VOAL

VOAL

Dijamant Zabërgja, viktima tjetër shqiptare në Mynih

Sipas informacioneve jo-zyrtare dhe të pakonfirmuara nga autoritetet gjermane, edhe një 21-vjeçar nga Kosova është viktimë e sulmit të djeshëm në Munich.

Kështu ka bërë të ditur djali i xhaxhait të tij, B.Z., i cili ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook lajmërimin për vdekjen e Dijamant Zabërgjës në Munich.

Deri tash dihet edhe për një viktimë tjetër, Armela Segashi nga Podujeva, për të cilën ka lajmëruar vëllai i saj. kd

dijamantfb

Mësimi fetar zbatohet në shkollat serbe në Kosovë

Ilustrim

Që nga viti 2000, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në hapësirat ku jetojnë serbët në Kosovë, në plan-programet mësimore, të cilat zhvillohen sipas sistemit të arsimit të Serbisë, mësohet edhe lënda e mësim besimit, si lëndë zgjedhore e obligueshme.

Këtë e konfirmojnë përfaqësuesit e institucioneve paralele të arsimit të Serbisë në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe në Kosovë.

Predrag Stojçetoviq, shefi i të ashtuquajturës Administratë shkollore i Ministrisë së Arsimit të Serbisë në Kosovë, strukturë kjo paralele, thotë për Radion Evropa e Lirë se lënda e mësim besimit në shkollat ku vijojnë mësimin nxënësit e komunitetit serb në Kosovë, është njëra nga dy lëndët zgjedhore të obligueshme, të cilën e vijojnë shumica e nxënësve serbë.

“Të dhënat flasin se më shuam se 70 për qind e nxënësve është përcaktuar për lëndën e mësim besimit. Në po flasim për shkollat tona, këtu në Kosovë. Mësimdhënësit për lëndën e mësim besimit i cakton bashkësia fetare. Peshkopata e Rashkës dhe Prizrenit e ka caktuar një person të veçantë, i cili e mbikëqyrë punën e mësimdhënësve të mësim besimit”, ka thënë Stojçetoviq.

Igumeni Sava Janjiq, përfaqësues i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se shumica e nxënësve serbë në Kosovë, të cilët po ashtu vijojnë mësimin në gjuhën serbe sipas sistemit të arsimit të Serbisë, janë të besimit ortodoks.

Lëndën e mësim besimit, sipas tij, e ligjërojnë personat e kualifikuar ose të aftësuar për këtë lëndë mësimore.

“Shumica e tyre janë klerikë, por kemi edhe përfaqësues civil, gjegjësisht, qytetarë që janë aftësuar si mësues të mësim besimit, të cilët kanë kaluar kurset e caktuara te kisha dhe që mund ta ligjërojnë këtë lëndë”, thotë igumeni Janjiq.

Në anën tjetër, plan programet mësimore sipas sistemit të arsimit të Republikës së Kosovës, nuk e përfshijnë lëndën e mësim besimit.

Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë i Qeverisë së Kosovës, Usmen Baldzhi, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e Kosovës janë në dijeni për faktin se lënda e mësim besimit mësohet nga nxënësit serbë.

Por, sipas tij, për arsimimin e nxënësve serbë në Kosovë edhe më tutje zbatohet plan programi arsimor i Serbisë, për faktin se bashkësia serbe edhe më tej po refuzon që të integrohet në sistemin arsimor të Kosovës dhe sipas plan-programeve mësimore të këtij sistemi.

“Pavarësisht nga kjo dhe për më tepër, bashkësia serbe në Kosovë, e cila ndjek mësimet në gjuhën serbe, merr pagat e dyfishta. Merr paga nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe nga buxheti i Republikës së Serbisë. Kjo është mjaft publike në Kosovë dhe të gjithë ne e dimë mirë këtë”.

“Marrë parasysh që plan-programi i Serbisë i parasheh si lëndë zgjedhore mësim besimin ose edukatën qytetare, ata që e ligjërojnë lëndën e mësim besimit i paguan vetëm Ministria e Arsimit të Serbisë dhe jo Ministria e Arsimit e republikës së Kosovës. Kjo për shkakun se në Kosovë, me kurikulë nuk është e paraparë mësim besimi si lëndë”, tha Baldzhi.

Se mësimdhënësit e lëndës së mësim besimit paguhen vetëm nga buxheti i Serbisë, këtë e konfirmon edhe Stojçetoviq.

“Pagat i marrin nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë, por Peshkopata, gjegjësisht sektori për mësim besim pranë Ministrisë së Arsimit, i cakton personat që plotësojnë kushtet për ligjërimin e kësaj lënde”, ka thënë Stojçetoviq.

Zëvendësministri Baldzhi thotë se arsimimin në Kosovë e ndajnë të gjitha bashkësitë etnike , përveç asaj serbe, të cilën, sipas tij, Ministria e Arsimit e Serbisë, dhe vet shteti Serb, po e mban peng në procesin e arsimit, e urdhëron dhe e kushtëzon.

Por, pse Ministria e Arsimit e Kosovës i paguan nga buxheti i saj, punëtorët serbë të arsimit, të cilët punojnë sipas një sistemi paralele dhe refuzojnë të punojnë sipas plan programeve të sistemit të arsimit të Kosovës?

“Ne duhet ta bëjmë këtë, si shtet i ri, si shoqëri e re, që të kërkojmë modalitete që ta integrojmë atë bashkësi, që të mendojnë pozitivisht. Ne nuk mund t’i kthehemi të kaluarës. Ne, si ministri, nuk e mbajmë qëndrimin hakmarrës , ashtu sikurse është bërë dikur, në të kaluarën, ndaj shumicës shqiptare dhe bashkësive tjera në Kosovë. Ne dëshirojmë integrimin dhe me bisedime dhe negociata t’i bindim që më së miri për serbët është që të integrohen në sistemin arsimor të Kosovës”, tha zëvendësministri Baldzhi.

Ai ka shtuar se si shenjë e vullnetit të mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për integrimin e bashkësisë serbe, shkollave ku mësojnë nxënësit serbë, përveç pagave për mësimdhënësit nga Ministria e Arsimit e Qeverisë së Kosovës, institucionet lokale ua sigurojnë edhe lëndën djegëse, shpenzimet materiale, energjinë elektrike dhe të gjitha shpenzimet për infrastrukturë.

Mërgimtari e hoqi foton e Rugovës nga Kuvendi, aktin e dënon Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dënon ashpër incidentin e izoluar në hollin e Kuvendit, ku një qytetar nga diaspora gjatë vizitës në ambientet e Kuvendit, ka hequr nga muri fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që kujdesen për sigurinë në Kuvend, kanë reaguar menjëherë dhe pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, fotografia e ish-presidentit Rugova është kthyer në vendin e saj.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur për vizita nga të gjithë bashkatdhetarët tanë, por kërkon nga të gjithë vizitorët që gjatë qëndrimit në mjediset e Kuvendit, të respektojnë normat e sjelljes.

Vetëvendosje – Hysenit: Ministër, ndali depërtimet e shqiptarëve

Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar për aksionin  ndaj ministrit të brendshëm Skënder Hyseni.

Vetëvendosje i ka kërkuar ministrit të brendshëm  që t’i ndalë depërtimet e aktivistëve të tyre. Lexojeni komunikatën e plotë;

“Urdhrat që ndalojnë lirinë e lëvizjes, hyrjen dhe qëndrimin në Kosovë të qytetarëve nga Republika e Shqipërisë, janë urdhra me prapavijë politike dhe të padrejtë. Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, duke urdhëruar dëbimin nga Kosova për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët nuk kanë shkelur asnjë ligj po bën gabime të rënda politike. Policia dhe institucionet e rendit të drejtuara prej tij po shkelin të drejtat e liritë e njeriut, madje edhe ligjet e Kosovës duke përndjekur aktivistët e Lëvizjes me origjinë nga Shqipëria.

Për këto arsye, sot ne kemi gjuajtur me ngjyrë veturën e tij gjatë një aksioni simbolik nga aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndalimin e hyrjes në Kosovë për Dejona Mihalin, e më herët deportimet e aktivistëve Boiken Abazi, Arbër Zaimi, Dejona Mihali dhe Bashkim Rodoni, kjo qeveri po i bën në kohën kur strukturat kriminale të Serbisë enden të lirë nëpër Kosovë, madje me përcjellje të policisë.

Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të urdhrit të ndalimit për Dejona Mihalin, Bashkim Rodonin e Boiken Abazin, si dhe ndaljen e persekutimit të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Republika e Shqipërisë. Përndryshe aksionet tona nuk do të ndalen me kaq!”

Pas 3 gushtit, Demarkacioni drejt ratifikimit ose anulimit

Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, së shpejti pritet të marrë një përgjigje definitive nga Kuvendi i Kosovës. Opsionet janë ratifikimi apo anulimi i saj.

Pas shumë deklaratave për dhe kundër të shprehura kryesisht nëpër media, më 3 gusht, pritet që për herë të parë të ketë një ballafaqim të fakteve dhe argumenteve ndërmjet mbështetësve të Marrëveshjes aktuale që është nënshkruar me autoritetet e Malit të Zi që nga fundi i gushtit të vitit të kaluar në Vjenë dhe atyre që e kundërshtojnë atë.

Debati në formë tryeze është thirrur nga Kryesia e Kuvendit, ku janë ftuar edhe ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kjo tryezë nuk ka karakter vendimmarrës, por llogaritet se do t’i paraprijë seancës vendimmarrëse në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci mbështet shterjen e të gjitha debateve, para se kuvendi të merr hapin final të ratifikimit të marrëveshjes.

“E shoh të domosdoshëm që paraprakisht të kemi një debat edhe me shoqërinë civile, me qëllimin më të mirë që të shfrytëzohen të gjitha mjetet e mundshme, të dëgjohet zëri dhe arsyeja e gjithë akterëve që kanë të thonë për këtë çështje dhe debati final duhet të zhvillohet në kuvendin e Kosovës”, ka thënë Grabovci për Radion Evropa e Lirë.

Debati për Demarkacionin ka pasuar nismën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar marrëveshjen aktuale duke pretenduar se me të, Kosova humb një pjesë të territorit buzë kufirit me Malin e Zi.

Bulliqi thotë se zgjidhja e problemit fillon me formimin e komisioneve nga të dy shtetet për rishikimin e marrëveshjes.

“Ekzistojnë faktografi të mjaftueshme se ka ekzistuar një linjë apo një vijë kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, prandaj krejt puna që mbetet është që ekspertët të dalin në terren dhe ta bëjnë shënjimin apo vijëzimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bulliqi.

Sa vjen kah finalja, debati për Demarkacionin po përcillet edhe me disa mesazhe të dy personaliteteve kryesore që ishin protagonist të marrëveshjes me Malin e Zi, përkatësisht të presidentit aktual, Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Isa Mustafa. Të dy, nuk shprehen kundër debatit, por janë deklaruar së fundit se marrëveshja aktuale me Malin e Zi është e drejtë dhe duhet të ratifikohet.

Por, deklarata të tilla të liderëve të institucioneve më të larta, po kundërshtohen nga opozita.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu mbështet debatin e 3 gushtit duke insistuar në anulimin e Marrëveshjes dhe nisjen e negociatave për një Demarkacion të ri. Në të kundërtën, ajo thotë se skenat e bllokadës dhe gazit lotsjellës në Kuvend mund të rikthehen sërish.

“Se cilët do të jenë hapat e mëtejmë, natyrisht se do të dihet pas kësaj tryeze, mirëpo në qoftë se tentojnë të kontrabandojnë një marrëveshje të njëjtë pas kësaj tryeze të cilën e kemi kundërshtuar në vazhdimësi, situata do të tensionohet. Pra, do të rikthehemi në skenat sikurse në muajt e fundit të vitit të kaluar apo ato të fillimit të këtij viti”, ka deklaruar në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Albulena Haxhiu.

Për rishikimin e marrëveshjes me Malin e Zi në vazhdimësi është deklaruar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai thotë se nuk mund të pajtohet që Kosova t’i falë mbi 8 mijë hektarë tokë ndonjë vendi tjetër.

“Interesimi i kryeministrit ose i të tjerëve me e bindë Kosovën se çdo gjë është e kotë, qoftë edhe debati që është paralajmëruar më 3 gusht, qoftë diskutimet në publik apo edhe mendimet e ekspertëve, janë njëfarë dëshmie për panikun e tyre se kjo temë është kuptuar nga të gjithë se është bërë gabim marrëveshja”, ka deklaruar Haradinaj.

Opozita shpreson që pas debatit të 3 gushtit, opsioni i Marrëveshjes aktuale me Malin e Zi për demarkacionin do të dështoj dhe do të hapen mundësi për një marrëveshje të re.

Ndërkohë që presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa nuk kanë lënë shumë hapësirë që marrëveshja të pësoj ndryshime.

Por, sfidë për koalicionin qeverisës, megjithatë, mbetet sigurimi i dy të tretave të votave të deputetëve për ratifikimin e saj, ngase nuk është vetëm opozita, por janë edhe disa deputetë nga partitë në pushtet që nuk e pranojnë versionin aktual të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Thaçi vendos kurorë lulesh në memorialin e serbëve të vrarë në Grackë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Grackë të Lipjanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur sot kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit.

