkalojë sfidat e këtij rasti. Hetime të reja e të besueshme duhet të cohën përpara dhe zyrtarët amerikan nuk duhet të mashtrohen duke menduar se ky është përparimi i premtuar nga kryeministri Vuçiç”, shkruan ai duke ngritur tri çështje që kërkojnë përgjigje: “Nëse këto dëshmi janë aq të rëndësishme, përse duhet një komision. Çfarë mund të shtojë një komision jo shtetëror i drejtuar nga një gazetar?  Këto dëshmi qartazi nuk janë gjetur dje, përse janë shpallur dje përveçse për të siguruar një mbulesë politike?  Përse nuk krijohet një mjedis i sigurt për dëshmitarët, në vend se të sigurohet ai mjedis për Goran Radosavleviçin?”

Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd, shkruan se dëshmitë flasin që vrasja e vëllezërve Bytyçi është urdhëruar nga qarqe të larta të qeverisë jugosllave dhe nëpërmjet Goran  Radosavleviçit, i njohur me nofkën Guri, një ish gjeneral i policisë serbe. Aktualisht ai është në Këshillin Drejtues të Partisë Përparimtare serbe të kryeministrit Vuçiç.

Edhe organizata Human Rights Watch, kërkoi nga Shtetet e Bashkuara që të kërkojnë nga Serbia hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës, duke vënë theksin tek vrasja e vëllezërve Bytyçi./za

NEXHMEDIN SPAHIU – ISA MUSTAFA PO SHKON PASHMANGSHËM NË BËRLLOG TË HISTORISË

Analisti mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, ka reaguar ashpër kundër mënyrës së zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së.

Ai në një shkrim të tij, fitoren e kryetarit Mustafa përveç që e ka quajtur jodemokratike, ka potencuar se është edhe ilegale.

Lexojeni të plotë shkrimin e Spahiut:

Edhe Enver Hoxha edhe Stalini e Kim Jong-Un u zgjodhën me shumicë votash me 99% mu ashtu si Isa Mustafa. Fitore demokratike është kur fiton me 51-65%, çdo fitore përtej kësaj nuk është demokratike.

Zgjedhja e Isa Mustafës jo vëtëm që nuk është demokratike ngaqë u dhunua statuti i LDK-së për votim të fshehtë e me shumë kandidatë, por zgjedhja e tij nuk është legale ngaqë iu mohua e drejta për pjesëmarrje delegateve tëdegëve të Gjermanisë e Zvicrës. Rrjedha e Kuvendit do t’ ishte krejt tjetër sikur këta delegatë t’ ishin prezentë. Këta janë delegatët më të guximshëm, më patriotë e që nuk kanë interesa për karrige. Këta janë delegatët të cilët Isa Mustafa i ka vjedhë e i ka mashtru për vite me radhë para luftës e gjatë luftës.

Nëse në kuvendin e 7 tëLDK-së Fatmir Sejdiu do t’ ishte njeri i lig si Isa Mustafa, dhe të shpërfillte statutin e LDK-së për votim të fshehtë, Isa Mustafa nuk do të merrte jo 62 vota sa Vjosa Osmani poas edhe 2 vota të vetme.

Shumë politikanë kanë qenë kryeministra, por kanë përfunduar në burg. Edhe Isa Mustafa do ta këtë fund. Nëse dikë e ka mundur Isa Mustafa, ky është ish shefi i tijRrahman Morina, i cili do të harrohet për namin e tij të keq dhe në vend të Rrahman Morinës do të mbahet mend Isa Mustafa.

Shqipëria pati 45 kryeministra. Hasan Prishtina vetëm 5 ditë ndërsa Mehmet Shehu 27 vjet. Por sot Hasan Prishtina është nderi i kombit me të cilin mburret çdo shqiptar, kurse Mehmet Shehu ka përfunduar në bërllogun e historisë nga i cili turpërohet edhe djali i vet.

Isa Mustafën nuk e uroi asnjë kryeministër, asnjëambasador. E cfarë fitore na qenka pra fitorja e tij. Isa Mustafa ka fituar faqen e zezë. Isa Mustafa po shkon pashmangshëm në bërllog të historisë. kp

NË PRISHTINË SOT HAPET EDICIONI I 17-TË I PANAIRIT TË LIBRIT

Ambasada holandeze: Procesi zgjedhor i LDK-së, jotransparent

VOAL – Ndaj procesit zgjedhor të LDK-së të 31 Majit, ka reaguar edhe Ambasada holandeze në Kosovë përmes një postimi në Facebook në faqen zyrtare të ambasadës, transmeton Indeksonline.

“Ndjejmë keqardhje që gjatë kongresit partiak të LDK-së, duket se është zhvilluar një proces jotransparent. Nuk ishim të ftuar, prandaj nuk kemi informata të sakta”, shkruan në postimin e ambasadës. /Indeksonline/

DR.HAXHI AVDYLI TEK “RROKUM RROLL” PËR VJOSËN S’I BIE PISHMAN PA I MARRË PARASYSH PASOJAT

VOAL  – Dr. Haxhi Avdyli, kryetar i deges se LDK’s ne Prizren, i ftuem n’emisionin ‘Rrokum Rroll’ ne Televizioni Rrokum ka theksue se propozimi i Vjosa Osmanit ka qene privilegj tue shtue se ai e ka marre perkrahjen e delegateve per me propozue Vjosen.

 

Avdyli ka theksue se asht tue ndodh nji reform gjithandej ne LDK tue shtue se ka me pase gjithnji e ma shume antaresi prej njerezve te rije e intekektualeve.

 

Ai ka theksue se gara i bane mire edhe LDK’s por edhe demokratizimit te saj.

 

Avdyli ka theksue se nuk i ka ra pishman me propozimin e Vjosese pa marre parasysh pasojat qe munden me kane ne t’ardhmen, tue  shtue se ai asht i bindun se ka veprue drejt.

 

POLITIKANËT – MË TË PASUR SE VJET

Pasuria e politikanëve ka shënuar rritje edhe këtë vit, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion për vitin 2014.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, këtë vit ka deklaruar rritje të parave të gatshme nëpër bankat e Kosovës.

Presidentja Atifete Jahjaga para të gatshme në ProCredit Bank ka deklaruar 82 mijë e 788 euro. Në po të njëjtën bankë ka deklaruar edhe 3 mijë e 171 euro, ndërsa, në Raiffaisen Bank para të gatshme të bashkëshortit ka deklaruar 413 euro.

Sikur vitin e kaluar, edhe këtë vit presidentja ka deklaruar një veturë, Shkoda New Octavia 1.6 në vlerë 16 mijë e 500 euro.

Të hyrat mujore të presidentes kanë qenë 2 mijë e 873 euro dhe 551 euro.

Edhe kryeministri i Kosovës ka deklaruar pasuri mjaft të madhe në AKK për vitin 2014.

Pasuri të paluajtshme Mustafa ka deklaruar shtëpi 180 m2, trashëgimi në vlerë prej 138 mijë euro, ndërsa tokë në vlerë prej 365 mijë euro.

Po ashtu, Mustafa ka deklaruar edhe para të ardhura nga instituti Riinvest në vlerë prej 80 mijë euro në vitin 2007.

Rritje të pasurisë ka deklaruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Ai ka deklaruar tokë për ndërtimin e shtëpisë të cilën e ka shitur në vitin 2008, në vlerë prej 157 mijë euro.

Po ashtu, Thaçi ka deklaruar edhe shtëpinë në ndërtim në vlerë prej 220 mijë euro.

Tokë bujqësore, 7 hektarë të trashëguar nga familja, i ka deklaruar në vlerë prej 180 mijë euro, derisa shtëpinë po ashtu të trashëguar, në vlerë prej 80 mijë euro.

Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit Thaçi ka deklaruar kredinë në vlerë 100 mijë euro në NLB-Prishtina për ndërtimin e shtëpisë.

Jo i varfër ka dalë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili ka deklaruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë qindra mijëra euro.

Ai ka deklaruar se ka banesë në vlerë pre 97 mijë euro e blerë në vitin 2001, si dhe banesë tjetër e blerë në vitin 2009, në vlerë prej 125 mijë euro.

Po ashtu Veseli ka treguar edhe 3 shtëpi që nuk ia ka përcaktuar vlerën, që janë trashëgimi.

Ndërsa, paga nga Buxheti i Kosovës ka deklaruar 2 mijë e 724 euro në muaj.

Sipas deklarimeve në AKK, ende më i paguari nga buxheti i shtetit mbetet drejtori menaxhues i Trustit Ardian Zalli, i cili merr pagë mujore prej 5.213.91 euro ndërsa totali i pagës vjetore shkon në 62 mijë 567 euro

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4.200 kurse deklarimin e kanë bërë 4125 zyrtarë ose shprehur në përqindje rreth 98.3%. kp

Lidhjet e pushtetarëve me oligarkët kriminelë – THAÇI NJË DITË PARA DORËZIMIT TË MANDATIT FIRMOSI NË FAVOR TË ‘M&SILLOS’ –

Me këtë rregullore favorizohet importi i grurit, që kryesisht po bëhet nga Serbia, ndërkaq gruri i prodhuesve kosovarë po mbetet i pashiturNjë ditë para se të bëhej konstituimi i Qeverisë ‘Mustafa’, më 8 dhjetor 2014, ish-kryeministri Hashim Thaçi ka nënshkruar rregulloren QRK NR.19/2014 për caktimin e lartësisë së shërbimeve dhe kontrolleve zyrtare të AVUKut, e cila favorizonte monopolin në importin e grurit. Sipas deputetit Adem Salihaj, këtë veprim, një ditë para dorëzimit të mandatit, Thaçi e ka bërë ndoshta për të larë borxhin që kishte ndaj dikujt prej oligarkëve. Kryesia e Kuvendit sot shqyrton raportin për skandalin e importit të grurit të skaduar e të mykurHetimet e kryera nga Komisioni parlamentar i bujqësisë për skandalin e importit të grurit të mykur të importuar nga “M&Sillos”-i kanë nxjerrë në pah lidhjet e oligarkëve me pushtetin. Më 8 dhjetor 2014, një ditë para se të bëhej konstituimi i Qeverisë ‘Mustafa’, ish-kryeministri Hashim Thaçi ka nënshkruar rregulloren QRK NR.19/2014 për caktimin e lartësisë së shërbimeve dhe kontrolleve zyrtare të AVUK-ut, që favorizonte monopolin në importin e grurit. Për këtë arsye, dhe jo vetëm, Komisioni i bujqësisë ka rekomanduar që të ndryshohen politikat fiskale për grurin e importuar, me qëllim të mbrojtjes dhe stimulimit të prodhimit vendor të grurit, si dhe të ndryshohet Rregullorja (QRK) nr. 19/2014 për caktimin e lartësisë së shërbimeve dhe kontrolleve zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Por, pyetja shtrohet se a është veprimi i ish-kryeministrit Hashim Thaçi një dëshmi, që flet për lidhjen e oligarkëve të bizneseve mafioze me zyrtarët e lartë te shtetit? Anëtari i Komisionit për bujqësi, deputeti Adem Salihaj, thotë se kjo rregullore nuk u ndryshua vetëm për të favorizuar importuesit e grurit, por ndoshta për të larë ndonjë borxh. ks

Radio Evropa e Lirë – MUSTAFA RIZGJIDHET KRYETAR I LDK-së, OSMANI IA KONTESTON LEGJITIMITETIN

 

Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zgjedhur edhe për një mandat Isa Mustafën për kryetar të kësaj partie.

Isa Mustafa ka marrë besimin e shumicës së delegatëve të Kuvendit zgjedhor të LDK-së, me vetëm 2 vota kundër nga 350 sish.

Zgjedhja e Mustafës për edhe një mandat të kryetarit të LDK-së është bërë me aklamacion, ndërkohë që ai ka qenë i vetmi kandidat pasi që delegatët e LDK-së nuk e kanë aprovuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të kësaj partie, duke i dhënë asaj vetëm 62 vota.

Votimi me aklamacion dhe jo me vota të fshehta dhe pamundësia e kandidimit edhe të Osmanit për kryetare të LDK-së, kanë nxitur reagime të ndryshme në Kuvendin zgjedhor të LDK-së.

Megjithatë, Isa Mustafa, i cili tashmë ka marrë timonin e LDK-së edhe për katër vjetët e ardhshëm, ka deklaruar se zgjedhja e tij është bërë nga delegatët e kësaj partie, të cilët i ka vlerësuar të moralshëm për votën e tyre.

“Këta delegatë që kanë qenë këtu, janë të vetëdijshëm për votën e tyre, janë të moralshëm për votën që e kanë, sepse është pronë e tyre dhe nuk është pronë e imja ajo. Ata më kanë votuar të gjithë, me përjashtim të dy apo tre vetëve – do të thotë prej 349 sa kanë qenë aty. Çdo cilësim tjetër është çështje e edukatës personale, ndërkaq unë i vlerësoj votat e LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Por, Vjosa Osmani, e cila ishte pretendente për kandidate për kryetare të LDK-së, ka theksuar se gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarit të kësaj partie, ishte shkelur statuti i vetë partisë dhe se delegatëve iu mohua e drejta për zgjedhjen ndërmjet dy e më shumë kandidatëve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë partia e parë antikomuniste në vend, partia e parë antikomuniste shqiptare. Por, fatkeqësisht, sot, me veprimet e veta anti-statutare dhe antidemokratike e ka kthyer komunizmin. Zoti Mustafa, sot u zgjodh me aklamacion dhe me vetëm një kandidat, do të thotë, vetëm me kandidaturën e tij”.

“Kjo nuk lejohet me statutin e LDK-së, i cili shumë qartë eparasheh që kryetari i LDK-së të zgjidhet me më shumë kandidatë dhe me votim të fshehtë. Ata, pra, shkelën jo vetëm statutin, por shkelën edhe parimet themelore të partive simotra të EPP (Partive Popullore të Evropës), partive të qendrës së djathtë”, ka theksuar Osmani.

