VOAL

VOAL

Platforma politike për ringjalljen e PSHDK-së – Nga Nue Oroshi

July 10, 2019

Komentet

Kosova u pavarësua në themelet e Kushtetutës së vitit 1974- Nga Xhafer LECI

Të nderuar bashkëatdhetarë,motra dhe vëllazër,sot  jemi tubuar këtu të festojmë sëbashku,16 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës !

Shpërbërja e ish-Jugosllavisë deri tek Pavarësia e Kosovës.

Boshnjaku Hamdija Pozderac, Kryetar i Komisionit Kushtetues të Kuvendit  të Jugosllavisë, për të mos ndryshuar parimet bazë të  Kushtetutës së vitit 1974, për mos-heqjen e autonomisë, për krahinat autonome të Kosovës dhe Vojvodinës, ishte viktimë e një përplasjeje politike, i cili vdiq në prill 1988, në rrethana të dyshimta.
Kundër politikës represive të Serbisë ndaj Kosovës, në vitet 1988-89, për mos ndryshimin e Kushtetutës, u organizuan protesta masive të shqiptarëve.
Edhe greva e minatorëve Trepça më 1989, mendohet se lëkundi themelet e ish-Jugosllavisë.
Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, dhunshëm ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, suprimohet autonomia e Kosovës, shkëputet nga Federata Jugosllave, mbetet pjesë përbërëse të Serbisë.
Beogradi pushton Kosovën me mijëra policë e ushtarë serbë, duke vënë shqiptarët nën masa represive dhe aparteidi.
Më 2 korrik të vitit 1990, Kuvendi i Kosovës shpalli deklaratën kushtetuese Kosova  Republikë. Më 7 shtator të vitit 1990, në Kaçanik, nxirret Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Më 5 korrik, Kuvendi i Serbisë, me një ligj anti-kushtetues, suspendon Kuvendin dhe ndalon punën e Qeverisë së Kosovës.
Menjëherë pas referendumit për pavarësi, më 1991 në Kosovë, Dr. Rugova zgjidhet president i Republikës së Kosovës, formon qeverinë në ekzil, kryeministër caktohet Dr.med.Bujar Bukoshi.
Rugova kishte konceptuar politikën e tij “të rezistencës aktive, por, me mjete paqësore dhe sistemin paralel, duke krijuar miqësi të madhe me Amerikën dhe Perëndimin, sepse nuk kishim pushtet”, – ka thënë presidenti Dr.Ibrahim Rugova, në fillimvitet e `90-ta. Politika paqësore e Rugovës dhe LDK-së filloi të kritikohet nga vitet 1995, nga grupe që kërkonin një rezistencë ndryshe, qoftë edhe me armë. Edhe pse nuk kishin pika të përbashkëta bashkëpunimi, qëllimi ishte i njëjtë-çlirimi i Kosovës nga Serbia dhe bërja e Kosovës shtet të pavarur e sovran-.
Në vitin 1997 u bë dalja publike, e tre pjesëtarve të uniformuar, në varrimin e një mësuesi, si parathënie e krijimit të themelimit të organizimit ushtarak.
Më 1 tetor të vitit 1997, Lëvizja Studentore organizon një protestë masive.
Më 5 mars të vitit 1998, forcat serbe sulmojnë fshatin Prekaz i Ulët, ku vrasin Adem Jasharin, me familje, figurën që për shqiptarët nënkupton komandantin e UÇK-së.
Më 15 janar të vitit 1999, kur forcat serbe ekzekutojnë 45 civilë shqiptarë në Reçak. Ish-shefi i Misionit Mbikëqyrës të OSBE-së në Kosovë, Villiam Volker, doli botërisht dhe e tha se “ajo ishte një masakër”. NATO-ja dhe evropianët organizuan Konferencën në Rambuje, afër Parisit. LDK-ja dhe UÇK-ja bashkohen në një delegacion.
Nga 24 marsi deri më 10 qershor, makineria ushtarake e NATO-paktit goditi caqet ushtarake dhe objektet tjera në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, për ta paralizuar mundësinë e kundër-përgjigjës ushtarake serbo-sllave. Me 10 qershor, me nënshkrimin e Marrëveshjes në Kumanovë me NATO-n, Serbia pranon kapitullimin dhe detyrohet të tërheq forcat ushtarake e policore nga Kosova, bashkë me qeverinë kriminale të Millosheviqit. Miratohet Rezoluta 1244, me të cilën vendoset Misioni administrues i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Kosova shpall pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

Vrasjet gjatë luftës

Nga organizata Fondi për të Drejtën Humanitare,gjatë luftë në Kosovë (1999). Janë vrarë ose janë zhdukur gjithsej 13,535 njerëz, kjo shifër është nxjerrë në bazë të analizës së 31,600 dokumenteve.
Shqiptarët me 10.812, serbët  2,197, kurse romët, boshnjakët, malazezët dhe joshqiptarët e tjerë përbëjnë 526 viktima gjithsej.
1.647 persona konsiderohen si të pagjetur dhe për ta ende nuk dihet asgjë. Prej tyre rreth 420 serbë. Nga marsi i vitit 2000, janë identifikuar 529 varreza masive, shumica në Kosovë, janë gjetur 4.300 trupa të pajetë. Varreza  më madhe është zbuluar në Batajnicë, afër Beogradit, me 93O të vrarë. Sipas hulumtuesit Bekim Blakaj dhe krryetares së Organizates FDH, Natasha Kandiq, mungon vullneti politik, për të dhënë informacione, për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.
Sipas një raporti të organizatës së OKB-së për refugjatët, (UNHCR), dëshmohet se gjatë luftës 1998-99, soldateska serbo-sllave, dëboi dhunshëmose  862,979 refugjatë nga Kosova.
Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë, sipas pohimit të ish-presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga, para Kongresit amerikan. Me emër e mbiemër janë identifikuar rreth 1200 viktima. Në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar statusin i viktimës së dhunës seksuale, me pension mujor prej 230 euro. Qendra për rehabilitimin e viktimave të torturës, ndihmon në procesin e aplikimit të viktimave të dhunës seksuale.
Shkatërrimi i pronës gjatë luftës së Kosovës, ishte egërsi unike e një pushtuesi barbar.
Sondazhi i cituar nga UNHCR-së të nëntorit të vitit 1999, raporton se pothuajse 40 përqind e të gjitha shtëpive të banimit në Kosovë janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar plotësisht. Nga një total prej 237,842 shtëpish, 45,768 u dëmtuan rëndë dhe 46,414 u shkatërruan. Shkollat dhe xhamitë u prekën në mënyrë të ngjashme. Sipas një vlerësimi të dëmeve nga Kombet e Bashkuara, nga 649 shkolla në Kosovë, ose një e pesta, janë shkatërruar.
Bashkimi Evropian, në kuadër të misionit të UNMIK-ut, pas luftës, kishte vlerësuar një kosto prej së paku 4 miliardë dollarë, për një periudhë prej tre vjetësh, për të rindërtuar Kosovën e shkatërruar nga lufta.
Bëra një ekspoze kronologjike të rrugëtimit 10-vjeçar, të popullit të Republikës së Kosovës, për çlirim e liri, për të ardhur ke pavarësia shtetërore e 17 shkurtit 2008. Dhe, tani, jemi në plotësimin e komponentit të tretë: Konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të demokracisë të mirëfilltë, si aspiratë dhe porosi hyjnore e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me shumë shokë, si vijimësi e ëndrrës fisnike të Rilindasve tanë të zëshëm, me brezat vizionarë..

Xhafer LECI
Kirchheim/Teck,17.02.2024

Tre çmime shumë të rëndësishme për Klaudio Findikun

 

Renditja e ÇMIMIT TË GJASHTË NDËRKOMBËTAR TË ARTIT LETRAR u shpall përmes raportit të jurisë të hartuar më 13 shkurt 2024
Magna Graecia
Art dhe Poezi organizuar nga ATLANTIDE
Qendra Kombëtare e Studimit për Artet dhe Letërsinë nën kujdesin e Presidentit të manifestimit
Monica Vendrame
Drejtor artistik
Lule Sansalone
Kryetar Nderi i Jurisë
DANILA BONITO
Në të cilin juria ndau tre çmime shumë të rëndësishme për 28-vjeçarin Klaudio Findiku.

