VOAL

VOAL

Përse e mbështes 100% shkrimtarin Agron Tufa në debatin për Diana Çulin Nga Uk Lushi

March 11, 2017
blank

Komentet

blank

VOA: Shqipëri, autoritetet marrin në administrim dy godina të kompleksit “Prestigj”

Forcat e Rendit në kompleksin “Prestigj”

VOA

Në Shqipëri, Shërbimi social shtetëror u paraqit sot në mjediset e “Prestigj Resort”, për të marrë në administrim dy godina hoteliere të këtij kompleksi, të cilat rezultojnë të jenë konfiskuar me një vendim të Këshillit kombëtar të territorit. Kompleksi turistik është në pronësi të grupit Hysenbelliu, i cili zotëron gjithashtu dhe disa media të rëndësishme në vend. Përfaqësuesit ligjorë të kompanisë deklaruan se çështja është në proces gjyqësor, dhe për pasojë marrja në administrim e dy godinave është sipas tyre e paligjshme. Vendimi i sotëm pason ndërhyrje të mëparshme në këtë kompleks, ku më dhjetor u shemb godina qendrore disa katëshe. Sipas Hysenbelliu Group, qeveria kërkon të ndikojë në linjën editorial të mediave që kompania ka në kontroll.

Edhe pse një ditë pushimi zyrtar, përfaqësuesit e Shërbimit social shtetëror, të shoqëruar dhe nga forca policie shkuan sot në kompleksin turistik Prestigj Resort në Golem me në duar një vendim të qeverisë “i cili i kalon në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë, për Shërbimin social shtetëror të godinave nr. 1 dhe nr. 3”, njoftoi përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi pason një akt konfiskimi të dy godinave nga ana e Këshillit Kombëtar të territorit, si pjesë e masave kundër ndërtimeve pa leje apo në shkelje të tyre. Për përfaqësuesit e Hysenbelliu Group, veprimet e sot konsiderohen të paligjshme. “Nuk e di kush ja kaluar minisrisë së Shëndetësisë, apo Ministrisë së Financave, posedimin e sendit. Ne nuk e kemi humbur ndonjëherë. Që do të thotë se procedura e konfiskimit është kontestuar në gjykatë, dhe është duke vijuar procesi gjyqësor. Si rrjedhim, nëse ju pretendoni se jeni pronarë, se ne vlerësojmë se nuk jeni, sipas ligjit për pronat e paluajtshme të shtetit, normalisht ato trajtohen në barazi me pronat private, që do të thotë se duhet t’i drejtoheni gjykatës, sipas Kodit civil, dhe të paraqisni pretendimet tuaja. Veprimi juaj, duke kërkuar sot që të lirohet godina dhe të na nxirrni jashtë, vlerësohet nga ne, si i paligjshëm, i parregullt dhe si pasojë nuk e zbatojmë”, deklaroi avokati i kompanisë, Erion Kanxheri

Ato pretenduan gjithashtu se nuk kishin marrë asnjë njoftim paraprak, ndonëse se përfaqësuesja e Shërbimit social pretendoi të kundërtën duke kërkuar mbështetjen e policisë për të hyrë në mjediset e kopleksit dhe marrjen në administrim të dy godinave, të cilat u gjetën të mbyllura. Për të hyrë brenda u gjetën më pas mënyra të tjera nga ana e policisë. Sipas avokatit të kompanisë edhe përfshirja e policisë është e paligjshme pasi ajo mund të ndërhyjë në mjedise private vetëm me urdhër gjykate apo prokurorie, ose në zbatim të vendimeve përmbarimore.

Në Shtator të vitit të kaluar Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit, ndërhyri duke prishur pishinat e jashtme të kompleksit turistik, ndërsa në muajin dhjetor hodhi në erë godinën qendrore disa katëshe. Rasti u përfshi dhe raportin vjetor të Departametit amerikan të shtetit për të Drejtat e Njeriut të publikuar dy ditë më parë.

Sipas “Hysebelliu Group” veprimet e qeverisë synojnë të diktojnë linjën editorial të mediave që kompania zotëron; televizione, gazeta e portale informative. Vetë televizionit NEWS 24, i është njoftuar një gjobë prej afro 200 mijë dollarësh nga ana e tatimeve, të cilën drejtuesit e televizionit, e kanë konsideruar të padrejtë. Po ashtu dhe biznese të tjera të grupit Hysenbelliu, janë përballur kohët e fundit me gjoba disa miliona eurosh.

blank

Reagon Presidenti i “Hysenbelliu Group”: Rama i nisi sulmet për shkak të vijës editoriale, kërkoi të shisja News 24

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka reaguar ashpër sot pas mësymjes që ka nisur prej mëngjesit për konfiskimin e “Prestige Resort”.

Në një intervistë për News 24, Hysenbelliu shprehet se sulmet e kryeministrit ndaj tij vijnë për shkak se nuk pranoi të shiste televizionin dhe as të ndryshonte linjën editoriale.

Cili është komenti juaj? Si ndiheni teksa shikoni këtë kordon policor para godinave të Prestige Resort?

 

Irfan Hysenbelliu” Unë ndihem shumë i qetë se nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Kryeministrit i janë botuar kartelat psiqike të tij. Nuk shqetësohem për këtë. Raportet e kryeministrit me mua thonë se kanë qenë shumë të mirë. Qëkur ishte në Bashki dhe më pas kemi pasur debate, për shkak se ai tjetër gjë ka në shpirt dhe tjetër gjë pasqyron. Kohë më parë bashkë me shefin e IKMT-së, çonte vazhdimisht policinë. i shkruaja sms dhe i thosha “po u çoj ujë dhe bukë, ti vazhdo mbaji aty”. Rama është një aktor shumë i zoti, tjetër gjë pasqyron dhe ndryshe vepron. Kur ishim në Beograd rastësisht bashkë, të nesërmen çoi policinë te Prestige. Kur isha në SHBA sa më pa që dola në media, i vuri tritolin. Këto ditë kam qenë me familjen në Athinë, ai ishte aty në të njëjtin hotel. Aty shkëmbeheshim, atij i rrotulloheshin sytë saqë u largua.

 

Pse e shqetëson kaq shumë atë njeri? Nuk kam qenë nga ata botues që t’i bëja presione njerëzve të rëndësishëm. Rama më thoshte bëji presion një ministri të jashtëm. Më çoi sms “bëji transparencën deri në fund ministrit të jashtëm dhe pastaj fshije këtë sms”. Si mund tia bëja unë këtë ministrit të jashtëm kur ai bënte detyrën, gëzonte respekt në punën e tij. Rama e nisi këtë se nuk isha pjesë e vijës së tij editoriale. Jam munduar të mbaj ekuilibra, pasi jam biznesmen dhe kam mbi 2 mijë të punësuar. Ne para zgjedhjeve kemi pasur shumë debate. Në një sms i kam thënë “unë me median nuk jam në ekstrem me ty, por brenda shpirtit jam kundër teje pasi nuk dua të jesh një Erdogan i dytë”.

blank

 

Të shkosh te Prestige pas raportit të DASH, kur ai sfidon shtetin më të madh, ai e ka përbuzur flamurin e SHBA-ve dhe do të doja ti riktheheshit atyre pamjeve. Si mund të shkojë në ditë pushimi te Prestige pa asnjë njoftim? Kush është ky njeri që e kthen pronën si të dojë? Në atë biznes është paguar çdo taksë, punonjësit e merrnin të gjithë rrogën në bankë. Pse nuk e bëri kohë më parë prishjen? Vinte grupi parlamentar dhe ministrat e tij bënin seminare. Diçka e ka shqetësuar Ramën. Më vjen shumë keq që të rinjtë po emigrojnë sot me gomone. Nuk e di si ka surrat të dalë e të flasë në krah të kryeministrit anglez, kur ata njerëz kanë marrë gomonen. Ky duhet të kishte ikur me kohë. Sot njerëzit janë shumë të frikësuar.

blank

 

Kam pasur një takim edhe me Gramoz Ruçin dhe i kam thënë “kemi jetuar në të dyja sistemet, si ka mundësi kjo heshtja jote?”. Më tha: nuk kam më fuqi. i thashë “pse hesht, PS ka pasur shumë debate brenda”. Edhe Berisha kur ishte në kohën e tij dhe kishte dorë të hekurt, kishte debate, fliste Pashko, Ruli, Ceka, Imami, Olldashi. Rama është rrezik për vendin. Ai e nisi me sulmin ndaj mediave. Le të dalë një gazetar dhe të thotë nuk e marr rrogën 100% në bankë. Ai donte që unë ta shisja News 24 siç u shit ABC. Kam pasur një administrator që ishte më parë deputet i PS. Ditën që iku ai, AMA çoi një letër që do të mbyllte sinjalin. Ku të shkojmë në Gjykatë? Motra e zv.kryeministres ka në kontroll gjyqësorin. Çdo gjyqtar është i frikësuar. Si ka mundësi që kur shkëmbeheshim në hotel, a kanë një edukatë, bashkëshortja e tij që shkëmbehej me bashkëshorten time dhe fëmijët janë rritur bashkë? Për mua ka ardhur koha që këtij njeriu t’i tregojnë vendin.

