“Sa të rroç, do të mësosh”, – thonë vëllezërit tanë jugor. Me keqardhje e dhimbje të madhe, për partinë e Presidentit Rugova, mësuam atë që nuk e prisnim kurrë! “Në Kryesinë e LDK-së morëm vendimin që deputeti ynë të votojë fshehurazi, por pa e hedhur fletën votuese në kutinë zgjedhore, ta trgojë adresimin e votës së “fshehtë!” Shpalosjen e këtij “xhevahiri” unik, kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku, e bëri publik në debatin televiziv. Këtë e “arsyetoi” se e kërkuan dy deputetet e përfolura, Marigonë Geci dhe Serbeze Kabashi-Muqaj, pasi i kontaktoi hapur LVV, në kërkim të votës së tyre. Dhe, kjo është krejt normale për në subjekt politik, me fitore plebishitare, duke vjelur vota sa e gjithë opozita e marrë së bashku, por të pamjaftueshme për votimin e kryetarit të Kuvendit.
LVV i kontaktoi pikërisht dy deputetet në fjalë, duke parë reagimet e tyre dinjitoze dhe me integritet të plotë, për zgjidhjen e ngërçit kuvendor. Deklarimet e tyre të hapura dhe të sinqerta, ndoshta, nuk i pëlqyen shefit të LDK-së dhe ngjallën dyshimin se ato mund të mos jenë pjesë e votimit të tufëzuar, blegtoral. Dhe, kjo e nxiti kryetar Lumirin, të bëjë atë deklarimin fatal të vetëzbulimit publik të votës së fshehtë të deputetëve të LDK-së!
Marigonë Geci, mbesa e bajraktarit të Llaushës, të ekzekutuar nga soldateska serbo-sllave, deklaroi hapur se nuk voton rikthimin në pushtet të PDK-së të kriminalizuar. Kjo parti ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, përfshi edhe familjen Geci, të cilën me Komunikatën numër 59, kërkonte eliminimin politik dhe fizik të saj. Për pasojë, u vranë gazetari Bekim Kastrati, truproja e Presidentit Rugova, Besim Dajaku dhe u plagos babai i Marigonës, Gani Geci. Edhe pse dihen urdhërdhënësit dhe ekzekutorët, drejtësia e kapur nga PAN-i, çuditërisht dhe kriminalisht, i ka fshehur dhe heshtur krimet.
Serbeze Kabashi-Muqaj, e specializuar në mjekësi, në Mannheim të Gjermanisë, tani doktoreshë dhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës. Është e bija e Ragip Kabashit, mërgimtari dhe veprimtari i hershëm të Shoqatës “Nëna Tereze”; të Shoqatës së njohur “Dardania”, aktivist i Fondit të 3 %-it; i LDK-së dhe pjesëmarrës në të gjitha aksionet për Kosovën në paqe dhe në luftë. Një humanist i përkushtuar, burrë i dashur, komunikues i shkëlqyer, i matur, i mençur dhe fisnik. Dhe, doktoreshë Serbezja ka trashëguar mjaft nga cilësitë e të atit, deri në përmasën “më bëjë baba të të ngjaj”. Si deputete rishtare, e përgjegjshme, e përkushtuar, për ta përmbushur premtimin publik, të dhënë zgjedhësve të saj dhe të Kosovës mbarë, e përjetoi rëndë ngërçin kuvendor. Andaj, bëri thirrje publike, për një zgjidhje të shpejt e fatlume, pa e fajësuar ndonjë subjekt politik me emër.
Vendimi i paprecedent i Kryesisë të LDK-së, ka shokuar jo vetëm anëtarësinë, elektoratin dhe shqiptarët, sepse nuk e prisnin këtë poshtërim, për deputetët e saj të zgjedhur me votën e lirë dhe demokratike. Është një vendim unik, një lajthitje, që nuk i bënë nder një partie veterane të demokracisë, bërëse e paqes dhe e luftës, themeltare e shtetit të Kosovës. Dhe, pikërisht, kjo e rëndon, madje skajshëm, lidershipin aktual të LDK-së, për censurimin e demokracisë!
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, duhej të mblidhej të nesërmen e publikimit të deklarimit të kryetarit Abdixhiku, për vendimin monstrum, ta demantonte, duke e zhbërë atë, me qortimin e madh se metoda të tilla kontrolli të votës së fshehtë, nuk mund të jenë praktikë e LDK-së zë madhe të Presidentit Rugova. Heshtja për këtë krim partiak elektoral, duhet thyer nga vetë partia.
Edhe KQZ duhet të reagojë dhe ta ndalojë me rregullore e ligj, ashtu siç ndëshkon fotografuesit e votës së blerë. Heshtja, fshehja e krimit, inkriminon edhe aprovuesin, duke e bërë pjesë të krimit. Ndërkohë KQZ, pas këtij skandali të legalizuar, duhet të mbikëqyrë, pa cenuar fshehtësinë e votimit, të gjithë procesin votues, që mund të bëhet përmes telefonit.
Votimi i fshehtë është parësor, votimi i hapët është pjellë e diktatorëve
Qysh kur bota ka krijuar institucione shtetërore, ka lindur edhe votimi i fshehtë. Votimi i fshehtë ka degjeneruar në votimin aklamativ, të hapur|, përkatësisht, fiktiv, të rrejshëm, kur diktatorët kanë dashur të mbijetojnë pushtetin e përjetshëm, respektivisht, deri në ngordhje. Po të mos ndodhte ky degjenerim, kriminelët, si Hitleri, Stalini, Enver Hoxha, Pol Pol Poti dhe soji i tyre, nuk mund të qëndronin në pushtet të pa limit. Por, as bastardë si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, nuk mund të ricikloheshin ndër vite. Është vota e hapur e Këshillit të Përgjithshëm që e solli LDK-në në 10 %!
Më në fund, “u mbars mali dhe polli një mi”, – thotë një urtësi. Kështu ndodhi me Gjykatën Kushtetuese, fundoi ashtu siç pritej. Sistemi i drejtësisë, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese të hymnizuar, qëllimshëm, nga PAN-i kriminal. Në 47 faqet arsyetuese të saj shpërndanë mjegullnajë, për ta kamufluar të vërtetën absolute: “Votimi për krykuvendarin bëhet i fshehtë, i hapur dhe në forma tjera”, thuhet në tekstin bazë të Kushtetueses. Duhej të kalonin 5 (pesë) muaj të shqyrtimit, për ta gatuar këtë “çorbë të thartuar”, diçka si në stilin e veprave penale të parashkruara, nga gjykata tona mafioze!
Potere e zallamahi, si një kor i çakorduar, analistë e juristë të opozitës, shkretonin, si me komandë: “Ne kishim të drejtë, ligji duhet të ndëshkojë LVV, për prolongimin, zgjatjen e konstituimit të Kuvendit!” Ndërkohë, Gjykata në vend që ta trajtojë çështjen juridikisht, ajo veproi politikisht! Megjithatë, nuk i mjaftuan të 47 faqet, për ta dhënë verdiktin që shënon Kushtetuesja me një fjali ose, së shumti, edhe periudhë të vetme.
Tashmë, nuk ka asnjë dyshim se opozita, mediat, e ashtuquajtura “Shoqëria civile” korruptive, disa nga sindikatat e manipuluara, Edvin Rama me social-komunistët e tij, OVL e UÇK-së bashkëpunuese e hapur me Beogradin,i cili ia besoi dosjet e Gjykatës së Hagës, me qëllim të nxitjes të vëlla-vrasjes nder shqiptare, përfshi edhe Listën Serbe, janë palë me politikën e Serbisë, për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, sepse me gjithë kundërshtinë e kësaj lukunie monstrume, arriti ta shtrijë sovranitetin në veriun e Kosovës. “Veriu i Kosovës është tokë e askujt”, thoshte Rama i Tiranës; “veriun nuk e administrojmë, e kemi humbë”, thoshte Hashimi; “unë nuk kam tokë për të falë”, thotë Albini.
Prandaj Kurti po i fiton votat e shqiptarëve të Kosovës dhe zemrat e shqiptarëve të botës! Thënë troç, populli jo vetëm që nuk e donë PAN-in në pushtet, por edhe e urren, për krimet vrastare numerike dhe makro-hajninë zyrtare. Lidershipi i ri i LDK-së qe zotuar se nuk do të jetë më -bisht e patericë- e PDK-së, e cila po e nxitë LDK-në marrëzira kundër LVV, ndërsa vetë po zgërdhihet në anësore, për veprimet e tellallit të saj, LDK-së!
Anëtarësia, elektorati, por edhe populli e shqiptarët e kudondodhur po i gëzoheshin LDK-së të ringjallur. Por, me qëndrimet e fundit, flirtet e hapura me partinë-bandë PDK-në; refuzimi i ftesës për bashkëqeverisje me LVV, ka ngjallur dyshimin e bazuar, se ajo, sërishmi, po kthehet në prehrin e persekutores të saj, PDK-së. Sjelljet, veprimet aktuale, flasin për vartësinë e serishme nga PDK-ja, përgjakëse e LDK-së dhe e Kosovës.
