Përgjigje Kujtim Çashkut Nga Ilir Demalia

Njëra nga studiot e Radios Evropa e Lirë.
Radio Evropa e Lirë (REL) tha më 18 mars se e ka paditur Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM), si dhe zyrtarët e USAGM-it, Kari Lake dhe Victor Morales, për t’i parandaluar përpjekjet e tyre për ta ndërprerë financimin federal të REL-it.
Padia argumenton se mohimi i fondeve të miratuara nga Kongresi për REL-in shkel ligjet federale dhe Kushtetutën e SHBA-së, e cila i jep Kongresit autoritetin ekskluziv mbi shpenzimet federale.
“Tani nuk është koha për t’u dorëzuar përballë propagandës dhe censurës së kundërshtarëve të Amerikës”, tha presidenti dhe shefi ekzekutiv i REL-it, Stephen Capus.
Morales është shef ekzekutiv i përkohshëm i USAGM-it, ndërsa Lake është këshilltare e lartë e tij.
Ndërkohë, politikanët e Bashkimit Evropian thanë se po vazhdojnë përpjekjet për një mbështetje të mundshme për Radion Evropa e Lirë (REL), pasi Qeveria amerikane ndërpreu fondet për median që ka selinë qendrore në Pragë, mes shqetësimeve se mbyllja e këtij transmetuesi mund të jetë një goditje për mediat prodemokracisë.
Ministri çek për Çështje Evropiane, Martin Dvorak, u tha gazetarëve në Bruksel më 18 mars se disa shtete kanë mbështetur nismën deri më tani, por blloku duhet të veprojë shpejt “sepse do të ishte një gabim i madh nëse lihet që ky institucion të vdesë”.
“Ne duhet të nxisim një lloj interesi dhe të takohemi me komisionarët dhe disa shtete. Në këtë pikë, kjo nismë është mbështetur nga shtatë shtete të tjera, dhe pasi ne ta bëjmë publike në Këshillin për Çështje të Përgjithshme, edhe më shumë shtete do të na bashkohen”, tha Dvorak, duke shtuar se çështja duhet të zgjidhet “brenda disa javësh”.
Mbështetje për REL-in ka shprehur edhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, e cila ka biseduar me Dvorakun për këtë çështje.
“Do të bëj gjithçka që kam në duar për të mbështetur vazhdimin e punës së REL-it”, shkroi ajo në platformën sociale X, më 18 mars.
Ambasada gjermane në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kjo media është “fener i raportimit të lirë dhe të paanshëm” për më shumë se shtatë dekada në mbarë Evropën dhe më tej.
“Siç ka theksuar përfaqësuesja e Lartë [e BE-së, Kaja] Kallas, BE-ja aktualisht është duke eksploruar mundësitë për të mbështetur punën e rëndësishme të REL-it. Kjo, po ashtu, flet për kontributin e REL-it për demokracinë dhe promovimin e informacionit të besueshëm në mbarë botën”, tha Ambasada gjermane në Prishtinë.
Me nismën e Republikës Çeke për mundësinë e mbështetjes së REL-it, në takimin e ministrave të Jashtëm të 27 shteteve të bllokut, të mbajtur më 17 mars, u adresua kjo çështje, teksa e ardhmja e REL-it mbetet e pasigurt pas ndërprerjes së financimit nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë fundjavës.
Përderisa Dvorak nuk deshi të tregonte emrat e shteteve që tashmë kanë shprehur mbështetje për këtë nismë, burimet diplomatike i thanë REL-it se bëhet fjalë për Gjermaninë, Austrinë, Suedinë, Holandën, Belgjikën, Slloveninë, tri shtetet e Baltikut, Poloninë dhe Republikën Çeke.
“Vështirësitë financiare me të cilat po përballet Radio Evropa e Lirë vënë në rrezik serioz gazetarinë e pavarur në rajone ku shtypi i lirë është i heshtur, nga Rusia dhe Bjellorusia deri në Iran dhe Afganistan”, shkroi në X ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot.
“Nëse REL-i zhduket, dezinformatat dhe propaganda do të mbushin boshllëkun. Kjo do të ishte një fitore e drejtpërdrejtë për ata që kërkojnë të minojnë demokracinë… Evropa nuk mund të lejojë që kjo të ndodhë. Mbrojtja e shtypit të lirë do të thotë mbrojtje e demokracisë. Qasja në raportimin e bazuar në fakte nuk është thjesht një parim, por një domosdoshmëri për sigurinë dhe liritë themelore”, shtoi ai.
Ndërkaq, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, më 17 mars, ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, tha se ai ndjeu një “interes të caktuar” nga shtete të tjera anëtare të BE-së lidhur me nismën e shtetit të tij dhe se “është përgjegjësia jonë që ta trajtojmë këtë çështje seriozisht”.
Homologu polak i Lipavskyt, Radek Sikorski, po ashtu shprehu mbështetjen për REL-in, duke kujtuar se si babai i tij dëgjonte këtë radio së bashku me Zërin e Amerikës gjatë Luftës së Ftohtë.
“Në këtë mënyrë ne mësonim faktet bazike lidhur me shtetet tona sepse propaganda komuniste ishte e kontrolluar”, tha ai për gazetarët. “Dhe këto institucione vazhdojnë të bëjnë punën e njëjtë sot për autokracitë”.
Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 14 mars që synon të reduktojë shtatë agjenci federale – përfshirë Agjencinë e SHBA-së për Media Globale (USAGM), që mbikëqyr REL-in dhe transmetues tjerë federalë.
Urdhri u kërkon krerëve të entiteteve qeveritare që brenda shtatë ditësh të dorëzojnë një raport që konfirmojnë zbatimin e plotë.
Disa orë pas publikimit të urdhrit ekzekutiv, një letër nga USAGM tha se granti i miratuar nga Kongresi, që financon REL-in, ishte ndërprerë.
Presidenti i REL-it, Stephen Capus, ka deklaruar se ndërprerja e fondit do të jetë një “dhuratë e madhe për armiqtë e Amerikës”, një mendim që është shprehur edhe nga vëzhgues për të drejtat e mediave, grupet avokuese për demokracinë dhe politikanët.
Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, tha se “përpjekjet e fundit të administratës Trump për të shpërbërë entitete të themeluara dhe finanduara nga Kongresi, që ofrojnë informacion të saktë për qindra miliona njerëz në vende ku liria e shtypit është nën sulm, minon angazhimin e SHBA-së për demokracinë”.
“Nëse presidenti Trump ia arrin qëllimit të tij, ata që varen nga mediat e pavarura, të mbështetura nga SHBA-ja, si alternativa për mediat kineze dhe të Kremlinit, dhe ata që jetojnë nën regjime autoritare, do të humbasin një burim kritik”.
USAGM është agjenci e pavarur e Qeverisë amerikane, që mbikëqyr transmetimin e lajmeve dhe informaciove në mbi 50 gjuhë, për rreth 361 milionë njerëz çdo vit.
Kërkesa për buxhetin nga USAGM për vitin fiskal 2025 ishte 950 milionë dollarë për të financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale.
Këtu përfshihen media si REL-i, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Transmetimeve për Kubën (Radio Marti), Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur.
“Suedia ka mbështetur nismën çeke për të shikuar për mënyra se si BE-ja dhe shtetet e saj anëtare mund të mbështesin REL-in dhe rolin e tij si zë i lirisë, ku ka më shumë nevojë”, tha ministrja suedeze për Çështje të BE-së, Jessica Rosencrantz.
Ndërkaq, kryetari i Partisë Popullore Evropiane (EPP), grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Evropian, Mafred Weber, tha se vendimi për të hequr dorë nga mbështetja për REL-in është shembull se si situata gjeopolitike është duke ndryshuar.
Ai tha se vlera që definojnë evropianët janë liria, demokracia, sundimi i ligjit, trajtimi i barabartë, ndalimi i diskriminimit kundër grave, e të tjera.
“Duke pasur këtë parasysh, besoj se ata që promovojnë këto vlera, sikurse REL-i, duhet të mbështeten nga BE-ja. Ne po flasim për një buxhet prej rreth 140 milionë eurosh, aq sa aktualisht ka REL-i. Prandaj, sipas meje, ne duhet të kërkojmë një zgjidhje serioze për të siguruar financimin e duhur. Ata po mbrojnë parimet që na përcaktojnë”, tha ai në një prononcim për gazetarë në Podgoricë.
