VOAL

VOAL

Novela Kovid 19, dhe nje Interpretim i Mundshem Frojdik! Nga Iris Halili

May 7, 2020
blank

Komentet

blank

Një zbulim historik ballkanik- Nga SHABAN MURATI

Një pyetje naive lind me rastin e një zbulimi historik në një cep shkëmbor të gadishullit, zbulim i cili erdhi në formën e një deklarate qeveritare se “Ballkani Perëndimor nuk ka patur kurrë pozicion luftarak”.

Ju që jetoni në Ballkanin Perëndimor a mund të na tregoni se ku bie shteti dhe nga cili shtet është presidenti Sllobodan Millosheviç, i shpallur nga Gjykata e Hagës kriminel ndërkombëtar lufte, të cilët shpërthyen katër luftra të përgjakëshme kundër katër popujve joserbë në Ballkanin Perëndimor në fund të shekullit të kaluar? Ku bie shteti dhe i cilit shtet është presidenti Vuçiç, i cili vetëm vitin e fundit ka kërcënuar katër herë me luftë Kosovën?

Fshirja apo revizionimi i krimit shtetëror ndërkombëtar është zakonisht pasion i udhëheqësve të shteteve, që shkaktojnë luftra dhe agresione. Por kur këtë mision të përbuzshëm e marrin përsipër përfaqësues të kombeve viktima të luftrave, ky nuk është më revizionim i historisë. Është rivrasje e qindra mijrave të vrarëve dhe ridëbim i miliona të deportuarve nga shtëpiat dhe tokat e veta prej shtetit agresor. Është një formë e sadomazoshizmit shtetëror.

Jemi para një dëshmie të re se degradimi shtetëror, intelektual, moral dhe njerëzor ka kapur fundin.

blank

Bashkëbisedim-Z.Gëzim Peshkëpia tregon për Eqrem Peshkëpinë & listën e elitës të kombit larguar në fund të 1944 nga Shqipëria Nga Elida Buçpapaj

 

Pak kohë më parë kanali Rai Uno i Italisë dha filmin televiziv në katër mbrëmje kushtuar Gjeneral Carlo Alberto Dalla Chiesa.

Qëllimi i prodhimit të këtij filmi është që rinia ta njohë dhe ta ngulisë në kujtesë periudhën e Anni di Piombo, viteve të terrorit dhe terrorizmit të Brigatave të Kuqe, me vrasje, rrëmbime, tmerr dhe frikë, por që shteti me figura si Carlo Alberto dalla Chiesa e të rinj të përkushtuar deri në sakrifikim për të mbrojtur sistemin demokratik dhe shtetin e së drejtës, i dhanë Italisë paqen, vendit dhe qytetarëve rendin e sigurinë.

Krejt ndryshe nga ç’ka ndodhur tek ne këta 80 vjet, ku është censuruar e retushuar historia, janë fshehur krimet ose janë motivuar me akuza fallso, janë burgosur e vrarë njerëz të pafajshëm dhe gjithçka vijon të mbetet e mbuluar, duke e përdorur kohën dhe heshtjen si armë për të harruar gjithçka. Shqiparët vuajnë nga amnezia kolektive.

Ne nuk dimë cilët jemi. Për faj të politikave të këtyre 80 viteve.

Dekomunistizimi dhe denoncimi i krimeve te diktaturës, si krime kundër njerëzimit është obligim kombëtar, ndërkohë që ka qenë domosdoshmëri për establishmentin politik dhe për këdo që përfshihej në politikë që të mbetej çështje tabu.

Qendrimi ndaj diktaturës dhe krimeve të regjimit komunist duhet të përmbushet si kusht për t’i krijuar themele solide sistemit demokratik, të cilin Shqipëria nuk e ka shijuar ende, pasi tranzicioni është postdiktatura me trashëgimtarët biologjikë dhe superstrukturën e pakonvertuar. Ata kanë rrëmbyer pushtetin politik dhe ekonomik duke ua vënë zjarrin nën këmbë modelit te politikanit apo qytetarit e shqiptarit tē ndershëm. Fatkeqësit Perëndimi i mbështeti me indiferencë apo duke u kompromentuar.

Pozicionimi ndaj krimeve të diktaturës duhet të përmbushet jo për të larë hesapet, se 80 vjet persekutorër vijojnë të lajnë hesapet me viktimat e tyre, por për të çuar drejtësinë në vend.

Vetëm jetët e shkuara dëm të fëmijëve të “Armiqve të popullit” duke u trajtuar mizorisht që ne barkun e nënës, duke ua mohuar të drejtën e arsimimit dhe të perspektivës është krim i mirëfilltë kundër njerëzimit.

Shqipëria jonë po shkon definitivisht drejt një diktature të ricikluar mafioze, sepse trashegimtarët biologjikë dhe jo biologjikë te regjimit komunist nuk heqin dorë nga strategjia antikombetare e eterve të tyre, ata për 50 vjet vrisnin, burgosnin, internonin, këta prej tre dekadash shpopullojnë Shqipërinë duke e kapur shtetin në çdo qelizë.

Krimet e komunizmit establishmenti politik i ka hedhur pas krahëve për qëllime pushteti, ky establishment bashkëpunon ngushtë me nëntokën e ish Sigurimit të Shtetit edhe gjatë ketyre tre dekadave të tranzicionit.Shpesh here me ndihmën e Ambasadorëve, të cilët i përdorin sikur perdornin gjatë diktatures teserat e partisë dhe levat e Partisë së Punës.

Në vend të kujtesës, ky establishment mbjell harresën si kompromis për të zgjatur pushtetin, duke vënë në rrezik ekzistencën e vetë shtetit.

Shqipërisë së postdiktaturës po i largohet truri, ndërsa diktatura komuniste e shpopulloi Shqipërinë nga familjet e medha, nga elita kombetare, duke e asgjesuar, me qëllim që ta shuante.

Këtyre ditëve na ra në dorë lista me emrat e kokave të kombit që u larguan nga Shqipëria përmes detit në prag të vendosjes të regjimit komunist. Këto fakte mund të jenë nëpër arkiva. Edhe historianët duhet të kenë njohuri, por gjithçka mbahet në errësirë.

Këtë listë na e ofroi për botim Z.Gëzim Peshkëpia, i biri i intelektualit të shquar, financierit, poetit dhe veprimtarit të Ballit Kombëtar Manush Peshkëpia, i pushkatuar pa gjyq në mesin e 22 personaliteteve me emër, me pretekstin e bombës në ambasadën sovjetike. Manushi drejtonte emisionin letrar në Radio Tirana dhe albanologu Maksimilian Lambertz e ka renditur ne poetet e rinj të talentuar të asaj kohe duke i perkthyer dhe përfshirë ne librin e tij “Albanische Lesenbuch” dy vjersha. Z.Gëzim Peshkëpia ështe i nipi i Nexhat Peshkëpisë, mësues, publicist, botues, edhe ky personalitet i dalluar, anëtar i Ballit Kombëtar, i arratisur politik, që emigroi në SHBA nga ku nuk e rreshti kurrë veprimtarinë patriotike, antikomuniste, duke botuar gazetën Shqiptari i Lirë për gati çerek shekulli. Nexhat Peshkëpia jetoi në New York, por prej kur u sëmur në Detroid prane kushëririt të tij, Eqrem Peshkopisë, komandant i Ballit për zonën e Fierit, edhe ky i arratisur politik, familja e të cilit pasi e mori shtetësinë Amerikane në vitin 1954, iu dedikua Vatrës dhe Diellit.

Vajza e Eqrem Peshkëpisë ishte Rose Karagjozi, bashkëshortja e Ing.Agim Karagjozit, kryetarit të Vatrës.

Vetë Z.Gëzim Peshkëpia, me babë të pushkatur e xhaxha të arratisur, e filloi kalvarin e vuajtjeve në moshën 11 vjeçare kur mbeti jetim, me motrën 2 vjeç e gjysëm dhe nënën e tyre, duke përjetuar poshtrimet, internimet deri burgosjen politike. Nëna e Z.Gëzim Peshkëpia u largua nga kjo jetë në vitin 1981 ndërsa i biri vuante burgun politik. Në korrikun e vitit 1990 kur shqiptarët iu dyndën Ambasadave, Z.Gëzim Peshkëpia bashkë me familjen u vendos në Gjermani dhe për asnjë çast nuk ka ndaluar së dëshmuari të vërtetat e hidhura pa të cilat ne si komb nuk mund të ecim përpara. Një vit më parë Z.Gëzim Peshkëpia, që është edhe anëtar i Bordit të Institutit studimit të krimeve të komunizmit  ktheu dekoratën që kishte marrë nga Presidenca, kur Ilir Meta asaj kohe President i Republikës dekoroi Mehdi Bushatin, ish eksponent i Sigurimit të Shtetit.

Dekorimi i ish Sigurimsave të Shtetit në Shqipëri dhe diasporë është njolla e turpit e establishmentit politik këto tre dekada tranzicion.

***

Lufta e Dytë Botërore përfundoi duke iu garantuar lirinë vetëm një pjese të Europës ndërsa pjesa tjetër matanë Perdes së Hekurt mbeti nën thundrën e regjimeve staliniste. Më i egri, pas BRSS të Stalinit ishte ai i Enver Hoxhës, regjim që fillimisht u mbështet edhe nga Aleatët e Perëndimit deri në momentin kur diktatori i shpalli non grata ndërsa bashkëpunëtorët e tyre qindra e qindra intelektuale shqiptarë i vrau dhe i burgosi si “armiq të popullit” e “tradhëtarë”, ndërsa familjet e tyre përjetuan të zezat.

Pikërisht në fund të 1944, kur LDB ishte në të përfunduar një pjesë e madhe e elitës shqiptare që nuk besonte se regjimi komunist do të ishte gjakatar, aq më tepër kur fillimisht ishin të pranishëm dhe Aleatët, qëndroi në Shqipëri. Dhe fati i tyre dihet që nga Bahri Omari e me rradhë, të gjitha kokat e kombit, përfshi klerin, sidomos atë katolik u shfarosën. Të gjithë ishin të arsimuar ne Perendim, të gjithë ishin kthyer të bënin Shqipërinë për t’i sherbyer vendit, të gjithë perfunduan ne burg, litar, pushkatim. Ndërsa në internim u degdisën nënat, gratë, vëllezërit e motrat bashkë me trashegimtarët e tyre, me nipat e mbesat, në katër breza.

Shteti shqiptar i molepsur nuk i dënon krimet e komunizmit dhe tre dekada pas rënies së Perdes së Hekurt, në Shqipëri ruhet status quoja nga establishmenti dhe nga nëntoka e ishSigurimsave të Shtetit, të cilet gjatë gjithë tramzicionit, si zyrtarë të lartë publikë janë Kolona e Pestë që ka shkaktuar dështimin e sistemit.

Mjerisht një segment nga viktimat e komunizmit kanë tre dekada që bashkëpunojnë me ish persekutorët në këmbim te privilegjeve dhe skeletëve në sirtarë. Nëse gjatë diktaturës bashkëpunimi i viktimave me hetuesit bëhej nën terror e kërcënime dhe ishte plotësisht i justifikuar, pas 1991 ky bashkëpunim i bën ata shkelës të ligjit.

***

Duke u kthyer tek Shqipëria e nëntorit 1944, kur një pjesë e mirë e elitës që nuk kishte iluzione dhe nuk i besonte murtajës së kuqe, që i tradhetoi në Pezë e në Mukje, vendosi të largohet nga Shqipëria. Të damkosur si “tradhëtarë” e “armiq të Popullit”, te gjithë u strehuan në Europë dhe SHBA, pra në Perëndim. Diktatura komuniste e Enver Hoxhës mbajti të njëjtin qendrim duke e konsideruar sikur Elitën shqiptare, edhe Perëndimin armik të regjimit.

Seicili prej nesh që ka jetuar gjatë diktaturës e di se çfarë do të thosh “damka” e familjes me të arratisur politik në Perëndim. Regjimi i përndoqi dhe i vrau deri atje, e megjithatë me sakrifica e mundime, ata mbijetuan, u shkolluan, u dalluan, hapën sipërmarrje dhe nuk e ndalën aktivitetin patriotik.

Kisha lexuar se Ing.Agim Karagjozi, adoleshent, i ri i Ballit Kombëtar ishte larguar nga Shqipëria përmes detit me varkë, por se si e qysh nuk dija gjë.

Historiografia shqiptare mbetet e ngujuar në tunel, po ashtu edhe arti e kinematografia shqiptare që tashmë nuk prodhojnë asgjë.

Ne të gjithë si komb nuk e njohim historinë, ne njohim vetëm emrat e shkretë të establishmentit të sotshëm dhe nomenklaturën e diktaturës, por nuk i njohim krimet e saj. Bota njeh krimet e Nazizmit dhe i dënoi. Bota njeh krimet kundër hebrejve dhe i dënoi. 100 milionë janë viktimat e diktaturave komuniste. 85 milionë viktimat gjatë LDB, 6 milionë viktimat hebreje nga Holokausti nazist.

Ndërsa, shteti shqiptar këta 30 vjet e ka rehabilituar diktaturën sepse nuk ka mbajtur një qendrim shtetëror ndaj krimeve të komunizmit si dhe ndaj persekutorëve dhe ekzekutorëve. Për të krijuar turbulli në mendjet e lodhura të shqiptarëve kur vjen puna për të dënuar monstruozitetet e diktaturës, specialistët e propagandës sockomuniste, konfondojnë qëllimisht luftën partizane me krerët kriminelë të udhëheqjes të regjimit komunist.