* Përmendja e meritës për librin AMATA TERRA MIA
* Vendi i tretë ex aequo për pikturën LOVE
* Vendi i parë për pikturën Kryqëzimi
Në një deklaratë Findiku shfaqet shumë i kënaqur me këto njohje të rëndësishme.
Deri më sot ka botuar 7 libra, 4 tekste, ka redaktuar 3 antologji, ka marrë pjesë në 34 antologji poetike, ka fituar 102 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, 89 piktura akrilike në telajo.
Klaudio Findiku është gjithashtu kurator dhe krijues i çmimit ndërkombëtar GOLDEN EAGLE i cili këtë vit arrin në edicionin e 4-të.
Ky do të jetë një vit kushtuar punës në këto 15 vite në botën e kulturës, kam ndërmend të botoj dy libra me poezi pas suksesit që pata me librin me poezi dygjuhësh italisht-shqip AMATA TERRA MIA, edhe ky do të jetë një vit kushtuar botës së pikturës për të cilën po punoj pavarësisht kushteve shëndetësore për krijimin e dy ekspozitave, një në San Donà di Piave dhe një në Rovereto në muzeun Mart.

Endrra vazhdon falë mbështetjes së palodhshme të familjes sime.

Shënime biografike:

Klaudio Findiku ka lindur në Durres, Shqipëri, më 16 korrik 1995.

Aktualisht jeton në Fossalta di Piave, në provincën e Venecias. Fëmijërinë e kaloi në Shijak të Shqipërisë, ku studioi deri në shkollën e mesme.

I pasionuar pas muzikës, ai studioi piano, tastierë dhe fizarmonikë, ishte gjithashtu protagonist i disa programeve televizive, si dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore në qytetin e Shijakut. Në vitin 2009 u transferua në Itali.

Në vitin 2012 përfundoi studimet në Institutin Hoteleri Riva del Garda dhe në vitin 2013 përfundoi specializimin si Teknik Catering për kuzhinën mesdhetare. Kjo u pasua me praktika trajnimi në të gjithë Italinë, duke përfshirë në hotele dhe restorante të rëndësishme në Zvicër.

Një person shumëplanësh, për dy vjet ishte nënkryetar i Shoqatës “Rinia” të Riva del Garda; derisa në vitin 2015 vendos të themelojë Shoqatën “Shqipet” ONLUS së bashku me të rinj të tjerë duke u bërë Kryetar i saj. Më pas ndoqi studimet për Ekonomi dhe Financë përmes kurseve të mbrëmjes. Aktualisht punon në një fabrikë shumëkombëshe në San Donà di Piave.

Pasioni për të shkruarin e ka shoqëruar gjithmonë, ka marrë pjesë dhe është vlerësuar në konkurse të ndryshme poetike kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka botuar edhe këto vepra: Mërgimtar në dhe të huaj, poezi, 2015; Malli per vendelindjen time (Dashuri per atdheun tim), vjersha, 2017; Copeza shpirti (Copeza shpirti), poezi, 2018; Copeza shpirti-Vol. 2, poezi, 2019, libri IL PANE, 2021; libër TERRA MIA TË DASHUR 2023

Ka botuar 5 teza për gatimin, veçanërisht për kuzhinën mesdhetare. Në vitin 2020 ai u përfshi në dymbëdhjetë antologji poetike.
Në Prill 2021 ai u emërua Delegat Rajonal për Trentino-Alto Adige nga Universum Academy Switzerland 2021.
Në vitin 2022 u propozua nga Republika e Poetëve me titullin KALORËSOR I URDHIT TË DANTE ALLIGHERI.
Në shkurt 2022 ai idealizoi çmimin ndërkombëtar “GOLDEN EAGLE” i cili tashmë ka arritur në edicionin e tretë.


NË 18 VJETORIN E AMSHIMIT TË PRESIDENTIT RUGOVA, MBAHET AKADEMI PËRKUJTIMORE NË MYNIH- Nga BASHKIM HALILAJ dhe IDRIZ ZEQIRAJ