blank

 

Unë edhe nëse e humbas biznesin nuk shqetësohem. Këtë dëm Rama do ta paguajë në Gjykatën Ndërkombëtare. Ambasadat dhe diplomatët e huaj duhet të zgjohen. Nuk mundet një kryeministër që ta kthejë vendin në pronë private. Ky është standardi më i keq në historinë e Shqipërisë. Një mikut tim politikan i kam shkruar “14 maji duhet të tregojë sa u duan shqiptarët, në të kundërt duhet të hapin krahun”. Shqiptarët duhet të zgjohen, mediat e mia nuk do të rreshtin së mbështeturi. Si mund të rrijë kryeministri, kur ministri i Brendshëm u fut në burg? Ju mendoni se drogën e bënte vetë Tahiri dhe kryeministri nuk e dinte? Si ka mundësi që zv.kryeministrin e tij kërkon ta fusë në burg? Nuk e fut dot në burg se po e futi, do të bëhet i penduar zv.kryeministri dhe Rama do të futet vetë në burg. Pse Rama përdor 2 standarde? Te unë vë tritolin, të tjerët i bën me parablerje?bw

blank

Analiza e BIRN: Oqeani i parave të drogës po pengon rritjen e pagave

Ndërsa kryeministri Edi Rama i bën thirrje biznesit që të rrisë pagat, ai bën mirë të mos harrojë se oqeani i parave të drogës në ekonominë e vendit është faktori që po gërryen aftësinë e vendit për të prodhuar mallra dhe shërbime për eksport.

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Në vitin 2016, një fabrikë veshjesh apo këpucësh në Shqipëri, e cila shet për eksport, i bënte llogaritë me kursin e këmbimit 1 euro = 140 lekë. Në mënyrë tipike, nëse një fabrikë prodhon këpucë, fitimi i saj bruto është rreth 2 euro për palë. Këto 2 euro, apo 280 lekë, shërbenin për të paguar rrogën e punonjësve, qiranë, sigurimet shoqërore, taksa të tjera apo fitimet e pronarit, që të gjitha këto shpenzime në lekë.

Gjashtë vjet më vonë, 1 euro kushton 113 lekë, 24% më lirë se sa atëherë. Në mënyrë që fabrika e veshjeve apo këpucëve të paguajë të njëjtat rroga si atëherë, asaj i duhet të rrisë të ardhurat nga shitja e punës së vet me 24%. Kjo, vetëm për të mbuluar humbjet nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit. Por nëse fabrika do të duhet të rrisë pagat, atëherë ose eficienca e saj në punë duhet të rritet më shumë se sa 24%, ose çmimi i shitjes duhet të rritet me norma të jashtëzakonshme.

Gjatë kësaj periudhe kostot e tjera të të bërit biznes janë rritur. Taksat që qeveria kërkon nga të punësuarit, dhe që në mënyrë të rrejshme i parashtron si “pagë minimale”, janë rritur. Kostot e transportit dhe të karburantit janë rritur si pasojë e taksave të qeverisë “Rama”. Dhe kostoja e jetesës së punonjësve, fjala vjen, fatura e tyre e energjisë elektrike apo e ujit, është rritur, gjë që kërkon të ardhura më të larta për të jetuar.

Por problemi më i madh nga të gjitha duket se është kursi i këmbimit.

Leku filloi të forcohej rreth vitit 2016, kohë që përkon ne valën e parë të kultivimit masiv të marijuanës, ndërsa nga viti 2018, Banka e Shqipërisë u detyrua të ndërhyjë në treg për të blerë euro me qëllim që të shmangë forcimin e mëtejshëm. Që nga ajo kohë, vendi është goditur nga një tërmet, është goditur nga pandemia e COVID-19 si dhe nga kriza e çmimeve të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, tre tronditje këto të cilat normalisht do të kishin shkaktuar shqetësim serioz për stabilitetin makroekonomik të vendit.

Me pak fjalë, kur vendi u godit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, logjika ta do që shpenzimet e qeverisë në ndihmë të të goditurve do të sillte importe të larta dhe presion nënçmues kundrejt lekut në kursin e këmbimit valutor. E po kështu, ndërsa COVID-19 detyroi shqiptarët të zhysnin dorën thellë në kursimet e veta për të paguar kujdes mjekësor, ajo që logjikisht pritet është që leku të nënçmohet. Por as këto dhe as kriza e çmimeve të vitit 2022, me shpenzimin e qindramilionë eurove për import të energjisë elektrike apo për karburant, jo vetëm që nuk i dëmtuan shanset e lekut për sukses, por leku as nuk denjoi të bezdiset nga këto kriza. Në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa tanket ruse po sulmonin Ukrainën, euro kushtonte 122 lekë. Deficiti tregtar i vendit arriti gjatë vitit 2022 në mbi 4.1 miliardë euro, me një rritje prej 280 milionë eurosh në krahasim me vitin 2021. E megjithatë, leku fitoi 8% të tjera dhe sot euro kushton 112 lekë.

Forcimi i lekut është një faktor madhor që po gërryen aftësinë e vendit për të prodhuar mallra dhe për të eksportuar mallra apo shërbime. Industria fason është shembulli më i dukshëm sepse është një ekonomi e varfër, ku luhatjet në kursin e këmbimit ndjehen më shumë. Por çdo gjë tjetër ecën në këtë drejtim. Qumështi pluhur i importit konkurron me çmim më të ulët qumështin e fermerit të vogël, pushimet që një shqiptar mund të kalojë në Greqi kushtojnë krahasimisht më lirë se sa më parë. Pushimet që një kosovar kalon në Shqipëri kushtojnë krahasimisht më shtrenjtë. Në çastin që kosovarëve u liberalizohen vizat, siç shpresohet të ndodhë së shpejti, i ashtuquajturi turizmi patriotik fillon të konkurrohet nga turizmi ekonomik. Distanca Prishtinë-Selanik është fare pak më e madhe se sa distanca Prishtinë-Durrës.

Natyrisht që forcimi i kursit të këmbimit është vetëm një nga problemet ekonomike të vendit. Korrupsioni është problemi tjetër madhor, i cili e bën të pamundur që vendi të ketë infrastrukturën e nevojshme bazë për zhvillim. Numri i qyteteve që kanë ujë të pijshëm dhe furnizim të rregullt numërohet me gishtat e njërës dorë. Rrugët prishen menjëherë sapo u hidhet një dorë asfalt elektoral. Vendi harxhon qindramilionë euro për rrugë që nuk përfundojnë kurrë. Në fund të fundit, rritja ekonomike është asgjë më shumë se sa një përmirësim gradual. Një rrugë e re sjell kursim në kosto, karburant, pjesë këmbimi, kohë. Por në rast se paratë e rrugës vidhen, atëherë nuk ka rritje ekonomike e nuk ka se si të ketë rritje pagash.

Sa i përket kursit të këmbimit, logjika ekonomike sugjeron se e kundërta duhej të kishte ndodhur. Një vend i varfër mban një tolerancë më të lartë ndaj inflacionit se sa një vend i pasur. P.sh., objektivi i Bankës Qendrore Evropiane për normën e inflacionit në Eurozonë është “pranë por poshtë 2%” në vit. Objektivi i Bankës së Shqipërisë është 3% në vit me luhatshmëri nga 2 deri në 4%. Këto janë themele të vendosura me supozimin që, përgjatë tre dekadave të ardhshme, ekonomia e Shqipërisë do të rritet për t’u afruar me mesataren e Bashkimit Evropian. Do të thotë që ekonomia shqiptare do të rritet me ritëm më të shpejtë rritjeje se sa ekonomia e BE-së dhe ritmi më i shpejtë i rritjes nënkupton nevojën për shkallë më të lartë inflacioni. Dhe kjo nënkupton një nënçmim gradual të lekut kundrejt euros, por jo forcim të tij.

Kjo gjë nuk ka ndodhur, së paku që nga viti 2016 e më pas, për shkakun e dukshëm se paratë e drogës janë sheshit dhe ato po forcojnë lekun dhe po vrasin prodhimin vendës. Është një fenomen i vjetër ky i njohur nëpër botë. Quhet sëmundja holandeze. Normalisht që pagat nuk mund të rriten për sa kohë prodhimi i veshjeve dhe këpucëve konkurrohet në mënyrë indirekte nga suksesi i trafikantëve shqiptarë të drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Normalisht që punëtorët, duke mos pasur mundësi që të sigurojnë të ardhura normale me punë në Shqipëri, do të shkojnë të sigurojnë këto të ardhura në emigrim, kryesisht në punë të vështirë dhe të ndershme, e me raste, me krim dhe drogë.