Trump, i cili ka marrë një mori vendimesh për t’i zvogëluar shpenzimet qeveritare prej kur ka nisur mandatin e dytë në janar, gjatë mandatit të tij të parë e kishte kritikuar USAGM-in lidhur me pavarësinë editoriale dhe drejtimin që u është dhënë programeve.
Ai i ka përsëritur këto shqetësime pasi nisi mandatin e dytë. Mbështetësit e transmetuesve thonë se ato janë degë e rëndësishme e diplomacisë amerikane.
Radio Evropa e Lirë
Pas telefonatës së djeshme Trump-Putin, disa gjëra janë më të qarta.
Paqja në Ukrainë nuk ka gjasa të zgjidhet vetëm me një bisedë, pavarësisht premtimeve të Shtëpisë së Bardhë.
Vladimir Putin po refuzon të pranojë një armëpushim të pakushtëzuar, dhe në vend të kësaj. po insiston që kushtet e tij maksimaliste të përmbushen përpara se të pranojë t’i japë fund luftimeve.
Ka një ndryshim midis premtimit për t’i dhënë fund sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe përmbushjes së këtij premtimi, siç treguan sulmet ruse brenda natës mbi një sistem energjetik hekurudhor në Ukrainë.
Donald Trump është gati të bindë Ukrainën për të mbështetur një armëpushim 30-ditor në të gjithë vendin, por ai ende nuk është i gatshëm të kërcënojë Rusinë kur ajo nuk arrin të bëjë të njëjtën gjë.
Për një njeri, për të cilin diplomatët thonë se është jashtëzakonisht i paduruar, Trump po tregon durim të konsiderueshëm ndaj Putinit.
Negociatat teknike janë planifikuar të vazhdojnë, por ato do të udhëhiqen ende nga Shtetet e Bashkuara, që do të zhvillojë bisedime dypalëshe veçmas me Rusinë dhe Ukrainën, me Evropën si një lojtar që përgatitet për momentin kur nuk do të bihet dakord për një armëpushim. sn
Një media gjermane shkruan se këto zgjedhje në Shqipëri mund të përcaktojnë nëse vendi do dalë nga diktati i miliarderit majtist, Soros. Media e djathtë gjermane ‘Die Freie Welt’ publikon një editorial nga bordi i tyre ku thekson se këto zgjedhje janë një test për të ardhmen e Shqipërisë në Europë. Më poshtë shkrimi i plotë:
Zgjedhjet parlamentare do zhvillohen në Shqipëri më 11 maj – një ngjarje që ka rëndësi të madhe edhe përtej kufijve të vendit. Ky vend nuk është thjesht përballë zgjedhjes mes qeverisë dhe opozitës, por edhe përballë vendimit nëse do t’i nënshtrohet përfundimisht elitave globaliste apo do të mbrohet nga ndikimi i donatorëve të huaj. Veçanërisht shpërthyes është fakti se miliarderi George Soros dhe Fondacioni i tij i Shoqërisë së Hapur janë të përfshirë në vend prej vitesh me “reformën e tyre në drejtësi” – një instrument perfid që synon të heshtë forcat konservatore, sipas The Federalist.
Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka 12 vjet që drejton vendin – dhe dëshiron të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për të siguruar një mandat të katërt në detyrë. Vendi është kthyer prej kohësh në një kënd lojërash për persekutim politik. Të rinjtë po largohen masivisht nga Shqipëria, ekonomia është në stanjacion dhe gjyqësori është zgjatim i qeverisë.
Veçanërisht perfid ishte sulmi i shënjestruar ndaj Sali Berishës, liderit të opozitës konservatore. Kur ai u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike në vitin 2021, Departamenti i Shtetit Biden e futi shpejt në listën e zezë – mes akuzave të rreme për korrupsion. Pa prova, Berisha u shpall persona non-grata dhe u sanksionua.
Qëllimi ishte i qartë: opozita konservatore duhet eliminuar, ndërsa rrjetet e mbështetura nga Soros zgjeronin pushtetin e tyre. Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pompoi miliona në programe që nuk e forcuan Shqipërinë, por promovuan reformat gjyqësore dhe zgjedhore të Soros – dhe në këtë mënyrë siguruan qëndrimin e socialistëve në pushtet.
Me kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, tani ka një shpresë në rritje se ndikimi i Soros në Shqipëri dhe Evropën Lindore do të marrë fund. “Kthimi i Trump shënon fundin e keqpërdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë për të mbështetur qeveritë e majta në mbarë botën”, shpjegoi Berisha.
Në fakt, Trump ka dëshmuar që në mandatin e tij të parë se është gati t’i shpallë luftë rrjeteve globaliste. Nëse ai frenon ndikimin e organizatave të Sorosit në rajon, kjo mund të ketë pasoja të mëdha – jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin dhe më gjerë.
Zgjedhjet në Shqipëri do të tregojnë nëse vendi mund të çlirohet nga diktati i kukullave ndërkombëtare – apo nëse aparati Soros do të demonstrojë sërish fuqinë e tij. Por me Trump në Shtëpinë e Bardhë, batica mund të ndryshojë./ Marrë nga Syri.net
22 artikuj, 3 editoriale, katër faqe gazetë, është kjo e përditshmja italiane “Il Foglio”, e cila ka realizuar sot eksperimentin e parë unik në botë të një të përditshme mediatike e shkruar e tëra përmes sistemit të Inteligjencës artificiale.
Është gazeta e parë në botë e cila realizohet totalisht përmes IA me ttituj, analiza, citime, informacione, debate, përgjigje e diskutime në shërbim të komunikimit publik.
E gazetarët? Ata të vërtetët e inteligjencës humane e punës humane?
Janë kufzuar vetëm në hedhjen e pyetjeve, e as ata vetë nuk dinë produktin që inteligjenca artificiale do të prodhojë me përgjigjet e saj.
Por një gjë është e qartë nga spikerja televizive e cila ishte një buton i programuar të lexonte një skaletë apo një informacion realizuar nga humanët, sot është kaluar në një nivel tjetër: humanët, gazetarët, redaktorë, kryeeredaktorët janë komanda e Inteligjenca artificiale është zgjedhja, përgjigja, analiza, ndoshta dhe influencuesi i opinionit publik përmes faqeve të një gazete.
Nga teoria e IA është kaluar në praktikë, nga artificialja në natyralen? E sa natyrale ka brenda saj?
Gjatë vitit të fundit kanë qënë jo pak të përditshme botërore që kanë përdorur inteligjencën artificiale për të përmirësuar klikimet e tyre në portalen online, për të rritur ndërveprimin me publikun, për të perfeksionuar analizimin e të dhënave apo për të moderuar komentet online të lexuesve e luftuar informacinin fake e gjuhën e urrjetjes.
Fakt i tillë është agjensia Associated Press e cila përdor IA në përmbajtjen e materialeve multimediale, në modeifikimin e videove apo përshtatjen e tyre ndaj personave me aftësi të kufizuar.
Agjensia Reuters gjithashtu ka informuar se përmes IA ka zhvilluar instrumente pune që e përmes analizimit të të dhënave e ndihmon në evidentimin e eventeve e ngjarjeve para se të bëhej lajme për të gjithë. Po ashtu Neë York Times ka deklaruar se përmes IA ka prodhuar algoritme që rrëfejnë espericën e lexuesve apo promovojnë artikuj e përfshirjen e publikut.
Por sot ka nisur një epokë e re, sa me vlerë apo e dobishme do të jetë publikun e lexuesin kjo mbetet për t’u parë. Fakt është se “Il Foglio” themeluar më 1996 sot është e para gazetë e realizuar me IA, do të dalë dy herë në javë për një muaj rresht. Cdo ndodh më pas? Mbetet për t’u zbardhuar bashkë me jetën e përditshme, atë njerëszore me lexues human e gazetarë humanë.
Cmimi mbete po ai i epokës së inteligjencës humane. (1 euro e 80 cent)
18.03.2025
Ushtarët britanikë të NATO-s gjatë një stërvitjeje ushtarake. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Vetëm dy javë pas një samiti të Bashkimit Evropian ku udhëheqësit e bllokut u zotuan t’i shpenzojnë miliarda në mbrojtje në “një moment të rëndësishëm për Evropën”, ata po kthehen në Bruksel për një takim tjetër më 20-21 mars.
Këtë herë, udhëheqësit e BE-së synojnë t’i konsolidojnë planet për forcimin e autonomisë së mbrojtjes të Evropës në mes të dyshimeve lidhur me angazhimin amerikan për t’i mbrojtur shtetet evropiane dhe për ta vazhduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Në prag të samitit, ministrat e Jashtëm të bllokut diskutuan më 17 mars për propozimin e fundit nga shefja e diplomacisë të BE-së, Kaja Kallas, për të gjetur para për Kievin. Dhe më 19 mars, Komisioni Evropian ishte paraparë që të publikonte një plan veprimi për të ardhmen e mbrojtjes evropiane.