Foto grupore me Kolonel Anton Quni në sallën e Akademisë
 
     “Janari i përflakur, dhimbje fisnike”, është emërtuar Akademia përkujtimore, kushtuar Presidentit Rugova, në 18 vjetorin e amshimit. Skenari i menduar mirë dhe paraqitja skenike domëthënëse. Janë heronjtë e janarit, në mes tyre ikona e pavarësisë, Presidenti Rugova. Në foltore moderatori Blerim Cakiqi, në anësore studenti Florian Zymeri operon me zërimin e hymneve: Kombëtar, Dardan dhe Shtetëror, që pason me heshtjen nderuese për dëshmorët e lirisë.
     Dega e LDK-së për Bavari, me kryetare Saranda Musliu dhe nëndegët e saj: në Starnberg me kryetar Ibrahim Potoku; në Mynih me kryetar Milaim Gërvalla dhe Oberbayern me kryetar Rexhep Nikçi, organizuan Akademi përkujtimore, në nderim të Presidentit Rugova dhe të heronjve të rënë në muajin janar.
     Sekretari Blerim Cakiqi, përshëndeti Kolonel Anton Qunin, nënkryetar i LDK-së; kryetaren e LDK-së për Bavari, Saranda Musliun, familjet e dëshmorëve, veprimtarët e hershëm të Mërgatës; shoqatat: “Rilindja” në Mynih, me kryetar Bekim Gërvalla; “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, me kryetar Gentian Ferizi; “Abeja” në Freissing, me kryetar Agron Haxhijaj; “Rrufeja” në Moosburg, me kryetar Xhemajl Hoxha; “Alba” në Augsburg, me kryetar Myslim Berisha; “Ilirida” në Landau, me kryetar Tefik Jaha; “Shqiponja” në Mynih, me kryetar Milaim Krasniqi; Klubi letrar “Martin Camaj” në Mynih, me kryetar Bashkim Halilaj; Shkolla shqipe “LAPSH” në Bavari, me kryetar Milazim Ukaj; Lidhja e Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, me kryetar Musa Jupolli, si dhe të  gjithë të pranishmit në këtë Akademi.
     Si gjithëherë, dashuria në gjallje dhe nderimi pas amshimit, të Presidentit Rugova, janë të bollshme nga Mërgata. Emri dhe vepra e Tij kanë qenë dhe mbetën pafundësisht të admirueshme. Andaj, sallat mbushën, lehtësisht, në organizimet që bëhen në  nderim të Tij. Binomi Rugova dhe Kosova është një dhe i pandarë. Roli i Dr. Rugovës është pakrahasuesshmërisht në historinë shqiptare, që nga Gjergji ynë e këtej. Ky cilësim, tashmë, është bërë -hit-, nga personalitete shqiptare dhe të huaj.
     Moderatori Blerim Cakiqi fton në skenë kryetaren e Degës të LDK-së, për Bavarinë, Saranda Musliu, për të folur për – Janarin e përflakur, dhimbjen fisnike -:
        I nderuari nënkryetar i LDK-së Anton Quni,
        Të nderuar bashkatdhetarë,
     Sot dhe tërë muajin e fillimvitit, kryefjalë kemi emrin Janar, emër ky që sapo përmendet, trupin dhe shpirtin na e përshkojnë vrushkuj dhimbjesh, malli dhe rrënëçethjesh trishtuese shpirtërore! Jo rrallë është quajtur Kallnori i Malarjes vrastare të Gjergj Kastriotit, Kallnori i acartë i vrasjeve makabre të Isë Boletinit me bashkëluftëtarë, të Ismail Qemal Vlorës, të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, të Musa Hotit, Enver Malokut, Reçaku i sakrificës, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj dhe jo pak të tjerë, deri te ikja e dhimbëshme e Fadil Feratit, kryetari emblematik i Istogut!
     Historia jonë është e mbushur përplotë me data ngjarjesh nga më të ndryshmet, lavdie e krenarie, luftërash e betejash për mbijetesë kombëtare, ngjarje që krijojnë epoka apo shëmbin mite, ngjarje sa legjendare, po aq edhe të kthesave historike!
     Secili muaj është i veçantë në përmbajtësi dhe narracion rrëfimtar. Dhe, varësisht se cilin e merr në shqyrtim, aty ndeshesh me sakrificën në mbrojtje Kjenësie Etnike, në përpjekje për çlirim, shtetformim e shtetndërtim, që nga Nëntori i Kastriotit dhe kthimit të tij në Atdhe, shpalosja e Flamurit Kombëtar, tevona i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Qershori i Lidhjes së Prizrenit dhe Çlirimi i Dardanisë, Korriku apo Shkurti i Deklaratës dhe Ri-Deklarimit të Pavarësisë, Marsi i Pranverës së Zgjimit Kombëtar, dhe veçorive tjera të secilit muaj. Por Janari është krejtësisht tjetër nga muajt tjerë, sepse Janari është muaj i dhimbjes, muaj i lotëve, muaj i mallit, muaj i acarit të jashtëm dhe vlimit të brendshëm shpirtnor!
     Po, gjithsesi jo pak poetë e shkrimtarë, artistë e filozofë, Janarin e quajtën muaj të flakës kushtrimore nga përflakja shpirtnore, sepse ndodhën edhe vrasje makabre të personaliteteve tona, nga më të dalluarat kombëtarisht e intelektualisht. Vrasje me prita sa qyqare, po aq tradhtare, vrasje nga frikacakë që i frikoheshin edhe hijes dhe emrit të tyre. E kjo e bënë Janarin shumëfish më të dhimbshëm që identifikohet edhe me kobin e tmerrshëm!
     Të dashur të pranishëm, kjo Akademi Përkujtimore e organizuar nga Dega e LDK-së për Bavari, sigurisht që është vazhdimësi e nderimeve dhe përkujtimeve të vazhdueshme të veprimtarëve atdhetarë, të cilët në muajin Janar shkuan në pavdekësi. Përkujtime e nderime kudo dhe në forma e mundësi të ndryshme dhe shumëllojshme, por me vetëm një qëllim: T´i nderojmë dhe përkujtojmë pa dallim përkatësie politike e partiake, atdhetarisht e kombëtarisht, pa fije dallimi, sepse kështu e kemi TESTAMENT nga Presidenti Rugova, për të gjallë të tij dhe do ta vazhdojmë në PAVDEKËSI të tij dhe të Filozofisë Rugoviane!
     Secili prej nesh ta bëjë argatin e tij apo të saj në shërbim të Atdheut, Kombit dhe Kauzës së drejtë Kombëtare. E ka borxh, e ka sa privilegj po aq sakrilegj, synon ta bëjë në mundësitë dhe dijen që ka, por me qëllimin më fisnik, të paktën, kështu e kërkon etika dhe detyra jonë atdhetare! Urojmë që me shtetndërtimin e mirëfilltë ligjor e institucional, të gjitha ngjarjet e pasqaruara përfundimisht dhe të patrajtuara meritueshëm dhe drejtë ligjërisht, të marrin tretmanin dhe epilogun meritor fisnik nga Drejtësia e Shtetit Ligjor!
     Sigurisht që urojmë, kërkojmë por edhe këmbëngulim në realizimin të kësaj domosdoshmërie!
     Nuk dua të zgjatem më shumë, nuk e kërkon as momenti dhe nevoja, falënderimi ju vjen i përzemërt për madhështinë që i jepet nderimit dhe përkujtimit të Presidentit Rugova dhe personaliteteve që përkujtuam e nderuam përzemërsisht sot”, – tha, në mes tjerash, kryetarja Sarandë.
Lavdi dhe nderim të përjetshëm Presidentit Rugova me dëshmorët e tij, me heronjtë e Kosovës!
Foto kolektive nga salla e Akademisë
    Djali i Kaçanikut, poeti i mërgimit, Gazmend Dashi, nënkryetar i Shoqatës “Sali Çekaj”, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, autor i disa librave me poezi, reciton krijimin poetik, “Legjendë e Urtësisë”, kushtuar urtakut Ibrahim Rugova:
                                    Legjendë e urtësisë
Shkrimtar e studiues i kohërave të lashta ilire
freskues i traditave shekullore
formulues kushtetute, shteti, ardhmënie
promovues i pazëvendësueshëm pavarësie.
I tillë ishte i përkushtueshëm
për komb të shqiptarisë
i dashurisë vllazërore
simbol i qëndresës dhe i urtisë.
I tillë ishte qoftë i bekuar
emri i tij Ibrahim Rugova
qoftë gjithmonë i uruar…
     Mysafiri i parë i kësaj Akademie ishte Kolonel Anton Quni, nënkryetar i LDK-së. Prania e Kolonelit ngjallë gjithëherë emocione dhe me kujtimet e Tij për Kosharën heroike, legjitimuese e Ushtrisë Çlirimtare, sikur na i sjell në sallën e Akademisë heronjtë Sali Çekaj, Agim Ramadanin, me 112 heronjtë të rënë, në betejat e nderit në Koshare dhe të 2.438 luftëtarët të mbijetuar në atë luftë. Kolonel Quni, hero i gjallë i luftës ballore të Kosharës, i saktë në rrëfime, zotërues i emocioneve, për komandantët, oficerët dhe ushtarët heroikë të Kosharës, tashmë, të amshuar.
      Moderatori Blerim Cakiqi, mezi priste ta ftonte në foltore Komandantin FARK-istë të Ibrahim Rugovës, Kolonel Anton Qunin, të cilin masa mërgimtare në sallë, e duartrokiti me përzemërsi dhe admiratë. Fjala e Tij përmbajtësore dhe fort e veçantë, ishte mbresëlenëse:
          E nderuara kryetare e degës të LDK-së për Bayern, Saranda Musliu-Hoffer,
          Të nderuar anëtarë, veprimtarë e struktura të LDK-së,
          Të nderuar të pranishëm,
      Kam nderin dhe kënaqësinë që tu përcjellë përshëndetjet më të thella e të falat më të përzemërta të kryetarit tonë, Lumir Abdixhiku, me rastin e Akademisë Përkujtimore, në 18 vjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit historik, Ibrahim Rugova, si dhe përkujtimin e nderimin e heronjve, dëshmorëve dhe veprimtarëve të atdheut.
     Përshëndes ish-kryetarin e Degës të LDK-së për Gjermani, Osman Ferizi, kryetaren Saranda Musliu, Familjet e heronjve: Gërvalla, Ismet Rrahmani, Zeqiraj, Hasani dhe familjet tjera të heronjve; veprimtarët veteranë: baca Nikollë Skelaj, Mehmet Kokaj, Idriz Zeqiraj, Emrush Tafa, Hazir Muriqi, Ahmet Kolgecaj, Naim Gashi, Fazli Gashi, Bashkim Leci, Musa Hamzaj, deputetin për Bavarinë e Epërme, Deli Balidemaj, mikun e Kosovës, Christian Hoffer, President në PAN Europa, të burgosurin politik, Naser Krasniqi, Mehmet Zymeri, Lindita Musliu, Familjen e Isuf Qetaj, bashkëluftëtari im.
     Gjatë një takimi me kryetarin Abdixhiku, gjersa e informova se do të jem në mesin tuaj, ndër të tjera, i thashë: Kryetar, më duhet ta shkruaj një fjalim për këtë ngjarje dhe më duhet që ta bëj sa më të mirë.
      Për një çast ndaloi e më vështoi në dritë të syrit dhe më tha:
     “Komandant, unë për vete sa herë që shkruaj për Presidentin Rugova, ndjej kënaqësi për të vërtetën, sepse shkruaj për të vërtetin e vendit, ndërsa e vërteta e tij është vetë e vërteta jonë dhe ajo quhet: Republika e Kosovës”. Dhe, bazuar në këtë bisedë me kryetarin, e kam edhe këtë fjalim, të cilin do ta quaj: “E vërteta për të vërtetin e atdheut”.
     Të nderuar të pranishëm, janari i vitit 2006 mbetet muaji më i ftohtë në historinë shqiptare. Ishte muaji më i acartë. Lajmi për ndërrimin e jetës të Presidentit Rugova e bëri të acartë çdo zemër shqiptari. E bëri të acartë Republikën e Kosovës. E bëri të acartë çdo vend shqiptar. E bëri të acartë krejt mërgatën shqiptare.
     Fatkeqësisht, pikërisht në janar, disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit Rugova u privuan nga jeta: Tahir Zemaj, Enver Maloku dhe Smajl Hajdaraj, u vranë pabesisht nga ata që nuk ia duan të mirën Kosovës.
     Mirëpo, përkundër janarit të acartë, trashëgimia e Presidentit Rugova jeton ngrohtë përherë me ne. Jeton për paraardhësit tanë. Jeton për brezat që do të vijnë. Jeton për të gjithë. Jeton përgjithmonë: Republika. Sepse trashëgimia e tij e artë quhet: Republika e Kosovës.
     Vizioni i Presidentit Rugova nuk ka afat. Ishte dhe është udhërrëfyes i domosdoshëm për Republikën e tij, Republikën tonë – Republikën e Kosovës.
     Rrugëtimi për liri, pavarësi e demokraci, ishte misioni i tij dhe njëherit misioni më i suksesshëm shqiptar. Orientimi i tij pro-perëndimor është vetë orientimi ynë natyral e origjinal. Integrimi i Kosovës në NATO e BE, dhe në miqësi të përjetshme me SHBA-të, është amaneti i tij, e njëherit rruga jonë njëdrejtimshe.
     Të nderuar të pranishëm, Presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte i dashur e i pranuar nga të gjithë. Ai rrethohej nga patriotët më të mëdhenj të atdheut.
     Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishin shumë nga heronjtë, dëshmorët dhe veprimtarët e devotshëm, për të cilët ne sot e përgjithmonë ruajmë respektin dhe kujtimin e përhershëm.
     Me këtë rast, në vatrën tuaj kujtojmë se ju dhatë profesionistët ushtarakë dhe veprimtarët trima më të mëdhenj të atdheut, ndër ta dhatë heronjtë, si: Sali Çekaj e Tahir Zemaj, të cilët bashkë më shumë bashkëluftëtarë të lirisë i dhanë të gjitha për atdheun – e dhanë edhe jetën. Dhatë veprimtarë e patriotë, aktiviteti i të cilëve ishte dhe mbetet shembullor. Dhatë dhe vazhdoni të jepni gjithçka për popullin tuaj. Poashtu është muaji kur kujtojmë lajmëtarët e lirisë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Muaji janar ka sjellë në kujtime me emocione dhe përkulje madhështinë e kryeheroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
     Ta ruajmë e ta çmojmë historinë tonë të lavdishme; ta ruajmë e ta çmojmë përherë. Ky është nderimi më i mirë që ia bëjmë atdheut. Është nderimi më i mirë që ia bëjmë të vërtetës dhe të vërtetit të atdheut; Republikës së Kosovës dhe Presidentit Rugova. Është nderimi më i mirë që ia bëjmë të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Është nderimi më i mirë që ia bëjmë vetës në rrugëtimin tonë të sigurtë.
     Më lejoni që për fund, edhe një herë të shprehë konsidetatën maksimale për organizimin e kësaj akademie.
     Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Presidentit Rugova!
     Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e të gjithë atyre që dhanë jetën për liri e pavarësi!
     Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
     Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
     Poezinë “Dijetari”, të shkruar nga poeti Bashkim Halilaj, e recitoi, mjeshtërisht, moderatori Blerim Cakiqi. Poeti Halilaj, tashmë, ka bërë emër me botimet e tij poetike. Është anëtar i kryesisë të Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, anëtar i kryesisë për arsimin plotësues në Bavari dhe nënkryetar i Shoqatës “Bekim Berisha-Abeja”.
Dijetari
A do t´kemi fat përsëri
Të na vjen edhe një si ti
Dhe njëherë të na bashkon,
Si më parë në Epoken tonë?!
Truallit tim kudo që shkova,
Gjeta respektin në çdo vend,
Për ty Kolos Ibrahim Rugova,
Për ty i dashur President!
    Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe veprimtari Bashkim Leci, ushtari i kontigjentit të ushtrimorës të Surrelit të Tiranës, në vjeshtën e vitit 1991. Në mes tjerash, ushtar Leci evokoi kujtime nga ajo kohë, themelimin e
e partisë së parë pluraliste në Ballkan, LDK-së, të prirë, trimërisht dhe mençurisht, nga Dr. Ibrahim Rugova. Rrugëtimi ynë ishte i vështirë, i mundimshëm, në kushtet e një pushtimi të egër dhe brutal. Por, vendosmëria e Rugovës, me shokë shumë, bëri epokë, arriti ta bëjë rezistencën aktive paqësore dhe luftën e armatosur, me formacione të rregullta ushtarake. Oficerët atdhetarë, të shkolluar në Akademitë Ushtarake jugosllave, profesionistë të të gjitha armëve, taktikave dhe strategjisë luftarake moderne, bënë detyrën në shërbim të Atdheut-Kosovë,- tha, në mes tjerash, ushtari i djeshëm dhe veprimtari i sotëm i Mërgatës, Bashkim Leci.
Akademia Përkujtimore u përmbyll me baladën “Njeriu-Presidenti Ibrahim Rugova”, me tekstin lirik të poetit të mirënjohur, Mentor Thaçi, sekretar i Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë; muzika Prof. Eduard Krock, të kënduar nga tenori Shkodran Tolaj, i njohur në të gjithë Etnikumin shqiptar dhe gjithandej në Mërgatën shqiptare në shtetet evropiane dhe përtej Oqeanit.
      Më në fund, edhe më skeptikët dhe kritikët më fanatikë të Presidentit Rugova, tashmë, janë bindur se Ai mbetet shtetari më i dashur, më i respektuar, deri në adhurim, personaliteti unik, udhëheqësi më emblematik dhe me integritet të plotë, në të gjithë Shqiptarinë e shekujve të pas kryeheroit Kastrioti.