Zgjidhja për këtë problem nuk konsiston te negociatat për të rritur rrogat me punëdhënës që llogarisin se sa mall shesin e sa të ardhura kanë. Zgjidhja fillon me sekuestrimin e parave të krimit.

blank

Elvi Fundo i tregon me emra: Gazetarët dhe mediat që kanë marrë para nga inceneratorët

Gazetari Elvi Fundo i tregon me emra gazetarët dhe mediat që kanë marrë pagesa nga inceneratorët. 

Fundo tha në A Show me Adi Krastën në Syri Tv se pagesat për mediat kanë vazhduar edhe pasi afera u denoncua.

“Inceneratori i Elbasanit nuk punon, është një kazan me naftë. Kërkon 2 mln dollarë në vit që të punojë. Nuk ka punuar kurrë, është në remont thonë, gënjeshtër. Nuk shkonin këta (mediat) për ta parë punon apo jo. Apo siç ndodhi gënjeshtra me inceneratorin e Fierit kur shkoi komisioni hetimor, kishin ndezur një transporter dhe thoshin po punon, ndërkohë që lekët këtej nëpër media kërcisnin. Nga Top Channel i pari, Caro Bollino i dyti. Carlo reagoi publikisht dhe tha kemi marrë pagesat dhe kemi bërë reklamat. Njësoj si të marrësh para nga mafia dhe i bën reklamë për plehrat. Para ka marrë Irfan Hysenbelliu, Fax News, Baton Haxhiu e të tjerë me radhë, lista është shumë e gjatë. Pagesat kanë vazhduar edhe pasi ne i kemi denoncuar”, tha ai.

Gazetari Elvi Fundo u shpreh se Top Channel ka marrë pagesa nga inceneratori i Tiranës në gusht dhe shtator nga 53 mijë euro. 

“A Show” me Adi Krastën në Syri Tv, Fundo denoncoi me fakte të reja pronarët e inceneratorët të cilët sipas tij vazhdojnë pagesat për gazetarët dhe mediat.

Madje, Fundo tha se disponon informacione për një kontratë pranë noteres Edlira Galanxhi për marrjen me qira të Top Neës nga pronarët e inceneratorëve.

Gjithashtu, Fundo tha se ka informacione edhe për transaksione apo kompani off shore të Top Channel.

“Top Channel ka marrë pagesa në gusht dhe shtator nga 53 mijë euro nga inceneratori i Tiranës. E kemi publikuar këtë te CNA. Nuk e dija se nuk e besoja. Bëmë një verifikimi nëpërmjet rrjetit ku morëm dokumentet e para u ribë një verifikim dhe kanë vazhduar kanë marrë. 

Ka një informacion që pranë noteres Edlira Galanxhi ndodhet një kontratë e marrjes me qira apo në përdorim të një prej Tv kryesore me titra që ka lidhje me Top Channel. Së treti, ka informacione për transaksione apo kompani off shore të Top Channel.

Së katërti, këto janë materiale të cilat jo vetëm na kanë faktuar, por na kanë treguar se SPAK, struktura hetimore e cila po zbardh ditë pas dite çështjen e inceneratorëve është sulmuar në mënyrë brutale pikërisht nga këto media. Media që merrnin para nga inceneratorët sulmonin prokurorët e SPAK si Klodian Braho dhe Ened Nakuçi të cilët janë sulmuar me edicione ekskluzive rreht 1 orë e 30 minuta me sulme dhe gënjeshtra e shpifje, ndërsa në anën tjetër kërcisnim paratë e inceneratorëve.

E gjitha është një skenar i bërë nga truri i inceneratorëve Mirel Mërtiri. Vazhdon të paguajë media dhe gazetarë në Shqipëri, gazetarë të cilët dalin edhe para SPAK me dokumente, apo gazetarë që drejtojnë Top News dhe portale të tjera periferike të cilët shkojnë dhe flasin kundër Arben Ahmetajt. Vazhdojnë të blejnë media.

Po bëjnë media në Zimbabve, Dream Africa News, Tv që po ndërtohet në Zimbabve, një nga teknikët më të mirë që ka Shqipëria, A.K, i ka hipur avionit dhe ka shkuar në Zimbabve për të bërë Dream Africa News. 

 

Mediat po heshtin sepse është ai kodi mafioz i medias, ne heshtin sepse nuk sulmojmë njëri-tjetrin. Këtu nuk ka asnjë personale. Sot është denoncuar një dokument i frikshëm nga Belind Këlliçi, ne kemi 20 mln euro cash në Itali”, tha Fundo.

Gazetari Elvi Fundo deklaron se SPAK ka sekuestruar nga Drejtoria e Tatimeve të gjithë data bazën e pagesave të kompanive të inceneratorëve. 

A Show me Adi Krastën në Syri Tv, Fundo tha se inceneratorët kanë paguar media dhe gazetarë, edhe pasi skandali u denoncua publikisht.

Sipas tij, pronarët e inceneratorëve kanë paguar edhe nën dorë përfaqësues të medias për të bërë padi dhe mbrojtur djegësat.

“Ju bëj me dije se SPAK ka marrë nga Tatimet zyrtarisht të gjithë data bazën e pagesave të kompanive të inceneratorëve. Po flas për pagesat e bëra në të bardhë. Se nuk janë publikuar për paratë me #anta. Unë kam informacione, i janë dhënë 10 mijë euro dikujt për të dërguar një padi, i janë dhënë 20 mijë euro dikujt për të nxjerrë dy fatura, 10 mijë euro dikujt tjetër, por kjo është pjesë e thashethemeve. Ne po themi për ato që ne të dy nxorëm me letra dhe publikuam me dokumente e fatura. Pasi Top Channel nuk ka marrë 25 mijë euro në muaj, por ka marrë në ortakëri disa milionë euro, sicc ishte rasti i Lori Caffe”, tha ai.

blank

Braho për kryebashkiakët socialistë në SPAK: Rama ka përgjegjësi. Duhet të japë dorëheqjen!

Ish-deputeti i PS Spartak Braho i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka folur mes të tjerash në lidhje me raportin e djeshëm të publikuar nga DASH në lidhje me problematikat me të cilat është përballur vendi në vitin 2022.

Braho ka folur në lidhje me përmendjen e presionit ndaj medias së lirë dhe shembjen e Prestige Resort, duke e quajtur haptazi hakmarrje nga ana e qeverisë për mediat kritike.

 

Ai u shpreh se shembja e resortit ishte në kundërshtim me procedurat ligjore, ndërsa u shpreh se do jenë taksat e qytetarëve ato që do paguajnë dëmshpërblimin në lidhje me një akt të tillë joligjor.

 

Braho foli edhe në lidhje me zyrtarët e Partisë Socialiste, qofshin ato kryebashkiakë apo ministra të thirrur nga SPAK apo të dënuar.

 

Ai u shpreh se përgjegjësia e kryeministrit Edi Rama shkon deri në dorëheqjen e tij nga posti.

 

Pjesë e bisedës në studio:

 

Braho: DASH bën vërejtje për rysninë ndaj medias dhe kjo është e padiskutueshme. Mazhoranca nuk a reaguar fare, pra DASH nuk ka klientë në analizat e monitorimet e kësaj marrëdhënieje.
Do të thotë që DASH jo më kot e ka shpallur Berishën non grata.

Qeveria të reagojë e të kërkojë falje ndaj këtij treguesi të rëndësishëm të demokracisë që është liria e medias.

Ndërhyrja me fadroma e tritol ndaj Prestige Resort, për mua gabimi është se nuk iu la kohë ankesave e vlerësimeve që duhet të bënte gjykata. Nuk e di pozicionin ligjor, por prishja në atë kohë, në kulmin e sezonit turistik ishte e gabuar.

Shembja është bërë në kundërshtim me procedurat ligjore që bëhen në këto raste. pse u nxitua? Ka të drejtë të mendojë grupi se bëhet për hakmarrje se pse jeni pozicionuar si një media me kritika ndaj qeverisë. Është hakmarrje e hapur.
Shembja nuk duhet të ndodhte në atë moment. Gjykatat ende nuk janë çliruar.

Sipas raportit të DASH kemi një gjyqësor që nuk është i pavarur, përveç SPAK që thuhet se ka përpjekje për rritje. Reflektohet kjo edhe në marrëdhëniet me mediat?

Braho: Ankesa mund të japë të drejtë grupit mediatik dhe gjyqtari që nuk mori parasysh kërkesën duhet shkarkuar.

Nëse çështja shkon në Strasburg, kush do i paguajë dëmet? Taksat e qytetarëve?

Braho: Ligji kështu parashikon, që paguhen nga taksat e qytetarëve. Nuk paguan Rama apo kushdo qoftë por paguan shteti. Rëndësi ka që Strasburgu ta vlerësojë pozitivisht shkeljen dhe organet janë të detyruar të shpërblejnë grupin mediatik e të nisë nga fillimi rivendosja e objektit pas marrjes së lejes së ndërtimit.

Heshtjen e qeverisë si e lexoni?

