VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Një qiri i rindezur në përkujtim të 20-vjetorit të piktorit të talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001) – Nga Klajd Kapinova

By | September 12, 2021
blank

Komentet

blank

SHBA- 11 kryevepra të Picassos shiten në ankand për plot 110 milionë dollarë

 

11 vepra arti të Pablo Picasso, të cilat qëndronin të ekspozuara prej më shumë se 20 vitesh në një hotel të Los Angeles, u shitën në ankand për rreth 110 milionë dollarë.

Kryeveprat në pronësi të “MGM Resorts” ishin të vendosura në restorantin “Picasso” që gjendet në hotelit Bellagio. Në shitje dolën 9 piktura dhe dy pjesë qeramike të krijuara nga artisti spanjoll, i cili ndërroi jetë në vitin 1973.

“Ylli” i mbrëmjes ishte piktura “Woman in a Red-Orange Beret”, e cila shfaq të dashurën dhe muzën e Picassos, Marie-Thérèse Walter. Ajo u shit për 40.5 milionë dollarë. Piktura tjetër “Homme et Enfant” arriti shifrat 24.4 milionë dollarë.

Tabloja “Nature morte au panier de fruits et aux fleurs”, e cila u pikturua nga artisti gjatë pushtimit nazist të Parisit arriti shifrat 16.6 milionë dollarë.
Ky koleksion u nis rreth 20 vite më parë nga miliarderi amerikan Steve Wynn, i cili kishte më herët në pronësi dhe hotelin Bellagio.

blank

blank

blank

blank

blank

Milot fiton çmimin ‘Skulptori i Vitit’ 2021 në Kiev

Të shtunën 23 tetor në orën 12:00 u janë dhënë disa çmime personaliteteve nga bota e artit në kopshtin e Bibliotekës Oblate, në Firenze për Celebrity Awards 2021.

Ceremonia ndërkombëtare, e cila i zhvillua në Kiev mbahet çdo vit shpërblen profesionistë në sektorë të ndryshëm që kanë arritur sukses ose që kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e kulturës, artit, muzikës, diplomacisë, mjedisit dhe njerëzimit.

Zgjedhja e vendit të çmimit i referohet 9 marsit të kaluar 2021, ku u përurua statuja e poetit ukrainas Taras Shevchenko (1814-1861), e punuar në bronz nga artisti ukrainas Oleg Pinchuk, së bashku me ekipin e tij – Sheludko Volodymyr. dhe Artem Tomashevsky.  Vepra iu dhurua nga qyteti i Kievit Bashkisë së Firences për të përkujtuar binjakëzimin historik që lidh dy qytetet që nga viti 1967 dhe si falënderim për monumentin e Dante Alighieri-t të instaluar në qendrën historike të Kievit më 10 dhjetor 2015.

Çmime morën personat e mëposhtëm:

Francesco Corsi, si kuratori më i mirë i artit i vitit 2021

Florentini me origjinë, ish-profesor i filozofisë, botues dhe themelues i kompanisë së artit ARTinGENIO, qershorin e kaluar inauguroi “ARTinGENIO MUSEUM”, Muzeu i artit bashkëkohor në dialog me botën mesjetare, i ndërtuar në Pizë në strukturën prestigjioze dhe moderne të punishteve të Garibaldit.

Alfred Milot Mirashi – jeton dhe punon në Firence, artisti italo-shqiptar shquhet mbi të gjitha për veprat e tij të jashtëzakonshme të skulpturave monumentale.  Së fundmi ai është duke realizuar në Avellino “Çelësi i Montevergines”nje veper gati 50 metra Një nga skulpturat më të mëdha në Evropë të bëra prej çeliku Corten.  Me instalacionet e tij artisti i dërgon një mesazh mbarë botës: “Nuk duhet t’i mbajmë dyert mbyllura te gjithë duhet të kenë mundësinë të realizojnë ëndrrat e tyre”. Çelësat e tij si instalacione mund të quhen “Çelësi i Bashkimit ” me një mesazh Ku shpresa për dialog te hapur drejt nje zhvillimi me  paqe mes popujve.

Maryna Shavrova – ukrainase nga lindja, fiorentine nga birësimi, do të marrë çmimin si promovuese e kulturës dhe artit ukrainas në Itali.

EKA, muzikanti dhe kompozitori ukrainas, i cili ka jeton në Itali prej vitesh, do të luajë Bandar, një instrument i lashtë me 64 tela.  Edhe ajo mori çmimin si bandoristja më e mirë e vitit 2021 direkt në skenën e Kievit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua nën patronazhin e Konsullatës së Ukrainës në Firence me përfaqësuesen e saj Oxana Polataitchouk.

Fitues e ketij edicionit ne Qytetin e Kievit ne Ucraine

Oleg Pinchuk- artisti i vitit

Alfred Milot Mirashi – Skulptori i vitit

Francesco Corsi- Kuratori i vitit

Valeria Leschova – kuratrice e artit bashkohor

EKA – bandurista e vitit

Maryna Shavrova- promovuese e artit dhe kulturës ukrainase në Itali

Kamaliya – këngëtarja e vitit

Igor Mizrakh – personaliteti i vitit

Elmira Akhundova – diplomatja e vitit

(ajo është ambasadore, deputete dhe shkrimtare e Azerbajxhanit)

Elena Leticia Teresa Mikusinski – diplomatja e vitit

(Amasadore della Argentina a Kiev).

blank

blank

blank

blank

blank

Më 22 tetor 1906 u nda nga jeta Paul Cézanne, piktori i mrekullive të gjeometrisë

VOAL – Piktori Paul Cézanne (Pol Sezan) lindi në Aix en Provence (Francë) më 19 janar 1839 nga një familje e pasur. Ai ndërmori studime juridike, por i braktisi ata për të ndjekur profesionin e tij artistik. Ai fillimisht ndoqi kurse në Ecole de Dessin në Aix dhe më pas studioi në Paris, në Académie Suisse.

Ai u refuzua nga Ecole des Beaux-Arts dhe, për disa vjet, jetoi në mes të Aix dhe Parisit, ku ai u miqësua me piktorë dhe artistë të tjerë ilustrues që korrespondojnë me emrat e Pissarro, Bazille, Renoir, Sisley dhe Monet. Në fillim ai nuk tregoi interes për rinovimin piktural të Impressionistëve dhe deri në vitin 1873 ai pikturoi vepra ende të lidhura me traditën romantike, siç janë “Dhimbja” dhe “Gomari dhe hajdutët”. Shumë nga këto vepra dallohen për tonet e tyre të errëta, nga përzierjet e rënda të ngjyrave si “Negri Shipion”.

Gjatë luftës Franko-Prusiane të 1870 ai u zhvendos me Hortense Fiquet, modelen e tij dhe më pas gruan e tij, në Estaque, në Provence. Më 1873 ai pikturoi “Shtëpia e njeriut të varur në Auvers”, një vepër që shënoi fillimin e fazës impresioniste të piktorit. Dështimi i grupit Impressionist për të ekspozuar shënoi shkëputjen përfundimtare të Cézanne nga grupi dhe jeta e tij pas kësaj u karakterizua nga lëvizje të shumta nëpër Francë, nga të cilat ai mori frymëzim për peizazhet e shumta të pikturuara në këtë periudhë.

Nga 1883 ai u tërhoq në Provence, duke u përqëndruar në kërkimin e një teknike që u distancua nga ai Impressionist për të përmirësuar, përmes ngjyrës, vëllimet e formës. Në këto vite ai riparoi me këmbëngulje të njëjtat tema: vizione të Estaque, malit Sainte-Victoire, shumë jetë ende, portrete të gruas së tij “Madame Cézanne në kolltukun e kuq”, motive të jetës së përditshme, kompozime të ndryshme.

Vetëm në vitet nëntëdhjetë dhe në fillim të shekullit XX, megjithatë, kritikët njohën vlerën e veprës së tij: ekspozita personale e vitit 1895 ishte triumfi i parë i vërtetë për artistin, dhe një sukses ishte edhe ekspozita në Sallonin d’Automne të 1904. Që nga viti 1900, duke vuajtur nga diabeti, ai mbeti pothuajse gjithmonë në Aix-en-Provence. Në vitet e fundit të jetës së tij ai punoi në “Les Grandes Baigneuses” (1898-1905), një sintezë e studimeve që kishte grumbulluar në dhjetë vitet e mëparshme.

Paul Cézanne u nda nga jeta më 22 tetor 1906.

