VOAL

VOAL

“Penda e mendimtarit E.Th.Palotha”, Rama ironizon deputetin e PD-së

February 14, 2019
blank

Komentet

blank

BIRN: ‘Dora e butë’ e drejtësisë me krimet zgjedhore minon demokracinë shqiptare

Gjashtë vjet pasi u përgjuan nga Prokuroria në përpjekje për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 11 shtator 2016 për Bashkinë e Dibrës, çështja ndaj katër zyrtarëve lokalë po zvarritet drejt fundit.

Më 13 dhjetor të vitit të shkuar, Gjykata e Dibrës dënoi me 120 orë punë publike ish-drejtorin lokal të Arsimit, Drini Gjeci, dhe me 16 muaj dënim me kusht për Nuri Medën, ish-administrator i njësisë Tomin.

Saga gjyqësore paralele me të pandehur ish-shefin e komisariatit, Robert Aga dhe ish-administratorin Hasan Hoti po mbyllet gjithashtu me shërbim prove.

Dosja e njohur publikisht me nr. 184 ishte ndër më të lakuarat e drejtësisë mbi krimet zgjedhore. Bashkë me simotrën “Dosjen 339” me përgjime mbi ndërhyrjet e krimit të organizuar në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës, ato u bënë shkak që opozita të braktiste parlamentin dhe më pas edhe zgjedhjet lokale të vitit 2019, duke sjellë një krizë të re politike.

 

“Dora e butë” e drejtësisë në Dibër nuk është një rast i izoluar, por vijim i së njëjtës politikë penale ndaj krimit zgjedhor në Shqipëri.

 

Ndërsa kreu 10 i Kodit Penal mbi “Vepra që prekin zgjedhjet e lira” parashikon dënime që variojnë nga 6 muaj deri në 8 vjet burg, vendimet e dhëna gjatë dekadës së fundit anojnë në shumicë nga minimumi ligjor.

 

Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Drejtësisë, prej vitit 2013 janë dhënë 79 vendime fajësie për krime zgjedhore nga gjykatat e vendit, por vetëm njëri prej tyre është më shumë se dy vjet burgim.

Për 47 vendime dënimet kanë qenë nën 2 vjet burg, 8 vendime kanë qenë me gjobë, 15 me kufizim të lirisë dhe në 4 raste citohet neni 63 i pezullimit të dënimit. Për 4 vendime të tjera nuk cilësohet dënimi.

Rreth 54% e totalit të dënimeve për krime zgjedhore i përkasin vitit 2021; mes të cilave edhe 21 të pandehurit e së ashtuquajturës “Dosja 339” në Durrës.

Situatë të ngjashme paraqesin hetimet dhe dënimet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje”, të cilat prej vitit 2020 hetohen nga Struktura e Posaçme, SPAK.

Një prej hetime të SPAK, që provoi pas një denoncimi publik me video se kandidati për deputet i ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim Etion Joka pa blinte vota, u mbyll me dënimin minimal për të akuzuarin, ndërsa dënim i njëjtë iu dha edhe denoncuesit.

I pyetur nga BIRN se si këto vendime ndikonin në procesin zgjedhor, Ilirjan Celibashi, komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve tha se nuk mund të komentonin institucionet e tjera.

“Nuk jemi në pozitën institucionale për të komentuar veprimtarinë e institucionit të prokurorisë, apo dhe të institucioneve të tjera të sistemit të drejtësisë. Përfshirë këtu edhe vendimarrjet e tyre respektive,” tha Celibashi në një përgjigje me email.

Ekspertë të zgjedhjeve dhe të politikës e shohim megjithatë si një problem të rëndë, lehtësinë me të cilën trajtohen vepra penale, që sipas tyre cënojnë direkt demokracinë dhe rendin kushtetues të vendit.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi i tha BIRN se kjo sjellje ishte pjesë e një normaliteti të imponuar nga politika, që i promovonte shkelësit e ligjit zgjedhor.

“Skandalet e votave në Dibër apo Durrës, në Lezhë apo Peqin e Elbasan, Shkodër apo Durrës, përfshijnë figura të rëndësishme politike dhe zyrtare, të cilët, për shkak të imunitetit dhe ndikimit të vendimmarrje, ia kanë dalë të mos hetohen dhe madje të promovohen,” tha Krasniqi për BIRN.

“Edhe organet ligjzbatuese, përfshirë SPAK, KQZ, Policia e Shtetit, ndjehen komode me heshtjen apo zhvendosjen e vëmendjes ndaj krimeve zgjedhore, jo vetëm për shkak se ato vetë janë produkt i politikës, por edhe sepse rastet e denoncuara shihen si pjesë të tranzicionit dhe normalitetit…”, shtoi ai.

Edhe Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”, një organizatë që monitoron procesin zgjedhor, e cilëson reagimin e drejtësisë ndaj krimit zgjedhor si pjesë e vullnetit politik për ta toleruar këtë krim.

“Citimi i fjalëve “tërmet” apo “patronazhist” nga kryeminsitri me konotacion pozitiv shpreh vullnetin e qeverisë për të toleruar të tilla vepra,” tha Xhemollari.

Sipas tij, dënimet simbolike që merrnin shkelësit e kësaj natyre nga ana e organeve të hetimit dekurajonte kallëzimet nga qytetarët dhe shoqëria civile dhe ishin përgjegjëse për “këtë kulturë, e cila prek jo vetëm procesin në një zonë të caktuar, por minon totalisht procesin zgjedhor dhe rendin kushtetues”.

Ekspertët theksojnë gjithashtu se ndryshimet në Kodin Penal dhe ashpërsimi i ndëshkimeve nuk kanë sjellë asnjë ndryshim të situatës.