Megjithëse propaganda komuniste ka 80 vjet që hedh helm e vrer kundër kokave të kombit që u larguan nga vendi në prag të vendosjes të regjimit komunist, largimi i tyre motivohet për dy arsye themelore: për të evituar vëllavrasjen dhe për t’i shpëtuar spastrimeve gjakatare të udhëhequra nga Stalini i Ballkanit.

Po si e qysh u largua nga Shqipëria atë fund nëntori të 1944 një pjesë e elitës së kombit, grupi i madh i nacionalistëve, disa edhe me familjet na e tregon Gëzim Peshkëpia. Ai i ka në duart e tij dokumentat autentike, listën me emra. Faksimilet e këtij dokumenti na i dërgoi ne. Emrat në letër duken si të pērhumbura prej mjegullave të kohës. Kanë kaluar gati 80 vjet dhe për ata njerëz nuk tregon kush asgjë.

Gëzim Peshkëpia rrëfen se si Enver Hoxha i vrau miqtë, të afërmit e të njohurit e tij, ata të cilët gjatë luftës e strehuan dhe e ndihmuan financiarisht. Enver Hoxha kishte miqësi e afërsi gjaku nga ana e gruas të xhaxhait, Nexhatit dhe gjatë luftës diktatori i ardhshëm u vinte në shtëpi. Plus që ishin edhe gjirokastritë. Një natë sipas tregimeve të nënës të Gëzimit kur në shtëpinë e tyre kishte bujtur Enver Hoxha, vjen e troket në derë Eqerem Peshkëpia. Ata i bashkonte gjaku, Balli Kombëtar dhe idealet patriotike. Eqrem Peshkëpia, ndryshe nga dy vëllezërit Manush e Nexhat, që ishin të penës, ishte edhe njeri i pushkës. Atë natë për të shmangur përplasjen, Nexhati dhe Manushi e ngjisin Enver Hoxhēn lart dhe pastaj i hapin portën dhe e pritën kushëririn e tyre Eqerem Peshkëpinë, i cili duke e ditur se Enveri u shkonte dy vëllezërve në shtëpi i pyet: “A mos e keni këtu doçin e Mulla Hysenit.”

Përse  Z.Gëzim Peshkëpia  e përmend Eqrem Peshkëpinë?!

Se do të ishte pikërisht Eqerem Peshkëpia ai që organizoi largimin e mbi 120 burrave të kombit asaj nate fundvjeshte përmes detit, nga ana e Shkodrës.

Do tē ishte Eqerem Peshkëpia që pagoi njerezit për të organizuar me varkë udhëtimin drejt Italisë, ku fillimisht të gjithë u vendosën në kampet e refugjatëve.

Në atë varkë ishin Mithat Frashëri, Ali Këlcyra,  Hasan Dosti, Kadri Cakrani, Xhevat Kallajxhi, Selahudin Velaj, Ramazan Turdiu, Nexhat Peshkëpia, Agim Karagjozi… Në atë varkë ndodhej edhe patrioti Mentor Çoku me nusen e re. Vajzën e vogël, bebe, Valbona Çoku – Mirakaj që sapo kishte lindur e kishin lënë në kujdesin e gjyshërve. Me shpresë për ta marrë sa më shpejt që të ishte e mundur. Por takimi u bë i mundur  vetëm pas mbi katër dekadash…

Listën e plotë të emrave do ta sjell në anex.

Në këtë varkë ishte edhe Eqrem Peshkëpia, Nexhat Peshkëpia. Ishte edhe Manush Peshkëpia, por ai u kthye mbrapsht me merakun për familjen e tij dhe të vëllait, për t’u kujdesur për nënēn, gratë e fëmijët. Manush Peshkëpia iu shkëput grupit ndërsa Enver Hoxha, pa marrë parasysh se vëllezërit Peshkëpia e mikpritën në shtëpi, e burgosi Manush Peshkëpinë në vitin 1945, menjëherë sa mori pushtetin. Manushi bëri katër vite burg dhe doli. Por për Enver Hoxhën nuk mjaftoi. E pushkatoi pa gjyq në natën e 26 shkurtit 1951 midis 22 intelektualëve.

Më poshtë po iu sjell historinë se si Gëzim Pashkëpisë i ra në dorë lista me emrat e mbi 120 shqiptarëve, elitës të kombit që e lanë Atdheun sepse nuk u mbeti zgjidhje tjetër. Pjesa më e madhe e tyre nuk e pa më me sy për së gjalli.

Rrëfimi autentik i Gëzim Peshkëpisë:

 

“Ishte vizita ime e pare ne SHBA. Po shkoja mysafir tek shtepia e Agim Karagjozit, kryetarit të Vatrës në New York. Ai kishte per grua nje vajze peshkëpinjote, Rosen (Trendafile), bijen e Eqrem Peshkëpisë.Me Rozën kisha biseduar disa here nga Tirana para renies se komunizmit. Sapo erdha ne Gjermani u vura ne kontakt me te. Me vone si nepunes ku punoja perfitoja nje muaj e gjysem leje dhe ne kete kohe u ftova prej tyre në New York. Kisha degjuar qe nga femijeria per Eqrem Peshkëpinë, kusheririn e babait tim. Familja Peshkepia ishte tradicionalisht intelektuale, por Eqremi ishte i dhene mbas puneve bujqesore. Ai krijoi pyllin e lajthive, pune e nisur kjo nga i ati i tij, Hyseni. Eqremi e vuri ne baza agronomike kultivimin e lajthive per here te pare ne Shqiperi per te cilen pati si ndihme formimin e tij në shkollen amerikane te Harry Fultzit. Gjate luftes, Eqrem Peshkëpia kishte qene komandant i nje çete ballistesh, per te cilen dhe Mehmet Shehu ne kujtimet e tij shkruan diku “… Iu shmanga ndeshjes me çeten e Eqrem Peshkepise…” Vajza e tij Rose ishte afro moshatare me mua. Ne u konfiduam shpejt bashkë. Ajo iu thoshte shpesh te pranishmeve: ” Qe kur fola per here te pare me Gezimin ne telefon thashe me vete: Ky do te beje diçka me siguri, dhe ia doli…” Ajo kishte nje karakter te forte. Prinderit ia kishin ushqyer thelle antikomunizmin. Ajo bënte me dhembe te shtrenguar bilancin e humbjeve qe kishte pasur rrethi familjar dhe besonte se demokracia në Shqipëri do të sillte dhe duhej të sillte drejtësi… Mbas 3 javesh qendrimi ne shtepine e tyre, ajo bashke me Agimin me thane një ditë se më kishin prerë bileten e avionit New York- Detroit, ku me kishte ftuar nje jave Eqrem Peshkëpia, babai i Roze dhe vjehrri i Agim Karagjozit. Te them te drejten provova nje kenaqesi dhe padurim qe te kalonin sa me shpejt oret per te vajtur ne aeroport. Ne Detroit doli e më priti Hektori, djali i madh sepse Eqremi vete i kursente levizjet me makina ne ate qarkullim të madh. Kur arritem ne shtepi u krijua nje skene prekese qe dhe sot e kesaj e dite ende s’me hiqet nga mendja.

Sapo zbritem nga makina ne oborr tek kryet e shkalleve u shfaq nje figure si ato mitiket.

Nje burre me floke te bardha që kishte hapur krahet dhe klithi si e kane zakon gjirokastritet:

“Eeeja more ku jee! Me ka ardhur Manushi( emri i babit tim) moree…”

Ne faqet e tij rrodhen lotet… U rrenqetha. Me injektoi dhe mua lotet qe me rrodhen heshtas e nderkohe me pushtoi ne krahet e tij, unë e ndjeja denesen e tij papushim.

I biri, Hektori, ndiqte me ankth gjendjen emocionale qe s’ishte aspak e lehte per ate burre qe kishte kaluar te 80-at me nje seri operacionesh ne zemer. U ulem dhe nje cope here vetem shikonim njeri-tjetrin.

Me vone me çoi ne nje dhome, ku ishte vetem nje krevat, nje tavoline e nje biblioteke e vogel me libra te perzier ne gjuhet anglisht, shqip, frengjisht e italisht.

“Ketu lengoi Nexhati, rahmet paste”, me tha.

Shpreha deshiren te flija ne ate shtrat.

“E kam menduar, me tha, ndaj e kam pergatitur”.

U shtriva në ate shtrat e mendohesha me syte e mendjes të krijoja ndjesinë e xhaxhait tim ne ditet e fundit te jetes se tij te trazuar.

Gjate asaj jave degjova shume histori te kohes se luftes, peripecite qe kishte kaluar Eqrem Peshkëpia si komandant Balli e me vone ato te emigacionit te veshtire.

“Xha Eqrem”, i thashe, “dua te kujtoj nje ngjarje e te sigurohem nese te kujtohet akoma.”

Mua ma kishte treguar këtë histori nëna ime.

“Nje here kur ne Tirane ishte Coprifuoco, ti vjen tek ne bashke me dy shoqeruesit dhe troket tek porta.”

“Po” – mu pergjigj. “Me bie ndermend sikur te kete ndodhur sot.”

“Kur u mor vesh se po vije, në shtepinë dykateshe te vllezerve Peshkepia u be rremuje. Sepse aty ndodhej Enver Hoxha, i cili ishte kusheriri i shkalles se pare te
Feros, gruas se Nexhatit. Enveri u ngjit shkalleve perpjete, sapo degjoi emrin tēnd.

Askush në shtëpi s’ishte i sigurt nese ju e kishit vene re silueten qe levizte neper shkalle.

Kjo, apo nuhatja juaj prej kaçaku pruri zhvillimin e bisedes qe u bë me pas. Ju e kishit hequr automatikun dhe e kishit varur ne mur. Sakaq ime më dhe Fero kishin shtruar tavolinen me meze e gotat e rakise. Xhaxhai, Nexhati, qe shquhej per batuta e humor, nderkohe që ju u ulët, i ra ne sy pistoleta qe mbanit në brez dhe iu tha:

-Do pime raki apo do bejme lufte ketu?-

Ju vutë doren ne brez, e hoqët pistoletën dhe duke ia dhënë në dorë i thatë:

-Degjo Nexhat, shtepia tuaj eshte shtepia ime, nderi e turpi juaj eshte dhe imi, ndaj ju them se po ta kini ketu ate dobiçin e Mulla Halilit, dijeni se do ia hedh trute ne ere.

Babai dhe xhaxhai e kthyen me te qeshura, ndërsa xhaxha Nexhati iu tha:

-Pi raki aty o derezi se te eshte kthyer ne fiksasion dobiçi i Mulla Halilit.

Nderkohe nuk ishte çudi qe Enveri e degjonte…”

Pas historisë që i tregova Eqremi u ngrit me vrull nga tavolina dhe i ra ballit me pellembe:

“-Mos! -Mos…!” – thirri perseri. “Si more ka qene aty? -Do kisha shpetuar babane tend e nje Shqiperi te tere…”

Dhe vazhdoi: “Nuk kam ç’te them tani, te vdekurit nuk gjykohen e nuk fjaloset njeriu dot me ta. Si Nexhati e Manushi i gjore nuk jane me.”

Dhe i këputi ca te shara plot urrejtje Enverit dhe aty mu forcua bindja se Eqrem Peshkëpia ishte nga ata burra me te cilin nuk behesh shaka.

Me vone më hapi nje valixhe te vogel, ku kishte dokumenta te zverdhura, trakte te Ballit. Me dha edhe dy kaseta magnetofoni, njera me zerin e Nexhatit qe recitonte krijimet e tij dhe nje tjeter me nje fjalim qe nuk merrej vesh mire sepse ishte incizim i dobet. Po ashtu me dha dhe listen e nacionalisteve te larguar nga Shqiperia per ne Itali.”

Këtu përfundon se treguari Z.Gëzim Pashkëpia.

***

Pasi e dëgjova këtë histori kaq të dhimbëshme, i krahasoj ikjet e 1944 dhe ikjet e sodit.

A nuk është tragjike analogjia.

Atë fundnëntori të 1944 nga deti me varkë u largua nga Shqiperia ajka e kombit, pjesa e mbetur u asgjesua, ndërsa gomonet vazhdojnë e nuk ndalen së shpopulluari Shqipërinë nga djemtë e vajzat, nje brain drain i frikshëm. Gomonet në fillim nëpër Otronto ndërsa tani nëpër La Mansh.

A do të marrë fund ky shpopullim që ka nisur prej 1944 dhe nuk ndalet edhe sot pas 80 vitesh?

Ikën ajka, ikën rinia.

A do të dalim më në fund me një konkluzion?!

Diktatura komuniste u tregua e pamëshirëshme me figura e familje me kontribute shekullore në të mirë të Shqipërisë. Prej tetë dekadash Shqipëria jonë keqqeveriset, duke ua nxirë jetën shqiptarëve në mënyra të ndryshme, herë me diktaturë e herë me diktaturën e shkeljes së ligjit. Por, nuk duhet harruar thelbësorja, se janë vetë shqiptarët që ulin kokat dhe pranojnë këtë verdikt, në vend se ta bējnë Shqipërinë – Atdheun dhe shtëpinë e tyre të përbashkët, ku të jetojnë me dinjitet bij e prindër, gjyshër, mbesa e nipër, brez pas brezi.

