VOAL

VOAL

PERSONI MË I MOSHUAR NË BOTË

May 25, 2015

Komentet

Albin Kurti: 35 vite më parë, më 28 mars 1989, pushteti i Serbisë i miratoi disa ndryshime kushtetuese në dëm të Kosovës dhe Vojvodinës

35 vite më parë, më 28 mars 1989, pushteti i Serbisë i miratoi disa ndryshime kushtetuese me të cilat i dha vetes arbitrarisht kompetenca shtesë mbi Kosovën dhe Vojvodinën, dy krahinat që deri atëherë ishin të barabarta mes tetë njësive përbërëse federale të ish Jugosllavisë. Këto ndryshime ishin në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Kosovës dhe atë të Vojvodinës, sikur edhe me Kushtetutën e Jugosllavisë.
Vetëm pesë ditë më parë, më 23 mars 1989, regjimi shtypës i Millosheviqit që po forcohej në Beograd mbi kurrizin e popujve të tjerë, ia suprimoi autonominë Kosovës. Kjo ndodhi nën masa të dhunës policore të aprovuara nga Serbia tre javë më herët, më 1 mars 1989, kur kishte vendosur gjendje shtetrrethimi në Kosovë. Pesë muaj pas ndryshimeve kushtetuese, konkretisht më 28 shtator 1989, Kuvendi i Republikës Socialiste të Serbisë e miratoi një kushtetutë të re, me të cilën Kosovën dhe Vojvodinën i degradoi në njësi territoriale regjionale të Serbisë. Në Kushtetutën e Serbisë, Kosova u quajt me emrin “Kosova dhe Metohija”, kurse Serbia i përvetësoi pronat dhe pasuritë shoqërore të Kosovës duke e shpallur Serbinë si pronare të tyre.
Këtë pozicion arbitrar ekspanzionist dhe hegjemon konstitucional ndaj Kosovës, Serbia e ka ruajtur deri sot në kushtetutën e saj. Viti 1989 vijon të jetë thelbi i Serbisë shtetërore që nga atëherë e deri tash 35 vjet më vonë. Ndryshimet kushtetuese dhe kushtetutat e reja të imponuara dhunshëm dhe nën regjim policor nga Serbia më 1989, ishin faza për justifikimin dhe legjitimimin e pushtimit të Kosovës nga Serbia. Në dy vitet pasuese, përgjatë 1990 dhe 1991, Serbia e instaloi një regjim apartheidi me politika segregacioni në Kosovë, duke i përjashtuar shqiptarët e Kosovës nga vendet e punës dhe sfera publike, duke i diskriminuar, persekutuar, burgosur, helmuar dhe vrarë.
Nga vitit 1989 deri më 1999, mbi shqiptarët në Kosovë shteti i Serbisë ekzekutoi politika apartheidi dhe shtypi të drejtat dhe liritë e njeriut; burgosi arbitrarisht dhe dënoi me gjyqe politike; përndoqi, arrestoi dhe torturoi mijëra njerëz; i shkatërroi pasuritë natyrore dhe asetet ekonomike të Kosovës; helmoi nxënësit; mbylli shkolla dhe përjashtoi studentët e profesorët shqiptarë nga universiteti; ndaloi kulturën shqiptare e gjuhën shqipe; mbylli mediat dhe e shtypi mendimin e lirë dhe manifestimin publik të ideve politike; vrau, masakroi dhe zhduku me dhunë mijëra njerëz; plaçkiti, shkatërroi dhe djegu pasuri private dhe publike; dhunoi dhe torturoi civilë të paarmatosur dhe të pafajshëm; dëboi dhe depërtoi qindra mijëra njerëz; mori pengje dhe burgosi njerëz politikisht; kreu gjenocid dhe bëri çmos për ta fshehur atë bashkë me krimet e luftës duke i fshehur kufomat e të vrarëve dhe duke i zhdukur gjurmët dhe dëshmitë.
Por populli dhe shteti i Kosovës nuk harrojnë dhe nuk falin. Andaj i kujtojmë në përvjetore dhe për çdo ditë, për ta freskuar kujtesën tonë kolektive, për ta kultivuar lidhjen mes politikës dhe historisë dhe për t’i mbajtur aktive akuzat ndaj shtetit të Serbisë për fajet dhe përgjegjësitë e saj për gjithë çfarë ka bërë në Kosovë!
Duke i kujtuar ngjarjet në të kaluarën, për t’i sqaruar pozicionet në të tashmen dhe drejtuar qëllimet në të ardhmen politike të Kosovës!

“Në ishullin e Kretës 300 komunistët grekë vranë dhe dogjën 14 nacionalistë kosovarë”- Masakra e panjohur e 9 majit ’47 që u mbajt e fshehtë nga Enver Hoxha

Në mesin e shumë masakrave që kanë kryer serbët, malazezët dhe grekët, që asnjëherë nuk u ngopën me grabitjen e tokave shqiptare, hyn edhe Masakra e komunistëve grekë, më 9 maj të vitit 1947, në Kretë të Greqisë. Kjo masakër është ndër më të veçantat për llojin e krimeve e masakrave të kryera. Është e veçantë për faktin se këta shqiptarë atdhetarë, që ishin antikomunistë të përbetuar, kishin marrë strehim politik në Greqi. Por greku nuk ka besë e, proletarët komunistë gjithherë kanë bashkëpunuar në mes vete, siç ishte edhe ky bashkëpunim në mes të komunistëve grekë, jugosllavë dhe shqiptarë, për vrasjen e nacionalistëve atdhetarë nga Kosova.


Jam i bindur se shumica nga familjarët e të vrarëve, nuk e kanë ditur dhe nuk mund ta dinë edhe sot, se ku ju janë vrarë familjarët e tyre, e mos të flasim për varret e tyre dhe vendin se ku janë gjuajtur pas vrasjes se tyre, që u ka humbur çdo shenjë.

Vlen të veçohet fakti i qëndresës dhe mosdorëzimit të këtyre atdhetarëve shqiptarë nga Kosova, të cilët edhe pse pa armë, shfrytëzuan çdo gjë që kishin, të qëndrojnë heroikisht, ku shumica prej tyre u vranë në përpjekje për të mos u dorëzuar kurrë të gjallë. Tre prej tyre u dogjën brenda në shtëpi dhe pjesa tjetër, shpëtuan me plagë në trup.

Kjo masakër tregon qartë se komunistët pan-sllavistë, kryen masakra të çmendura kundër shqiptarëve, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare. Para lexuesve po e sjell këtë shkrim ekskluziv dhe me fakte historike, për këtë masakër që ndodhi më 9 maj 1947.

Ky material është marr nga Arkivi i Kapidan Ndue Gjon Markut, që është edhe arkivi i “Bllokut Kombëtar Independent”, dhe këto materiale më janë afruar nga e bija e kapedanit, Bianca Gjomarkaj, të botuara në “Albania Libre”, që ishte organ i “Bllokut Kombëtar Independent”, e ku po e japim të plotë:

Masakra e 9 majit 1947, në Kretë

“Më 9 maj të vitit 1947, në ora 04 mbas mesit të natës, në qendrën e Nënprefekturës Fera Petra në Kretë, një batalion i komunistëve grekë, e rrethojnë shtëpinë, ku po flinin 28 shqiptarë nga Kosova, emigrant politik. Shqiptarët ishin vendosur në këtë vend prej autoriteteve greke, dhe merreshin me punime bujqësie, pranë familjeve greke të vendit.

Në këtë mënyrë, ata siguronin shpenzimet e jetesës së tyre. Natyrisht nuk kishin me vete, asnjë lloj arme. Nuk kishin gjithashtu asnjë mbrojtje të posaçme nga ana e autoriteteve vendore. Ata e kalonin gjithë ditën duke punuar dhe ndaj të ngrysur, mblidheshin së bashku në një shtëpi që u kishin caktuar për fjetje e banim.