“Pandëshkueshmëria e krimeve zgjedhore mbetet e lartë dhe zyrtarët të cilët janë përfshirë në të tilla raste nuk janë dëmtuar realisht nga hetimet penale, madje disa prej tyre janë promovuar dhe rritur në karrierën e tyre politike,” tha Xhemollari.

Për Afrim Krasniqin, pandëshkueshmëria i shërben ruajtjes së status quo-së dhe dëmton të ardhmen e vendit.

“Tregtimi i votave dhe amnistia periodike për shkelësit e ligjit janë akte të rënda korrupsioni politik, janë investim për ruajtjen e status quos dhe pengesë serioze për kulturën politike dhe progresin e vendit drejt një shoqërie më të hapur, më qytetare dhe më të integruar,”përfundoi ai./Reporter.al

blank

Ish-agjentja e FBI-së: Charles McGonigal synonte të pasurohej përmes lobimit

VOA

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-agjentja speciale e Byrosë Federale të Hetimeve, Coleen Rowly, flet mbi rastin e ish zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ditë më parë u arrestua nga autoritetet amerikane nën dyshimet se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane.

Ai dyshohet edhe se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve shqiptare të zbulimit dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

Sipas ish agjentes Rowly, zoti McGonigal synonte që pas daljes në pension të pasurohej përmes lobimit për interesa të huaja.

Ish-agjentja Rowly është një sinjalizuese e njohur për publikun amerikan. Në vitin 2002 ajo ka dëshmuar para Senatit mbi problemet e thella me të cilat përballej FBI-ja dhe në përgjthësi agjencitë e zbulimit. Revista Time e shpalli atë, së bashku me dy sinjalizuez të tjerë, si personin e vitit më 2002, për shkak të dëshmisë së saj se FBI kishte injoruar informacionet lidhur me veprimtaritë e dyshuara të një personi në Minesota, aty ku zonja Rowly punonte si agjente e FBI-së. Personi në fjalë, Zacarias Moussaoui, më pas ishte një prej rrëmbyesve të avionëve të sulmit të 11 shtatorit.

Duke folur për rastin McGonigal, zonja Rowly përmendi edhe dy raste të tjera:

Michael Flynn, i cili në vitin 2016 kishte lobuar dhe ishte paguar nga Turqia por e kishte mbajtur këtë të fshehtë.

Dhe rasti i Robert Hanssen-it, një zyrtar i lartë i FBI-së, i cili më 2001 u arrestua nën akuzat se kishte spiunuar për Bashkimin Sovjetik. Ai e pranoi fajësinë, për të shmangur dënimin me vdekje dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

blank

Eksperti italian: Nga përplasja e fortë, pllaka e Anadollit është zhvendosur 10 metra

Pllaka e Anadollit është zhvendosur deri në 10 metra në lindje si rezultat i tërmeteve të forta që goditën Turqinë jugore, tha një sizmolog italian.

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve të Italisë ANSA, Alessandro Amato i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), tha se tërmetet aktivizuan një çarje të re tektonike në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, gjë që shkaktoi zhvendosjen e tokës deri në 10 metra.

“Ka pasur një zhvendosje tërthore ”, theksoi ai, duke shtuar se toka rrëshqiti horizontalisht përgjatë dy skajeve të thyerjes tektonike të orientuar majtas, në drejtim të detit Egje.bw

blank

Eksperti i njohur turk: Energjia e lëshuar prej lëkundjes 7.7 ballë, ekuivalente me 260 bomba atomike ose 5 milionë tonë dinamit

Mediat turke shkruajnë se eksperti Okan Tüysüz ka paralajmëruar për tërmetin me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter, me qendër në Kahramanmaraş.

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ( AFAD ), një tërmet me magnitudë 7.7 ballë është regjistruar në orën 04:17 të ditës së djeshme në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş, ndërsa në orën 13.24, një tërmet i dytë me magnitudë 7.6 ka ndodhur në rrethin e Elbistanit.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 7 kilometrash nga toka dhe është ndjerë në shumë qytete, ndërsa ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.

Okan Tüysüz, në CNN TÜRK , ndau informacion të kujdesshëm në lidhje me ndikimin e dy tërmeteve të mëdha në Kahramanmaraş, duke thënë se këto tërmeti nuk mendohet se mund të shkatojnë një tërmt në Stamboll, duke iu referuar një informacioni që po qarkullon në media e rrjete sociale.

 

“Prej 510 vitesh nuk ka tërmet në Pazarcik. Tensioni në këtë proces u çlirua nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë. Tërmeti i dytë ishte një tërmet i shkaktuar nga i pari, me magnitudë 7.6. Një numër i madh pasgoditjesh filluan të ndodhin në zonë. Ky aktivitet tërmetesh vazhdon edhe sot. Është një aktivitet që ka gjasa të vazhdojë për mjaft kohë.

 

Ka shumë gjasa që dy tërmetet të kenë shkarkuar energjinë e tyre dhe të mos ndodhë një tërmet më i madh. Pritet një tërmet në Stamboll, por nuk ka asnjë lidhje me këtë tërmet. Ka një degë tjetër në jug të Hatajit, Elbistan, ka mundësi që të jetë aty. Ende nuk është studiuar ndikimi i këtyre 2 tërmeteve në rajon”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë sa i përket dy tërmeteve shkatërrimtare, çlirimi i energjisë nga përplasja e pllakave tektonike është ekuivalenti me energjinë e 260 bombave atomike, ose shpërthimi i 5 milionë tonë dinamit.

