VOAL

VOAL

Pas horizontit jeta vazhdon: e Premtja e Zezë dhe Pashkët

April 14, 2017

Komentet

Shteti i Kosovës dhe jugonostalgjikët!!- Nga Skënder MULLIQI

 —- Ne kemi lavdinë dhe kranarinë kombëtare , dhe nuk do të lejohen lojëra në pakufi ,nga askush për të zhbërë lirinë dhe pavarësinë të fituar historikisht më gjak.Largimi i neokomunistëve fanatikë nga jeta politike dhe aktiviteti public është e domosdoshme .Këta mjaftë gjatë kan gjetur strehë aty ku nuk e kan vendin… 

Ftoftë të përballur më dimrin, të gjithë jo të lehtësuar nga gjendja ekonomike dhe politike e keqe, por të ngarkuar.U bëmë shtet i lirë dhe sovran më luftë.Menduam së të pa ngarkuar hapërojmë drejtw një të ardhmeje më të mirë , më të lumtur .Por, nuk na dolën punët bash ashtu.Populli mendojë së zgjodhi më të mirët që kemi , në të gjitha nivelet e qeverisjës.Koha e vërtetoj,së politikanët e pas luftës nuk ishin më të mirët dhe as më të zgjuarit.Kjo u vërtetua në praktikë për 20 vite.Kur në botën e përparurar demokracia po lulëzon, në Kosovë po stagnon.Zgjedhjet locale përfunduan dhe humbësit pretendojnë se janë fitues .Kjo vetwm sa e pwrkeqwson edhe mw shumw gjendjwn politike.Mendonim se të paktën në shekullin e ri do të ishim më të qetë, më të pavarur dhe më të lumtur, kur pas disa dekadash na goditën fatkeqësi të reja.Nuk qëndruan sa duhet përballë sfidave që kërkonte faza e tranzicionit.Nuk qendruam së nuk i patëm njerëzit adekuat të politikës që gjerat të na shkojnë më mirë.U përballëm më kriza të vazhdueshme të jetës politike ,institucionale , ekonomike dhe kulturore të Kosovës sonë të bukur.U quan peshë pleshtat e shtratit në të gjitha sistemet , për të mos të na lënë të qetë.Të padurueshme , që pothuajse të padukshme për syrin , zvarritën në të gjitha dyshekët edhe të artit dhe kulturës , dhe publiku thjeshtë mbeti duke shikuar se çfarë po ndodhë, duke mos u besuar syve të tyre.E përshkrova pak gjendjen figurativisht, së ndodhitë e pas luftës ishin të tilla, jo të mira për qytetarë dhe për shtetin e Kosovës.Edhe pse në demokraci, na mbeten në derë jo bash pakw jugonostalgjikë dhe titistë , të një koncepti politik degradues dhe të huaj për shqiptarët.Këtyre njerëzve është duke ju pa sherri më të madhe.Dhe, kjo portë e hapuar, të shprehem ashtu duhet tu mbyllët përgjithmonë .Në të njëjtën kohë, goditja po kthehet nga ajo pjesë e skenës që respekton vlerat tradicionale shqiptare të endura në identitet aq fort sa asnjë revolucion nuk mund t’i çojë në dëshpërim. I kemi të gjitha kapacitetet për ta kthyer gjendjen politike jo të mirë për së mbari.Por, që nuk na nevoiten njerëzit më biografi të dyshimt , shkaterrues të shtetit.Ne kemi lavdinë dhe kranarinë kombëtare , dhe nuk do të lejohen lojëra në pakufi ,nga askush për të zhbërë lirinë dhe pavarësinë të fituar historikisht më gjak.Largimi i neokomunistëve fanatikë nga jeta politike dhe aktiviteti public është e domosdoshme .Këta mjaftë gjatë kan gjetur strehë aty ku nuk e kan vendin.Të mbretëroi demokracia , në ekonomi, në media , në fushën e kulturore , por edhe në politikë .Pra, kur sot shihni në media reagime të tepruara rreth kësaj apo asaj teme, duke errësuar artikuj nga fusha të ndryshme të jetës. Dredhitë politike tashmë janë bërë të padurueshme dhe shumë të dëmshme …Është koha e fundit për reflektim…

Raportimi – Mediat kanadeze: Luftar Hysa, biznesmeni me shtëpi luksoze në Montreal, pastronte paratë për kartelin e Sinaloas

Nga Jean-Louis Fortin, LE JOURNAL DE MONTREAL

Një banor i ishullit të Montrealit, i dyshuar se qëndron pas një kazinoje të paligjshme në Kahnawake, sapo është shtuar në një listë të zezë të qeverisë amerikane, e cila e konsideron pjesë të një organizate kriminale që pastruar paratë e kartelit të Sinaloas.

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të enjten një seri sanksionesh kundër Luftar Hysës.

58-vjeçar me shtetësi shqiptare zotëron një shtëpi luksoze në Mont-Royal që nga viti 2008.

Qeveria amerikane e konsideron tani Hysën dhe katër anëtarë të tjerë të familjes së tij si “një organizatë kriminale transnacionale të rëndësishme”, thuhet në një komunikatë.

AdChoices

WERBUNG

Grupi “ka përdorur ndikimin e tij përmes investimeve ose kontrollit mbi disa biznese të bazuara në Meksikë – përfshirë kazino dhe restorante – për të pastruar fitimet nga trafiku i drogës”, thonë autoritetet amerikane.

Departamenti i Thesarit beson gjithashtu se grupi “vepron me miratimin e kartelit të Sinaloas, i cili mban kontrollin kriminal mbi shumicën e territorit ku zhvillon aktivitetet e tij”.

Karteli i Sinaloas është një nga më të fuqishmit në Meksikë. Bashkë-themeluesi i tij, Ismael Zambada García, alias “El Mayo”, u arrestua në korrik 2024 në Teksas. Ai pranoi fajësinë për menaxhimin e një organizate kriminale dhe rrezikon burgim të përjetshëm.

Pasuritë e bllokuara

Dy biznese të lidhura me Luftar Hysën, të bazuara në Montreal, janë gjithashtu objekt i veprimeve të qeverisë amerikane.

Konkretisht, të gjitha pasuritë amerikane të organizatës që autoritetet e quajnë “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa” janë tani të bllokuara, dhe qytetarëve amerikanë apo personave në territorin amerikan u ndalohet të bëjnë biznes me ta.

Autoritetet gjithashtu identifikuan 10 kazino meksikane të drejtuara nga Hysa dhe grupi i tij, që supozohet se janë “përdorur për vite për të lehtësuar pastrimin e parave në favor të kartelit të Sinaloas”.

Kazinoja e mbyllur

Në tetor të 2023, gazeta La Presse zbuloi se GRC-ja (Xhandarmëria Kanadeze) po ndiqte nga afër aktivitetet e Luftar Hysës, të cilin e dyshonte për riciklim të të ardhurave kriminale.

Në mars të 2024, Komisioni i Lojërave të Kahnawake urdhëroi mbylljen e kazinosë Magic Palace, e vendosur pranë rrugës 132 afër urës Mercier, për shkak të dyshimeve mbi praninë e Hysës mes aksionarëve.

Në deklarata publike, Hysa ka pohuar gjithmonë se respekton ligjet, dhe se pretendimet e GRC-së, Komisionit të Lojërave të Kahnawake dhe qeverisë amerikane nuk kanë sjellë ende akuza penale.

“Këmbanë alarmi”, BIRN: Hijet e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit

Pasditen e 11 nëntorit, Gilmando Dani, një 47-vjeçar i dënuar për krim të organizuar u vra në një atentat mafioz në dalje të aeroportit të Rinasit në një zonë të populluar dhe me prani të të forcave të shumta të sigurisë.

Bashkë me Danin u plagos në atentat edhe Mustafa Sheqeri – një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, dhe shoqërues i Danit gjatë një udhëtimi në Barcelonë e kthim.

Prania e Sheqerit gjatë atentatit, por edhe hetimet mbi rekrutimin e tij në AMP sollën arrestimin e dy oficerëve të komisariatit numër 3 të policisë në Tiranë të cilët kishin kryer verifikimin e figurës së tij.

Por rasti i tij nuk është i izoluar dhe ekspozon një problem sistemik të inkriminimit të vazhdueshëm në radhët e Policisë së Shtetit. Për më tepër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është struktura përgjegjëse për të zbuluar raste të tilla inkriminimi mes punonjësve të policisë në të gjitha nivelet.

Kreu i AMP, Eduart Merkaj i tha BIRN se kishin ndërmarrë hetime administrative për rastin e Sheqerit dhe premtoi zbardhje të shpejtë. Ai theksoi gjithashtu se dyshimet për shkelje të ligjit hetoheshin seriozisht, si për shkelje të vogla ashtu edhe për lidhje me krimin e organizuar.

“Institucioni është krijuar për të qenë i shqetësuar, pavarësisht numrave,” tha Merkaj, duke e quajtur inkriminimin një fenomen të izoluar.

Por për përfaqësuesit e shoqërisë civile, bashkëjetesa mes punonjësve të policisë dhe krimit të organizuar nuk është një fenomen sporadik.

Romario Shehu, kërkues për çështjet e sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, thotë se bashkëpunimi mes punonjësve të policisë dhe grupeve kriminale shfaqet në forma të ndryshme.

“Ky bashkëpunim ka qenë në forma të ndryshme, përfshirë dekonspirimin e operacioneve policore, njoftimin për personat kundërshtarë të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacioni për ndjekjen e lëvizjeve të kundërshtarëve të tyre, apo dhënie informacioni nga individë të ndryshëm,” tha Shehu.