Natën e 9 majit 1947, batalioni i komunistëve grek i përbërë prej më tepër se 300 vetash, nis të rrethoj ndërtesën e nënprefekturës kazermën e korofillakavet dhe mbas-andej shtëpinë ku flinin. Mbas e plotësojnë rrethimin mirë e mirë, fillojnë sulmin. Patrullat komuniste i lëshojnë za shqiptarvet dhe kërkojnë t’u hapin portën e shtëpisë e, t’u dorëzohen të gjallë.

Në fillim shqiptarët të habitur nga kjo ngjarje e papritur dhe ashtu të përgjumura siç ishin, nuk po kuptojnë se ç’po ngjiste rreth fatit të tyre. Prandaj qëndrojnë në heshtje. Mirëpo nuk shkon shumë kohë dhe patrulla komuniste greke, fillon të zbrazë me armë kundër shtëpisë dhe përpiqen që të thyejë portën e të hyj brenda.

Njëkohësisht i gjithë batalioni fillon sulmin, duke u afruar drejtë banesës së shqiptarëve, me qëllim që t’i kapë të gjallë. Mirëpo komunistët grekë i kishin bërë hesapet gabim, sepse nuk e dinin që bijtë e shqipes, nuk i dorëzohen të gjallë armikut. Shqiptaret kur e panë se po rrezikoheshin seriozisht, filluan të luftojnë kundra komunistëve grekë. Mirëpo, me se të luftonin vallë?!

Ata nuk kishin armë të tjera, përveç trimërisë personale, përveç zëmrës dhe idealit të tyre. Por kishin edhe veglat e punës kishin shata, lopata, kazma, sëpata, kishin fronet ku uleshin për t’u çlodhur kur ktheheshin nga puna dhe ndonjë copë tulle, që mund ta nxirrnin me duar e me thonj, prej mureve të shtëpisë.

Me këto armë pra e fillojnë luftën e tyre këta trima shqiptarë e, kështu luftojnë për gjashtë orë rresht. Ndërkaq filluan të vriten prej plumbave të grekëve, antikomunistët e parë. Jonuz Emini, kryetar i grupit, Idriz Sallova, Latif Kuqi, Riza Matoshi, Zejnel Mehmeti, Qerim Hajdari e Halil Idrizi.

Por edhe nga ana e komunistëve, mbetën pesë të vrarë e disa të plagosur, që tërhiqen e largohen. Duke parë se shqiptarët po qëndronin si burrat dhe nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin të gjallë, komunistët grekë i venë zjarrin shtëpisë, duke ndezur disa fuçi me benzinë që ndodheshin në katin e poshtëm të shtëpisë. Menjëherë e gjithë shtëpia, u rrethua prej flakëve.

Rreziku u bë aq i madh dhe vdekja po afrohej aq shpejtë, sa që për luftëtarët shqiptarë nuk mbeti tjetër rrugë, veçse të kalonin përmes zjarrit e flakës. Osman Sinani, sulmon i pari duke dal jashtë shtëpisë e, për mrekulli mund të ja marr armën një komunisti grek që i doli përpara, të cilin edhe e vrau. Por pas pak edhe Osman Sinani, bie për tokë i vrarë, duke thirrur; “Rrnoftë Shqipnia, Rrnoftë Kosova! Poshtë Komunizmi”!

Mbas Osmanit, sulmon vëllai i tij Bajram Sinani e, fill mbas këtij Isak Ahmeti, Haxhi Halili, Banush Berisha, Bajram Berisha, Kadri Berisha, Mustafa Bajraktari, Ahmet Uka, Fiqri Sejda dhe Hidajet Arifi. Këta për çudi mund të shpëtojnë nga flakët e nga plumbat e komunistëve grekë. Ndërkohë u plagosën rëndë; Qerim Ibrahimi, Bajram Gorani, Hysen Rama, Nazif Vata, Nazif Varoshi, Azis Murati dhe Istref Selmani. Prej këtyre të plagosurve, tre të parët; Qerim Ibrahimi, Bajram Gorani dhe Hysen Rama, vdiqën pak ma vonë.

Mirëpo kishin mbetur brenda në shtëpi në mes te zjarrit dhe flakevet, Xhemal Matoshi, Rexhep Gashi dhe Ymer Sakoli. Këta, duke mos mundur të kalojnë përmes flakëve, qëndruan dhe e pritën vdekjen si burrat e hershëm, duke e kënduar himnin e flamurit e, duke thirrur “Rroftë Flamuri Kombëtar”! Bajram Sinani, njëri nder ata që shpëtuan prej t´rrezikut të zjarrit, shkon e futet në shtëpinë e priftit, por për fat te keq edhe këtu e rrethojnë armiqtë.

Një luftë e dytë fillon për Bajram Sinanin, i cili lufton duke e përdorur në vend të armës shkopin e priftit e, ndonjë send tjetër, që i bije në dorë. Vret një komunist grek e, më në fund shpëton duke u hedhur prej dritares, duke u fshehur në një vend të sigurt. Asnjë shqiptarë nuk u dorëzua i gjallë, në duatë e egërsirave komuniste të tërbuara. Mbas kësaj ngjarje të shëmtuar, autoritetet greke menduan t’i sigurojnë shqiptarët emigrant, duke i mbledhur të gjithë ata të Kretës, rreth 400 vetë, në një qendër të Athinës.

Lajmi i hidhur i vrasjes tragjike të vëllezërve tonë shqiptar nga Kosova, shkaktoi ndër të gjithë të mërguarit shqiptarë, një dëshpërim të patregueshëm. Egërsia dhe barbarizma e armiqve tanë, në vend që të pakësohet, kërkon të shtohet gjithnjë e më tepër. Enver Hoxha i pangopur nga gjaku që derdhi e që po derdhë brenda kufijve të Shqipërisë, deshi ta shtrijë egërsinë e vet edhe përtej këtyre kufijve. Ai u muerr vesh me kriminelët e kategorisë se tij, që mjerisht ndodhën edhe në Greqi dhe kërkoi që këta kriminelë, të lyenin duart e tyre edhe me gjakun e refugjatëve shqiptar, që punonin të qetë në Ishullin e Kretës.

Duke qëlluar mbi refugjatet shqiptar nga Kosova, Enver Hoxha ishte i sigurt se bënte një shërbim të madh besnikërie, kundrejt ustait të tij, Marshallit Josif Broz Tito, i cili ka shkaktuar sa e sa mjerime, në at vënt thjesht shqiptar që është Kosova. Mirëpo veglat e vërteta të barbarismës së kuqe, nuk i kishin bërë hesapet mirë. Ata pandehnin se refugjatet shqiptar të Kretës, do tu bin në dorë, si pa gjë të keq.

Ndonëse s´kishin armë me vete, trimat shqiptarë ditën të luftojnë si luanë dhe ta shesin shumë shtrenjta gjakun e tyre e, t’u japin të kuptuar armiqve të kuq, se atëhere kur s’munt të shpëtojnë dot, pranojnë të vdesin në mes të flakëve të zjarrit, pse të gjallë nuk dorëzohen kurrë. Ne mes të këtij hidhërimi të madh, burrëria që kanë treguar këta vëllezër përpara një armiku shumë më të fortë, përbën një ngushëllime të vërtetë, për zemra tona të helmuara.

Gazeta jonë përgëzon ata që shpëtuan nga ky rrezik e, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta farë e fisit të dëshmorëve, duke u treguar heroizmin e këtyreve, si shembull për gjithë shqiptaret e tjerë”, e përfundon shkrimin gazeta “Albanie Libre”.

Si përfundim në këtë masakër që e kryen komunistët grek, më 9 maj 1947 në Kretë, ranë heroikisht 14 atdhetar shqiptarë: 1. Jonuz Emini, kryetar i grupit, 2. Idriz Sallova, 3. Latif Kuqi, 4. Riza Matoshi, 5. Zejnel Mehmmeti, 6. Qerim Hajdari, 7. Halil Idrizi, 8. Osman Sinani, 9. Qerim Ibrahimi, 10. Bajram Gorani, 11. Hysen Rama, 12. Xhemal Matoshi, 13. Rexhep Gashi, 14. Ymer Sakoli, kurse u plagosën rëndë: 15. Nazif Vata, 16. Nazif Varoshi, 17. Azis Murati dhe 18. Istref Selmani.

