Në pamje të parë, podiumi ose audienca e mendimit ekonomik vizionar, narracionit të shquar politik dhe diplomatik, si dhe ajo e muzikës tradicionale gjermane, nuk kanë shumë dallime nga njëra-tjetra.,do thoshin dikur si me ‘humor të bardhë’ anglezët ose britanikët e mençur dhe intelegjent.
Ndaj, askush nuk mund të qortojë ose paragjykojë hapur fjalimin e mehershëm që Dr.Angela Merkel, ish Kancelarja e hekurt dhe historike e Gjermanisë, e cila embajti dikur në një tendë birrash bavareze gjatë një vizite elektorale në një panair.
Ish Kancelarja gjermane, asokohe i tha audiencës së saj se kriza ekonomike kishte nxjerrë në pah superioritetin e modelit të ruajtjes së vendit të punës, në çdo mënyrë dhe me çdo çmim.
“Gjermania nuk është si të tjerët ku me miliona njerëz nuk kanë një vend pune dhe as sigurim shëndetësor”, – kishte thënë ajo.
Ndryshe nga kjoi, duke filluar nga Konrad Adenaueri ose Helmut Schmidti dhe deri tek znj. Merkel ose z. Scholz, liderët e zgjuar, kompetent dhe konsekuent të Gjermanisë, e kanë balancuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social etj.
Nëse kriza globale mbërriti në Gjermani, kjo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë. Europa u detyrua të kërkojë rregulla të reja në tregjet financiare dhe ekonomike. Por, Gjermania ishte dhe mbeti një lidere ose kampione e eksportëve të vlerave, mallërave dhe kapitalit.
Ndërkaq, Dr. Friedrich Merz ( nga fraksioni i madh CDU- CSU) si duhet është kandidati me serioz dhe kryesorë për Kanzelar të ri të Gjeermanisë, i pasuar nga figura te njohura dhe karismatike siç janë Dr. Alice Weidel (AfD), Kanzelari aktual, Olaf Scholz, Robert Heabeck (Grüne) dhe të tjerë. Ndryshe nga kjo, Dr. Merkel (CDU)- është konsideruar si Ikonë ose Patriarke e CDU-së në veçanti, si dhe e politikës gjermane në përgjithësi. Ndaj, zeri, sugjerimet dhe rekomandimet e saj, edhe sot e kesaj dite kane peshe dhe ndikim te madh ne politiken dhe politikeberjen gjermane. Absolutisht po.
Ç’është e vërteta, Dr. Angela Meekel, nuk i sulmoi as qortoi kurrë as rivalët ose oponentët e saj kryesor siç ishin Kancelari i ri, Olaf Scholz ose Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier (SPD) etj.
Ajo madje, nuk i qortoi ose sulmoi kurrë as politikat e rivalëve të saj të majtë, edhe psenë çdo çast ose moment, mund t’i ipte (jepte) fund koalicionit të madh me socialdemokratët e Scholzit ose Steinmeierit, dhe do të formonte një qeveri të re me partitë e ndryshme pro biznesit, karierës, prestigjit ose autoritetit personal, siç ishin Demokratët e Lirë (FDP) etj.
Se këndejmi, nëse votuesit gjerman asokohe ishin të frustruar ose inatosur politikisht, në radhë të parë ishin të frustruar ose inatosur me bankat ose corona virusin (covid 19) dhe jo me politikanët ose politikat e znj. Merkel.
E gjithë ajo situatë i bën zgjedhjet e ardhshme parlamentare gjermane me të çuditshme, me misterioze dhe enigmatike, por nga ana tjetër me ndikim për fatin ose ardhmerinë e UE-së (BE-së) të lëkundur ose trazuar seriozisht pas ‘brexitit britanik’ si dhe nga pandemia globale (Covid 19), lufta e Ukrainës etj.
Ndonëse, tani pasiqë kriza e kredive dhe lufta e Ukraines, e kanë pushtuar Europën dhe gjithë globin, vëmendja e lidershpit gjerman, sikur është zhvendosur nga menaxhimi i krizës, tek planifikimi i së ardhmes.
Kriza e mesipërme, sikur ka nxjerrur në pah ose sipërfaqe urgjencën e ngritjes së disa çështjeve ose pyetjeve kardinale dhe ekzistenciale: Si për shembull, a është “modeli europian” i bazuar në kufijtë e hapur, tregun e lirë dhe sistemin zemërgjerë të mirëqenies dhe solidaritetit në një botë të globalizuar?
Gjithashtu kriza ka ngritur edhe disa pyetje të reja si për shembull…:Si mund të përqaset tregu i përbashkët i vlerave, financave ose kapitalit të njohur gjerman me “realitetin e brendshëm”të UE-së, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.?
Në çdo debat ose diskutim europian, duhet të dëgjohen përgjigjet e Gjermanisë për këto pyetje kardinale ose esenciale.
Megjithatë, liderët sikur i kanë mbyllur ose spostuar debatet e vërteta deri në ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ose qeveritare në Gjermani, si dhe në disa shtete tjera, pas ardhjës së Presidentit Trump ne krye te SHBA-s etj.
Europa ose vet UE-së, sikur ndodhën në një çast ose moment të pazakontë dhe tepër sfidues ose enigmatik.
U mor vesh se zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, pos tjerash, do sjellin turbulenca, sfida, disonanca, mëdyshje, dilema, kolizione ose përplasje ideshe, konceptësh, narrativavash, vizionesh, teorish, idealesh.., si dhe ngritjen e akuzave mes partive dhe lidershipëve të tyre.
Dorën në zemër, ka edhe pak komente, studime, analiza ose shpjegime konkrete që mund të mirëpriten nga analist ose politolog vendor e ndërkombtar, lidhur me zgjedhjet e ardshme parlamentare ose qeveritare në Gjermani. E sidomos mbi fundin e koalicionit qeveritar (SPD-FDP-Ekologjistët) në Gjermani. Të ngjajnë në futurizëm ose kalkulim politik etj.
Ndërkohë që dy partitë më të mëdha (CDU-SPD) edhe pse dikur kanë qenë në koalicion për katër vite radhazi, ato mezi presin të ia dalin dhe të shpëtojnë imazhin ose rejtingun e tyre politik. AfD ndodhet ne rritje enorme ose masive tek populli ose elektorati gjerman.
Edhe rivalët ose kundërkandidatët e njohur për postin e Kancelarit të ri të Gjermanisë, nuk po ia dalin qëllimit të portretizojnë ose prezantojnë si duhet vetvetën dhe njëri-tjetrin para popullit ose elektoratit gjerman. Në Gjermani, populli ose elektorati janë të kualifikuar, auditorial ose audicional, dhe jo si në disa vende ose shtete tjera.
Sidoqoftë, gjermanët kanë kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre (e re) prap do i mbron nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër kanë shpëtuar shumë vende pune- nën Qeveritë Merkel dhe Scholz.
U mor vesh se ekziston friika latente ose permanente se problemët e mëdha janë shtyrë me vonë.
Në Bruksel, zyrtarë të lartë të BE-së kanë frikë se ka probleme në shumë segmente të sistemit bankar ose finansiar europian. Ndaj, askush nuk e di nëse Brukseli zyrtar e ka mbajtur të fshehtë situatën reale.
Politologjia dhe psikologjia politike na ndihmojnë për të zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar me mirë situatën. Është paksa me e lehtë për votuesit ose elektoratin gjerman të dëgjojnë se si krizat ose trazirat financiare kanë ardhur nga “lakmia” jo-gjermane.
Një dozë e vogël lehtësimi kjo që i bën gjermanët dhe të tjerët të besojnë se me qetësinë dhe urtësinën e tyre tradicionale ose platonike, do e teklalojnë “krizën e përbashkët”. Ndonëse, askush nuk e di me saktësi, nëse Europa (UE) është larguar përfundimisht kriza? Madje, as frikërat e ndryshme, dilemat dhe dyshimet, akoma nuk janë heçur dhe vërtetuar sa duhet.
Gjermanët do të duhej të ishin të lumtur , gëzuar ose inkurajuar me faktin se kriza dhe recesioni, nuk i kanë kapur ose kapluar si anglezët (britanikët), francezët etj.
Britania e Madhe si për shembull, liderët e së cilës vazhdimisht janë ankuar për ngecje, disfunksoin dhe një stanjacion kontinental…Megjithatë, kriza e UE-s, është shumë me e thellë se sa ajo që pranohet nga politikanët franko-gjermanë.
Modeli social i tregut të lirë ende përballet me sfida dhe prova të vështira. Por, gjithashtu duhet njohur, kuptuar dhe pranuar faktet dhe realitetet e njohura në terren.
Kombinimi ose modeli gjerman i pasurisë, disiplinës së pagave dhe sigurisë sociale, së bashku me solidaritetin, dialogun, kompromisin dhe konsenzusin e brendshëm, është gati i pazakontë ose i veçantë.
Ndonëse, është koha e fundit që liderët e Gjermanisë, Francës ose UE-së, të flasin ose diskutojnë për ide, teori, koncepte, ideale, vizione, narrativa dhe formula të reja integrale, solidare dhe unifkuese.
Lufta e njohur në mes Ukrainës dhe Rusisë, kriza mes Kosovës dhe Serbisë, Greqisë dhe Turqisë etj..ndodhën në prag ose para dyerve (portave) të UE-së….)))
Shteti dhe kombi i madh gjerman, në saje të shkëlqimit (brilancës) dhe fuqisë së tyre ekonomike, politike, ushtarake, finansiare, industriale dhe teknologjike, sikur kanë edhe përgjithësi ose obligime të shumëta kontinentale dhe interkontinentale ndaj të tjerëve.
Anglezët (britanikët), francezët, italianët, holandezët, kroatët, austriakët dhe të tjerët gjithashtu.
Ndaj, edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, e dine forte mire se duhet koperuar dhe suportuar me çfarëdo pushteti ose qeverie të re gjermane për të mirën e paqës dhe sigurisë së brendshme dhe asaj të jashtme. Gjermanët janë shteti dhe populli (kombi) me i madh dhe me i fuqishëm në Europë. Ndërkaq, numri i banorë ose qytetarëveamerikan me origjinë gjermane e tajkolaon shifren e 85 milionëve.
E tërë kjo me qëllim të moralizimit dhe edukimit të shoqërisë së lartë europerëndimore ose kapitaliste në frymën e njohur protestante ose kristianiste, ku njerëzit me veprat, shëmbëlltyren, humanizmin dhe karitativitetin e tyre, gjithëmonë janë pranë Hyjit (Zotit).
P.S.
Dialektik der Auklärung
Edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i njohur intelektual, profesional ose multidimenzional i shtetit dhe kombit te madh gjerman,, burojnë nga edukimi familjar ose strukturalgjenetik, i marrur ose mësuar që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet që i marrin gjermanë nepër shkolla, kolegje, univerzitete ose akademi shkencash dhe deri tek mentaliteti shkëlyer industrial dhe ekonomik, si nga filozofia e politikës autoktone ose tipike gjermane nga serializmi i njohur akademiko- iluminist etj. Mbase, në mënyrën me sublime dhe relevante për t’ua bashkëngjitur kërkesave sociale edhe aspiratat dhe vlerat e njohura e shkencore dhe humaniste.
Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin determinant dhe paradigmatk së bashku me frymën e njohur akademike, mondane, metropolitane, kosmopolitike ose multikulturore të Gjermanisë ku lindën edhe shumë filozof, shkenctarë, shkrimtar, kompozitor ose dietarë të tjerë me famë botërore.
Se këndejmi, ” Ne ketu ne Gjermani nuk mund te jemi te lire kur atje dikund large ne Turqi, Ballkan ose dikund tjeter, njerezit ose popujt e ndryshem vriten dhe nuk jane te lire. ” Do nenvizonte dikur Göetheja ne kuader te “Faustit I”.
Gjithashtu nuk duhet harruar fyaktin se vetëm pak para vdekjës së Hegelit të Madh…në Gjermani, Angli ,Francë etj., do fillohej me botimin ( editimin) e gazetave dhe revistave të ndryshme mujore javore dhe ditore ose perioike… Në Londër do fillonte së botuari “”Daily Courant” në vitin 1712, në Lepzig, gjegjësisht,në Berlin, do themelohën gazetat e njohura si “Teutscher Merkur” dhe “Wohssicher Zeitung”, në Paris “Journal de Paris” dhe kështu me radhë.
Ndonëse, pa i harruar këtu ndikimët e fuqishme të Akademive të njohura të shkencave dhe artëve të Londrës (1662), Parisit (1666) dhe Berlinit (1700) në ngritjen dhe formimin e mendimit, edukates, kultures, arsimimit dhe vizionëve të njohura shkencore dhe humaniste mbi njeriun, shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme njerëzore dhe qytetare pa dallim.
Komentet