Partia Demokratike zhvillon sot ditën e tretë të protestës kundër qeverisë, të cilën përgjatë dy javëve të fundit e ka cilësuar edhe si ditën ku shqiptarët morën një vendim të madh, raporton “Panorama”.

E hënë 20shkurt 2017
Ora 09:53
Deputeti Aldo Bumci nga tenda e protestës i ka bërë thirrje kreut të LIBRA, Ben Blushi të mbështesë kauzën e opozitës për zgjedhjet e lira e të ndershme.
“Eshtë logjike që thirrje t’u bëhet të gjithë faktorëve parlamentarë. Thirrja e parë i drejtohet Edi Ramës, t’i hapi rrugë qeverisë teknike. Thirrja e dytë për Ilir Metën. I kanë bërë gabim llogaritë. Zgjedhjet e lira janë të paevitueshme. Ti bëjnë llogaritë, Shqipëria nuk do i nënshtrohet Edi Ramës. Protesta e të shtunës tregon se ne nuk do të nënshtrohemi. Ramës i bëhet thirrje se pas 20 vitesh në karrierë politike, ka vetëm një mënyrë, të largohet. I bëjmë thirrje çdo force politike, Zotit Blushi, PDIU-së. Nuk ka zgjidhej tjetër. Kjo është thirrje. Ti ribëjnë llogaritë”- tha Bumçi, për “News 24”.
Ora 09: 15
Nga çadrat e ngritura të Partisë Demokratike deputeti Edi Paloka është shprehur se ata nuk do të ndalen dhe se reagimet që vijnë nga mazhoranca nuk u bëjnë përshtypje.
Edi Paloka: E rëndësishme nuk është se çfarë do të vendosi mazhoranca. Ajo do të vazhdojë që ti vjedhin zgjedhjet. Ne jemi këtu për ta ndaluar këtë gjë. Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë protestës së opozitës. DW ka ngritur dhe shqetësimin se nuk do të ketë zgjedhje të lira. Ambasadori amerikan më parë kë thënë së krupe kriminale do të vjedhin zgjedhjet. Ne si opozitë nuk kemi asnjë përgjegjësisë për sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Jemi lodhur duke dëgjuar deklarata të bëra nga vetë Rama apo dhe deputetët Balla dhe Tahiri që thonë se po pengohet reforma në drejtësi dhe po pengohet procesi i integrimit. Këto janë deklarata që me falni për shprehjen vijë “sa herë që ne i kapim me brekë nëpër këmbë”. Zgjedhjet janë veçse të popullit, ndaj ne jemi këtu.
Ora 07:42
Qytetarë e militantë të PD-së kaluan një tjetër natë në çadrën e improvizuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë. Protesta hyn sot në ditën e tretë. Qëndrimi në çadër sipas oranizatorëve bëhet me turne.
Ashtu siç është parashikuar dhe vendosur nga grupi Parlamentar i PD në mbledhjen e djeshme dhe me aleatët e saj, duke nisur nga sot do të ketë përshkallëzim të protestës.
E djelë 19 Shkurt 2017
Ora 19:00 Arben Ristani, deputeti i PD ka thene se nuk do te futen ne Parlament nese nuk sigurohen zgjedhjet e lira.
“Për ne parlamenti është këtu ku ndodhen edhe qytetarët. Do vijojmë me protestë, pse duhet të ketë grevë urie?”
Ora 15:30 “Kemi një demokraci fasadë, ku shkelen përditë të drejtat e qytetarëve kemi parlament fasadë, që nuk përfaqëson as socialistë e as demokratë. Detyra jonë është t’i japim fund demokracisë fasadë dhe zgjedhjeve fasadë, që bëhen për të mbajtur në pushtet një grusht pushtetarësh që duan të mjelin Shqipërinë.
Duhet të kthejmë shpresën për një vend më të mirë. Nga ky shesh i kemi dhënë një mesazh të fuqishëm botës mbarë se shqiptarët nuk do të pranojnë më demokraci fasadë
Nuk ka kthim pas pa larguar Edi Ramën nga pushteti, qeveri teknike për zgjedhje të lira” u shpreh kreu i opozites Lulzim Basha tek cadra e protestes duke theksuar se në protestën e djeshme frika vdiq.
Ora 12:50 Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka folur sot nga çadra e protestuesve duke thene se protesta e opozites po merr mbeshtetje nderkombetare.
“Në këtë sheh, që e keni pagëzuar dje si sheshin e lirisë, demokracisë dhe shpresës së re që lind për cdo shqiptar. Po rritet nga momenti në moment mbështetja për kërkesën tonë të drejtë, për kauzën tonë të ndershme. Zgjedhje me qeveri teknike që garanton zgjedhje të lirë.
Fitorja do të jetë e juaj e çdo shqiptari. Ne nuk jemi mbledhur këtu për kauzën e PD apo të Lulzim Bashës, por për kauzën e të ardhmes së Shqipërisë dhe të fëmijëve shqiptarë. Kjo i ka dhënë një kauzë”, tha ai.
Ora 09:40 Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-se, Lulzim Basha i jane ribashkuar çadrës së protestuesve para Kryeministrisë
Ora 08:50 Deputeti Eduard Selami shfaqet per here te pare te çadra e protestuesve te PD-se para Kryeministrise. Nderkohe, deputete te tjere u jane ribashkuar protestuesve ne çader.
Komentet