“E shpreha këtë për të kuptuar magnitudën e tërmetit”, deklaron ai.bw

blank

MPJD: Tri familje nga Kosova dhe ekipi i mundjes ishin në zonën e tërmetit

Një ndërtesë e shembur nga tërmeti në Kahramanmaras, Turqi, 7 shkurt 2023.

Shkelqim Hysenaj

Derisa numri i viktimave nga tërmeti në Turqi vjen duke u rritur – aktualisht mbi 5 mijë – institucionet e Kosovës konfirmojnë se, tash për tash, në mesin e tyre nuk ka asnjë shtetas të Kosovës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë arritur t’i identifikojnë dhe kontaktojnë tri familje nga Kosova, ashtu si dhe një ekip të mundësve kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në zonën e goditur nga tërmeti, mëngjesin e 6 shkurtit.

“Me qytetarët që kanë qenë atje në kohën e tërmetit, ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është në komunikim dhe e gatshme për t’i ndihmuar për kthim në Kosovë, apo në ndonjë formë tjetër”, thanë nga MPJD-ja, pa dhënë më shumë detaje.

Me gjithë përpjekjet, REL-i nuk arriti të bjerë në kontakt me ndonjë anëtar të këtyre familjeve.

REL-i foli një ditë më herët me sekretarin e Federatës së Mundjes së Kosovës, Genci Fazlia, i cili bashkë me një ekip mundësish ndodheshin në qytetin Kahramanmarash të Turqisë, kur u godit nga tërmeti.

“Të gjitha objektet përreth nesh u shkatërruan, vetëm objekti jonë mbeti në këmbë, ai hoteli ku ishim ne të vendosur. Kemi qenë në rrezik. Rrëzoheshin objektet. Dy ndërtesa nga 20 kate u rrëzuan afër nesh këtu”.

“Kemi nxjerrë njerëz nga gërmadhat sa kemi mundur, derisa dikur u lagëm krejt, sepse binte borë dhe shi dhe u desh të largohemi”, tha Fazlia.

Ekipi i mundjes i Kosovës, i drejtuar nga trajneri Ziber Xhoni, mundësit Fatlum Beka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni, si dhe sekretari i Federatës së Mundjes, Genci Fazlia, ndodheshin në Turqi për të marrë pjesë në turneun “12 Shkurti”, i cili është pjesë e kalendarit zyrtar të garave ndërkombëtare të mundjes.

Fazlia konfirmoi për REL-in se ata, aktualisht, ndodhen në Stamboll dhe se presin që mbrëmjen e 7 shkurtit të udhëtojnë me avion drejt Shkupit të Maqedonisë së Veriut.

Kosova i ofroi mbështetje Turqisë pas tërmetit, duke i dërguar pjesëtarë të Forcës së saj të Sigurisë, të trajnuar për operacione të kërkim-shpëtimit.

Ambasada e Kosovës në Turqi, ndërkaq, hapi dy numra emergjentë për qytetarët e Kosovës, në rast se u duhet ndihmë:

  • Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99
  • Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

Asnjë viktimë nga Shqipëria

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri konfirmoi se nga të dhënat e deritanishme, nuk ka asnjë shqiptar të lënduar apo të vdekur nga tërmeti që goditi Turqinë, por edhe zona të Sirisë.

“Ambasada jonë në Turqi ka kontaktuar disa familje shqiptare, përmes autoriteteve turke, dhe ka konfirmuar se janë shëndosh e mirë”, thanë për REL-in nga kjo ministri.

Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo, tha se prania e shqiptarëve në zonat që u goditën nga tërmeti, është e limituar, krahasuar me rajonet e tjera të Turqisë.

Ambasada e Shqipërisë në Ankara dhe Konsullata e Shqipërisë në Stamboll vunë në dispozicion dy numra kontaktues për të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të kenë nevojë për ndihmë :

  • Ambasada e Shqipërisë në Ankara: +905495611985
  • Konsullata e Shqipërisë në Stamboll: +905396566219

Asnjë shtetas i Serbisë në mesin e viktimave në Turqi

Ambasadori i Serbisë në shtetin e Turqisë, Zoran Markoviq, konfirmoi për Radio Televizionin e Serbisë se 20 shtetas të këtij vendi kanë qenë në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi.

Ai tha se nuk ka informacione për ndonjë shtetas serb të vdekur apo të lënduar.

“Sa u përket qytetarëve tanë, ne nuk kemi asnjë informacion, as zyrtar dhe as jozyrtar, që dikush të ketë vdekur apo të ketë qenë në mesin e të lënduarve. Jemi në kontakt me qytetarët tanë që ndodhen në zonën e Gaziantepit. Nuk ka shumë, por me secilin prej tyre jemi në kontakt personal”, tha Markoviq.

Dy të lënduar nga Maqedonia e Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme е Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se nëntë shtetas të këtij vendi ndodheshin në zonën e goditur nga tërmeti në Turqi – dy prej të cilëve u lënduan.

Bëhet fjalë për një mësimdhënës dhe tetë nxënës të shkollave të mesme të Gostivarit, të cilët po qëndronin atje në kuadër të një programi mësimor.

Dy nxënës u lënduan – njëri prej tyre lehtë, ndërsa tjetri iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik, si pasojë e një frakture.

Ministria e Jashtme tha se i gjithë grupi pritet të kthehet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, në Turqi nuk ka qytetarë të tjerë të Maqedonisë së Veriut që janë në rrezik ose që kanë nevojë për ndihmë.

Një shtetas i Bosnje e Hercegovinës nën rrënoja, dy kroatë të lënduar

Një shtetas i Bosnje e Hercegovinës dyshohet se është zënë nga rrënojat e njërit prej shumë objekteve të rrëzuara nga tërmeti në qytetin Mallatja të Turqisë.

