Ne dhe hebrenjtë: Derisa mund të krenohemi? – Nga ARTAN FUGA
Aferat e Orban dhe “One Albania”
“Bloomberg” ka zbuluar se si 4iG mori një kontratë 4.3 mld dollarë pak para se Orban të rrëzohet. Nga ana tjetër, qeveria e re e Peter Magyar paralajmëron hetime dhe auditime për 4iG, grupin hungarez që kontrollon “One Albania”…
Një investigim i publikuar nga Bloomberg ka hedhur dritë mbi një nga marrëveshjet më të mëdha dhe më të diskutueshme të epokës së Viktor Orban në Hungari, duke vënë në qendër të vëmendjes kompaninë 4iG, grupin që zotëron edhe “One Albania”.
Sipas Bloomberg, qeveria e Orban kishte firmosur në fshehtësi një kontratë gjigande prej 1.3 trilionë forintësh, ose rreth 4.3 miliardë dollarë, me 4iG vetëm pak javë para humbjes së pushtetit.
AdChoices
WERBUNG
Marrëveshja, e cila raportohet se shtrihet deri në vitin 2035, lidhet me modernizimin dixhital të komandës ushtarake hungareze dhe konsiderohet një nga prokurimet më të mëdha publike në historinë e vendit.
Skandali ka marrë përmasa politike pas ardhjes në pushtet të kryeministrit të ri Peter Magyar, i cili ka paralajmëruar rishikim të kontratave të firmosura gjatë 16 viteve të qeverisjes së Orbanit, auditim të financave publike dhe deklasifikim të marrëveshjeve sekrete.
Në qendër të kësaj furtune ndodhet pikërisht 4iG, kompania që gjatë viteve të fundit u kthye në një nga perandoritë më të fuqishme ekonomike të Hungarisë, me shtrirje në telekomunikacion, mbrojtje dhe infrastrukturë dixhitale.
Por zhvillimet në Budapest mund të kenë pasoja direkte edhe në Shqipëri.
4iG është kompania mëmë e “One Albania”, një nga operatorët kryesorë të tregut celular shqiptar. Të dhënat financiare tregojnë se kompania shqiptare ka një varësi të konsiderueshme nga financimi i grupit hungarez.
Sipas bilancit të vitit 2024, “One Albania” rezulton të ketë rreth 9.1 miliardë lekë, ose mbi 96 milionë euro hua të marra nga grupi mëmë 4iG.
Kjo do të thotë se çdo goditje financiare apo politike ndaj 4iG në Hungari mund të krijojë efekte zinxhir edhe mbi aktivitetin e grupit në Shqipëri.
Rreziku për 4iG lidhet jo vetëm me kontratën e zbuluar nga Bloomberg, por edhe me mënyrën se si kompania u zgjerua gjatë viteve të Orbanit.
Vitin e kaluar, Komisioni Europian lançoi një paketë qindra miliardë eurosh për mbështetjen e industrisë europiane të mbrojtjes. Hungaria aplikoi për rreth 16 miliardë euro financime.
Por paralelisht me këtë proces, një pjesë e rëndësishme e industrisë hungareze të mbrojtjes kaloi nën kontrollin e 4iG përmes procedurave që sipas mediave hungareze tashmë po përmenden si objekt hetimesh për korrupsion.
Sipas raportimeve në Hungari, pikërisht 4iG pritej të ishte një nga përfituesit kryesorë të këtyre fondeve.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, aksioneri kryesor i 4iG, biznesmeni Gellért Jászai, zhvilloi takime në Tiranë dhe Podgoricë për zgjerimin e investimeve të grupit në Ballkan.
Në Shqipëri ai u takua me kryeministrin Edi Rama, ndërsa sipas deklarimeve të vetë kompanisë në fokus ishin zgjerimi i “One Albania”, investimet në “Data Center”-a dhe projekti strategjik “2EAGLE”, kablli nëndetar që synon të lidhë Egjiptin me Shqipërinë dhe më pas me Europën.
Lëvizjet e 4iG në Ballkan po interpretohen si përpjekje për të zhvendosur influencën dhe asetet strategjike jashtë Hungarisë, në një moment kur qeveria e re e Peter Magyar ka paralajmëruar goditje ndaj modelit ekonomik të ngritur gjatë epokës së Orbanit.
Nëse auditimet dhe hetimet në Hungari prekin kontratat dhe financat e 4iG, pasojat mund të ndihen edhe në Shqipëri, përmes ndikimit që grupi hungarez ka mbi “One Albania” dhe sektorin strategjik të telekomunikacionit. /Pamfleti
Prokurorët i pushuan hetimet mbi dyshimet për kontrabandë të naftës ruse përmes terminalit të Porto Romanos në vitin 2023, por pas anijes në fjalë qëndron një rrjet individësh dhe kompanish, të cilin inteligjenca ukrainase e lidh me “flotën hije” të përdorur nga Rusia për të anashkaluar sanksionet dhe për të financuar luftën.
Në një ditë të ngrohtë dimri të shkurtit të vitit 2023, një anije-cisternë nafte që lundronte me emrin Grace Felix mbërriti në gjirin e Durrësit, duke transportuar 21 mijë tonë gazoil.
Dokumentet që mbante kapiteni rus i anijes deklaronin se karburanti kishte origjinë nga Azerbajxhani, por autoritetet shqiptare dyshuan se itinerari dhe të dhënat e lëvizjes së saj në Mesdhe tregonin një tjetër histori.
Ngarkesa ishte transferuar në bordin e Grace Felix në Gjirin e Lakonisë, pranë brigjeve të Greqisë, nga një tjetër anije-cisternë që ishte nisur disa javë më herët nga porti rus Novorossiysk, në Detin e Zi. Transferimi nga një anije në një tjetër – një praktikë e përdorur shpesh për të fshehur origjinën e ngarkesës – ngriti dyshime se nafta ishte në fakt ruse dhe, si e tillë, subjekt i sanksioneve.
Anija u ndalua dhe ngarkesa e saj iu nënshtrua inspektimeve.
Kjo nuk do të ishte hera e fundit që Grace Felix, e riemërtuar më pas Mestral, do të dyshohej për transportim të paligjshëm të produkteve energjetike ruse, tregtia e të cilave kufizohet nga sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e G7+.
Shërbimet ukrainase të inteligjencës e akuzojnë kompaninë administruese të anijes, Cymare Shipmanagement Ltd, si dhe personat që qëndrojnë pas saj, se janë pjesë e së ashtuquajturës “flota hije” ruse [shadow fleet], një burim kyç të ardhurash për makinerinë ushtarake të Kremlinit në Ukrainë.
Në vitin 2025, autoritetet ukrainase vendosën sanksione ndaj anijes-cisternë dhe kapitenit të saj, duke i përfshirë në një listë të zezë të hartuar nga Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, GUR.
Kjo listë përfshin qindra anije të dyshuara për transportimin e produkteve energjetike ruse, armëve dhe drithërave të vjedhura nga territoret ukrainase të pushtuara.
Të paktën një duzinë prej tyre kanë vizituar portet shqiptare që prej nisjes së pushtimit të plotë rus në shkurt të vitit 2022, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e sanksioneve të vendosura nga qeveria shqiptare kundër Moskës.
Zbatimi i kufizimeve tregtare ndaj Rusisë dhe produkteve të saj energjetike mbetet një sfidë për komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht për Shqipërinë, e cila ndërkohë e ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë me tone të ashpra.
“Vende si Shqipëria, ku gjurmimi i naftës kontrabandë nuk është në nivelet më të mira… janë vulnerabël për naftën kontrabandë që mund të vijë nga Rusia.,” tha Ledion Krisafi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Por, në thelb, për tregun shqiptar nuk ka shumë rëndësi nëse është naftë ruse kontrabandë apo nga ndonjë vend tjetër, sido që të jetë ngelet kontrabandë dhe institucionet duhet të bëjnë punën e tyre.”
Përmes një avokati, Cymare Shipmanagement Ltd mohoi kategorikisht akuzat ukrainase që lidhin anijet e saj me një “flotë hije” ruse.
“Nuk ka absolutisht asnjë bazë për pretendimet se anija ‘Mestral’ (ish-‘Grace Felix’) apo ndonjë anije tjetër e administruar nga Cymare është përfshirë në aktivitete që bien ndesh me rregulloret dhe kërkesat e sanksioneve të Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar apo Shteteve të Bashkuara,” tha kompania në një përgjigje me shkrim.
Duke kritikuar ndalimin e anijes-cisternë në Shqipëri në vitin 2023, Cymare theksoi se asnjë akuzë apo procedurë formale nuk ishte ngritur ndonjëherë kundër anijes, pronarëve apo ekuipazhit të saj.
“Nuk kishte asnjë provë që të tregonte se nafta në bordin e ‘Grace Felix’ ishte me origjinë ruse dhe testet zyrtare të kryera nga organi shtetëror përkatës treguan të kundërtën,” deklaroi kompania. “Anija dhe pronarët e ngarkesës së saj kanë pësuar humbje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe.”
Sanksionet ndaj energjisë
Në prill, Bashkimi Evropian miratoi paketën e njëzetë të sanksioneve kundër Rusisë, këtë herë të përqendruar tek e ashtuquajtura “flotë hije”. Deri tani, blloku ka futur në listën e zezë më shumë se 630 anije, kryesisht cisterna të vjetra me struktura pronësie jo transparente, duke ua ndaluar hyrjen në portet evropiane. Një embargo mbetet në fuqi për importet detare të naftës ruse dhe nënprodukteve të saj, ndërsa vendet e G7+, përfshirë Kanadanë, Japoninë dhe Britaninë, kanë vendosur një tavan çmimi prej 44 dollarësh për fuçi për blerjet e naftës ruse.