Edhe Klodiana Lala, gazetare e çështjeve të krimit dhe drejtësisë pranë Neës 24 e quan situatën “një këmbanë alarmi”.

“Krimi është në nivele të larta organizimi dhe ndërkohë ka mungesë vullneti politik për ta pranuar situatën dhe për ta luftuar atë,” tha Lala për BIRN.

Koncesion me krimin

Të dhënat e Prokurorisë së Posaçme dhe vetë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore tregojnë për një problem masiv në radhët e Policisë së Shtetit. Sipas SPAK, rreth 70 oficerë policie ishin në hetim për përfshirje në krim të organizuar deri në fund të vitit 2023.

Edhe të dhënat e AMP tregojnë një rritje të numrit të punonjësve të arrestuar të policisë për shkelje nga më të ndryshmet; nga 102 në vitin 2023 në 163 në fund të vitit 2024.

Sipas një raportimi të kreut të SPAK në Kuvend në qershor të vitit të kaluar, një pakicë e inkriminuar brenda policisë cënonte rëndë shtetin ligjor.

“Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar për krimet që kryen krimi i organizuar,” tha Dumani gjatë raportimit të tij.

Inkriminimi i zyrtarëve të lartë të policisë është një problem sistemik i dalë në sipërfaqe edhe nga hetimet e bazuara tek mesazhet e shkëmbyera përmes aplikacionit SKY ECC. Ish-drejtori i Forcës Operacionale, Oltion Bistri si dhe një numër shefash komisariatesh apo krimesh janë tashmë të arrestuar për bashkëpunimin apo mbrojtjen që u ofronin anëtarëve të krimit të organizuar.

Kërkuesi i IDM, Romario Shehu identifikon dy kategori kryesore efektivësh, që sipas tij janë më të cenuar ndaj rekrutimit nga krimi i organizuar; ata me pozicione të rëndësishme vendimarrëse si dhe punonjësit e policisë me aftësi të veçanta.

“Punonjësit e njësive speciale të policisë që kanë aftësi të larta fizike në artet marciale, përdorimin e armës dhe municioneve, e gjejnë veten në një pozitë komode për të ndihmuar grupet kriminale të cilat kanë nevojë për këto aftësi,” shpjegon Shehu.

Situata bëhet edhe më problematike kur vetë strukturat mbikëqyrëse dyshohet se janë të prekura. Përfshirja e fundit e një punonjësi të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, në një ngjarje kriminale pranë aeroportit “Nënë Tereza”, e bën më të theksuar problemin e besimit.

Gazetarja Lala e komentoi ngjarjen si një tregues se “policia i është dorëzuar krimit të organizuar”.

“Unë them që është dhënë me koncesion te krimi,” tha Lala, duke kërkuar një strategji kombëtare për të ndryshuar situatën. Lala i cilësoi problematike deklaratat e ministres së Brendshme, Albana Koçiu mbi sigurinë në vend, duke vënë në dukje se ato neglizhonin nivelin e organizimit të bandave dhe grupeve kriminale.

Kultura e heshtjes

Të dhënat e bëra publike menjëherë pas atentatit ndaj Danit dhe Sheqerit treguan se ky i fundit ishte rekrutuar si agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vetëm pak muaj më parë. Raportet mediatike tregojnë se Sheqeri (me mbiemër të ndryshuar nga Shaljani) nuk ishte një figurë e panjohur.

Prej vitit 2018, lidhjet e tij me Gilmando Danin dhe grupin e drejtuar nga Emiljano Shullazi ishin publikisht të njohura, megjithatë kjo nuk e pengoi atë që të rekrutohej nga AMP.

Vetë AMP pranoi se verifikimet kishin dështuar. Më pak se 24 orë pas ngjarjes, Agjencia njoftoi ndalimin e dy punonjësve të policisë nga Komisariati Nr. 3 në Tiranë, një nënkomisar dhe një inspektor.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës,” tha policia përmes një njoftimi të mërkurën.

Ata dyshohen se kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin Mustafa Sheqeri pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë”. Ky dokument i falsifikuar, sipas AMP-së, “ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”.

Në përgjigje të ngjarjes, AMP njoftoi se po vijonte edhe verifikimi i brendshëm për procedurat e rekrutimit të Sheqerit dhe drejtori i Përgjithshëm, Eduart Merkaj, urdhëroi pezullimin e zinxhirit komandues të Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së.

Sipas Shehut, rrënjët e problemit gjenden në fakt te sistemi i rekrutimit në Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë. Ai liston një sërë problematikash kritike që e bëjnë sistemin të cënueshëm.

Këto përfshijnë “vlerësime të papërshtatshme psikologjike” dhe një interes në rënie për t’u bërë pjesë e e këtyre strukturave, duke ulur ndjeshëm dhe standarded e kërkuara.

“Kjo ka çuar në rekrutimin e kandidatëve më pak të kualifikuar; verifikim të pamjaftueshëm të të dhënave të aplikantëve nga strukturat vendore të policisë, veçanërisht sa i përket lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore, por edhe procedimeve penale jashtë Shqipërisë; si dhe ndikimin e pajustifikuar të individëve me influencë në sigurimin e pozicioneve brenda forcave policore”, tha Shehu.

Përtej infiltrimit aktiv, Shehu thekson se një problem i madh është edhe “kultura e heshtjes” brenda institucioneve të sigurisë. Ai argumenton se ndërsa policia nuk është tërësisht e korruptuar, shumë punonjës janë në dijeni të sjelljeve devijuese të kolegëve të tyre, por zgjedhin që të mos i raportojnë ato.

“Një sërë pengesash vështirësojnë raportimin,” thotë Shehu.

“Këto përfshijnë marrëdhëniet e ngushta mes kolegëve, shoqëruar me një mentalitet të dëmshëm që e sheh raportimin e kolegëve si veprim të ulët… kjo, së bashku me frikën e hakmarrjes dhe mungesën e besimit në mekanizmat e raportimit, paraqesin pengesa për raportimin”, përfundoi ai./ BIRN

Hetimi italian për “snajperët e fundjavës” rihap plagët e Sarajevës

Një burrë i paidentifikuar vajton nënën e tij Vasvija, e cila u vra nga një snajper, në një varrezë të ndërtuar në stadiumin Kosevo në Sarajevë, më 24 shtator 1993.

 

Xhenana Halimoviq, Predrag Zvijerac

Irina Çishiq festoi ditëlindjen e saj të parë më 8 tetor të vitit 1993. Katër ditë më vonë, ajo u vra nga një plumb snajperi në rrugët e kryeqytetit të Bosnjës, Sarajevë.

“Meqë Irina sapo kishte mësuar të ecte, gruaja ime Stana e mbante për dore. Kurrë nuk e kuptuam pse dikush do të qëllonte drejt një shënjestre 50–60 centimetra të gjatë – sa një vajzë njëvjeçare – në vend të një shënjestre shumë më të madhe, siç është gruaja ime, që do të ishte më e lehtë për t’u goditur”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) babai i Irinës, Samir Çishiq.

Për tri dekada, prindërit e vajzës së vrarë kërkojnë një përgjigje: a u vra vajza e tyre vetëm për të shkaktuar më shumë dhimbje dhe vuajtje? Ditët e fundit, dhimbja e tyre është ringjallur nga raportimet e mediave italiane për një hetim që po zhvillohet në Milano rreth të ashtuquajturve “snajperë të fundjavës”.

Sipas gazetave Il Giorno, La Repubblica dhe agjencisë ANSA, prokurorët po hetojnë pretendimet se gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë (1992–1995), pasanikë të huaj kanë paguar “shuma të mëdha parash” për të qëlluar me armë “për pikën e qejfit” civilë në Sarajevën e rrethuar.

Stana Çishiq dhe burri i saj, Samir, bashkë më bijën e tyre, Irina, në Sarajevë.

Stana Çishiq dhe burri i saj, Samir, bashkë më bijën e tyre, Irina, në Sarajevë.

Zyra e prokurorit të Milanos nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për atë se deri ku ka mbërritur hetimi, ose ndaj kujt mund të jetë nisur ai.

Një qytet olimpik nën zjarrin e snajperëve

Sarajeva u rrethua nga Ushtria e Republikës Sërpska nga viti 1992 deri në vitin 1995. Rrethimi që zgjati 1.425 ditë, ishte një nga më të gjatët në historinë moderne evropiane.

Më shumë se 1.600 fëmijë u vranë dhe 14.000 u plagosën.

Sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave të OKB-së, çdo fëmijë i dhjeti i vrarë në qytetin që kishte pritur Lojërat Olimpike të vitit 1984, u qëllua nga snajperë.

Megjithatë, asnjë snajper nuk është mbajtur personalisht përgjegjës, as para gjykatave të Bosnjës, as para atyre ndërkombëtare.

Në dënimet kundër zyrtarëve më të lartë të Republikës Sërpska, Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) gjeti se fushata e snajperëve kishte një qëllim të vetëm: “t’i terrorizonte civilët”.

Florence Hartmann, ish-zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit të ICTY, i tha REL-it se ata “ishin në dijeni” për të ashtuquajturat “ekspedita të turizmit të vdekjes”.

“E dinim që ekzistonin. Nuk e dinim si ishin organizuar. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që është nisur një hetim gjyqësor dhe që ata që e organizuan të identifikohen”, tha ajo.

“Gjueti në Sarajevë”

Benjamina Kariq, kryetare e komunës së Sarajevës, ishte njëvjeçare kur filloi lufta. Pas shfaqjes së dokumentarit “Sarajevo Safari” në vitin 2022, ajo paraqiti një kallëzim penal në Prokurorinë e Bosnje e Hercegovinës, dhe më vonë në autoritetet italiane.

“Ardhja e njerëzve të pasur në Sarajevë gjatë fundjavës për t’i vrarë fëmijët tanë, është gjëja më e errët që mund ta paramendosh”, tha Kariq për REL.

Ajo nuk mori përgjigje deri në mesin e vitit 2025. Në gusht, përmes Ambasadës Italiane në Bosnje e Hercegovinë, ajo paraqiti një kallëzim shtesë me informacione të reja të ofruara nga gazetari italian Ezio Gavazzeni.

Gavazzeni, me ndihmën e ish-gjyqtarit Guido Salvini, kontaktoi prokurorët në Milano, por as ai dhe as Salvini nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it.

“Gjithçka që po ndodh së fundmi jep një fije shprese se të paktën një pjesë e drejtësisë do të vihet në vend”, tha Kariq.

Në disa vendime të ICTY, gjykata theksoi se fushata e snajperëve ishte krijuar për të “terrorizuar civilët”.

“Civilët e Sarajevës u qëlluan nga snajperët derisa shkonin të merrnin ujë. Snajperët qëlluan fëmijët që luanin para shtëpive, ecnin me prindërit, ktheheshin nga shkolla ose ngisnin biçikletat”, tha gjyqtari O-Gon Kwon gjatë leximit të vendimit kundër Radovan Karaxhiqit, presidentit të kohës së luftës i Republikës Sërpska, i dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2019.

Në gjyqin e Dragomir Millosheviqit – komandantit të Korpusit të Sarajevë-Rumanisë, i dënuar me 29 vjet burg në 2007 – dëshmoi zjarrfikësi amerikan John Jordan, i cili foli për të huaj që paguanin për të ardhur në Sarajevë dhe për të qëlluar civilë nga pozicionet serbe.

“Banorët vendas mbanin armë të caktuara, dhe kur shfaqej një djalë me armë që dukej sikur do të duhej të ishte në gjueti derrash të egër në Pyllin e Zi [në Gjermani], jo në luftë urbane në Ballkan — dhe kur e shihje që nuk dinte as të lëvizte mes rrënojave, e kuptoje menjëherë”, tha Jordan në shkurt 2007.

Sipas kallëzimit penal në Prokurorinë e Milanos, thuhet se ekzistonte një “listë çmimesh” për të ashtuquajturin “Safarin e Sarajevës” për të huaj të pasur – mes tyre amerikanë, kanadezë, rusë dhe italianë.

Fëmijët ishin shënjestrat më të shtrenjta, të ndjekura nga gratë, pastaj burrat; ndërsa të moshuarit mund të vriteshin falas, sipas ANSA-s.

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se gjatë luftës, shërbimet e inteligjencës boshnjake, bazuar në mënyrën si ishte organizuar operacioni, besonin se pas tij qëndronte Shërbimi i Sigurimit të Shtetit (SDB) i Serbisë dhe ish-shefi i tij Jovica Stanishiq, i dënuar më vonë me 15 vjet burgim nga ICTY për krime lufte.

“Verifikimi i akuzave”

Nëse prokurorët në Milano ngrenë aktakuza dhe provojnë fajësinë, kjo do të ishte hera e parë që vrasjet me snajper të civilëve në Bosnje do të trajtoheshin në një gjykatë.

Në maj 2021, Prokuroria e Bosnjës hapi një rast pas publikimit të një videoje – autenticiteti i së cilës nuk është konfirmuar nga REL-in – ku një snajper i Ushtrisë së Republikës Sërpska mburrej se “kishte qëlluar dikë drejt e në kokë”.

“Më 2 prill 2025, Prokuroria e Shtetit të Bosnjës ia kaloi rastin Prokurorisë së Kantoni të Sarajevës për aktivitetet e snajperëve në Sarajevë. Prokurori i caktuar po ndërmerr hapa aktivë për të verifikuar akuzat në raport”, tha për REL-in zëdhënësja Azra Bavçiq.

Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës, më shumë se 3.200 raste krimesh lufte mbeten të pazgjidhura në vend; mbi 2.900 janë ende “në fazën fillestare”, që do të thotë se nuk është identifikuar asnjë i dyshuar ose krimet nuk janë hetuar plotësisht.

Më shumë se 150 të dyshuar ndodhen jashtë Bosnjës, kryesisht në Serbi dhe Kroaci. Këto dy vende nuk ekstradojnë shtetasit e tyre dhe mund t’i gjykojnë vetëm brenda juridiksioneve të tyre.

Profesori i së drejtës nga Sarajeva, Enver Iseriq, tha për REL-in se Prokuroria e Bosnjës nuk ka ndjekur penalisht as personat në të ashtuquajturën “lista A” të dhënë nga gjykata e OKB-së, “që duhej të kishte qenë prioritet”.

“Prandaj, asnjë kriminel lufte nga Bosnja nuk është ndjekur për vrasjen me snajper të fëmijëve apo për pagesa për të ardhur në Bosnje e për të vrarë për kënaqësi shtazore. Tridhjetë vjet pas luftës, qindra kriminelë ende ecin të lirë, ndërsa viktimat e tyre i shohin nëpër rrugë”, shtoi ai.

Radio Evropa e Lirë

Dasma e Mbretit Zog 27 prill 1938. Mbreti Zog duket gjatë gjithë kohës i tensionuar në prani të Galeazzo Ciano’s, ndërkohë që gjithë bota po

Dasma e Mbretit Zog 27 prill 1938. Mbreti Zog duket gjatë gjithë kohës i tensionuar në prani të Galeazzo Ciano’s, ndërkohë që gjithë bota po…

 

Radio Evropa e Lirë: SHBA sanksionon familjen Hysa për shpëlarje parash për kartelin meksikan përmes perandorisë së kazinove

Radio Evropa e Lirë

Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për shpëlarjen e parave të kartelit meksikan, Sinaloa.

Thesari amerikan tha se “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) u godit sot pas një pune të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Meksikës”.

“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar shpëlarjen e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Çështjet e Terrorizmit dhe Inteligjencën Financiare, John K. Hurley.

Në përgjithësi, në listën e zezë janë futur 27 individë dhe entitete.

Familja Hysa, me origjinë shqiptare, në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.

Kush është familja Hysa dhe për çfarë akuzohen?

Sipas Thesarit, familja Hysa, apo HOCG, përfshin anëtarët e familjes, Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa.

Kjo familje akuzohet se e ka përdorur ndikimin e vet përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me bazë në Meksikë – duke përfshirë lokale bastesh dhe restorante – për t’i shpëlarë paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve.

SHBA-ja beson se HOCG vepron me pëlqimin e kartelit Sinaloa, i cili mban kontroll kriminal mbi pjesën më të madhe të territorit ku grupi zhvillon aktivitetet e tij.

Luftari, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në media si një nga anëtarët kryesorë të familjes Hysa, duke dhënë intervista publike mbi bizneset e familjes në Meksikë dhe Evropë.

Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë punuar ngushtë me një person amerikan për pastrimin e parave, përfshirë transportimin e sasive të mëdha të parave të gatshme nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, ku kompania e atij personi amerikan është përdorur për shpëlarjen e parave, sipas Thesarit amerikan.

Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një entitet me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga shpëlarja e parave të paligjshme që i përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh. Luftar gjithashtu zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa.

Arbeni zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa në Meksikë. Ai gjithashtu është përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara me synimin për t’i shpëlarë ato, si dhe në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë për t’i shpëlarë paratë e drogës.

Ramizi ka qenë i përfshirë në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë si mbulim për shpëlarjen e parave nga shitja e narkotikëve.

Fatosi, së bashku me Luftarin, Arbenin dhe Fabjonin, kanë qenë të përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara për t’i shpëlarë më vonë.

Fatosi dhe Fabjoni kanë qenë gjithashtu të përfshirë në përdorimin e një entiteti me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga shpëlarja e parave të paligjshme që u përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh.

Me veprimin e sotëm, OFAC-i synon gjithashtu disa individë dhe entitete brenda rrjetit të familjes Hysa.

Kompania me bazë në Meksikë, Entretenimiento Palmero, S.A. de C.V., në pronësi të Arbenit, është qendrore në operacionet e HOCG-së.

Shtetasi meksikan Gilberto Lopez Lopez vepron si komisionar i saj. Ndërsa shtetasja shqiptare, por me bazë në Meksikë, Eselda Baku (ish Eselda Hysa), vajza e Ramizit, është anëtare e Bordit të Drejtorëve të saj.

Çfarë nënkuptojnë sanksionet ndaj tyre?

Çdo aset i familjes Hysa në SHBA, ose që varet nga sistemet financiare amerikane, është i bllokuar dhe nuk mund të përdoret pa aprovimin e OFAC-it, njoftoi Thesari amerikan.

Personat apo entitetet amerikane nuk mund të bëjnë biznes me ta (transferim parash, mallrash, shërbimesh) pa licencë.

Institucionet financiare, amerikane ose ndërkombëtare që përdorin sistemin amerikan, duhet të kenë kujdes të veçantë ose të mos bashkëpunojnë me këto entitete ose me entitete që janë më shumë se 50 për qind në pronësi të tyre.

A është i sigurtë tuneli i Llogarasë?! Vetting, dyshimet që ngriti dëshmia e inxhinerit grek: Nuk është vrimë, duhen standarde sigurie! Deputeti: Të akuzohet dhe kompania

 EMISIONI VETTING

Qindra miliona euro kanë avulluar prej tunelit të Llogarasë dhe nuk dihet ku kanë përfunduar, por problemi më serioz i paevidentuar më parë ngelet siguria fizike dhe rrugore në këtë segment.

