Një miku im, që njiheshim prej vitesh vjen e më thotë: “Vepror, kam një çështje gjyqësore administrative, a mundesh të më ndihmosh sepse kam të drejtë.
Ju përgjigja: Nës keni të drejtë Veprorin e keni gati në çdo sekondë. Më thuaj çfarë duhet të bëj dhe unë do ta bëj.
Dua të di kur mund të shqyrohet çështja ime (sepse kishte të bënte me djegie afatesh).
I them: Këtë e zgjidhim në moment: po i bëjmë një kërkesë Gjykatës Admnistrative në Tiranë dhe ne marrim shumë shpejt një përgjigje zyrtare.
Faleminderit, më tha miku im.
Pëgjigjja dërguar Gjykatës Administarive Tiranë mbërriti, por përcaktimi i datës ishte evaziv sepse kishte lidhje edhe me hedhjen shortit etj. Nga përgjigja që erdhi miku im mbeti i paqartë.
Atëherë, – i thashë, – hajde me mua në Tiranë, kam një mik në Gjykatën Administrative të Apelit dhe mund të marrim një informacion, ndoshta më të saktë.
Do shkojmë Vepror, – më tha ai, – dhe pas dy ditësh u nisëm. Deri atë moment ma kishte mbajtur të fshehtë që miku im kishte patur dy miq ish-komunistë në Tiranë. Pse duhej ta bënte këtë gjë, nuk e di, dhe as sot e kësaj dite nuk dua ta di. Unë atë ditë do të merrja pagesën time te gazeta “Telegraf”. Me të mbërritur në Tiranë, miku im më thotë: Ndërkohë që ti vete të marrësh rrogën, unë po takoj një mik që ka qenë ish krye-prokuror në Korçë.
Po nëse e ke mik, – i thashë, – thuaji, nëse ai nuk të ndihmon dot, unë do të ofroj ndihmën që të kam premtuar.
Ok, – më tha, -shko merr rrogën dhe do të merremi vesh me telefon.
Mirë, i thashë, kështu po e bëjmë, do të merremi vesh.
E mora rrogën dhe sapo dola nga zyrat e “Telegrafit”, më mbërriti një zile telefoni:
Më pyetën: E more rrogën?
Po, e mora, u përgjigja.
Atëherë, të presim te qyteti Studenti, hajde këtu.
Po si, mund t’ju gjej unë atje? – i pyeta
Kur të mbërrish tek “Oxhaku”, më thanë, pyet ku e ka shtëpinë filani
Siç e kam thënë edhe më sipër, bëhej fjalë për një person që kishte qenë kryeprokuror në Korçë në kohën e Enver Hoxhës. Ia gjeta shumë shpejt shtëpinë, sapo trokita më ofruan një mikpritje tipike shqiptare.
Nga je?- Më pyeti.
Nga Butka, i thashë.
Ok, më tha dhe ne miqtë i presim me gjithë të mirat.
Na ofruan raki dhe gjithçka tjetër.
Pastaj na thanë: Tani do të shkojmë te një lokal dhe gjithçka do te jëtë e paguar nga ne.
Kjo ishte e pabesueshme, sepse përveçse do të na ndihmonin për zgjidhjen e hallit, po na ofronin edhe një drekë. Po nuk ishte vetëm kaq, aty u porositën gjërat më të shtrenjta, të ngrëna e të pira (një çast mendova se këta duhej të ishin milionerë; nuk duan t’i dinë për asgjë, thashë me vete. Ngriheshin dolli pa fund, këngë pa fund dhe jo vetëm kaq, që t’i jepnin solemnitet drekës së tyre sa herë ngrinin dolli, ngriheshin në këmbë. Sigurisht ngriheshim edhe ne, kjo ishte më komikja.

Më në fund na thanë: Ikim tani!
Ikim, i thamë, miq më të mirë se ata ata nuk kishim parë: njëri kishte qenë ish- prokuror dhe ish-kryeprokuror në Korçë, kurse tjetri kishte qenë me SHIK-un në Korçë.
Ikëm.
Po nuk vonoi shumë, ish- SHIK-asi, vëllai i ish-kryeprokurorit, po na ndiqte me vrap. Me të na arritur tha: Ku shkoni ju? Pse ne duhet t’i paguajmë gjithë ato marrëzi!
(Atë çast kuptova pse nuk na i kërkuan lekët që kur ishim në lokal, sepse aty pronarët e lokalit i njihnin ç’monstra ishin ata).
Miku im u ofroj një shumë lekësh
Po ti?- më tha mua
Për dreq, atë çast m’u kujtua që ky kishte qenë SHIK-as në Korçë, pretendonte se mund të bënte çfarë të donte, me qenë se isha gazetar e denoncova veprimin e tij.
Nga mua, i thashë nuk merr dot asnjë qindarkë
Po ti mendon se mund të dalësh nga Tirana pa paguar?!
Këtë nuk e di – i thashë,- por unë nuk jap asnjë qindarkë, sepse nuk kam asnjë lidhje me drekën e organizuar nga ju.
Atëherë, – tha ai, do ta shohim
Mirë, i thashë, ulemi diku në një lokal dhe e bisedojmë. Ashtu u bë. Hymë në një lokal. SHIK-asi solli edhe një person tjetër që unë të ndihesha edhe më i frikësuar. Ndërkohë miku im që doja ta ndihmoja kishte ikur.
Dakord, u thashë, fillimisht po porosis diçka dhe e bisedojmë.
Ok, ishte përgjigja e tyre
U ngrita dhe shkova te banaku, kërkova me shumë kujdes nëse mund të lija në dorën e tyre një shumë parash, sepse dy personat e ulur atje tej te tavolina, donin të m’i grabisnin. Jam gazetar u prezantova.
Ke kartë identiteti më thanë.
Po, kam, u pëgjigja,
Zotëria i bëri një foto kartës, dhe unë i dorëzova lekët.
Për vete mbajtja një shumë të vogël parash, sa për të kaluar natën.
Shkova te ata dhe u thashë: Tani nuk kam asnjë lek në xhep, unë po iki,
Sigurisht, ata i kishin ndjekur veprimet e mia dhe ishin të bindur për gjithçka kishte ndodhur.
Ika.
Ikën dhe ata.
Ishte shumë vonë, nuk kisha ku ta kaloja nata, gjithashtu i dehur maksimalisht. Hyra te një lokal dhe piva gjithë natën atje, por tashmë pije te lehta. Mirëpo kisha bërë gabimin më të madh, nuk kisha pyetur për emrin e lokalit. Paratë e mia nuk mund t’i gjeja dot më. Nuk e mbaja mend ku kisha qenë
Në xhep kisha aq pak lekë, sa mund të udhëtoja me autobuz deri në Korçë, jo më shumë.
Në shtëpi bërrita pa asnjë qindarkë.
Nuk është se do të jepja ndonjë llogari të madhe, por më shumë më vinte keq për budallakun tim.
E ngushëllova veten shumë shpejt: “Nuk është rasti i parë Vepror, – i thashë vetes, – që t’i bën marrëzira!”
Kur, nuk kaloi shumë, më mbërriti një mesazh:
Më pyesnin: E juaja ështe kjo kartë identiti?
Po, u shkruajta, e imja është
Nëse është e juaja, bëjni një foto dhe na i dërgoni
E fotografova dhe jua dergova
M’u përgjigjën: Eja t’i marrësh lekët kur të duash, janë të tuat.

Dërgova një mikun tim që banonte në Tiranë, i mori dhe m’i dërgoi, kjo ndodhi kur rrugët u zunë për herë të parë për shkak të koronavirusit, nuk munda ta takoj personin që u tregua vërtet fisnik. Kush ishte ai? Do tju tregoj mesazhet që më mbërritën në fejsbuk. Ai quhej Arsen Toçi një njeri që i bën nder lokalit ku punon.
Komentet