Elisabeth Braw, studiuese e lartë në Atlantic Council në Uashington, tha se “flota hije” është thelbësore që Rusia të vazhdojë shitjen e eksportit të saj kryesor.
“Rusia mund të eksportojë ligjërisht naftë nën çmimin tavan të vendosur, por kjo është shumë më pak fitimprurëse ose gjeneron të ardhura të kufizuara,” tha Braw. Me “flotën hije”, Rusia mund të transportojë dhe eksportojë naftë mbi kufirin e lejuar të çmimit.”
“Prandaj është e qartë se Rusia ka interes të madh në përdorimin e kësaj flote.”
Gonzalo Saiz Erausquin, studiues në Royal United Services Institute në Londër, tha se flota është zgjeruar në mënyrë eksponenciale që prej sanksioneve të vendosura në vitin 2022.
“Vlerësohet se flota hije e Rusisë mund të përbëhet nga rreth një mijë anije,” tha Saiz Erausquin për BIRN, duke vënë në dukje se numri mund të luhatet pasi disa prej anijeve u shërbejnë edhe vendeve të tjera nën sanksione, si Irani.
Saiz Erausquin tha se është e vështirë të përcaktohet sasia e naftës që transportohet nga kjo flotë apo të ardhurat që ajo gjeneron për Rusinë, por shtoi: “Në kulmin e saj, ajo transportonte rreth 80 për qind të naftës bruto ruse të eksportuar në rrugë detare.”
Gjurmimi i lidhjeve mes flotës hije ruse dhe shtetit mbetet një nga sfidat kryesore për hetuesit, tha Saiz Erausquin. Sipas tij, megjithëse ekzistojnë dyshime për përfshirjen e shërbimeve ruse të inteligjencës, si FSB apo GRU, provat e drejtpërdrejta janë të vështira për t’u siguruar.
“Natyra e sofistikuar e këtyre operacioneve lë të kuptohet qartë për përfshirje shtetërore,” tha ai. Por, shtoi më tej, rrjeti nuk kontrollohet ekskluzivisht nga shteti.
“Me shumë gjasa, kemi të bëjmë me një kombinim aktorësh shtetërorë dhe jo shtetërorë të përfshirë në ekosistemin më të gjerë të flotës hije.”
Transferimi nga anija në anije
Anija Grace Felix u nis nga porti i Rouenit në Francë në janar 2023 dhe hyri në Mesdhe, duke ndjekur një itinerar përmes Ngushticës së Gjibraltarit drejt Peloponezit. Në të njëjtën periudhë, sipas dokumenteve gjyqësore, një cisternë me emrin Fidan, që lundronte nën flamurin e Turqisë, mori një ngarkesë në portin rus të Novorossiyskut dhe u drejtua përmes Dardaneleve drejt Egjeut.
Në fillim të muajit pasues, sipas dosjes hetimore, dy cisternat u takuan në ujëra ndërkombëtare në Gjirin e Lakonisë, pranë qytetit Kalamata në Greqi, ku kryen një transferim “nga anija në anije”, ose STS (ship-to-ship).
Operacioni u zhvillua jashtë porteve dhe pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë doganore.
Më pas, Grace Felix u drejtua drejt ujërave territoriale shqiptare dhe mbërriti në terminalin e naftës në Porto Romano, në Durrës, në mesin e shkurtit 2023, por nuk u ankorua. Autoritetet shqiptare u njoftuan për dyshime mbi dokumentacionin e ngarkesës dhe një task-forcë hipi në anije për të kryer inspektim.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Durrësit, dokumentet shoqëruese për gazoilin deklaronin se karburanti kishte origjinë nga Azerbajxhani dhe ishte në pronësi të një kompanie me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, të quajtur Solid Energy Solution DMCC.
Megjithatë, të dhënat e itinerarit të analizuara nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), e cila monitoron ujërat detare shqiptare, ngritën dyshime mbi origjinën e karburantit.
Kompania shqiptare që kishte porositur ngarkesën, AV International Group, refuzoi ta finalizonte blerjen, duke përmendur dokumentacionin e paplotë. Më 21 shkurt 2023, Prokuroria e Durrësit hapi një hetim penal ndaj kapitenit rus të Grace Felix nën dyshimin për kontrabandë.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial i Shqipërisë analizoi mostrat e gazoilit të transportuar nga Grace Felix, por prokurorët nuk arritën të provojnë përfundimisht se ai kishte origjinë ruse.
Pas më shumë se një viti hetimesh dhe procedurash gjyqësore, prokuroria vendore i rrëzoi akuzat, duke përmendur mungesë provash të mjaftueshme. Gjykata e Durrësit e mbylli çështjen në prill 2025, ndonëse gjyqtari Rexhep Bekteshi theksoi në vendimin e tij: “Pas shqyrtimit të dosjes dhe provave, gjykata konstaton se kjo nuk është një çështje ku provohet se i pandehuri është i pafajshëm.”
Krisafi, studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha se rasti i Grace Felix tregon nevojën për një qasje më të koordinuar dhe më vigjilente nga autoritetet shqiptare.
“Ajo që qeveria shqiptare mund të bëjë është koordinimin më i mirë me vendet si Greqia dhe Italia që janë fqinje dhe që kanë mundësi më të mëdha gjurmimi, për çdo anije që ka qoftë dhe dyshimin më të vogël,” tha ai.
“Gjithashtu çdo anije e tillë që vjen në portet shqiptare duhet kontrolluar imtësisht, por ama rregjistrimi dhe pronësia e tyre shpesh është në një rrjet të ndërlikuar që duhet kohë për ta shqyrtuar”, shtoi ai.
Lufta dhe sanksionet
E ndërtuar në vitin 2008, Grace Felix menaxhohej nga kompania me bazë në Qipro, Cymare Shipmanagement Ltd kur u ndalua nga autoritetet shqiptare në shkurt 2023. Në korrik të vitit 2023, menaxhimi i anijes kaloi te Cymare Navigation FZC, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në janar 2024, emri i anijes u ndryshua në Mestral dhe, sipas platformës së të dhënave të anijeve Equasis, ajo është në pronësi të Mestral Shipping Ltd, me seli në Limasol të Qipros. Aktualisht ajo lundron nën flamurin e Panamasë.
Nën emrin Mestral, cisterna është akuzuar nga autoritetet ukrainase për përfshirje në të paktën dy raste eksporti të naftës bruto dhe produkteve të naftës me origjinë ruse gjatë vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës (GUR), anija ka lundruar në mënyrë të përsëritur me sistemin e identifikimit automatik AIS të fikur gjatë dy viteve të fundit dhe është përfshirë në lëvizje të dyshimta pranë porteve ruse në Detin e Zi, si dhe në ujërat pranë Greqisë, Turqisë dhe Libisë.
Në shtator 2025, sipas GUR, cisterna transportoi rreth 30,500 tonë produkte nafte nga porti rus i Tamanit drejt Turqisë. Një muaj më vonë, ajo ngarkoi gati 30,000 tonë nënprodukte nafte nga terminali Sheskharis në portin e Novorossiyskut, me destinacion Tunizinë. Në atë rast, sipas GUR, dërgues ishte kompania ruse e sanksionuar PJSC Lukoil, ndërsa operohej me qira nga njësia tregtare Litasco.
Autoritetet ukrainase raportojnë gjithashtu se Mestral ka ndaluar në porte në territore të pushtuara ukrainase, përfshirë portin Kamysh-Burun në shtator 2025. Më 11 prill 2025, Ukraina sanksionoi kapitenin e anijes, Sergei Smaznov. Në dhjetor të vitit të kaluar, Kievi sanksionoi edhe vetë anijen.
Sipas GUR, Mestral nuk është e vetmja anije e “flotës hije” e lidhur me Cymare Navigation FZC. Kompania administron disa cisterna nafte që autoritetet ukrainase besojnë se përdoren për të shmangur embargon ndërkombëtare ndaj Rusisë.
Ndër drejtorët e Cymare figuron Nikolay Spichenok, shtetas britanik, i cili ka qenë drejtues i departamentit teknik të menaxhimit të flotës në kompaninë ruse të sanksionuar, PJSC Sovcomflot në periudhën 2012–2015.
Sovcomflot është kompania më e madhe shtetërore ruse e transportit detar, që ofron shërbime për prodhimin ‘offshore’ të hidrokarbureve dhe transportin e naftës, produkteve të naftës dhe gazit të lëngshëm. Anijet e saj u shërbejnë kryesisht kompanive dhe tregtarëve më të mëdhenj rusë të naftës dhe gazit.
“Që nga viti 2023 e deri më sot, flota e cisternave e grupit të kompanive Cymare Shipmanagement Ltd (Qipro) dhe Cymare Navigation FZC (EBA) ka furnizuar vazhdimisht Rusinë me të ardhura nga nafta për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës, duke maskuar operacionet përmes regjistrimeve të kompanive në shtetet anëtare të BE-së,” tha GUR në një deklaratë në janar.
