VOAL

VOAL

Vetëvendosje thërret popullin të mblidhet para Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët e aktivistët, që sot në orën 10:00 të mblidhemi para Kuvendit të Kosovës.

Sipas Vetëvendosjes, nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dalë jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë.

Sipas VV-së është momenti vendimtar që të mbrohet Republikën nga këta kriminelë e zaptues, kurse demarkacioni nuk do të kalojë.

“Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dalë jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, kanë thënë në Vetëvetëvendosje.

 

Cilët deputetë të LDK – së vizituan Çakorrin (fotot)

Një ditë përpara se të mbahej tryeza shkencore lidhur me Demarkacionin, deputetët e LDK –së, Besa Gaxheri, Armend Zemaj, Arben Gashi si dhe ish kryetari i komunës së Pejës Ali Lajqi së bashku me disa anëtar të tjerë të LDK – së kishin vizituar Qakorrin pikërisht pikën ku mendohet se është kufiri.

Anëtari i LDK-së, Kushtrim Gjevukaj, të martën i ka postuar disa fotografi ku shihet së bashku me Gaxherin, Zemaj, Gashin e Lajqin, njofton Klan Kosova.

“Dr. Ibrahim RUGOVA kishte paralajmëruar për DEMARKACIONIN:

Kufiri me Malin e Zi do të jetë pika e Çakorrit !

Sot u zotuam qe amanetin e presidentit RUGOVA ta qojmë në vend !”, ka shkruar ai.

depldk2depldk3depldk4depldk5

Qeveria e dërgon në Kuvend demarkacionin

 Qeveria e Kosovës sot ka miratuar dhe proceduar në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Qeveria edhe mëngjesin e sotëm ndërroi agjendën e takimit. Ajo u mblodh 45 minuta më herët se sa e kishin paralajmëruar për media. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se prej kësaj marrëveshje varet liberalizimi i vizave dhe integrimet evropiane,m raporton TV Arta.

“Nëse në të ardhmen paraqitet ndonjë fakt që e dëshmon të kundërtën, atëherë Ligji e parasheh që ky proces mund të zgjidhet përmes arbitrazhit apo përmes marrëveshjes direkte me Malin e Zi”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ripërsëritur se ky vendim është i drejte dhe se kauza e opozitës është e paqëndrueshme. Ai ka thënë se Projektligji procedohet në Kuvend në mënyrë të rregullta, ndërsa Kryesia e Kuvendit vendos kur do ta mbajnë seancën për demarkacionin.

Presioni mbi deputetët mund ta kalojë demarkacionin

Kuvendi i Kosovës do të mund ta kalojë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, për shkak të presioneve që deputetët mund t’iu nënshtrohen, kanë deklaruar njohës të rrethanave politike në vend.

Sipas tyre, presioni politik do të rritet posaçërisht ndaj atyre deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga partitë në pushtet, që kanë shprehur rezervat e tyre ndaj gjithë procesit të demarkacionit.

Miratimi i Marrëveshjes për demarkacion, thonë njohës të rrethanave, mund të kalojë në njërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit, pavarësisht kundërshtimeve që mund të ngrisin sërish deputetët e opozitës në vend.

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin varet vetëm nga presionet që mund t’iu bëhen disa deputetëve, në të kundërtën qeveria aktualisht nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë proces.

“Është e qartë se kanë filluar presionet qoftë të hapura, qoftë në prapa skenë ndaj deputetëve të koalicionit qeverisës që nuk pajtohen me këtë demarkacion dhe votimi apo jo i demarkacionit do të varet nga suksesi i presionit qoftë ndërkombëtarë apo brenda partiak ndaj deputetëve të cilët nuk janë ende të bindur që ta votojnë”.

“Mirëpo, nëse këto presione arrijnë sukses, atëherë natyrisht qeveria do të trimërohet dhe do ta dërgojë demarkacionin në Kuvend, mirëpo nëse jo, atëherë mund ta presim edhe shpërbërjen e qeverisë dhe zgjedhjet e reja”, thekson Muhaxhiri.

Mbetet sigurimi i dy të tretave të votave të deputetëve për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, ngase nuk është vetëm opozita, por janë edhe disa deputetë nga partitë në pushtet që nuk e pranojnë versionin aktual të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tregon se koalicioni qeverisës nuk po tregon se ka votat e mjaftueshme që kjo marrëveshje të kalojë.

Mirëpo, Zogaj shton se koalicioni qeverisës po mundohet të bën gjithçka që është e mundur që demarkacioni të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

“Mund të ketë presion, mund të ketë bindje, mund të ketë diskutime, por e shoh që lidershipi i të dyja partive politike në qeveri janë të interesuar që kjo marrëveshje të kalojë, por, kanë deputetë rebel që po tregohen se nuk mund të binden për të votuar marrëveshjen që Hashim Thaçi e ka nënshkruar në gusht të vitit të kaluar”, thekson Zogaj.

Ndërkohë, një debat për demarkacionin, i organizuar të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, me pjesëmarrjen e Komisionit shtetëror, të ekspertëve, shoqërisë civile, deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare dhe udhëheqësve të institucioneve të vendit, ka ripërsëritur qëndrimet e palëve.

Opozita thotë se demarkacioni duhet të zhbëhet për të rinisur një tjetër proces, por paritë në pushtet dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kanë bërë thirrje për votimin e marrëveshjes me të cilën do të hapej perspektiva e Kosovës.

Këtë debat në të cilin u diskutua për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri e quan të kotë i cili nuk mund të rezultojë me asnjë element konstruktiv dhe të dobishëm.

“Në esencë nuk do të ketë kurrfarë rezultati është një tentim i zbrazët i cili për fat të keq do të vazhdojë mjegullojë çështjen e demarkacionit dhe nuk do të rezultojë me afrimin e qëndrimit të të dyjave palëve”, thekson Muhaxhiri.

Ndërkohë, analisti Petrit Zogaj, i cili ka ndjekur për së afërmi debatin e zhvilluar në kuvend për demarkacionin, thekson se ky debat vetëm sa i ka thelluar përçarjet mes palëve edhe më shumë.

“Çfarë ka shërbyer ky debat, vetëm se ata ia kanë detajuar kundërshtimet dhe mosmarrëveshjet më thellë dhe nuk pritet që ky debat t’i përafrojë qëndrimet,përkundrazi i ka larguar tutje dhe pothuajse e ka bërë të pamundshme që të arrihet ai konsensusi që kërkohet”, thotë Zogaj.

Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për përkufizim të vijës kufitare në Vjenë në fund të muajit gushtit të vitit të kaluar në praninë e presidentit malazez Filip Vujanović dhe kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, si dhe në prani të ministrit të jashtëm të Austrisë Sebastian Kurz.

Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është kushti i fundit të cilin Bashkimi Evropian pret që Kosova ta zbatojë, para se kjo e fundit ta marrë liberalizimin e vizave. (REL)

Hakif Bajrami: Kufiri është në Çakorr dhe pikë

Historiani Hakif Bajrami i përshirë në debatin për Demarkacionin ka dhënë fakte se komisioni shtetëror për demarkacion e ka bërë raportin gabimisht.

Bajrami në këtë debat ka paraqitur fakte nga hulumtimet dhe puna e tij si historian.

Bajrami i cili ka qenë drejtor i Arkivit të Kosovës tha se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Çakorr.

Kryeprokurori Lumezi: Nuk ka akuzë për përgjimet telefonike

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

Prokuroria e shtetit të Kosovës nuk do të fillojë hetime lidhur me bisedat e përgjuara telefonike të shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, me zyrtarë të ndryshëm të kësaj partie, përfshirë edhe ish-kryetarin e saj, Hashim Thaçi, dhe kryetarin aktual, Kadri Veseli.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se përgjimet e bisedave telefonike të zyrtarëve të lartë të PDK-së kanë qenë objekt i shqyrtimit ndërkombëtar, të prokurorit të Eulex-it, në rastin e ish-Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, në vitin 2011.

“Niveli i provave që kanë qenë objekt i vlerësimit nga prokurori ndërkombëtar, sipas tij, nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ngritur akuzë”, tha Lumezi.

Bisedat e përgjuara të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, u publikuan pak ditësh më parë nga gazeta në internet, Insajderi.com, dhe në bazë të tyre zyrtarë të lartë të Partisë, sipas gazetës, shfaqin ndikimin e ushtruar nga kjo parti në emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici.

Gazeta pohon se ka mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike, të nxjerra me vendim gjykate, gjatë fundvitit 2011, dhe ato u rishfaqën sërish pas gati pesë vjetësh.

Në dhjetor të vitit 2012 u publikuan disa përgjime, ku protagonist ishte prapë shefi i grupit parlamentar, Adem Grabovci, dhe në to u përfshinë çështje të ndryshme të veprimtarisë qeveritare e partiake.

Zyrtarë të EULEX-it, që përgjuan bisedat me vendim të gjykatës në kuadër të hetimeve në ministrinë e Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit, thanë se “materialet e bisedave u bënë publike pasi i ishin dorëzuar Gjykatës dhe Këshillit të Mbrojtjes në një proces gjyqësor”.

Pesë vjet më pas, publikimi i bisedave të përgjuara ka nxitur sërish reagime. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka theksuar se publikimi i bisedave “është tendencë për eliminime politike”.

Organizata të shoqërisë civile kërkojnë ndriçimin e plotë të këtyre zhvillimeve, ndërsa në prokurorinë e shtetit thonë se janë “duke i analizuar ato”. (REL)

Debati: Presidenti dhe kryeministri mbështesin demarkacionin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi (djathtas) dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bëri thirrje sot pjesëmarrësve në tryezën shkencore-profesionale që të bëjnë “debat të hapur dhe profesional dhe të shpalosin argumentet. Ai tha se shenjimi i vijës kufitare me Malin e Zi ka marrë mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Kosova, sipas tij, nuk ka humbur asnjë pjesë të territorit të saj”.

Debati i thirrur nga kryesia e Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të 24 deputetëve nga radhët e LDK-së, LVV-së dhe PDK-së, do të përballë gjatë ditës së mërkurë komisionin shtetëror për demarkacion me Malin e Zi dhe eskpertët e fushës, si dhe deputetët e Kuvendit.

Presidenti Thaçi i dha një mbështetje të fuqishme komisionit shtetëror, duke e cilësuar punën e tij “të drejtë” që ka nxjerrë një “marrëveshje me Malin e Zi e cila është përkrahur nga të gjithë mbështetësit e Kosovës”.

“Shënjimi i vijës kufitare ka marrë mbështetje nga Bashkimi Evropian. Ju ftoj për një debat sa më të hapur dhe sa më profesional, ku do të shpalosen vetëm argumentet. Ftoj që të keni parasysh se sot nuk është në pyetje vetëm marrëveshja, por edhe aftësia shtetërore e Kosovës. Aftësia për të arritur marrëveshje ndërkombëtare, për të funksionuar si shtet dhe si anëtar i barabartë”, tha presidenti Thaçi, duke nënvizuar se “Kosova nuk ka humbur asnjë metër katror të territorit të vet.”

“Institucionet dhe komisioni kanë bërë demarkacion e nuk kanë bërë histori”, ka thënë presidenti Thaçi.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë pothuaj të njëjtin vlerësim me Presidentin, duke thënë se “Kosova nuk ka humbur terroritror me marrëveshjen e arritur më Malin e Zi.

Ai tha se puna që ka bërë komisioni shtetëror për demarkacion është e drejt dhe caktimi i kufijve është bërë në mënyrë të saktë.

“Nëse themi se kemi humbur tokë. Ejani sot ta argumentojmë. Unë mendoj se përfundimi i këtij takimi meriton të jetë pranim i fakteve se nuk guxojmë të luajmë me fatin e Kosovës dhe të qytetareve të saj për interesa politike as të pozitës e as të opozitës. Ne duhet të punojmë bashkërisht për interesa reale të çdo njeriu në Kosovë”, tha Mustafa.

Debati për demarkacionin që po zhvillohet në një sallë alternative të Kuvendit, nisi me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili theksoi se debati për demarkacionin i ka munguar venditpër një kohë të gjatë.

“Duhet të punojmë për interesat e qytetareve dhe për dinjitetin e tyre. Kjo është një mundësi e mirë që ballafaqohen argumentet për kufirin. Është e rëndësishme që të përçohen mesazhe të mira që Kosova të këtë raporte të mira më shtete fqinjët”, tha Veseli. (REL)

Pas debatit, Kuvendi brenda ditësh miraton Demarkacionin me kushte

Liqenati – Rugovë – Vija ndarëse mes Kosovës dhe Malit të Zi

Pavarësisht rezultatit të tryezës për debat të thirrur nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe klimës që mund të krijohet, procesi i miratimit të marrëveshjes së debatueshme për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, pritet të kalojë në një seancë të rregullt brenda gjysmës së dytë të muajit gusht, thonë burime të afërta me procesin.

Qeveria e Kosovës, thuhet se, brenda pak ditësh mund ta dërgojë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi, duke kërkuar pajtimin e shumicës për të kaluar një kusht të domosdoshëm evropian.

Mësohet se drafti i ri që pritet ta diskutojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë javëve në vijim, do të përmbajë një klauzolë të veçantë me të cilën do të kërkohet që, siç thuhet, “çështjet kontestuese të rinegociohen me Malin e Zi”.