Këtë akt kriminal, presidenti Thaçi e ka quajtur veprim jo vetëm kundër viktimave që ishin duke punuar në arë, por edhe akt kundër lirisë së Kosovës dhe të ardhmes së saj demokratike.

“Sot lutem me dhimbje dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të gjitha komuniteteve. Çdo krim duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet. Krimi është krim kundër kujtdo qoftë të jetë bërë apo nga kushdo qoftë që është kryer”, ka thënë presidenti Thaçi.

Gjithashtu, presidenti Thaçi ka thënë se duhet të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë të zhdukurve, qofshin shqiptarë, serbë, romë apo çfarëdo komuniteti tjetër. rel

Fotografia që i heq dilemat për Demarkacionin – Këtu është kufiri

Një fotografi e rrallë është publikuar e cila i heq disa dilema se ku është pika kufitare me Malin e Zi.

Kjo fotografi që po rrjedh neper internet, tregon qartë se ku ishin të vendosura objektet kufitare me Malin e Zi para se të kryhej demarkacioni.

Në këtë fotografi shihet se në të kaluarën Çakorri ishte pjesë e territorit të Pejës.

Kjo foto tregon se ky territor ka qenë i shfrytëzuar nga banor shqiptar, ku kishin ngrit edhe një shtëpi banimi të përbashkët.

Një shtëpi e vjetër ,e cila në foto mban një mbishkrim në gjuhën serbo-malzeze shkruan, “Pejë-Shtëpia e bjeshkatarëve në Çakorr”.

Është kjo një fotografi shtesë që tregon të kuluaren historike shqiptare të kësaj zone, e cila me përcaktimin aktual të vijës kufitare ,që ka bërë Komisioni për Demarkacion i udhëhequr nga Murat Meha do t’i takoj Malit të Zi. Këtë foto e ka publikuar portali “elajm”.

Ekspertët amerikanë: Kosova ka të drejtë ligjore të vendoset si komb sovran në listën e OKB-së

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë zhvilluar një takim me Dekanin, Prof. Dr. Adrien Wing dhe ligjëruesin Prof. Nathan Miller nga Universiteti i Iowas. Në këtë takim anëtarët e Komisionit parlamentar kanë kërkuar nga profesorët që Kosova të merr asistenca nga ky universitet.

Prof Miller, në adresimin e tij, ka thënë se Kosova juridikisht ka të drejtë të vendoset në listën e OKB-së si shtet sovran.

“Kosova mund të vendoset në listën e OKB-së si një komb sovran dhe në fakt ka një mënyrë si të bëhet kjo në aspektin ligjor. Ligjërisht kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe siç e kuptova është një proces në vazhdim mirëpo ne ishim në gjendje që të jemi të parët që të sjellim në vëmendje ministrit dhe është një fushë në të cilën do të jetë e mundshme. Ne kemi bërë një analizë të gjerë për rrugët ligjore për t’u bërë anëtar i OKB-së. Kosova edhe pa qenë anëtare e OKB-së, ka të drejtë plotësisht të anëtarësohet në shumë traktate shumëpalëshe. Ne po i shqyrtojmë rrugët që Kosova nëse vendos mund të bëhet pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare dhe që t’i sjell paditë aty drejtpërdrejt. Po analizojmë gjithashtu serinë e traktatit në Këshillin e Evropës për të përcaktuar që Kosova a mund të anëtarësohet a jo”, ka thënë Miller, raporton Kosovapress.

Ndërkaq, anëtarja e këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar që të ngrihet çështja e grave të dhunuara gjatë luftës në arenën ndërkombëtare.

“Mendoj që është njëra prej temave që ne bashkërisht duhet t’i gjejmë modalitetet. Tashmë e kemi ligjin për viktimat seksuale të dhunës gjatë luftës në Kosovë. Edhe pse nuk ka filluar ende përfitimi i tyre nga ligji, po punohet shumë nga Qeveria që të përfitojnë gjithë ato që ju garantohet me ligji. Ne kemi nevojë nga të gjithë miqtë e Kosovës që ta ngremë këtë çështje në arenën ndërkombëtare që të kërkohet drejtësi ndërkombëtare meqë ende nuk kemi asnjë të dënuar për krimin që është kryer në Kosovë”, tha Kodra.

Ndërsa, Puhie Demaku, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kanë nevojë për bashkëpunim në diplomacinë parlamentare me profesorët e Universitetit të Iowas.

“Një nga aspektet që nuk është trajtuar mjaft është diplomacia parlamentare. Ndoshta në këtë drejtim mund të shohim se cilat janë mundësitë të bashkëpunojmë me juve. Të shohim se si mund të përforcojmë rolin e Parlamentit apo Kuvendit në punët e jashtme”, tha Demaku.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se Kosova ka mundësi të shkëmbejë përvoja në aspektin e kushtetutshmërisë.

Sipas tij, Kosova ka një kushtetutë pak më specifike.

“Përvoja juaj veçmas në aspektin e kushtetutshmërisë, nxjerrjes së kushtetutave dhe ndihma në shumë shtete na ndihmon ne që jemi shtet që edhe Kushtetuta jonë është më specifike edhe rrethanat që jemi formuar si shtet kanë qenë rrethana specifike falë rrethanave që u thanë këtu. Ne jemi shumë të interesuar që të punojmë shumë më tepër në forcimin e përvojave qoftë përmes komisioneve apo edhe të deputetëve”,tha Beqiri.

Profesoresha Adrien Wing, u ka premtuar anëtarëve të Komisionit se do t’i përcjellin edhe tek kolegët e tyre kërkesat e deputetëve në mënyrë që të përcaktojnë se në çfarë fusha ka nevojë për asistencë.

“Dëshirojmë që nga ky takim të kem një vazhdimësi për të diskutime me kolegët tonë në të gjitha fushat të cilat ju i përmendte për të përcaktuar se në cilat fusha duhet të përcjellim menjëherë. Në çfarë fusha do të na nevojitet asistencë nga pjesët tjera të universitetit tonë apo organizatave të tjera për të zbërthyer informacione të cilat sapo na jepet. Në aspektin e sigurisë ne i kemi sjell disa koleg nga Kosova në nëntor që të takohen me gardën e Iowa-së, duke përfshirë persona të cilët sapo janë kthyer nga Kosova. Ne jemi shumë krenar në aspektin sigurisë që kjo po vazhdon. Nuk është historike po është në vazhdimësi. Të drejtat e grave kanë qenë pjesë e punës në specializimin tim. Në aspektin e disa vendeve si dhe të drejtën ndërkombëtare si dhe kam shkruar një artikull në gjenocidin e Bosnjës dhe përdhunimeve në të drejtat ndërkombëtare në vi tin 1991. E kam përdorur atë në tribunalin e krimeve të luftës të ish-Jugosllavisë. Kështu që ne kemi kapacitete në çfarë do fushe apo çështje të grave pavarësisht në të drejtat ndërkombëtare apo në kudër të shtetit tonë“, tha Wing.

Ajo ka thënë se Universiteti i Lowa-së ka mbështetur dhe studentë nga Kosova.

Kosovë – Përplasjet politike shtyjnë reformën zgjedhore

Kuvendi i Kosovës

Reforma zgjedhore nuk do të jetë në rend dite në Kuvendin e Kosovës, përpara se të zgjidhen problemet apo çështjet, për të cilat ka kundërshtime të skajshme ndërmjet partive politike të përfaqësuara në Kuvend, vlerësojnë përfaqësuesit e partive politike të Kosovës, në pushtet dhe opozitë.

Kuvendi i Kosovës, pas përplasjeve të forta dhe punës në kushte të rënduara gjatë disa muajve, ende nuk i është kthyer plotësisht normalitetit, me kërcënimet e opozitës se do të pengojë çfarëdo përpjekje për të votuar çështjet si demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Një numër çështjesh tjera ligjore kanë mbetur pa u diskutuar në mungesë të opozitës në sallë, dhe reforma zgjedhore, që u punua në vitet e kaluara, nuk shihet se mund të vihet në rend dite së shpejti.

Basri Musmurati, sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se ekziston pajtimi i kësaj partie për reformë zgjedhore dhe se tashmë, janë identifikuar pikat, të cilat, sipas tij, kërkojnë reformim.

“Ndoshta sistemi zgjedhor do të duhej të bëhej pak më ndryshe se sa që është deri më tash, sepse votimi i shumë kandidatëve, e dini sa telashet i ka sjellë. Ne i kemi trajtuar dhe i kemi fiksuar pikat – që unë nuk do t’i them tash, nuk do t’i bëj publike – të cilat do të duhej t’i bënim”.

“Por, megjithatë, që të shtrohej kjo çështje në Kuvend, sigurisht se do të duhej njëherë që t’i kalojmë disa probleme aktuale që i kemi. Do të duhej të ishin prezente të gjitha subjektet politike që përfaqësohen në kuvend dhe të shtrohet kjo çështje”, thotë Musmurati.

Vjosa Osmani, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë për Radon Evropa e lirë, se në qoftë se partitë politike përcaktohen që të shkojnë drejt reformës zgjedhore,atëherë duhet pasur parasysh problemet me të cilat janë ballafaquar në zgjedhjet e deritashme.

Sipas saj, problemet nuk kanë buruar nga sistemi zgjedhor e as nga ligji për zgjedhjet.

“Problemi ka qenë tek njerëzit që kanë qenë të gatshëm të kryejnë vepra penale, pra, për të vjedhur vota. I njëjti ligj është aplikuar edhe në vitin 2010, kur ka pasur vjedhje industriale të votave, por edhe në vitin 2014, kur ka pasur një rregullsi goxha të kënaqshme sa i përket procesit zgjedhor”.

“Pra, problemi nuk ka qenë te ligji. Problemet janë të tjera. Për shembull, pastrimi i listave zgjedhore, që nuk varet nga ligji, por varet nga gatishmëria e Ministrisë së Punëve të brendshme dhe deri diku edhe KQZ-së”, thotë Osmani.

Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo opozitare, thotë se nisma për reformën zgjedhore ka pasur edhe në mandatin e kaluar parlamentar, por që nismat e tilla kishin ngecur.

“Kosova ka shumë nevojë që të ketë një reformë zgjedhore dhe një demokratizim më të madh të shoqërisë. Ne konsiderojmë që, duke u bazuar në përvojën e deritashme, Kosova ka nevojë të ndahet në zona, për shkak të përfaqësimit të kuadrove dhe për shkak të llogaridhënies së deputetëve në zonat, të cilave u takojnë. Prandaj, do të ishte mirë që lista e hapur të jetë në zona dhe përgjegjësia do të ishte shumë më e madhe, por edhe përfaqësimi”, tha Isufi

Por, kur mund të pritet që reforma zgjedhore të shtrohet si çështje në Kuvendin e Kosovës?

Musmurati thotë se, nuk mund të përcaktohet një afat eventual se kur kjo çështje mund të diskutohet, por sipas tij, e nevojshme është që reforma zgjedhore të bëhet para zgjedhjeve të ardhshme, lokale dhe qendrore.

“Vitin e ardhshëm kemi zgjedhje komunale dhe më vonë edhe zgjedhje qendrore. Nëse do të kishte mundësi që kjo reformë të bëhet para zgjedhjeve, do të ishte sukses shumë i madh edhe i Kuvendit, por edhe i subjekteve politike dhe i Kosovës. ne si subjekt (PDK) do t’i japim shtysë që kjo të bëhet para zgjedhjeve”.

Osmani thotë se mbi 90 për qind të sfidave të cilat janë identifikuar në proceset zgjedhore, vite me radhë, tashmë janë adresuar nga ish Komisioni për reformë zgjedhore. Por, në rast se kërkohet ndryshimi i zonave zgjedhore, kjo, siç thotë ajo, do t’i detyrojë partitë politike që të ulen dhe fillojnë një proces, për të cilin, në legjislaturën e kaluar nuk ka pasur pajtim.

Po ashtu, sipas saj, në rast se do të propozohej mbyllja e listave, kjo do të ishte një hap prapa. Në të kundërtën sipas saj, reforma zgjedhore do të mund të bëhej brenda mandatit të legjislaturës së tanishme.

“Kjo varet nga partitë politike parlamentare dhe nga ajo se sa dëshirojnë këto parti që kjo reformë të jetë e thellë. Në qoftë se përcaktimi i partive është që të shkohet me reformën që tashmë ka përfunduar si draft-ligj, në mandatin e kaluar, atëherë do të jetë shumë thjeshtë, sepse vetëm draft-ligji i përgatitur nga ish Komisioni për reformë zgjedhore, që kishte më shumë se dy vjet mandat, mund të vendoset në votim në këtë legjislaturë dhe ajo natyrisht që nuk merr kohë”.

Por, Isufi shpreh mendimin se reforma zgjedhore nuk do të mund të bëhet shumë shpejt, për shkak të problemeve aktuale që kanë përplasur partitë politike në pushtete dhe opozitë.

“Problemet, siç janë: krimi organizuar, korrupsioni, mandej edhe temat e rënda nacionale, siç janë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si dhe Demarkacioni, kanë bërë që Kuvendi të mos mund të merret me reformën, e aq më pak partitë politike”.