Në anën tjetër, pas pamundësimit të Osmanit që të kandidojë për kryetare të LDK-së, mbledhjen e Kuvendit zgjedhor të LDK-së e ka braktisur ish-kryetari i kësaj partie dhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili po ashtu ishte përfolur si kandidat potencial për kryetar të LDK-së. Sejdiu ka theksuar se nuk pajtohet me një qasje që u bën presion delegatëve.

“Nuk është çështje e besimit apo mosbesimit. Problemi është në mënyrën e zbatimit të procedurave. Pikërisht, çështja e votimit në këtë formë, që është një votim që mbyll apo vret demokracinë shpirtërore apo shpirtin e demokracisë të delegatëve, të cilët, realisht, në suazat që ne i kemi, në këtë Kosovë, në këto rrethana kaq të vështira, sigurisht se e kanë vështirë karshi asaj pjese të trysnisë të madhe, që të deklarohen, në mënyrën sikurse edhe u deklaruan edhe për zonjën Osmani”, ka thënë Sejdiu.

Por, Isa Mustafa ka theksuar se delegatët e kësaj LDK-së kanë votuar për interesin e partisë.

“Ky është interesi i LDK-së. Unë e vlerësoj këtë interes. LDK-ja do të jetë më unike prej ditës së sotme dhe do të jetë më e organizuar. Do t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme dhe kjo është me rëndësi për ne. Do të thotë, kjo është një parti që sot është treguar shumë unike dhe shumë demokratike”, është shprehur Mustafa.

Por, Osmani konteston legjitimitetin e Mustafës si kryetar të LDK-së.

Kryetari Mustafa nuk është kryetar legjitim, sepse është zgjedhur në mënyrë jo statutare dhe nuk është kryetar i elektoratit të LDK-së. Ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona, në mënyrë që demokracia të kthehet në LDK”, ka thënë Osmani për Radion Evropa e Lirë.

Në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, të dielën është votuar edhe për Këshillin e përgjithshëm të kësaj partie. Të propozuar kanë qenë 103 emra, ndërkaq 99 prej tyre janë zgjedhur.

Zgjedhjet e brendshme të LDK-së janë mbajtur pa praninë e medieve, të cilave u ishte ndaluar hyrja në ambientin ku janë mbajtur zgjedhjet.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i dytë më i madh politik në Kosovë. Kjo parti ka pasur disa palë zgjedhje dhe tre kryetarë të ndryshëm.

MEDIAT DHE SHOQËRIA CIVILE LETËR PROTESTË LDK-SË

VOAL – Mos lejimin e mediave që të përcjellin nga afër zgjedhjet e e brendshme të LDK-së, e kanë bërë që të reagojnë ashpër, gazetarë, opinionistë bashkë me shoqërinë civile.

Ata fillimisht kanë reaguar përmes rrjeteve të tyre sociale, ndërkohë kanë nënshkruar Letër protestën drejtuar LDK-së.

Në vijim lexojeni reagimin e tyre:

E drejta e raportimit është e garantuar me Kushtetutë Letër proteste Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkak të pengimit të gazetarëve për të raportuar nga Kuvendi i Tetë Zgjedhor Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbajti të dielën Kuvendin e saj zgjedhor, i cili u shoqërua me tensione dhe polemika brendapartiake. Si parti e cila drejton qeverinë e Republikës së Kosovës LDK bart përgjegjësi të madhe jo vetëm ndaj anëtarësisë së saj, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve.

Rrjedhimisht, interesimi i opinionit për Kuvendin e LDK-së është plotësisht legjitim. Fatkeqësisht, udhëheqja e LDK-së të dielën në mënyrë arbitrare pamundësoi informimin e drejtë të publikut, duke i larguar gazetarët nga salla ku mbahej Kuvendi.

Ky është një veprim i papranueshëm dhe cenon rëndë lirinë e mediave në Kosovë. Liria e mediave është e garantuar me Kushtetutë.

Neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mes tjerash, thotë se liria dhe pluralizmi i mediave është i garantuar: “Censura është e ndaluar.

Askush nuk mund të pengojë shpërndarjen e informacionit ose të ideve nëpërmjet mediave, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare“.

Kosova gjendet në një fazë të ndjeshme të konsolidimit shtetëror.

Çdo shkelje e Kushtetutës e largon vendin tonë nga rruga e demokracisë dhe e dëmton edhe më shumë imazhin e Kosovës në botën e demokracive perëndimore.

Një shoqëri e lirë nuk mund të ekzistojë pa media të lira.

Vetëm një parti që është e gatshme të shkelë vlerat dhe parimet demokratike ua mbyll dyert gazetarëve.

Transparenca duhet të jetë themel i garës politike dhe i shtetndërtimit.

Pa transparencë nuk ka as legjitimitet, as demokraci.

Ne, të nënshkruarit në vijim – gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile -, i bëjmë thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës që të heq dorë menjëherë nga politikat e censurës dhe presionit ndaj mediave.

Lumir Abdixhiku

Hajrulla Çeku

Agron Demi

Bardh Frangu

Astrit Gashi

Adriatik Kelmendi

Ismet Kryeziu

Bekim Kupina

Besa Luzha

Agon Maliqi

Halil Matoshi

Adrian Qollaku

Xhemajl Rexha

Enver Robelli

Nexhmedin Spahiu

Dardan Velija

Arbana Xharra

Petrit Zogaj

LDK – KUVEND PA MEDIA

 

VOAL – PRISHTINË – Kuvendi i Tetë i Lidhjes Demokratike të Kosovës po mbahet në terr të plotë – pa media dhe gazetarë. Ky është lajmi kryesor rreth këtij zhvillimi kaq të shumëpritur në jetën e Kosovës e veçanërisht në politikën e këtij vendi.

Dhe kjo do të jetë njolla që do ta shoqërojë gjithë punën e mbrapshtë që po bëhet në këtë terr.

VJOSA OSMANI NUK DO TA NJOHË ISA MUSTAFËN KRYETAR LEGJITIM TË LDK-së

Vjosa Osmani e cila nuk arriti të kandidohet për kryetare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se zgjedhjen e Isa Mustafës me aklamacion nuk do ta njeh si kryetar legjitim të partisë.

Ajo thotë se ka pritur që me votim të fshehtë të zgjidhen kandidatët por kjo nuk ndodhi.

Shkuarja në votim e vetëm një kandidati sipas Vjosës është një vendim dhe veprim anti – statutor.

“Kam pritë që me votim të fshehtë të zgjedhën kandidatet. Nuk më lejuan të jem kandidate. Kemi tentim anti- statutor që të shkohet me vetëm një kandidat, tentimi ishte që të eliminohet çdo kandidat tjetër dhe të shkohet vetëm me Isa Mustafen. Nuk e konsideroj kryetar legjitim të LDK-së”, tha Osmani. kp

ISA MUSTAFA SAPO ËSHTË ZGJEDHUR KRYETAR I LDK-së ME AKLAMACION

Haxhi Abdyli, kryetar i degës së LDK-së në Prizren si dhe deputeti Arben Gashi janë delegatët të cilët kanë votuar kundër Isa Mustafës për kryetar të LDK-së.
Komisioni Kandidues, përfundimisht kishte shpallur vetëm Isa Mustafën kandidat për kryetar të LDK-së, pasi Vjosa Osmani nuk kishte arritur të sigurojë numrin e mbështetësve të delegatëve.

Pas kësaj, Vjosa Osmani dhe Fatmir Sejdiu kanë lëshuar sallën ku do të mbahen zgjedhjet.

****

Më parë ishte formuar Komisioni Kandidues i LDK-së, i cili e propozoi për kryetar të partisë, Isa Mustafën.

Ndërsa, kryetari degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, propozoi Vjosa Osmanin që të jetë kandidate për kryetare të LDK-së. ​

Ndërkaq, një anëtarë i kësaj dege, e kundërshtoi Avdylin, duke thënë se ky nuk është qëndrimi i degës së LDK-së në Prizren.

Në anën tjetër, Fatmir Sejdiu, ka kritikuar procesin zgjedhor duke thënë se është i lënduar nga ky proces si dhe ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e kandidaturës për kryetar.

 

****

Sipas gazetës “Zëri”, nga Kuvendi zgjedhor i LDK-së,  në fillim ishte formuar Kryesia e Punës në perberje të Haki Rugovës, lirie Kajtazit, Ismet beqirit e Agim Veliut.

Kjo kryesi menjëherë miratoi rregulloren e punës, me vetëm 8 vota kundër.

“Zëri”, mësoi se në mesin e atyre që kanë votuar kundër kësaj rregulloreje, ishin Vojsa Osmani dhe Fatmir Sejdiu.

 

*****

Kuvendi i tetë zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nisi me regjistrimin e kandidatëve për të udhëhequr këtë parti.

“Zëri” raportonte se mediat akoma nuk po lejohen të hyjnë brenda në sallën ku pritet të mbahen zgjedhjet me arsyetimin se po behet regjistrimi.

Ndërkaq flitej se ka një pakënaqësi nga delegatët që vijnë nga degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër.

Këshilli i përgjithshëm i LDK-së nuk ua ka pranuar zgjedhjet në degët që ata i kanë mbajtur.

Në hotelin “Emerald”, aty edhe ku do të mbahen këto zgjadhje sapo ka arritur kryeministri Isa Mustafa.

Ndërkohë, deri më tani janë zyrtarizuar vetëm dy kandidatura.

Ndonëse flitet se kandidaturën do ta paraqet edhe ish – persidenti Sejduiu, mirëpo, një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar.

Ndërkaq, kryeministri Mustafa prezantoi pikat e rendit të ditës.

Isa Mustafa në fjalimin para Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ka thënë se ky proces do të përfundojë në mënyrë demokratike.

“Ne kemi zgjedhur në mënyrë transparente kryetarët e Degëve. Ky Kuvend Zgjedhor është përmbyllje e gjithë rrugëtimit tonë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se LDK po rritet për çdo ditë, derisa ka thënë se Kuvendi Zgjedhor do të tregojë se partia e tij do të jetë më e fortë se kurrë.

Në anën tjetër Fatmir Sejdiu, kërkoi që të lejojnë të hyjnë në sallë delegatët e disaporës, përkatësisht ata nga Zvicra dhe Gjermania. /Zëri/

DELEGATËT E GJERMANISË NUK LEJOHEN NË KUVENDIN E MUSTAFËS

Kuvendi i 8-të zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur punimet ndërsa në këtë mbledhje nuk po lejohen gazetarët.

Edhe 9 delegatë të degës së LDK-së në Gjermani, bashkë me kryetaren e kësaj dege, Donika Gërvallën, janë duke qëndruar jashtë sallës ku po mbahet Kuvendi me arsyetimin se nuk kanë bexha.

“Ky proces vetëm me demokraci nuk ka të bëjë”, ka thënë Gërvalla për Koha.net.

Kryetari i nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka paralajmëruar se nëse delegatët e Degës së LDK-së në Gjermani nuk do të lejohen të marrin pjesë në Kuvend, edhe ai do t’i bojkotojë këto zgjedhje.

QUO-VADIS LDK, QUO-VADIS RUGOVIZËM, QUO-VADIS E DJATHTA SHQIPTARE NË KOSOVË..!? – Nga REXHEP ELEZAJ

Nuk ka më asnjë dyshim se LDK-ja si partia e parë pluralistee formuar në rrethana tejet të vështira të okupimit klasik të Kosovës në fund të vitit 1989 nga intelektualët më të spikatur të kohës dhe e udhëhequr nga lideri karizmatik i saj, Dr. Ibrahim Rugova, po i numëron minutat e  fundit para zhbërjes së saj përfundimtare..!

E themi këtë më bindje të plotë, sepse që kur atë e mori peng Isa Mustafa më ndihmën e “Klanit të Llapit” më 2010, ajo humbi çdo kuptim e të qenit parti politike, sepse në vend se ajo të forcohej edhe më tej si forcë kohezive politike si dhe ta rriste numrin e anëtarësisë, ai pra, Isa Mustafa bashkë më kolonën e pestë të instaluar brenda LDK-së, e ktheu atë në mekanizëm privat si mjet për t’i realizuar ambiciet e tij të sëmura karrieriste siç dëshmoi më në fund duke e kapur postin e kryeministrit të vendit, pikërisht duke u mbështetur mbi formulën e Makiavelit, “se qëllimi arsyeton çdo mjet..”!?

Se është kështu siç themi, këtu mund t’i sjellim më dhjetëra argumente, por njëri ndër më kryesorët është përshtatja e normave të Statutit të partisë në Kuvendin kur ai u zgjodh (më tradhti) në krye të LDK-së më 2010, duke ofruar mundësinë e votimit më aklamacion e cila u zbatua pikë për pikë gjatë zgjedhjeve këto ditë nëpër degët e LDK-së, por e cila metodë do të zbatohet edhe në Kuvendin e nesërm zgjedhor më rastin e nominimit të kandidatëve për kryetar, duke votuar më aklamacion (50% + 1), e njohur si metoda më antidemokratike që ka njohur sistemi shumëpartiak deri më tash në Evropë, duke eliminuar kështu votimin e fshehtë..!? Pastaj, blerja dhe shantazhi ndaj delegatëve që do marrin pjesë në Kuvend përmes premtimeve boshe për poste të larta në parti, gjegjësisht kërcënimit më humbjen e vendeve të punës, gjë e cila tregon se nesër në Kuvendin zgjedhor shumica e votave veç janë të siguruara që Isa Mustafës t’i vazhdohet posti i kryetarit të LDK-së. Dhe kjo flet qartë se më këtë metodë unitariste-staliniste të zgjedhjeve brenda partiake, LDK-ja dhe filozofia politike-kombëtare mbi të cilën ajo është formuar dhe ndërtuar përgjatë një dekade e gjysmë në krye më presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova, është mbytë dhe shkatërrua që në embrion, duke e shndërruar atë në monopol të një grupi interesash politike dhe ekonomike në krye të cilit u instalua më hile dhe tradhti politike vetë Isa Mustafa më 2010 ?!