BOX

Lista e emrave të Elitës të Shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria atë fund nëntori 1944

1. Zydi Karagjozi 2. Dervish Rexhepi 3. Hysen Prishtina 4.Ali Temali 5. Isuf Agushi. 6. Ismail Sefa 7 Dr. Kumbaro 8. Adem Hodo 9. Tajar Shaska 10.Xhelal Kreshpa 11. Neshet Kolonja 12. Ahmet Beqaj 13. Vehip Runa 14. Yzmet Lesko 5 Hasan Bosnjaku16. Xhemil Lek..(?) 17Qani Lesko 18. Sejfi Protopapa 19Agim Karagjozi 20. Bilal Topulli 21.Hasan Lepenica 22 .Nebi Lepenica 23. Hysen Sinani 24. Sami Avduli 25. Jani Dilo 26.Theodhor Papalilo 27.Qazim Emro 28.Azem Shehu 29. Gani Tafili 30. Talat Omari 31. Skender Omari 32. Enver Shaska 33.Hekuran Shaska 34. Muco Meco 35. Sabahudin Cami 36. Sadik Shaska 37. Hakim Shaska 38. Xhemil Meco 39. Galip Haxhi 40. Selahudin Velaj 41.Laze Tahiri 42.Nustret Tahiri 43. Kastriot Mara 44. Ismet Hoxha 45.Birbil Sefer 46. Qemal Mara 47. Thanas Ali 48. Memet Alemi 49. Deli Brati 50. Memet Karemani 51.Surja Shehu 52. Muhedin Haxhi 53.Qenan Hyska 54. Haki Shehaj 55. Hasan Tangjazi-Mishgjoni 56. Safet Kolonja 57. Hasan Dosti 58. Luan Dosti 59.Gasper Kici 60. Rudolf Kici 61. Nexhat Peshkepia 62. Zef Pali 63. Caush Aliu 64. Zef Logoreci 65. Dom Zefi 66. Muhamet Pali 67. Iljaz Guri 68. Emin Kopliku 69.Faik Anamali 70. Qazim Prodani 71. Karlo Harapi 72. Ruzhdi Daca 73. Mentor Coku 74.Hysni Jenisheri 75.Sali Efendia 76.Xhevat Kallajxhi 77.Musa Kranja 78. Kil Derani Xhemal Laci 80.Dule Sevrani 81. Teki Xhindi 82. Hamza Drini 83. Mazar Pustina 84. Rauf Fratari. 85. Brahim Farka 86. Astrit Sako 87. Rrapo Bineri 88.Qemal Shtino 89.Lufto Toto 90 Isuf Belishova-Hasani 91. Refat Peshtani 92.Ali Trebishti 93.Selim Zeqiri 94. Teki Lapuleci 95. Kujtim Cakrani 96. Faik Veizi 97.Niazi Atifaj 98. Gugush Gurgaj 99. Talat Karagjozi 100. Hysni Aliko 101. Vasil Andoni 102. Eqrem Telhai 103.Hysen Mavrova 104.Ali Agushi 105. Ruzhdi Meniku 106. Veniamin Deliana 107. Mustafa Maloku 108. Ramazan Turdiu 109. Rizvan Banku 110. Arif Peza 111.Seit Demneri 112. Mitat Frasheri 113. Halil Maci 114.Halil Meniku 115. Selim Damani 117. 117 117. Sulejman Meca 118. Fuat Myftiu 119. Lec Kurti.120. Hasan Kazazi 121. Eqrem Peshkopia 122. Ali Kelcyra (Klusura) 123. Kadri Cakrani124. Faik Quku 125. Mazar Sopoti

 

BOX

Skeda e Eqrem Peshkëpisë

Eqrem Peshkëpia lindi më 28 Janar 1912 në Gjirokastër
Ai është i biri i Hysen Peshkëpisë dhe Hajrie Nishanit
U arsimua në Shkollën bujqësore Amerikane në Kavajë – Tani Shkolla Harry Fultz
Dega Agronomi, mori diplomën më 1931
Ushtri – Oficer artilerie, Korçë
Martuar me Nekije Koprënckën më 1934
I përfshirë në Ballin Kombëtar – Kryetar i Përgjithshëm i Forcave të Ballit Kombëtar për Mallakastrën
Luftrat: Në Ruzhdije, Mallakastër kundër Trupave të EM Musolinit më 11,12, 13 Mars 1943
Në tendën e Qypit
Eqrem Peshkëpia bleu barkën me të cilën ikën një pjesë e mirë e Ballit Kombëtar nga Shkodra, nëntor 1944
Në Itali, në Bari më 22 Nëntor 1944, Eqrem Peshkëpia takohet me Harry Fultz –
Në Italia ai punoi me Amerikanët
Në prill 1949 vendoset me familjen në Brooklin, NY
më 1951 vendoset në Michigan
më 1953 vendoset me familjen në Dearborn, Michigan
Punoi tek General Motors nga 1951-1972
Themelon Teqenë e Bektashinjve në Taylor Mi – me Baba Rexhepin
Patën 5 fëmijë, mdis tyre Rose Karagjozin, bashkëshorten e Agim Karagjozit
Vdiq më 25 Prill 1999, në moshën 87 vjeçare

Box

Cila ishte Familja Peshkëpia treguar nga vetë Gëzim Peshkëpia

Familja Peshkepia,(Tajaraj) latifondiste zoteronte toka e shtepi ne Gjirokaster, Vlore dhe Fier por pasuria intelektuale ishte ajo me e çmuara e cila konsistonte kryesisht tek pjesa e familjes se shkeputur nga Gjirokastra dhe e vendosur ne Vlore. Bijte e saj jane arsimuar ne Vlore, Gjirokaster, Janine e Stamboll. E fillojme nga gjyshi im Tahsim Peshkepia, mjek me profesion, por i angazhuar me çeshtjen kombetare. Shquhet si anetar i rendesishem i klubit politik “Laberia”, berthama e ardhshme e qeverise se Ismail Bej Qemalit. Ne kete klub Ismail Qemali ishte President Nderi. Dr. Tahsim Peshkëpia ishte nje nga 10 anetaret me te rendesishem te ketij klubi që ishin Xhemil Vlora, Spiro J. Koleka, Av Thanas Plumbi, Elmas Kanina, Alim Risilia, Ibrahim Avdullai, Ymer Radhime,  Aristidh Rusi arketar dhe Leonidha Naci sekretar i pergjithshem. Ne vitin 1910 ndodh nje atentat ne Vlore, ku vritet nje oficer i garnizonit turk. Dr. Tahsimi ishte nje nga ata qe u arrestuan, se figuronte anetar i “dores se zeze”, formacion i klubit “Laberia”. Me nderhyrjen e Ferid Pashe Vlores, shokut te tij te rinise dhe studimeve ne Universitetin e Stambollit, denimi iu kthye nga burg ne internim ne Arabine Saudite, ne qytetin Xhide. Me vone Ferid Pashe Vlora nderhyri perseri dhe denimi i mbetur iu fal. Ne kohen kur do kthehej ne atdhe, ra nje epidemi kolere dhe Dr. Tahsimi u mobilizua si mjek i Perandorise. Ne kontakt me te semuret, ai infektohet dhe vdes e varroset po aty ne Xhide, ku nuk i dihet as varri. Ne Vlore mbeti e motra, Sabekua, nga vajzat e rralla te asaj kohe me arsim te larte dhe poliglote, qe zoteronte 6 gjuhe. Po ashtu dhe vellai i tij Talipi, qe kishte kryer studimet per jurispundence krahas bijve te tjere te kesaj familje si Azizi, qe studioi teologji dhe te drejten kanonike, po ashtu dhe Hyseni, i ati i Eqremit si dhe Pertefi. Talipi mbahet si keshilltar juridik i qeverise se Ismail Qemalit. Ne arkivin qendror te shtetit egziston nje leter derguar ne Tepelene per organizimin administrativ ku konsiderohesh ajo si krahine qe njihte juridiksionin e qeverise se Ismail Bej Qemalit. Dy djemte e Dr. Tahsimit, Nexhati dhe Manushi, bashke me te emen u vendosen ne 1930 ne Tirane; i pari profesor i matematikes ne shkollat e gjimnazit e teknike, ndersa Manushi si financier prane Bankes se Shtetit ne Tirane. Te dy te mirenjohur ne rrethet intektuale sidomos letrare, lane gjurme ne faqet e shtypit dhe ne ndonje botim periodik ku me prezent ishte Manushi ne faqet e shtypit letrar. Nexhati u aktivizua me Levizjen Nacionaliste, duke pasur nje ndikim te madh ne rinine studentore te atyre viteve. Ne shtepine e tyre sipas deshmive, iu dha dora e fundit “dekalogut” te Ballit Kombetar. Mbas marrjes se pushtetit nga ana e komunisteve, Nexhati me shume nacionaliste te tjere largohen nga Shqiperia. Nexhati pati një djalë Nandin dhe një vajzë Teftën. Nandi pati dy fëmijë, Ritvanin e Dallëndyshen. Ritvani po ashtu dy fëmijë Dritanin e Tean. Me Ballin ishin pjesemarres dhe Eqremi, komandant çete ne Fier, i cili merrej me çifligun e tij, si dhe Selaudini, djali i Talipit, i cili ishte pedagog ne shkollen tregtare te Vlores, ku u zgjodh ne fillim si kryetar i rinise se Ballit Kombetar per Vloren.

blank

Familja nga Nëna e Gëzim Peshkëpisë – Gjyshi nga nëna Sulejman Bej Vogli arrestoi Haxhi Qamilin

Mama ime vinte nga familja Kerçiku (Bargjinolli) nga Tirana. Permendim te paret e saj : Haxhi Bej Vogli (katragjyshi i mames) Mustafa Bej Vogli (Gjyshi), Sulejmani (i ati) dhe vellezerit: Shyqyriu, Hamdiu, Kadriu dhe Hajdari. Ishin familje latifondiste me toka ne periferi te Tiranes ne fshatin Babrru. Sulejmani mbasi kreu shkolle ushtarake ne Stamboll u emerua ne policine e Selanikut ku Esat Pashe Toptani ishte komisar policie. Me pas kthehet ne atdhe ku sherbeu si komisar policie ne Shijak e Tirane. Ne ate kohe Prefekti ose nenprefekti mbulonin dhe funksionin e komisarit te policise. Emerohet nen prefekt ne nenprefekturen e Tiranes njekohesisht dhe komisar policie i saj. Gjate kohes qe sherbeu ne Shijak u martua atje me vajzen e Abdulla bej Deliallisit, Hajrien, motren e vetme e kater vellezerve me te cilen pati kater djem dhe nje vajze, mamen time. Gjyshi beri emer ne arrestimin e Haxhi Qamilit. Me te kishte dhe nje “llogari personale” sepse ai i kishte djegur shtepine mbi themelet e se ciles u ndertua shtepia ku jetoj une sot. Ai dallohesh per strategjine e tij ne kesi rastesh. Ai shmangete perballjen frontale. Sulmonte si skifter me nje toge speciale te stervitur enkas prej tij. Te njejten metode ka perdorur gjate luftes se dyte boterore Otto Skorzen, i cili grabiti Musolinin me nje toge speciale qe desantoi ne Gran Sasso në Italine e veriut ku e mbanin te burgosur. Sulejman Kërçiku mbasi e dorezoi u rekomandoi ta mbanin te burgosur por ai u var ne litar kunder rekomandimit te tij. Keshtu veproi dhe kur nje fshatari nga fshati Ibe i grabiten vajzen 15 vjeçare te cilen mbas informatave shkoi per gjithe naten ne malesi dhe e liroi. Këtë vajzë me lutjen e prindërve të saj e mbajti ne shtepi me vajzen e tij dhe ajo doli nuse nga dera e tij. Ne perpjekjen me serbet, A.Zogut i kishte rene ne sy respekti i veçante i vendasve per Sulejman beun. Ahmet Zogu kur erdhi ne Tirane si kryetar qeverie i beri viziten e pare atij ne shtepi, ku njohu edhe djemte Shyqyriun e Hamdiun dhe i propozoi te bashkëpunonin por Sulejman Beu u terhoq nga veprimtaria e tij per mos u ngaterruar me pune shteterore . U terhoq ne privatesine e tij deri ne fund. U shua ne gusht te vitit 1940. Per shkak te gjendjes jo stabile te vendit dhe jetes plot peripetira ai pat bere krushqira e miqsira te cilat ishin interesante nga ana gjeografike sepse iu deshen ne situata te ndryshme. Ne Shkoder kishte familjen Begteshi, ne Mat Çelajt, ne Kruje Merliket, ne Ndroq, Kashar e fshaterat perreth Tiranes kishte miq te cilet kam arritur t’i njoh edhe une. Ne Tepelene kishte dhene nje moter tek Mullajt. Shyqyriu pati kater djem dhe nje vajze. Dy prej djemve u bene inxhiniere: Naimi, gjeodet dhe Faiku, inxh. ndertimi. Njeri djale Estrefi, njeri antikomformist vuajti 13 vjet burg politik. Dy prej djemeve Sulejman beu i dergoi ne Austri ku Kadriu mbaroi per mjekesi dhe u be nje nga dermatologet me te famshem ne Shqiperi. Gjithashtu drejtoi deri ne kohen e pensionit Katedren e Dermatologjise ne USHT. La tre femije: dy djem e nje vajze. Djali i madh Ariani mjek vdiq ne Tirane, kurse djali tjeter Arbeni, inxhinier jeton ne France . Djali i vogel i Sulejmanit, Hajdari qendroi ne Austri u martua me Prof. Dina Kerçikun. Hajdari arriti te behet dhe kryearkitekt ne bashkine e Grazit. U shuajt me 1980. Ka lene dy vajza. Hamdiu mbaroi shkollen amerikane te Fultzit dhe u martua me Fitretin te motren e Mustafa Merlika Krujes. Ishte me inteligjenti nga vellezerit, nje burre me integritet. Zoteronte nje anglishte te shkelqyer. I perkthente Zogut me pagese axhanset e New York Times. Iken nga Shqiperia me nacionalistet e fundit. Ne Amerike mbaroi nje shkolle te larte per finance-burse. Mbaroi me 1978. Ka lene tre vajza, Aferditen, Mirgjinen e Gjeraqinen qe rrojne ne Berlin me femijet e tyre. Vajza e Sulejmanit Nadiri, pati nje jete me fillim te lumtur e vazhdim cfilites. U martua me Manush Peshkepine nepunes ne Banken e shtetit me te cilin pati dy femije, një djalë e një vajzë, Gëzimin dhe Xhanfisene. Manushi u denua ne gjyqin special me 1945 me 5 vjet burg e mbasi u lirua u arrestua serisht me rastin e hedhjes se nje eksplozivi ne legaten sovjetike dhe sebashku me 21 intelektuale te tjere te pafajshem u pushkatua pa gjyq. Nadirit ju desh per vite te tëra ta ndjekë të birin Z.Gëzim Peshkëpia gjate viteve te burgut derisa u shuajt në mars të vitit 1981.