Kështu tha për mediat konsulli i Bosnje e Hercegovinës në Stamboll, Sinisha Mihailloviq. Ai tha se nuk ka informacione për shtetas të tjerë të këtij vendi që mund të jenë lënduar ose të kenë vdekur nga tërmeti.

Autoritetet e Kroacisë, në anën tjetër, konfirmuan se dy qytetarë kroatë janë lënduar si pasojë e tërmetit.

Ministri për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane i Kroacisë, Gordan Gërlliq, tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Në Mal të Zi, autoritetet konfirmuan se asnjë qytetar i tyre nuk ka pësuar nga tërmeti.

Tërmeti që goditi Turqinë, kishte fuqi prej 7.8 shkallësh të Rihterit.

Ai ndodhi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit dhe epiqendra ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në dhjetë qytetet më të prekura: Gaziantep, Kahramanmarash, Hatai, Osmanije, Adijamana, Mallatja, Shanlvurfa, Adana, Dijarbaker dhe Kilis. Gjendje e jashtëzakonshme do të jetë gjatë tre muajve të ardhshëm.

Tërmeti shkaktoi dëme të shumta, si në njerëz ashtu edhe materiale, edhe në Siri. Të prekurit atje raportohet se po përballen me më shumë vështirësi për shkak të mungesës së ndihmës adekuate.

blank

“Jemi në garë me kohën”, OBSH: 23 milionë njerëz mund të preken nga ky tërmet

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se rreth 23 milionë njerëz mund të preken nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore mëngjesin e djeshëm, i cili ka lënë mbi 5000 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur.

“Hartat e përmbledhjes së ngjarjeve tregojnë se potencialisht 23 milionë njerëz janë të ekspozuar, duke përfshirë rreth 5 milionë popullsi të cenueshme, përfshirë më shumë se 350,000 të moshuar, 1.4 milionë fëmijë,” tha zyrtari i lartë i urgjencave të OBSH-së Adelheid Marschang në mbledhjen e bordit ekzekutiv të agjencisë shëndetësore të OKB-së në Gjenevë.

Kreu i OBSH shprehu shqetësimin e tij për situatën, duke e quajtur atë një “garë me kohën”. “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për zonat ku nuk kemi ende informacion. Hartëzimi i dëmit është një mënyrë për të kuptuar se ku duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë.”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, raportoi CNN.bw

blank

Ferri i Adanasë

Dëshmi nga një prej qyteteve më të prekura nga tërmeti në Turqi – Kërkimi i pamëshirshëm i të mbijetuarve mes britmave dhe heshtjeve

 

VOAL- Në orën 4:17 të mëngjesit, një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.9 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore. Epiqendra në qytetin Kahramanmaraş.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve po rritet çdo orë. Shifra zyrtare – e përditësuar në kohën e shkrimit (3 në mëngjes më 7 shkurt) – tani po arrin në 4,000 vdekje.

 

Fshatra të tëra u shkatërruan dhe rreth 6000 ndërtesa u shembën në qytetet e mëdha të zonës: Gaziantep, Şanlıurfa, Malatya, Kilis, Hatay, Adana.

 

Një ndërtesë shtatëmbëdhjetëkatëshe u shemb plotësisht. Ekipet e shpëtimit nga AFAD (Mbrojtja Civile Turke), të ardhur nga Stambolli dhe nga të gjitha krahinat e vendit, po gërmojnë nëpër rrënoja me shpresën për të gjetur dikë ende gjallë.

Sapo mbërrijmë në vendngjarje, një grua është nxjerrë dhe transportohet menjëherë në spital me ambulancë.

Por kërkimet e mëvonshme nuk çojnë në asgjë të mirë.

Sipas dëshmisë së një prej shpëtimtarëve, duke pasur parasysh kushtet e ndërtesës do të jetë pothuajse e pamundur të gjesh dikë tjetër.

Ndërkohë, të mbijetuarit flenë në makinat e tyre ose strehohen ku të munden.

Bekiri dhe e gjithë familja e tij gjetën strehim në një vend që ofronte mikpritje për të shpërngulurit.rsi-eb

