VOAL

VOAL

Perëndimi ende nuk po ndihmon mjaftueshëm për të mundur Putinin – Nga Niall Ferguson

October 1, 2022
blank

Komentet

blank

Vija e kuqe: Zbulohen bisedimet sekrete midis Joe Biden dhe Xi Jinping – Nga Owen Matthews, SPECTATOR

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Kina ka luajtur një rol vendimtar – ndonëse duke ruajtur një profil të ulët publik – në vendimmarrjen strategjike në Washington e Moskë bashkë. Siç e kam përmendur fillimisht në librin tim të ri “Overreach” (Ekzagjerimi), ishte një ndërhyrje pas kuintave e miratuar nga Pekini që bëri SHBA të arrinte marrëveshjen që polakët të pajisnin forcat ajrore ukrainase me avionët sovjetikë MiG-29, në mars. Dhe që nga shtatori, një vorbull diplomacie personale e ministrit të jashtëm kines Wang Yi me NATO-n dhe SHBA çoi në një moment të rrallë akordi publik mbi Rusinë, kur Xi Jinping tha se bota “duhet të parandalojë një krizë bërthamore në kontinentin euroaziatik”, në një takim me Joe Biden në samitin e G20 në Bali.

Gjatë gjithë luftës, pozicioni i vërtetë i Kinës në raport me konfliktin Rusi-Ukrainë ka qenë i vështirë për t’u përcaktuar me saktësi, sidomos edhe sepse Pekini u ka thënë secilës prej palëve atë që ata donin të dëgjonin. Në mars, Wang u duk se po fajësonte SHBA për “rritje tensioni” dhe “mbjellje mosmarrëveshjes” me Rusinë. Muajin e kaluar, ai i tha homologut rus Sergei Lavrov, se “Kina do ta mbështesë fort palën ruse, nën udhëheqjen e Presidentit Putin, për bashkimin dhe udhëheqjen e popullit rus”, sipas televizionit shtetëror CCTV. Wang premtoi edhe se “Kina është e gatshme të thellojë kontaktet me rusët në çdo nivel”. Megjithatë, në shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Wang i tha Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Kina “qëndron mendjehapur për dialog e shkëmbime me NATO-n dhe është e gatshme për promovim të përbashkët të zhvillimit të shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe… në frymën e ndershmërisë dhe respektit reciprok”.

Atëherë, në anën e kujt është në të vërtetë Pekini? E vërteta është që Kina ka mbështetur vazhdimisht vetëm njërën anë – të sajën. Por iluzioni i përkrahjes nga Kina ishte një nga keqllogaritjet e shumta që e çuan Vladimir Putin në rrugën e luftës. Në një samit në Pekin më 4 shkurt të këtij viti, Xi dhe Putin deklaruan “miqësi pa kufij” me asnjë “zonë të ndaluar” bashkëpunimi. Të dy liderët e deklaruan nivelin e ri të partneritetit strategjik ruso-kinez si superior karshi aleancave të Luftës së Ftohtë. Pekini ishte i vetëdijshëm për planet e Rusisë për një operacion ushtarak, sipas një burimi me lidhje të ngushta të vjetra në udhëheqjen e lartë politike e ushtarake të Kinës. Por rusët e paraqitën operacionin e ardhshëm ushtarak si një “operacion i limituar për rimarrjen e një province ruse të humbur dhe për ribashkimin e Rusisë brenda kufijve historikë”. Kjo histori i përshtatej asaj të vetë Kinës me Tajvanin – ndonëse ishte bërë e qartë se operacioni rus nuk duhej të përplasej me Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, të cilat përfunduan më 20 shkurt, katër ditë para invazionit.

Më e rëndësishmja, në një shtojcë konfidenciale të “miqësisë pa kufij” gjendje një garanci reciproke sigurie që Rusia e kishte kërkuar nga Kina për dekada por që nuk kishte mundur ta arrinte, bën të ditur burimi. Ashtu si Neni 5 i NATO-s – që thotë se sulmi mbi një vend anëtar është sulm kundër të gjithëve – Pekini dhe Moska i premtuan njëri-tjetrit vajtjen në ndihmë në rast invazioni të huaj në territorin e tyre dhe nëse përmbusheshin kushte të veçanta në lidhje me një invazion të tillë. Ky kusht jashtëzakonisht i zgjuar, i vendosur me këmbënguljen e kinezëve, do të përjashtonte efektivisht territoret e aneksuara kohët e fundit me luftë, pra e çlironte Pekinin nga çdo angazhim për t’iu përgjigjur sulmeve në territoret e aneksuara në Ukrainë.

Shkalla e operacionit ushtarak rus – në veçanti sulmi rrufe i mbajtur sekret kundër Kievit, për të cilin edhe Lavrov nuk kishte dijeni deri më 21 shkurt – e befasoi Pekinin. Ndonëse kinezët zyrtarisht e përkrahën Putinin diplomatikisht, duke fajësuar NATO-n për provokim konflikti, pati shqetësime të mëdha (e plotësisht të bazuara) se Putin e kishte ekzagjeruar dhe do të provokonte bashkimin e Perëndimit në një front, gjë që një sulm i limituar vetëm në Donbas do ta kishte shmangur. Kërcënimi i Putinit me armë bërthamore më 27 shkurt e alarmoi botën, përfshirë Kinën. Prioritet kyç për Pekinin ishte që konfrontimi NATO-Rusi të shmangte përshkallëzimin bërthamor dhe të ndihmonte në arritjen e armëpushimit, tha burimi, i cili ka kontakte personale të rregullta me liderët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore. Tani Putin kishte luajtur – pakujdesshëm në sytë e kinezëve – kartën e tij më të rrezikshme që në fillim të konfliktit.

Kështu që, kur, disa ditë më pas, një përshkallëzim i mëtejshëm kërcënoi në formën e një oferte nga qeveria polake për t’i dhënë Ukrainës të gjithë avionët luftarakë të periudhës sovjetike MiG-29, kinezët u shqetësuan. Në të vërtetë, kishte pak gjasa që MiG-ët polakë të bënin shumë diferencë në fushën e betejës. 26 deri në 33 MiG-29 të Polonisë ishin prodhuar në fillim të viteve ‘80 për Forcat Ajrore të Gjermanisë Lindore dhe i ishin shitur Varshavës për shumën simbolike 1 euro secili në vitin 2003. Rumania, e cila zotëronte 20 avionë të ngjashëm MiG-29, i kishte dekomisionuar shumë vite më parë. Megjithatë, një vend i NATO-s që i siguronte Kievit avionë luftarakë të çfarëdo lloji, përfaqësonte një hap të rëndësishëm simbolik, nëse jo domosdoshmërisht të rëndësishëm operacional drejt përfshirjes së drejtpërdrejtë të NATO-s në konflikt. Fillimisht, Washingtoni ishte pozitiv. Por një ditë më vonë, më 8 mars, Pentagoni ndryshoi befas pozicionin e tij, duke e shpallur propozimin e Polonisë “të paqëndrueshëm”.

Çfarë ia ndryshoi mendjen Uashingtonit? Pjesërisht, ishte një iniciativë urgjente dhe konfidenciale në prapaskenë, e udhëhequr nga Instituti për Studime Strategjike Lindje Perëndim, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, që përfshin ish-udhëheqës evropianë dhe zyrtarë të lartë, dhe në fund e miratuar nga udhëheqja kineze. Që nga deklarata e 27 shkurtit e Putinit mbi gatishmërinë bërthamore, edhe UÇP kishte kontaktuar përmes kanaleve ushtarake-ushtarake (në kontrast me ato diplomatike apo politike) gjeneralë të rusë me të cilët kishin krijuar kontakte personale gjatë viteve të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake dhe bisedimeve për prokurim ushtarak. Synimi i Pekinit ishte të sigurohej që edhe nëse do të kishte një vendim politik për të përdorur armët bërthamore, ushtria ruse do të këmbëngulte që t’i përmbahej doktrinës së saj ushtarake bërthamore për t’i përdorur ato vetëm nëse provokohej nga sulmet në tokën ruse. Nëpërmjet këtyre kontakteve jozyrtare, Washingtoni dhe UÇP ranë dakord – në mënyrë të pazakontë, duke pasur parasysh një përkeqësim të marrëdhënieve gjatë presidencës së Donald Trump – se nëse SHBA do të ndalonte marrëveshjen e MiG, gjeneralët e Pekinit do të bënin çmos për të zbutur kërcënimin bërthamor të Putinit në një nivel operacional. “Funksionoi”, thotë burimi kinez. “[SHBA] vendosi që dhënia e avionëve ishte një hap shumë i gjatë”.

Ndonëse kjo iniciativë në prapaskenë e fillimit të marsit nuk është raportuar më parë, fakti që SHBA mbajti qëndrim të kujdesshëm në furnizimin e Ukrainës me armë strategjikë gjatë luftës konfirmon se Washingtoni mbeti plotësisht i vetëdijshëm për shqetësimet e Kinës, të cilat i kishin edhe vendet më të mëdha në Bashkimin Evropian. Pavarësisht një përshkallëzimi dramatik në furnizime me pará dhe bazë ushtarake – përfshirë artilerinë 155mm dhe HIMARS – NATO është frenuar për furnizimin me avionë sulmi, helikopterë, tanke të standardit NATO, raketa beteje me rreze të gjatë dhe sisteme raketash cruise.

Në të njëjtën kohë, mbështetja kineze për Moskën mbeti po aq e kujdesshme. Pekini ofroi mbështetje diplomatike dhe informative – por përjashtoi bashkëpunimin e rëndësishëm ushtarak, duke i detyruar rusët të blenin dronë nga Irani, të “kanibalizonin” pajisjet elektronike shtëpiake për çipa kompjuterikë dhe të përpiqeshin të riblenin helikopterë, raketa dhe sisteme të mbrojtjes raketore nga klientët e tyre ushtarakë në gjithë vendet në zhvillim. Kërcënimi i sanksioneve nga SHBA mbi operacionet e tyre globale bëri që shumë banka kryesore kineze, si ICBC, Banka e Re për Zhvillim, dhe Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë të tërhiqnin kreditë dhe financimet nga Rusia. Edhe gjigantë kinezë të energjisë si Sinochem pezulluan të gjitha investimet dhe ndërmarrjet e përbashkëta ruse. Në gusht, UnionPay – ekuivalenti kinez i Visa dhe Mastercard –ndërpreu bashkëpunimin me bankat ruse, duke përmendur sanksionet. Motivimi material i korporatave të Pekinit për t’u tërhequr nga Rusia ishte i qartë: para luftës Kina bëri 100 miliardë dollarë tregti me Rusinë (duke u rritur me 30 miliardë dollarë të parashikuar këtë vit falë rritjes së importeve të naftës) por mbi 1.5 trilion dollarë me SHBA dhe BE.