Marrëveshja për koalicion më Hashimin dhe PDK-në pa pelqimin e anëtarësisë së LDK-sëMarrëveshja për koalicion më Hashimin dhe PDK-në pa pelqimin e anëtarësisë së LDK-së

Për shkak të hapësirës nuk mund t’i numërojmë këtu të gjitha faktet të cilat flasin qartë se që nga ardhja e tij në krye të LDK-së, por edhe para së të vinte në postin e kryetarit të saj, kishte punuar më zell kundër trashëgimisë politike rugoviane për ta zhdukur frymën demokratike si dhe për t’i eliminuar nga strukturat e saja njerëzit dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Ibrahim Rugova, gjë të cilën e arriti duke futur në kryesi si dhe duke zgjedhë deputet, ministra dhe zv/ministra njerëzit më anti-LDK dhe më anti-Rugovë, siç ishte T. Sahatçija, Alam Lama, G. Muhaxheri si dhe shumë të tjerë !?

Isa Mustafa dhe padroni i tij politikIsa Mustafa dhe padroni i tij politik

Pastaj, botërisht dihet fakti se që kur erdhi në krye të LDK-së, Isa Mustafa, herë haptas e herë tinëz, ka koketuar dhe bashkëpunuar më Hashim Thaçin dhe PDK-në, partinë dhe njeriun më anti-Rugovë i të gjitha kohërave për të bërë më në fund pas ngërçit gjashtë mujor politik, i kurdisur mirë në favor të tij dhe H.Thaçit, koalicion bashkë qeverisës më PDK-në, duke bërë pazaret më të pista politike më Hashimin; “unë ty kryeministër, ti mua president..”, fakte këto që i kanë kuptuar gjithë anëtarët e LDK-së, por që asnjëri nuk e ka mundësinë që ta ndryshojë rrjedhën kaq tragjike të zhbërjes së LDK-së nga skena politike shqiptare!!

 

"Unë ty kryeministër, ti mua president.."!!“Unë ty kryeministër, ti mua president..”!!


Prandaj, Kuvendi i –VIII-të zgjedhor i cili do të mbahet nesër, ku serish Isa Mustafa do rizgjedhet në krye të LDK-së, do jetë edhe fundi i saj si partia më e madhe dhe më demokratike shqiptare në Kosovë dhe Ballkan, duke përmbyllur kështu misionin e tij anti-Rugovë, krejtësisht për interesa personale si dhe në favor të padronit të tij politik, H. Thaçit dhe grupit mafioz-kriminal dhe antikombëtar, i njohur në opinion si grupi “PRONTO”, i cili nesër do e feston më surlë dhe tupanë rizgjedhjen e I. Mustafës në krye të LDK-së, si njeriu më servil dhe më besnik i H. Thaçit !?

Grupi mafioz "PRONTO" i cili do e feston rizgjedhjen e Isës në krye të LDK-së..!?Grupi mafioz “PRONTO” i cili do e feston rizgjedhjen e Isës në krye të LDK-së..!?

Prandaj, që nga dita e nesërme definitivisht më nuk do ketë LDK, as si emër dhe as si doktrinë politike, mbase zhbërja dhe shkatërrimi i saj kanë filluar qysh se kur Isa Mustafa erdhi në krye të saj, i njohur për ne mërgimtarët si anti-LDK-isti dhe anti-Rugovosti më lucid dhe më perfid që ka njohur politika shqiptare në 25 vitet e fundit..!?

Quo-Vadis LDK, quo-vadis Rugovizëm, quo-vadis e djathta shqiptare në Kosovë..!?  

KRIMINALIZIMI I STRUKTURAVE TË LDK-SË – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Kolegu dhe miku im, Xhevat Rexhaj, shkruan se në LDK-e ka demokraci të brendshme. Por, këtë pohim, me dashje apo pa dashje, e vetëdemanton, kur thotë se Vjosa Osmani nuk përkrahet nga strukturat e LDK-së! Thënë troç, Vjosë Osmani, deputetja më e votuar e LDK-së, është e preferuar e anëtarësisë, e elektoratit të LDK-së, por e padëshiruar, bilëz, e luftuar, madje marrëzisht e kriminalisht, nga strukturat drejtuese të LDK-së!

Ky fakt flet shumë për gjendjen e rëndë dhe alarmante, të krijuar në Partinë – Lëvizje kombëtare të Presidentit Rugova; partinë avangardë të çlirimit, lirisë, pavarësisë, shtetësisë të Kosovës, LDK-së famëmadhe. Mbështetja e popullit, nga njëra anë, për kandidatën për kryetare të LDK-së, Vjosë Osmanit dhe urrejtja patologjike, në anën tjetër, nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, dëshmon për kriminalizimin e skajshëm të këtyre strukturave, të cilat kanë paralizuar, deri në qelizë, LDK-në tonë, dikur krenare, tani, të përtokur e mjerane.

Katandia e LDK-së nuk është diç e papritur. Rrënimi i saj ka filluar me shuarjen, amëshimin e kryezotit të saj dhe të Kosovës, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Egoja karrieriste, mungesa e idealeve të mirëfillta demokratike, e shpuri LDK-në në ndarje, në greminë, në Kuvendin e 6-të të saj. Përgjatë kësaj kohe, u konsolidua një klan, i cili e la në monolog kryetarin e vet, duke heshtur edhe atëherë kur duhej ngritur zëri deri “në kupë të qiellit”, kundër veprimeve individuale e klanore, në dëm të LDK-së dhe të Kosovës.

Premtimet reformatore në Kuvenbdin e 7-të të LDK-së, rezultuan boshe. Zgjedhja transparente, e ligjshme, e kryetarit Isa Mustafa, edhepse ishte ardhje aksidentale në krye të LDK-së, sepse nuk kishte asnjë lidhje e ndjesi shpirtërore, me këtë subjekt politik, u pasua nga emërime të paligjshme të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë të LDK-së. Këtu e ka nismën edhe kriminalizimi i strukturave drejtuese të LDK-së, sepse keqpërdorimi i strukturave partiake, për interesa personale, në dëm të partisë, është krim.

Kuvendi i 7-të, mund të quhet tubim të kuadrove të partisë, biseda të pafundme holleve të Hotel “Grand-it”, por, assesi Kuvend i njëmendët i LDK-së. Paraqitja skenike e ish-kryetarit dhe të kryetarit të ri, u kaluan në heshtje, pa asnjë reagim, pa debat, pa vërejtje. Përjashtim bënte autori i këtij shkrimi, me ngritjen e dhunshme, me ankesën e përsëritur, se në Kuvend nuk ka demokraci, ka ngulfatje, nuk ka debat.

Shumë më të lirë e kam ndjerë vetën unë, në vitet ’70-a dhe ’80-a, në “burgun e vdekjes”, siç është quajtur burgu namkeq i Burrelit, ku duhej hapur 7 dryna, 7 dyer, për të dalë jashtë mureve, se sa 359 delegatët e Kuvendit të 7-të të LDK-së, në sallën festive, zgjedhore, në Hotel “Grand”. Ata heshtnin dhe heshtnin, kryeulur, të turpëruar, nga mungesa e guximit, për ta kundërshtuar atë maskaradë “zgjedhore”, më sakt, zgjebore. Leximi i ngutshëm i 107 emrave për Këshillin e Përgjithshëm, nga kryetari i porsa zgjedhur, Isa Mustafa, dëshmoi se Kuvendi ishte ilegal dhe përjetësisht do të mbetet njollë e zezë, në historikun fort të lavdishëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rrjedhojat qenë fatale. Kryetari Isa Mustafa ishte njeri i zanatit, premto e mos realizo; bërrylime e anashkalime të të gjithë atyre kuadrove, që kishin autoritet dhe integritet. Të parët do ta pësonin kuadri rugovianë, të sprovuar në paqe dhe në luftë. Ai do të mbështetej, kryesisht, në klanin e trashëguar nga paraardhësi i tij, sepse duke u klanizuar e korruptuar, kishin humbur edhe atë pak integritet, që u kishte mbetur.

Duke folur në emër të strukturave partiake, kryetari Mustafa inkriminoi Kryesinë, Këshillin e Përgjithshëm dhe kryetarët e Degëve të LDK-së. Për 8 (tetë) muaj radhazi, u keqpërdorën, madje, pacipërisht, këto struktura, për ta shembur rivalin e mundshëm, kryetarin e Nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiun.

Privatizimi i egër i LDK-së

Një mini-leje hileqare, të marrë nga Këshilli i Përgjithshëm, vetëm për të biseduar se çfarë mendon PDK-ja, për një koalicion të mundshëm, zoti Mustafa e bëri fakt të kryer. Ai pa asnjë konsultim me strukturat vendim-marrëse, emëroi qeverinë dhe ministrat e LDK-së, në përzgjedhje u pëkujdes edhe Hashimi. Zoti Mustafa aprovoi emërimin e kryekrimit, Kadri Veselin, për kryeparlamentar dhe Hashimin zëvendës të tij dhe ministër të jashtëm. Ai tha: “Koalicion po, por jo amnistim të krimit”.
Dhe, mos vallë, nuk e dinte Isa Mustafa se Hashimi dhe Kadri Veseli janë në krye të krimit plotik, me ekzekutimin e 1.800 kuadrove, veprimtarë dhe ushtarakë të Ibrahim Rugovës?! Sikur nuk mjaftoi kjo, zotëri Mustafa firmosi marrëveshjen për emërimin President të Kosovës të Hashim Thaçit, në vitin 2016! Kjo kulmon kriminalizimin e strukturave të LDK-së, sepse kryetari Isë thirret në emër të këtyre strukturave, ndërkohë që Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm, heshtin si peshqit, si mumjet. Turp, deri në pakufi!

Gazetari Xhevat Rexhaj, më se njëherë, ka thënë se Isa Mustafa është më rugovistë se sa ata që e akuzojnë për mungesë të rugovizmit!?! Por, ai nuk përmend një deklarim publik të Isës se “do ta krijomë një LDK-e të re!” Dhe, vërtet, këtë e realizoi. Ai u shkëput tërësisht nga fryma rugoviane, duke i dërguar agjentët e vet nëpër Degët e komunave, duke hartuar lista paraprake të Kryesisë dhe të delegatëve për Kuvendin e 8-të zgjedhor. Si kurrë më parë, u bë përzgjedhja private e emrave pro – kryetarit Isë.

SHIK-u nuk lejon ndryshime në LDK-e

Kryesia e LDK-së është e kapur nga SHIK-u dhe dikton vendimet e tij brenda kësaj kryesie, kuptohet, nëpërmjet agjentëve të tij. Për rrjedhojë, kjo Kryesi pengon çdo nismë për ndryshime, sepse vetëm me këtë garniturë mund të realizojë obligimet që dikush ka marrë nga SHIK-u. Dëshmi faktike: Hetimin e SHIK-ut nga një Komision Parlamentar, e bllokoi Kryesia, më sakt, njerëzit e SHIK-ut brenda Kryesisë. Sepse ata janë peng i SHIK-ut, nuk kanë guxim të veprojnë ndryshe, ngaqë SHIK-u i ka në dorë, në ingranazhin e tij, duke qenë se dosjet e tyre janë kompromentuese, madje, deri në përgjegjësi penale. Ata nuk guxojnë as të vetëtërhiqen nga organet vendim-marrëse, me inisjativën e tyre, por, duhet të ndihmohen nga pjesa e shëndoshë, e pakontrollueshme nga SHIK-u kriminal.

Tepëria e kompetencave të kryetarit

Dibranët kanë një urtësi: “Një mendje – asnjë mendje, dy mendje – gjysmë mendje, tri mendje – një mendje”. Pra, drejtimi ekipor, në grup, do të ishte më i shëndetshëm, më i suksesshëm. Kryetari i LDK-së, në qendër, por, edhe kryetarët e nëndegëve dhe të degëve, në bazë, janë kalaveshur me tepëri kompetencash, duke krijuar hapësirë për klane dhe vendime individuale e klanore. LDK-ja e pësoi, pikërisht, nga klanet dhe anashkalimi i bazës, duke harruar organizimin, vizionin dhe veprimin rugovian. Pësimi, dështimi duhet të shërbejnë si reflektim.

Vendim-marrja personale e klanore, duhet të zëvendësohet me vendim-marrjen ekipore, me konsultimin dhe përfilljen e strukturave të partisë. Pas shuarjes të kryetarit Rugova, shefat e partisë, mashtrueshëm dhe me hipokrizi, janë thirrur në strukturat e partisë, sepse, realisht, nuk i kanë pyetur, pothuajse, për asgjë. Ky është ndryshimi i madh që duhet bërë, nëse duam ta rrisim e shumëzojmë elektoratin, nëse Lidhja Demokratike e Kosovës synon pozitën faktike, pushtetin faktik, kthimin e dinjitetit njerëzor dhe shtetëror të Kosovës.
E drejta e propozimit, përzgjedhjes nga kryetari i LDK-së, përkatësisht, kryetarëve të degëve dhe të nëndegëve, të dy të tretave të kryesisë dhe të delegatëve, është tepëri e kompetencave të ushtruara, në dëm të kryesive dhe të anëtarësisë. Propozimi i kandidatëve për deputetë të Parlamentit të Kosovës, zgjedhja e ministrave dhe e zëvendës-ministrave në Qeverinë e Kosovës, e bën Zot, Perëndi në tokë kryetarin e partisë, duke i dhënë fuqi enorme, të krijojë klan, klikë, bandë partiake, njësoj si partitë e krimit ekonomik, krimit politik, duke vënë në ankand territore të Kosovës, siç bëri Presidenti i ardhshëm, i viti 2016, Hashim Thaçi, të krimit vrastar, siç është ekzekutimi i kuadrove të LDK-së dhe të ushtarakëve institucionalë, vjelja masive e reketit, haraçit të dhunshëm, deri në vrasje, dhe shkatërrim të pronës me tritol, shantazhimi për vota dhe vjedhja e hapur e votave, pa guxuar më i denoncuar bandat dhe banditët kriminelë partiakë!