Spichenok është aktualisht ose ka qenë drejtor i dy kompanive të tjera detare në Qipro – Peremoga Investment Ltd dhe SCF Management Services. Kjo e fundit zotëron jahtin Olympia, i cili sipas disa raportimeve mediatike, i është dhuruar Vladimir Putin në vitin 2005 nga miliarderi dhe ish-pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich. Përfaqësuesit e të dyve i kanë mohuar këto raportime.
Jahti 57 metra i gjatë është ndër 100 më të mëdhenjtë në botë dhe vlerësohet rreth 50 milionë dollarë. Në qershor 2022, Shtetet e Bashkuara e vendosën Olympia-n në listën e pasurive të bllokuara në kuadër të sanksioneve ndaj Rusisë.
Cymare i hodhi poshtë akuzat ukrainase si të pabaza. Sipas kompanisë, besueshmëria e informacionit të shërbimeve ukrainase të inteligjencës është “shumë e ulët, në mos e diskutueshme”, duke i akuzuar ato për aplikim të “logjikës ekonomike të luftës”.
“Është e vetëkuptueshme se agjencitë e inteligjencës ukrainase janë, sipas përkufizimit, sekrete dhe manipuluese, shpesh duke përdorur mediat për të formësuar opinionin publik ose për t’i shërbyer interesave strategjike kombëtare, dhe për të avancuar narrativën e tyre si mjet agjende,” tha kompania.
“Grupi Cymare operon në mënyrë transparente, të hapur dhe në përputhje të plotë me regjimin e sanksioneve të OFAC (Zyra Amerikane për Kontrollin e Aseteve të Huaja), BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe nuk ka pasur asnjëherë kritika apo pretendime nga asnjë institucion perëndimor apo organizatë ndërkombëtare detare.”
Sipas saj, çdo transport i ngarkesave me origjinë ruse kryhet në përputhje me rregulloret e sanksioneve dhe gjithmonë brenda kufijve të çmimeve të lejuara, i shoqëruar me dokumentacion përkatës. Kompania shtoi se të gjitha këto operacione janë njoftuar dhe miratuar nga siguruesit P&I dhe H&M Insurers.
Cymare mohoi gjithashtu që anijet e saj të fikin sistemin AIS, duke theksuar se “ndërprerje të sinjalit ndodhin herë pas here për shkak të humbjes së lidhjes në Detin e Zi dhe nuk janë rezultat i fikjes së qëllimshme nga ekuipazhi”.
“Deti i Zi aktualisht është zonë lufte dhe anijet që operojnë aty i nënshtrohen ndërhyrjeve periodike në frekuenca radioje, të cilat mund të shkaktojnë humbje ose ndërprerje të AIS, GPS dhe sinjaleve LRIT.”
Cymare tha se punësimi i Spichenok ka përfunduar në vitin 2020, ndonëse të dhënat e regjistrit të biznesit në Qipro ende e listojnë atë si drejtor kompanie.
Kompania që zotëronte karburantin e ngarkuar në Grace Felix në shkurt 2023 është gjithashtu e dyshuar për lidhje me flotën hije që i shërben Kremlinit. Solid Energy Solution DMCC, me bazë në Dubai, zotëron dy cisterna të sanksionuara nga autoritetet ukrainase.
Solid Energy Solution DMCC nuk iu përgjigj kërkesës për koment.
Kërcënim mjedisor
E ashtuquajtura “flotë hije” e Rusisë nuk është një strukturë formale, por një rrjet anijesh që transportojnë mallra të sanksionuara, tha Elisabeth Braw nga Atlantic Council.
Këto nuk janë linja të rregullta transporti detar dhe pronarët e tyre synojnë të mbeten anonimë, duke zotëruar zakonisht vetëm një ose dy anije dhe duke operuar përmes adresave fiktive në juridiksione ‘offshore’ si Emiratet e Bashkuara Arabe apo ishujt Seychelles.
Roli i juridiksioneve offshore shpesh keqkuptohet, tha Braw. Në këtë rast, qëllimi nuk është shmangia e taksave, por regjistrimi në vende ku autoritetet e shteteve që vendosin sanksione kanë aftësi të kufizuara ndërhyrjeje.
“Pra, nuk do të doje të ishe pronar i një anijeje të flotës hije me bazë në Mbretërinë e Bashkuar apo në Xhersi, sepse autoritetet mund të ndërmarrin veprime kundër teje,” tha Braw për BIRN.
Edhe kur identifikohen, megjithatë, hapësira për veprim mbetet e kufizuar. Autoritetet mund të ndërhyjnë vetëm në rastet e shkeljeve teknike, si mungesa e sigurimit apo problemet e sigurisë detare, të cilat nuk përbëjnë domosdoshmërish vepra penale.
“Nuk është e paligjshme të operosh apo të zotërosh një anije të flotës hije,” tha Braw, duke theksuar se sanksionet ndaj Rusisë nuk janë globale.
“Këto janë sanksione të vendosura vetëm nga vendet perëndimore,” tha ajo. “Anijet ende lundrojnë ligjërisht midis Rusisë, Indisë dhe Kinës.”
Fshehja e pronësisë dhe manipulimi i gjurmëve të tregtisë janë në thelb të mënyrës si funksionon flota hije, tha Gonzalo Saiz Erausquin nga Royal United Services Institute.
Sipas tij, kompanitë që menaxhojnë këto anije shpesh janë struktura fiktive, të krijuara në disa juridiksione njëkohësisht, me qëllim fshehjen e pronarëve përfitues dhe shmangien e përgjegjësisë ligjore.
Një nga praktikat më të zakonshme është ndryshimi i vazhdueshëm i flamurit të anijeve – “flag hopping” – duke i regjistruar ato në shtete me mbikëqyrje më të dobët. Kur këto shtete tërhiqen nën presion diplomatik, anijet kërkojnë regjistrim gjetkë, ndonjëherë duke përdorur edhe flamuj të rremë dhe, në disa raste, duke u kthyer praktikisht në anije pa shtetësi.
Në të njëjtën kohë, zinxhirët e furnizimit fshihen përmes transferimeve nga një anije në një tjetër në det të hapur dhe përzierjes së naftës, duke ndryshuar përbërjen e saj kimike dhe duke e bërë të vështirë përcaktimin e origjinës. Këto praktika shoqërohen me dokumente të falsifikuara që pretendojnë përputhje me tavanet e çmimeve ose burime jo të sanksionuara.
“Pasi e përzien deri në një nivel ku ndryshohet përbërja molekulare, bëhet shumë e vështirë të vlerësohet origjina e saktë e asaj nafte,” tha Saiz Erausquin, duke theksuar se ky kompleksitet e bën verifikimin teknik dhe ligjor të ngarkesës jashtëzakonisht të vështirë.
“Flota hije” e Rusisë përbën një kërcënim për Ukrainën, sigurinë detare dhe mjedisin, paralajmëroi Braw, e cila tha se roli i saj kryesor është gjenerimi i të ardhurave nga nafta për të financuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Pa flotën hije, Rusia do të kishte shumë mungesë parash dhe me shumë gjasa nuk do të ishte në gjendje ta mbante këtë luftë kundër Ukrainës,” tha ajo.
Por në rajone si Deti Balltik dhe Deti i Zi, numri i madh i anijeve të vjetra dhe shpesh të pasigurta rrit rrezikun e aksidenteve.
“Këto anije, për shkak se janë në gjendje të dobët, përbëjnë kërcënim për mjedisin kudo që shkojnë,” tha Braw. “Dhe kemi parë derdhje nafte në vende të ndryshme, dhe çdo derdhje e tillë është e tepërt.”
Gruri i vjedhur i Ukrainës
Sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë nuk synojnë vetëm produktet energjetike ruse, por edhe tregtinë me territoret e pushtuara ukrainase.
Në fund të vitit 2023, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) miratoi një rezolutë që dënon agresionin rus dhe u bëri thirrje shteteve anëtare të informojnë anijet tregtare, pronarët, operatorët dhe siguruesit e tyre për statusin e mbyllur të porteve ukrainase në këto territore.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur Rusinë nga eksportimi i drithrave dhe produkteve të tjera nga rajonet e pushtuara, shpesh duke e fshehur origjinën e tyre.
“Dërgesat direkte nga portet e pushtuara – Sevastopol, Feodosia, Kerch, Berdyansk dhe Mariupol – kryesisht shkojnë drejt Sirisë, Egjiptit dhe Turqisë,” tha Katerina Yaresko, gazetare investigative me bazë në Kharkiv në projektin SeaKrime (Myrotvorets Center), duke shtuar se raste janë identifikuar edhe për Jemenin, Iranin, Algjerinë dhe vende të tjera.
Sipas Yaresko-s, metoda të tjera përfshijnë edhe transportet tranzit të grurit përmes porteve ruse si Kavkaz, si dhe falsifikimin e certifikatave të origjinës dhe dokumenteve fitosanitare.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha ka akuzuar Rusinë se ka vjedhur më shumë se dy milionë tonë drithra nga territoret e pushtuara vetëm në vitin 2025, dhe rreth 15 milionë tonë që prej vitit 2022.
Ndryshe nga nafta, importet e grurit rus nuk janë të ndaluara dhe në vitin 2025, Shqipëria importoi rreth 30 milionë euro mallra nga Rusia. Megjithatë, ngjashëm me importet e naftës, disa prej anijeve që transportojnë grurë drejt porteve shqiptare janë të sanksionuara, nën dyshime për transportim të drithrave të vjedhura nga territoret e pushtuara ukrainase.
