VOAL

VOAL

Dështimi i votimit në kuvend, fundi i koalicionit PDK-LDK – Nga Florim Zeqa

Kur u pranua e ashtuquajtura “Pako e Ahtisarit”, për pavarësimin (njohjen ndërkombëtare) të shtetit të Kosovës, të gjithë liderët partiak dhe shtetëror të asaj kohe patën deklaruar njëzëri: Ky është kompromisi i dhimbshëm për pavarësimin e shtetit, nga i cili nuk do të levizet tutje me kompromise të reja…”
Mirëpo, përkundër atyre deklarimeve, kompromiset në dëmë të Kosovës ngarendën njëri pas tjetrit, duke filluar me 6 pikat e Ban Kimunit, decentralizimin etnik (sipas orekseve serbe),…për të vazhduar me bisedimet e Brukselit, të cilat prodhuan Asociacionin e komunave (“Zajednicën) serbe e deri tek Demarkacioni i kufirt me Malin e Zi.
Të gjitha këto projekte ndërkombëtare u bënë për të kënaqur orekset serbo-malazezo-maqedone në dëmë të shqiptarëve,…të cilat u pranuan lehtësisht nga liderët e korruptuar shtetëror të Kosovës,…duke u thirrur si gjithnjë në emër të “forcimit” të shtetit, liberalizimit të vizave dhe integrimeve europiane.
Të gjitha këto, përveqse hipokrizi qeveritare, na dolën të jenë farsë dhe alibi diplomatike përendimore, për të mbajtur Kosovën e martirizuar dhe të izoluar nga bota e lirë dhe demokratike, papërspektiva zhvillimore, me rrezikshmëri permanente të shpërthimit të “bombës sociale” si produkt i krizës së thellë politike dhe sociale në vend.
Ndryshe, analizuar pak më thellë situatën e viteve të fundit në Kosovë, e tëra çfarë ka ndodhë, ishte dhe është një skenar i përgatitur i qarqeve proserbe për destabilizimin e Kosovës, përmes obstruksioneve të vazhdueshme në mardhënjet ndërkombëtare dhe invazionit politik të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.
Tërheqja qyqare e kryeministrit Mustafa
Atëherë, kur çdo gjë ishte gati për (mos) votimin e  Marrëveshjes se Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në foltore u paraqit kryeministri kukull, i cili e bëri publik vendimin e tij për tërheqje nga rendi i ditës të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, duke e arsyetuar me mungesën (kushtëzimin) e Listës “Srpska” në seancën e kuvendit.
Përveq vasalitetit të kryeministrit, pushteti e vërtetoi mungesën e numrave në kuvend dhe kredibilitetin e kësaj qeverie, e cila në asnjë variant nuk e meriton të shkoi tutje me qeverisjen e vendit.
Dështimi i sotëm në votimin e variantit qeveritar të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është delegjitim total i Qeverisë Mustafa dhe koalicionit qeverisës PDK-LDK.
Tërheqja nga ana e kryeministrit Mustafa nga rendi i ditës, të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, nën arsyetimin e mungesës (kushtëzimit) të Listës “Srpska” në seancën e kuvendit, përveq pozitës nënshtruese dhe vasalitetit të kryeministrit, e tregoi dështimin e qeverisë përballë listës “Serpska” dhe vërtetoi dështimet dhe gabimet e komisionit qeveritar në demarkimin e kufirit me Malin e Zi,…mungesën e numrave dhe kredibilitetin e fundosur të kësaj qeverie kuislinge, e cila në asnjë variant nuk e meriton të shkoi tutje me qeverisjen e vendit.
Në rrethanat e krijuara, e vetmja dalje nga situata e rënduar politike janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, në afatin ligjor prej 45 ditësh, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, si nevojë imediate për nxjerjen e një qeverie kredibile,…të pastër dhe të guximshme për largimin njëherë e përgjithmonë nga skena politike të kësaj klase të dështuar politike dhe sejmenëve të tyre nga institucionet shetërore.
Le të jetë ky, fundi i kompromiseve politike në dëmë të shtetit dhe qytetarëve të vendit. Lavdi e përjetshme të gjithë deputetëve, ekspertëve ligjor dhe qytetarëve të vendit, që me mendjet dhe trupat e tyre dolën në mbrojtje të kushtetuthsmërisë dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës.
Nderi dhe krenaria u takon të gjithë atyre, që në mënyra të ndryshme, nuk u ndalen së kundërshtuari variantin qeveritar të demarkacionit, shpeshëherë duke rrezikuar edhe qenjen e tyre fizike.
Sot me 1 Shtator 2016, përfundimisht u mund tradhëtia nga atdhedashuria, u ndal e keqja e madhe,…do të mbetët ky shembulli më i mirë dhe udhërrëfyes për gjeneratat e e reja, se si mbrohet sovraniteti dhe integriteti i vendit nga papërgjegjësia dhe tradhëtia kombëtare e liderëve shtetëror.
Nga sot, 1 Shtator 2016, kurora e panatyrshme qeverisëse PDK-LDK, pashmangshëm do të shkoi drejt shkurorëzimit, si rezultat i mosbesimit në njëri-tjetrin, mospërmbushjen e premtimeve elektorale, kapjes së shtetit, dështimit të përbashkët në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit në vend dhe mospërmbushjes së obligimeve ndërkombëtare në raport me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

Florim Isufi sjell një fakt të ri kundër demarkacionit

Florim Isufi, njëri prej ekspertëve që po kundërshton marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka publikuar një fakt të ri, i cili sipas tij, tregon më mirë kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Studimi i fizibilitetit të rrugës Pejë-Rozhaj. Materiali shkencor në aspektin gjeomorfologjikë dhe gjeologjikë ku saktë precizohet edhe kufiri mes dy njësive administrative”, ka shkruar Isufi në Facebook derisa ka publikuar edhe disa pjesë të materialit.

florim2florim3florim4

Donika Kadaj-Bujupi: Nesër protesta historike, të gjithë në shesh

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi thotë se protesta e nesërme për kundërshtimin e ratifikimit të marrëveshjes së shënjimit të Kosovës me Malin e Zi, është historike.

Përmes Facebook-ut , Kadaj-Bujupi u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen kësaj proteste, në mënyrë që sipas saj, t’i tregohet pushtetit se toka e Kosovës nuk është për t’u tregtuar.

Postimi i plotë i Kadaj-Bujupit

Të dashur qytetarë të Kosovës dhe shqiptarë në gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora, nesër është ditë shumë e rëndësishme.

Protesta e nesërme është historike. Është momenti vendimtar që t’i tregohet klanit Pronto se Kosova, toka e saj, nuk tregtohet.

Nesër, me 1 shtator, në orën 11:00, të gjithë në sheshin ‘Skënderbeu’, në Prishtinë.

Jo demarkacionit! Nuk kemi tokë për të falur!

Albin Kurti: Jam i bindur që do ta ndalim Demarkacionin

Deputeti dhe ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i bindur se opozita dhe sidomos Vetëvendosje, do ta pamundësojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në seancën e 1 shtatorit.

Gjatë një konference për media, Kurti ka thënë se aktiviteti i Vetëvendosjes do të përqendrohet si në seancë të Kuvendit ashtu edhe në protesta në rrugë, për të mos lejuar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Ai ka thënë se protesta do të jetë paqësore, por jo edhe e qetë.

“Nuk do të kisha thënë protestë e qetë, sepse jemi njerëz të shqetësuar dhe njerëzit e shqetësuar nuk dalin në protestë të qetë. Por, do të jetë protestë paqësore. Do të jetë protestë masive dhe natyrisht që me vendosmërinë tonë, të cilën do ta shihni nesër, jam i bindur që ne do t’ia arrijmë ta ndalim Demarkacionin”, ka thënë Kurti.

“Pra, unë jam i bindur dhe shumë i qartë se çfarë synojmë, çfarë duam dhe çfarë do të arrijmë”, ka deklaruar ai.

Me gjithë tensionet politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës, Kuvendi i Kosovës pritet që më 1 shtator të diskutojë dhe më pas edhe votojë për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje do të nevojiten dy të tretat apo 80 vota të deputetëve.

CPJ kërkon mbrojtjen e RTK dhe drejtorit Shala

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli ne New York, dënoi sulmin e 28 gushtit në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala dhe u bëri thirrje autoriteteve që ta mbrojnë atë nga kërcënimet e vazhdueshme për jetën e tij.

Organizata e themeluar në vitin 1981 më synimin për të nxitur lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që “sa më shpejt dhe në mënyrë efektive të hetohet sulmi dhe kërcënimet e vazhdueshme kundër Mentor Shalës dhe transmetuesit publik, që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe të ofrohet siguri personale për zotin Shala dhe punonjësit e tij“.

Bashkërenduesja e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve për Evropën dhe Azinë Qendrore, Nina Ognianova tha që “nëse ata që kërcënuan dhe provuan të frikësojnë Shalën, ia dalin, atëherë gazetarët do të mund të përballen me dhunë të mëtejshme“.

Një shpërthim ndodhi më 28 gusht në pjesën e pasme të shtëpisë së drejtorit Shala në një lagje periferike të Prishtinës, por pa pasoja në njerëz. Shpërthimi pasoi një sulm tjetër që kishte ndodhur disa ditë më parë në pjesën e pasme të Radiotelevizionit të Kosovës, po ashtu pa dëme në njerëz.

Një grup që veten e quante “Rugovasit”, mori përsipër përgjegjësinë. Në një mesazh elektronik dërguar medieve lokale, grupi theksonte se “sulmi ndaj Mentor Shalës është vetëm paralajmërim”, duke e akuzuar atë për mbulim të njëanshëm të debateve rreth marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që çoi në krizë të thellë politike në Kosovë.

Grupi kishte marrë përsipër edhe një sulm në fillim të muajit gusht në ndërtesën e parlamentit të Kosovës.

Të martën policia e Kosovës tha se kishte arrestuar gjashtë persona nën dyshimin për sulmin mbi ndërtesën e parlamentit. Autoritetet thanë se gjatë kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve, që të gjithë veprimtarë të lëvizjes Vetëvendosje, “janë konfiskuar gjashtë armë zjarri: tri pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municione, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin”.

Policia tha se hetimet kanë nxjerrë në pah se të dyshuarit kanë dërguar komunikata për marrjen e përgjegjësisë për sulmet e ditëve të fundit me emrin e Rugovasit.

Lëvizja Vetëvendosje tha se arrestimi i veprimtarëve të saj “është akt klasik i përndjekjes së kundërshtarëve politik“.

“Policia e filloi atë që e kishte filluar dje Radio Televizioni I Kosovës ose tash e ca ditë, të montimit të rasteve të sulmeve të fundit ndaj aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje. Këto metoda, këtë lidhje polici, media dhe pushtet nuk është se po e shohim për herë të parë sot, është saktësisht e njëjta metodë që e përdorte UDB-ja (shërbimi i dikurshëm shtetëror jugosllav i sigurimit) dikur dhe që e ka përdorur SHIK-u (ish Shërbimi Informativ i Kosovës) tash e sa kohë në Kosovë”, tha kryetari i kësaj lëvizjeje, Visar Ymeri.

Udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje thanë se armët e konfiskuara nga ana e policisë nuk kanë të bëjnë asgjë me sulmet për të cilat po dyshohen veprimtarët e saj.

Kosova po përballet tash e gati një vit me krizën më të thellë që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, për shkak të mospajtimeve rreth një marrëveshjeje të arritur me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Më 1 shtator parlamenti i Kosovës pritet të debatojë ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Opozita dhe ekspertët e pavarur thonë se marrëveshja e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë tokë dhe hedhin poshtë pohimet e Komisionit Shtetërorë për kufirin se shënimi i tij është në pajtim me dokumentet në fuqi, përfshirë edhe planin në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

PDK-ja ia ofron Thaçit katër propozime për demarkacionin

Janë katër versione që prej dy muajsh ndodhen në tryezën e presidentit Hashim Thaçi, tri nga të cilat do të mundë t’u prezantoheshin autoriteteve të Malit të Zi si propozimzgjidhje për çështjen e demarkacionit.

Të gjitha kërkojnë rinegocimin e Marrëveshjes së kufirit ose dërgimin e rastit në arbitrazh.

Njëri version është deklaratë pajtimi në mes dy vendeve. Tjetri është aneks i Marrëveshjes së 26 gushtit të vjetëm. I treti përbën deklaratë të përbashkët mes kuvendeve të Kosovës e Malit të Zi. Nëse asnjëri nga tri versionet nuk do të mbështetej nga Podgorica zyrtare, nëpërmjet versionit të katërt është paraparë zgjidhje e njëanshme – nxjerrja e një vendimi nga Kuvendi i Kosovës.

Kreu i shtetit nuk e ka marrë në konsideratë ndonjërën, pavarësisht se draftet janë hartuar nga juristë të Partisë Demokratike, subjekt politik që Thaçi e ka drejtuar deri në fillimvit, kur është zgjedhur në majë të pushtetit. Ato i posedon edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili e ka pasuar Thaçin në krye të partisë.

Serbia të japë përgjigjen për 1650 persona të zhdukur

Për Nehbi Morinën nga fshati Samadrexhë, Komuna e Suharekës, plagët e luftës së fundit në Kosovë mbesin ende të hapura, teksa kërkon me ngulm që të zbulojë se ku gjenden eshtrat e vajzës së tij 26 vjeçare, të vrarë në periudhën e luftës.

Në Ditën Ndërkombëtare për personat e zhdukur, Nehbi Morina, nuk ka shuar shpresat se megjithatë një ditë do të zbardhet edhe fati i vajzës së tij, së bashku me qindra qytetarë të Kosovës, të pagjetur që prej përfundimit të luftës.

“Vajza ime ishte masakruar nga policia serbe dhe ishte marrë nga shtëpia nga forcat serbe me 26 mars të vitit 1999. Tash e 17 vite Mevludja, vajza ime mungon. Ne nuk kemi arritur të gjejmë eshtrat e saj. Në ankth jemi gjithmonë – ditën e natën. Kah të shkojmë. Por, jetojmë me shpresë se një ditë do t’i gjejmë eshtrat e saj”, thotë Morina.

Morina beson në institucionet e Kosovës se do të arrijnë të bëjnë më shumë në gjetjen e personave të zhdukur, në mesin e të cilave është edhe vajza e tij.

Familjarë të personave të pagjetur kanë kërkuar në vazhdimësi angazhimin e të gjithë faktorëve vendor e ndërkombëtarë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Ata thonë se asnjëherë nuk do të ndalen deri se të gjendet edhe personi i fundit i pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, thotë se “kjo plagë e cila është e hapur tek familjarët për 17 vite duhet të mbyllet”.

“Të gjithë ne besojmë dhe shpresojnë se kjo çështje me të vërtetë do të merret seriozisht, e posaçërisht pas konkluzave të një tryeze të djeshme ku janë dhënë disa rekomandime të cilat do t’ua përcjellim të gjithëve”, thekson Qerkini.

Që prej përfundimit të luftës në Kosovë janë edhe 1,650 persona të pagjetur, fati i të cilëve ende nuk është ndriçuar.

Informacioni i besueshëm mbetet sfida më e madhe për ndriçimin e fatit të të pagjeturve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Adresa për të kërkuar për personat e zhdukur si pasojë e luftës, për kryetarin e komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, mbetet Serbia.

“Cila është adresa për të kërkuar personat e zhdukur si pasojë e luftës dhe adresa është e njohur është Serbia, institucionet serbe, sepse ushtria serbe, policia serbe kanë bërë krime dhe kanë fshehur gjurmët e krimit dhe mendojmë se ende ka varreza masive të cilat nuk i dimë, prandaj kërkohet një presion më i madh në palën serbe”, thotë Gjetaj.

Çështja e personave të zhdukur, shton Gjetaj mban peng shumë procese tjera, përhapa të mëtutjeshëm në ballafaqim të së kaluarës dhe normalizimit të marrëdhënieve në kuptim të ripajtimit.

“Derisa ende kemi këtë numër të personave të pagjetur nuk mund të bëhet hapa të mëtutjeshëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe në këtë drejtim apelojmë që faktori ndërkombëtarë të jetë më këmbëngulës dhe kushtëzues për Serbinë”, thotë Gjetaj.

Në ditën Ndërkombëtare të Personave të zhdukur, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë nderime dhe homazhe te përmendorja kushtuar personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Ai tha se institucionet e Kosovës po punojnë që të zbardhet fati i të pagjeturve.

