VOAL

VOAL

Padi penale kundër deputetes gjermane për shkak të postimit racist

January 2, 2018

Komentet

Peter Magyar mban premtimin- Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit në 8 vjet, bllokohet rikthimi i mundshëm i Viktor Orban

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një amendament kushtetues që kufizon mandatin e kryeministrit në maksimumi tetë vjet, një ndryshim që praktikisht i mbyll rrugën rikthimit në pushtet ish-kryeministrit Viktor Orban.

Amendamenti u miratua të hënën me një shumicë të gjerë votash, pavarësisht kundërshtimit të partisë së Orbanit, Fidesz. Në favor votuan 150 deputetë, ndërsa 50 votuan kundër dhe gjashtë abstenuan.

Ndryshimi kushtetues ishte një nga premtimet kryesore elektorale të partisë Tisza, të drejtuar nga kryeministri Peter Magyar, e cila fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të prillit, duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Orbanit.

Reforma e sistemit politik përbën një nga ndryshimet më të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria e re, e cila synon gjithashtu përmirësimin e marrëdhënieve të Budapestit me Bashkimin Evropian. gsh

PDE / EDP – Demokratët Europianë: Rama dëgjoji protestat në rrugë!

PDE / EDP – Demokratët Europianë:

Mbrëmë, sheshet e Shqipërisë u mbushën përsëri: qytetarët u mobilizuan për të mbrojtur tokën e mbrojtur, transparencën dhe llogaridhënien publike nga marrëveshjet e errëta të zhvillimit luksoz. Kjo nuk është “anti-progres”. Është demokracia që po bën punën e saj. Dhe Edi Rama duhet të dëgjojë me kujdes: Europa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si një monedhë negociuese ose institucionet si një banak privat. Nëse Shqipëria dëshiron Europën, duhet të zgjedhë të drejtat mbi rrugët e shkurtra, qytetarët mbi betonin dhe sundimin e ligjit mbi pushtetin.

 

Kryeministri Kurti zhvilloi takim bilateral me kancelarin e Austrisë, Stocker

Vjenë, 9 qershor 2026
Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim bilateral nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.
Kryeministri në detyrë Kurti shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës që nga vitet e ’90-ta, pastaj në shtet ndërtim dhe në rrugën evropiane, e po ashtu për kontributin në kuadër të KFOR-it.
Teksa vlerësoi mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës të shprehur në Komitetin e Ministrave, në Kishinau në maj të vitit 2026, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Ai nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga Austria dhe rolit të saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Kryeministri në detyrë Kurti tha se mirëpret deklaratën e kancelarit Stocker në Tivat, se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor. Pasi tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj të anëtarësimit, kryeministri në detyrë Kurti foli për rëndësinë që BE-ja të përgjigjet me dhënien e statusit të shtetit kandidat dhe hapjen e negociatave.
Në takim u bisedua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomik e tregtar, investimet dhe rolin e rëndësishëm të mërgatës, energjinë dhe transformimin digjital. Ndërsa, u diskutua edhe për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin rajonal.
Kryeministri në detyrë Kurti uroi Austrinë për zgjedhjen anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027-2028, ndërkaq pranoi urime për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

“I kemi ngritur edhe më parë shqetësimet” KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

BRUKSEL- Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier ka folur lidhur me projektin e Zvërnecit, i cili ka shkaktuar protesta masive në vendin tonë. Në një deklaratë, Mercier bëri të ditur se shqetësimet e KE në lidhje me këtë projekt i janë përcjellë Ministrit të Mjedisit, i cili njoftoi më pas se punimet janë pezulluar.

Mercier tha se janë ngritur edhe më herët shqetësime për projektin, teksa theksoi se çështja e ndikimeve mjedisore të investimeve strategjike, veçanërisht në zonat e mbrojtura, është përmendur edhe në raportet e zgjerimit të BE-së për Shqipërinë. Zëdhënësi i KE theksoi më tej se janë në dijeni që projekti është subjekt i hetimeve të vazhdueshme nga SPAK, të cilat shtrihen përtej aspektit mjedisor.

Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zëdhënësi tha në kuadër të pikave referuese për mbylljen e Kapitullit 27 për Mjedisin, Shqipëria duhet të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me atë të BE-së, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Habitatet, si dhe të heqë dorë nga legjislacioni i vitit 2015 për investimet strategjike.  Po ashtu, sipas Mercier, Shqipëria duhet të dëshmojë kapacitetet e saj për menaxhimin e zonave të ardhshme Natura 2000, duke garantuar masa efektive për ruajtjen e habitateve dhe specieve të mbrojtura.

“Pra, siç thashë, ne i kemi shprehur shqetësimet tona Ministrit të Mjedisit, i cili u angazhua se punimet e ndërtimit janë pezulluar dhe se do të kryhet një vlerësim ndikimi në këto projekte. Kështu që pritshmëritë tona këtu janë që ky vlerësim të bëhet në mënyrë transparente. ​Mbi këtë çështje, ajo që mund të them është se Komisioni po ndjek nga afër zhvillimet në peizazhin e mbrojtur Pishë Poro-Nartë. Ne tashmë i kemi shprehur shqetësimet tona Ministrit të Mjedisit për mangësitë e mundshme të këtij projekti. Pra, Ministri u angazhua se punimet e ndërtimit janë pezulluar dhe se do të kryhet një vlerësim gjithëpërfshirës i ndikimit në mjedis për projektin, në konsultim me shoqërinë civile.

​Gjithashtu, ne e dimë se projekti është gjithashtu subjekt i hetimeve të vazhdueshme nga SPAK që shtrihen përtej shqetësimeve mjedisore. Pra, ju po pyesnit nëse i kemi shprehur tashmë shqetësimet tona. Siç thashë, ne kemi biseduar tashmë me Ministrin, por më lejoni të theksoj se në fakt shqetësimet nuk janë të reja. Ishte përmendur tashmë në raportin tonë të zgjerimit se zgjatja e përsëritur e ligjit për investimet strategjike vazhdonte të ngrinte shqetësime për ndikimet e mundshme mjedisore, dhe specifikisht në zonat e mbrojtura.

​Pra, kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit, më lejoni gjithashtu të kujtoj se si pjesë e pikës referuese përmbyllëse për Kapitullin 27 mbi Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike, nga Shqipëria pritet të rreshtohet plotësisht me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, duke përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Habitatet, si dhe duhet të ndërpresë legjislacionin e vitit 2015 për investimet strategjike.

​Përveç kësaj, për të mbyllur gjithashtu Kapitullin 27 për mjedisin, siç sapo përmenda, Shqipëria duhet të demonstrojë kapacitetin e saj për të menaxhuar zonat e ardhshme Natura 2000, duke përfshirë masat e ruajtjes, dhe për të mbrojtur habitatet dhe llojet e specieve. Së fundi, më lejoni të theksoj se Shqipëria duhet të abstenojë nga veprimet që mund të cenojnë përmbushjen e pikës referuese përmbyllëse, dhe ne presim që autoritetet shqiptare të veprojnë”, tha zëdhënësi./Dosja.al

BE: Zgjedhjet në Kosovë hapin rrugën për tejkalimin e bllokadës politike

Radio Evropa e Lirë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë krijojnë mundësinë për t’i dhënë fund më shumë se një viti bllokade politike.

Sipas saj, tani u takon liderëve politikë që të veprojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar funksionalizimin e institucioneve.

“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti ngërçi politik. Liderët politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë”, shkroi Kallas në platformën X.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 7 qershor, me një pjesëmarrje prej rreth 35% të trupës elektorale.

Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e nxorën partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje, të parën – me 42.91% të votave.

Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës me 21.08%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17% dhe Lista Serbe me 6.17%.

Pas shpalljes së fitores, Kurti e la të hapur mundësinë për bisedime dhe bashkëpunime me partitë e tjera.

Kallas theksoi, gjithashtu, se përparimi në dialogun Kosovë–Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve mbetet thelbësor për avancimin e Kosovës në rrugën evropiane.