Me dënimin e përbashkët që Biden e Xi i bënë kërcënimit me armë bërthamore në Bali në fillim të këtij muaji, mirëkuptimi i marsit tashmë është kthyer në politikë publike. Falë diplomacisë prej ndërmjetësi të Wangut, NATO dhe Kina janë rreshtuar në mënyrë efektive për të mos përshkallëzuar konfliktin Ukrainë-Rusi, sipas burimit kinez. Gjatë një sërë takimesh me udhëheqjen e NATO-s që nga fillimi i shtatorit, Wang u zotua të përdorte levën e konsiderueshme të Kinës në Moskë për të bindur Putinin nga përdorimi i armëve bërthamore, ndërsa në këmbim NATO ka pohuar se nuk do të dërgonte armë strategjike në Ukrainë.

Në samitin e Balit, Xi (i mbështetur nga kryeministri indian Narendra Modi) bëri thirrje publike për “rikthim në diplomaci dhe gjetjen urgjentisht të një zgjidhjeje paqësore”. Ky është një pozicion që ende nuk është pranuar zyrtarisht nga NATO, e cila këmbëngul se ukrainasit do të vendosin se kur do të vijnë në tryezën e bisedimeve. Por shumë zëra të lartë në NATO – për shembull Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA Mark Milley dhe Presidenti francez Emmanuel Macron – kanë sugjeruar në mënyrë të pavarur që Kievi duhet të përgatitet për bisedimet e paqes. Dhe garancitë e sigurisë së Kinës për kufijtë e Rusisë para pushtimit, të bëra në shkurt, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një platforme për Kremlinin, si një kundërvënie ndaj garancive të mundshme të sigurisë të NATO-s për Ukrainën.

Çmimi i Kinës për misionin e saj paqeruajtës? Pekini shpreson të përmirësojë marrëdhëniet me NATO-n dhe Evropën e t’i japë fund një lufte të kotë që aleati i tij Putin filloi kaq marrëzisht. Në Ukrainë, Kina është, e thënë me fjalët e burimit, “duke u pozicionuar si shpresa e fundit për paqe në këtë botë”. Ukrainasit, të cilëve me shumë gjasa do t’u kërkohet të sakrifikojnë territor për paqen, mund të mos jenë dakord. syri.net

blank

Hawaii, zgjohet Mauna Loa, vullkani më i madh në botë

Vullkani Mauna Loa në Hawaii është zgjuar 40 vjet pas shpërthimit të tij të fundit.

VOAL- Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa (i cili arrin një lartësi prej gati 4200 metra), i vendosur në Hawaii, filloi një aktivitet shpërthyes të dielën në mbrëmje. Dhe kjo për herë të parë në gati 40 vjet tani. Shpërthimi spektakolar, për momentin, duket se nuk kërcënon banesat, por autoritetet dhe ekspertët po bëjnë thirrje për kujdes.

blank

Shpërthimi po shkakton përrenj shkëmbi të shkrirë në majë të vullkanit. Fenomeni po shkakton gjithashtu formimin e reve të dendura tymi mbi ishullin amerikan të Hawait, arkipelagun më të madh në Paqësor. Sipas Anketës Gjeofizike të SHBA (USGS), rrotullimet janë të dukshme nga mbi 70 kilometra larg.

Zgjimi i vullkanit Kilauea

Fillimisht e përfshirë në kraterin e majës, llava tani po rrjedh nëpër çarje në krahët e Mauna Loa. Autoritetet nuk kanë urdhëruar asnjë evakuim, por zona pranë majës dhe disa rrugë në ishull janë mbyllur si masë paraprake.

Shpërthimi i fundit në 1984

“Fazat e hershme të një shpërthimi të Mauna Loa mund të evoluojnë me shpejtësi, dhe vendndodhja dhe modeli i rrjedhave të lavës mund të ndryshojnë me shpejtësi,” paralajmëroi USGS. Sipas institutit, erërat mund të bartin gjithashtu “gaze vullkanike dhe flokët e Pele”, fibra qelqi vullkanike të emërtuara sipas perëndeshës Havaiane të zjarrit dhe të cilat formohen kur pikat e llavës shtrihen në filamente të holla nga shpërthimet e erës. Ato janë të mprehta dhe të rrezikshme për lëkurën dhe sytë. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NWS) ka paralajmëruar se hiri dhe mbeturinat vullkanike mund të grumbullohen rreth vullkanit. Kjo mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje për banorët ose të prishë motorët ose sistemet elektronike.

Pas gati 40 vitesh zgjohet vullkani më i madh në botë

Mauna Loa nuk kishte qenë aktive që nga shpërthimi i fundit në 1984. Në atë kohë, vullkani kishte qenë aktiv për 22 ditë, duke prodhuar rrjedha llave që udhëtonin deri në shtatë milje nga qyteti i Hilo. rsi-eb

blank

Ndizen protestat në Malin e Zi: Të hyjmë në BE, jo në ‘Ballkanin e Hapur’, në botën fantazmë serbe

Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët kërkuan tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në protestën e mbajtur më 28 nëntor, protestuesit kënduan himnin kombëtar të Malit të Zi, bartën flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe mbajtën pankarta me mesazhe sikurse “Për Malin e Zi, për BE-në”, “Nacionalizmi është i shfrenuar dhe aty bie Kushtetuta”, “Nuk do t’i bëjmë gati valixhet” e të ngjashme, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Organizatorët thanë se Mali i Zi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë në shitje. Protestuesit i thanë kryeministrit të Qeverisë në detyrë, Dritan Abazoviq, se hyrja e Malit të Zi në nismën rajonale Ballkani i Hapur, do të ishte e papranueshme dhe se Mali i Zi duhet të hyjë në BE dhe jo në “botën fantazmë serbe”, siç e quajtën ata këtë nismë rajonale.

Pas fjalimeve para protestuesve, qytetarët parakaluan nëpër Podgoricë, dhe tubimi u përmbyll pa ndonjë incident.

Në protestë u dëgjuan brohoritje kundër Abazoviqit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nermin Abdiq, anëtar i Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, tha se qytetarët duhet ta ruajnë shtetin.

“Ne duhet të ruajmë harmoninë multietnike. Ne jemi në një numër të tillë sonte sepse ne nuk jemi të ndarë në bazë të fesë, etnisë, gjuhës apo ngjyrës së lëkurës… Ne u mblodhëm për shkak të dashurisë për shtetin. Ne nuk duhet të lejojmë që pacientët të trajtohen pa ilaçe, që fëmijët tanë të shkojnë në shkolla që nuk kanë ngrohje… Ne nuk do t’ua falim… Mali i Zi nuk do të jetë një azilkërkues brenda Malit të Zi. Le të bashkohemi për të shpëtuar shtëpinë tonë të vetme”, tha Abdiq.

  • blank

Kjo është protesta e tretë e organizuar gjatë këtij muaji në Mal të Zi.

Protestat në Mal të Zi po mbahen për shkak të krizën politike, pas rrëzimit të Qeverisë së Abazoviqit në gusht të këtij viti.

Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviqit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, po kërkon që të formohet një qeveri e re që do të udhëhiqej nga Miodrad Llekiq, që ka mbështetjen e kësaj partie.

Pasi Gjukanoviq refuzoi që të mandatonte Llekiqin për shkaqe formale, shumica parlamentare tentoi të ndryshojë ligjet me qëllim që të bartte fuqitë kushtetuese të presidentit te Parlamenti, në mënyrë që Llekiq të mandatohej nga organi legjislativ. Protestuesit kanë kërkuar që amendamentet me këto ndryshime të tërhiqen nga Ligji për presidentit.

Por, Mali i Zi po ashtu ka të bllokuar Gjykatën Kushtetuese, pasi që nga shtatori nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Pa kuorumin e këtij institucioni nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare në rast të mbajtjes së zgjedhjeve.

blank

Nipi i Ismail Qemalit: Ishte mason. Unë nuk e shoh si problem!

Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlorës zbuloi në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania se Ismail Qemali ka qenë mason, siç është edhe ai vetë.

Vlora shpjegoi se të qenët mason është një fakt që ai nuk tenton ta fshehë, pasi siç shpjegoi objektivat e masonerisë janë ato të humanitetit, edhe pse duke qenë grup njerëzor, si të kudo dikush mund të devijojë duke tradhtuar këto objektiva dhe qëllime.

“Ka një historianë anglezë që thotë se Ismail Qemali kishte miq nga Bagdadi në Skoci që ishin masonë. Edhe disa fotografi të fëmijëve kanë shenja të qartë që janë shenja masone. Edhe unë vetë jam mason. Nuk e shoh këtë sekret të prezumuar si problem. Është një grup personash që tentojnë ta përmirësojnë situatën shoqërore, politike. Mendohet se ishte i llozhës së progresit e Stambollit, ku ishin të regjistruar edhe sulltani dhe elita administrative e perandorisë, ka shumë gjasa të jetë kjo. Por disa vëllezër masonë po përpiqen ta identifikojnë saktësisht cila llozhë. Nuk është kaq e rëndësishme të dimë cila ishte saktësisht llozha”, u shpreh nipi i Ismai Qemalit./euronews/

blank

Meme virale: Ku ishim dhe ku kemi përfunduar Meme virale: Ku ishim dhe ku kemi përfunduar

Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, rrjeti ka shpërthyer në meme me figurat e politikës shqiptare që sot festojnë festën më të rëndësishme për shqiptarët anë e mbanë botës.

Një foto e bashkuar, e cila tregon dy kohë të ndryshme 28 nëntorin, ku në vitin 1912 burrat si Ismail Qemali, Isa Boletini puthnin flamurin në Vlorë, ndërsa sot flamurin e puth Taulant Balla. syri.net

blank

Kush e ngriti flamurin? – Nga Monika Stafa

Këto ditë, ndërsa studiues vendas e të huaj mblidhen për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, pyetja se sa e njohim historinë tonë dhe sa e domosdoshme është që ajo të rishkruhet më vjen në mendje gjithmonë e më seriozisht.

Për më shumë se një gjysmë shekulli studimet shqiptare i ka dominuar mendimi se Shqipëria u shpall mbretëri për shkak të ambicies së shfrenuar për pushtet të A. Zogut. Mirëpo gjithë ky mashtrim historik përfundimisht rrëzohet prej një vështrimi sinkretik të historisë së sistemit politik të vendit, histori e cila ende në fakt mungon.

