VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ndërthurja e teknologjisë me fuqinë e trurit

By | August 19, 2019

Komentet

Kina: OBSH të hetojë origjinën e COVID-19 në të gjithë botën

Kina ka njoftuar se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është pajtuar të hetojë origjinën e koronavirusit të ri (COVID-19) në të gjithë globin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportoi e përditshmja Global Times, duke u adresuar në një konferencë për media në Pekin, zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Chunying, tha se “dy ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) arritën në Kinë për të kryer punën e gjurmimit të origjinës të virusit COVID-19”.

“Kina dhe OBSH janë pajtuar se gjurmimi i origjinës është çështje shkencore. Prandaj, OBSH do të kryejë hetime të ngjashme në të gjithë botën”, tha Chunying.

Të premten, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se dy ekspertë të OBSH-së po shkojnë në Kinë për të bashkëvepruar me shkencëtarët atje për të studiuar transmetimin e koronavisurit nga kafshët tek njerëzit.

“Përderisa vazhdojmë të përballemi me pandeminë, po ashtu po kërkojmë origjinën e virusit”, tha Adhanom, duke u adresuar në një konferencë online.

Masa e OBSH-së vjen në mes të një kritike të ashpër nga SHBA-të dhe aleatët e saj se po kërkojnë hetime për origjinën e virusit COVID-19, veprim që zemëroi Pekinin.

Shefi i OBSH-së po ashtu tha se ekspertët global të shëndetit do të përgatisin një plan shkencor me homologët e tyre kinezë për të identifikuar burimin zoonotik të virusit COVID-19.

Adhanom tha se shkencëtarët duan të mësojnë në lidhje me përparimin e bërë në kuptimin e rezervuarit të kafshëve për COVID-19 dhe se si sëmundja ngjitet tek njerëzit nga kafshët.

“Kjo do të ndihmojë në krijimin e bazave për misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga OBSH për zbulimin e origjinës”, u shpreh ai.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi në mbarë botën ka vrarë pothuajse 570 mijë njerëz.

Sipas shifrave nga Universiteti amerikan John Hopkins, SHBA, Brazili, India dhe Rusia janë vendet më të prekura nga pandemia COVID-19.

Të dhënat tregojnë se deri më tani mbi 7.1 milionë persona në mbarë botën, respektivisht më shumë se gjysma e të gjithë personave të infektuar me koronavirus janë shëruar.

Shkencëtarët në SHBA shpikin filtrin e ajrit që vret COVID-19

Një filtër ajri që është i aftë të “vrasë në moment” koronavirusin është dizenjuar nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Hjustonit në SHBA.


Studimi, i publikuar në revistën “Materials Today Physics”, thotë se filtri arrin të eliminojë 99,8% të patogjenit që shkakton Covid-19.

Kërkuesit shkencorë amerikanë mendojnë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë në temperatura mbi 70 gradë dhe për këtë arsye e kanë prodhuar filtrin duke e nxehur në 200 gradë Celcius, çka e bën të pamundur për koronavirusin që të kalojë përmes tij.

Në kushte normale, virusi mund të qëndrojë në ajër për 3 orë dhe prandaj ky filtër është i dobishëm për aeroportet, avionët, zyrat dhe shkollat.

Virologia italiane alarmon: Ja si po e shkaktojmë vetë valën e dytë të koronavirusit

‘Shkaku i valës së dytë Covid do të jemi ne’- kështu është shprehur vilorogia e njohur italiane Ilaria Capua.

“Virusi nuk ka krahë dhe pandeminë e mbajmë gjallë ne. Virusi përhapet nga njerëzit që e bartin atë. Me papërgjegjshmërinë tonë, ne do të krijojmë valën e dytë të infeksionit Covid”.

Ilaria Capua theksoi se ‘përmes veprimeve tona ne mund ti lëmë virusit një hapësirë ​shumë minimale në mënyrë që të mos jetë në gjendje të mos na vrasë sepse ai pa vaksinë nuk do zhduket’.

“Ne kemi parë tashmë që në Itali koronavirusi ka qarkulluar që nga mesi i muajit dhjetor, kështu që nga mesi i dhjetorit deri në mes të shkurtit Covid ka qarkulluar pa shkaktuar shumë telashe, pra frenimi i agresivitetit të tij është e mundur”.