Braho: Indiferencë e stisur dhe e pështirë, por tregon edhe një kokfortësi kapricoze që “shteti jam unë”. Raporti i DASH është i padiskutueshëm. Nuk ka klientë DASH. Me mënyrë të pavarur dhe mjetet e tij, konkluzionet e DASH janë të padiskutueshme.

Lefter Alla, Fatos Tushe, Artur Bushi, janë disa zyrtarë që kanë kaluar pragun e SPAK.

Braho: Është edhe Vangjush Dako. të tërë në një rresht janë. Ajo që bën përshtypje është se thuhet për këta titullarët edhe të PS edhe Rama që kanë përgjegjësi personale. këta kanë përgjegjësi penale jo morale, këta që i merr SPAK për zverku dhe i mban atje ose i thërret në hetim, akuzohen penalisht. Ndërsa përgjegjësinë morale e kanë strukturat që i emërojnë. Si ka mundësi u bënë tërë këta ministra në burg, do hyjnë edhe të tjerë, tërë këta kryetarë bashkie.

Rama ka përgjegjësi morale që shkon deri në dorëheqje. Ty po të bien çereku i qeverisë brenda e s’mbake përgjegjësi, kërkon nga të tjerët si Ahmetaj të mbajë përgjegjësi. Është skuadra jote.bw

blank

DW: SHBA po përgatitet për një shpërthim politik

Një grup i vogël i mbështetësve të ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump kanë protestuar me flamuj dhe parulla përpara gjykatës në Manhatan. Numri i ekipeve me kamera televizive dhe i gazetarëve ishte shumë më i madh se grupi i protestuesve.

Barrikadat e ngritura përpara ndërtesës ishin një sinjal i qartë se aktakuza kundër Trumpit është e pashmangshme, thotë Harry Litman, ish-ndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së në televizionin MSNBC – pavarësisht përpjekjeve të mëdha të avokatëve të Trumpit që ta bindin prokurorin e Nju Jorkut, Alvin Bragg, që kjo të mos ndodhë.

Aktakuza po vjen!

Do të ishte kjo aktakuza e parë në historinë e SHBA-së kundër një ish-presidenti. Jo për shkak të një hapi të gabuar, por për shkak të një tentative për fshehjen e fakteve. Thuhet se kur Trump ishte ende një yll i spektakleve reality, ai kishte pasur një lidhje me një aktore nga skena e pornografisë në vitin 2006. Kështu pretendon gruaja me emrin skenik Stormy Daniels. Trump i ka mohuar këto të dhëna si të pavërteta. Thuhet po ashtu se kur Trump kandidoi për president dhjetë vjet më vonë, ai i kishte paguar Stormy Daniels 130.000 dollarë për të heshtur lidhur me këtë aferë. Këto para janë dorëzuar nga avokati i tij i atëhershëm, që tani është një ndër kritikët e Trumpit, Michael Cohen. Ai ka dëshmuar ndërkohë para dymbëdhjetë gjykatësve të gjykatës së Nju Jorkut: “Gjithçka që kam thënë deri tani është e saktë dhe këtë e vërtetojnë edhe të tjerët. Këtë e vërtetojnë edhe dokumentet ekzistuese”.

 

Thirrja për protesta

 

Ish-presidenti Trump pret arrestimin e tij të shpejtë, me shpjegimin se kundërshtarët duan të pamundësojnë kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Por tani duhet të dëshmohet se si ka ndodhur ngjarja, si është bërë pagesa.

Pagesa e parave për të heshtur është antiligjore në SHBA. Por vepra penale e pandehur është se shuma nuk është deklaruar në bilancet e Trumpit, thotë ish-prokurori, Matthew Galluzzo.

 

“Aspekti më i rëndësishëm për hetuesit është pse shuma është deklaruar gabimisht – jo si para për të heshtur, por si një shpenzim tjetër për organizatën e Trumpit. E kjo mund të jetë një shkelje e vogël ligjore, por edhe ndonjë vepër penale.” Mund të trajtohet edhe si vepër për të cilën Trump do të mund të shkonte në burg për disa vjet, thonë ekspertët juridikë në gazetën “New York Times”. Burimet thonë se aktakuza do të bazohet në faktin, se Trump përdori paratë si një donacion të paligjshëm për fushatën. Nëse ka vepruar kështu, kjo do të thotë se ka shkelur ligjet për financimin e fushatës.
Trump ka ftuar mbështetësit e tij që të protestojnë, por në protestën e parë kanë marrë pjesë pak vetë. Ndërsa avokatët e Trumpit thonë, se do të ishte tërësisht e pazakonshme që një ish-president të akuzohet për vepra të tilla. Vetë Trumpi ka vazhduar sulmet ndaj prokurorit Alvin Bragg duke e quajtur: “Tirani i përkushtuar që politizoi sistemin e drejtësisë”. Bragg është një “aktivist” i krahut të majtë që “kaherë ka vënë në shënjestër Trumpin”. Parta gjykatës një republikan i ri paralajmëroi se sot atje mund të ketë kaos./DW

blank

Asociacioni, hapi i parë i zbatimit të Marrëveshjes për normalizim

Mbishkrimi në një mur në Prishtinë “Tension për Asociacion”. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Bekim Bislimi

Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e vë Kosovën para detyrimeve ndërkombëtare, thotë profesori i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, Arsim Bajrami.

Rrjedhimisht, thotë ai, Kosova duhet të nisë “menjëherë” formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky asociacion nuk përmendet në mënyrë specifike në Marrëveshje, por Neni 10 i saj kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Për Asociacionin është rënë dakord në vitin 2013, por Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar kurrë, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, ndërkaq, thotë se Kosova dhe Serbi duhet të “sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kjo marrëveshje, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, është bërë publike më 27 shkurt, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar Aneksin e zbatimit të saj gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars.

Shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, i cili ka ndërmjetësuar takimin, ka thënë se Kosova është pajtuar “që t’i nisë menjëherë negociatat me BE-në” për të siguruar “një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Kurti, i pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit, ka thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Por, sipas profesorit Bajrami, “formimi i Asociacionit paraqet detyrim ndërkombëtar për Kosovën”.

“Siç e ka thënë edhe Borrell disa herë, [Kosova] duhet të fillojë menjëherë me procesin e themelimit të Asociacionit, përmes ekipit menaxhues. Mendoj se ky nuk është problem i madh, sepse e ka një siguresë mbrojtëse – siç është aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Ky detyrim duhet të përmbushet pa shtyrje dhe menjëherë nga Republika e Kosovës”, thotë Bajrami për Radion Evropa e Lirë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vitin 2015, ka konstatuar se disa parime të Marrëvshjes për Asociacionin nuk janë në frymën e Kushtetutës, por ka thënë se nëse ato përshtaten, Asociacioni mund të formohet.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se hapin e parë në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim, duhet ta bëjë Kosova.

Në këtë kontekst, shtoi ai, prioriteti kryesor është nisja e procesit për formimin e Asociacionit.

“Në bazë të asaj që ka thënë zoti Borrell, por edhe në bazë të asaj që po shohim në terren, është Kosova ajo që – sa më shpejt që është e mundshme, pra menjëherë – duhet të fillojë me aranzhimet për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili pastaj do të jetë subjekt i negocimit në Bruksel, ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian”, thotë Miftaraj.

Kurti: Topi është në anën e Serbisë

Kryeministri Kurti tha të martën se për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes, që parasheh që të sigurohet “një nivel të përshtatshëm i vetmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, ai do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian dhe me partnerët amerikanë.

“Do të duhej që në atë formulimin për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, t’i adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për neve – siç e kam thënë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës – bëhet fjalë për një formulim, i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare, sipas Këshillit të Evropës”, tha Kurti para gazetarëve.

Ai nuk iu përgjigj direkt pyetjes së gazetarëve se kur do të nisë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Nuk do të duhej që topi të jetë te Kosova dhe kërkoj kontributin e të gjithëve. Topi është në anën e Serbisë. Pse nuk po nënshkruan ajo? Pra, në vend se të diskutojmë pse nuk po nënshkruan Serbia… ‘kur do ta themelosh Asociacionin’”, tha Kurti, duke shtuar se “të gjitha pyetjet tash janë në Beograd”.

Në një postim në Twitter më vonë, Kurti tha se Vuçiq e ka refuzuar një ofertë të tij për “vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, në një asociacion” që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti.

Vuçiq tha më 19 mars se Kurti, në takimin në Ohër, ka folur për “tri shtylla” mbi të cilat duhet të bazohet Asociacioni, por Serbia nuk mund ta pranojë atë, sepse për Asociacionin është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përmendur muajin e kaluar tri kushte të Kosovës për formim të Asociacionit: të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së dhe të mos ketë fuqi ekzekutive.

“Kujdes” nga ndërlidhja e Asociacionit dhe nenit 7

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha të martën në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Neni 7 nuk përfshin zotime të reja për Kosovën.

“Neni 7 flet për nevojën e zbatimit të asaj për të cilën Kosova dhe Serbia veçse janë pajtuar. Kjo nënkupton marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, që flasin për themelimin e një lloj Asociacioni të komunave me shumicë serbe”, tha Lajçak.

Profesori Bajrami thotë se Qeveria e Kosovës, megjithatë, duhet të ketë kujdes për sa i përket zbatimit të nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim, ku flitet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të lejojë “interpretim të zgjeruar të këtij neni”, sepse “mund ta sfidojë seriozisht karakterin unitar të shtetit, si dhe kompetencat dhe juridiksionin e organeve republikane në tërë territorin e Kosovës”.

Asociacioni, sipas tij, ka karakter territorial, sepse ushtron kompetencat brenda territoreve të komunave që do të jenë pjesë e saj. Por, shton ai, te neni 7 i Marrëveshjes nuk flitet për aspektin territorial, por për vetëmenaxhim në nivel komuniteti.

“Duhet pasur kujdes” kur ndërlidhet ky nen me Asociacionin, thotë Bajrami.

“Për mendimin tim, kjo pika 7 instalon në mënyrë joformale një nivel autonomie për serbët. Por, bashkësia ndërkombëtare i ka ikur përmendjes së termit ‘autonomi’ apo ‘Republika Serbe’, për shkak të rrezikut që përmendja e çfarëdo autonomie apo entiteti serb në Kosovë, do të kishte efektin domino edhe në vendet tjera të Ballkanit”.

“Në këtë fazë, nëse do të përmendeshin në mënyrë të prerë këto shprehje, do të rridhte obligimi implicit që të dyja vendet t’i ndryshojnë kushtetutat. Pra, Kosova nuk do të mund të realizonte asnjë model të një autonomie territoriale pa e ndryshuar Kushtetutën e vet, sepse kjo prek drejtpërdrejt në karakterin unitar të shtetit”, thotë Bajrami.

Çfarë thotë Neni 7?

Të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.

Miftaraj thotë se çështjen e nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim, ku flitet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb, si dhe Marrëveshjen për Asociacionin i sheh si të ndara, por që gjatë zbatimit ato do të ndërlidhen.

Sipas tij, Marrëveshja hap mundësinë që komunave me shumicë serbe, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, t’u jepen kompetenca shtesë në fushat specifike që lidhen me arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik, por jo edhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Dhënia e më shumë kompetencave në nivel lokal të komunave me shumicë serbe, mund të jetë si përfitim për Kosovën që Asociacioni të ketë një karakter më shumë koordinues, pa kompetenca ekzekutive, i cili pastaj mund të ketë më shumë rol këshillëdhënës sesa ndonjë rol, i cili mund ta nënkuptojë një formë të vetëqeverisjes së serbëve lokalë”, thotë Miftaraj.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka paralajmëruar një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë së shpejti, për të filluar, siç ka thënë, punën për zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes.

Ai ka shtuar se kurdo që ka nevojë për takim të nivelit të lartë, ai do të mbahet me presidentin dhe kryeministrin. Sipas tij, ata kanë treguar se janë të gatshëm të takohen dhe të diskutojnë për gjërat në të ardhmen.

blank

Cilat do të ishin akuzat e mundshme ndaj ish-presidentit Trump?

VOA/Masood Farivar

Akuzat e mundshme penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork kanë të bëjnë me një pagesë për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels në ditët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, në këmbim të heshtjes së saj.

Pagesa u bë nga ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, si pjesë e një skeme për të parandaluar publikimin e lajmeve të dëmshme politikisht rreth marrëdhënieve jashtëmartesore të manjatit të pasurive të patundshme.

Zoti Cohen pranoi fajësinë në lidhje me këtë rast në vitin 2018, por prokurorët federalë nuk e paditën zotin Trump, duke ia lënë prokurorit të qarkut të Nju Jorkut që ta ndiqte çështjen në bazë të ligjeve të shtetit.

Në gjyqin ndaj zotit Cohen në vitin 2018, prokurorët federalë detajuan hollësitë se si ai, nën urdhrat e zotit Trump, u përpoq të parandalonte bërjen publike të pretendimeve ndaj kandidatit Trump për këtë marrëdhënie.

Përveç zotit Cohen, një rol kyç në këtë përpjekje luajti David Pecker, kreu i kompanisë American Media Inc. (AMI), që në atë kohë publikonte tabloidin National Enquirer.

Zoti Pecker, një mik i vjetër i zotit Trump, kishte ofruar “të ndihmonte me menaxhimin e artikujve të mundshëm negativë rreth marrëdhënieve (të zotit Trump) me gra” duke identifikuar histori që mund të bliheshin për të mos u botuar.

Në gusht të vitit 2016, AMI ra dakord t’i paguante ish modeles së revistës Playboy Karen McDougal 150,000 dollarë për të drejtat e historisë së saj rreth një lidhjeje të dyshuar me zotin Trump në periudhën 2006 – 2007.

Dy muaj më pas, një përfaqësues i zonjës Daniels, informoi AMI-n se aktorja pornografike do të fliste publikisht për një marrëdhënie seksuale me zotin Trump dhe ishte e gatshme ta shiste historinë e saj.

Zoti Pecker nuk arriti dot një marrëveshje me zonjën Daniels dhe e vuri agjentin e saj në kontakt me avokatin Cohen, i cili negocioi një marrëveshje prej 130,000 dollarësh për të “blerë heshtjen (e saj)”, thanë prokurorët në gusht të vitit 2018.’

Një pagesë në këmbim të heshtjes nuk është krim. Por prokurorët federalë thanë se zoti Cohen ndërmjetësoi pagesat për zonjën Daniels dhe zonjën McDougal, në një përpjekje për të ndikuar në fushatën presidenciale.

Për më tepër, thanë prokurorët, ajo që duhej të ishte raportuar si shpenzim fushate elektorale, u regjistrua si shpenzim ligjor, një shkelje e ligjeve federale për financimin e fushatave. Organizata Trump më vonë e rimbursoi zotin Cohen në bazë të një “marrëveshjeje për shërbimet e tij” ligjore.

Në fakt, sipas prokurorëve federalë, “nuk ekzistonte një marrëveshje e tillë dhe faturat mujore të paraqitura nga zoti Cohen nuk ishin për ndonjë shërbim ligjor, që ai kishte ofruar në vitin 2017.”

Në gusht 2018, zoti Cohen pranoi fajësinë për tetë akuza penale federale, përfshirë shkelje të ligjit të financimit të fushatave në lidhje me pagesën prej 130,000 dollarësh për zonjën Daniels.

Para se të pranonte fajësinë, zoti Cohen pranoi nën betim se pagesat i kishte bërë në këmbim të heshtjes së saj “në koordinim dhe nën drejtimin” e ish-presidentit.

Zoti Trump ka pranuar se zotit Cohen iu rimbursuan 130,000 dollarët e paguara për zonjën Daniels për të ndaluar “akuzat e saj të rreme dhe shantazhuese”.

Por ai ka mohuar se pagesa ishte “kontribut për fushatën”.

“Nuk ka pasur shkelje tek ajo që kemi bërë”, i tha ai agjencisë Reuters në vitin 2018.

Zoti Cohen kreu dënimin me rreth tre vjet burg përpara se të lirohej në vitin 2021.

Prokurorët federalë nuk e akuzuan ish-presidentin Trump dhe çështja kundër tij u ndërpre në vitin 2019.

Edhe ish-prokurori i qarkut të Manhatanit, Cyrus Vance, nuk ngriti akuza ndaj zotit Trump.

Por prokurori aktual i Manhatanit, Alvin Bragg, i zgjedhur në nëntor 2021, ka rihapur hetimin për të përcaktuar nëse zoti Trump ka shkelur ndonjë ligj shtetëror në lidhje me pagesat në këmbim të heshtjes.

Ende nuk dihet se cilat do të jenë akuzat ndaj ish-presidentit nëse ato ngrihen, por ekspertët ligjorë thonë se ka të ngjarë që ato të përqendrohen tek falsifikimi i dokumenteve financiare të kompanisë së zotit Trump.

Sipas kësaj teorie, zoti Trump dyshohet se nën justifikimin e një shpenzimi ligjore, fshehu pagesat për heshtjen e zonjës Daniels, duke shkelur ligjet federale për zgjedhjet, thonë ekspertët ligjorë.

Sipas ligjit të Nju Jorkut, falsifikimi i të dhënave të biznesit konsiderohet zakonisht si një kundravajtje. Për ta ngritur akuzën në nivelin e një vepre penale, prokurorët duhet të vërtetojnë se veprimi i mashtrimit është kryer me qëllim të kryerjes, ndihmës, ose fshehjes së një krimi tjetër.

“Ky krim tjetër duket se është shkelja ligjeve federale për financimin e fushatave, gjë për të cilën Departamenti i Drejtësisë më parë nuk pranoi të ngrinte akuza,” shprehet Jonathan Turley, një profesor i së drejtës në Universitetin George Washington, në gazetën “The Hill”.

