Në emër të lirisë të shtypit: gazetarë dhe media bëjnë apel lirimin e ASSANGE
Me ftesë të Klubit Zvicerian të Shtypit në Gjenevë (Club suisse de la presse à Genève), organizatat zvicerane dhe ndërkombëtare të gazetarëve dhe botuesve si dhe redaktorët bëjnë apel në emër të lirisë së shtypit me një zë të unifikuar për lirimin e Julian Assange . Është krijuar një mobilizim shumë i madh gazetarësh dhe mediash, ndërkohë që fati i Julian Assange, themeluesit të WikiLeaks, është më i kërcënuar se kurrë dhe bashkë me të edhe liria e shtypit.
Apeli që do të bëhet të mërkurën më 22 qershor në orën 11:00 në Klubin e Shtypit Zviceran në Domaine de Penthes në Gjenevë, gjatë një konference për shtyp, ka të bëjë kryesisht me autoritetet britanike, amerikane dhe zvicerane.
Bartësit e Apelit do të kujtojnë veçanërisht me këtë rast se një ekstradim dhe dënim i mundshëm i Julian Assange do të kishte pasoja serioze për gazetarinë investigative pasi çdo përdorim i të ashtuquajturave dokumente “të klasifikuara” ose sekrete mund të ndiqet penalisht dhe të vlejë një dënim prej burg për hetuesit. Ky kërcënim do të përforcojë presionin për autocensurë dhe do të inkurajojë heqjen dorë nga zbulimi i informacionit me interes publik nga burime zyrtare “të mbrojtura”.
Që nga 18 maji, vendimi për ekstradimin e Julian Assange me kërkesë të Shteteve të Bashkuara mund të egzekutohet në çdo kohë. Ky vendim tani është vetëm në duart e Ministres së Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Priti Patel.
Ju kultojmë se, Julian Assange, pasi ka jetuar si i vetmuar në Ambasadën e Ekuadorit për shtatë vjet, tani është mbyllur për më shumë se tre vjet në burgun Belmarsch, burgu i sigurisë së lartë në Londër, ku ai vuan, sipas Nils Melzer , raportues special i OKB-së për torturën, një trajtim që përbën torturë.
Shëndeti i tij është përkeqësuar rëndë dhe nëse ekstradohet, ai përballet me 175 vite burg.
Përtej aspekteve njerëzore dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, rasti i Julian Assange përbën një sfidë të madhe për të ardhmen e lirisë së shtypit, pasi kjo liri sulmohet gjithnjë e më shumë në të gjitha anët, duke përfshirë edhe Zvicrën. Duhet theksuar se në rastin e Zvicrës, edhe nëse situata këtu e lirisë të shtypit cilësohet si “mjaft e mirë”, liria e shtypit në Zvicër ka humbur katër vende në renditjen e vitit 2022 të Reporterëve pa Kufij, duke zbritur kështu në vendin e 14-të. Dispozitat e fundit që prekin lirinë e shtypit shpjegojnë veçanërisht këtë rezultat.
Për të marrë pjesë në këtë takim me prani apo përmes Zoom mund të klikoni linkun më poshtë:
https://us06web.zoom.us/meeting/register/tZIkc-qrqzkqHt1_3akbSSwbCYcUnaK3fWMq
Deri tani do të jenë të pranishëm:
Edgar Bloch, Co-President, impressum, Swiss journalists
Daniel Hammer, General Secretary, Swiss Media
Denis Masmejan, Secretary-General, Reporters Without Borders Switzerland
Dominique Pradalié, President of the International Federation of Journalists (IFJ) and Syndicat national des journalistes (SNJ) France
Marc Meschenmoser, Co-president of Investigativ.ch
Jean-Philippe Ceppi, Producer of Temps présent (RTS) and member investigativ.ch
Nicole Lamon, Deputy editor-in-chief, Matin Dimanche
Frédéric Julliard, Editor-in-chief, Tribune de Genève
Philippe Bach, Editor-in-Chief, Le Courrier
Serge Michel, Editor-in-Chief, heidi.news
Tim Dawson, National Union of Journalists, Great Britain (zoom)
Karen Percy, Media President of the Media Entertainment and Arts Alliance (MEAA), Australia
Mika Beuster, National deputy director, Deutscher Journalisten Verband (Germany)
Jean Musy, President, Association of the foreign press in Switzerland. (APES)
Pierre Ruetschi, Executive Director, Geneva Press Club and President of the Dumur Award
Ten other Swiss editors-in-chief support the Appeal and other international Journalists organization are joining
Komentet