(Kryetari i nderit i Federatës Vatra, Agim Rexhaj dërgon letër urimi)
8 Tetor 2024
Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Thomait me qendër nëFarmington Hills, Miçigan kaloi një ditë shumë të veçantë tëhistorikut të jetës së saj. Të Dielën me 6 Tetor, në ditën e shën Thomait, kjo Kishë kremtoi 95 vjetorin e themelimit. Ka qenëviti 1929 kur arkitekti i Kishës ortodokse autoqefale shqiptare, At Theofan Noli, zyrtarizoi komunitetin ortodoks të shën Thomait, në kuadër të gjithsej 14 Kishave shqiptare ortodokse tëAmerikës.
Celebrimi i këtij përvjetori qe njoftuar muaj më pare dhe këshilli i kësaj Kishe kishte filluar me kohë pregatitjet. Si prelud i këtyre pergatitjeve ishte vizita e kryepeshkopit të Katedrales së Shën Gjergjit, shenjtëria e tij At Nikodhim, në qershor të këtij viti.
Sipas kryetarit të këshillit të Kishës z. Edwin Vasili, nëprogramin e kësaj feste parashikohej një Meshë shenjte solemnee dedikuar këtij përvjetori si dhe një drekë ceremoniale me pjesëmarrjen e anëtarëve të famullisë dhe të ftuarve të veçantë.
Po ashtu anëtarët e këshillit kishin parapregatitur një shpallje, ku njoftonin komunitetin për këtë festë. Në pamflet ftoheshin besimtarët dhe miqtë e tyre që të kontribuonin dhe të paraqitnin urimet dhe falenderimet të cilat u botuan në një revistë tëpregatitur enkas për këtë festë.
Të dielën në mëngjes besimtarët ortodoksë shqiptarë filluan tëmblidhen në kishën e tyre. Celebrimi i 95 vjetorit filloi në orën 10 me kremtimin e Liturgjisë Shenjte Hierarkike e mbajtur nga hirësia e tij kryepeshkopi Nikodhim, i ardhur enkas nga Bostonipër këtë Jubile. At Nikollim e shoqëronin në meshë, prifti I kishës shën Thomait, Shenjteria e tij, At Paul Waters dhe prifti iKishës së Shën Mërisë, At Mark Doku, i ardhur nga Worchester, Massachusetts. Mesha u mbajt në gjuhën angleze, por pjesë tëliturgjisë u thanë në gjuhën shqipe. Rreth 150 besimtarëortodoksë ndoqën Meshën të plotë. Në një anë të kishës, njëgrup besimtarësh kishin formuar korin e përhershëm të Kishës. Ky grup i jepte gjallëri ambientit dhe meshës duke e shoqëruar atë me këngë liturgjike ne anglisht dhe shqip.
Në përfundim të Meshës, kryepeshkopi Nikollim, uroi besimtarët për përvjetorin e Kishës së tyre. Ai tha se ishte igëzuar që ishte në mesin e tyre dhe uroi që kjo kishë të rritet edhe më shumë në devocion dhe anëtarësi.
Më pas, në sallën e famullisë u shtrua një drekë komemorative. Salla ishte e mbushur plot me besimtarë dhe të ftuar.Ceremoninë e hapi dhe e drejtori kryetari i këshillit, z. Edwin Vasili, i cili uroi mirëseardhjen, paraqiti të ftuarit dhe mbajti fjalën e hapjes. Më pas fjalën e mori njëri nga anëtarët më tëvjetër të kishës së Shën Thomait, Phil Grameno, nipi i atdhetarit dhe luftëtarit Mihal Grameno. Ai, përshendeti pjesëmarrësit dhe foli mbi sukseset dhe ecurinë e kësaj kishe.
Në vazhdim, fjalën e mori drejtuesi i teqesë Bektashiane, Baba Eliton Pashai i cili mbasi përshëndeti të pranishmit, foli mbi vlerat e jashtëzakonshme historike dhe shpirtërore të Kishës Shën Thomait dhe bashkëpunimin e kësaj Kishe me institucionet e tjera fetare në Michigan.
Të ftuar ishin edhe famullitarët e Kishës së Zoja Pajtore Dom Dino Çekrezi dhe famullitari i Kishës Shën Palit, Dom Fred Kalaj, të cilët për arsye të obligimeve kishtare nuk morën pjesë.
Në emër të Kishës Zoja Pajtore ishte ftuar anëtari i këshillit tëkësaj kishe, z. Valentin Lumaj, i cili në përshëndetjen e tij tha se për gati një shekull ortodoksit shqiptarë në Michigan kanëpunuar shumë, në ditë të mira dhe të vështura për afër njëshekull për të mbërriturnë këtë ditë dhe i ftoi besimtarët ortodoks që ta mbajnë lart emrin e kishës së tyre dhe tëthemeluesit të saj At Theofan Noli. Ai lexoi një letër urimi nga Dom Dino Çekrezi ndër të tjera shkruhej:
“ Historia e Kishës se Shën Thomait është një shembull dhe frymëzim i madh për të gjitha Kishat e Krishtit. Uroj që Zoti tëvazhdojë, që nëpërmjet Kishave të tij shqiptare të plotësojë dhe të rrisë lavdinë e Tij”
Më pas moderatori Vasili tha se i ftuar ishte edhe presidenti iFederatës Vatra, z. Agim Rexha, por në pamundësi për të marrë pjesë ai kishtë dërguar një letër përshëndetëse të cilën ai e lexoi para të pranishmëve. Ndër të tjera në letër shkruhej:
“…Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, dua t’i shpreh urimet e mia të përzemërta Kishës Ortodokse të Shën Thomait për 95-vjetorin e saj.
Qoftë ky moment historik një përkujtim i udhëtimit të jashtëzakonshëm të Kishës së Shën Thomait, që nga themelimi i saj në 1929 e deri në ditët e sotme.
Le të jetë ky Jubile i Kishës suaj një shprehje mirënjohjeje për themeluesin e saj, peshkopin Theofan Noli, i cili gjithashtu themeloi Federatën Vatra në vitin 1912. Shpresoj që Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Federata Vatra, me origjinë nga të njëjtat rrënjë shqiptare, të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku si një testament për brezat e ardhshëm...”.
Mori pjesë edhe anëtari i kësaj kishe, gazetari Rafael Floqi, me një ekip filmimi nga ALBTVUSA. Rafaeli është i afërm i Kristo Floqit, një nga themeluesit e Vatrës.
Dreka vazhdoi për dy tre ore dhe ne mbyllje, muzikantë dhe instrumentistë profesionistë dhe amatorë kënduan këngë tëvjetra burimore shqiptare të trevave të jugut.
Në sallë binin në sy anëtarë të vjetër dhe të rinj të këshillit tëkishës. Aty ishte Geraldine Sheafer, e bija e Athanas Adams, shqiptarit nga Korça, bashkëpunëtor i Fan Nolit, njeri nga themeluesit e kësaj kishe. Geraldinë, megjithëse ne moshë tëthyer, vazhdonte me pasion punën vulnetare në mirëmbajtjen dhe organizimin e bibliotekës së kishës.
Odeta Fecani është një aktiviste e kësaj Kishe, e kudondodhur sidomos në meshë me angazhimin e saj në korin e Kishës.
Niko Bulka, një anëtar i hershëm i kësaj kishe, që ka qenë për shumë vite kryetar i Këshillit të kishës, vazhdon të kontribuojë në të gjitha rastet dhe aktivitetet e kishës. Niko është i biri ishkrimtarit të njohur Nonda Bulka.
Ishte aty edhe anëtari i hershëm i kësaj kishe, Sotir Laço, i biri i Vangjel Laços bashkëpunëtori dhe miku i At Fan Nolit.
E bija e Sotirit, Ariana Malile, ishte anëtare shumë aktive e Këshillit të kishës.
Një ndër vetërtanët e Kishës ishte patrioti Bill Xhemo, nje contributor për shumë vite i kësaj kishe apo edhe AndrewPeppo, i biri i atdhetarit shqiptar Andrea Peppo, që ka qenë ndêr themeluesit e kishër shën Thomait.
Një historik i shkurtër i kishës së Shën Thomait:
Në 1927 ishte takimi i parë i shoqërisë kishtare ortodokse nëGrand Bulevard, Detroit
Në vitin 1929, në ditën e shën Thomait, Shoqëria kishtare shqiptare e të krishterëve orthodox themoloi komunitetin e shën Thomait në shtëpinë e Rake Kamenicës, me miratimin e kryepeshkopit të kishës Orodokse Shqiptare, Theofan S. Noli.
Për disa vite ky komunitet nuk kishte akoma një kishë të vetën por Meshët janë mbajtur në kishat e tjera. Edhe priftërinjtë i merrnin përkohësisht nga kishat e tjera ortodokse në Detroit.
Në vitin 1938, komuniteti orthodox shqiptar në Detroit operonte në mënyrë të mirëorganizuar me program dhe këshill funksional.
Në vitin 1943 ortodoksit shqiptarë në Detroit siguruan ndërtesëne tyre të pare kishtare në 5780 14th st and Antionnete st, ku filluan shërbesat e para kishtare. Prifti i parë me kohë të plotëishtë At Vangjel Avgerinos.
Në vitin 1945 komuniteti ortodoks bleu një kishë tjetër në 14th st. Po atë vit, kisha kishte korin dhe shkollën e saj shqipe si dhe u krijua shoqëria “Bijat e shën Thomait”. Në vitin 1949 Metropoliti Theofan Noli viziton Kishën e shën Thomait nëkuadër të një fondi studentor teologjik.
Në vitin 1951 u krijua Këshilli për ndërtimin e nje kishe të re. Ceremonia e fillimit të punimeve për kishën e re u zhvillua nëvitin 1951 në Oakman Blvd. dhe Joy Rd., me pjesëmarrjen e metropolitit Noli. Po atë vit një shoqatë aktive klerikësh në zonën metropolitane të Detroitit u mblodh në kishën e Shën Thomit për të organizuar zyrtarisht një këshill klerikësh dhe laikësh të Kishave Ortodokse Lindore nën udhëheqjen e At Kristo Kosta dhe At Vladimir Lilikovich.
Atë vit kjo kishë kishte revistën e saj informative si dhe skuadrën e basketbollit nën drejtimin e Spiro Page.
Kisha e re i mbaroi punimet në vitin 1956 dhe kushtoi 130 mijëdollarë dhe në vitin 1961 ishin paguar të gjitha borxhet për ndërtimin e saj.
Me 25 Nëntor 1961 kisha e shën Thomait u shugurua nga metropoliti Theofan Noli.
Në vitin 1978, mbas disa dekadash të suksesshme të kësaj Kishe, komuniteti ortodoks vendosi që të ndërtonte tashmë një kishë tëre. Inagurimi i hapjes së themeleve u bë në maj 1980 nga At Mark, ndërsa punimet e ndërtimit filluan në ditën e shën Thomait me 5 tetor.
Me ndërtimi e kishës së re u mor prifti i ri ki kishës shën Thomait, At Nickolas Liolin. Kisha u përfundua në vitin 1982, me kuzhinë dhe sallë të re.
Në vitin 1985, flamuri Amerikan u ngrit në ndertesën Capitol ne Washington DC, në nderim të famullisë së Shën Thomait nëFarmington Hills. Michigan.
Në vitin 1989 u organizua për herë të parë Konventa Dioqezane në kishën e shën Thomait me rastin e shugurimit të kësaj kishe.
Me 18 Prill 1999 u festua 70 vjetori i kishës së Shën Thomait.
At Nickolas Liolin shërbeu në kishën e shën Thomait për 33vite. Po kaq kohë shërbeu në këtë edhe e shoqja e At Liolin, Sarah Arthur, në drejtimin e shoqërisë “Bijat e shën Thomait”, deri sa vdiq në vitin 2000.
Në vitin 2002, At Liolin u shugurua Peshkop i kishës Ortodokse Shqiptarë më qendër në Boston. Në vitin 2004, At Nickolas (Nikon) Liolin u kthye në kishën e shën Thomait tashmë si Kryepeshkop.
Mbas At Liolin në kishën e shën Thomait shërbeu At Nektarios2004-2005.
Më pas deri në vitin 2019, në këtë kishë shërbeu At Dhimitri qëvinte nga një kishë rumune.
Qe nga viti 2019 dhe në vazhdim, në kishën e shën Thomait shërben me devocion frifti amerikan At Paul Waters.
Komuniteti ortodoks shqiptar në Michigan ka qenë vazhdimisht në nevojë të priftërinëve shqiptarë që flasin gjuhën shqipe. Kjo ka bërë që meshët të mbahen në gjuhën angleze. Por lajmi i mirë është se sapo është shuguruar meshtar një djalë i ri shqiptar nga famullia e shën Thomait, At Eugeni, i cili po mbaron praktikën (internship) dhe shumë shpejt shpresojmë të fillojë shërbimin e ri në Kishën e shën Thomait në Farmington Hills, Miçigan.
Komentet