Të paktën nëntë anije mallrash të identifikuara nga GUR si të përfshira në tregtinë e paligjshme të grurit kanë vizituar portet shqiptare gjatë katër viteve të fundit.
Për Yaresko-n, fakti që këto anije nisen nga portet ruse në rajonet e Detit të Zi dhe Detit të Azov duhet të shërbejë si sinjal për të nisur kontakte me institucionet shtetërore ukrainase për të sqaruar statusin e tyre.
“Në Ukrainë ka disa procedime penale penale ndaj këtyre anijeve,” tha ajo. “Nxjerrja e burimeve nga territoret e pushtuara ukrainase është krim lufte.”
Lufta në Iran po shkakton pasiguri në tregje. Megjithatë, Turqia po e shfrytëzon këtë moment dhe, me lehtësime të mëdha tatimore, po synon investitorët dhe kapitalin e huaj.
Si pasojë e luftës në Iran, në mbarë botën mbizotëron pasiguri në planifikim. Shumë shtete druhen nga një inflacion i zgjatur dhe mungesa e burimeve. Ndërkohë që vendet e Gjirit përpiqen të ruajnë imazhin e tyre si “strehë të sigurta”, Turqia kalon në ofensivë: Me ulje të mëdha taksash dhe stimuj ekonomikë, Ankaraja synon të tërheqë veçanërisht investitorë dhe pasuri nga jashtë.
Paketa përkatëse ligjore u shpall nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan që në fund të prillit. Në fillim të majit ajo u paraqit në parlament dhe u miratua nga komisioni përkatës. Qëllimi është ta bëjë Turqinë më konkurruese ndërkombëtarisht dhe ta pozicionojë si një vend tërheqës për kapitalin e huaj dhe fuqinë punëtore të kualifikuar.
Ligji u drejtohet personave dhe kompanive që gjatë tre viteve të fundit nuk kanë qenë të regjistruar si tatimpagues në Turqi, duke u premtuar atyre përfitime të konsiderueshme. Ata që regjistrojnë pasuritë e tyre jashtë vendit – valuta, ar apo letra me vlerë – në Turqi deri më 31 korrik 2027, do të përfitojnë një përjashtim 20-vjeçar nga tatimi mbi të ardhurat për fitimet e realizuara jashtë. Përveç kësaj, për këtë grup norma e tatimit për trashëgimi dhe dhurata ulet në vetëm një për qind. Aktualisht këto norma janë – në varësi të shumës – midis një dhe dhjetë për qind për trashëgimi dhe midis dhjetë dhe 30 për qind për dhurata.
Edhe pasuritë e brendshme që nuk janë deklaruar pranë autoriteteve tatimore deri më tani mund të deklarohen pa pasoja penale në kushte të caktuara, për shembull nëse investohen për një periudhë të caktuar në obligacione shtetërore vendase ose në instrumente të ngjashme.
Ulje drastike e tatimit mbi fitimin për eksportuesit
Edhe tregtia e jashtme synohet të gjallërohet. Në mars u shënua një rënie prej 6,4 për qind. Për këtë arsye qeveria synon të ulë tatimin mbi fitimin për kompanitë vendase. Për eksportuesit prodhues norma ulet nga 25 në nëntë për qind, ndërsa për eksportuesit e tjerë në 14 për qind.
Përveç kësaj, qeveria synon ta zhvillojë Qendrën Financiare të Stambollit në një qendër konkurruese ndërkombëtare sipas modelit të Singaporit apo Hong Kongut. Kompanitë me seli në metropolin turk do të përfitojnë përjashtim të plotë nga taksat për fitimet nga tregtia ndërkombëtare tranzite. Edhe korporatat globale që zhvendosin selitë e tyre rajonale atje do të mbeten pa taksa për 20 vjet.
Reduktim masiv i burokracisë për investitorët
Për ta bërë investimin më tërheqës, qeveria synon të ulë ndjeshëm burokracinë. Koordinimin e merr drejtpërdrejt presidenca. Parashikohet krijimi i një platforme qendrore digjitale që trajton në mënyrë të përmbledhur dhe të përshpejtuar të gjitha proceset – nga themelimi i kompanive, te lejet e punës dhe të qëndrimit e deri te vlerësimet mjedisore.
Gjatë shpalljes së paketës ligjore, Erdoğan deklaroi se Turqia nuk është më vetëm një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit apo Veriut dhe Jugut. Ajo është një nyje e pazëvendësueshme për korridoret energjetike dhe tregtare në rajon. Krizat e viteve të fundit, sipas tij, janë menaxhuar me sukses nga Ankaraja, prandaj Turqia sot është “një ishull stabiliteti”. “Turqia është një kandidate premtuese për t’u bërë një nga qendrat e reja të fuqisë në një botë shumëpolare në ndryshim”, shtoi Erdoğan.
Megjithatë, pavarësisht planeve ambicioze, ekspertë të taksave si Emre Şirin shprehin dyshime. “Është thjesht një përpjekje për të tërhequr para të freskëta. Nuk ka më para dhe burime që mund të shfrytëzohen”, thotë ekonomisti dhe vlerësuesi i pasurive të paluajtshme nga Stambolli. Sipas tij, qeveria po përdor çdo mjet të mundshëm për të tërhequr kapital. Përjashtimet nga taksat për kompanitë e huaja dhe periudhat e gjata pa taksa për pasuritë e importuara janë masat e fundit në kushte dëshpëruese. “Që anija të mos përplaset në breg”, shton Şirin. Sipas tij, investimet e huaja direkte pothuajse nuk po hyjnë më në vend, ndërsa kompanitë vendase ose falimentojnë ose largohen.
Një tjetër kritikë nga vëzhguesit është se në këto masa origjina e pasurive, si vendase ashtu edhe të huaja, verifikohet vetëm pjesërisht. Kjo, sipas tyre, hap mundësi për rrjedha financiare kriminale. Ministri i Financave Mehmet Şimşek e kundërshton këtë dhe u referohet sukseseve të mëparshme të programeve të ngjashme.
Qeveria e AKP-së i ka zbatuar këto rregullime tashmë shtatë herë. Në vitin 2008 u realizua për herë të parë një program i tillë; sipas qeverisë, atëherë u deklaruan pasuri me vlerë 31 miliardë dollarë amerikanë. Kjo solli kthimin e kapitalit të qytetarëve turq nga jashtë dhe forcimin e tregut, sipas ministrit të Financave Şimşek.
A do të bëhet Stambolli një alternativë ndaj Gjirit?
Pasiguria në rajonin e Gjirit Persik e shkaktuar nga lufta në Iran ka ngritur shpresa në Turqi për investime shtesë – veçanërisht si një alternativë ndaj vendeve të Gjirit. Megjithatë, ekonomisti Sinan Alçın, themelues i 4ware Research dhe kryetar i platformës Ekonomi Istanbul, e konsideron këtë pak të mundshme. Për të tërhequr investime të huaja direkte në shkallë të gjerë, Turqia duhet të forcojë besimin në shtetin ligjor dhe të bëjë përparim në çështje si liria e shtypit, tha ai në prill në një intervistë për DW. Shumë vëzhgues ndajnë këtë mendim dhe nuk i shohin masat e planifikuara si zgjidhje të qëndrueshme, por kërkojnë reforma të thella strukturore.
Turqia ndodhet tashmë prej gjashtë vitesh në një krizë ekonomike. Me politikën e interesave të ulëta të Erdoğanit, vendi ra në krizë në vitin 2019 dhe që atëherë ka përjetuar vazhdimisht norma inflacioni dyshifrore. Muajin e kaluar inflacioni arriti në 32,4 për qind – ndërsa në maj 2024 përkohësisht madje mbi 75 për qind. Ekonomistët e pavarur gjithashtu dyshojnë në të dhënat zyrtare të institutit turk të statistikave. Grupi kërkimor ENAG vlerëson se inflacioni së fundmi ka qenë mbi 55 për qind. Gjatë fundjavës së kaluar, presidenti turk zëvendësoi me dekret kreun e institutit kombëtar të statistikave. Edhe pavarësia e bankës qendrore turke ka qenë objekt debatit ndërkombëtar prej vitesh./DW
Për 35 vjet, ky shtet ndërtoi mekanizëma shantazhi.
Në vend që të ndërtonte demokraci funksionale, shteti ndërtoi një shoqëri kancerogjene, ku secili mban diçka për tjetrin dhe askush nuk guxon ta çojë deri në fund betejën me të keqen.
Sepse dosja është më e fuqishme edhe se vetë e vërteta.
Është vendosur mbi ligjin. Është bërë më legjitime se vota.Përdoret për kontroll dhe kështu dosjet u bënë valuta më e fortë politike.
Këto ditë dikush kërkoi nga kryeministri Mickoski hapjen e dosjeve.
Një kërkesë normale për një shtet normal demokratik.
Por, në një shoqëri të metastazuar, si kjo e jona, kjo nuk është aspak e lehtë, ku shumica e politikanëve mbijetojnë me dosje.
Organet e sigurimit shtetëror ndërtojnë dosje për shtetin. Partitë politike ndërtojnë dosje për rivalët. Nëntoka ndërton dosje për pazare. Dikush inçizon. Një tjetër fotografon. Ka edhe të atillë që ruajnë sekrete për momentin e duhur.
Dhe kështu, dalëngadalë, i gjithë aparati shtetëror fillon të funksionojë me politikanë që mbahen peng nga dosjet.