 

Nga deponimet e drejtorit grek të kompanisë së huaj “Hill International”, e cila ka fituar tenderin e supervizimit me kompaninë e ortakut të ish drejtorit të ARRSH-së Berberi, Valter Begaj kanë dalë në dritë dëshmi që mund të cënojnë sigurinë publike.

“Evis… kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare në respekt ABSOLUT për çështjet e SIGURISË…” shkruan Kirkinezis, përfaqësues i “Hill International NV” ish drejtorit të ARRSH-së Evis Berberit.

Sipas avokatit Leonard Karaj, akoma më shqetësues është fakti që nuk kemi asnjë informacion për kolaudimin e punimeve.

“Unë nuk di që aty të ketë një akt kolaudimi dhe me këtë gjë nuk dua të në alarm shqiptarët për t’u  thënë që “Mos kaloni te tuneli i LLogarasë” që të mos keqkuptohemi. Por Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë duhet të japin shpjegime nëse ka vërtet akt kolaudimi dhe kush e ka realizuar sepse në dijeninë time këtë gjë e ka kërkuar SPAK dhe nuk i është dhënë përgjigje”, deklaroi avokati Karaj.

Konsorciumi turk ka marrë si nënkontraktor për këtë projekt kompaninë “Gjoka Konstruksion”, me pronar Rrok Gjokën, i njohur edhe si fitues në disa nga  projektet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri. Aktualisht, personi që kryen veprime të ndryshme financiare për konsorciumin turk në Shqipëri “INTEKAR ASL” është Rovena Dorezi, juriste e kompanisë “Gjoka Konstruksion”.

Nga investigimet e hershme të “Vetting”, në pamjet e siguruara dallohet lehtësisht për ata që asokohe vizitonin punimet në tunelin e Llogarasë ishte mungesa e monitorimit ndaj këtij projekti, që dëmtoi dalëngadalë mjedisin dhe bukurinë e Parkut Natyror të Karaburunit. Në atë periudhë, ekspertët e mjedisit, për “Vetting” do të ngrinin alarmin për atë që po ndodhte me mjedisin.

“Ti flet, fjala vjen për një tunel që do ndërtosh në Karaburun, që është ngjitur me Parkun Kombëtar të Llogarasë, ngjitur me Parkun Kombëtar Sazan-Karaburun Detar, ngjitur aty me atë tjetrin. Aty pastaj lexon nëpër të e nëpër rreshta, që flitet për habitate në Përmet, Alpet. Por një studim serioz i vlerësimit të ndikimit në mjedis, duhet të marrë në analizë këto lloj vlerësimesh në analizë dhe në gjykimin përfundimtar mund të qëllojë që të thonë ekspertët dhe duhet të qëllojnë në shumicën e rasteve që thonë “Kjo nuk duhet, nuk bën, ose mund të mos bëhet”, u shpreh për “Vetting” eksperti i mjedisit Olti Nika.

Shqetësimet e ngritura nga ekspertët e Zonave të Mbrojtura për mënyrën se si veprohet me studimet mbi impaktin që kanë projektet infrastrukturore nuk janë sinjale të rastësishme. Nga investigimi në terren i gazetarëve të “Vetting” zbulohet se kompania “Gjoka Konstruksion” ka gllabëruar sipërfaqe toke nga Parku Natyror i Karaburunit.

Pamjet ekskluzive nga terreni zbuluan se zona e mëparshme e Karaburunit e mbuluar me pyje është dëmtuar nga kompanitë pranë tunelit, duke zënë sipërfaqe, e cila nuk përfshihet në kontratë.

“Vetting” do të zbulonte se “Gjoka Konstruksion” kishte marrë leje mjedisi të tipit B në vitin 2022, për zonën në hyrjen dhe daljen e tunelit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Në këtë leje specifikohet dhe zona e kantierit, ku do të vendosen inertet e nxjerra nga tuneli.

Por dalja e tunelit në Zonën e Mbrojtur të Karaburunit zbulon shkeljen që është bërë nga kompania, e cila merret me zbatimin e projektit. Në lejen e mjedisit të tipit B përcaktohet se zona, ku do të vendosen dherat e nxjerra nga tuneli do të jenë jashtë Karaburunit, në kufi me zonën e mbrojtur.

Pamjet filmike zbulojnë makineritë që përdoren për thyerjen e gurit jashtë tunelit ndërkohë që pjesa në ngjitje është shkatërruar nga makineritë, të cilat e kanë shfrytëzuar si gurore. Zona ku kanë ndërhyrë kompania private është nën zona qendrore e Parkut Natyror të Karaburunit.

Sipas ligjit të vjetër të Zonave të Mbrojtura, ku disa pika janë shfuqizuar para disa javësh në Parlament, por që ishin në fuqi në momentin e ndërhyrjes, kompania private nuk mund të kryente asnjë lloj aktiviteti. Kjo pasi në këtë sipërfaqe, që ka si funksion ruajtjen tërësore të biodiversitetit dhe siguron një zonë natyrore të pa shqetësuar, përdoret shkalla e parë e mbrojtjes (strikte).

Sipas kushteve të kontratës, përgjegjësitë në këtë rast për veprimet e gabuara të nënkontratorit bien mbi kompanitë turke, pasi ato do t’i shlyejnë dëmin Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Vetting” kontaktoi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për masat e marra ndaj ndërhyrjes në zonën e Karaburunit. Disa ditë pas shfaqjes së emisionit “tuneli i Llogarasë, gangrenë mjedisore dhe korruptive”, në prill 2024 Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të gjobiste me 7 milionë lekë “Gjoka Konstruksion” të Rrok Gjokës për shkeljet mjedisore në të dyja anët e tunelit, të paralajmëruar nga “Vetting”.

Sipas nënkryetarit të Partisë “Mundësia” Erald Kapri, në këtë rast duhet të ndiqen të njëjtat kritere edhe për korrupsionin pasiv.

“Korrupsioni është aktiv edhe pasiv. Nuk mund të akuzosh vetëm zyrtarin që ka përfituar, por edhe përfituesin tjetër që është kompania sepse edhe ajo është palë në korrupsion dhe duhet ti shkohet deri në fund. Në disa dosje janë proceduar disa sipërmarrës dhe i njëjti standard duhet të ndiqet edhe këtu sepse po flasim për 189 milionë euro”, deklaroi deputeti i partisë “Mundësia” Erald Kapri.

Disa ditë pas publikimi të dosjes, eksperti i ekonomisë Azmi Stringa që kishte ngritur alarmin i pari para 5 vitesh, përsëri nëpërmjet postimit në platformën e tij sociale do të ngrinte disa pyetje shumë të rëndësishme.

“Pse SPAK nuk liston dokumentat e publikuara nga MIE ne prokurimin e shpallur ne 14 dhjetor 2020? 

Kush njeh si funksionon e di qe dera te keqes i hapet ne buxhet, pastaj me fond limit, pastaj ne procedure konkuruese. Po te mos e lejojne dy te paret ska shance te vjedhesh”, do të shkruante në “Meta” eksperti Stringa.

Nga dosja e SPAK e publikuar deri tani ka shumë errësirë me hetimet dhe kjo natyrisht lidhet edhe me faktin se Prokuroria e Posaçme ruan sekretin hetimor. Por hyrja e Pamela Qirko në derën e Prokurorisë së Posaçme e detyron SPAK-un të sqarojë pozicionin e ish anëtares së organit të “Vettingut” nëse kemi apo jo konflikt interesi. Presioni apo ndikimi ndaj hetimeve përveç pikëpyetjeve lidhet me faktin se njeriu që ka verifikuar prokurorin që po heton Ballukun, është i njëjti person që do e mbrojë në sallën e gjyqit.

“Vetting” i bëri një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme për rolin që ka Pamela Qirko në rastin e zv.kryeministres Balluku dhe nëse kemi konflikt interesi, si edhe çeshtja e licencës së avokatisë.

Deri në publikimin e këtij artikulli, SPAK nuk ka kthyer asnjë përgjigje për këto pyetje, të cilat vendosin në qendër të vëmendjes publike qasjen e drejtësisë ndaj numrit dy të qeverisë, zv.kryeministres Belinda Balluku.

 

Vrasja e Gilmando Danit, gazetari Artan Hoxha nxjerr video dhe zbulon lidhjen me ekzekutimin në Vlorë: Një skuadër pushkatimi po vepron si entitet i pavarur, të pamëshirshëm, të paprekshëm dhe…

Një skuadër pushkatimi që vepron si entitet i pavarur prej vitesh, me saktësi kirurgjikale në ekzekutime dhe të pamëshirshëm. Me mbështetje dhe të paprekshëm, që marrin porosi dhe gëzojnë fuqi.

 

Kështu e përshkruan gazetari Artan Hoxha autorësinë e grupit kriminal që po vepron sipas tij prej të paktën 7 vitesh dhe gjatë kësaj kohe kanë eliminuar të pashqetësuar figurat më të mëdha të krimit në vend, njëra pas tjetrës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ai sjell dy raste të ngjashme të atentateve të bujshme në vend, duke e shoqëruar edhe me një video. Bëhet fjalë për ekzekutimin më 10 maj 2021 në Vlorë të Bledar Birçajt dhe të 11 nëntorit 2025 (4 vite më pas) në afërsi të aeroportit të Rinasit në Tiranë të Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiljano Shullazit.

Por kush janë ngjashmëritë që nuk janë rastësi sipas gazetarit: Birçaj dhe Dani eliminohen nga një skuadër qitësish gjakftohtë, me armë të precizionit të lartë, të ngjashme, në pritë të organizuar dhe me informacion të detajuar për lëvizjet. Të dy lëviznin nën shoqërinë e agjentëve të policisë, i pari me një oficer Antidroge dhe i dyti me një agjent të AMP-së (Muçi Shaljani, i plagosur). Të dy viktimat ktheheshin apo sapo ishin kthyer nga Spanja.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës në Facebook:

“Prej vitesh një skuadër pushkatimi, po vepron si një entitet i pavarur, por me saktësi kirurgjikale.

Kjo skuadër pushkatimi është përgjegjëse për vrasjet më të bujshme në shtatë vitet fundit, duke eleminuar njëri pas tjetrit disa nga figurat kryesore të krimit në dy dekada.

Të pamëshirshëm, të vendosur ndaj kujtdo që është objektiv i tyre, me një efikasitet gati kirurgjikal, ata shfaqen rrallë, por kur shfaqen…. atëherë bëj gati një kurorë me lule për objektivin e tyre.

Asnjë skuadër pushkatimi nuk ka mbijetuar kaq gjatë në botën e krimit sa ata.

Duket sikur atë që nuk e bën dot SPAK, ndërrimin e elitës kriminale në vend, ata po e bëjnë me një efikasitet të frikshëm.

Vrasja e Gilmando Danit, përpara Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, dëshmoi se ata mbeten nën mbrojtjen e  Aleancës, struktura kriminale që po kontrollon vendin dhe ekzekutojnë si një zyrë përmbarimi vendimet e saj.

Më poshtë është video e ekzekutimit të 40-vjeçarit Bledar Birçaj nga Vlora.

Duket gati identike si dy pika uji.

Mesditën e 10 majit 2021, Bledar Birçaj, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, u qëllua nga një skuadër pushkatimi në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Si në rastin e Rinasit edhe ne Vlorë, viktima udhëtonte nën shoqërinë e oficerit të antidrogës Granit Deromema, ndërsa në pjesën e pasme të automjetit ndodhej dhe 20-vjeçari Edison Zeneli.

Si në rastin e Rinasit, autorët të veshur me uniforma të trupave speciale kanë parkuar në anë të rrugës dhe sapo BMË X5 shfaqet, ata zbresin nga makina dhe hapin zjarr drejt viktimës pa mëshirë, por me saktësi të madhe duke u kujdesur të mos qëllojnë oficerin e antidrogës ne sediljen e parë dhe pasagjerin në sediljen e pasme.

Vrasësit në të dyja rastet kanë informacion të saktë për lëvizjen e viktimës dhe shfaqen në skenë në çastin e duhur.

Edhe në rastin e Vlorës, qitësit kryesor i bie nga dora diçka që duket si automatik, por në fakt është shtrati i një pistolete Glock19. Autori kthehet dhe e merr armën për të mos lënë gjurmë në vendin e krimit.

Pajisja në dukje si automatik, shërben për ta kthyer pistoletën në një armë me preçizion të lartë pasi në këtë mënyrë qitësi e fikson armën me të dyja duart si automatik.

Kanë më shumë se 4 vite nga ngjarja e Vlorës, por autorët nuk janë gjetur. Në të dy rastet viktimat që sapo janë kthyer nga Spanja, shoqërohen, në Vlorë nga një oficer antidroge, në Rinas nga një agjent i Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore.

Nëse nuk do të kishte lidhjet e forta brenda agjensive të zbatimit të ligjit dhe krahët e ngrohtë nga lidhja e fortë me pushtetin, kjo skuadër pushkatimi së bashku me Aleancën që e komandon, nuk do të kishin qëndruar kaq gjatë Të Paprekshëm… Në video atentati i 10 majit 2021, kur ekzekutohet Bledar Birçaj në qytetin e Vlorës”. Panorama

Parullat shoviniste në Serbi: Shqiptarët fyhen njëlloj nga përkrahësit edhe kundërshtarët e pushtetit

Iva Martinoviq

Nga akuzat për korrupsion, deri te fyerjet, duke përdorur emra poshtërues për një popull të tërë.

Parullat me të cilat protestuesit në rrugët e Serbisë tash e një vit po kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për shembjen e çatisë në Novi Sad, shoqërohen edhe me brohoritje shoviniste.

Të drejtuara ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, ato në fakt e fyejnë popullin shqiptar – me të njëjtin term që përdor edhe vetë pushteti në përplasjet me udhëheqësit kosovarë dhe kritikët e tij brenda Serbisë.

“Ndiej zhgënjim kur dëgjoj thirrje fyese nga të dyja anët. Ai zhgënjim bëhet edhe më i madh kur nuk ka asnjë distancim nga një gjuhë e tillë”, thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) sociologu nga Presheva, Altin Boriqi.

Në këtë qytet në jug të Serbisë jeton shumica shqiptare. Me rreth 60 mijë banorë, shqiptarët përbëjnë pakicën e katërt kombëtare në vend.

“Ata nuk ekzistojnë në asnjë program apo fjalim publik, nuk janë pjesë e itinerareve të ‘Serbisë studentore’ apo të rrugëve të pajtimit, por përmenden vetëm në thirrje poshtëruese”, thotë për REL-in shkrimtari Dejan Atanackoviq.

Çfarë brohorasin protestuesit?

Nga “Duart tuaja janë me gjak”, te parulla studentore “Pompo” dhe “Kush nuk kërcen, është i Qeverisë”, deri te ato “Aco, hajdut!” dhe “Shiptar!” drejtuar presidentit të Serbisë.

Studentët, të cilët që nga aksidenti në Novi Sad udhëheqin protestat e mëdha kundër Qeverisë, nuk i janë përgjigjur pyetjeve të REL-it për thirrjet që fyejnë kombe dhe pakica.

Ashtu si edhe për çështjen e Kosovës, ata nuk kanë qëndrim të unifikuar.

“Unë personalisht brohoras vetëm për temat që lidhen me kërkesat tona, dhe ajo kryesorja tani është: Shpallni zgjedhje. Nuk më pëlqen parulla ‘Aco, Shiptar’, sepse fyen pakicat; më mirë të brohoritet diçka më konstruktive”, thotë për REL-in Millani, student i Fakultetit të Biologjisë në Beograd.

Nga ana tjetër, Ivani, student në Fakultetin e Shkencave Politike, thotë se nuk ka problem me mesazhet drejtuar presidentit.

“Është metaforë, sepse ai e ka shitur Kosovën. Nuk është fyerje për popullin shqiptar, sepse ata vetë e quajnë veten ‘Shqiptar’ në gjuhën e tyre”, tha ai.

Megjithatë, ndonëse shqiptarët e quajnë veten “Shqiptar”, termi “Shiptar” në gjuhën serbe është fyes dhe përçon mesazh negativ.

Përmes kësaj parulle fyese, disa protestues shprehin qëndrimin e tyre ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Unë brohoras ‘E ke tradhtuar Kosovën dhe Metohinë’, dhe sigurisht ‘Aco, Shiptar’, sepse Vuçiq bashkëpunon me ta dhe shihet se është më i keq se [kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti”, thotë për REL-in, Jovani nga Beogradi.

Milica e pranon se “e kupton që këto thirrje mund të nxisin urrejtje ndaj komunitetit shqiptar”.

“Por, shpresoj që nuk është kështu, sepse është drejtuar vetëm Vuçiqit, i cili hiqet si mbrojtës i madh i serbëve, ndërkohë që po shet gjithçka që është serbe”.

Dragan nga Beogradi mendon se fyerjet nuk kanë vend në protestat kundër pushtetit.

“Ka plot parulla të mençura dhe me humor, këto nuk janë aspak të nevojshme”, thotë ai.

Fyerje të normalizuara

Parullat shoviniste rrallëherë shoqërohen me dënime publike.

Lutje që të mos fyhen shqiptarët dhe anëtarët e komunitetit LGBTI (lesbike, homoseksualë, biseksualë, trangjinorë, e tjera) kanë ardhur nga rrjetet sociale – nga deputeti opozitar i Frontit të Gjelbër të Majtë në Kuvendin e Serbisë, Radomir Lazoviq, dhe nga disa grupe qytetare të formuara me iniciativën e lëvizjes studentore.

“Disa nga këto parulla ngjajnë me propagandën e viteve ’90, e cila çoi në luftëra, krime dhe shkatërrime që sollën fatkeqësi për miliona njerëz”, thuhet në faqen e një grupi qytetar të komunës Stari Grad në Beograd.

Të njëjtin term fyes për shqiptarët e përdor edhe pushteti, edhe mediat proqeveritare.

Ish-ministri dhe ish-shefi i agjencisë së inteligjencës, Aleksandar Vulin, e ka përdorur shpesh publikisht, njësoj si edhe përfaqësues të tjerë të pushtetit.

Qëndrimi i Komisionares për Barazi nga viti 2015, si dhe vendimi i Gjykatës së Apelit në Beograd më 2018, që e cilësoi përdorimin e këtij termi si “gjuhë urrejtjeje”, nuk i kanë ndalur tabloidet proqeveritare, të cilët vazhdojnë ta përdorin në titujt kryesorë.

Përveç fyerjeve ndaj popullit të Kosovës, termi përdoret edhe për sulme dhe diskreditim të kritikëve të pushtetit në Serbi.

Kujt i përket tema e Kosovës?

Simbolet nacionaliste dhe mesazhet për Kosovën – pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh – janë të pranishme në të dyja anët e kordonëve policorë që ndajnë përkrahësit dhe kundërshtarët e Qeverisë.

Narrativi i luftës së viteve ’90 ishte më i zëshëm në protestën e madhe të organizuar nga studentët në qershor, në festën fetare të Vidovdanit, ndërsa thirrjet ndaj policisë “Shkoni në Kosovë” dhe “E keni tradhtuar Kosovën” dëgjohen ende edhe sot.

“Ka shumë mesazhe të tjera që mund t’i drejtohen policisë, si për shembull ‘Na mbroni’, sepse thirrje si ‘Shkoni në Kosovë’ menjëherë të kujtojnë thirrjet për luftë”, thotë sociologu Altin Boriqi.

Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në vitin 1999, pas një lufte ku u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë.

Protestë në mbështetje të serbëve në Kosovë, e mbajtur në Beograd më 11 tetor 2025.

Protestë në mbështetje të serbëve në Kosovë, e mbajtur në Beograd më 11 tetor 2025.

Trupat e viktimave shqiptare u gjetën në varreza masive në Serbi, ndërsa krimet e ushtrisë dhe policisë serbe janë vërtetuar me vendime të gjykatës ndërkombëtare në Hagë.

“Ky regjim, e as sistemi i vlerave, nuk do të shemben duke lejuar flirtimin me iracionalitetin dhe retorikën e së keqes. Harresa, edhe më pak”, thotë shkrimtari Dejan Atanackoviq.

Në të dy anët e kordonit

Ai kujton tubimet në qendër të Beogradit kur më 2 nëntor pushteti organizoi “pritjen e serbëve që ecin nga Kosova” në një kamp para Parlamentit, ndërsa protestuesit kundër Qeverisë ishin mbledhur pranë ndërtesës, ku nëna e një prej viktimave në Novi Sad hyri në grevë urie.

“Në një moment, flamuri i të ashtuquajturve ‘mosdorëzues të Kosovës’ u pa në të dyja anët e kordonit policor”, thotë Atanackoviq.

Sipas tij, kjo tregon për “bashkëpjesëmarrje në gënjeshtrën” se Kosova – e cila shpalli pavarësinë më 2008 – është ende “krahinë serbe”, siç shkruhet në Kushtetutën e Serbisë.

“Jam i bindur se politika ndaj Kosovës është një nga arsyet kryesore pse jetojmë në këtë sistem të korruptuar e kriminal. Prandaj, është e rëndësishme që të lindë një forcë politike që do të flasë për pajtim, jo për territore”, shton ai.

Në tubimin e përkrahësve të pushtetit u kënduan edhe këngë nacionaliste dhe për territore.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, falënderoi “veteranët” që po qëndrojnë në tenda para Parlamentit.

Mes tyre ka ish-anëtarë të ish-Jedinisë për Operacione Speciale, që mori pjesë në luftërat në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë.

“Këta njerëz të mrekullueshëm dhe të guximshëm dikur mbronin Serbinë me armë. Nuk e sulmuan askënd, ata e mbronin Serbinë. Sot kemi luftëra hibride dhe ata janë sërish këtu për ta mbrojtur Serbinë nga një luftë e tillë”, tha Bërnabiq.

Një mesazh të ngjashëm dha edhe ish-kryeministri dhe aktualisht lideri i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, i cili tha se serbët e Kosovës prej 26 vjetësh “ruajnë emrin dhe mbiemrin serb në territorin e pushtuar”.

“Vazhdojmë të shpresojmë”

“Vazhdojmë të shpresojmë që e kaluara do të na shërbejë si mësim”, thotë sociologu nga Presheva, Altin Boriqi, duke shtuar se të rinjtë nga jugu i Serbisë janë “më shumë vëzhgues sesa pjesëmarrës” në zhvillimet politike të vendit.

Altin Boriqi

Altin Boriqi

“Kjo është pasojë e mungesës së integrimit. Me gishta mund të numërohen organizatat serbe joqeveritare që kanë bashkëpunuar me studentët tanë”, thotë Boriqi.

Refuzimi i Beogradit për të njohur diplomat e fituara në Kosovë është një nga arsyet pse shumë prej tyre nuk e shohin të ardhmen në Serbi.

“Dikush mund të thotë se nuk do të kishin vështirësi të tilla po të kishin studiuar në Serbi. Por, duhet theksuar se, sipas statistikave zyrtare, komunat tona janë ndër më të varfrat. Për familjet me dy ose tre studentë, është shumë e vështirë, sepse universitetet në Serbi janë shumë më të shtrenjta se ato në Kosovë”, shpjegon ai.

Mosnjohja e diplomave është pengesë për punësim në Serbi, ndërsa diskriminimi dhe përfaqësimi i pamjaftueshëm në institucione janë arsye shtesë për emigrim, për të cilat paralajmërojnë përfaqësuesit politikë shqiptarë.

Ata gjithashtu tërheqin vëmendjen për pasivizimin e adresave – fshirjen e paligjshme të qytetarëve shqiptarë nga regjistrat e adresave të banimit në Serbi, çka u mohon atyre të drejtat bazike.

Për këtë praktikë ka raportuar disa herë edhe Komisioni Evropian.

Radio Evropa e Lirë

Atje kuptova diçka të madhe” – Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin: Ose vete unë si hajdut në burg, ose ai si mashtrues

 

Në intervistën për “Opinion”, ku Valon Ademi tregoi versionin e tij për aeroportin e Vlorës, ai zbuloi momentin e prishjes së raporteve me Behgjet Pacollin. Ademi thotë se marrëdhënia u thye në maj të këtij viti prej një projekti në Libi.

Blendi Fevziu: Kur ka ndodhur thyerja juaj? Në cilën kohë? Kur doli çështja e aksioneve? Më herët, më vonë?

Valon Ademi: Unë me z. Pacolli u prisha në maj të këtij viti.

Blendi Fevziu: Pse?

Valon Ademi: Është ai projekti në Bengazi, i Libisë. Atje bëri një veprim Behgjet Pacolli. Unë nga atje kuptova diçka të madhe. Behgjet Pacolli merr në telefon njeriun tim atje dhe më thotë do të dalësh ti te kompania ime.

Ademi pretendon se ky ishte një skenar, teksa shton: “A e kupton ti ku shkova unë me z. Pacolli? Unë kam shkuar e kam takuar në Lugano pasi ishte sëmurë, unë në makinë me të, ai fillo qaj dy orë në makinë duke thënë që të gjithë ma bëjnë të padrejtë dhe unë i besoja, kaq është shumë e thjeshtë!”

***

Ose unë si hajdut në burg, ose…

Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, dy ortakët për aeroportin e Vlorës janë ankimuar në Prokurorinë e Tiranës lidhur me çështjen. Ademi thotë se ka një pritshmëri nga prokuroria.

Blendi Fevziu: Çfarë prisni nga prokuroria?

Valon Ademi: Nga prokuroria ose duhet të shkoj unë si hajdut në burg, ose duhet të shkojë ai si mashtrues.

Blendi Fevziu: Por mund të zgjidhet edhe pa burg kjo, bini dakord, ndani aksionet në bazë të investimit.

Valon Ademi: Ah, nëse prokuroria shqiptare merret me bie dakord ai, në rregull.

Blendi Fevziu: Ti pret o ai, o ti.

Valon Ademi: Unë e kam kallëzuar Behgjet Pacollin në prokurori për mashtrues. Ai më ka kallëzuar, kundërpadi, pra në këto kushte ose do të duhet të përgjigjem unë penalisht për vjedhje, mashtrim, ku e di unë, ose duhet të përgjigjet ai për mashtrim.

Por, Ademi thekson se ka një mënyrë që mes tij e Pacollit marrëdhënia të funksionojë.

Valon Ademi: Absolutisht ka vend që unë të vazhdoj të funksionoj me z. Pacolli. Ka vend, por me Compartment Berninën, kurrë.

Blendi Fevziu: Po me Pacollin ka vend.

Valon Ademi: Por s’është më i shkreti, iku.

Sa i takon këtij konflikti mes aksionerësh që ka përfunduar në dyert e Prokurorisë, është diskutuar në “Opinion” , edhe më 20 tetor. Kompania Mabco Constructions SA, e përfaqësuar nga Behgjet Pacolli, e cila ka aktualisht të regjistruara 98% të aksioneve, pretendohet se ka marrë kredi nga një grup i panjohur, që në kushtet e kontratës merr në dorë Aeroportin e Vlorës.

Pse ikën turqit? Valon Ademi e thotë prerë: Nuk donin të investonin

Një nga pikat ku ai u ndal gjatë intervistës me Blendi Fevziun ishte largimi i aksionerëve turq. Sipas Ademit, ata nuk donin të investonin, çka u bë e qartë edhe në një mbledhje të asamblesë të thirrur prej tij.

Blendi Fevziu: Një nga problemet e tjera ishte largimi i turqve. Pse ikën turqit?

Valon Ademi: Unë isha dëshmitar sepse thirra një mbledhje të aksionerëve Blendi sepse nuk po investonte asnjëri nga ata, ndërkohë që ne do të duhej të fillonim punën. Ministria na bënte presion vazhdoni punën, këta jo po do të shikojmë ne, do të bëjmë ne, ndërkohë që unë kisha sjellë makineritë, stafin.

Blendi Fevziu: Po pse ikën turqit?

Valon Ademi: Nuk donin të investonin.

Blendi Fevziu: Pse kishin hyrë në kompani kur s’donin të investonin?

Valon Ademi: Nuk di ta them.

Blendi Fevziu: Kjo është ajo pika e errët e turqve që tregon që këta realisht kanë ardhur për të marrë ato lekët dhe ikën. Erdhën, kishin edhe një lidhje me spitalin e Fierit…

Valon Ademi: Cilat lekë?

Blendi Fevziu: 3 milionë euro.

Valon Ademi: Kush ia dha këto 3 milionë euro, z. Pacolli?

Blendi Fevziu: Po.

Valon Ademi: Nga ia dha?

Blendi Fevziu: Nuk e di nga ia ka dhënë. Kompania turke është larguar pasi ka marrë një shumë dhe nuk ka bërë asnjë ditë punë dhe nuk ka derdhur asnjë lek që tregon që ka qenë fiktive se po të donte të operonte me aeroportin siç kërkonte në bazë të koncensionit, kompania do të qëndronte dhe do të administronte koncensionin.

Valon Ademi: Llafet e Pacollit e bëjnë fiktiv turkun, ndërkohë që dokumentacioni, letrat, thonë që turkut iu blenë 4 mijë euro aksione.

Blendi Fevziu: Ato janë aksionet nominale.

Valon Ademi: O Blendi, a e kupton që në vitin 2021 nuk donin të të jepnin as banka, nuk donin të të shikonin njerëzit, çfarë janë këta budallenj që investojnë në aeroportin e Vlorës?

Blendi Fevziu: Pse ikën turqit?

Valon Ademi: Se ndoshta kishin frikë, ndoshta s’kishin lekë. Nuk e di. Por në mbledhje të asamblesë, e thirrur nga unë, përfaqësuesi i kompanisë YDA thotë ne nuk mund të investojmë në këtë projekt. Kaq, shumë e thjeshtë.

“O vëlla, e ka shit o Blendi” – Ademi: Aeroporti i Vlorës është marrë me dhunë!

Biznesmeni Valon Ademi pretendon se ka investuar në projektin për aeroportin e Vlorës, që në ditën e parë. Ai deklaroi se “kompania turke YDA Group dhe ajo e Behgjet Pacollit (Mabetex) kishin frikë të investonin”.

“Investimi në atë projekt ka nisur që nga dita e parë, këtu edhe garancinë e kontratës e kam paguar unë. Aviacioni në vitin 2021 ishte në një krizë, që kujtdo t’i thoje që do investoj, të shikonin si budalla. Ata (Pacolli dhe kompania turke) nuk e donin këtë projekt. Madje kishin frikë sepse kishte rrisqe të larta”, tregoi Ademi.

“Unë kam të gjithë dokumentacionin, faturat, librat ndërtimorë, sepse aty nuk është Netflix, është një kompani që ka investuar afërsisht 25 milion euro, kryesisht në infrastrukturën e pistës me aksesorët rreth e rrotull”, u shpreh ai…

Po kush e garantoi kredinë?

“Garantuam ne me çfarëdo që kemi dhe u kërkua një kolateral shtesë tranzitor deri në përfundim të ndërtimit, për t’u siguruar banka që lekët do shkojnë te aeroporti. Të 56 milionët janë investuar te aeroporti. Ai ka problem, se unë s’kam as te kredia problem.”

Sipas Ademit, aeroporti i Vlorës do të hapet më 1 mars 2026, pavarësisht se situata duket tejet komplekse.

“Do e hapim në 1 mars. Do ulim avionin dhe do vazhdojmë operimet. Ne s’shesim bileta, e di çfarë kërkese ka Blendi?! Të hatashme, nga të gjitha kompanitë! Wizz Air, Ryanair, këto kompanitë low cost.”

Pse e denoncoi Pacollin në Prokurori?

“Mashtrim! O Blendi shitja e aeroportit o vëlla, e ka shit o Blendi”, u përgjigj Ademi.

Sipas tij, Pacolli e ka shitur aeroportin e Vlorës.

“Kontrata e Delpho nuk është kontratë kredie, por marrje me dhunë! Problemi është kontrata e shitjes, marrje me dhunë e aeroportit. Ore nuk do e marrin! Kur lexon kontratën thua ore kush është ky njeri që merr këtë lloj borxhi?! Compartment Bernina nuk e di njeri se kush është, ai do marrë aeroportin. Inshallah nuk janë rusë, se do dalë edhe tradhtar, deri këtu është në nivelin e mashtrimit. Po na doli rusi, do dalë edhe tradhtar ky. Delpho nuk është bankë!”, tha Ademi.

Vizita – Takimi Rama-Meloni/ ‘Shuplaka’ e gazetës italiane: Narkoshteti shqiptar shpërblehet me paratë e italianëve Nga Nello Trocchia, DOMANI

Pas marrëveshjes së nënshkruar midis Italisë dhe Shqipërisë, me një vlerë prej gati një miliard euro, për menaxhimin e emigrantëve, kryeministri shqiptar, Edi Rama, kthehet në Romë për t’u takuar me Giorgia Melonin.

Kryeministrja kishte premtuar, me një ton të prerë, se qendrat për emigrantët, të ndërtuara në tokën shqiptare, “do të funksionojnë”, por ai model ka dështuar.

Nuk është vetëm çështja e efektivitetit, për të cilën ‘Domani’ mund të zbulojë anomali të reja midis agjentëve të riatdhesuar dhe strehimeve të papërshtatshme, por edhe një temë në pjesën më të madhe të heshtur, ajo që lidhet me krimin e organizuar në atë vend.

Në heshtje shtrohet një pyetje: kujt i kemi dhënë 100 milionë euro para publike (të destinuara për mbikëqyrjen e jashtme)? Me cilin vend kemi nënshkruar një marrëveshje prej gati një miliard euro (parashikohet një shpenzim minimal prej 650 milionë euro), për pesë vjet?

Kundërshtarët e qeverisë ‘Rama’, vëzhgues ndërkombëtarë, një pjesë e së djathtës italiane, e kanë quajtur në të kaluarën e afërt Shqipërinë një narkoshtet.

A është ky përkufizim një ekzagjerim?

“Jo, përkundrazi. Grupet shqiptare filluan të trafikojnë marijuanë për të kaluar më pas te heroina, falë marrëdhënieve me mafian turke, dhe në fund te kokaina, për të cilën janë bërë ndërmjetës ndërkombëtarë. Të ardhurat nga këto veprimtari u dhanë grupeve shqiptare më shumë fuqi ekonomike dhe politike, të cilat kanë shumë ngjashmëri me ‘Ndranghetën, që nga familjarizmi deri te kodet e rrepta të sjelljes, të bazuara mbi besën, ndjenjën e nderit dhe të fjalës së dhënë, nga aftësia për t’u infiltruar në indin ekonomik-financiar deri te ndikimi në sektorin politik-administrativ”.

Kështu thotë prokurori i përgjithshëm i Napolit, Nicola Gratteri, i intervistuar nga autori i këtij artikulli për të treguar hegjemoninë ndërkombëtare të mafias shqiptare.

Heshtja

Fjalë të thëna nga një magjistrat ekspert, në vijën e parë kundër krimit, që shtojnë pyetjet mbi nevojën për të nënshkruar një protokoll me një vend jashtë BE-së, i cili nuk ka një kuadër ligjor të përshtatshëm për të luftuar krimin e organizuar dhe, aq më tepër, nuk ka një legjislacion të aftë për të goditur akumulimin e paligjshëm të pasurive ekonomike dhe financiare.

Një çështje edhe më e rëndë, nëse merret në konsideratë ajo që ka zbuluar ‘Domani’ lidhur me një takim të konfirmuar nga DIA midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama. Ishte viti 2019. Një ngjarje, për të cilën Rama ka zgjedhur heshtjen, e cila shkaktoi një stuhi politike dhe mediatike në Shqipëri, por u errësua në Itali.

Kryeministrja e Italisë shprehet me fjalë të mëdha kundër mafies, pastaj zgjedh bashkëbisedues ndërkombëtarë, politikat e të cilëve në përballjen me pastrimin e parave, korrupsionin dhe infiltrimet gjykohen “jo të përparuara”, thotë përsëri Gratteri.

Në Villa Pamphili do të zhvillohet takimi midis Ramës dhe Melonit; është parashikuar nënshkrimi i një marrëveshjeje strategjike globale që përfshin sektorë si energjia, shëndetësia, mjedisi, mbrojtja, arsimi, inovacioni, migracioni dhe zhvillimi ekonomik.

Fotografi zyrtare, fjalë lavdëruese reciproke — edhe për të fshehur fushatën e dështuar të Shqipërisë. Një vit më parë hapeshin qendrat për emigrantët, pothuajse gjithmonë bosh, të dobësuara nga e drejta ndërkombëtare dhe të shndërruara në monumente të mëdha të shpërdorimit.

Në fakt, në një rast, makina burokratike shqiptare ka funksionuar shumë mirë. Është rasti i agjentit të riatdhesuar.

I vetmi riatdhesim? Agjenti

Në projektin e dështuar të ngritur nga qeveria italiane në anën tjetër të Adriatikut, ishte parashikuar edhe një burg me 20 vende. Një strukturë që ndodhet brenda kompleksit më të madh, i cili përfshin qendrën e ndalimit të kërkuesve të azilit dhe qendrën për riatdhesime. Destinuar për ata që, midis emigrantëve, do të kishin kryer krime në zonën e konsideruar nën juridiksionin italian.

Aktualisht është i ruajtur nga 15 agjentë të policisë së burgjeve, një e treta e kontingjentit fillestar që ishte dislokuar në Shqipëri. Por çfarë faji ka agjenti i riatdhesuar?

Dyshohej se kishte fotografuar qentë endacakë që mblidheshin, të ushqyer nga policët, pranë burgut bosh.

Kështu, pas një procedure disiplinore që u mbyll me pushim çështjeje, agjenti u dërgua përsëri në shtëpi.

Pra, riatdhesimi funksionon për ata që dyshohet se ndërveprojnë me sindikatat.

Por ka edhe diçka tjetër.

Duke iu përgjigjur një kërkese që i kishte mbërritur departamentit të policisë së burgjeve nga sindikata UIL, zbulohet një mungesë strukturore: dhomat e agjentëve duhet të jenë për një person të vetëm, përndryshe nuk janë në përputhje me parashikimet e marrëveshjes kombëtare kuadër. Dhe, çfarë ndodh në të vërtetë?

“Dhomat e dedikuara për personelin, me një sipërfaqe prej 30 metrash katrorë, strehojnë për momentin maksimumi dy persona; çdo dhomë, e pajisur me sistem klimatizimi dhe banjo përkatëse, është e kompletuar me mobiliet e parashikuara në shtojcën A të Marrëveshjes Kuadër; është e arsyeshme të theksohet se nuk është regjistruar asnjë ankesë nga personeli”, shkruan Rita Russo, aktualisht drejtoreshë e personelit, dhe më parë ofruese në Piemonte, ku nënsekretari i Drejtësisë është Andrea Delmastro Delle Vedove.

Pikërisht Russo merrej me atë rajon kur kjo gazetë ngriti çështjen e truprojës së Delmastro-s, në veçanti arsyet e zgjedhjes dhe përzgjedhjes së tij, pavarësisht moshës së avancuar. “Nuk dua absolutisht të flas”, u përgjigj ajo.

Heshtje edhe kur e pyetëm për inspektimin e brendshëm të dështuar.

Pas asaj përvoje ajo u transferua në Romë për të drejtuar personelin në departamentin që Delmastro menaxhon çdo emërim.

Dhe tani përgjigjet për strehimet e papërshtatshme duke i qetësuar të gjithë: “Askush nuk ankohet”.

Sepse nëse ankohen, i riatdhesojnë.

Magjistrati – Intervista bombastike/ Kryeprokurori Nicola Gratteri: Shqipëria është një narkoshtet, ky nuk është ekzagjerim Nga Nello Trocchia, DOMANI

“Në Londër kontrollojnë pothuajse të gjitha sheshet e shpërndarjes së drogës dhe janë protagonistë në trafikun botëror të kokainës,” – thotë prokurori i përgjithshëm i Napolit në intervistën e dhënë për gazetarin Nello Trocchia, të botuar në librin Invincibili (Rizzoli). Një hetim mbi pushtetin dhe bizneset e fshehta të mafies shqiptare.

Kam folur me disa sipërmarrës, njohës të Shqipërisë. Makinat luksoze, pallatet e mëdha, resortet — dikush e quan ‘Dubai në portat e Evropës’. Si do ta përkufizonit ju atë vend dhe nivelin e përballjes me fenomenet e korrupsionit dhe pastrimit të parave?

Sot, grupet kriminale shqiptare disponojnë kapital të jashtëzakonshëm dhe mund të mbështeten në lidhje e mbrojtje brenda institucioneve. Ato përdorin në mënyrë të vazhdueshme korrupsionin, duke shfrytëzuar teknologjitë më moderne informatike. Ndryshe nga mafiet e tjera, që nuk investojnë në vendet e origjinës, grupet kriminale shqiptare i riciklojnë të ardhurat e tyre në industri e sektorë të ndryshëm të vendit dhe janë gjithnjë e më shumë të orientuara drejt pushtimit të tregjeve të reja.

Shqipëria është bërë një lloj Eldorado e qarkullimit të parasë së gatshme. Sot, paraja në dorë mund të transferohet falë sistemeve të vjetra, por shumë efikase, si hawala, dhe mund të përdoret edhe në Evropë falë asimetrive që ekzistojnë në kufizimet e përdorimit të saj, të ndryshme nga një vend në tjetrin. Si e gjykoni sistemin ligjor të luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri?

Është një sistem që duhet përmirësuar. Nuk është në pararojë. Duhet luftuar lidhja mes krimit dhe sektorëve politikë e ekonomikë, korrupsioni, dhe duhet forcuar sistemi i sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Është e domosdoshme të garantohet izolimi i plotë i të burgosurve të rrezikshëm për të parandaluar komunikimet me jashtë, si dhe të reformohet sistemi gjyqësor për të ruajtur integritetin dhe efektivitetin e tij, duke e mbrojtur nga korrupsioni dhe ndikimet politike.

Megjithatë, diçka po ndryshon, falë ekipeve të përbashkëta hetimore. Kohët e fundit, disa trafikantë të rëndësishëm shqiptarë të drogës kanë përfunduar në burg, disa prej të cilëve kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë. Me deklaratat e bashkëpunëtorëve të parë të drejtësisë shqiptare po ngrihet niveli i hetimeve, duke dhënë rezultate të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave të pista.

Në të kaluarën e afërt, disa vëzhgues dhe ish-presidenti Sali Berisha e përkufizonin Shqipërinë si një “narkoshtet”. A është një ekzagjerim kjo?

Jo, përkundrazi. Grupet shqiptare fillimisht e nisën me trafikun e marijuanës, për të kaluar më pas te heroina, falë lidhjeve me mafien turke, dhe në fund te kokaina, në tregtinë e së cilës janë bërë ndërmjetës ndërkombëtarë. Të ardhurat nga këto veprimtari u kanë dhënë grupeve shqiptare fuqi të mëtejshme ekonomike e politike.

Ato kanë shumë ngjashmëri me ’Ndranghetën — nga strukturat familjare dhe kodet e rrepta të sjelljes, të bazuara te besa, ndjenja e nderit dhe e fjalës së dhënë, deri te aftësia për t’u infiltruar në industritë ekonomiko-financiare dhe për të ndikuar në sektorin politik e administrativ.

Ndër protagonistët e librit tim janë trafikantët e drogës: disa planifikojnë vrasje nga burgu, drejtojnë trafikun dhe urdhërojnë hakmarrje. Çfarë roli ka mafia shqiptare në Evropë?

Është shumë e fuqishme. Është e pranishme në portet e Roterdamit, Anversës dhe Hamburgut; administron pjesën më të madhe të kokainës që shitet në Evropë dhe kontrollon pothuajse të gjitha pikat e shpërndarjes në Londër. Është një nga organizatat kriminale që po rrit me ritme të jashtëzakonshme peshën e saj në nivel ndërkombëtar, duke konsoliduar kontrollin mbi rrugët e trafikut – veçanërisht në sektorin e drogës, prostitucionit dhe armëve.

Falë një strukture shumë të mbyllur dhe lidhjeve sinergjike me grupe të tjera transnacionale, klanet shqiptare kanë arritur të depërtojnë në tregje të ndryshme legale dhe ilegale, duke e rritur ndikimin e tyre jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe në rajone të tjera të botës.

Sa përqind të lëndëve narkotike që hyjnë në Itali arrijnë t’i kapin autoritetet?

Është e vështirë të përcaktohet me saktësi, por përqindja e drogës së sekuestruar nuk duhet të kalojë 10–15 për qind të totalit.

Çfarë marrëdhëniesh ka mafia shqiptare me mafiet italiane?

Është bërë partnere tregtare e ’Ndranghetës, falë së cilës ka arritur të vendoset në Amerikën Latine, veçanërisht në Ekuador, Kolumbi dhe Brazil. Ajo ka marrëdhënie me organizatat kryesore kriminale transnacionale që veprojnë në Evropë, Amerikën e Veriut e të Jugut, dhe po e drejton gjithnjë e më shumë vëmendjen drejt tregjeve aziatike e australiane.

Shifrat janë të qarta: në Evropë konfiskohet më pak se 2% e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme. Pjesa tjetër futet me një lehtësi të habitshme në ekonominë ligjore. Duhet bërë më shumë, duke unifikuar strategjitë e luftës kundër krimit dhe duke ndjekur ndërmjetësit që ndihmojnë në pastrimin dhe riinvestimin e kapitalit mafioz.

Kur e kuptuat se mafia shqiptare po bëhej dominuese?

Të paktën që prej dhjetë vitesh. Grupet shqiptare nuk janë më ata që dikur sulmonin vilat e rajoneve të veriut. Prej kohësh janë bërë pjesë e qarkut të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke u shndërruar në një fuqi ekonomike e financiare — siç dëshmojnë investimet në Shqipëri që po ndryshojnë fytyrën e qyteteve si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Vlora.

Në Romë, “kolona romane” e shqiptarëve ka vrarë, ka trafikuar drogë, ka torturuar, ka futur tonelata kokaine — dhe megjithatë, nuk ka asnjë vendim për mafie. Sa pas jemi, në planin gjyqësor, në luftën kundër krimit të organizuar?

Jemi shumë pas, sidomos në përballjen me mafiet jo autoktone, të cilat vazhdojnë të nënvlerësohen. Në rastin e grupeve shqiptare, ato kanë të gjitha karakteristikat e mafieve italiane: nga kontrolli i territorit – sidomos në rajonet e qendrës e veriut të Italisë – deri te aftësia për të ofruar “shërbime”, siguri dhe mbrojtje.

Përveç mbështetjes që marrin, ato përfitojnë nga bashkëpunimi i heshtur dhe lidhjet e forta me sipërmarrës, politikanë dhe profesionistë, duke ndërtuar një rrjet ndikimi që përhapet nga Tirana deri në Londër e Amerikën Latine.


Send this to a friend