Lidhur me shpërthimet e reja të rasteve të asimptomatikëve, virologia tha se ato janë tregues i asaj që po ndodh; bashkëjetesës me Covid. Sipas Capua, ‘vëmendja duhet mbajtur te prurjet në repartet e terapisë intensive’.

Duke folur për SkyTg24, Ilaria Capua tha se numrat jo gjithmonë janë tregues.

“Edhe për disa kohë ne do të na duhet të bashkëjetojmë me koronavirusin sepse ai nuk do të largohet pa vaksinë. Por duke qenë se tani dimë si ta menaxhojmë dhe duke mos bërë të njëjtat gabime, do mund ti bëjmë ballë infeksionit”.

Capua u shpreh gjithashtu edhe se “Sfida e madhe është të gjejmë një mënyrë për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit, kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjithë punojmë së bashku duke aplikuar masat thelbësore për të ngadalësuar infeksionin. Në ato vende ku kurba e pandemisë është në rrafsh, virusi po vazhdon të qarkullojë por me pak se aty ku kurba është në ngritje”.

Rreth 40% e të infektuarve me COVID-19 janë asimptomatikë

Rreth 40% e të infektuarve me COVID-19 nuk kanë shfaqur ndonjë simptomë të COVID-19, thotë CDC’ja.
Poashtu, transmetueshmëria e virusit nga njerëzit asimptomatikë është 75% nga 100%. Sidoqoftë, kjo mbetet ende e pasigurt pasi rastet asimptomatike janë vështirë të identifikueshme.

Shqipëri: Rekord i ri me 90 raste pozitive dhe 2 viktima, Ministria e Shëndetësisë: Situatë serioze tek Infektivi

TIRANË

Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një tjetër rekord.

Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 90 persona. Gjithashtu, në Spitalin Infektiv kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të infektuar.

Ndërkohë, MSH thekson se situata në Spitalin Infektiv paraqitet serioze, ku “Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”.

Deklarata e plotë e Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

I drejtohemi me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, respektoni distancimin fizik, higjienën personale.
Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.
Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)
Testime totale 31513
Raste pozitive 3278
Raste të shëruara 1875
Raste Aktive 1318
Humbje jete 85 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17

(BalkanWeb)

SHBA, 130 mijë të vdekur nga COVID-19

Marrë nga Reuters

Në SHBA numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit i tejkaloi të 130 mijë vetët të hënën, ndërsa vendi po përballet me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve. Shkalla e përgjithshme e vdekjeve në SHBA ka pasur një prirje drejt rënies, pavarësisht infeksioneve të reja që janë rritur në nivele rekord gjatë ditëve të fundit. Por ekspertët e shëndetësisë thonë se vdekjet janë një tregues më i vonshëm, që shfaqet disa javë apo disa muaj pas rritjes së rasteve me COVID-19. Në nivel kombëtar numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi po shkon në 3 milionë.

Infeksionet janë rritur në 39 shtete amerikane, sipas një analize të agjencisë së lajmeve “Reuters”. Gjashtëmbëdhjetë shtete kanë shënuar rekorde të reja ditore këtë muaj. Florida konfirmoi një shifër rekord prej 11 mijë rastesh brenda një dite, më shumë se çdo vend evropian brenda një dite të vetme në kulmin e krizës.

Ndërsa ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar publikun të mos grumbullohet në turma për të festuar Ditën e Pavarësisë, Presidenti Donald Trump pohoi, por pa ofruar prova se 99 për qind e rasteve me koronavirusit ishin “krejtësisht të parrezikshme”.

Të paktën pesë shtete sipas “Reuters” e kanë devijuar tashmë trendin në rënie të nivelit të vdekjeve. Në Arizona u shënuan 449 vdekje në dy javët e fundit të qershorit, nga 259 vdekje në dy javët e para të po këtij muaji. Shteti shënoi një rritje prej 300 për qind të infeksioneve gjatë gjithë muajit, më shumë se çdo shtet tjetër amerikan. Steve Adler, kryetari i Bashkisë së Austin, në Teksas, i cili përfaqëson demokratët kritikoi të hënën komentin e Presidentit Trump gjatë fundjavës se virusi ishte kryesisht i padëmshëm.

Është jashtëzakonisht shqetësuese dhe mesazhet që vijnë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara janë të rrezikshme“, tha zoti Adler për rrjetin televiziv CNN.