Prandaj ky shtet ecën në vend, po mbijeton disi, por nuk po mund të reformohet, sepse pengu pret radhën e dosjes së tij.
Dosja dhe pengu nuk ndërtojnë shtet…
E kaluara na ka dëshmuar se dosjet në Ballkan rrallëherë kanë shërbyer për ta dënuar dikë.
Zakonisht kanë shërbyer për të kontrolluar, për të ruajtur ekuilibrin e frikës, për t’i kujtuar dikujt se deri ku lejohet të flasë.
Dhe pikërisht për këtë arsye, në këtë rajon vazhdojnë të mbijetojnë shtete me sisteme të kalbura.
Mickoski ndoshta nuk ka guximin t’i hapë dosjet shtetërore.
Ndoshta është ende herët për një shtet që vazhdon të jetojë me frikëra historike, konflikte identitare dhe probleme të pazgjidhura fqinjësore.
Por pyetja tjetër është më e rëndë:
Pse mbahen “ad acta” dosjet në prokurori për rivalët politikë dhe për politikanët shqiptarë?
Pse krimet financiare, përfitimet joligjore dhe pasurimet marramendëse të disa politikanëve e biznesmenëve milionerë mbeten të ngrira në sirtarët e drejtësisë?
Nuk mund të ndërtohen përjetësisht marrëveshje politike mbi pazare që prekin të drejtat e shqiptarëve, ndërkohë që status quo-ja vazhdon të ushqehet si industri politike, duke i mbajtur të drejtat pezull, jo për t’u zgjidhur, por për t’u përdorur sa herë duhen vota, koalicione apo pazare pushteti.
Për këto mekanizma, kohë më parë, ka folur publikisht edhe vetë ish-presidenti Stevo Pendarovski, i cili pranoi se gjatë ndërtimit të koalicioneve politike përdoren forma kontrolli dhe presioni që nuk kanë lidhje me demokracinë.
Atëherë, si t’i besojë qytetari këtij shteti, kur politika mbahet gjallë me dosje dhe drejtësia shantazhohet?
Si t’i besojë qytetari një politikani me dosje kriminale, që flet paturpësisht për demokraci,
kërkon shtet ligjor dhe predikon drejtësi, ndërsa duart i ka të papastra?
Një shtet me sistem të shantazhuar mund t’i mbajë peng politikanët. Mund të frikësojë prokurorë dhe të blejë heshtje.
Por nuk mund t’i heshtë pafundësisht qytetarët, intelektualët e studentët, sepse ata nuk kanë dosje.
Kanë vetëm zërin.
Dhe zëri i lirë është gjithmonë armiku më i madh i çdo sistemi që mbahet gjallë me dosje dhe frikë.
DT
Kur dëshira e kahershme të bëhët e realizuar, qetësia edhe shpirtërore mbledh në vete të gjitha ato kujtime, qofshin edhe ato që na rënduan dhe munduan në kohë, tani më bëjnë krenar, që bashkë edhe me të tjerët, e
që sot i kemi dëshmi të një rezistence të pathyeshme në kohë dhe rrethanë të caktuar.
Sikur me stuhitë dhe rrebeshet e luftës, me të cilat u përball heroi i kombit Azem Bejta, edhe neve ishim në përballje për mbrojtjen e emërtimit të shkollës në Grabanicë me emrin e tij. Këtë dëshirë ia kisha vu vetes obligim, që patjetër kjo vetër e diturisë ta ketë bustin e këtij heroi flakadan i çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare.
Një vit, pra, para se të vendosej ky bust, shfaqa idenë dhe gatishmërinë, që busti i këtij heroi të bëhët realitet. Këtë ua paraqita edhe përfaqësuesve të komunitetit të fshatit Grabanicë, kryesisht Sejdi Balecit
dhe të tjerë emra, me të cilët bashkëvepruam edhe përgjatë viteve të stuhishme (90-ta), e sidomos në të mirën e kësaj shkolle dhe mbijetesën e saj gjatë asaj kohe.
Një ide e tillë iu komunikua edhe drejtorit aktual të shkollës, i cili në parim u pajtua që të angazhohej, por duke më thënë, se „në këtë vit (2025) nuk mund të besoj se do ta kremtojmë Ditën e shkollës, se i kemi disa
prioritete…“!
Në fillim parashtruam kërkesën me shkrim tek organet komunale, ku Asamblea miratoi kërkesën tonë, dhe na u lejua që busti të vendoset te shkolla në Grabanicë.
Pasi që kontaktova me skulptorin vlerëmadh Ylber Krasniqi, u caktuan format e veprimit dhe na u tha kostoja e përafërt monetare (7000 deri 9000€).
Fillon grumbullimi i mjeteve financiane nga qytetarët e Grabanicës.
Për këtë, të autorizuar ishin përfaqësuesit e fshatit Grabanicë Sejdi Baleci, Halil Sahiti, e tjerë.
Me rrjedhen e kohës, faktori komunal, e sidomos nga DKA-ja me në krye drejtorin e palodhshëm Qemajl Sejdija, na u ofrua gatishmëria që punimi i bustit të financohet (paguhet) nga ta.
Fal angazhimit të përfaqësuesve të fshatit Grabanicë, të gjitha punët u kryen si më së miri dhe në kohën e paraparë, dhe busti ishte i gatshëm të vendosej më 15 maj 2025, kur dhe tradicionalisht dekada me radhë, që
nga pavarësimi i shkollës në vitin 1972 nga ajo e Drenocit, Dita e kësaj shkolle kremtohej më 15 maj! Se, shumë ngjarje lidhen me këtë datë; edhe përkundër pengesave, kërcënimeve nga policia okupuese, këtë Ditë
e kremtonim; mu në këtë Ditë (15.05.1992) heroi i kombit Tahir Berisha intervenimit të policisë serbe deshi të i përgjigjet me plumba, i cili vetem 11 ditë më vonë vrau një polic serb dhe tjetrin plagosi rëndë, ku dhe ra
edhe vetë në altarin e lirisë.
Megjithatë, zbulimi i bustit u bë në mënyrë madhështore, falë qytetarëve, nxënësve e faktorit përkatës të shkollës si dhe atij komunal, për një pjesëmarrje dinjitoze.
Falenderojmë të gjithë ata që dhanë mund në realizimin e këtij projekti tani me përmasa edhe historike.
Falenderoj të gjithë ata qytetarë të Grabanicës që ndihmuan me mjete financiare për bustin, e mëqë bustin e pagoi faktori komunal, ato mjete që ishin në grumbullim e sipër, më pastaj, në bazë të vendimit të
përfaqësuesve të atij likaliteti, u shfrytëzuan për pagesën e drekës për të gjithë pjesëmarrësit në restaurantin „Gëzimi“ në Klinë, si dhe mbulimin e disa shpenzimeve tjera organizative për këtë event dhe të tjera.
Mendoj se, sadopak e kryem një obligim ndaj heroit tonë Azem Bejta. Zbulimi i bustit u bë më 23.05.2025, në oborrin e shkollës „Azem Bejta“ në Grabanicë të Klinës. Shkollë kjo që, për shumë dekada e barti me krenari këtë emërtim, por një bust i tillë na mungonte, dhe ja, tani e realizuam dëshirën, por dhe nevojën e domosdoshme.
Doja të isha edhe më modest në këtë prezantim, sikur të thuhej me rastin e zbulimint të këtij busti nga organet zyrtare të shkollës apo dhe ato komunale se me iniciativën e kujt filloi ndërtimi i bustit, nga kush u
udhëhoq e gjithë procedura deri në përurim; sepse vetëm akti solemn nuk do të thotë se e gjitha mund të përvetësohet; edhe pse neve (unë dhe përfaqësuesit e fshatit Grabanicacë) nuk e bëmë këtë „për kapuç të madh apo lavdata; e bëmë për nderimin e heroit të kombit Azem Bejta, emër i cili ishte e është halë në syrin e disave edhe sot!
Pavarësisht pak zërave me qëllim devijimi të një realiteti apo minimizimi të kësaj vepre të kryer nga ne, apo, besa edhe të pengohej bashkë me eventin perurues të bustit, e biles edhe mos të na ipej hapësira edhe për
ndonjë fjalë të shkurtër rasti apo qoftë edhe ndoj shkrese përshëndetëse nga ana jonë, kjo u arrit dhe u realizua në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Pra, siç thonë, shkurt dhe trup: Për punimin dhe vendosjen e bustit të Azem Bejtë Galicës u inicua nga unë, u përkrah dhe u ndihmua nga udhëheqësit e fshatit Grabanicë, ku dhe neve filluam grumbullimin e
mjeteve financiare, por me vetëdëshirë faktori komunal e bëri pagesën, përçka edhe i jemi mirënjohës.
Tani me krenari ngreh shtat ky bust i luftëtarit nacionalist, i cili deri në flijim luftoi për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.
Urime dhë gëzuar bustin e Heroit të Kombit, shkolla tradicionalisht më e veçanta në Dukagjin e më gjerë përgjatë kohërave më të vështira!
https://www.youtube.com/watch?v=flmKFGWsm1E
Selman Etemi (ish punëtor dhe drejtor i kësaj shkolle si dhe kryetar
i LASH-it në Klinë), 12 maj 2026

E quajta LDK të syrgjynosur, pasi të tillë kanë mbetur veprimtarët dhe aktivistët më të devotshëm të saj. Të harruar dhe anashkaluar nga kryetari aktual dhe servilët e tij morbid! Më e rëndë sesa kjo është kthimi i dezertorëve dhe vendosja e tradhtares së rugovizmit në krye të listës zgjedhore të këtij subjekti politik!