 

blank

“Demokracitë” perëndimore u bënë idiotë të dobishëm të Rusisë përmes Serbisë- Nga Aurel Dasareti*

Perëndimi e trajton Serbinë si një fëmijë të vetëm të llastuar. Vendet perëndimore ende nuk e kanë zbuluar se po bëjnë përpjekje të mëdha për të përmbushur dëshirat e pashtershme të vajzës së tyre të rritur Serbisë, duke e përkëdhelur atë jashtë masës, dhe duke i dhënë asaj gjithçka që donë të gëlltis nga tokat shqiptare, por ajo kurva është mësuar keq, nuk kënaqet kurrë.
***
Idiot i dobishëm në njëjës ose në shumës, është një shprehje e përdorur në zhargonin politik për të treguar dikë (një person apo popull) që, nëpërmjet qëndrimeve dhe veprimeve të tij, pa vetëdije (për interesa të rastit apo xhelozisë vetëvrasëse) mbështet ose ndihmon një palë të tretë që në fillim nuk kishte ndërmend ta mbështeste, ose e mbështetë për shkak të fëlliqësisë së karakterit. Idioti i dobishëm mund të manipulohet për ta bërë këtë nga pala e tretë (armiqësore për vet idiotin kokëmish), por po aq shpesh kjo mbështetje ndodh si një pasojë e paparashikuar dhe e paqëllimshme e veprimeve të idiotit të dobishëm.

Ata që përfitojnë nga idiotë të tillë të dobishëm zakonisht kanë pak ose aspak respekt për ta, faktikisht i urrejnë, por zgjedhin t’i tolerojnë (dhe herë pas here t’i ndihmojnë) sepse ata vetë përfitojnë prej saj.

Lexova për idiotësinë e radhës së “ndërmjetësuesve” ndërkombëtarë që “besojnë se nëse serbëve u jepet ajo që ata kërkojnë, serbët e Kosovës dhe Serbia do ta pranonin përfundimisht statusin e Kosovës si shtet i pavarur”. Me Serbinë brenda.

Shqiptarët duhet të mbrojnë me çdo kusht qëndrimin e tyre, jo kompromise të mëtejshme në “dialogun” me brekët e palara të Rusisë në Ballkan, Serbinë pan-sllavistë, naziste-terroriste që vazhdimisht përkëdhelet (ledhatohet) nga BE-ja dhe jo vetëm, me fjalë të ëmbla, me butësi, me përulësi e me plotë dashuri perverse – të njëanshme.

Ai që sakrifikon gjithçka për fëmijët e tij të llastuar merr dënimin e merituar.

Të huajt e BE-së që përmes “shoqatave” serbe po përpiqen ta zhdukin nga faqja e dheut kombin shqiptar (edhe pse shumica i përket komunitetit fetar mysliman – 90% janë jofetarë), le të guxojnë të krijojnë shoqata në vendet e tyre, për pakicat që i kanë në shumicë.

Nëse qeveria aktuale e Kosovës apo këta kuislingë (kriminelë) opozitarë duan patjetër të abuzojnë – thyejnë Kushtetutën e Kosovës – dhe të nënshkruajnë plehra, ata do të trajtohen nga sovrani si kriminelë dhe tradhtarë të neveritshëm të vendit; le të ikin nga vendet e tyre dhe të kërkojnë azil për tradhti në Serbi dhe Rusi.

Toka e shqiptarëve nuk lindi nga asnjë nënë tradhtarësh, ato janë një trashëgimi dhe pasuri e përgjithshme kombëtare.

Asgjë nuk është më e dëmshme për një njeri sesa mungesa e rezistencës ndaj së keqes. Shqiptarët (sovranët) do t’i rezistojnë fortë çdo tradhtie të mëtejshme, patjetër.
***
Kosova po shpërbëhet, është në shkatërrim, ndërkohë “demokratët” e mëmëdheut, të cilët në pak muaj kanë mbushur disa herë sheshin dhe rrugët e Tiranës dhe kanë demonstruar kundër regjimit monist antikombëtar, në rast të shpërbërjes së Kosovës nuk dëgjohen fare, heshtin.

Nëse shqiptarët nuk zgjohen menjëherë dhe reagojnë së bashku kundër “ndërmjetësuesve” të BE-së që janë në anën e Serbisë, kombi shqiptar nuk do të ekzistojë, sepse po sulmohet nga të gjitha anët. Nga “miqtë” dhe armiqtë e lashtë. Megjithatë, armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Ata kanë probleme me njëri-tjetrin. Ata gërmojnë varret e tyre, bëjnë vetëvrasje.

***
Vetëvrasja: Lehtësimi i të qenit i çliruar nga vetvetja.

Një sulmues vetëvrasës (kamikaz) është një person që shpërthen qëllimisht një bombë për të plagosur ose vrarë të tjerët, duke marrë në të njëjtën kohë edhe jetën e vet.

Ka më shumë njerëz të cilët bëjnë vetëvrasje me pirun sesa me çdo armë tjetër.

Njerëzit, me përjashtim të shqiptarëve, nuk bëjnë vetëvrasje dy herë.

Rreziku i madh për t’u bërë një personazh i famshëm është se ju lehtë mund të mbivlerësoni rëndësinë tuaj dhe të largoheni plotësisht nga realiteti. Atëherë bëhesh një qenie e gërditshme, e neveritshme. Në rastin më të keq, përfundoni si një psikopat skizofrenik.
***
Tradhtarë dhe gënjeshtarë në çdo hap. O tradhtarë të ndyrë të popullit dhe të vendit tuaj! Stuhi dhe bubullima do të vijnë mbi ju, të gjithë gurët e shtëpive të shkatërruara e të shpërndara do të fluturojnë mes jush dhe do godasin në çdo gjurmë të mashtrimeve tuaja.

Asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Të gjitha këto i them sepse dita e llogarisë përfundimtare e sovranit kundër kuislingëve është shumë afër, ndoshta më afër nga sa mund ta imagjinojmë. Por, siç ndodh gjithmonë kudo në shtetet e dobëta ku dominojnë mercenarët, edhe sikur të mbrohen nga pushtuesit gjakatarë-barbarë është e ndaluar nga “demokracitë” e BE-së, ndryshe, disa prej tyre, pasardhësit e të mallkuarve që për hatër dhe frikën prej Rusisë filluan copëtimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913), duke ua dhënë trojet tona hordhive pan-sllavistëve dhe grekëve të rrejshëm.

Nëse nuk bëni diçka me plagët e vjetra, ato do të vazhdojnë të rrjedhin gjak!

Disa njerëz mbajnë një ndjenjë faji të gabuar që krijon ankth dhe depresion. Të tjerëve u mungon ndjenja e fajit dhe gënjejnë për të shpëtuar veten. Ndjenja e fajit rregullon ndërveprimin tonë, por shtrembërimet bëhen patologji.

Lufta për mbijetesën tonë biologjike. Të jesh apo të mos jesh gjallë nuk është çështje kompromisi. Ose je ose nuk je. Shuma e gjallërisë së individëve është qëndrueshmëria e shoqërisë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku, përndryshe armiqtë e kudondodhur (pushtuesit e tokave) do të na varin veç e veç.

Duaje vendin tënd. Kur burrat e vërtetë veniten (rraskapiten), shoqëria prishet. Kjo është treguar gjatë gjithë historisë, sepse askush nuk mund ta mbrojë atë, është shumë më lehtë të pushtosh një komb të meshkujve të feminizuar. E ardhmja nuk u takon atyre kombeve që mbyllin sytë përpara një fatkeqësie. Të nxjerrësh në pah, të jesh i vetëdijshëm për humnerat e fshehta që përgatitën ndonjë tradhtar-kriminel i korruptuar përbën një nga detyrat e çdo atdhetari.

Errësira e përshpejtuar zbret mbi tokën shqiptare. Ndoshta ia dalim të mbijetojmë, por në horizont retë janë të errëta.

Heronjtë që vdiqën duke mbrojtur ëndrrat e miliona bashkatdhetarëve të tyre, do të jenë gjithmonë ylli ynë udhëzues.

Është detyra jonë të protestojmë të gjithë së bashku kundër atyre që dëshirojnë të keqen për Kosovën, thënë ndryshe, për zhdukjen e racës sonë.
***
Më poshtë janë disa pjesë nga letrat e mia 20 vjet më parë:

Klounët nazistë – Duke përdorur falsifikimin historik, politikanët serbë, “akademikë” etj. akoma pretendojnë se zemra e Serbisë qëndron në Kosovën shqiptare. Ne duhet t’i nxisim të gjithë serbët me mendje të njëjtë që ta kërkojnë diku në Karpate! (Serbët vijnë prej andej).

Nënë Tereza e shpëtoi jetën duke ikur nga Shkupi në Tiranë me nënën dhe vëllezërit e motrat e saj në vitet 1912-1913, gjatë luftës së shfarosjes serbe kundër shqiptarëve. Babai i saj u vra nga serbët me helm.

Para këtij holokausti, popullsia shqiptare ishte shumë më e madhe se ajo serbe, sipas shkencëtarit Boue: Serb 900 000, Shqiptarët 1.600 000. Në këtë kohë, shqiptarët ia kalonin edhe grekëve në Ballkan.

Gjenocidet që kryen serbët në ish-Jugosllavi (1992-95) kundër kroatëve dhe boshnjakëve, kundër shqiptarëve të Kosovës (1998-99), janë një përsëritje e asaj që ndodhi në Shqipëri në vitet 1912-1913. Lexoni për të në Golgota Shqiptare që është një përmbledhje letrash korrespondente luftarake të botuara në vitin 1913 nga austriaku hebre, Leo Freundlich, 20 e ca vite më parë i ribotuar nga gazetari gjerman, i ndjeri Hans Peter Rullman (botime në anglisht dhe gjermanisht). https://en.wikipedia.org/wiki/Albania%27s_Golgotha
I pyetur se çfarë kanë ndërmend të bëjnë me kroatët, lideri çetnik serb Vojislav Sheshel, bashkë-kriminel i luftës me Aleksandar Vuçiç (qentë më besnik të kryekriminelit Slobodan Milosheviç), është përgjigjur: “Do t’ua presim kokën me lugë të ndryshkur!” Kjo ishte referuar në faqen e parë të gazetës britanike The European, më 13/12/1992.

Pak para se të fillonin luftërat në ish-Jugosllavi, politikani austriak, Andreas Khol, deklaroi: “Perëndimit demokratik duhet t’i vijë turp për qëndrimin e tij oportunist ndaj trimave shqiptarë!”
Ky turp nuk është zvogëluar që atëherë. Po! Turp për ju, politikanë të Perëndimit!

Shpirti i racës sonë pellazgo-ilire duhet të na bashkojë për jetë a vdekje!

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”- Nga Frank Shkreli

Fjala është për librin, “Diktati i ADM-ve në luftën e ftohtë e pas saj”, me autor ish-Gjeneralin Asllan Bushati. botuar kohët e fundit.

Libri i ish-ushtarakut të lartë në Ushtrinë Shqiptare, Gjeneralit Asllan Bushati mbulon një subjekt për të cilin shumë pak njerëz janë të informuar, ndërsa ka më pak prej të tjerëve që dëshirojnë të dinë e të mësojnë më shumë për Armët e Dëmtimit në Masë (ADM-ve) dhe për rreezikun që paraqet ekzistenca e tyre për mabrë njerëzimin.

Por ama, është një subjekt i rëndësishëm dhe i paevitueshëm, që nuk mund të anashkalohet — edhe nëse do të donim ta injoronim një gjë të tillë, si individë dhe si shoqëri. Sepse armët bërthamore, kimike apo biologjike — duam a s’duam — janë të pranishme edhe në botën e sotëme (30-e sa vite) pas luftës së ftohtë, ndoshta dhe të më të përhapura se kurrë më parë, përfshir edhe periudhën e luftës së ftohtë, prej pothuaj gjysëm shekulli.

Armët bërthamore, biologjike e kimike “të dëmtimit në masë”, siç i cilëson atoautori — unë do preferoja t’i quaja ato Armë të Shkatërrimit në Masë, sepse të tilla janë. Mbi të gjitha, ato përbejnë një subjekt të frikëshëm e kërcënues për njerëzimin dhe për mbijetimin e këtij planeti. Si i tillë, është një çeshtje me rëndësi, që na imponohet të gjithëve kudo që jetojmë – është e doemosdoshme që si qytetarë të cilitdo vend qoftë, të lexojmë e të mësojmë më shumë për këto armë të shkatërrimit në masë e që për njerëzimin janë një rrezik real, i pranishëm dhe i përgjithmonshëm, për derisa ato nuk zhduken nga faqja e dheut, me marrveshje ndërkombëtare, për eliminimin e tyre njëherë e mirë. Një mundësi reale kjo, por aq e parealizueshme sot, siç ka qenë edhe gjatë dekadave të kaluara të luftës së ftohtë dhe më vonë. Prandaj, për autorin Bushati eliminimi i këtyre armëve vdekje-prurëse në masë, është një nevojë themeltare për njerëzimin, siç është edhe, “Njohja e përgjithëshme dhe e thelluar e ADM-ve”, që sipas tij, “do të na shtynte të mendojmë si njerëz të civilizuar të këtij globi, për një të ardhme më të mirë, më jetëgjatë, më të kulturuar, për vete dhe për breznitë e ardhshme.”