VIDEO/ Qindra qytetarë protestojnë në Romë, e reja: Arsyeja e emigrimit tim është Edi Rama

Qindra qytetarë kanë protestuar ditën e sotme në Romë,Itali, kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha nga drejtësia e dirigjuar me urdhra politik.

Protestuesit u shprehën se do të jenë pjesë e protestave kombëtare që  do të mbahen në Tiranë dhe me votën e emigrantëve do të rrëzojnë nga pushteti regjimin.

“Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe nuk është hera e parë që mblidhemi dhe shpresojmë që të jemi në protesta të tjera që dot mbahen dhe në Tiranë. Të gjithë parafolësit e thanë që largimi i Ramës duhet të jetë emergjente.

Besoj se me votën e emigrantëve do të jetë sa më i shpejtë rrëzimi i kësaj qeverie të korruptuar.”

Një nga të rejat që i ishte bashkuar protestës u shpreh se arsyeja e emigrimit është qeveria e korruptuar që është në pushtet dhe ka shkatërruar të gjithë vendin.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodh në Shqipëri dhe të gjitha kronikat në televizione janë kronikat e zeza, kjo nuk është Shqipëria që duam. Ai regjim që është tani në pushtet më ka detyruar të largohem ashtu si dhe ju, duhet të ngremë zërin për vendin tonë, për shqiptarët dhe gjërat të vihen në vendin e duhur”- u shpreh vajza.

Në ora 15:00, ne Piazza Albania Romë, protestë e degës së PD, në mbështetje të kryetarit, Sali Berisha

Është njoftuar se edhe në Romë do të zhvillohet një protestë e dëgës së PD Romë, në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha. Njoftimi është ndarë në facebook nga Bardhok Doda.

Mesazhi i plotë:

Në ora 15:00, ne Piazza Albania Romë, protesta e degës së Partisë Demokratike Romë, në mbështetje të kryetarit të PD, Sali Berisha. Protesta do të transmetohet live në faqen e Partise Demokratike.

Shqiptarët në Itali njoftojnë protestën e radhës kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha

Simpatizantët, anëtarët e PD por edhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali kanë paralajmëruar për protestën e radhës që do të zhvillohet në Piazza Albania, Romë me datë 4 shkurt ora 15:00-17:00.

Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga emigrantët në Itali në shenjë revolte dhe kundërshtimi ndaj arrestimit të liderit të opozitës dhe PD, Sali Berisha.