“Si president i vendit, shpreh sërish solidaritet të plotë me familjet e të pagjeturve, por njëherësh edhe zotimin dhe përgjegjësinë për të punuar edhe më tepër që sa më shpejtë të zbardhet fati i çdo të personi të zhdukur”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka shtuar se kjo çështje mund të zgjidhet me një vullnet dhe një mbështetje të fuqishme edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka e shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të punuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet do të punojnë me përkushtim maksimal në të gjitha drejtimet me qëllim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve në Kosovë. Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e Kosovës dhe dhimbja jonë me e madhe”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Mustafa i ka bërë thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të shtojnë presionin mbi autoritetet serbe që të tregojnë se ku ndodhen të pagjeturit e Kosovës, të cilët janë rrëmbyer gjatë luftës dhe të dorëzojnë kryesit e akteve kriminale gjatë asaj periudhe.

Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se gërmimet në një nga varrezat e supozuara masive në Serbi pritet të fillojnë së shpejti. (REL)

INTEGRIMI I KOSOVËS ME MALIN E ZI DUHET TË KALOJË VETËM NË RRUGËN DEÇAN-PLAVË – Nga Ramiz Lushaj

  1.

Ruejna Zot, po a kini ndie çka po fjalnojnë (fallnojnë) disa zyrtarë të BE-së në Prishtinë e deri në Bruksel, se qysh po kakarisin disa “kokë-pulatikana” të Kosovës: Rruga e integrimit për në Europë kalon nga Mali i Zi (!) Turp e faqja e zezë!
Kjo, sipas këtij kushti poshtalak: u dashka ratifikue Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, se atëherit Kosovës i vjen Lëvizja e Lirë “Shengen”, e pret Integrimi Euro-atlantik, etj. Ç’ka asht gjithë kjo “dashuri me kushte” e Europës ?! Qysh po luen kështu, kaq skutnisht e skuthnisht me parimet e vlerat e veta, kjo, Europa e Bashkuar?!
 Europa plakë dhe e re prapë po na kërkon t’iu japim fqinjëve tanë sllavë toka etnike shqiptare. Jo pak, por 82 km2, nja 40 herë ma shumë se Principata e Monakos. Kosova nuk është “monedhë tregu”! Krejt Europa kontinetale, përveç shtetit ishullor të Islandës, ka probleme etnike me toka e kufinj, por askujt e asnjiherë, përveçse Kosovës, BE nuk i ka parashtruar kërkesa të tilla kushtëzuese.
 
2.
Kosova, dikur, rreth nji gjysëm shekulli ma herët, në Planin afatmesëm të zhvillimit ekonomik të saj në vitet 1971-1975 ka pasë planifikue të ndërtohen tri auto-rrugë nacionale për ta lidhë atë me republikat fqinjë:  Rruga Deçan-Plavë me Malin e Zi, rruga Prizren-Tetovë me Maqedoninë, rruga Gjilan-Preshevë  me Serbinë Jugore. Vetëm rruga Deçan-Plavë nuk u ndërtue asokohe dhe as deri më sot, në shek. XXI. Atë e pengonte Tito me administraten e tij të lartë, etj., tuj arsyetue politikisht: “nuk do të ndërtojmë rrugë me u lidh me Shqipërinë”, sepse kjo rruga Deçan-Plavë do të kalonte në afri, përskej, kufinit Shqipëri Londineze- Kosovë (Ish Jugosllavi).
Kjo që thoshte Tito atëherit ishte vet platforma shovene ideo-politike e diplomatike e Pansllavizmit, e Ortodoksizmit Sllav, prej nga Uralet në Beograd, në Çetinë (kryeqyteti i Fronit i Malit të Zi), në Shkup e në Prishtinë. Kjo e ka vonue tepër gjatë hapjen e Rrugës së sotme Deçan-Plavë, e cila mund të fillonte edhe në vitet ’90, pasi projekti i saj ishte krejt i gatshëm. Kjo platformë sllave po e pengon dhe sot hapjen e Rrugës nga Plava deri në vijën e kufinit me Kosovën.
 
3.
Në vitin 2007 pati një interesim të lartë, të drejtpërdrejtë, të shumanshëm, të pandalshëm, për hapjen e Rrugës Deçan-Plavë. Si nga Kosova. Si nga Shqipëria. Si nga vet Deçani dhe nga Plavë-Gucia me diasporat e tyre të fuqishme. Ishte një start i ri, një stad i ri, një standard i ri.
Në historikun e ri të kësaj rruge ndërkombëtare që lidh direkt Kosovën me Malin e Zi (si dhe me Shqipërinë nga Vermoshi, Çeremi e Bjeshkët e Bekuara – Nemuna), janë shkrue fjalë të mira për përpjekjet e kontributet e Sali Berishës – ish kryeministër i Shqipërisë (2005-2013), të Hashim Thaçit – ish kryeministër i Kosovës (2008-2014), të gjeneral Ramush Haradinajt – ish kryeministër i Kosovës, kryetar i AAK, të Rasim Selmanajt – ish deputet i Parlamentit të Kosovës, kryetar i komunës së Deçanit prej nga viti 2010, të Orhan Shahmanoviq – kryetar aktual i komunës së Plavës, prej origjinës derë e shquar shqiptare e tashma i kthyem në boshnjak, etj.
Sot, çështja shtrohet: – Kush e pengonte hapjen e Rrugës ndërkombëtare Deçan-Plavë? Kush nuk po ia mundëson përfundimin e saj plotor brenda vitit 2016 apo 2017-të ?!
Dihet. Ka vetëm nji shkaktar e përgjegjës të përhershëm: Boshti Pansllav në Europë dhe Ortodoksizmi Sllav në Moskë, Beograd, Çetinë (Mali i Zi), Kosovë, etj. Sigurisht, pengonte dhe Popi Sava Janjiq i Manastirit të Deçanit, i cili kishte ndërhyrë tek ambasada të huaja në Prishtinë, në  institucione të Bashkimit Europian në Kosovë, etj. Këtë fakt e dinë fort mirë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ish ministri i Jashtëm i Sllovenisë. Për disa vite kjo çështje madhore mbeti stopuese me atë shprehjen e përseritur keq e shpesh : “Nuk po lejojnë Ndërkombëtarët” (!).
Manastiri i Deçanit është i njohur në histori për gjithato qëndrime kundërshqiptare. Mark Milani, antar i Senatit të Malit të Zi, vojvodë i Kuçit, një nga ushtarakët malazezë të Luftës së Nokshiqit, e ka pasë ngritë një celulë spiunazhi në Manastirin e Deçanit për të ndjekë me gjurmime e skedime veprimtarinë kombëtare shqiptare në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Manastiri i Deçanit është i privilegjuar nga Ndërkombëtarët e tipit diplomatik Petersen (ish Përfaqësuesi i BE në Prishtinë), nga shtetarë të Kosovës të niveleve të larta. Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e fundit ia shtoi sipërfaqen Manastirit të Deçanit dhe me 23 ha toka publike komunare të Deçanit. Në koft se nji ditë populli i Kosovës do ta dijnë saktësisht të vërtetën e hidhur se sa km2 sipërfaqe i merr tokës së Kosovës ky Manastiri i Deçanit dhe të tjerë të ngjashme me të, atëherit kishte me u çue në kamb’ protestueshëm për me i nxjerrë nga zyrat e shtetit me gurë e shkopinj gjithata shqiptar zyrtarë të lartë të Kosovës që kanë gisht në këso punësh të liga.
 
4.
Para disa vitesh u mblodhën në nji takim të përbashkët për Rrugën Deçan – Plavë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadori amerikan Kristofer Dell (nisiator i takimit e përkrahës i flaktë i kësaj rruge), Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kryekomunari i Deçanit, Rasim Selmanaj.
Aty, në atë takim, Popi Sava i Manastirit të Deçanit, kur e pa se të gjithë ishin për hapjen e kësaj rruge ndërkombëtare nga Deçani në Plavë, ai nuk foli as për mirë e as për keq, qëndroi neutral, iku i heshtur. Po ai nuk ishte aq paqësor apo mirësor. Jo.
Ai, Sava i Manastirit të Deçanit,  ishte me Boshtin Sllav, me Boshtin e së Keqes. Ai ishte dhe mbetet kundër Rrugës Deçan-Plavë. Këtë e tregon dhe fakti se rruga u detyrue me e anash kalue Manastirin e Deçanit. Me ndryshue projektin e kahershëm. Me krye projekt të ri e punime shtesë. Me pasë kosto ma të lartë. Me ia shtue kilometrat kësaj autorruge ndërkombëtare.
 
5.
Rruga ndërkombëtare Deçan-Plavë filloi në vitin 2014 dhe është krye loti i parë i saj. Projekti i saj mendohet me u krye deri nga viti 2020, në rreth pesë vite. Ajo, deri në kufi me Plavën kap 33 km, ndërsa deri në Plavë shkon në 40 km. Aktualisht kjo rrugë ndërkombëtare po hapet me fonde të pamjaftueshme të Qeverisë së Kosovës e të komunës së Deçanit, të planifikuara në katër apo pesë vite deri në përfundimin e saj. Kjo nismë, kjo punë, duhet përshendet, po rruga nuk duhet “lanë në rrugë”, por të shkojnë nga Deçani në Plavë, si ma e mira “Rrugë e Alpeve.
Rruga Deçan-Plavë të çon shpejt në dy qytetet etnike shqiptare Plavë e Guci e prejandeja, nëpër Vermosh e shkon deri në Shkodër dhe në Podgoricë e në Ulqin. Dikur, dr. Ibrahim Rugova thoshte për Rrugën e Kombit se është aq afër sa “për nji kafe në Tiranë”, ndërsa për Rrugën Deçan-Plavë thuhet se është aq afër sa “për nji kafe në Ulqin”. 
Sikur Rruga e Kombit për Kosovën, sikur Korridori VIII nga Porti i Durrësit drejt Shkupit në Maqedoni, është dhe kjo Rruga Deçan-Plavë për Rrafshin e Dukagjinit dhe Veriun e Malit të Zi.  
Kjo rrugë është zhvillim i gjithanshëm, qytetërim bashkëkohor, mos asimilim i  mëtejshëm i shqiptarëve, mos shpërngulje e tyre nga trojet e veta etnike në Veriun shtetit të Malit të Zi. Njëherash, i sjell zhvillim të madh e të shumanshëm dhe Deçanit e Rrafshit të Dukagjinit të Kosovës. E, bash këto janë arsyenat reale gjeostrategjike që këtë rrugë e lufton Mali i Zi, Serbia, Kisha Ortodokse Serbe, etj. dhe po e pengon, anashkalon, po na e vonon vet Bashkimi Europian.
           
            6.
Shteti i Malit të Zi e ka lëshue ndonji fjalë, nga ato të zakonshmet të tyne, të shtetit të tyne: “Rruga Deçan-Plavë është në projektet tona deri në vitin 2020”, “Do të flasim me Bashkimin Europian për fonde”, “Do ta shqyrtojmë hapjen e Rrugës pas Ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit”, e të tjera të tilla si këto.
Fakti se në anën e shtetit të Malit të Zi nuk po hapet kjo rrugë ndërkombëtare deri në kufi me Kosovën tregon se nga pala malazeze nuk ka gadishmëri të mirë e fshihen qëllime të liga të saj.
            As Kosova, as Shqipëria, asnjana nga shtetet shqiptare në Ballkan nuk i ka vnue kushte Malit të Zi për hapjen e Rrugës Deçan-Plavë, ndërsa Shqipëria e Kosova po ua plotësojnë të gjitha kërkesat që ua ban’ shteti i Malit të Zi (!) Hashim Thaçi para dy vitesh, bash në ditën e zgjedhjeve të komunës shqiptare të Ulqinit, në një të dielë uikendi në Prishtinë, më 26 janar 2014, iu premton Gjukanoviçit e Vujanoviçit të Malit të Zi se Kosova ka me e njoft “komunitetin malazez”, “ka me e caktue Ditë Festën e tyne”, duke ndërhyrë dhe në Kushtetutën e re të Kosovës dardane e euro-atlantike. Po qysh Thaçi nuk ia vuni kusht Malit të Zi të pakten ndërtimin e Rrugës Deçan-Plavë?!
Në koft se faktori Shqiptar dhe ai Ndërkombëtar nuk do të merren me Rrugën Deçan-Plavë, atëherë shteti i Malit të Zi nuk ka me ba kurrgja. Veç ashtu si përherë, tash nji gjysëm shekulli; fjalë dhe vetëm fjalë, shovinizëm dhe vetëm shovinizëm.
 
7.
Mali i Zi nuk don të ketë lidhje me korridore rrugore të komunikimit e të zhvillimit të Shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë me Shqiptarët e komunave të Plavës e të Gucisë, etj.
Kjo duket dhe tek fakti se ende nga Mali i Zi nuk po ngrihet pika kufitare (e deri doganore) në Qafën e Previsë në Plavë (!) Pavarësisht se para disa vitesh është nënshkrue një Marrëveshje e përbashkët nga kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.  Pavarësisht se në komunën e Plavës janë hap 12 km e rrugës deri në Qafë të Vranicës dhe në Bashkinë e Tropojës janë hap 14 km rrugë me 6 m. gjerësi të saj nga Çeremi në Dragobi.
Kjo rrugë tjetër ndërkombëtare (ndonëse e paasfaltuar, etj.) e lidh krahinën e Plavë-Gucisë me Tropojën, e përgjatë brigjeve të Drinit me Hasin e Pukën, me Malësinë e Madhe, Shkodrën e Lezhën, apo si i thonë fjalës: nga Plava e pinë kafen në Portin e Shëngjinit e anasjelltas. Në një të afërme të shpejtë kjo rrugë nga Plava do të jetë e lidhun dhe me Auto-rrugën e re dhe me Hekurudhën e pritshme Bregut të Drinit.
 
8.
Bashkimi Europian, si e cekëm ma nelt, po flet shumë e shpesh për Ratifikimin e Marrëveshjes të Demarkacionit me Malin e Zi si kusht për Integrimin Euro-Atlantik, etj.
Nga ana tjetër, BE nuk ka asnji nismë politike e financimi për lidhjen e Kosovës me Malin e Zi me Rrugën Ndërkombëtare Deçan-Plavë.
Bashkimi Europian, përplot një vit ma parë, në Samitin e Vjenës, financoi tri projekte të Malit të Zi për ta lidh me “Autostradë të Kaltër” deri në Igumenicë të Greqisë, për ta lidh me hekurudhë dhe me autostradë nga Tivari në Beograd, po asnji fond për lidhjen rrugore me Kosovën (!)
Bashkimi Europian në Samitin e Vjenës (gusht 2015) dha fonde për tri projekte të Kosovës: Autostrada nga Nishi i Serbisë për në Prishtinë. Hekurudha nga Kraljevo (Serbi)–Prishtinë–Gorçe Petrov (Maqedoni). Autostrada Prishtinë – kufiri Kosovë/Maqedoni.
Pra, BE nuk ka dhanë asnjë Euro për Rrugën Deçan-Plavë, që e lidh Kosovën me Malin e Zi.
BE, me ose pa dashje, edhe në këto dy vitet e fundit, sidomos me fondet e dhanuna për korridore rrugore e hekurudhore, po e ravijëzon e konturon “Bllokun, Boshtin” e vjetër Sllavo-Ortodoks në nji pjesë të trupit të vet gjeo-politik euro-lindor, veçmas në Kosovën dardane?! Kjo po ndodh dhe me nji fare dobësimi të “Boshtit Anglo-Sakson” pas largimit nga BE të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, dhe të nji forcimi e rivalizimi të Boshtit Franko-Gjerman, të gjallërimit ofensiv të Boshtit Sllavo-Ortodoks, të synimeve të vjetra e të reja ndaj Ballkanit, etj. Shkak e pasojë e këtij “Boshti-Blloku” Sllavo-Ortodoks janë dhe problematikat me Demarkacionin me Malin e Zi sot, si dhe Demarkacioni me Serbinë nesër (!)
Europë e Bashkuar, aspak mos të duket tepri kjo kërkesë panshqiptare, ky apel i yni, për Rrugën ndërkombëtare Deçan-Plavë, sepse tashti jemi në “Epokën e Korridoreve Rrugore dhe Hekurudhore të Europës”, pasi jemi në kohën e integrimeve euro-atlantike, pasi jemi në shek. XXI.
Europë e Bashkuar, nëse Integrimi i Kosovës, sipas disa “asish e kësish” në Prishtinë apo në Bruksel kaloka rrugës nëpër Malin e Zi, atëherit po të them(i) se ka vetëm një rrugë kalimi e, kjo, asht’ vetëm Rruga Ndërkombëtare Deçan-Plavë.