Një histori e mbështetur mbi faktet dëshmon se Fuqitë e Mëdha, pikërisht më 1913, kur pranuan deklarimin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosën ta njohin shtetin më të ri të Ballkanit si një shtet monarkik.

Një nga arsyet pse I. Qemali dha dorëheqjen dhe mori udhët e mërgimit politik qe sepse pikërisht bashkëluftëtarët e vet e akuzuan se e kishte shpallur Shqipërinë të pavarur për t’u kurorëzuar vetë mbret. Vetëm një vit më pas po Fuqitë e Mëdha deleguan në Shqipëri një princ dhe e shpallën Shqipërinë një principatë të trashëgueshme, një monarki të rrudhur.

Një histori e mbështetur mbi faktet dëshmon se Fuqitë e Mëdha, pikërisht më 1913, kur pranuan deklarimin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosën ta njohin shtetin më të ri të Ballkanit si një shtet monarkik.

Mos valle ka te drejte stërnipi i I. Qemalit kur e pohon këtë gjë ndër biseda mes miqsh?

Ndoshta.

Një nga arsyet pse I. Qemali dha dorëheqjen dhe mori udhët e mërgimit politik qe sepse pikërisht bashkëluftëtarët e vet e akuzuan se e kishte shpallur Shqipërinë të pavarur për t’u kurorëzuar vetë mbret. Vetëm një vit më pas po Fuqitë e Mëdha deleguan në Shqipëri një princ dhe e shpallën Shqipërinë një principatë të trashëgueshme, një monarki të rrudhur.

Gjatë gjithë periudhës deri tek shpallja formale e monarkisë (1928) Shqipëria kishte si institucionin më të lartë herë një “këshill shteti”, herë një “kryesi shteti”, e cila në fakt kryente funksionet e një sovrani polikratik pa kurorë. Kryesia polikratike, për habi, u rikthye edhe më 1945, kur funksionet e kryetarit të shtetit iu bartën Presidiumit të Kuvendit Popullor, me 16 anëtarë.
Ishin të njëjtat Fuqi të Mëdha që ndryshimin formal të formës së regjimit nga republikë në monarki e pritën me një indiferencë spektakolare.

I vetmi që kundërshtoi mbretin Zog në nismën e tij ishte themeluesi i Turqisë republikane M. Ataturk. Në fakt, A. Zogu shpalli me zë të lartë dhe via constitutio pikërisht atë që kishin vendosur më 1913 Fuqitë e Mëdha.

Gjatë një studimi historik vite të shkuara arrita në pohimin e disa fakteve historikë që provojnë jo vetëm se monarkia fillimisht ishte vullnet i jashtëm dhe vetëm më 1928 u bë dhe formalisht vullnet kushtetues i brendshëm, por, mbi të gjitha, zbulova arsyet historike thelbësore për paqendrueshmërinë e sistemeve politike deri më sot në Shqipëri.

Qeveria kombëtare e I. Qemalit, të paktën deklarativisht, u njoh nga disa prej Fuqive të Mëdha.

Po Shqipëria vetë ç’ishte në vështrimin e këtyre fuqive? Republikë? Monarki?

Kur i rreshtova me rend… u habita. Ishin në një kohë të shkurtër aq shumë dendur vendosur sistemet politike në Shqipëri, të ndryshueshme po aq gjithashtu. Aty kuptova pse ne nuk kemi një traditë solide shtetformuese.

E vetmja kohë e qëndrueshme politike jetëgjatë në qeverisja, ishte koha e totalitarizmit shqiptar.

Të ishte aq i zoti Enver Hoxha?
Ma thoni ju.

Por t’i lëmë mendimet këto ditë. Shqiptarët festojnë. Është një përvjetor i bukur.

110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndaj unë për kënaqësinë e një mençurie të urtë që kam dashur gjithmonë t’ia shoh burrit shqiptar, si ajo që e pati i vetmi shqiptar i mirë në politike, Ismail Qemali, zgjodha të mos e pyes më veten pas leximesh të panumërt dokumentesh arkivalë, se Kush e Ngriti Flamurin Shqiptar?

Ismail Qemal Vlora gjatë gjithë jetës u shqua si një lider i shkëlqyer. Një njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili besonte në atë që predikonte dhe në atë që bënte. Ai ishte i duruar, këmbëngulës dhe i qëndrueshëm.

Ai veproi në kohën e duhur dhe me stilin e tij të lidershipit arriti të themelonte një shtet.

Është fati ynë që kemi pikërisht atë, themeluesin e shtetit shqiptar dhe modelin par excellence ku mund të mësojmë e të frymëzohemi, për të tejkaluar sfidat e së ardhmes.

blank

Flamuri i krenarisë sonë, si mbulesë e paturpësisë së tyre – Nga KIM MEHMETI

Flamuri ynë Kuq e Zi ngërthen në vetvete gjitha vlerat tona kolektive dhe çdo gjë të bukur që ka shqiptaria. Si i tillë, krahas gjuhës sonë,  është ‘atdheu’ që na mbanë të bashkuar dhe që na bënë të jemi krenarë me atë që kemi dhe atë që jemi.

Por jo njëherë, flamuri i krenarisë sonë është përdorur nga politikanët tanë si mbulesë  për paturpësinë e tyre. Si për shembull nga Kryeministri i sotëm i Shqipërisë i cili, sa herë që e ndjen rrezikun se do shihet se është i ‘dërguari special’ i Vuçiqit në botën shqiptare, nxitimthi e vesh petkun e atdhetarisë dhe e pranon se kryeqyteti i Kosovës nuk është Beogradi por Prishtina.

Dhe nuk ka dyshim se sa më jetëgjatë politikisht do jenë ata që e kriminalizuan Shqipërinë, aq më jetëshkurtër do jetë e vërteta se shtizën e flamurit tonë e morën në duar ata që Tiranës ia rrënuan Teatrin Kombëtarë dhe shumëçka që ishte ‘përdhese’, për ta lartësuar me kullat që nuk e lejojnë diellin ta sheh tokën në të cilën thellohen rrënjët shekullore të shqiptarisë, tokë që është bërë thuajse e pabanueshme për rininë shqiptare.

Siç do bëhet jetëshkurtë edhe e vërteta se flamuri i krenarisë sonë keqpërdoret edhe për ta mbuluar të vërtetën se kryeqendra e shqiptarisë – Tirana, vazhdon të ngjitet lartësive qiellore duke u shkëputur kështu nga e vërteta e saj shqiptare, duke e zgjatuar hijen e  kullave, hijen që e bënë të padukshme gropën e thellë të krimit ku është zhytur Shqipëria, grope ku ‘kalbet’ mëmëdheu ynë, i drejtuar nga ata që shqiptarinë e kanë vetëm dekor për të dëshmuar se janë mendjehapur dhe më ndryshe se shqiptarët tjerë.

Dhe siç duket, nga gjithë ‘Shqipëritë’ tona, vetëm Kosova mbetet atë që ishte gjatë shekujve: fole e ngrohtë e shqiponjës dykrenore dhe djep i atdhetarisë dhe patriotizmit shqiptarë. Dhe ku ta dish, ndoshta ka ardhur dita kur ajo duhet ta thotë zëshëm se s’ka asgjë të përbashkët me ata që u janë përkushtuar projekteve serbe, me ata që e bashkojnë Ballkanin duke e përçarë shqiptarinë.

Sa i përket shoqërisë së shqiptarëve të Maqedonisë,  ajo që moti është pashallëk i drejtuesve të BDI-së. Dhe sa herë që ka rrezik të shpaloset kjo e vërtet, pra sa herë që ka rrezik të shihet se shqiptaria është bërë ‘biznesë’ fitimprurës, drejtuesit e kësaj partie mbulohen me emblemën e shenjtë të UÇK-së dhe me flamurin Kuq e Zi.

Sa u përket partive tjera, nga BDI-ja ato i dallon vetëm emri. Dhe veprojnë sipas mendësisë politike të simotrës së tyre të madhe: nëse donë që nga politikani i paushqyer mirë  të bëhesh kapitalist, atëherë bëhu pjesë e qeverisë. Edhe atë duke e ditur se shqiptari i Maqedonisë nuk mund të bëhet as hajdut pa përkrahjen e qarqeve policore e politike maqedonase.

Po pra, flamuri ynë kombëtar e ngërthen në vetvete tërë kalendarin tonë kolektivë, pra të gjitha kremtet tona kur ai është valëvitur në majë të shtizës, siç janë vulosur në të edhe ditët e dhembjes sonë kolektive, e kur atë e kemi zbritur në gjysmështizë.

Andaj le të mburremi me të gjitha vlerat që na identifikojnë për atë që kemi dhe atë që jemi, me në krye flamurin tonë, por duke mos harruar kurrë se krenaria dhe vetëdija kombëtare, nuk janë diçka sezonale që vijnë e shkon varësisht nga përfitimi ynë vetjak, por se ato janë të vulosur dhe të gdhendura në ne si në gurë, si e zeza e shkabës dykrenore në të kuqen e flamurit tonë kombëtar.

blank

SHQIPËRIA PA GJYKATËN E POSAÇME TE APELIMIT PËR FESTAT E NËNTORIT!!

Kolegji i Posaçëm ose Gjykata e Posaçme e Apelimit në Shqipëri ka braktisur Shqipërinë për festat e Nëntorit..!.

6 nga 7 gjyqtarët e saj janë jashtë Atdheut për festat e Nëntorit. Ardiani është gjyqtari i vetëm në Shqipëri, por…

Edhe ai do të shkojë në “Venecia”. Kështu e thërrasin në korridoret e Gjykatës, Shkodrën e përmbytur nga shirat…

Hajde Gjykatë e pavarur nga Atdheu!

Ju lumtë për atdhetarinë e madhe!

Duke festuar jashtë rritet edhe më shumë dashuria për Shqiperine…

Edhe pagat e urdhërshërbimet rriten…

Do të shkojnë përsëri e përsëri jashtë për të mirën e përgjithshme…

Kane ngelur vetëm sekretaret dhe bodigardët e gjyqtarëve korridoreve duke u tallur me festimet…

Gjyqtarët e Apelimit jashtë me aeroplanë, shqiptarët në gomone… e qytetet të përmbytura!!! …./Vëzhguesi/Voal.ch

blank

Akademiku Fuga: Përse nuk ftuam deputetë shqiptarë të RMV? Mos na ngopni me iluzione boshe!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me seancën e përbashkët parlamentare të dy qeverisë të Shqipërisë dhe Kosovës, të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë në prag të 110 vjetori.