Nuk kemi të dhëna më shumë se si përfunduan me pas këta katër atdhetar që u plagosën rëndë. Kurse të palënduar ose, me plagë më të lehta, shpëtuan: 19. Bajram Sinani, 20. Isak Ahmeti, 21. Haxhi Halili, 22. Banush Berisha, 23. Bajram Berisha, 24. Kadri Berisha, 25. Mustafa Bajraktari, 26. Ahmet Uka, 27. Fiqri Sejda dhe 28. Hidajet Arifi.

Kjo ishte tragjedia e 28 shqiptarëve të Kosovës, ku 14 prej tyre u vranë, u dogjën dhe u masakruan nga komunistët grek.

Të tjerët që shpëtuan nuk dihet për fatin e tyre të mëtutjeshëm dhe nëse ndonjë familjar, mund të ketë ndonjë dëshmi më të gjanë nga këta 14 të mbijetuar, është mirë të afroj shënimet rreth kësaj masakre të kryer nga 300 komunistë grekë kundër 28 shqiptarëve atdhetarë nga Kosova, të cilët nuk u dorëzuan dhe e nuk shkuan gjakhumbur, por e paguan veten shumëfish.

Këtu pra, shihet qartë se ripushtimi i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, është paguar shumë shtrenjtë më gjakun e 47.314 atdhetarëve shqiptarë. Memorie.al

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t’i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Gjyqtarët e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut në sallën e gjyqit. (Foto: Reuters)

Një prej përfitimeve direkte të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ].

Kjo Gjykatë – me seli në Strasburg – konsiderohet një prej mjeteve juridike më efektive në gjithë Evropën.

Ajo do të mund të jetë një derë e re që hapet për shtetasit e Kosovës, dhe për Kosovën si shtet, nëse një palë beson se është trajtuar padrejtësisht në proceset paraprake gjyqësore.

Le të thellohemi në këtë pikë.

Kur dhe për ç’arsye mund t’i drejtohet dikush Gjykatës?

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut, të cilën e nënshkruan një vend pas anëtarësimit.

Për t’iu drejtuar Gjykatës, fillimisht një individ duhet t’i shterojë të gjitha mjetet juridike – varësisht prej ligjit vendor – ku një person, apo edhe vetë shteti, ka kryer shkelje, dhe i cili është pjesë e Këshillit të Evropës.

Pjesë e Këshillit aktualisht janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Në rastin e Kosovës do të thotë se fillimisht një palë duhet t’i drejtohet Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit, asaj Supreme dhe Kushtetuese, dhe duhet të tregojë në hollësi si janë shkelur të drejtat e garantuara.

Përjashtim bëjnë rastet kur ndonjë palë mund të vërtetojë që nuk ka pasur mjet efektiv juridik dhe që, rrjedhimisht, i është dashur të kapërcejë ndonjë gjykatë në Kosovë.

Dr. Venera Kabashi, juriste me bazë në Strasburg dhe njohëse e jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka përmendur për Radion Evropa e Lirë disa raste kur dikush mund t’i drejtohet Gjykatës.

Venera Kabashi.

Venera Kabashi.

“Qytetarët do të mund të kontestojnë vendime të autoriteteve të Kosovës lidhur me pronat e tyre, lidhur me dënimet e tyre me burgim, kohëzgjatjen e paraburgimit, kushtet e burgimit/paraburgimit, vendime të tjera që prekin të drejtën e tyre për jetë, liri të shprehjes dhe asociim, mendimit/besimit, privatësisë, diskriminimit, e të tjera”, ka thënë Kabashi në disa përgjigje me shkrim.

Ish-Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari.

Ish-Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari.

Ish-Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari, përveç rasteve ku janë përfshirë individë, i ka përmendur edhe rastet që lidhen me juridiksion ndërshtetëror.

“Është rasti i Kroacisë me Slloveninë, ku kanë qenë palë në gjyqe për disa asete të kompanive apo bizneseve, që dikur kanë qenë pronë shoqërore, mirëpo më vonë janë privatizuar”, ka thënë Jashari.

Pensionistët e ’99-ës në Kosovë

Disa hamendësojnë nëse do të mund t’i drejtohen Gjykatës në Strasburg për çështjen e pensionistëve të Kosovës të vitit 1999, të cilëve prej qershorit të atij viti u janë ndalur paratë prej shtetit të Serbisë, vend anëtar në Këshill që prej vitit 2003.

Më 2012, Gjykata në Strasburg u kanë dhënë të drejtë dy boshnjakëve të Mitrovicës së Veriut, Lutvije dhe Mahmut Grudiqi, në kërkesën e tyre ndaj shtetit të Serbisë për pensione dhe dëmshpërblim.

Gjykata, madje, ka thënë se për shkak që potencialisht mund të ketë edhe shumë raste të tilla me situatë të njëjtë, Serbia duhet të garantojë që pensionet dhe dëmshpërblimet t’iu paguhen edhe të gjithë pensionistëve të tjerë që kanë kontribuuar në Fondin Pensional në ish-Jugosllavi.

Ish-Avokati i Popullit, Jashari, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “nga 60 mijë persona [në Kosovë] sa kanë pasur të drejtë të përfitojnë, Serbia ka rritur ta reduktojë këtë numër rreth 2.000, nëpërmjet një konkursi të shpallur në UNMIK, në atë kohë”.

“Kanë konkurruar diku rreth 6.000 persona. Prej tyre, për shkak të gjoja mospërmbushjes së kritereve, Serbia i ka eliminuar diku 4.000 tjerë”, ka bërë të ditur Jashari.

Ai e ka fajësuar nxjerrjen e preteksteve të ndryshme nga ana e Serbisë, por edhe mosreagimin e shtetit të Kosovës në Këshillin e Evropës – përveç një opinioni të hartuar prej zyrës së Avokatit të Popullit – për një përfundim të tillë.

Kosova dhe Serbia nuk janë marrë vesh asnjëherë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Pensionistë duke luajtur shah në Prishtinë. (Foto: Radio Evropa e Lirë).

Pensionistë duke luajtur shah në Prishtinë. (Foto: Radio Evropa e Lirë).

A mund t’i drejtohet dikush vetë Gjykatës në Strasburg?

Po.

Ndonëse angazhimi i një avokati nuk është diçka e domosdoshme, Kabashi përmend se “në momentin që rasti do t’i komunikohet shtetit të Kosovës për komente, atëherë pala duhet të angazhojë një avokat për të vijuar tutje me procedurat ligjore”.

Ka edhe raste që ndonjë palë bën kërkesë që të vazhdojë të përfaqësohet vetë, edhe pas komunikimit të rastit, Gjykata e miraton kërkesën, mirëpo personi ose entiteti në fjalë duhet të jetë i familjarizuar me procedurat juridike.

Si bëhet kërkesa?

Është obliguese të plotësohet një formular për aplikim që gjendet në faqen zyrtare të Gjykatës. Formulari dhe dokumentet tjera udhëzuese janë të qasshme në gjuhën shqipe dhe serbe – të dyja gjuhë zyrtare të shtetit të Kosovës.

Kabashi tërheq vërejtjen se nuk është aspak e lehtë që ta plotësojnë formularin personat të cilët nuk janë juristë dhe nuk i dinë rregullat.

Ndërtesa e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg, lindje të Francës. (Foto: AP)

Ndërtesa e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg, lindje të Francës. (Foto: AP)

Sa mund të zgjasin procedurat?

Nga disa muaj, e deri në disa vjet – varësisht prej kompleksitetit të rastit.

Largimi eventual i Serbisë nga Këshilli

Zyrtarë të lartë të Beogradit janë duke deklaruar se Serbia mund të largohet prej Këshillit të Evropës, në rast se Kosova pranohet në të.

Jashari beson se ky kërcënim është më shumë i karakterit politik.

Por, edhe në rast të largimit, juristja Kabashi tregon se të gjitha vendet anëtare/ të gjitha palët që pretendojnë se janë viktimë e shkeljeve, do të mund të ankohen në Gjykatën në Strasburg, nëse kanë ndonjë pakënaqësi me shtetin e Serbisë, për periudhën sa ajo ka qenë pjesë e këtij trupi.

