Ditën e shtunë më 14 gusht në Parkun e Qytetit të Strugës, u mbajt edicioni i 9-të i Festivalit i Muzikës Klasike Serioze Shqiptare.

Ky koncert ku morën pjesë personalitete të njohura të muzikës klasike shqiptare, u nderua nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme të sopranos shqiptare me famë botërore, Inva Mula dhe dirigjentit të talentuar Gridi Kraja.

Koncerti u organizua nga shoqata artistike “Allegreto” që është pjesë e festivalit Muzika Klasike Serioze Shqiptare dhe është hera e dytë që organizon festivale të tilla në qytetin e Strugës.

Në këtë koncert morën pjesë instrumentistë nga  Filarmonia e Maqedonisë, por pati pjesëmarrës edhe instrumentistë që kanë diplomuar në Universitetin e Tetovës dhe atë të Shkupit.

Në këtë koncert u interpretuan romansa të njohura shqiptare nga kompozitorët si Avni Mula dhe kompozitorë të tjerë.