Kjo është e rëndësishme, shkruan Asllan Bushati, se mediat kombëtare dhe ndërkombëtare nga frika për të mos përhapur panik në popullsi nuk kanë njoftuar siç duhet të dhënat në lidhje me rreziqet e mundshme që vijnë nga armët e shkatërrimit në masë (ADM), qoftë në kohë lufte, por edhe nga aksidentet ose nga terrorizmi ndërkombëtar, në kohë paqeje.

Autori e shpreh shqetësimin e tij në lidhje me përdorimin e këtyre armëve, e sdiomos të armëve kimike, duke pohuar se megjithë marrveshjet ndërkombëtare dhe opinionit publik kundër përdorimit të tyre, këto armë janë përdorur, sipas tij, në disa vende të botës, përfshir ish-Jugosllavinë, ku fillimisht janë përdorur nga ushtria ish-jugosllave kundër shqiptarëve të Kosovës në vitet 1981, 1990 dhe 1991 dhe më vonë edhe kundër objekteve civile të kroatëve e boshnjakëve. Gjenerali Bushati shpreh shqetësimin e tij në librin, “Armët e Dëmtimit në Masë (ADM-ve)”, se Serbia si pasardhëse e ish-Jugosllavisë ka prodhuar gjatë viteve armë të tilla të shkatërrimit në masë, përfshir armët kimike, Autori shkruan se Serbia përben një rrezik të madh për Shqipërinë dhe për Kosoën në këtë fushë, pasi, sipas tij, Serbia posedon,”në thellësitë territorit të saj, ajo ka trupa operative-strategjike dhe një sasi të madhe raketash “Skud”, të cilat janë rrezik potencial kundër Kosovës dhe Shqipërisë.”

Në të vërtetë, shkruan Z. Bushati, ishte pikërisht Kosova si poligon e hapësirë dhe shqiptarët, si banorë të saj –ata që Serbia i shënjestroi në fillim të 1990-ave me sulme armësh kimike dhe të tjera. “…shihni pamjet telelvizive, ata (serbët) e kanë përdorur gazin helmues edhe në oborret e spitaleve”, citon autori aktivistin e të drejtave të njeriut në atë kohë, të shquarin Prof. Dr Zekeria Cana. Z. Bushati thekson se, megjithse lufta ka pushuar në ish-Jugosllavi, “fryma anti-shqiptare atje është shumëfishuar”, ndërkohë që “arsenali kimiko-ushtarak (serb), jo vetëm nuk është zvogëluar, por është shumuar e sofistikuar me ndihmën e Rusisë”, shkruan Bushati. Autori paralajmëron se kjo situatë e krijuar, “përben me të vërtetë një rrezik real për shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, por si komb. Ai i bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës, se megjithë ombrellën e NATO-s, dy shtetet shqiptare duhet të vlerësojnë gjëndjen aktuale dhe të ndërmarrin masat e nevojshme tekniko-ushtarake për të përballuar gjëndjen në hapësirat shqiptare Shqipëri-Kosovë, por përfshir edhe trojet shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut.

Autori Asllan Bushati — ish-ushtaraku i lartë në Ushtrinë Shqiptare — ka zgjedhur kohën e duhur që të shkruante dhe të botojë librin doracak, “Diktati i ADM-ve në luftën e ftohtë e pas saj” mbi rrezikun e armëve bërthamore, kimike dhe biologjike ndaj njeërzimit. Sepse një numër gjithnjë e më i madh eskpertësh të armëve bërthamore dhe të çeshtjeve strategjike ndërkombëtare – amerikanë dhe ndërkombëtarë – sidomos përball agresionit rus në Ukrainë dhe kërcnimeve të Kremlinit për të përdorur armët bërthamore në Evropë si përfundim i atij konflikti
— kanë paralajmëruar se ndoshta kurrë më parë nuk ka ekzistuar rreziku më i madh se sot, për përdorimin e armëve bërthamore të shkatërrimit në masë. Siç ve në dukje edhe autori Bushati, Lufta e Ftohtë mund të ketë marrë fund, por regjime — si Serbia dhe të tjera – janë duke rritur arsenalet e tyre të armëve bërthamore, biologjike dhe kimike, duke rrezikuar paqën dhe sigurinë rajonale e botërore, shprehet autori.

Shumë prej nesh nuk jemi të mirë informuar për këtë rrezik që vjen nga armët bërthamore, kimike dhe biologjike e me të cilin përballet njerëzimi, jo vetëm nga regjime diktatoriale por edhe nga grupe terroriste, anë e mbanë botës, që mund t’i blejnë ato armë nga shtete diktatoriale, siç mund të ketë ndodhur në të kaluarën.

Subjekti i armëve bërthamore, kimike dhe biologjike është një subjekt për të cilin unë – si shumë të tjerë — nuk jam edhe aq i mirë-informuar, duke menduar, gabimisht, se nuk do të kemi kurrë nevojë të merremi me to. Por, duke lexuar librin e Z. Bushati mësova shumë gjëra. Ashtu kam besimin se edhe lexuesit e tjerë të këtij libri do të mësojnë shumë mbi këtë subjekt, ose të pakën ky libër do të tërheq sado pak vëmendjen e tyre, qoftë edhe për një kohë të caktuar, sa për të reflektuar ndaj këtyre armëve të shkatërrimit në masë dhe për rrezikun e madh që ato përbejnë për njerzimin dhe se ato vazhdojnë të mbeten një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi ku ne jetojmë si komunitet larg trojeve tona të origjinës, por edhe për bashkëvëllëzrit tanë në trojet e veta në Ballkanin Perëndimor — Shqipërinë dhe Kosovës. Në këtë kuptim, autori Asllan Bushati, bën një shërbim të madh për lexuesin dhe për shoqërinë duke na bërë që të reflektojmë mbi rrezikshmërinë e mundësisë së një kombinimi të mundëshëm të teknogjisë moderne dhe armëve bërthamore me fanatizmin politik, fetar ose çfardo lloji tjetër. Natyrisht, se ashtu si edhe për botën tjetër, as për shqiptarët, subjekti i armëve të shkatërrimit në masë nuk është një subjekt i këndëshëm as i pëlqyeshëm, për të cilin është kollaj të bisedohet, të diskutohet ose të shkruhet. Por, megjithëkëtë, gjëja më e rëndësishme dhe më urgjente për botën sot, sipas autorit të librit, “Diktati i ADM-ve në Luftën e Ftohtë e pas saj”, është menaxhimi i sukskeshëm i përhapjes së armëve bërthamore dhe kimike si dhe pakësimi i këtyre armëve të rrezikshme për botën mbarë – sidomos, atyre armëve kimike e bërthamore, që janë nën kotrollin e vendeve armike të demokracive të botës perëndimore. Unë nuk e ndjekë këtë subjekt në median shqiptare, por nuk jam në dijeni të ndonjë literature në gjuhën shqipe mbi armët bërthamore, biologjike dhe kimike. Kjo e bënë librin e Asllan Bushatit një botim të rrallë por të nevojshëm në fushën e rrezikshmërisë këtyre armëve për njerëzimin. Prandaj libri i Z. Asllan Bushati duhet të konsiderohet si një kontribut i çmueshëm për stimulimin, në mos të një debati serioz mbi një subjekt tepër serioz, atëherë, uroj që sa do pak ky libër të stimulojë një dialog publik mbi këtë subjekt tepër të rëndësishëm, megjithse dy shtetet shqiptare nuk posedojnë armë të tilla – janë vendet fqinje siç është Serbia që posedojnë armë kimike dhe e cila ka treguar në të kaluarën se ajo është më se e gatëshme t’i përdori ato kundër fqinjve – siç sugjeron edhe autori Asllan Bushati në librin që promovohet sot në Vatër.

Frank Shkreli

blank

Autori i librit, Z. Asllan Bushati

blank

Urrejtja e pafund dhe e përhershme ndaj shqiptarëve është vetë lumturia e serbëve- Nga Aurel Dasareti

 

 

Sa më e dobët politika shqiptare, sa më shumë përçarje midis nesh, aq më shumë u shtohet oreksi pushtuesve Serbisë dhe Greqisë ndaj tokave tona.

Një parim udhëzues në politikën kriminale të një shteti ligjor është se dënimi duhet të dekurajojë akte të reja kriminale.

 

  1. Më poshtë po e postoj një letër që e kam shkruar para pak viteve:

***

Rrëfej një ngjarje nga përvoja e babait tim kur bëhet fjalë për “miqësinë” tipike serbe ndaj shqiptarëve.

 

Ulërimat e pandërprera serbe të këtyre 30 viteve, sidomos në stadiume sportive: “Shqiptari mirë, shqiptari vdekur”, duhet të merren shumë seriozisht. Përndryshe, Kosova si “shtet” me këta tradhtarë me 30 vjet dështimi në pushtet – do të mbetet vetëm me disa katunde.

Qershor 1987, babai im, psikolog, atëherë 32 vjeçar, ka qenë në një konferencë shkencore në Gjermani. Pas konferencës, në Berlin merr trenin për në Budapest, Hungari  e pastaj do të udhëtonte për Austri e kthehet në Amerikë. Në të njëjtin kupe hyn një udhëtar i moshës 60 vjeçare që do të udhëtonte direkt për në Beograd nëpërmjet Budapestit. Udhëtari përshëndet në gjuhën gjermanishte, prezantohet si serb dhe se gjatë kohë punon në Gjermani si inxhinier ndërtimi. Babai im e dinë gjuhën gjermane, i tregon se ka lindur dhe jeton në Amerikë, kinse është serb me prejardhje por “mjerisht” nuk e di gjuhën “amtare”. Babai e pyetën rreth vizitës së Millosheviç-it në Fushë Kosovë (prill 87) dhe deklaratës para hordhive serbe:  “Askush më nuk do të guxojë t`ju rrahë juve.”

Përgjigja e serbit ishte: “Mbaje mend o serb i mirë, në gjakun e damarëve tanë serbe-sllave nuk vdes kurrë  urrejtja jonë e pakufishme ndaj shqiptarëve. Me Slobodan-in në pushtet ëndrra do të realizohet. Fjalimi i tij ishte vetëm një alibi i planifikimeve tona të vrasim 500.000 shqiptarë të Kosovës dhe Metohisë, një pjesë prej tyre do të ikë në Perëndim, tjetrën do ta dëbojmë për në Shqipëri. Ata pak që do të mbesin do t`i asimilojmë ose…”

 

Mbetshi me shëndet, kujdes nga virusi kinez por edhe më tepër nga surrogat në pushtet.

***

 Pak humor:

Në spital, pranë shtratit të sëmundjes:

  • Më fal, sa je i gjatë?
  • Pikërisht dy metër e një centimetër, doktor – pacienti mezi foli.
  • Faleminderit, … dhe … vetëm për ta bërë të ditur, … unë nuk jam mjek, por zdrukthëtar!
blank

Arkivi i VOAl.ch: 21 JANARI, NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS- Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Pamë të premten një version të Nëntëdhjeteshtatës të transplantuar plot katërmbëdhjetë vjet më vonë në Shqipëri.

Organizatorët e ngjarjes ishin betuar e stërbetuar se ngjarja do të ishte paqësore, ndonëse kishin paralajmëruar se ngjarja mund t’iu dilte nga kontrolli. Miqtë amerikanë me kohë ua kishin tërhequr atyre vëmendjen që ngjarja të mos dilte nga caqet paqësore. Edhe shumica dërmuese e pjesëmarrësve ishte e përgatitur për të qenë e pranishme në një episod paqësor.

Ngjarja e së premtes ishte një dështim fatal për opozitën shqiptare. Me precedentin e krijuar ajo nuk mund të ketë përballë vetëm kundërshtarin politik, por gjithë pjesën pozitive të kombit shqiptar, të etur për përparim të vendit, të prirur për përmirësim të jetës dhe të statusit individual e kolektiv nëpërmjet rrugëve paqësore, me sjellje dhe veprime qytetëruese perëndimore, të etur për të qenë edhe zyrtarisht, ashtu si janë në mënyrë natyrale, pjesë e kombit të madh evropian.

I takon opozitës t’i marrë nën kontroll të gjithë faktorët nostalgjikë të Nëntëdhjeteshtatës dhe t’ua tregojë atyre vendin. Vetëm kështu ajo mund t’ia hapë rrugën vetes për rikthim evropian në pushtet. Përndryshe asaj do t’i mbeten vetëm versionet fondamentaliste arabe ose mafioze amerikanolatine për të ardhur në pushtet. Dhe do të shndërrohet në një pengesë të urryer në rrugën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve për në Evropë.

Vërtet Nëntëdhjeteshtata është e papërsëritshme, është e patransplantueshne në kohë apo hapësira të mëvonshme shqiptare. Por ne të premten pamë një përpjekje të rikthimit të Nëntëdhjeteshtatës në konteksitn e një Shqipërie anëtare të NATO-s, të një Shqipërie me jo pak të meta dhe jo me pak probleme, por të një Shqipërie me shpresa më të nxehta se kurrë për t’ua arritur qëllimeve të saj. Një Shqipëri e tillë do t’ua bënte hi e pluhur dëshirat donkishoteske të gjithë transplantuesve të revolucioneve të huaja barbare në këtë vend evropian.