Sido që të jetë , përfaqësuesit e partive politike, pajtohen në një pikë, që për ngritjen e shkallës së demokratizimit të zgjedhjeve në Kosovë, reforma zgjedhore është e domosdoshme. (REL)

Rashiqi: Ende nuk është formuar ekipi për hartimin e statutit të Asociacionit

Nenad Rashiq

Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiqi, ka deklaruar se ende nuk është formuar kurrfarë ekipi ose grup punues, për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që parashihet të formohet sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Deputeti Rashiq i ka thënë agjencisë Beta se tregimet për atë se është formuar ekipi i tillë, sipas njohurive të tij, tash për tash janë spekulime.

“Mediat kanë transmetuar se në këtë ekip gjoja se do të jenë katër kryetarë të komunave nga pjesa veriore e Kosovës”, tha Rashiq dhe ka vëlerësuar se “kjo nuk është e vërtetë dhe se një koncept i tillë do të ishte i gabueshëm, sepse në këtë ekip do të ishin vetëm njerëzit nga pjesa veriore e Kosovës”.

Ai konsideron se ekipi duhet të jetë i përbërë nga përfaqësuesit e serbëve në pjesën jugore dhe veriore, prej profesionistëve të cilët një kohë të gjatë punojnë në institucionet e Kosovës dhe e dinë se si ky statut në mënyrën më të mirë mund të përfshihet brenda sistemit të Kosovës. rel

Dështimi i ratifikimit të Demarkacionit e çon Kosovën në zgjedhje të parakohshme

Kundërshtimet e opozitës dhe një pjesë të deputetëve të koalicionit qeverisës që po i bëjnë versionit aktual të demarkacionit gjithnjë e më tepër po vlerësohet se ky proces do të dështojë.

E, dështimi i procesit do të mundë ta prishte edhe koalicionin aktual qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat ende nuk po gjejnë konsensusin për ta proceduar në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion mes Kosovës e Malit të Zi.

Por, të bindur se këtë vit do të ketë zgjedhje dhe se demarkacioni mund të jetë shkas janë partitë opozitare, të cilat po kërkojnë kategorikisht mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ky koalicion është lajmi i keq për vendin, shiheni çka po i ndodh Kosovës, politizim i skajshëm i çdo hallke të institucioneve të vendit. Është një politizim i skajshëm. Është një situatë jo e lehtë në vend. Kur do të mbahen zgjedhjet?. Sa më shpejt, është më mirë për Kosovën. Besoj që këtë vit do të ketë, sepse po shkojmë drejt zgjedhjeve”, ka thënë kreu i AAK-së.

E këmbëngulur për zgjedhje të parakohshme është edhe Lëvizja “Vetëvendosje”, sipas të cilës, zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për ta tejkaluar këtë situatë.

Falsifikimi i historisë më të re kombëtare nga pseudopatriotët dhe “çlirimtarët”! – Nga Florim Zeqa

Ashtu si në të kaluarën e largët dhe atë të afërt, të pushtimeve të gjata shekullore, historia e popullit shqiptar është shkruar sipas orekseve të pushtetarëve,…në përiudhën e sundimit komunist, pushtetarët për interesat e “vëllazërim-bashkimit” dhe “internacionalizmit proletar” e kanë shtrëmbëruar dhe falsifikuar historinë e lavdishme të kombit tonë pëmes shqipfolësve dhe shanlëpirësve të pushteteve.
Pas çdo kryengritje apo lufte çlirimtare, shqiptarët na dalin të jenë ata që kanë shtrëmbëruar historinë e tyre, duke mohuar heronjët e vërtetë,…në të shumtën e rasteve ata që kanë bashkëpunuar me armikun apo që kanë vra shqiptarë janë shpallur “heronjë dhe dëshmorë”,…përderisa luftëtarët dhe komandantët trima janë vra pas shpine gjatë apo pas lufte si “tradhëtar”!
Sindromi kancerogjen i bajraktarizmit i shfaqur brez pas brezi në shoqërinë tonë, është reflektuar negativisht dhe si është më së keqi në këto dy-tri dekadat e fundit, gjatë përpjekjeve të popullit tonë për çlirim dhe bashkim të trojeve etnike shqiptare.
Pas çdo ngjarje, pas çdo aktiviteti dhe pas çdo sakrifice popullore, në sipërfaqe janë dalë pseudopatriotët të veshur në petkun e “shpëtimtarit” apo “çlirimtarit”, duke u shtyrë me brryla dhe me forcën e muskujve për të marrë meritat e të tjerëve.
Të tillë na dolën me bollëk pas luftës së fundit çlirimtare, ku shumë prej tyre u ngriten në karrierë politike dhe ushtarake duke u thirrur në emrin e dëshmorëve, gjakut të derdhur për liri, pa dhënë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit.
Zhgënjimi i veteranit të luftës çlirimtare
Sa e pandershme dhe e pasinqertë, po aq fyes dhe denigrues është fakti që në të njëjtjën listë të veteranëve, çlirimtarëve të vërtetë, luftëtarëve që lanë gjymtyrët e trupit të tyre në fushat e betejës ballë për ballë me armikun të futen edhe sabotuesit e luftës çlirimtare, hajdutët dhe uzurpatorët, manipuluesi, falsifikatorët e deri tek bashkëpuntorët e armikut dhe tradhëtarët e kombit shqiptar.
Ditë më parë, gjatë një bisede me një veteran të vërtetë të luftës çlirimtare, bartës i armatimit disa herë gjatë luftës nga Shqipëria në Kosovë dhe pjesmarrës në shumë beteja,…i zhgënjyer në manipulimin me listat e veteranëve u shprehë, po citoj; “Sikur të kisha pasur një burim sa do të vogël ekzistencial për familjen shtatantarëshe, kurrën e kurrës nuk e kisha lënë pa dalur publikisht me e shqyer librezën dhe çertifikatën e veteranit të luftës çlirimtare,…e ndjejë vetën tepër të fyer të krahasohem me spiun dhe bashkëpuntor të Serbisë,…si dhe me ata që nuk kanë qenë  asnjëherë pjesë e luftës çlirimtare (komandatntët e Rognerit), apo me ata që gjatë periudhës së luftës kanë qenë azilant në shtetët përëndimore…”
Më tepër se fyes për çlirimtarët është fakti tjetër, që në Kosovën e pasluftës e sidomos të kësaj përiudhës së pas-pavarësisë, komandantët  e djeshëm (varfanjak),…milionerët e sotëm janë shndrruar në “supermen” të skenës politike, të cilët për interesat e tyre personale janë duke dëmtuar interesat e vendit dhe rrënuar  ardhmërinë e popullit të tyre!
Për të vërtetuar këtë, merreni dhe analizojeni qeverisjen e tyre. A kanë qeverisur me vendin ashtu siq e kemi pritur?
Kjo është një JO e madhe.
Qytetarët, nuk e kanë pritur, që 17 vjet pas lufte të hajnë me lugën e artë, por kanë pritur që familjet e tyre t’i ushqejnë më djersën e tyre në Kosovë, e jo të bredhin rrugëve e metropoleve të botës në kërkim të ekzistencës për familjet e tyre!
Askush nuk ka pritur që pas gjithë atij gjenocidi, pas gjithë atyre masakrave serbe anë e kënd Kosovës, t’i kemi prap pas dere ata që na vranë dhe prenë pamëshirshëm përgjatë një shekulli, e në veqanti gjatë luftës së fundit !
Populli nuk e ka pritur në asnjë rrethanë, që një lider politik i krahut të luftës të negocioj lirinë e fituar më gjak, sovranitetin dhe integritetin e vendit duke shkelur mbi gjakun e martirëve dhe dëshmorëve, duke shkelur mbi eshtrat e të pagjeturëve,…përderisa një gjë e tillë është krejt normale për ndonjë pionerë të Titos dhe sllavokomunisti të përbetuar.
Varfëria e popullatës, pasojë e kusarëve politik
Përderisa gjysma e popullatës kosovare jeton në varfëri (16 % në varfëri të skajshme), familjarët e qeveritarëve, supermenëve të këtij populli të varfër bëjnë jetë luksoze që i kalon nivelet e shteteve të përendimit dhe gëzojnë të gjitha privilegjet; shkollim cilësor, shërim, punësim, rekreacion (pushime në vendet më të bukura në botë),…ngase këtë ua mundësojnë pagat e larta mujore prej disa mijëra eurosh dhe të ardhura enorme nga aferat korruptive !
Kjo klasë politike, që vjedhi pamëshirshëm pasurinë shtetërore, është fajtore për varfërinë ekstreme në vendin tonë, për vetvrasjet e çlirimtarëve, për shkatërrimet familjare, për degradimin kulturor të shoqërisë sonë,…përgjegjëse është edhe për zbrazjen e Kosovës së lirë nga popullata shqiptare, si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të pashpresë për jetë në Kosovë, e cila ka shkaktuar thyrje të thella shpirtërore si pasojë e denigrimit social dhe moral nga pushtetarët e papërgjegjshëm dhe kusarët e pangopshëm politik.
Si përfundim i këtij shkrimi, më së miri i shkon për shtati thënja e intelektualit të përmasave botërore, të pavdekshmit Esat Stavileci, po citoj; “Shqipëria dhe Kosova të përbashkët e kanë paaftësinë, në Shqipëri për ta mbrojtur shtetin, në Kosovë për ta bërë shtetin”.

Lëvizja turke Gylen me ndikim në sistemin e arsimit në Kosovë

Turqia ka shtrirë ndikimin e saj në Kosovë dhe përgjithësisht në rajonin e Ballkanit përmes hapjes së shkollave, kryesisht në nivel fillor dhe atë të mesëm. Këto shkolla funksionojnë në disa komuna të Kosovës, kurse zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se ato janë të regjistruara në Ministrinë e Arsimit dhe veprojnë sipas plan programeve shkollore të vendit.

Hapja e shkollave që financohen nga Turqia filloi që prej përfundimit të luftës dhe shumica e tyre janë pjesë të organizatës joqeveritare Gylistan, pjesë e Lëvizjes së Gylenit, një disident turk, që jeton në SHBA. Së fundi Ankaraja zyrtare e akuzoi atë për organizim të grusht shtetit, që dështoi fundjavën e kaluar.

Shkollat e financuara nga Turqia në Kosovë, sot ndodhen në pothuajse pjesën më të madhe të vendit, me një numër të konsiderueshëm të nxënësve. Ato janë shtrirë në komunat e Lipjanit, Prizrenit, Gjakovës dhe në lagjen Marigona në afërsi të Prishtinës dhe që të gjitha thuhet se veprojnë në kuadër të shkollës ‘Mehmet Akif’.

Fillimisht, në Prizren qe hapur një organizatë joqeveritare që ndihmon në fushën e kulturës dhe të arsimit, e quajtur Atmosfera, që vazhdon punën e saj edhe në ditët e sotme edhe në Prishtinë.

Në një hulumtim të mëhershëm të një hulumtuesi të pavarur, Jeton Mehmeti, thuhet se Lëvizja Gylen për vite të tëra vepron gjithandej vendit, me përpjekjet që të ndërtojë reputacionin se po ndihmon në shkollimin e të rinjve, që po kontribuon në dialogun ndëretnik dhe lëvizja e tij ka lidhje të ngushta me Kolegjin Mehmet Akif, megjithëse funksionojnë ndaras.

Në hulumtimin thuhet se Lëvizja Gylen ka ndihmuar në ndërtimin e konvikteve të studentëve, në ofrimin e lëndëve jashtë mësimit për mësim të gjuhëve të huaja dhe gjithashtu ka ofruar ndihmë edhe për përkthimin e librave të rëndësishëm.

Sipas hulumtimit, kolegji i përmbahet kurrikulit shtetëror dhe është shkolla e vetme ndërkombëtare që bazohet në shkencë, por nxënësit i mëson edhe për etikën dhe moralin.

“Nuk ka lëndë për religjionin, po studentëve përveç mësimit për shkencën u ofrohen edhe dije për vlerat etike”, është thënë në hulumtim.

Por, një ish- nxënëse e shkollës Mehmet Akif që ndodhet në Lipjan, Ajla nga Prishtina thotë se shkollimi aty është cilësor, por nga personeli arsimor ka presion të madh mbi studentët që të falen dhe të mësojnë për islamin.

“Nuk na kanë lejuar që të ulemi në të njëjtën bankë me shokët. Në ekskursione vajzat dhe djemtë janë shoqëruar ndaras. Gjatë orës së mësimit nuk ka pasur presion, por në aktivitetet jashtë shkollës po. Kanë përcjellë sjelljen e vajzave dhe i kanë njoftuar prindërit për këtë, tha ajo. Nuk më ka pëlqyer krejt kjo dhe e kam lënë këtë shkollë”, tha Ajla për Radion Evropa e Lirë.

Gylistani në Kosovë filloi punën në vitin 2000 kurse në 2003 u shndërrua në Mehmet Akif, thonë në Minsitrinë e Arsimit të Kosovës. Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Usmen Balxhi tha se sot mbi 1500 nxënës vijiojnë mësimin në këto shkolla gjithandej Kosovës.

“Të gjitha veprojnë në kuadër të Mehmet Akifit dhe respektojnë ligjet për shkollimin parauniversitar në Kosovë, edhe shkollat emesme dhe ato fillore. Kryesisht program arsimor zbatohet në kuadër të kurrikuleve, do të thotë përmes planit dhe programit të ministrisë së arsimit të Kosovës. Kanë licenca të rregullta dhe çdo gjë është në rregull sa I përket procesit të arsimit dhe ligjit”, thotë Balxhi.

Por, Ministria e Arsimit nuk ka ndonjë njohuri nëse këto shkolla janë pjesë të Lëvizjes Gylen.

Ndërkohë, ministri në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagcilar, i tha Radios Evropa e Lirë se të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë punojnë sipas sistemit arsimor të Kosovës dhe nuk e beson se ndikimi i cilësdo lëvizje mund të jetë i madh për faktin se, siç tha, të gjithë funksionojnë brenda ligjit dhe sistemit të Kosovës.

“Në Kosovë nuk janë vetëm institucionet e arsimit shkollor të përmendura, por ka edhe shkolla të tjera. Nëse ju lejohet nuk është e mirë as për Kosovën e as për asnjë shtet. Në këtë rrafsh, ndikimi është i përcaktuar me ligjet dhe institucionet e Kosovës. Duhet të përputhet. Në këtë rrafsh askush nuk mund të dal jashtë kësaj dhe unë nuk besoj se dikush do të mund të ndikojë dhe nuk duhet”, tha Yagcilar, ministri i Administratës Publike të Kosovës.

Nga ana tjetër njohësi i çështjeve të arsimit në Kosovë Halim Hyseni njëherësh udhëheqës i Qendrës për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit në Kosovë tha për Radion Evropa Lirë se shkollat turke në Kosovës e kanë një traditë pozitive të punës, por ato shkolla sipas tij kanë ndikimin e tyre në orientimin identitar dhe fetar.

Hyseni tha se puna e këtyre shkollave duhet të monitorohet.

“Sistemi i edukimit në Kosovë është shumë i mangët dhe shumë i brishtë dhe e atakon të ardhmen e këtij vendi. Unë mendoj se MASHT dhe organet e tjera kompetente duhet të monitorojnë edhe punën e këtyre institucioneve të sigurojnë më kohë informacione relevante që të pengohen. ajo që është e sigurtë se problemet që i kemi tani me orientimet fetare kryekëput janë rezultat i dobësive në sistemin e arsimit”, tha Halimi.

Hyseni mendon se sistemi arsimor i Kosovës duhet të shtrihet në të gjithë shkollat, përfshirë ato turke të hapura në Kosovë.

“Kosova nuk ka standarde për menaxhim të cilësisë së sistemit të arsimit dhe licencimi i këtyre shkollave është bërë në mungesë të këtyre standardeve, andaj edhe kemi këto probleme për të cilat në po flasim”, tha Hyseni.

18 vjet më parë masakra e Rahovecit

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë shqiptarë të vrarë e të plagosur.

Në Tehqen e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.

Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serb kanë ekzekutuar civilë shqiptarë barbarisht.

Gjatë kësaj ofensive u morën peng u zhdukën e u kidnapuan shumë shqiptarë, për fatin nuk u pa dritë.

Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.

Vdes një person pasi vetaksidentohet te ‘Ura e Fshejtë’

Mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate një person ka humbur jetën pasi është vetaksidentuar te “Ura e Fshejtë” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.

Prishtinë – Dënohen me 47 vjet burg të akuzuarit e rastit “Badovci”

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur fajtorë pesë të akuzuarit e rastit të njohur si “Badovci” të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste.

Sipas këtij vendimi, Besnik Latifi është dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Enis Latifi me 8 vjet burg dhe Fehmi Musa me 4 vjet.

Aktakuza ngarkon të akuzuarit se në korrik të vitit 2015 kanë shkuar te liqeni i Badovcit, që ndodhet në afërsi të Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.

Ata thuhet se kishin si qëllim që këtë video ta publikojnë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen në Republikën e Kosovës të organizatës, tashmë të shpallur terroriste “Shtetit Islamik”.

Serweri: Kosovës i duhet ushtria për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit

PRISHTINE- Kosova duhet të reflektojë për rrugën e saj drejt BE-së, pasi ajo ka humbur një nga mbështetësit e saj kryesorë për integrim në Bashkimin Evropian, pas daljes së Britanisë së Madhe nga ky union shtetesh.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në një konferencë të organizuar nga ministria që ai drejton, për Brexit-in dhe ndikimin e daljes së Britanisë nga BE-ja.

Kurse, eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Server, tha se më e mira që do të mund të bënte Kosova pas Brexit-it, është ta plotësojë sovranitetin e saj, të krijojë një ushtri të aftë për ta mbrojtur këtë sovranitet dhe të përpiqet të krijojë vende pune.

Server ka thënë se duhet pasur kujdes si po zgjidhet kufiri me Malin e Zi, pasi që shumë shpejt ai do të jetë kufi i NATO-s.

Kurse, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, tha se pasojat e para të Brexit-it tashmë janë shfaqur, pasi Serbia po e rimendon pozicionin e saj në bisedimet me Kosovën.

Në këtë konferencë, u tha se do të duhet të kalojnë disa vjet që Britania e Madhe ta marrë veten pas daljes nga BE-ja.

Politka kosovare, (si kaçikat e pules) me afat të skaduar! – Nga Florim Zeqa

Përderisa në të kaluarën jo shumë të largët, largimi nga vendlindja ishte i motivuar nga regjimi okupues i Serbisë, tani në shtetin e “pavarur” ikja nga Kosova po shkaktohet nga keq-qeverisja e pushtetarëve vendor, këtyre uzurpatorëve të lirisë sonë!
Për humbjen e shpresave të qytetarëve për të jetuar në shtetin e tyre, “merita” ka edhe opozita,…që shpeshëherë u bë krahë i djathë i keq-qeverisjës së pushtetarëve aktual !
Në këto tetë vitet e paspavarësisë, pushtetarët vendor jo vetëm që nuk u kujdesën për mirëqënjen e popullit, ua thyen të gjitha shpresat për ardhmëri në vendin e tyre,…ata u kujdesën vetëm për vetën e tyre, duke i shkaktuar popullatës thyerjën më të madhe shpirtërore në këto tri dekadat e fundit.
Askush nuk e ka pritur që në shtetin e “lirë e të pavarur”, do të krijohet një diskrepancë kaq e madhe mes pushtetarëve dhe qytetarëve; të parët (pushtetarët) u pasuruan skajshmërisht nga shitja e pasurive shoqërore, nga vjedhja dhe plaçkitja e qytetarëve të varfër, ndërsa këta të fundit, qytetarët (popullata) u varfëruan dhe vazhdojnë të varfërohen për ditë e më shumë si pasojë stagnimit të zhvillimit ekonomik.
Për këto tetë vite të njohjes ndërkombëtare të pavarësisë, e tërë energjia e Qeverisë së Kosovës u konsumua për qytetarët e pakicës serbe, ndaj qytetarëve që nuk e njohin dhe as pranojnë Republikën e Kosovës si shtet të tyre!
Qasja aktuale politike e pushtetarëve aktual jo vetëm se po e izolon Kosovën, por po paraqet edhe një kërcënim serioz për procesin shtetndërtues, duke krijuar kështu mundësinë për kriza serioze të brendshme politike, ashtu siç edhe është dëshmuar këtyre dy viteve të fundit me bllokada dhe postbllokada parlamentare.
Izolimi dhe mbajtja nën “embargo” e Kosovës, në radhë të parë vjen si rezultat i një lidershipi të dështuar, i një klase të papërgjegjshme dhe një shoqërie civile të heshtur dhe përgjumur. Është e vërtetë se bllokadat artificiale e krijuar në Kuvend dhe institucione i ka bërë të pashpresë qytetarët, por akoma më të pashpresë i ka bërë koalicioni qeverisës në njërën anë dhe në tjetrën çakordimi i opozitës, dikur të bashkuar kosovare.
Populli i Kosovës është duke humbur shkaku i kësaj klase të konsumuar, korruptuar dhe shantazhuar skajshmërisht,…do të thoja të një klsae politike  me afat të skaduar sikurse “kaçikat e pulës” që në Kosovë vijnë nga vendet aziatike.
Për vendnumërimin e Kosovës, krizën politike dhe ekonomike, bllokadat dhe post-bllokadat, korrupsionin, krimin e organizuar dhe përhapjen e shumë dukurive negative, përgjegjësia është kolektive, përgjegjës janë e gjithë klasa politike pa dallim, pushtet dhe opozitë, shoqëri civile dhe popullata me heshtjen e gjatë dhe të pambarim…
Në vend që të ndërmarrin iniciativa të shëndosha, janë mjaftuar duke fajësuar njëri-tjetrin për dështimet e njëpasnjëshme në politikëbërjen dhe shtetndërtimin e vendit.
Largimi i menjëhershëm nga mendjet tona i paragjykimeve, tendencave dhe prapaskenave kundër njëri-tjetrit, do të na çlirojë më shpejtë nga “gogoli” i fajësisë kolektive. Ka ardhur momenti për të thyer skemat dhe mitet e vendosura nga e kaluara, për t’u zgjuar nga ëndrrat e këqija, ku lugetërit aktualë të politikës kosovare, të mbajturit peng nga forcat e fshehta të organizatave ndërkombëtare, të cilët, duke ëndërruar shpëtimin e pasurisë së tyre, e thonë sloganin nën mashtrim: “Bashkimi Evropian është objektivi ynë, vizioni ynë!”, për të mbajtur sa më gjatë nën iluzione popullatën me shpresa të humbura dhe zemra të thyera nga dështimet dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të tyre.
Populli im i dashur, i kuptoj brengat e juaja; e di që e keni të vështirë të jetoni në varfëri karrshi një klase super të pasur,…por më e vështirë është t’ja kthesh shpinën shtëpisë dhe vendlindjes, vendit më të bekuar në botë.
Ne që jemi largë atdheut, jemi të gatshëm të kthehemi në çdo moment për të shijuar varfërinë, nga e cila ju çdo ditë dëshironi të ikni…por në asnjë rrethanë nuk dëshirojmë t’ju rëndojmë jetën tuaj duke u bërë barrë e shoqërisë, përkundrazi dëshirojmë që kthimit tonë në vendlindje t’i gezoheni edhe ju.
Ju që i sfiduat të gjitha vështirësitë nën përiudhën e gjatë të okupimit barbar serb, qëndroni vetëm edhe pak,…jemi shumë afër ditës së madhe të fitores ndaj pushtetit antipopullor, ta bëjmë bashkarisht kthesën pozitive përmes votës së lirë dhe demokratike, për ta dërguar të keqën një herë e përgjithmonë në “muzeun” e pakthim të harresës.
Ketë e kemi për obligim ta bëjmë për gjeneratat e ardhshme, për fëmijët tonë, për nipat e mbesat që padrejtësisht gjenden largë vatrave stërgjyshore,…për të mos mbetur një komb i shprishur dhe nëpërkëmbur nga të tjerët, për të mos mbetur shërbëtor dhe ndërtues të vendeve të huaja, por të bëhemi Zot në shtëpinë tonë.
Përgjegjësinë nacionale pa dyshim e mbajnë krerët e shtetit, të cilët herët apo vonë, përveqse do të ndëshkohen nga drejtësia, ndëshkimin do ta marrin edhe nga qytetari me votën e lirë apo përmes formave tjera të pakënaqësisë qytetare.

