Ish-kandidati për postin e Avokatit të Popullit, Besim Ndregjoni, ka hedhur akuza të forta ndaj situatës politike në Shqipëri, gjatë një interviste në studion e News24, duke e cilësuar vendin si një “diktaturë me petkun e demokracisë” dhe duke shprehur zhgënjim të thellë ndaj klasës politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike.
Sipas Ndregjonit, tensionet dhe rrëmujat politike nuk janë shkaktuar nga opozita, por janë rezultat i një sistemi ku vullneti i qytetarëve shpërfillet. Ai deklaroi se institucionet janë vënë në shërbim të pushtetit, ndërsa drejtësia funksionon vetëm formalisht. “Të drejtat dhe liritë e njeriut dhunohen, shqiptarët kanë kaluar në depresion për shkak të kësaj krize dhe kësaj klase politike”, u shpreh ai, duke shtuar se frika dhe dhuna përdoren si mekanizma qeverisjeje.
Ndregjoni akuzoi se në vend të ndërtimit të një shteti të së drejtës, po ndërtohet një shtet kriminal. Ai iu referua deklarimeve të drejtësisë, sipas të cilave AKSHI është cilësuar si një institucion kriminal, si dhe rasteve të mëparshme në Bashkinë e Tiranës, ku, sipas tij, janë evidentuar struktura të ngjashme kriminale. Sipas Ndregjonit, edhe policia është vënë në funksion të krimit, duke e bërë të pamundur të flitet për një shoqëri të qetë dhe të sigurt.
Në analizën e tij politike, Ndregjoni theksoi se në Shqipëri nuk ekziston më ndarja tradicionale mes së majtës dhe së djathtës. “Fatkeqësisht, sot nuk ka të majtë dhe të djathtë, por ka banda”, deklaroi ai, duke shtuar se klasa politike e viteve ’90 ka dështuar plotësisht dhe u ka servirur shqiptarëve dy forca politike jo demokratike, në shërbim të pushtetit dhe imituese të modeleve diktatoriale.
Ndregjoni shprehu zhgënjim të thellë edhe ndaj Partisë Demokratike, për të cilën tha se nuk po tregon identitet politik dhe po ndjek një linjë populiste. Ai e cilësoi si “turp kombëtar” procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke theksuar se PD duhej të tregonte mirënjohje ndaj antikomunistëve shqiptarë. Sipas tij, përzgjedhja e kandidatëve ndër vite ka treguar pazare politike mes forcave kryesore.
Ai kujtoi se në vitin 2001, Partia Socialiste emëroi si Avokat të Popullit një ish-drejtues të Ministrisë së Brendshme të diktaturës, i cili më pas u miratua edhe nga PD për një mandat të dytë, ndërsa në vitin 2011 u dha mandati për Igli Totozanin. Ndërsa shqiptarët prisnin zgjedhjen e një figure antikomuniste, Ndregjoni akuzoi atë që e quajti “forcë politike të pamoralshme dhe të pandërgjegjshme” për pazare me “partinë e krimit”.
Në përfundim, Ndregjoni deklaroi se ai dhe mbështetësit e tij do të mbështesin protestat e Partisë Demokratike vetëm nëse deputetët e PD-së që votuan kandidatin e kryeministrit për Avokat të Popullit japin dorëheqje. Ai shtoi se mbështetja do të vijojë edhe nëse PD mobilizon qytetarët për protesta të vazhdueshme para Kryeministrisë, por vetëm në rast se opozita tregon qëndrueshmëri dhe nuk tërhiqet nga aksioni politik.
Prokurore Antoneta Sevdari eshte nje marionete ne duart e Edi Rames i cili permes kesaj Prokurore teresisht abuzuese me ligjet e shtetit shqiptar , duke shperdoruar detyren eshte vene ne funksion te politikes dhe jo te Ligjit . Keshtu ka vepruar kjo Prokurore me Kryetarin e Bashkise se Kamzes te cilin per interesa te firmes ku punon burri i saj e arrestoi dhe burgosi, por ne Gjykaten e Apelit Tirane, mori pafajesine , dhe ndaj kesaj Prokurore nuk u mor asnje mase. Po keshtu me Kastriot Ismailaj i cili ishte ne gjyq ne Arbitrazhin e Vienes, kjo Prokurore e arrestoi me urdher politik me qellim qe te mos merrte pjese ne Gjykaten e Arbitrazhit ne Viene, dhe komoania e Kastriotit te merrte 100 milione eurot qe CEZ ja kishte papaguar. Po keshtu veproi me Francesco Beccetin , pronarin e Agon Chanel , i cili ishte kundershtari politik me i madh i Edi Rames ne zgjedhjet e 2015, kjo Prokurore vendosi ta arrestoje , por gjykatat angleze nuk njohen vendimin e Gjykates shqiptare duke theksuar se ishte Vendim i paligjeshem arrestimi i Francesco Beccetit. Ka shume per kete Prokurore , qe vetem e tille nuk eshte, pasi ne cdo hap te punes se saj do te gjenden shkelje te kryera me qellim nga kjo. Shqiperise i duhen Prokurore e gjyqtare me integritet qe zbatojne Ligjin dhe jo mjerane zbatues te urdherave politike. Kur te arrihet kjo do te jete cmirimi i Shqiperise nga korrupsioni politik , dhe drjetesi e pavarur . Perndryshe Antoneta Sevdari e shume si ajo do te shkaterrojne democracine e brishte shqiptare.