Një nga sfidat më të mëdha që ne kemi janë mesazhet që vijnë nga Uashingtoni që sugjerojnë se maskat nuk bëjnë ndonjë gjë ose se nuk janë të nevojshme, apo se virusi do të largohet vetë”, shtoi ai.

Numrat në rritje me raste të reja dhe spitalet e mbingarkuara në Teksas kanë nxitur disa kryebashkiakë dhe udhëheqës të tjerë vendorë që të konsiderojnë vendosjen e masave kufizuese që i urdhërojnë banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Të hënën shefi i personelit në Shtëpinë e Bardhë Mark Meadows i doli në mbrotje komentit të zotit Trump gjatë fundjavës, duke thënë se presidenti nuk po përpiqej të minimizonte nurmrin e vdekjeve.

Por duhen parë statististikat për të ditur se çfarëdo rreziku që çdo kush mund të ketë, qoftë unë, fëmijët e mi apo nipërit e mbesat e mia, t’i shohim ato në mënyrën e duhur dhe mendoj se kjo është ajo që ai po përpiqet të bëjë“, u tha ai gazetarëve Shtëpisë së Bardhë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë parashikuar se numri i vdekjeve deri më 25 korrik do të arrijë nga 140 në 160 mijë bazuar në 24 studimeve të pavarura që kanë bërë parashikime mbi këtë çështje. zëri i amerikës

Përkeqësim i situatës me COVID-19 në Kosovë – arrin në 75 numri i viktimave

Të dielën mbrëma, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 152 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi, ndërsa tha se numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 75.

Një natë më parë numri i viktimave ishte 66 që i bie se nga e shtuna në të dielën kanë humbur jetën edhe nëntë persona, numri më i lartë në një ditë që nga shfaqja e pandemisë.

Paraditen e së dielës policia dhe prokuroria u panë në Klinikën Infektive ku trajtohen rastet me koronavirus. Autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë hollësi për arsyet e hetimeve, ndërkaq në një njoftim për media ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për përmbajtje në pritje të rezultateve të hetimeve nga organet përgjegjëse. Në njoftim thuhet se dyshimet që nxitën fillimin e hetimeve lidhen me “vdekjet brenda një afati shumë të shkurtër kohor”.

“Ajo çka mund të konfirmohet deri në këto momente është se të gjithë këta pacientë kanë qenë të konfirmuar përmes metodës standarde të aplikueshme të daignostikimit me Covid-19 dhe kanë qenë në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, bëjmë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakohshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore”, thuhet në njoftim.

Ministri i Shëndetësisë, Armed Zemaj, tha përmes një postimi në rrjetin Facebook se aktualisht vendi ka mundësi të përballet me virusin dhe se nuk ka vend për, siç tha ai, reagime histerike.

“Ata që po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë gjendje duke krijuar mjegull, për të shkaktuar sabotime në punën tonë po gabohen dhe vetëm se rrezikojnë qëllimshëm shëndetin e qytetarëve. Nuk do të lejojmë të prodhohen ngërçe në këtë luftë ndaj së cilës do të triumfojmë së bashku. Duke qenë se këto çështje janë të ndjeshme dhe mund të interpretohen saktësisht vetëm nga profesionistet e fushës, ju bëj thirrje që të mos bëhet presion mbi personelin shëndetësor dhe t’i lënë ata ta kryejnë punën e tyre, ashtu si deri më tani”, shkroi ai.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë rastet më të reja të të prekurve janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti në 3 mijë e 508. Që nga 1 qershori deri më 5 korrik janë konfirmuar 2 mijë e 425 raste përkatësisht më shumë se dyfishi i rasteve të konfirmuara nga 13 marsi deri më 31 maj.

Deri më 31 maj ishin 30 viktima, ndërsa nga një qershori deri më 5 korrik janë 45 të tjerë.

Kjo fundjave shënoi përkeqësimin e situatës. Të shtunën autoritetet konfirmuan vdekjen e tetë personave nga pasojat e COVID-19-tës, dhe 178 raste të reja të të prekurve.

Qeveria vendosi të dielën masa shtesë siç është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në komunat më të prekura nga koronavirusi, Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri, nga ora 21 deri në orën pesë të mëngjesit.

Kryeministri Avdullah Hoti, pas një takimi me institucionet shëndetësore tha se nga e hëna mbyllen edhe restorantet e kafenetë nga ora 21 deri në orën pesë.