Punime të famshme të Paul Cézanne

Portreti i Achille Emperaire (1867-1868)
Një Olympia moderne (1873-1874)
Madame Cézanne në kolltukun e kuq (Madame Cézanne dans un fauteuil rouge, 1877)
Gjiri i Marsejes nga pamja e Estaque (1878)
Oborri i fermës (1879)
Vazo blu (1889-1890)
Les Baigneurs (1890)
Lojtarët e kartave (1890-1895)
Gustave Geffroy (1895-1896)
Natyrë e qetë me qepë (1896-1898)

/Elida Buçpapaj

blank

KULLAT E SAHATIT NË SHQIPËRI, VLERA QYTETËRIMI – Nga Kadri Tarelli

Një libër mirë, i shkruar me ndjenjë, përkushtim, përgjegjësi intelektuale e qytetare, është si pëllumb i bardhë lajmëtar. Atëherë librin me cilësi dhe vlera, nuk të bëhet ta heqësh prej dore, por e mban pranë, mbi komodinë. Kristaq Turtulli.

 

 

Punim shkencor nga Dritan Çoku.

Një libër i veçantë në llojin e tij: “Kullat e sahatit në Shqipëri”, e studiuesit arkeolog Dritan Çoku, Një vepër shkencore me peshë jo vetëm nga përmasat, por më shumë nga përmbajtja, që unë me bindje e quaj simbol dhe vlerë qytetërimi mbarë shqiptar, sepse bën fjalë për këto vepra arti ndërtimor, të përbashkëta në përditshmëri të qyteteve, për të matur e treguar kohën, por të veçanta e të dallueshme nga njëra tjetra, si pjesë e trashëgimisë qytetare dhe pasuri e kulturës kombëtare.

Në parathënie, thuhet se për këtë vepër madhore autori punoi rreth 14 vjet. Vetëm kaq. A thua se janë 14 dit pushimi në Durrës, Ulqin apo Pogradec. Pyesni Dritanin, dhe do t’u thotë ç’ ka hequr, për gjatë katërmbëdhjetë viteve punë e studim të hollë, shtruar e gatuar si brumë në magje, për të bërë një libër të tillë, pa u kujtuar fare për andrallat e botimit. Çdo lexues bindet mjaftueshëm për punën, po t’i hedhë një sy të shpejtë vetëm bibliografisë, që përmban afërsisht 170 referenca shkencore e studimore. Besoj, nuk janë pak, kur një pjesë e tyre duhet të përkthehet në shqip.

Para do kohësh, duke folur për dy historianët dhe arkeologët durrsak, Hava dhe Sali Hidri, kam shkruar: Janë treguar “kokëkrisur”, kur kanë vendosur dhe nisur të shkruajnë histori, pasi ata dhe vetëm ata e dinë se ç’ heq një historian, kur ulet të shkruajë”. Kadri Tarelli. Libri “Kur lexoj një liber”. F. 72. Fjalë që i shkojnë përshtat edhe Dritanit tonë.

Kështu, mund të them pa frikë, se fatmirësisht që historianët i kemi mes nesh. Atyre u skuqen sytë duke lexuar lloj-lloj shkrimi, i kërruset shpina mbi tavolinë, mbi libra e letra të vjetra të mbuluara nga pluhuri dhe myku, i zbehet fytyra duke qëndruar me orë, ditë dhe muaj në mjedise të mbyllura të arkivave dhe bibliotekave, ku ndonjëherë lëvizin lirisht edhe minjtë, që shohin me habi mikun e pa ftuar. Në fund ballafaqohet me kritikën që nuk të fal, shpesh jo profesionale. Poetit mund t’i thonë: të mungon frymëzimi dhe talenti, ndërsa historianit i drejtohen pa frikë: Je lodhur kot, sepse nuk ke parë edhe një dokument tjetër, apo nuk je i saktë se nuk më pyete edhe mua për mëhallën apo fshatin tim, dhe më keq akoma: i ke parë ngjarjet me syrin politik, etj, etj.

Unë e përgëzoj autorin, sepse na ka sjellë një libër-Monument për “Kullat e sahatit në Shqipëri”, për ta pasur në tavolinë, në bibliotekë, apo mbi oxhak në dhomën e pritjes, për ta shikuar e lexuar trashëgiminë e qytetit tim, qytetit tënd dhe qytetet e gjithë shqiptarisë, kudo në trojet ku flitet shqip dhe jetojnë shqiptarë. Besoj se çdo njëri nga ne, në heshtje do të shprehet: “Të lumtë mendja dhe pena i nderuar Dritan, sepse i bëre “Kullat e sahatit”, t’i flasin historisë edhe me heshtjen e tyre. Mirënjohje, sepse i solle historiografisë shqiptare një gur xhevahiri në thesarin e saj”.

Diku në fund të kapitujve, madje në fund të rreshtave, si pa u ndjerë, autori ka shkruar pak fjalë, që tregojnë vuajtjen e tij, por që ngacmojnë edhe dhimbjen tonë: – I kërkon instancave shtetërore që të kujdesen, të mirëmbajnë dhe të restaurojnë “Kullat e sahatit”, si monumente kulture, unike në llojin e tyre, që nesër mos të pendohemi. Unë me zërin e shakasë, po lus zotin, që ta dëgjojnë zërin tënd, sepse nuk po kërkon shtëpi e saraje për vete, por për kulturën tonë, që mos ta humbasim edhe këtë trashëgimi që na ka mbetur. Boll kemi humbur nga kapriçot shkatërrimtare të natyrës, viteve dhe shekujve, si tërmete apo erozione, përfshi edhe luftërat që në trojet tona kanë qenë të vazhdueshme.

Në këtë libër me dhimbje mësojmë, sa shumë dëmtime kemi pasur nga mos kujdesi i drejtuesve vendor, vite të shkuar, jo vetëm në ditë e sotme. Libri na flet: objektet publike të lëna pa zot, në mëshirë të fatit, dëmtuar shpesh edhe nga marria individuale dhe marrëzia kolektive, siç ndodhi në vite 1966-67. Lexojeni me kujdes dhe do të gjeni të pasqyruar veprime që nuk na nderojnë si qytetarë të këtij vendi, aq sa do t’u bjerë libri nga dora, jo nga zemërim por më shumë nga turpi. Autori i shmanget komenti, duke na lënë që, secili të mund të gjykojë vetë atë çka përjeton.

Nuk kam ndërmend të përshkruaj përmbajtjen, është e pa dobishme për lexuesin kureshtar dhe të pasionuar, veç dua të theksoj se i gjithë studimi është punuar hollë. Ai ka sjell plot kuriozitete të kohëve dhe shekujve, mbi përpjekjet e shoqërisë për të matur e treguar kohën. Ne shqiptarët kemi të drejtë të krenohemi për kulturën qytetare të zhvilluar në kushtet e mesjetës, sepse jemi të parët që brenda jetës qytetare të Perandorisë Osmane, ndërtuam “Kullat e Sahateve”, në qytetet tona, përmend, qytetin shqiptar të Shkupit (1566-1574). “Pra, duket qartësisht dhe bindshëm, se ndërtimi i kullave të sahatit në trojet shqiptare, është një veçori dhe diçka e rrallë për qendrat e tjera turke, në periudhën osmane”, – thekson autori që në hyrje te librit.

Në vazhdimësi, ajo që të nxit ta lexosh deri në fund këtë libër, është, se do të ndeshesh me historinë e 21 kullave të sahati, të veçuara e të përzgjedhura nga 52 të tilla në mbarë vendin, duke filluar me Kullën e Sahatit në kalanë e Krujës, për ta mbyllur me sahatin mbi godinën e Komunës në Librazhd.

Nuk po them gjë të re, kur po dua të shpreh një mendim, që besoj i bashkohet edhe dëshirës së autorit: – Se ky libër meriton të përurohet në të gjitha qytete shqiptare, si mesazh diturie, urtësie, vlere dhe krenarie. Është në interes të çdo qytetari, të njohë e të nderojë historinë e qytetit të vet. Kështu do të duam më shumë vendlindjen, qytetin dhe mëmëdheun. Për nostalgji të viteve, po shtoj pak mbresa të mbetura heshtur: Janë jo pak njerëz, bie fjalë në Durrës apo qytete te tjerë, që deri vonë kanë dëgjuar tingullin e kambanës, që lajmëronte pjesët dhe orën e plotë. Tingulli i orës ishte një zë që thërriste e kujtonte banorët, se qyteti jeton dhe punon. Çdo kush mund të bëjë pyetjen pa përgjigje: Pse sot heshtin, ç’ punë prishin, kë ngarkojnë, kë shqetësojnë dhe sa shpenzojnë?