Zhvillimet e fundit në LDK dhe në PDK janë pasqyrë e këtij realiteti politik
Shëmbullin më të mirë të ndëshkimit të dezertorëve nga partia e dha PDK, e cila për të dytën herë radhazi e refuzoj kërkesën e kthimit të dezertorëve në këtë subjekt politik!
Kështu veprojnë partitë serioze të skenës politike!
Dallimi mes LDK-së dhe PDK-së në këtë aspekt është ky:
-E para, LDK u dëshmua parti pa busull orientuese me rikthimin e Osmanit
-E dyta, PDK u tregua parti serioze në refuzimin e Limajt!
Dezertorët paraprakisht duhet të dëshmohen, pastaj të futen në listën zgjedhore, por assesi të shpërblehen!
Janë këto dy raste të ndara me analogji të njëjtë!
Përderisa në rastin e PDK-së, largimi i Fatmir Limajt me grupin e tij nuk ishte aq i dëmshëm sa ishte largimi i Vjosa Osmanit me grupin e saj në LVV!
Edhe pse dëmi politik i Fatmir Limajt ishte dukshëm më i vogël në krahasim me dëmin e Vjosa Osmanit që i bëri LDK-së, PDK u tregua parti serioze dhe me pjekuri më të lartë politike!
Ndërsa LDK, u dëshmua si parti pa buzull orientuese dhe me lidership adoleshent që bie pre e politikave ditore dhe egove personale për pushtet!
Vizitat derë më derë të dyshes unike për pushtet
Mjaftoni t’i shikoni vizitat e dyshes Abdixhiku-Osmani derë më derë dhe në çdo shtëpi duke përqafuar çdo njeri që e takojnë në rrugë! Kur jemi tek përqafimet, pikërisht ato janë që e argumentojnë më së miri jo sinqeritetin e të dalldisures pas pushtetit!
Për të mos i permendur të gjitha, këto janë argumente të mjaftueshme që e dëshmojnë qëllimin e bashkimit: arritja e objektivave personale e jo ngritja e LDK-së!
Sikur Vjosa Osmani të ishte lidere e vërtetë siq paraqitet para opinionit publik do ta maste vetën në peshoren zgjedhore, duke garuar me subjektin e saj “Guxo”, të cilin ua la si ‘këmbët e Arushës’ në dorë Pecit e Donikës!
Sikur të ishte ndryshe, dyshja famoze Lumiri-Vjosa do ta zgjeronte rrethin e “vizitorëve” nëpër familje!
Këtë nuk e bëjnë, pasi nuk janë të interesuar për fatin e të tjerëve, por si të ngriten vetë sa më lartë me voten qytetare, për t’u thënë më pas të tjerëve: “Ja ne jemi më të votuarit”!
Do të dalin më të votuarit, por jo mjaftueshëm për t’i realizuar ambiciet e tyre personale!
Edhe përkundër këtij bashkimi ambicioz, LDK edhe pas këtyre zgjedhjeve do të mbetet parti e tretë e skenës politike kosovare dukshëm nën kuotat e 20 përqindëshit!
Kthimi Vjosë është lojë e turpshme me antarësinë e LDK-së
Deri dje i thanë ‘notere dhe servile e Kurtit’ e çka nuk i thanë!
Të gjitha që i thanë janë të vërteta, por këto që i bënë tani me hapjen e dyerëve për Vjosa Osmanin, përveqse lojë e turpshme me elektoratin rugovian, e dëshmon edhe përversitetin e Lumir Abdixhikut, i cili e ndihmoj ‘noteren’ e Kurtit të bëhet Presidente!
Tani ndryshuan gjërat, të mirët dhe të merituarit në LDK nuk kanë më hapësirë veprimi, pasi vendet e tyre i zunë dezertorët dhe pazaregjinjët e vullnetit të elektoratit rugovian!
Vjosa Osmani kaloi në LVV jo për të mbrojtur “rugovizmin” siq e mashtronte elektoratin, por, për egon e saj personale për t’u bërë Presidente!
Deri tek arritja e qëllimit i kaloj të gjithë ‘rrathët e ferrit politik’, duke u kthyer në servile dhe notere e Albin Kurtit!
Vjosa pasi dështoj në partneritet me Albin Kurtin, e vendosi që të fillojë një pazar të ri politik me Lumir Abdixhikun në dëm të LDK-së!
“Shpresa” e Vjoses për t’u bërë sërish presidente ka marrë fund ditën që i prishi raportet me Albin Kurtin!
Pranimin e saj me kushte nga LDK-ja, e tregon mjerimin e thellë politik ku ka rënë LDK-ja, ku në vend të vlerave dominojnë servilët dhe matrapazët, dezertorët dhe uzurpatorët e partisë, të cilët e kanë ngulfatur zërin e qëndrestarëve dhe veprimtarëve më të devotshëm në LDK, të cilët për vite dhe dekada e bartën mbi supet e tyre barrën kryesore të aktiviteteve në kohët më të vështira!
U injoruan pikërisht ata që i qëndruan besnik LDK-së kur Vjosa Osmani ia ktheu shpinën këtij subjekti politik për egon e saj personale!
Tashmë familjarizimi dhe privatizimi i LDK-së është bërë realitet i hidhur për njerëzit e ndershëm në LDK.
Mos qofsha në lëkurën e atyre që nxjerrnin helm kundër LDK-së, kurse tani turr e vrap me Vjosen në LDK!
I harruan Pecin e Donikën, idhujt e deridjeshëm!
Sinqeriteti dhe dashuria e vërtetë nuk lëndojnë njeri, lëndojne hipokrizia dhe mashtrimi në vijimësi!
LDK nga parti e besës dhe shpresës së qytetarëve është kthyer në burim krizash të njëpasnjëshme, mashtrimeve, komplotit dhe shantazhit politik!
LDK nga shtetndërtuese në të kundërtën e saj!
LDK është zhveshur komplet nga vlerat e saj rugoviane!
Në LDK nuk ndodhi bashkimi, por ndarja e re!
Magjistrati i njohur belg, Michel Claise, ka folur sërish për mediat në lidhje me mafien shqiptare.
Gjatë një interviste, ai tha se mafia po i pastron paratë duke përdorur hotelet në Shqipëri.
Po ashtu, ai tha se mafia po pastron paratë në prona të patundshme në Marok.
Ish-gjyqtari Claise është bërë një nga figurat më të njohura në vendin e tij në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Para disa kohësh, ai tha se mafia shqiptare në Belgjikë është bërë po kaq e fuqishme sa mafia marokene, e cila ka dominuar për shumë vite.
Ndërkohë që në një tjetër intervistë, ai deklaroi se mafia shqiptare po shkatërron bregdetin e bukur të Shqipërisë.
“Në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe parash nga krimi. Njeriu bën gjithçka për t’u lejuar të ndërtojë diçka. Bregdeti i mrekullueshëm është nën presion,” shkruante ai.
Claise ka publikuar një libër për mafien shqiptare, ndërsa thotë se e ka hetuar vetë këtë mafie dhe e njeh fuqinë e saj. syri.net
“Të Pamposhturit – Mafia shqiptare nga Roma drejt pushtimit të botës”, libri i gazetarit të njohur investigativ Nello Trocchia është bllokuar të përkthehet në gjuhën shqipe. E zbulon gazetarja Alba Kepi e ftuar në studion e ‘A Shoë’ mbrëmjen e sotme në Syri Tv.
Por çfarë tregon libri në fletët e tij?
Në libër gazetari Nello Trocchia, – I cili është marrë nën mbrojtje nga autoritetet italiane pas kërcënimeve serioze me jetë- përshkruan fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare dhe depërtimin e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Në libër flitet dhe takimi e zhvilluar në Aruba, ku sipas investigimeve të tij, përfaqësues pranë qeverisë së Edi Ramës janë takuar me eksponentë të karteleve të drogës për çështje që lidhen me pastrimin e parave në Shqipëri.
Trocchia analizon ngritjen e organizatave kriminale shqiptare nga grupime të vogla të viteve ’90 në struktura të fuqishme të narkotrafikut ndërkombëtar, të afta për të krijuar aleanca me mafian italiane dhe për të kontrolluar rrjete trafiku në Europë dhe Amerikën Latine.
U bllokua qëllimisht të sillej në shqip
Libri u botua në 2025. Edhe pse përpjekjet për ta sjellë të përkthyer në shqip kanë qenë të mëdha është refuzuar.
“Libri në Shqipëri është bllokuar për tu përkthyer. Kemi tentuar të sjellim në gjuhën shqipe dhe ka pasur bllokim derisa të thuhet pak interes, por është e natyrshme që ka qenë e qëllimshme. Një bllokim i qëllimshëm në gjuhën shqipe” thotë Alba Kepi
“Libri ka emra të rëndësishëm dhe për takimin në ishullin Aruba, ku flitet se kanë marrë pjesë dhe personalitete të lartë të qeverisë shqiptare. Thuhet dhe vetë kryeministri. Ekziston një audio por që nuk identifikohet nëse ky zë është i kryeministrit apo personi mjaft pranë kryeministrit shqiptar. Pra gjërat në atë libër janë mjaft të forta” shton më tej Kepi përballë Adri Krastës.
Kepi zbulon se janë 29 gazetarë në Itali të cilët janë mbarrë në mbrojtje nga autoritetet italiane nga të cilët 2 prej tyre janë gazetarë italianë që kanë denoncuar lidhjet e mafias shqiptare me qeverinë Rama.
“Nello Trocchia është gazetari i 29 – të që vihet nën mbrojtje nga shteti Italian plus 250 gazetarëve që janë nën mbikqyrje. Pra kanë në shërbim njerëz të armatosur, truproje që mbrojnë jetën e tyre.
Dhe në mes të 29 kemi Nello Trocchia i cili u mor në mbrojtje pak muaj pasi publikoi librin ‘Të pamposhturit’ dhe Sigfrido Ranucci që pak muaj më parë shpëtoi nga një bombë e hedhur në banesën e tij dhe që në disa puntata të emisionit të tij ka thënë gjëra mjaft të forta të lidhura me qeverinë shqitare, vëllanë e kryeministrit dhe sekretarin e Përgjithshëm të qeverisë shqiptare”
Kryeministri Edi Rama është përfshirë nga një situatë e pazakontë në 30 prill 2026, ditë kur zyrtarisht, u zhvillua Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare, e cila i kushtohej partneritetit strategjik, bashkëpunimit ekonomik dhe perspektivave evropiane.
Nga të pranishmit në këtë event, bëhet me dije se Rama ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën Ekonomike dhe arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë publike nga kryeministri.
Gjithashtu, një tjetër zhvillim i pazakontë për Ramën ka qënë dhe refuzimi i personaliteteve të huaja për ekspozitën që kishte përgatitur kryeministri.
Sipas burimeve, arsyet e refuzimit të ftesave nga personalitetet lidhet me dyshimet për tregtinë e artit, si mbulesë për të pastruar paratë e pista.
Në lidhje me këto zhvillime ka reaguar edhe Thomas Wittstadt, Zëvendëspresident i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW), i cili ka botuar një shkrim me titull: Berlin mes Konferencës Ekonomike, Artit Diplomatik dhe Skepticizmit Evropian
Nga Thomas Wittstadt – Zëvendëspresident i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW)
Ka ditë politike kur e vërteta e mirëfilltë nuk thuhet mbi skenë, por bëhet e dukshme mes imazheve.
30 prilli i vitit 2026 në Berlin ishte një ditë e tillë.
Zyrtarisht, Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare i kushtohej partneritetit strategjik, bashkëpunimit ekonomik dhe perspektivave evropiane. Eventi u organizua me një përpjekje të konsiderueshme nga Shoqata Ekonomike Gjermano-Shqiptare, e mbështetur nga Komiteti Lindor i Biznesit Gjerman, DIHK dhe organizata të tjera biznesi. Qëllimi ishte i qartë: prezantimi i Shqipërisë si një destinacion tërheqës për investime dhe si një partner i ngushtë i Gjermanisë.
Por pas prezantimit zyrtar, u bë e dukshme një zbrazëti e jashtëzakonshme politike. Pavarësisht përpjekjeve disamujore, rezultoi e pamundur të silleshin përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane apo anëtarë të shquar të Bundestagut dukshëm në krah të Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në fund, Ministria Gjermane e Ekonomisë u përfaqësua vetëm nga një sekretar shteti. Mbështetja e gjerë politike nga qendra e qeverisë federale gjermane mungonte.
Dhe pikërisht kjo mungesë u bë mesazhi i vërtetë i ditës.
Në diplomaci, fjalimet vetë nuk kanë rëndësi.
Rëndësi ka kush shfaqet.
Dhe ndonjëherë edhe më qartë: kush qëndron larg me vetëdije.
Në mënyrë të jashtëzakonshme, pothuajse në të njëjtën kohë, u shfaq një skenë e dytë — jo në qendrën politike të Berlinit, por brenda mjedisit të diplomacisë italiane dhe skenës artistike të Berlinit. Paralelisht me konferencën ekonomike, Edi Rama prezantoi veprat e tij artistike gjatë një eventi të lidhur me Ambasadën Italiane dhe galerinë e Berlinit “Société”. Sipas raportimeve të mediave italiane, u prezantuan gjithsej trembëdhjetë vizatime dhe punime të tjera të Ramës. Ambasadori italian Fabrizio Bucci mbajti publikisht diskutime me Ramën, ndërsa të ftuar të shumtë nga qarqet diplomatike dhe kulturore morën pjesë në mbrëmje.
Megjithatë, edhe këtu, ajo që mungonte ishte goditëse.
Deri më sot, nuk ka asnjë tregues të dukshëm se politikanë të shquar gjermanë, anëtarë kryesorë të Bundestagut apo përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane e mbështetën publikisht ose morën pjesë në mënyrë prominente në ekspozitë. Komunikimi publik u fokusua pothuajse ekskluzivisht te veprat e artit, atmosfera diplomatike, ambasadori italian dhe vetë Rama si artist dhe kryeministër.
Dhe pikërisht për këtë arsye, eventi fitoi një simbolikë politike që ndoshta shtrihej shumë përtej vetë artit.
Koha dukej tepër e qartë për t’u injoruar: Në njërën anë, një konferencë ekonomike me rezonancë të kufizuar politike nga Gjermania. Në anën tjetër, një inskenim kulturo-diplomatik brenda mjedisit italian, mbushur me imazhe simbolike dhe optikë përfaqësuese.
Rastësi? Ndoshta.
Por politika nuk jeton nga rastësitë — ajo jeton nga perceptimi.
Veçanërisht të rëndësishme ishin deklaratat e Ramës lidhur me Bashkimin Evropian gjatë qëndrimit të tij në Berlin. Ai e përshkroi procesin e anëtarësimit në BE si “neurotik”, kritikoi ngadalësinë e Evropës dhe argumentoi se Evropa kishte thënë prej kohësh fjalët e duhura pa i shoqëruar ato me veprime konkrete.
Kështu, ajo që dukej si një ekspozitë arti, papritmas u kthye në një shfaqje të politikës së jashtme.
Dhe këtu qëndron pikërisht rëndësia e vërtetë politike e këtyre ditëve të Berlinit.
Sepse ndërsa Rama në Berlin bënte thirrje për një vendosmëri më të madhe evropiane, skepticizmi ndaj zhvillimeve demokratike në Shqipëri vazhdon të rritet në Bruksel. Diskutimet lidhur me korrupsionin, përqendrimin e pushtetit, dobësitë institucionale dhe gjendjen e shtetit të së drejtës po intensifikohen gjithnjë e më shumë brenda Bashkimit Evropian.
Kjo është arsyeja pse Berlini u shfaq si një pasqyrim i disponimit aktual evropian: shumë simbolikë, shumë inskenim, shumë retorikë evropiane — por në të njëjtën kohë një distancë politike dukshëm e kujdesshme.
Ekziston edhe një tjetër çështje e ndjeshme: lidhja mes pushtetit politik, mjeshtërisë skenike diplomatike dhe një tregu personal arti. Sigurisht, një gjë duhet të mbetet e qartë: nuk ka asnjë shkelje të provuar publikisht të lidhur me veprat artistike të Ramës apo eventet e Berlinit. Megjithatë, është po aq e vërtetë se tregu ndërkombëtar i artit është konsideruar prej kohësh si një zonë veçanërisht e ndjeshme për rrjedha financiare të paqarta dhe rrjete influence politike. Kjo është pikërisht arsyeja pse gazetarët investigativë i vëzhgojnë nga afër konstelacione të tilla.
Dhe prandaj lindin në mënyrë të pashmangshme pyetjet: Kush organizon? Kush financon? Kush blen? Kush përfiton politikisht nga këto imazhe? Dhe pse inskenimi politik dhe performanca kulturore po shkrihen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën?
Në fund, mbetet një përshtypje — një përshtypje që shkon shumë përtej një konference apo ekspozite të vetme. Berlini zbuloi dy realitete paralele: një konferencë ekonomike pa vrull të dukshëm politik dhe një inskenim diplomatiko-kulturor me efekt maksimal simbolik.
Së bashku, të dyja ngjarjet krijojnë një tablo të pakëndshme: një qeveri e cila, pas trembëdhjetë vitesh në pushtet, duket gjithnjë e më shumë e varur nga prezantimi dhe simbolika, sepse afërsia politike e Evropës nuk duket më e vetëkuptueshme.
Ndoshta ky është mesazhi i vërtetë i atyre ditëve të Berlinit.
Jo te fjalimet. Jo te vizatimet. Jo në dhomat diplomatike.
Por në distancën në rritje midis inskenimit politik dhe realitetit evropian.
Thomas Wittstadt
Zëvendëspresident, Shoqata Ekonomike Gjermano-Shqiptare
Partia Socialdemokrate (PSD) ka realizuar një aksion simbolik, ku ish-presidentja Vjosa Osmani është paraqitur si “Kali i Trojës”.
PSD kritikoi rikthimin e Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj theksoi se zhvillimet e fundit po e konfirmojnë se nuk ka tabor opozitar në vend.
“…Këto parti opozitare po shkojnë në këto zgjedhje me një qëllim shumë të thjeshtë, por shumë të padobishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, po garojnë për pak më shumë deputetë që me pas pak më shumë hise në qeverinë e ardhshme. Kthimi që u trumpetua me të madhe i Vjosa Osmanit në LDK i ka dy probleme shumë të mëdha. E para është një mashtrim i madh publik, sepse Vjosa Osmani nuk është kthyer fare në LDK.