Më herët, edhe komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, uroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, për fitoren në zgjedhje, duke theksuar njëkohësisht nevojën për bashkëpunim mes forcave politike.

“Që Kosova të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike duhet tani të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, shkroi Kos në platformën X.

Ajo shtoi se mezi pret të vizitojë Kosovën për të intensifikuar punën rreth integrimit evropian dhe vazhdimin e mbështetjes përmes Planit të Rritjes të BE-së.

Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri – çfarë çoi automatikisht në shpërndarjen e institucionit ligjvënës.

Ato ishin zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër palë zgjedhjesh të parakohshme më 28 dhjetor.

Zgjedhjet e para nuk arritën të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i siguruan Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51% të votave, nuk sollën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

“Mbro natyrën, sa je në kohë” Delegacioni i BE në Tiranë mesazh Ramës: Kënga e një shpendi është më shumë se tingull!

Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë. Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë. Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme. Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë. Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë.

 

Kos uron Kurtin, kërkon kompromis politik në Kosovë pas zgjedhjeve

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë më 15 maj.

 

Radio Evropa e Lirë

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, uroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, duke theksuar njëkohësisht nevojën për bashkëpunim mes forcave politike.

“Që Kosova të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike duhet tani të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, shkroi Kos në platformën X.

Ajo shtoi se mezi pret të vizitojë Kosovën për të intensifikuar punën rreth integrimit evropian dhe vazhdimin e mbështetjes përmes Planit të Rritjes të BE-së.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën m 7 qershor, me një pjesëmarrje prej rreth 35% të trupës elektorale.

Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e nxorën partinë e Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje, të parën – me 42.91% të votave.

Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës me 21.08%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17% dhe Lista Serbe me 6.17%.

Pas shpalljes së fitores, Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, e la të hapur mundësinë për bisedime dhe bashkëpunime me partitë e tjera.

Zgjedhjet e 7 qershorit u mbajtën pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri – çfarë çoi automatikisht në shpërndarjen e institucionit ligjvënës.

Ato ishin zgjedhjet e treta brenda më pak se një viti e gjysmë, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe një tjetër palë zgjedhjesh të parakohshme më 28 dhjetor.

Zgjedhjet e para nuk arritën të prodhojnë qeveri, ndërsa të dytat, ndonëse i siguruan Lëvizjes Vetëvendosje mbi 51% të votave, nuk sollën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Dy Motra Ljubava dhe Vira. Dymbëdhjetë dhe Shtatëmbëdhjetë. Të Varrosura Së Bashku në Kiev Sot

Dy Motra. Dymbëdhjetë dhe Shtatëmbëdhjetë. Të Varrosura Së Bashku në Kiev Sot.

Ljubava ishte 12 vjeç. Vira ishte 17.

Këtë mëngjes ato u varrosën krah për krah në Kiev, të vrarë së bashku me 22 të tjera kur një raketë ruse goditi ndërtesën e banimit ku jetonin.

Babai i tyre, Yevhen Yakovlev, u vra në luftime në vitin 2023 duke mbrojtur Ukrainën.

Ai nuk u kthye kurrë në shtëpi.

Tani nëna e saj ka humbur burrin, vajzat dhe shtëpinë e saj.

Një familje. E zhdukur plotësisht.

Kur flasim për sulme me raketa në ndërtesa banimi, po flasim për këtë.

Jo për infrastrukturën. Statistikat e emergjencës.

Familjet. Fëmijë që kishin emra, mosha, të ardhme.

Një nënë që tani nuk ka asnjë prej tyre.

Rusia nuk godet aksidentalisht ndërtesat e apartamenteve.

Ajo i shënjestron ato.

Kujtoni Ljubavën dhe Virën.

Hungaria planifikon taksë të re për oligarkët- Qeveria e Magyar pritet të njoftojë detajet e ligjit

Qeveria e re e Hungarisë planifikon të ristrukturojë regjimin e saj tatimor duke futur një taksë mbi pasurinë që synon çmontimin e rrjetit ekonomik të oligarkëve të krijuar nën ish-kryeministrin Viktor Orban, raporton The Guardian.