Urime Dritan Çoku! Siç ke premtuar, vazhdo me sukses, studimin dhe pasqyrimin e të gjithë “Kullave të sahatit”, në mbarë trevat shqiptare të Ballkanit.

Është pasuri kombëtare që nuk duhet të tretet e të humbasë.

Mirënjohje për këtë vepër shkencore!

 

Kadri Tarelli

Vjeshta e parë, 2021.

blank

blank

Premio festival Napoli Cultural Classic 2021- premiato anche tre albanesi

Lo scultore Alfred Milot, professoressa Najda Hamza ed il giornalista Skënder Buçpapaj

 

Il talentuoso attore Valerio Lombardi, accompagnato dalla bravissima e bellissima Emanuela Tittocchia, apre la serata conclusiva della ventesima edizione +1 del Premio Festival Napoli Cultural Classic, tenutasi nella bellissima Chiesa di Santa Maria delle Grazie in Marigliano, con le parole di James Joyce:“Cercare adagio, umilmente, costantemente di esprimere, di tornare a spremere dalla terra bruta o da ciò ch’essa genera, dai suoni, dalle forme e dai colori, che sono le porte della prigione della nostra anima, un’immagine di quella bellezza che siamo giunti a comprendere: questo è l’arte. Un vero omaggio alla festa dell’arte che la Napoli Cultural Classic celebra da vent’anni

blank

L’Assossociazione Napoli Cultural Classic  conferisce un riconoscimento ogni anno all’operato di professionisti che svolgono la loro attività in maniera distinta ed eccellente in particolari settori che  rappresentano le 5 sezioni del  premio, così  suddivise:

blank

Premio NCC per la  Sezione Scientifica, Sezione Ambiente e Territorio, Sezione Cultura, Sezione Arti  Visive e la  Sezione Spettacolo.

Nel corso degli anni,  sono stati premiati  personaggi di fama internazionale, solo  per  citarne alcuni, gli artisti  Sebastian, Alfred Milot, Vittorio Sgarbi, Helidon Xhixha, Pan Lu Sheng, Liu Rouwang,  Zenh Yi, Melsi Labi, Michele Stanzione, Nacy Motta,   il pianista Giovanni Allevi, le giornaliste Mariluisa Busi e Tiziana Ferrario, i danzatori Sabrina Brazzo, Giuseppe Picone, Alessandro Staiano, Annamaria Prina, Timofei Andrijashenko, Corona Paone, gli attori Massimo Andrei, Donatella Finocchiao, Gea Martire, Riccardo Reim, Pino Micol, Mimmo Calopresti, Enzo Moscato, Manuele Morgese, Anna Mazzamauro, Isa Daniele, Srah Maestri, Lando Buzzanca, Imma Villa, Peppino Mazzotta,  gli scrittori Maurizio Di Giovanni, Claudio Volpe e molti altri.

blank

I volontari della cultura della Napoli Cultural Classic che 21 anni fa hanno dato vita a questo straordinario appuntamento culturale che ha viaggiato fra luoghi incantevoli del territorio campano dall’Anfiteatro Romano di Nola alla Villa Augustea di Somma Vesuviana, dal Palazzo Aragonese di Palma Campania alle Basiliche paleocristiane di Cimitile, dal palazzo Ducale di Avella al Palazzo ducale di Somma Vesuviana, dal Seminario Vanvitelliano al Palazzo Vescovile di Nola, dal Museo Santa Sofia di Benevento a Napoli Sotteranea, dalle meravigliose Chiese di Palma Campania, per finire con il  meraviglioso  Palazzo ducale di Marigliano per concludere l’ultima serata ha scelto come location la bellissima Chiesa Santa Maria delle Grazie. L’Associazione Napoli Cultural Classic ha creato collaborazioni importani con paesi esteri fra cui USA, Messico, Francia, Russia, Libano, Spagna, Cina, Bielorussia, Albania, Germania e quest’anno ha aggiunto un nuovo tassello con la partecipazione di grandi artisti Ucraini.

blank

Emanuela Tittocchia conValeri Lombardi sono stati una coppia in piena sintonia con la partecipazione del valletto Gennaro Cassino.  Per la  sezione ricerca è stata premiata la professoressa albanese Najada HAMZA di arti figurative presso l’Accademia di Belle Arti di Tirana, responsabile del dipartimento di Arti Visive presso l’Accademia belle arti di Tirana , vicepresidente del senato accademico, una donna che rappresenta con passione la cultura albanese nel mondo.

blank

Il premio per la  sezione scrittura è stato assegnato dal giovane scrittore Davide Vigore per la capacità di utilizzare la scrittura, trasportando il lettore nel mondo delle proprie fantasie e malinconie, attraverso riflessioni fuori dagli schemi e cariche di un’irresistibile umanità per il romanzo opera prima “FUORIGIOCO”.

blank

Per  la SEZIONE MUSICA Internazionale è stata premiata la musicista ucraina EKA che con la sua musica porta in giro per il mondo  le canzoni tradizionali dell’Ucraina che parlano dell’amore per il proprio Paese e della speranza in un futuro migliore

blank

Per la sezione  SPETTACOLO TV il premio  è stato assegnato all’attrice  AGNESE LORENZINI protagonista di Un Posto Al Sole, in quanto ha saputo dare vita ad un personaggio rimasto  impresso nella mente del pubblico per la capacità di immergersi in un ruolo che offre all’obiettivo la possibilità di registrare il reale.

Per la sezione  Editoria il premio è stato assegnato VOLODYMYR  Petrashyk , non presente alla serata per impegni sopravvenuti,  editore impegnato nel campo dell’arte e della sua promozione, in grado di parlare attraverso la sua rivista ad un pubblico attento e profondo conoscitore del mondo artistico.

blank

Per la sezione SCULTURA INTERNAZIONALE è stato premiato OLEG PINCHUK sulla destra, autore di moltissime installazioni artistiche in tutto il mondo.

blank

Per la sezione AMBIENTE E TERRITORIO è stato premiato il professore Gennaro CARILLO,  professore ordinario di Storia del pensiero politico nel Dipartimento di Studî umanistici dell’Università Suor Orsola Benincasa di Napoli

blank

Per la sezione musica  il produttore musicale Lorenzo Maffia nonché regista della serata ha presentato  l’esibizione del musicista Giovanni Block, premiato per la  sezione musica d’autore, con  le sue canzoni, interpretate magistralmente esprime il vero cuore di Napoli, travolgendo l’ascoltatore in un magico ritmo coinvolgente.

blank

Per la sezione GIURIDICA, il premio viene assegnato al professore Umbero Gargiulo per la sua costante ricerca in campo giuridico e per i suoi importanti studi,  come quelli sulla tutela della professionalità dei lavoratori.

blank

L’attore, autore e regista MASSIMO ANDREI  ha presentato la Sezione Teatro  premiando

blank

Adriano Falivene, attore teatrale di grande spessore, che ha regalato al pubblico sempre emozioni intense attraverso i suoi personaggi.

blank

blank

Per la sezione ricerca artistica riceve il premio  Il Professore CLAUDIO ROCCA, direttore dell’ACCADEMIA DELLE BELLE ARTI DI FIRENZE e per il suo impegno verso i giovani.

blank

Per la sezione cinema Indipendente viene premiato l’attore e regista Fabio Massa per il film MAI PER SEMPRE.

blank

Il cardiologo e scrittore Salvatore D’Ascia autori del  romanzo Supersonico (Rai Eri, 2014) e il saggio esoterico Magia e Massoneria (Edizioni Mediterranee, 2019.

blank

Per la sezione cinema d’autore riceve il premio il film la SANTA PICCOLA con Sophia Guastaferro, l’attore Vincenzo Antonucci, Francesco Pellegrino e Pina Di Gennaro.

blank

Lo scultore Alfred Milot in veste di premiatore per la sezione cultura e arte internazionale.

blank

Per la sezione cultura e arte internazionale è stata premiata  VALERIA LESHCHEVA,  curatrice di mostre di maggiore rilievo nel panorama culturale internazionale, fra cui la mostra MUSIC ON CANVAS del famoso maestro IVAN MARCHUK, il cui nome è stato incluso nell’elenco dei 100 eccezionali geni del nostro tempo.

blank

L’onorevole Francesco Urraro ex presidente del Consiglio dell’ordine degli avvocati di Nola in veste di premiatore per la sezione pittura.

blank

Per la sezione pittura riceve il premio Nello Petrucci per la promozione dell’arte di strada che deve sempre trovare accoglienza sul territorio attraverso l’opera di esperti che con intuito e capacità di mediazione aiutino le persone a avvicinarsi all’estetica in luoghi ormai abbandonati.