Zoti Trump ka thënë se “nuk ka bërë absolutisht asgjë të gabuar” dhe e ka quajtur hetimin e Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut një “gjueti shtrigash” të udhëhequr nga një prokuror “racist”. Prokurori Bragg është afrikano-amerikan.

Ky nuk është i vetmi rast penal që i kanoset ish-presidentit.

Në shtetin tjetër, atë të Xhorxhias, prokurorët po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave penale në lidhje me përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale 2020 në këtë shtet, ku ai humbi me një diferencë të ngushtë ndaj presidentit aktual Joe Biden.

Ndërkohë, prokurori i posaçëm, i emëruar nga Departamenti i Drejtësisë Jack Smith, po heton rolin e zotit Trump në përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, si dhe trajtimin nga ana e tij të dokumenteve të klasifikuara, pasi la detyrën.

Nëse ndaj tij do të ngrihej ndonjë akuzë penale, zoti Trump do të bëhej ish-presidenti i parë në histori që akuzohet penalisht.

blank

KOSOVA DHE FAZA E TRANZICIONIT- Nga Skënder MULLIQI

Vitët e tranzicionit në Kosovë , nuk sollën prosperitet dhe jetë të mirë për qytetarët, ashtu siq është pritur .Pseudoelitat politike e shfrytëzuan këtë fazë për tu pasuruar . Nuk u krijuan kushtet për vlera shoqërore e politike , por u krijuan kushtet për kategorinë e njerëzve të politikës dhe të biznesit . Institucionet e pa ndikuara në kushtet e funksionimit normal do të ishin mburoja karshi politikave dhe politikanëve hileqarë . Nuk patem aq sa duhet shtet ligjor dhe as ndarje të pushtetit në mënyrë meritore .Nuk u krijuan mekanizmat kompetentive për funksionim të ekonomise së tregut, që një shtet e bën të zhvilluar .Tretmani i shtetit si “gjah” që ju bë pas luftës nga partitë shtetformuese , krijuan jo stabilitet politik e jo stabilitët ekonomik .

U akumuluan shumë probleme duke e pamundësuar edhe funksionimin e mirë të sistemeve . Institucionet e tilla inerte dhe ekonomia informale bënë që mos të kemi investime dhe as investitor të jashtëm. Ju mbyllën rrugët edhe inovacioneve të reja teknologjike . Nuk u zhvillua asnjë degë e ekonomisë dhe as industria e rëndë si duhet. Mbeti jashtë edhe turizimi si predispozitë e mirë e Kosovës.Të arriturat mbetën shumë të vogla . Si pasojë e gjithë këtyre erdh varfërimi , numri enorm i atyre të cilët po kërkojnë punë , pastaj si pasojë e punës së keqe të pushteteve ishte rritja jashtë çdo normaleje e krimit të organizuar dhe të korrupcionit .Duke kaluar koha edhe rritej mos besueshmëria në organët e shtetit. Premitime patem gjatë këtyre viteve nga ata që e morën pushtetin sa të duash, e realizime pak.

Pa funksionimin e shtetit ligjor , si garantues i sigurisë , nuk mund të flasim për zhvillim të ekonomisë, që mundëson një ambient, ku secili individ ti maksimalizon potencialet e veta ripodhuese . Paralelisht më instrumentalizimët e ndryshme politike, më institucione të dobëta , pamë së po rrënohen edhe sistemi i arsimit dhe shëndetësisë. Kemi pasur një qrregullim të arsimit, i cili sistematikisht është dobësuar .Nuk kë gjë më tragjike për një komb dhe shtet së kur arsimi dhe shëndetësia komercializohen duke u shëndrruar në biznes. Kan ardhë deri të diplomat secili që I ka pasur mundësitë materjale , pavarësisht nga dija. Shumë e kan humbur kuptimin univerzitetet dhe më këtë edhe fakultetet.Me këtë gjë dija shumë është relativizuar, që ka ndikuar që shteti të jetë I dobët . Na erdhën shumë në shprehje përshtatshmëritë ideo -politikie si në komunizëm . Është brengosëse së si edhe ndryshimet post jugosllave në hapësirat ballkanike nuk sollën ndryshimet të logjikës nga sistemi socialist.

Nuk sollën ndryshime përmbajtësore , të cilat do të kishin fuqizuar pushtetet e dobëta të pas luftës .Pushteti i ri duhet ti rritë shpresat për një të ardhme më të ndritur . Shtyerja e qytetarëve qëllimisht në apstenim ,ishte gjëja më e keqe për Kosovën .Ky tip i politikanëve nuk i solli këtij populli as për afëër rezultatet e pritura. U mendua më shumë për ndërrim mandatësh pushtetare , duke e qitur krejt në margjina funksionimin e shtetit. Keqpërdorimi i shtetit ishte tëpër i madh, duke iu dhën kah të kundërte edhe historike interesave të shqiptarëve.Të shpresojmë së forcat e reja politike do të kenë, përcepcione tjera politike karshi shtetndërtimit dhe mirëqenjës së përgjthshme . Ekzistojnë kapacitetet që gjërat të kthehën na kahun e tyre pozitiv . Qarku shumë vjeqar i tranzicionit duhet të përmbyllet më shumë punë në zvoglimin e krimit dhe të korrupcionit, të cilat që shumë kohë e gërryen Kosovën nga mbrenda. Vëtem duke bërë hapa konkret zhvillimor , edhe mund të bëhemi pjesë e strukturës të BE-së dhe NATO-s.Mund ti tregojmë botës edhe pse vend i vogël , së kemi mundësi të bëhemi shëmbul, i një shteti modern. Nuk ka vend më për pseudo elita në pushtet, të cilat na servuan modele të pushteteve autoritare, si përsonalizim i politikës të te fortit. Nuk dhanë alternativa të politikave profesionale , të shoqërive civile dhe të organizmave kualitativ shoqëroro- politike , si korrigjime të çdo pushteti demokratik .Dihet së funkcionimi i shtetit dhe proceseve demokratike është i pa mundur pa veprimtarinë e opozitarizmit , kur dihet së opozita është element konstituiv i shoqërisë, ndarjës të pushetit , kritikës publike ,medieve dhe shoqërive civile…

blank

Takimi i Ohrit, Serbia nuk dëshmon përkushtim- Nga DITMIR BUSHATI

Takimi i Ohrit mes Kosovës e Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, përfundoi me miratimin e planit të zbatimit të marrëveshjes të rënë dakord më 27 shkurt. E përbashkëta e të dyja dokumenteve është mungesa e nënshkrimit të tyre. Refuzimi i Serbisë për të nënshkruar nuk dëshmon përkushtim të njëmendtë në këtë proces. Krejt ndryshe u soll Kosova duke dëshmuar vullnetin e saj për të nënshkruar të dy dokumentet. Në këtë mënyrë, Kosova ndihmoi edhe partnerët ndërkombëtarë që gabimisht mendojnë se përkëdheljet ndaj Serbisë dhe jo rrethimi i saj nga histori suksesi, është rruga e shkëputjes së saj nga Rusia.

Përkundër pritshmërive, plani i zbatimit është edhe më i shkurtër se vetë marrëveshja dhe pa shumë detaje, siç ndodh zakonisht në të tilla dokumente. Mirëpo, në Ohër u ra dakord që angazhimet e palëve në këtë proces të trupëzohen në rrugën e tyre drejt BE-së, çka pritet të krijojë një sinergji më të mirë mes procesit të dialogut dhe procesit të anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë. Pas mbështetjes unanime të shteteve anëtare të Marrëveshjes së 27 Shkurtit, Plani frankogjerman zyrtarisht u transformua në një Plan Europian, me mbështetjen edhe të SHBA-ve. Kësisoj, BE-ja nuk është më vetëm në pozicionin e ndërmjetësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe e përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e angazhimeve. Proces ky i ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.

Nëse në të shkuarën BE-ja ka treguar në jo pak raste mungesë besueshmërie, duke mos iu përmbajtur zotimeve të saj përkundrejt shteteve të rajonit, me këtë pozicionim të ri BE-ja ka mundësinë e artë për të përfunduar procesin e shtetësisë së Kosovës, europianizimin e Serbisë dhe anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, sa më shpejt që të jetë e mundur. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur agresionit rus në lindje të kontinentit është përmbyllja e pasojave të luftërave në ish-Jugosllavi dhe konsolidimi i projektit europian në një hapësirë gjeografike, që rrethohet nga shtete anëtare të BE-së, siç është Ballkani Perëndimor.gsh

blank

Më telefono në çdo kohë, Zelenskyy luan lojën e gjatë me Xi Jinpingun

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është i lumtur të lëshojë kritika të ashpra kundër vendeve, përfshirë Hungarinë dhe Gjermaninë, për afrimin e tepërt me rusët. Por ai po luan një lojë të gjatë diplomatike me aleatin nr. 1 të Moskës: Presidentin kinez Xi Jinping.