I takon drejtësisë ta marrë sa më shpejt çështjen në dorë, duke mos mbetur më në periferi të problemeve si deri më sot, por duke shkuar në thelbin e kësaj çështjeje, në autorësinë e drejtpërdrejtë, në shfrytëzimin e menjëhershëm të të gjitha të dhënave dhe të të gjitha fakteve sa kohë që ato janë të freskëta. Institucionet e tjera të pavarura, të rendit dhe të rregullit, si policia dhe shërbimet inteligjente të jenë absolutisht bashkëpunuese dhe të hapura, në mënyrë që hetimet të futen në rrugë menjëherë, pa pritur përshkallëzimet e reja.

Nëse drejtësia nuk e bën këtë, atëherë ky do të ishte një dështim fatal edhe për drejtësinë e Shqipërisë. Ajo kësaj here do ta humbiste përfundimisht edhe prestigjin e fundit të mbetur, edhe besueshmërinë e fundit të mbetur. Ajo ka shansin ta kuptojë se ky është shansi i fundit që shteti ligjor të triumfojë në Shqipëri. Ajo ka shansin t’ua bëjë të qartë këtë të vërtetë të gjithë faktorëve të jetës së vendit: politikës, biznesit, shoqërisë, shtetit.

Një destabilizim i Shqipërisë së stadit të sotëm përbën destabilizim të pandalshëm edhe të vendeve të tjera fqinje, një pjesë sosh edhe ato anëtare të NATO-s, një pjesë anëtare të BE-së, një pjesë kandidate për në NATO apo për në BE, një pjesë tjetër me aspirata evropiane apo evroatlantike. Një destabilizim i Shqipërisë së stadit të sotëm ndihet urgjentisht në të gjitha shtetet fqinje dhe rajonale ku ka prani të popullsisë shqiptare.

Parë me këtë sy, nga faktorët stabilizues ndërkombëtarë, miq e aleatë, nga të gjithë faktorët pozitivë e konstruktivë kërkohet të ushtrojnë ndikimin e tyre në favor të zhvillimeve paqësore, në mënyrë që të mos iu dalë nga dora Shqipëria dhe pjesa tjetër e rajonit ballkanik. Me asnjë qëndrim ekuivok të mos i krijohet përshtypja e dritës jeshile për veprime të papërgjegjshme segmentit të papërgjegjshëm të opozitës në Shqipëri. Përndryshe përgjegjësia do të jetë e shpërndarë dhe do të mbetet pa autorësi, si më 1997. Dhe, vetvetiu çdo version i Nëntëdhjeteshtatës do të ketë version të Nëntëdhjetetës, version të Nëntëdhjetenëntës, versione të pafundme të njëpasnjëshme prapakthyese zinxhir në kohë e hapësirë.

I takon, ndërkaq, shumicës qeveritare, ta rishikojë veten në masën e duhur dhe në thellësinë e duhur, ta rishikojë mundësinë e zgjerimit të bazës së saj, ta rishikojë mundësinë e dialogut me faktorët konstruktivë e pozitivë të reformuar të opozitës, sado të pakët të jenë ata, mundësisht me sa më shumë prej tyre. Nga ana tjetër, për mbarështrimin e lëvizjeve të ardhshme të segmentit opozitar të së premtes, do të ishte tejet e këshillueshme që Shqipëria të marrë ndihmë të madhe teknike eksperte nga disa vende perëndimore apo nga një vend i caktuar perëndimor, i cili ka përvojë të përkryer në kontrollimin e situatave të tilla, që ato të mos përsëriten, që taktikat e ardhshme të organizatorëve të ngjarjeve të tilla të kapen në kohë dhe të merren nën kontroll në faza sa më të hershme.

Përndryshe do të përballemi me dështim fatal të shtetit në Shqipëri, me dështim fatal të çështjes shqiptare në tërësi, çka do të prishte në mënyrë fatale ekuilibret e domosdoshme – po të shprehemi burokratikisht – në këtë pjesë të rajonit, kontinentit dhe botës.

(Botuar në Bota Sot më 23 janar 2011)

blank

NË KOSOVË NUK DUHET TË KETË KISHA MONO-ETNIKE – Nga Isuf B. Bajrami

 

Instituti për Trashëgiminë Kulturore, duhet ta thotë fjalën e vetë në vi institucionale me prova, lidhur me Kishat në Kosovë.

Në Kosovë nuk mund dhe nuk duhet të ketë “Kisha Ortodokse Serbe mono-etnike (një-nacionale), siç është përcaktuar në “Planin franko-gjerman”

Plani “franko-gjerman “
Pika 7
Shkruan;
“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.”!

Trashëgimia kulturore dhe historike në Kosovë, është autoktone Dardane.
Besimi fetarë Ortodok është themeluar nga Shën Konstantini dardan.
Të gjitha kishat e vjetra të besimit Ortodoks në Kosovë, janë Kisha vendore dardane dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me drejtuesit e dhunshëm serbo-rusë!

Gjilan, 22.01.2023

blank

Në Shqipëri dielli shndërrohet në errësirë ​​dhe hëna në gjak- Nga Aurel Dasareti*

Shqipëria është një vend i vogël në buzë të botës. “Drejtohet” (është kapur tërësisht) nga një mafioz pervers cullak qesharak, i cili në raport me të huajt ka një ekspozitë kompleksesh inferioriteti deri në tallje dhe përbuzje.
***
Porta e dashurisë mes krye-kuislingut shqipfolës Rama dhe terroristit serb Vuçiç ishte e lehtë për t’u hapur, dhe tashmë e vështirë për t’u mbyllur. Dhe nuk është dashuria e tyre për njëri-tjetrin ajo që është e verbër, por xhelozia. Dashuria e pazakontë (e çuditshme) mes tyre nisi me një manovër rrethimi dhe do të përfundojë si një betejë për pozicione në të cilat Rama do të humbasë.
Projekti për shpërbërjen e kombit shqiptar është në fazën kritike. I gjithë ky aparat banditësh, e gjithë përbërja e regjimit aktual në shtetin vasal Shqipëri, duhet të përmbyset, të zhduket përgjithmonë. Askush (nga të huajt) nuk do të na japë liri, kështu që ne vetë duhet fituar atë, mbrojtur dhe ruajtur.

Aty ku mbaron ligji, fillon tirania. Tirania është një formë qeverisjeje ku një person, tirani, në thelb ka të gjithë pushtetin dhe mund të sundojë si të dojë (në mënyrë arbitrare), pa asnjë bazë ligjore apo kufizime të tjera, dhe shpeshherë në mënyrë të dhunshme.

Shqipëria nën sundimin e tiranit, përndryshe Kalorësit të Ortodoksisë Greke, është në proces të shkoj në shtrat me djallin. Ai është më çetnik se serbët. Vetëm ndonjë idiot mund të mendoj se është i përshtatshëm për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Ka qenë, është dhe mbetet një shkatërrues i Kombit Shqiptar dhe një djall i dobishëm për punëdhënësit e tij të fuqishëm! Dhe, njerëzit shpirtrob, apo ata që nuk e shikojnë rrezikun, janë ulur dhe e kanë lënë që kjo të ndodhë, si lopët në rrugën e tyre për në thertore.

Një diktator i korruptuar, që duhet të dënohet me burgim të përjetshëm për Tradhti ndaj Vendit, që vetëm e vjedh dhe shpopullon Shqipërinë, dëshiron të përfshihet në gjithçka që ndodh rreth tij. Një kryeministër joligjor, bandit që shkakton varfërinë, me qëllimin djallëzor që rinia të humbë shpresën dhe të braktisë atdheun; për të boshatisur Vendin që do të kolonizohet dhe trashëgohet nga të huajt e të gjithë rruzullit tokësor. Mendimi i tij është i domosdoshëm për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe jo thelbësore dhe fiksimi i tij me kontrollin arrin një nivel kaq ekstrem sa do të ishte më i lumtur nëse do të mund të përcaktonte çdo lëvizje dhe reagim të njerëzve që e rrethojnë. Bota e tij shembet plotësisht kur kupton se nuk mund të ndikoj në diçka dhe zhgënjimi për shkak të njohurive të sipërpërmendura shfaqet përmes histerisë në të gjitha format e mundshme.

Për të gjithë tiranët ka një justifikim: nuk është faji i tyre se rrethina është frikacake.

Shqipëria nuk është më një shtet që shkonte drejtë mirëqenies. Kuislingu po gllabëron popullin e saj. Shteti i mirëqenies është një ndërtesë e brishtë, gati për t’u shembur tërësisht. Ne duhet ta mbrojmë atë kundër regjimit kriminal. Shqipëria është para vdekjes, shpëtojeni!
***
“Analistët” dhe kuislingët e opozitës (grupime analfabetësh) që janë vënë në shërbim të pushtuesit (tradhtarët me damkë), për të ardhur në pushtet favorizojnë Serbinë për copëtimin e Kosovës. Me propagandën e tyre pallin si në korin e gomarëve kinse minoriteti i privilegjuar serb në Kosovë (2% e banorëve, ardhacakët, të përkëdhelurit e BE-së), që faktikisht i kanë të drejtat e pakufizuara – na qenkan viktimë, ndërsa viktima e vërtetë (shqiptarët etnik, përbëjnë 97% të banorëve), që janë masakruar nga barbarët serbo-çetnik me qindra herë në këto 100 vitet e fundit – na qenkan xhelatë.

Këta “analistët” dhe “politikanë” përçarës që duhet të jenë pas hekurave (për akte korrupsioni dhe tradhtie) kryejnë haptazi veprimtari armiqësore edhe në forma spiunazhi kundër popullit të vetë duke bashkëpunuar me armiqtë pushtues nazistë-terroristë për shfarosjen e Kombit Shqiptar. Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i sjelljes së tij shkatërruese, ai që çdo ditë endet brenda të njëjtave gjurma.

Veproni në një front të përbashkët kundër së keqes. “Ndërmjetësuesit” dhe “lehtësuesit” ndërkombëtarë, përndryshe ledhatuesit dhe përkëdhelësit e Serbisë pan-sllaviste naziste terroriste, duke luajtur dhe duke bërë kërdi me të vërtetën, marrin anën e gjakatarëve pushtues duke kërkuar në “dialog” asociacion – faktikisht një republikë serbe në mes të Kosovës. Kjo rrezikon qenien tonë kombëtare, sepse kërkojnë lëshime të pashtershme nga viktimat shqiptare të Dardanisë ilire-pellazge. Kur flasin paratë, e vërteta është e heshtur.

Ata janë kalimtarë të rastësishëm në histori, vdekatarë të zakonshëm, ndërkaq, Atdheu mbetet i përjetshëm. Patjetër të mbrohet, së bashku.

BE-ja demokritike akoma nuk donë ta kuptoj se: Në të “vërtetën” e serbëve ka material shpërthyes rus!

Djalli Hashim Thaçi dhe mumia Isa Mustafa, e nënshkruan asociacionin (bashkimin e botës serbe – një Serbi në midis të Kosovës) sepse janë kriminelë, të korruptuar dhe shantazhuar, kuislingë, mercenarë, tradhtarë, në shërbim të armikut-pushtuesit barbar.

A  mendoni se është mirë t`i  respektojmë ata tradhtarë (analfabetë të vetëshpallur politikanë e qeveritarë) të Kosovës, tashmë në opozitë ndaj LV (Lëvizja Vetëvendosje), që në bashkëveprim me armikun e egër, duke shkelur mbi gjakun e të masakruarve gjatë vitit 1998/99, para disa viteve, në Kuvend, votuan pro Serbisë. Miratuan copëtimin e Kosovës, të maskuar si “asociacion”?! Bajgat kanë kryer veprën penale më të rëndë: Tradhti ndaj Vendit.

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca.

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.
***
Krimi është një shprehje që përdoret për veprime që janë objekt i dënimit.

Kriminal- është një parashtesë që përdoret për diçka që lidhet me veprat penale dhe shkelësit e ligjit. Një vepër kriminale është shkelje ligjore e një dispozite që i nënshtrohet kanosjes së dënimit.
Kriminel është njësoj si krimi, dikush që shkel ligjin (ai që kryen ose ka kryer një krim), ai që bie nën ligjin penal.

E nënshkruan dhe miratuan “zajednicën” për të shpëtuar prapanicën. A janë kriminelë mercenarët që me të katër këmbët kanë Shkelur Kushtetutën e Vendit – duke rrezikuar jetën e juaj?
***
Koha është e errët si rreth nesh ashtu edhe brenda nesh. Megjithatë, drita gjithmonë do të fitojë mbi errësirën dhe shpresa largon dëshpërimin dhe dekurajimin.

Çdo akt i madh politik përbëhet nga thëniet e gjërave drejt dhe fillon me të. Çdo imtësi politike përbëhet nga fshehjet dhe errësimin e gjërave.

Synimi i përkthyer në veprim është çelësi i suksesit. Dhe, jeta merr kuptim vetëm përmes veprimit. Por fakti që një veprim është dashamirës në asnjë mënyrë nuk do të thotë se diçka e mirë do të vijë prej tij, nëse nuk është projektuar siç duhet.

Si mund ta dijë dikush se cili është mendimi pas asaj që thoni, nëse nuk është i dukshëm? Prandaj, për të ditur se çfarë nënkuptojnë njerëzit në të vërtetë, duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje asaj që bëjnë sesa asaj që thonë.

Kohët e vështira kërkojnë prioritete.

Tragjedia jonë kombëtare është se edhe kur vendi dhe kombi kërcënohen me jetë nga armiku i përjetshëm, ata ndahen edhe më shumë në vend që të forcojnë unitetin. Shqiptarët sillen si fëmijë, ndërsa pushtuesit pan-sllavist dhe grek si të rritur. Të gjithë fëmijët humbasin, ky është thelbi i fëmijërisë, që ju humbni të gjitha duelet me të rriturit.

