Një çift me dy fëmijë të vegjël u hodhën për vdekje në Bronx, thanë autoritetet. Lajmi raportohet nga New York Post.
Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave. rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia.
Mësohet se ata janë shqiptarë, aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu, të cilët kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë.
Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme.
Detektivët “po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje”, tha policia.
“Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë,” tha një zëdhënëse e NYPD.
Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.
Ai ishte shfaqur i zemëruar të premten, thanë fqinjët dhe gruaja e shefit të ndërtesës – dhe e shtuna ishte ditëlindja e tij.
“Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa,” tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij. “Mund të thuash se kanë vdekur. Unë u trondita. Kishte shumë gjak.”
Cifti kishte gjithashtu edhe dy fëmijë.
“Dëgjuam të bërtitura fëmije ‘mama, mama’”/ Media publikon pamjet pak minuta pas ngjarjes, ja vendi ku aktori shqiptar i dha fund jetës së bashku me gruan
Nju Jork Post ka publikuar një video pak momente pasi aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese.
Në video duken dy gra të cilat të cilat ndodhe në vendin e ngjarjes dhe efektivët të cilët kanë rrethuar zonën.
Në një moment tjetër është fiksuar pallati ku nga kati i gjashtë është hedhur çifti, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një koleg i tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur “Ai dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku… që u përplas në tokë. Pastaj dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’. Ai shikoi mbi portë dhe pa dy trupa atje.
Ngjarja tragjike në Nju Jork/ Flasin fqinjët e aktorit që u vetëvra bashkë me gruan: Sot kishte ditëlindjen, iu ankua nënës në telefon për…
Sipas mediave amerikane të cilat citojnë dëshmitarët në vendngjarje viktimat ishin një “çift i qetë” që shiheshin shpesh duke shëtitur.
“Është e trishtueshme…po mendoj për fëmijët e tyre,” tha një dëshmitar.
Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha fqinji i tyre.
“Është e frikshme. Trupat janë ende aty”, vuri në dukje fqinji.
Bashkëshortja e mirëmbajtësit të ndërtesës, Shadie Perkaj, tha se dëgjoi një zhurmë të fortë dhe më pas erdhi policia.
“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha Perkaj, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë. Nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”
Pas reflektimit, Perkaj tha se burri ishte shpesh i zemëruar, ndërsa gruaja dukej “e qetë”.
Ajo beson se çifti ishte i martuar për gjashtë vjet.
“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tha Perkaj, duke shtuar se ishte ankuar se nuk mund të hapte dritaret e banesës së tij.
Punëtori i ndërtimit Harold Johnson tha se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të premten dhe pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.
“Ëndrra ime u nis me avion para meje”, miqtë të trishtuar për vdekjen tragjike të aktorit shqiptar me bashkëshorten, ja mesazhet prekëse të tyre
Mesazhe të shumta në rrjetet sociale për aktorin shqiptar Florind Belliu, i cili i dha fund jetës së bashku me gruan e tij Ornela Belliu ditën e djeshme.
Aktori 35-vjeçar kishte folur në një intervistë për mediat shqiptare dhe pas largimit në SHBA, New York, ku rrëfente ëndrrën e tij për t’u bërë i famshëm, por që nuk ishte realizuar, pasi ai kishte punuar në një agjenci imobiliare.
“Kur u nis avioni me mua, përpara atij avioni u nis një avion tjetër me ëndrrën time…Duke ardhur ëndrra ime para meje”, do të shprehej Belliu.
Ndërsa miqtë e tij shprehin dhimbjen nëpërmjet mesazheve të tyre në rrjetet sociale, duke ngushëlluar prindërit e çiftit, të cilët ishin prindër të dy fëmijëve.
Ngjarja tragjike në New York, hetuesit dyshojnë se çifti shqiptar debatoi para se të binte nga kati i gjashtë, rrëfimet e fqinjëve
Hetuesit amerikanë në New York dyshojnë se vdekja e 35-vjeçarit shqiptar Florind Belliu dhe gruas së tij 28-vjeçare Ornela Belliu nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që u kthye në vdekjeprurëse, thanë burimet policore, shkruajnë mediat amerikane.
Sipas tyre, një grua e moshuar, që besohet të jetë nëna e 35-vjeçarit, u rrëzua në trotuarin e nxehtë përpara ndërtesës dhe vajtoi pasi u tha se askush nuk mbijetoi, thanë dëshmitarët.
Fëmijët e çiftit ishin brenda banesës, të padëmtuar, thanë policët. Një dritare mbi rrugicën nga e cila policët dyshojnë se kanë rënë mbeti e hapur ndërsa policia po krihte vendin e ngjarjes.
Fqinjët thanë se çifti jetonte atje me djemtë e tyre.
“Ata ishin fëmijë super të mirë, dy djem të vegjël”, tha fqinji Giovanni Resto për Daily News. “Ata po luanin me qenushin tim dy ditë më parë. Edhe prindërit ishin vërtet të mirë. Gruaja ishte super e këndshme. Djaloshi ishte pak i rezervuar, por një familje e bukur.”
Dyshja mund të kenë debatuar para se të vdisnin, thanë fqinjët.
“Dikush tha se kishte të bërtitura”, tha Steve Iurilli, 63 vjeç. “Pashë një çantë në shkallët e zjarrit, ndoshta ajo po përpiqej të largohej.”
Porter Harold Jonson, 60 vjeç, vuri re se diçka nuk po shkonte me 35-vjeçarin
“E pashë mbrëmë, i thashë, ‘a je mirë?’, sepse sytë e tij ishin shumë të hapur. Sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur të ishte i zemëruar.”
Një punëtor ndërtimi aty pranë dëgjoi rënien e çiftit dhe vrapoi për të parë se çfarë ndodhi, kujton fqinji Frank Mussemeci.
“Ai po pinte kafe aty”, tha Mussemeci, 50 vjeç. “Dhe ata dëgjuan një zhurmë të madhe si një copë çeliku që përplaset në tokë, si ‘bum’.”
Sapo u zbuluan trupat jashtë pati aq shumë zhurmë sa fqinja Alba Rivera, 67 vjeçe, mendoi se ndërtesa ishte në flakë.
“Hajde këtu!” ulëriti punëtori i ndërtimit, u kujtua Mussemeci. “Njerëz sapo ranë nga ndërtesa!”.
Një fëmijë u dëgjua duke bërtitur “Mami! Mami!” disa sekonda pas zhurmës, tha Mussemeci.
Resto, 28 vjeç, fillimisht mendoi se ajo që kishte dëgjuar ishte një aksident me makinë.
“Fqinja ime shkoi të hidhte mbeturinat dhe ajo i pa atje,” tha ai.
“Shpresoj të mos e shoh më kurrë këtë”, tha banori i goditur i shokuar. “Zemra ime shkon me ta.”
bw
Jeta eshte me shume stres ne Amerike.