“Nga dita e nesërme do të përcjellim në baza ditore numrin e të infektuarve në secilin qytet dhe do të përditësojmë këtë listë, do të shtojmë komuna të tjera ose do të heqim ndonjërën varësisht prej zhvillimeve. Sa i përket institucioneve do të reduktojmë numrin e të punësuarve nëpër institucione vetëm në stafin e domosdoshëm dhe në institucionet shëndetësore do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë esenciale”, tha ai.

Kryeministri Hoti tha se në vendimin e qeverisë përfshihet edhe riorganizimi i të gjitha klinikave publike e private në funksion të përballjes me situatën e re.

“Së shpejti do të blejmë edhe shtatë aparatura të testimit, një për Institutin në Prishtinë dhe gjashtë në qendra rajonale. Do të mobilizohemi me personel shtesë në infermieri, në Klinikën Infektive si dhe sidomos në mikrobiologji. Do të krijojmë kapacitete kështu për rreth 500 teste brenda ditës. Brenda javës do të licencojmë institucionet private për të kryer teste dhe do të fillojnë procedurat për të blerë 100 mijë teste”, tha ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se deri të dielën numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 1 mijë e 902 raste, kurse raste aktive mbeten 1 mijë e 531. zëri i amerikës

Vdes në Shkup nga COVID-19 mjeku specialist Arifikmet Deari nga Tetova

Në Maqedonisë e Veriut ka vdekur mjeku i parë i diagnostikuar me sëmundjen COVID-19. Bëhet fjalë për mjekun specialist Arifikmet Deari nga Tetova.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se Deari para 15 ditëve ishte shtruar në spitalin e Shkupit për shkak të probleme neurologjike, por se i njëjti ka qenë pozitiv edhe me COVID-19.

Maqedonia e Veriut të dielën gjithashtu ka njoftuar edhe për shtatë persona të vdekur nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19 dhe 115 të infektuar.

“Mjeku Deari, i cili kishte vetëm edhe disa muaj deri në pension, është mjeku i parë që ka vdekur nga komplikimet e ka shkaktuara koronavirusi. Shpreh keqardhjen time të thellë për familjen e tij. I bëj thirrje të gjithë punonjësve shëndetësorë që të ruhet dhe mbrohen në vendet e tyre të punë bazuar në protokollet në fuqi, por edhe jashtë institucioneve shëndetësore. I bëjë thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit shëndetësor dhe të gjithë të tjetër”, thuhet në reagimin e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut me koronavirus janë infektuar 540 mjekë apo 9 për qind e të gjithë të infektuarve me koronavirus.

Nga testimi i 66,133 mostrave, të infektuar me koronavirus janë 6,932 persona, prej tyre 334 kanë ndërruar jetë, 3,611 janë ende aktivë, ndërsa 2,987 persona janë shëruar. rel

239 shkencëtarë: Koronavirusi edhe më i rrezikshëm; përhapet nga ajri

Gazeta The New York Times shkruan se një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende të ndryshme do të botojnë në një revistë shkencore javën e ardhshme një letër të hapur drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Shkencëtarët kërkojnë nga OBSH të ndryshojë rekomandimet për koronavirusin, në mënyrë që të shmangen infeksione të reja.

Shkencëtarët thonë se koronavirusi përhapet nga ajri, pra virusi mund të qëndrojë pezull në ajër në mjedise të mbyllura dhe kur dikush thith ajrin me viruse do të infektohet.

Deri tani OBSH i është përmbajtur bindjes se virusi përhapet përmes stërkalave të sekrecioneve nga goja apo hunda që çlirohen nga personi i infektuar gjatë teshtimës apo kollës, por këto stërkala janë të rënda dhe bien shpejt përdhe. Pra nëse një person tjetër qëndron në distancë nuk është në rrezik. Dhe nëse personi i infektuar mban maskë, stërkalat nuk përhapen në ajër.

Por nëse virusi vërtetë përhapet nga ajri, siç shkruan gazeta, me rëndësi të madhe do të jenë masat për ta parandaluar përhapjen. Masat e reja do të përfshijnë vënien e maskave në mjedise të mbyllura, “edhe nëse personat qëndrojnë në distancë larg njëri-tjetrit” dhe se duhet të bëhen të detyrueshme masakat N95 për punonjësit e shëndetësisë pasi këto maska “filtrojnë edhe stërkalat më të vogla të sekrecioneve të përhapura përmes sistemit të frymarrjes nga të sëmurët”.