Nga ana e tij akademiku Fuga shtron pyetjen , tashmë që mbledhja u zhvillua cili është mesazhi i saj politik, jo vetëm për ne, por edhe për botën mbarë.

Reagimi i plotë:

Që ç’a?

Mbledhje e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës me rastin e festës 28 nëntorit?!

Cili është mesazhi që ky lloj eventi na jep neve qytetarëve dhe botës mbarë?

Nuk e kuptoj shumë mirë. Mbase nuk jam i zoti!

Që ç’a? Që jemi një si shtete? Por, kjo nuk është fare e vërtetë! Madje dëgjova një politikane shumë të lartë në Kosovë që deklaroi para nja një jave se ne do të bashkohemi Kosovë – Shqipëri në Bashkimin Evropian!!!

Po ashtu ne do të bashkohemi edhe me Serbinë!!! Ore, kuptojnë se çfarë thonë apo jo? Apo fol qesim!

Që ç’a? Që të festojmë festën e përbashkët, 28 nëntorin? Dakord mo dakord, hajde ja marrim valles, por ajo është dita e pavarësisë të Shqipërisë, jo e Kosovës! Fatkeqësisht, por e vërtetë!

Që ç’a? Që ne si shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë duam bashkim, por bota nuk na le? Ouuu, po kujt i vlen ku mesazh? Na ndihmon apo në dëmton në strategjinë tonë si shqiptarë?

Që ç’a? Që ne si shqiptarë jemi bashkë? Ore, ne një komb jemi por si shtete jemi të ndarë! Mos na ngopni me iluzione boshe!

Që ç’a? Që Kuvendi i Kosovës përfaqëson shqiptarë e Kosovës? Por kjo është e vërtetë vetëm pjesërisht, sepse atje ky Kuvend përfaqëson edhe Serbët, Turqit, Romët, etj.

Do të shkojnë deputetët e Kosovës të bëjnë mbledhje të përbashkët me parlamentet turk, serb, etj. pra sikurse bënë me të Shqipërisë???

Që ç’a? Tregojmë forcën si shqiptarë kombeve të tjera të Ballkanit? Po sikur parlamenti serb të bënte mbledhje të përbashkët me parlamentin e Malit të Zi, të Serbisë, si do të na vinte ne? Nuk do bërtisnim se Serbia por na kërcënon?

Që ç’a që është vizitë e përfaqësuesve parlamentarë të shqiptarëve të Kosovës? Po atëhere përse nuk ftuam edhe deputetët shqiptarë të Maqedonisë të Veriut?

Ore qoka bëjmë sa të duam, puna është se cili është mesazhi politik?

(BalkanWeb)

blank

Në realitetin shqiptar të tranzicionit janë hartuar ligje se si të pasurohen më të pasurit dhe të varfërohen më të varfërit Nga PËRPARIM KABO

Realiteti shqiptar i tranzicionit, në fokusin e mendimtarëve amerikanë – Pjesa e dytë

(vijon nga numri i kaluar) – Fareed Zakaria tërheq vemendjen edhe për sjelljen ndaj pasurive kombëtare, si edhe janë burimet natyrore. Ka vende që janë të bekuara nga natyra, por nuk janë të zhvilluar, madje atje ka varfëri deri në nivele ekstreme për shtresa të ndryshme të shoqërisë. Si ka edhe raste, kur në vende që janë të varfra në pasuri natyrore, por qeveritë atje, që të shtojnë fondet publike, nxisin zhvillimin. Nuk është paradoksal përfundimi i studiuesit Zaharia, se: “Pasuria në burime natyrore pengon si modernizimin politik, ashtu edhe rritjen ekonomike.”. Duket sikur, Ai ka parasysh edhe Shqipërinë në këtë përfundim; e cila ka krom, bakër, naftë, bitum, ujëra, eco-sisteme, minerale të rralla dhe reliev të pasur, fusha në ultësirën bregdetare dhe kodra, të cilat ofrojnë mundësi për agrokulturën, por ka edhe varfëri. Madje, paradoksalisht; atje ku ka krom, ka varfëri; atje ku ka naftë, ka papunësi dhe pasiguri për jetën. Dy ekonomistë të universitetit të Harvardit, Jeffrey D.Sachs dhe Andrew M. Waner, vëzhguan nëntëdhjetëeshtatë vende në zhvillim, përgjatë dy dekadave (1971-1989) dhe mbërritën në përfundimin se: “Dështimi ekonomik është i lidhur ngushtësisht me dhuratat e natyrës. Mesatarisht, sa më i pasur të ishte vendi në bujqësi, në rrezerva minerare dhe në naftë, aq më e ngadalshme është rritja ekonomike.” Këtë problematikë, në lidhje më pasuritë, varfërinë dhe sjelljen e politikës, e analizon edhe filozofi dhe manjati-filantropist, George Soros. Ai i referohet termit që njihet si “MALLKIMI I BURIMEVE” DHE QË DO TË THOTË SE: “VENDET E PASURA ME BURIME NATYRORE, KANË SI MALLKIM QEVERITË E KORRUPTUARA.” Një nga OJF-të më të njohura, Global Witness, formuloi sloganin provokues, “Botojeni atë që paguani!” “Ideja,-mëton Sorosi,- ishte që kompanitë e naftës dhe kompanitë e minierave, të detyroheshin të nxirrnin në shesh pagesat që u bënin qeverive të ndryshme. Pastaj shumat mund të mblidheshin dhe populli mund t’u kërkonte llogari qeverive për paratë që kishin marrë.” Qeveria britanike krijoi “Nismën për Transparencë të Industrive Nxjerrëse, e cila bashkoi qeveri, kompani dhe shoqërinë civile në një përpjekje për të vendosur standarde ndërkombëtare transparence, që do të zbatoheshin, si ndaj kompanive, ashtu edhe ndaj qeverive.”Si përfundim,- konkludon në lektrimin e tij George Soros,- “…Menaxherët e kompanive ndërkombëtare të naftës dhe minierave, përfaqësojnë për bukuri interesat e kompanive. Ato kanë arritur aq larg, sa t’u japin ryshfete qeverive, për të marrë koncensione. Dhënësit dhe marrësit e ryshfeteve me dëshirë, përbëjnë “rrënjën e mallkimit të burimeve.” Kjo situatë është tipike edhe në Shqipërinë e tranzicionit. Mineralet, nafta dhe ujërat, janë dhënë me koncensione, por publiku i gjërë nuk ka informacion të nevojshëm se ç`ka ndodhur, dhe është fakt që, me kompanitë e huaja, ka pasur goxha problematika, të cilat, ashtu si aisbergu, janë marrë vesh në një pjesë të tyre, vetëm kur kanë plasur skandale apo ka pasur protesta nga punëtorët e këtyre sektorëve ose nga operatorë të shoqërisë civile. Pjesa e errët (e zhytur nën ujë), nuk është mësuar. Shqipëria, vend i pasur dhe i varfër, “i bekuar me pasuri mbi dhe nëntokësore dhe i mallkuar me varfëri të skajshme”. “Shqiptarët gëzojnë pasuri natyrore për frymë, më shumë se çdo vend i Rajonit, madje më shumë se vendet me standarde të larta jetese, të tilla si: Gjermania, Franca dhe Zvicra, Italia etj, por dobësitë njerëzore në menaxhimin e tyre, e kanë bërë vlerën e pasurive të pashfrytëzueshme, – vë në dukje në një analizë të saj, revista me profil ekonomik, e përmuajshmja “Monitor” Pse? Le t’i adresohemi një studimi të Bankës Botërore, të vitit 2018, të cilit i referohet kjo revistë. “Banka Botërore mati pasurinë e kombeve, më 2018 dhe gjeti se shqiptarët kanë pasuri natyrore rreth 13,375 dollarë për frymë, nivel më i lartë se shumica e vendeve të Ballkanit. Madje, shqiptarët gëzojnë më shumë pasuri të natyrës edhe se grekët (12,546 USD) dhe turqit (12,854USD). Edhe italianët kanë me pak pasuri natyrore për frymë se shqiptarët, me vetëm 8,619 USD, dhe gjermanët gjithashtu, me vetëm 7071 USD. “…”Gati dy të tretat e vendeve që kanë mbetur me të ardhura të ulëta që nga viti 1995, klasifikohen si shtete të pasura me burime natyrore, të cilat janë plot me konflikte dhe demokraci të pazhvilluar dhe nivel të ulët jetese. Kjo tregon se vetëm burimet nuk mund të garantojnë zhvillimin. Banka Botërore këshillon se nevojiten institucione të forta dhe qeverisje të mira, për të siguruar përfitime të larta nga pasuritë natyrore.” “Tek kapitali natyror Banka Botërore ka klasifikuar energjinë me (naftë, gaz, qymyri i fortë dhe i butë), mineralet (10 kategori), toka bujqësore (toka bujqësore dhe kullota), pyjet (druri dhe disa produkte pyjore jo të zeza), dhe zonat e mbrojtura tokësore. Aktualisht nuk janë përfshirë zonat e mbrojtura nga zonat detare. Burimet natyre janë një mallkim i hershëm që ka zënë njerëzimin, pasi vendet me pasuri natyrore janë edhe më të varfrat. Ndërkohë që Shqipëria ka nivelin më të lartë të pasurive natyrore për frymë ka të ardhurat disafish më të ulëta për banorë se vendet në fjalë. Por gjithsesi niveli i zhvillimit ekonomik të një vendi është i lidhur fort me përbërjen e pasurisë së saj kombëtare. Kapitali natyror është komponenti më i madh i pasurisë në vendet me të ardhura të ulëta (47 për qind në 2014).Të pasuruarit nuk ka të bëjë me likuidimin e kapitalit natyror për të ndërtuar pasuri të tjera. Rritja vjen nga përdorimi efikas i kapitalit natyror dhe investimi i të ardhurave nga burimet natyrore të kapitalit, si mineralet, në infrastrukturë dhe arsim. Ky investim pastaj rezulton në rritjen e pasurisë totale, referon me tej Banka Botërore.Burimet e ripërtëritshme, toka bujqësore, pyjet dhe zonat e mbrojtura mund të sjellin përfitime në përjetësi nëse menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, vlera monetare e aseteve të ripërtëritshme gati është dyfishuar në një dekadë, duke mbajtur konstant numrin e popullsisë. Në kontrast me burimet e ripërtëritshme, kapitali natyror siç janë lëndët djegëse fosile dhe mineralet ofrojnë shanse të fragmentuara dhe të shtrira në një periudhe kohore.” Është fakt që, qeveritë shqiptare gjatë tranzicionit, nuk i janë bashkuar nismës së qeverisë britanike për transparence dhe as që do të ishin në një mendje me mendimtarët amerikanë, në lidhje me shtrimin dhe arsyetimin për këto çështje, që nuk janë thjesht ekonomike, por që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm, me proceset politike dhe me demokracinë liberale. “Qeveritë me thesare nën tokë,- shkruan Fareed Zakaria,- e fitojnë pasurinë fare lehtë; ato janë shtete ‘fond-mbledhëse'(trust fund states), pasurohen nga të ardhurat e mineraleve apo të shitjes së naftës dhe nuk u duhet aspak t’i përvishen punës për të ndërmarrë detyrën mjaft të vështirë të krijimit të kornizës ligjore dhe të institucioneve që gjenerojnë pasurinë kombëtare.”