Fitorja e Isa Mustafës do të ishte si “Fitorja e Pirros”

Është politizuar dhe komplikuar fort situata brenda LDK-së. Puna selektive, për afër një dekadë, ka krijuar edhe mini-klanet nëpër degët komunale, ku kryesitë dhe delegatët mbizotërohen nga nëpunësit komunalë. Baza është anashkaluar. Nëse partitë -banda, PDK-ja dhe AAK-ja, me simotrat e tyre, punojnë edhe brenda familjeve, për ta shtuar elektoratin, LDK-ja e ka dorëzuar, ka braktisur jo vetëm familjet, por edhe fshatin, duke u lënë hapësirë të lirë partive-banda, ekstrem të majta. Ky favor u është bërë atyre me shuarjen e aktivave dhe organizimin në nëndegë.

Vazhdimi i statuskuosë, mosreformimi i LDK-së në këtë Kuvend, i jep mandat zgjedhor Isa Mustafës. Ka një shpërputhje fatale në mes të anëtarësisë dhe delegimit aktual në Kuvend. Testimet faktike e bindëse rezultojnë se nga 100 anëtarë të LDK-së, të paktën, 80 anëtarë janë për ndryshim, reforma. Ndërkohë që nga 10 delegatë, për në Kuvendin e 8-të LDK-së, 8-të syrësh janë të privilegjuar, të punësuar në dikastere komunale apo ministrore, në vartësi të drejtëpërdrejtë partiake e shtetërore të kryeministrit dhe klanit të tij, tashmë, të zgjëruar.

Ndryshimin e këtij raporti do ta bënin idealistët e demokracisë dhe atdhetarët, të cilët, interesin vetjak ia nënshtrojnë interesit të LDK-së dhe të Kosovës. Përndryshe, zhgënjimi i elektoratit është aq i madh, në kryetarin aktual dhe klanin e tij, tashmë, numerikë, sa jo vetëm që nuk do ta shtojë elektoratin e LDK-së, por, do ta pakësojë atë, duke e kthyer fitoren e mundshme, të Isa Mustafës, në “Fitore të Pirros”.

KUVENDI I KOSOVËS KOT VONOHET, NJË DITË DO TA VOTOJË GJYKATËN SPECIALE

Shtyrja për kohë të pacaktuar e votimit të amendamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte nga ana e Kuvendit të Kosovës, dëmton besueshmërinë për Kosovën, si vend që i kryen obligimet ndërkombëtare, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Imer Mushkolaj, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se të premten u pa në Kuvendin e Kosovës që partitë politike të koalicionit qeveritar nuk i kanë votat e mjaftueshme për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

“Pavarësisht arsyetimeve që u dhanë dje, në kuptimin e sjelljes me vonesë të projekt-ligjit ose aspekteve të përkthimit, megjithatë, konsideroj se sidomos brenda Partisë Demokratike të Kosovës, ka mosmarrëveshje të mëdha. Ka rezistencë të madhe nga deputetë të caktuar për të votuar ndryshimet kushtetuese për krijimin e gjykatës. Kjo besoj se do të marrë kohë, derisa të rikuperohet, në kuptimin që, kur të hidhen në votim ndryshimet, t’i kenë votat e mjaftueshme për t’i kaluar”, thotë Mushkolaj.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se mosvotimi eventual edhe në të ardhmen i ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte nga ana e Kuvendit të Kosovës, do të ketë pasoja për vetë shtetin.

“Pasoja e parë ka të bëjë pikërisht me humbjen e kredibilitetit të Kosovës si një shtet, në vënien në jetë të obligimeve ndërkombëtare, të cilat i ka marrë vullnetshëm me vota të Kuvendit të Kosovës, sidomos me votat e partive më të mëdha politike në Kosovë. Dhe, rreziku i dytë, i cili është shumë i dëmshëm për Kosovën, ka të bëjë me mundësinë reale të themelimit të kësaj gjykate nga ana e OKB-së, pa Kosovën dhe në emër të Kosovës”, shprehet Doli.

Ndryshe, njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se shtyrja e votimit të amendamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte nuk do të mund të bëhet deri në pafundësi.

Analisti Mushkolaj vlerëson që pavarësisht zvarritjeve dhe rezistencës nga ana e deputetëve të caktuar për të votuar ndryshimet kushtetuese që çojnë drejt themelimit të Gjykatës Speciale, kjo do të ndodhë.

Thjesht, deputetët nuk kanë çare pa e votuar Gjykatën Speciale. Nëse jo tash – po mendoj, në seancën e ardhshme, sepse unë jam skeptik që mund të ndodhë edhe të hënën një gjë e tillë – pavarësisht, sa të zvarritet, prapë duhet ta votojnë. Konsideroj që është më mirë që një gjë e tillë të bëhet sa më shpejt, se sa pastaj, mbase të vuajmë edhe pasojat tjera ne si shoqëri, si institucione dhe si shtet”, vlerëson Mushkolaj.

Ndryshe, analisti Doli vlerëson se Gjykata Speciale për Krime Lufte do të themelohet, qoftë me votat e deputetëve të Kosovës, qoftë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

“Shpresoj që të gjithë liderët politikë në Kosovë ta kenë parasysh këtë situatë. Sidomos, ata liderë politikë, të cilët tashmë kanë pranuar që t’ia vënë Kosovës këtë kusht, vitin e kaluar”, thekson Doli.

Gjykata Speciale pretendon që të hetojë tutje supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj disa civilëve serbë gjatë periudhës së viteve 1999 – 2000. rel

PROTESTOJNË FAMILJARËT E DËSHMORËVE TË RËNË PARA LUFTËS

Familjarët e Dëshmorëve të Kombit të rënë para luftës së fundit në Kosovë, kanë filluar marshin protestues drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, të rënë që nga viti 1963 e këtej, kërkon nga Komisioni Qeveritar për Verifikim, që të përfshijë në Ligjin për statusin e dëshmorëve të kombit edhe veprimtarët shqiptarë, të cilët para luftës së fundit, kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Me altoparlantë janë lexuar emrat e të gjitha të rënëve të paraluftës.

LDK MBAN KUVENDIN ZGJEDHOR MË 31 MAJ

Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që të mbaj Kuvendin zgjedhor të dielën, me 31 maj. Për kreun e LDK-së tashmë kanë bërë publike pretendimet kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa (kryeministër i Kosovës) dhe Vjosa Osmani, (aktualisht deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës).

Ndërkaq, si pretendent potencial përmenden edhe ish- kryetari i LDK-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe nënkryetari aktual i partisë, Lutfi Haziri.

Lidhja Demokratike e Kosovës, është subjekti i dytë më i madh politik në Kosovë. Kjo parti ka pasur disa palë zgjedhje dhe tre kryetarë të ndryshëm.

MULLIQI: MUSTAFA ME PUSHTET TË PLOTË NË KUVENDIN ZGJEDHOR

Bisedë me publicistin dhe analistin politik Skënder Mulliqi

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë deri në Kuvendin e VIII Zgjedhor të LDK-së, si e vlerësoni situatën e krijuar kur kemi heshtje të akterëve kryesor në këtë përballje zgjedhore (Mustafa-Sejdiu)?

Mulliqi: Kjo përballje duket së nuk do të jetë jo vetëm midis Mustafës dhe Sejdiut , por si aktere e rëndësishme do të jetë edhe Vjosa Osmani. Mustafa është kryetar aktual i LDK-së dhe është në një pozitë më të volitshme së dy pretendentet tjerë. Ai si kryetar i LDK-së, edhe i kishte të gjitha mekanizmat për të vepruar që të zgjidhet sërish kryetar i LDK-së. Mustafa bashkë me klanin e tij , punuan nën plafë siç thuhet jashtë normave demokratike të lojës duke i zgjedhur njerëzit e vet më çdo kusht. Dihet si disa kryetar të degëve si edhe ai vete u zgjodhën me aklamacion që nuk përkon aspak me demokracinë e brendshme të çdo subjekti politik. Sejdiu është e vërtetë qe ka heshtur që disa kohë, sepse nuk ka ndonjë mekanizëm veprimi si ka Mustafa. Por, atë qe i mungon shumë Mustafës e ka në dispozicion Sejdiu. Ai ishte president i Kosovës, kryetar i LDK-së, dhe është një njeri me moral të lartë politik, edhe pse gojëkëqijtë po mundohen që ta paraqesin ndryshe figurën e tij e që nuk përkon fare me realitetin. Sejdiu përkundër Mustafës ishte bashkëpunëtori me i ngushtë i presidentit Rugova. Ai ka krijuar karizëm si president edhe si i pari i LDK-së. Prandaj , këto komponentë që i theksova dhe shumë te tjera do të ishte dashur të vinë në shprehje kësaj të diele kur edhe mbahet Kuvendi VIII Zgjedhor. Isa Mustafa pësoi disa humbje radhazi, dhe i bëri dy koalicione pa e pyetur elektoratin, së pari me VLAN-in, ku edhe e shfrytëzoj një situatë të tillë duke vepruar në mënyrë të pa ndershme në dy binarë paralelisht. Në njërën anë për 6 muaj radhazi gjoja u mundua që më VLAN të dal fitues duke e thelluar krizën ekonomike dhe politike ne vend. Por, pa vonuar shumë ia dredhi bigën dhe lidhi koalicion jo parimor me PDK pa e pyetur fare elektoratin. Gabimet e mëdha që i bëri Mustafa dhe dëmin që ia shkaktoi LDK-së, ishte dashur të përmirësohen në kuvendin e radhës, duke mos e rizgjedhur atë për kryetar. Pa asnjë anim, po e theksoi më këtë rast , së do të ishte mirë, dhe për të mirën e LDK-së dhe Kosovës, që Fatmir Sejdiu ta marrë timonin e LDK-së, së Vjosa edhe përkundër përgatitjes se saj të lartë profesionale dhe si politikane e re të përballet më sfidat që e presin LDK-në dhe vendin do ta këtë bukur vështirë. Përvoja është në anën e Sejdiut. Sa ishte president i vendit tregoi së është shumë i përgatitur si profesionist dhe si politikan i kalibri të lartë. Le ta thotë dikush së Sejdiut i mungon diçka që nuk shkon në politikë. Prandaj edhe elektorati i cili në shume vende po kërkon kthimin e tij në krye te LDK-së ka shumë të drejtë. Fitorja e Sejdiut ose e Vjosës do të thotë ndryshim përmbajtësor dhe shpresëdhënës që LDK-ja të kthehet si partia e parë në Kosovë.

Nëse ndodhë që sërish të fiton humbësi i tri palë zgjedhjeve Isa Mustafa, zgjatët agonia e LDK-së i zgjatët agonia Kosovës së mbytur në korrupsion dhe krim te organizuar. Cila do të jetë sipas jush përballja kryesore në Kuvend?

Mulliqi: Në këtë pyetje u përgjigja bukur shumë në pyetjen e parë. Por, po them së përballja do të jetë e vështirë, dhe ajo do të bëhet ndërmjet Mustafës dhe Sejdiut, por gjasa për të bërë befasi ka edhe Vjosa Osmani si deputetja më e votuar. Së pari, ishte dashur që ky kuvend të kaloj në një frymë të qetë dhe demokratike, mos të ndodhë si në Kuvendin e Gjashtë, kur u përdorën karriget. Mirë do të ishte që LDK-ja ta ketë një tjetër kryetar, për tu lëshuar vend kështu reformave të mirëfillta, duke i eliminuar skenarët e ndryshëm si modelin më të keq për të mbetur në krye të LDK-së, siq po bën përpjekje Mustafa me Grupin e tij.

Çfarë do të ndodhë me elektoratin rugovian të LDK-së nëse prapë zgjidhet lideri aktual?

Mulliqi: Nëse ndodhë që Mustafa të rizgjidhet sërish në postin e të parit të LDK-së, sigurisht së elektorati edhe ashtu i zhgënjyer do të pësoi një goditje tjetër të radhës .Fitorja e Mustafës do të thotë rrënimi përfundimtarë i vlerave rugoviane. LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme mendoi unë do të pësonte debakël të vërtetë. Shumë kush nga ata që janë në linjë politike rugoviane dhe janë shumica, do të hezitojnë ta votojnë LDK-në për shkak të kësaj strukture të burokratizuar dhe të korruptuar të LDK-së. Nëse në strukturën më të lartë të LDK-së nuk bëhen ndryshime pikërisht tash, shumë vështirë do të sanohen pasojat e gjithë kësaj.

Fitorja e Mustafës për kryetar thuhet se më së shumti i hyn në funksion PDK-së, por edhe partive opozitare, sepse LDK-në e pret dobësimi dhe kjo natyrisht se shkon në favorin e partive rivale. Sipas jush, cili do të ishte çelësi i suksesit në këtë kuvend?

Mulliqi: Vetëm nëse fitojnë forcat e reja dhe progresive brenda LDK-së , të cilat nuk janë të vogla , atëherë edhe mund të llogarisim që LDK-në e presin ditë më të mira bashkë më Kosovën e cila po përjeton qaste të rënda të natyrës sociale dhe ekonomike , por edhe në aspektin politikë. Të shpresojmë së delegatët e nderuar kësaj radhe do të shikojnë interesin madhor të LDK-së, e jo të bien pre e ndonjë kalkulimi politik , apo të bien pre se duhet votuar Mustafën së ai është edhe kryeministër i vendit dhe se kjo do tu sjellë ndonjë leverdi .Nëse ndodhë që shumica e delegatëve të bien pre e manipulimeve dhe manipulatorëve nuk do të jete mirë. Ka mundësi që situata në kuvend por edhe pas të eskalon për të keq në LDK, që askush nuk do ta dëshironte një gjë të tillë.

Cilat mund të jenë prapaskenat e Kuvendit?

Molliqi: Unë nuk do të thosha se prapaskenat dhe skenarët janë bë moti nga Grupi i Isa Mustafës. Se a mund të realizohen këto skenarë dhe prapaskena të përgatitura, mbetet në dorën e delegatëve të pranishem. Drojë së edhe kësaj radhe të do “dhezin” prapaskenat e përgatitura nën kulisa të Isa Mustafës me kompani, dhe kjo do ta rrënonte demokracinë e brendshme, dhe çdo vlerë tjeter. Dihet së në politikë ka moral politik, pa të cilin moral vështirë që do të kemi edhe parti mirë të profilizuar dhe shtet me premisa demokratike.