Dokumenti pritet të dalë me ide se si të krijohet plani për Riarmatosjen e Evropës, të paraqitur nga Komisioni Evropian, përmes të cilit krahu ekzekutiv i BE-së do të gjenerojë deri në 800 miliardë euro për shpenzime të mbrojtjes gjatë katër vjetëve të ardhshëm.
Si gjithmonë, në Bruksel ka dyshime lidhur me atë se sa e besueshme është e gjithë kjo. Diplomatët me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë janë pajtuar se ky është një hap i parë i mirë, por një zyrtar i lartë i BE-së i tha REL-it se “djalli fshihet gjithmonë në detaje dhe këtu ka shumë djaj”.
Duke e shikuar më nga afër, duket se shifra prej 800 miliardë eurosh është shumë ambicioze, e përcjellë me pasiguri të mëdha: nëse – dhe sa shpejt – ky propozim mund të përkthehet në armë dhe municion të rinj; dhe nëse ndonjë prej atyre armëve do të shkonte në Ukrainë.
Faktet janë të qarta. Komisionari i BE-së për mbrojtje, Andrius Kubilius, theksoi në Parlamentin Evropian javën e kaluar se Evropa aktualisht ka një mungesë në mbrojtje prej të paktën 500 miliardë eurosh dhe po ashtu i mungojnë “mijëra tanke dhe autoblinda”.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, po ashtu duke folur në PE tha se mesatarisht shtetet e BE-së kontribuojmë pak më pak se 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për mbrojtje. Uashingtoni po kërkon që kjo të arrijë në 5 për qind, ndërsa NATO-ja, sipas burimeve brenda aleancës, po eksperimenton me idenë që objektivi zyrtar i shpenzimeve të bëhet 3.7 për qind. Kjo pritet të thuhet në samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Hagë gjatë muajit qershor.
Megjithatë, edhe nëse ka një rritje të madhe dhe të shpejtë të shpenzimeve për mbrojtjen, diplomatët evropianë thonë privatisht se do të duhet një dekadë që Evropa të kryejë ndonjë operacion të madh ushtarak pa ndihmën e SHBA-së. Në Evropë për momentin inteligjenca, vëzhgimi dhe kërkimi ofrohen nga SHBA-ja.
Plani Riarmatosja e Evropës synon të adresojë varësinë e BE-së ndaj SHBA-së, duke bërë që shtetet e BE-së të rrisin buxhetet e tyre për mbrojtjen. Por a do ta bëjnë shtetet këtë? Nga 800 miliardë eurot që Von der Leyen po synon të gjenerojë, 650 miliardë euro mund të mblidhen duke lehtësuar rregullat e shpenzimeve në mbrojtje për shtetet anëtare të BE-së gjatë katër vjetëve të ardhshëm. Ky propozim do t’i lejonte çdo shteti anëtar që të alokojë një shtesë prej 1.5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për shpenzime ushtarake. Edhe pse kjo hapësirë shtesë fiskale është mirëpritur, pak veta besojnë se kryeqytetet evropiane do ta shfrytëzojnë.
Të 150 miliardë eurot e mbetura janë skemë e huadhënies e siguruar nga fondet e pashfrytëzuara të buxhetit të BE-së, të cilat mund të përdoren nga 20 vende të bllokut që nuk kanë vlerësime të kredisë të llojit AAA. Këto hua synojnë të financojnë blerjet nga prodhuesit evropianë të mbrojtjes, megjithatë mbetet e paqartë nëse të gjithë komponentët e pajisjeve duhet të jenë nga vendet e BE-së ose mund të jenë nga shtete joanëtare sikurse Norvegjia, Zvicra dhe Turqia.
Problemi këtu qëndron në atë se kjo mbetet ende një hua dhe shumë nga vendet, veçanërisht ato në Evropën Jugore, që duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, janë tashmë të zhytura në borxhe.
Gjithashtu, disa shtete të Evropës Veriore po vënë në pikëpyetje logjikën e këtij propozimin, me Parlamentin holandez që së voni miratoi një rezolutë jodetyruese për të refuzuar planin për Riarmatosjen e Evropës, duke argumentuar se ai vetëm sa e zhyt më shumë në borxh bllokun evropian.
Pastaj është edhe pjesa e tretë e propozimit të Von der Leyenit, që do t’u lejonte shteteve anëtare të përdorin për mbrojtje mbi 300 miliardë euro fonde të mbetura në buxhetin e BE-së, që normalisht do të shkonin në rajonet më të varfra të bllokut për investime në infrastrukturë. Problemi, këtu, përsëri është se kjo është vullnetare. Kjo do të thotë që, megjithëse nuk mund të bllokohet nga vendet miqësore sikurse Hungaria dhe Sllovakia, pasi nuk kërkon unanimitet, disa shtete nuk do të çajnë kokën, përveç nëse detyrohen.
Pastaj është Gjermania. Kancelari në ardhje, Friedrich Merz, ka premtuar shpenzime të mëdha në mbrojtje. Më 18 mars, ligjvënësit gjermanë votuan për rritje të madhe për shpenzime të mbrojtjes. Ligji i miratuar në Budenstag parasheh lejimin që shpenzimet e mbrojtjes të kalojnë rregullat strikte të borxhit në Gjermani, për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh për infrastrukturën e mbrojtjes.
“Ky hap që po marrim sot për gatishmërinë e mbrojtjes… është vetëm hapi i parë i madh drejt komunitetit të ri të mbrojtjes evropiane”, tha Merz.
Të premten, ligji do të kalojë në dhomën e lartë të parlamentit për miratim.
Von der Leyen e cilësoi si “lajm të shkëlqyeshëm” vendimin e ligjvënësve gjermanë për të mundësuar shpenzime më të mëdha në mbrojtje.
“Dërgon një mesazh të qartë për Evropën se Gjermania është e vendosur të investojë në mënyrë masive në mbrojtje”, tha ajo.
Deri më tani, ligjet përcaktonin se limiti i deficitit buxhetor prej 0.35 për qind të Bruto Prodhimit Vendor nuk mund të kalohej, përveç në raste emergjente.
Kjo lëvizje e Gjermanisë potencialisht mund të rikthejë thirrjet nga shtetet në jug të Evropës drejtuar Brukselit që të lëshojë eurobonde (obligacione) për investime në mbrojtje. E njëjta gjë kishte ndodhur për të luftuar recensionin që mbërtheu kontinentin pas pandemisë së koronavirusit. Lëshimi i eurobondeve të përbashkëta kundërshtohet nga shumica e vendeve në veri të Evropës, veçmas në Holandë dhe Gjermani – por me Berlinin që e tregon qartë se shpenzimi për mbrojtje është një detyrim – propozimi mund të kalojë.
Eurobondet, apo “bondet për mbrojtje” ka mundësi të përfshihen në planin e veprimit të Komisionit Evropian për të ardhmen e mbrojtjes evropiane. Por, ajo që është vërtetë interesante dhe duhet të ndiqen janë disa propozime për lëvizshmërinë ushtarake. Mund të mos duket si gjëja më urgjente, por zyrtarët e BE-së sa e rëndësishme është që të mund të lëvizen shpejt pajisjet ushtarake nga një shtet anëtar i BE-së në tjetrin.
Ashtu siç është situata tani, kjo nuk do të ishte e lehtë. Nuk ka rregulla të harmonizuara në mbarë bllokun, për shembull, për të lëvizur pajisjet ushtarake nga një shtet në një shtet tjetër të BE-së në rast të një emergjence. Nisma të tilla si forcimi i urave, hekurudhave dhe rrugëve për të mundësuar transportimin e mjeteve të rënda ushtarake po ashtu janë sugjeruar në planin e veprimit.
Një tjetër aspekt që ka shumë gjasa që të përfshihet është ideja e integrimit të tregut të mbrojtjes të Ukrainës në tregun e BE-së, ndërsa vendi po lëviz ngadalë, por me hapa të sigurt, drejt anëtarësimit në bllok. Kjo shihet nga shumë diplomatë evropianë si një fitore e vërtetë për BE-në, pasi Ukraina tani, në fakt, ka ndoshta ushtrinë më të aftë të kontinentit dhe është “para të gjithëve në aspekte si dronët ushtarakë”, siç tha për REL-in një zyrtar i BE-së që ka njohuri për këtë çështje.
Në këtë kuadër, dokumenti do të promovojë gjithashtu modelin e quajtur danez për mbështetje ndaj Ukrainës. Kjo qasje përfshin shtetet anëtare të BE-së që sigurojnë drejtpërdrejt pajisje mbrojtëse të prodhuara në Ukrainë ose që krijojnë bashkëpunime me kompani ukrainase të mbrojtjes. Gjithashtu, po përmendet edhe ideja e trajnimit të ushtarëve ukrainas në Ukrainë dhe jo vetëm në BE.
Por, këto plane janë të gjitha për të ardhmen, dhe pyetja mbetet se çfarë mund të bëjë Brukseli për Ukrainën tani. Kievi ka lënë të kuptohet se mund t’i nevojiten deri në 33 miliardë euro mbështetje shtesë ushtarake këtë vit. Me Shtetet e Bashkuara që mund të mos kontribuojnë shumë në këtë drejtim, BE-ja duhet të gjejë shumicën e kësaj shume në mënyrë urgjente.
Shefja e diplomacisë të BE-së, Kaja Kallas, javën e kaluar prezantoi një plan të ri për shtetet e bllokut. Ky plan, i parë nga REL-i, propozon skema vullnetare që inkurajojnë pjesëmarrjen e shteteve “për të dërguar ndihmë ushtarake për Ukrainën më 2025, me një vlerë të përkohshme prej të paktën 20 miliardë eurosh dhe mundësisht që të arrijë deri në 40 miliardë euro në varësi të nevojave të Ukrainës”.
Teksti jep një afat deri më 30 prill për ata që marrin pjesë që të deklarojnë se si planifikojnë të plotësojnë kontributet e tyre përkatëse dhe thotë se pagesat duhet të angazhohen jo më vonë se 30 qershori për të siguruar dërgesat deri në fund të këtij viti.
Plani thotë se këto para duhet të shkojnë kryesisht për municionin e artilerisë me kalibër të madh, sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa, dronë, avionë luftarakë dhe trajnim të trupave ukrainase. Ato gjithashtu duhet të mbështesin kontributet e tjera nga shtetet anëtare, për shembull, dërgimin e trupave në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje.
Plani ende sugjeron që vendet duhet të kontribuojnë në përputhje me peshën e tyre ekonomike, duke u bazuar në të ardhurat bruto kombëtare. Kjo ide kishte zemëruar më parë Francën, e cila pretendon se ndjekësit e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, si Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, gabojnë dhe se Parisi bën shumë gjëra në fshehtësi dhe është gjithashtu i gatshëm të dërgojë ushtarë në Ukrainë për të mbrojtur një armëpushim të mundshëm në të ardhmen.
Radio Evropa e Lirë
Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re. Opozita pranon se bisedime joformale po zhvillohen në prapaskenë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul se do të qeverisë e vetme.
E ardhmja politike e Kosovës mbetet e pasigurt, pasi partitë frenohen të hyjnë në diskutime formale për formimin e qeverisë së re, duke pritur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në fundjavë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmoi rezultatet përfundimtare, të cilat i siguruan Lëvizjes Vetëvendosje – aktualisht në pushtet – një epërsi me 42.30% të votave.
Megjithatë, pa një shumicë të plotë, pyetja mbetet: a do të mund të qeverisë ajo, apo dikush tjetër?
Për të formuar shumicën, Vetëvendosja duhet të sigurojë së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës. Me rezultatet e konfirmuara i ka 48.
“Pasi të certifikohen [rezultatet e zgjedhjeve], do të mund të dimë se si do të arrijmë deri te 61 [deputetët] – edhe me deklarimin e partive joserbe dhe joshqiptare, do të thotë të pakicave tjera”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo shton se, deri më tash, nuk ka pasur asnjë konsultim me partitë tjera politike për formimin e shumicës parlamentare dhe, rrjedhimisht, qeverisë së re.
Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve do të bëhet vetëm pasi të përfundojnë procedurat lidhur me ankesat, që i parashtrojnë subjektet politike – garuese në zgjedhje – në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Në këtë panel ka tashmë disa ankesa nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, si dhe koalicioni Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (PDAK-LPB).
Trajtimi i tyre kërkon gjashtë ditë kohë nga PZAP-ja dhe eventualisht gjashtë ditë të tjera nga Gjykata Supreme, në rast se ankesat dërgohen aty.
Shumica e ankesave kanë të bëjnë me votimin me postë dhe disa prej tyre kërkojnë anulimin dhe përsëritjen e tij.
Nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila në zgjedhje doli e dyta me 20.95 për qind të votave, nuk iu përgjigjen pyetjeve të Radios Evropa e Lirë rreth konsultimeve të mundshme për formimin e qeverisë së re.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila fitoi 18.27 për qind të votave, thonë se presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, për të nisur çfarëdo konsultimi për këtë qëllim.
Besian Mustafa, nga kjo parti, thotë se fillimisht i takon partisë me më së shumti vota – në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje – që të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, në mënyrë që të konstituohet përbërja e këtij institucioni, dhe më pas të tentojë të formojë qeverinë e re.
“Deri më tash, LDK-ja nuk është kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë çështje”, thotë Mustafa për Radion Evropa e Lirë.
Në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta formojë qeverinë e re, sipas tij, pritet që mandati për formimin e ekzekutivit të kalojë te partitë opozitare.
Por, edhe në këtë kontekst, shton Mustafa, nuk ka pasur konsulta zyrtare me partitë opozitare, porse janë zhvilluar vetëm takime joformale.
“Komunikime në mes partive mund të ketë dhe kjo është gjë normale. Zyrtarisht, takime për të diskutuar për formimin e qeverisë nuk kemi pasur… Vetëm pas certifikimit të rezultateve”, thotë Mustafa për Radion Evropa e Lirë.
Pas një mbledhjeje të kryesisë më 10 mars, LDK-ja tha se pozicioni i saj është i qartë: “nuk bashkëpunon me partinë në pushtet [LVV]”.
Por, edhe në rast të ndonjë koalicioni paszgjedhor të partive opozitare, LDK-ja tha se nuk do të ishte pjesë e ndonjë zgjidhjeje, ku nuk do të udhëhiqte qeverinë.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe në zgjedhje fitoi 7.06 për qind të votave, thonë se nuk do të konsultoheshin fare me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re.
Bekë Berisha, nga kjo parti, thotë se, aktualisht, ka konsultime joformale mes partive opozitare.
“Nëse qeveria aktuale nuk mund t’i bëjë numrat, atëherë topi është te opozita”, thekson Berisha për Radion Evropa e Lirë.
Nisma nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për komente, por kryetari i saj, Fatmir Limaj, ka thënë më herët se nuk ka “vija të kuqe” sa u përket koalicioneve të mundshme, qoftë me Vetëvendosjen apo partitë tjera opozitare.
Sociologu dhe analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, thotë se rezultatet që kanë dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ia mundësojnë as Lëvizjes Vetëvendosje dhe as tri subjekteve opozitare – PDK-së, LDK-së dhe koalicionit AAK-Nisma – një shumicë të qëndrueshme parlamentare për formimin e qeverisë së re.
“Jemi në një ‘pat’ pozicion, që është një sfidë shumë e madhe për kulturën dhe inteligjencën politike, si dhe për vetëdijen e liderëve që ta gjejnë një rrugëdalje nga kjo bllokadë”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, subjektet politike nuk kanë ende ndonjë vizion të qartë se si do të arrijnë deri te qeveria e re.
Ai shpreh habinë sesi partitë politike nuk kanë nisur deri më tash konsultimet zyrtare për këtë qëllim, sepse, siç thotë, certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja nuk do të mund të sjellë ndryshime që do t’i ndikonin përqindjet e fituara të votave nga partitë politike.
“Nuk ka asnjë mundësi që të ndryshojnë raportet ndërmjet partive politike. Prandaj, çdo vonesë është humbje e madhe e kohës”, thotë Muhaxhiri.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje mund ta krijojë shumicën parlamentare dhe më pas edhe qeverinë, vetëm nëse arrin të sigurojë dhjetë votat e komuniteteve joserbe, si dhe tri vota nga Nisma.
Përfaqësuesit e komuniteteve joserbe kanë thënë më herët për REL-in se, parimisht, do të mbështesnin cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re.
Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, brenda 30 ditësh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila do të konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Presidentja e vendit obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e qeverisë dhe procesi duhet të zhvillohet “sa më parë që të jetë e mundur”.
Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve.
Në rast se dështon, atëherë, presidentja është e obliguar që brenda dhjetë ditësh t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar qeverinë.
Mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.
Nëse qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen 40 ditë prej shpalljes së vendimit.
“Vdekja e frikshme” e Leonid Iliç Brezhnjevit kishte ndodhur ne një çast ose moment konfuz, kaotik, turbulent dhe dramatik të marëdhënieve të atëhershme ndërkombëtare të karakterizuar nga ish lufta ftohtë dhe konfrontimet e asokohëshme bipolare ose bllokiste në mes Paktit të Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës.
Në Rusi, me konkretisht në ish BRSS-në e tërhequr, pilotuar dhe komanduar nga Rusia dhe aparati represivë dhe burokratikë i Kremlinit (Moskës) ishte kohë e ftohtë dhe e acartë dhe në disa rajone të Volgës dhe Siberisë, edhe borë e madhe që i shkonte deri n´cica Ollgës shtatgjatë nga Novosibirski.
“Shuani shoqe (qyqe) e mos qeshni se na paska (paskësh ) vdekur babai!” iu tha Ollga shoqëve të punës tek po punonin bashkë në një fabrikë çeliku ku Ollga ishte kryepunëtore dhe sindikaliste, me një rigë lotësh që po i shkonin rrekë qukave të faqëve.
Zëri i Amerikës nga Uashingtoni e kishte kumtuar lajmin mbi vdekjën e Brezhnjevit, i cili ishte sekretar gjerneral (gensek) i Partisë Komuniste të ish Bashkimit Sovjetik dhe kryetar i Sovjetit Suprem të ish BRSS-së.
Heshtën të gjithë në turnin e natës që po punonin me Ollgen….sikur heshtën edhe makinat.
Ndërkaq, kush mund të ishte pasues ose pasardhës i Brezhnjevit kontroverz, konzervativë, autokrat dhe autoritarist?, kjo ishte pyetja dhe dilema kryesore që shtrohej nga Radio Zëri i Amerikës (WOA) si dhe nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike nga I gjithë planeti. E sidomos nepër qarqët dhe kuloarët e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Cërnjenko, Gromiko, Podgorni, Antonov, Voroshillov, Susllov, Aliev, Sokollov, Ustinov, Kulikov dhe anëtarë (stazhist) tjerë të lartë të politbyrosë së Partisë dhe Sovjetit Suprem të ish BRSS-së ishin emrat me të përfolur dhe lakuar për pasardhës ose pasues të Brezhnjevit.
Pr, ja qe ajo çfarë mendohej, thuhej dhe shkruhej ose spekulohej lidhur me pasuesin ose pasëardhësin e Brezhnjevit të ndjerë, u demantua shpejt.
Për kryetar te këshillit të varrimit të Brezhnjevit, asokohe u caktua (emrua) Jurij Andropov një ekspert dhe stazhist i njohur me pervojë të gjatë në punët e spiunazhit dhe kontraspiunazhit, i cili kishte punuar një kohë të gjatë edhe në ish Republikën Demokratike të Gjermanisë (DDR), tek i cili ishte stërvitur dhe kalitur edhe Vlladimir Putini- Presidenti i sotëm i Rusisë.
Zgjedhja ose emrimi i Andrpovit për kryetar të këshillit të varrimit në ceremonialin mortorë të Brezhnjevit: Nënkuptonte automatikisht edhe zgjedjen ose emrimin e tij për sekretar të përgjithshëm të Partisë ruso-sovjetike, si dhe kryetar te Presidiumit të Sovjetit Suprem të ish BRSS-së.
Ndonëse, zgjedhjen ( emrimin) e Andropovit të padeshifruar, misterioz dhe enigmatik, thuhet se e kishin kundërshtuar gjeneral-marëshallët e njohur ruso-sovjetik si Dimitrij Ustinov ( shef i gjenarashtabit të ish “Traktatit të Varshavës”), Viktor Kulikov ( shef i shtabit suprem të ushtrisë ruso-sovjetike), Anatoli Sokollov ( shef i shtatëmadhorisë) etj.
Ronald Reagan dhe Xhorxh Bushi i Vjetër, ishin zotër (shefa) të Shtëpisë së Bardhë, respektivisht President dhe Nënpresident të SHBA-së në kohën e vdekjës së Brezhnjevit.
Presidenti Reagan atëbotë u shqua edhe si arkitekti i “luftës së yjeve” dhe shkatërrimit të përgjithshëm dhe përfundimtar të ish “perandorisë së të keqës” (BRSS-së), ndërsa Zëri i Amerikës (WOA) atëbotë pos tjerash ishte edhe zëri dhe lajmëtari me i fuqishëm dhe kryesor i “perestrojkes”, “gllasnostit” dhe kursit reformatorë të Mihajl Gorbaçovit, i cili njëherë e përgjithëmonë e ndryshoi botën, duke e bërë çlirimin e subjektit nga objekti, për të gjetur lidhjen empirike dhe dialektike midis elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që filozofët e quajnë ” opus magnus”, apo “general intellect”.
Kjo mbase është vlera globale ose universale e liderit liberal dhe reformator.
Kultura është frytë i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore ose qytetare.
Presidenti i sotëm amerikan, Donald Trump në kohën (epokën) e Reagnit, Bushit dhe Gorbaçovit, ndoshta ishte i pavarur, neutraj dhe krejt indiferent ndaj çdollojë marrëdhënie me praxis-in politik, si dhe me involvimin, inkroroprimin, integrimin, insubordinimikn dhe menaxhimin e artit dhe kulturës politike dhe diplomatike në kuader të një shoqërie të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese, proteksioniste, birokratike etj..?. Ndaj, si të thuash nuk e ka aspak problem ndërprerjen e buxhetit ose finansimit për Institucionin e lartë kulturorë dhe informtativë të ZëriIt të Amerikës (WOA)-për t´ua lëshuar vendin narrativave dhe motivëve te gënjeshtrës, spekulimit dhe manipulimit në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme diktatoriale, autoritare dhe totalitariste ku ngrihet (ngritet) çdo gjë që është johumane ose jonjerëzore, dhe me veprimin e saj qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë strukturat e këqia politike, ushtarake, sociale, ekonomike dhe të tjera të ekzistencës ose mbijetesës latente ose permanente.
Është pra teza e kulturës si kauzalitet ose ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit si kundërshtim ose kontrareagim i ashpër ndaj kultrë s se lartë, e cila ka një tendencë të hetushme reformatore dhe iluministe për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë. Mbase, me ndihmesën paraprake të cenzorëve të ndryshëm ‘pseo’ , ‘anti’ ose ‘kontrakulturorë( atyre shkatërruesve të zellshëm të shkencës, artit dhe kulturës)të cilët “vejnë dorën në brez”, ose pultin e transmetimit sapo dëgjojnë emrin ose mbiemrin e shkenctarit, pedagogut, letrarit, gazetarit, kruijuesit ose artistit, dhe ku përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër që e denoncon atë.
U mor vesh se detyra e një kritiku dialektik të kulturës nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit nga administrimi, të kulturës nga qytetërimi, dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ishin. Detyra e tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture të lartësuar,- përbërjen e secilës premtimi i saj për lumturi,- mund të ishte realizuar vetëm e vetëm me përgjithësimin e një kulture me kuptimin e lartë .
Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore”,- koncept që Adorno dhe Horkheimeri favorizonin më tepër në krahasim me atë të “kulturës masive” ku ërthithja e kulturës, reduktimi dhe mono-dimensionalizimi i saj shihen si rrjedhim i një administrimi negativ nga ana e totalitetit adminsrativ, social dhe sociopolitik, në funksion të logjikës së fitimit, në mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave globale dhe universale të tregut vlerave, mallërave dhe kapitalit.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur të largojë dy ish-ambasadorët që goditën liderin e opozitës shqiptare.
Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu, është larguar nga posti i tij si Asistent Sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, me përfundimin e mandatit më 17 janar 2025.
Pas largimit të Donald Lu nga diplomacia amerikane, lajm që është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duket se edhe ish-ambasadorja tjetër e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka pësuar të njëjtin fat.
Kim mbante deri pak kohë më parë detyrën e Zëvendës Ndihmës Kryesore të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe të Aurazisë, si një diplomate karriere.
Mirëpo në faqen zyrtare të DASH, në këtë departament, së fundmi figurojnë vetëm emrat e Louis L.Bono, Joshua Huck, Sonata Coulter, Christoper Smith, Sharon Hudson-Dean dhe Courtney E. Austrian.