LDK- ja e ka shansin ideal, për ta bërë aktin atdhetar, duke e lënë PAN-in në opozitë, duke u dhënë kohë dhe ndihmuar që subjektet e tij në koalicion, PDK-AAK-NISMA të reformohen, më saktë, të riformohen, duke u spastruar nga kriminelët, tashmë, të konfirfmuar me procese gjyqësore vendore e ndërkombëtare. Lexoni listën emërore të deputetëve të PAN-it, për t`u bindur se duhet një “fshesë e hekurt”, për këtë pastrim të domosdoshëm.
Në të kundërtën, organet kompetente të Kosovës duhet të fillojnë procedurën e shpalljes së jashtëligjshme të këtyre subjekteve rrastë të kriminalizuara. Sepse Kosova nuk mund të ecën para, me krime nëpër këmbë.
Reflektimi i LDK-së, është urdhëresë e kohës. Sa më parë, aq më mirë. Përndryshe, druaj së kohë të vështira do të na presin!?
E Nderueme Zonje!
Shume pak e aspak materiale kam lexue si ky i Juej. Gjithshka e pranueshme dhe logjike.
Fatkeqsisht “heronjte” i kane hype prap kalit, dhe nuk zbresin edhe per disa kohe…
Atehere, kur duhej cue deri ne fund “Fitoria e Demokracise”, vrasesit e torturuesit gjeten
strehe tek agjentet e vet te veshun me zhele… gjoja te “persekutuar”!
Asht e pafalshme prania e “shkodranve” ne krye te Kuvendit Popullor ! Nje TURP !
Ju falnderoj per shkrimin Tuej vertete me vlera Shpirtnore!
Me shume respekt.
Faleminderit per komentin dhe vleresimin Zoti Radovani. Ju uroj gjithe te mirat.
Alma Lico Mirakaj
E shkelqyer! Shkruar me mënçuri dhe dije, me drejtesi dhe qytetari te pergjegjshme, vertet një udherrefim i duhur…
Falenderime Autores dhe Botuesit. Duam të dimë si të dimë…
Shkruar shume bukur dhe me drejtesi.Te ben t’i rikthehesh atyre kohrave per te mos harruar padrejtesite e bera.E pergezoj autoren.
Nuk jemi të përgatitur aspak për të ardhmen, prandaj edhe nuk mund(kemi frikë) ta hetojmë të shkuarën
Ky shkrim është shumë i vlefshëm e kurajoz, për me kuptue se sa permasë ka absurdi ynë si shoqëri. Është kulmi i ligësisë njerzore, që vrasësi, dhunuesi, persekutori, të ndjejë veten të lënduar nga sjellja e viktimës, se po i vonon faljen. Ka të drejtë përZotin e madh ai krimineli i kuq. Kur nuk ka drejtësi, kur nuk je i zoti ta kërkosh e ta gjeshë, s’ka gja ma të lirë e të neveritshme se “falje xhelatit”. Ketu është për të vu kujën. Hyp mbi shpinë, kërkon që ti thotë, se a po të vret kurrizi im!!! Kështu livadhisin këta. E tha Gramozi në kuvend, këtë pushtet e kemi fituar me grykën e pushkës…he i vraftë pushka!
Falje?! Kujt?! Këtij vrasësit?! Po po! O burg, o falje meriton ai…për mos me thënë se meriton çfarë ka bërë mbi të tjerët. Të lumtë Zonjë qe sjellë reagime të tilla me vlera të jashtëzakonshme. Duhet shkundur shpesh kujtesa jonë…faleminderit!
Nje artikull me vlera shume principale do thoja, therret ndershem ne qendrim te gjitha palet pa mellefe personale vetem me dinjitet. Per me teper personalisht vlersoj seriozitetin e shkrimit me referenca adekuate. Uroj qe personalitete si autorja te kthehen ne institucion. Me shume respekt!
Nje artikull me vlera shume principale do thoja, therret ndershem ne qendrim te gjitha palet pa mellefe personale vetem me dinjitet. Per me teper personalisht vlersoj seriozitetin e shkrimit me referenca adekuate. Uroj qe personalitete si autorja te kthehen ne institucion. Me shume respekt!
Kush ka bashkepunuar me pushtuesin, kudo ne Europe eshte konsideruar tradhetar dhe shume kane ngrene edhe plumbin. Kjo ne France, Itali, Hollande, Danimarke, pa kaluar ne vendet e lindjes. Nuk ben perjashtim Shqiperia ne kete drejtim. Pasardhesit e tyre ose te kerkojne te falur, ose e pakta te qepin gojen.
Superb!
Ne te gjitha vendet ish komuniste , sidomos ne Albania ish te perndjekurit etj shtresa e tyre, bile efhey PD ne fillimet e saj u pane dhe u trajtuan si armiq.
Dhe eshte fatkeqssi qe edhe femijet e tyre kane te njejtin gjykim.
Trishtuese ,po eshte realitet.