Ka arsye të mira për të mos zemëruar kinezët, pavarësisht “partneritetit të tyre pa kufi” me Moskën. Zelenskyy dëshiron ta mbajë Pekinin në krah si një investitor, partner tregtar dhe ndërmjetës potencial – në vend që ta largojë atë dhe të rrezikojë që Xi të miratojë eksportet e mëdha të armëve për forcat ruse. Në vitet në vijim, xhepat e thellë të Kinës ka të ngjarë të luajnë gjithashtu një rol për të ndihmuar Ukrainën të rindërtohet nga shkatërrimi i luftës.

Ndërsa Xi viziton Moskën këtë javë, spekulimet po shtohen se ai gjithashtu më në fund mund të mbajë telefonatën e parë me Zelenskyy që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia. Ndërsa asnjë telefonatë nuk është konfirmuar, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha se ai do të mirëpriste një bisedë të tillë midis Xi dhe Zelenskyy, duke theksuar, “Ne besojmë se [Republika Popullore e Kinës] dhe vetë Presidenti Xi duhet të dëgjojnë drejtpërdrejt perspektivën ukrainase dhe jo vetëm perspektiva ruse”.

Pekini dhe Kievi nuk janë të huaj. Para luftës, Kina ishte partneri kryesor tregtar i Ukrainës, si dhe një treg masiv për elbin dhe misrin e Detit të Zi. Ajo gjithashtu investoi shumë në infrastrukturën e Ukrainës si portet dhe telekomunikacionin. Në përpjekje për të shmangur përplasjet me një partner kaq të rëndësishëm, Kievi madje abstenoi gjatë një votimi të OKB-së vitin e kaluar për të dënuar persekutimin e Kinës ndaj pakicës së saj myslimane ujgure.

Në mënyrë të dukshme, megjithëse zyrtarët e BE-së dhe NATO-s reaguan jashtëzakonisht skeptik ndaj një plani 12 hapash nga Kina për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë muajin e kaluar, vetë Zelenskyy theksoi se ishte i gatshëm të mbante derën e hapur për një dialog të udhëhequr nga Kina.

“Mendoj se fakti që Kina filloi të flasë për Ukrainën nuk është i keq. Por pyetja është se çfarë pasojnë fjalët”, tha Zelenskyy në një konferencë shtypi në Kiev. “Mendoj se disa nga propozimet kineze respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe mendoj se mund të punojmë për këtë me Kinën. Pse jo? Qëllimi ynë është të mbledhim shumë rreth nesh për të izoluar një [Rusinë]”.

Kjo pikëpamje për Kinën si një ndërmjetës potencial i paqes ka ndarë shumë mendimet. Shumë kritikë vërejnë se qëllimi kryesor i Kinës është ruajtja e një aleance strategjike me Rusinë që mund ta ndihmojë atë të kundërbalancojë Perëndimin demokratik. Shqetësimet tregtare dhe imazhi i saj si ndërmjetës vijnë në vend të dytë.

Oleksandr Merezhko, kreu i komitetit të politikës së jashtme të parlamentit ukrainas, tha për POLITICO se nuk duket e mundshme që Pekini të ushtrojë ndikimin e tij mbi Moskën “pasi nuk dëshiron ta ndalë Putinin”.

Peter Stano, një zëdhënës i BE-së për çështjet e jashtme, ishte gjithashtu i dyshimtë për përshtatshmërinë e Kinës si një ndërmjetës i drejtë.

“Kina refuzon të pranojë se kush është agresori dhe kush është viktima. Pekini po e vendos Rusinë në të njëjtin nivel me Ukrainën – e cila është nën sulm brutal dhe të paligjshëm në kundërshtim me statutin e OKB-së; saktësisht të njëjtën kartë që Kina pretendon të mbrojë, “tha Stano në një konferencë. “Të gjithë janë të mirëpritur për të ndërmjetësuar paqen. Por para së gjithash, ajo duhet të pranohet nga dy palët e përfshira.”

Në të kundërt, Vita Golod, kryetare e bordit të Shoqatës së Sinologëve të Ukrainës, argumentoi se Pekini mund të luante një rol të dobishëm.

“Kina ka nevojë për Evropën. Dhe tani, mund ta tregojë atë përmes ndikimit pozitiv. Mund të krijojë një imazh ndërmjetësues në këtë luftë, ashtu si Pekini pajtoi konfliktin iranio-saudit dhe u bë një paqebërës i vërtetë”, tha ajo për POLITICO.

Kina ka luksin që t’i lejojë vetes të mbyllë sytë ndaj konflikteve të kaluara me Ukrainën – që zakonisht luan gjatë, tha ajo.

“Këtë herë, Kina e kupton se nëse arrin të bëjë atë që dështoi SHBA-ja, do të konsolidojë ndikimin e saj në Evropë. Dhe Kina tani me të vërtetë ka nevojë për Evropën”.

Probleme me motorin

Ka pasur vërtet pika të dhimbshme në marrëdhëniet Ukrainë-Kinë gjatë viteve të fundit.

Rënia më e rëndë varet nga MotorSich, prodhuesi më i madh ukrainas i motorëve të aviacionit, të cilin kinezët u përpoqën ta blinin në një marrëveshje që aleatët perëndimorë të Ukrainës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e konsideruan gjerësisht si një kërcënim sigurie. Frika e madhe ishte se teknologjia kryesore ushtarake do të binte në duart e Pekinit.

Në vitin 2017, kompania kineze Skyrizon Aviation dhe MotorSich i kërkuan Komitetit Antimonopol të Ukrainës (AMCU) të miratonte bashkimin e tyre. Megjithatë, komiteti e hodhi poshtë marrëveshjen dhe sigurimi i shtetit ndaloi bashkimin. Në vitin 2020, kur Skyrizon paraqiti një tjetër kërkesë në AMCU, qeveria ukrainase urdhëroi shtetëzimin e MotorSich. Por shpejt ndryshoi mendje, duke e lënë prodhuesin e motorit në harresë.

Si përgjigje, investitorët kinezë ngritën një padi në një gjykatë ndërkombëtare për të rikuperuar 3.5 miliardë dollarë nga Ukraina, duke besuar se Kievi kishte shkelur një marrëveshje të vitit 1992 për mbrojtjen e investimeve. Në vitin 2021, Skyrizon gjithashtu paraqiti një ankesë kundër Ukrainës në Hagë, duke kërkuar që Ukraina të paguante 4.5 miliardë dollarë dëmshpërblim.

“Ishte punë e dy institucioneve private dhe ishte e mundur të merreshim mirë me të. Por qeveria jonë përfshiu SBU [shërbimin e sigurisë]… Tani është punë e shtetit dhe situata është bërë edhe më e keqe”, tha Golod. “Këto pyetje nuk janë zgjidhur; pika nuk është vendosur. I kemi borxh Kinës shumë para”.

Aktualisht, marrëdhëniet diplomatike ukrainase me Kinën janë zhytur në një pikë krize, sipas Merezhko nga komiteti i punëve të jashtme të parlamentit ukrainas. Ai vuri re se ndërsa shumica e vendeve po kërkonin të izolonin Rusinë, Kina po thellonte lidhjet me shtetin agresor në shumë fusha – duke e kthyer Rusinë nga partneri i vogël në shtet vasal.

Dhe kjo sigurisht që do të ketë pasoja për Ukrainën dhe politikën e Kinës ndaj Ukrainës, tha Merezhko. “Përveç kësaj, Ukraina ka zgjedhur qartë rrugën e integrimit euroatlantik, e cila është e kundërta e zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën. Ne jemi në anën e botës së lirë demokratike, jo në anën e regjimeve autoritare”.

Megjithatë, ndërsa Merezhko kishte pak shpresë për ndihmë të vërtetë nga Kina, ai e quajti qasjen diplomatike të Ukrainës ndaj Kinës të zgjuar për sa i përket Realpolitikës.

“Ekziston frika se nëse fillojmë të kritikojmë Kinën më ashpër, Pekini do ta përdorë atë si një justifikim për të forcuar ndihmën e tij për Rusinë dhe madje do të fillojë të ofrojë ndihmë ushtarake,” vazhdoi Merezhko.

Akull i hollë

Që nga shpërthimi i luftës, Kina ka deklaruar neutralitetin e saj dhe ka abstenuar nga votimi për rezolutat e Ukrainës në OKB.

Temperaturat politike janë rritur kohët e fundit, me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, duke thënë se Pekini po shqyrton furnizimin me armë për Rusinë.

Edhe një herë, ndërsa Uashingtoni ka vendosur një linjë të ashpër për këtë dhe ka testuar bazat për sanksione kundër Pekinit në rastin e dërgesave të konfirmuara të armëve, ukrainasit po marrin një rrugë shumë diplomatike.

 

Duke anashkaluar tensionet, Oleg Ustenko, këshilltari ekonomik i Zelenskyy, i tha POLITICO se Ukraina nuk “ka një vizion të qartë për sa i përket sanksioneve ndaj Kinës”.