Emri i Kim nuk figuron më në listën e departamentit ku ishte e ngarkuar me detyra më parë.
Gjithashtu emri i saj është hequr bashkë me jetëshkrimin përkatës nga faqja e DASH.
Donald Trump ishte zotuar që në mandatin e tij të parë se do ta luftonte “Deep State”, që ndodhej sipas tij në Departamentin e Shtetit, një strukturë që sipas tij luante në favor të interesave të errëta të disa grupimeve të caktuara influente në qarqet politike dhe ekonomike globale.
Me këtë Trump shënjestronte kryesisht miliarderin George Soros, sipas tij strumbullari i të gjitha vendimmarrjeve të rëndësishme të demokratëve amerikanë. sn
Diku nga korriku i vitit 2001, zgjedhjet ishin mbajtur, por nuk kishin përfunduar. Një foto që me gjasa do të hyjë në histori, nëse dikush do të marrë mundimin të merret me studimin e historisë së zgjedhjeve, u shfaq në gazetat e kohës. Në foto, kryetari i atëhershëm i Partisë Socialiste, Fatos Nano, foli në një tribunë të improvizuar. Sipër kokës së tij, një tabelë e modelit të kohës së komunizmit shkruante “PTT Bubullimë”. Ishte kjo tabelë që dekonspironte vendndodhjen dhe llojin e katrahurës ligjore e zgjedhore që u diskutua gjatë.
Partia Socialiste i kishte varur shpresat në fitoren e një mandati qeverisës me tre të pestat e parlamentit në një skemë gjerësisht të kritikuar, në të cilën, në një nga zonat e Shqipërisë, zona me numër 60 dhe e njohur si Dushk, Lushnjë, ku bën pjesë edhe fshati Bubullimë, duhej të votonte në një mënyrë të tillë që të prodhonte plot 11 mandate deputetësh, 6 për qind të të gjitha mandateve, ndonëse zona në fjalë përbënte vetëm 1% të të gjithë votuesve në vend.
Gazetat në atë kohë i vunë një nofkë kësaj manovre duke e emërtuar atë “Sistemi i Dushkut”, një epitet për të përshkruar se si makinacionet e pacipa politike deformojnë vullnetin e votuesve duke i dhënë një partie të caktuar, më shumë pushtet nga sa qytetarët i kanë dhënë.
Në zgjedhjet e vitit 2001, Partia Socialiste mori 41 për qind të votave dhe 73 mandate, ose 52% të parlamentit.
U bë disa vite tashmë që panorama mediatike shqiptare nuk është më aq vibrante sa të krijojë emërtime të tilla për manipulimet politike, kështu që, sistemi aktual i krijuar vitin e kaluar nga një marrëveshje e re mes PD-së dhe PS-së me lista kandidatësh të mbyllura dhe të hapura nuk ka marrë ndonjë emërtim të tillë alegorik.
Megjithatë, gara e 11 majit pritet të jetë thellësisht e pabarabartë dhe e përqendruar mes anëtarëve të së njëjtës parti që përplasen për pak mandate brenda listës së hapur.
Garë e pabarabartë
Deputeti socialist, Erion Braçe deklaroi të dielën në një postim në median sociale se gara në të cilën ai merr pjesë është “e pabarabartë”. Ky në fakt është një konkluzion që, me gjasa, vjen me vonesë.
Në fakt, që nga viti 2008, kur Rama, në atë kohë, kryetar i opozitës dhe Berisha, në atë kohë kryeministër, ranë dakord për sistemin me lista të mbyllura, PD dhe PS kanë krijuar me forcën e votave të tyre një sistem zgjedhor thellësisht të pabarabartë me një garë të dominuar nga dy udhëheqësit politikë dhe me një forcë parlamentare gjithnjë e më besnike ndaj tyre.
Në vitin 2008, Berisha dhe Rama ndanë Shqipërinë në 12 qarqe dhe vendosën një prag në masën 5% për të shmangur rrezikun që partitë e vogla të mund të fitonin mandate në Qarkun Tiranë, qarku i vetëm i madh ku pragu 5% bënte sens, sepse në qarqet e tjera, numri i mandateve është aq i ulët sa, edhe nëse merr 5% të votave, pra kalon pragun, merr zero mandate.
Ky ishte sistemi me të cilin shqiptarët votuan në zgjedhjet e vitit 2009 e 2013, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017, tre partitë e mëdha të vendit konkurruan të ndara, ndërsa Rama fitoi mandatin e parë qeverisës me vetëm një parti që nga viti 1997.
Në vitin 2021, ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor, të cilat Rama i bëri me votat e të ashtuquajturës opozitë e re, krijoi sistemin me lista të mbyllura, por me votë pëlqyese, një sistem në të cilin, qytetari zgjidhte një parti dhe pastaj i jepte një votë njërit prej kandidatëve të saj. Kjo votë pëlqyese nuk caktoi në mënyrë domethënëse se kush nga kandidatët do të shkonte në parlament, këtë e caktuan kryetarët përkatës, por shërbeu gjithsesi si një formë kontabilizimi i makinerisë elektorale të çdo kandidati.
Listat e hapura dhe të mbyllura
Në krahasim me listat e mbyllura të zgjedhjeve 2009, 2013 e 2017, si dhe të listave të mbyllura me votë pëlqyese të vitit 2021, sistemi elektoral i këtij viti ngjan se është edhe më ekstrem. Shqiptarët do të ftohen të votojnë një parti të caktuar, dhe një kandidat, por deputeti që do të dërgojnë në parlament do të jetë një tjetër, i cili nuk do të votohet por është “emërtuar”, teorikisht nga partia përkatëse por praktikisht nga kryetari takues.
Në fletën e votimit do të kenë një listë të dytë të kandidatëve, të cilët, në pjesën dërrmuese, nuk do të shkojnë në parlament. Kjo është një skemë që qartazi favorizon sërish dy kryetarët në dy gjëra; e para, që aftësia e tyre për të kontrolluar grupet parlamentare të jetë e plotë, dhe, e dyta, që makineritë elektorale të mbështetura në “korrupsion publik” apo klientelizmi politik të jenë në garë të plotë me njëra-tjetrën për të siguruar mandate elektorale shtesë dhe rrjedhimisht, shumicën e ardhshme parlamentare.
Fleta e votimit e miratuar nga KQZ do të ketë dy seksione, një seksion sipër ku do të gjenden emrat e kandidatëve të listave të mbyllura dhe një seksion tjetër, ku do të gjenden listat e kandidatëve në garën e hapur. Qytetari do të duhet të zgjedhë, fjala vjen, kandidatin nr. 37 në listën e partisë X, ndërsa vota e tij do të dërgojë në parlament, jo kandidatin e zgjedhur prej tij, por kandidatin e parë nga lista e mbyllur, të cilin e ka caktuar kryetari.
Në Tiranë, në listat e hapura ka 37 kandidatë për secilën parti, por, nëse Partia Socialiste përsërit suksesin e vitit 2021 dhe merr 18 mandate, pra më shumë se gjysmën, atëherë 12 mandate i cakton kryetari ndërsa të 37 kandidatët e tjerë konkurrojnë në praktikë për vetëm 6 vende.
Në radhët e opozitës, nëse rezultati nuk ndryshon dhe ajo fiton 17 mandate që mori PD dhe LSI kur garuan veçmas katër vjet më parë, atëherë 12 janë të caktuar nga Berisha, ndërsa 5 mandatet e mbetura janë në garë për t’u fituar nga 37 kandidatët e listës së hapur të kësaj partie. Me pak fjalë, pavarësisht se votuesit përkatës të PS-së apo PD-së mund të pëlqejnë njërin apo tjetrin kandidat, ata që shkojnë në parlament janë persona, emrat e të cilëve në listën e votimit nuk i voton dot.
Nëse, për kandidatët e partive të mëdha në listat e hapura, gara është e pabarabartë deri në absurditet, për partitë e vogla gara është edhe më e padrejtë. Këto parti, pavarësisht nëse pretendojnë të marrin 1, 2 apo 5 deputetë dhe pavarësisht nëse pretendojnë që këto deputetë t’i marrin në një qark të caktuar, për të fituar të drejtën për të garuar, duhet të plotësojnë me kandidatura të gjitha qarqet me lista të plota.
