Pas zhbllokimit nga ana e Gjykates Kushtetuese, e ligjit te vetingut, avokat Spartak Ngjela ndjehet më i qetë. Ai ne nje status ne Facebook shkruan se ranë më në fund edhe kambanat për shkatërrimin e korrupsionit shqiptar, por ngre disa pyetje, ku mes te tjerash thote: A do të qëndrojë deri në fund marrëveshjes me amerikanët dhe gjermanët kryeministri aktual shqiptar?
Statusi i Spartak Ngjelës:
Po bien kambanat e orëve
nëpër sheshet e qyteteve.
Po bien kambanat e orëve nëpër stacionet e trenave.
Por, ranë më në fund edhe kambanat për shkatërrimin e korrupsionit shqiptar….
Beteja antikorrupsion po fillon në Shqipëri, por mos mendoni se do të jetë e lehtë. Ka shumë vështirësi brenda saj. Dhe ja pyetjet që duhen ngritur:
A do të qëndrojë deri në fund marrëveshjes me amerikanët dhe gjermanët kryeministri aktual shqiptar?
A do të gjenden tamam individët e pakorruptueshëm që do të angazhohen në akuzat antikorrupsion?
A do neutralizohet plotësisht krimi i organizuar i cili, në bashkëpunim me politikën e korruptuar mund të kalojë në akte terrorizmi?
A do ta ketë ndihmën e plotë te CIA-s dhe FBI-së lufta kundër korrupsionit në Shqipëri?
A do t’i marrë masat CIA amerikane kundër reaksionit të mundshëm dhe të dhunshëm që mund të ndërmarrë korrupsioni shqiptar?
A e di politika amerikane që Shqipëria nuk ka një strukturë të fuqishme të shërbimit informativ, dhe ky, në segmente të veçantë, ka qënë dhe është afër korrupsionit politik shqiptar?
Këto janë pyetjet kryesore që duhen ngritur. Po dikush mund të pyesë: po Saliu me taborin e tij, a mund të na çojë në një përplasje të nxehtë kryengritëse? Asgjë. Saliu eshtë jashtë kohës dhe hapësirës shqiptare. Dhe, pastaj, korrupsioni është frikacak, si çdo vjedhës.
Është një pamundësi absolute që shqiptarët të ngrihen për të mbrojtur gjënë e vjedhur të Saliut dhe të taborit të tij.
Ranë më në fund kambanat për shkatërrimin e korrupsionit politik shqiptar. Mjerë ata që janë të korruptuar dhe s’kanë veshë!
Ky njeri don te na mbushe mendjen ne qe korrupsioni ka lidhje vetem me Saliun, ndonjehere edhe me Ilirin! Po ne jetojme ketu dhe e dime mire qe ai qe eshte pasuruar me shume ne gjithe keto vite, me 20% per cdo leje pallati eshte Edi…
Ne fakt, duhet thene se eshte shume i zoti t’i shpenzoje sipas qejfit dhe ti fshehe ne bankat offshore.
Taku mendoj se eshte brenda taves qe vlon me korrupsion, por per te shpetuar vet shperndan tymnaja mjegulluese turbulluese. Nje avokat qe kurre, perderisa nuk fitoi asnje gjyq, nuk eshte avokat vec me retorik, nje poltikan qe kurre nuk mori asnje vote vec llomotitjese tij,nje ish…bllokmen, ish qeveritar… ish i persekutuar… nje ish super lindor qe llomotit po kurre nuk eshte perendimor…nje ish antiamerikan por qe tund flamurin etij te leckosur pa kuptuar qe ato lecka valevitese nuk i hane jo amerikanet por as me te thjeshteteketij vendi te katandisur nga ish ministri drjetsise qe nuk nguli as nje hale ne murin e drejtesise por vetem shkuli nga ai mur i vjeteruar dhe rrezoi dhe copen e fundit te suvase se mbetur, nje nejri qe qe mbeti dhe do te jetenje ish llomotites kokelodhes… nje deshatk qe besoj dhe ne glob nuk i gjendet shoku. Eshte mekate te merersh me lllomotitjet e tij me bosheset qe mud te gjnden ne kete vend.