Megjithatë, ndërsa qëndrimi pro-rus i Pekinit është i qartë – ai po shtyn fort për heqjen e sanksioneve, për shembull – Serhiy Herasymchuk, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Këshillit të Politikës së Jashtme Ukrainian Prism, një organizatë joqeveritare, tha disa elementë të 12 pikave të Kinës plani megjithatë ngjallte interes në Ukrainë.

“Sigurisht, nuk është një plan paqeje. Disa nga shtyllat janë pro-ruse”, tha Herasymchuk. “Por të tjerat janë të rëndësishme. Ne mund t’i përdorim ato për të zgjidhur çështjet tona të sigurisë, “vazhdoi ai.

Ai tregoi sigurinë bërthamore si një pikë të tillë, “ku mund të flasim për garanci që Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës. Ose flasim për çmilitarizimin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia”.

Ukraina mund të përfitojë gjithashtu nga ndërmjetësimi kinez në çështjet e sigurisë ushqimore pasi mund të ndihmojë në zgjerimin e nismës së drithërave të Detit të Zi. Aktualisht, Kina është marrësi kryesor i grurit ukrainas që vjen përmes tre korridoreve të marrëveshjes së OKB-së.

“Kina potencialisht mund të bëjë presion ndaj Rusisë që të zgjasë nismën për shumë më gjatë dhe potencialisht të zgjerojë iniciativën në portet e Mykolaiv-it,” vuri në dukje Herasymchuk.

Megjithatë, ai argumentoi se Ukraina duhet të tregojë kujdes në lidhje me Pekinin dhe t’i kushtojë vëmendje më të madhe se cilat mund të jenë qëllimet reale strategjike të Kinës.

“Nuk jam i sigurt se udhëheqja ukrainase i kupton interesat e Kinës. Do të ishte naive të pritej që Kina të ndërmjetësonte në luftën e Rusisë pa kontekstin më të gjerë të interesave të Kinës”, tha ai.

Gazeta Shqiptare

blank

BBC: Çfarë ndodh nëse arrestohet Trumpi?

RFE/RL

BBC

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se do të arrestohet të martën për disa akuza që lidhen me një hetim për një pagesë 130.000 dollarëshe ndaj yllit të pornografisë, Stormy Daniels, më 2016.

Nëse arrestohet, atëherë ai do të bëhet ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me akuza penale.

Për çka mund të akuzohet Trump?

Më 2016, ylli i filmave pornografikë, Stormy Daniel i ka kontaktuar disa media, duke u ofruar shitjen e materialeve të një afere, që ajo ka supozuar se e ka pasur me Trumpin, më 2006.

Ekipi i Trumpit është angazhuar në këtë rast dhe avokati i tij, Michael Cohen, e ka paguar 130.000 dollarë Danielsin që të heshtë.

Diçka e tillë është e paligjshme.

Megjithatë, kur Trump e ka rimbursuar Cohenin, në regjistrat zyrtarë thuhet se pagesa është kryer nën arsyetimet për angazhime ligjore.

Prokurorët kanë thënë se kjo vërteton që Trump i ka falsifikuar dokumentet biznesore dhe kjo përbën kundërvajtje – vepër penale – në Nju Jork.

Prokurorët ka mundësi që të supozojnë se diçka e tillë shkel edhe ligjin zgjedhor, sepse tentimet e tij për të fshehur pagesën e kryer për Danielsin, janë motivuar nga dëshira që votuesit të mos e marrin vesh aferën.

Fshehja e një krimi, duke falsifikuar dokumentet, në Shtetet e Bashkuara trajtohet si shkallë më e lartë krimi, sesa shkeljet tjera.

Edhe avokatët e ndjekjes penale e pranojnë se ky rast nuk është aspak i qartë.

Ekzistojnë pak shembuj për një gjykim të tillë, dhe tentimet në të kaluarën për të akuzuar politikanët që kanë tejkaluar linjën mes financave të fushatës dhe shpenzimeve personale, kanë përfunduar me dështime.

“Do të jetë e vështirë”, ka thënë Catherine Christian, ish-prokurore për financa në qytetin e Nju Jorkut.

A do të mund të akuzohet Trump?

Vendimi nëse do të ketë padi varet prej Prokurorit të qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg.

Ai e ka krijuar një juri të madhe për të hetuar nëse ka mjaftueshëm të dhëna për ndjekje penale dhe ai është i vetmi që e di nëse – apo kur – do të ketë padi.

Javën e kaluar, avokatët e Trumpit kanë thënë se ish-presidentit i është ofruar mundësia e paraqitjes para një jurie të madhe, çka është shenjë se hetimet janë afër fundit.

Avokatët e ish-presidentit kanë hedhur poshtë sugjerimet se ata, apo vetë Trump, kanë njohuri për një padi në ardhje, duke thënë se komentet e Trumpit për arrestimin e mundshëm të së martës bazohen vetëm në raportimet e mediave.

Megjithatë, ekzistojnë edhe shenja tjera se juria e madhe është afër përfundimit të punimeve.

Të dy, Michael Cohen dhe ish-këshilltari i tij ligjor, Robert Costello – tani kritik i ashpër i tij – pritet të dëshmojnë për këtë rast.

Costello do të mund të prezantohet nga ekipi mbrojtës i Trumpit, në tentim e sipër për të diskredituar dëshminë e Cohenit.

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

Nëse ai akuzohet, avokatët e Trumpit kanë thënë se arrestimi i ish-presidentit do të realizohet sipas procedurave standarde.

Kjo nënkupton se ai do të udhëtojë nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago në Florida për t’u paraqitur para gjykatës në qytetin e Nju Jorkut, dhe t’iu nënshtrohet procedurave, siç është dhënia e shenjave të gishtave dhe shkrepja e fotografive të të akuzuarve.

Duke marrë parasysh natyrën historike të një veprimi të tillë, dhe shqetësimet për sigurinë, mënyra si mund të ndodhin këto zhvillime është e paqartë – dhe mund të jetë subjekt i negociatave në mes të Zyrës së Prokurorit dhe ekipit të Trumpit.

Kur të vendoset për rastin dhe të caktohet gjyqtari, detajet tjera janë më lehtë të menaxhueshme, sikurse koha e gjykimit dhe kufizimet e mundshme në udhëtim, apo kërkesat për lirim me kusht të të pandehurit.

Dënimi eventual për kundërvajtje mund të rezultojë me gjobë.

Nëse Trump dënohet për shkelje të rëndë, ai mund të dënohet me katër vjet burgim, ndonëse disa ekspertë ligjorë parashikojnë se gjoba është më e mundshme, dhe se vënia e ish-presidentit mbrapa grilave është opsion me pak gjasa.

A do të ketë protesta?

Pas deklaratës së tij në rrjetet sociale se do të paditet të martën, Trump ka bërë thirrje të vazhdueshme ndaj mbështetësve të tij për protesta masive.

“Ne nuk mund të lejojmë më diçka kësisoj. Ata po vrasin shtetin tonë teksa ne ulemi dhe vështrojmë”.

Gjuha e përdorur vë në pah retorikën e ashpër të tij para sulmeve ndaj Kongresit amerikan më 2021.

Prandaj edhe janë rritur shqetësimet për përsëritje të dhunës.

Bragg është në kontakt të ngushtë me policinë e Nju Jorkut dhe autoritetet e sigurisë, sipas një letre që ka rrjedhur te mediat amerikane.

“Ne nuk do të tolerojmë përpjekjet për të frikësuar zyrën tonë apo që të kërcënohet sektori për sundim të ligjit në Nju Jork”, ka shkruar ai.

“Partnerët tanë për sundim të ligjit do të sigurojnë që çfarëdo kërcënimi specifik apo kredibil ndaj zyrës sonë, do të hetohet dhe do të garantohet mbrojtje”.

Prapëseprapë, tani ka pak të dhëna që mund të organizohen protesta të mëdha, sikurse ato të 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit.

A mund të garojë Trump për president?

Padia eventuale, apo edhe dënimi penal, nuk do t’ia ndalonin Trumpit garën, nëse synon ta vazhdojë atë.

Trump ka dhënë shenja se nuk e ka ndërmend të ndalet, pavarësisht se çfarë ndodh.

Në fakt, në ligjet amerikane nuk ekziston asnjë nen që ia parandalon një kandidati – që dënohet për një krim – garën apo edhe mandatin e presidentit – qoftë edhe nëse ai është në burg.

Megjithatë, arrestimi eventual i Trumpit do ta komplikonte fushatën e tij presidenciale.

Ndonëse kjo situatë mund të nxisë disa mbështetës të tij republikanë që të marshojnë, arrestimi mund të shpërqendrojë dukshëm fushatën e tij.

Një zhvillim i këtillë, po ashtu, mund të thellojë edhe më shumë ndasitë në sistemin politik amerikan.

Konservatorët besojnë se ish-presidenti është duke u trajtuar në një nivel tjetër të drejtësisë, derisa liberalët e shohin këtë si çështje të mbajtjes përgjegjës edhe të atyre që mbajnë, apo kanë mbajtur, pozitat më të larta në pushtet.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Send this to a friend