Ngjarjet e fundit tragjike të Kumanovës trazuan shpirtrat e shqiptarëve anë e kënd trojeve shqiptare, por jo edhe të qeveritarëve të Kosovës. Si e shpjegoni ju zoti Mulliqi indiferencën e qeveritarëve të Kosovës?

Molliqi: Ngjarjet tragjike ne Maqedoni, natyrisht së na goditën të gjithëve për mënyrën e eskalimit të situatës. Kumanova dhe banorët e saj përjetuan gjëra të tmerrshme nga klika shoviniste e Nikolla Gruevskit dhe ndihmëtarëve të tij, të boshtit sllavo-ortodoks. Ky ishte një skenarë mirë i përgatitur për ta demonstruar forcën, që shqiptarët mos të marrin guximin për ti kërkuar të drejtat e tyre legjitime në FYROM. Shkatërrimet dhe vrasjet e njerëzve të pafajshëm, pastaj ekzekutimet e pjesëtarëve të UÇK-së, ishin një qasje krejt irracionale e pushtetit në Maqedoni. Në Kumanovë ndodhi edhe tradhti kombëtare, pa dyshim së dikush ata luftëtarë trima i qiti në pritë dhe kjo shpërfaqi edhe një herë tjetër pafytyrësinë e faktorit politik shqiptarë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Dikush duket ishte i interesuar që të ndodhë Kumanova për t’i mbuluar faqet e zeza. Ata dhjemë u tradhtuan siç po përflitet më së shumti nga Ali Ahmeti. Por, edhe qeveritaret tanë shumë zbehtë reaguan për një ngjarje aq tragjike qe i kalon përmasat e shtetit maqedonë. Reagimi i Prishtinës zyrtare ishte vështirë edhe të mendohet si i tillë. Nese dikush përmes këtyre ngjarjeve tragjike ka dashtë të përfiton politikisht apo në një mënyrë tjetër, do t’i kthehet një ditë si bumerang. Të luhet më fatin e shqiptarëve dhe të luhet edhe me të ardhmen e kombit nuk kalon sigurisht pa reperkusione politike.

Si është e mundur që e gjithë kjo ngjarje tragjike të përfundoj pa asnjë llogaridhënie, ku mbetën të vrarë 9 shtetas të Kosovës, dhjetëra tjerë të plagosur dhe të prangosur nga autoritetet sllavo-maqedonase?

Molliqi: Pas këtyre ngjarjeve ishim dëshmitarë të protestës në Shkup, por e cila sipas meje që në start ka qenë e dështuar. Nuk i besohet shume as opozitarit maqedon Zaev.Nuk është dashtë që shqiptarët ti bashkëngjitën një proteste të tillë. Edhe rezultati i saj doli minimal. Po të kishte pasur ndonjë efekt pozitiv protesta , nuk do të kishte organizuar Gruevski kundër protestë .Sa i përket llogaridhënës, Gruevski një ditë do të përballet më një gjë të tillë. Shqiptarët s’do të duhej t’ia falin kurrë gjakun e derdhur në Kumanovë fashistit Gruevski, si dhe fashizmit ruso-serbo – maqedon. /kosovainfo

AVOKATI I POPULLIT – RAKIQ E GJURIQ SHKELËN E KUSHTETUTËN E KOSOVËS, GJURIQ TË MOS LEJOHET TË HYJË NË KOSOVË

Avokati i Popullit pas një hetimi për pengesat fizike mbi dhe pranë urës së lumit Ibër, si dhe në rrugë të ndryshme të Mitrovicës, ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Administrative e Komunës së Mitrovicës së Veriut që në afatin më të shkurtë kohor, të largojnë “Parkun e Paqes” nga ura kryesore e lumit Ibër, si dhe të ndalin punimet në “Sheshin Car Lazar” dhe të lejojë lëvizjen e lirë në këtë urë.

Po ashtu, Avokati i Popullit ka rekomanduar që ndaj të gjithë personave përgjegjës për vendosjen e “Parkut të Paqes”, sidomos ndaj udhëheqësve të tyre, kryetarit Rakiq dhe Marko Gjuriq, të ndërmerren masa të parashikuara me ligj për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, duke përfshirë edhe ndjekje penale.

Ja komunikata e plotë:

29 maj 2015 – Në muajin qershor 2014, në pjesën e Komunës së Veriut të Mitrovicës janë vendosur një sërë pengesash fizike, pjesërisht me iniciativën, praninë dhe nën vëzhgimin e autoriteteve të ndryshme publike. Që nga ajo kohë, nuk janë ndërmarrë veprime të tjera nga institucionet publike në lidhje me këto veprime.

Avokati i Popullit ka vlerësuar se ka munguar një trajtim dhe analizë ligjore dhe kushtetuese lidhur me këto ndërtime,të ashtuquajtura “Parku i Paqes”, “Sheshi Car Lazar”, “Sheshi Adem Jashari” dhe “Sheshi UÇK”, në Komunën e Veriut të Mitrovicës. Prandaj, Avokati i Popullit ka vendosur të hapë hetime me vetiniciativë lidhur me këtë çështje, me dy qëllime kryesore: (1) për të vlerësuar nëse ngritja e katër ndërtimeve të lartcekura paraqet shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, posaçërisht të së drejtës për lëvizjen e lirë, sipas standardeve vendore dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe (2) për t’u dhënë rekomandime autoriteteve përgjegjëse në bazë të këtij vlerësimi. Në bazë të analizës juridike lidhur me këtë rast, Avokati i Popullit

konstaton se:

(1)Sheshi “UÇK” dhe Sheshi “Adem Jashari” nuk paraqesin asnjë kufizim të së drejtës për lëvizjen e lirë. Por, meqenëse nuk janë ngritur në përputhje me ligj, këto ndërtime janë të kundërligjshme.

(2)Ngritja e “Parkut të Paqes” dhe “Sheshit Car Lazar” përbën jo vetëm një shkelje të ligjit por edhe një shkelje të Kushtetutës dhe instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përkatësisht një shkelje të së drejtës për lëvizjen e lirë.

(3)z. Marko Gjuriq, duke marrë pjesë në mënyrë aktive dhe me veprime konkrete në ndarjen gjeoetnike të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht qytetit të Mitrovicës, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, duke cenuar me këtë rast të drejtën për lirinë e lëvizjes së individëve në territorin e Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye “përbën kërcënim për sigurinë shtetërore [dhe] rendin publik . . . në Republikën e Kosovës” (Ligji 04/L-219 për të Huajt, neni 31.1).

(4)Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, z. Goran Rakiq, dhe kryetarja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, znj. Ksenija Bozhoviq, kanë dështuar plotësisht për të bashkëpunuar me zyrtarët e tjerë të Komunës.

Në bazë të këtyre konstatimeve dhe në përputhje me nenin 135, par. 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 16, par. 1 të Ligjit për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit

rekomandon që:

(1)Zyra Administrative e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, në afatin më të shkurtë kohor, të largojnë “Parkun e Paqes” nga ura kryesore e lumit Ibër, si dhe të ndalin punimet në “Sheshin Car Lazar” dhe ta kthejnë rrugën në gjendjen e mëparshme, duke lejuar lëvizjen e lirë në këtë urë, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet.

(2)Zyra Administrative e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, në afatin më të shkurtë kohor, të largojnë të gjitha pengesat e ndërtuara fizike në Lagjen e Boshnjakëve dhe në hyrje të fshatit Suhodoll, respektivisht te “Sheshi Adem Jashari” dhe “Sheshi UÇK”.

(3)Ndaj të gjithë personave përgjegjës për vendosjen e “Parkut të Paqes”, sidomos ndaj udhëheqësve të tyre, kryetarit Rakiq dhe z. Marko Gjuriq, të ndërmerren masa të parashikuara me ligj për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, duke përfshirë edhe ndjekje penale.

(4)Qeveria e Republikës së Kosovës t’i refuzojë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, shtetasit të huaj Marko Gjuriq, në bazë të Ligjit për të Huajt, neni 31.1 (“I huaji mund të lejohet të hyjë në Republikën e Kosovës . . . nëse ai [mes të tjerash] nuk përbën kërcënim për sigurinë shtetërore, rendin publik, shëndeti[n] publik në Republikën e Kosovës”) dhe neni 32.1 (“Të huajit i cili nuk i plotëson kushtet për hyrje të përcaktuara me nenin 31 të këtij ligji, i refuzohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës”).

(5)Kryetari Rakiq dhe kryetarja Bozhoviq, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të bashkëpunuar në nivelin e duhur me zyrtarët e tjerë të Komunës. kp

GJENDJA E LIRISË SË SHPREHJES NË KOSOVË ËSHTË ALARMANTE

Gjendja me të cilën përballen sot gazetarët në Kosovë është alarmante dhe Mitrovica është një prej vendeve ku gazetarët dhe shoqëria civile ankohen më së shumti.

Kështu ka thënë kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirija Shabani, gjatë konferencës me temën “Liria e medias dhe standardet profesionale” që u organizua nga OSBE-ja të premten në Mitrovicë.

Sipas tij, sfidat janë aq të mëdha, sa që me ngritje të zërit, nuk është më e mjaftueshme për t’u bërë me dije institucioneve se liria e shtypit është alarmante.

Ai tha se gazetarët punojnë në kushte të rënda, shumë prej tyre janë pa kontrata të punës, pastaj përballen me kërcënime etj.

Pozitën e keqe të lirisë së mediave e theksuan edhe përfaqësues të OSBE-së, të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shoqatës së Gazetarëve të Mitrovicës dhe kryeredaktorë të mediave.

Hysni Syla, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Mitrovicës, duke folur për sfidat e gazetarëve në përgjithësi, dhe të atyre mitrovicas në veçanti, tha se veriu i qytetit të Mitrovicës vazhdon të mbetet akoma sfidë e madhe për gazetarët shqiptarë.

“Gjendja e sigurisë për gazetarët shqiptarë në veri të Mitrovicës, por edhe të vendit në përgjithësi, përkundër përmirësimit të dukshëm në raport me vitet e kaluara, vazhdon të mbetet sfidë e madhe”, ka thënë Syla.

Kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, Agron Bajrami, veç tjerash ka vënë theksin tek mungesa e mbrojtjes së gazetarëve.

Imer Mushkolaj nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, foli për keq përdorimin e lirisë së mediave, ndërsa kryeredaktorja e gazetës ‘Zëri’, Arbana Xharra, ka potencuar rastet e ndryshme ndaj kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, me ç’rast siç u shpreh ajo, Prokuroria e shtetit nuk ka bërë pothuajse asgjë.
Edhe Budimir Niçiq, nga Asociacioni i Gazetarëve serbë në Kosovë, tha se liria e mediave në Kosovë është e cenuar.

Të pranishmit u pajtuan se shumica e punës joprofesionale vjen nga portalet të cilat krijohen për qëllime të caktuara, siç është linçimi i figurave të ndryshme publike, ndërsa u dhanë edhe rekomandime për palët relevante të interesit se si të përmirësohen standardet e medias në Kosovë. kp

PRISHTINË – DEBAT MBI SFIDAT NDAJ BASHKËJETESËS FETARE

 

Debati është pjesë e një konference ndërkombëtare dialogun ndërfetar që po i zhvillon punimet në Prishtinë.

Në Kosovë, përfaqësues institucionesh shtetërore e fetare thanë se toleranca dhe mirëkuptimi duhet të jenë vlera të shoqërisë së saj dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ideologjitë e skajshme të rrezikojnë këto vlera. Këto komente u bënë në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ndërfetare që po i zhvillon punimet në Prishtinë.

​​

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se tradita e bashkëjetesës fetare, e kultivuar përgjatë historisë e përfshirë edhe në Kushtetutë si pjesë e rëndësishme e lirive të njeriut, e bën Kosovën një shtet të respektimit të lloj llojshmërisë dhe ruajtjes së paqes. Megjithëkëtë, në një kohë të sfidave botërore të sigurisë, kur njëkohësisht po sfidohet edhe bashkëjetesa, madje edhe fetare, duhet një përgjigje e përbashkët, gjithëpërfshirëse, për ta ruajtur një vlerë të rëndësishme për njerëzit – mirëkuptimin dhe mirëbesimin ndërmjet tyre, tha ajo.

Kjo sfidë, që nuk ka lënë pa e prekur edhe Kosovën, shndërrohet në një betejë të rëndësishme për qytetarët tanë, për të rinjtë tanë, që të ritheksojnë edhe njëherë vlerën e shtetit të ri të tyre, se e ardhmja bazohet në besimin te shteti i përbashkët, i cili ndërtohet mbi shumëllojshmërinë e kulturave dhe traditën e bashkëjetesës midis tyre. Për të siguruar një gjë të tillë, ne duhet të konfrontohemi me ekstremizmat e çfarëdo lloji dhe me ndikimet që ato mund të kenë mbi të rinjtë tanë. Dhe, prandaj, na duhet angazhim i plotë i yni, i shoqërive tona, në hapjen e perspektivave për të rinjtë tanë, në rritjen e nivelit të arsimimit dhe në kultivimin e kulturës së bashkëjetesës. Dhe religjioni është pikërisht këtu, për ta ndihmuar këtë angazhim për një të ardhme më të mirë për të gjitha vendet tona”, tha presidentja Jahjaga.

Ndërkaq, Ejup Ramadani, nga Bashkësia Islame e Kosovës, tha se Kosova është një vend i vogël e me një të kaluar të hidhur. Por, edhe ajo e kaluar e kujton një vlerë të çmuar e të rrallë, që është harmonia ndërfetare.

Por, sot jemi në rrethana të reja, në sfida të reja, shpesh edhe të padëgjuara më parë. Feja si pjesë e kulturës së shoqërisë ofron përkrahje në përballjen me këto sfida që mund ta rrezikojnë gjithë atë që është arritur deri më sot. Liria e besimit dhe manifestimi i tij janë një vlerë dhe parim global. Arsimimi dhe edukimi nuk kane alternativë, por indoktrinomi duhet të demaskohet dhe mënjanohet pa marrë parasysh se me çfarë petku është veshur ai”, tha zoti Ramadani.