Shembull të tillë përbën Rusia, e larguar prej Këshillit të Evropës në shtator të vitit 2022, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë.

“Gjykata e Strasburgut vazhdon të jetë kompetente për të trajtuar çdo rast kundër Rusisë që ka ndodhur para datës 16 shtator 2022 e tutje nga momenti kur ata janë bërë pjesë e Këshillit të Evropës. Në momentin e largimit të Rusisë, në GJEDNJ ishin rreth 17 mijë aplikime kundër Rusisë dhe GJEDNJ-ja ka vazhduar të shpallë aktgjykime kundër Rusisë edhe pas përjashtimit të saj”.

Vendimi final për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pritet të merret në Këshillin e Ministrave gjatë një mbledhjeje që do ta mbajë në muajin maj. Radio Evropa e Lirë

Gazetarja Lala: Kam dyshime të arsyeshme se vëllai i kryeministrit shoqërohet me eksponentë të krimit të organizuar

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar akuzat e Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit të vendit, Edi Rama, Olsi Ramës.

Lala u shpreh se dosja Xibraka nuk është hetuar si duhet dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka thënë në vitin 2017 se ndërhyrja e policisë në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive duke krijuar dyshime për gjithë çështjen.

Ajo shtoi se indicia se vëllai i kryeministrit dhe një trafikant droge kanë përdorur të njëjtin automjet është e mjaftueshme që dosja penale të hapet sërish, teksa rikujtoi rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri që u zbulua nga autoritetet për shkak të sistemit TIMS.

Lala theksoi se Olsi Rama po ashtu rezulton se ka pasur lidhje me Amant Josifin, i cili është i kërkuar nga autoritetet spanjolle, ndërsa shtoi se ka dyshime të arsyeshme se vëllai i kreut të qeverisë shoqërohet me eksponentë të krimit të organizuar, duke përbërë indicie të mjaftueshme për ta hetuar atë.

“Dosja Xibraka nuk është hetuar si duhet, këtë e dimë tanimë. E vetmja pyetje që natyrshëm më vjen është se përse pikërisht ky denoncim në këto momente, gjë që duhet ta sqarojë zoti Bardhi. Opozita flet prej vitesh për implikime të mundshme të Olsi Ramës.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në vitin 2017 ka thënë se nisur nga provat e marra në hetim shpreh mendimin se ndërhyrja e policisë në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive pasi në laborator nuk u gjet produkti i gatshëm dhe gjëra të tjera, por vetëm gjurmë. Duke qenë se në Xibrakë po derdheshin lëngje provash.

Nuk kam konfirmuar ato që thotë zoti Bardhi për TIMS, por Tahiri u vu nën hetim penal vetëm sepse mjeti i tij ishte përdorur nga disa persona që u shpallën fajtorë për trafikun e drogës. Mjafton vetëm ky fakt që dosja penale të hapet nga SPAK, sepse nuk ka pasur asnjë përgjigje se çfarë është bërë me këtë dosje penale.

Duhet të kemi parasysh se prokurori që ka pasur këtë dosje është graduar në prokuror të përgjithshëm të Shqipërisë. Këtu nuk e kemi marrë përgjigjen. Nuk dua t’i hyj nëse Olsi Ram ka lidhje, por ka indicie të mjaftueshme për të hapur çështjen.
Kur një automjet përdoret nga vëllai i kryeministrit dhe një  herë tjetër nga një trafikant droge, këtu lë të dyshosh përtej propagandës politike që këtu ka një indicie që duhet hetuar.

Mendoni se një polic në Shqipëri ka guximin për të ngritur tabelën për të ndaluar vëllain e kryeministrit? Saimir Tahiri shkroi prapa hekurave për Audin, Bardhok Pllanaj u fsheh në makinën e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Sot nuk mund të them nëse Olsi Rama ka mbajtur në mjetin e tij persona të skeduar, por kryeministrit sot ka një përgjegjësi morale nëse provohet lidhja e vëllait të tij, kryeministri ka përgjegjësi politike dhe vëllai penale.

Nuk mund të përdoret makina e vëllait të kryeministrit nga një trafikant për të hyrë e për të dalë nga vendi. Operacioni u shkatërrua që në gjenezën e vetë, gjermanët ndërprenë komunikimet me prokurorinë shqiptare sepse ajo po dekonspironte hetimet.

Kam trajtuar rastin e Amant Josifit, i cili më rezulton me lidhje me vëllain e kryeministrit dhe sot është personi më i kërkuar i autoriteteve spanjolle, ndërsa prokuroria shqiptare nuk e ka sqaruar ende pozicionin e Olsi Ramës. Unë po ashtu kam dyshime të arsyeshme që vëllai i kryeministrit shoqërohet me eksponentë të krimit të organizuar, kjo përbën indicie për ta hetuar. Nuk mund të ngre gishtin e akuzës, por mund të kërkoj hetim nga prokuroria shqiptare nga këto indicie”, u shpreh ajo.

Fatos Lubonja: Operacioni gjerman u dekonspirua për Olsi Ramën… Të hetohet edhe gradimi i dy prokurorëve

Duke komentuar akuzat e kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi për lidhjen e Olsi Ramës me laboratorin e kokainës në Xibrakë i zbuluar pak vite më parë, analisti Fatos Lubonja në një lidhje për “Open” në News 24, tha se hetimi ishte i mangët dhe se duhet hetuar edhe prokurorët që nuk e bënë këtë hetim.

“Nuk kam asnjë dyshim që ky është shtet i trafikantëve dhe i drogës dhe lidhjet e politikës me to janë të dukshme. Mjafton të shikosh lejet e ndërtimit. Ka një problem në gjithë këtë. Personi i pa identifikuar cili është? Nëse është kaq e thjeshtë siç thotë Rama që kam pasur miqësi me këto. S’ka problem. Mund të thuhet se aty është filani por ky është jashtë loje. Këtu ka një problem me policinë dhe prokurorinë që është hequr emri i personit të pa identifikuar. Është absurde që t’i identifikosh moshën ekzaktësisht dhe nuk i dinë identitetin.

Kjo është një provë e qartë dhe meqë nuk kundërshtohet dot, Rama thotë kam qenë me të por nuk kam lidhje. Kjo duhet të ishte thënë. E ngatërron punën fakti që operacioni ishte dekonspiruar. Ndërkohë që ishin gjermanët ata që kishin njoftuar dhe ta merr mendja që ndaj një njoftimi gjerman duhet të ishin të kujdesshëm dhe prapë është dekonspiruar dhe ta merr mendja që ky dekonspirim është bërë sepse këtu ka një njeri të rëndësishëm për ta hequr nga lista apo për të mos e hetuar. Të gjitha këto të çojnë te një hetim i mangët që nuk është as i fundit dhe as i pari.

Ashtu si ky gradimi i prokurorëve duhet hetuar. Për më tepër, si gradohen disa prokurorë që kanë bërë një hetim kaq të mangët. Njëri bëhet kryeprokuror dhe tjetri është i SPAK-ut dhe deshën ta bënin kryeskapist dhe të gjitha këto të çojnë te disa mendime që këtu kemi të bëjmë me një prokurori që është në shërbim. Çështja është hapur vetëm për shkak të gjermanëve. Mendoj se kjo nuk është e veçantë. Ky është rregulli në Shqipëri. Nëse SPAK do të hetonte grupet kriminale i ka nëpër ato kullat”, tha Lubonja.

Gazetarja Lala: Indicia se Olsi Rama ka përdorur të njëjtin mjet me një trafikant, mjafton për hapjen e dosjes

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar akuzat e Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit të vendit, Edi Rama, Olsi Ramës.

Lala u shpreh se dosja Xibraka nuk është hetuar si duhet dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka thënë në vitin 2017 se ndërhyrja e policisë në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive duke krijuar dyshime për gjithë çështjen.

Ajo shtoi se indicia se vëllai i kryeministrit dhe një trafikant droge kanë përdorur të njëjtin automjet është e mjaftueshme që dosja penale të hapet sërish, teksa rikujtoi rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri që u zbulua nga autoritetet për shkak të sistemit TIMS.