Kujtojmë se kjo është protesta e radhës kur janë paralajmëruar edhe shumë të tjera nga aktivistët dhe anëtarët e PD në vendet e Europës.sn

Image

DR.IBRAHIM RUGOVA E KA PASUR PARASYSH SE BESNIKËRIA DHE LIDHJA ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS PARAQET TË VETMËN GARANCI AFATGJATE DERI NË PËRJETËSI PËR BIJETESËN TONË POLITIKE TË POPULLIT SHQIPTAR NË GADISHULLIN ILIRIK

Hysen Ibrahimi
Förslöv, Suedi, 20 janar 2024

 

Në prag të 21 janarit të ndërrimit jetë të kryetarit të parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, na kujton kohën më të rëndë, kur nga kjo botë iku Profeti ynë Shqiptar Ibrahim Rugova. Dhembshuri i madhe, dhembshuri shpirtërore, dhembshuri që zemra e ndjenë mungesën e tij për shumë arsye.
Duke ditur persekutimet e Familjes së Prsidentit Rugova, nuk mund pa e përmendur se kjo familje e cila ka qenë në servijim të plotë nga pushtuesi serbo-sllav kur regjimi kriminel serb, asnjëherë nuk ia ndau sytë kësaj familje e në veçanti për të përcjellur Prsidentin Dr. Ibrahim Rugova. Edhe pse gjithmonë nën survejimin e pushtuesit, Presidenti u shkollua si jetim me mia mundime dhe u frymëzua nga rezistenca heroike të të parëve të tij kundër hordhive çetnike serbe siç ishte babai i tij Uka i Rrustë Sadrisë. Presidenti Rugova, me gjithë intelektin, talentin për formimin e tij prej një atdhetari të madh të kombit shqiptar, fitoj besimin dhe dashurinë e popullit shqiptar deri në skajshmëri. Duke i kujtuar të gjitha këto, pashmangshëm n’a kujtohet edhe 21 janar 2006, tani kur mbushen plot tetëmbëdhjetë vjetë prej se ka ndërruar jetë Presidenti i parë i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Gjatë takimeve të mia me Presidentin Rugova më kujtohen si sot të gjitha bisedat rreth çështjes kombëtare dhe rrugëtimi ynë drejtë bashkimit të një Shqipërie etnike. Ai më thoshte, citat ” Bashkimi i trojeve etnike do të ndodhë herët apo vonë sikurse që ndodhi Liria e Dardanisë do të ndodhë edhe bashkimi i trojeve etnike shqiptare me një shtet të vetëm që e quajm Shqipëri, deshën apo nuk deshën armiqtë tanë” fund citati.
Pastaj vazhdonte, citat ”Kjo do të ndodhë se Shtetet e Bashkuara të Amerikën janë fuqia më e fortë në globin tokësor e cila përcakton edhe rrugullat politike të njerëzimit dhe tani jemi populli shqiptar më miqësor, më falënderues dhe më besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse SHBA-ja din të vlerësoi vlerat dhe lirinë e një kombi. Për këtë ata janë në dijeni se ua kemi spjeguar në hollësi” fund citati – më thoshte kryetari Rugova.
Presidenit si një vizionar largëpamës, ka pasur njohur të thella për potencialin e fuqishëm të SHBA-së që garantonte sigurinë e Dardanisë dhe në vazhdimësi punoj për të sensibilizuar çështjen shqiptare dhe veçanërisht për të krijuar lidhje të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai, ka punuar shumë në këtë drejtim dhe ia ka dalur. Si? Me vet faktin e ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e Dardanisë, është rezultat i drejtëpërdrejtë i punës dhe angazhimit të Presidentit Rugova. Këtë e ka thënë edhe vet Bill Clinton para opinionit botëror dhe botës shqiptare.
Ibrahim Rugova e ka pasur parasysh se besnikëria dhe lidhja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës garanton sigurinë e përjetshme të popullit shqiptar, në anën tjetër paraqet të vetmën garanci afatgjatë deri në përjetësi për mbijetesën tonë edhe politike të popullit shqiptar në Gadishullin Ilirik. Kjo miqësi duhet ruajtur si sytë e ballit.

Analizat e kohës dhe këto të tanishme po dëshmojnë se politikat shfrenuese mbi popullin shqiptar si ato serbe dhe ruse nuk respektojnë drejtësi e realitetit të popullit ILIR qoftë ai kulturor po ashtu edhe politik. Prandaj, në këtë kohë ka një kuptim të jashtëzakonshëm të flitet për peridhën e Ibrahim Rugovës dhe vizionin e tij politik për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë nyen e pazgjedhur shekullore e cila është e mbushur me padrejtësitë më të mëdha mbi shqiptarët. Rrugën për zgjedhjen e kësaj nyje shekullore e gjeti Profeti ynë Dr. Ibrahim Rugova.
Besimi më i qëndrueshëm në rrugëtimin e mbijetesës shqiptare Presidenti Ibrahim Rugova me shumë të drejtë e ka parë lidhjen e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sido qoftë mbetet i pakontestueshëm fakti se politikat serbe-sllave si ansjë popull tjetër në Gadishullin Ilirik, ka përgaditur planet më të egra për shfarosjen e popullit shqiptar.
Për këtë ”perandoria” serbe ishte e gatshme të bashkëpunoj me çdo kend vetëm e vetëm ti garantoj daljen e tyre në Detin shqiptar.
Presidenti Rugova ka vlerësuar lartë çdo lëvizje e cila ka qenë në mbrojtje të kulturës, gjuhës dhe traditave shqiptare dhe ka ngritur zërin se populli shqiptar ka origjinën e tij të pakontestueshme dhe askush nuk mund ta keqpërdorë.
Ndaj, me rastin e 18 vjetorit të ndërrimit jetë të Presidentit historik dhe shpirtëror të Dr. Ibrahim Rugovës, më lejoni të ua përkujtoj e idenë që Presidentit Rugova, që ma na ka thënë sa ishte gjallë, si vijon:
Dy shtetet shqiptare, Shqipëria, Dardania pastaj edhe Ilirida së bashku me trojet tjera etnike shqiptare dhe dy akademitë tona shkencore së bashku me institutet e historisë dhe albanologjisë një ditë duhet filluar që ta përgadisin dokumentin e përbashkët zyrtar për nismën e Bashkimit Kombëtar, të të gjitha trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm që është SHQIPËRIA. Ne këtë rrugë do ta ndjekim, nuk do t’i shmangemi asnjëherë.
Sepse, kjo nënkupton në anëne tjetër se duhet hedhur poshtë të gjitha padrejtësitë historike që i janë bërë popullit tonë më të vjetër në Evropë, i copëtuar nga të gjitha anët. Ne këtë këtë bashkim e shofim si të vetmën zgjidhje karrshi politikave serbo-sllave dhe maqedono-sllave. Rrugë kjo e cila është e pakthim.
Këtë nismë populli shqiptar kudo që ndodhet do ta mbrojmë, do ta mbështesim si të vetmën rrugë për mbijetesë. Po ashtu t’i ruajmë lidhjet e ngushta me botën perëndimore në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë e respektojmë, e përkujtojmë dhe nderojmë çdo herë Presidentin e parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, duke ia quar amanetin e tij në vendin e duhur.

E paharruar qoftë vepra e Presidentin të parë të Republikës së Kosovës,
Dr. Ibrahim Rugova.

‘Kjo është Diktatura 3.0’ – Bisedë me studiuesen Keda Kaceli

“Historia duhet të jetë ajo që të na tregojë se si të mos përsërisim disa nga gabimet që janë bërë ose disa nga eksperiencat që kemi kaluar.”

“Ne nuk dimë shumë gjëra për të gjithë krimet e komunizmit në vendin tonë. Krimi më i madh është antinjeriu, është mënyra se si  është shkatërruar Uni njerëzor, duke filluar te familja.” 

Studiuesja e njohur Keda Kaceli, hulumtuese dhe përkthyese në italisht e veprës së At Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”,  ishte e ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV në një bisedë për tema të ndryshme që preokupojnë sot shoqërinë shqiptare, duke filluar që nga shpopullimi, masat që po merr Kosova fqinje për të nxitur lindshmërinë, braktisja e moshës së tretë dhe politikat që ndjek qeveria shqiptare, krimet ende të pagjykuara të diktaturës etj.

Ishin dy moderatorët, Flavio Qarri dhe Ola Bregu, që e zhvilluan bisedën me studiuesen

Kafe Shqeto: Znj. Kacel, po e nis me të dhënat paraprake nga Censusi. 1.7 apo 1.8 milionë banorë kanë mbetur në vend.

