Libri i FUAT MEMELLIT”Jetë në dy kontinente”
Natyrisht,pak do çuditeni me këtë metaforë hiperboluese : “Me dy zemra”,por kur të lexoni librin”Jetë në dy kontinente” të FUAT MEMELLIT,do të bindeni që jam fare pranë të vërtetës. Ky libër është një libër”monografi” të familjes,por i kalon caqet e një biografie familjare. Siç vë re,pasi e lexova librin, me autorin ka ndodhur ai fenomen, që NOBELISTJA FRANCEZE(nominimi në vitin 2022),ANNIE ERNAUX e përcakton kështu;”Të kesh jetuar diçka,çfarëdo që të jetë, të jepë të drejtën për ta shkruar atë,” Të kesh jetuar diçka është gati një fjalë goje,po ky libër ( gati libër tavoline) është e mbushur me plot”diçkara”,ku “në gjithë diçkatë” vlon një jetë 80-vjeçare e autorit që është aq e larmishme nga dje deri sot, por, në të njëtën kohë, nga më intrigueset dhe tepër interesante. Kjo rrëfenjë kaq e gjatë për jetën e autorit, vërtet që fillon nga fëmijëria,por vazhdon me zik-zake dhe kthehet si në një film me metrazh të gjatë. Aktorët e këtij”filmi”,së pari janë familjarët dhe,dalëgadalë “skena e filmit” zgjerohet dhe aty hyjnë”bashkëfshatarët nga SINICA e KORÇËS,ku “regjisorit të filmit” FUAT MEMELLIT i ka”rënë koka”. SINICËN,FUAT MEMELLI e ka në zemër,edhe kur erdhi në TIRANË si student në INSTITUTIN BUJQËSOR, por vazdmisht,si shtesë apo një”vertebër” më shumë,në shtyllën kurrizore. Fati e ndihu që të fillojë punë në TIRANË dhe,fat mbi fat: gazetar apo kameraman në TELEVIZIONIN SHQIPTAR. As kursin për gazetar dhe as atë për kameraman, nuk e fitoi as me mik dhe as me”krahëmarrje”,përkudrazi,ky fshatar nga SINICA kish dhënë prova me shkrimet e tij në gazetat e kohës: herë në prozë dhe herë në poezi fryt i dashurisë për librin e letërsinë.
*
Puna në televizion ishte një punë sa e lakumueshme,por, në të njëjtën kohë, me shumë përgjegjësi. Ndërroheshin drejtorët dhe “shkopinjtë” binin mbi kurrzin e punonjësve. Anonimët me letra informonin partinë se X… po Y,,, është me “hije” në biografi dhe nuk është i përshtatshëm për në TELEVIZION. Shpikën dhe shpifën dhe për FUATIN dhe aq donte,drejtori i asaj kohe,Thanas Nano, duke çuar FUATIN që qe një nga profesuonistët më të mirë. në kooperativën bujqësore PETRELË. Kur njihem me këtë fakt, më vijnë ndërmemebd, vargjet e PATËR GJERGJ FISHTËS që thotë;
” Me kenë i mirë,të mpesin
Me pas bisht ta presin
Për mos me pas,ta ngjesin”
Ia “ngjesën” një bisht, se gjasme një kushëri i largët tentoi të arratiset. Qe “kohë anonimësh”,por dhe në PETRELË ai jo vetëm punoi mirë,por fitoi sa dashurinë e njerëzve,por dhe respektin e tyre. U verifikua”bishti që i gjesën” dhe e rikthyen përsëri në Televzion. Këtë rikthim të merituar e fitoi me sjelljen dhe dashamirësin e tij. Vajti pak si”haka tek i zoti”, Me të ndodhi ajo që ka thënë ARISTOTELI:”Është karakteristikë e një njeriu shpirtmadh (jo më kot e ka nominuar me dyzemra),të mos kërkoj ndere, por të jetë i gatshëm të bëjë të mira për të tjerët”. U kthye dhe,kur për nevoja të Televizionit,duhej blerë kamer,filluan prapë intrigat. Ngaqë për të negociuar,duhet dije frëngjisht,se në Francë negcionohej. ,iu fut kursit intensiv për të mësuar frëngjisht. E mori dëshminë, por nga ata që”përgjonin në hije” deshën të dërgojnë një tjetër, Megjithatë,u nis në Francë dhe u kthye me camerë të kohës. Po duke marrë hua një batutë nga filmat tanë:”I çali të kujton dhe nuk të harron”, “Hija” që e ndiqte pas kurdis dy hajdutë që vjedhin camerën që ruhej në makazinë me roje. U vodh Dhe FUATIT i vënë hekurat se”nuk qe i zoti ta ruante”. Qe në gjendje makthi si e gjeçë nga mos e pandehësh. SA u sqarua”bihti që i ngjesën”,doli i pafajshëm dhe u kthye prapë në TV. Tani skur mori “për mbarë”:gati u bë”ambasador shetitës”: në FRaNCË;Në Gjermani;në Begjikë;Holandë dhe Itali.Ndërkaq,Fëmijët në mërgim. Pas fëmijëve, FUAT MEMELLI,me zemër të thyer,u nis pas fëmijëve në AMERIKË. Edhe në BOSTON ku është vendosur.është aktiv dhe kontribon me penë në oraganet e shtypit tek”DIELLLI”,tek “ILIRIA”. Jo vetëm kaq,takon ish- PRESIDENTIN BILL KLINTON i shpreh mirënjohjen për KOSOVËN; takon kryebashkiaken e qytetit ku jeton dhe i dhuron lule dhe një poezi për viktimat nga një akt terrorist.