Ymeri: Armët e ekspozuara nga policia nuk janë të aktivistëve të VV-së

Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar nën dyshime se kanë organizuar dhe ekzekutuar sulmin me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, që ndodhi më datën 4 gusht.

Këtë aksion të Policisë së Kosovës, të realizuar në bazë të hetimeve të Prokurorisë, Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar të motivuar politikisht, duke konstatuar se aktivistët e saj nuk qëndrojnë prapa sulmit në fjalë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Policia dhe Prokuroria kanë ofruar edhe fotografi të personave të arrestuar, pastaj të një motoçiklete që thuhet se ishte përdorur për kryerjen e aksionit dhe të armëve që janë konfiskuar, siç u tha, gjatë momentit të arrestimit të këtyre personave.

Një hetues në Policinë e Kosovës, Luan Keka, tha se ky grup ka qenë nën monitorim dhe është kuptuar veprimtaria e tyre deri te dërgimi i komunikatës, kur merret përgjegjësia për kryerjen e sulmit.

“Të gjitha këto prova e kanë ndërlidhur grupin që është arrestuar të martën në mëngjes dhe secila provë ka qenë e ndërlidhur me provën tjetër dhe kemi ardhur deri te rezultati i tanishëm. Ne i kemi kryer gjashtë bastisje, në lokacione të ndryshme në territorin e Prishtinës. Kemi ndaluar, arrestuar dhe shoqëruar për në stacionin policor, gjashtë të dyshuar që ndërlidhen me rastin”, ka thënë Keka.

Ndërkohë, Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahman Islami, tha se arrestimi i këtyre personave ka pasuar disa veprimeve ligjore, përfshirë këtu edhe përgjimin e telefonatave që nga nata e sulmit.

“Përmes përgjimeve i kemi vërtetuar dyshimet të cilat janë mbledhur më herët nga ana e Policisë dhe Prokuroria ka ardhur në përfundim dhe ka urdhëruar edhe bastisje ku janë gjetur edhe armë dhe kemi ardhur deri te dyshimi i arsyeshëm se këta 6 të dyshuar për të cilët këta të dyshuar kanë kryer vepër penale”, ka thënë Islami.

Të gjashtë personat e arrestuar, tashmë është konfirmuar se janë aktivistët ë Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë mundësinë e ndërlidhjes së arrestimit të gjashtë aktivistëve të saj me sulmin me bombë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri dhe Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj kanë akuzuar kreun e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni se është vënë në shërbim të politikës ditore të pushtetit.

“Këto metoda, nuk është që po i shohim sot për herë të parë. Është ky regjim policor ai që kishte hyrë në zyrat e Vetëvendosjes vetëm e vetëm për të shpërndarë frikë. Ne atëherë nuk kemi heshtur, sot nuk do të heshtim dhe nuk do të heshtim as nesër”, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Përderisa Dardan Molliqaj ka thënë se kjo që po ndodhë në Kosovë “është shënjues i një shteti totalitar”.

Molliqaj ka thënë se të arrestuarit nuk kanë pranuar së armët që ka ekspozuar policia janë në pronësi të tyre.

Sipas tij, të arrestuarit janë keqtrajtuar nga policia gjatë mbajtjes në paraburgim dhe ka ftuar organizatat ndërkombëtare që monitorojnë të drejtat e njeriut t’i vizitojnë ata në burgje për të konstatuar gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën gjashtë persona, të cilët më pas u konfirmuan se janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.Sipas njoftimit të policisë, Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës të kryer më 4 gusht 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët, thuhet se kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.

“Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë. (REL)

Policia e Kosovës nuk po i gjen autorët e tri sulmeve me bomba

Organet e rendit dhe të ligjit nuk kanë arritur që të zbardhin rrethanat dhe autorët e sulmit në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala. Ato nuk kanë arritur që të zbardhin të vërtetën e sulmit të para 6 ditëve në oborrin e RTK-së, e as atë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, që ndodhi më 5 gusht.

Policia ka thënë se në mesin e pistave të hetimit është edhe informacioni që u është dërguar sërish medieve nga të ashtuquajturit “Rugovasit”, të cilët kanë marrë përsipër autorësinë për sulmin e fundit, por edhe të sulmeve paraprake, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shpërthimi që përfundoi pa dëme në njerëz është dënuar nga drejtuesit dhe sindikalistët e RTK-së, Asociacioni i Gazetarëve i Kosovës (AGK), Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNJ), institucione vendore dhe ndërkombëtare dhe nga partitë politike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke hetuar rastin dhe se ende nuk ka të arrestuar.

VV-ja kundërpërgjigje LDK-së: Ndalni shpifjet, keni mbetur degë e PDK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas asaj që Lidhja Demokratike e Kosovës akuzoi këtë parti, se me anë të videove nëpër rrejtet sociale siç thotë kjo parti,  po bën thirrje për vrasje publike.

Sipas VV-së, LDK-ja tanimë ka mbetur vetëm një degë e Partisë Demokratike të Kosovës.

VV-ja përmes një kumtese për media, i ka bërë thirrje LDK-së që t’i ndalë shpifjet ndaj ëktij subjekti.

Më poshtë e gjeni të plotë kumtesën:

E vetëdijshme për të këqijat që i ka sjellë e po i sjellë këtij vendi, Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë paranojake, dhe po reagon ndaj çdo formë të kritikës që i bëhet pushtetit dhe ndaj çfarëdo thirrjeje për mobilizim qytetar.

Përmes një kumtese tjetër, të mbushur fund e krye me shpifje, LDK po akuzon Lëvizjen VETËVENDOSJE! për një video-material prej ku bëhet thirrje për të dalë në protestën e 1 shtatorit, e për të cilin thotë se është thirrje për vrasje publike. E këto akuza, LDK i bën nga nënsqetulla e PDK-së, kreun e të cilës dikur e quante vrasës e kriminel, teksa sot vepron nën urdhrat e tij dhe ka mbetur asgjë më shumë se një degë e PDK-së.

Lëvizja VETËVENDOSJE! thërret LDK-në që të ndalojë me fabrikimin e shpifjeve që më nuk i merr askush seriozisht, dhe në vend të kësaj, të sqarohet dhe të japë përgjegjësi për krimin 13 vjeçar në Prishtinë, dhe skandalet e shumta prej se udhëheq me Qeverinë. E në vend që ta luajë avokatin e ShIK-ut dhe PDK-së, t’i jep fund koalicionit me këtë parti.

Ndërsa sa i përket protestës së 1 shtatorit, i sjellim në vëmendje LDK-së dhe Qeverisë së Kosovës, se ashtu siç nuk u ndal mobilizimi qytetar gjatë protestave të janarit dhe shkurtit, e paefektshme do të jetë propaganda edhe kësaj here. Qytetarët e pakënaqur dhe të shtypur nga kjo qeverisje e keqe, do ta thonë fjalën e tyre me 1 shtator kundër demarkacionit dhe kundër kësaj qeverie kriminale.

Dënohet sulmi ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së

Institucionet, partitë politike dhe shoqatat e gazetarëve e dënuan ashpër sulmin e së dielës mbrëma në pjesën e pasme të shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Shpërthimi që kaloi pa dëme në njerëz ndodhi të dielën rreth 22 e 10 minuta.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, citohet të ketë thënë zoti Shala.

Policia ka filluar hetimet por nuk ka dhënë asnjë hollësi për autorët apo motivet e mundshme të këtij shpërthimi.

Sulmi është dënuar gjerësisht në Kosovë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se sulmi I mbrëmshëm është një “akt i shëmtuar dhe i papranueshëm kriminal. Sulmet kriminale ndaj drejtuesve të medieve dhe familjeve të tyre kërcënojnë drejtpërdrejt privatësinë, mendimin dhe fjalën e lirë, njëherësh duke dëmtuar seriozisht imazhin e Kosovës”, thuhet në reagimin e presidentit Thaçi.

Qeveria e Kosovës tha se “ky akt kriminal, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave në Kosovë dhe përpjekje për pengimin e fjalës së lirë, si një prej vlerave më të rëndësishme në shoqërinë e Kosovës”.

Qeveria e Kosovës, me këtë rast, u ka bërë thirrje përfaqësuesve të partive politike “që të heqin dorë nga gjuha e dhunës, ultimatumet, kërcënimet dhe shantazhet që së fundi i kanë adresuar ndaj RTK-së dhe disa mediave tjera private, të cilat janë pasuar me sulme të tilla“, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Parlamenti i Kosovës dënoi sulmin duke e cilësuar atë “një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike. Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, lirinë e mediave dhe debatin politik”, thuhet në reagim.

Sulmi u dënua edhe nga lëvizja Vetëvendosje ku nëpërmjet një komunikate theksojnë se “ne nuk jemi dakord me metodat që po përdoren së fundi ndaj disa institucioneve publike dhe individëve. Ne po ashtu e ritheksojmë që menaxhmenti i RTK-së është i kapur dhe e ka shndërruar këtë medium në propagandues të Qeverisë“, thuhet mes tjerash ne reagim.

Sulmi u dënua edhe nga partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Nisma për Kosovën të cilat e kanë konsideruar të pa pranueshme përdorimin e mjeteve të dhunës për çfarëdo arsye qoftë”.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënoi sulmin si “një veprim kriminal për të cilin autorët duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale. Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaçërisht atyre që punojnë në televizionin publik“, thuhet mes tjerash në reagim.

Edhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë është shprehur e shqetësuar me hedhjen e granatës natën e kaluar në shtëpinë e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së. “Jemi të brengosur për ciklin e dhunës në Kosovë që po bëhet çdo ditë e më serioz. Asnjë mosmarrëveshje për ndonjë çështje nuk mund ta justifikojë përdorimin e armëve vdekjeprurëse kundër dikujt, e aq më pak kundër fëmijëve”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.

Shpërthimi i së dielës, pasoi sulmin e 22 gushtit në ndërtesën e Radiotelevizionit të Kosovës që po ashtu kaloi pa dëme në njerëz.

Rastet kanë pasuar një periudhë tensionesh politike. Kosova po përballet tash e gati një vit me krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, për shkak të mospajtimeve rreth një marrëveshjeje të arritur me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Më një shtator Parlamenti i Kosovës pritet të debatojë projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, me gjithë kundërshtimet e partive opozitare.

Fajon: Së pari ratifikimi i Demarkacionit pastaj liberalizimi i vizave

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave me Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se i gjithë procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës varet nga situata në Prishtinë dhe nga ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Fajon tha se “për Parlamentin Evropian dhe institucionet e tjera evropiane ratifikimi është një prej argumenteve kryesore që të ecet përpara“.

Ajo tha se shpreson në një rezultat pozitiv në Kuvendin e Kosovës, përndryshe “nëse gjërat përshkallëzohen do të ketë vështirësi“.

Deklaratat e Fajon vijnë pak ditë përpara se Kuvendi i Kosovës ta diskutojë çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi, në një sesion parlamentar të paralajmëruar për 1 shtator, përmes kundërshtimeve të fuqishme të opozitës në vend.

Fajon: Fillimisht le ta shohim se si do të kalojë debati në Kuvend dhe çfarë përfundimi do të ketë votimi. Natyrisht, shpresoj të kemi një rezultat pozitiv, sepse demarkacioni i kufirit është një kusht i Komisionit Evropian, dhe është diçka që të gjithë në Bruksel po e presin. Nuk dua të spekulojë kur mund të presim liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Duhet të ecim hap pas hapi. Do të kthehem në Bruksel pasdite, dhe në biseda me kolege do të shoh se si është gjendja në Parlamentin Evropian. Ende na prêt votimi në Komitetin Libe (Komiteti për liritë civile, drejtësinë dhe çështjet e brendshme të Parlamentit Evropian) me 5 shtator dhe kjo pak varet edhe nga zhvillimet në Prishtinë.

Raportuesja për liberalizim të vizave tha se gjendja paraqitet shumë e ndjeshme dhe e rëndë dhe tensionet, dhuna dhe incidentet mund të mund të shkaktojë vështirësi në Bruksel.

“Mund t’ju sigurojë se me kolegët e mi në Parlamentin Evropian, me Ulrike Lunachek, po bëjmë çdo gjë që raporti im të votohet në Komitetin LIBE dhe pas tij edhe në Parlament. Por, natyrisht, nëse gjërat përshkallëzohen, atëherë do të ketë vështirësi”.

“Aktualisht po bëhen bisedime për tri ose katër shtete që në valën tjetër të lirohen nga regjimi i vizave. Situata është shumë e ndjeshme dhe duhet të shohim se çfarë disponimi mbretëron edhe në Këshill. Ka disa shtete anëtare që kanë rezerva dhe prandaj duhet të bashkëpunojmë ngushtë dhe vazhdimisht të zhvillojmë dialog, të bëjmë çdo gjë. Kjo vlen edhe për Parlamentin e Kosovës dhe qeverinë”.

“Kur të përmbushen kushtet, atëherë kemi një argument më të mirë, pra të kemi votim pozitiv në Kuvend dhe pastaj edhe Këshilli edhe shtetet anëtare nuk do të kenë argumente kundër. Unë shpresoj se së bashku me shtetet e tjera, Ukraninën, Gjeorgjinë dhe ndoshta Turqinë edhe pse me vështirësi, do të ecim tutje dhe do të shohim edhe Kosovën pa regjim vizash“, tha Fajon.

“Duhet të shohim pas diskutimit të parë javës së ardhshme në Komitetin LIBE. Pres që votimi në Parlament të bëhet së shpejti në njërën nga sesionet e ardhshme. Por aktualisht çdo gjë varet nga situata në Prishtinë dhe nga ratifikimi, që për Parlamentin dhe institucionet e tjera është një prej argumenteve kryesore të ecim përpara”, shtoi Fajon. (REL)

Përgatiti: Arbër Vllahiu

1 Shtatori, dita “D” e demarkacionit! – Nga Florim Zeqa

Dita e 1 Shtatorit 2016-të, do të mbahet gjatë në mend, ndoshta përgjithmonë do të ngulitet në kujtesën e shumë gjeneratave, të atyre që përjetuan në shpirtërat e tyre votimin e një kuvendi shqiptar kundër interesave të shumices shqiptare!
Shqiptarët nga historia kanë mësuar edhe për votime të tjera të dhunshme të kuvendeve si; kuvendi i Prizrenit më 8-10 korrik 1945 (aneksimi i Kosovës nga Serbia), kuvendet e njëpasnjëshme të ish LKJ e deri të kuvendi Kosovës i 23 marsit 1989 (suprimini i autonomisë së Kosovës, prap nga Serbia), të mbivotimit të shumicës shqiptare nga deputet e agjentë serbë të sigurimit, nga shqipfolës e sahanlëpirës të pushtetit.
Në seancën e kuvendit të 1 Shtatorit, përveq agjentëve serbo-malazo-maqedon, do të jenë edhe agjentët dhe spiunët ndërkombëtarë, kurse në vend të policisë serbe në kuvend dhe për rreth tij, do të jenë trupat e uniformuar të policisë së Kosovës!
Poashtu është kjo hera e parë (qoftë e fundit) të shofin shumicë deputetësh shqiptar që votojnë kundër interesave të popullit të vet, dhe një shumicë tjetër deputetësh shqiptar në mbrojtje të integritetit, sovranitetit e kushtetutshmërisë së vendit të tyre!
Do të mahet gjatë në kujtesën e qytetarëve të Kosovës heroizmi i deputetëve shqiptar në mbrojtje të rendit kushtetues, sovranitetit dhe integritetit teritorial të vendit…do të jehojë gjatë në veshët e qytetarëve të Kosovës zëri kumbues i thirrjes së qytetarëve drejtuar deputetëve; “mos e votoni, mos e votoni demarkacionin,…ju lutem mos e votoni ketë marrveshje të dëmshme”.
Zëri i ndërgjegjës qytetare duhet të trokas në zemrat dhe shpirtërat e të gjithë deputetëve shqiptar, qofshin ata në pushtet dhe opozitë.
Derisa të tjerët, të varurit e “Bosëve” partiak, deputët e ardhur në kuvend me votën e lirë (vjedhur) të popullit, i ftoj të mos bëhen të verbër e shurdhmëmec, injorant e të papërgjegjëshëm karshi një të keqeje të madhe, të cilët me voten e tyre mund ta bëjnë një gabim të pariparueshem për vendin.
Do të ishte e palogjikshme nga ana e deputetëve që votojnë pro-demarkacionit, që nesër të thonë; se ky ishte një imponim nga bashkësia ndërkombëtare apo  gabim i pavetëdijshëm i tyre, ngase (pa)qartësia e marrëveshjes politike Thaçi-Mustafa me autoritetet malazeze, duhej të ishte motiv shtesë dhe shkas për votim kundër apo abstenim në votim të marrëveshjes fatkeqe për vendin
Po të ishte vetëm një grup i vogël njerëzish të shitur në ketë vend, siq prejudikohet në presidentin, kryeministrin, komisionin qeveritar për demarkacion, etj,…atëherë kjo do të ishte e keqja më e vogël dhe lehtë e tejkalueshme, por këtu kemi të bëjmë më një klasë politike servile e të dirigjuar nga “Boset” e tyre partiak, varësia e të cilëve ndaj faktorit ndërkombëtar i kalon kufijt e vasalitetit, të cilët janë shndrruar në robër të politikave antishqiptare.
Përderisa legjislatura e tretë e pasluftës e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në ditën “D” të 17 shkurtit 2008 votoi për simbolet antikombëtare të shtetit, paraprakja dhe kjo e tanishmja shkuan edhe më largë me votimet antikushtetuese të legalizimit të strukturave pushtuese në veri të vendit përmes të ashtuquajturit “Asociacion” i komunave serbe, që praktikisht i bie ndarje e sovranitetit të shtetit më pushtuesit serb, terminologjia përfundimtare e të cilit do të votohet prap në një ditë “D” në kuvendin e Kosovës.
Padyshim shqiptarët e Kosovës do të dëshironin, që e krejt kjo të ishte një ëndërr e keqe për shtetin, nga ankthi i së cilës do të liroheshin në realitetin e shtetit për të cilin sakrifikuan gjatë dhe luftuan heroikisht në luftën e fundit me Serbinë.
Të nderuar deputet, përcaktimi i drejtë i votës suaj me 1 Shtator, jo vetëm që parandalon humbjen e territorit të vendit, e përshpejton ndaljen e keqeverisjës dhe shumë proceseve tjera negative që janë duke u zhvilluar në dëmë të së ardhmës së shtetit të Kosovës.
Janë këto dhe shumë arsye të tjera që e bëjnë voten e juaj të shënjtë dhe më vlerë historike.
Andaj para se të votoni, lexojeni edhe një herë betimin e deputetit, të cilin po ua servojë më poshtë;
Betimi i Deputetit
Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane”.
1 Shtatori, edhe pse ditë e enjte, do të mbetët si dita “D” e demarkacionit, e mbrojtjes së integritetit territorial të Republikës së Kosovës apo e kundërta e saj,…e votimit të tradhëtisë kombëtare!

Shpërthim afër shtëpisë së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur prapa shtëpisë së Drejtorit të Përgjithshëm të këtij mediumi publik, Mentor Shala, por ka kaluar pa dëme në njerëz.

Në faqen e internetit të këtij mediumi thuhet se shpërthimi ka ndodhur rreth 22 e 10 minuta.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, citohet të ketë thënë zoti Shala.

Policia ka filluar hetimet por nuk ka dhënë asnjë hollësi për autorët apo motivet e mundshme të këtij shpërthimi, që pasoi sulmin e 22 gushtit në ndërtesën e Radiotelevizionit të Kosovës që po ashtu kaloi pa dëme në njerëz.

Policia edhe më tej është duke e hetuar atë sulm si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ende nuk ka dhënë hollësi rreth as për autorët apo motivet e mundshme të tij.

Sulmi pati nxitur shumë reagime të institucioneve vendase e ndërkombëtare, partive politike dhe shoqatave të gazetarëve.

Rastet kanë pasuar një periudhë tensionesh politike. Kosova po përballet tash e gati një vit me krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, për shkak të mospajtimeve rreth një marrëveshjeje të arritur me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Më një shtator Parlamenti i Kosovës pritet të debatojë projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, me gjithë kundërshtimet e partive opozitare.

Opozita dhe ekspertët e pavarur thonë se marrëveshja e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë tokë dhe hedhin poshtë pohimet e Komisionit Shtetërorë për kufirin se shënimi i tij është në pajtim me dokumentet në fuqi, përfshirë edhe planin në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është vënë si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vonesa e saj mund të bllokojë planet për miratimin e liberalizimit në strukturat e Bashkimit Evropian.

Nënkryetari i VV: Kryeministër i paske harru 70 dosjet në Prokurori, vendin e ke në burg

Dritan Çaushi ka ironizuar postimin e Kryeministrit Mustafa, i cili flet për korrupsionin, në një tekst, të gjatë, të cilin e përmbyllë me thirrjen për të çkapur shtetin dhe ruajtur prej kapësve të tjerë.

“A ka harruar Isa për 70 dosjet në prokurori, të cilat ia ka përmendur edhe ambasadorja joimagjinare Jacobson? Ato 70 dosje faktojnë në mënyrë fizike (por jo shteruese) korrupsionin e Isës dhe të të tijve”, ka shkruar Çaushi në FB.

“Korrupsioni juaj po e kthen Kosovën në shkretëtirë Isë. Lëri hartimet, se në burg do të kesh mjaft kohë për të shkruar, meqenëse leximet siç duket nuk i ke dhe fort për zemër”, ka shtuar ai.

Lexojeni të plotë reagimin e Nenkryetarit te VV’se:

Sot Isa Mustafa paska shkruar një hartim në të cilin ky autor i patalentuar tregon se si populli i Kosovës korrupsionin e paska problem kulturor, e se si ky popull më shpesh e më shpejt fajëson (pushtetin) për korrupsion, se sa që e vërteton atë korrupsion. Këto “perla diturie” Isa i vogël autor hartimesh i paska dëgjuar nga një ndërkombëtar imagjinar (që si gjithë këshilluesit imagjinarë, i bie të jetë i madh).

A ka harruar Isa për 70 dosjet në prokurori, të cilat ia ka përmendur edhe ambasadorja joimagjinare Jacobson? Ato 70 dosje faktojnë në mënyrë fizike (por jo shteruese) korrupsionin e Isës dhe të të tijve.

A e ka harruar Isa faktimin e korrupsionit në aferën Pronto, të cilat janë përgjime të mbledhura prej ndërkombëtarëve joimagjinarë të EULEX-it? Ato përgjime tregojnë se si shefat e Isës në PDK e kanë kapur çdo instancë publike, prokurorinë, gjykatat, policinë, e bordet e çdo ndërmarrjeje.

Korrupsioni, i nderuar hartim-shkrues, nuk është mit apo defekt kulturor i kombit tonë. Është zakoni kriminal i pushtetit tuaj, që prej luftës e deri sot, e dorën në zemër, për do prej jush, korrupsioni ka qenë zakon edhe para luftës.

Korrupsioni juaj ka shkatërruar industrinë e punësimin, përmes privatizimeve katastrofale të fabrikave. Ka shkatërruar bujqësinë dhe ekonominë, përmes ryshfeteve të megaimportuesve në dogana. Ka shkatërruar jetët e qytetet, përmes lejeve absurde që i keni dhënë ndërtuesve të parregullt. Ka shkatërruar drejtësinë, me gjykatat, prokurorinë e policinë që tërësisht është në mbrojtje të interesave të pushtetit. Ka shkatërruar arsimin duke prodhuar analfabetizëm te nxënësit e te mësuesit e punësuar nga partia, ka shkatërruar mjekësinë e cila sot është pa barna për faj të tenderëve.

Por korrupsioni ka rregulluar jetët tuaja, shtëpitë e ranchet tuaja ku qytetari nuk guxon as të afrohet për të protestuar. Ka bërë me biznese familjarët tuaj, ka bërë me diploma prestigjioze fëmijët tuaj. Korrupsioni ju ka mundësuar juve edhe të “loboni” madje në qendrat e pushtetit botëror, ku paguani paratë e bukës së Kosovës së pangrënë, për të blerë një rrahje shpatullash prej ndërkombëtarëve.

Korrupsioni juaj po e kthen Kosovën në shkretëtirë Isë. Lëri hartimet, se në burg do të kesh mjaft kohë për të shkruar, meqenëse leximet siç duket nuk i ke dhe fort për zemër.

Historianët e Deçanit: Serbët gjenocidalë nuk kanë vend në Mushtishtë as në Kosovë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me dhunën e përdorur nga ana e Policisë së Kosovës ndaj demonstruesve në fshatin Mushtishtë të Suharekës, me rastin e tentimit të vizitës në këtë fshat nga ana e një grupi serbësh.

“Ne, edhe me parë kemi shprehur shqetësimin tonë për rikthimin në këtë fshat të atyre serbëve që sipas banorëve vendas kanë kryer krime në këtë rajon, andaj e ripërsërisim qëndrimin tonë se në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Ky subjekt i ka bërë thirrje faktorit vendor e ndërkombëtar që të mos provokohet situata “me rikthimin në Kosovë të atyre serbëve që kanë gisht në dhunë, vrasje, maltretime e shantazhe ndaj popullsisë vendase shqiptare” ngase kjo nuk është e pranueshme dhe “është akt kundër vlerave fondamentale të tolerancës se krijuar me shekuj tek shqiptarët”.

Gaz lotsjellës e arrestime në Mushtisht – banorët kundërshtojnë kthimin e serbëve

Policia e Kosovës është përplasur të dielën me një grup protestuesish shqiptarë në fshatin Mushtisht të Suharekës, që kanë bllokuar hyrjen në përpejkje të parandalimit të pjesëmarrjes së pjesëtarëve të komunitetit serb, të zhvendosur, në një festë lokale fetare.

Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për shkak “të pengesës në kryerjen e detyrës zyrtare”, arrestoi një numër protestuesish.

“Të paktën 13 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës së sotme në Mushtisht. Një zyrtar i policisë është lënduar në përpjekje të forcave të rendit për të vendosur situatën nën kontroll”, tha për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Serbët lokalë, që janë zhvendosur nga fshati Mushtisht që prej përfundimit të luftës, kanë paralajmëruar kthimin në fshat, më 28 gusht, me qëllim të pjesëmarrjes në një festë lokale ortodokse dhe kanë kërkuar njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për kthim të qëndrueshëm në, sic thonë, “shtëpitë e tyre”.

Disa ditë para kremtimit të fetsës në hyrje të fshatit u vendos një pankartë, të autorëve tash për tash anonim, me përshkrimin “Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“.

Pankarta e vendosur tregonte fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.

Vendosja e pankartës shkaktoi një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, që e dënoi “vendosjen e pankartës” dhe theksoi “përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat”.(REL)

VV: Me Grabovcin të hetohen edhe Thaçi e Veseli

I pari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë dalë në një konferencë për gazetarë, me ç’rast kanë përshëndetur Prokurorinë për nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabovcit, lidhur me aferat Pronto 2.

Megjithatë Lëvizja Vetëvendosje e sheh si të paplotësuar paralajmërimin e Prokurorisë, pa u nisur hetimet edhe ndaj kryetarit të shtetit dhe atij të PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veseli.

“Çdo hetim që ka nisur e vazhdon për rastin e Grabovcit, pa u hetuar edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli është hetim i mangët dhe si i tillë shkon në dëm të qytetarëve”, ka thënë Ymeri.

Nga ana tjetër, Shpend Ahmeti ka numëruar me rend të gjitha institucionet dhe sektorët ku qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë problem të mëdha, dhe të gjitha këto vijnë si pasojë e emërimeve pa kritere e pa përvojë të personave të zgjedhur nga PDK në borde e udhëheqje të shumë institucioneve.

“Papunësia, varfëria, shërbimet në QKUK, në arsim, policia, gjyqësia, nuk janë rezultat i një fati të keq që na ka kapluar, por është pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminale…Pra nëse emërohen persona në borde e udhëheqje të kompanive atëherë s’ka se si të ketë sukses vendi”, tha Ahmeti.

Është e qartë se Adem Grabovci nuk ka punuar vetëm e as nuk ka punuar që ta mbajë vetëm vetveten në pushtet, por ai është kujdesur për ta mbajtur këtë grup kriminal në pushtet, andaj hetimet nuk duhet të ndalen vetëm tek këta persona, ka thënë Shpend Ahmeti.

Tutje, Ahmeti ka thënë se dyshime të mëdha lindin nga mos e këtyre përgjimeve nga ana e hetuesve të shtetit, të cilët flitet se kishin regjistrimet e Pronto 2 që nga viti 2011.

“Nëse këto përgjime na qenkan të vitit 2011 pse atëherë nuk janë marrë me hetime për gjithë këto vite, por kanë pritur 5 vjet. Është e qartë që presioni qytetarë ka qenë dhe do të jetë rruga e vetme ndaj këtyre dukurive. I ftojmë qytetarët që ta mbajnë presionin lartë, të jenë aktiv dhe të ngrinin zërin e tyre. Të dalin në protesta dhe të mos plotësohen me këtë vendim për nisje të hetimeve”, ka thënë Ahmeti.

Kosova nuk ka mësimdhënës për fëmijët me autizëm

Kosova nuk ka statistika të sakta se sa fëmijë jetojnë me autizëm. Statistikat botërore flasin se një në 68 fëmijë lind me autizëm.

Psikologë, të cilët tashmë janë për specializim jashtë Kosovës, për sjelljet e fëmijëve me autizëm, si dhe mësimdhënie për ta, thonë se Kosova nuk ka kuadro të kualifikuar për këtë kategori të shoqërisë.

Tringa Krasniqi, mësuese e nxënësve me autizëm, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç problemit me trajtimin mësimor për fëmijët me autizëm, edhe më keq qëndrojnë adoleshentët dhe njerëzit e rritur me autizëm.

“Pozita e fëmijëve me autizëm në Kosovë, nuk është e mirë. Këta fëmijë shërbimet i marrin në qendra ku vetë prindërit paguajnë për ta. Nuk ka kuadro të kualifikuara dhe me ta punojnë psikologë. Ata nuk studiojnë për autizëm dhe për metodat shkencore që përdoren për t’i arsimuar nxënësit me autizëm”.

“Këta fëmijë duhet të marrin intervenim të hershëm dhe duhet të jenë 5 orë në ditë intensive që të marrin shërbime. Edhe një tjetër problem që unë po e vërej është se ka fëmijë të rritur dhe adoleshentë me autizëm dhe askush nuk merret me ta. Po i shmangen përgjegjësive pasi që është punë më sfiduese”, thotë Krasniqi.

Cen Krasniqi, kryetar i shoqatës “Autizmi”, thotë se kushtet në trajtimin e autizmit në Kosovë, janë të pandryshuara që prej vjetësh dhe nuk ka asnjë përparim.

Numri i fëmijëve me autizëm është në rritje. Ka shoqata në Kosovë që merren me trajtimin dhe sfida mbetet te trajtimi i mirëfilltë. Çdo ditë nga një deri në dy orë në ditë, zhvillohet trajtimi me program special për ta. Staf të nivelit bazik ka. Ne, si shoqatë, kemi trajnuar dy gjenerata , por ka qenë trajnim tremujor profesional vetëm për autizëm”, shpjegon Cen Krasniqi.

Ai thotë se qytetarët e Kosovës kanë pak njohuri për autizmin.

“Po nisem nga vetë prindërit që e heshtin dhe hezitojnë të flasin për të. Gjithashtu, ka mungesë të mirëfilltë të diagnostikimit. E, edhe në rast të diagnostikimit gjasat për t’i ndihmuar këta fëmijë, janë të vogla, pasi edhe vetë prindërit po hezitojnë t’i paraqesin”, shton Cen Krasniqi.

Për Radion Evropa e Lirë flet edhe nëna e fëmijës me autizëm, Violeta Hyseni, duke treguar treguar për sfidat me të cilat përballet si prind i një fëmije me autizëm përmend mungesën e kuadrove, shkollave të specializuara, si dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

“Nuk ka ndryshime pozitive, nga viti në vit. Nuk ekzistojnë shkolla për fëmijë me autizëm dhe nuk po shohim ndonjë interesim për këtë punë. Funksionojnë qendrat dhe shoqatat e prindërve, por jo diçka tjetër. Këto qendra funksionojnë me donacione, e që janë të pakta dhe prindërit kontribuojnë vetë. Përkrahje institucionale pothuajse nuk ka fare, ose tepër pak kontribuojnë dhe atë vetëm për mjete të punës dhe për atafëmijë me raste sociale”, tregon Violeta Hyseni.

Zyrtarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kanë ndihmuar herë pas here, organizatat që merren me problematikën e autizmit, me një shumë simbolike dhe se po shqyrtojnë mundësitë që të shtojnë nivelin e ndihmës për këtë kategori të shoqërisë.

Cili është BOSI i grupit “Pronto”? – Nga Florim Zeqa

Nuk e kinja ndër mend të mirrem tutje me aferën “Pronto”, pasi çdo gjë është bërë qartë për opinionin e gjërë publik, mirëpo duke e dëgjuar më vemëndje “Dosjen e shefave XIX”, respektivisht bisedën numër 4 të të telefonatës, e cila i vërteton në mënyrën më besnike punësimet pa kritere nga ana e grupit mafioz “Pronto”,…ku bashkëbiseduesi i “shefit të shefave” emërohet Drejtor në Zyrën e Regjistrimit civil në Komunën e Klinës, pa ju nënshtruar intervistës me gojë dhe pa përmbushur asnjë kriter profesional!
Intervista në fjalë më ktheu pashmangshëm mbrapa në kohë, në vitin 2013-të, kur gjatë pushimeve në vendlindje, i dëgjoja qytetarët e Klinës duke folur në heshtje për fenomenin e emërimit të drejtorit në Qendrën e Regjistrimit Civil nga ana e “shefit të shefave”.
Rasti është mbret i botës 
Pak nga kurreshtja, e më shumë nga nevoja e vazhdimit të afatit të letërnjoftimit të bashkëshortës time, ju drejtova Zyrës së Regjistrimit Civil në Klinë. Ditën e parë, kur shkova vetëm për t’u informuar rreth procedurave të vazhdimit, me sytë e mi e pash kur zyrtarët e kësaj qendre masakruan të gjitha pasaportat e një familje mërgimtare, e cila një ditë më pas duhej të nisej drejt vendeve perëndimore.
Askund në botë nuk ndodh që të bëhet i pavlefshëm një dokument, para lëshimit të dokumentit tjetër.
Ndërsa këtu tek ne, në vendin e paradoksëve, ndodh kjo dhe gjithçka tjetër si kjo.
Anulimi i dokumentit valid para dhënies së dokumentit të ri është ndëshkimi më i rëndë dhe i padrejtë që iu bëhet bashkatdhetarëve nga autoritetet vendore. Edhe pse më preki rëndë në shpirt rasti i ketij bashkatdhetari, dëshiroja të besoja se ky ishte vetëm një gabim i rastësishëm, i cili bashkatdhetarit tim i kushtoi me pagesen e haraqit në emër të procedurës së shpejtë të nxjerrjes së dokumenteve, në këtë rast prej 210 eurove, për tri pasaporta.
Mirëpo rasti i ditës së premte i 23 Gushtit 2013-të, e vërtetoi edhe një herë mënyren e plaçkitjes së mërgimtarëve nga pushtetarët komunal. Nga pesë rastet që ishin për vazhdimin e dokumenteve ( pasaportave e leternjoftimeve), njëra nga to ishte edhe bashkëshortja ime (të cilën asokohe për hirë të mospersonalizimit të rastit nuk e bëra publik).
Tre nga pesë rastet që iu nënshtruan haraqit komunal i kaluan me sukses të gjitha testet për aplikim, ndërsa dy prej tyre (edhe bashkëshortja ime) që nuk deshën të bëhen pre e haraqit , u përballen me pengesa të pakalueshme më rastin e dhënies së gjurmëve të gishtërinjëve. Pretekst nga zyrtarët e kësaj zyreje u bë “lëkura e hollë” e gishtërinjëve të dy mërgimtareve,…burrat e të cilave nuk deshën t’i fërkojnë gishtërinjët e tyre me nga 50 ,respektivisht 70 euro, për procedurën e ” përshpejtimit “.
Mirëpo edhe për këtë zyrtarja e regjistrimit civil ( leternjoftimeve ) e tregoi “gjenerozitetin” e saj, me gjetjen e ilaqit për shërimin e gishtërinjëve, duke u rekomanduar lyerjen e gishtërinjëve me Margarinë për nja 4-5 ditë dhe më pastaj të kthehen prapë në këtë zyre për riprovimin e testit… në rast se nuk funksionon kjo terapi, gjithnjë sipas zyrtares së këtij shërbimi atëherë VIKTIMAT ( bashkatdhetaret ) duhet të shkojnë në qendër, në Prishtinë për ndërrimin e terapisë.
Kjo ishte ” mirëseardhja ” dhe ” përcjellja ” e mërgimtarëve që nuk pranuan rregullat (haraçin) e pushtetit.
Ditën kur ndodhi kjo ngjarje, aty prezent ishte edhe “shefi”, drejtori i sapo emëruar nga “shefi i shefave”, i cili në momentin e hyrjes së bashkëshortes time në procedurën e “skanerizimit” të gishtërinjëve, largohet tinëzisht me makinë nga vendi i punës!
Edhe pse i kinja të gjitha mundësitë e intervenimit për rregullimin e kësaj çështje pa asnjë problem, nuk e bëra një gjë të tillë,…u larguova nga vendi i plaçkitjes së mërgimtarëve duke ua thënë ndër sy punonjësve prezent në zyrat e hapura; “Turp ju qoftë, jeni shndrru në shërbëtor të një pushteti kriminal”.
Nuk munda të ndalem me kaq, të nesermën për këtë çështje dola edhe me shkrimin autorial me titull; Margarina ilaq për mergimtarët, ushqim i mirë për pushtetarët!, i botuar në të përditshmet kosovare e në dhjetëra portale në të gjitha trojet shqiptare dhe diasporë.
Afera “Pronto” ka zgjuar ndërgjegjën qytetare
Për fat të keq, ky shkrim imi dhe shumë të tjerë hasën në veshët e shurdhër të pushtetarëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Megjithatë, siq duket publikimet e fundit të audio-inçizimeve të aferave korruptive dhe lidhjeve nepotike të grupit mafioz “Pronto”, kanë filluar të prekin në ndërgjegjën e shoqërisë civile, njerëzve të ndershëm që ia duan të mirën këtij vendi.
Një fjalë e urtë popullore thotë; “Këmbana bie për ata që kanë vesh”, andaj shtrohet pyetja; ku janë drejtësia kosovare, kryeprokurori i shtetit, policia, agjensionet dhe task-forca antikorrupsion që i kanë futur veshët në lesh?
Apo, mos vallë të gjithë janë të kapur e ngulfatur nga grupet mafioze!
Afera “Pronto” dhe “shefi i shefave” tashmë janë të njohur për opinionin publik, i pazbuluar ka mbetë BOSI i tyre!
Për këtë shkrim mbajë përgjegjësi civile dhe morale, dhe jam i gatshëm të ballafaqohem me argumente me secilin nga punonjësit e Zyrës së Regjistrimit Civil në Klinë, përfshirë edhe drejtorin e kësaj zyrëje.

Avokatët e Pejës kërkojnë që deputetët të votojnë kundër demarkacionit (dokument)

Anëtarësia e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në Pejë ka mbajtur një takim, ku kanë nxjerrë një apel.

Apeli u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga të cilët kërkohet të votojnë kundër demarkacionit me Malin e Zi.

“Apelojmë te deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, që mos t’a votojnë verzionin e Komisionit qeveritar lidhur me caktimin e Demarkacionit me Malin e Zi, nga se konsiderojmë bindshëm se i njëjti është në kundërshtim me të vërtetën historike, gjendjen reale, si dhe me interesat vitale, kombëtare, strategjike dhe territoriale të Republikës së Kosovë”, thuhet brenda apelit.

avokatetepejes

Informacione të rëndësishme – Shtegtimi në Vatikan me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës Vatikan, 3 – 5 shtator 2016

Shtegtarët nga Kosova nisen me dt. 2 shtator në vijën Prishtinë-Durrës-Bari-Romë.

Shtegtarët nga Diaspora janë të organizuar përmes Misioneve Shqiptare Katolike. Ata nisen sipas programeve të tyre të veçanta e na bashkëngjiten në Vatikan.

Grupi i Koncertit niset më 2 shtator, nga aeroporti i Prishtinës.

Koncerti “Himni i Nënë Terezës”:  mbahet më 3 shtator 2016, ora 19:30 në Bazilikën Papnore të Shën Palit.

Mesha e shenjtërimit: 4 shtator 2016, ora 10:00 në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Mesha e falënderimit: 5 shtator 2016, ora 10:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Udhëzime:

Të gjithë shtegtarët që do të shtegtojnë në Vatikan, të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në Koncert dhe në Meshën e shenjtërimit. Është e domosdoshme ta dimë numrin e saktë për rezervimin e vendeve në koncert dhe për rezervimin e biletave për pjesëmarrjen në Meshën e shenjtërimit.
Ata që do të marrim pjesë në koncert, është e domosdoshme të jeni pranë Bazilikës Shën Pali ku do të mbahet koncerti, më së voni deri në orën 18:00, për shkak të procedurave të sigurimit.
Pjesëmarrja në Koncert është e lirë dhe nuk ka nevojë për të siguruar bileta. Ata që kanë ftesë, duhet ta marrin me vete për ta treguar në hyrje të Bazilikës.
Adresa e bazilikës për ata që do ta përdorin navigacionin: Piazzale San Paolo, 1, 00146 Roma, Italy. Për informacione më të detajuara vizito këtë faqe: http://www.vatican.va/various/basiliche/san_paolo/index_en.html
Luten të gjithë grupet e shtegtarëve dhe individët që kanë siguruar biletat e pjesëmarrjes në Meshën e Shenjtërimit, të jenë në ora 07:00 tek fillimi i rrugës Via della Concillazione, që është në drejtim të Sheshit të Shën Pjetrit, në mënyrë që të shtegtojmë bashkë deri në Shesh.
Shtegtarët që do të marrin pjesë në Meshën e falënderimit, më 5 shtator 2016, në Bazilikën e Shën Pjetrit, luten që të konfirmojnë pjesëmarrjen.
Për informacione shtesë luteni të shkruani te kontakti ose dërgo mesazh.

Kontakti:

[email protected]

[email protected]

Tel: 044 793433; 049111835; 044 507 882

t

Grabovci padit Insajderin, kërkon kompensim për dëmtim të reputacionit

Voal – Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, përgjimet e të cilit janë duke u publikuar nga Insajderi prej 1 gushtit të këtij viti, ka paditur mediumin me pretendimin se i është shkelur privatësia dhe se me publikimin e tyre i është dëmtuar rëndë reputacioni dhe autoriteti. Insajderi ka publikuar vetëm ato biseda që lidhen me detyrën zyrtare dhe jo ato që janë biseda për çështje private, e familjare.

Adem Grabovci, nuk i ka dhënë vlerë të saktë monetare “dëmit” që pretendon se ia ka shkaktuar Gazeta Online Insajderi, me publikimin e përgjimeve të tij telefonike.

Vlerën ka thënë se do ta caktojë gjatë shqyrtimit të padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, përgjimet e të cilit janë duke u publikuar nga Insajderi prej 1 gushtit të këtij viti, ka paditur mediumin me pretendimin se i është shkelur privatësia dhe se me publikimin e tyre i është dëmtuar rëndë reputacioni dhe autoriteti.

Përveç kësaj, ai pretendon se autori i shkrimeve ka kryer vepër penale me rastin e nxjerrjes së përgjimeve, të cilat sipas tij do të duhej të shkatërroheshin.

Grabovci, në padi kishte kërkuar masë të sigurisë, por Gjykata Themelore ia ka hedhur poshtë këtë kërkesë. Ai është ankuar në Gjykatën e Apelit, nga e cila po kërkon që të bllokohet publikimi i mëtutjeshëm i përgjimeve.

“Me 1 Gusht 2016 gazeta online e quajtur ‘Insajder’ e cila publikohet ne uep-faqen www.insajderi.com, përmes gazetarit Vehbi Kajtazi, ka publikuar biseda telefonike të cilat pretendohen se janë incizuar nga organet e rendit në një procedurë hetimore. Përmbajtja e këtyre bisedave ishte private. Qëllimi i publikimit të këtyre bisedave ishte shkaktimi i dëmit për paditësin, duke pas parasysh që është figurë publike”, thuhet në fillim të padisë.

Në këtë padi thuhet se e drejta e privatësisë për çdo qytetar të Republikës së Kosovës garantohet me Nenin 36 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe Nenin 8 të Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Në kundërshtim me këtë garancion kushtetues kjo gazetë online ka bërë publikimin e këtyre incizimeve të bisedave telefonike dhe ka premtuar se do të bëjë publikimin edhe të bisedave të tjera private”, pretendohet në padi.

Grabovci pretendon se me rastin e publikimit të këtyre bisedave private, i është shkaktuar dëm jo-material nga ana e të paditurve.

“Të paditurit në gazetën-portalin e tyre kanë premtuar se do të bëjnë publikimin e bisedave të tjera private të paditësit, duke paralajmëruar vazhdimin e shkaktimit të dëmit dhe duke e shkelur të drejtën e privatësisë”, shkruan në padi. Si provë për këtë është dorëzuar shkrimi i parë paralajmërues i Insajderit me titull “Shteti në dorë të nëntokës, në të cilin ishte paralajmëruar publikimi i bisedave të Grabovcit me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Shaip Mujën, Ramë Bujën, Ilhami Gashi, Hajdar Beqën, Latif Gashin, Azem Sylën, e zyrtarë tjerë shtetërorë e partiak, ashtu siç edhe ka ndodhur.

Megjithëse, Grabovci i është drejtuar Gjykatës me padi civile, pretendon se “ka dyshim të bazuar se të gjitha këto përgjime janë nxjerrë përmes kryerjes së veprës penale të sanksionuar me Nenin 203 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ngase marrë nga një procedurë hetimore”.

Grabovci, ka kërkuar nga Gjykata që të caktojë masën e sigurisë, të urdhërohet Insajderi-Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri– që të mos publikojë asnjë bisedë telefonike të incizuar deri në përfundimin e kësaj procedure kontestimore.

“Ndërsa, pas administrimit të të gjitha provave lidhur me rastin konkret i propozojmë gjyaktës që të sjellë këtë aktvendim: Të aprovohet si e bazuar kërkesëpadia e Adem Grabovcit; të detyrohet Insider sh.p.k që paditësit t’ia kompensojë dëmin jomaterial në shumën e cila do të precizohet gjatë shqyrtimit kryesor”, kërkohet në padi.

Me përgjimet e publikuara, është dëshmuar fuqia e Adem Grabovcit dhe strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, Grabovci punëson qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura. Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme.

Gjithë këto veprime Grabovci i bën me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, president i Kosovës të cilin e quan “shef”. Shef e quan edhe Kadri Veselin, të cilit i thotë: “Ti i merr vendimet, unë i zbatoj”.

Ndërkohë, Prokuroria po analizon përgjimet dhe pritet të ketë vendim formal për nisjen e hetimeve për vepër penale. Prokuroria është aktivizuar vetëm pas publikimit të përgjimeve nga Insajderi, ndonëse këto përgjime ishin në dorë të prokurorëve të EULEX-it për gati pesë vjet./Insajderi.com

Padia_Grabovci 1

Daja i Hashim Thaçit i lirë – Katër obligimet e Azem Sylës në liri

Voal – Përderisa në mesin e qershorit të këtij viti, Gjykata e Apelit e kishte lënë në burg Azem Sylën duke e konsideruar të rrezikshëm, që ai të ndërhynte në proces hetimor dhe në dëshmitar, Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që të enjten e 25 gushtit ta lirojë nga paraburgimi të akuzuarin për krim të organizuar, ish deputetin e PDK-së.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që masa e paraburgimit ndaj Azem Sylës, Nuhi Ukës, Arton Vilas, Hajrullah Berishës, Avni Maxhuni dhe Sabedin Haxhiut, të zëvendësohet nga masat të tjera.

Dy të tjerët, Ilaz syla dhe Lubisha Vujoviq do të mbesin në paraburgim pasi hetimi ndaj tyre ende nuk ka përfunduar.

Por Syla dhe të tjerët janë të obliguar t’i ndjekin këto detyra deri më 25 nëntor 2016.

Të pandehurit urdhërohen që të paraqiten në stacion Policor një herë në javë, ku kanë banimin e përhershëm apo vendbanimin e tanishëm.