blank

La giornalista Gabriella Bellini ha premiato per la sezione musica e cinema il musicista Flavio Cuccurullo

blank

La poestessa Assunta Spedicato ha premiato   la sezione radio consegnando la fatina alata a    RADIOPUNTO ZERO rappresentata dalla speaker radiofonico Stefania Gambardella.

blank

Premiato anche il giornalista albanese Skender Bucpapaj che per motivipersonali e non è stato presente alla cerimonia di consegna.

blank

Per la sezione short teatro lo stilista calabrese Claudio Greco ha premiato la regista e autrice   MILENA PUGLIESI.

blank

l’attore Valerio Lombardi, il dottore Ardolino Presidente del NCC e la conduttrice Valeria Tittocchia.

blank

LUÇANO PAVAROTI MBRETI I PAHARRUAR I TENORËVE (12 TETOR 1935 – 6 SHTATOR 2007) – Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Mbreti i tenorëve Luciano Pavarotti, zëri vibrues i lartësisë më të madhe të notave dhe cilësitë e përkryera prej shoumeni e bënë atë tenorin më të dashur dhe më të famshëm pas Enrico Caruso-s dhe një nga të paktët këngëtarë të operave që fituan famë botërore, vdiq të enjten, më 6 shator 2007. Ai ishte 71 vjeç.

Manaxheri i tij, Terri Robson, tha për AP-në një deklaratë të dërguar me postë elektronike se Pavarotti vdiq në shtëpinë e tij në Modena, Itali, në orën 5 të mëngjesit me orën e vendit. Pavarotti ishte diagnostikuar me kancer pankreasi vitin e shkuar dhe pati një trajtim mjekësor të mëtejshëm në gusht. “Maestroja (Mjeshtri) bëri një betejë të gjatë dhe të rëndë kundër kancerit pankreatik, i cili ia mori jetën atij. Në pajtim me sjelljen që e ka karakterizuar gjithë jetën dhe punën e tij, ai mbeti pozitiv deri në çastin e fundit të jetës,” thuhej në deklaratë. Për adhuruesit seriozë, bukuria e natyrshme dhe kthjelltësia trallisëse e zërit të Pavarotti-t e bëri atë interpretuesin ideal të repertorit lirik italian, sidomos në vitet 1960 dhe 1970 kur ai u ngjit për herë të parë në sferën e superyjeve. Për miliona adhurues, të kënduarit e tij magnetizues në nivele si ato në “Nessun Dorma” nga opera e Puccini-t “Turandot” arriti të përfaqësojë artin e vërtetë të operës. Në fakt, “Nessun Dorma” ishte edhe të kënduarit e fundit në skenë nga Pavarotti, pikërisht një ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Botërore, në Torino të Italisë, në shkurt të vitit 2006. Koncerti i tij i fundit me publik të plotë ishte në Taipei, kryeqytetin e Taivanit, në dhjetor 2005. Vdekja e tij është humbja e dytë monumentale për botën e operës muajt e fundit. Sopranoja amerikane Beverly Sills, popullariteti i së cilës ishte krahas atij të Pavarotti-t, vdiq më 2 korrik në shtëpinë e saj në Nju Jork. Ajo ishte 78 vjeçe dhe vuante nga kanceri.

Pavarotti rrezatoi një magji tejet të veçantë që e ndihmoi atë të fitojë zemrat e njerëzve, çka Placido Domingo dhe Jose Carreras partnerët e tij në koncertet “Three Tenors” (Tre Tenorët”, nuk e arritën kurrë. “Unë gjithmonë e admirova lavdinë që Zoti ia kishte dhënë zërit të tij atë ngjyrim të zërit që e kishte vetëm ai, duke e bërë që prej fillimit tenorin më të madh absolut,” tha Domingo në një deklaratë nga Los Anxhelosi. “Unë gjithashtu kam adhuruar shpirtin e tij të humorit në disa koncerte tonat me Jose Carreras sa nuk na shkonte asnjëherë mendja se po jepnim koncert për një publik që kishte paguar, sepse ne ishim pa masë fansa të njëri-tjetrit,” tha ai. Pavarotti, i cili këndonte po me aq lehtësi sa me sopranon Joan Sutherland po ashtu me këngëtaret Spice Girls, u përball me akuzat se ai po e sacrifikonte artin e tij në të mirë të komercializmit. “Fjala komercial është saktësisht çfarë ne duam,” tha ai tek u shfaq në koncertet tejet të publikuara “Three Tenors”. Ne kemi arritur një publik prej 1,5 miliard vetash me operën. Nëse ju doni të përdorni fjalën komercial, apo ndonjë fjalë me kuptim më të keq, ne nuk na prish punë. Përdorni çfarë fjale të doni.”

Mund të thuhet pa drojë se Shekulli XX filloi me Enrico Caruso-n dhe mbaroi me Luciano Pavarotti-n. Tenorët e tjerë përfshirë Placido Domingo mund të kenë pasur më shumë vlerësimin e kritikëve për cilësitë artistike dhe tipare të tjera, por askush nuk mund të barazohet me ndërthurjen e talentit natyral dhe magjinë personale me të cilat Pavarotti magjepste publikun. “Pavarotti është superstari më i madh i të gjithëve,” ka thënë kritiku muzikor i New York Times, Harold Schonberg. “Ai e ka shpalosur veten më mirë se të gjithë të tjerët. Ata mendojnë se mund ta arrijnë gjithsesi. Por falë zërit të tij ai është i paarritshëm.”

Në periudhën e tij më kulmore, ai është njohur si “Mbreti i Kordave të Larta” (“King of the High C’s”) për lehtësinë me të cilat ai i arrinte edhe notat më të larta të të kënduarit. Në fakt ishte pikërisht kjo aftësi që e bëri atë superstar ndërkombëtar, tek këndonte arien e Tonios “Ah! Mes amis” në operën e Donizetti-t “La Fille du Regiment” në Operën Metropolitane të Nju Jorkut më 1972. Në vitet 1990, bashkimi i Pavarotti-t në ekip me Domingo dhe Carreras u bë një fenomen i industrisë së muzikës, çka çoi në disa kopjime, mes të cilëve më i suksesshmi ishte Three Irish Tenors. Pavarotti luajti në një film të quajtur “Yes, Giorgio”. Edhe pse filmi nuk pati sukses, ai e përfshiu tenorin në karrierën e Hollivudit dhe tenori u shfaq në versionin e filmuar të «Rigoletto ». Ai shkroi një autobiografi, “I, Luciano Pavarotti” (Unë, Luçiano Pavaroti) dhe bëri më shumë se 90 regjistrime muzikore.

Nga Pekini në Buenos Aires, njerëzit menjëherë e njihnin buzëqeshjen e tij inkandeshente dhe nurin e tij të përndritshëm, teksa mbante në një shami të bardhë dore duke kënduar arie nga operat dhe këngë folklorike napoletane, pjesüe tüe muzikës pop apo melodi të Kirshtlindjeve për qindra mijë pjesëmarrës të koncerteve. Emri i tij u lakua shpesh në kollonat e gossipeve pas ndarjes së tij me Adua Veroni, gruan e tij të 35 viteve dhe nënën e tri vajzave të tyre, dhe pastaj u martua me sekretaren e tij 26-vjeçare më 1996. Nga fundi i vitit 2003, ai u martua me Nicoletta Mantovani-n në një ceremoni tejet të bujshme dhe me praninë e superyjeve nga e gjithë bota. Pavarotti tha se vajza e tyre Alice, rreth një vjeçe kur ata u martuan, ishte arsyeja kryesore pse ai dhe Mantovani më në fund u martuan pas shumë vitesh bashkëjetese. Në pjesën e vonë të karrierës së tij, disa kritikë ia përmendën atë që ata e quanin prirje në rritje drejt komercialitetit dhe rëndomësisë. Ai u bë objekt fushatash për ndërprerjen e koncerteve apo për moszgjedhje të numrave të programit në koncertet e Three Tenors dhe u dënua me miliona dollarë gjobë.