 

Në vendin tonë kemi për gati tri dekada, një sjellje as kombëtare dhe as civile ndaj pasurive minerare e natyrore. Ato, ose u janë dhënë kompanive të huaja, shpesh krejt anonime, që vetëm kanë grabitur, ose është punuar në mënyrë okulte me njerëz të biznesit vendas, të cilët nga asgjëja, janë shndërruar në pasunorë të frikshëm. Kushti primordial i demokracisë liberale: “Marrëveshja reciproke mes taksimit dhe përfaqësimit”, nuk është zbatuar në realitetin e vendit tonë. Përkundrazi, herë hapur dhe më së shumti tinëz, kinse është vepruar, si edhe thotë Zakaria për qeveritë jo demokratike:”Cilado qeveri, që i mbledh të ardhurat e saj pa hedhur rrënjë në shoqëri, ajo nuk është shtet, po veç një oborr dhe biznesmenët e saj nuk janë sipërmarrës, por oborrtarë.”
Kam vite që jam i familjarizuar me librat e nobelistit amerikan, Joseph Stiglitz, ua kam përcjellë dhe studentëve, aq sa ata munden. Do dëshiroja të sjell idetë e tij për keqkuptimet me tranzicionin në ish vendet komuniste, bazuar në librin e hershëm të autorit titulluar:”Making Globalization WORK”(Duke e bërë Globalizmin të punojë, e kam studiuar, sa doli në qarkullim.) Ja si shprehet ai për privatizimet dhe për terapinë chock, që për dreq i dëgjuam dhe i provuam edhe në Shqipëri, menjëherë sa regjimi komunist ra, në hyrje të viteve 1990. E citoj:”Shumë besuan, në mënyrë të gabuar, se “Terapia Chock” ishte e nevojshme, se tranzicioni në kapitalizmin e stilit perëndimor do të vendosej brenda natës, përmes një privatizimi dhe liberalizimi të shpejtë.” Cilat kanë qenë pasojat e këtij nxitimi? Ekonomisti amerikan, nobelisti Stigltitz, këshilltari për ekonominë i ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, argumenton se kjo politikë solli disa pasoja të rënda, që ndihen në një kohë relativisht të gjatë edhe në Shqipëri. Liberalizimi i menjëhershëm i çmimeve, solli me vete parashikimin e hiperinflacionit. Dhe dihet që, çdo zhvleftësim i monedhës, ul fuqinë blerëse për konsumatorët dhe lë gjurmë dhe në sistemin bankar e monetar. Krijohet një ngushtim në politikat monetare, i cili shprehet në nivelin e lartë të interesit bankar, në kushtet me një mundësi të vogël të kreditimit si dhe në ashpërsinë fiskale, për shkak të një buxheti të shtrënguar, që sjell një inflacion galopant dhe e rrëzon ekonominë, e cila rrëshqet në recesion dhe depresion. Edhe në vendin tonë kjo panoramë u krijua, një bazë materiale e gjerë, e shtrirë në të gjithë vendin, që nga industria nxjerrëse përpunuese dhe ajo e lehtë, si dhe mjetet e transportit, dolën jashtë përdorimit. Ato, ose u shitën për “pesë lekë”, ose gjoja u privatizuan dhe shkuan në duart e disave, që kishin lidhje me qeveritarët e kohës, të cilat ndihmuan në këtë shkatërrim të ekonomisë. Në analizat e tij sa teorike, po aq edhe emperike e statistikore, mendimtari i shquar amerikan, Stiglitz, shkruan: “Ndërkohë që privatizimi i shpejtë (në ish vendet e lindjes, PK) ishte duke dhënë qindra miliarda dollarë, asetet më të vlefshme të vendeve ishin duke krijuar një klasë të re oligarkësh, të cilët nuk nguruan t’i nxirrnin paratë jashtë vendeve, shumë më shpejt se futja e miliardave të FMN-së, si ndihmë në këto vende.” Bazuar në këtë përfundim, unë pyes sot: Ku shkuan paratë që u fituan nga shitja e armëve dhe municioneve, mjeteve të motorrizuara dhe atyre detare, të cilat u shitën gjatë tranzicionit? Ku shkuan të ardhurat që u përfituan nga privatizimi i Flotës tregtare?… Kush mban përgjegjësi për shkatërrimin dhe keqtrajtimin e të gjithë bazës materiale, të krijuar gjatë periudhës së komunizmit? Kush bën analiza dhe mban përgjegjësi për “terapinë chock” të zbatuar në ekonominë shqiptare? Askush! Në debatin që shpërtheu në BB, Stiglitz u rreshtua në ata që kishin rezerva për këtë lloj privatizimi. Së paku, për dy arsye,- shprehet ai në studimin e tij: E para, u gjeneruan të ardhura të ulëta për qeveritë.(Lexo…Ky është dhe rasti i Shqipërisë ku pasuritë kombëtare humbën). Mos flasim këtu dhe për PPP-të e famshme, që edhe kur u mbyllet afati, si ndodhi me Terminalin e aeroportit “Nënë Tereza”, të Rinasit, pa kaluar as edhe një ditë, pa bërë një bilanc ku ishim ku jemi, çfarë dhamë e çfarë fituam, iu kalua një partneri tjetër, po koncensionar. E dyta,- nënvizon prof Stiglitz,- u minua besimi në ekonominë e tregut. I gjithë procesi privatizimit u bë në kushtet e një kuadri ligjor, ose të mangët, ose të brishtë, dhe në jo pak raste, në mungesë të tij. Joseph Stiglitz, hapur godet, kur shkruan: “Pa ligjet e duhura, në lidhje me qeverisjen e korporatave, është e mundur vjedhja masive e aseteve nga administratorët e tyre(si edhe ndodhi në Shqipëri, drejtorët vodhën ndërmarrjet), pra, ka më shumë stimuj për të zhvatur pasuritë, sesa për t’i shtuar ato. Unë, -shprehet mendimtari amerikan,-u shqetësova gjithashtu për pabarazinë e madhe që mund të krijonin këto privatizime.” Edhe realiteti shqiptar i tillë është. Kontratat që firmosen nga ekzekutivi ynë, janë të pakonsultuara, pa sisteme të tillë, që të mbrojnë pasuritë tona kombëtare, si dhe të paraprijnë, në rastet e vështira, nëse shkohet në gjykatë apo në arbitrazh ndërkombëtar, kur gjendesh në mosmarrëveshje që nuk zgjidhen dot me mirëkuptim mes palëve. Rasti tipik ishte me CEZ-in. Pa shkuar në arbitazh ndërkombëtar, u pagua në dorë për prishje kontrate një goxha shumë e majme. Këtë lloj kapitalizmi, që u krijua në ish-vendet e Lindjes Komuniste, në librin e tij, me titull: “Kriza e Kapitalizmit Global”, George Soros, e quan “Kapitalizmi Grabitqar”. Ish drejtorët apo menaxherët e ndërmarrjeve dhe fabrikave, minierave apo qendrave të prodhimit, u shndërruan në pronarët e tyre, madje, si edhe e shtyn më tej përfundimin e tij autori: “Ata nuk druhen të shprehen se e kanë bërë këtë pasuri me korrupsion ose, si edhe flitet rëndom në realitetin shqiptar, me marifet apo allishverish”. Kulmi në Shqipëri është, kur maksima e drejtuesve në punët e shtetit, në të gjitha nivelet dhe llojet e detyrave, është KÇK-(kap çfarë të kapësh), një mentalitet tipik orientalist ky, i periudhës së sundimit Osman. Zhvat dhe mbathja!

 

Po çfarë ndodh me këto privatizime, kur vala e presionit popullor rritet? Privati nuk ndjen siguri, trembet dhe për fatin e atyre investimeve që mund të ketë bërë. Në këto kushte, ka shumë nga ata që pjesën më të madhe të fitimeve e nxjerrin jashtë vendit, ku e drejta e pronës dhe siguria është më e lartë. Kjo ndodh me të gjitha bankat në Shqipëri, të cilat përmes privatizimit, blenë bankat shqiptare dhe fitimet e tyre, në pjesën dërmues, ikin jashtë Shqipërisë, pa çka që rezervat e tyre në monedhë, janë paratë e qytetarëve shqiptarë.

 

“Liberalizimi i tregut të kapitalit,-mëton Stiglitz,-e shtyu FMN-në t’i bënte më keq gjërat, sepse fondi monetar ua bëri më të lehtë oligarkëve që kishin asete të zhvatura nga korporatat, të cilat ata i kontrollonin, që t’i merrnin paratë e tyre për t’i shpënë në bankat offshore, në vendet ku të drejtat e pronës së tyre ishin më të sigurta dhe të vendosura atje tashmë. Ata përfituan, falë kuadrit ligjor, i cili ishte i dobët në vendet e tyre dhe i shpunë paratë në vendet ku mbrojtja e pronave ishte më e sigurt.” Në ish vendet e lindjes ndodhën dy fenomene që dëmtuan zhvillimin: U rrit varfëria në mënyrë masive, si edhe u prish një traditë e mirë e arsimimit që kishte në këta vende, sepse shumë specialistë dhe profesorë u larguan, si dhe fondet për zhvillimin e një arsimi modern mungonin. Të ardhurat e qeverive ranë, shpezimet për infrastrukturën dhe shëndetësinë, -konludon Stiglitz, -erdhën në rënie. Mjafton të shohim % që i takon arsimit dhe shëndetësisë në Shqipëri, që të kuptosh se Stiglitz flet edhe për realitetin shqiptar të tranzicionit. Është i saktë përfundimi i Stiglitzit: “Rezultatet ishin të zymta…”Kontrasti mes pretendimeve të avokatëve të tregut, të cilët parashikonin çlirim të forcave që do të sillnin prosperitet rekord dhe rritjes së pashoqe të varfërisë, e cila ndodhi në të vërtetë, nuk mund të ishte më i madh.” Në librin e tij “The Great Divide”,(Çarja e Madhe), Joseph Stiglitz ka nënvizuar disa ide shumë të rëndësishme. Pse dhe si ndodh që të rritet pabarazia në ekonominë globale, por edhe çfarë ndodh në vendet ku mes shtresave shoqërore nuk ka politika publike, për uljen e pabarazisë, shtimin e të ardhurave dhe perspektivës optimiste tek shtresat në nevojë. E citoj profesorin e preferuar”: “Shumë nga pabarazia që vihet re në botë është e shoqëruar me kërkim të rentës (psh ushtrimi i pushtetit të monopoleve) dhe një pabarazi e tillë manifeston një dëmtim të eficencës ekonomike. Por ndoshta dimensioni më i keq i pabarazisë është pabarazia e mundësive, e cila si shkak dhe si pasojë e pabarazisë së të ardhurave dhe shkak i pamjaftueshmërisë ekonomike, e zvogëlon zhvillimin, sepse një numër i madh individësh nuk janë në gjendje të plotësojnë potencialet e tyre. Vendet me pabarazi të niveleve të larta, priren të investojnë pak në të mirat publike, të tilla si: infrastruktura, teknologjia dhe edukimi, të cilat kontribuojnë per nje rritje dhe prosperitet ekonomik afatgjate. Reduktimi i pabarazisë, nga ana tjeter, ka përfitime të qarta sociale dhe ekonomike, e bën më të fortë kuptimin te njeriu se shoqëria është e drejtë, përmirëson kohezionin social dhe mobilitetin, duke e bërë atë më të mudshëm, që më shumë qytetarë të jetojnë me potencialet e tyre; dhe e zgjeron mbështetjen për rritjen e iniciativës. POLITIKAT QE E DUAN RRITJEN, POR E INJOROJNE PABARAZINE, në fund të fundit mund të jetë vetë-shkatrruese, ndërsa politikat që ulin pabarazinë, për shembull, duke rritur punësimin dhe arsimin, kanë efekte të dobishme në kapitalin njerëzor, për të cilin ekonomitë moderne kanë nevojë gjithnjë e më shumë.”

 

Joseph Stiglit ka botuar një studim të tij për pabarazinë, bazuar në të dhëna për ekonominë amerikane dhe për të gjitha vendet që luajnë rol në tregun global. Analizat e tij shkojnë në përfundime shumë të rëndësishme për të gjithë realitetin në të cilin jeton shoqëria në shekullin XXI. Libri i tij titullohet:” The PRICE OF INEQUALITY”-(ÇMIMI I PABARAZISË). Është me shumë rëndësi fakti se profesor Stiglitz e sheh pabarazinë edhe në raportet me “Rule of Law, madje në një nga kapitujt e tij ai pyet: “Përse na duhet shteti ligjor”? Në analizën e tij ai shpjegon pse kjo pabarazi e rrënon shtetin ligjor dhe rolin e shtetit në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Si devijon vendimmarrja politike dhe si braktiset interesi publik? Kjo sjellje është prezente në realitetin vendimmarës edhe në Shqipërinë e tranzicionit, si në nivel lokal, dhe në nivel qëndror. Shoqëria,- nënvizon profesor Stiglitz,- drejtohet me rregulla, me ligje dhe me procedura që pasqyrohen në rregullore. Por çfarë ka ndodhur realisht, si pasojë e pabarazisë?Le ta shohim më nga afër tezën e profesorit amerikan.Ja si shkruan ai: “T`i përgjigjemi kësaj pyetjeje fondamentale, zhvillimi i shoqërisë, rregullat dhe rregulloret! Këto rregulla dhe rregullore-vijon arsyetimi i tij-së bashku kanë efekt tek efiçenca e sistemit të shpërndarjes; disa fitojnë në kurriz të të tjerëve. Ja përse pushteti, ‘pushteti politik’, ka shumë rëndësi. Nëse pushteti ekonomik në një vend bëhet shpërndarës i pabarazisë së madhe, atëherë do të kemi dhe pasoja politike. Ndërsa ne mendojmë në mënyrë tipike për “Shtetin Ligjor”, i cili është dizenjuar për të mbrojtur të dobëtin, kundër të fortit, qytetarin e zakonshëm, kundër të privilegjuarit, ata me pasuri do duhet të përdorin pushtetin politik për ta formësuar shtetin ligjor, që ai të sigurojë një kornizë, brenda së cilës ata të mund të shfrytëzojnë të tjerët. Ata do të përdorin pushtetet politike si të tyret, për të siguruar gjithashtu ruajtjen e pabarazisë më mirë, se sa arritjen e më shumë barazie dhe shoqërisë ekonomike të tillë. Nëse disa grupe kontrollojnë procesin politik, ata do ta përdorin atë për të formësuar një sistem ekonomik që favorizon vetëm ata, përmes ligjeve dhe rregullave që aplikohen në mënyrë specifike…që qeverisin falimentimin, konkurencën, pronësinë intelektuale, taksimin, dhe që në mënyrë indirekte edhe me koston që u lejon të kenë akses edhe në sitemin gjyqësor.” Shkurt dhe me fjalë të tjera, Stiglitz thotë se: “Ata që marrin pjesën më të madhe, e detyrojnë shtetin ligjor që të braktisë interesin publik dhe shndërrohet me mjete ligjore në shërbim të tregut dhe zotëruesve të tij”. Tek lexoj Stiglitzin, më vjen në mëndje një kapitalist shqiptar, më i pasuri sipas statistikave, i cili shkonte në një zyrë shteti dhe u thoshte punonjësve të saj. “Më thoni ju, si e doni ligjin, se jua bëj unë…!” Ka raste të panumërta në realitetin shqiptar të tranzicionit, që ligjet, rregullat dhe rregulloret, procedurat, mekanizmat administrative dhe ato ligjore janë hartuar se si të pasurohen më të pasurit dhe se si të varfërohen më të varfërit.
Fundi i pjesës së dytë

Realiteti shqiptar i tranzicionit në fokusin e mendimtarëve amerikanë – Nga PËRPARIM KABO

blank

Realiteti shqiptar i tranzicionit në fokusin e mendimtarëve amerikanë – Nga PËRPARIM KABO

Realiteti shqiptar i tranzicionit, me të gjitha problematikat e tij, është i tillë, që nuk i ka shpëtuar edhe analizave apo nxjerrjes së përfundimeve direkte dhe jo të tilla, nga autorë të shquar amerikanë, si: analisti politik dhe personaliteti mediatik, Fareed Zakaria; nobelisti, Joseph Stiglitz, diplomati Henry Kissinger, miliarderi filantropist, George Soros, apo filozofi dhe sociologu, Stephen R.Covey, etj etj. Gjithmonë më ka joshur mendimi alternativ i mendimtarëve amerikanë, ndaj në këtë kumtim, përmes referimeve dhe analizës për problematika, si: demokracia dhe raportet e saj me ekonominë, keqkuptimet në lidhje me demokracinë, si dhe sjellja e njeriut, që të jetë efektiv apo se si dhe me ç`mjete mund te ndërtohet sinergjia; do të vijnë në këtë parashtresë me këto argumente. Libri i Fareed Zakarias, i titulluar: “E ardhmja e Lirisë” është i përkthyer në shqip dhe unë prej vitesh ua rekomandoj studentëve që ta studiojnë atë.

Po hyj në zemër të çështjes së demokracisë, sipas fokusit të Fareed Zakarias. Më parapëlqen ta citoj Zakarian, kur shkruan:” Asnjë vend nuk mund t’i japë vetvetes një të kaluar të re. Por ai mund të ndryshojë të ardhmen dhe të mbështesë shanset për t’u zhvilluar në një demokraci liberale.” E kaluara shqiptare, së paku në tre sisteme, përmblidhet në: Periudhën e komunizmit, në Mbretërinë dhe Periudhën osmane. E përbashkëta e tyre është se janë sisteme totalitare, pra mungon demokracia institucionale si sistem politik, si kulturë antropologjike dhe antropo-institucionale. Tipar tjetër që e ka përshkruar historinë e Shqipërisë, si një fill i zi, është varfëria.

A mund të ndërtohet një e ardhme demokratike, qoftë kjo edhe liberale, në një vend të varfër? Kjo është pyetja që unë shtroj. Përgjigjet do t`i gjej te Fareed Zakaria. “Shpjegimi më i thjeshtë për suksesin politik të një demokracie të re, bazohet në suksesin e saj ekonomik apo, për të qënë më të saktë, në nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë,”-kumton Zakaria.

Demokracia përmes ligjit, detyra që shtroi në hyrje të viteve `90 Komisioni i Venecias për ish vendet komuniste, mund të shpjerë te Shteti Ligjor vetëm nëse ndërtohet një ekonomi funksionale. Vetë komunizmi, prandaj ra, sepse ai i varfëroi njerëzit, i ndau nga prona dhe i demotivoi nga interesi, si edhe mëton një tjetër autor amerikan, Henry Kissiner, në librin e tij “Diplomacia”. Më thjesht, po e formuloj pyetjen: “A mund të ndërtohet demokracia në Shqipëri, nëse shumica e popullit është e varfër”? Një tjetër filozofe hebre-amerikane, Hannah Arendt, ka nënvizuar se varfëria masive e shndërron komunitetin njerëzor në shoqëri të nevojës, dhe si e tillë, ajo është një shoqëri parapolitike, jo se nuk do të jetë politike, por se nuk mundet. Zbatimi ligjit dhe korrektesa ndaj kërkesave të tij, kërkon edhe një gjendje të mirë ekonomike. Zakaria në parashtrimin e argumentit se: “Demokracia dhe varfëria përjashtojnë njëra tjetrën,” i referohet një nga mendjeve amerikane më të bukura të sociologjisë, Seymur Martin Lipset, duke nënvizuar përfundimin e tij të mprehtë, kur shkruan: ” Sa më i zhvilluar të jetë një vend, aq më të shumta janë shanset që ai ka për ta pranuar demokracinë.”

