VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Pas Patozit, edhe Bregu kundër shkarkimit të Bashës: të jemi të bashkuar për interesin tonë kryesor

By | May 30, 2017
blank

Komentet

blank

Meta: Rama, i vetmi përgjegjës për ngjarjet dramatike në Elbasan. Strukturat e opozitës për mbrojtjen e votës, legjitime

Presidenti I Republikës Ilir Meta komentoi në një intervistë për televizionin lokal në Vlorë, ngjarjen e shënuar një ditë më parë në Elbasan, me një të vdekur e 4 të plagosur. Meta fajësoi kryeministrin Rama si të vetmin përgjegjës sipas tij, për ngjarjen dramatike.

“Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili eshte i vetmi pergjegjes per ate situate dhe per te gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne pranine e policise, qe tregon se ky eshte nje shtet i kapur nga krimi.

Struktura per mbrojtjen e votes eshte nje e drejte legjitime e opozites, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg eshte kandidat per deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojne me manovra per blerjen e votes dhe presione ndaj qytetareve.
Per kete oferte te tyre poshteruese, Rilindja do ndeshkohet ne menyren me shembullore me 25 Prill.” u shpreh Meta.

blank

“Ja sa lekë u gjetën brenda makinës në Maqellarë”, kandidati i PD: Kush po i shpërndan. Ne jemi jetë a vdekje këtu!

Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Luan Haka, i katërti në listë, flet për bllokimin e makinës me lekë në Maqellarë.

Gazetari Enver Doçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” mesazhin e Hakës, i cili thotë se brenda mjetit të bllokuar nga përfaqësues të PD janë gjetur 5 milionë lekë, që sipas tij, do të shpërndaheshin për blerje votash.

Ai thekson se kanë pasur edhe raste të tjera, ku kanë marrë informacione se PS po shpërndan lekë dhe kanë ndërhyrë.

“Kishim tre ditë që ndiqnim të gjitha makinat. I dimë kush shpërndan lekë, të njëjtat persona që kanë fituar përherë zgjedhjet me mashtrime. Para këtij momenti që të bllokonim këtë makinë, ishim në fshatin Kllupcisht, atje po bëhej gati shpërndarja e lekëve. Në atë moment, morëm informacion për këtë makinë dhe erdhëm e bllokuam. U gjetën 5 milionë lekë në makinën e bllokuar dhe lista me të gjitha fshatrat që do shpërndanin, por nuk është vetëm ky, janë tre-katër tjetër, i kanë të ndara zonat. Kjo është e Milaimit, tjetri Dionisi, etj., se këta janë specialistë. Këta mendojnë se do të poshtërojnë popullin e Maqellarës.

Ne jemi 24 orë në vëzhgim, pa gjumë fare. Nuk është vetëm ky moment, mbrëmë patëm probleme në Luzni. Në 3 të natës kemi shkuar 40 veta në Luzni. I futën po të njëjtat persona nëpër shtëpi dhe u mbyllën brenda. Grupet tona janë të gatshme gjithandej, nuk i lëmë tolerim fare. Ne jemi jetë a vdekje këtu, nuk fitohet vota me lekë”, tha Haka.

blank

Video- Të gjitha 50-she, gjendet një shumë lekësh brenda mjetit të bllokuar në Maqellarë, shihni momentin kur numërohen

MAQELLARË

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e denoncuar këtë pasdite nga kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ku përfaqësues të Partisë Demokratike bllokuan një makinë në Maqellarë, pas dyshimeve se po shpërndante lekë për fushatë.

Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” nga vendngjarja se demokratët kanë bllokuar për rreth një orë mjetin, duke kërkuar që të hapet për të parë se çfarë ka brenda. Me urdhër të Prokurorisë, makina është hapur dhe brenda është gjetur një shumë parash, por nuk dihet ende sa janë.

 

Nga ana tjetër, siç raporton gazetari Doçi, kreu i Policisë së Dibrës kanë dërguar në vendngjarje edhe forcat speciale, të cilat po numërojnë shumën e parave të gjetur në mjet.

Në videot që gazetari Doçi sjell në “BalkanWeb”, shihet momenti kur po numërohet shuma e gjetur në mjet, ndërsa dëgjohen edhe zëra qytetarësh, që thonë “Dosja e dytë 184 është sot”. Nuk dihet ende se kush ishte brenda makinës, ku u gjet paratë, por pritet që në vijim të zbardhen të tjera detaje.

blank

Klodiana Lala: Në dy biznese janë hequr kamerat, dyshohet nga të përfshirët në ngjarje. Pjerin Xhuvani ishte mbështetës i PS

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘’Pika mbi i’’ të Ola Brukos në News24 ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e djeshme në Elbasan.