Djalë i një bukëpjekësi dhe këngëtari amator, Pavarotti lindi më 12 tetor 1935, në Modena. Ai ishte i varfër, ndonëse thoshte ishte i pasur me lumturi. “Familja jonë ishte e varfër, por unë nuk mund ta përfytyroj pasurinë ndryshe,” thoshte Pavarotti. Kur ishte i ri, Pavarotti tregonte më shumë interes për futbollin se për studimet, por ai gjithashtu dëgjonte me babain të regjistruar tenorët e mëdhenj si Beniamino Gigli, Tito Schipa, Jussi Bjoerling dhe Giuseppe Di Stefano, ky i fundit më i pëlqyeri prej tij. Mes miqve të ngushtë të fëmijërisë ishte Mirella Freni, e cila gjithashtu u bë soprano dhe këngëtare e famshme e operës. Të dy studiuan për këngë së bashku dhe vite më vonë dhanë koncerte së bashku, thotë kritiku italian i operave Elvio Giudici. Kur ishte adoleshent, Pavarotti shkoi me babain, edhe ai tenor, në korin e kishës dhe në korin operistik lokal. Ai ishte i ndikuar nga këngëtari dhe aktori amerikan i filmave Mario Lanza. “Shikoja filmat e Mario Lanza-s dhe kthehesha në shëpi e filloja ta imitoja para pasqyrës,” tregonte Pavarotti. Të kënduarit nuk ishte më shumë se një pasion kur Pavarotti mbaroi shkollën për mësues dhe filloi të japë mësim në një shkollë. Por kur ishte 20 vjeç, ai shkoi me korin e tij në një garë muzikore ndërkombëtare në Uells. Grupi i Modenës fitoi vendin e parë, dhe Pavarotti filloi ti kushtohet këngës.

Me nxitjen e së fejuarës Adua Veroni, ai filloi të marrë mësime me pagesë. Ai studioi me Arrigo Pola-n e më vonë me Ettore Campogalliani-n. Më 1961, Pavarotti fitoi një garë lokale të zërave të rinj me një debut në rolin e Rodolfos nga opera e Puccini-t, “La Boheme”. Ai vazhdoi një varg suksesesh në shtëpi të vogla operash nëpër Europë, para se të debutonte më 1963 në Covent Garden në Londër, ku zëvendësoi Di Stefano në rolin e Rodolfos. Duke i pasë bërë përshtypje dirigjentit Richard Bonynge, Pavarotti u bë partner me gruan e Bonynge, sopranon Joan Sutherland, në prodhimin e Maiemit të “Lucia di Lamermoor”. Ai nënshkroi një kontratë për një tur 14 javor në Australi. Kjo shënon fillimin e karrierës së tij. Ai e ndihmoi sopranon Sutherland si të rregullonte frymëmarrjen gjatë të kënduarit. Në vijim Pavarotti këndoi në La Scala të Milanos më 1965, San Francisko më 1967, dhe në Metropolitan Opera House të Nju Jorkut më 1968. Pastaj në Vjenë, Paris dhe Çikago. Gjatë karrierës u përball me mbipeshën aq të mediatizuar. Dashuria për ngrëniet e bënë atë të peshonte 190 kilogramë më 1978. “Ndoshta është koha të shqetësohem vërtetë,” tha ai në një përpjekje për të mbajtur dietë.

Pavarotti, arsimuar për tenor lirik, filloi të marrë role dramatike gjithnjë e më të vështira si Manrico në operën e Verdit “Trovatore” dhe rolin kryesor në “Otello”. Pavarotti shpesh u krahasua me Domingo-n, më të madhin bashkokohës të tij. Kritikët e vlerësonin Domingo-n si më të plotësuar, po ai kurrë nuk arriti lartësinë e Pavarotti-t. Edhe pse pati xhelozi profesionale mes tyre, Pavarotti thotë se i pëlqen të gjykohet vetëm për të kënduarit e periudha më kulmore të tij. Në mes të viteve1970, Pavarotti u bë një superyll I vërtetë mediatik. Ai luante në reklama të ndryshe dhe mbante koncerte fitimprurëse në stadiume gjigante në gjithë botën. Shpejt në koncerte e shoqëruan superyje të muzikës pop. Në një koncert në Central Park të Nju Jorkut me 1993 pati 500000 adhurues. Kënga “Volare” e kënduar nga Pavarotti fitoi platinum në tregun e industrisë muzikore me 1988.

Më 1990 u shfaq me Domingo dhe Carreras në koncert për mbarimin e finaleve të Kupës Botërore të Futbollit. Koncerti ishte sukses i jashtëzakonshëm. Videoja e koncertit shiti më shumë se 750000 kopje. Me një album regjistruar nga koncerti në Dodger Stadium të Los Anxheloist më 1994 ata tre arritën rekord të muzikës klasike. Në turin e vitit 1996 secili tenor fitoi nga $10 milionë. Pavarotti pëlqente të këndonte me yjet e muzikës pop në koncertet bamirëse “Pavarotti & Friends”, të cilin e mbante përvjet në Modena. Gjatë viteve të luftës së Bosnjës 1992-95 ai mblodhi ndihma humanitare me këngëtarin Bono, dhe pas luftës ai financoi Pavarotti Music Center në Mostar./Elida BUÇPAPAJ

 

 

MODENA, ITALIA DHE BOTA IA DHANË LAMTUMIRËN E FUNDIT TË MADHIT LUÇIANO PAVAROTI

 

Një arkivol prej dru panjo të bardhë rrethuar me trëndafilë të kuq, zambakë e lulediej, të parapëlqyera prej tij, në brendësi të katedrales së Modenës. Mjatas e djathtas familjarët, e shoqja Nicoletta e katër vajzat, ish gruaja Adua, miqtë më të ngushtë. Në orën tre fiks Ave Maria nga Otello, kënduar nga sopranoja, edhe ajo mike, Raina Kabaivanska, shënon lamtumirën e fundit Luciano Pavarotti-t. Ky është akti final i një nderimi të zgjatur tri ditë, ku të paktën njëqind mijë veta kanë marrë pjesë në sallën e homazheve dhe e gjithë bota e ka përshëndetur me emocione tenorin italian si njërin prej më të mëdhenjve në historinë e muzikës dhe të operistikës.

Yje të rokut, liderë politikë dhe adhurues për disa minuta rresht u ngritën në këmbë dhe duartrokitën pasi panë një filmim ku Pavarotti dhe babai i tij father Fernando këndonin së bashku hymnin Panis Angelicus.

Ceremonia u pasqyrua nga televizionet e të gjithë botës. Telekamerat përqëndroheshin shüesh në fytyrën e Nicoletta Mantovani-t, plot lotë. Ishte edhe një mesazh i vajzës së tij Alice, 4 vjeç, të cilën e ka pasur me Nicoletta-n, lexuar nga kryeipeshkvi Benito Cocchi kryesuesit zyrtar të meshës – : “Babi, unë e di se më ke dashur shumë dhe e di se do të më mbrosh gjithmonë. Do të të mbaj përherë në zemrën time.” Një lutje në emër të tri vajzave të tjera të Pavarotti-t (të cilat i ka pasur me gruan e parë, Adua) është lexuar pak më parë nga një murgeshë: “Të falënderojmë Zot që na ke falur te një njeri me zë të fuqishëm për të prekur kordat e shpirtit.”

Në katedralen e Modenës ishin të pranishëm, mes tjerësh Kryeministri italian Romano Prodi, nënkryeministri Francesco Rutelli, ministrat Santagata e Parisi, ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, numri një i FAO-s, Jacques Diouf, ministra e autoritete lokale. Po mbi të gjitha ishin të pranishëm miqtë e Big Luciano (të Madhit Luçiano), Placido Domingo, Jose Carreras, Bono, Jovanotti, Zucchero, Gianni Morandi, Carla Fracci, Caterina Caselli, sopranoja Mirella Freni, regjisori Franco Zeffirelli, The Friends me të cilët Pavarotti ia ka arritur, eksperiment i vetëm dhe ndoshta i papërsëritshëm, të përziejë muzikën pop, lirikën dhe operën.

Imzot Cocchi, para se të falënderonte të pranishmit, lexoi mesazhin kishëtar të Papës Benedikit XVI ku ka shkruar për “ndjenjën e dhimbjes për largimin e artitit të madh që me talentin e madh ka nderuar dhuratën hyjnore të muzikës”. Në momentin e përshpirtjes, Andrea Bocelli, i emocionuar, ka kënduar Ave Verum Corpus të Mozartit, duke marrë një duartroktije të gjatë.”

“Fjalët nuk shërbejnë – ka thënë Romano Prodi në fjalën e tij ato që flasin janë emocionet dhe dhimbja, dhe gjithçka brenda nesh e rrotull nesh dëshmon se Luciano Pavarotti ka hyrë thellë në momentet e shumta të jetës sonë. Për mua është një nder i madh tia bëj nderimet gjenisë së tij dhe njerëzisë së tij në emër të krejt Italisë.”