Ky thuhet të jetë një prej kompromiseve që mund të jenë arritur me opozitën, e cila ka kundërshtuar fuqishëm ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, për shkak të, siç thotë, humbjes së një pjese të territorit të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë mëson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mund të vendosin që në vend të këtij formulimi të kërkojnë “arbitrazh ndërkombëtar” në diskutimin për Marrëveshjen për Demarkacion, që do të organizohej brenda javësh në Kuvend, dhe që si diskutim do të shënonte edhe një hap përpara në përmbushjen e një kushti të rëndësishëm evropian.

Nëse për asgjë tjetër, debati i Kuvendit të Kosovës, që pritet të mbledh për herë të parë palët në ‘konflikt’, do të mund të vlerësohet si një mënyrë për të tejkaluar një situatë të pamundshme të krijuar në Kosovë dhe për t’i hapur asaj rrugën për dy procese të rëndësishme: liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit dhe vazhdimin e punës për ndërtimin e Gjykatës Speciale.

Kushti i liberalizimit të vizave për Kosovën, i vënë nga Komisioni Evropian në rekomandimin e tij për lëvizjen e lirë të qytetarëve për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, përfundimisht duhet të plotësohet me fillimin e muajit shtator, kur Parlamenti Evropian do të duhej të votonte mbi raportin e raportueses Tanja Fajon për t’i hapur rrugën Këshillit Evropian që ta bëjë të njëjtën gjë.

Nëse Kosova kalon afatet e përcaktuara, dhe jo më larg se deri më 20 tetor, procesi i liberalizimit të vizave do të shtyhej për një periudhë të pacaktuar kohore, me cilësimin se ajo nuk mund të menaxhojë proceset e brendshme.

Gjithsesi se votimi në Kuvendin e Kosovës, në çfarëdo forme do të mund të shpëtonte edhe qeverinë aktuale të Kosovës e cila është gjendur përballë një konfrontimi të rëndë më opozitën, që po kundërshton Marrëveshjet e nënshkruara prej saj.

Me bllokadën që çon drejt problemeve edhe me partnerin e koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës është detyruar që të kërkojë përmes deputetëve të saj e në bashkëveprim me Lëvizjen Vetëvendosje një zgjidhje përmes tryezës për debat duke e cilësuar atë si të domosdoshëm për të nxjerrë vendin nga situata e krijuar.

Tryeza, i thanë Radios Evropa e Lirë zyrtarë të partive në pushtet, do të zbardhë edhe agjendën e Kuvendit në ditët në vijim. (REL)

Dosja e Shefave: Shteti në dorë të nëntokës – Nga Vehbi Kajtazi

Voal –  Njeriu që mban gjallë fuqinë në prapaskenë të PDK-së së pushtetshme është Adem Grabovci. Koordinon të gjitha aktivitet e paligjshme të partisë. I luten të gjithë për kryerjen e favoreve. Ai iu nënshtrohet vetëm dy vetave: Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Adem Grabovcin të gjithë e thërrasin “shef”. I tillë është me veprime kur është fjala për të shpërdoruar autoritetin zyrtar.

Grabovcii

Fuqia e tij dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës dëshmohet me një seri përgjimesh telefonike që ka siguruar Insajderi. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, ai punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura.

Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme.

Pos kësaj, Grabovci punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Gjithë këto veprime Grabovci i bën me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, president i Kosovës të cilin e quan “shef”.

Insajderi ka siguruar mbi njëmijë biseda të përgjuara telefonike të nxjerra me vendim gjykate të Adem Grabovcit, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011. Ishte hetuar nga EULEX-i.

Asokohe, Grabovci, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës hetohej për vepra penale të krimit të organizuar, shpërdorimit të detyrës zyrtare e lidhje kontratash të dëmshme. Këto veprime dyshohej se i kishte kryer gjatë kohës sa ishte zëvendësministër i Transportit dhe Postë-Telekomit.

Kjo ministri drejtohej nga Fatmir Limaj, i cili po përballet me një gjykim për vepra të njëjta penale për të cilat dyshohej Grabobvci.

Hetimi për Grabovcin ishte mbyllur në mungesë provash. Por, përgjimi i tre numrave telefonik ka zbuluar se Grabovci përdorte gjithë fuqinë dhe autoritetin zyrtar për të kryer punë në interes të njerëzve të tij, të militantëve partiakë dhe për të dëmtuar të tjerë që nuk i përkisnin linjës dhe interesit të tij.

Gazeta online Insajderi ka përzgjedhur një seri përgjimesh telefonike që lidhen me veprimet politike, ndërhyrjet në punën e Kuvendit dhe deputetëve, ndikimin ndërkombëtar mbi PDK-në dhe Hashim Thaçin dhe votimin me çdo kusht të dy ligjeve të kontestueshme atë kohë: atë për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Hoqën e Madhe të Rahovecit.

Ndikimi i njerëzve të përgjuar shtrihet mbi secilin institucion të Kosovës, përfshirë pushtetet e pavarura. Ai ka ndikim mbi sistemin gjyqësor, atë prokurorial, mbi Policinë e Kosovës, mbi media siç është Televizioni Publik, disa gazeta ditore, mbi një televizion privat dhe mbi shumë gazetarë.

Grupi i tij politik kontrollon Universitetet, zgjedh për anëtarë bordesh zyrtarë të lartë partiakë si dhe cakton udhëheqës të këtyre institucioneve.

Gjithashtu, Grabobvci ka ndikim mbi biznese siç është kompania “Dukagjini” e Ekrem Llukës dhe kompaninë “Devolli Group”, asokohe pronë e vëllezërve Shkelqim e Blerim Devolli.

Ndikim dhe punësime në institucione shtetërore kanë edhe djemtë e tij, Ngadhënjimi dhe Guximi.

Në këto përgjime Grabovci zbulohet duke i dhënë listë me emra njerëzish, drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni për punësim në këtë institucion.

Insajderi do të sjell një seri bisedash të Grabovcit me Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Shaip Mujën, Ramë Bujën, Ilhami Gashin, Hajdar Beqën, Latif Gashin, Azem Sylën, e zyrtarë tjerë shtetërorë e partiak.

Bisedat dëshmojnë veprimet dhe metodat e Thaçit për të mbajtur dhe forcuar pushtetin me çdo kusht.

Njerëzit me të afërm të tij janë Shkelqim Devolli me të cilin komunikon disa herë në ditë, Hajdar Beqën, Shaip Mujën, Ilhami Gashin e Ramë Bujën, etj.

Përgjimi zbulon po ashtu talljet e deputetëve të PDK-së me deputetët e pakicave. Serbët quhen “shkije”, ndërsa romët, ashkalitë dhe egjiptasit – “magjup”.

Insajderi ka kontaktuar me shumicën e protagonistëve, por ata kanë refuzuar të flasin për këtë çështje./Insajderi.com

Edhe sa kohë do të vazhdojnë lojërat politike në kurriz të Kosovës? – Nga Skënder MULLIQI

Nese dikush ka besuar dhe ka besuar së kjo strukturë politike e cila e ka zaptuar shtetin, janë do burra të mirë të kombit, duket së se po iu bien në tokë përfundimisht  maskat  .Përgjimet që po dalin në opinion   e sidomos veprimet e deritashme po e dëshmojnë katercipërisht këtë. Fjalori i tyre i  ndëgjuar nga këto  përgjime fletë për nivelin e tyre intelektual dhe nivelin e tyre  njerëzor. Po iu bien maskat kësaj kaste  politike në pushtet  e cila gjithnjë e më shumë po e dokumentojnë së pak gjë  kanë të përbashkët   më profesionin e politikanit.  Parat e popullit janë shumë të pa dhimbshme për ta. Dikush do të thoshte heu po taksirat pat ky popull më këtë  klasë politike   në krye të shtetit,  në kohën kur ky shekull më të drejtë konsiderohej si shekull i shqiptarëve. U tubuan gjithëfarë masllahati në krye të shtetit dhe në mbarë aparatin shtetëror. Të gjitha zgjedhjet e pas luftës tash duket ashiqare së ishin të manipuluara, se ishin zgjedhje të vjedhjeve industriale  të votave, së ishin zgjedhje   ku interesat e popullit u qitën jo në planë të dyte , po as nuk janë futen  fare në tefterët e tyre.Na është mbushur qeveria dhe parlamenti me bajloza  të cilët po shihet edhe nga aeroplani së janë aty për ti realizuar interesat përsonale .Janë  majmur më para të populli si majmen postermat e tynehershit. Prodhuan gjatë këtyre viteve aq shumë afera dhe gjoja zenka të ndërsjella , veq sa për ti qitur hy syve këtij populli I cili nuk po ka kush që e zgjonë nga gjumi I rëndë.Veq nese  u bien tupanat e dasmave verore të veshi , se vështirë  që levizin për ti stopuar këta pushtetarë  . Bashkësia Ndërkombëtare po  i ka të prefuar këta njerëz në krye të shtetit . Të gjithëve ua kan dosjet dhe ua kanë zënë “bishtin më derë”, e këta nuk pritojnë hiq edhe detyrimisht ti kryejnë detyrat hyzmeqare. A ka gjë ma mjerim për këtë Kosovë  së këta  njerëz të deligjitimuar  të thirren dhe të qierrën në kup të qiellit  së  gjoja na  i përfaqësojnë  interesat e popullit? Tash besa po thirrën dhe po I përfaqësojnë interesat  e popullit së , ky popull po ua qetë do vota , e të tjerat vota të nevojshme i  bajnë vetë për të ardhur në pushtet. Po i mashtrojnë popullin më parat e tyre, duke i  joshur edhe  më poste e privilegje të tjera . Kjo është e turpshme , e pa moralshme dhe aspak nuk ka të bëjë më shtetndërtim dhe  prosperitet të gjithëmbarshem. Pushteti i mbushur më njerëz  të  proceseve gjyqësore ,  dhe më njerëz të korruptuar ,  është pushtet  i cili Kosovën dhe popullin po e qon drejtë greminës. Po dihet tashmë botërisht së këta do ta mbajnë pushtetin edhe më forcë nese është nevoja, së janë  bër vet shteti dhe janë berë vet populli.Të gjitha këto hajni të mëdha e të vogla, të gjitha këto uzurpime,  dhe prapë vazhdojnë pa fije turpi të mbesin në pushtet, dhe kur të vijnë zgjedhjët lokale e nacionale pa fije turpi e kërkojnë votën e popullit!!! E dinë mirë së prapë do të fitojnë , e dinë mirë së do të fitojnë së mashtrimin dhe shantazhin e kan mësuar mirë, për të ardhur deri të pushteti. Nese veq pak iu rrezikohet puna që mos më ardhë në pushtet, e kan planin rezervë , i kan planet së si dhe çka duhet bërë që këtë “mungesë “votash, ta kompenzojnë më vota të vjedhura dhe të shantazhuara. Pse mund të fitojnë prapë zgjedhjet shtrohet pyetja logjike? Mund  të fitojnë sepse I kan parat e popullit në shfrytëzim dhe çdo mekanizem tjetër shtetëror . Mund të fitojnë sepse kan arritur ti qesin nga loja intelektualet, dhe  kujtë  kan populli pastaj  më  ia qitë  kokrrat  veq këtyre   . Pasi ende nuk kemi ndonjë parti  të re të fortë politike ,   PDK, LDK, AAK, VV janë  prapë partitë kryesore nga të cilat  do të dalë pushteti I ardhshem. Sërish do të fitojnë pushtetin ata që gjendjën politike dhe gjendjën ekonomke e  kan pru në pikën zero, e nuk ishte dashur të ndodhë më asnjë kusht. VV deri më tash nuk e kishte pushtetin qendror, por nuk u treguan shumë efikas si partia kryesore opozitare karshi pozitës. Më shumë pamë zhurmë se sa vepra konkrete për të hequr  këtë  pushtet. Kam përshtypjën së atëherë kur vala e protestave ishte rritur , dhe shtohej edhe besimi së ky pushtet  do  të hiqët , dikush nga opozita duket së nuk ishte i interesuar që kjo edhe vërtetë  të ndodhë. Pozitë dhe Opozitë sikur po janë të interesuara që gjendja e status- kuos të vazhdonë sepse në pyetje është edhe puna e Gjykatës Speciale. Sinqeritet   politik  duket ekziston tek Opozita  kur bëhët fjalë për temën  e Demarkacionit më Malin  e Zi, por edhe për temën e  “Zajednicës”. Të shohim së  edhe sa kohë  do të vazhdojnë lojërat politike në kurriz të popullit dhe në  kurriz të shtetit  të ri të Kosovës…

Mali i Zi nuk do ta rinegociojë Demarkacionin

Liqenati – Pejë, vija ndarëse mes Kosovës dhe Malit të Zi

Autoritetet e Malit të Zi kanë ritheksuar se nuk do ta ri-negociojnë procesin e Demarkacionit ndërkohë që institucionet e Kosovës po vazhdojnë të kërkojnë mënyra për ta ratifikuar marrëveshjen e arritur vitin e kaluar për kufirin me Malin e Zi.