Lala thotë se i është konfirmuar nga burime zyrtare se janë hequr kamerat në dy biznese pranë vendngjarjes. Ajo thotë se dyshimet janë tek personat e përfshirë në këtë ngjarje që mund të kenë bërë këtë akt.

Më tej ajo thotë se Pjerin Xhuvani, viktima ka qenë mbështetës i ish-deputetit Aqif Rakipi ndërsa kohët e fundit ishte mbështetës i PS.

 

‘’Mund të jem pak më praktike. Elbasani prej shumë vitesh kontrollohet nga banda. Ka pasur vrasje mafioze deri tek avokatët, janë ekzekutuar njerëz të botës së krimit, janë kryer atentate mafioze, janë fshirë kamera, janë fshehur prova. Ajo çfarë ka, dy momente, ambasadorja amerikane ka shkuar në Elbasan, britanik, i BE. Prej sinjaleve. Policia e Shtetit ka bërë nj sy qorr e një vesh shurdh. Segmente të caktuara nga Policia i shërbejnë politikës, janë nën presionin e grupeve kriminale.

Dua ta ndalem pak tek Pjerin Xhuvani. Faktet janë të tilla, në këtë moment, punonjësit e Policisë, më është konfirmuar zyrtarisht, nga burimet që unë kam, në dy biznese, edhe kur kam insistuar për dorëzimin e Arbër Papleka, që është i konfirmuar përtej çdo dyshimi. S’mund të akuzoj Policinë, por mund t’i kenë hequr personat e përfshirë. Pjerin Xhuvani është personazh që ka qenë afër Aqif Rakipit, dhe kohët e fundit ishte mbështetës i PS. Duhet t’i themi hapur, prisja të më thuhej kjo nga Policia. Nuk pajtohem me qëndrimin e PD, pata debat me Bardhin për Strukturën e Votës. Çdo subjekt do të bëjë fushatën, por jo deri tek përdorimi i armës. Çfarë është kjo Strukturë e Votës? Sot Policia ka ndaluar një grup ish-ushtarakësh, ish-policë. PS ka pranuar në gjirin e saj persona me të shkuar kriminale, dhe PD që ka mbledhur ish-policë për të mbrojtur votën.’’- tha Klodiana Lala.

blank

Zheji: Kush ka dashur mandat të tretë në këtë vend ka thyer qafën

Analisti Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Pika mbi i”, duke komentuar ngjarjen në Elbasan, deklaroi se jeta e njerëzve është më e rëndësishme sesa politika.

Zheji theksoi se opozita nuk demoralizohet, duke shtuar se kush ka dashur mandat të tretë në këtë vend, ka thyer qafën.

“Policia e pafuqishme ose bashkëpunëtore. Dëshmitarët gënjejnë e policia ka frikë nga ky rast. E vërteta del vetëm nga e vërteta analitike. Më vjen keq që u përgjak fushata. Në djall të vejë politika para jetës së njerëzve.

Janë kokat e hajvanëve ata që mendojnë ndryshe, sepse jeta jepet vetëm njëherë. Do doja që palët ta lënë pas krahëve këtë që ndodhi, nuk besoj tek policia, më mirë mos të dalë sesa të dalë. Opozita nuk demoralizohet. Policia duhet të vihet në shërbim të fatit. Kush ka dashur mandat të tretë ka thyer qafën. Edhe Nano, edhe Berisha nuk mori një mandat të tretë”, deklaroi Zheji.

blank

Ardi Veliu: Tre akuza për Arbër Paplekaj, 10 të tjerë në pranga, 1 në kërkim

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ardi Veliu se bashku me Prokurorin e Rrethit kanë dalë në Konference per shtyp në ambientet e Drejtorise Vendore te Policise Elbasan, pas konfliktit të armatosur një ditë më parë.

DEKLARATA E PLOTË E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË ARDI VELIU
Sot, më datë 22.04.2021, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të hetimit në lidhje me procedimin penal nr. 477 të vitit 2021, ekzekutuan urdhrat e ndalimit për shtetasit:

Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim;

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se:
Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, janë njoftuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga shtetasi Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurinë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan, së në rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona.

Nga ana e Policisë është vlerësuar informacioni dhe menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë një patrullë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe dy zv.drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë.

Në vendngjarje, shtetasi Arjan Hoxha është shkëputur nga grupi i personave që e shoqëronin
dhe ka komunikuar me punonjësit e Policisë, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik.