Lala theksoi se Olsi Rama po ashtu rezulton se ka pasur lidhje me Amant Josifin, i cili është i kërkuar nga autoritetet spanjolle, ndërsa shtoi se ka dyshime të arsyeshme se vëllai i kreut të qeverisë shoqërohet me eksponentë të krimit të organizuar, duke përbërë indicie të mjaftueshme për ta hetuar atë.

“Dosja Xibraka nuk është hetuar si duhet, këtë e dimë tanimë. E vetmja pyetje që natyrshëm më vjen është se përse pikërisht ky denoncim në këto momente, gjë që duhet ta sqarojë zoti Bardhi. Opozita flet prej vitesh për implikime të mundshme të Olsi Ramës.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në vitin 2017 ka thënë se nisur nga provat e marra në hetim shpreh mendimin se ndërhyrja e policisë në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive pasi në laborator nuk u gjet produkti i gatshëm dhe gjëra të tjera, por vetëm gjurmë. Duke qenë se në Xibrakë po derdheshin lëngje provash.

Nuk kam konfirmuar ato që thotë zoti Bardhi për TIMS, por Tahiri u vu nën hetim penal vetëm sepse mjeti i tij ishte përdorur nga disa persona që u shpallën fajtorë për trafikun e drogës. Mjafton vetëm ky fakt që dosja penale të hapet nga SPAK, sepse nuk ka pasur asnjë përgjigje se çfarë është bërë me këtë dosje penale.

Duhet të kemi parasysh se prokurori që ka pasur këtë dosje është graduar në prokuror të përgjithshëm të Shqipërisë. Këtu nuk e kemi marrë përgjigjen. Nuk dua t’i hyj nëse Olsi Ram ka lidhje, por ka indicie të mjaftueshme për të hapur çështjen.
Kur një automjet përdoret nga vëllai i kryeministrit dhe një herë tjetër nga një trafikant droge, këtu lë të dyshosh përtej propagandës politike që këtu ka një indicie që duhet hetuar.

Mendoni se një polic në Shqipëri ka guximin për të ngritur tabelën për të ndaluar vëllain e kryeministrit? Saimir Tahiri shkroi prapa hekurave për Audin, Bardhok Pllanaj u fsheh në makinën e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Sot nuk mund të them nëse Olsi Rama ka mbajtur në mjetin e tij persona të skeduar, por kryeministrit sot ka një përgjegjësi morale nëse provohet lidhja e vëllait të tij, kryeministri ka përgjegjësi politike dhe vëllai penale.

Nuk mund të përdoret makina e vëllait të kryeministrit nga një trafikant për të hyrë e për të dalë nga vendi. Operacioni u shkatërrua që në gjenezën e vetë, gjermanët ndërprenë komunikimet me prokurorinë shqiptare sepse ajo po dekonspironte hetimet.

Kam trajtuar rastin e Amant Josifit, i cili më rezulton me lidhje me vëllain e kryeministrit dhe sot është personi më i kërkuar i autoriteteve spanjolle, ndërsa prokuroria shqiptare nuk e ka sqaruar ende pozicionin e Olsi Ramës. Unë po ashtu kam dyshime të arsyeshme që vëllai i kryeministrit shoqërohet me eksponentë të krimit të organizuar, kjo përbën indicie për ta hetuar. Nuk mund të ngre gishtin e akuzës, por mund të kërkoj hetim nga prokuroria shqiptare nga këto indicie”, u shpreh ajo.bw

Çfarë tregon për lidhjet SHBA-Rusi shpërfillja e paralajmërimit për sulmin në Moskë

Ndërtesa e djegur e sallës së koncerteve Crocus në afërsi të Moskës më 26 mars, katër ditë pas sulmit me të shtëna ku u vranë mbi 140 njerëz.

Todd Prince, Mike Eckel

Në dhjetor 2017, vetëm pak javë para se miliona qytetarë rusë të bëheshin gati ta festonin Vitin e Ri – një ndër festat më të dashura të vendit – agjencia kryesore e inteligjencës ruse njoftoi se e kishte parandaluar një komplot të Shtetit Islamik për të vrarë vizitorët në vendet më të rëndësishme në qytetin e dytë më të madh rus, Shën Petersburg.

Derisa kjo nuk ishte hera e parë që Shërbimi Federal i Sigurisë kishte pretenduar se e kishte parandaluar një sulm terrorist, njoftimi ishte i pazakontë për shkak se ajo e pranonte se nga kush e kishte marrë informatën: Shtetet e Bashkuara.

Madje Kremlini shkoi aq larg saqë tregoi se presidenti Vladimir Putin, një ish-oficer i KGB-së, e falënderoi personalisht presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump. Një muaj më vonë, drejtorët e tre agjencive kryesore ruse të inteligjencës dhe agjencitë e spiunazhit, e vizituan Uashingtonin, një ndodhi tejet e pazakontë.

Një gjë e ngjashme ndodhi vetëm dy vjet më vonë.

Kjo mund të ketë qenë pika më e lartë e shkëmbimit të informatave mes SHBA-së dhe Rusisë.

Gjashtë vjet më vonë, në fillim të marsit, një paralajmërim për një sulm të “pashmangshëm” terrorist iu bë agjencive ruse të inteligjencës. Madje Ambasada amerikane në Moskë doli publikisht dhe i paralajmëroi qytetarët amerikanë.

Ky paralajmërim papritmas e zemëroi Kremlinin.

Gjatë një takimi më 19 mars me zyrtarët e sigurisë, Putini e pranoi se Rusia e kishte marrë një informatë – po e shpërfilli atë duke e cilësuar si “propagandë të pastër” dhe “shantazh për ta frikësuar dhe destabilizuar shoqërinë tonë”.

Tri ditë më vonë, më shumë se 140 njerëz në sallën e koncerteve Crocus afër Moskës u vranë nga disa burra të cilët shtinë me armë zjarri ndaj pjesëmarrësve në koncert dhe pastaj ia vunë zjarrin ndërtesës.

Ky ishte sulmi më i rëndë terrorist në Rusi në dy dekadat e fundit.

Për disa ish-oficerë të inteligjencës amerikane, faji për bashkëpunim të dobët bie plotësisht mbi supet e Moskës: shërbimet ruse të sigurisë e shohin shkëmbimin e informatave mbi të gjitha si mundësi për përfitime politike dhe strategjike, thonë ata.

Shërbimet ruse të inteligjencës “nuk janë të interesuara për bashkëpunim, por përdorin angazhime të tilla për të zhvilluar informata dhe për të ngacmuar”, tha Douglas London, një oficer i lartë në pension i CIA-s, i cili ishte përfshirë në shkëmbimin e informatave në dhjetor 2017.

“Mashtrohesh nëse mendosh se suksesi në Shën Petersburg është tregues i gjendjes së marrëdhënieve mes [agjencive] të inteligjencës”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Dyshime, pikëpyetje dhe zakone të vjetra

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Moska dhe Uashingtoni kërkuan ta gjejnë një mënyrë të re për të shkëmbyer informata në një sërë fushash: terrorizëm, trafikim me njerëz dhe drogë, krime kibernetike dhe aktivitete të tjera të jashtëligjshme.

Përpjekjet për këtë u shtuan shumë pas 11 shtatorit 2011, kur ndodhën sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Putini u bë lideri i parë që i telefonoi Shtëpisë së Bardhë dhe i ofroi ndihmë për atë që Shtetet e Bashkuara e cilësuan si “luftë globale kundër terrorizmit”.

Por, për disa zyrtarë dhe oficerë rusë, heqja e zakoneve të vjetra ishte gjë e vështirë, posaçërisht për ata në ushtri dhe agjencitë e sigurisë. Kjo vlente edhe për Putinin, një veteran i KGB-së i cili e udhëhoqi Shërbimin Federal të Sigurisë, i njohur si FSB, para se të bëhej president.

Kjo ishte plotësisht e vërtetë kur bëhej fjalë për ekstremistët islamikë. Për agjitatorët e Kremlinit, lufta në Çeçeni, ku radikalët islamikë nga Lindja e Mesme fituan bastion në vitet ’90, ishte pikënisja.

Për Kremlinin ishte e dhimbshme kur disa liderë politikë çeçenë, dhe madje militantë, kërkuan strehim në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë.

Moska i cilësonte ata si terroristë. Uashingtoni jo bash.

Rusia u godit nga një sërë sulmesh terroriste dhe vetëvrasëse në vitet 2000. Sulmi më i rëndë ndodhi në shtator 2004, kur sulmuesit çeçenë dhe ingushë e kapën një shkollë fillore në qytetin verior, Beslan, ku i mbajtën peng për gati tre ditë më shumë se 1.100 njerëz, derisa ndodhi tentimi i dështuar për t’i shpëtuar pengjet.

Më shumë se 330 njerëz vdiqën, shumica e të cilëve fëmijë.

Deri kur ndodhi sulmi në sallën e koncerteve Crocus më 22 mars, ai ishte sulmi më vdekjeprurës gjatë presidencës së Putinit – dhe Putini sugjeroi se Perëndimi ka faj pjesërisht.

Një dekadë pas sulmit në Beslan, zyrtarët e inteligjencës amerikane u ankuan për një mungesë bashkëpunimi me homologët rusë gjatë përgatitjeve për Lojërat Olimpike në Soçi më 2014.

Më vonë, Moska e pranoi se SHBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore e ndihmuan t’i parandalojë sulmet.

Më 2011, FSB-ja u dha informatë FBI-së dhe CIA-s për Tamerlan Tsarnaev, një burrë i lindur në Çeçeni, i cili, së bashku me vëllain e vet Dzhokhar dhe pjesën tjetër të familjes, morën azil në Shtetet e Bashkuara në vitet 2000.

FSB-ja paralajmëroi se Tsarnaev e kishte përqafuar islamin radikal dhe druhej se ai planifikoi të kthehej në Rusi për t’iu bashkuar një grupi militant.

Dy vjet më vonë, Tamerlan dhe Dzhokhar i shpërthyen dy bomba gjatë Maratonës së Bostonit, duke i vrarë tre njerëz dhe duke i plagosur 281. Një hetim tremujor i FBI-së për të kaluarën e tyre, i nxitur nga informata ruse, nuk gjeti asnjë lidhje me terrorizmin.

Një raport nga inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë gjeti mangësi në mënyrën se si agjencitë amerikane e trajtuan informatën ruse, por gjithashtu theksoi se FSB-ja dështoi t’i përgjigjej një kërkese pasuese të amerikanëve.

FSB-ja dikur bashkëpunonte rregullisht me FBI-në për çështjet e krimeve kibernetike. Kjo dështoi më 2016, kur oficerët e njësitit kibernetik të FSB-së u arrestuan dhe u akuzuan për tradhti. Mediat ruse raportuan se oficerët e FSB-së u arrestuan për shkak se punonin me SHBA-në.

Sjellje tejet befasuese

Shërbimet inteligjente ruse dhe amerikane veprojnë me sisteme të ndryshme të vlerave, gjë që e vështirëson tej mase bashkëpunimin, tha Steven Hall, i cili u pensionua më 2015 pasi kryente operacione rreth Rusisë në CIA.

Rusët e shohin shkëmbimin e informatave si një “kali të Trojës” kohë pas kohe, tha ai në një raport nga viti 2017 për Carnegie Endowment for International Peace.

“Rusia e kupton qasjen tonë perëndimore, optimiste për shkëmbim informatash, dhe do ta përdorë atë ashtu siç Putini e sheh përparësi për të, në një mënyrë që Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi do ta shohin si tejet befasuese”, tha ai.

Kishte raste kur palët bashkëpunonin në një rast caktuar dhe papritmas, pala ruse e ndalte shkëmbimin e informatave.

Sulmi në sallën e koncerteve Crocus

Në dhjetor 2016, zyrtarët amerikanë i dëbuan dhjetëra diplomatë rusë, shumica e të cilëve besohej se ishin zyrtarë të inteligjencës që punonin gjoja si diplomatë, si dhe i mbyllën dy prona ruse të njiheshin si objekte për mbledhjen e informatave. Rusia u hakmor për këtë.

Më vonë, zyrtarët amerikanë erdhën në përfundim se inteligjenca ruse, me pajtimin e Putinit, ishte përfshirë në një fushatë të madhe për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Tensionet që po ziheshin për kohë të gjatë rreth Ukrainës shpërthyen plotësisht kur Rusia e nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt 2022, duke i prishur marrëdhëniet dypalëshe. Shtetet e Bashkuara e shtuar shkëmbimin e informatave me Kievin, disa prej të cilave janë përdorur për t’i sulmuar forcat ruse.

Tre javë më parë, më 7 mars, Ambasada amerikane në Rusi e bëri një paralajmërim për mundësinë e një sulmi “të pashmangshëm” brenda 48 orëve. Një ditë më herët, sipas New York Times, një zyrtar i CIA-s në Moskë ua kaloi autoriteteve ruse një paralajmërim, bashkë me hollësi se IS-K, dega e Shtetit Islamik, ishte organizatori.

Sulmi në sallën e koncerteve Crocus ndodhi dy javë më vonë, më 22 mars. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë, ndërsa katër burrat të cilat Rusia i akuzon për kryerjen e sulmit, janë nga Taxhikistani, njëri prej vendeve të Azisë Qendrore qytetarët e të cilit i kanë forcuar radhët e IS-K-së prej se u formua në Afganistan më 2014.

E rëndësishme për zyrtarët rusë ishte se paralajmërimi publik nga Ambasada amerikane u bë një javë para zgjedhjeve presidenciale në Rusi, në të cilat Kremlini ishte i vendosur për një dalje të lartë në zgjedhje për të ndihmuar në portretizimin e një mbështetjeje të madhe për Putinin.

“Mendoj se amerikanët qartazi e dhanë paralajmërimin në mirëbesim”, tha Mark Galeotti, një ekspert britanik për çështjet e agjencive ruse të sigurisë.

“Mendoj se [Putini] u zemëruar dhe mendoi se ky ishte, në fakt, një tentim nga amerikanët për t’i frikësuar rusët para zgjedhjeve”, tha ai.

Pas sulmit, Putini dhe drejtori i FSB-së, Aleksandr Bortnikov, bashkë me zyrtarë të tjerë, kanë vazhduar të ngulin këmbë se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë gisht, me gjithë mungesën e dëshmive.

Bortnikov e pranoi paralajmërimin e inteligjencës amerikane, por e nënvlerësoi atë si të “natyrës së përgjithshme”.

“Ne reaguam ndaj asaj informate, natyrisht, dhe ndërmorëm masa të duhura”, tha ai më 26 mars.

Inteligjenca dhe dezinformimi

Shtetet e Bashkuara mbase vendosën ta bëjnë publik kërcënimin këtë herë, sepse ishte i pashmangshëm dhe Uashingtoni nuk kishte mjaftueshëm hollësi të cilat do t’ua mundësonin shërbimeve ruse ta parandalonin sulmin, tha London.

Një urdhër ekzekutiv nga vitit 2015 u kërkon agjencive amerikane të inteligjencës të shkëmbejnë paralajmërime për sulmet e mundshme terroriste me vendet e tjera, madje edhe nëse ato vende janë armiqësore si, Rusia apo Irani.

Më 4 janar, 95 njerëz u vranë nga dy sulme vetëvrasëse me bomba në qytetin iranian Kerman, për të cilin përgjegjësinë e mori Shteti Islamik.

Tre jave më vonë, zyrtarët amerikanë thanë se e kishin paralajmëruar paraprakisht Iranin për një sulm të mundshëm nga Shteti Islamik brenda Iranit.

Teherani nuk e pranoi publikisht apo konfirmoi paralajmërimin e SHBA-së.

Një telash tjetër që e ka minuar shkëmbimin e informatave mes agjencive amerikane dhe ruse, siç thanë zyrtarët amerikanë, është gatishmëria e Rusisë për ta mbushur informacionin me propagandë apo me dezinformata.

Rusia e ka shtyrë narrativen se Shtetet e Bashkuara e krijuan Shtetin Islamik si pretekst për ta vazhduar praninë e tyre në Lindjen e Mesme, tha London. Këtij pretendimi i kanë bërë jehonë mediat e kontrolluara nga shteti në Iran dhe madje ai është përqafuar edhe nga disa oficerë të spiunazhit pakistanez.

Si shenjë se ekziston njëfarë shkëmbimi i informatave të klasifikuara, Ministria e Brendshme e Rusisë njoftoi më 28 mars ekstradimin nga Shtetet e Bashkuara të një burri rus, i cili është akuzuar se e ka abuzuar vajzën e vet në Florida, ku ai jetonte.

Ai u arrestua nga autoritetet amerikane dhe u ekstradua në Rusi “falë ndërveprimeve mes agjencive për sundimin e ligjit të Federatës së Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”. Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Aforizmi i ditës – 29 mars 2024

There are some things you learn best in calm, and some in storm.

Willa Cather

Ka disa gjëra që i mëson më mirë në qetësi, dhe disa në stuhi.

Willa Cather

Po  me  Ty  çka  patne  tek  Shpella  e  Dragobisë, O  BAJRAM  CURRI ?- Nga Fritz RADOVANI

Shpella e Dragobisë                        BAJRAM  CURRI

29 MARS 1925…

OOOOO KUSHTRIM BRE BURRA, SOT NA U VRA EDHE TRIMI TEK SHPELLA N’ DRAGOBI, BAJRAM CURRI !!

Shpella e Dragobisë asht nxi rretherrotull, e pasha një rreze dielli nuk rrah nder shkambijt’ e saj. Gjithkah vransinë!

Edhe e bukra hanë sande nuk shifet në Shqipni… Asht mblue me vel t’ zi ç’ prej asaj ditë të 2 Marsit 1925, kur në Bari t’ Italisë u rrëzue tradhtisht përdhe Trimi i Shkodres sonë, i madhi Luigj Gurakuqi. E mbas Tij, sot, gurt’ e Dragobisë u rropaten posht’ e në lum per Ty, o Bajram Curri!..

Shqipnisë së Gjergj Kastriotit i mungojnë pergjithmonë edhe Dy Burra, Dy Vllazen Trima dhe Dy Heronjë: Bjram Curri dhe Luigj Gurakuqi!

Ata ishin Dy Krena t’ Shqipes s’ Atij Flamurit të Pamvarsisë Kombtare!

Shqiptarët i kanë Ata në gjokset e veta per në kohë paqet e luftet…

E, edhe Ai Flamur i ngritun me 28 Nandor 1912 në Vlonë, ka ra n’ gjysëm shtize! Nuk e dij as sot se deri kur?!

Ndoshta… Edhe pergjithmonë! Shqiptarët as sot nuk e shohin një rreze dritet mbi qiellin e Asaj të ngratës Shqipni!

Atdheu gufon vetem Gjak! Gjak të paster e të kulluem Atdhetarësh trima!

Beogradi e Tirana janë tash sa vite në festë… Biellogardistët, komshijtë tonë, vazhdojnë tash sa vite të shkrepin gotat nga gzimi. Janë n’ festë!

Pashiqi veshtron nga Tirana dhe “lot gzimi i rigojnë”, kah ndigjon një za:

“Tash nuk drue ma kënd!..” Asht zani i mikut tij… Asht zani i nipit Esad Pash Toptanit… Vorrin e të cilit, e kanë atje afer n’ oborr të pallatit tyne.

E sternipat e vet edhe sot vazhdojnë me vue lule nder ato gropa plehu.

 BAJRAM CURRI (1862 – 29 MARS 1925): 

 

SHQIPNIA NË ZI.

 

E këte Shqipni, nuk e kam gjetë kund ma sakt se tek Don Lazer Shantoja.

 

“Nji plakë dhe nji gocë kjajnë përditë në Shkoder… Nji Nanë dhe nji bijë!

Nana kjanë djalin ma të madh dhe bija baben ma të mirë të Shqipnisë së shkretë. Lotët e plakës shkodrane e të gocës kosovare janë lotët e të tanë Shqipnisë së sotme.

Edhe kjo e ndrydhun, e poshtnueme, e vorfnueme, e shitun, e coptueme dneson perditë per të vdekunit e mëdhaj qi humben dhe per të gjallët e mjerë qi po humbin. Populli asht në kulmin e deshprimit.

I vetmi ngushllim qi i ka mbetë, në kjoftë se ngushllim mund të quhet, asht enè vaji: Lodja qi kje perherë shujta e idhët e Popullit Shqiptar.

Nder shpellat e largëta të bjeshkëve kreshnike të Krasniqes ky popull i mjerë pat nji Babë: Ia mbyten!

Nder korridoret e errta të diplomacisë së jashtme ky popull i vorfën pat nji Pris: Ia vranë!

Me humbjen e Bajram Currit e të Luigj Gurakuqit mbyllet nji Epopè e madhnueshme e këputet pergjysë nji hymn i naltë! Epopènë e mbylli Plaku; hymnin do t’a vijojmë na!

Na kjajmë si per njenin ashtu edhe per tjetrin.

Ferku asht vetem ky: Lodja qi derdhim mbi emnin e Luigj Gurakuqit asht edhe lodja e deshprimit. Bajram Curri vdiq me të tana rrethanat e heroizmes: Lindi në mal, jetoj në mal, luftoj në mal e vdiq në mal.

Vdiq me armë në dorë, ndermjet të Shqipnisë së robnueme e të Shqipnisë së lirë.

Vdiq si meritonte të vdiste Bajram Curri!

Të kishte vdekun në sallen e ndoj klinikës europjane, jetës së Bajram Currit, i ishte hjekun kapitulli ma i bukur.  

Perkundrazi si vdes Luigj Gurakuqi?

Vritet në dhe t’huej, vritet tinzisht mbas dere të nji hoteli, vritet prej nji krimineli vagabond…

Bajram Curri nderohet edhe prej t’ huejvet, deri prej anmiqvet të tij të perjetshem…

Luigj Gurakuqi shnderohet jo vetë, por mbytet për së dyti shi prej asaj qeveri për të cilen, i shuemi, kje gjithmonë i akuzuem se ushqente ndjesina ma se miqësore.

Gjyqi i Tranit – shembull klasik paturpësie cinike në gjyqet botnore – na difton sheshasit se diktatori i Romës desht me e krye vepren e diktatorit të Tiranës, të Zogut.

Ky njeri nuk asht ma!

Trupi i tij rrxohet i pergjakun tek dera e Hotel Cavour, dhe kur ndihet krisma katastrofale e armës së trathtisë e kur merret vesht se tre plumat e revolverit të tiranvet kishin shpue zemren e Luigj Gurakuqit, ndersa atje në shpellat e Krasniqes jehon nji gjamë. Plaku i Kosovës njynë pecen në voj me fshi për të mramen herë armët sa herë ngadhnjyese, del prej shpellet, ban sulmin e mramë e vdes!

Në nji pallat të Tiranës Ahmet Zogu me nji të zgedhime satanik u qet me pi satelitvet  të gëzueshem tue u thanë: “Tash nuk drue ma kend!”

Po; n’ Dragobi ?

 

Plakun do t’ gjejmë tue kjamun per Shqipëni…

Me t’ gjallë ma fjalë nuk kemi: Asht kot me pritë:

Pleqt u faruen e s’ kan pse plaken t’ ritë!

Sot mbasi t’ gjallët nuk janë tue luejt per t’ gjallë

Lè t’ shkojmë na t’ vdekunit Shqipenin me ngjallë!..

Këndojnë Zanat…

Vigajt vdiqen, mbaruen trimat,

Vdiqen t’ gjith burrat e dheut;

Sot n’ Shqipëni sundojnë kulimat

Mbi fron Shejt të Skanderbeut.

E patundun tiranija

Po mbretnon e kush s’ po lot;

Shqiptar ma nuk ka Shqipënija

Nuk ka Shqipja flamur sot.  

Shkelë asht ndera e Shqipenis

N’ t’ tana viset si mos kurr:

Kjajë mbi bjeshkët e Dragobis

Kjajë, po, kjajë, o Bajram Curr!

 

Shenim nga F.Radovani: Poezia asht marrë nga “Kuvendi i Deshmorvet”, tek libri “Vepra” e Don Lazer Shantojës. Shkoder 2005.

***

Shqiptarë! A e dini se Shqipnia ka vetem një Zot?

E se, të gjithë jemi Vllazen!

Keni harrue themelin e të Parëve, themelin per të cilin:

“Vonë ka me u kuptue se, të dy ishin Bijt’ e Një Nane, Nanës sonë të nderueme Shqipni, që as sot nuk po dijnë me i prâ lotët !!”

Po persëris:           

Vigajt vdiqen, mbaruen trimat,

         Vdiqen t’ gjith Burrat e dheut;

         Sot n’ Shqipëni sundojnë kulimat

         Mbi fron Shejt të Skanderbeut.

 

                         Melbourne, 28 Mars 2024.

 

Qeveria jep 1 mln euro për faqen e propagandës së Edi Ramës

Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama shfaqet çdo ditë në media, madje edhe ditë të shtunë dhe të diel. Kryeministria dhe ministritë e linjës kanë një koordinim për ta nxjerrë Ramën “në krye të punëve”, por edhe në rolin e gazetarit në fundjavë, ku organizon edhe pod-castin.

Zyrat e shtypit janë fuqizuar kohët e fundit, ku secila ministri, drejtori apo bashki ka një staf që do ta kishin zili edhe redaksitë e informacionit në mediat kryesore. Institucionet kanë krijuar një “rrjet”, ku zëdhënësit e drejtorive “raportojnë” te zëdhënësi i ministrisë.

Ky i fundit “raporton” te Agjencia e Mediave dhe Informimit, apo siç njihet ndryshe edhe “Ministria e Propagandës”. Por, të gjitha “falen” te zëdhënësi i Ramës, i cili ka një kontroll absolut në të gjitha institucionet e tjera. Por, ky “rrjet” ka edhe kostot përkatëse. Pa llogaritur pagat, shpërblimet, dietat, pajisjet e punës e gjithçka tjetër, qeveria shpeshherë shpenzon qindra milionë lekë për propagandën.

Image

Dokumenti i mësipërm është tenderi i shpallur nga AKSHI. Objekti i procedurës është “mirëmbajtja e web-siteve të Kryeministrisë, Ministrive dhe Përfaqësive Diplomatike”, me fondet e Buxhetit. Fondi i gjithë kësaj procedure është plot 77.999.197 lekë pa TVSH. Me TVSH shuma shkon në afër 1 milionë euro. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 24 muaj shërbim mirëmbajtje, teksa ofertat do të dorëzohen deri më datë 24 prill 2024.

“Qëllimi i këtij projekti është mirëmbajtja dhe përmirësimi i faqeve web-eve zyrtare përfaqësuese të kryeministrisë, ministrive dhe faqeve web të përfaqësive tona diplomatike” shkruan drejtoresha Mirlinda Karçanaj, e cila tenderon çdo javë miliona euro. Ajo thotë se objekti është që të mirëmbahen në çdo komponent, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës pa ndërprerje në të gjithë komponentët dhe shërbimet e ofruara nga to.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit shkruan se kërkon përmirësimet e faqeve të internetit. “Faqet e web-it të ministrive të linjës dhe ajo e kryeministrisë janë të ngritura respektivisht në 32 makina virtuale, mbi të cilat aplikohen politika shumë strikte sigurie.

Burimet hostuese janë përcaktuar në mënyrë që të përballojnë ç’do lloj fluksi vizitash që këto faqe kanë e mund të kenë në të ardhmen” thuhet në dokumente.

Sipas tyre, të gjitha faqet web të ministrive si dhe ajo e kryeministrisë janë ngritur mbi një sistem të menaxhimit të informacionit dhe se çdo ndërhyrje në kuadër të mirëmbajtjes nuk duhet të cënojë strukturën.

Serbia po kultivon politika të një kulture neveritëse militariste, që po prodhon psikozë lufte në Ballkan- Nga SKËNDER MULLIQI

Serbia e Vuqiqit , sikur politikat e më parshme , kan futur në shërbim gjithë makinerinë propagandistike , si urrejte patologjike ndaj çdo gjëje shqiptare.Vuqiqi shqiptarët i konsederon armiqë të përjetshem.Është trishtuese dhe e quditshme për këtë shekull së serbët janë orjentuar të zhvillojnë politika të një kulture autoritare, mizogjene, të neveritshme militariste, dhe e gjithë kjo në shërbim të tendencës për të prodhuar psikozë lufte në Ballkan.Serbia jo që i ka harruar viktimat e saja të luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, por ajo pikërishtë po e mbeshtët politikën e saj për viktima të reja .Vuqiq viktimat i ka ndarë sipas përkatësisë etnike.Ata janë shqiptarët, të cilët serbet historikisht i kan shëndrruar dhe konsideruar viktima të nacionalizmit të tyre serbomadh.Hapën shumë varre masive gjithandej në Bosnje dhe në Kosovë, madje varre u gjenden edhe nën kishat ortodokse serbe.Kisha serbe siq e kam thënë shpesh në shkrimet e mia, e ushqyen dhe nxitë nacionalizmin, nxitën luftën dhe viktimat e saja.E kaluara e saj është e ërrët siq edhe ka mbetur edhe në këtë fillim shekull.Ne vend të tolerancës fetare , po kultivojnë urrejtën, po kultivojnë propagandën nacionaliste brutale si në vitet 1990.Të gjithë popujte demokratike ne Evrope dënojnë krime të tilla brutale , të shkaktuara nga regjimi i kriminal i Millosheviqit, ku edhe presidenti serbe Vuqiq, ishte pjesë e saj.Këta këto përvjetore të vuajtjeve të shqiptarëve dhe mysilimave në Bosnje, po i shohin më përbuzje.Ata po i glorifikojnë të gjitha formacionet e tyre ushtarake dhe kriminelëve të tyre.Rrallë kush sot në Serbi i përmend këto viktima te luftës, e askush nuk i përmend kriminelet e tyre.Tani imagjinoni sa shumë propagandohet në fjalimet e përfaqësuesve politikë dhe përfaqësueseve fetar në ceremonitë e ndryshme.Po shohim retorikën e qartë nacionaliste luftënxitëse edhe të lidërve fetar serbë që ti motivojnë gjenaratet e reja për konflikte të reja më shqiptarët.Dhe, këta janë serbet, mëndoj këtu shumica , më të cilët po insiston Evropa që të arrihet paqja e përhershme në rajon.Me duket së është mashtrim i madh të mendohët së më garniturën kompletë politike të kohës së Millosheviqit, mund të bisedohet për qfardo paqe.Kjo i ngjanë thënjës së të bisedojmë qka bisedojmë e livadhi na takon neve.Më këtë platformë të nacionalizmit serbomadh Vuqiqi është edhe duke i zhvilluar bisedimet më palën e Kosovës.Dhe, natyrishtë së një platformë të të tillë shoviniste e pushtuese , nuk do ta pranojnë ti të nënshtrohen kurrë shqiptarët dhe Albin Kurti si përfaqësues i yni në këto bisedime tashme të cilat po duken apsurde.Shiptarët askujt spo i bëjën sherr në rajon, po mbrojnë idenjtitetin kommbëtar dhe shtetin e ri të Kosovës.Ëështë e nevojshme ti jepet fund propagandës së përgjakshme nacionaliste, që mos të l;ejohet të përseritët e njejta fatkeqësi në Ballkan, që shumë po e deshirojnë Putin dhe Vuqiq.Tu prehet rruga këtyre terroristëve edhe më forcë nese është e nevojshme nga Evropa dhe Amerika, në tentimin për realizimin e ideve megallomane fashiste për“botën serbe’dhe për “botën ruse”.

Albin Kurti: Më 27 dhe 28 mars 1989, policia e Serbisë vrau 25 dhe plagosi 603 demonstrues paqësorë

Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre.
Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë. Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike.
Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri!

Send this to a friend