Mbi bazën e këtyre arsyetimeve, do doja të tërhiqja vemendjen se demokracia në vendin tonë duhet të rregullohet, duke ndryshuar gjendjen ekonomike. Polarizimi i skajshëm në të ardhura, dëmtimi i pasurisë kombëtare, pronës publike dhe asaj private individuale, janë rrethana negative, që pengojnë për ndërtimin dhe zhvillimin e një demokracie funksionale. Ka metoda sasiore, që e masin raportin mes të ardhurave ekonomike dhe qëndrueshmërisë së demokracisë. Është kryer një studim nga dy profesorë amerikanë, Adam Przeworski & Fernando Limongi, për të gjithë vendet e Botës, nga viti 1950 deri në vitin 1990. Rezultatet janë këto, -përmend Zakaria në librin e tij; “Në një vend demokratik që kishte të ardhura për frymë nën 1500 dollarë, regjimi i tij (demokratik, kuptohet, shënimi im, PK) zgjaste rreth tetë vjet. Me të ardhura 1500 deri në 3000 dollarë, ai mund të mbijetonte për rreth tetëmbëdhjetë vjet. Me mbi 6000 dollarë, ai bëhej tepër i qëndrueshëm.” Janë tridhjetë e dy regjime politike demokratike, me të ardhura vjetore rreth 9000 usd për frymë, që, së bashku, kanë një jetëgjatësi prej 736 vjetësh. Asnjë prej tyre nuk ka dështuar. Në të kundërt, nga 69 demokracitë më të varfra, 39 syresh dështuan, me një nivel falementimi prej 56%. Mendimtari amerikan, ky njohës i mirë i globalizmit, Fareed Zakaria, e cakton shumën 6000 dollarë të ardhura për frymë, si një stekë që duhet kaluar, nëse pretendon se do të kesh një demokraci të qëndrueshme. Ja si shprehet ai në librin e tij, e citoj:” Midis vendeve të Europës Lindore, pas 1989-ës, ata vende që kishin një nivel të ardhurash që shkonin në krye të kësaj amplitude, si: Polonia, Republika Çeke, Hungaria, i konsoliduan demokracitë e tyre me shpejtësi. Ato vende që janë në fund të kësaj amplitude apo edhe poshtë saj, si: Rumania e Shqipëria u duhet shumë më tepër kohë.

Le t`i drejtohemi tani analizës dhe shifrave që ofron Banka Botërore për Shqipërinë, e citoj:” Shifrat e fundit zyrtare të varfërisë, datojnë në vitin 2012, kur numri i të varfërve ishte 39.1%, me të ardhura 5.5 dollarë për person në ditë. Që atëherë, parashikimet me ndryshimet e kryera, sollën një rënie të vazhdueshme të varfërisë, deri në 31%, në vitin 2017. Rritja 9% e pagave minimale, që u zhvillua në vitin 2017, mund të ketë patur një efekt të paqartë mbi varfërinë, po të mbajmë në vemendje reduktimin e numrit të vendeve të punës të krijuara, si dhe rritjen e pagave të atyre që tashmë janë në punë.” “Pas vitit 2008, referon BB; rritja mesatare u përgjysmua dhe në sektorët publikë dhe të jashtëm, ndaj u krijuan zhbalancime makro-ekonomike. Ritmi i rritjes u pasqyrua tek varfëria dhe papunësia. Ndërmjet viteve 2002- 2008, varfëria në vend u përgjysmua (në rreth 12.4%), por, në vitin 2012 u rrit sërish deri në 14.3 %. Papunësia u rrit nga 12.5 % në vitin 2008, në 17.3 % në tremujorin e dytë të vitit 2015, ku papunësia e të rinjve arriti 34.2 %. Ritmet e rritjes mbi 3% gjatë vitit 2011, u moderuan gjatë 2012 – 2013, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën e përkeqësuar në Eurozonë, si dhe situatën e vështirë të sektorit energjetik.. Rritja vazhdoi deri në 2.1 % në 2014, kryesisht për shkak të rritjes në konsum dhe investimeve private. Pritej një rikuperim në vitin 2015, por gjithsesi, rritja pritej të mbetej nën potencialin e vendit në planin afatmesëm.” “Banka Botërore jep shifra alarmante, për sa i përket varfërisë në vendin tonë. Sipas statistikave të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon, për sa i përket nivelit të varfërisë. Në raportin e BB-së, rreth 2300 shqiptarë jetojnë me 1.9 dollarë në ditë, ndërsa mbi 181 mijë të tjerë, që përbëjnë 6.3 për qind të popullsisë, jetojnë me 5 dollarë në ditë. Nisur nga ky raport, Shqipëria renditet pas Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Kosovës, për sa i përket varfërisë në vend.Gjithashtu BB ngre dhe një tjetër shqetësim të madh, ku numri i personave në varfëri ekstreme mbetet ende shumë i lartë, madje ka tendenca rritjeje gjatë viteve të fundit. Në raportin e BB-së, thuhet se Shqipëria ka numrin më të lartë të personave që jetojnë me 5 dollarë në ditë edhe se Serbia, Maqedonia e Bosnja. Kosova paraqitet më mirë se Shqipëria, pasi përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme, është më e ulët se në vendin tonë, vetëm 0.2% e totalit të popullsisë.Por, gjithashtu BB hedh poshtë dhe shifrat për rritjen ekonomike të publikuara nga qeveria shqiptare. Sipas raportit të BB-së, rritja ekonomike e Shqipërisë u forcua në 3.4% në 2016 dhe parashikohej të ishte mesatarisht 3.5%, gjatë vitit 2017-`19.” Le të shohim tani shifrat e INSTAT-it për të ardhurat dhe polarizimin “in extremis” në Shqipëri. E citoj:” INSTAT raporton konsumin e familjeve të ndara, 10 përqindëshi më i pasur i popullsisë në njërën anë dhe 90 përqindëshi i mbetur. Sipas këtyre të dhënave, 10 përqindëshi i pasur, rezulton se është bërë ndjeshëm më i pasur. Konsumi mesatar i tyre ishte 138,700 lekë në muaj në 2015-tën dhe u rrit në 158,946 lekë më 2016. Kjo është një rritje mbresëlënëse, prej 14.5%. Problemi është se kjo rritje e konsumit të 10 përqindëshit të pasur, erdhi në kurriz të pjesës tjetër të popullsisë. Sipas INSTAT, 90 për qind e familjeve pati një konsum mesatar prej 63,600 lekësh në vitin 2016, me një rritje minimale nga konsumi 63,200 lekë që ishte më 2015. Rritja e konsumit të 90 përqindëshit të varfër, më 2016, në terma të lekut ishte vetëm 0.6%. Kjo është më e ulët se sa norma e inflacionit. Në terma realë, konsumi i 2016-ës për pjesën dërrmuese të Shqipërisë ishte më i ulët se sa më 2015.” ”

Bazuar te shifrat si të ardhura për frymë, ithtarët që duan të tregojnë se Shqipëria e ka kaluar gjendjen e emergjencës dhe shpërfaq një ekonomi të qëndrueshme dhe një shoqëri demokratike stabile, mund të sjellin si argument shifrat e FMN-së në lidhje me të ardhurat.

Statistikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të përditësuara në “Pasqyrën Ekonomike Globale, tetor 2019”, tregojnë se të ardhurat për frymë të pritshme të shqiptarëve, ishin 5,732 dollarë për vitin 2019, duke na pozicionuar në vendin e 102 në botë nga 192 shtete gjithsej, në nivele të ngjashme me Irakun, Paraguajin, Libanin, Libinë etj. Pra, shifra 5,732 $, duket si afër shifrës 6000 $ që caktonte Fareed Zakaria në hyrje të tranzicionit, si kusht për një demokraci të qëndrueshme. Nuk duhet të manipulohemi nga këto të dhëna. Le të shohim më nga afër shifrat e FMN-së.

Në Europë jemi ndër vendet me të ardhurat për frymë më të ulëtat dhe na e kalojnë në renditje vetëm Kosova (4,442 dollarë për frymë, në vend të 111) dhe shtete të ish Bashkimit Sovjetik, si: Ukraina (vendi 125), Moldavia (128). Të dhënat e FMN-së referojnë se edhe një dekadë më parë, Shqipëria ishte e pandryshuar, po në vendin e 102, një tregues ky që flet se rritja ekonomike e vendit nuk ka arritur të jetë më e lartë se e fqinjëve apo se ajo nuk ka prodhuar mirëqenie për qytetarët e saj. Nga vendet e rajonit, më të pasur janë fqinjët e Malit të Zi, me të ardhura për frymë prej 8,703 dollarë ose 62% më të larta se të shqiptarëve (vendi 72). Më pas vjen Serbia, në vend të 87, me 7,398 dollarë për frymë, Maqedonia e Veritu (6,096 dollarë në vend të 95), Bosnja 5742$ (vendi 97). Sot, vendet e Bashkimit Europian kanë të ardhura mesatare për frymë në vit prej 35.8 mijë dollarë ose gati 7 herë më të larta sesa të shqiptarëve, sipas shifrave të FMN-së. Institucionet ndërkombëtare ulën parashikimin për rritjen ekonomike. Shpresat për të pasur më shumë të ardhura janë zbehur, pasi të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë ulur parashikimet për rritjen ekonomike të vendit në 2019-n.FMN pret që vendi të rritet mesatarisht me 3%, sipas “Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit,” nga 3.7% që ishte pritshmëria në prill, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret që Shqipëria të rritet me 2.8 % këtë vit, duke e rishikuar me ulje prej 1.1 pikë përqindje, në krahasim me raportin e muajit maj. Banka Botërore e pret zgjerimin e ekonomisë në 2.9% për këtë vit.”

Gjendja ekonomike e familjeve shqiptare dhe individit, duhet parë edhe në një këndvështrim tjetër, me qëllim që të kemi një pasqyrë reale të saj. Nuk mjafton GDP apo shifrat e të ardhurave për frymë, që dalin nga një përllogaritje e thjeshtë matematikore. Ekonomia duhet analizuar në tërësinë e saj. Si edhe mëtonte Joseph Stiglitz, kur i referohej krizës së Argjentinës: “Një rritje ekonomike, kur borxhi i jashtëm rritet, është e paqëndrueshme”. Rritja ekonomike e bashkëshoqëruar me borxhin është e paqëndrueshme dhe shpesh sjell risqe, sepse mosshlyerja, në kohë bën që asete të mëdha të ekonomisë, të humbin. Ato shkojnë për të shlyer borxhin, falë atij procesi që George Soros, në librin e tij “Kriza e Kapitalizmit Global”, – e quan “Rirreshtimi i tregjeve”.

Le t`i qasemi këtij problemi me lupën e nobelistit Stiglitz. Ja si shprehet ai: “GDP është një masë e dobishme e rritjes ekonomike, por nuk është gjithçka dhe fundi i gjithë zhvillimit… Rritja duhet të jetë e qëndrueshme. Ju mund ta rritni GDP-në, duke grabitur mjedisin, duke varfëruar burimet e pakta natyrore, duke marrë hua nga jashtë, por kjo lloj rritjeje nuk është e qëndrueshme … Megjithatë, për shkak se GDP është masë që llogaritet relativisht lehtë, ajo është bërë një fiksim i ekonomistëve.Telashi me këtë është se: “Çfarë ne masim, është për çfarë ne përpiqemi.” Ka raste që vërtet rritja e GDP-së shpie edhe në uljen e varfërisë, ky është rasti i disa vendeve të Azisë Lindore.Kjo ka ndodhur jo rastësisht.

Qeveritë atje hartuan politika sociale për të qenë të sigurta, që edhe të varfrit merrnin nga ndarja e përfitimeve. Rasti tjetër është, kur, megjithëse duket se GDP rritet, ajo bashkëshoqërohet me rritjen e varfërisë dhe disa here, madje, shoqërohet me uljen e të ardhurave për individ, që u takojnë shtresave të mesme. Ka disa tregues që shfuqizojnë shifrat që mund të sillen për të ardhurat për frymë, si argument i rritjes ekonomike të një vendi. Të tillë janë: niveli i arsimimit dhe përmirësimi tij, si edhe niveli i shërbimit shëndetësor. Cilësia e jetës në zonat e varfra dhe ato rurale, që t`i afrohet jetës në qytete, pa dëmtuar vlerat e tyre tradicionale. “Paraja në vetvete nuk prodhon liri”, -shprehet Fareed Zakaria. Nëse në mënyrë iluzive mendojmë se moderniteti i blerë me para, si psh: makina luksoze, dyqane moderne, restorante apo resorte, dhe nuk shohim varfërinë, që manifestohet në të ardhurat për frymë, ato realet, në defictin buxhetor, borxhin e jashtëm, salton negative në tregtinë e jashtme, nivelin e ulët të arsimit dhe cilësinë e tij, e cila lë shumë për të dëshiruar, shërbimin shëndetësor të prapambetur, transportin publik arkaik, pensionet tejet të ulëta, strehimin e popullsisë me problem, deri me shtresa “homeless,” cilësinë e ushqimit jashtë kontrollit, zhvillimin urban kaotik, mosmbrojtjen e natyrës, administrimin e pasurive nën dhe mbitokësore, jo në interesin e publikut, dhe shumë aspekte të tjera me probleme, si: financat pubike, moskthimi i kredive, privatizmin e të gjithë tregut bankar; atëhere në mënyrë të gabuar, Ti mendon se vendi po zhvillohet dhe nuk ndalesh të propagandosh se demokracia po funksionon. Ti gënjen, kur thua se jeta e shoqërisë dhe individit është më e lumtur, si edhe deklaroi një ish ministër i financave në Shqipëri, kur tha se: “Lumturia është rritur në Shqipëri me 11%”.
Fundi i Pjesës së parë.

blank

110 vjet Pavarësi. Po bashkim kombëtar? – Nga Ekrem Spahiu

 

blank

28 nëntor 2022: 110 vjet të pavarur si shtet shqiptar, por të ndarë përgjysmë si komb. Aq sa arritje historike, aq edhe dramë kombëtare. Por të gjitha kombeve të ndara u takon e drejta natyrore të jetojnë të bashkuara. Historia botërore është e mjaftueshme për ta vërtetuar këtë të drejtë.

Në atë ditë të madhe të 28 nëntorit 1912, burrat e mëdhenj të kombit me Ismail Qemalin në krye, të ardhur nga të gjitha trevat etnike, shpallën pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë natyralë të saj. Kuvendi i Vlorës ishte Kuvendi i të gjithë shqiptarëve. Pavarësia e shpallur në Vlorë, ishte pavarësia e të gjithë Shqipërisë etnike. Ky ishte jo vetëm vullneti, por edhe zëri zyrtar i qeverisë shqiptare të Ismail Qemalit në raportet me fuqitë e mëdha dhe shtetet e tjera të kohës. Deklaratat dhe notat e protestës, që kjo qeveri u dërgoi shteteve ballkanike e komandave të tyre ushtarake, në të cilat kërkoi largimin e menjëhershëm të forcave të huaja ushtarake nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre Shqipërisë, u bënë në emër të Asamblesë Kombëtare që përfaqësonte të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët.

Me aktin e madh të 28 nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë dhe i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Ishte një e drejtë që buronte nga qenia e tij si popull, me gjuhën, kulturën, individualitetin e historinë e vet, një e drejtë e fituar me mundime e sakrifica të panumërta që nga qëndresa e pashembullt e përmasave europiane e Heroit Kombëtar – Gjergj Kastriotit, si dhe gjatë pesë shekujve, kundër pushtuesve osmanë.

Europa e kohës nuk mund ta shuante Shqipërinë nga harta (edhe pse disa nga fuqitë e kohës do të donin ta bënin edhe këtë!), por gjithsesi e bëri të vetën: kënaqi interesat gjeopolitike të gjithkujt pikërisht mbi kurrizin e kombit shqiptar, duke njohur një gjysmë Shqipërie. Është i vetmi popull që iu bë ky krim kaq i rëndë.

Ishte një krim, të cilin SHBA dhe Europa e kuptuan vonë, pothuaj pas një shekulli, kur kuptuan se pa qetësuar shqiptarët – domethënë pa shlyer krimin apo fajin ndaj tyre, nuk ka qetësi as Ballkani, as Europa. Ishte kjo arsyeja pse SHBA dhe Europa kryen luftën më të pastër moralisht të historisë së tyre: ndalën genocidin ndaj popullit dymiljonësh shqiptar të Kosovës, praktikisht genocid ndaj gjithë kombit shqiptar që i kishte dhënë aq shumë Europës. Kështu, SHBA dhe Europa u pastruan nga dy gjynahe njëherësh, duke shlyer gjithsesi një pjesë të fajit.

Shteti shqiptar, në vazhdimësi e ka patur dhe e ka detyrim të plotë bashkimin kombëtar të kombit. Mbreti Zog, si për nga obligimi kombëtar, ashtu edhe për nga natyra e regjimit mbretëror, e kodifikoi domosdoshmërinë e bashkimit kombëtar në Statutin Themeltar të Mbretërisë, ku afirmohej dëshira e patundshme për forcimin e përjetshëm të bashkimit kombëtar. Ky Statut, i miratuar nga Kuvendi Kushtetues i asaj kohe, e deklaroi Ahmet Zogun – Mbret të të gjithë Shqiptarëve. Kjo nuk ishte thjesht shpallje nacionaliste, por një detyrim kombëtar. Ishte kjo arsyeja që, midis të tjerash, në betimin e tij, shkruhej se do të ruante njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore. Ishte kjo arsyeja që ushtria e kohës së Mbretërisë Shqiptare ligjërohej se ishte “Ushtri Kombëtare” dhe se siguria kombëtare garantohej nga “Mbrojtja Kombëtare.”

Në këtë konsekuencë të papërkulur vashdoi edhe Mbreti Leka. Ishte pikërisht kjo arsye e vendosmërisë, që në vitin 1976 themeloi Këshillin për Çlirimin e Shqipërisë Etnike, dhe njëherësh zgjidhet edhe Komandant i Ushtrisë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike. Gjatë vitit 1977 ai i intensifikon aksionet dhe demarshet politike edhe kundër regjimit komunist të Tiranës. Por ky aktivitet do të bëhej shkak që Spanja (një aplikante e zjarrtë për t’u anëtarësuar në Europën e Bashkuar), të tërhiqej përballë trysnisë së disa vendeve që ankoheshin se rrëzimi i qeverisë komuniste në Shqipëri, do të sillte si efekt edhe destabilizimin e Jugosllavisë. Prandaj, qeveria spanjolle kërkoi ndërprerjen e aktivitetit të Mbretit Leka duke e detyruar të largohej në janar të vitit 1979 drej Rodezisë e më pas në Afrikën e Jugut.

Gjithashtu, Mbreti Leka nuk bëri kompromis kur iu kërkua që vizita e tij në Belgjikë në vitin 1989 t’i lejohej vetëm në këmbim të mospërmendjes së Shqipërisë Etnike. Për të vazhduar: votimi masiv i popullit shqiptar për formën mbretërore të regjimit në referendumin e 29 qershorit 1997 dëshmoi, në radhë të parë, besimin për bashkimin kombëtar që Monarkia e ka shtyllën kryesore të saj; pritjen madhështore që i bëri populli shqiptar kthimit të Familjes Mbretërore në atdhe me 28 qershor 2002; vizita e shumë pritur e Mbretit Leka në Kosovë në prill të vitin 2009 ku i gjithë spektri politik dhe shqiptarët e Kosovës i rezervuan një pritje dinjitoze e vëllazërore; etj, tregojnë qartasi, që e gjithë hapësira shqiptare është e etur dhe gatshme për bashkimin kombëtar. Për më tepër, çdo detyrim dhe nderim zyrtar i kryer nga shteti shqiptar për Familjen Mbretërore ka qenë edhe evokim për bashkim kombëtar.

Pothuajse i gjithë spektri politik shqiptar pas rënies së regjimit komunist, pavarësisht nga dallimet politike, të gjitha partitë politike, kanë qenë dhe mbeten koherentë për çështjen kombëtare, por në dallim, dy parti politike nacionaliste të Shqipërisë me histori të hershme politike (Legaliteti dhe Balli), kanë ruajtur dhe shpallur jo vetëm aspiratën, por e kanë mishëruar edhe në programin e tyre krijimin e një Shqipërie etnike dhe krijimin e kushteve për bashkimin shpirtëror dhe politik të popullit shqiptar, për një shtet shqiptar të lirë brenda kufijve natyrorë të tij.

Në periudhën e terrorit dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë, i gjithë spektri politik shqiptar e ka dhënë devizën e tij në përmbushje të aspiratës së çeshtjes kombëtare, kur në qershor të vitit 1998, u deklarua publikisht dhe unanimisht nën moton: “Një komb – një qëndrim”. Në nëntor të po këtij viti, ky vullnet politik i aspiratës shekullore të popullit shqiptar për bashkimin kombëtar, u shpreh edhe në Kushtetutë. Vënia në zbatim projektit të kahershëm “Një gjuhë – një abetare”, përbën pikërisht një nga shtyllat që e materializon këtë aspiratë.

Ky proçes, po vjen natyrshëm në të drejten e kombit shqiptarë për bashkim, me specifikat që ka dhe me mirëkuptim me ndërkombëtarët. Sigurisht që kemi interesa edhe për proçeset integruese europiane e po kështu kemi edhe interesa konvergjente me fuqitë e mëdha miqësore.

Prandaj çështje të tilla me interes madhor kombëtar kërkojnë politika të zgjuara dhe afatgjata. Alternativa mbretërore, historikisht, thelbësisht dhe praktikisht ka treguar se është më afër këtij objektivi madhor kombëtar.


Send this to a friend