blank

Një luftë eventuale në Kosovë, nuk do të ishte e izoluar- Nga Skënder MULLIQI

Vitet e 90-ta të shekullit të kaluar shënuan fillimin dhe fundin e Jugosllavisë të Titos.U shpërbe më dhunë nga Serbia më shumë viktima në njerëz dhe të mira materjale, një krijesë artificale, e cila qëndrojë në këmb të qelqta për afër 50 vite.Kjo krizë e viteve të 90-ta sikur po na përseritet. Serbia sërish po tenton të kthehet në Kosovë ,përmës luftës të cilën njehërë e humbi më shqiptarët në vitin 1999.Nese atëherë kishim luftë mbrenda territorit të ish-Jugosllavisë, një luftë eventuale e re në Kosovë, nuk është e mundur të jetë e izoluar.Nuk ka mundësi të jetë konflikt i kontrolluar i armatosur, siq po thojnë disa ekspertë ushtarak.Lufta e re do të pëfshinte mbarë rajonin e Ballkanit.
Në këtë kontest edhe janë duke punuar më të madhe, diktarorët Putin dhe Vuqiq.Mali i Zi që shumë kohë po kërcënohet nga politikat radikale serbe , kështu edhe BH-ja, përmes Millorad Dodikut të Republika Serpska, i cili në mënyrë përmanente po kërcënon më shkëputje, duke u bazuar në forcën e Rusisë dhe të Serbisë.Ata që bënë gjenocid mbi shqiptarët , po tentojnë serish që më luftë të shkëpusin territoret më të begatshme në veri të Kosovës.Po tentojnë të fitojnë territore të reja përmës Asociacionit të komunave në shumicë serbe.Dhe,këtë e dimë të gjithë neve, por edhe Serbia së nuk do të ndodhë më kurrë pushtimi i tokave shqiptare.Serbisë dhe Rusisë shumë po ju ngutet të përfitojnë në rajonin e Ballkanit , duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë.Po tentojnë hapazi të frikësojnë jo vetëm shqiptarët por edhe mbarë bashkësinë ndërkomnëtare.
Këto janë logjika të ndyta serbasllave nga të cilat nuk po heqin dorë edhe pas së shumë vitësh të shtegtimit të Kosovës në liri dhe pavarësi.Në këtë situatë të krijuar lufte nga Rusia dhe Serbia, neve duhet ruajtur qetësinë, por edhe të ndërtojmë unitetin që nuk po e kemi në momentet më të rëndësishme historike, siq jemi edhe tash.Shqiptarët nuk do të lejojnë më të janë mish për top.Nese, lufta na imponhet së natyrisht luftën nuk e dëshiron askush, atëherë nuk na mbëtet asgjë tjetër veq të mbrohemi. Shteti i Kosovës nese dikush ka dyshime, do të jetë i vendosur në mbrojtjën e integritetit dhe sovranitetit, duke mos lejuar një tjetër Republika Serpska edhe në Kosovë, e cila për fat të keq po në imponohet …!Të jemi të vendosur që mos të lejojmë kurrë më aksione ushtarake të tipit të “ Tokës së Djegur” por tash jo nga krimineli,Sllobodan Millosheviq, por nga pasardhësi i tij në pushtet, Aleksander Vuqiq.
blank

Zbulim tronditës nga eksperti: ‘Aktiv1sti’ i PS ka 70 mijë përdorues, për të janë investuar 300 mijë dollarë!

Sikurse e kishte paralajmëruar, eksperti i IT Gent Progni ka filluar të investigojë “Aktiv1st”-  aplikacionin me të cilin, qeveria “Rama” dhe Partia Socialiste po ushtrojnë presion mbi administratën shtetërore dhe qytetarët shqiptarë në tërësi për t’u rrëmbyer votat në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Progni e njoftoi në Fb me këto radhë: “Meqenëse u kujtuan “iranianët” të ripostojnë një listë zgjedhore, mbrëmë na ka ardhur në https://whistleblower.digital  lista e të gjithë të regjistruarve te “Aktiv1st” dhe sa pikë kanë. Po bëjmë analizën ku punojnë dhe çfarë pozicioni kanë dhe do të bëjmë një analizë të institucioneve më aktive!

Dhe sot, në studion e emisionit “Kafe Shqeto” në Syri TV, në një intervistë me gazetaren Ola Bregu, eksperti i IT bëri të ditur një pjesë të zbulimeve të bëra prej tij dhe ekipit të tij: cilët angazhoi qeveria për këtë aplikacion? Sa u pagoi? Sa shqiptarë rezultojnë të përfshirë në aplikacionin që dëshmon se sa vota priten të japin për PS-në?

Progni: Ne kemi zbuluar listën e të gjithë të regjistruarëve në këtë “database”. Mund të jenë të aplikacionit apo jo. Shifra arrin në 70 mijë përdorues që për mendimin tim është shumë alarmante, se me sa kam informacion, aq është dhe administrata në Tiranë, kështu që është shifër shumë alarmante.

Bregu: Lidhur me aspektin financiar, a ka një kosto financiare ky aplikacion?

Progni: Ne kemi gjetur, jemi shumë afër gjetjes së kompanisë që e ka bërë aplikacionin. Nga informacioni që kemi deri tani kanë punuar 12 programues nga vende të ndryshme të botës. Aplikacioni ka pasur një emër tjetër më përpara, nuk ka pasur emrin “Aktiv1st”, por si duket është përdorur për ta kamufluar dhe në dijeninë time deri tani, kostoja ka qenë mbi 300 mijë dollarë.

Bregu: Mbi 300 mijë dollarë! Kostoja e këtij aplikacioni, një kosto e konsiderueshme.

Progni: Janë paguar 12 programues, disa kanë qenë nga Ukraina. Janë paguar për orët e punës dhe kostoja ka qenë edhe është realisht, kolosale. Si gjithmonë, në Shqipëri nuk është se jep llogari njeri për paratë./SYRI.NET

blank

E PLOTË: Skandali Rama-McGonigal/ CNN: Aferë korruptive, agjenti i lartë i FBI shiti aksesin te zyrtarët shqiptarë

Nga Katie Bo Lillis dhe Evan Perez, CNN/

Bota e mbyllur e agjentëve të kundërzbulimit të FBI-së u tund fort muajin e kaluar kur njëri prej tyre, Charles F. McGonigal, ish-shefi i zyrës së kundërzbulimit në New York, u akuzua për shitje aksesi zyrtarëve rusë e shqiptarë në shkëmbim të qindra mijëra dollarëve.

Pas tërheqjes nga FBI më 2018, akuzohet se ka punuar në mënyrë të paligjshme për një nga oligarkët më të njohur të Rusisë, Oleg Deripaska, i cili ka qenë në dosjen e hetimit të FBI-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016, për shkak të lidhjeve me Paul Manafort, ish-shefi i fushatës së Donald Trump.

Ish-zyrtarë të FBI-së që kanë punuar me McGonigal thanë për CNN se ishin shtangur, zhgënjyer e inatosur kur mësuan lajmin. Njëri prej tyre i quajti akuzat “të tmerrshme”.

“Ky person ishte jashtëzakonisht i respektuar dhe shihej vërtet si një ekspert karriere i kundërzbulimit”, sipas një ish-zyrtari të lartë të kundërzbulimit në FBI që ka punuar me McGonigal. “Ai ishte një nga këta yjet (e kundërzbulimit) që, kur dilnin përpara punë të vështira, detyra tepër të ndeshje, ai ishte në listën me pak emra të personave që do të shihje e do t’i pyesje ‘ku është Charlie, a ka ndonjë punë në dorë për gjashtë muajt e ardhshëm?’”.

Po bëhen spekulime për dëmit të mundshëm të shkaktuar nga McGonigal, përfshirë edhe nëse ai ka ekspozuar informacion sensitiv që mund të dëmtojë sigurinë kombëtare të SHBA. Si oficer i lartë i kundërzbulimit, McGonigal kishte akses në informacionet më delikate të FBI, si dhe të CIA-s e të agjencive të tjera.

Ai ka qenë edhe në dijeni të teknikave të grumbullimit të informacionit nga FBI, të operacioneve kundër diplomatëve rusë në SHBA, e për shumë gjëra të tjera, thonë ish-zyrtarë që janë në dijeni të natyrës së punës së tij.

Janë ngritur pyetje edhe për afërsinë e McGonigal për disa hetime të profilit të lartë, përfshirë ato për Hillary Clinton dhe bashkëpunëtorët e Donald Trump. McGonigal ndihmoi në mbikëqyrjen e të dy hetimeve.

E gjitha kjo ka ngjallur interesim të madh te McGonigal, përfshirë edhe nga Kongresi amerikan së fundmi.

Senatori Dick Durbin nga Illinois, kryedemokrati në komisionin e drejtësisë në Senat, kërkon një seancë pyetjesh për të zbuluar “shkallën e vërtetë të ndikimit të akteve të McGonigal mbi çështje me ndjeshmëri të lartë, përfshirë edhe nëse ai ka kompromentuar burime sensitive, metoda e analiza” dhe “nëse aktet për të cilat akuzohet kanë ndikuar në materialisht në rezultatet e hetimeve apo kanë kompromentuar më tej sigurinë tonë kombëtare”.

Republikanët në Komitetin e Drejtësisë në Dhomën e Ulët të Kongresit thanë të enjten se kanë nisur hetimin e tyre.

Peter Lapp, një ish-agjent i kundërzbulimit në FBI, që ka punuar dikur me McGonigal, tha për CNN se rasti McGonigal është një “siklet absolut” për FBI.

Rast korrupsioni, jo spiunazhi për FBI

Burime të informuara me çështjen thanë për CNN se, të paktën për momentin, zyrtarët e FBI e shohin McGonigal jo si spiuni por si një ish-zyrtar i korruptuar që synonte fitime para se të largohej nga Byroja. Zyrtarë të lartë të FBI refuzojnë ta shohin çështjen si të sikletshme, përkundrazi e paraqesin si tregues se Byroja është e gatshme të përndjekë edhe njerëzit e saj që akuzohen se kanë shkelur ligjin.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, i cili mori drejtimin pak para largimit të McGonigal, u nxeh me një pyetje për këtë çështje në një konferencë për shtyp me tjetër temë javën e kaluar.

“Ka disa gjëra të rëndësishme në lidhje me këtë rast që po lihen jashtë vëmendjes”, tha Wray. “Ishte FBI që e nisi këtë hetim, është FBI dhe agjentët tanë që po punojnë pa u lodhur për të ngritur çështjen kundër tij, dhe ishte FBI që e arrestoi… Mendoj se ajo që tregojnë akuzat në këtë rast është gatishmëria e FBI-së si organizatë për të drejtuar projektorët mbi sjellje që janë totalisht të papranueshme, përfshirë edhe kur ndodhin nga njerëzit tanë, si dhe gatishmëria për t’i vënë këta njerëz para përgjegjësisë”.

Pas vlerësimit të dëmit të mundshëm bërë informacionit të inteligjencës, si dhe burimet e metodat në zotërim të McGonigal, FBI e sheh çështjen si një rast të pastër korrupsioni. Byroja nuk e sheh McGonigal si rast spiunazhi të tipit Robert Hanssen, spiuni që ka shkaktuar më tepër dëme në historinë e FBI-së.

Hanssen spiunoi për Rusinë për shumë vjet ndërsa mbante poste të larta në kundërzbulim, duke i dhënë Rusisë informacione që ndihmuan në identifikimin e spiunëve amerikanë dhe teknikat e spiunazhit.

As në aktakuzën publike nuk ka tregues se McGonigal ka kryer spiunazh. Zyrtarë të djeshëm e të sotëm të FBI-së familjarë me McGonigal dhe punën e tij thonë se besojnë që McGonigal – ish-llogaritar – thjesht u bë lakmitar.

Ish-zyrtarët hedhin poshtë edhe seritë e teorive që kanë dalë në median sociale për rolin e McGonigal në hetimin e FBI-së për Rusinë, në veçanti ato të lidhura me punën e tij për Deripaskën.

McGonigal drejtonte seksionin kibernetik të kundërzbulimit në FBI më 2016 kur Byroja ndiqte me vëmendje përpjekjet  e inteligjencës ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale. Por ish-zyrartë thonë se McGonigal nuk kishte autoritet për marrje vendimesh përfundimtare në hetimin më të gjerë, i cili përfshinte aktivitete shumë më tej aktiviteteve kibernetike ruse.

Kontakti shqiptar

McGonigal u ngrit në detyrë për t’u marrë me disa nga rastet më sensitive të kundërzbulimit në FBI, përfshirë një investigim tepër të rëndësishëm për agjentë të CIA-s të vrarë apo të zhdukur në Kinë. Ai shihej si kompetent, shumë i zgjuar dhe punëtor i madh.

Por më 2017, plot një vit pasi ishte emëruar shef i divizionit të kundërzbulimit në New York, McGonigal u pa në një makinë të parkuar pranë një restoranti në qytet dhe mori 80 mijë dollarë nga një person që më parë kishte punuar me zbulimin shqiptar.

Është një nga dy detajet kryesore të dy aktakuzave kundër McGonigal në New York e Washington, të cilat përfshijnë akuza për pastrim parash, konspiracion për shkelje të sanksioneve amerikane kundër një oligarku rus, dhe deklarime të rreme për FBI.

Për thuajse dy vjet para tërheqjes më 2018, Departamenti i Drejtësisë pretendon se McGonigal efektivisht shiti akses te zyrtarë amerikanë, duke u përpjekur të organizonte takime për individë nga

Bosnjë Hercegovina në emër të personit dikur të lidhur me zbulimin shqiptar.

McGonigal akuzohet se pranoi të paktën 225,000 për shërbimin e tij, gjithçka teksa e gënjente FBI-në për aktivitet e tij, përfshirë udhëtime të shumta në Evropë të paguara nga kontakti shqiptar dhe të bëra pa informuar FBI-në, si dhe për marrëdhënien sekrete që pati me kryeministrin e Shqipërisë.

Pasi u tërhoq më 2018, sipas aktakuzës në New York, McGonigal shkeli sanksionet amerikane duke marrë pagesa ilegale për të ndihmuar përpjekjet e Deripaskës për të hequr sanksionet mbi të, si dhe për të hetuar një rival politik në Rusi.

Për disa oficerë dhe ish-oficerë, sjellja e McGonigal teksa punonte ende në FBI është shumë më e tmerrshme se sa akuzat në lidhje me Deripaskën pas tërheqjes.

Veçanërisht shqetësuese janë dyshimet se McGonigal bëri që FBI të hapte një hetim penal për një qytetar amerikan në të cilin personi i lidhur me zbulimin shqiptar do të shërbente si burim njerëzor – por pa ia zbuluar Byrosë marrëdhënien e vet financiare me atë person.

“Kjo është jashtëzakonisht e rëndë, kaq shumë e gabuar – nëse i ka bërë këtë gjëra që dyshohet, nuk është si një zonë gri”, tha ish-zyrtari i lartë i FBI-së.

Tip nevrik

Nuk dihet me saktësi se si u informua FBI që një nga yjet e saj të kundërzbulimit mund të kishte kapërcyer vijën e kuqe.

Në prapaskenë, FBI e ka hetuar McGonigal për vite, thanë njerëzit e informuar për këtë çështje, përfshirë monitorimin për muaj të tërë.

Disa që kanë punuar nga afër me McGonigal thonë se në atë kohë kishte pak tregues se diçka nuk shkonte. Peter Lapp, i cili punoi me McGonigal në një rast spiunazhi të lidhur me Kinën dhe më pas u pushua nga puna prej tij, tha i për CNN se McGonigal kishte temperament dhe iu bërtiste vartësve aq shpesh saqë në zyrë i kishin vënë një nofkë për qortimet që bënte: “McGonigal Hotwash” (dush i nxehtë).

“Bërtiste aq shumë sa të bënte dush”, tha Lapp.

I pyetur nëse kishte pasur ndonjëherë arsye për të dyshuar për sjelljen e McGonigal, Lapp ishte i prerë: “Edhe tani, në retrospektivë, jo. Vetëm sepse dikush është shef legen, nuk do të thotë se është korruptuar”.

Një tjetër ish-zyrtar i lartë ishte po aq i prerë kur u pyet nëse kishte dyshuar ndonjëherë se McGonigal ishte i korruptuar. “Absolutisht asnjëherë”./edition.cnn.com/

blank

“Faktet dolën, jep dorëheqjen”, protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel

Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Një grup qytetarësh, të rinj të FRPD dhe simpatizantë të PD janë mbledhur rreth 1 km larg nga shtëpia e kryeministrit dhe i kërkojnë të largohet nga detyra.

Ata mbajnë pankarta në duar ku shkruhet “faktet dolën, jep dorëheqjen” teksa në foto shfaqet Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal.

“Jemi këtu për t’i kthyer vizitën kryeministrit Edi Rama. Ai ka futur duart në xhepat e qytetarëve dhe ka hyrë brenda shtëpive tona. Ka tentuar të asgjësojë të gjithë zërat kundër tij për të mbajtur pushtetin e një autokrati. ne jemi këtu dhe këtu do qëndrojmë çdo ditë. Një pikënisje dhe një thirrje për qytetarët që të na bashkohen më 11 shkurt. Ne jemi këtu, qytetarët shqiptarë janë këtu. Do jemi në mbështetje të çdo kauze qytetare. Ne mendojmë se Rama nuk meriton më të jetë në postin e kryeministrit. Ai ka tentuar asgjësimin e opozitës shqiptare. Ne nuk e duam më kryeministër”, tha një prej të rinjve.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në vend ndodhen dhe forca të shumta të policisë. Në një komunikim fillestar, policia iu ka kërkuar protestuesve të mos vendosen në këtë zonë.

“E shikojmë që Shqipëria është kthyer në vendin e shkatërrimit. Arsimi është shkatërruar, drejtësia nuk funksionon. Të rinjtë po largohen. Thirrja ime është Edi Rama largohu që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri”, tha një tjetër protestuese.

blank

Një skandal politik që nuk duhet të kalojë në heshtje- Nga Sadri Ramabaja

Një lagje politikanësh kosovarë këtë fillimviti udhëtimet e tyre përtej Atlantikut i arsyetuan se I bljnë meqë na paskërkan ftesa zyrtare për pjesësmarrëje në Mëngjesin e Lutjeve, një organizim tradicional, që nga fillimi i tij është organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar, një grup i krishterë që njihet më mirë me emrin “Familja.”
Por këtë vit, Mëngjesi i lutjeve, që u mbajt më 2 shkurt, siç dihet, është koordinuar nga Fondacioni Kombëtar i Mëngjesi i Lutjes i sapokrijuar si strukturë organizative për ngjarje të kësaj natyre dhe të këtij formati. Kjo bëhet e ditur nga një deklaratë dërguar gazetarëve nga ish-senatori i Arkansas, Mark Pryor.
Politikanët kosovarë në DC patën mundësi ta ndjekin fjalimin e Presidentit Joe Biden vetem ne TV dhe atë nga vendi ku ishin te pranishem – nga një sallë hoteli.
Fjalimi tradicional i presidentit në detyrë është transmetuar permes videos. Kështu do të veprohet tutje nga ky vit, duke organizuar ceremoninë brenda korpusit të Kongresit të SHBA-ve.
Në këtë ngjarje “pjesemarrës do të jenë vetëm anëtarët e Kongresit së bashku me një shoqerues, që mund të jetë bashkëshortja, një anëtar i familjes, apo një votues i perzgjedhur i tyre.” Kjo është bërë e ditur nga ish-Senatori Mark Pryor që tanime ka marre postin e drejtuesit te organizatës së re të themeluar së fundmi , e cila tash e tutje do organizojë Lutjet e Mengjesit, e njohur si National Prayer Breakfast Foundation.
Nga Kosova këtë vit udhëtuan për Amerikë, si gjoja të ftuar, këta politikanë: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi, Avdullah Hoti, Armend Zemaj, Visar Azemi, Alush Gashi, Gazmend Gjyshinca, Driton Selmanaj etj. Ata kanë pohuar se ishin te ftuar të mirrnin pjesë në këtë ngjarje.
A mund të verifikohet si I mirëqenë ky pohim? Natyrisht se jo.
Asnjëri prej këtyre politikanëve, me sa dimë, nuk është as bashkeshort/e, as anëtarë të familjeve të kongresmenëve e as votues të ndonjërit prej anëtarëve të Kongresit të SHBA-ve. Rrjedhimisht rezulton se kemi të bëjmë me një mashtrim ordiner që këta politikan i kanë bërë publikut kosovarë!
Mysafirët kosovarë, siç shihet edhe nga fotot që ata vet i kanë publikuar në rrjetet sociale, nuk morën pjesë në ngjarjen zyrtare të Lutjeve te Mengjesit. Përkundrazi, ata ishin pjesëmarrës të një ngjarjeje krejtesisht të ndarë nga Lutjet e Mengjesit, e organizuar po të njejtën ditë në një sallë hoteli nga The International Foundation, që tanimë nuk ka te drejte ta quaj këtë organizim ‘Lutjet e Mengjesit’. Ky organizim tashmë qenka vendosur të quhet nga themeluesit The International Foundation me një emrë krejt tjetër – ‘The Gathering’ apo ‘Ndeja.’
Pjesemarrja ne ‘Ndejë’, si në çdo ndejë tjetër, edhe në këtë, është e hapur për të gjithë miqtë dhe të ftuarit e organizatës krishtere The International Foundation. Këtë vit aty pritej të ishin mbi 1400 mysafirë, nje e treta e të cilëve ishin nga shtete jashtë Amerikës, të cilët janë të obliguar të paguajnë vet shpenzimet e nevojshme pr secilin pjesëmarrës.
Duket se arsye reale e këtij udhëtimi grupor të politikanëve nga forcat opozitare [PDK/LDK/AAK] është beteja politike për rikthim në pushtet me çdo kusht. Kjo ndërlidhet me krijimin me çdo kusht ët Asociacionit të Komunave Serbe, siç pohonte në intervisëtn dhënë Radios Europa e Lirë në 13 dhjetor . Paralajmrimi i tij se se “…ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, thoshte Escobar. Ky proces tashmë është intensifikuar.
E qartë, kjo lagje politikanësh kosovarë ende rezonojnë se vetëm përmes organizimit të puçeve mund ta rrëzojnë qeverinë aktuale. Prandaj ata kanë nevojë për mbështetje nga Eskobari, siç kishin vepruar paraprakisht të mbështetur nga Grenelli.
Kjo logjikë që qe ushqyer nga administrata e D.Trump-it, pat dëmtuar rëndë demokracinë në Kosovë. Por krahas kësaj, ai veprim pat homogjenizuar popullin rreth liderit të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai akt që nuk ishte asgjë tjeëtr përveç ushtrim I dhunës ndaj demokracisë, i mundësoi Lëvizjes Vetëvendosje të mobilizohet dhe ta organizojë Revolucionin e heshtur demokratik më 14 shkurt 2021, ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke dërguar në histori këtë lagje politiknësh të papërgjeshëm e pandërgjegjshëm.
Por aplikimi i kësaj strategjie, që nga kjo ky mëngjes i shpifur, ka filluar të ndërtohet mbi strukturën e një komedie me sfondin e një tragjedie të trishtë.

Send this to a friend