“Ishte tenori më i madh i më të mëdhenjve, një njeri i madh, vdekja e tij është humbja më e madhe në nivel planetar,” thotë këngëtari Tony Renis. E Jovanotti, i emocionuar: “Edhe dielli sot duket se përshëndet madhështinë e Pavarotti-t.” Në dalje prej katedrales, pas lamtumirës me këngën Vincerò, ku spikat vargu “Alalba vincero” (Në agim do të fitoj) grupi akrobatik i Shigjetës Tringjyrëshe (Frecce Tricolore) i ka bërë nderime Maestros duke krijuar me ngjyra jeshil, bardh dhe kuq në qiellin blu mbi katedrale flamurin italian. Pastaj trupi i tij është vendosur në varrezat e Montales, në lëndinën e Castelnuovo Rangone, pak kilometra larg qytetit Modena, ku Pavarotti prehet në varrin e familjes, me prindërit, me të birin Ricardo që lindi i vdekur.

THËNIE TË ADMIRUESVE TË TENORIT LUÇIANO PAVAROTI

“Zëri i Luciano-s ishte kaq jashtëzakonisht i bukur dhe përftimi i tij kaq natyral dhe i drejtpërdrejtë, saqë të kënduarit e tij foli kthjellët me zemrat e dëgjuesve, edhe kur ata nuk dinin asgjë nga gjinia e operës. Unë kurrë nuk do të harroj bukurinë magjike të atij zëri, por gjithashtu do të kujtoj shpirtin e ngrohtë, të njerëzishëm dhe të shëndetshëm të atij burri. Ai është, me të drejtë, një legjendë tashmë – një artist regjistrimet e të cilit do të jenë pikë referimi për këngëtarët dhe për adhuruesit e operës për shumë kohë në të ardhmen,” tha drejtori i muzikës i Metropolitan Opera , James Levine, i cili bashkëpunoi me Pavarotti-n në 139 koncerte në fillim të 1973.

——

‘”Ai ishte më i madh se jeta. Zemra e tij ishte e madhe sa zëri i tij. Ai ishte gjithmonë shumë shënës, dhe gjithmonë kishte një atmosferë pozitive në qenien e tij. Dhe kjo iu ndihmonte jo vetëm njerëzve që këndonin me atë, por edhe orkestrave,” tha Zubin Mehta, drejtor muzike i Orkestrës Filarmonike të Izraelit, i cili e dirigjoi Pavarotti-n në Romë dhe Los Anxhelos në koncertet “‘Three Tenors”.

——

‘”Pavarotti dha një ndihmesë të madhe jo vetën në muzikë dhe arte, por edhe për njerëzit në nevojë anembanë botës. Puna e tij për fëmijët sidomos për ata të prekur nga konfliktet e armatosura shtrirë nga Afganistani në Liberi e përtej. Duke mbajtur koncerte në skena dhe duke ftuar miqtë talente për grumbullim fondesh, ai dha miliona dollarë për ndihmë humanitare,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.

——

‘”Ai gjithnjë më ka ndihmuar mua, më përkrahur në periudhat më të vështira të jetës sime, edhe në sëmundje të rënda. Ai ishte shumë i afërt me mua, ai më telefononte shpesh dhe më jepte gjallëri e humor,” tha tenori spanjoll Jose Carreras, beteja e të cilit me leuceminë e shpërndau treshen e tenorëve dhe koncertet “‘Three Tenors” me Pavarotti-n dhe Placido Domingo-.

—-

“Ndihmesa e tij historike që shtrihet nga muzika popullore te opera pa dyshim që do të jetë në zemrat e breznive të ardhshme. Shprehja muzikore që ai e paraqiti me dinjitet bëri që ai të meritojë respektin dhe admirimin,” tha Ricky Martin, i cili këndoi “Mamma” me Pavarotti-n 1999 në Modena, Itali, në përkrahje të fëmijëve të Guatemalës dhe Kosovës. Ata kënduan edhe “Vento” së bashku më 2003.

——

“Kam pasur kënaqësinë jo vetëm të këndoj me të në veprimtari bamirëse, por edhe të këndoj në vend të tij në Grammy Awards më 1998, duke kënduar “Nessun Dorma”. Unë përjetova një moment magjik dhe absolut kur ai u ngjit në skenë dhe më falënderoi për të kënduarit tim. Bota ka humbur një nga zërat më të mëdhenj të të gjitha kohërave,” tha Aretha Franklin.

——

“Sot u pushtova nga një trishtim i pafund, por unë e di se Luciano nuk do të donte që unë të ligështohesha… por do të donte ta kujtojmë atë me gëzim, duke dëgjuar zërin e tij që e këndoi me të njëjtin pasion si muzikën klasike edhe atë popullore,” tha këngëtarja folk argjentinase Mercedes Sosa, që këndoi me Pavarotti-n në prill 1999 në Buenos Aires.

——

“Ai i jetoi këngët, vepra e tij ishte përzierje e madhe gëzimi dhe trishtimi; sureal dhe tokësor njëkohësisht. Madje edhe kur zërit të tij i kishte rënë fuqia, cilësitë e tij të të kënduarit e bënë atë një gjigant midis të gjithë njerzëve të mëdhenj,” tha këngëtari i U2, Bono./ELIDA BUÇPAPAJ

blank

Më 10 tetor 1813 lindi Giuseppe Verdi, kompozitori me njohur i operës italiane

Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit te XIX. Ai mbetet si njeri nder kompozitoret me te njohur te botes ne historinë e operës. Verdi u lind me 10 tetor 1813 ne fshatin La Ronkole te Italisë Veriore, ne një familje te varfër. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqen qysh herët por shkollimi që i vështire ngase kishte origjine nga fshati dhe mungesë te mjeteve materiale.

Ne moshën 18 vjeçare dëshiron te regjistrohet ne konservatorin e Milanos, por u refuzua për shkak se kishte kaluar moshën e paraparë dhe se nuk zotëronte mire pianon, për këtë arsye Verdit u detyrua që Muzikën ta mësoj privatisht dhe njëkohësisht te punoj që ta siguronte ekzistencën. Ne saje te talentit te rralle dhe zellit te madh Verdi arriti te kompensonte mësimet që do ti bënte ne konservatorio, ai meqë punonte si instrumentist ne qytetzen Buseto, arriti te krijonte operat e para që do te shfaqeshin ne Milano. Ai përveç punës për ngritjen e tij profesionale, lexonte veprat e Hygos, Sherlit, Dymas, Shekspirit etj, e që këto do te bëheshin mbështetje për krijimin e libretove te operave te tij te njohura. Xhuzepe Verdi jetoi ne kohen kur populli i tij po luftonte për Çlirimin dhe bashkimin e atdheut prandaj ky ishte dëshmitar dhe pjesëmarrës ne këto luftëra. Faza e pare e krijtarisë se Verdit frymëzohet nga këto ngjarje prandaj kjo etape mund te quhet si etapa Revolucionare e Verdit, gjate kësaj kohe ai arrin suksesin e vet te pare me operën Nabukodonozor e cila me përmbajtjen e saj alegorike aludonte lëvizjen revolucionare te Rizorgjimentos (Rilindjes) që nga kjo operë emri i Verdit u be siombol i kësaj levizje që shprehej me (VIVA Vitori Emannuel) rroftë Vitorio Emanueli mbreti i Italisë pra i brohorisnin mbretit te Italisë ne vend te atij te Austrisë nën sundimin e te cilit ishte Italia. Korali nga opera Nabukodonozor këndohej si kënge patriotike nga masat italiane.

Pas suksesit te parë e te madhë radhiten operat e tjera te Verdit, i cili u be i njohur dhe i popullarizuar jo vetëm ne Itali por edhe ne Evropën e kulturuar. Verdi dallon nga bashkatdhetaret e tij, kompozitorët te cilët vite te tëra jetonin larg atdheut. Ai tëre jetën e tij e kaloi ne atdhe-Itali lidhur me popullin si një patriot i vërtet, duke studiuar historinë jetën dhe mbi te gjitha muzikën popullore dhe artistike te traditës nga e cila hoqi disa mungesa eventuale që vëreheshin veçanërisht ne operat seria. Ai beri sintezën e vetive pozitive te operës italiane, veçmas duker ruajtur traditën e bel kantos jo për qellim ne vete por për shërbim te përmbajtjes.

Meloditë e operave te tij ishin te çliruara nga Virtuoziteti dhe koloraturat e tepruara dhe te dominimit te muzikës mbi përmbajtjen. Përmbajtja dhe muzika ishin te mishëruara me njëra tjetrën, prandaj ai me vëmendje zgjodhi tekstet që do ti kompozonte, dhe bashkëpunoi ngushte me libretistin Piave dhe me shkrimtarin dhe kompozitorin Arigo Boito. Thelloi anën dramatike dhe psikologjike te karaktereve te protagonisteve te operave te tij. Muzika e tij mbështetej ne gurrat e muzikës popullore prandaj u mbështet nga shtresat e gjera te popullsisë.