Vjosa Osmani po e përdor LDK-në si trampolinë për potencialisht ndonjë pozitë të ardhshme në institucionet e Kosovës. Qysh edhe u mor vesh sheshazi, ajo nuk është anëtare e LDK-së; e mori një grup prej nja 20 veta, po i çon në listën e LDK-së dhe po e ripërdor LDK-në edhe një herë“, u shpreh Molliqaj.
Ai tutje tha se kësaj qasje të saj më shumë i shkon simbolika e “Kalit të Trojës”.
“… ne besojmë që me këtë qasje më shumë i shkon simbolika e ‘Kalit të Trojës’, sepse LDK-ja më shumë sesa po bashkohet, po ndahet rishtazi. Sepse njerëzit të cilët i qëndruan besnikë LDK-së në periudhën kur u braktis nga Vjosa Osmani, ku u sulmua nga Vjosa Osmani, ku u shkatërrua nga Vjosa Osmani qysh edhe vetë ju e keni parë nuk kanë qenë pjesë e ceremonisë së bashkimit të trumpetuar nga kryetari Abdixhiku”, tha tutje kryetari i PSD-së.
Sipas tij, ky bashkim është lidhje e interesit për pozita të dy individëve që e kanë kapur këtë parti. /Telegrafi/

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt (në qendër), i cili dha dorëheqje më 11 maj 2026.
Edhe 24 orë pasi u publikua lajmi për tërheqjen nga posti i përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, arsyet e këtij vendimi të Christian Schmidtit nuk janë ende të qarta.
Megjithëse në mesazhin e tij ai theksoi se bëhet fjalë për një “vendim personal”, mediat spekulojnë se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të presioneve politike, duke e lidhur largimin e tij me çështjen e pronës shtetërore, përkatësisht me ndërtimin e gazsjellësit Interkoneksioni Jugor.
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë e ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe të sigurojë që institucionet shtetërore funksionojnë sipas saj.
Nga Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment lidhur me dorëheqjen e Schmidtit.
Përgjigje nuk kthyen as ambasadat e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Sarajevë, të cilat janë anëtare të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) në Bosnje dhe Hercegovinë, e të cilat Schmidt i njoftoi për largimin nga detyra.
Përndryshe, përdorimi i pronës shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë është i ndaluar prej më shumë se 20 vjetësh, që kur ish-përfaqësuesi i lartë, Paddy Ashdown, krijoi ligj për këtë çështje.
Ky ligj mbetet në fuqi derisa Parlamenti shtetëror të miratojë një ligj të ri, që do të përcaktojë se çfarë është pronë shtetërore dhe kush e si mund ta administrojë atë – një proces që për vite me radhë është bllokuar nga përfaqësuesit politikë të entitetit Republika Sërpska.
Analistja politike nga Sarajeva, Ivana Mariq, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se “politika amerikane ndaj Bosnje dhe Hercegovinës është vendimtare”.
“Ajo politikë e re, që në plan të parë vendos interesat ekonomike dhe gjeopolitike të SHBA-së, mendoj se ka ndikuar në masë të madhe në largimin e Schmidtit, i cili nuk ishte partner për një lloj të tillë bashkëpunimi”, thotë Mariq.
Sipas saj, Schmidt nuk është detyruar të japë dorëheqje, por ka ndjerë mungesë mbështetjeje nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania.
“Prandaj, u tërhoq vetë, sepse është e qartë që amerikanët në atë pozitë do të preferojnë dikë që i përmbush kërkesat e tyre, e jo dikë që vepron sipas ideve të veta pa konsultime”, thotë Mariq.
Vedran Xhihiq nga Fakulteti i Shkencave Politike në Vjenë vlerëson për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë, kanë sjellë edhe ndryshime në nivel global dhe se bota ndodhet në një fazë të “pasigurisë gjeopolitike”.
“Këtu është mjaft e qartë se nuk ka më një politikë parimore të SHBA-së ndaj Bosnje dhe Hercegovinës dhe rajonit, por ajo është zëvendësuar me një qasje shumë pragmatike, të bazuar në interesa ekonomike dhe energjetike – pra një lloj transaksionalizmi”, thotë Xhihiq.
Xhihiq vlerëson se e ardhmja e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë (OHR) varet nga Bashkimi Evropian.
“Sot, Evropa ndodhet në një situatë shumë të vështirë dhe nuk ka shumë hapësirë, vullnet, gatishmëri apo edhe njohuri për t’u marrë seriozisht me Bosnje dhe Hercegovinën, sidomos për shkak të Ukrainës, Lindjes së Mesme dhe problemeve të brendshme”, thotë ai.
Mariq, në anën tjetër, vlerëson se në procesin e integrimeve evropiane do të jetë i pashmangshëm zvogëlimi i rolit të përfaqësuesit të lartë, por nuk pret që kjo të ndodhë në një afat të shkurtër.
Sipas saj, edhe përfaqësuesi i ri i lartë do të punojë më shumë në përputhje me dëshirat e administratës së re amerikane.
Një ditë pasi OHR-ja konfirmoi dorëheqjen e Schmidtit, raporti i tij për gjendjen në Bosnje dhe Hercegovinë do të prezantohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, më 12 maj.
Në raport, ndër të tjera, përfaqësuesi i lartë paralajmëron se bllokadat politike, veçanërisht nga Republika Sërpska, janë duke penguar punën e institucioneve dhe rrugën evropiane të Bosnje dhe Hercegovinës.
Po ashtu, theksohet se nuk ka progres në reformat kyç, ndërsa retorika nacionaliste, kontestimi i integritetit territorial dhe korrupsioni janë duke thelluar më tej ndarjet politike dhe etnike në vend.
Në të njëjtin dokument thuhet se Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të kërkojë një opinion ligjor të Kombeve të Bashkuara për të sqaruar nëse emërimi i Schmidtit si përfaqësues i lartë në vitin 2021 është bërë në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit.
Qëllimi është të sqarohet nëse për emërim nevojitet miratimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një vendim unanim i Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) apo pëlqimi i palëve vendore.
Analisti për Ballkanin Perëndimor në Iniciativën Evropiane për Stabilitet (ESI) me seli në Berlin, Adi Qerimagiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se OKB-ja, me gjasë, nuk do ta ndryshojë qëndrimin për emërimin e përfaqësuesit të lartë, pasi sekretari i përgjithshëm i OKB-së tashmë ka deklaruar se kjo çështje është në kompetencë të PIC-së dhe jo të OKB-së.
“Ajo që për mua personalisht do të jetë më interesante, është pozicioni i SHBA-së dhe nëse dhe në çfarë mase ka pasur ndonjë ndryshim, krahasuar me deklaratën më të detajuar që dëgjuam në fund të tetorit të vitit të kaluar, kur përfaqësuesja e SHBA-së tha shumë qartë se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe integritetit territorial e sovranitetit të Bosnje dhe Hercegovinës”, thotë Qerimagiq.

Herën e fundit kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskutoi për Bosnje dhe Hercegovinën, tetorin e kaluar, përfaqësuesja amerikane, Dorothy Shea, deklaroi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Dejtonit, por se nuk e ndjek më “politikën e ndërtimit të shteteve dhe ndërhyrjes ndërkombëtare”.
Atëkohë, ajo nuk e përmendi OHR-në, por tha se ka ardhur koha për zgjidhje lokale, të cilat duhet të gjenden nga përfaqësuesit e tre popujve konstituivë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Në Gjenevë u përkujtuan dëshmorët Kenan Halimi dhe Njiazi Azemi – lavdia e tyre jeton përtej kufijve të atdheut- Nga ARIF EJUPI
Përgënjeshtrohet insinuata më e fundit e Vjosa Osmanit – Në fakt Albin Kurti ka kërkuar që Bondsteel të kthehet në bazë e përherëshme!
I humbe ata që të votuen. Ma e keqja asht se e humbe fytyrën e nji shqiptareje që nuk tradhton për kolltuk e për luks! Nga Çun Lajçi
Kryeministri Rama Nën Presion – Ambasadori Skandaloz Emëron Lobistin e Kinës dhe Ish-Kryetarin e Bashkisë nga SPÖ*-së si Konsull të Shqipërisë!
Me Vjosa Osmanin LDK vazhdon vetëshkatërrimin! Nga Elida Buçpapaj
Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi i thotë “Jo” ftesës së Vjosa Osmanit
PËR NJË FËMIJË QË NUK I NJEH HARABELAT – Poezi nga UMBERTO BELLINTANI (1914-1999)- Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ
Arkiv i Voal.ch 11.05.2014 23 DINASTITË MË TË FUQISHME NË SHBA Nga Rockefeller, Ford, Bush, Trump e deri tek Clintonët, ja familjet që kontrollojnë Amerikën dhe botën
Madeleine Albright: Letër Vajzave të Kosovës
Përfundon vizita e Trumpit në Kinë, Xi Jinping: Historike, të zbatohen dakordësitë e arritura! Presidenti i SHBA-ve: Takim i suksesshëm
Shqipëria në finalen e Eurovision, Alis Kallaçi shkëlqen në Vjenë me këngën ‘Nan’
Papa Leo XIV paralajmëron se armët me teknologji të lartë po çojnë botën në një “spirale shkatërrimi”, teksa takohet me banorë të Gazës që studiojnë në Itali
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet