Mbi 1.5 milion besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Mekë për nisjen e Haxhit, një prej pesë shtyllave të Islamit.
Pamjet që vijnë nga Xhamia e Madhe tregojnë turma gjigante pelegrinësh teksa kryejnë Tawaf-in, ritualin ku besimtarët rrotullohen shtatë herë rreth Qabes, strukturës së shenjtë në zemër të Mekës. Kjo është një praktikë e vendosur nga Profeti Muhamed si shenjë bindjeje ndaj Zotit.
Ky ritual simbolizon dorëzimin e plotë ndaj Allahut dhe unitetin mes të gjithë besimtarëve, pasi të gjithë lëvizin së bashku rreth të njëjtës pikë qendrore. Pamjet me dron dhe momentet e lutjeve masive janë bërë virale edhe në rrjet, duke treguar atmosferën mbresëlënëse nga ky ritual.
Meka konsiderohet vendlindja e Islamit dhe profetit Muhamed. Ajo njihet si qyteti më i shenjtë i fesë myslimane. syri.net