Nata terroriste e tmerrit në Nicë – Nga Skënder MULLIQI

 

Vendi i cili pati fatin e keq të goditët pa rreshtur nga terroristët  është Franca, qendra e artit ,e kultures dhe  e civilizmit  botëror. Ky shtet që nga viti 2012  radhazi  deri në vitin 2016 u goditë  herë më pak e herë më shumë nga terrorizmi , i cili tashmë është bër tmerri i kësaj bote. Ata më veprimet e tyre makabre , nuk po I kursejnë as fëmijët .Edhe më 14 korrik , rrugët e  qytet turistik -Nicës, u përgjakën nga një akt makabër I një qmënduraki  . U vranë 84 përsona dhe mbi 200 të tjerë u  plagosën në një natë të Bartolomeut. Këta që po vrasin  në emer të Zotit,  nuk janë gjë tjeter veq të pashpirtit  e kësaj bote.Terroristi i pa shpirt shkeli  më kamion edhe mbi gjakun e njomë , mbi filizat të cilët sapo  e kishin pa këtë botë .Ky akt barabarë bie ndesh me parimet e fese ,mbi ndesh mbi parimet e civilizmit dhe bie ndesh mbi parimet e  qyteterimit global. Sikur qdo festë shtetërore që festohet në botë, edhe njerëzit e këtij nënqielli kishin dalë të kënaqën më familjët e tyre për ta festuar Ditën Kombëtare të Francës.Ne vend të përjetimeve të mira, në vend të gëzimit dhe haresë, përjetuan tmerrin dhe lemerinë , përjetuan një masakër  të përbidshme . Ate që pamë në televizione , në video të ndryshme  ishin pamje që të stepin , ishin pamje të cilat nuk do të na shlyhen kurrë nga truri , ishin pamje ku pamë gjak , ku pamë njerëz të sakatosur , ku pamë një masakër që është shumë  vështirë të paramendohet si e tillë. Protagonisti I kësaj ngjarje të turpit ishte 31 vjeqari Mohamed Lahouaiej Bouhlel, me origjinë nga Tunizia,  tipik  një  pseudo-mysliman që pinte alkool, merrte droge, hante mish derri, rrihte gruan, nuk shkonte në xhami, nuk lexonte Kur-anin… por vriste në “emër të Allah-ut”.Kushëriri i autorit të masakrës në Nisë ka folur për mediat duke e cilësuar atë si njeri alkolist që nuk ka asnjë lidhje më myslimanët. Një dëshmitar  pensionist italian që jeton në Nicë prej 2 vitesh tregon: “Kamioni më kaloi vetëm 1 metër larg meje, ndërsa ishte duke shtypur njerëzit sikur të ishin birila: burra, gra,dhe mbi 50 fëmijë, ishte një tmerr”. Dëmin qe po e shkaktojnë një grup qmendurakësh , nuk mund ta riparon lehtë as mbarë njerëzimi. Plaga e gjithë kësaj mbetet, njerëzit që humbin nuk kan  mundësi të kthehen … Rruga dhe luftimi i këtij fenomeni të shëmtuar nuk duhet shikuar nga një kënd i ngushtë dhe nuk ishte dashur të jetë rrugë njëkaheshe.Terrorizmi dhe terroristet janë të gjithë të njejtë.  Ne, në Kosovë e dimë mirë se e kemi përjetuar krimin institucinal të Serbisë , të cilët pikërishit zgjodhën metodat terroriste të shfarosjës së shqiptarëve,  edhe të boshnjakëve  në Bosnje. Masakrat në Bosnjë , dhe në Kosovë ishin  tipike akte terroriste . Serbët katil nuk i kursyen  gratë ,  të moshuarit dhe as fëmijët, madje të cilëve ua prenë edhe kokat.Bota këto akte të terrorizmit shtetëror serbë, dhe aktet të cilat po ndodhin  tash para syve tanë ,ishte dashur ti dënojn pa dallime feje , race dhe kombi.Sikur në këtë botë të mbushur plotë me telashe të ekzistonte më shumë  mirëkuptim  ,   vullneti i përbashkët, toleranca fetare gjithëqka do të dukej  shumë më ndryshe,  jeta do bëhëj më e mirë  për të gjithë. Që mos të thellohet e keqja, mendoj se rinia duhet ta dojë vendin e vet, popullin e vet, pasurinë e vet, varfërinë e vet. Duhet të solidarizohet më miqtë dhe kundër çdo të keqeje kudo qoftë ajo, të shkollohet, prioritet të bëhet dija dhe puna e merituar, e jo të përqafohen  predikimet fetare të atyre që po i bëjnë të gjitha të  zezat  e kësaj bote për hesapet e tyre të pista dhe për  para …

Thaçi, Mustafa e Veseli reagojnë ndaj tentativës për grusht shteti në Turqi

Presidenti Thaçi u shpreh se “Stabiliteti i Turqisë është çelës i stabilitetit i të gjithë rajonit. Në mbështetje të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike, të ligjit dhe të rendit në vend”

PRISHTINË- Pas tentativës për kryengritje nga një pjesë e vogël në ushtrinë turke, reagojnë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Presidenti Thaçi u shpreh se “Stabiliteti i Turqisë është çelës i stabilitetit i të gjithë rajonit. Në mbështetje të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike, të ligjit dhe të rendit në vend”.

“Në këto momente sfiduese për Turqinë, fuqimisht përkrah institucionet e dala nga vota me vullnetin e qytetarëve të këtij vendi mik të Kosovës. Në shoqëritë demokratike me shtetin qeverisin ata që kanë marrë mandatin nga populli. Uroj që sa më shpejtë të stabilizohet gjendja në Turqi dhe të mos ketë viktima të pafajshme”, u shpreh Kryeministri Mustafa, në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se “Me shqetësim të thellë kemi ndjekur ngjarjet në Turqi, ku dhjetëra qytetarë mbetën të vdekur dhe të plagosur. Përgëzojmë Kuvendin e Madh Popullor dhe institucionet e Republikës së Turqisë për kthimin e rendit dhe ligjit të cilat burojnë nga vota e popullit, duke ofruar konsideratën më të lartë të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror”. aa

Një kafe e “ëmbël” në KOSOVA SOT! – Nga Florim Zeqa

Dyert e gazetës Kosova sot, m’i hapi “koburja” e Isa Boletinit, respektivisht shkrimi autorial me titull; “Vrasja e dytë e Isa Boletinit nga vasalët e Serbisë !”, botuar me 17.05.2015, për të vazhduar me 104 shkrime autoriale dhe rreth 100 prononcimeve të përditshme këtyre muajëve të fundit.
Menjëherë, pas tre-katër muaj të bashkëpunimit me gazetën Kosova sot, më erdhën kushtëzimet e para nga kjo e fundit, përmes këtij e-maili; [email protected], i datës 16/09/2015, të cilin po e publikoj të plotë në origjinal për lexuesit e shkrimeve të mia:
“Pershendetje, z.Florim,
Ju falenderojme per bashkepunimin e deritashem dhe shpresojme se edhe ne
te ardhmen ky bashkepunim do te jete me i frytshem, por duhet t’Ju
informojme se gazeta Kosova Sot e ka parim qe ata qe shkruajne per
Kosova Sot nuk duhet te shkruajne ne gazeta te tjera dhe as ne portale
te tjera, pasi ne e kemi portalin me te lexuar dhe mund t’jua botojme
shkrimet ne portal dhe natyrisht ne gazete.
Shendet dhe suksese, i mirepresim opinionet Tuaja. Redaksia e Kosova Sot”
Kushtëzimit të tillë ju përgjigja pa hamendje negativisht, për t’ju qendruar besnik portaleve që kanë përcjellë shkrimet e mia nga fillimi, duke llogaritur konseguancat e  mundshme, qoftë edhe të ndërprerjes së bashkëpunimit që atëherë me gazetën Kosova sot.
Megjithatë, bashkëpunimi me gazetën Kosova sot zgjerohej dita-ditës, për t’u shndrruar këtyre muajëve të fundit në një bashkëpunim në baza ditore. Me shtimin e kërkesave nga ana e gazetës, gjithnjë e mendoja mundësinë e shqyrtimit të pozicionit tim në gazetë. Nga vizita e shkurtër familjare e një muaji e gjysmë më parë,…me 1 qershor 2016-të, e ndava një gjysmë dite për vizitë në redaksinë e kësaj gazete, me qëllim të njohjes nga afër me stafin e gazetës dhe pronarët e saj.
Para se të nisem,  nga shtëpia i telefonova njërit nga dy bashkëpuntorët e përditshëm, i cili e mirëpriti viziten time.
Në redaksi arrita diku rreth orës 14.00, në hyrje e gjeta sekretareshën (Gresa) e clia sipas rendit dhe traditës më solli një kafe dhe një ujë. Aty ishin prezente edhe dy gazetare të reja, të cilat pos përshendetjes nga largësia, nuk shkëputeshin nga puna në kompjuter!. Më pas, njëri pas tjetrit filluan të mbushen karriget e zbrazura me gazetar, ku secili ulej në vendin e tij të punës.
Me të ardhur bashkëpuntori të cilin e kisha lajmëruar për vizitën, më nxori jasht për një kafe, aty erdhen edhe dy gazetar të tjerë. Pas një ndeje të shkurtër në një kafene aty afër, gazetarët kërkuan t’i liroj të shkojnë në vendet e punës,…u thash po vi edhe unë me ju, dua ta takoj pronaren dhe editoren e gazetës, (zonjën Margarita),…me ç’rast njëri nga bashkëpuntorët më tha; “ajo vjen në ora 16, e ne pastaj e kemi një mbledhje në redaksi”!
Me të rikthyer në redaksi, e gjeta sallën e madhe pothuajse të mbushur me gazetar. Fillova të përshendetem një nga një me të gjithë, dëshiroja t’i njihja nga afër bashkëpuntorët e mi. Në biesedë e sipër me redaktorin e “Opinioneve”, erdhi një gazetar pak më i moshuar, i cili pas një bisede të shkurtër m’u drejtua; “eja zoti Zeqa shkojmë të pijmë kafe jasht”!
Për të mos i prishur qefin, shkuam në “CITY PARK”, pas një ndëje vllëzërore dhe bashkëbiisedimi kolegial (në orar të punës), me të dalur jasht lokalit,  gazetarët deshën të përshendeten me mua, por unë me qëllim e kisha lënë në redaksi xhaketën (setrën),…me duhet të vij patjetër me ju, ishte përgjigja ime. Me të hyrë brenda në redaksi, nga qetësia madhe, dëgjoheshin vetëm tastaturat e kompjuterëve, gjë e cila më bëri të kuptoj se aty dikund brenda ishte edhe e  zonja e shtëpisë (Margarita), e cila e kishte vendosur të mos takohej me mua,…sigurisht nga frika, mos po i kërkoj ndonjë honorar apo formë tjetër të kompenzimi për punën e përdtishme për gazetën.
Dola nga aty me ndjenja të përziera, i gëzuar që u njoha me disa nga bashkëpuntorët e përditshëm,…i zhgënjyer pse nuk e pata “fatin” ta takoj zonjen e shtëpisë.
Thonë, çdo fillim e ka edhe fundin, kështu edhe ndodhi një përfundim krejtësisht i papritur me shkrimin autorial “Politizimi i misioneve diplomatike, produkt i pazareve politike”, i datës 06.07.2016, respektivisht me prononcimin e tri ditëve më pas, “Thaçi ua vë dryrin këshillave të Jahjagës”, pra me 09.07.2016.
Ndodhi kështu, pas letrës që iu dërgova pronarëve të gazetës, zotit Ruzhdi dhe zonjës Margarita me 2 korrik 2016, përmes të cilës ngrita disa nga pengesat e bashkëpunimit, mandej shqyrtimin e pozicionit tim si bashkëpuntor i përditshëm i gazetës dhe për modalietet e bashkëpunimit në të ardhmen!
Letrën që ju drejtova zotërinjëve të nderuar e përfundova kështu; “Mbetëm me shpresën, që kjo letër të hasi në mirëkuptimin e plotë nga ana e juaj i nderuari Editor i gazetës, dhe jo vetëm kaq, pres nga ju vlerësimin e merituar të punës time në mos për asgjë tjetër, si satisfaksion moral për kohën, që çdo ditë e ndaj për ju… “
Mosgatishmëria e zonjës Margaritë, editore gazetës dhe deputete e “pavarur”,  as për një përshendetje me 1 qershor 2016 dhe mospërgjigja në letrën e 2 korrikut e po të njëjtit vit, më detyruan të marr vendimin e pakthyeshëm të ndërprerjes së bashkëpunimit mbi një vjeqar me këtë gazetë, të cilin e bëra publik edhe në rrjetin social FACEBOOK me datë 10 korrik 2016.
Pas tri orë pritje, nga takimi i 1 qershorit 2016 në redaksinë e gazetës Kosova sot,…përveqse kafeja doli të jetë e idhët, uji dhe kopia gratis e numrit të gazetës  mbetën i vetmi satisfaksion për qindëra shkrime dhe prononcime, të cilat përveq shtimit të numrit të lexuesve, ndikuan edhe në rritjen e tirazhit të gazetës.
Ky është shpërblimi i bashkëpuntorëve të jashtëm të gazetave ditore në Kosovë !

Hollande në Nicë: 50 të plagosur mes jetës dhe vdekjes

Presidenti francez, Francois Hollande, ka bërë sot një vizitë në qytetin e Nices, ku ka vizituar edhe të plagosurit në spitalin e qytetit.

Pas vizitës së të plagosurve në spitale, presidenti francez tha se nga krimi i një nate më parë, numri i të plagosurve ka arritur në 50 të cilët po e luftojnë vdekjen.

Sulmi në Nice ndodhi të enjten mbrëma, kur një personi me një kamion, hyri në turmë të njerëzve në një rrugë të Nices ku po festohej dita e pavarësisë së Francës, duke i vrarë 84 persona.

Naim Maloku: Po çka merr vesh ti o Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj i ka ftuar qytetarët që të shikojnë një debat në Televizionin Publik në të cilin do të diskutohet për demarkacionin.

Gecaj ka treguar se kush janë edhe panelistët e tjerë, raporton zeri.info.

Por ky panel e ka nervozuar tej mase ish-ushtarakun dhe politikanin Naim Maloku i cili i ka kërkuar Gecajt që të dal në debat me deputetin Shpejtim Bulliqi dhe profesorin Zejnullah Gruda.

“Naim Maloku Ballafaqohuni me Shpejtim Bulliqin dhe prof. Zejnullah Gruden.

auto_Naim_Maloku1468584916

Po çka keni lidhje ju te tret me demarkacionin dhe me te drejtën Ndërkombëtare? Nuk ka te beje kjo me pozite-opozite as me parti politike. Për integritet territorial është fjala” ka komentuar Naim Maloku në statusin e zëvendësministrit Gecaj.

auto_Bjram_Gecaj1468584915

Kosova solidarizohet me Francën

Institucionet politike e fetare në Kosovë dënuan ashpër sulmin e së enjtes në Nicë të Francës.

Në një deklaratë të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava thuhet se “sulmi i mbrëmshëm në Nice është akt barbar, që në shënjestër ka atakimin e parimeve të lirisë dhe vlerave qytetëruese e humane si objektiva tona të përbashkëta. Në këto momente të rënda solidarizohemi e mbështesim shtetin dhe popullin mik francez, duke ndier e ndarë dhimbjen me ta; ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe lutemi për shërimin e të lënduarave.

Sulmi i mbrëmshëm është kushtrimi më i mirë që bota e lirë duhet të jetë e bashkuar dhe unike kundër ekstremizmit e terrorizmit. Përballë terrorit e terroristëve bota nuk duhet të bëjë sehir, por duhet ndërmarrë masa që akte e skena të tilla të llahtarshme ku pësojnë qytetarët e pafajshëm mos të përsëritën kurrë më“, thuhet ne deklaratën e myftiut Tërnava.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u shpreh i tronditur “me aktin barbar i cili la të vdekur dhjetëra njerëz të pafajshëm në qytetin e Nicës. Në këto çaste të rënda për shtetin dhe popullin francez, Kosova bashkëndjen dhe shprehë solidaritetin e plotë me popullin mik francez”.

Ai ritheksoi siç tha përkushtimin e Kosovës për të qenë pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit.

Aktet e tilla terroriste nuk do të arrijnë të na ndalin në luftën tonë kundër të keqes globale“, thuhet mes tjerash në reagimin e kryeministrit Mustafa.

Ndërsa kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha se sulmi “ishte goditje e rëndë ndaj popullit të Republikës së Francës dhe vlerave tona të përbashkëta. Në këto momente të vështira, jemi pranë institucioneve franceze dhe ngushëllojmë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm të pashembullt nga egërsia, që po terrorizojnë dhe sjellin frikë tek të gjithë qytetarët, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim. Sulmi i mbrëmshëm na bën që të jemi më unik dhe më të vendosur kundër terrorizmit në nivel global”, thuhet në reagimin e zotit Veseli.

Të tronditur janë shprehur edhe udhëheqësit e partive politike të cilët theksojnë pos tjerash se terrorizmi megjithatë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat e qytetërimit evropian.

Numri emergjent për kosovarët që kanë nevojë për ndihmë pas sulmit në Nice

 

Ambasadori Qëndrim Gashi ka lënë një numër emergjent për kosovarët që kanë nevojë për ndihmë, pas sulmit në Nice të Francës.

Numri emergjent është: +33 6 03 33 03 18

Jakup Krasniqi e quan kryeministrin Mustafa “velikan të Malit të Zi”

Ish kreu i Kuvendit të Kosovës ka zgjedhur shprehjen në gjuhën malazeze për kreun e ekzekutivit, Isa Mustafa, në vazhdim të kundërshtimit që kanë nisur në distancë. E ka quajtur “Velikan Crna Gora” e ka që ka kuptimin e “të madhit të Malit të Zi”

Për Jakup Krasniqin, me reagimet e tij kryeministri Isa Mustafa vazhdon ta konfirmojë se është me gjithkënd pos me Kosovën.

Në përgjigjen tjetër që ia ka kthyer Mustafës, në përplasjen në distancë që kanë nisur të dy, Krasniqi ka thënë se kryeministri “vazhdon të kërkojë rrugë dhe mënyra për të dëshmuar se demarkacioni është në rregull”.

“
Po të angazhohej me kaq zell për të mbrojtur interesat e vendit që e përfaqëson jam shumë i sigurt që deri tani do t’i kishte gjetur provat se ky version i demarkacionit është në dëm të Kosovës. 
Mirëpo ky nuk është i interesuar, sepse, po të kishte qenë i interesuar t’i gjejë, nuk i është dashur shumë punë por vetëm t’i thërrasë dhe t’i dëgjojë ekspertët të cilët deri tani i kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës dhe vetëm ai refuzon t’i dëgjojë, madje njërin nga ta nuk i duhet shumë për ta gjetur sepse e ka deputet të grupit parlamentar të partisë kryetar i së cilës është vet Isa Mustafa. Fjalën e kam për deputetin Shpëtim Bulliqi” ka thënë Krasniqi.

“Por jo, ai këtë nuk e bën, sepse është përcaktuar që historia ta kujtojë si ‘Velikan i Malit të zi’ dhe jo si ‘Burrështetas i Kosovës’! Por edhe kjo është zgjedhja e tij!

 Fundi i fundit çdo kush shkon atje ku përcaktohet vet. Por, në rastin konkret, kufijtë e Kosovës nuk do të mund t’i lëviz askush, sepse do ta mallkojnë Bjeshkët e Nemuna”, ka thënë Kransiqi.

Hetimi i veçantë ndaj Azem Sylës fillon me rastin “Bllaca”

Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Azem Syla, si dhe 17 persona të tjerë kanë dalë të mërkurën para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ata, së bashku edhe me 34 persona të tjerë po dyshohen për krim të organizuar, për tjetërsim të pronave.

Në seancën e parë në kuadër të hetimit të veçantë ka dhënë dëshminë dëshmitari 1, i cili është dëshmitar i mbrojtur. Duke qenë se kjo seancë është zhvilluar pa praninë e publikut, për rrjedhën e saj kanë njoftuar vetëm avokatët mbrojtës të të dyshuarve.

Ata kanë thënë se ky dëshmitar është marrë në pyetje nga prokuroria për dy rastet e mëhershme gjyqësore, të njohura si rasti “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2”. Marrjen në pyetje për këto raste e kanë kundërshtuar, duke thënë se nuk kanë të bëjnë me lëndën. Mirëpo, siç kanë thënë ata, trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtarja e EULEX-it, Jennifer Seel, nuk i ka marrë parasysh shqetësimet e adresuara.

Na nevojiten njerëz të cilët na kthejnë optimizmin për jetë më të mirë – Nga Skënder MULLIQI

Kemi qenë të okupuar  për shumë kohë nga armiku serbosllav. Gjatë duruam torturat dhe vrasjët e okupatorit i cili kishte për synim  shtypjën e çdo vlere shqiptare. Kishin  për synim uljën e dinjitetit, kishin  për synim largimin masovik nga trojet tona etnike. Armiku përdori  gjithëfare torturash ndër më çnjërzorët , por kurrë nuk arritën të na gjunjëzojnë, kurrë nuk arritën ti shtypyn ndjenat tona për atdhe dhe komb. Jetuam të okupuar , por ishim  të gëzuar. Ishim  të gëzuar sepse ishim unik në synimin tonë madhor për liri dhe pavarësi . Sa herë që na shtypnin aq më shumë na zgjoheshin ndjenjat kombëtare që të shkëputemi nga një armik i egër siq është Serbia. Më ndonjë përjashtim së secili komb i ka në mesin e vete edhe  renegatet  , ishim të lidhur dorë për dore deri në fitoren përfundimtare. Liria dhe pavarësia u arritën pas shumë vuajtjesh pas shumë përipetish, pas shumë sakrificave njerëzore e materjale . Rezistencën  paqësore dhe luftën  çlirimtare e bëm së bashku duke kontribuar dikush më shumë e dikush më pak. Lirinë  e pritem të gëzuar , e pritem të emocionuar , e pritëm më shpresën së  do të jemi  më të bashkuar  së kurrë më parë.

Na  erdhën në krye të pushtetit  njerëzit  jo kredibil, që nuk u treguan të ditur, nuk u treguan vizionarë në rrethanat e reja politike . Liria nuk po preket , ajo më shumë ka mbetur nocion apstrakt. Nese dojmë që në tërsi të prekët lira dhe pavarësia , na duhet një vetëdije kombëtare   tjetër, na duhet një qasje tjeter karshi shtëtndërtmit dhe mirëqenjës së përgjithshme. Nevoitet një përgjegjësi për vete dhe një përgjegjësi e përgjithshme . Nuk jemi duke e kryer amanetin e shumë gjeneratave të cilët u flijuan për këtë tokë . Nuk po e qojmë deri në fund amanetin e martirëve dhe dëshmorëve të luftës së fundit .   Fjala krizë na është bërë refren  i merzitshem gjatë këtyre viteve. Fjalët varfëri dhe mjerim social po na mbysin për së gjalli.  Këtë ndijesi nuk e paten dhe vazhdojmë mos ta kenë kastat politike, të cilët  u ndërruan në pushtetet  e pas luftës  . Nuk na sollën asgjë të re, nuk na sollën gëzimin dhe unitetin , nuk na sollën prosperitetin. Na sollën dhëmbje , na i sollën hajnitë , zhvatjet , abuzimet e ndryshme, na sollën krim të organizuar , vrasje për motive  politike dhe korrupcion , e sollën jetën e shumicës buzë greminës sociale. Këto fenomene negative të pas luftës,  nuk i ka  pritur as pesimisti më  madh. Interesat përsonale u vunë para interesit të  popullit, e kjo nuk është e mira jonë kolektive. Shëndeti individual dhe shëndeti kolektiv janë të lidhura , kan ndikim në njeri – trjetrin . Që ta kemi shëndetin kolektiv nevoitet të kemi individ më vetëdije të pastër kombëtare dhe më vetëdije të lartë morale . Na nevoiten njerëz të cilët e kthejnë optimizmin të punohet , na kthejnë optimizmin për jetë më të mirë, e kthejnë optimizmin që do ta ndihmojmë  më shumë njeri- tjetrin  .Ne, jemi popull i vogël , dhe ndihma dhe puna e ndërshme e secilit do ta kthente situatën ekonomike dhe politike në binarë normal.  Gjendja e normalitetit na nevoitet më shumë së kurrë . Përcepcioni jonë duhet të jetë në korelacion   me  kohën në të cilën po jetojmë dhe veprojmë.Ne, Kosova dhe qytetarët e saj mundemi të bëhemi të lumtur , të pasur nese shikojmë gjithë këtë pasuri mbi tokë, dhe nën tokë, të cilën na ka falë Zoti. Ne, krenohemi më tokën pjellore, ne jemi krenarë që kemi bjeshkë që mund ti lakmon edhe Zvicra, e shumë qka tjeter që jetën na bën të begatshme . Mos të pranojmë kapitulimin  para kush do qoftë ai, së për ne ajo është fjalë e huaj . Jemi të pa kënaqur. Pse? Kosova është futur gadi krejt në gjendje depresionuese. Pse është kështu? Kemi  humbur qdo kontakt  më vetëvetën tonë ,i kemi ngulfatur ndjenat tona, i kemi harruar të parët tanë, të cilët sakrifikuan shumë që të jemi të lumtur.   Kjo klasë politike e ka humbur orjentimin e saj , Të  bëhëmi të gjithë  të sinqertë ,së kemi shumë kategori shoqërore të cilat po jetojnë si në mesjetë edhe pse jemi në zemër të Evropës.Ti ndryshojmë për së mbari edhe sistemet të cilët nuk po funksionojnë mirë .Të gëzojmë rininë tanë më hapjën e vendeve të reja të punës.Të bëjmë rininë tonë të qeshur dhe të gëzuar, sepse ata janë ardhmëria e shtetit dhe e kombit tonë . Mjaftë fytyra të ngrysura , mjaftë më gjendje të pa shpresë që të jetohet në Kosovë… Të realizojmë projekte të cilat  e ndryshojnë situatën  ekonomike për së mbari. Koha është për ndryshime .Të zgjohemi së koha nuk na prêt. ..

Me shkelje ligjore fillimi i gjykimit të Azem Sylës

Me shkelje ligjore ka filluar seanca e mundësisë së veçantë hetuese ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve, raporton KTV.

Avokati i Azem Sylës ka kërkuar përjashtimin e kryetares së panelit të gjyqtarëve, pasi, sipas tij, ajo mbante anën e Prokurorisë, por pavarësisht kësaj, seanca nuk është ndalur. Në këtë seancë, ka filluar të japë dëshminë përmes video-linkut njëri nga dëshmitarët e mbrojtur të Prokurorisë, nga dy sa pritet të japin dëshminë në këtë fazë.

Seanca e parë e hetimit të veçantë, në rastin e njohur si Azem Syla dhe të tjerët, nuk ka qenë aspak e lehtë.

Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka kërkuar përjashtimin e kryesueses së panelit të gjyqtarëve, Jennifer Seel, pasi, sipas Gashit, ajo ka mbajtur anën e Prokurorisë.

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur 1, përmes video-lidhjes, prokurori, sipas Gashit, ka tentuar të hapë hetime të reja për dy raste që kanë aktgjykime përfundimtare, në të cilat klienti i tij nuk ishte i akuzuar, duke iu referuar rasteve “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2”.

Seanca, pavarësisht kërkesës për përjashtim ka vazhduar, çka, sipas Gashit, paraqet shkelje të Kodit të Procedurës Penale.

Mos-ndërprerja e seancës në momentin e kërkesës për përjashtim të kryetares së trupit, sipas avokatit të Nuhi Ukës, Tahir Rrecaj, vë në rrezik këtë pjesë të hetimit.

Avokati Rrecaj, është ankuar edhe për shkelje të të drejtës për një gjykim në kohë të arsyeshme, pasi ish-kryetari i Gjykatës së Prishtinës, Nuhi Uka, asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga prokuroria, për më shumë se 2 vjet nga fillimi i hetimeve.

Seancat e hetimit të veçantë, ku janë përfshirë vetëm 19 të dyshuar, pritet të zgjasin për disa ditë, derisa Prokuroria ka edhe një dëshmitar tjetër të mbrojtur që pritet të merret në pyetje.

Gjithsej 52 persona, janë pjesë e grupit që pretendohet se udhëhiqej nga ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, po hetohen nga prokuroria për krim të organizuar, me shitblerjen dhe tjetërsimin e pronave shtetërore.

PDK kërkon debat të gjerë – LDK do debat në Kuvend për Demarkacionin

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike, kanë paralajmëruar takime intensive ndërmjet forcave politike në vend, që do të çonte drejt krijimit të një konsensusi kombëtar për zgjidhjen e përbashkët të çështjes së hapur të përkufizimit të kufirit me Malin e Zi, që ka shkaktuar përplasje të forta në skenën politike në vend.

Por partneri tjetër në koalicion Lidhja Demokratike thotë se debati duhet të zhvillohet brenda institucioneve të vendit, posaçërisht në Kuvendin e Kosovës.

Hapja e debatit ndërmjet forcave politike në vend, u përmend vetëm pas kërkesave të diplomatëve ndërkombëtarë, në veçanti në prag dhe pas vizitës në Prishtinë të ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland.

Një tjetër diplomat i huaj, ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell, i sugjeroi qeverisë së Kosovës që të mos nxitojë me paraqitjen e marrëveshjes për demarkacion në Kuvend përpara se të shterë një debat në shoqëri për të njëjtën çështje.

Qeveria, duket se u tërhoq, duke shtyrë diskutimin për marrëveshjen për një periudhë tjetër, pa saktësuar afatet.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Hajredin Kuçi, njëherësh nënkryetar i PDK-së, tha pak kohë pas propozimit të ambasadorit britanik se për çështjet me rëndësi kombëtare siç është demarkacioni duhet të tejkalohen dallimet politike duke lënë të kuptohet se po veprohet për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Ai tha se po bëhen përpjekje për dialog të brendshëm edhe me forcat politike por edhe ato jo politike.

“Për disa gjera kërkohet që të kalojë koha. Për disa gjëra kërkohet një intensitet i shtuar. Në ditët në vijim do të ketë intensitet të shtuar në këtë drejtim. Por ajo çka dua të them është se do ta respektojmë Kushtetutën e Kosovës dhe interesin nacional të vendit. Do të ketë takime të shtuara me të gjithë akterët politikë dhe jo politikë të vendit tonë”, tha Kuçi.

Sipas tij Kosova nuk duhet të ketë dallime të thelluara për çështjet madhore, përfshirë demarkacionin.

“Nuk ka asnjë arsye që Kosova të ketë hidhërim po e them, as partitë politike e as shqiptarët në raport me demarkacionin ose ndonjë punë tjetër me interes nacional”, tha Kuci.

Por, partneri tjetër në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës, duke mos e përjashtuar zhvillimin e debatit, thotë se i njëjti duhet të zhvillohet në Kuvend.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha për Radion Evropa e Lirë se qëndrimi i partisë së tij është se çështja e demarkacionit duhet të procedohet dhe të respektohen të gjitha proceduarat.

“LDK-ja preferon që debati të bëhet aty ku e ka vendin në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj deputetët e Kuvendit ta marrin vendimin për të cilin mendojnë se është më i miri për Kosovën. Sa u takon dilemave – LDK-ja nuk është e bindur se po të ishte e bindur se humb vetëm një metër katror në këtë proces nuk do ta pranonte procesin”, tha Veliu.

Sipas tij komisioni shtetëror për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka punuar mbi kriteret e përcaktuara dhe Kosova sipas tyre nuk ka humbur territor.

Propozimi i ambasadorit britanik për debat të hapur në shoqëri për çështjet që kanë ngjallur përplasje, është cilësuar nga shoqëria civile, si mënyrë për të arritur deri tek pajtueshmëria ndërmjet palëve në kundërshtim.

Drejtuesi i organizatës FOL, Petrit Zogaj, thotë se megjithëse i vonuar debati është i domosdoshëm.

“Çka duhet të bëjnë palët është që si fillim të kenë një pajtim minimal për parimet e një debati të tillë. Të pajtohen që gjërat nuk mund të shkojnë në pafundësi në këtë mënyrë. Të kenë përgjegjshmëri para publikut të brendshëm, para fqinjëve dhe para miqve ndërkombëtar”.

“Të gjitha këto, mbi të gjitha duhet t’i iniciojnë dhe t’i bëjnë partnerët e koalicionit qeveritar, por pa lënë anash edhe përgjegjësinë e opozitës. Në këso lloj gjërash, që kanë një ndjeshmëri të madhe, nuk duhet të ketë nguti dhe duhet të shfrytëzohen të gjitha mënyrat për të arritur deri tek një konsensus nacional”, tha Zogaj.

Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron punën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria që të mbështesin dhe inkurajojnë debatin parlamentar.

Albert Krasnqi nga kjo organizatë i tha Radios Evropa e Lirë se organizmi i dëgjimeve publike apo formave të tjera të ballafaqimit të argumenteve për demarkacionin, para se të procedohet në Kuvend është i nevojshme dhe shumë i rëndësishëm .

“Ne konsiderojmë se është e domosdoshme që të ketë një debat publik ku do të mund të paraqiteshin argumentet dhe fakte e të dyja palëve pra grupeve të ndryshëm të ekspertëve dhe komisionit shtetëror në mënyrë që të qartësohet për publikun se ky shenjim është kryer ashtu siç duhet apo nëse ka gabime të cilat mund të bëhen dhe të korrigjohen dhe të mos ketë një shenjim të gabuar të kufirit që nuk do të mund të ribëhet pastaj”, tha Krasniqi.

Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, është kundërshtuar fuqishëm nga opozita në vend e cila ka përdoruar edhe gazin lotsjellës për të mos lejuar ratifikimin e saj në Kuvendin e Kosovës.

Opozita ka paralajmëruar bllokimin e marrëveshjes në formën aktuale dhe ka kërkuar që ajo të ndryshojë, dhe që Kosovës, sipas saj, t’i kthehen mbi 8 mijë hektarë tokë që i janë dhënë, siç thotë, Malit të Zi me marrëveshjen aktuale.

AAK e Nisma heqin dorë nga gazi lotsjellës në Kuvend

Opozita është e vendosur që të vazhdojë me kundërshtimin e ratifikimit e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke u bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë atë. Opozita do të përkrahë çdo iniciativë që shkon në favor të zgjidhjes së çështjes, në të kundërtën do të vazhdojnë protestat edhe veprime të tjera kundërshtuese.

Kështu u bë e ditur në një konferencë për media, ku shefat e grupeve parlamentare të boshtit opozitar AAK dhe Nisma, Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami bën të ditur se në Kuvend do të kthehen, vetëm atëherë kur të jetë në rend dite për ratifikim demarkacioni, për ta kundërshtuar atë.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që t’i thonë jo marrëveshjes së demarkacionit, për të cilën thotë se është e dëmshme dhe në kundërshtim me interesat e vendit.

“Ne se pari i ftojmë të gjithë deputetët që ta thërrasin mendjen e arsyes që ti thonë jo demarkacionit. T’i thonë jo ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi, sepse nëse ne si deputet marrim barrën e komisionit qeveritar dhe qeverisë në përgjithësi dhe mendojmë që të ratifikojmë marrëveshjen, do të jetë e dëmshme për Kosovën , qytetarët dhe të gjitha gjeneratat që vijnë. Dhe gjeneratat do të na mallkojnë për besimin që na kanë dhënë. Sepse ne si deputet jemi të thirrur që të mbrojmë sovranitetin territorin dhe integritetin e republikës së Kosovës. Çdo mendim tjetër i çdo deputeti, nuk sillet sipas betimit mendoj se do të rreshtohet në anën tjetër… I ftojmë deputetët që t’i ulin flamujt partiak dhe ta kthejnë mendjen kah interesi i shtetit të republikës së Kosovës ”, tha ai, raporton kp.

E sa i përket iniciativës për thirrjen e një tryeze, ku do të diskutohej për këtë çështje, Lekaj tha se do t’i përgjigjen ftesës për një debat të tillë edhe pse ata tashmë e sa kohë, kanë bojkotuar Kuvendin.

“Ne do t’i përgjigjemi ftesës së një debati, ku do të jetë dhe komisioni prezent. Por ju po e shihni se për z. Meha më interesant është pushimi, sesa çështja madhore e Kosovës. Ai gjendet në pushim dikund ka humbur dhe mendoj që ky është mos serioziteti i qeverisë dhe mos përgjegjësia e Komisionit. Ne jemi të vendosur që çdo iniciativë që shkon në favor të zgjidhjes së çështjes dhe qytetarëve dhe që mbron territorin e Kosovës do ta përkrahim dhe do të jemi unik në këtë drejtim. Mirëpo e kundërta do të protestojmë dhe do ti marrim të gjitha veprimet e duhura që të mos lejojmë që ti falet dikujt territor”, tha ai.

Ndërsa tha se nuk do të përdorin më gaz lotsjellës, pasi që sipas tij ai tashmë ka arritur efektin e vet.

“Sa i përket gazit lotsjellës, ne kemi thënë se ka qenë një mjet i domosdoshëm, jo i preferueshëm dhe tanimë është sensibilizu qytetari dhe masa në përgjithësi. Ne nuk do të përdorim gaz lotsjellës por të gjitha veprimet tjera që shkojnë në kundërshtim të kësaj marrëveshje”, tha ai.

Thirrje deputetëve për mos votimin e demarkacionit u ka bërë edhe shefja e grupit parlamentar të Nismës Valdete Bajrami, e cila tha se interesat shtetërore duhet të jenë para atyre partiake.

Kjo marrëveshje sipas saj duhet të rishikohet dhe të kthehet në piken zero, pasi që është e dëmshme për vendin.

“Qeveria me ngulm do ta bëjë këtë ratifikim, duke anashkaluar çdo debat, duke anashkaluar çdo qytetar, duke anashkaluar dhe opozitën dhe në mënyrë tinëzare duan ta bëjë ratifikimin në mënyrë të heshtur dhe fshehurazi. Por ne si koalicion nuk do të lejojmë ratifikimin e kësaj marrëveshje, pasi që kemi ekspert tanë dhe qytetarë të cilët vazhdimisht kanë ofruar dokumente dhe fakte që toka jonë po i jepet shtetit fqinj”, tha ajo.

Kuçi: Nuk mund të ketë krizë të koalicionit PDK-LDK

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi e ka përjashtuar mundësinë e krizës në koalicionin aktual qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Duke u ndërlidhur me disa deklarata të ministres së Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila e kishte thënë se asnjë partie politike nuk do t’i konvenonte një koalicion i cili nuk e miraton Ligjin për Investime Strategjike, Kuçi ka thënë “koalicionin qeverisës as nuk e kanë lidhur disa deklarata dhe as nuk e vënë në krizë disa deklarata”.

Sipas Kuçit, janë konceptet qeverisëse e programore ato që e mbajnë gjallë apo jo një qeveri të koalicionit.

“Koalicioni qeverisës e vënë në krizë ose jo parimet, konceptet dhe programi qeverisës”, është shprehur Kuçi.

Stojanoviçi: Kërkoj që Kisha tek UP-ja të hyjë në funksion

Për pak pritet edhe të fillojnë gërmimet e terrenit në kapmusin e Universitetit të Prishtinës, për kontrollin e një lokacioni, të , të dyshuar për një varrezë masive.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviçi, i cili është i pranishëm ka thënë se nuk janë kundër gërmimit dhe kjo duhet të verifikohet. Ai ka thënë se nuk do të gjendet asnjë kufomë.

Stojanoviq, ka thënë se ka pasur zëra se kjo Kish këtu ka qenë e Millosheviqit duke shtuar se nuk është aspak e vërtetë.

“  Ne nuk jemi kundër këtyre gërmimeve por dëshirojë që edhe Kisha që gjendet këtu të fillojë dhe të funksionalizohet”, ka thënë Stojanoviq. /ZERI/

Serbët duan batalionin e tyre brenda Ushtrisë së Kosovës

PRISHTINE– Sfidë për shtetin mbetet kalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Kjo çështje vazhdon të mbetet pjesë e deklaratave të politikës kosovare, por duket se pengesa kryesore për krijimin e ushtrisë është Lista Serbe.

Këtë e pranon Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës thotë se askush s’mund ta ndalojë bërjen e Kosovës me ushtri.

Kërkesa kryesore e Listës Serbe pos asociacionit të komunave me shumicë serbe, është edhe posti i zëvendëskomandantit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Madje, sipas anëtarit të Komisionit për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, kusht kryesor i Listës Serbe është që brenda ushtrisë ta kenë një batalion. Kjo, sipas tij, është e papranueshme.

Ligji Antimafia – Gjashtë vjet që Kosova nuk guxon ta miratojë

Ka afro gjashtë vite që kur në Kosovë u iniciua Ligji “anti-mafia”, me të cilin do të rregullohej çështja e përfitimeve të pasurisë në mënyrë të paligjshme, por i njëjti mbeti vetëm një ide.

Ligji “anti-mafia” u iniciua në vitin 2010 nga, atëbotë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Të njëjtin e kishte rekomanduar edhe Komiteti Kombëtar i Politikës së Jashtme Amerikane.

Por, mungesa e vullnetit politik për të luftuar krimin e organizuara dhe korrupsionin në Kosovë dhe frika e ballafaqimit me njerëz që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme, thuhet të këtë ndikuar mbi autoritetet kompetente të cilat i kanë “neglizhuar procedurat e hartimit të ligjit “anti-mafia”.

Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, nuk kanë dhënë përgjigje se deri ku kanë arritur procedurat lidhur me ligjin në fjalë.

Megjithatë, zyrtarët e Qeverisë se Kosovës, vazhdimisht kanë deklaruar se pavarësisht që nuk ekziston ligji “anti-mafia”, është “Ligji për Zgjerimin e Kompetencave për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar në Vepër Penale” që sipas tyre kryen funksionin e njëjtë.

Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, ligji anti-mafia, ka kohë që përmendet nga qeveria, por ai ende nuk është proceduar për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.

“Për vite radhazi qeveritë e ndryshme dhe kjo e tanishmja kanë premtuar se shumë shpejt do të sillet Ligji “anti-mafia” në Kuvendin e Kosovës, por në fakt kjo nuk ka ndodh për shkak të vullnetit politik dhe arsyes tjetër kryesore që është se njerëzit e korruptuar asnjëherë nuk mund ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thekson Haxhiu.

Deputetja Haxhiu e cila i takon subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, thotë se në mandatin e kaluar të Kuvendit të Kosovës kishin propozuar një projektligj për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajusfitikueshme, por që si i tillë ishte kundërshtuar, siç thekson Haxhiu nga ministri, i atëhershëm, i Drejtësisë Hajredin Kuçi.

“Kjo dëshmon faktin se as Partia Demokratike e Kosovës dhe as Lidhja Demokratike e Kosovës nuk janë të interesuara ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe për këtë arsye dua të them se derisa kemi në qeveri njerëz të cilët janë të përfshirë në afera korruptive nuk mund të ketë luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thekson Haxhiu.

Për përfaqësuesit e shoqërisë civile, ndërkaq Kosova ka legjislacion të mjaftueshëm që mundëson luftimin e pasurive të paligjshme, por, thonë ata, nuk ka vullnet që të zbatohet ky legjislacion në fuqi.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka pasur asnjëherë vullnet që të zbatohet korniza ligjore aktuale, as nga ana e prokurorëve dhe as e gjykatësve.

“Përveç Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale sot eksiton edhe Ligji mbi kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, ligj ky i cili pothuajse asnjëherë nuk është përdorur nga ana e prokurorëve dhe kjo tregon se ka mungesë të vullnetit për të luftuar pasuritë e paligjshme. Rrjedhimisht për të luftuar kriminelët të cilët i kanë krijuar këto pasuri duke zhvatur buxhetin publik dhe buxhet tjetër përmes veprimtarive kriminale”, thekson Musliu.

Përpjekja për të krijuar një Ligj të ri “anti-mafia”, shton Musliu është “vetëm një përpjekje e autoriteteve për të arsyetuar mos punën dhe mungesën e vullnetit që të ballafaqohen me atë njerëz që sot janë milionerë e që kanë zhvatur buxhetin në mënyra të kundërligjshme dhe kriminale”.

Në raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të Transparency International, që masin perceptimet e qytetarëve, Kosova vlerësohet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon.

Por, thellimi i luftës kundër korrupsionit dhe posaçërisht dëshmitë konkrete për dënime të, siç thuhet, “niveleve të larta të përfshira në korrupsion” janë bërë pjesë të kushtit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

O’Connell i propozon qeverisë të hapë debat publik për Demarkacionin

Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O’Conoll i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të organizojë një debat publik në lidhje me sqarimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ambasadori O’Connell ka preferuar debatin politik për këtë çështje, e cila aktualisht po e “ndez” skenën politike në Kosovë.

“Kjo është një çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe paraqet kusht për liberalizimin e vizave”, ka thënë O’Connell. Sipas tij, Qeveria e Kosovës mund të shqyrtojë opsionin e hapjes së një debati publik, siç ka thënë ai, për t’i “furnizuar qytetarët me fakte”.

Në kohën kur po përgatiten kundërshtime në Kuvend, por edhe në rrugë, ambasadori O’Connell kishte një porosi edhe për opozitën dhe mbështetësit e kundërshtimit të Demarkacionit, duke kërkuar maturi në veprimet e tyre.

“Mendoj që mund të ndihet shumë mirë një njeri që mendon se ai e mbron Republikën, e mbron tokën e Kosovës, por ju lutem, para se të vazhdoni në këtë drejtim, mendoni se çfarë ka ndodhur”, ka thënë ambasadori britanik.

Mesazhet e ambasadorit britanik, pasojnë porositë e ndihmësekretares amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, të dielën në Prishtinë, e cila tha se Kosova do të duhej t’i bënte hapat e nevojshëm para vjeshtës dhe kështu të ruajë momentumin e zhvillimeve pozitive.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se aktualisht po diskutohet brenda institucioneve se kur do të procedohet në kuvend për miratim, Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Kosova ende nuk është shtet anëtar i OKB-së dhe ambasadori britanik dhe unë e dimë se çka nënkupton kjo. Çdo demarkim i kufirit me Malin e Zi e shndërron atë në kufi ndërkombëtar dhe e dimë peshën se sa ia vlen të përmbyllet një proces i tillë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Përderisa nga kabineti i kryeministrit Isa Mustafa është paralajmëruar që Marrëveshja e Demarkacionit t’i procedohet Kuvendit gjatë kësaj jave, Hoxhaj i ka lënë të hapura të gjitha mundësitë, përfshirë edhe vazhdimin e diskutimeve ndër – institucionale për kohën kur do të procedohet.

“Ne si qeveri jemi në një proces të konsultave të brendshme, ndërkaq është vendim i kryeministrit dhe qeverisë i cili e harmonizon agjendën me kryetarin e Kuvendit se kur kjo çështje shkon në kuvend për shqyrtim dhe miratim”, ka thënë ministri i Jashtëm.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, e nënshkruar në fund të muajit gusht të vitit të kaluar në Vjenë, po kundërshtohet ashpër nga opozita, por edhe nga disa deputetë brenda koalicionit qeverisës.

Simiçi përgënjeshtron: Askush nuk ka biseduar me Thaçin për formimin e FAK-ut

Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se ka biseduar edhe me Listën Srpska përkitazi me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, e ka demantuar lideri i Listës Srpska, Sllavko Simiq. Mjetet e informimit në gjuhen serbe në veri të Mitrovicës kanë transmetuar fjalët e kryetarit të Listës Srpska. Sllavko Simiq, i cili ka demantuar presidenin Hashim Thaçi, se për themelimin e FAK-ut ka biseduaar edhe me përfaqësuesit e Listës Srpska, pa miratimin e të cilës Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Ai madje ka thënë se nuk ka as edhe një përfaqësues i vetëm i Listës Srpska, i cili do ta kishte guximin që të bisedojë i vetëm apo fshehtas për themelimin e FAK-ut dhe nëse është e vërtetë ajo që ka thënë Thaçi, atëherë ai duhet ta tregojë emrin e njeriut nga Lista Srpska, me të cilin ka biseduar në këtë temë.. Ai thotë se as me të nuk ka biseduar askush lidhur me këtë temë, ndonëse, siç kanë thënë ai “për çdo ditë sillet në qarqet e larta politike të Kosovës”.

“Unë bisedoj me shumë përfaqësues të instituticioneve dhe me duhet të jem i sinqert e të them se deri me tani askush nuk e ka hapur  me mua temen e themelimit, apo të transformit të Forcës së Siguriës së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Në përgjithësi në përpiqemi t’i potencojmë ato tema të cilat e shqetësojnë komunitetin serbë në Kosovë, nga temat ekonoomike deri te ato të sigurisë, sepse ato janë tema që shqetësojnë dhe që rëndojnë mbi popullatën serbe”, ka thënë Simiq, përcjell ‘zeri.info’.

Ai ka ripërseritur se asnjë prej liderëve serbë në Kosovë nuk do ta ketë guximin që vetëm, ose fshehtas të bisedojë për këtë temë serioze me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, e as me Hashim Thaçin.

“Them sigurt se asnjë përfaqësues i Listës Srpska nuk do të guxonte që i vetëm të hyjë në aranzhma të bisedimeve për transformimin e Forcave së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës. Kjo temë është shumë e ndërlikuar, të cilën shumë nuk e kuptojnë, kështu që nuk do të flisja nëse dikush ka biseduar rreth kësaj teme. E them këtë për shkak, sepse mund të ketë tendenca për krijimin e përqarjeve dhe konflikteve të reja dhe ndasi përbrenda listës”, ka thënë Simiq. Ai është shprehu i siguritë se askush nga përfaqësuesit e serbeve nuk ka folur me Hashim Thaçin për temën e transformimit të FSK në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Nëse Hashim Thaçi ka biseduar me këdo, lë të na e thotë lirisht me kë ka biseduar nga përfaqësuesit e Listës Srpska, por unë jam i sigurit se deputetët nga lista jonë, ministrat në qeveri nuk kanë biseduar për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës”, ka përfunduar kryetari i Listës Srpska, Sllavko Simiq, fjaët e të cilit i përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Se serbët nuk do të pajtohen me transformimn e FSK-së në FAK e kanë thënë edhe ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës, në veçanti ministri Lubomir Mariq, por edhe zëvendësi i Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq.

Ai ka thënë para pak ditëve se ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, deputetë e kryetar komunash nga Lista Srpska nuk e kanë fare hallin e transformimit të FSK-së në FAK, por vëmendje të madhe i ka kushtuar formimit të “Zajednicës…” dhe hartimit të Statutit të saj.

Ai madje ka reaguar në pohimet se Statutin e “Zajednicës” do ta hartojnë kryetarët e komunave në bashkëpunim me institucionet kosovare dhe  me pjesëmarrje të OSBE-së në Kosovë, shkruan ‘zeri.info’.

‘Për hartimin e Statutit do të punojë ekipi drejtues, sipas marrëveshjes në Bruksel, kjo është e vetmja gjë për të cilën nuk ka fare dilema, të gjitha të tjerat janë kalkulime. Është e sigurt që në hartimin e Statutit të BKS do të punojnë një numër i madh i njerëzve të cilës të japin sugjerimet e tyre. Kjo flet se kjo temë është interesante, e cila do të jetë interesante edhe në periudhën e ardhshme. Sigurisht se për këtë do të shkruhet edhe shumë, gjë që është mirë, që do të thotë se në hartimin e Statuti është duke u punuar dhe do të punohet edhe mëtutje, e në interesin tonë është që kjo punë të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që ta bëjmë “Zajedncën..”, ka thënë Branimir Stojanoviq, zëvendëskryeministër i Kosovës. /ZERI/ 

Fillojnë gërmimet për varrezën masive në kampusin e UP-së

Foto nga arkivi

Drejtori i Departamentit të Mjeksisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i tha Radios Evropa e Lirë, se gërmimet e terrenit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, për kontrollin e një lokacioni, të dyshuar për një varrezë, do të fillojnë ditën e mërkurë, më 13 korrik.

Në punimet në kampusin e Universitetit, do të jetë i pranishëm edhe delegacioni nga Serbia për të përcjellë zhvillimet.

Gërxhaliu tha se ka dyshime “se bëhet fjalë për viktima të përkatësisë shqiptare”.

“Në bazë të informacioneve të dëshmitarëve, më sakt të qytetarëve që na kanë dhënë informacionet do të fillojmë punimet. Do të punojmë së bashku me ekspertët e EULEX-it. Do të jetë i pranishëm edhe delegacioni nga Serbia, me kërkesën e tyre. Së bashku me ta punojmë 17 vjet dhe kanë shpreh dëshirën të jenë këtu. Prokurori dhe komisioni e kanë pranuar. Nesër (e mërkurë), fillon hulumtimi i vendit të dyshuar. Nuk mund të themi se bëhet fjalë për një varrezë masive, sepse ende nuk është përcaktuar si e tillë”, tha Gërxhaliu.

Punimet do të zhvillohen brenda dy ditëve dhe nëse gjenden mbetjet mortore, punimet e makinerisë së rëndë do të pushojnë, ka thënë Gërxhaliu, “për t’i përshtatur një tjetër formë të punimeve”.

Çaushi: Haradinaj është tërhequr nga mënyra e kundërshtimit të demarkacionit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, në Interaktiv të KTV-së ka shprehur bindjen se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është tërhequr paksa nga mënyra e kundërshtimit për demarkacionin.

Ai ka thënë se nuk mjafton thirrja që demarkacioni mos të votohet, por duhet të ndalohet që ajo të hyjë në rend dite.

“Qëndrimi i z. Haradinaj se demarkacioni nuk duhet votuar është një tërheqje prapa, sepse si mund ta arsyetojmë ne veprimet e drejta në Kuvendin e Kosovës për dhjet muaj rresht për të kundërshtuar demarkacionin”, ka thënë Çaushi, përcjell Koha.net. “Nuk duhet të vijë fare në Kuvend që të votohet dhe nuk duhet të lejohet të votohet. Gazi lotsjellës është i drejtë se bëhet për një kauzë tepër të rëndësishme”, ka thënë më tej ai.


Send this to a friend