Anëtari i Këshillit të politikës së jashtme të Parlamentit të Malit të Zi Nikollë Gegaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Mal të Zi “nuk po shqyrtohet mundësia e përkufizimit të sërishëm të vijës kufitare me Kosovën”.

Ai ka bërë të ditur se marrëveshja për Demarkacionin e nënshkruar nga nivelet më të larta të të dyja shteteve dhe në praninë e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, ka mbetur që të ratifikohet nga pala e Kosovës.

“Nuk besoj që do të bëhet rivlerësimi i asaj që është nënshkruar dhe miratuar nga ana e Komisioneve që kanë kryer punë të mirë si dhe të qeverive të të dyja vendeve. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar marrëveshjen prandaj edhe pritet që shteti mik Kosova ta bëjë të njëjtën“, ka thënë Gegaj, duke rikujtuar se edhe presidenti amerikan, Barack Obama në takim me ambasadoren e Kosovës në Uashington e ka përkrahur ratifikimin e marrëveshjes.

Gegaj thotë se “ajo që është bërë mund të shërbejë si një model i bashkëpunimit për të tjerët në rajon dhe njëkohësisht dërgohet edhe një porosi pozitive në rajonin e Ballkanit Perëndimor se mund të bashkëpunohet dhe të vihet deri të zgjidhjet që janë në interes të përbashkët”.

“Demarkacioni ndërmjet shteteve që kanë dalë pas shpërbërjes së Jugosllavisë është proces i rëndë dhe i ndërlikuar, por që duhet të zgjidhet“, thekson Gegaj.

Deklarata e anëtarit të Këshillit të politikës së jashtme të Parlamentit të Malit të Zi Nikollë Gegaj, vjen një ditë përpara organizimit të një debati në formë tryeze e cila është thirrur nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Kjo formë e debatit për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi bëhet për herë të parë dhe pas kundërshtimeve me forcë të opozitës për miratimin e demarkacionit në Kuvend, madje edhe me përdorim të gazit lotsjellës.

Tryeza nuk ka karakter vendimmarrës, por llogaritet se do t’i paraprijë seancës vendimmarrëse në Kuvend.

Duke folur për këtë debat i cili pritet të sjell argumente dhe fakte rreth marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi, Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i pati deklaruar Radios Evropa e Lirë se do të jetë një mundësi shtesë për t’u ulur dhe për të biseduar për çështjen e demarkacionit.

“Ajo që është e mira e këtij debati do të jetë përpjekja e ekspertëve, e atyre që e mbështesin dhe atyre që e kundërshtojnë formën e tanishme të Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, që të përpiqen ta argumentojnë votimin ose mosvotimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Haliti.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive politike në opozitë, janë skeptikë se debati mbi demarkacionin me Malin e Zi, do të sjellë një konsensus të partive politike lidhur me këtë çështje.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë më të madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Driton Çaushi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk shpresojnë që ky debat do të ketë ndikim në vendim-marrje.

“Është me rendësi të theksohet se procesi i demarkimit është proces shkencor dhe aspak politik. Duke pasur parasysh që tash e 12 muaj janë injoruar zërat e shkencës dhe është shtyrë përpara një marrëveshje e dëmshme për Kosovën, nuk ka vend për optimizëm se për këtë çështje do të arrihet një konsensus i partive politike”, ka thënë Çaushi.

Partitë politike opozitare vazhdimisht kanë deklaruar se nuk janë kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e aq më pak kundër procesit të liberalizimet të vizave, por sipas tyre, opozita është kundër faljes së 8,200 hektarëve të tokë.

Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për përkufizim të vijës kufitare në Vjenë në fund të muajit gushtit të vitit të kaluar në praninë e presidentit malazez Filip Vujanović dhe kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, si dhe në prani të ministrit të jashtëm të Austrisë Sebastian Kurz.

Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi është kushti i fundit të cilin Bashkimi Evropian pret që Kosova ta zbatojë, para se kjo e fundit ta marrë liberalizimin e vizave. (REL)

Serbia “ul” çmimin e grurit në Kosovë

Prodhues bujqësorë në Kosovë kanë akuzuar kompanitë për prodhimin e miellit në Kosovë se po importojnë grurë me afat të skaduar nga Serbia, që ka edhe cilësi të dyshuar.

Kjo, sipas tyre, ka bërë që çmimi i grurit në Kosovë të jetë shumë i ulët, dhe sipas tyre arrin në 0.15 euro, që siç thonë nuk e vlen as të mbillet kjo kulturë e drithërave.

Përfaqësues të shoqatës së bujqve të Kosovës thonë se ndikim në çmimin jashtëzakonisht të ulët të grurit ka shteti i Serbisë.

Tahir Tahiri, kryetar i kësaj shoqate, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se kompanitë për prodhimin e miellit në Kosovë, blejnë grurë të vjetër dhe me cilësi të dobët në shtetin e Serbisë,me çmime tejet të ulëta. Në këtë mënyrë, sipas tij, po dëmtohen fermerët në Kosovë.

“Po shkojnë po marrin grurë nga Serbia, grurin e rezervave të Serbisë, tri katër vite të vjetër, të cilit i ka humbur cilësia dhe kualiteti, me çmime jashtëzakonisht të ulëta. Dhe e kanë ulë çmimin e grurit në Kosovë. Ky është faktori kryesor që çmimi i grurit në Kosovë sillet 0.15 cent. Është shumë dëshpëruese dhe sjellje jashtëzakonisht e keqe e mullisëve të Kosovës “, thotë Tahiri.

Se çmimi i grurit është shumë i lirë e konfirmojnë edhe përfaqësues të shoqatës se mullisëve të Kosovës, sipas të cilëve, kjo është pasojë e sasisë së madhe të grurit të kultivuar në vendet e rajonit.

Misin Voci, kryetar në këtë Shoqatë, për Radion Evropa e Lirë ka treguar se blerja e grurit në vendet e rajonit është më e lirë, për shkak se nuk janë të obliguar të paguajnë Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar.

Voci, që në pronësi familjare kanë katër mullinj në Prizren, Suharekë, Rahovec dhe Malishevë, shprehet se çmimi i grurit është shumë i ulët, dhe që sipas tij, nuk ia vlen të kultivohet.

“Çmimi i grurit në Serbi ndikon shumë, sepse çmimi i një toni me grurë në Serbi është nga 110 -115 euro. Neve na leverdisë të blejmë nga importi, sepse e kemi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, kurse kur blejmë nga bujqit në Kosovë, nuk mund të rimbursojmë TVSH-në, pasi në këtë kuadër ka probleme më Administratën Tatimore të Kosovës.”

“Pra, të flitet në aspektin e bujkut në Kosovë, nuk ia vlen me mbjell grurë, sepse nuk i mbulon shpenzimet”, ka thënë Voca.

Ndërsa Tahir Tahiri konsideron se autoritetet kompetente duhet të marrin masa, në mënyrë që të ruhet dhe shitet gruri i kultivuar në Kosovë.

“Ka faj qeveria, ministria e bujqësisë,inspektorët komunal dhe të ministrisë, të cilët nuk i përcjellin veprimet e mullisëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Sidoqoftë, në Kosovë tashmë ka përfunduar fushata e korrje-shirjeve dhe, sipas të dhënave zyrtare, Kosova as gjatë këtij viti nuk përmbush qind për qind nevojat e popullatës me grurë.

Cilësia e grurit, sipas tyre, sivjet është e mirë, kurse rendimentet mesatare kanë arritur deri në 4,600 kilogramë për hektarë. (REL)

Matoshi: Demarkacioni s’do të përmbyset, do të korrigjohet

Analisti politik, Halil Matoshi, nuk pret përmbysje të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi pas tryezës që do të mbahet nesër, ku do të diskutojnë për herë të parë në mënyrë institucionale përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës, por beson se do të ketë korrigjime.

Këto komente Matoshi i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se në këso çështje të interesit nacional do të duhej një konsensus i përgjithshëm politik dhe shoqëror.

Matoshi po ashtu ka shprehur besimin se pas vizitës së numrit dy të SHBA-ve, Joe Biden, këtë muaj në Kosovë do të qetësohen “gjakrat” mes dy palëve për çështjen e demarkacionit.

Zëri: Të mërkurën do të mbahet tryeza për demarkacionin ku do të ulen përfaqësues nga pozita dhe opozita. Çka prisni nga kjo tryezë?

Matoshi: Gjëja e parë që më vjen ndërmend është fakti se kjo tryezë është shumë e vonuar dhe nuk e kuptoj pushtetin që deri më sot nuk ka organizuar diçka të tillë. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Për këtë arsye mendoj se kjo tryezë do të hedhë dritë mbi tërë këtë çështje, së paku do të jetë një fakt plus për qytetarët e Kosovës mbi atë se çfarë ka ndodhur.

Parimisht do të duhet t’i besohet një komisioni të shtetit siç ka qenë. Mirëpo, me vetë faktin se Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë argumente, nuk ka ditur të mbrojë në publik asnjëherë versionin e vet dhe nuk i ka bërë publike të gjitha materialet, të lë që të dyshosh. Në këtë situatë unë besoj se së paku do të zbardhet thelbi i çështjes se procesi ka qenë i gabuar. Nuk janë përdorur të gjitha proceset që janë përdorur në të gjithë botën për demarkacionin e kufirit. Nuk është bërë delimitimi, pastaj demarkimi dhe nuk janë marrë ekspertët më kredibil me këtë çështje. Në këso çështje të interesit nacional do të duhej një konsensus i përgjithshëm politik dhe shoqëror. Megjithatë, nuk pres se do të përmbyset i tërë procesi, por korrigjime besoj se do të ketë.

Mbi 90 për qind e veturave në Kosovë janë të vjetra

Ilustrim

Në Kosovë mund të importohen të gjitha veturat nga shtetet e Evropës dhe botës, pavarësisht vjetërsisë se tyre.

Ekspertë të mjedisit dhe përfaqësues të shoqërisë civile shprehin shqetësimin se përdorimi i veturave të vjetra në Kosovë, ka ndikuar në ndotjen e ajrit dhe rritjen e aksidenteve në trafik.

Në mars të vitit të kaluar, qeveria e Kosovës ka hequr kufizimet për importin e veturave, pavarësisht vjetërsisë.

Njëherësh, është ulur edhe akciza për import të veturave.

Sipas Ministrisë se Punëve të Brendshme në Kosovë, thuhet se automjete aktive në vend janë mbi 385 mijë. Kurse 308 mijë automjete janë regjistruar në vitin 2015, që përfshin regjistrimin e parë të automjeteve, vazhdimin e regjistrimit të automjeteve, legalizimin e automjeteve, si dhe ri regjistrimin e automjeteve.

Marrë në përgjithësi, mesatarja e vjetërsisë së veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18 vite, apo 10 vite më shumë se sa mesatarja e veturave që qarkullojnë brenda Bashkimit Evropian, thuhet në një analizë të publikuar në fund të vitit të kaluar nga Instituti për Hulumtime të Avancuara “ Gap”.

Jeton Mehmeti, nga ky institut, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se aktualisht në Kosovë 90 për qind e veturave janë të vjetra, dhe kjo, sipas tij, ka efekte negative në shoqëri.

“E para; siguria e qytetarëve është vënë në rrezik pasi kontrollet teknike nuk kanë shtuar masat për kontrollin teknik të veturave që regjistrohen në Kosovë. Dhe e dyta; kjo ka shkaktuar ndotje të madhe në ambient. Edhe ashtu Kosova ka një ndotje të madhe të ambientit nga industria prodhuese, kurse qarkullimi i veturave të vjetra ka shtuar edhe më shumë nivelin ndotjes se ambientit”, thotë Mehmeti.

Sipas shifrave zyrtare, tregu i Kosovës për vetura të vjetra shkon deri në 20 mijë në vit, kurse vetura të reja, mesatarisht 1,200 automjete të reja brenda vitit.

Trafiku apo makinat konsiderohen një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë, konkretisht në Prishtinë, thotë Agron Bektashi nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC). Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë në rajonin e Prishtinës vetëm 2 për qind e makinave janë të prodhuar në vitin 2010- 2014, kurse rreth 30 për qind e makinave janë mbi 25 vjet të vjetra.

“Kjo është një përqindje mjaft e madhe, duke marrë parasysh se makinat e vjetra dhe sistemi i djegies së tyre nuk i plotëson kushtet as të drafteve evropiane, por as të mbrojtjes se mjedisit. Për aq më tepër që janë ndotës të drejtpërdrejtë, siç është lirimi i gazrave, krijojnë më tepër zhurmë dhe mbeturina etj.”, shprehet Bektashi.

Përdorimi i këtyre makinave, thotë Bektashi, çdo ditë e më tepër po rrezikon shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, 50 për qind e makinave nuk është dashur të jenë në qarkullim në komunikacion.

“Mund të them se makinat të cilat në Kosovë kalojnë mbi 15 vjet, kurse mos të flas për këto që janë mbi 25 vjeç, janë një ndër ndotësit më seriozë të mjedisit edhe rrezikues direkt të sëmundjeve më organe aspirative, siç janë ato të frymëmarrjes, mushkërive e të tjera”, thotë Bektashi.

Efekti pozitiv i heqjes së kufizimeve të veturave është rritja e të hyrave doganore. Por, përfaqësues të shoqërisë civile thonë se efektet negative në ambient, shëndet dhe rrezikshmëria në komunikacion tejkalojnë shumëfish efektet pozitive nga të hyrat doganare. (REL)

Shpalosje kujtimesh në 5 vjetorin e vdekjes së publicistit Nazmi Lukaj – Nga Skënder MULLIQI

Janarët e acarët sikur po na përseritën. Muaji janar është muaj i tregjedive dhe krenarive kombëtare.Në këtë muaj vdiqën dhe u vranë nga pabesisht dhe tradhëtishtë shumë përsonalitete shqiptare të cilët lanë gjurmë të thella në historinë tonë. Në janar vdiq njeri ndër përsonalitet e rralla të kombit, presidenti historik i Kosovës, dr Ibrahim Rugova.Në janar u vranë heronjët, Smajl Hajdaraj dhe kolonel Tahir Zemaj… kësaj plejade të njerëzve eminent të kombit iu bashkangjitë edhe profesori, gazetari dhe publicisti i mirënjënjohur , Nazmi Lukaj. Është ky viti i pestë që kur iku nga kjo botë një njeri me virtyte të larta njerëzore dhe atdhetare. Iku njeriu i mprehtë i penës. Iku nga kjo botë një pulicisti i cili la gjurmë të pa shlyera në publicistikën shqiptare. Ai punoi si profesor dhe paralelisht shkroi për shumë gazeta në Kosove dhe Shqipëri. La pas veti edhe kater libra të botuar .Vdekja ia ndau ëndrrat në mes.Ai kishte shumë plane të jetës. Së pari mendoi shumë për familjën e tij. Shumë i deshti fëmijët e vet , të cilët amanetin e babait po e realizojnë ashtu si duhet. Dinamika brenda personalitetit te tij , që shkelqeu edhe në shkrimet e tij, e pikëtoi emrin e tij si influencë të përhershme në publicistiken shqiptare.Ai kishte vlera edhe si profesor për shumë vite në gjimnazin e Pejës. Ai ishte njeri i afertë dhe zemergjerë për të gjithë . Ai shquhej me shumdimenzonalitetin e tij. Ai shprehte respektin , urtësinë dhe dashurinë për të gjithë.Me kalimin e kohës përsonaliteti i Nazmiut po merre përmasa më të mëdha, që ai i kishte më të vërtetë.Nazmiu jetoi si simbol i menqurisë dhe urtësisë dhe e gjithë kjo rrezatoi në mënyren më të fuqishme në vitet e tranzicionit të Kosovës. Ate e shquajnë gjithashtu shkrimet guximshme . Ishte i pakomromis ndaj atyre që vranë për motive politike . Shumë herë edhe ishte kërcënuar por kurrë i pa përkulur , sepse ai besoi në të drejtën e Zotit dhe të drejtën për të cilën u angazhua gjithë jetën. Ai ishte një misionar i kohës moderne. Siguirisht së edhe ky 24 janar kur u shua jeta e Nazit, familja , shokët dhe dashamirët do ta përkujtojnë me pietet figurën e madhe të tij. Nazmiu nuk iu mundon vëtem familjës, i mungon shokëve , i mungon Kosovës. Unë nuk e harrojë mikun sepse për të më lidhin shumë kujtime , shumë përjetime të përbashkëta për 10 vite më radhë . Jeta dhe vepra sublime për atdhe dhe komb janë fanarë ndriques për shumë gjenerata. Ai është shembulli më i mirë së si duhet atdheu dhe kombi. Gjthësesi Nazmi Lukaj mbetet zë i veqant i publicistikës shqiptare. Do të mbetet i pa harruar për shkrimet e mprehta e të qëlluara në kohë e hapësirë. Do të mbetet një zë i fuqishem i cili mori guxmin qytetarë të kundërshotoi të gjithë dukurit negative në shoqërinë tonë të re. E qëlluar ishte edhe thënja e tij ‘Rugova është truri, kurse UÇK zemra e Kosovës” .Shkrimet e tija ishin në frymën institucionaliste siq ishte edhe vet. Gjithmonë me pitet do të përkujtohet figura e Nazmi Lukes, fugura e tij e kohës moderne, pa nxitim, e matur mirë në qënësinë e një burri që vepra e tij e mban lartë. Ai qendroi stoik bindjeve që i kishte. Bisedat me te , sigurisht së ishin më taban në rrafshin intelektual të cilën bota e kulturuar e ka të zakonshme. Nazmiu la pas një moral të lartë dhe vepër të madhe, të cilin e bënë gjithmonë ate të respektuar dhe të nderuar…

Kosovë: Vazhdon varshmëria nga produktet e huaja

Ilustrim

Me gjithë përpjekjet e autoriteteve kompetente për mbështetje të sektorit privat, por edhe marrëveshjeve të nënshkruara me vendet e Bashkimit Evropian për lehtësime tregtare, tregu i Kosovës vazhdon të dominohet nga prodhimet e huaja, pasi vazhdon të ketë shpërputhje të madhe mes eksportit dhe importit.

Sipas shifrave zyrtare, vlera e gjithsej importeve në Kosovë, në vitin 2015, ka arritur në 2.6 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 3.8 për qind. Kurse, vlera e eksportit të produkteve të Kosovës në vende të ndryshme të Evropës dhe botës ka arritur në vlerën 325.3 milionë euro, që përkon me një rritje të dobët vjetore prej 0.2 për qind.

Përfaqësues të prodhueseve dhe eksportuesve pohojnë se varshmëria e tregut të Kosovës nga produktet e huaja, tregon për politikat e pafavorshme fiskale, më të cilat përballen prodhuesit e Kosovës.

Problemet e eksportuesve janë të ndryshme, varësisht nga veprimtaria prodhuese, thotë kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, Nexhat Hasani.

Sipas tij, edhe vetë pronarët e kompanive prodhuese nuk kanë shumë njohuri për kriteret dhe standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Te veprimtaria e produkteve ushqimore, sidomos në botën e prodhimeve shtazore kemi probleme, të cilat nuk e njohin origjinën e prodhimit. Vendet e Bashkimit Evropian nuk i pranojnë ato certifikata, kështu që eksportet mund të bëhen në vendet e rajonit, por jo në tregjet e BE-së”.

“Kemi probleme me certifikim, me përcaktimin e standardeve; cilat standarde, cilat kritere, kualitete duhet të përcaktohen për prodhuesit vendor. Ndërkaq, në lëmi tjera, është problemi tregut, nuk jemi njohës të mirë të tregjeve”, thotë Hasani.

Kurse, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, për Radion Evropa e Lirë, ka përmendur probleme tjera të prodhuesve të Kosovës, duke filluar nga mosfurnizimi i rregullt me energji elektrike, politikat e pafavorshme fiskale, ekonomia joformale dhe mungesa e fuqisë punëtore të specializuar në profile të ndryshme.

“Qasja duhet të fillojë nga Qeveria- ajo nuk duhet ta shikojë biznesin si burim i të ardhurave tatimore, por si partner që do të zhvillojnë së bashku Kosovën. Deri më tash fokus i Qeverisë ka qenë zhvillimi i infrastrukturës rrugore, do të thotë duhet të ketë një zhvendosje që mos të ndërtojmë më autostrada të reja, por duhet të fuqizohen fabrikat në mënyrë që të kenë qarkullim të mallit në autostradat ekzistuese”.

“Do të thotë ka pasur hapa të Qeverisë në fuqizimin e prodhimit, kemi ndryshime në politikat fiskale, por ato nuk janë të mjaftueshme që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë në rajon”, deklaron Panxha.

Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë i vlerësojnë shqetësuese kushtet, në të cilat e zhvillojnë veprimtarinë prodhuesit në Kosovë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se politikat fiskale në Kosovë janë të pafavorshme për industrinë e prodhimit.

“Duke importuar produkte, po eksportojmë para të gatshme. Në anën tjetër, po importojmë edhe inflacion dhe në shumicën e rasteve edhe produkte të dyshimta. Fjala është për informalitet, i cili vlerësohet se është rritur në 38 për qind. Kjo shifër për bizneset dhe prodhuesin vendor është konkurrencë e padrejtë”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Prodhuesit në Kosovë, vazhdimisht u kanë bërë thirrje institucioneve të vendit që të krijojnë politika të favorshme fiskale për të rritur eksportin.

Strategjia e orientuar drejt rritjes së eksportit, kishin theksuar ata, duhet të konsiderohet nga autoritetet kompetente si një faktor kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.

Qeveria megalomane e Mustafës, ky përbindësh i buxhetit të shtetit – Nga Florim Zeqa

Kur njeriu i zakont ndëgjon “projektet” dhe premtimet qeveritare, mendon mos është në ëndërr, ngase realiteti i përditshmërisë kosovare ua thotë të kundërtën që ndëgjojnë nga i pari i qeverisë.
Kabineti i kryeministrit Mustafa është më i madhi në rajon, me tre zv.kryeministra, 19 me ministra, mbi 50 zv.ministra dhe qindra këshilltarë, numri i të cilëve asnjëherë nuk u bë transparent për opinionin publik. Ky aparat i zgjeruar byrokratik i qeverisë, është shndrruar në  përbindëshin më të madh të buxhetit të shtetit më të varfër në rajon!
Madje, as OJQ-të (që mirrën me monitorimin e punës së qeverisë) nuk munden asnjëherë të nxjerrin shifrat e sakta të “popullimit” të qeverisë, e aq më të vështirë të përcaktojnë koston financiare të saj !
Për “habi” në përbërjen e qeverisë së re (të vjetër) nuk ndodhet asnjë varfanjak apo njeri i shtresës së mesme në Kosovë. Të gjithë janë pjesë e elitës së të pasurëve, liderë dhe militant partishë, biznesmen dhe njerëz që udhëheqin agjensione dhe veprimtari  (i) legale në Kosovë, thënë ndryshe, Qeveria Mustafa është qeveri milionerësh të pasuruar përmes aferave korruptive!
Ndarja në mënyrë proporcionale e ministrive mes dy partive të mëdha në koalicion (pa përfilljen e kritereve profesionale) dhe shtimi i numrit të ministrive e tregon jo seriozitetin karrshi qytetarëve të vendit,…caktimi i nga dy zëvëndës ministrave për çdo ministri (nga një për secilën parti) e dëshmon mosbesimin mes partnerëve në koalicion, apo përkthyer ndryshe në gjuhën politike i bie DY qeveri paralele kundrejt njëra-tjetës.
Qeveria megalomane Mustafa-Thaçi 3, që nga fillimi i punës së saj asnjëherë nuk ka qenë në shërbim të qytetarëve por në shërbim të vetvetës, në shërbim të liderëve partiak dhe militantëve të tyre.
Qeveria megalomane e Republikës së Kosovës, me një armatë byrokratësh është shndrruar në një “kantier”, ku të punësuar janë një klasë analfabetësh, injorantësh, rrugaqësh dhe matrapazësh politik nga militant partiak të partnerëve të kolalicionit qeverisës.
Shuarja dhe shkrirja e disa ministrive në një ministri të vetme është imperativ kohor për shkurtimin e shpenzimeve buxhetore. Si bie fjala, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal duhet të shkrihet në Ministri të Administratës Publike, pastaj Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Infrastrukturës si dhe ajo e Financave duhet të shkrihen në një Ministri të vetme, në atë të Zhvillimit Ekonomik.
Ministria e Diasporës përveqse vend i strehimit të militantëve partiak, ka shërbyer si mekanizëm për manipulimin e mërgimtarëve përmes maskaradave dhe slloganeve mashtruese “Mirë se vini bashkatdhetar”, e jo strehë e zgjidhjes dhe përballjes me problemet e shumta të mërgimtarëve. Si e tillë kjo ministri më mirë është të veproj në kuadrin e  Ministrisë së Punëve të Jashtme,…sikurse që edhe Ministria e FSK-së, me kapacitetët ekzistuese deri në momentin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës do duhej nga fillimi të funksionoj vetëm si Departament i Ministrisë së Punëve të Brendshme, siq është ai i zjarrëfikësve apo i rasteve emergjente.
Ministria e Komuniteteve dhe e Kthimit bashk me Ministrinë për Dialog duhet të shuhen krejtësisht, ngase nuk përkojnë aspak me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.
Kështu, Qeveria e Kosovës nga 19 mund të reduktohet në 10 deri në 12  ministri, me çka do të kurseheshim qindëra miliona euro nga buxheti i varfër i shtetit,…mjete të cilat do të mund shfrytëzoheshin për skema sociale, për fuqizimin  e shtresave më të rrezikuara në vend.
Sigurisht, se një reduktimi të tillë nuk do t’i gëzohen partnerët e koalicionit qeverisës, e në veqanti tri partitë e vogla që janë pjesë e koaliconit qeverisës, Lëvizja për Bashkim, Partia e Drejtësisë dhe Alternativa Demokratike e Kosovës, të cilat do të mbeteshin vetëm si paterica të “elefantëve” në pushtet.
Buxheti për vitin 2016-të, i propozuar nga Qeveria dhe i miratuar në kuvendin gjysmak të Republikës së Kosovës në shumë prej vetëm rreth 1 miliardë e 600 milionëve, është treguesi më i mirë se ky buxhet mund të jetë në përputhje vetëm me nevojat e qeverisë super megalomane, por jo në përputhje edhe me nevojat e qytetarëve,…zhvillimin ekonomik të vendit dhe zbutjen e papunësisë sipas premtimëve elektorale.
Nëse deri dje, qeverisjen e PDK-së e kemi quajtur qeveri të keqe, tani e tutje, së bashku me LDK-në duhet ta quajmë Qeveri të stërkequr, të stërgjatur, të stërshëmtuar dhe stërngarkuar nga lakmiqarët e pushtetit,…që nuk kanë të ndalur me kapjen dhe uzurpimin e shtetit.
Shqetësues është fakti i heshtjës së disa prej gazetarëve dhe analistëve, të cilët  më parë propagandonin kundër këtij koalicioni qeverisës, ndërsa tani i kanë futur veshët në lesh dhe heshtin, thuajse nuk është duke ndodhur asgjë e keqe në këtë vend!
Madje disa kanë filluar edhe t’i këndojnë himne qeverisjes aktuale duke shtrëmbëruar realitetin e krijuar; gjoja se me drejtimin e kësaj qeverie nga zoti Mustafa, qytetarëve u është ngritur mirëqenja dhe u janë kthyer shpresat për jetë në vendin e tyre,…duke mbyllur sytë para realitetit kur çdo ditë përmes rrugëve ilegale nga vendi largohen me dhjetëra e qindra shqiptar drejt vendeve euro-përëndimore.
Shpresat dhe besimi i qytetarëve nuk kthehet me bisedimet me Serbinë, nuk kthethet me krijimin e Gjykatës spseciale, nuk kthehet me MSA-në, as me liberalizimin e vizave, nuk khehet as me fomimin e ushtrisë së Kosovës (FAK-un),…por besimi kthehet vetëm me zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e skemave sociale, me rritjen e mirëqenjes së qytetarëve.
Në rastin e tanishëm, popullit i mbetën vetëm dy rrugë të shpëtimit nga kjo qeveri dinosaurësh; fillimin e protestave të pandërprera me padëgjueshmëri qytetare deri në përmbysjen përfundimtare të saj ose largimin nga vendi.
Kjo e fundit, largimi nga vendi, do të ishte zgjidhja më fatale për vendin. Vetëm vënja e “lakut në fyt” kësaj qeverie do të  thotë shpëtim për vendin dhe shpresë për qytetarët.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden më 17 gusht në Kosovë

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden do të vizitojë Kosovën më 17 gusht. Gjatë qëndrimit të tij, Biden do të takohet me krerët kryesorë politikë në vend.

Ai pritet që të vërtetojë mbështetjen e parezervë të administratës së Presidentit Barack Obama për pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Biden është njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të Kosovës, dhe në respekt të tij, së fundi qeveria e Kosovës e ka emëruar një magjistrale, me emrin e djalit të tij të ndjerë, Boe Biden.

Kosovë: Prokuroria thotë se iraniani nuk është arrestuar por ai është i akuzuar

Pamje e një pjese të Prishtinës

“Pas publikimit në disa media se është arrestuar shtetasi iranian H. A. B., për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ky person nuk është arrestuar”, thuhet në fillim të kumtesës së sotme të prokurorisë.

Mëtutje në kumtesë theksohet se kjo prokurori, më 25 korrik 2016, “ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër shtetasit iranian H. A. B., për katër vepra penale”, përfshirë edhe “parandalimin e financimit të terrorizmit”.

Prokurorja e rastit ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, “që të akuzuarin ta shpallë fajtor për kryerjen e këtyre veprave penale dhe të shqiptohet dënimi plotësues: ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konfiskimi i shumës prej 30 mijë eurove dhe dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës”.

Turqia e paralajmëron Kosovën për sulme “terroriste” nga Organizata Gylen

Turqia ka reaguar me forcë dhe në rrëmbim, ndaj një organizate të klerikut emigrant Fetullah Gylen, jo vetëm brenda territorit të saj, por edhe në rajonin e Ballkanit, pa e përjashtuar Kosovën.

Autoritetet turke kanë ngritur shqetësimet e tyre për sigurinë e institucioneve që kanë hapur në Kosovë, kryesisht në qendrat kulturore.

Në një komunikim zyrtar të Ambasadës turke në Prishtinë me Ministrinë e Jashtme të Kosovës, autoritetet turke “kanë tërhequr vërejtjen për sulme të mundshme”, nga siç thuhet “Organizata terroriste Fetullah Gylen mbi Qendrat Kulturore Turke ‘Yunus Emre’ në Kosovë”.

Në bazë të shkresës, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, që mban datën e 23 korrikut, Ambasada turke “kërkon nga autoritetet në Kosovë që të ndërmarrin masa shtesë të sigurisë përreth ndërtesave të Qendrave Kulturore ‘Yunus Emre’ me qëllim të mbrojtjes së tyre në Prishtinë, Prizren e Pejë”.

Qendrat kulturore turke ‘Yunus Emre’ u hapën në Kosovë afro 5 vjet më parë dhe u shtrinë fillimisht në Prishtinë e Prizren, dhe më vonë edhe në Pejë, me programe në fushën e kulturës dhe arsimimit, posaçërisht nëpërmjet kurseve të mësimit të gjuhës turke. Mbështetësja kryesore e këtyre qendrave është Konsullata e përgjithshme e Turqisë në Prizren, që thuhet se edhe i financon ato.

Pas grusht-shtetit të dështuar në Turqi, autoritetet në Ankara në përpjekje për të dëshmuar përfshirjen e klerikut mërgimtar Fethullah Gylen në aktivitetet puçiste, nxituan të kërkojnë edhe veprime konkrete të shteteve në Ballkan ndaj organizatave që ai kishte hapur në këtë rajon.

Kërkesa e Ambasadës turke për masa parandaluese në mbrojtje të Qendrave Kulturore nga veprimet, siç thuhet, terroriste nga mekanizmat e sigurisë në Kosovë, është vlerësuar “e pabazuar”.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë shenjë për “veprime terroriste brenda territorit të Kosovës”, por shtuan se masat e sigurisë në kohë të kërcënimeve globale nga sulmet e mundshme terroriste, janë pjesë e domosdoshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vendit.

“Deri tani nuk ka ndonjë indikacion se ekziston ndonjë rrezik potencial në vend, përderisa Policia e Kosovës është gjithnjë vigjilente dhe e përkushtuar për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe lëvizjen e lirë, duke pasur parasysh që edhe në këtë kohë verore edhe fluksi i njerëzve dhe automjeteve është më i madh, posaçërisht kur një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë vjen në vendlindje për pushime”.

“Në pajtim me nevojën për kapacitete shtesë, PK-ja angazhon edhe zyrtarë të mjaftueshëm për menaxhim të sigurisë dhe garantim të lëvizjes së lirë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Turqia u bë e pranishme në Kosovë që prej përfundimit të luftës me shtrirjen kryesisht në fushën e arsimit. Hapja e shkollave që financohen nga Turqia nisi në vitin 2003 dhe shumica e tyre janë pjesë të organizatës joqeveritare, Gylistan, ndryshe Lëvizjes së Gylenit.

GYLENAKIF

Shkolla “Mehmet Akif”, në Prizren

Shkollat e financuara janë shtrirë në komunat e Lipjanit, Prizrenit, Gjakovës dhe në lagjen Marigona në afërsi të Prishtinës dhe që të gjitha thuhet se veprojnë në kuadër të shkollës “Mehmet Akif”.

Por, njohës të rrethanave në Kosovë thonë se një pjesë e organizatave me bazë turke e me mbështetje të pushtetit “kanë qenë të përfshira në Kosovë në rekrutimin e luftëtarëve të ISIS-it dhe rrymave opozitare në Siri”.

Naim Rashiti nga Grupi për Ballkanin i ka thënë Radios Evropa e Lirë se përplasjet ndërmjet pushtetit në Turqi dhe rrymës Gylen, nuk ka shenja se mund të “zhvendosen në Kosovë” kurse, sipas tij, në të kundërtën “ato janë të inskenuara”.

“Krejt kjo ndoshta është betejë për shtrirje të influencës apo më mirë të themi se pushteti i Erdoganit do zhbërjen e influencës Gylenit në Turqi dhe jashtë saj”, thotë Rashiti

Turqia njihet ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën me shpalljen e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, dhe një prej vendeve që ka shtrirë ndikimin e saj në shtetin e ri. Autoritetet në Kosovë ia dhanë menaxhimin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar një kompanie të përzier turko – franceze dhe njëkohësisht edhe kompaninë energjetike ne vend.

Një konsorcium turko – amerikan mori përsipër ndërtimin e dy autostradave të vendit në projekte afro dy miliardë euro. Investimet turke u shtrinë edhe në arsim e kulturë dhe posaçërisht në fushën e fesë, me rindërtim dhe ndërtime të xhamive në vend.

Bazuar në deklarimet e zyrtarëve të agjencive turke që ndihmojnë në zhvillimin e projekteve të ndryshme, Turqia ka edhe mbi 500 projekte të tjera të realizuara që prej pasluftës e deri më sot, dhe një pjesë e tyre po vazhdojnë të realizohen.

Ja numri i të lënduarve nga ngjarjet në “Beerfest”

PRISHTINË –  Nga paniku i krijuar në Beerfest ka të paktën 20 të lënduar.

Siç ka mësuar lajmi.net nga burime të sigurta, në QKUK po trajtohen të paktën 20 të lënduar.

Mësohet se nga këta të lënduar, 1 është nga plagosja me armë, 2 janë nga therrja me thikë, kurse të tjerët pas panikut së krijuar nga turma pas ngjarjeve të ndodhura.

Të dielën gara e kërcimeve të Ura e Fshejt

Gara e kërcimeve nga Ura e Fshejt me lartësi prej 18 metrash do të mbahet të dielën më 31 korrik.

Pjesëmarrësit në këtë garë do të hidhen nga ura me stile të ndryshme.

Si edhe viteve të tjera pritet që të ketë shumë të pranishëm, por edhe të jetë një atmosferë e mirë.

Gjatë kësaj gare do të shpallën edhe fitues, për të cilët do të ndahen edhe çmime.

Për ndarjen e çmimeve do të jetë juria që do të jap vlerësimin e tyre për më të mirin.

32442-1foto11-659x411

Pse Kosovës i duhet një parti e re politike? – Nga Skënder Mulliqi

Qytetarit i nevojitet një Kosovë demokratike, ku nuk cenohen liritë e shprehjes, ku nuk cenohet integriteti personal i secilit prej nesh.

•Na duhet një parti e re politike, sepse partitë kryesore të cilat e patën dhe e kanë pushtetin nuk i realizuan as për afër kërkesat e qytetarëve. •Që 17 vjet në krye të shtetit më shumë patëm pushtete të inkriminuara në krim dhe korrupsion. •Gjatë kësaj kohe edhe opozita nuk bëri shumë karshi pozitës, e cila pa drojë e udhëhoqi ashtu si deshi pushtetin. •Mu për atë edhe po fundosemi gjithnjë e më shumë në planin politik, e veçmas në planin e ecurive ekonomike. •Do të duhej të bëjmë edhe të pamundurën që këtë pushtet të delegjitimuar me zgjedhjet e radhës ta heqim njëherë e përgjithmonë qafe. •Të bashkohen të gjitha forcat intelektuale me logjikë shumë para logjikës së këtyre partive me filozofi të vjetruar politike. •Do të krijoheshin kushtet të cilat do të bënin që të mundet mafia politike , e cila po e gërryen shtetin nga brenda. •Të bëhet rezistencë qytetare që e keqja të mbetet mbrapa si një ëndërr e keqe që ishte. •Një forcë e re politike pa asnjë paragjykim do të freskonte skenën e zymtë shumëvjeçare politike. •Na duhet një forcë e re politike e cila do të punonte mirë si në planin e brendshëm, ashtu edhe në planin e jashtëm. •Një koncept i ri politik do t’i bënte mirë këtij vendi, i cili po përjeton orët e liga të tij . •Filozofia dhe koncepti politikë i LDK-së rugoviane ishte një koncept i mirë, por që këtë kurs politik të presidentit Rugova e ndryshuan për të keq kjo garniturë udhëheqëse në krye më Isa Mustafën. Filozofia rugoviane ishte për paqe, ishte për prosperitet të Kosovës. •Është momenti i fundit që këtij populli të përvuajtur ti sigurohet një jetë pa brenga si fundament i secilit shtet demokratik. •Kosova të bëhet shtet i sigurt, shtet i cili shumë më shpejt do të bëhej pjesë e botës së civilizuar. •Qytetarit i nevojitet një Kosovë demokratike, ku nuk cenohen liritë e shprehjes, ku nuk cenohet integriteti i personal i secilit prej nesh. •Qytetarët e dëshirojnë një Kosovë pa antagonizma shoqërore. Një Kosovë ku të gjithë do të ndiheshin të sugurt. Një Kosovë pa ekstremizma fetarë, të cilat ekstremizma po e rrezikojnë seriozisht edhe paqen botërore… •Qytetarët kërkojnë një Kosovë ku do të dëgjohet zëri i secilit, e këtë do ta kishte siguruar një parti e re politike pro-Perëndimore dhe proamerikane… •Kosova ka nevojë për një parti, e cila do të luftonte deri në fund krimin e organizuar dhe korrupsionin,të cilat dukuri negative e kanë errësuar të ardhmen e brezave që po vijnë … •Një parti, e cila do t’i shpallte luftë të pakompremis të gjithë uzurpatorëve të pronës shoqërore… •Do t’ua konfiskonte pasurinë e pa ligjshme të gjithë profiterëve. •Është më së e nevojshme që të bëhet një rezistencë e fuqishme majorizimeve dhe fraksioneve politike, të cilat po ngrihen mbi interesat e përgjithshme. Mos të lejohet që të shuhet demokracia si postulati imediat i sistemit shumëpartiakë pluralist. •Kosovës i duhet një alternativë politike afatgjate në pushtet me njerëz të rinj, intelektualë të mirëfilltë. •Një elitë e re me vizione të qarta politike sigurisht do të bënte kthesa për të mirë. •Një organizim i ri politik do të na zgjonte nga amullia në të cilën qëllimisht kjo kastë politike e ka kurdisur… •Kosovës nuk i bën mirë heshtja, i bën mirë një zgjim tjetër kombëtar. Mos të heshtim dhe mos ta lëmë më Kosovën në duart e një elite të tillë politike…

Arrestohet pronari i radios në Pejë – transmetonte ligjërata për xhihad të imamëve të dënuar

Një hetim mbi njëvjeçar i autoriteteve të sigurisë së Kosovës ka çuar në arrestimin e dy personave që dyshohet se merreshin me përhapje të propagandës terroriste në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka realizuar një operacion policor, në dy lokacione të ndara në rajonin e Pejës, me ç’rast ka arrestuar dy persona. Gazeta Express ka siguruar identitetit e të arrestuarave dhe veprimtarinë e tyre të dyshimtë

Për vite me radhë në radion që drejtonte pejani, Nebih Kadriu, transmetoheshin ligjërata fetare të imamëve që sot janë të dënuar për nxitje të terrorizimit. Zëri i Zeqrija Qazimit dhe imamit tjetër, Rexhep Mimishit nga Maqedonia, ishte skemë programore e secilës ditë në Radio Ansar, pronari i së cilës të mërkurën ra në prangat e Policisë së Kosovës, mbi dyshimet se ka lidhje të ngushtë në përhapjen e ekstremizmit në vend. Për dyshime të ngjashme, të njëjtën ditë, policia në Pejë arrestoi edhe të dyshuarin tjetër Enis Musa.

Edhe pse u arrestuan në të njëjtën ditë, veprimtaria e Nebih Kadriut dhe Enis Musës nuk ndërlidhej mes vete. Megjithatë, e përbashkëta e tyre, mbetet terrorizmi dhe nxitjet për t’u bashkuar luftërave të armatosura në Siri e Irak.

Aksioni i Policisë, të martën, u zhvillua në shtëpitë private te të dy të arrestuarve nga Peja.

Gazeta Express, nga burime të veta në rajonin e Pejës, ka kuptuar se njeri nga dy personat që ranë në pranga e tyre – Nebih Kadriu, është themelues i Radio Ansar.

Kadriu, i lindur në vitin 1983, sipas hetuesisë kosovare, përmes radios së tij ka nxitur urrejtje dhe përçarje fetare dhe bashkimin në luftërat e fetare përkrah ISIS’it.

I njëjti medium, i hulumtuar nga Gazeta Express, del se vazhdimisht ka transmetuar ligjërata të imamëve tashmë të dënuar nga drejtësia, si në Kosovë ashtu edhe në vendet fqinje.

Në transmetimin direkt të kësaj radio janë dëgjuar ligjëratat e Imamit Zeqrija Qazimi, të cilin vetëm pak muaj më parë Gjykatës Themelore e Ferizajt e ka dënuar me 10 vjet burg, për rekrutim për terrorizëm dhe nxitje e urrejtjes.

Po ashtu, pjesë e skemës programore të Radio Ansar, kanë qenë edhe ligjëratat kontradiktore të imamit shqiptarë të Maqedonisë Rexhep Mimishit, i cili tashmë po vuan dënimin prej 7 vitesh të shqiptuar nga drejtësia maqedonase.

Edhe mësimet e imamit nga Prizreni të suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës, Irfan Salihut, kanë qenë pjesë e transmetimit të këtij mediumi.

Radio Ansar ishte mbyllur kohë më parë, bashkë me disa mediume tjera propagandistike, por që ishte hapur sërish pak muaj më pas.

Në kuadër të kësaj radio funksionon edhe një portal informativ me të njëjtin emër. Njëkohësisht këto mund të gjenden edhe në rrjetin social Facebook.

Në këtë të fundit, kohë pas kohe janë publikuar njoftime për luftën në Siri, fotografi të liderit të Al-Qaeda, Osama Bin Laden dhe flamujt zyrtar të organizatave tashmë të shpallura terroriste, ISIS dhe Al Nusra.

“Dilni (në luftë), le t’ju vijë (lufta) e lehtë ose e rendë, luftoni për hir të All-llahut…”, bëhet, ndër të tjera, thirrje e tërthortë për të luftuar në Siri, përmes faqes së facebook’ut të kësaj radio – vetëm katër ditë para se pronari i saj të bie në duart e autoriteteve kosovare.

Nga ana tjetër, i arrestuar i dytë gjatë bastisjeve në dy lokacione të ndryshme në Pejë, mëngjesin e djeshëm, Enis Musa i lindur më 1985, sipas burime të Gazetës Express, u kap nga policia mbi dyshimet se ka përhapur propagandë, përmes shpërndarjes se pamfleteve me përmbajtje të dyshimtë – vepër kjo e dënueshme sipas ligjeve të kodit penal të vendit.

Për më tepër, Gazeta Express, nga burime të veta ka mësuar se bastisjet për dyshime të njëjta, kanë vazhduar edhe të mërkurën pasdite. Por, ato ishin zhvendosur në rajonin e Anamoravës, më ç’rast cak ishin administruesit e faqeve të radio Ansar.

Kosovë: Varrosen dy nga viktimat e sulmit në Mynih

Në Kosovë sot u varrosën dy nga viktimat e sulmit të së premtes në Mynih të Gjermanisë. Nëntë persona u vranë në një qendër tregtare në Mynih, kur mbi ta shtiu një 18 vjeçar iraniano – gjerman, i cili më pas u vetëvra. Tre nga nëntë viktimat e sulmit ishin me prejardhje nga Kosova.

kosovevvvv

Pamje nga varrimi i sotëm i Diamant Zabërgjës të vrarë në sulmin në Munih

Mijëra shqiptarë në Kosovë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të riut 21 vjeçar, Diamant Zabërgja, i vrarë javën e kaluar në Munih të Gjermanisë.

I ndjeri Zabërgja ishte vrarë nga 18 vjeçari gjermano-iranian, i cili në një qendër tregtare në Munih i ka vrarë 9 vetë, të premten e kaluar, dhe plagosur disa të tjerë. Ai pastaj e ka vrarë edhe vetveten.

Të afërmit, njerëz të tjerë dhe zyrtarë qeveritarë, kanë marrë pjesë në varrimin e Diamant Zabërgjes, në fshatinë Ropicë afër Vushtrisë. Arkivoli i tij ishte mbështjellur me flamurin kombëtar kuq e zi, raporton agjencia AP.

Dy vajza të reja shqiptare, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj, po ashtu, janë vrarë në sulmin në Munih.

Armela Segashi u varros sot në Podujevë, ndërsa Sabina Sulaj do të varroset në Gjermani.

Turqia kërkon ndëshkimin e gazetarit në Kosovë për shkak të komenteve në facebook

Ambasada turke në Prishtinë i ka kërkuar qeverisë së Kosovës të ndëshkojë gazetarin Berat Buzhala për shkak të komenteve në rrjetin social, Facebook, në kohën e përpjekjes për grusht shteti në Turqi.

Në një letër që u publikua të martën nga agjencia e lajmeve Reuters, ambasada turke i shkruante ministrisë së Jashtme të Kosovës për ta informuar se “pronari dhe drejtori i përgjithshëm i portalit Gazeta Express, Berat Buzhala, më 15 korrik derisa vinin lajme për përpjekjet për grusht shtet në Turqi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen në Turqi, të vihen në anën e grupit që bëri përpjekje për grusht shteti”.

Ambasada i referohet një statusi ironik të zotit Buzhala në facebook në të cilin thuhej se “i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që janë me pushime në Turqi të rreshtohen me ushtrinë”.

Ambasada turke ka nënvizuar ligjin për parandalimin e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja të miratuar në mars të vitit 2015, si rrugën e ndëshkimit të zotit Buzhala.

Gazetari Buzhala tha se nuk është informuar për kërkesën, por “është e papërfytyrueshme që një qeveri e huaj bën një kërkesë të tillë për shkak të disa komenteve satirike.”

Kjo tha ai, dëshmon “arrogancën e qeverisë turke ndaj vendeve të vogla si Kosova, duke dashur që pas nënshtrimit ekonomik, ta nënshtroj edhe politikisht”.

Përpjekja për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, bëri që autoritetet turk të ndërmarrin një fushatë arrestimesh në shkallë të gjerë dhe të shtojnë trysninë edhe jashtë Turqisë duke kërkuar dorëzimin e rivalit politik të presidentit Recep Tayyip Erdogan, Fethullah Gulen, i cili akuzohet për nxitje të grusht shtetit.

Autoritetet në Kosovë mohuan të kenë marrë ndonjë kërkesë për mbylljen e shkollave private të udhëhequra nga Fethullah Guleni, ndërsa në kohën e trazirave ishin vënë në mbështetje të “rendit kushtetues të Turqisë”.

Ministri e Jashtme e Kosovës nuk ka komentuar letrën e ambasadës turke. za

Viktimat e Mynihut varrosen në Kosovë

Dy të rinjtë nga Kosova, që u vranë të premten e kaluar në sulmin në Munih të Gjermanisë, do ta varrosen të martën, më 26 korrik, në Kosovë, në vendlindjet e tyre, kanë bërë të ditur familjarët.

Kufomat e dy të rinjve u sollën gjatë natës të së hënës në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, dhe sipas njoftimeve, Diamant Zabërgja, do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë kurse Armela Segashi, vajza 14 vjeçe, do të varroset në varrezat e qytetit të Podujevës.

Tri viktima të sulmit me armë zjarri në një Qendër Tregtare në Munih të Gjermanisë, nga një i ri gjermano-iranian, janë shqiptarë, dy nga të cilët me origjinë nga Kosova dhe një tjetër nga Shqipëria.

Autoritetet policore në Gjermani thanë se sulmuesi veproi i vetëm dhe më herët kishte “probleme mendore dhe ishte në depresion”.

Nëntë të rinj u vranë në sulmin me armë zjarri në Qendrën Tregtare në Mynih. (REL)

Kosovë: Akuzë kundër një shtetasi iranian

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti të hënën një aktakuzë kundër një shtetasi Iranian, nën dyshimet për veprat penale të dënueshme me ligjet për “parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit”.

Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2014 dhe 2015, në xhirollogarinë e Organizatës Joqeveritare “Kur’ani”, drejtor i së cilës është i akuzuari që është identifikuar me nistoret H.A.B., “janë deponuar donacione në shuma të ndryshme të parave, për të cilat nuk ka kërkuar lejim të pranimit të tyre nga Njësia për Inteligjencë Financiare, siç kërkohet sipas ligjit. Po ashtu, në vitin 2014 i njëjti ka raportuar rrejshëm në Njësinë për Inteligjencë Financiare se do të pranojë një donacion nga Kuvajti, e në fakt paratë ishin të deponuara në Kinë”.

Më tej në aktakuzë thuhet se i akuzuari, që nga mediet lokale është identifikuar si Hasan Azari Bejandi, nuk i ka ruajtur të gjitha llogaritë, të cilat dëshmojnë të ardhurat dhe shpenzimet e OJQ-së “Kur’ani”, ashtu që “nga viti 2005 deri më 06 gusht 2015 ka pranuar donacione në shumën prej 579 mijë e 521 eurosh, përderisa tërheqjet janë në shumën prej 871 mijë e 491 eurosh, që do të thotë se kjo OJQ ka realizuar tërheqje bankare më të mëdha se të hyrat, në shumë prej 291 mijë e 970 eurosh, shumë e cila nuk është raportuar”.

Prokuroria e Posacme ka kërkuar nga Gjykata që “të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale, si dhe të shqiptohet dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konfiskimi i shumës prej 30 mije eurosh si dhe dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës”.

Si rezultat i hetimit të këtij rasti, Ministria e Administratës Publike ka pezulluar në fund të muajit të kaluar veprimtarinë e pesë Organizatave Joqeveritare: “Kurani”, “Ibni Sina”, “Bregu i Diellit”, “Nisa” dhe “Ehli Bejti”.

Të gjitha këto organizata me seli në Prishtinë e Prizren, ishin bastisur në qershor të vitit të kaluar dhe hetuar nën dyshimet për veprën penale “pastrim i parave” dhe financim të mundshëm të grupeve ekstremiste.