Ndërsa, përfaqësuesi i kishës ortodokse serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq tha se karakteri shumetnik dhe shumfetar i Kosovës është një pasuri e saj dhe jo një pengesë.

Shoqëria, e cila di se si t’i respektojë dallimet dhe, në të njëjtën kohë di të jetë gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e saj, dëshmon pjekurinë e saj politike. Pa një qëndrim të tillë është gjithmonë të mbetet peng i miteve politike e nacionaliste që mund të mbajnë tërë Ballkanin Perëndimor të izoluar dhe në konflikte”, tha ai.

Famullitari i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, Dom Lush Gjergji, tërhoqi vëmendjen në rreziqet që paraqet mosgatishmëria për të pranuar tjetrin që është ndryshe.

Papa i madh e i pavdekshëm, miku i mbarë botës, ne veçanti i botës shqiptare dhe i Kosovës, Shën Gjon Pali i dytë, ë një rast pat thënë: urrejtja dhe vrasja e njeriut është krim. E krimi i krimeve është kur ajo bëhet në emër të Zotit”, tha Dom Lush Gjergji, i cili tha se Kosova qëndron shumë mirë në marrëdhëniet ndërfetare, meqë siç tha ai, “vëllazëria gjithëshqiptare është mbi ndasitë fetare”, tha ai.

Në konferencën që po vazhdon punimet me dyer të mbyllura është vënë theksi tek dialogu ndërfetar në kohën e mediave sociale: Jetësimi i agjentëve të ndryshimit, kundërvënia ekstremizmit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes, që synon këmbimin e përvojave për sfidimin e radikalizimit në internet.

Kosova është përballur me sfidën e pengimit të përfshirjes së qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e mesme. Sipas një studimi të qendrës së Kosovës për studime të sigurisë, i publikuar ditë më parë, deri në muajin janar të këtij viti, 232 qytetarë të Kosovës kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar, që përbën një numër të madh në krahasim me popullatën e saj të përgjithshme. Deri tash rreth 30 veta kanë humbur jetën në ato luftëra. Të martën, ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se aktualisht atje mund të jenë rreth 50 shtetas të Kosovës.

Në muajin mars, Parlamenti i Kosovës me 60 vota për dhe 17 kundër miratoi ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen luftërave jashtë vendit. Ligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja. za

SHTYHET DEBATI PËR NGRITJEN E GJYKATËS SË POSAÇME

 

Të premten parlamenti i Kosovës duhej të debatonte ngritjen e kësaj gjykate që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë

Parlamenti i Kosovës, shtyu për kohë të pacaktuar debatin për miratimin e  ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë ngritjen e Gjykatës së Posaçme, që do të trajtojë pretendimet për përfshirje të pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte.

Vendimi për shtyrje që u votua nga shumica e deputetëve pasoi propozimin e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Adem Grabovci i cili tha se duhet kohë për përgatitjen e dokumenteve para se të debatohet në parlament.

Draft-ligji duhet të na vijë nga Brukseli. Ai duhet të përkthehet në të gjitha gjuhët dhe t’u shpërndahet deputetëve. Kështu që propozojmë që kjo seancë plenare të shtyhet derisa t’i kemi materialet e nevojshme për t’i analizuar”, tha ai.

Ndërkohë, Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare u hodhën në protestë kundër kësaj gjykate, kundër së cilës janë shprehur edhe partitë e opozitës që e shohin atë si të dëmshme për drejtësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Përfaqësues të opozitës thanë se arsyeja e vërtetë e shtyrjes ishte mungesa e votave të mjaftueshme të partive në pushtet, meqë edhe një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike ishin shprehur kundër gjykatës.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjit për Gjykatën kërkon dy të tretat e votave të deputetëve si dhe mbështetjen e dy të tretave të votave të komuniteteve pakicë.

Të enjten presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha nëpërmjet një komunikate se ka takuar kryeministrin Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi me të cilët “diskutoi rreth hapave për votimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën e Posacme. Por, pak orë më pas, nga zyra e zëvendëskryeministrit Thaçi u tha se deklarata e lëshuar nga zyra e presidentes se në takimin e mbajtur në mbrëmjen e së enjtes është diskutuar për Gjykatën Speciale, nuk qëndron.

Drejtues të institucioneve dhe diplomatë perëndimorë thonë se dështimi i mundshëm i parlamentit mund të çojë çështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Shtyrja e sotme pasoi dënimin e 11 pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për krime luftë dy ditë më parë në një proces që nxiti shumë reagime. Protestuesit thanë të premten se proceset e deritashme gjyqësore ndaj pjesëtarëve të kësaj ushtrie janë udhëhequr nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe përvojat flasin që nuk mund të pritet drejtësi nga një gjykatë e posaçme.

Në prill të vitit të kaluar parlamenti i Kosovës me 89 vota për miratoi themelimin e gjykatës së posaçme, e cila do të vendoset në Holandë, ndonëse ende nuk ka një marrëveshje për këtë çështje dhe ajo do të drejtohet nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Marty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999. za

Protestë kundë Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte

 

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrië Çlirimtare të Kosovës janë duke protestuar në qendër të Prishtinës, në shenjë kundërshtimi me themelimin e Gjykatës së Posaçme për Krime Lufte.

Kuvendi i Kosovës pritet të nxjerrë sot për miratim amandamentet kushtetuese të propozuara nga qeveria, me të cilat i hapet rruga ligjore themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Për miratimin e këtyre amendamenteve, janë të nevojshme votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve si dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e minoriteteve.

Mbështetje kësaj proteste i ka ofruar Lëvizja Vetëvendosje, parti politike në opozitë, e cila kundërshton gjithashtu themelimin e Gjykatës.

Protesta e sotme gjithashtu është shprehje e pakënaqësisë me dënimin e 11 ish pjesëtarëve të UÇK-së, nën akuzat për krime lufte. rel

VLORA I KUSHTON SHTRENJT BUXHETIT TË KOSOVËS

Ministria e Integrimeve Evropiane (MIE),e cila një periudhë të vitit të kaluar ishte udhëhequr nga ish ministrja Vlora Çitaku, gjatë vitit të kaluar, për dy udhëtime zyrtare jashtë vendit kishte rezervuar bileta të klasit biznes në vlerë prej 9.440 euro. Përderisa biletat e klasës ekonomike për të njëjtin relacion kishin kushtuar 3,722 euro, duke shkaktuar në këtë rast mbishpenzim prej 5,718 euro. Kjo është konstatuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Këto bileta sipas ZAP-së , ishin paguar për relacionin Prishtinë-Romë-Washington në vlerë 3,681 euro dhe Washington-Stamboll-Prishtinë në vlerë 3,603 euro. Po ashtu, sipas ZAP-së, raportet e pranimit të SIMFK për mallrat dhe shërbimet e pranuara nuk ishin nënshkruar nga zyrtari i certifikuar për pranim të mallrave dhe shërbimeve, por nga zyrtarë tjerë.

ZAP-ja po ashtu ka identifikuar se shpenzimet e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit ishin tejkaluar ndjeshëm në raport me buxhetin fillestar. “Planifikimet buxhetore për këtë lloj shpenzimi nuk përkonin me kërkesat dhe nevojat reale. Parametrat për shpenzimet e njëjta të vitit paraprak nuk ishin marrë për bazë në planifikimin e buxhetit të vitit aktual”, thuhet në raportin e ZAP-së.

Sipas po të njëjtit raport, shpenzimet vjetore nga kjo nënkategori ishin 410,898 euro, ndërsa ishin buxhetuar 205,198 euro. Po ashtu, auditori ka gjetur se kjo ministri ka pasur planifikim jo real buxhetor edhe për nënkategorinë e shpenzimeve për dreka zyrtare.

“Nga 140,000 euro të planifikuara, ishin realizuar vetëm 39,872 euro. Rreziku planifikimet e dobëta buxhetore dhe devijimi nga programi buxhetor duke mbishpenzuar njërën kategori në dëm të kategorisë tjetër vështirëson arritjen e objektivave të synuara të organizatës. Situatat e tilla mund të rezultojnë në deficit ose suficit të paplanifikuar, me ndikim në reduktimin e efektivitetit të veprimtarisë së organizatës”, thuhet në raport.

MIE po ashtu sipas konstatimeve të ZAP-së, shfrytëzon shërbimet e telefonisë mobile pa ndonjë kontratë të nënshkruar me operatorin ekonomik, ku sipas ZAP-së, shërbimet e këtij operatori shfrytëzohen vetëm për kabinetin e ministrit. Testimi i një mostre/numri telefonik , nga ZAP-ja, ka identifikuar se shpenzimet e muajit dhjetor/2013 ishin 2,936 euro, përderisa me rregullën aktuale në fuqi për nivelin e caktuar hierarkik limiti i lejuar mujor është 250 euro.

E gjetura tjetër nga ZAP-ja ishin edhe shpenzimet e akomodimit për tre udhëtime zyrtare ku ishin tejkaluar në vlerë 1,335 euro, për të cilat, sipas ZAP-së nuk kishte ndonjë shpjegim të vlefshëm të dhënë për këto raste. Tejkalimet në këtë rast ishin aprovuar nga asistentja ekzekutive e Ministres.

Po ashtu, gjatë vitit 2014, MIE kishte vlerësuar si shkelje, subvencionimin e projekteve të refuzuara nga komisioni vlerësues.kp

33 arsye përse duhet të votohet 33-vjeçarja Vjosa Osmani – Nga Halil Matoshi

 

Deputetja më e votuar për Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i sfidojë 355 delegatët e Kuvendit Zgjedhor të 31 majit 2015, dhe jo vetëm liderin e saj të partisë dhe kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa. A do të mbizotërojë arsyeja mbi paqsionet partikulare tek shumica e delegatëve për t’i dhënë partisë një lider për shekullin 21 e për t’ia kthyer LDK-së primatin!? Vota për Vjosën presupozon modernitet, reformë dhe përgjigje të fuqishme ndaj demagogjisë nacionalromantike. Vota për Vjosën do të thotë ta marrësh anën e jetës kundër kalbëzimit. Ajo e bën diferencën

1. Për shkak se ajo e di se ku synojnë kosovarët për të shkuar.

2. Sepse ju gjithmonë mund të shihni një fytyrë femre që rrezaton rini e paqe. Është 33-vjeçare (mosha më paqësore sipas të gjitha aspekteve) dhe e lindur në muajin e luleve, në maj, dhe ajo synon ripërtëritjen e partisë.

3. Për arsye se ajo dëshiron ta kthejë mbrapsht koalicionin me PDK-në, sepse qeverisja e saj në dy mandate ishte një horror.

4. Të hapë debatin e madh nëse një zyrtar i lartë i LDK-së guxon ta kritikojë liderin e të mos ketë pasoja.

5. Sepse ka respekt për liritë individuale.

6. Dhe natyrisht lirinë e shprehjes.

7. Për shkak se njerëzit e ditur që kanë çfarë t’i japin politikës kosovare nuk duhet të jetojnë nën hije, të margjinalizuar.

8. Për shkak se Lutfi Haziri, Haki Rugova e Agim Veliu janë lobuesit kryesorë për Mustafën e ky i fundit synon t’ia lërë si trashëgimi partinë Lutës, pas katër vjetësh.

9. Dhe për shkak se Fatmir Sejdiu është njëri prej kandidatëve.

10. Dhe pa ta në majë të LDK-së do t’i shkurtohet jeta demagogjisë në politikën kosovare.

11. Dhe do të vijë në konsideratë guximi i qytetarit të edukuar mirë.

12. Dhe Vjosa e sjell mendësinë e re me vete. Ripërtëritjen shpirtërore dhe mentale.

13. Së paku, besohet se për gjërat që nuk i di do të pyesë të tjerët.

14. Për shkak se ajo i do kosovarët dhe u beson atyre dhe kosovarët e duan atë, sepse është e pakorruptueshme.

15. Për shkak se në dekalogun e saj gjithkush është i përfshirë.

16. Sepse ajo synon ta instalojë përgjegjësinë në udhëheqje dhe nëse LDK-ja i humb zgjedhjet do ta lërë drejtimin e partisë.

17. Për shkak se çdo javë ajo lexon një libër dhe blen lule.

18. Dhe Kosova ndien mungesë të qytetarëve të ditur në pushtet.

19. Sepse në pushtet janë ngjitur qytetarët më të këqij. Kakistokracia.

20. Për shkak se populli, në emër të të cilit është shkruar Kushtetuta, duhet mbrojtur nga një Enver Hasan i ardhshëm si gardian i saj.

21. Për shkak se nuk e mallkon popullin si paraardhësi i saj – lideri aktual!

22. Sepse kur ajo do të shkojë jashtë shtetit nuk do ta shohin vetëm si kukull (grua udhëheqëse në një vend patriarkal), por do ta dëgjojnë se çfarë thotë…

23. Sidomos në Amerikë.

24. Për shkak se ajo do t’i mbrojë kosovarët prej armikut më të madh: fabrikimit të armiqve dhe të votave.

25. Sepse është ca mbi peshë, por elegante.

26. Ajo e di se si i shërbehet atdheut, por më parë e di se cili është atdheu real dhe nuk vrapon pas një atdheu fiktiv sikur pas fluturave të kaltra, si një Avatar…

27. Dhe ne me të vërtetë kemi nevojë për më shumë kohë për të gjetur nëse Kosova është shtet i pavarur dhe që duhet të bëjë miq nga fqinjët!?

28. Për shkak se ajo zotohet se nuk do të marrë asnjë vendim pa diskutim serioz dhe të gjatë me anëtarësinë e LDK-së.

29. Për shkak se për të dhembshuria ndaj njerëzve të dobët është një gjendje konstante, sepse është një nënë e mrekullueshme e dy vajzave binjake. Siç është e shenjtë çdo nënë tjetër.

30. Dhe është zemërmirë, pa dyshim…

31. Për shkak se kjo është vajza që do t’u përgjigjet thirrjeve tona telefonike (numrit të shoqërisë civile për antikorrupsion.)

32. Për shkak se ajo është e lindur për t’u ngjitur në majë të lidershipit për ta rikthyer etikën e pushtetit, sepse politika pa moral është nëntokë.

33. Dhe për shkak se ne kemi për ta mbajtur atë për fjale – gjithmonë në luftë për drejtësi.

Sepse ajo vetë ka premtuar: “Mbajtjen e fjalës”

Në vend të post scriptum

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) imponohet si temë jo vetëm për arsyet se është një aset politik i kosovarëve dhe paraqet një trashëgimi të pasur politike (parti që e ka krijuar Ibrahim Rugova me Fehmi Aganin e bashkëmendimtarët e kohës), porse edhe për arsyen se është në koalicion qeverisës me kundërshtaren e saj më të madhe, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe se këto ditë po e zhvillon procesin e zgjedhjeve të brendshme, nga të cilat do të dalë lidershipi i ri i partisë.

LDK-ja ose duhet të angazhohet për një reformë të thellë të brendshme dhe në rrafshin e shtetndërtimit, ose do ta ketë fatin e partive historike të shqiptarëve, si p.sh. atë të Ballit Kombëtar, për të shkuar në histori pa asnjë shans të ringjalljes.

LDK-ja, së pari, duhet të shndërrohet në parti normale politike, konkurruese me të tjerat dhe ta heqë përfundimisht aurën e lëvizjes kombëtare, si dhe të pushojë së shituri në publik kinse flijimin e saj për hir të Kosovës!?

Po ashtu, LDK-ja duhet të angazhohet për reformë politike brenda vetes dhe në rrafshin e shtetndërtimit, për kosovacentrizëm (besnikëri e lojalitet ndaj Republikës së Kosovës) modernizim, emancipim dhe perëndimorizim të shoqërisë kosovare dhe jo për idetë e Rilindjes së shekullit 19 dhe për turbopatriotizëm (porn-folk) të shekullit 20 që e fashistizoi Serbinë.

Derisa zgjedhjet e brendshme partiake në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) janë në rrjedhë e sipër, mund të thuhet që tani se në kampin e partisë së Ibrahim Rugovës vërehet kalbëzimi ideologjik dhe politik, me vetë faktin se po rikthehen disa figura të së kaluarës që nuk i kanë dhënë vendit ndonjë ide apo vepër për t’u mbajtur mend. Pra, mendësia nacionalromantike po rikthehet dhe po stabilizohet në këtë parti, e cila pati shansin ta braktisë të kaluarën, jo si trashëgimi politike, por si manual për të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie.

Në LDK po zhvillohet një garë demokratike (dhe për këtë duhet lavdëruar edhe Isa Mustafën) jo vetëm për konsolidimin e strukturave të partisë, por edhe për një lidership të ri, mirëpo me gjasën që të mbetet ai i vjetri, ngase Isa Mustafa nga pozita e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës i ka të gjitha resurset në dispozicion dhe strukturat e partisë do ta dizajnojnë Kuvendin zgjedhor në atë mënyrë që shefi të mbetet shef!?

Sidoqoftë, gara në LDK vlerësohet demokratike (ndonëse Isa Mustafa është zgjedhur delegat në Kuvendin zgjedhor me aklamacion) dhe shembull i mirë për partitë e tjera se si duhet iniciuar garën e brendshme demokratike dhe fer me disa kandidatë.

Duket se në garën për lider partie do të hyjnë kryetari aktual i saj, Mustafa, ish- sekretari i përgjithshëm i partisë (në kohën e Rugovës) dhe pasuesi i presidentit historik të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe me gjasë edhe deputetja Vjosa Osmani, e cila, ndonëse vlerësohet të jetë gruaja më e fuqishme për nga profili intelektual në parti, e ka më së vështiri, sepse strukturat e vjetra të partisë, që po rikonfirmohen nëpër degë, do ta ndajnë mejdanin mes ish-kryetarit Sejdiu dhe kryetarit aktual Mustafa.

Sidoqoftë, Mustafa do të ketë konkurrencë e pra edhe presion të shtuar dhe kjo atë ose e nxjerr nga loja si të humbur në një garë demokratike, ose e fuqizon në parti si lider të fuqishëm.

Zonja Osmani e ka të vështirë, sepse shumica e elektoratit naiv kosovar voton jo për partinë ose ideologjinë dhe reformat modernizuese, por për një “hyqymet”, pra për pushtetin klientelist, që e konsiderojnë se është i tyre, e që në fakt nuk është, sepse ky pushtet është kamikazllëk i disa krerëve të LDK-së për ta shpëtuar nga vdekja e sigurt politike PDK-në e Hashim Thaçin, për ta rehabilituar SHIK-un, pa u përballur me të vërtetën dhe për të mos i sjellë para drejtësisë atentatorët politikë dhe eksponentët e linjës terroriste-enveriste në skenën politike kosovare.

Duket se strukturat e kalbura dhe jointeligjente, pra fundësisht mendjekorruptuara të LDK-së, që jetojnë dhe frymojnë me idetë nacionalromantike të shekullit 19, duke qenë të konvertueshme lehtë, kanë shkelur mbi idetë liberal-demokratike të themeluesit të saj Ibrahim Rugova dhe e kanë marrë mbi supe barrën e rehabilitimit të haraçxhinjve e njerëzve të fuqishëm me alltia, që sillen si vrasës serikë nëpër Kosovë, jashtë kontrollit të shtetit, pra mbi ligjin.

Mirëpo elektorati i gjerë i LDK-së (elektorati i përgjumur dhe i zhgënjyer) po rizgjohet, pra është krijuar një frymë mobilizuese për ta nxjerrë Vjosa Osmanin fituese të kësaj gare.

Pra, ky elektorat i zhgënjyer besohet se do t’u kundërvihet strukturave demagogjike dhe lehtë të konvertueshme për ta bërë diferencën ndërmjet liderëve të së shkuarës dhe liderëve për një Kosovë evropiane si Osmani, e cila, ndonëse është pa konkurrencë më e afta, mjerisht nuk i ka në krah njerëzit e fuqishëm të partisë, mendërisht të kastruar.

Megjithëse ka një popullaritet të madh tek të rinjtë, megjithatë ajo nuk do të zgjidhet në rrjetet sociale por në një forum partiak, që ende duket i papërgatitur për ta vënë në ballë të LDK-së një lidere të shekullit 21.

Porse Vjosa Osmani, edhe nëse nuk e fiton këtë garë, mbetet një grua e guximshme, një lidere që i duhet politikës kosovare…

PRISHTINË – KONFERENCA GLOBALE NDËRFETARE

Jahjaga: Feja s’mund të përdoret për tjetër, pos promovimit të paqes

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha në hapjen e Konferencës Globale Ndërfetare, se “me një traditë shumë të gjatë të tolerancës, harmonisë dhe të bashkëpunimit ndërfetar edhe në periudhat më të rënda të historisë së saj, Kosova ka ndërtuar bazën e mirëkuptimit, tolerancës dhe harmonisë ndër shekuj dhe pikërisht kjo traditë tregon se sa e vështirë është të prishen vlerat që njerëzit bashkërisht i kanë ndërtuar me mund”.

E para e vendit theksoi se tradita e bashkëjetesës fetare, e kultivuar gjatë historisë së vendit, e gërshetuar edhe në Kushtetutën e Kosovës, si pjesë e rëndësishme e lirive të njeriut, e bën Kosovën një shtet të respektimit të diversitetit dhe të ruajtjes së paqes.

Megjithëkëtë, sipas Jahjagës, në një kohë të sfidave globale të sigurisë, kur njëkohësisht po sfidohet edhe bashkëjetesa edhe fetare, duhet një përgjigje e përbashkët, gjithëpërfshirëse, për ta ruajtur një vlerë të rëndësishme për njerëzit, mirëkuptimin dhe mirëbesimin ndërmjet tyre.

Presidentja shtoi se vlerat e bazuara në tolerancë, harmoni, mirëkuptim e gjithëpërfshirje duhet t’i mbizotërojnë konfrontimet dhe të çelin rrugën e pajtimit mes popujve dhe shteteve, duke garantuar bashkëpunimin dhe hapjen e perspektivës për të ardhmen.

Jahjaga u shpreh se pavarësisht besimeve, qytetarët e Kosovës kanë qëllime e synime të tjera dhe, mbi të gjitha, kanë ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë dhe më të begatë

Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës Ejup Ramadani thotë se Kosova është një vend me një të kaluar të hidhur, por që ajo e kaluar kujton një gjë të mirë, që është harmonia fetare. Ai tha se liria e besimit dhe manifestimi i tij janë një vlerë dhe një parim global, derisa, arsimi dhe edukimi nuk kanë alternativë, por indoktrinimi duhet të demaskohet dhe mënjanohet pa marrë parasysh se më çfarë petku është veshur ai.

Ramazani u shpreh me tutje se BIK është në prag të lancimit të një projekti në bashkëpunim me komunitetet tjera fetare të vendit, i cili quhet ‘Ta njohim fqinjin tonë’, që ka për qëllim njohjen e njeri-tjetrit, besimin, kulturën dhe gjuhen.

Ndërkaq, igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, tha se konferencat religjioze në rajon pas konflikteve kanë një rëndësi të veçantë, duke ofruar mundësi të shkëmbejnë mendimet e tyre lidhur me rolin e religjionit dhe pajtimin e rritjes së besimit mes komuniteteve.

Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës, deklaroi se vëllazëria gjithëkombëtare është më e thellë se sa ndasitë fetare.

“Dialogu ndërfetar mbështetet medoemos tek Zoti, burimin tonë të përbashkët dhe zanafillën e njerëzimit. Dhe në jetën tonë shpirtërore falja dhe pajtimi, kërkimi i faljes, ndërrimi dhe përmirësimi ynë janë virtyte të gërshetuara mes hyjnores dhe njerëzores dhe dëshmi se besimtarët dëshirojnë të jetojnë në harmoni me vetveten, me njëri-tjetrin dhe me Zotin”, tha Gjergji.

Konferenca organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Instituti Ndërkombëtar për Dialog Ndërfetar, me mbështetje të Kombeve të Bashkuara, Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Këshillit Britanik, Ambasadës britanike, Zyrës së Bashkimit Evropian. kp

Mustafa – Ja çka bisedova me Gruevskin dhe Vuçiçin


 

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pati sot në një bisedë me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski në Tiranë ku të dy morën pjesë në “Vienna Economic Forum” së bashku me udhëheqës të tjerë të Ballkanit perëndimor. Zoti Mustafa deklaroi se ishte folur për ngjarjet e Kumanovës

“Biseduam lidhur me ngjarjet e  fundit që kanë ndodhur në Maqedoni dhe nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë mes organeve tona të Punëve të Brendshme dhe të Maqedonisë në mënyrë që të parandalojmë cdo situatë në të ardhmen. Dhe ne u zotuam se këtë do ta bëjmë e po ashtu folëm dhe për zbatimin e kritereve ndërkombëtare përsa i përket trajtimit të të burgosurve që janë atje”, deklaroi ai pas takimit.

Kryeministri Mustafa shpjegoi se Kosova ka kërkuar të bëhet dhe një hetim ndërkombëtar sepse, një hetim i tillë, tha ai, “do të jetë shumë më neutral dhe do të japë rezultate të dobishme dhe për Maqedoninë e Kosovën”. 

Nga ana e tij kryeministri maqedonas nuk preferoi të jepte asnjë deklaratë. Ai pati një takim dhe me kryeministrin Edi Rama, rreth të cilit nuk ka patur asnjë njoftim. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj ngjarjeve të Kumanovës. Në fjalën e tij gjatë forumit, zoti Gruevski  theksoi se sipas tij “udhëheqësitë politik të rajonit duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat dhe mesazhet sepse pjesa më e madhe e qytetarëve i ndjekin ato dhe cdo mesazh i dhënë në mënyrën jo të duhur mund të shkaktojë ndjesi negative të cilat do të ishte e vështirë më pas të zgjidheshin”.

Ndërsa me kryeministrin Vuçiq, duket se nuk ka pasur shumë diskutim përtej shtrëngimit të duarve. Mustafa tha thjesht se e pyeti Vuçiq si kishte shkuar takimi me kryeministrin Rama, dhe se Kosova e sheh si shumë të rëndësishëm takimin mes tyre.

Lidhur me shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, Mustafa tha se ky ndryshim është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit, por se për këtë duhet të dialogohet me serbët dhe me komunitetet e tjera.

Ndërsa sa i përket punimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës, Mustafa mendon se aktivitete të tilla janë të një rëndësie të madhe, dhe se deri tani është arritur të konkretizohen disa prej projekteve të cilat do të ndihmojnë jo vetëm zhvillimin ekonomik por edhe komunikimin mes njerëzve, ndërmjet vendeve por po ashtu do ti kontribuojnë paqes dhe stabilitetit. kp

VETËVENDOSJE DËNON DËNIMIN E ZYRTARËVE TË ISH UÇK-së

 

Subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar lidhur me shpalljen e aktgjykimi në rastet e njohura si Drenica I dhe II.

Ky subjekt politik përmes një komunikate për media ka akuzuar EULEX-in, se po e degradon luftën e UÇK-së.

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ka qenë dhe mbetet luftë e drejtë. Prirja e përhershme e EULEX-it për të degraduar luftën tonë për liri del haptas dhe në gjykimet e fundit. Duke dënuar komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe të akuzuarit e tjerë, në një kohë shumë të ndjeshme për Kosovën, EULEX-i nuk po dënon korrupsionin e monedhës, por po korrupton vuajtjet, sakrificat, të zhdukurit e shqiptarëve. Pikërisht në një kohë të tillë po na imponohet krijimi i Gjykatës Speciale që do ta gjykojë UÇK-në për dyshimet e ngritura për gjenocid dhe krime lufte. Ndërsa monedha e pisët do të jetë gjithnjë pushteti që do i konvenojë gjykimeve të EULEX-it”, thuhet mes tjerash në një komunikatë që Vetëvendosje u ka dërguar mediave.