Po ashtu, sistemet e qarkullimit të ajrit mund të kenë nevojë për modifikime “për të reduktuar në maksimum ajrin e qarkulluar”.

Gazata New York Times shkruan se pas analizimit të emalieve të brendshme të OBSH dhe intervistave me 20 shkencëtarë, përfshirë konsulentë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shfaqet imazhi i një organizate që “megjithë qëllimet e mira, nuk ecën në të njëjtin hap me shkencën”.

The New York Times shkruan se shtimi i numrit të infeksioneve pas rihapjes së bizneseve dhe zyrave “gjithnjë e më shumë” konfirmon atë “që shumë shkencëtarë e kanë thënë prej muajsh: virusi qëndron pezull në ajër në mjedise të mbyllura duke infektuar personat në këto mjedise”. zëri i amerikës

Zvicra regjistron 70 raste të reja 24 orët e fundit

VOAL – Zvicra ka regjistruar 70 raste të tjera koronavirus brenda 24 orësh: Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) e ka bërë të njohur atë në buletinin e saj të përditshëm. Që nga 1 korriku, numri i infeskioneve ditore ka qenë rreth 100 ose më shumë. FOPH raportoi 97 raste të reja të Shtunën, 134 E Premte, 116 E Enjte dhe 137 E Mërkurë. Në total, Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit kanë regjistruar 32.268 raste të konfirmuara që nga fillimi i krizës, përfshirë 617 në shtatë ditët e kaluara. Asnjë vdekje e re nuk u njoftua të Dielën, gjithsej mbetet e fiksuar në 1.686 vdekje./rsi/eb

Dalin masat e reja, kthehet ora policore dhe mbyllen lokalet gjatë natës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja administrative me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19.

Ai ka thënë se qysh në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet sonte do të vendoset që në qytetet ku ka numër të madh të personave të infektuar do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti, raporton Express.

Ai ka thënë se gjithashtu do të reduktohen punëtoret e institucioneve, dhe do të punohet vetëm me staf esencial. Sipas rregullores Hoti ka thënë se do të përcaktohet se çfarë do të nënkuptohet me staf esencial.

“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë kufizimit lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimin ‘merre me vete’. Numri i njerëzve përgjysmohet nëpër autobusë”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe në institucionet shëndetësore do të reduktohen shërbimet jo-esenciale.

“Do të reduktojmë numrin e të punësuarve në institucione vetëm në staf të domosdoshëm. Në institucione shëndetësore, do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë jo-esecenciale që presin”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka treguar se do t’i takojë kryetarët e komunave, që të krijojnë shtabet.

Sa i përket funksionimit të gastronomisë dhe restoranteve, Hoti ka thënë se nga sonte të gjitha lokalet e gastronomisë do të jenë të mbyllura nda ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Ndërkohë ka theksuar se gjatë kohës që do të lejohet puna, do të lejohet vetëm shërbimi në hapësira të hapura dhe take away.

“Sa i përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take away”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu ka treguar se edhe numri i njerëzve që do të shfrytëzojnë trafikun urban do të përgjysmohet.

“Numri i njerëzve që shfrytëzojnë një autobus publik përgjysmohet”, ka thënë Hoti./Express/

Covid-19, del pozitive e dashura e djalit të Trump dhe një anëtar i stafit elektoral

Edhe njëherë Shtëpia e Bardhë vihet nën rrezik nga koronavirusi, kjo pasi të premten u bë publike se një anëtar i stafit të fushatës elektorale të Donald Trump dhe e dashura e djalit të tij Donald Trump Junior, Kimberly Guilfoyle, kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Të dy kanë bërë testimet dhe kanë rezultuar me koronavirus në Dakotën e Jugut, përpara se Trump të mbante fjalim për Ditën e Pavarësisë në malin Rushmore.

Ndërkohë djali i Trump, Trump Junior ka rezultuar negativ.

Lajmi u publikua në ditën kur 7 shtete të Amerikës shënuan një numër rekord rastesh të reja.

Alabama, Alaska, Idaho, Mississippi, North Carolina, South Carolina dhe Tennessee shënuan një rekord rastesh pozitive në një ditë të vetme, në një total prej 53.483 rastesh në mbarë SHBA./ dita