Masa synon individët që mbajnë asete që tejkalojnë 1 miliard forintë ose 2.8 milion euro, duke aplikuar një taksë vjetore prej 1 për qind mbi pjesën e pasurive mbi këtë prag.

Ministri i Financave Andras Karman premtoi të japë detaje të mëtejshme në lidhje me kete takse deri më 5 qershor. Manjati i reklamave Balasy Gyula, një nga përfituesit e shquar të kontratave publike gjatë epokës së Orban, kohët e fundit ia dorëzoi shtetit kompanitë e tij dhe një pjesë të kursimeve të tij private nëpërmjet një akti të noterizuar.

“Në situatën aktuale, nuk mendoj se grupi ynë i kompanive ka të ardhme”, deklaroi ai. Kryeministri Peter Magyar, partia Tisza e të cilit siguroi shumicën prej dy të tretash në parlament, njoftoi iniciativën në mediat sociale. “jo një ndëshkim, por një shenjë e drejtësisë sociale dhe solidaritetit në një vend funksional dhe human”, tha Peter Magyar, kryeministër i Hungarisë.

Taksa do të zbatohet për pronën, aksionet e korporatave, asetet jashtë vendit, jahtet, avionët privatë, pikturat luksoze dhe makinat sportive, duke përfshirë asetet në pronësi të bashkëshortëve dhe fëmijëve për të parandaluar shmangien e taksave. BW

Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Në fillim të qershorit, në OKB do të mbahet zgjedhja e re për disa vende në Këshillin e Sigurimit. Qeveria federale gjermane po bën përpjekje intensive që Gjermania të sigurojë një vend në forumin më të lartë OKB-së.

Më 3 qershor është momenti. Atëherë, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të zgjidhet një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Ky këshill është organi më i fuqishëm i OKB-së. Sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, ai mban “përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare”. Vendimet e këshillit janë detyruese për të gjitha shtetet anëtare të OKB-së. Ai mund të vendosë sanksione, të dërgojë misione paqeruajtëse dhe të autorizojë përdorimin e forcës ushtarake.

Këshilli i Sigurimit ka pesë anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Përveç tyre, ka edhe dhjetë anëtarë jo të përhershëm. Çdo vit, pesë prej tyre zgjidhen për një mandat dyvjeçar. Për një nga këto vende kandidon Gjermania.

Në fund të prillit, ministri i Jashtëm Johann Wadephul tha gjatë një vizite në selinë e OKB-së në Nju Jork për DW: “Do të thoja se shanset janë të mira, por është një garë dhe është demokraci. Pra, mund të fitojmë, mund të humbasim. Të dyja janë të mundshme. Ne kemi argumente të mira. Ne jemi të angazhuar në këtë botë. Jemi të angazhuar në sistemin e OKB-së.”

Gjermania donatori i dytë më i madh i sistemit të OKB-së

Ministria e Jashtme gjermane e argumenton pretendimin e saj edhe me kontributin financiar të Gjermanisë: “Si kontribuesi i dytë më i madh në sistemin e OKB-së (pas SHBA-së), Gjermania është prej më shumë se pesëdhjetë vitesh një partnere e besueshme e OKB-së.”

Megjithatë, kandidatura nuk do të jetë automatike, mendon Johannes Varwick, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Halle-s: “Për dekada, Gjermania shihej si një forcë për zgjidhje multilaterale politike dhe kishte mbështetje në shumë pjesë të botës. Tani ka shumë tema përçarëse”, thotë ai për DW, duke përmendur si shembuj konfliktin Izrael-Gaza, luftën me Iranin dhe luftën në Ukrainë. Megjithatë, në fund, argumenti financiar ka gjasa të jetë vendimtar, sipas Varwick.

Akuzë ndaj Gjermanisë për standard të dyfishtë

Por çfarë dëshiron të arrijë Gjermania me këtë vend, nëse e fiton? Në një film të shkurtër të përgatitur për kandidaturën me titull “More than a Seat” (“Më shumë se një vend”) thuhet: “Ne jemi gati të ulemi – për t’u ngritur. Për respekt, drejtësi dhe paqe.” Ministria e Jashtme shkruan: “Në Këshillin e Sigurimit, Gjermania dëshiron të vendosë theksin te parandalimi i konflikteve, zgjidhja e krizave, klima dhe siguria.”

