Ndoshta kjo foto është shkrepur një ditë të diele. Musine Kokalari, si gjithmonë me libër në dorë, në çaste pushimi me familjarët.
Ndoshta ishte një ditë maji, kur në oborrin e shtëpisë gëzonin të gjithë bashkë rrezet e diellit pranveror.
Janë dy gjëra me të cilat Musinea ishte lidhur dhe ishin pjesë e qënies së saj: natyra dhe libri.
Këtë që edhe ajo e pohon shpesh në shënimet dhe librat autobiografikë, e gjejmë të pasqyruar në çdo foto të saj, ku Musinea do të ketë gjithmonë në duar një libër, apo një tufë lulesh të egra, apo do të shfaqet duke admiruar peizazhin natyror.
Ajo shpesh herë i bashkonte të dy këta elemente, kur ulej dhe lexonte në stolat e lulishtes së Rrëshenit, ashtu siç tregojnë bashkëkohësit me të në atë qytet të vogël./Muzeu Kokalari