Imami i radikalizuar në Kosovë i bashkohet IS-it

Shtëpia ku ka jetuar familja Maliqi

Ecim një rrugë të vështirë me baltë, drejt rrugës kryesore të fshatit për të arritur një shtëpi të vogël me tulla.

Një burrë në moshë mesatare qëndron në fund të një oborri të mbuluar nga rrënjë të gjata dhe mobilje. Derisa e fshin djersen nga balli, ai e lyen me të bardhë një depo të vogël.

“Është tragjedi”, thotë bujku Fehmi Maliqi, derisa ulet në një stol që lëshon zëra thua se po thehet.

Ai e thotë këtë për nipin e tij, që është i zhdukur prejse është larguar nga zona e varfër në fushat e varfëra të Kosovës lindore.

Në vitin 2014, 27 vjeçari Alejhim Maliqi i kishte thënë familjes së e ka fituar një bursë për studime në Universitetin e njohur Al Azhar në Kajro. Ai më pas e mori bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij dhe u largua nga vendi.

..Për të mos u parë apo dëgjuar më.

Heshtja ka zgjuar dyshimin e të afërmëve nëse ai po lufton në Siri. Ky shqetësim është konfirmuar kur autoritetet e Kosovës në muajin maj e kanë lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për të.

Fehmiu e mban kokën me duart e mbuluara me ngjyrë. “Nuk kemi më ndonjë kontakt me të, kështu që nuk e dimë nëse është i gjallë apo jo”, thotë ai.

Qeveria vlerëson se Alejhim Maliqi është në mesin e 300 njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në Lindje të Mesme për të luftuar përkrah grupeve ekstremiste, duke e bërë kështu Kosovën me gati 2 milionë banorët e tij një nga kontribuesit më të mëdhenj në Evropë për këto organizata.

Rreth 50 xhihadistë të radikalizuar në Kosovë janë vrarë gjatë luftimeve në Siri apo Irak, derisa 120 janë rikthyer në Kosovë.

Fehmiu kujdeset për shtëpinë e familjes derisa të afërmit e tjerë janë larguar për në qytetin e Gjilanit. Vëmendje e mediave ishte bërë e pamundshme për tu përballur.

Fehmiu e përshkruan Alejhimin si njeri “të mirë, të respektueshëm dhe inteligjent”.

“Ai e donte shkollën, ishte nxënës i shkëlqyeshëm. Ka qenë person i mirë”.

Medreseja radikale

Xhaxhai i tij thotë se rruga e Alejhimit drejt radikalizmit ka filluar kur e ka përfunduar shkollën fillore dhe pas regjistrimit në një medrese, apo shkollë fetare në Gjilan ku e ka studiuar Kuranin për disa vjet.

Alejhimi ishte i detyruar të shkojë në Medrese sepse familja nuk kishte mundësi financiare ta dërgonte në shkollë të mesme, thotë Fehmiu.

Medreseja ishte gratis ndërsa Alejhimit i është dhënë një dhomë në konviktin e shkollës si dhe para dhe rroba.

Shkolla udhëhiqej nga Zeqirja Qazimi, një imam famëkeq i cili më 20 maj është dënuar me 10 vjet burg pasi është shpallur fajtor për rekrutimin e të rinjëve nga Kosova për të luftuar përkrah militantëve të grupit radikal, Shteti Islamik në Siri.

Në pjesën e fundit të vitit 2014, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur 14 organizata humanitare, përfshirë edhe atë ku Alejhimi mbante mësimin fetar, pasi dyshohej se kanë lidhje me grupe ekstremiste islamike.

Sipas një ligji të ri, Kosova mund të burgos deri në 15 vjet qytetarët e saj nëse marrin pjesë në luftëra të huaja.

Por, pak njerëz janë akuzuar ndërsa shumë janë lënë të lirë.

Dhjetëra organizata humanitare që kanë punuar fshehtas dhe medreset e financuara nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit operojnë në tërë Kosovën dhe promovojnë një version ekstrem të Islamit.

Fondacionet humanirate akuzohen se iu shpërlajnë trurin të rinjëve nga Kosova duke i rekrutuar ata për grupet ekstremiste jashtë vendit.

Fondacionet nga Lindja e Mesme kanë abuzuar me të varfërit, komunitetet rurale si Busavata që neglizohen me të madhe nga qeveria dhe ku papunësia mund të arrij deri në 50 %, duke i bërë kështu të rinjët si cak i lehtë për indoktrinim.

Ideologjia ultrakonservative duket që në Busavatë ka fituar terren.

“Të rinjtë nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër”, thotë Fehmiu, derisa bën me gisht drejt xhamisë kryesore, ndërtesa e vetme e re në tërë fshatin.

“Ata janë të varfër dhe kështu, për të kaluar kohën shkojnë në xhami për tu lutur”, thotë më tej ai.

“Të gjithë jemi të turpëruar”

Pas studimeve të kryera në medresenë në Gjilan, Alejhimi është kthyer në Busavatë ku është bërë imami i fshatit. Ai ka punuar si hoxhë për gjashtë vjet.

“Atëkohë e vërej se ai ka ndryshuar”, thotë Abedin Maliqi, drejtori i shkollës fillore “Hasan Prishtina” në të cilën ka qenë nxënës edhe Alejhimi.

“Ne mund ta vërenim se ai është bërë me ekstrem”, thotë ai.

Alejhim e ka mbajtur një mjekërr të gjatë ndërsa ka mbajtur ligjerata të ashpra në xhaminë e fshatit, ku ai ka folur për ligjet e sheriatit, përfshirë edhe ndalimin e plotë të alkoolit dhe mbulimin e detyrueshëm të grave.

“E doja shumë sepse ishte fëmijë shumë i mirë”, ka thënë Abedini, një burrë i shkurtë me trup në moshë nga fundi i të 50-ve.

“Jam i befasuar që një fëmijë si ai ka përfunduar aty ku ka përfunduar. Mendoj se ka qenë viktimë”, thotë drejtori në zyrën e tij.

Abedini bën me gisht drejt një dollapi të mbushur me trofe dhe medale, shumica e të cilave janë fituar nga Alejhimi, të cilin drejtori e quan “nxënësi i tij më i mirë”.

“Sot, ai është në një gjendje që të gjithëve na vjen turp”, thotë ai derisa zgjatet në karrikën e tij gati të thyer.

“Ai vidhte dardha”

Para tre vjetësh, Alejhimi i kishte kërkuar ndihmë babait të tij për të udhëtuar drejt Egjiptit për studime.

Babai i tij e kishte shitur lopën e vetme, të vetmën pasuri të familjes, në vlerë rreth 900 dollarë me idenë se po e ndihmon djalin për shkollim.

Abedini thotë se varfëria dhe dëshpërimi e kanë krijuar mundësinë për “manipulimin” e Alejhimit nga fondacionet radikale islamike dhe medreset që janë ende aktive në këtë zonë.

Ai e kujton një ngjarje nga fëmijëria e Alejhimit që ende e trishton atë: “Ai vidhte dardha nga shtëpia ime për t’i shitur që me paratë e fituara të vlej fletore për shkollë”.

“Kur mendoj për Alejhimin, më dhemb zemra”, thotë ai derisa ecën korridoreve të errta të shkollës.

“Nëse do të mundja, do të ulesha dhe do të bisedoja me të”, thotë Abedini. Ai ndalet përkohësisht për të fërkuar sytë me mëngen e këmishes dhe shton: “por nuk e dij se si ta gjejë atë apo nëse është ende gjallë”.

Përgatiti: Artan Haraçia

BE: Xhamia e Ibrit nuk është pjesë e revitalizimit

MITROVICË – Rindërtimi i xhamisë së Ibrit nuk është pjesë e marrëveshjes për revitalizimin e urës, thonë në zyrën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Xhaminë e ndërtuar që në vitin 1778 në veri të Mitrovicës, pranë Urës së Ibrit, në prill të vitit 1999 e dogjën forcat serbe, kurse një muaj më pas ajo u rrafshua me ekskavator.
Tashmë, xhamia që gjendej në urën që ndan qytetin në dysh, ka gjasa që mos të rindërtohet.
Duke mos dhënë më shumë detaje për këtë çështje në zyrën e BE-së për Kosovë thonë që është koha për të hequr barrikadën dhe normalizimin e situatës Mitrovicë, siç parashihet me marrëveshjen për lëvizjen e lirë nga gushtin i vitit të kaluar.

Visar Ymeri: Demarkacionin do ta ndalim me çdo kusht

PRISHTINE- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të planifikojnë dhe të organizojnë aktivitete e rezistencës për ta parandaluar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Ai u ka thënë aktivistëve të Vetëvendosjes që të kenë prioritet organizimin e aksioneve dhe protestave që do t’i organizojë Lëvizja Vetëvendosje.

Ymeri i bëri këto komente në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku tha se qeveritaret po mundohen të kthejnë çështjen e Demarkacionit në tryezat politike, por Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të ndal çdo vendim të tillë.

“Beteja të rëndësishme po na presin dhe është shumë rëndësishme të qëndrojmë pranë shumë njëri-tjetrit në muaj dhe vite që po vinë. Nuk duhet të lejomë që pozitat e dikujt në lëvizje të bëhen arsye për largimin e aktivisteve të tjerë….Ne nuk e duam pushtetin për vete, në pushtetin duam të ia japim qytetarëve, popullit, programit dhe ideve tona dhe aspiratave kombëtare… Qeveritarët tanë do ta provojnë ta rikthejnë në tryezat politike çështjen e Demarkacionit, por ne jemi të vendosur ta ndalim çdo vendim të tillë që është katastrofë për tërësinë territoriale të kësaj Kosove që është çliruar me gjak. Tashmë kemi nisur të planifikojmë dhe të organizojmë aktivitete tona të rezistencës, prandaj shfrytëzoj rastin të kërkoj nga ju që të keni prioritet organizimin e aksioneve, e protestave që do të ndërmarr Lëvizja kundër Demarkacionit sepse së bashku nëse tregojmë të njëjtin vetë-sakrifikim kemi për të ndalur sërish me çdo kusht”, tha Ymeri.

Protestat masive dhe gatishmëria e tyre brenda dhe jashtë kuvendit, refuzimi i frikës përballë shtypjes policore, sipas Ymerit kanë qenë momente të vështira përballë pushtetit anti-popullor dhe despotiv./k.press

Dittmann: Marrëveshje detyruese e Serbisë me Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd Axel Dittmann ka theksuar se Serbia, para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është e detyruar që me Kosovën të bëjë marrëveshje obligative juridike për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve reciproke.

Dittmann për portalin European Western Balkans ka thënë se ende ka një numër të madh çështjesh ndërmjet Beogradit e Prishtinës që duhet zgjidhur dhe se për këtë arsye, përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini dhe ekipi i saj po vazhdojnë të ndërmjetësojnë në dialog, njofton tvn1.

Normalizimi është kushti kryesor para se Serbia të anëtarësohet në BE, pasi nuk duam të importojmë konflikte rajonale. Procesi i normalizimit është me shumë rëndësi edhe për qytetarët e Serbisë e edhe për ata të Kosovës , ka thënë në fund Dittmann.

Haradinaj: Ja si më shpëtoi vëllai nga vrasja në front (video)

Kryetari i AAK­së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, se është themelues i UÇK-­së, pasi ka qenë prej viteve ‘80­ i angazhuar në këtë projekt.

Komandanti i Rrafshit të Dukagjinit ka treguar si asnjëherë më parë lidhjen me dy vëllezërit dëshmorë, Luan dhe Shkëlzen Haradinaj. Derisa me Luanin thotë të jetë angazhuar më shumë në bartjen e armëve, betejat i ka zhvilluar me Shkëlzenin.

“Kur Shkëlzeni e mbante një vijë të frontit, nuk kishte gjasa që ta lëshonte atë. Sepse, e dinte se do të befasohesha unë në vijën tjetër. Nuk është mirë që një familje t’i ketë dy djem në luftë, sepse vriten për të mbrojtur njëri tjetrin”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se vëllezërit e tij dhe të gjithë dëshmorët do të ishin të qetë pasi Kosova është e lirë, por nuk do të ishin të kënaqur me politikën.

Identifikohen zyrtarisht viktimat dhe të plagosurit nga Kosova

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se të paktën dy nga nëntë viktimat e sulmit të mbrëmjes së 22 korrikut në Mynih janë identifikuar nga policia gjermane.

Të rinjtë nga Kosova të vrarë në Mynih janë “Aremela Segashi dhe Dijamant Zabërgja, si dhe shqiptarja Sabinë Sulaj e cila është në identifikim e sipër”.

MPJ në komunikatën e dërguar mbrëmjën e së shtunës njofton se është identifikuar së paku edhe një shtetase e Kosovës që rezulton në mesin e të plagosurve, ndërsa dy të tjerë që mund të jenë nga Kosova.

“Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Mynih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurëve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës.”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Dhjetë persona, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar, një 18 vjeçar gjermano-iranian, i lindur dhe rritur në Munih, janë vrarë gjatë sulmit.

Policia gjermane tha se “nuk janë gjetur dëshmi” të lidhjes me grupin Shteti Islamik në dhomën e shtëpisë së të dyshuarit për sulmin ne Munih, por la të kuptohet se “kishte lidhje të qarta” me vrasësin masiv norvegjez Anders Behring Breivik.