Keda Kaceli: Pak a shumë aq sa kemi qenë pas Luftës II Botërore, që është realisht e tmerrshme, sepse Censusi i vitit 1036 ka pas nxjerrë pikërisht këto shifra, pak a shumë dhe … është e tmerrshme.

Kafe Shqeto: Disa nga burimet thonë se popullsia është e njëjtë sa në kohën e Zogut.

Keda Kaceli: Pikërisht, kjo është e tmerrshme sepse në kohën e Zogut kishte një pjesë të mirë e popullsisë që ishte shumë e pasur, aktualisht varfëria ka kapur nivele të tmerrshme. Censusi, përveç faktit që po e mbajnë të fshehur, është tepër shqetësues. Është tmerrësisht shqetësues, se janë larguar mbi 1 milionë.

Kafe Shqeto: Thonë se është larguar krahu i punës, por me sa duket janë larguar dhe persona me aftësi riprodhuese.

Keda Kaceli: Sigurisht, sepse krahu i punës sigurisht që do të krijojë famije; është pikërisht trendi i moshës rinore që ikën, që kërkon jetë më të mirë, që mundohet për të krijuar të ardhmen e vet dhe detyrimisht krijon dhe familje dhe nuk ka si të mos e kuptojmë faktin që do të krijojë familje në vendet e huaja ku mundësitë janë pa dyshim më të mira.

Kafe Shqeto: Lind një emigrant të brezit të dytë kur shkojnë atje…

Keda Kaceli: Tashmë të brezit të tretë rrezik, sepse brezi i dytë është stabilizuar. Unë kam 30 e ca vite që jam fëmijë emigrantësh. Pra, unë kam ikur fëmijë dhe i bie që unë duhet të kisha fëmijët e e mi më të mëdhenj se ç’kam ikur unë vetë e kjo është tepër shqetësuese. Ne po po popullojmë vendet e  tjera të Europës. Shqipëria gjeografikisht është në qendër, në zemër të Evropës dhe si vend ndër vendet e Evropës, jemi më pak me lindshmëri, me vdekshmëri. Të gjithë parametrat janë tmerrësisht në bjerrje të vazhdueshme dhe kjo është tepër shqetësuese.

Kafe Shqeto: Znj, Kaceli, të bëjmë një krahasim. 500 euro për çdo grua që lind në komunën e Rahovecit dhe 400 mijë lekë që ofrohen nga qeveria në vendin tonë e që nuk dhanë efekte pozitive, po përkundrazi.

Keda Kaceli: Padyshim, se pikërisht në këtë katërvjeçarin e fundit është shtuar numri i të ikurve, kështu që kush do të lindë këtu?! 60-vjeçarët?! 80-vjeçarët?! Këtu edhe po tkurremi. Domethënë popullsia jonë është ndër popullatat më të plakura fatkeqësisht, këtu ne po lemë moshën e tretë. Për më tepër po e lëmë vetëm, që është dhimbje mbi dhimbje. Pra, veç shpopullimit, kemi dhe faktin se është edhe braktisja. Kush merret me moshën e tretë?! Këtu nuk kemi as struktura për moshën e tretë. Këtu nuk ka asgjë.

Kafe Shqeto: Kemi nga ato sanitaret që i rrahin pleqtë.

Keda Kaceli: Është një tmerr i vërtetë, janë krime. Nuk çuditem, duke qenë se baza antishqiptare këtu ka mbi 80 vjet që ushqehet, kështu që mua nuk më çudit edhe fakti që kemi sanitare që rrahin sepse edhe jeta e sanitareve është e tillë që shkon drejt asaj.

Kafe Shqeto: Rikthehemi në një aspekt tjetër, se ka një aspekt që është më shumë filozofik se praktik. Nëse i rikthemi përkthimit tënd të “Rrno për me tregue” dhe parathënies së një personazhi legjendar tashmë si Silvio Berlusconi, duket sikur ai ishte profetik në parashikimin e tij se pikërisht harresa ndaj një sistemi të tillë do të sillte drama edhe më të forta.

Keda Kaceli: Pa diskutim! Kush e harron të kaluarën e vet është i destinuar ta ripërsërisë historinë. Historia jemi ne, sepse jemi ne ata që e bëjnë, jeni ne ata që e jetojnë. Është edhe ky aspekt, që me parametrat e sotëm nuk mund të gjykojmë të kaluarën, megjithatë historia duhet të jetë ajo që të na tregojë se si të mos përsërisim disa nga gabimet që janë bërë ose disa nga eksperiencat që kemi kaluar. E thashë edhe dje te “Rrugica e lirisë” që kush harron, është i destinuar të rishikojë dhe të rijetojë atë që po jetojmë sot.

Ne kemi rënë në një diktaturë. Unë e quaj Diktatura 3.0, sepse 2.0 ishin këto 12 vitet e fundit, sepse përfundimisht nuk ka më pluralizëm e  për t’iu kthyer asaj që edhe padër Zefi më ka lënë amanet, do të ishte mirë që të tregohej. Unë dje i tregova në njëfarë mënyre njerëzve që ishin atje, atyre qëndrestarëve që nuk po jepen, nuk po dorëzohen dhe kjo është e vetmja mënyrë për të mos e përsëritur edhe të kaluarën, edhe krimet që janë bërë që as nuk janë ndëshkuar, nuk janë gjykuar. Madje, as nuk janë hulumtuar mirë.

Ne nuk dimë shumë gjëra për të gjithë krimet e komunizmit në vendin tonë. Krimi më i madh është antinjeriu, është mënyra se si  është shkatërruar Uni njerëzor, duke filluar te familja. Askush nuk e diskuton aspektin se nuk ishim bij të familjeve tona, domethënë hiq pjesën që e mbante të fortë atë lidhjen me genin e vet, me traditën e ishim “bij e bija partie”.

Ti kape aspektin filozofik, por është pikërisht te aspektet më të thella të matricës ideologjike, aty fillon gjithçka. Duke shkatërruar Unin familjes, u shkatërrua gjithçka që ishte tradita e zejtarisë, tradita e bujqësisë… Kolektivizimi çfarë solli?! Domethënë, jo vetëm që janë aspektet e krimeve të vrasjeve të shkatërrimit e të djegies, të prerjes, të internimeve, po ato që nuk kemi quajtur krime, ajo mënyrë se si është formësuar, se si është edukuar populli, domethënë është ajo mënyra se çfarë edukate kemi marrë në shkolla. Se thonë kanë qenë shkollat “e mira”, ka pasur “vlera”! “Mjekësia e mirë, shkolla e mirë, kishim rregulla”!!!

Cilat rregulla??? Se komunistët kur erdhën në pushtet mbaruan punë me elitën e kombit, po pastaj iu vunë gjithë popullit!  Pra, nuk të bëri vetëm armik të ideologjisë, të bëri armik të popullit. Dhe armik i popullit është një term shumë i rëndë. Është term shumë i rëndë, sepse populli është ai entiteti që e mban…Ka qenë një praktikë e vazhdueshme e përditshme e Urrejtjes së Aplikuar.

Dialog me Gjergj Kastriotin – dhe lufta për një Prizren Shqiptar- Nga Nue Oroshi

Aty në Kalanë e Krujës në Kastrinë e Mirditës në rrafshnaltën e Lezhës në Qendër të Prishtinës, ne Prizrenin historik, apo nëpër qytete të ndryshme të Evropës takova gjurmet që kishte lanë Gjergj Kastrioti. Ai sikur dëshironte një dialog në formë të përgjegjjës për pasardhësit e tij shqiptarë. Unë e thashë hero mos u dëshpro se pas kohës tënde heroike dhe vdekjës tënde 1468 kemi pasur 444 vjet robëri otomane dhe 100 vjet robëri sllave. Të dy këta pushtues që sunduan në trojet shqiptare kanë lanë kopilat e tyre që në formën e sythit të mbirë ata po dëshirojnë me tregu se nuk janë shqiptarë. Gjergji më përgjigjet: “Po si ësht katandisur në kët mënyrë Arbëria e ime!?”
A ka ende djem shqiptarë në Tokën e Arbërit të cilët i dalin zot kësaj toke. Unë e bëra luftën që t’iu lidhi me Evropën dhe jo me Rusinë e Azinë. Unë i ndërpreva rrugën sulltanëve e pashallarve për t’iu treguar se kjo tokë ka zot shtëpie e zotët e kësaj toke janë Arbërorët. E unë i përgjigjem : Hero. Që nga periudha jote kemi problem me tradhëtarët. Edhe ti pate të tillë që ta kanë kthyer shpinën por nuk u dorzove. Ju tregove vendin spiunave të sulltaneve dhe të kraleve të ndryshme e orjentove Arbërinë në rrugën Evropiane.
E mos harro Hero se të tillët janë shumuar. Kanë lanë pasardhës dhe janë përzier me farën e sulltaneve dhe krajlave të Serbisë dhe Rusisë. Ata janë në gjendje të bëjnë çmos që mos të egzistoj Shqiptaria. Hero atyre ju pengon edhe gjuha shqipe, edhe tradita shqiptare edhe shkrimtarët shqiptarë, edhe heronjët shqiptarë. Hero, të tillët edhe pushtimet aziatike dhe ato karpatiane po dojnë me na i shitë për çlirim. Hero 444 vjet pas teje Perendoria Osmane ka mbjellë kopila në trojet shqiptare. Hero edhe 100 vjet pas në trojet shqiptare sllavët kanë mbjell kopilat e tyre, ku e vazhduan pushtimin në trojet shqiptare aty ku e lanë osmanlit, ku osmanlit në ikje e sipër i dorzuan si peshqesh sllavëve, Plavën e Gusinë, Ulqinin e Malsinë. Kosoven e Iliriden dhe vise te tjera shqiptare.
Hero edhe gjatë këtyre 100 viteve e ideoligjizuan kombin shqiptarë pro orjentimit rus, ku edhe na mbjellën një egjër me emrin komunizëm. Ajo egjër për 50 vjet u shëndrrua në murtajë, e cila vrau, preu dhe masakroj intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj shqiptarë që e deshën orjentimin e shqiptarëve aty ku dielli lindë në perëndim. Hero, kjo ideologji na i mori 47.300 shqiptarë mbi 95 % nuk u dihen varret, në Tivar e Bihor, u bën mish për peshq shqiptaret atdhetar. Më pas hero u vranë dhe u masakruan elita intelektuale që kishte kryer shkollimin nëpër universitetët perëndimore, qe ishin kunder që të mbillet fara e Rusisë në trojet shqiptare.
Hero a nuk e tha Fishta në shprehjen e tij: “Çka të lanë kta katër ujq që i turrën shoqi shoj thonë do të dalë një djall i kuq që për të gjallë do t’ja vë thojtë. Atdhetarët do t’i qon drejtë qengelit ndërsa ata që i shpëtojnë qengelit merr e i qon në shkollë t’gabelit”. Po ku i kam kufijtë ore i nderuar? Ka shtrihët sot Arbëria ime?Pyet Kastrioti. Aty marrë frymë thellë. Hero ,Arberia të është ndarë në copa -copa por ende frymon. Djemtë e Arbërit i ke të ndarë në dy pjesë. Ata që janë shqiptarë dhe të cilët kanë një orjentim të pastër kombëtar që trojet shqiptare t’i bashkojnë dhe t’i orjentojnë në gjirin e familjës evropiane, që po ecinë rrugës që na e le ti, dhe të tjerët kopilat që na i lanë pushtuesit aziatikë dhe karpatian të cilët janë bërë se bashku dhe janë formu dy ideologji të reja ku secila ka nga dy krah, krahu i parë ndahet në dy pjesë: në Vehabizëm dhe në Erdoganizëm.
Ndërsa krahu i dytë në Titizëm dhe Enverizëm. Të dyja këto ideologji janë kancer për kombin shqiptarë hero. Këto po bashkpunojnë ngushtë me Serbi, Rusi dhe Turqi dhe po dojnë që edhe një herë t’i kthejnë trojet arbërore në troje shkretirë, ku do të kullosin kuajtë e verbërt aziatik e karpatjan. Po ku mbeti lufta ime ore i uruar?Ku mbeti ndërgjegjja Kastriotase? Kur do të zgjohet kjo ndërgjegjje të kombi im shqiptarë? Aty kërkoj që ta pushoj dialogun për disa minuta dhe i mllefosur nga kjo gjendje që e ka kapluar Arbërinë e Gjergj Kastriotit – Shqipërinë e sotme etnike i dhashë këtë përgjigjje:Hero ta jap Besën e nderit se nuk do t’i lamë në trojet tona që të kullosin kuajt e varreve aziatike e karpatiane.
Do ta ringjallin Beslidhjën Kastriotase dhe do ta bëjmë Shqipërinë Etnike pa ideologjinë e Vehabizmit, e Erdoganizmit, pa Titizëm e pa Enverizëm por me një nacionalizëm të pastër shqiptare duke afruar në Beslidhjën Kastriotase djem dhe vajza me ndjenja të pastra kombëtare. Hero nuk ka dalë fare të gjithë bijtë e shqipës. Ende ka shqiptarë që në gjakun dhe gjenin e tyre frymon koncepti Kastriotas. Të gjithë ata po e presin momentin që t’iu prijë një elitë e shëndoshë kombëtare me moton : ta bëjmë Shqipërinë Etnike e cila do të integrohet në gjirin e familjës evropiane.
Deri sa e mbylla dialogun me Gjergj Kastriotin, mu kujtuan: “Lotët e Gjakut” të patër Anton Harapit kur Shqipëria ra në duart e komunizmit pansllavist dhe papritmas nga sytë e mijë pashë dy kokrra loti, lotë të derdhur për një pjesë të vëllëzërve të mijë shqiptarë që e mohuan dhe po e mohojnë shqiptarizmin dhe duke ecur rrugëve të tradhtisë kombëtare gati e gjashtë shekuj me radhë i lanë vëllëzërit e tyre shqiptarë pa varre për një kocë të palarë që i afruan armiqtë e kombit tonë shqiptarë.
Lufta për një Prizren shqiptar
Lufta për një Prizren shqiptar nuk është një luftë e re. Ajo daton nëpër periudha historike qoftë në atë të pushtimeve osmane qoftë në atë të pushtimeve sllave. Sado që osmanët luftuan që ta humbin shqiptarizmën në Prizren prap Prizreni mbeti qendër e Kastriotizmit. Sado që turqit u munduan që të humbin çdo gjurmë shqiptare Prizreni u shëndrrue në Qytetin e Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, ku u dha kushtrimi në luftë kundër turqeve. Sado që Prizreni u mundu të boshnjakizohet e sllavizohet dhe turqizohet në marrëveshjen e Splitit në mes të pushtuesve jugosllav dhe politikaneve turq për shënderrimin e familjeve Gashi, Krasniqi, Mazreku, Morina, Bytyqi, dhe shumë familjeve të tjera shqiptare në turq.
Prizreni u forcue dhe u bë urë lidhëse e besëlidhjeve shqiptare dhe lëvizjeve kombëtare për Pavarsi dhe muranë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Epo tash çka duan forcat neotomane në Prizren për ta refuzuar Muranën e Gjergj Kastriotit me pyeti Kastrioti. Isha pak i nxanë ngushtë me këtë pyetje por ja dhashë përgjigjen: Hero këta që janë kunder Muranës se Gjergj Kastriotit nuk janë shqiptar, nuk janë as nga rrënja arbërore por janë pasardhës të atyre familjeve endacake që kanë pas ardhur me deve për ti argëtuar osmanlitë. Ofshani thellë në shpirt Gjergj Kastrioti dhe tha: Arbëria duhet t´ia thotë disa fjalë shqiptarisë: Shqiptarët e sotëm janë arbëroret e djeshëm.
E deri sa kujtimi për Gjergj Kastriotin më therë shpirtin në këtë përvjetor të kalimit në amshim, për shkak të gjendjes se ku ka ra shqiptaria, prap shqiptarët e vërtetë dhe atdhetarë do të tubohen për ta bërë Shqipërinë Etnike dhe për ta larguar farën pansllaviste dhe atë aziatike nga trojet shqiptare që e ka sjellë shqiptarinë në buzë të greminës. Hyrja në levizje e atdhetarizmës do ta bëj edhe një fitore të madhe në Prizren me vendosjën e Muranës se Gjergj Kastriotit si dhe ndertimin e Muzeut të Mesjetës shqiptare në Kalanë e Prizrenit. E deri atëherë duhet një mobilizim i forcave atdhetare shqiptare pa dallim krahine, feje apo ideje, por të lidhur ngushtë me besën e Zotit dhe flamurin e Gjergj Kastriotit se Shqiptaria nuk do të shuhej por ajo do të jetoj shekuj pas shekujsh.

Greqi: Vrau kunatin pasi dyshonte se i kishte përdhunuar vajzën, lirohet babai shqiptar

Me lot dhe duartrokitje është pritur nga familjarët e tij vendimi i Gjykatës greke për Fatmir Terallarin, i cili u la në arrest shtëpie, pasi vrau kunatin e tij, 33-vjeçar.

Sipas mediave greke, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie, në të njëjtën banesë me të bijën, e cila dyshohet se është përdhunuar sistematikisht për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj.

Të dy avokatët mbrojtës të të pandehurit, Alexis Kougias dhe Michael Vasilikos, u shfaqën të emocionuar në deklaratat e tyre për gazetarët. ” Ndihem mirë , ashtu si e gjithë shoqëria greke ndihet mirë,” tha Alexis Kougias.

Protesta në ambasadën shqiptare në Itali- Budina: Në Shqipëri është instaluar diktatura

Disa shoqata Shqiptare kanë protestuar përballë ambasadës shqiptare në Itali kundër arrestimeve politike ndaj shefit të opozitës, Sali Berisha.

Pjesë e protestës në Itali ishte dhe aktori Edmond Budina ku u shpreh se sot në Shqipëri komandon krimi i gërshetuar me pushtetin dhe jemi në një diktaturë nën petkun e demokracisë

“Është e natyrshme që të protestosh kundër kësaj qeverie mafioze që i shërben vetëm krimit. Arrestimi i shefit të opozitës  është fundi dhe ne  e kemi paralajmëruar se jemi në diktaturë, e kemi paralajmëruar edhe në shembjen e tetarit për atë që i kanoset qeverisë dhe burgosja e Berishës është i vetmi që mund të mbledhë vota dhe prandaj ata e luftojnë.

Unë kurrë nuk ka fituar gjë nga partitë politike dhe as nga Berisha por protesta ime sot është në kundërshtim të asaj që po i ndodh opozitës në Shqipëri dhe jam në protestën mbështetëse që kanë nisur qytetarët shqiptar në Itali.

Nëse mund ti ndodhë të gjithëve kjo gjë dhe po shko vendi drejtë diktaturës nën petkun e demokracisë, atje ka një mafie e cila është bashkuar me pushtetin politik dhe është rreziku më i madh që po i ndodh Shqipërisë. Ne protestuam në mënyrë paqësore ndaj shembjes së teatrit dhe për pak njerëzit kishin mbetur në rrënojat e teatrit pasi u shemb teksa njerëzit po qëndronin brenda.

Nuk duhet më fjalë por duhet që të veprohet pasi koha e fjalëve ka marrë fund.”sn

 

Doli nga shtypi SHPRESË DHE NOSTALGJI

 

 

Parathënie

 

Ky është fillimi i shpalosjes së aktiviteteve të mërgatës sonë. I pari për faktin se duhen edhe shumë libra të tjerë për të shpalosur aktivitetin prej tre dekadave në emigrim. Librimi im i parë monografik për aktivitetet e mërgatës sonë e pëfshinë periudhën dhjetvjeçare nga viti 1997 e deri në vitin 2007.

Në brendinë e librit të parë monografik do të mësoni për ngjarjet dhe aktivitetet e mërgatës nëpër të cilat kam qenë pjesëmarrës dhe akter i tyre. Të gjitha që i lexoni janë ngjarje të vërteta të bazuara në fakte dhe argumente, disa prej të cilave i kam dëshmuar me foto të kohës. Mirëpo, përveq fotografive në arkivin tim janë video dhe audio-inçizimet që i vërtetojnë në plotni të gjitha ngjarjet të cilat i kam përfshirë në këtë monografi të shkurtër.

Qëllimi i kësaj monografie është shpalosja e ngjarjeve gjatë periudhës së luftës çlirimtare, të periudhës më të vështirë, por edhe më krenare nëpër të cilën ka kaluar popullata jonë në Kosovë dhe ne mërgimtarët në shtetet evroperëndimore në veçanti.

Vetë titulli i këtij libri “Shpresë dhe Nostalgji” flet shumë për gjendjen emocionale nëpër të cilën kaluam ne mërgimtarët gjatë periudhës së luftës së lavdishme çlirimtare. Zemra e jonë çdo ditë qante për vendlindjen dhe familjarët që i kishim në flakët e luftës!

Zemra e ne mërgimtarëve çdo ditë qanë për vendlindjen që e kemi lënë, ku bashkë me vendlidnjen i kemi lënë familjet dhe kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe rritës sonë. I kemi lënë miqt dhe shoqërinë.

Me trup në dhe të huaj, me mendje në vendlindje!

Gjatë periudhës së luftës çlirimtare, në vendin e punës, vetëm kur e godisja me kokë ndonjë trup të fortë zgjohesha shpejtë nga meditimi për vendlindjen, familjen miqt dhe shoqërinë.

Vetëm ata që e kanë provuar, të tjerët nuk e kuptojnë dot këtë ndjenjë të thellë shpirtërore të mërgimtarëve.

Ndjenja e brendshme shpirtërore është reflektim i shpirtit të njeriut. Nuk janë fjalët ato që e tregojnë shpirtin e njeriut, por është ndjenja e brendshme shpirtërore e cila shpërthen nga jashtë me emocione të papërshkruara me fjalë. Kur qan zemra e mërgimtarit shterret edhe oqeani!

Megjithatë, krahas nostalgjisë për vendlindjen dhe thyerjeve shpirtërore që përjetonim nga abuzimet e njerëzve të papërgjegjshëm, jetonim me shpresën e madhe për një të nesërme më të mirë.

Nuk ishte aspak e lehtë për neve që na duhej të punonim çdo ditë pandërprerë në vendet e punës, përderisa nuk e dinim me javë e muaj të tërë për fatin e familjeve tona në flakët e luftës.

Përkundër kësaj sikuate asnjëherë nuk jemi ndaluar së vepruari për të mirën e vendit dhe bashkatdhetarëve.

Gjatë përshkrimit të ngjarjeve të kësaj monografie, në të gjitha aspektet pozitive i kam permendur me emra dhe mbiemra bashkëpunëtorët, kurse në të gjitha ngjarjet negative i kam kursyer në emra ish kolegët dhe bashkëpunëtorët e deridjeshëm, të cilët për përfitime personale kanë devijuar në forma të ndryshme.

Veprimet e tyre i kam trajtuar vetëm si ngjarje negative, pasi nuk kam dashur që ky libër i imi të bëhet objekt i prokurorive dhe gjykatave, por të mbetet një faqe besnike e historisë sonë të lavdishme kombëtare.

Sikurse që “nuk ka mal pa derra, nuk ka as grurë pa egjër” (popullore).

Mospërfshirja edhe e aspekteve negative gjatë ecjes dhe rrugëtimit tonë të përbashkët do ta bënte të mangët rrëfimin e disa ngjarjeve dhe nxjerrjen në shesh të së vërtetës dhe aspekteve pozitive. Sikurse dita pa natën që nuk e ka kuptimin e saj, ashtu edhe drita shndrit më bukur kur e mund errësirën.

Sikurse e kam cekur në fillim, por përserisë, ky është vetëm fillimi i shpalosjes së aktiviteteve të mërgatës sonë. Do të jenë edhe disa vëllime monografike të periudhave të më vonshme, një përbledhje publicistike nga të gjitha aktivitetet e mërgatës për të cilat kam shkruar në të përditshmet në gjuhën shqipe dhe ato italiane, një tregim i veçantë i cili do ta ketë trajtën e një romani, një përmbledhje e 51 tregimeve “Shoqni dhe Pabesi” dhe për fund embëlsira e rrëfimeve nga dita e parë në emigrim e deri pensionim.

 

Autori: Florim Zeqa


Send this to a friend