Këto janë objektiva që në praktikë mund t’i mbështesë pothuajse çdo vend dhe prandaj ato nuk përbëjnë një tipar dallues gjerman.

Disa aspekte të kandidaturës gjermane tingëllojnë si një kundërvënie ndaj politikës së forcës së presidentit amerikan Donald Trump, për shembull kur Ministria e Jashtme kërkon një “rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla” dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare. “Sistemi i OKB-së është nën presion”, tha Wadephul në Nju Jork për DW. Por: “Unë besoj se diplomacia mbetet shumë e rëndësishme që të mos mbizotërojë e drejta e më të fortit.” Ai nuk e përmendi emrin e Donald Trump.

Edhe insistimi gjerman për të drejtën ndërkombëtare nuk është pa probleme në kontekstin e OKB-së, thotë Johannes Varwick. Disa e akuzojnë Gjermaninë për standard të dyfishtë: “Kur, për shembull, në çështjen e Gazës, ajo qëndron aq qartë në anën e Izraelit. Mendoj se në OKB kjo kuptohet, pasi Gjermania ka lidhje historike me Izraelin.” Ai i referohet Holokaustit, vrasjes së rreth gjashtë milionë hebrenjve gjatë periudhës naziste në Gjermani. Por shton: “Fakti që ajo qëndron kaq qartë në anën e agresorit – kështu e perceptojnë shumë – dhe në të njëjtën kohë në Ukrainë mban fort flamurin e së drejtës ndërkombëtare, nuk përputhet mirë.”

Reforma e Këshillit të Sigurimit duket pa shpresë

Ministri i Jashtëm Wadephul do të dëshironte që OKB-ja të bëhej përsëri një aktor më i rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Në lidhje me luftën në Ukrainë dhe atë me Iranin, ai kërkoi që OKB-ja “të bëhet qendra kryesore e diplomacisë aktuale të krizave”.

Në të dy këto luftëra dhe në shumë konflikte të tjera, OKB-ja ka mbetur më tepër pasive, kryesisht sepse një ose më shumë nga fuqitë me të drejtë vetoje janë të përfshira vetë në këto konflikte – Rusia në Ukrainë, SHBA në konfliktin me Iranin. Ato kanë bllokuar rezoluta kundër vetes, duke e paralizuar kështu këshillin.

Wadephul e sheh këtë si provë për nevojën e një reforme të Këshillit të Sigurimit, një ide që mbështetet edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Argumenti është se përbërja e këshillit, sidomos e fuqive me veto, pasqyron situatën botërore menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe jo realitetin e sotëm.

Gjermania, Japonia, Brazili dhe India kanë vite që kërkojnë secila nga një vend të përhershëm, si dhe dy vende të tjera për shtetet afrikane. Gjithashtu parashikohet shtimi i vendeve me katër ose pesë anëtarë jo të përhershëm, për t’i dhënë më shumë peshë rajoneve të nënpërfaqësuara si Afrika, Azia dhe Amerika Latine.

Por kjo nuk është realizuar kurrë dhe nuk duket e mundshme as në të ardhmen, pasi pesë fuqitë aktuale me veto duhet të pranojnë të heqin dorë nga privilegjet e tyre. Edhe Johannes Varwick i quan këto përpjekje, pavarësisht arsyetimit, “pa shpresë”.

Rëndësia në rënie e OKB-së

Pyetja është sa relevante janë ende Këshilli i Sigurimit dhe OKB-ja në përgjithësi. Instituti suedez SIPRI vuri në dukje në një raport në fund të gushtit, për shkak të rënies së fortë të misioneve paqeruajtëse dhe financimit të tyre, një “margjinalizim pothuajse të plotë” të institucioneve si OKB-ja.

Ndërkohë janë formuar grupe dhe blloqe të reja fuqie, si G20 – grupi i njëzet ekonomive më të mëdha industriale dhe në zhvillim – ose BRICS plus, ku janë bashkuar vende të rëndësishme jo-perëndimore si Kina, Rusia dhe India. Ato e anashkalojnë OKB-në.

Sipas Varwick, kjo nuk është në interes të Gjermanisë: “Forcimi i multilateralizmit klasik të OKB-së duhet të mbetet qëllimi strategjik i politikës së jashtme gjermane. Kjo është shumë e vështirë dhe kërkon përpjekje, por bota nuk do të ishte më e mirë nëse formate si G20 apo BRICS do ta zëvendësonin atë.”

Austria dhe Portugalia si konkurrentë të fortë

Gjermania ka qenë gjashtë herë anëtare e Këshillit të Sigurimit, herën e fundit në 2019/20. Për kandidaturën aktuale për periudhën 2027/28, ajo përballet me Austrinë dhe Portugalinë, të cilat gjithashtu konsiderohen me shanse të mira, sidomos pasi kandidatura gjermane u paraqit relativisht vonë. Për të pasur sukses, Gjermania ka nevojë për dy të tretat e votave të 193 shteteve anëtare.

Në intervistën për DW, Johann Wadephul i këshilloi Asamblesë së Përgjithshme: “Duhet të zgjidhet një vend që ka përvojë dhe që është i gatshëm të tregojë më shumë mirëkuptim për vendet dhe kontinentet e tjera.” Nuk është e nevojshme të thuhet se ai e sheh Gjermaninë në këtë rol. Nëse edhe shtetet e tjera do ta shohin kështu, kjo do të mësohet më 3 qershor./ DW/

Zelensky akuzon Rusinë: Po rrëmben fëmijët ukrainas dhe i stërvit për të luftuar kundër nesh

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se qeveria e tij disponon prova që Rusia ka rrëmbyer fëmijë ukrainas dhe po i stërvit ata për të luftuar kundër bashkëkombësve të tyre, një akuzë e rëndë që mund të përbëjë krim lufte sipas standardeve ndërkombëtare.

 

Në një intervistë për CBS News, Zelensky tha se kjo është hera e parë që ai e bën publike një akuzë të tillë, duke shkuar përtej pretendimeve të mëparshme për deportimin e fëmijëve ukrainas në kampe riedukimi.

“Kur këta fëmijë rriten, i dërgojnë në fushën e betejës”, deklaroi Zelensky, duke shtuar se autoritetet ukrainase disponojnë prova për këto pretendime, megjithëse nuk dha detaje mbi natyrën e tyre.

Sipas presidentit ukrainas, fëmijëve të larguar nga territoret ukrainase u mësohet të urrejnë vendin dhe popullin e tyre. “I mësojnë këta fëmijë të urrejnë vendin e tyre, të urrejnë popullin e tyre”, u shpreh ai.

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina ka dokumentuar rrëmbimin e të paktën 20 mijë fëmijëve ukrainas dhe po kërkon mbështetje ndërkombëtare për të gjetur të tjerë që dyshohet se janë transferuar në territorin rus. Panorama

Merz: Sulmi me dron në Rumani tregon gatishmërinë e Rusisë për përshkallëzim, NATO duhet të mbajë një qëndrim më të fortë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz gjithashtu iu bashkua kritikave ndaj Rusisë për sulmin me dron në një ndërtesë apartamentesh në Rumani.

Në një reagim, ai thotë se inkursioni i Rusisë tregon gatishmërinë e saj për të përshkallëzuar luftën ndaj Rusisë edhe në vende të tjera.

Sipas tij, NATO duhet të mbajë një qëndrim më të fortë në krahun lindor, duke shtuar se janë të gatshëm të mbrojnë çdo centimetër.

“Inkursioni i pamatur me dron i Rusisë në Rumani tregon edhe një herë gatishmërinë e Rusisë për të përshkallëzuar situatën.

Gjermania qëndron me aleatët tanë të NATO-s. Incidenti edhe një herë nënvizon nevojën për një qëndrim të fortë të NATO-s në krahun lindor. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të territorit të Aleatëve.”, u shpreh Merz. gsh


Send this to a friend