I dyshuari i vetëm u gjet i vdekur vetëm një kilometër larg nga Qendra Tregtare Olympia ku ndodhën vrasjet, me gjasë i vetëvrarë në kokë, tha policia.

Shefi i Policisë së Munihut, Hubertus Andrae, tha në një konferencë me gazetarë, të shtunën, se krimi dhe kryesi i tij absolutisht nuk kanë lidhje” me çështjen e fluksit të refugjatëve në Gjermani.

Andrae tha se sulmuesi – emri i të cilit nuk është zbuluar nga policia – ishte i obsesionuar me librat dhe shkrimet për vrasjet masive “që lidhen me maniakë”.

Prokurori i Mynihut, Steinkraus Koch, tha se i dyshuari kishte librin : “Rampage in Head: Why Students Kill” (Turbullira në kokë: Pse studentët vrasin).

Policia tha se “kishte një lidhje të qartë ndërmjet sulmit të Munihut me masakrën e para pesë vjetëve, kur u vranë 77 persona nga Breivik.

Njëzet e dy korriku i sulmit në Munih koincidon me 5-vjetorin e sulmeve në Norvegji.

Policia tha se sulmuesi vuante nga depresioni dhe se ishte në trajtim psikiatrik. Gjithashtu, u bë e ditur se 18-vjeçari ishte i armatosur me revolen Glock 9 mm dhe kishte 300 fishekë.

Autoritetet ndërkaq thonë se 18-vjeçari nënshtetas gjerman me origjinë nga Irani, mund të ketë provuar gjithashtu që të mbledhë sa më shumë viktima afër një prej restoranteve të “McDonalds”, ku edhe e ka nisur sulmin.

Ai, përmes një postimi fals në Facebook ka ofruar ushqime falas për ata që shkojnë në atë restorant, sqaron policia gjermane.

Në mesin e të vrarëve ka turq dhe një grek, kryesisht të rinj.

“Fëmijët qanin – u krijua kaos”.

Informatat e para për sulmin u dhanë të premten vonë pasdite. Dëshmitarët thanë se sulmuesi hapi zjarr mbi qytetarët në restorantin e ushqimit të shpejtë në rrugën Hanauer ndërkaq të shtënat i vazhdoi edhe në qendrën tregtare Olympia.

“Ishim në McDonald’s-in e afërt kur dëgjuam të shtënat. U krijua panik dhe i gjithë personeli i restoranit iki jashtë dhe pas tij edhe të gjithë njerëzit e tjerë.

Fëmijët filluan të qanin, u krijua kaos”, e përshkruan ngjarjen njëri nga dëshmitarët.

Ndërkohe, shefi i stafit të kancelares gjermane, Peter Altmaier, i pyetur nëse sulmi mund të ishte parandaluar, tha: “Mund të ketë siguri absolute vetëm në një shtet të mbikëqyrur absolutisht dhe askush nuk e dëshiron këtë. Do të ishte e kundërta e mënyrës së lirë të jetesës evropiane perëndimore”.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, e dënoi sulmin dhe tha se “ndjen me ata që janë në terren për të mbrojtur njerëz dhe shpëtuar jetë”.

Ministria e jashtme e Iranit e dënoi sulmin në qendrën tregtare në Mynih.

Zëdhënësi i MInistrisë. Bahram Hasemi, tha se “Irani e dënon këtë akt dhe shpreh solidaritetin me popullin gjerman dhe qeverinë e tij”.

Ai citohet të ketë thënë se “Irani e dënon vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe se rrugëdalja e vetme është lufta e përgjithshme dhe e pakusht ndaj terrorizmit”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, premtoi mbështetje për Gjermaninë.

“Zotohemi se do të ofrojmë gjithë mbështetjen për të cilën mund të kenë nevojë”, tha Obama dhe shprehu solidaritet me të prekurit nga tragjedia.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan i Shtetit, Elizabeth Trudeau, tha se autoritetet amerikane po punojnë me ato gjermane për të parë nëse ndonjë shtetas amerikan është prekur.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, tha se është i tronditur nga “sulmi i tmerrshëm” dhe “humbja e jetëve”.

“Jemi të gatshëm për të ndihmuar miqtë tanë në Gjermani. Këshilla jonë për shtetasit britanikë në zonë është të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale”, tha Johnson.

Rasti i mbrëmjes së 22 korrikut është rasti i tretë i një sulmi të madh kundër civilëve në Evropën Perëndimore në tetë ditët e fundit.

Përgjegjësinë për sulmet e mëparshme, ai në Nicë të Francës dhe në një tren në Bavari të Gjermanisë janë marrë nga grupi militant, Shteti Islamik.

Policia fillimisht edhe këtë sulm të mbrëmjes së 22 korrikut e ka trajtuar si incident terrorist.

Këtë të premte është shënuar edhe pesë vjetori i masakrës së kryer nga Anders Behrin Beivik në Norvegji gjatë së cilës janë vrarë 77 persona. Breivik konsiderohet hero për militantët e të djathtës ekstreme në Evropë dhe Amerikë.(REL)

Ambasadori Cepurin: autoritetet e Kosovës ta krijojnë Asociacionin

Ambasadori i Federatës Ruse në Serbi, Aleksander Cepurin, tha të shtunën në Mitrovicën e veriut se “zgjidhja për problemin e Kosovës është respektimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ambasadori Cepurin tha se me rëndësi për serbët e Kosovës është “ruajtja dhe zhvillimi i ekonomisë, ndalimi i ikjes së popullatës dhe vazhdimi i jetesës në këtë vend si dhe kthimi në Kosovë”.

Ai tha se “autoritetet Kosovës duhet të angazhohen për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të arritur në dialogun me Serbinë në Bruksel. Sipas tij është me rëndësi të vazhdohet dialogu me respektim të ndërsjellë.

“Pala e Kosovës duhet të angazhohet që Marrëveshja të realizohet me qëllim që popullata serbe në Kosovë dhe Metohi të jetë e mbrojtur”, tha ambasadori rus Cepurin.

Gjatë vizitës treditore në Kosovë, ambasadori rus Cepurin, ka vënë kurorë lulesh tek shtatorja e konzullit rus Grigorij Stepanoviq Shqerbin në Mitrovicën e veriut.

“Populata e këtushme është e gatshme që të zgjidhë të gjitha problemet me rrugë paqesore, përmes dialogut”, tha Aleksandar Spiriq, kryetar i organit të Përkohshëm të komunës së Mitrovicës së Kosovës.

Me ftesë të kryetarit të Organit të Përkohshëm të komunës së Zvecanit, ambasadori Cepurin vizitoi edhe vendin ku do të ndëtohet një vendbanimi “Lugina e Diellit”, për të kthyerit serbë në komunën e Zvecanit. (REL)

Ambasadori rus në Serbi po qëndron në veri të Kosovës

Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin është duke qëndruar për vizitë në veri të Kosovës.

Ai ka vizituar Komunën e Leposaviçit dhe Zveçanit, ndërsa tani kur po raportojmë, ai ndodhet në veri të Mitrovicës.

Chepurin është i shoqëruar nga kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Ai ka vënë kurora lulesh para përmendores tek cepi verior i urës kryesore mbi Ibër.

E diela ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave në Mynih

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të dielën, 24 korrik 2016, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmit në Mynih, në mesin e të cilave edhe tre shtetas nga Kosova,. Në njoftimin e Zyrës së Presidentit thuhet se dita e zisë shapllet edhe “në solidarizim me popullin gjerman”.

“Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.

Tre nga nëntë viktimat e sulmit më armë zjarri, nga një i ri gjermano-iranian, janë të rinj nga Kosova, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Vizita e Thaçit në Grackë të Lipjanit do të shërbejë si grackë për Kosovën?! – Nga Skënder Mulliqi

Përuli luftën tonë çlirimtare

Serbia kurrë nuk ka kërkuar falje për viktimat e pafajshme shqiptare

Kjo vizitë ishte fyese jo vetëm për Kosovën, por ishte fyese për shqiptarët kudo që janë

Presidenti i Kosovës, i zgjedhur më votat e PDK-së , LDK-së, e të Listës Serbe, Hashim Thaçi, të mërkurën vizitoi memorialin e serbëve të vrarë në vitin 1999 në fshatin Grackë të Lipjanit. Kjo vizitë e Thaçit dhe përkulja e tij para një memoriali të serbëve të vrarë, që ende nuk dihet autori i vrasjeve apo autorët e vrasjeve, është më shumë së skandaloze. Kjo vizitë ishte fyese jo vetëm për Kosovën, por ishte fyese për shqiptarët kudo që janë. Kanë kaluar 17 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, e asnjë udhëheqës serb deri më tash nuk e bëri kërkimfaljen e vetme karshi shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar barbarisht nga dora e tyre. Më parë serbët me kod gjenetik të prishur do të pranonin t’i këpusin dy duart se të vënë lule para lapidarëve të të vrarëve shqiptarëve në Kosovë.

I zgjedhur për president në rrethana të shtetrrethimit

Sikur Serbia të kishte kërkuar falje për viktimat e pafajshme shqiptare, do të ishte diçka tjetër, edhe pse çdo vizitë e tillë është e pajustifikueshme kur dihet se serbët ishin pushtues në Kosovë. Një vizitë e tillë e Thaçit ka për qëllim që me ‘ bisht nën shalë’, siç kishte thënë ai për opozitën në kohën e protestave, të shpëtojë disi nga Gjykata Speciale, kur dihet se raporti zviceranit, Dick Marti, ka ngritur akuza të rënda karshi presidentit Thaçi,  në kohën e luftës. Thaçi i bëri hisedarë shqiptarët në shpërbërjen e dhunshme të ish-Jugosllavisë. Nuk di si të komentohet ndryshe një veprim i tillë. Ai edhe pse i zgjedhur për president në rrethana të shtetrrethimit dhe pa bekimin e bllokut opozitar, bën vizita të tilla thuajse ai është vetë shteti i Kosovës. Thaçi e përuli edhe luftën tonë çlirimtare, i poshtëroi ata, të cilët me krenari mbajtën në gjoks stemën e UÇK-së dhe përuli përgjithësisht luftën tonë çlirimtare.  Kjo vizitë ka mundësi  të shfrytëzohet nga Beogradi zyrtar dhe serbët për një fushatë të re antishqiptare dhe për një propagandë  para botës demokratike si cilësimi i shovinistëve  serbë se shqiptarët gjoja na qenkan terroristë.

Regjimet despotike

Ende nuk është tharë gjaku i djemve dhe vajzave, të cilët bënë që sot të jemi të lirë. Ende nuk janë kthyer eshtrat e 1200 të zhdukurve diku në varrezat masive të Serbisë, të cilët trupa i kanë bartur kriminelët serbë. E asgjë nuk do të ishte e çuditshme se pikërisht serbët janë ata të cilët kanë bërë edhe transplantime  të organeve të shqiptarëve. Në vend që përfaqësuesit e minoritetit serb në Qeverinë e Kosovës, të përkulën para martirëve dhe dëshmorëve të  gjenocidit serb , ata pa fije turpi dhe frike edhe i fyen nënat shqiptare – Jabllanoviqi në Gjakovë. Kjo deklaratë e çetnikut Jabllanoviq pati nxitur protesta masive. Jabllanoviqi, po të kishim shtet si duhet, do të ishte dashur detyrimisht të përgjigjet para organeve tona të drejtësisë. Po i njëjti para do ditësh vuri kurora lulesh te të vrarët serbë në Kosharen Legjendare. Edhe kësaj radhe fyerja e Jabllanovit që i bëri luftës tonë çlirimtare  kaloi pa u ndëshkuar. Kaloi  pa ndëshkuar se në krye të shtetit janë vënë dy njerëz, të cilët interesat e tyre personale për pushtet absolut i kanë vënë para interesave të Kosovës. Regjimet despotike të instaluara në Prishtinë dhe në Tiranë, nëse nuk largohen nga pushteti, druaj se nuk do t’i kemi punët hiç mirë si shtet dhe komb në Ballkanin Perëndimor. Këto regjime me veprimet e tyre jo të mira politike, dashur ose pa dashur  po  çojnë ujë në mullirin e qarqeve hegjemoniste të boshtit sllavo- ortodoks në hapësirat ballkanike…

Konsullata e Kosovës është vetëm 150 metra nga vendi i ngjarjes në Mynih

Edhepse zyrtarisht nuk janë të konfirmuara lajmet nga zyrtarët e Policisë Bavareze dhe ata të Qytetit të Mynihut tashmë është pothuajse e qartë që nga 10 viktimat e terrorit në Mynih 3 janë të rinj shqiptarë.

Një detaj interesant është që nga vendi i ngjarjes Konsullata e Republikës së Kosovës është vetëm 150 metra larg vendit të ngjarjes së djeshme në Munih.

Në faqen Zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë (Diplo.de) është edhe njoftimi që Konsullata është në Rrugën “Ehrenbreitsteinerstraße 28” kurse siç mund shihet në të shihe në Google Maps në atë pjesë të qytetit duket të ketë patur edhe vend takim të të rinjëve shqiptarë.

Deri tashti Konsullata e Kosovës ende s’ka dalë me lajme të sakta për sulmet e djeshme.


Send this to a friend