Siç mund të mësohet nga proceset ose zhvillimët e gjithëmbarshme reaksionare dhe turbulente në Kosovë. Gjegjësishtë, nga paradokset, anakronizmat, turbulencat, destruksionet, dekonstruksionet dhe anomalitë e shumëta objektive dhe subjektive në jetën e njohur institucionale dhe politike të Kosovës. I ashtuquajturi “koalicioni i madh” në mes PDK-së dhe LDK-së , ka shumë që po vazhdon t´ngjajë një të ashtuquajture “kulle të Babilonisë” ku krahu i djathtë i saj (PDK), si të thuash nuk di asnjëherë se ç´bën dhe vepron (prapa shpinde) krahu i majtë i saj (LDK) ose anasjelltas.
Aty janë edhe mungesat ose deficitet e hetueshme të etikës, edukatës, kultures, arsimimit, profesionalizmit, disiplines, emancipimit, disajnit, rezonanses dhe performanës së preferuar institucionale dhe konstitucionale të “koalicioni të madh” në fjalë së bashku me paradokset, mediokritetet, anakronizmat, hipotekat dhe anomalitë e njohura ( objektive dhe subjektive) të ministrave ose funksionarëve të ndryshëm qeveritar, parlamentar ose politik brendapërbrenda “koalicionit të madh” në fjalë të trashëguara që nga koha e luftës dhe pasluftës në Kosovë. Të cilat sigurisht se paraqesin një” gogol të madh “, apo sfidë të pakapërcyeshme për mbarëvajtjen dhe funksionimin optimal ose maksimal të shteti dhe qeverisë kosovare në të gjitha fushat dhe segmentet e mundshme. Të cilat sigurisht se do e arrijnë “zenitin” ose kulminacionin e tyre me rastin e paralajmërimëve të njohura vendonre dhe ndërkombëtare mbi ngritjen ose formimin e një të të ashquajture ” gjykate speciale” në Kosovë. Ku edhe njëherë do shfaqen ose dalin në shesh shantazhet, sabotazhet, subverzionet, aversionet, divergjencat, diskrepancat, kurhat, intrigat, komplotet dhe dredhitë e njohura (serbo-bizantine) të LDK-së ndaj PDK-së etj. Ndaj obligimeve të njohura morale, institucionale, kushtetuese, juridike, institucionale dhe patriotike- sidomos. Për të njohur ose ” zbuluar” kështu formen ose profilin e një “grushteti të vogël” institucional dhe konstititucional të LDK-së ndaj PDK-së në jetën e atjeshme pushtetmbajtëse ose politike.
Sidoqoftë, nga akti i mësipërm ” instutucional” dhe ” konstitucional” i Isa Mustafës dhe LDK-së, presidenti Hashim Thaçi dhe subjekti i tij politik (PDK), e kanë rastin të mësojnë diç më shumë mbi paqëndrueshmërinë, fragjilitetin, inkompaktibilitetin dhe jovaliditetin e koalicioneve të ndryshme poroze, heterogjene, të panatyrshme ( jonatyrale) , jolegjitime dhe jologjike çfarë është i ashtuquajturi ” koalicioni i madh për shtetin” në mes PDK-së dhe LDK-së.
Aty janë edhe ish gardistët, pionerët ose veteranët e dikurëshm titist ose jogokomunist të Serbisë dhe ish Jugosllavisë së bashku me joshqiptarët dhe antishqiptarët e ndryshëm ( brenda LDK-së dhe PDK-së) si ” kolonë e pestë” e Serbisë. Mbase, si bombë e kurdisur me sahat kundër Kosovës dhe shqiptarëve…Të kontrabanduar dhe inkriminuar në majat me të larta të shtetit, pushtetit dhe parlamentit ( kuvendit) kosovar.
Në vazhdim njjë apologji analogjike:
Se këndejmi, ndërkohë që LDK-së lindi ose u themelua dikur si ” levizje alternative” ose demokratike në muzgun ose buzëmbremjen e shkatërrimit ( dekompozicionit) të ish Jugosllavisë. Lufta dhe revolucioni i njohur çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë: Ishin luftë dhe një revolucion i vërtetë ushtarak dhe politik i popullit ose kombit shqiptar kundër një vendi dhe regjimi të huaj kolonial ose gjysëmkolonialist çfarë ishte Serbia. Përkatësisht, Jugosllavia e dikurshme.
Në këtë fryme te mespërme revolucionare dhe patriotike, nga gjiri dhe vullneti titanik i popullit (kombit) dhe atdheut si tonë si feniksi, dolën dhe u shfaqën fuqishëm dhe përjetësisht edhe akterët ose protagonistët kryesor të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Për të mos thënë këtu Gjorgj Uashingtonët dhe Tomas Xhefersonët shqiptar ose kosovar. Duke ngritur kështu përmendore ose një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari ose patrioti të vërtetë.
Lufta çlirimtare dhe patriotike e UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, ndërkohë që ishte e projektuar, motivuar dhe stimuluar nga idealët, vizionet dhe përpjekjet e kamotshme çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit ( kombit) tonë për liri, shtet dhe pavarësi të plotë shtetërore dhe nacionale. Në anën tjetër ndërkaq, ajo ishte e shquar (karakterizuar) dhe tipizuar edhe për nga bashkëpunimi dhe aleanca e njohur politike dhe ushtarake e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara (SHBA-së) dhe vendet tjera të NATO-s për të cilat në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumeta.
E thënë dhe deshifruar ndryshe, kjo donë të thotë se me rastin e luftës dhe revolucionit të lartpërmendur çlirimtar dhe patriotik të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, kemi të bëjmë me apologji, analogji dhe diskurse të ndryshme politike, ushtarake, historike dhe të tjera analoge me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga “kurora” e huaj imperiale ose kolonialiste në etapën e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë (18) dhe kështu me radhë. Ndërkaq, e ashtuquajtura “rezistenca pasive” ose pacifiste e Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së në etapën e fundit të shekullit të kaluar, ishin si të thuash me tepër “uvertyrë” ose një “paralojë e butë revolucionare” ose politike në buzëmbrëmjen e njohur të luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë.
Jugosllavia siç dihet do i përjetonte me dhembje, trauma, pezmatime dhe gjakderdhje të shumta “abortin” ose “shkurorëzimin” e saj shtetëror dhe politik. Duke i nënkuptuar këtu luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Slloveni, Bosnje Hercegovinë dhe së fundi në Kosovë, të nxitura dhe shkaktuara nga regjimi kriminal dhe gjakatar i Millosheviçit dhe ultranacionalistëve të tjerë serbo-çetnik në Beograd dhe gjetkë.
Meqë gjithnjë fjala mbi komparacionet dhe analogjitë e lartpërmendura të luftës dhe revolucionit të njohur të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi: Atëherë do theksuar në vazhdim se etapa ose “epoka” e njohur e luftërave dhe revolucioneve të ndryshme nacionale dhe politike (para dhe pas vitit 18OO), si të thuash në mënyrë fundamentale dhe substanciale atëbotë e kishin eksploruar, reformuar dhe emancipuar rendin ose rregullimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe politik të shteteve dhe shoqërive të ndryshme absolutiste, koloniale ose imperialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe më larg. Ndërkohë që “epoka e re” revolucionare dhe historike në globin dhe kontinentin tonë, kishte filluar pikërisht me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga “kurora” e huaj imperiale ose kolonialiste.
Ndaj, mu për këtë, lufta dhe revolucioni i njohur amerikan atëbotë ishin bërë simbol dhe një udhërrëfyes i fuqishëm konspirativ dhe logjistik për revolucionet e ndryshme (të mëvonshme) në Evropë dhe kudo. Përse ( pse) kjo? Sepse, lufta dhe revolucioni amerikan, ndërkohë që ishin të të ngjyrosur dhe përshkruar nga simbolet dhe elementët e shumta tradicionale dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian. Kjo për shkak të origjinës dhe lidhjeve të njohura historike, kulturore, emocionale, familjare ( gjenealogjike) ose antropogjenteike të pjesës dërmuese të popullit amerikane me Evropën. Në anën tjetër ishin të bazuar dhe motivuar në luftën dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të popullit (kombit) të madh amerikan nga “kurora mbretërore” britanike dhe kështu me radhë të nisur ose filluar asokohe dikund në vitin 1619. Respektivisht, në Tubimin e njohur parlamentar të Virgjinias. Për t´u pasuar nga Marylandi, Carolina, New Yorku, New Jersi, Delavare, Georgia, Massachustti, Rhode Islandi etj. Në vazhdim ia vlen të rikujtohen në sfond “Mayfloëer” dhe “41 viganët e parë” të luftës dhe revolucionit të lartpërmendur amerikan për pavarësi.
Ndërkohë që dikur me vonë, Uilliam Penny do e ngrisi dhe themeloi ” shtetin e pavarur të pyejeve” ( Pennsylvaninë) në vitin 1683. Duke shënuar kështu edhe fillimet e luftës dhe revolucionit të madh amerikan nga të të ashtuquajturat ” trembëdhjete shtetet” ose kolonitë e atëhershme amerikane-kunder “metropolës britanike” në shekullin 17. Të cilat në themelet ose substancën e tyre tyre ishin luftë dhe një revolucion i shkëlqyer në mes pavarësisë dhe sovranitetit të njohur amerikan dhe të të ashtuquajturit “sovranitetit parlamentar” dhe monarkist anglez.
Për t´u kurorëzuar në ” Kongresin e Parë Konstitucional dhe Kontinental” të Philadelphias (Filadelfia) në vitin 1774. Në të cilin, deputët e 13 vendëve të pavarura amerikane, do e zgjedhin dhe emrojnë Georg Washingtonin ( Gjorgj Uashingtonin) si udhëheqës dhe komandant të përgjithshëm politik dhe ushtarak të SHBA-së. Duke e nënkuptuar këtu edhe fitorën e njohur (historike) të ushtrisë amerikane kundër asaj britanike në vitin 1775. Respektivisht, Deklaratën e njohur të 4 Korrikut të vitit 1776 ( nga ana e Thomas Jeffersonit) për Pavarësi të plotë të Shtetëve të Bashkuara.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe angazhimet dhe aktivitetët e shquara politike dhe diplomatike të Benjamin Franklinit, John Adamasit dhe të tjerëve në drejtim të afirmimit dhe zyrtarizimit (konfirmimit) të shtetit dhe pavarësisë së lartëpërmendur amerikane nga ana e popujve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor. Duke e arrirë kështu zenitin ose kulminacionin e tyre me Konventën e famshme konstitucionale dhe juridike “Checks and Balances” (lëxo:Rregullat dhe Kontrolli) të Philadelphias në vitin e paharruar 1787.
Kjo done të thotë se edhe shteti dhe kombi i madh amerikan në fillim i kishin pengesat dhe vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive në rrugën e zorshme të lirisë, shtetit dhe pavarësisë. Sigurisht.
Ndaj, edhe përcaktimi, koncentrimi, etablimi dhe profilizimi i partive ( subjekteve) dhe elektoratit shqiptar (kosovar) në dy parti ose subjekte të fuqishme nacionale dhe konstitucionale: Me kalimin e kohës do i kishin dëshmuar përparësitë dhe beneficionet e shumta nacionale dhe politike në një kohë inflacioni të madh partiak dhe politik në Republikën e Kosovës. Pa të keq ndaj partive ose subjekteve të tjera politike në Republikën e Kosovës, por Partia Demokrate ( Party of The People) dhe Partia Republikane (The Grand Old Party) në SHBA-së me shumë gjasë sikur paraqesin Sinonim dhe Një Udhërrëfyes të fuqishëm logjistiko-katalogjik për jetën e përgjithshme partiake ose poltike në vendin tonë.
P.S. Pa dashur t´ua cekim emrat partive ose subjektëve të atjeshme politike, do theksuar krejt ne fund se me rastin e vdekjes se Dr.Ibrahim Rugose , ne nje forme ose tjetren, sikur vdic dhe u varros edhe LDK-se se bashku me platformen dhe filozofine e njohur rugoviane. Ne anen tjeter nderkaq, pas largimit te Hashim Thacit nga posti ose funksioni i te parit ( liderit) te PDK-se, per shkaqe dhe lajtmotive te ndryshme funksionale dhe institucionale te z.Thaci si president i ri i Republikes se Kosoves, edhe kjo parti ka ngelur si te thuash pa nje lider te forte dhe karismatik sic ishte Hashim Thaci. Ibrahim Rugova ( LDK), Hashim Thaci ( PDK) dhe Ramush Haradinaj( AAK), se kendejmi, me teper mund te quhen ose kualifikohen si Instanca e Larta Morale dhe Historike ne subjektet e tyre perkatese ose respektive, se sa si lider partiak ne kuptimin klasik te fjales.
Komentet