Në komunikatë thuhet po ashtu se “çdo akt që mund të ketë ndodhur në kundërshtim me rregullat dhe parimet e luftës, duhet të trajtohet nga sistemi i drejtësisë në vend e jo nga mekanizmat ndërkombëtarë”. rel

DEPUTETI I PDK DËNOHET ME 3 VJET BURGIM

VOAL – Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykimit në rastin “Drenica 2”.

Pas shqyrtimit të mbajtur publikisht në prani të të pandehurve dhe avokatëve të tyre, sot  ka shpallur aktgjykimin, transmeton zeri.info.

Në mesin e të dënuarve është edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, i cili u dënua me 3 vjet burgim. /Zëri/

ANALISTËT – FRIKË DHE PAAFTËSI E PRISHTINËS PËR T’U POZICIONUAR NDAJ KUMANOVËS

Institucionet e Kosovës, vazhdojnë të mos deklarohen në lidhje me përfshirjen e shtetasve të Kosovës në incidentin e Kumanovës në Maqedoni që la pas vetes 18 të vdekur.

Në këtë incident, nga personat e vrarë, 9 prej tyre janë nga Kosova si dhe 19 të tjerë janë të arrestuar. Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë prononcime nga Zyra e Presidentes dhe e Kryeministrit të Kosovës, por përfaqësuesit e të dyja institucioneve nuk janë deklaruar.

Ndërkohë, analistët politik e cilësojnë këtë heshtje të institucioneve karshi përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në një përplasje të armatosur në një vend fqinj, si tregues të paaftësisë dhe mungesës së guximit për të reaguar drejt në raport me ngjarjet e tilla të cilat reflektojnë në sigurinë rajonale.

Analisti Belul Beqaj, thotë se reagimi i zbehtë i institucioneve të Kosovës për këtë rast dëshmon të kundërtën e asaj që deklaron lidershipi i Kosovws se “vendi është shndërruar në faktor të stabilitetit në rajon”.

“Megjithatë, Kosova nuk është ashtu siç po deklarojnë pushtetarët… se është shndërruar në një vend të stabilitetit në rajon. Përkundrazi, vet ky fakt tregoi të kundërtën se Kosova në një mënyrë përmes individëve të caktuar, pikërisht për shkak të mosefikasitetit të pushtetit në mënyrën e duhur, është një burim i destabilitetit në rajon”, ka thënë Beqaj për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, mungesa e reagimit adekuat të institucioneve, sipas analistit Belul Beqaj, nuk dëshmon edhe marrjen e përgjegjësisë për incidentin në Kumanovë.

Kjo sipas tij, mund të ndërlidhet më shumë me pasojat që mund të ketë një reagim më i ashpër për disa individë të caktuar që bartin poste politike në Kosovë.

“Nuk mund të them që heshtja është pranim i përgjegjësisë për faktin se nuk ka pasur një gjykim të asaj çfarë ka ndodhur. Por, gjithsesi kjo tregon se kjo është një frikë se nëse eventualisht bëhet një reagim zyrtar, të mos bartet edhe formalisht përgjegjësia në pushtetin dhe njerëzit të cilët janë apo ishin të ndërlidhur në forma të ndryshme me disa nga pjesëtarët, të cilët ishin të përfshirë në konflikt’, ka theksuar Beqaj.

Analisti tjetër, Dukagjin Gorani, vlerëson se institucionet nuk kanë treguar guxim dhe aftësi për t’u ballafaquar me këso sfida të rënda, por të cilat janë pjesë e realitetit në Kosovë.

“Kjo strukturë qeveritare dhe ky pushtet, absolutisht nuk ka kurrfarë aftësie që të ballafaqohet me të. Heshtja e cila tash e sa ditë e pllakos këtë vend e cila vetëm sa e shpalos krejt këtë paaftësi edhe për një frikë shumë të madhe të pushtetit kosovar karshi situatave reale shoqërore”, ka vlerësuar Gorani në prononcimin për Radion Evropa e Lirë.

Tragjedia e Kumanovës, sipas Dukagjin Goranit, duhet të hap një debat në Kosovë nëse pushteti dhe politika aktuale janë vetëm një dekor dhe nuk shërbejnë për zgjidhjen e asnjë problemi për zhvillimet qenësore në shoqëri.

Sipas tij, në institucione ka frikë të dilet me një qëndrim rreth atyre pjesëtarëve që u përfshinë në incidentin e Kumanovës, duke pasur parasysh se nga një pjesë e shoqërisë ata shihen edhe si heronj, kurse nga pjesa tjetër si një grup shumë i rrezikshëm.

“Nuk është i konstruktuar ky pushtet që të ballafaqohet me situata reale. Konkretisht, çka të bëjë dhe si të pozicionohet shoqëria kosovare karshi raporteve kontradiktore mes vete”.

“Në njërën anë këta njerëz kuptohen si heronj të cilët kanë shkuar të luftojnë në një shtet i cili është i pranuar, është i huaj, është shtet fqinj dhe i cili na ka njohur edhe neve. E në anën tjetër ekzistojnë raporte të cilat këtë grup e definojnë si të rrezikshëm dhe me pikëpamje ekstreme”, ka thënë Gorani.

Në deklarimet e mëhershme, kryesisht përmes komunikatave me shkrim, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Isa Mustafa, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për zhvillimet në Kumanovë.

Jahjaga dhe Mustafa kishin dënuar çfarëdo përfshirje të shtetasve të Republikës së Kosovës në incidente në Republikën e Maqedonisë, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe shteteve fqinje, duke vënë në sprovë paqen dhe sigurinë dhe duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve.

QUN LAJQI: ENVER ROBELLI, PAQ FAQEN E ZEZË

VOAL – Aktori Qun Lajqi ka reaguar ashpër ndaj gazetarit, Enver Robelli, i cili i cilësoi të vrarët në Kumanovë si kriminelë e njerëz që e meritojnë burgun e jo nderimin e popullit.Quni në Facebook ka shkruar:

Robel Rrebeli!
KUMANOVA ASHT E JONA DHE E DJEMVE TANË QË DHANË JETËN ATJE PËR LIRINË E VËLLEZËRVE TË TYRE ooooooo ROBEL E SHKUAR RREBELI!!!!!……!
ATA S’ISHIN BANDA POR HEROJ TË KOMBIT OR PAQ FAQËN E ZEZË TI E TË GJITHË ATA QË E KANË KËT MENDIM!!!

JACOBSON – KORRUPSIONI, SFIDA MË E MADHE E KOSOVËS

 

Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson i bëri këto komente gjatë ceremonisë së diplomimit të 116 studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë.

Përfaqësues të institucioneve arsimore dhe organizatave ndërkombëtare, thanë sot në Prishtinë se Kosova ndodhet në një epokë të re të zhvillimit të saj si një faktor pozitiv politik dhe ekonomik në rajon, por ajo përballet me sfida të mëdha siç është lufta kundër korrupsionit.

​​

Ata i bënë këto komente gjatë ceremonisë së diplomimit 116 të studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë, një ndër institucionet e para të arsimit të lartë jo publik në Kosovë, i themeluar në vitin 2003.

Presidenti i këtij universiteti Winfred Thompson, tha se dita e sotme shënon mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një kapitulli të ri në jetën e të diplomuarve.“Çdo vend ka nevojë për talentet më të mira të reja dhe kjo vlen posaçërisht për vende të reja si Kosova ku e ardhmja premton shume por bart në vete edhe shumë rreziqe”, tha ai duke shfaqur shpresën që arsimimi në Universitetin amerikan e ka forcuar përkushtimin e të rinjve për të punuar jo vetëm për suksesin personal por edhe për përmirësimin e vendit dhe shoqërisë.

​Oratorët nënvizuan rolin e këtij Universiteti në një periudhë thelbësore për të ardhmen e Kosovës. Richard Lukaj, kryetar i Bordit të Universitetit i ndau mirënjohje ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson për punën e saj në shërbim të një botë më të sigurt, më demokratike e përparimtare dhe në interes të popullit amerikan dhe komunitetit ndërkombëtar.

Ambasadorja amerikane vlerësoi arritjet e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, por tërhoqi vërejtjen edhe në sfidat që ndodhen para saj, duke vënë theksin tek korrupsioni.

Dua ta nënvizoj këtë çështje tani sepse korrupsioni sipas meje pas tre vjet qëndrimi këtu është sfida më e madhe me të cilën përballet ku vend”, tha ajo, duke u bërë thirrje të diplomuarve që të punojnë për të mirën e vendit të tyre, duke shfrytëzuar mundësitë dhe arsimimin e fituar në këtë universitet.

Universiteti Amerikan në Kosovë u themelua në vitin 2003 me synimin për të ofruar një edukim të cilësisë së lartë amerikane, për të rinjtë dhe të rejat e Kosovës. Por, gjatë këtyre viteve në këtë institucion kanë studiuar edhe të rinj nga vende tjera të rajonit. za

KUVENDI VIII – HISTORIK PËR LDK-në! – Nga FLORIM ZEQA

Tanimë kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në përballjen finale të Kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së, përveq se i kemi të qarta vetëm disa prej kandidaturave për kreun e kësaj partie, gjitha të tjerat mbetën enigma të pazbuluara !
Varësisht prej nivelit intelektual, varijojnë edhe përceptimet dhe opinionet e elektoratit, analistëve dhe gazetarëve,…disa prej të cilëve, Kuvendin po e “shëndrrojnë” në fontanë dëshirash, duke harruar se çdo gjë është në dorën e delegatëve të atij kuvendi.
Madje ka edhe deklarata qesharake prej kandidatëve për kryetar partie; ” “Besoj tek mbështetja jashtëzakonisht e madhe e elektoratit të LDK-së…”, duke harruar se nuk janë në përballje me elektoratin, por me një armatë delegatësh të kontrabanduar, vullneti i të cilëve është në shpërputhje të plotë me vullnetin e elektoratit,…është kjo shpërfaqje e politikës adoleshente si dhe përpjekje për mashtrim të opinionit dhe manipulim të delegatëve në kuvend !
Përballja e vlerave me antivlera !
Në Kuvendin e VIII-të, do të thoja historik të LDK-së, përballë njëri-tjetrit do të ndodhen dy taborre delegatësh.
Në njërën anë do të jenë veprimtarët e devotshëm dhe të paluhatshëm të LDK-së, ushtar besnik të filozofisë rugoviane, që do të synojnë rikthimin e frymës rugoviane në këtë subjekt.
Ndërsa në anën tjetër, përballë tyre do të jenë një armatë delegatësh servil, klientelist të kontrabanduar nga ana e kryetarit aktual si; ministra, zv. ministra, deputet, këshilltar politik, vozitës, kamarier, parrukier (ndreqës frizuarsh), lustragjinjë e çka jo tjetër, që me “mund” të madhë kanë arritur të bëhen pjesë e kabinetit (të turpit) qeveritar !
Pra me një fjalë, nuk do të kemi përballje të drejtëpërdrejtë mes kandidatëve, por përballje mes koncepteve dhe ideve politike diametralisht të kundërta.
Do të përballen ato pak vlera rugoviane që kanë arritur të depërtojnë në këtë kuvend, kundrejt manipulimeve të shumta zgjedhore nëpër degë dhe nëndegë të LDK-së, ku delegatët u zgjodhën sipas diktatit dhe orekseve të drejtuesve aktual,…do të përballen kundër antivlerave, kundër servilëve politik, kundër shpërdoruesve dhe përfituesve të vlerave rugoviane në këtë subjekt politik.
Ndarja e “shapit nga sheqeri” !
Kuvendi i VIII-të siq e kam cekur edhe më lartë, do të mbetët historik për LDK-në për shumë arsye, e mbi të gjitha për atë se përfundimisht në këtë subjkekt do të ndahet “shapi nga shqeri”, ngase LDK-ja si e tillë çfare është aktualisht nuk mund të funksionoj tutje,…elektorati i saj nuk do ta pranoj edhe më tutje ngulfatjen e vlerave nga uzurpatorët, puçistët dhe linçuesit e frymës rugoviane në këtë subjekt politik.
Elektorati nuk do t’u qendroj besnik edhe më tutje liderëve humbës të disa palë zgjedhjeve, atyre që u bënë bashkëpjesmarrës në kapjen e institucioneve të shtetit, të atyre që u bënë bashk me krimin dhe korrupsionin duke u pasuruar (u bënë milioner) në kurriz të një populli të varfër,…nuk do t’i qendroj më besnik një lidershipi që tradhëtoi dhe kontrabandoi vullnetin e elektoratit, që theu shpresat e qytetarëve të këtij vendi për jetë dinjitoze në shtetin për të cilin pritën një kohë të gjatë dhe sakrifikuan jashtëzakonisht shumë.
Përgjegjësia historike e delegatëve
Prandaj mbi delegatët e Kuvendit të VIII-të zgjedhor të LDK-së rëndon përgjegjësia historike. Vazhdimi eventual me lidershipin aktual do të thotë shthurje totale e këtij subjekti.
Që kjo të mos ndodhë, nga Kuvendi I VIII-të zgjedhor duhet të nxjerret një lider i përmasave të këtij subjketi; që ka përvojën dhe pjekurinë politike, që ka guximin dhe vendosmërin për arritjen e reformave të mirëfillta strukturore,…jo në bazë të të preferncave, tekeve apo inateve personale, por të bazuar në një platformë ekipore profesionale, sipas meritokracisë dhe standardeve të avancuara,…për vënjën e rendit demokratik mbrenda këtij subjketi, ku secili qytetar të ketë mundësinë të shprehet lirshëm dhe të jetë prezent në vendimarrje sipas sistemit elektoral; “një kandidat, një votë”, kritere këto që do çonin LDK-në drejt fitores historike duke e bërë partinë e parë në vend, si determinuese kryesore të shumë proceseve të rendësishme politike në të ardhmën e afërt të vendit tonë.


Send this to a friend