Kryeministri Edi Rama u tall të hënën me një parti të vogël, kryetari i së cilës ka kandiduar, mes të tjerëve, edhe të atin. Gjasat janë që kjo ka ndodhur jo për shkak të pretendimeve të babait të Adriatik Lapajt për mandat deputeti, por për shkakun e thjeshtë se të gjitha partive, pavarësisht se sa të vogla, duopoli Rama – Berisha i ka caktuar detyrimin ligjor absurd që të kandidojnë me lista të plota. Ndërsa dy partitë e mëdha mund të joshin kandidatë për vendet humbëse, jo me mundësinë për t’u bërë deputet, por me premtimin për akses në sistemin klientelist të këtyre partive, partitë e vogla nuk kanë se si të bëjnë ndryshe veçse t’i mbushin listat si të munden. Për shembull, në vitin 2017, një parti e vogël e quajtur MEGA, (Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen), shkaktoi të qeshura naive kur kandidoi pothuajse një lagje fshati, shumica me të njëjtin mbiemër, për deputetë në të gjithë Shqipërinë. Kjo parti që, siç sugjeron emri, synon të përfaqësojë minoritetin grek të Shqipërisë, i cili banon kryesisht në qarqet Gjirokastër e Vlorë, detyrohej të gjente kandidatë edhe në Kukës, Dibër apo Shkodër, ku nuk kishte realisht synim për të konkurruar.
Gjithsesi, një vendim i Gjykatës Kushtetuese bëri që në këto zgjedhje, për herë të parë, të mos ketë prag për partitë e vogla, të cilat, së paku në Qarkun Tiranë, do të kenë mundësi reale për të fituar mandate. Aktualisht janë së paku pesë parti të reja që po garojnë me pretendimin për të marrë mandate. Hamendësimi që mund të bëhet bazuar në rezultatet e zgjedhjeve 2021 është që këtyre partive u nevojiten mes 12 mijë dhe 17 mijë vota për të marrë një mandat. Por nëse të pesta marrin nga, fjala vjen, 10 mijë vota secila, pavarësisht se 50 mijë votat e tyre përbëjnë gati 12% të të gjitha votave të hedhura në Tiranë, votat e tyre digjen.
Mandatet e humbura nga “votat e djegura” të partive te vogla u shkojnë partive të mëdha.
Për shembull, në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim doli pa mandat në qarqet Durrës, Korçë, Berat e Vlorë, për shkak se i munguan pak vota. Kjo njihet si anësia e formulës D-Hondt, e cila përdoret për llogaritjen e mandateve, formulë që favorizon partinë më të madhe, duke dhënë mandate shtesë qoftë edhe për një votë të vetme. Për shembull, në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste mori një mandat deputeti për çdo 10,244 vota të marra ndërsa PD mori një deputet për çdo 10,716 vota e LSI mori një deputet për çdo 27 mijë vota. Partia Socialdemokrate sfidoi edhe vetë formulën kur arriti të marrë tre mandate me vetëm 35 mijë vota ose një mandat për çdo 11,800 vota.
Votat për partitë e vogla, ose e ashtuquajtura Votë Proteste, nuk kanë munguar gjatë zgjedhjeve të shkuara, por këto vota nuk kanë sjellë deri më sot rezultat zgjedhor të vlefshëm për maxhorancën qeverisëse. Situata mundet të ndryshojë kësaj here. Në rast se pesë parti të vogla arrijnë të marrin pesë apo më shumë mandate në Qarkun Tiranë, ku i kanë shanset më të mëdha, maxhoranca qeverisëse mund të ndryshojë dhe duopoli politik PD-PS i themeluar në vitin 2008 me marrëveshjen Rama-Berisha për listat e mbyllura mund të hyjë në rrugën e thyerjes./BIRN
Mikrofonë me logon e Radios Evropa e Lirë
Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan për mbështetjen e mundshme evropiane të Radios Evropa e Lirë, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ia ndërprerë fondet. Gazetarë dhe ekspertë në Kosovë reaguan me shqetësim, duke thënë se mbyllja eventuale e REL-it do të dëmtonte rëndë informimin e pavarur.
Vendimi për t’i ndërprerë fondet e Radios Evropa e Lirë ndezi kritika të ashpra mes gazetarëve, aktivistëve dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat e cilësuan si sulm të drejtpërdrejtë mbi lirinë e medias dhe si kufizim serioz të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar nga burime të pavarura.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën për mbështetjen e mundshme evropiane të këtij mediumi.
“Është e trishtueshme të dëgjosh që SHBA-ja po i tërheq fondet e saj”, tha pas takimit shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
“Tani, pyetja për ne është: a mund të ndërhyjmë me fondet tona për të mbushur boshllëkun që po lë SHBA-ja? Përgjigjja është: jo në mënyrë automatike, sepse kemi shumë organizata që vijnë me të njëjtën kërkesë te ne”, tha ajo, duke shtuar se i mbetet BE-së për të parë se çfarë mund të bëjë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi më 14 mars një urdhër ekzekutiv për shkurtimin e fondeve të Agjencisë së SHBA-së për Media Globale (USAGM), e cila, mes tjerave, mbikëqyr edhe Radion Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës.
Disa orë pas publikimit të urdhrit, në media qarkulloi edhe një letër nga USAGM-ja, ku thuhej se granti i miratuar nga Kongresi për financimin e Radios Evropa e Lirë, është ndërprerë.
Çështja e vazhdimit të mundshëm të financimit nga BE-ja u ngrit në Bruksel me kërkesë të ministrit të Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky, vendi i të cilit është nikoqir i selisë qendrore të REL-it për gati tri dekada.
Burimet diplomatike i thanë REL-it se Polonia dhe tri vendet baltike – Letonia, Estonia dhe Lituania – shprehën mbështetje për idenë e tij, megjithëse “kjo nuk nënkupton mungesë të mbështetjes edhe më të gjerë”.
Ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski, rikujtoi se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, gjatë kohës së komunizmit, ishin burimi i vetëm i informacionit të besueshëm për shumë njerëz në Evropën lindore.
“Këto institucione vazhdojnë të bëjnë punë të ngjashme për autokracitë edhe sot”, tha Sikorski në një deklaratë për REL-in.
Në Prishtinë, analisti politik, Agon Maliqi, shprehu po ashtu mbështetje për propozimin çek, duke thënë se është “plotësisht i logjikshëm”.
Radio Evropa e Lirë u themelua në vitin 1949 si një transmetues i financuar nga SHBA-ja, me qëllimin që t’i kundërvihej propagandës sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.
Sot, raporton në 27 gjuhë, në 23 vende të botës, dhe arrin te më shumë se 47 milionë njerëz çdo javë.
Programi i parë kushtuar Kosovës u transmetua më 8 mars të vitit 1999, në kohën kur vendi ishte ende në luftë.
Që atëherë e deri te shtetndërtimi i Kosovës e këndej, REL-i mbeti i përkushtuar ndaj misionit të tij: ofrimit të lajmeve të pacensuruara dhe promovimit të dialogut të hapur.
Ekspertja kosovare e medias, Flutura Kusari, reagoi ndaj vendimit për ndërprerjen e fondeve për REL-in, duke e cilësuar atë si një goditje serioze mbi informimin e publikut.
“Radio Evropa e Lirë është shembull i gazetarisë së përgjegjshme në Kosovë. Për vite të tëra, ajo ka informuar publikun me informacione në interes të tij dhe të mirëverifikuara paraprakisht”, tha Kusari, këshilltare ligjore pranë Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias.
Ajo theksoi se, përtej informimit të publikut, Radio Evropa e Lirë ka shërbyer si burim i rëndësishëm edhe për shumicën e mediave në Kosovë, të cilat vazhdimisht i kanë ripublikuar materialet e saj.
Në një kohë kur, siç tha, keqinformimi në nivel global është në rritje, “ekzistenca e Radios Evropa e Lirë dhe vazhdimi i punës së saj janë thelbësore për informimin e drejtë të publikut”.
“Personalisht, i jam falënderuese REL-it për trajtimin në vazhdimësi të çështjeve që ndërlidhen me të drejtat e njeriut, e sidomos ato me lirinë e shprehjes dhe të mediave”, tha Kusari.
Për Melazim Kocin, ish-kryeredaktor i programit për Kosovën të Radios Evropa e Lirë, ky është një “lajm i hidhur dhe dhuratë për të gjitha forcat autoritare në botë”.
Në postimin e tij në Facebook, Koci shkroi se mbyllja eventuale e Radios Evropa e Lirë dhe e Zërit të Amerikës do të ishte një “fatkeqësi”.
Ai i bëri komentet në përgjigje të një deklarate të analistit politik, Halil Matoshi, i cili tha, mes tjerash, se këto media “e kanë kryer misionin”.
Por, sipas Kocit, “ato kanë qenë dhe mbeten zëri i lirisë dhe demokracisë”.
Koci, i cili ka shërbyer si kryeredaktor i programit në gjuhën shqipe të REL-it nga viti 1999 deri më 2011, tha se “këto media do të kthehen” – “nëse për asgjë tjetër, atëherë për faktin se lufta për liri dhe demokraci nuk përfundon kurrë”.
Milazim Krasniqi, profesor i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës (UP), u shpreh ngjashëm, duke thënë se mbyllja eventuale e Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës “është sinjal i një bote të ndryshuar”.
Si “ditë të kobshme për mediat” e përshkroi edhe Remzie Shahini Hoxhaj, profesoreshë në Fakultetin e Filologjisë të UP-së.
“Me të vërtetë bota ka ndryshuar dhe po ndryshon nga dita në ditë, dhe nuk e di se si do të përfundojë kjo sagë. Tej mase shqetësuese!”, shkroi Shahini Hoxhaj në rrjetet sociale.
Për Nezir Krakin, profesor në Universitetin Paris Est (Upec), Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës kanë shërbyer për dekada të tëra si “dritaret e vetme” të miliona njerëzve nën diktatura e regjime brutale.
“Ne, shqiptarët – disa të izoluar në Shqipërinë komuniste e të tjerët nën torturat e Serbisë shoviniste – aleate të para i kishim Zërin e Amerikës dhe Evropën e Lirë, në përpjekjen tonë për liri dhe demokraci. Për vite, ne patëm veshë veç për ato valë që na thoshin të vërtetën dhe na bindnin se liria s’kishte alternativë, se shtypja e popujve ishte dhunim i dinjitetit njerëzor”, shkroi Kraki në një postim në Facebook.
Sipas tij, “është gabim të mendohet se bota s’ka më nevojë për valë demokracie që vijnë nga Amerika”.
Bashkimi Evropian reagoi edhe më herët përmes zëdhënëses Audia Paula Pinho, e cila tha se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë “fener i së vërtetës, demokracisë dhe shpresës për miliona njerëz në mbarë botën”.
“Në një epokë të përmbajtjes së pamoderuar dhe lajmeve të rreme”, tha Pinho, gazetaria dhe liria e shtypit, që këto media përfaqësojnë, “janë kritike për demokracinë”.
“Nga ky vendim ka rrezik të përfitojnë kundërshtarët tanë të përbashkët”, tha zëdhënësja.
Grupi politik liberal “Renew Europe” i Parlamentit Evropian shprehu shqetësim për, siç tha, “erozionin e mundshëm” të lirisë së medias në Evropë dhe në rajonet fqinje.
“Radio Evropa e Lirë ishte historikisht e dobishme në ofrimin e lajmeve dhe informacioneve të paanshme, sidomos në vendet ku liria e shtypit është nën kërcënim. Ndërprerja e papritur e financimit të SHBA-së rrezikon aftësinë e organizatës për të vepruar në mënyrë efektive, duke lënë një boshllëk që mund të shfrytëzohet nga regjimet autoritare, të cilat përpiqen ta shtypin fjalën e lirë dhe t’i kontrollojnë narrativët”, tha përmes një deklarate grupi “Renew Europe”.
Ai, po ashtu, i bëri thirrje BE-së që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbështetur Radion Evropa e Lirë dhe organizata të ngjashme, duke thënë se “mbështetja mund të përfshijë financim të drejtpërdrejtë, lehtësim të partneriteteve ose integrimin e këtyre subjekteve në kornizat ekzistuese të BE-së, të dedikuara për promovimin e pluralizmit dhe lirisë së medias”.
Shoqata e Korrespondentëve të Huaj, në anën tjetër, tha se qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët dhe stafin e Radios Evropa e Lirë, puna e të cilëve “ka pasur një ndikim të thellë”.
“Humbja e Radios Evropa e Lirë jo vetëm që kërcënon jetesën e punonjësve të saj, por gjithashtu minon përpjekjet kolektive për të mbështetur vlerat demokratike dhe për të luftuar regjimet shtypëse”, thuhet në deklaratën e organizatës me seli në Bruksel.
Derisa Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u kërkoi udhëheqësve të Kongresit amerikan që ta mbrojnë USAGM-në nga urdhri i presidentit Trump, presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, tha se ndërprerja e fondeve për organizatën do të ishte “një dhuratë masive për armiqtë e Amerikës”.
“Ajatollahët iranianë, liderët komunistë kinezë dhe autokratët në Moskë dhe Minsk do të festonin shkatërrimin e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh”, tha Capus.
Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, tha se, nëse Trump ia arrin qëllimit të tij, “ata që varen nga mediat e pavarura – të mbështetura nga SHBA-ja si alternativa ndaj mediave kineze dhe të Kremlinit – dhe ata që jetojnë nën regjime autoritare, do të humbasin një burim kritik”.
Kremlini reagoi, duke thënë se vendimi i presidentit Trump për të ndërprerë financimin e Radios Evropa e Lirë, “është një vendim i brendshëm i SHBA-së, që realisht nuk e shqetëson Rusinë”.
Qeveria shqiptare ka krijuar Ministrinë e Propagandës; quhet MIA-Agjensia për Mediat e Informim.
Si çdo regjim totalitar tashmë i modernizuar më XXI, manipulimi nis në qasjen me një emër ndryshe për “ndërtimin e konsesusit të publikut”- nga Ministri në Agjensi.
Objektivi – Manipulimi e instrumentalizimi i realitetit përmes kontrollit të mediave publike e private e përdorimit të “misinformation and disinformation”
Italia me rreth 60 milionë banorë drejtohet nga Qeveria Meloni e përbërë nga 25 anëtarë; 10 janë Minsitra pa partofol e 15 janë Ministra.
Zyra e Komunikmit e marëdhënesi me Mediat e qeverisë Italiane pèrbëhet nga 38 persona ndër të cilët 6 janë drejtues sektori, 10 janë eskspertë e 22 personel.
Shqipëria thonë mbi 2 milionë banorë por dhe në të dhënat e regjistrimit të popullsisë interpretimi politik zëvendëson shifrat, ka mbi dyfishin e organikês së makinês komunikuese e raportit me mediat që ka Italia.
🔴Qeveria shqiotare përbëhet nga 18 ministria.
Zyra e Shtypit dhe e marrëdhënies me Mediat i kanë dhënë statusin Agjensi: Agjensia për Mediat dhe Informim.
Organika e saj është e përbërë nga 69 punonjës, një Drejtor, një zëvendës drejtor, 5 Drejtori e 9 Sektorë me drejtuesit përkatës.
Numrin më të lartë të personelit e ka Drejtoria për Produksionin me 15 punonjës dhe Sektori për Hulumtimin dhe përmbajtjen me 15 punonës.
MIA Agjensia e Medias dhe Informimit është qartazi Ministria e Propagandës.
Detyra e saj është mashtrimi i realitetit me produksione e informacione të prodhuara e të paketuara për mediat.
Monopoli i mediave e komunikmit nga Shtet- Parti, mohon historikisht në thelb lirinë e shprehjes dhe komunikimit.
Slloganet e qeverisë socialiste “Përpara”, janë kaq të ngjashme me “Vinceremo”, të epokës fashiste.
E regjimet totalitare kanë të gjitha të përbashkët qasjen e kreut të Partisë-Shtet si “shpëtuesi i kombit, babai i vendit”, për të rritur konsesusin popullor dhe për të larguar vëmendjen nga zgjedhjet e problemet politike kaq mjaft të diskutueshme.
Ministria e Propagandës në Shqipëri u krijua si Agjencia për Media dhe Informim është themeluar në përputhje me përcaktimet e bëra në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 512 datë 18.09.2021, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim”.
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Mr.Demalia ‘keni te drejte.Hap gjyqe ketu ne USA. qe te humb gjyqin dhe paguaj
Dhe shpenzimet e gjyqite.
Ne te suguroj nje kasete (30’)per
kujtim Cashkun bised me ”artiste te populis”
Po dhe deshmitare me influence me grads e tituj shkencore.
Ftoje ne gjyqe ti ”Porovojne te drejtat e lirite e njeriute ne USA.
ne monixem e sitAvukatin Si ta duash shqi-
taro-American antare kolegjit ndrkombetare.
Po Deshe dhe American.
Per me imresisht bisedojm me vine.
documented perngjekurve I disponoje.
In memory
B&N