Të pandehurit  kanë të ndaluar të takohen ose afrohen me ndonjë të paraburgosur tjetër apo dëshmitari që ka lidhje me këtë rast, ose të kenë kontakt me ndonjë tjetër, përfshirë edhe telefonat, chat-in apo emaili, përderisa këta persona të jetë anëtarë të familjes.

Gjykata konstaton se masat alternative të urdhëruara janë të nevojshme dhe të mjaftueshme për të luftuar rreziqet e identifikuara në lidhje me gjashtë të përmendurit.

Gjyqtari i procedurës paraprake është i vetëdijshëm se konfiskimi i dokumenteve të udhëtimit dhe ndalimi i kontaktit mes të akuzuarave, zyrtarisht janë pjesë e masave të tjera, por e konsideron të përshtatshëm për të vënë vetëm këto masa si të nevojshme për të ikur nga rreziqet e përmendura.

Ish-deputeti Azem Syla është nën hetime për krim të organizuar e shpëlarje parash. Ai ndodhet në paraburgim nga muaji prill. Prokuroria pretendon se bazuar në rezultatet hetimore të deritashme, deputeti Azem Syla, ka organizuar, i financuar dhe mbikëqyrur një grup kriminal.

Syla, së bashku me Fahredin Gashin, dyshohet se kanë fituar pronësi në mënyrë të paligjshme të dhjetëra hektarëve tokë të shtetit në vlerë mbi 30 milion euro.

Grupi pretendohet se ka nisur veprimtarinë që nga viti 2006.

Prokuroria pretendon se ngastrat e tokës të përvetësuara në mënyrë të paligjshme, dekada më parë ishin shpronësuar nga prona private dhe ishin bërë të shtetit. KBI Kosova Export, menaxhonte me to.

Pas luftës, këto prona në mënyrë të paligjshme – me vendime gjyqësore të paligjshme dhe me dokumente fals, janë bartur në emra të pronarëve të vjetër. Mirëpo, ata pronarë nuk kanë ditur fare për këtë. Në këtë mënyrë, pronat janë shitur pronarëve të rinj shqiptarë.

Prokuroria pretendon se dëshmitarët janë tepër të rrezikuar./Insajderi.com

http://www.insajderi.com/wp-content/uploads/2016/08/image-0-02-01-4bfb15cc413fc012a026e28501d56ed03d0f7400f45ca620732fb2d735c35f1a-V.jpg

http://www.insajderi.com/wp-content/uploads/2016/08/image-0-02-01-e35eedfe824e68df1f5f048e5b551e4b8459045997a60281e9838a490e34254e-V.jpgAZEMI-222

Privatizimi që e çoi Kosovën në krizë ekonomike

Ekonomia e Kosovës është duke bartur pasojat e një procesi të privatizimit të dështuar të ndërmarrjeve shoqërore. Ekspertë të çështjeve të ekonomisë vlerësojnë se privatizimi dëmtoi ekonominë e Kojsovës dhe nuk ndihmoi aspak në rimëkëmbjen ekonomike.

Kosova pati filluar privatizimin e përgjithshëm të ndërmarrjeve shoqërore në vitin 2003, në kohën kur vendet e rajonit e kishin përfunduar këtë proces. Procesi i privatizimit, në përgjithësi, në Kosovë është shoqëruar me kundërshtime dhe dilema të shumta.

Që nga fillimi i procesit të privatizimit në Kosovë, janë shitur 1,290 asete të ndryshme të ndërmarrjeve shoqërore, me një vlerë prej mbi 660 milionë eurosh.

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismajl Kastrati, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se këto ndërmarrje u shitën me çmime shumë të lira dhe iu shitën njerëzve, të cilët më pas ia ndryshuan destinimin ndërmarrjeve, duke i bërë dëm të madh ekonomisë së vendit.

“Në vend që me mjetet e shitura nga fondi i privatizimit të rigjenerohet ekonomia, të rritej mundësia e punësimit, ndodhi e kundërta. Përmes procesit të privatizimit mbi 70 mijë punëtorë dolën nga puna, shumë nga ndërmarrjet e privatizuara u shndërruan në depo, në halla sportive, vend për ndërtimin e banesave, pajisjet u shiten si skrap, faktikisht patëm një proces të dyfishtë të dështuar të privatizimit”, thekson Kastrati.

Kosovën po ashtu e ka përfshirë edhe niveli i ulët i rritjes ekonomike. Përderisa në vitin 2010 rritja ekonomike kishte qenë 5.39 për qind, në katër vitet e fundit kjo rritje ekonomike nuk ishte më e lartë se 3 për qind.

Rritja ekonomike prej jo më shumë se 3 për qind, nuk arriti të zbusë nivelin e papunësisë, e cila është në shkallë mbi 35 për qind dhe varfërinë ekstreme e cila është 10 për qind.

Berim Ramosaj, koordinator i Forumit të Politikave Zhvillimore, thotë për Radion Evropa e Lirë se këta indikatorë të rritjes ekonomike tregojnë se Kosovës i duhen ndryshime të mëdha. Kosova, shton ai, duhet të ndryshojë në kuptimin e politikave të reja të cilat afirmojnë zhvillim.

“Gabimet më të mëdha, që pa dyshim që aty mund të kërkojmë zgjidhje, janë zhvillimet strukturore. Nuk e kemi bërë orientimin si duhet në aspektin e afirmimit të atyre degëve të cilat krijojnë edhe vende pune edhe rritje ekonomike”, thekson Ramosaj.

Ekonomia e Kosovës, po ashtu, nuk arriti të bëjë tërheqje të mjaftueshme të investimeve të huaja direkte. Eksperti i ekonomisë, Ismajl Kastrati, thotë se autoritetet e Kosovës nuk patën vizion të qartë dhe nuk hartuan strategji se si të tërheqin këto investime.

Investimet e huaja direkte në Kosovë, që kapin shumën prej 3,5 miliardë eurosh, për periudhën 2004 – 2015 ,po vlerësohet se nuk janë të mjaftueshme për të ndihmuar në zhvillimin më të hovshëm ekonomik të Kosovës.

Burokracia, furnizimi jo stabil me energji elektrike, jostabiliteti ekonomik dhe politik, qasja e kufizuar në financa, niveli i lartë korrupsionit, mungesa e politikave më të favorshme fiskale, si dhe evazioni fiskal, bënë që investitorët ndërkombëtarë të mos e shohin Kosovën vend atraktiv për investime.

Të gjitha këto barriera, sipas ekspertit të ekonomisë Kastrati, duhet të eliminohen, dhe duhet bërë reforma të thella ekonomike.

“Na duhet një konsensus që të miratohet një strategji zhvillimore e cila i parash orientimet zhvillimore për më shumë se pesë vite dhe ato strategji t’i përcjellim. Por, mbi të gjitha ne duhet të jemi më tërheqës për investitorët e huaj dhe për investimet nga diaspora jonë”, thotë Kastrati

Kosova në raportet e mekanizmave ndërkombëtarë është kritikuar se nuk ka bërë sa duhet për të adresuar problemin e zhvillimit të ulët ekonomik dhe përmirësimin e politikave zhvillimore.

Duke parë këta indikatorë negativ të ekonomisë së vendit, për herë të parë, në fillim të këtij viti Kosova aprovoi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021, e cila definon zhvillimin afatgjatë dhe gjithëpërfshirës të saj.

Kjo strategji është e ndarë në katër shtylla: kapitali njerëzor, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, zhvillimi i industrive konkurruese dhe zhvillimi i infrastrukturës. (REL)

Sulmet e mistershme, produkt i zhvillimeve politike apo… ?! – Nga Florim Zeqa

Sulmet e fundit mbi institucionet shtetërore dhe mediumin e vetëm publik, janë një mister i pazbuluar apo orkestrim i organizuar nga grupet e ndryshme të interesit në Kosovë.
Hedhja e granatës së dorës në oborrin e mediumit të vetëm publik në vend, është sulmi i gjasht me radhë, ndërsa i katërti vetëm brenda tetë muajëve ndaj institucioneve të vendit. Siq dihet me 12 Mars të këtij viti sulmohet objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovë me koktej molotovi, pastaj me 19 Mars sulmohet Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan,…për të ardhur tek 4 Gushti, kur përseri sulmohet me zollë objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, e deri tek sulmi më i freskët ndaj objektit të RTK-së.
Paradoksi qendron në faktin, se si është e mundur të ndodhin të gjitha këto sulme para syve të organeve vendore (Policisë së Kosovës dhe FSK-së) dhe ndërkombëtare (KFOR dhe EULEX) si ruajtës të rendit, dhe të përfundoj pa u zbuluar së paku një pistë e mundshme e këtyre sulmeve misterioze!
Pushtetarët, që dy herë radhazi janë duke e përdorur një e-mail adresë anonime në emër të “rugovasve” se gjoja ata e marrin përgjegjësinë për sulmet ndaj institucioneve shtetërore,…duke e ndërlidhur këtë me rezistencën e rugovasve në mbrojtjen e pronave të tyre dhe terësisë territoriale të vendit, që pushtetarët po dojnë t’ia falin Malit të Zi përmes Marrëveshjes skandaloze të presidentit dhe kryeministrit të vendit me fqinjët tanë dhe autoritetet e Brukselit.
Në anën tjetër rugovasit e vërtetë, jo vetëm që nuk e pranojnë përgjegjësinë për sulmet, i dënojnë fuqishëm aktet e tilla të turpshme dhe qyqare si dhe skenarët monstruoz të pushtetarëve aktual.
Kjo është më tepër se turp për pushtetarët, është prapaskenë politike e përgatitur nga grupet e caktuara për shpërqendrim të vëmendjes së opinionit publik nga aferat skandaloze të aferës “Pronto” në prag të votimit të Demarkacionit.
Sikur të mos ishin të imlpikuar pushtetarët në sulmin e fundit dhe ato paraprake,…me siguri se do t zbuloheshin edhe autorët e vjedhjes vite më parë të rreth 50 kg drogë, qindëramijëra eurove, sasi ari dhe argjendi dhe fshehjes së dëshmive të shumta për raste kriminale në dhomat e sigurisë së lartë të Policisë së Kosovës.
Jo që nuk u zbuluan “vjedhësit”, por asnjëri nga zyrtarët e lartë të policisë së Kosovës, përfshirë edhe Ministrin e Punëve të Brendshme nuk u ngarkuan me përgjegjësi, përkundrazi u graduan dhe u avancuan në postet më të larta shtetërore!
Kështu po ndodhë në Kosovën e kapur nga grupet kriminale dhe mafioze, ku gjithnjë aktet e rënda kriminale përfundojnë me “dënime” verbale nga krerët shtetëror dhe partiak, përderisa kryerësit e veprave mbetën të paprekur dhe pandëshkuar nga drejtësia vendore, duke përfunduar gjithçka me konkluzionin e njëjtë; “Hetimet vazhdojnë…”
Ndërsa partitë politike, në pushtet dhe opozitë mjaftohen me derdhjen e “lotëve të krokodilit”, pa shkuar tutje me procedimin e rasteve, siq janë thirja në interpelancë të Ministrit të Punëve të Brendshme, Kryeministrit dhe Presidentit, si formë e llogaridhënjës para deputetëve dhe qytetarëve të vendit, ngase nga sulmet misterioze përveq dëmtimit të pronave publike dhe shtetërore, rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve.
Si gjithnjë subjektet politike, fajin për sulmet misterioze mundohen t’ia atribuojnë njëra-tjetrës për poena dhe kauza politike për interesat e tyre personale dhe partiake.
Se a janë vërtetë, sulmet misterioze ndaj institucioneve shtetërore produkt i zhvillimeve politike, apo janë prapaskena me prapavijë tjetër kriminale apo terroriste, përgjigjen do duhej dhënë organet përgjegjëse për sigurinë e vendit dhe jetës së qytetarëve, në të kundërtën moszbullimi i rasteve të tilla, pashmangshëm e dërgon vendin në pasiguri totale dhe anarki ligjore, e cila frymëzon akoma më tepër lulëzimin e krimit të organizuar, korrupsionin dhe format e tjera të ekstremizmit politik dhe fetar në vendin tonë.

Donika Kadaj – Bujupi paralajmëron tensionim të situatës

 Nëse Qeveria e Kosovës nuk zmbrapset nga marrëveshjet për Demarkacion dhe Asociacionin, atëherë eskalimi potencial i situatës do të jetë përgjegjësi mbi ta, ka thënë Donika Kadaj – Bujupi në intervistën dhënë gazetës “Zëri”

Sa herë që preket interesi i vendit do të këtë tensionim të situatës, sepse qytetarët e Republikës nuk mund të pajtohen me këtë fakt. Ky është paralajmërimi i deputetes Donika Kadaj – Bujupi, tashmë pjesë e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila shton se ky tensionim mund të këtë konsekuenca të ndryshme dhe të rrezikshme. “Prandaj Qeveria duhet ta këtë parasysh këtë dhe të mos vazhdojë me kokëfortësinë e saj, sa të habitshme, aq edhe të dëmshme për Kosovën. Për çfarëdo eskalimi potencial, përgjegjësia e plotë është te ta”, ka thënë në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, Kadaj – Bujupi.

Duke folur në emër të “Vetëvendosjes”, Kadaj – Bujupi thotë se kosovarët nuk mund të presin as nga ambasadorët e as nga zv/presidenti Biden, që të përkujdesen të mos humbet territor. Ajo përmend se si ShBA-ja, e cila ka sipërfaqe të territorit rreth 9.4 milionë km2, në asnjë moment nuk lëshon pe ndaj Meksikës në mosmarrëveshjen e tyre për shumë pak territor, saktësisht 2.4 km2. “Kemi plot këso raste.

Prandaj, ‘Vetëvendosja’ nuk do të zmbrapset në këtë drejtim, bile do ta këtë kundërshtimin edhe më të fuqishëm”, ka thënë për “Zërin” mes tjerat Kadaj – Bujupi.

Tre të vrarë në Gjakovë, të dyshuarit ende në arrati

 I dyshuari kryesor Gjelbrim Gjoshi

Tre persona kanë mbetur të vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri në Gjakovë. Rasti ka ndodhur pak minuta më parë në Çarshinë e këtij qyteti.

Lajmi është konfirmuar për “zeri.info”, zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës, Lirie Podrimaj.

“Në orën 16:00 ka ndodhur një vrasje, ku tre persona kanë humbur jetën, në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë. Patrullat policore i janë përgjigjur menjëherë informatës dhe janë në kërkim të dyshuarve”, ka thënë Podrimaj. Ajo ka shtuar se viktimat janë të gjinisë mashkullore, të moshës 25-35 vjeçare. Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen.

“Të dyshuarit janë në arrati dhe shumë shpejt do të japim informata të tjera”, ka thënë zëdhënësja e Policisë.

Ajo ka thënë se Policia e Kosovës është duke punuar që sa më shpejt të zbardhen motivet e vrasjes dhe të kapen autorët.

Vëllezerit Valon dhe Ilir Islamaj – të njohur si vëllezërit Madanaj dhe Zef Krasniqi nga fshati Meçe kanë mbetur të vdekur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë. Express merr vesh se i dyshuari për vrasje Gjelbrim Gjoshi dhe vëllezërit “Madanaj” kishin pasur një konflikt të mëparshëm.

Sipas informatave që ka Gazeta Express, para një muaji vëllezërit Islamaj “Madanaj” e kishin rrahur Gjelbrim Gjoshin në një hotel në Shkugëz. Konflikti i tyre i mëhershëm dyshohet se e ka qenë motivi i vrasjes së trefishtë.

Valoni dhe vëllai i tij, Iliri, në Gjakovë njihen si persona që kanë shkaktuar shumë probleme kurse i dyshuari për vrasje, Gjoshi ka punuar si sigurim në disa lokale.

Ndërsa viktima e tretë, Zef Krasniqi është 35 vjeçar dhe është nga fshati Meçe. Ai është pronar i një pompe të benzinit dhe dyshohet se nuk ka qenë cak i vrasjes.

I dyshuari kryesor për vrasje, Gjelbrim Gjoshi, dhe vëllezërit “Madanaj” kishin pasur një konflikt të mëparshëm.

I dyshuari për vrasjen e tre personave në Çarshinë e Gjakovës, ende është në arrati dhe policia nuk ka arrestuar askënd.

I dyshuari për vrasjen e tyre është Gjelbrim Gjoshi i cili kishte pasur konflikt të më hershëm me dy vëllezërit e njohur si Madanaj.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lirie Podrimaj ka thënë për Klan Kosova se nga dëshmitarët okularë, ka marrë informatën se në momentin që ka ndodhur vrasja, dorasit janë larguar me një veturë nga vendi i ngjarjes.

Ajo po ashtu ka deklaruar se njësitet hetimore të policisë kanë dalë në teren dhe po kërkojnë për të dyshuarit.

Vrasja që ka ndodhur në kafiterinë “Deep Bar” në Gjakovë, ka lënë të vdekur dy vëllezër, Valon Islamaj 35 vjeçar dhe Ilir Islamaj 28 vjeçar si dhe Zef Krasniqi, 37 vjeçar.

Komisioni: Kufiri në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ka dalë edhe me një komunikatë për shtyp përmes së cilës kanë arsyetuar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

Përmes kësaj komunikate, Komisioni ka bërë të ditur se marrëveshja aktuale është në përputhje edhe me marrëveshjen tekniko ushtarake që ishte nënshkruar me 3 qershor të vitit 1999 ndërmjet NATO-s dhe RF të Jugosllavisë.

Për më shumë lexoni komunikatën e plotë të Komisionit shtetëror:

Një nga çështjet kryesore pas mbarimit të luftës është aspekti i sigurisë së qytetarit dhe siguria e kufirit. Në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës në Kosovë janë vendosur forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, që kanë pasur për detyrë të ofrojnë një mandat të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën kohë t’i kontrollojnë dhe mbikëqyrin kufijtë e Kosovës dhe të mundësojnë hapësirë për vendosjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë.

Në pajtim me këtë marrëveshje janë caktuar gjithashtu edhe zonat e sigurisë, zona ajrore e sigurisë dhe zona tokësore e sigurisë. Pika (d) thotë, zona e sigurisë ajrore është definuar si zonë prej 25 kilometrash dhe tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë dhe Malit të Zi.

Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 kilometrash, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë dhe Malit të Zi.

Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 Qershor 1999

U arrit ndërmjet NATO-s dhe RF Jugosllavisë të ndërpritet bombardimi i filluar nga NATO me 24 Mars 1999 dhe përfundoj pas 78 ditësh më 09 Qershor 1999. Sipas Planit të Ahtisaarit dokumentit të dorëzuar dhe hartës që Serbia përkatësisht RFJ duhet të tërhiqet nga territori i Kosovës.

Këtu shtrohet pyetja cili ishte territori i Kosovës?

Përgjigja është në dokumentin e Ahtisaarit pikërisht në Marrëveshjen tekniko ushtarake të  03 Qershor 1999. Përshkrimi i territorit të Krahinës së Kosovës dhe harta e bashkangjitur në këtë marrëveshje është në përputhje të plotë me vijën administrative të Krahinës se Kosovës e zbatuar nga viti 1974 e deri më sot, gusht  2016. Në bazë të kësaj harte është bërë vendosja e forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR-it. Nga marrëveshja tekniko ushtarake e 03 Qershor 1999, në vijim janë shkëputur disa paragraf  për qartësim më të mirë për lexuesin.

“Marrëveshja tekniko ushtarake, 03 Qershor 1999

Ndërmjet Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme

Palët në këtë Marrëveshje riafirmojmë dokumentin e paraqitur nga Presidenti Ahtisaari te presidenti Millosheviq dhe i miratuar nga Parlamenti Serb dhe Qeveria Federale më 03 qershor 1999, për të përfshirë vendosjen e Kosovës nën kujdesin e OKB-së të një pranie efektive civile dhe të sigurisë ndërkombëtare. Palët më tutje theksojnë se Këshilli i Sigurimit ka përgatitur për të miratuar një rezolutë ……….” lidhur me këtë çështje. Dokumenti i plotë mund të shkarkohet nga ëeb faqja në vijim: Military-Technical Agreement betëeen the International Security Force and the Governments of the Federal Republic of Yugoslavia and the Republic of Serbia, signed in Kumanovo on 9 June 1999, available at www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm

Neni 1: Detyrimet e Përgjithshme nga marrëveshja janë të shkruara në paragrafin (e). “Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) është përcaktuar si një zonë 5 kilometërshe që zgjatet jashtë territorit të Krahinës së Kosovës, në brendi të pjesës tjetër të territorit të RFJ-së. Kjo përfshin terrenin e zonës brenda atyre 5 kilometrave”.  Territori i Krahinës së Kosovës ishte i njohur atëherë dhe tash dhe harta e KFOR-it është në përputhje të plotë me kufirin ndërmjet Krahinës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Zona e sigurisë ajrore është e definuar si zonë prej 25 km, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës, në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.

Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 km e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë.

Më 09 Qershor 1999 paragrafi 1 pika (e) shkruan qartë: Nga EIF +11 ditë, të gjitha forcat e RFJ-së në Kosovë do të kenë përfunduar tërheqjen e tyre nga Kosova (bashkëngjitur harta në Shtojcën A të kësaj Marrëveshjeje) në Serbi jashtë Kosovës dhe jo brenda 5 km të Zonës tokësore të sigurisë (ZTS).

Nga kjo shihet se harta dhe marrëveshja është në përputhje të plotë pa ndryshim nga vija administrative 1974-1988-1999 – 2008 dhe kufirit të shënuar nga Komisioni shtetëror dhe i nënshkruar në Vjenë.

Më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 1244 (1999), në bazë të G-8 që u pajtuan me parimet nën Kapitullin VII duke autorizuar vendosjen e Kosovës nën mbikëqyrjen  e OKB-së, vendosjen e një Pranie ndërkombëtare civile – Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),

Shiko në vijim nga ëeb faqja: United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at ëëë.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm

Kronologjia e lirisë së Kosovës  ëëë.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm deri me futjen e UNMIK:  

03 qershor 1999 miratimi i marrëveshjes së RFJ me NATO-Forca e Sigurisë

05 qershor përfaqësues të NATO-s dhe të Qeverisë Jugosllave finalizuan detajet në përgatitjen e një marrëveshjeje ushtarake-teknike.
08 qershor G-8 Ministrat e Jashtëm, në një takim të mbajtur në Këln, arritën një marrëveshje mbi një projekt-rezolutë për Kosovën për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, i dërguari Ahtisaari u takua me presidentin kinez dhe ministrin e jashtëm kinez në Pekin.
09 qershor 1999, pas 78 ditë të fushatës ajrore dhe nën presionin e Rusisë, Serbia pranoi kushtet e armëpushimit dhe nënshkruan marrëveshjen ushtarake-teknike

10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e aprovon Rezolutën 1244.

Dokumentet e aprovuara e kanë fuqinë e plotë dhe janë absolutisht obligative për Kosovën sepse marrëveshja dhe harta në këtë periudhë janë në tavolinën e vendimmarrësve. Teksti i marrëveshjes u citua dhe harta është e bashkëngjitur në vijim. United Nations Security Council resolution 1244 of 10 June 1999, available at ëëë.un.org/Docs/scres/1999/sc99.htm. Included as Annex 1 to United Nations Security Council resolution 1244, op.cit.

Forcat e Republikës Federative të Jugosllavisë, nuk do të hyjnë, nuk do të hyjnë përsëri, dhe nuk do të qëndrojnë në territorin e Kosovës, pa pëlqimin e komandantit të forcave ndërkombëtare të sigurisë KFOR. KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare Kosovë – Mali  i Zi, në  pajtim me Marrëveshjen teknike- ushtarake, dhe aneksin e hartave të kësaj Marrëveshje (harta e bashkëngjitur).

Në hartën e 09 Qershor 1999 në vijim është paraqitur kufiri i Kosovës dhe zona e sigurisë  tokësore prej 5km.

Kur thuhet nuk do të hyjnë në territorin e Kosovës, apo, KFOR ka kontrolluar dhe mbikëqyrë vijën kufitare nënkuptohet që ajo vijë dhe ai territor është i përcaktuar në hartën e NATO/KFOR i cili është plotësisht në përputhje me vijën administrative 1974-1988-1999-2008 dhe 2016.

Derisa autoritet e Malit të Zi, nuk kanë pasur qasje në ketë zonë 5 km brenda territorit të Malit të Zi, gjatë  kësaj kohe qytetarë të Kosovës, kanë hyrë, qëndruar dhe lëvizë në këtë zonë, pa u penguar nga autoritetet e Malit të Zi. Qytetarët e Kosovës, gjithashtu kanë shfrytëzuar këtë zonë edhe për kullosa. Disa prej tyre edhe kanë zhvilluar disa biznese pompa të derivateve të  improvizuara, kontrabanda me cigare dhe kafe.

Në vitin 2004 është marrë një aksion i KFOR-it me policinë e Kosovës dhe nga kjo zonë janë larguar qytetarët e Kosovës. Janë larguar bizneset e improvizuara, është sekuestruar një sasi e derivateve të naftës, kafes dhe cigareve, janë larguar gypat me të cilin është bërë kontrabandë  me derivate të naftës deri në fshatin Novosellë të Pejës.

Kompetencat e Policisë së Kosovës

Fillimisht, pas luftës në Kosovë, vetëm KFOR-i ka qenë autoritet për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve të Kosovës. Me krijimin e Shërbimit Policor të Kosovës, tani Policia e Kosovës, me ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj, ka filluar të kontrolloj dhe mbikëqyrë kufijtë e Kosovës, së bashku me KFOR-in, përmes patrullimeve të përbashkëta. Kufirin, këtë që ishte nga viti 1974-1988 e deri më sot gusht 2016 me Malin e Zi, Policia e Kosovës, ka filluar ta kontrolloj dhe mbikëqyr së bashku me KFOR-in nga viti 2001. Për këtë është dorëzuar edhe harta e marrëveshjes së Ahtisaarit të bashkëngjitur në këtë shkrim.

Me krijimin e infrastrukturës ligjore për Kufij, Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e kufijve, si dhe me avancimin e bashkëpunimit me policitë kufitare të shteteve fqinje dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim policor ndërkufitar, KFOR, pas heqjes së zonës së sigurisë / zonës ajrore dhe tokësore të sigurisë në vitin 2008, ka filluar bartjen e kompetencave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit në Policinë e Kosovës. Kjo bartje e përgjegjësive është bërë marrëveshje në mes të KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës, si dhe EULEX-it, pasi që janë vlerësuar kapacitet humane dhe teknike të Policisë së Kosovës, për marrjen e këtyre përgjegjësive, në këto marrëveshje është zbatuar kufiri / vija kufitare në bazë të Marrëveshjes teknike ushtarake  KFOR:

03 Shtator 2011 KFOR-i ka dorëzuar të Policia e Kosovës kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit me Malin e Zi.

Policia e Kosovës, sot ka Protokolle për Patrullime të Përbashkët me policitë kufitare të shteteve fqinje: Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Këta kufij patrullohen bashkërisht nga autoritetet e shteteve respektive.

Policia e Kosovës e kontrollon dhe mbikëqyrë kufirin Kosovë / Mali i Zi, kufirin / vijën kufitare e cila është dorëzuar nga KFOR te Policia e Kosovës, në pajtim me Rezolutën 1244, Marrëveshjen teknike ushtarake të 09 Qershorit 1999 ( aneksi i hartave ), kufi i cili është përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974, me Planin e Ahtisaarit, i cili plan është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe me të cilin është shpallur Pavarësia e Kosovës, dhe me këta kufi, Kosova është njohur nga shtetet e botës.

Marrëveshja për trafikun lokal ndërkufitar

Kosova ka të nënshkruar me Malin e Zi, Marrëveshjen për trafikun lokal ndërkufitar. Trafiku kufitar lokal, është kalim i kufirit nga banorët e zonave kufitare me qëllim të qëndrimit në zonën kufitare të palëve për arsye sociale, kulturore, sportive, arsimore, ekonomike, familjare, fetare, apo për arsye të tjera të ligjshme.

Kjo marrëveshje iu mundëson qytetarëve të shteteve respektive, të kalojnë kufirin Kosovë – Mali i Zi, jashtë pikave të kalimit të kufirit, në vendet më të përshtatshme për ta. Të qëndrojnë, lëvizin dhe ushtrojnë veprimtari, në territoret respektive. Kjo lëvizje, qëndrim, kullosa shtrihet deri 30 km nga vija kufitare në brendësi të territoreve respektive.

Lajçi: Territor po humb shteti i Kosovës, jo komunat

Ish-anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me Malin e ZI, Ali Lajçi, ka treguar se me demarkacion, shteti i Kosovës po humb pronë publike, e jo prona të cilat janë menaxhuar nga komunat.

Ai ka thënë se toka që po e humb Kosova me këtë marrëveshje është pronë që është mbikëqyrur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lajçi i ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në protestën e 1 shtatorit.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se mendon se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Nëse ratifikohet demarkacioni, do të ketë tensione, mospranim të marrëveshjes dhe rezistencë të llojeve të ndryshme, ka paralajmëruar Lajçi.

Lista Serbe si e kushtëzon votën për Demarkacionin

Të paktën nëntë deputetë të dalë nga koalicioni qeverisës nuk do të votojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi më 1 shtator. Megjithatë, kjo nuk duket se po i shqetëson shumë partnerët e koalicionit pasi në “ndihmë” atyre pritet t’u vijë Lista Serbe. Sipas burimeve të gazetës “Zëri” çmimi që partnerët LDK-PDK duhet të paguajnë në rikthim të këtij “favori” është votimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. E krejt ky “pazar” nuk po i çudit shumë partitë opozitare. Ata thonë se vazhdimisht, koalicioni PDK- LDK- Lista “Srbska” i është përshtatur kërkesave të Listës Serbe. Sipas tyre, votimi për të dyja këto pika, do të ishte situatë fitoreje për Listën “Srbska” dhe situatë humbjeje për Kosovën.

Në anën tjetër analistët politikë thonë se tashmë është edhe realitet se Lista Serbe nuk do ta votojë demarkimin e kufirit me Malin e Zi nëse nuk “e blen” votën për Asociacionin!?

Lëvizja “Vetëvendosje” është e bindur se koalicioni PDK-LDK i është përshtatur vazhdimisht kërkesave të Listës Serbe. Sipas kësaj Lëvizje, pikërisht duke iu përmbajtur këtyre kërkesave, Kosova po rikthehet në Serbi. “Vazhdimisht, koalicioni PDK- LDK- Lista ‘Srbska’ i është përshtatur kërkesave të Listës Serbe.

Arbana Xharra: 4 vajza më janë lajmëruar se janë ngacmuar seksualisht nga drejtorë politikë – kam prova

Arbana Xharra bën me dije shpërdorimin e postit zyrtar të zyrtarëve të lartë duke abuzuar me vajzat e reja. Ja si shkruan Arbana Xharra në rrjetin social:

“Katër vajza, më janë lajmëruar se janë ngacmuar seksualisht dhe janë kushtëzuar nga drejtorë politikë nëpër ndërmarrje publike dhe nga zyrtarë të tjerë politikë nëpër institucione të ndryshme shtetërore (ministri dhe nivel komunal).

Ato më kanë ofruar të dhëna, sms dhe dëshmi për shantazhimet që janë bërë nga matrapazët e politikës (zyrtarë institucionalë).

Por, kanë frikë të dalin qoftë edhe me iniciale sepse thonë të jenë të kërcënuara me jetë.

E kam ditur se në Kosovë ka kriminelë të llojeve të ndryshme,

por që shfrytëzojnë varfërinë e papunësinë e të rejave për të kërkuar shërbime seksuale në këmbim të vendeve të punës,

nuk kam mundur ta marr me mend.

Unë i inkurajoj të gjitha ato gra e vajza,

të cilat janë në presion nga kushdo qoftë,

të më shkruajnë në inboks,

sepse do ta trajtoj secilin rast veçmas.

Mos ua kini frikën këtyre matrapazëve.

Në momentin që publikohen dëshmitë edhe Policia dhe institucionet tjera të sigurisë do të detyrohen që të merren me rastet tuaja.

Albanologet serbe: Njerëzit janë të njëjtë, me gjuhë të ndryshme

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, tashmë është bërë pikëtakimi i një numri të madh albanologësh nga e gjithë bota, të cilët për çdo vit takohen në Prishtinë, ku edhe mbahet ky seminar.

Edicioni i 35-të i këtij seminari, në Prishtinë ka sjellë edhe studiues të shqipes nga Serbia. Në mesin e tyre janë edhe dy studente të Katedrës së Albanologjisë të Universitetit të Beogradit, Monika Mariq dhe Vanja Zhivkoviq, të cilat Prishtinën e kanë vizituar edhe më parë.

Monika Mariq nga Mitrovica e Sremit, qytet në afërsi të Beogradit, thotë për Radion Evropa e Lirë se tashmë është studente e vitit të katërt në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Beograd. Në seminar është për herë të dytë dhe po i ndjek kurset e nivelit të tretë për mësimin e gjuhës shqipe, nivel ky në të cilin përfshihen studentët që tashmë kanë njohuri të avancuara për shqipen.

“Tani është më mirë se herën e parë, sepse tani unë di shqip më mirë dhe mund të flas në rrugë, mund të njihem me njerëzit. Kemi folur në dyqane, në librari. Ata janë shumë të sjellshëm dhe kur dëgjojnë që ne jemi nga Serbia, fillojnë të flasin në gjuhën serbe ose nëse janë të rinj, na thonë ‘O sa mire, mirëserdhët”, thotë Mariq.

Edhe Vanja Zhivkoviq është absolvente nëDegën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Beograd. Ajo vjen nga Leskovci dhe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka gjetur mundësinë e, siç thotë ajo, ambientimit me gjuhën shqipe dhe praktikumit të saj në përditshmëri.

“Gjuhën e kam mësuar, por praktika është më e vështirë. Këtu kemi mundësi të njihemi me njerëzit nga Kosova dhe nga vendet e ndryshme që studiojnë. Mendoj që është një rast i veçantë. Këtu çdo ditë e flasim shqipen, ndërkaq në Beograd është më e vështirë, sepse kemi mësime dy herë në javë dhe kemi vetëm dy profesorë, por kemi edhe lektorët që vijnë nga Shqipëria. Më e vështirë është, por ne përpiqemi të mësojmë ndërmjet nesh që të flasim”, ka thënë Zhivkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Të dy këto albanologe nga Serbia thonë se në vitet e mëparshme, kur kishin ardhur për herë të parë në Prishtinë, ishin ballafaquar me reagimet e rrethit ku jetojnë.Mariq thotë se fillimisht ishte përballur me paragjykimet e njerëzve në rrethin ku jeton, por se tash, situata është krejt më ndryshe.

“Tani nuk është njësoj sikur kur isha për herë të parë, sepse atëherë të gjithë thoshin ‘o, a nuk ka frikë të shkosh atje?’ Nuk e di se çfarë mendonin se është këtu. Mendonin se këtu ka luftë apo ku ta di unë. Por, tani të gjithë e dinë se unë e studioj gjuhën shqipe dhe që kam ardhur këtu. Unë u tregoj të gjithëve se është mirë edhe në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që njerëzit janë të mirë dhe ata nuk na bëjnë dallime nëse ne jemi nga Serbia apo ndonjë vend tjetër”, thotë Mariq.

Zhivkoviq thotë se reagimet e njerëzve në vendin ku jeton, kur kuptojnë se ajo studion albanologjinë, janë të ndryshme.

“Kemi reagime të ndryshme. Disa befasohen pozitivisht ‘oh, sa mirë, ti do të gjesh punë, sepse është gjuhë e rrallë’. Por, ka edhe reagime të llojit ‘oh, pse pikërisht shqip’, ‘nga 28 gjuhë që ka në Beograd, ti ke zgjedhur shqipen. Pse?’. Tani janë mësuar dhe e dinë. Çdo vit, unë ju tregoj se si kam kaluar në Kosovë dhe si është puna këtu. Mendoj që edhe ata kanë filluar të besojnë që këtu është njësoj si atje, që njerëzit janë të njëjtë, që asgjë nuk është ndryshe, përveç gjuhës”, thotë Zhivkoviq.

Sido që të jetë, të dy këto studente serbe të gjuhës shqipe, thonë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për të kaluarën, por serbët dhe shqiptarët duhet që përtej armiqësive të mëparshme, ta njohin njëri tjetrin.

Ato thonë se e studiojnë gjuhën shqipe për faktin se nuk kanë paragjykime dhe dëshirojnë të krijojnë urat e miqësisë, përtej politikës dhe politikanëve, por edhe jashtë vëmendjes së medieve. Mariq shpreson që një ditë do ta hapë një agjenci për turizëm, në mënyrë që të promovojë tek serbët, siç tha ajo, detin e Shqipërisë dhe malet e Kosovës, por edhe anasjelltas, edhe për shqiptarët vendet interesante në Serbi. (REL)

EUROPË, HIQJA KOSOVËS “MURIN SHENGEN”?! – Nga RAMIZ LUSHAJ

 

 
                1.
Hashim Thaçi, me egërsi politike, sikur të ishte kryetar i një junte politike, apo diçka tjetër, e jo President i shtetit të ri të Kosovës, shpesh i drejtohet kërcenueshëm popullit të vet: pa Ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi nuk ka integrim të Kosovës në BE, etj. Kjo është “Rrena Hashim e Integrimit”, e cila ua përnget thaçmeve të tij në ajrin e politikës. Për mos me thanë ndryshe.
Patjetër, integrimi i Kosovës në Europën e Bashkuar  është ideal, rrugë e vizion i kahershëm e i sotshëm i vet popullit shqiptar të Kosovës. Krejt klasa politike e Kosovës e ka në Platformën e vet Politike. Kosova ka dhe nji Ministri Integrimi, si të gjitha vendet e Ballkanit jo antare të BE-së.
Po, e thanun troç, Kosova, me u integrue në BE e ka të vështirë, e pret nji udhëtim i gjatë. BE ka luftë blloqesh e rrymash politike kundër saj, veçmas ato sllave edhe jashtë Europës së Bashkuar, që kultivohen e zotnohen prej shekujsh e veprimtarojnë kundër Kosovës në çdo tik-tak kohe, me fytyrë mesjetare apo moderne.
E, tjetra, me u pranue nji vend kandidat për në BE, si rasti Shqipëria, duhet me u dakortësue të gjitha vendet antare të BE në institucione të shteteve të tyre dhe, kjo, është nji proçedurë disi e gjatë. Po fakti se pesë vende të BE: Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia e Qipro, nuk e njohin ende Kosovën, tregon se sa i largët do të mbetet integrimi europian i saj.
Me sa duket për Hashim Thaçin e  Isa Mustafën me nji pushtet kaq të gjatë, me diktate të mëdha e me akuza të shumta, kaq e pati kariera e tyne politike, ndaj tashti Kosovës i duhen figura të tjera të reja në kryevende të caktuara të saj, pa i distancue apo menjanue në rikthime apo në lobingje as dhe ish presidentët prof. dr. Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli, Atifete Jahjaga.
 
2.
E shumta dhe e veçanta e mirëpritur nga BE është dhe mbetet Liberalizimi i Vizave. Përndryshe: Marrëveshja e vonuar Shengen.
Europa nuk duhet të harrojnë se në mitologji, në legjenda klasike, është nji hallë e stërlashtë e ilirëve. Pra, bashkarisht, jemi Europa. Jemi të parët e saj, para se të vinin në Europë shumë nga popujt (shtetet) që tashma janë antare të saj.
Bojkotimi i derisotëm i Kosovës në Lëvizjen e Lirë (Shengen) është turpi ma i ri i Europës.
Ndaj Kosova duhet t’i kujtojnë Europës se qysh në hershmërinë ilire, rreth tre mijë vjet ma herët, kena kapërcye dete e male të Lindjes e të Perëndimit me “pasaporta” zyrtare të asaj kohe: me bojë në papirus ose pergamentë, gdhendur mbi pllakë të hollë bronzi ose guri.
Ndaj Kosova duhet t’i kujtojnë Europës se perandorë romak e bizantintë të saj e drejtuan Perandorinë Romake kur ishte Njish dhe kur u nda më Dysh, si Konstandini i Madh që e njohu zyrtarisht Krishtërimin, si Justiniani i Madh që e la “Kodin e Justinianit” në themele të sotme juridike të Europës, etj. etj.
Po, Kosova ka qënë dhe mbetet në zemër të Europës, në mesin e dheut (Mesdhe), ndërsa prania e sotme e shumanshme e Bashkimit Europian në Kosovë është vet “Fytyra e Kosovës”, aq sa për popullin shqiptar të Kosovës, në nji kuptim e realitet të caktuar, duket sikur “Kosova është BE dhe BE është Kosova”…
Ndaj duhet thanë se me sjellje të tilla të saj, me “Murin Shengen”, Europa e Bashkuar po e tepron dhe po e turpëron përditë e ma shumë vetveten në sytë e kombit shqiptar e të botës euro-atlantike.

Grafite serbe në Ambasadën e Kosovës në Paris, Prishtina dënon sulmin

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njofton se sot para dite, stafi i Ambasadës së Kosovës në Paris e ka gjetur të dëmtuar pllakatën në hyrje të ndërtesës ku ndodhet Ambasada, e cila është vandalizuar me simbole nacionaliste serbe të kohës së Millosheviqit dhe ekstremistëve e nacionalistëve serbë,transmeton Gazeta Express.

Ministria e dënon këtë akt barbar që është jashtë çfarëdo standardi dhe rregulli diplomatik dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të sigurisë në Francë t’i gjej fajtorët të cilët duhet të marrin dënimin e merituar.

Ky nuk është rasti i vetëm që Ambasada e Kosovës në Paris ka qenë cak i vandalistëve të cilët propagandojnë dhe përpiqen të ndjellin frikë tek trupi diplomatik i Kosovës në këtë shtet.

MPJ zotohet se i gjithë shërbimi diplomatik nëpër botë do të vazhdoj ta kryejë punën e tij në mënyrë profesionale dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të saj pavarësisht kërcënimeve e shantazheve.

Policia: Nuk ka elemente të veprës penale në rastin e pankartës në Mushtisht

Policia e Kosovës thotë se nuk ka elemente inkriminuese në rastin e pankartës të vendosur në hyrjen e fshatit Mushtisht të Suharekës me fotografitë e shtëpive të djegura të fshatit gjatë luftës në Kosovë.

Një zëdhënës i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha, i tha Radios Evropa e Lirë se “policia nuk ka gjetur elemente të veprës penale, meqë bëhet fjalë për lirinë e shprehjes së qytetarëve që nuk është e ndaluar dhe e kundërligjshme”.

Pankarta, me përshkrimin, “Kjo është çka kanë lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal“, u vendos në kohën e paralajmërimeve të kthimit të serbëve të zhvendosur në këtë fshat dhe në prag të një feste serbe.

Vendosja e pankartës ka shkaktuar një valë reagimesh të udhëheqësve politikë serbë, përfshirë edhe Ministrinë për komunitete dhe kthim. Reagimeve, të hënën, iu bashkua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, nga radhët e Listës Srpska, Branimir Stojanoviq, që duke e dënuar “vendosjen e pankartës, theksoi përkushtimin për kthimin e serbëve në fshat”.

Ai tha se numri më i madh i banorëve ka shprehur gatishmërinë për kthimin e serbëve, por “vendosja e pankartës nga persona që nuk janë nënshkruar, flet se kthimi i serbëve nuk është diçka që e duan të gjithë”.

“E dimë se në vitin 1999 shumëçka e rëndë ka ndodhur në ato hapësira. Shprehim keqardhje për të gjtiha viktimat dhe nuk duam t’i mohojmë. Por, nuk pranojmë kualifikimin se të gjtihë serbët janë fajtorë për këtë” ,tha Stojanoviq dhe shtoi se “përpjekjet për kthimin në Mushtisht do të vazhdojnë”.

Ai bëri thirrje banorëve të Mushtishtit që të përmbahen dhe që ardhjen e serbëve me 28 gusht në festën e tyre dhe përgjithësisht kthimin e serbëve mos ta shohin si kërcënim. (REL)

Kosova kthen në Londër priftin e akuzuar britanik

Autoritetet e Kosovës e kthyen në Londër një ish prift katolik britanik, që kërkohej nga autoritetet britanike, nën dyshimin për abuzim seksual me fëmijë.

Ish prifti Lawrence Soper, po ndiqej nën dyshimet se gjatë viteve 1972 – 1986, në kohën kur shërbente si prift katolik në Kishën Ealing Abbey në Londër, kishte abuzuar me fëmijët.

Ai ishte arrestuar në vitin 2010, për t’u liruar me kusht dhe nuk ishte paraqitur më kurrë në stacionin policor dhe për këtë arsye policia britanike kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në vitin 2012.

Në muajin maj të këtij viti ai u arrestua në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, ku kishte jetuar për një kohë me emrin Andrew, por nuk janë dhënë hollësi për veprimtarinë e tij.

Lawrence Soper është arrestuar më të zbritur në Londër nga policia britanike.

Protestat e ndara të subjekteve politike ndihmojnë pushtetarët! – Nga Florim Zeqa

Protesta e ndara të subjekteve politike, përveçse ndihmojnë pushtetarët, favorizojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.
Një thënie e urtë popullore e thotë: ” Kurbani nuk mbahet natën e Bajramit”, andaj edhe protesta e paralajmëruar e Levizjes Vetëvendosje me 1 Shtator, pikërisht në ditën kur pritet që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të votohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi,…përveqse e vonuar, mund të bëhet vetëm një shkas për trazira dhe dhunë, por jo edhe pengesë për votimin e Demarkacionit.
Demarkacioni mund të pengohet në brendi të kuvendit, jo me dhunë por me votën e deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës.
Çështja e shënjimit të kufirit me shtetet fqinjë, përvqese politike dhe shtetërore, është gjeografike, historike, kulturore dhe etnike, ngase përcakton vijën ndarëse dhe identitetin gjeografiko-nacional mes dy shteteve.
Si e tillë, është çështje me rendësi kapitale për vendin dhe u përket të gjithë qytetarëve. Andaj, për pengimin e Demarkacionit sipas variantit qeveritar, duhet të shfrytëzohen të gjitha format e demokratike të protestimit dhe demonstrimit të pakënaqësive para datës 1 Shtator,…të unifikuar të gjithë si një trup i vetëm, në të kundërtën, çdo formë e protestimit parcial, të ndarë në grupacione dhe parti politike, jo vetëm që nuk do ta pengoj ratifikimin në kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi,…ndihmon pushtetarët dhe favorizon grupacionet politike dhe parapolitike, ushqen krimin e organizuar dhe korrupsionin endemik në vendin tonë.
Sa më shumë ofrohet dita e votimit në kuvend (1 Shtatori), aq më tepër po shtohen kërcënimet e liderëve të partnerit të koalicionit qeverisës drejtuar deputetëve të partive të tyre,…këto forma të shantazhit politik të së kaluarës komuniste, janë një ogurë i zi për të ardhmen demokratike të vendit dhe një dëshmi më shumë se varianti qeveritar i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, s’është gjë tjetër veqse një pazar politik i liderëve tonë shtetëror, një kontrabandim i territorit të vendit për interesat e tyre personale dhe kënaqjen e orekseve grabitëçare të fqinjëve tanë.
Përndryshe 1 Shtatori është një test i radhës për deputetët shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nëse janë në shërbim të qytetarëve dhe vendit të vet apo kanë shitur shpirtërat e tyre për interesa të djallit (liderëve partiak), për përmbushjen e egove personale për privilegje dhe pasurim në dëmë të vendit dhe në kurriz të qytetarëve.
Po i kthehem edhe një herë titullit të shkrimit, për protestat e ndara të subjekteve politike. Shqetësues për proceset e ardhshme demokratike në vend, mbetët edhe injorimi i protestës së 19 Gushtit të Ballit Kombëtar Demokrat nga ana e mediave publike, një pjesë e partive opozitare dhe shoqërisë civile.
Protestat e ndara të subjekteve politike për të njëjtën “kauz” janë sa të  palogjikshme, po aq edhe të dëmshme dhe pavlerë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, në pengimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave serbe në veri,…luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të shumta negative në vendit tonë.
Vetëm unifikimi i faktorëve politik opozitar, shoqërisë civile dhe qytetarëve pa dallime partiake, fetare dhe ideologjike mund të shpëtoj vendin nga humbja e rreth nëntë mijë hektarëve tokë të bekuar të vendit dhe largimin e shpejtë të kësaj klase kusarësh politik.
Në të kundërtën, vendi përveqse rrezikon tkurrjen territoriale dhe humbjen e sovranitetit politiko-juridik, rrezikon të mbetët gjatë nën udhëheqjen e oligarkisë aktuale në pushtet, nga e cila gjithnjë e më pak po na mbetët shtet!

Send this to a friend