Edhe vete Verdi është kompozitor nacional me vlera polinacionale. Qysh gjate jetës se tij ai u be i njohur dhe i popullarizuar si një nder fytyrat me te njohura te vendit dhe te Evropës. Pleqërinë e thelle e priti te qete dhe pa trazira. Vdiq ne moshe te shtyre me 1901. Verdi kompozoi 26 opera dhe një rekuiem te njohur. Te gjitha operat nuk kane përmbajtje te përhershme. Ne fillim dhe ne mbarim te jetës se tij kompozoi opera komike ndërsa pjesa tjetër (shumica absolute) kane një përmbajtje serioze dhe disa sosh janë edhe tragjedi. Operat me te njohura te cilat radhite nder kryeveprat e muzikës operistike te botes janë : Nabukodonozor, Rigoleto, Trubaduret, Traviata, ballo me maska, Aida, Othello Falstaf opere komike.

Ne historinë e gjate te operës Verdi zë vend te nderit sepse arriti te bashkoj traditat me te bukura te operës Italiane, te mbetet thellësisht kombëtar, tu shmanget elementeve negative te operës Italiane, te absorboj elementet pozitiveq që ishin shfaqur ne artin e operës ne shekullin e XIX, madje edhe disa elemente te reformës se Vagnerit dhe te realizimit te letërsisë se kohës.

Operat e Verdit

Oberto, Conte di San Bonifacio – Teatro alla Scala, Milan, 1839
Un Giorno di Regno – Teatro alla Scala, 1840
Nabucco – Teatro alla Scala, 1842
I Lombardi – Teatro alla Scala, 1843
Ernani – Teatro La Fenice, Venice 1844
I due Foscari – Teatro Argentina, Rome, 1844
Giovanna d’Arco – Teatro alla Scala, 1845
Alzira – Teatro San Carlo, Naples, 1845
Attila – Teatro La Fenice, Venice, 1846
Macbeth – Teatro della Pergola, Florence, 1847
I masnadieri – Her Majesty’s Theatre, London, 1847
Jérusalem – Académie Royale de Musique, Paris, 1847 (version i rishikuar i I Lombardi)
Il corsaro – Teatro Grande, Trieste, 1848
La battaglia di Legnano – Teatro Argentina, Rome, 1849
Luisa Miller – Teatro San Carlo, Naples, 1849
Stiffelio – Teatro Grande, Trieste, 1850
Rigoletto – Teatro La Fenice, Venice,1851
Il trovatore – Teatro Apollo, Rome, 1853
La traviata – Teatro la Fenice, 1853
Les vêpres siciliennes – Académie Royale de Musique, Paris, 1855
Le trouvère – Académie Royale de Musique, Paris, 1857 (version i rishikuar Il trovatore me një balet te shtuar)
Simon Boccanegra – Teatro La Fenice, Venice, 1857
Aroldo – Teatro Nuovo, Rimini, 1857 (version i rishikuar Stiffelio)
Un ballo in maschera – Teatro Apollo, Rome, 1859
La forza del destino – Imperial Theater, Saint Petersburg, 1862
Macbeth – Theâtre Lyrique, Paris, 1865 (version i rishikuar)
Don Carlos – Académie Royale de Musique Paris, 1867
La forza del destino – Teatro alla Scala, Milan, 1869 (version i rishikuar)
Aida – Khedivial Opera House Cairo, 1871
Don Carlo – Teatro San Carlo, Naples, 1872 – (rishikim i pare i Don Carlos)
Simon Boccanegra – Teatro alla Scala, 1881 (version i rishikuar 1857)
Don Carlo – Teatro alla Scala, Milan, 1884 (rishikim i dyte, version i Aktit 4)
Don Carlo – Teatro Municipale, Modena, 1886 (rishikim i trete, version i Aktit 5)
Otello – Teatro alla Scala, 1887
Falstaff – Teatro alla Scala, 1893

(Wikipedia)

blank

Festivali Napoli Cultural Classic mbush 20 + 1 dhe feston ditëlindjen e tij më 9 tetor

Njoftimi për shtyp

Festivali Napoli Cultural Classic mbush 20 + 1 dhe feston ditëlindjen e tij më 9 tetor në Marigliano në mjedisin e bukur të Kishës Kolegjiale të Santa Maria Delle Grazie nën patronazhin moral të komunës së Marigliano dhe e bën këtë me mbrëmjen e fundit që përfshin shpërblime për punën e profesionistëve që kryejnë aktivitetet e tyre në një mënyrë të veçantë dhe të shkëlqyeshme, në sektorë të veçantë që përfaqësojnë 5 seksionet e çmimit, të ndara si më poshtë në Seksionin Shkencor, Seksioni i Mjedisit dhe Territorit, Seksioni i Kulturës, Seksioni i Arteve Vizuale dhe Seksioni i Arteve Performuese.

Me kalimin e viteve, personalitete të njohura ndërkombëtarisht janë shpërblyer, vetëm për të përmendur disa, Giovanni Allevi, Tiziana Ferrario, Massimo Andrei, Vittorio Sgarbi, Sebastian,  Maria Luisa Busi, Cristina Donadio, Milot, Lando Buzzanca, Helidon Xhixha, Peppino Mazzotta, Maurizio de Giovanni, Melsi Labi, Liu Ruowang, Pan Lu Sheng, Zeng Yi e shumë te tjerë.

Nismëtarët vullnetarë të Napoli Cultural Classic, të cilët 21 vjet më parë i dhanë jetë kësaj ngjarje të jashtëzakonshme kulturore që udhëtoi midis vendeve magjepsëse në territorin tonë për zgjerimin e saj,

nga Amfiteatri Romak në Nola deri te Villa Augustea në Somma Vesuviana, nga Pallati Aragonese nga Palma Campania në bazilikat e hershme të krishtera të Cimitile,

nga Pallati Dukal i Avella në Pallatin Dukal të Somma Vesuviana,

nga Seminari Vanvitellian në Pallatin Episkopal të Nola,

nga muzeu i Santa Sofisë në Benevento deri në Napolin nëntokësor, për të përfunduar me Palazzo Ducale di Marigliano e mrekullueshme jo larg Kishës së mrekullueshme të Santa Maria delle Grazie që Don Lino D’Onofrio e vë gjithmonë në dispozicion të realiteteve kulturore dhe asociative të territorit ku dhe ku do të zhvillohet ceremonia përfundimtare e ndarjes së çmimeve.

Çmimi Napoli Cultural Classic ka krijuar bashkëpunime ndërkombëtare me SHBA, Meksikën, Rusinë, Spanjën, Kinën, Shqipërinë, Gjermaninë dhe këtë vit shtohet një pjesë e re me pjesëmarrjen e artistëve të mëdhenj ukrainas.

Mbrëmja do të prezantohet nga Emanuela Tittocchia dhe Valerio Lombardi, nën drejtimin artistik të Lorenzo Maffia, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të aktorëve Massimo Andrei, Agnese Lorenzini, Adriano Falivene, Fabio Massa dhe kastit të filmit arthouse “la santa piccola” , me pjesëmarrjen e shkrimtarëve Davide Vigore, Salvatore D’Ascia dhe Raffaele Messina, e muzikantëve Giovanni Block, Eddy Napoli dhe Eka.

Do të ketë paraqitjen e profesorit Claudio Rocca drejtor i akademisë së arteve të bukura të Firences, të Najada Hamza, Artiste shumë e njohur e artit bashkëkohor; Skënder Buçpapaj, botues, shkrimtar, gazetar, si dhe pjesëmarrjen e artistit Nello Petrucci dhe Oleg Pinchuk/voal.ch

blank

 

 

blank

Më 23 shtator 1835 u nda nga jeta kompozitori i shquar italian Vincenzo Bellini

VOAL – Vincenzo Salvatore Carmelo Francesco Bellini, kompozitor italian, një nga operistët më të famsh$em të shekullit të 19-të, lindi në Catania më 3 nëntor 1801. Ai studioi muzikë në Catania, pastaj në Napoli (1819). Midis mësuesve të tij është Nicola Antonio Zingarelli, i cili e drejton atë drejt studimit të klasikëve. Ai takon kalabrezin Francesco Florimo, me të cilin krijon një miqësi të thellë dhe të qëndrueshme; Florimo do të bëhet bibliotekar i konservatorit të Napolit dhe do të jetë biografi i mikut të tij Bellini, i cili vdiq para kohe.