Bëni detyrën tuaj atdhetare, patriotike, nëse jo për ju atëherë për hir të fëmijëve të juaj, pasardhësve. Armikun e shpellave e keni në prag të derës, dhe ai ndihmohet nga sivëllai egër. Bashkohuni menjëherë. Fituesit nuk presin derisa të kenë mundësinë – ata e krijojnë atë. Nëse humbisni, duroni, thjesht mos harroni qëllimin tuaj, le të jetë vullneti juaj prej çeliku – provoni përsëri! Është e shëndetshme të jesh skeptik, por marrëzi të jesh aq skeptik sa të humbasësh mundësitë e arta.

Asgjë nuk është më e dëmshme për një njeri sesa mungesa e rezistencës ndaj të keqes. Domosdoshmërish të konsolidojmë radhët tona.

Çmontimi i kësaj fatkeqësie kombëtare është obligim i çdo atdhetari.

Shpresat, planet dhe iluzionet janë elementë rinovues të jetës. Ata janë e kuqja e mëngjesit, shkëlqimi i të cilëve magjeps vazhdimisht.

PS: Disa njerëz e bëjnë botën të veçantë vetëm duke qenë në të!

 

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

blank

Virgjëria fetare e Skënderbeut- Nga SHABAN MURATI

Më në fund, pas 555 vitesh të ikjes në amëshim, shpirti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu gjeti qetësi.
Qeveria e Shqipërisë zbuloi pas 555 vitesh dhe i akordoi Skënderbeut çertifikatën e virgjërisë fetare.
Nuk dihet nëse çertifikata e virgjërisë së tij fetare do të ekspozohet në muzeun “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” të Krujës skënderbejane të harruar nga qeveria, apo në varrin imagjinar të Skënderbeut në Lezhë, apo në Belvedere në Vienë pranë armëve të Skënderbeut, apo në Vatikan që me këtë rast qeveria t’i dëshmojë besnikërinë dhe virgjërinë e saj fetare.
Udhëheqësit e Shqipërisë nuk pushojnë së shtrembëruari historinë e kombit shqiptar dhe të personaliteteve historike sipas interesit të tyre personal politik, fetar, krahinor dhe etnik.
blank

Në ekranet tona mbizotëron një zbrazëti, një mënxyrë jetike – Një grusht figurash të kalbura po mbajnë peng jetë njerëzish Nga Diana Ziu

Një grusht figurash të kalbura po mbajnë peng jetë njerëzish, EKRANET tona që po pëllcasin, po gufojnë,

nga mos etika, nga lakuriqësia pa limit, e ku rrënjët i ka gjetiu !

Është një tmerr mediatik.

Është një gënjeshtër e këtij realiteti !…

Mban peng shpirtin tim!.

Artin tim!🎼🎵🎹🎶

Po na mbërdhin shpirti, nuk ka më as fjalë!… Me mjerimin mbi shpinë, ne qeshim!

përsëri qeshim!

Fytyra e ardhshme e kësaj toke është pasqyra e këtij ferri!

🎼🎵🎶 D.Ziu…

Ne të gjithë e dimë sa pak e qëndrueshme është dashuria, drithërima e kthjellët e bukurisë, idetë besnike me të cilat ne ngritëm një botë.

Kur përballemi me çthurrjen që të çon drejt epshit provincial, ngre kryet si një model në ekspozen e jetës. Ato përplasen mbi fytyrat tona si lecka të vjetëruara, por ne duhet të adoptohemi pasi mbajnë firmën e madhe “VIP”…

Unë, shoh kohën që errësisht përhap qetësinë, por pa mbrojtje nga ulërimat e ankthit. Depresionet dhe ankthet janë tashmë modë për kohën e sotme kolerë. Në këto rrahje të ethëshme, ndihet “çekani” përpëlitës që shemb, degradon çdo gjë, deri në thellësinë e pa emërt. Mbase një planet vetëvrasës po shpërthen brenda nesh…

Etja për seks, çthurrja sociale të prek duke u lutur dhe me përulësinë e varfërisë së vetmuar. Gjithashtu me fortësinë e “çekanit” ngulmon si një manjak i brishtë, i uritur dhe i verbër, të godet dhe të çan, por më në fund fiton dhe bëhet “VIP”…

Po, ku po shkojmë sot?!…

Fytyra e ardhshme e kësaj toke është pasqyra e këtij ferri. Në ekranet tona, ka shumë monotoni opinionesh politike pafund. Po mbizotëron një zbrazëti, një mënxyrë jetike. Pa dyshim mund të themi që ka një rritje ekstazash për t’u marrë me politikë. Sot, po thuaj të gjithë janë politikë bërës. Kjo është e përditëshmja nga mëngjesi në drekë,

në darkë dhe deri në mesnatën e vonë.

Kjo monotoni fjalimesh, problemesh është një ngjarje, komedi me tragjedira dhe diskutimesh pafund në ekranet tona. Ato sjellin monotoninë e ngjarjeve të shumë përsëritura. Gjithashtu emrat tashmë janë të vjetëruara në dukje dhe me thëniet e tyre, në stamposjen me impostimin më perfekt të figurave të krijuara dhe të skalitura me dorën, mëndjen e tyre të ndritur, por si personalitete të kulluara nga nderi me tepricë.

Sot ky fenomen është kthyer në një modë të vjetëruar në aspektin e opinionistit apo opinionistes. Ato janë tashmë të vetë emëruar në kanalet TV – ve për më shumë ato më të rëndësishmet. Ata / ato si

drejtues apo drejtuese të emisioneve ku ndryshon vetëm termi, titulli i emisioni dhe paraqitja gjithashtu. Kjo është një TMERR…! Nuk çuditem aspak që nesër mundet të jenë akoma edhe më ndryshe, mbase edhe atje ca më lart, akoma nuk dihet…

Vetëm një gjë është e sigurt që ata / ato e dinë mirë në ç’ drejtim po shkojmë ne. Këta opinionistë janë e ardhmia jonë, janë “ajka” e shoqërisë. Regjisori edhe që dirigjentët e emisioneve kanë emisionin më rëndësishëm të përkthimit nga shqipja në shqip.

Në këtë kontest të perfeksionit gjysma e emisioneve përmban moralin social, pjesa tjetër flet për vetveten, por vetëm për vete ama si Beluli i ndritur dikur…

Kjo është udhëheqje pa krye drejt mërzitive pa fund.

Vërtetë na u lodhën sytë, na u lodh ky shpirt…, por nuk duhet të harrojmë më pas shlodhjen e shumë pritur të kohës për ne si popull, të mos harrojmë se ka kush mendon për ne, janë emisionet “VIP ” pikërisht aty ku përputhen me dëshirat tona të stisura.

Mediokriteti e gjen frymëmarrjen dhe gufimin e madh të spektatorit pa faj. Është mëse i nevojëshëm ky “argëtim”?!…, të duket që nuk ka asnjë rrugë dalje nga ky labirinth. Njerëzit janë të “lumtur”…. tashmë çdo të shtunë e të martë mos harroni “VIP”… Kjo është një ekstazë televizive e bukur plot ngjyra, harmoni, jetë njerëzish pa faj dhe të bukur.

Dhe ne qeshim…?!

Këto janë jetë njerëzish dhe askush nuk ka faj, askush… Është bukur, diskutojnë, tregojnë kulturë, përformojnë, aktrojnë me talentin e tyre, por ne “argëtohemi” dhe përsëri “qeshim” me naivitetin e maskuar. Mbase na është kthyer në shprehi kovidiane kjo maskë nënqeshjesh.

Ne i buzëqeshim fatit, dhimbjes tonë, realitetit tonë,

nuk ka më transparencë. Kjo është jetë e vërtetë mbi gënjeshtrën moderne. Kush nuk e kupton, nuk është në kohë moderne, nuk ndjek modën e televizioneve, që tashmë kanë kulturën vizive të majave më të larta spektakulare.

Një Super Bravo!…

Ja pra, kjo është jeta dhe pa i mbuluar të vërtetat, një jetë njerëzish pafaj drejt një çmimi të madh, por rrallë të vjen ky fat. Këto janë traumat e kohës, janë pasuria dhe fitimi i “Elitës VIP”…

Gënjeshtrat e ëndrrës sot janë ide…?!

Të gënjesh është modë kohore, je inteligjent. Të manipolosh, je i zgjuar. Të jesh i urtë nuk je në kohë dhe i kohës, je jashtë loje. Të dalësh e zhveshur pa shije apo e veshur keq, është modë. Të flasësh me zë të lartë, të bërtasësh, të ulërasësh, të grindesh përsëri je dikushi. Të bisedosh thjesht, të dëgjosh mbase është kulturë.

Të drejtosh gishtin gjithë kohës, të thuash unë kam të drejtë dhe mos thuash sipas mendimit tim…, po kjo çfarë është?!…

Të hash e të mbllaçitesh si kafshët duke ngrënë, më thoni çfarë është?!…, mbase edhe kjo është një modë?!…

Në këndvështrimin tim Gracka e Kohës është një kundërmim i pluhurt, i hirtë si ngjyrë minjsh…

Ku po shkojmë, askush nuk di?!…, mbase brenda nesh ulërimat e ankthit bëjnë strehë mbi sy. Në atë ekran metalik ku shfaqen lojrat e vërteta, skenat, ngjarjet më të shdritshmet, ato më të tmerrshmet, gabimet, fajtorët pa faj, gabimet mbi ecjet e sforcuara.

Tani majtas dhe djathtas një erë shkatërruese, një grusht figurash të kalbura po mbajnë peng jetë njerëzish, po ashtu edhe artin tim.

Unë jam Diana dhe, kurrë nuk do të rresht të krijoj muzikë për të gjithë njerëzit, popullin tim. Muzika ime nuk më lejon deformime karakteresh dhe notash muzikore sado moderne kjo botë të bëhet.

Unë, sot po ec duke dëgjuar shpërbërjen e proçesit të ngadaltë dhe proçesin e padukshëm të rrënimit.

Kjo zhurmë insektesh, planetesh është duke u kthyer në çmënduri inerte dhe sociale.

A duhet të pyes akoma, deri kur vallë?…

Një vënd i vogël me kaq shumë thashetheme, na e lodhët këtë shpirt me shpresa dhe trastat bosh.

Na u shterpën ëndrrat, po na ikin bijtë dhe bijat shumë larg. Po na mbërdhin shpirti, nuk ka më as fjalë!… 🎼🎵🎶

Me mjerimin mbi shpinë, a thua sot të jetë koha e Migjenit vallë?!…

Mos është një mjerim endacak milionerësh, një oktapod “VIP” dhe dirigjent i artit digital pa ndjesi humane në prekjet instrumentale. Ndoshta është një mjerim Migjenian me mballoma të shqyera nga çudia e kohës si dje edhe sot.

Ky është një mjerim ku endacaku i verbër është i përhumbur në heshtje, në një çmenduri.

Art… Artist… Tabllo për exspozitë, një kryevepër e Musorskit, një mikrokozmo e Bela Bartok, por në kujtesën time ishte veç ëndërr…, ishte një prelud, një vals mjelmash të harruara në akull…

Këto dukuri sociale, nuk i njeh ai apo ajo aty në lartësinë kuvendore, pasi shpirt është akull, pa art dhe artist. Ky është një ekuacion i panjohur për ato aty lart, që sa më lart të ngjitesh aq më mjeranë janë dhe ndihen. Kjo e vërtetë është një tmerr, është një lloj turpi ndryshe, por është shumë “modern”…

Këto janë 30 vjet dhe nuk janë pak, janë jetë njerëzish, janë jetë ëndrrash pa faj. Sot kemi të rinj si pleq në azile të rinjsh…, por përsëri njerëzit thonë: Si dikur!… Ishim më mirë, pikërisht atëherë kur ishim më keq… Në mediat, facebook e të tjera publikohen foto me / si dikur pa fund. Si dikur!…, si dikur!…, një tmerr!…, vetëm si dikur…, Jo më!…

Tani e ardhmja duket si një nënqeshje, një gërdheshje e thatë, ku edhe fjalët e dashurisë janë tharë, janë të padëshifrueshëm.

Kjo pamje më vjen si pejsazh që m’a tjetërson ngjyrën, m’a verbon ëndrrën dhe dashurinë e pa faj…D. Ziu…

blank

Problemet e Shkodrës nuk mund të fillojnë të zgjidhen ditën kur ka nisur përmbytja Nga Romeo Gurakuqi

Nuk mund te fillojne te zgjidhen problemet e Shkodres diten kur ka filluar permbytja, kur Kaskada e Drinit nuk mban ma dhe portat e hidrocentraleve hapen.
Per te parandaluar permbytjet ne Shkoder, Inxhinieret e dikurshem Hidroteknike te Nderrmarrjes qe se fundmi e shuajten nga ekzistenca Reformatoret e Medhenj, kane lane nje protokoll per t’u ndjekur ne kohe, nje numer urdheresash per t’u zbatuar dhe nje plan investimesh te perhershme per te gjithe basenin: Liqen i Shkodres, Lumi Buna, Lumi Drin dhe Lumi Kir.
Asnje prej ketyre protokolleve dhe masave nuk eshte zbatuar;
asnje investim parandalues nuk eshte levruar ne vitin qe sapo kaloi;
asnje pastrim i rrjedhes se Bunes nuk eshte kryer;
asnje ndertim pa leje mbi pasurine publike breglumore dhe bregliqenore, qe rrethojne Shkodren, nuk eshte cenuar;
asnje tombine shkarkuese dhe asnje stacion pompimi nuk eshte vendosur ne Bypassin Perendimor te qytetit, te ndertuar per sherr dhe ne dem te banoreve;
Edhe ura e re e Bahcallekut, askund nuk shfaqet e skicuar ne endrrat me tre dimensione te Babait Zbrazes te Kombit.
Pyetja qe bejme keto dite eshte kjo:
pse ky teater cinik me mbledhje emergjence diten e vershimeve dhe daljes se Liqenit dhe lumenjve mbi ura dhe rruge?!
A do te kene nje dite qyteti yne, banoret e rretheve shkodrane, te drejten per te pase ne krye te puneve qeverisese, administratore serioze dhe profesioniste, te cilet nuk merren me reklama televizive, por me pune te panderprere dhe ne heshtje?!
Te pakten na e kurseni teatrin me masa parandaluese ne Diten e Vershimeve.
Eshte i tepert dhe fyes per komunitetin. Keshilla ime per shtabistat e emergjences, per te qene te besueshem per banoret, eshte qe te shkojne tek Dera e KM dhe t’i tregojne, qe sot ne Shkoder nuk mund te behet asgje. Eshte shume vone, mbasi ai dhe qeveria e tij nuk ka derdhe asnje centim leku ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe per komunitetin qytetar, qe panderprere gjendet ne rrezik ciklik nga forca e natyres dhe papergjeshmeria e robve me tagre madheshtore.
Qyteti dhe zonat perreth sot jane vec ne meshire te Natyres. Ama sot mund te reflektohet seriozisht, te kerkohet falje, te behen doreheqje te atyre qe heshten dhe gabuan rende, nga te gjithe krahet politike dhe te merren angazhime profesionale per te ardhmen.
blank

Arkiv i Voal.ch 23.01.2014 – IBRAHIM RUGOVA ËSHTË LIDERI HISTORIK – BERAT BUZHALA NJË GRAFOMAN KOMIK

Ky opinion është botuar më 23 janar 2014
——

„President historik? Kjo është histerike…“, kështu titullohej shkrimi i botuar sot tek MAPO i Berat Buzhalës, deputet i PD-së në Parlamentin e Kosovës. Hashim Thaçi në fillim e emëroi kryeredaktor të gazetës Express dhe pastaj, për shërbime shembullore, e përfshiu në listën e deputetëve të PD në zgjedhjet e nëntorit 2007. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Ky është folklori shqiptar, më jep të jap, që në zhargonin e politikës quhet klientelizëm. Unë po e zhdramatizoj dhe po i them loyal.Sapo mori pushtetin, Hashim Thaçi gjënë e parë i pastroi gazetat e Kosovës nga çdo zë kritik. Në trevat shqiptare ku demokracia është vetëm fjalë goje, nuk është ndonjë habi që politika të mbajë mediat nën kontroll. Tani duan të mbajnë nën kontroll dhe historinë. Siç pretendon edhe Berat Buzhala, që i quan histerikë të gjithë ata që e konsiderojnë lider historik Ibrahim Rugovën!Kur Rugova ishte gjallë, grafomanët e tipit të Berat Buzhalës, që ngrysen gazetarë dhe gdhihen deputetë, kanë harxhuar tonelata bojë e letër për të nxirë imazhin e liderit indipendentist. Pasi mendonin diabolikisht se duke nxirë imazhin e Rugovës do të lartonin imazhin e kundërshtarit të tij politik.E vërteta është se, sa më tepër ata shpenzonin e shpenzojnë bojë e letër dhe sa më tepër shfaqen nëpër televizionet shqiptare duke anatemuar Rugovën, aq më tepër rrënojnë imazhin e tyre.

Ibrahim Rugova ka formatin e mendimtarit europian, shkencëtarit iluminist dhe liderit indipendentist që, sa qëndroi në politikë, asnjëherë nuk u prononcua publikisht kundër Hashim Thaçit, megjithëse e dinte mirë se të gjitha fushatat propagandistike kundër tij ishin të orkestruara politikisht nga rivali i tij që nuk i fitoi kurrë zgjedhjet sa Rugova ishte gjallë.

Gjatë procesit të pavarësisë, kur të dy bashkë ishin pjesëtarë në Ekipin e Unitetit dhe kur Hashim Thaçi pranoi të shtrëngonte duart me Ibrahim Rugovën, kam shkruar se ky duarshtrëngim ishte historik, sepse kam menduar se, më në fund, lideri i krahut të luftës hap një kapitull të ri për fatin e Kosovës, duke hequr dorë nga ndasitë për arsye ideologjike për hir të idealeve kombëtare dhe europiane-atlantike.

Pas vdekjes së Rugovës, Hashim Thaçi është njëri nga ata që e ka vizituar varrin e Rugovës, që, sipas Beratit, vizitohet nga karvanë të politikanëve hipokritë.

Unë jam dakord në këtë pikë me Berat Buzhalën, por nuk besoj se Berati e fut edhe Hashim Thaçin në rradhët e këtij karvani. Them kështu sepse Hashim Thaçi është prononcuar qartas për Ibrahim Rugovën me tone vlerësuese.

Por lider historik Ibrahim Rugovën nuk e ka cilësuar politika. Këtë cilësor ia dha populli i Kosovës dhe Perëndimi që e ka patur aleat loyal Ibrahim Rugovën.

Berat Buzhala për të definuar histerikë ata që e konsiderojnë Ibrahim Rugovën lider historik, citon Çu En Lain, numrin dy të Kinës komuniste. Sipas Buzhalës, kur presidenti Richard Nixon, gjatë takimit të tij më 1972, e kishte pyetur se çfarë mendimi kishte për Revolucionin Francez, Çu En Lai është përgjigjur, se “është shumë herët të japim për këtë ngjarje mendim”. “Edhe 200 vjet pas revolucionit francez”, magjepset Berat Buzhala,

“Çu En Lai thotë se duhet të presim”. Prandaj,konkludon Buzhala,kush e quan Rugovën lider historik,është histerik.Sepse sipas Berat Buzhalës çfarë thotë Çu En Lai qenka ashtu, dhe pikë!

Mao Ce Duni dhe Çu En Lai,dy figurat kryesore të Partisë Komuniste të Kinës që udhëhoqën revolucionin kinez dhe lejfenizuan shoqërinë.Megjithatë, Çu En Lai kujtohet për dy veprime të mira: Veprimi i parë, lidhet me periudhën e Revolucionit Kulturor, kur Mao Ce Duni urdhëroi prishjen e tempujve dhe veprave të artit, Çu En Lai ndali shkatërrimin e Pallatit Imperial në Pekin dhe të disa qendrave të lashta arkeologjike. Veprimi i dytë është se arriti që të ndikojë tek Mao Ce Duni për takimin historik midis SHBA dhe Kinës. Çu En Lai e dinte sa e rëndësishme ishte për Kinën hapja e vendit dhe vendosja e marrëdhënieve me SHBA. Pikërisht me këtë rast, një stalinist faqezi në zemër të Europës, siç ishte Enver Hoxha, pas takimit Nixon-Mao Ce Dun, do të ndërpriste marrëdhëniet me Kinën Komuniste.

Berat Buzhala shfaqet si fans i Çu En Lait, por mbetet rob i një «sentence» të liderit komunist, pa marrë në analizë veprimin historik të Çu En Lait, si ndërmjetësues për të afruar Kinën me SHBA. Sepse ky veprim e ka bërë Çu En Lain të hyjë në histori.Por të mos harrojmë se çfarë regjimi udhëhoqi Mao Ce Duni dhe Çu En Lai, të cilin Berat Buzhala e mban si mentor për të rrëzuar rolin historik të Ibrahim Rugovës!

Ndërkohë, sulmi më i fundit i Beratit kundër Rugovës është në vazhdën e një fushate, e cila u evidentua me deklarimet e padenja të Adem Demaçit se Ibrahim Rugova ka qenë “frikacak”! Duket se Demaçi, Berat Buzhala dhe ata që vijnë pas tyre po ndërmarrin një Revolucion Kulturor alla Mao Ce Dun, për të rrëzuar të gjitha monumentet e kultures dhe historisë moderne shqiptare të Kosovës, ku Ibrahim Rugova padyshim që është një nga majat e saj.

Ku po shkon kështu Kosova?!

Duhet të presë Kosova 200 vjet sipas teorive të Çu En Lait, mentorit të Berat Buzhalës për të shkruar historinë!

A mos Amerika priti 200 vjet për të nderuar Etërit e saj. A mos vallë Amerika priti 200 vjet për t’i konsideruar baballarë të Kombit Jeffersonin, Washingtonin, Lincolinin. A mos vallë Amerika priti 200 vjet për ta nderuar Martin Luther King Jr. si lider historik i lëvizjes civile të të drejtave të njeriut!

Ibrahim Rugova është lider historik i pavarësisë së Kosovës, sepse kauzës së tij iu bashkangjit gjithë populli i Kosovës. Ibrahim Rugova, siç ka nënvizuar me të drejtë Jusuf Buxhovi, sendërtoi në Perëndim imazhin e civilizuar të popullit të Kosovës, të cilin pushtuesi e kishte nxirë. Ibrahim Rugova respektoi deri në frymën e fundit orientimin Amerikan, sepse e diti mirë se asnjë lëvizje çlirimtare e popullit të Kosovës nuk do të triumfonte pa mbështetjen e SHBA, Europës dhe NATO-s. Dhe kishte shumë të drejtë Rugova, prandaj është lider historik.

Hashim Thaçi e ka ndjekur kursin e Rugovës në raport me SHBA, dhe ka bërë shumë mirë, por është shumë larg formatit të Ibrahim Rugovës. Hashim Thaçi nuk është lider historik. Sepse gjatë mandateve të tij, ka ruajtur një farë sigurie dhe stabiliteti të vendit, por me profilin e një autoritaristi.

Sipas Berat Buzhalës, kush e konsideron Ibrahim Rugovën „lider historik“, nuk po bën gjë tjetër veç po e mitizon figurën e tij! Andaj Berati po merret me çmitizimin e Rugovës! Berat Buzhala vazhdon me avazin e Çu En Lait dhe thotë se Rugova nuk i ka mbushur ende 10 vjet që ka vdekur, dhe se populli i Kosovës e historianët duhet të presin të paktën edhe 190 vjet të tjerë për ta gjykuar se kush ishte!

Duke qenë me profesion gazetar, Berat Buzhala nuk i shmag dot faktet. Duke i nxjerrë vetë ai në pah, ato janë të vërteta të pakundërshtueshme që e bëjnë Buzhalën të duket qesharak. Berat Buzhala thotë se “ në zgjedhjet e vitit 2000, LDK e Ibrahim Rugovës kishte fituar rreth 80 për qind të votave në nivel vendi…”..Ndërsa më poshtë përmend se gjatë kohës së luftës, Rugova votohej 95%!” Berat Buzhala nuk bën gjë tjetër veçse me fakte tregon se Ibrahim Rugova gëzonte kredibilitetin dhe besimin e mbarë popullit të Kosovës që nuk merrte aspak parasysh makinerinë propagandistike që harxhonte tonelata bojë e letër për të rrëzuar imazhin e liderit historik.

Pastaj për t’i bërë shoqëri Adem Demaçit, Berat Buzhala përsërit se Rugova na paska qenë “frikacak”! Të fitosh 80 % të votave dhe qenke frikacak! Adem Demaçi humbi në votime sepse ishte trim!

Shumë të turpëshme këto sulme kundër Rugovës,tetë vjet pasi i është larguar skenës politike të Kosovës.

Por diku më në fund Berat Buzhala thotë me gojën e tij se “pa fijen e dyshimit kontributi i Rugovës në vitet e para pas shpërbërjes së Jugosllavisë, 1989 – 1995, ka qenë jetik”.

Le të ndalemi këtu, tek ky deduksion i Berat Buzhalës. Nëse roli i një politikani është jetik për fatin e popullit e tij, ashtu si ishte roli i Rugovës që e shpëtoi Kosovën nga skenari i një Bosnje të dytë, që do të ishte një kasphanë e vërtetë, a nuk meriton që ky lider të quhet historik.

Por roli i Rugovës nuk pushoi më 1995, përkundrazi ai edhe në vitet që do të vinin më pas deri në frymën e fundit do të ishte figura më identifikuese e liderit europianist.

Por bllofi më eklatant i Berat Buzhalës tek “President historik?Kjo është histerike…” vjen kur e akuzon Ibrahim Rugovën si “indoktrinues i popullit të Kosovës, me bindjen se shpëtimi i Kosovës i vjen nga Perëndimi”! Në fakt Ibrahim Rugova besonte se shpëtimi i Kosovës vjen nga SHBA! Dhe kishte shumë të drejtë!

Përse Buzhala e konsideron indoktrinim një të vërtetë të pakundërshtueshme. A nuk i erdhi Kosovës shpëtimi nga NATO dhe Perëndimi, bash ashtu si i kishte thënë popullit të vet Ibrahim Rugova? Prandaj quhet lider historik,sepse në momentet më dramatike dhe vendimtare për fatin e Kosovës, Rugova zgjodhi rrugën e duhur.

A nuk do të ishte SHBA dhe Europa që e vendosën në qendër të vemendjes Hashim Thaçin krahas Ibrahim Rugovës e faktorëve të tjerë të politikës. A nuk ishte SHBA dhe Perëndimi që i bashkoi Rugovën me liderët e UÇK-së, të gjithë bashkë në Rambuje?

Po pastaj çfarë u bë, në vend që të mos ndaheshin kurrë më, i gjithë faktori politik, pikërisht pas Rambujesë nisi lufta për pushtet politik me një nonsens gjigand. Në vend që të përdorej si model shembulli i Rugovës, nisi lufta për njollosjen e figurës së tij. Dhe sa më tepër bojë harxhohej, aq më tepër figura e tij lartësohet! Dhe sa më tepër bojë do të harxhohet, Rugova do të skalitet në ndërgjegjen e popullit të vet dhe Perëndimit si lideri historik i pavarësisë të Kosovës.

Kot e ka Berat Buzhala që lodhet me Çu En Lain.

 

Ky opinion është botuar më 23 janar 2014


Send this to a friend