Po kështu grupi i personave të ndaluar kanë bllokuar qarkullimin e automjetit fuoristradë ML
të drejtuar nga shtetasi M. G., duke i prerë rrugën, marrë çelësin e automjetit. Ndaj këtij shtetasi dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme të heqjes së paligjshme të lirisë, nëpërmjet dhunës të kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Arjan Hoxha ka qenë i shoqëruar nga shtetasit Arbër Paplekaj, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma, pjesa më e madhe e të cilëve janë ish-ushtarakë dhe ish-punonjës policie dhe nuk janë banorë të qarkut Elbasan.

Gjithashtu këta shtetas kanë deklaruar se janë vullnetarë të mbrojtjes së votës për Partinë Demokratike. Ata qarkullonin me tre furgonë të bardhë dhe të loguar me siglën e kësaj force politike.

Pas mbërritjes së forcave të Policisë, konflikti i nisur më parë u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xh. S.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra, 4 predha, tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje filmike etj.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale shtetasit Arbër Paplekaj i është sekuestruar edhe një armë zjarri e tipit “Glock” .

Nga këqyrja e automjetit tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës.

Këto prova po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga grupi i posaçëm hetimor vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Policia e Shtetit do vijojë me forcën e ligjit për të mbajtur nën kontroll të plotë territorin, do të reagojë ligjërisht dhe proporcionalisht ndaj kujtdo që kërcënon, intimidon apo shkel ligjin dhe do të krijojë të gjitha kushtet që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

blank

Sekuestrimi i kompjuterëve dhe serverave, Strasburgu rrëzon SPAK për çështjen e të dhënave personale

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të urdhërojë Shqipërinë të mos zbatojë vendimin kontrovers të gjyqtares Iliriana Olldashi për sekuestrimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike të gazetarëve te Lapsi.al, në një masë pezullimi që është përdorur rrallë dhe në raste ekstreme nga kjo gjykatë, bëri të ditur avokati Dorian Matlija.

Gjykata njoftoi Matlijan përmes postës elektronike për vendimin, pasi ai dorëzoi kërkesën për llogari të gazetarëve të Lapsi.al, të cilët kanë apeluar vendimin e Olldashit.

“Më 21 prill 2021, Gjykata (gjyqtari në detyrë), vendosi, në interes të palëve dhe të kryerjes së përshtatshme të procesit para saj, t’i tregojë Qeverisë së Shqipërisë nën Rregullin 39 se autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit nr. 131, dt. 18 Prill të Gjykatës së Shkallës së Parë të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit për sekuestrimin e pajimeve të magazinimit të të dhënave dhe kompjuterëve/të dhënave elektronike që i përkasin aplikantit”, shkruhet në letër.

Matlija i tha BIRN se vendime të tilla merren nga Gjykata e Strasburgut vetëm në rrethana ekstreme kur rrezikohet jeta apo të drejtat shumë thelbësore në mënyrë të rëndë dhe të pariparueshme.

“Në dijeninë tonë, ky është vetëm rasti i dytë që Gjykata jep një vendim të tillë për çështje të lirisë së shprehjes. E para më 2018 kundër Ukrainës dhe e dyta kjo sot,” tha Matlija.

SPAK çuditi ekspertët e lirisë së shprehjes kur të dielën pranoi një kërkesë të prokurorisë për sekuestrimin e pajimeve të gazetarëve, si pjesë e hetimit për databazën masive që supozohet se i përket Partisë Socialiste, në të cilën mbahen të dhëna personale të të gjithë votuesve të Tiranës. Lapsi.al publikoi fillimisht lajmin për ekzistencën e databazës, e cila më pas rrodhi në internet deri sa u bë një sekret që e dinë të gjithë.

Megjithatë, pavarësisht se databaza qarkullon në internet, SPAK kërkoi ta merrte atë dhe burimin se nga kishte rënë në duart e gazetarëve, duke e kërkuar te Lapsi.al. Drejtuesit e Lapsit, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku refuzuan me qëllim që të mbronin burimin e tyre të informacionit.

E drejta Evropiane i jep të drejtë gazetarëve të mos tregojnë burimin e një informacioni para prokurorëve apo gjykatës dhe i kërkon autoriteteve të ezaurojnë të gjitha mjetet e disponueshme hetimore para se të pretendojnë të kenë akses te të dhënat e gazetarëve.

blank

Ali Daci po i nënshtrohet dhe ndërhyrjes së dytë kirurgjikale në Spitalin e Pëgjithshëm të Pejës  

 

 

Në diten e sotme të 22 prillit 2021, Ali Daci- kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, po i  nënshtrohet një sprove mjekësore, një ndërhyrje kirurgjikale të dytë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në të tretën javë të shtrimit të tij spitalor, pas atij operimit të parë për gurë në tamth përplot 11 ditë ma herët.

Ali DACI është publicist, analist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, mësues nga Rrozhaja në Malin e Zi; njiherit Drejtor i Manifestimit Tradicional Kulturor PanShqiptar “Ora e Maleve” (XII) në Rrozhajë; Nënkryetar i Shoqatës Kombëtare “Kosova për Sanxhakun”; “Qytetar Nderi” i Pejës në Kosovë; nënkryetar i të pares parti shqiptare-LDSH në Malin e Zi; i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me Urdhrin e lartë “Naim Frashëri të Artë”; autor me libra poetik, studimor e publicistik si monografia “Shtigjet e Përgjakura”, vëllim me poezi “Shtigjeve të rinisë”, etj., i nderuar dhe me disa çmime (ndër)kombëtare, mësues i gjuhës shqipe në të vetmen shkollë shqipe në komunën e Rrozhajës në Malin e Zi.

blank

Për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale ndaj mikut tonë të nderuar Ali Daci, ka ardhun nga Italia (Venecia) një doktor i mirë e humanist i madh, do të jenë dhe dy nga doktorët e caktuar të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, stafi përkatës mjekësor ndihmës për operacionin.

blank

Duke e faleminderuar  Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për kujdesin që po tregon veçmas këto ditët e fundit për mos-rrezikimin e jetës të gazetarit, poetit, studiuesit, veprimtarit atdhetar e kulturor, Ali Daci i Rrozhajës, nisur nga problematikat e operacionit të parë po detyrohemi shumanshmëisht që t’iu bajmë thirrje të përseritur ndërgjegjes e përgjegjësive profesionale e njerëzore të drejtuesve e personelet mjekësor të këtij spitali rajonal që në emër të Betimit tuaj të shenjtë të Hipokratit,  të kryejnë një diagnostikim realitetor (analiza plotore mbi përhapjen e shkallën, rrezikshmëinë e shërimin e infeksionit/helmimit në mushkri, stomak etj.), të ketë një protokoll të rreptë mjekësor të operacionit të sotëm, etj., sepse po të ketë një herë të tretë përgjegjësia morale, profesionale e deri penale do të jetë e pashmangshme.

Në ditën e sotme të operacionit të pacientit e personalitetit të shquar panshqiptar e ndërballkanik, Ali Daci, mirëpritet çdo interesim apo prani në Pejë e niveleve të larta shtetërore e diplomatike në treshtetshin ballkanik Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri, si: kryetari i komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, kryetari i komunës së Rrozhajës, Rahman Husović, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, z. Arben Vitia, nga Trupi Diplomatik në Kosovë e Malin e Zi), etj. si dhe televizione, radio, portale e gazeta të Kosovës, etj.

Ndoshta duhet të theksojmë se në shëndetin e Ali Dacit kanë ndikuar dhe angazhimet e tij të shumta e të mëdha për interesat kombëtare për shkollen shqipe, për librat, mediat, veprimtaritë e ndryshme kulturore-atdhetare (nga Rrozhaja në Prishtinë-Tiranë-Tuz, Prizren, Sanxhak-Gjakovë, etj.),si p.sh., kur një dorë kriminale e djegi shkollën shqipe në Rrozhajë, teksa botonte e promovonte librin e tij studimor – monografinë “Shtigje të Përgjakura” për Masakren serbo-malazeze të 18 prillit 1999 në Husaj të Rrozhajës ndaj 22 refugjatëve shqiptarë të Kosovës; teksa po botonte shkrime në media e përgadiste dy libra (botime) për Shqiptarët e Sanxhakut;  etj.

“Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës-Sanxhak-Maqedoni e Veriut) i dëshiron e uron  sukses të plotë ekipit mjekësor shqiptaro-italian në kryerjen e këtij operacioni të dytë, që kërkon profesionalizëm të lartë e përgjegjësi të madhe; i urojmë kryeredaktorit tonë për Malin e Zi e Sanxhak, gazetarit e veprimtarit të mirënjohur Ali Daci që të shërohet sa ma shpejt dhe t’iu kthehet familjes e punëve të arsimit, masmediave, krijimtarisë letrare, studimeve, veprimtarive të Shoqërisë Civile etj.

Qoftë e Bekuar kjo Ditë për mikun tonë të mirë, Ali Daci i Rrozhajës dhe Zoti e Mjekësia e ndihmoftë për shëndet të plotë, se punë e detyra të tjera të reja, edhe ma të mira, ma të shumta e ma të mëdha na presin në ditët, muajt e vitet, për ardhmërinë panshqiptare e ndërballkanike, për Kohën e Kombin.

 

 

Ramiz LUSHAJ

 

Tiranë, 22 prill 2021

blank

Vrasja në Elbasan: U plagos dhe u arratis, kush është personi që po mjekohet fshehurazi?

Ngjarja kriminale që tronditi dje Elbasanin dyshohet se nuk ka katër të plagosur, por pesë. Gazetari Spartak Koka deklaroi se një person tjetër është plagosur dhe po mjekohet fshehurazi.

“Janë 5 persona deri më tani të shpallur në kërkim, njëri prej tyre dyshohet të ketë mbetur i plagosur në vendngjarje dhe po merr mjekim, sipas informacionit operativ, po merr mjekim fshehurazi. Po punohet nga strukturat e policisë për ta kapur, por dyshohet se po mjekohet në mënyrë të fshehtë” tha Koka./dita

blank

Vrasja në Elbasan, policia jep versionin e saj

Rindërtohet skena e ngjarjes së armatosur në Elbasan që solli vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani dhe plagosjen e 4 personave. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se policia ka mundur të rindërtojë ngjarjen pas pyetjes së disa prej personave të pranishëm gjatë konfliktit.

Ashtu siç u deklarua dhe më herët, 20 minuta para krimit strukturat e PD në Elbasan kanë njoftuar policinë se një mjet pa targa po shpërndante para dhe po blente vota.

Me furgonat me logon e PD i është bllokuar rruga kësaj makine dhe palët kanë qenë në pritje të policisë. Më pas drejtuesi i mjetit pa targa është sharë me fjalë banale me ish-punonjësin e policisë dhe situata precipitoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Dëshmitarët kanë parë Paplekajn të pozicionohet me një gju në tokë dhe të kryejë qitje.

Gjithçka ka ndodhur pak minuta pasi ka mbërritur policia dhe ngjarja u zhvillua në pak sekonda.
Policja e plagosur Xhensila Sota ka qenë e pozicionuar në krah të rrugës së bashku me dy zëvendës drejtorët dhe dyshohet se është plagosur nga një plumb rikoshet.
Arma e ish-policit Paplekaj është sekuestruar nga policia ndërsa pistoleta tjetër nga e cila dyshohet se është kryer qitje nuk është gjendur dhe nuk dihet nga kush është përdorur.

Ndërkaq janë sekuestruar dhe mjetet në vendngjarje, ndërsa nga kontrolli i mjetit pa targa janë gjetur vetëm postera. Veprimet hetimore për krimin që tronditi Elbasanin, por jo vetëm po kryhen në drejtim të Prokurorisë Elbasan.

blank

Vrasja në Elbasan, Bardhi: Është filmuar personi duke dhënë para

Gazmend Bardhi, drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit ka folur për vrasjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në këtë qytet.

Duke folur për ekzistencën e një strukture të ngritur nga PD për mbrojtjen e votës, Bardhi tha ndër të tjera në emisionin “Opinion”, se një anëtar i kësaj strukture, ka filmuar persona që japin para dhe mbledhin karta.

“Ne kemi të filmuar faktin që personi është filmuar nga grupi i mbrojtjes së votës duke dhënë para dhe duke mbledhur karta. Personi që ka këtë celular ka shkuar për të dëshmuar në polici”, u shpreh Bardhi.

I pyetur nga gazetari Spartak Koka, se prej sa kohësh personat që ishin pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës ishin atashuar pranë tij, Bardhi tha se ai punonte me stafin e tij, ndërkohë që kjo strukturë ka operuar e pavarur prej tij.

blank

Vrasja në Elbasan, shoqërohen 15 persona në komisariat, 18 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes

ELBASAN

15 persona janë shoqëruar deri më tani për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ish-kreu i LSI në Elbasan ditën e djeshme.

Në kërkim është shpallur Klement Xhaferri, ndërkohë që në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 18 gëzhoja plumbash të kalibrit 9 mm dhe 11 mm, raporton gazetarja Dorjana Bezat për BalkanWeb.

Dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga dy pistoleta të ndryshme, dhe se ngjarja është zhvilluar në pak sekonda. Ditën e djeshme Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, teksa dyshohet se ngjarja ka motive politike.

Ai u qëllua nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie. Ndërkohë PD dhe PS kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen. Të plagosur mbetën edhe 4 persona, një prej të cilëve dhëndri i viktimës, si dhe një efektive policie, Xhensila Sota.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend