MOTIVE TYMI
Në guvën e hutinit
Përditë ka mjegull
Ka terrinë
Ka edhe tym
Fushës i vije
Si vjen mëngjesi
Një tis i rënd
Si kur shkëput
Guri xehe nga minatorët
Dhe kudo dritë dhe ku do mjegull
Gjahut të ndërkryer
E s’bën punë ombrella
As syzet mbrotjtje
Kur rritet e shumohet
Mjegull me tym
E shtrohet e ndehet
Si qilim.
BREGORJA MARROQE
Përtej teje në bregore
Është plepi gri
Dhe strofull e lejekut
Që djepin e përkund era
E udha është po kjo udhë
Kur vinin e shkonim në qytet
Për senviq dhe mollë
Plepi gjitmonë ishte
Vëzhgusi i të pa priturave
Ta zëmë kur binte shi me stuhi
Dhe gjerdhe ishin të mbyllyra
Dhe pishat rrinin në hidhërim
Veç maca ngjitej lart në panjë
Për hulumtime ekologjike
Pastaj shuante më vezë oreksin e saj.
Nuk vinte ndihma as ngushëllimi
Kishin hy nëpër mejhane
Dhe rrast kishin dendur llafe
Gocat përdredhnin shtatin e tyre
Kjo erë e marrë luante danc
Më fustanet e gocave
Si shtamba gjoksin
Bregorja bëhej marroqe
Si një adoloshente që përmjerrej
A ISHTE HIJE A LARASH
-Sentimental zyrtar-
Ranë gjethet
Po jo të gjitha
Nëpër livadh
M’u përvodh një si hije
Si ftoj apo shitoj
në sy e goj’
si me dekret
U shfaq sakaq
Sentimental zyrtar
As zjarrmi, as ujë në bokall
Dhe e lashë
Mori udhë
A qe hije
A ish larash
ÇELET UDHA
Grafi e rreptë ishte harfa
Që linte mbas tinguj
Që qiparisi lartësi
Kur i turbulloj
Yjet qiellit
Mbase morfema na diktonin
Një oreks që ëmblëson
Kur livadhet kot asdisën
Në pranverën e harlisur.
gjithçka shtrohet në sofër
urtisë i çel udha e pasosur