Ndër kompozimet e tij të para, në këtë periudhë, ka vepra të muzikës së shenjtë, disa simfoni dhe disa arie për zërin dhe orkestrën, duke përfshirë të famshmen “Dolente Imagine”, tani e njohur për adaptimet e saj të mëvonshme për zërin dhe pianon.

Më 1825 ai paraqiti operën e tij të parë dhe veprën përfundimtare të kursit të kompozimit në teatrin e konservatorit “Adelson e Salvini”. Vetëm një vit më vonë me “Bianca e Fernando”, arrin suksesi i parë i madh dhe i papritur. Për të mos munguar respekti për Princin Ferdinand të Bourbon, opera është vënë në skenën në teatrin San Carlo në Napoli me titullin e ndryshuar në “Bianca e Gernando”.

Më 1827 ai u porosit për të kryer një punë që do të kryhej në Teatro alla Scala në Milano. Bellini largohet nga Napoli dhe gjithashtu Maddalena Fumaroli, vajza me të cilën ai është dashuruar por që nuk ishte në gjendje të martohej për shkak të kundërshtimit të babait të saj.

Në Milano vihen në skenë “Il pirata” (1827) dhe “La straniera” (1829), duke arritur suksese të bujshme; në faqet e shtypit milanez të kohës mund të vlerësohet se si Bellini konsiderohej i vetmi lojtar italian i operës me një stil të fortë personal në gjendje të qëndrojë përballë atij të Gioacchino Rossini.

“Zaira” më 1829, e shfaqur në Parma, ka më pak fat: duket se stili i Bellini nuk i përshtatej shijes së tradicionalistit publik provincial. Nga veprat e mëvonshme, më të suksesshmet janë ato të shkruara për publikun e Milanos: “La sonnambula” (1831), “Norma” (1831) dhe “Parigi” (I puritani – 1835).

Në të njëjtën periudhë ai gjithashtu kompozoi dy opera për teatrin La Fenice në Venecia: “I Capuleti ei Montecchi” (1830), për të cilën ai adaptoi një pjesë të muzikës së shkruar për “Zaira” dhe fatkeqësinë “Beatrice di Tenda” (1833) .

Pika vendimtare e kthimit në karrierën e tij si dhe në evolucionin e tij artistik përkon me lëvizjen e tij në Paris. Këtu Vincenzo Bellini bie në kontakt me disa nga kompozitorët më të mëdhenj në Evropë (përfshirë Fryderyk Chopin); duke e mbajtur të paprekur frymëzimin melodik të të gjitha kohërave, gjuha muzikore e italishtes pasurohet me ngjyra dhe zgjidhje të reja.

Në Paris ai krijoi romanca të shumta në dhomë me shumë interes, disa prej tyre në frëngjisht. Ai tani është i pjekur dhe i gatshëm të kompozojë një opera në frëngjisht për Paris Opéra: për fat të keq karriera dhe jeta e tij janë ndërprerë në moshën e re 33 vjeç, më 23 shtator 1835, nga një infeksion i zorrëve i kontraktuar disa vjet më parë.

Vincenzo Bellini ( Vinçenco Belini) është varrosur afër Chopin dhe Cherubini në varrezat Père Lachaise, ku trupi do të qëndrojë për më shumë se dyzet vjet, deri në 1876, kur do të çohet në Katedralen e Catania.

Nga viti 1985 deri në hyrjen në fuqi të euros, kartëmonedha italiane 5,000 Lire kishte fytyrën e Vincenzo Bellinit./Elida Buçpapaj

blank

XHIMI, DJALOSHI I TALENTUAR QË TË IMPRESIONON – Portret nga TAHIR BEZHANI

 

Quhet Haxhi Mehmet Hasanaj, e thërrasin Xhimi, nxënës i kl. VIII në shkollën “Edit Durhami” në Tiranë. Ka lindur në Prishtinë në vitin 2008. Pas lindjes, prindërit u transferuan në Tiranë. Babai inxhinier, nëna ekonomiste. Si prindër me edukatë e të arsimuar, kanë bërë të pamundurën që  tre bijve të tyre t’u  ofrojnë kushte për mësime. Këtë dëshirë fëmijët e tyre, Erjoni Etniku e Haxhia-Xhimi, ua kanë plotësuar prindërve të tyre. Që të tre, që nga viti i parë e deri me tani, janë shembullorë në shkollë. Derisa Erjoni këtë vit vijon fakultetin në Bremën të Gjermanisë ,informatikë, Etniku po  vazhdon në  vitin e dytë të gjimnazit në Tiranë, po ashtu me nota  të shkëlqyeshme.

blank

Një pamje-pejsazsh i bukur nga dorë e Xhimit.

blank

Haxhi Mehmet Hasanaj- Xhimi.

blank

Ndjenjë e veçantë me krijimet e artistit të vogël,Xhimit.

Ndërkaq, Haxhia-Xhimi i vogël, gjithnjë e më shumë po tregon interesim për artin pamor, për pikturën, të cilën ,siç thotë, ” e kam pasion, kënaqësi imagjinatave!…”

Në “atelienë” e tij modeste,në dhomën personale, shohim veglat e punës të këtij artisti të ri, me të cilat Xhimi po përpiqet me mish e me shpirt, të gjejë e gdhendë sa më bukur talentin e tij. Ngjyrat, brushat e disa gjëra tjera, e kishin zbukuruar tavolinën e tij në dhomën e punës e të gjumit. Kur na i tregoi disa nga pikturat , kryesisht pejsazhe vërtetë të bukura e imagjinative, na bindi se djaloshi, iu kishte rrekë me seriozitet e plot dashuri këtij rrugëtimi me vlerë të pafund artistike. Duke parë talentin dhe dashurinë e këtij djaloshi, patëm kureshtjen të dimë se që kur kishte filluar me penelatat e para në pëlhurë. Pa hezitim dhe me krenari ai na ftregoi:”

“I kam katër vite që përpëlitem, njëherë me lapsin grafit, në letër të thjeshtë, ndërsa tani, babi më ka “avancuar” duke më blerë  brushe e ngjyra me qëllim që të eci sa më shpejt”- na tha Xhimi!

-Po ndonjë dëshirë, të ngacmon tani, me që paske arritur në numrin njëzet të pikturave me pamje shumë atraktive, me motive të ndryshme  e shumë pasiononte?!

-Kam dëshirë të njoh akoma më thellë lëmin e këtij arti, synoj, kam ide, por duhet të mësoj shumë. Nëse më ecën mbarë siç mendoj, ëndërroj për një ekspozitë në Gjakovë, pastaj një në Tiranë, në ambientin e shokëve e shoqeve, moshatarëve të mi, ku arti pamor trajtohet me seriozitet.

blank

Nuk na mbeti asgjë më shumë se sa t’i urojmë punë të mbarë e suksese këtij filizi të ri, i cili meriton përkrahjen nga të gjithë ata që e njohin talentin e tij. Rinia me talent në lami të ndryshme të artit veçohet, përkrahet dhe stimulohet në çdo vend të botës .

blank

Suksese Haxhi Hasanaj-Xhimi!

 

Tiranë, 19 Shtator 2021

blank

Ekspozohet për herë të parë vizatimi i sapozbuluar i piktorit Vincent Van Gogh

Vizatimi me laps i sapozbuluar i piktorit holandez me famë botërore Vincent Van Gogh u ekspozua për herë të parë në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas BBC-së, Muzeu Van Gogh ka konfirmuar zbulimin e vizatimit të paparë më herët, të një plaku të lodhur.

Muzeu deklaroi se vepra e titulluar “Study for Worn Out” u vizatua në vitin 1882, në fillim të karrierës së piktorit Van Gogh.

Vizatimi në fjalë është fshehur në koleksionin privat të një familjeje holandeze për më shumë se një shekull dhe është ekspozuar për herë të parë në muzeun në Amsterdam sot.

Punimi me laps, me firmën “Vincent”, shfaq një plak të ulur në një karrige prej druri, i veshur me një jelek, pantallona dhe çizme, me duart në kokë.

Teio Meedendorp, një nga studiuesit në Muzeun Van Gogh, deklaroi se vizatimi nuk ishte parë kurrë më parë dhe se është zbuluar për herë të parë, dhe se është “absolutisht e pamundur” të thuhet vlera materiale e veprës.

Vizatimi do t’i kthehet koleksionistëve privatë pasi të jetë ekspozuar deri më 2 janar.

blank


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend