VOAL

VOAL

Nderimi i viktimave shqiptare nga liderët serbë, prapa dyerve të mbyllura

October 8, 2020

Komentet

NË PIRGUN E KUJTIMEVE KRENARE MBI SHOKUN DHE MIKUN … (Fragmente)- Nga AGRON SHABANI

Tek po ngjiteshim përpjetë kodrës së thepisur dhe atyre kanioneve të serta dhe turfulitëse të “Junikut historik, për të zbritur në lagjën Trogovishte- zhytur dhe përhumbur dikund thellë në mendime dhe do kujtime të nxehta dhe tufllanitëse që po e digjnin dhe e përvelonin akoma më shumë edhe qiellin e pafajshëm të Junikut historik: Një daja im dhe shok imi i shkollës dhe rinisë (pjesëmarrës dhe hero i luftës çlirimtare dhe heroike të Kroacisë): Atëbotë si papritur dhe kujtuar as vet do me thotë: E di ti, nipi im i dashur se çfarë thonin dikur grekët dhe romakët e lashtë mbi të kaluarën e lavdishme të një populli dhe historinë e tij?!  Jo nuk e di!, i thëm dajës dhe mikut tim, me deshirë që t´ia prekja dhe tatoja (testoja) një trohë me shumë pulsin, intuitën dhe meditimët e tij hulumtuese dhe meditative në horizontit dhe qiellin e madh të shpresës dhe besimit të njohut liridashës dhe patriotik që po i lindnin dhe fillonin nga aty e nuk u dukej fundi.

“E kaluara e lavdishme dhe historia e një populli ose kombi të lashtë, rilind dhe ringjallet vazhdimisht. Është si feniksi dhe flaka e njohur olimpike!
Ajo gjithmonë merr frymë dhe ajër të freskët…Lulëzon, shkëlqen ,bën dritë, ushqehët, vegjeton ,ka aromë të këndshme si lulet, buzëqeshë dhe flete me ne. Merr jetë dhe bashkëjeton me njerëzit dhe popullin (kombin) dhe shtetin për çdo ditë të lume të Zotit! .Në çdo kohë dhe hapësië.” Me përgjegjët në vazhdim im shok dhe dajë nga Juniku, si për të me lënë gojëhapur dhe të patekst.
Për ta vazhduar rrugën tonë nga legjeja e “Krasniqi” për në sheshin e njohur “Tregovishtë” të Junikut historik. Aty ku puqen dhe kryqëzohen, si në legjendë ose në ndonjë përrallë magjike, udhëkryqet e ndryshme të shekujve dhe historisë. Në Junikun e mitëve, eposëve, legjendave dhe historive të shumëta.
Ndërkohë që rruga për në “Tregovishtë”  sapo kishte zënë të  përkëdhelej dhe ledhatohej paksa nga flladi dhe ajo erë e lehtë freskuese e cila po fryente lezem nga Shkëlzeni, Gjeravica, Pashtriku, Baba Tomorri  dhe Adratiku në një kohë kur populli, kombi dhe atdheu ynë në Kosovë e kishin mëse vështiri dhe kur ndodhëshin në rrezik. Kur ndodhëshin nën prangat dhe zinxhirët e rëndë të regjimit kriminal dhe gjakatar të Serbisë. Kur u kishte shkuar thika ne asht dhe laku (litari) ne fyt.
Me Të pas pak çastësh do ia bëjmë (duke ia thënë nxitueshëm) në sheshin qëndror “Tregovishtë” të Junikut zulmëmadh.
Të bëhej se edhe kalldremët e gurëta, rrugët e mbuluara me rërë të kuqrremtë ngjyrë gjaku ,kështjellat, murët e fortifikuara, Bedenët e forta , franxhitë dhe ato kulla të moçme të Junikut historik, në ato çaste sikur po flisnin dhe kuvendonin me ne. Sikur kishin sy e vesh në një kohë kur vetëm rrezët e  shëndetshme të diellit dhe yjet e panumërt  në qiellin e pafund, asokohe i kishim në anën tonë.
Gjatë asaj pasditeje të freskët pranvere të…, me dukej se kishte aq shumë histori dhe gjeografi  etnike në sheshin qëndrorë të Junikut historik. Ndoshta, me tepër se kurrë, saqë për disa çaste nuk mund t´iu besoja syve të mi.
I tërë Juniku së bashku me të kaluarën dhe historinë e tij me ngjante në “muze” ose në një  “teatër të madh”  historik dhe arkitektonik.
Me më tepër se dy mijë (2OOO) vite histori dhe gjeografi si në shuplakë të dorës. Në Junik të Kosovës dhe Shqiptarizmës….
E rrahur dhe vizituar nga tregtar dhe vizitorë të shumtë që nga Antika dhe gjer me sot….Hijerëndë, kokëfortë dhe tepër krenare me të kaluarën dhe historinë e saj: Edhe Tregovishta e njohur e Junikut historik, ishte aty dhe vetëm aty ku e kishin lënë dikur iliro-dardanët. Rrjedhimisht shqiptarët e sotëm si një kujtim të përherëshëm dhe amanet. Aty ishte edhe heroi i gjalle i luftes se Kroacise, respektisht intelektuali, patrioti dhe im mik i dashur, Zenel Krasniqi.
Në Junik ngjarjet, legjendat dhe historitë e ndryshme rrjedhin dhe zhvillohen me rrjedhën e lumenjëve dhe me shpejtsinë e dritës.
Aty ishin edhe lagjet  e njohura të familjeve dhe atyre fisëvë të mëdha të Bajraktarëve, Berishëve, Shalëve, Krasniqëve, Gashëve, Thaçëve, Goçëve, Hoxhëve, Shehëve, Gaxherrëve, Xhoceve, Krrakëve, Pepshëve, Gacaferëve,Jasiqëve etj…Të të gjitha fisëve dhe “bajraqëve” të ndryshme familjare dhe gjenetiko-gjenealogjike të popullit ose kombit tonë…
Në Junik të Kosovës dhe Dukagjinit. Aty ku djemtë dhe vashat me të mira të kombit dhe atdheut, edhe profetëve të ndryshëm, zeusëve ose përendive u marrin gjak mbi vetulla.
Aty ishin edhe bjeshkët kreshnike, malet krenare, alpet e bardha shqiptare, kodrat e thepisura, krenare dhe kryengritese, kanjonët kumbuese, krojet e ftohëta, brigjet, sukat ,fushat e paana, luadhet e blerëta me plot bari dhe kullosë…Blegërimat e dashura të delëve dhe mrizi i njohur i bagëtive tek po zbrisnin teposhtë qafës së sukës nga mali.
Në Junik pra, ku edhe toka dhe qielli puçën dhe bëhen bashkë në luftë kundër armikut.
Në ish Jugosllavi atëbotë ishin vitët e liga të sundimit dhe tiranisë së egër serbe!
Vite të mbrapshta të djallit dhe të njerkës. Ugurëzeza dhe të rënda plumb si morti ose nata e fundit mbi toke.
Ishte kohë kolere…Kohë robërie…!  Kroatëve dhe shqiptarëve u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i robërisë së rëndë në fytë.
Ndërkohë që pushtuesit e egër dhe gjakatarë serbian, duke e stisur letargjinë dhe gjumin e thellë të natës së gjatë serbo-bizantne…Të lemëritur dhe marrakator deri në çmendi, kishin zënë të ipnin “shpirtë” aty dikund pari në “shtratin e përgjakur” të një vdekjeje të pashmangshme politike dhe historike që ishte shfaqur pakthyeshëm në Kroaci e se fundmi edhe ner Kosovë….
Nën “koncertin e madh” të britmave dhe ulurimave të njohura serbo-militariste po vdiste dhe po  varrosej ish Jugoserbosllavia e Titos, Rankoviçit, Millosheviçit dhe e krajlave të ndryshëm të Serbisë dhe Rusisë.
Ajo “Serbia e madhe” e Dobrica Qosiqit, Ivo Andriçit, Çubrilloviçit, Garashaninit, Sheshelit, Nikoliqit etj. “Serbia qiellore” e Millosheviçëve, Karaxhorxheviçëve ,Pashiqëve dhe Rankoviçëve të ndryshëm, po vdiste dhe varrosej në embroin. Njëherë e përgjithmonë.
Aty ishin edhe ato “figura supreme” ose “madhështore” që i zotëronin dhe komandonin dikur edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit!
Atëherë kur së bashku me kokat krenare dhe kryengritëse që nuk i prente kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e atyre poshtë krahut të së cilës atëbotë prehëshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë.
Ato mjekërra të rëna (varura) ose zhytura në gjoks….Lapërat e zgjëruara të hundës dhe ato “flegëra të njoma” të buzëve ku mekej zëri dhe dridhëshin fjalët e pathëna në një kohë kur vjeshta dhe dimri ishin stinët më të shpeshta, ndërkaq pranvera dhe vera vinin shumë rrallë. Si për të mos i bërë as rritur kurrë lulet e munguara në vazon ose kopshtin e bukur atdhetar ose vendlindor.
“Falë Zotit të madh falenderues, masat ose metodat e njohura luftarake ose ushtarake, ngelen dhe janë metodat e vetme dhe kryesore të ngritjes, përmirësimit dhe fuqizmit politik, fizik, organik dhe mekanik të shtetëve, popujve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit.” (H. von Rimscha)
 “Ngjyra e lapsit dhe pesha eshkronjave të alfabetit, janë më të shenjëta se sa gjaku i luftëtarit ose dëshmorit. (Profeti Muhamet, a.s)
Gjithandej Kroacisë, nën mkomandën supreme të gjeneralit (komandantit) dhe pressidentit legjendarë, Dr. Franjo Tuxhman po zhvillohej lufta e  lavdishme dhe heroike për lirii së bashku me detyrimin ose obligimin suprem ndaj popullit (kombit) dhe atdheut të robëruar e në rrezik.
Me Betimin e dhënë përpara flamurit kombtar: Atëbotë sikur ishin shkrirë, bashkuar, ngjeshur dhe brumosur shpirtërisht, materialisht, organikisht dhe fizikisht Sinteza ose Kryeformula  e njohur liridashëse dhe patriotike e vetflijimit dhe sakrificës më sublime në Altarin e lartë të lirisë dhe pavarësisë shtetrore dhe nacionale.
Duke i tretur dhe lënë kështu (njëherë e mirë) prapa vetës nënshtrimin, frikën, përçarjet, hasmërinë, robërinë dhe tiraninë e egër serbomadhe në Kroaci si dhe në viset tjera.
Në sytë dhe shpirtin e madh (titanik) të luftëtarëve trima, atëbotë do të lindte dhe agonte atëdheu i çliruar. Kroacia e lirë dhe sovrane. Njëherë e përgjithmonë. Në shpirtin dhe zemrën e madhe të popullit dhe kombit kroat. gjithashtu. Për të mos përenduar kurrë.
Ishte ajo stina me e bukur dhe më krenare e kombit dhe atdheut tonë. Stina e Lulëkuqëve të Lirisë. Stina e Luleve me të bukura të popullit, kombit dhe atdheut që nuk do vyshkën as veniten kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo njeriu patriot.
 Se këndejmi, fresku i këndshëm i lulëkuqeve të lirisë së bashku me aromëm e dashur të tokës atërore dhe stërgjyshore: Asokohe sikur i kishin mbushur dhe freskuar akoma me shumë zemrat, mushkëritë dhe shpirtin e njohur liridashës dhe patriotik së bashku me damarët e ndezur të gjakut dhe ata krahërorë të fuqishëm (kreshnik dhe titanik ) të  luftëtarëve të lirisë.
Aty ishte edhe Zenel Krasniqi shoku dhe miku im i përjetshëm.  Luftëtar i lirisë .
P.S. Thonë se këmba e heroit, ushtarit ose çlirimtarit të kthyer pas aq shumë kohësh nga fusha e nderit ose frontet e luftës çlirimtare dhe patriotike, e ndien vetën të gjallë vetëm atëherë kur prek tokën e lirë atërore dhe stërgjyshore. I pushojnë trupi, mendja, zemra dhe shpirti i tij, aty për aty.
Ndërsa, sytë e tij për një çast sikur ndalën dhe shohin (shikojnë) vetëm në një pikë…Duke soditur, gjurmuar ose hulumtuar për buzëqeshjet ose përqafimet e harruara dikund tek pragu i derës, si amanet i madh ose testament…
Pastaj vjen paslufta ose një luftë tjetër….Për ushtarin, komandantin ose çlirimtarin shqiptar, lufta e njohur për mbrojtjen e nderit dhe lavdisë së madhe të luftës çlirimtare dhe heroike.
Shteti dhe populli (kombi) kroat, Kosoves dhe shqiptareve, gjithemone u jane gjendur prane kur e kishim mese veshtiri dhe kur kishim nevoje. Dhe, zoti Zenel Krasniqi se bashku me shume trima dhe patriot te tjere shqiptar, ua kthyen borxhin kroateve dhe Kroacise ne menyren me sublime dhe madheshtore.
Respekte dhe nderim i përjetshëm për Zenel Krasniqin dhe çlirimtarët tjerë!
Lavdi!
ASH

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

Nëntë shtete zotërojnë zyrtarisht armë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Izraeli, Rusia, Kina, Koreja e Veriut, India dhe Pakistani. Pothuajse të gjitha kanë vazhduar programet intensive të modernizimit në vitin 2024, duke përmirësuar armët ekzistuese dhe duke shtuar versione të reja.

Ky është një nga gjetjet kryesore të raportit të vitit 2025 nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI).

90% e potencialit bërthamor – dy shtete

Hulumtuesit e SIPRI arrijnë në përfundimin se nga 12.241koka bërthamoretë vlerësuara në total në janar 2025, rreth 9.614 ishin në potencialet ushtarake – të montuara në raketa, të vendosura në baza me forca operative, ose në depo qendrore nga të cilat mund të vendoseshin.

Rreth 3.912 prej këtyre kokave bërthamore janë vendosur në raketa dhe avionë, ndërsa rreth 2.100 janë në gjendje gatishmërie të lartë për raketa balistike.

Pothuajse të gjitha këto koka bërthamore, rreth 90 për qind, i përkasin Rusisë ose Shteteve të Bashkuara. Por vlerësohet se edhe Kina mund të ketë tani disa koka bërthamore në raketa.

Analistët e SIPRI-t paralajmërojnë se gjithnjë e më shumë shtete po shqyrtojnë zhvillimin e armëve bërthamore, me debate kombëtare mbi statusin dhe strategjinë bërthamore.

Kjo përfshin rregulla të reja për vendosjen e armëve bërthamore: Rusia pretendon se ka vendosur armë bërthamore në territorin e Bjellorusisë, ndërsa disa anëtarë të NATO-s në Evropë kanë treguar gatishmëri për marrjen e armëve bërthamore amerikane.

Në fund të fundit: arsenalet bërthamore të botës po rriten dhe po përmirësohen. SIPRIvlerëson se Kina tani ka të paktën 600 koka bërthamore. Arsenali i saj po rritet më shpejt se ai i çdo vendi tjetër.

Besohet se India e ka zgjeruar pak arsenalin e saj bërthamor në vitin 2024, ndërsa Pakistani ka vazhduar të zhvillojë sisteme të reja të shpërndarjes së armëve bërthamore – raketa dhe platforma të tjera ushtarake që mund të shpërndajnë koka bërthamore në objektiva. Në të njëjtën kohë, ka vazhduar të grumbullojë materiale të zbërthyeshme, një lëndë e parë kyçe për armët bërthamore.

Izraeli, i cili kreu sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane më 13 qershor, duke vrarë udhëheqës ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, vazhdon të fshehë informacione rreth aftësive të veta bërthamore.

Megjithatë, besohet se është në procesin e modernizimit të arsenalit të tij si dhe të përmirësimit të objektit të prodhimit të plutoniumit në shkretëtirën e Negevit.

Fundi i çarmatimit bërthamor – pas rënies së BRSS-së

Në mesin e viteve 1980, numri i kokave bërthamore, bombave dhe predhave në botë ishte shumë më i lartë se sa është tani – rreth 64.000. Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe fundi i Luftës së Ftohtë, çmontimi i kokave bërthamore të nxjerra nga përdorimi, ato të hequra nga arsenali bërthamor, ka ecur më shpejt sesa vendosja e kokave të reja bërthamore.

Megjithatë, sipas vlerësimit të fundit, kjo tendencë duket se është përmbysur. “Shqetësimi ynë më i madh është se zvogëlimit afatgjatë të numrit të kokave bërthamore po i vjen fundi”, tha për DW drejtori i SIPRI-t, Dan Smith.

Siguria ndërkombëtare është përkeqësuar

Është praktikë e zakonshme që shtetet e armatosura me armë bërthamore të modernizojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre. Por Smith thotë,se ky proces u intensifikua në fund të mandatit të dytë të ish-Presidentit të SHBA-së Barack Obama (nga viti 2013 deri më 20 janar 2017) me investime më të mëdha në breza të rinj raketash dhe transportuesish.

“Për disa vite para kësaj, siguria rrezikohej dhe shtetet e armatosura me armë bërthamore kishin filluar tashmë të prezantonin procese që mund t’i quajmë modernizim ‘intensiv’, domethënë jo vetëm ndryshime të vogla, por ndryshime serioze dhe të mëdha”, tha Smith.

Në vitin 2007, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në të cilin kritikoi ashpër rendin botëror të dominuar nga SHBA-ja, zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes dhe qasjen ndaj çarmatimit që, sipas tij, kërcënonte sigurinë ruse.

Por vetëm dy vjet më vonë, në vitin 2009, Barack Obama njoftoi objektivin për çarmatim të plotë bërthamor në Pragë. “Ekzistenca e mijëra kokave bërthamore është trashëgimia më e rrezikshme e Luftës së Ftohtë”, tha ai në atë kohë.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të “ndërmerrnin hapa konkretë drejt një bote pa armë bërthamore” dhe do të negocionin një Traktat të ri për Reduktimin e Armëve Strategjike (New START) me Rusinë. Ky Traktat u nënshkrua dhe hyri në fuqi në vitin 2011.

Pushtimi rus i Ukrainës

Megjithatë, pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, administrata Biden publikoi një strategji bërthamore të vitit 2022 që renditi modernizimin e arsenalit bërthamor të SHBA-së si një nga prioritetet e saj kryesore.

Në shkurt 2023, presidenti Putin nënshkroi një ligj që pezullonte pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin e ri START.

“Pasiguria është rritur ngadalë që nga viti 2007-2008, deri në vitin 2014. Kjo ndryshoi rrënjësisht në shkurt 2022, kur shumë qytetarë të zakonshëm u bënë të vetëdijshëm për përkeqësimin që kishte ndodhur për më shumë se një dekadë,” tha Smith. Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e reja rrisin rrezikun e luftës bërthamore

Në hyrje të raportit SIPRI për vitin 2025, Smith paralajmëron për mundësinë e një gare të re të armëve bërthamore që bart “shumë më shumë rrezik dhe pasiguri” sesa gjatë Luftës së Ftohtë – kryesisht për shkak të inteligjencës artificiale dhe teknologjive të reja në fushat e aftësive kibernetike dhe sistemeve hapësinore.

“Gara e ardhshme për armë bërthamore do të jetë po aq e rëndësishme sa ajo për Inteligjencën Artificiale dhe hapësirën kibernetike, për raketat në bunkerë, në nëndetëse ose bombat në aeroplanë,” tha Smith.

Kjo e ndërlikon më tej çështjen se si të kontrollohen dhe monitorohen armët dhe rezervat bërthamore, pasi konkurrenca midis fuqive bërthamore më parë ka qenë kryesisht çështje numrash.

Ka kohë që është hapur një debat rreth IA në kontekstin e të ashtuquajturve “robotë vrasës” (sisteme autonome armësh vdekjeprurëse). Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia është hapur debati edhe për përdorimin e dronëve automatikë dhe gjysmë-automatikë, por jo aq shumë sa armët bërthamore.

Kush do ta luajë Petrovin?

IA lejon përpunimin e shumë informacioneve për një kohë jashtëzakonisht të shpejtë. Ndaj edhe vendimet duhet të merren shpejt. Por vetëm një gabim i vogël në IA mund të ketë pasoja të rënda dhe mund të çojë potencialisht në një sulm bërthamor.

“Mendoj se duhet të ketë një vijë të kuqe për të cilën të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë duhet të bien dakord – që vendimi për të lëshuar një armë bërthamore nuk duhet të merret nga IA”, tha Smith, duke kujtuar nënkolonelin sovjetik Stanislav Petrov.

Në vitin 1983, Petrov ishte në detyrë në qendrën e komandës së paralajmërimit të hershëm bërthamor sovjetik, 100 kilometra në jug të Moskës, kur sistemi raportoi lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale nga SHBA, dhe më pas katër të tjera.

Për fat të mirë, Petrov mendoi se ishte një alarm i rremë dhe vendosi të mos e kalonte menjëherë informacionin lart në zinxhirin e komandës – një vendim që ndoshta parandaloi një hakmarrje bërthamore, dhe në rastin më të keq, një luftë bërthamore të përgjithshme.

“Mendoj se pyetja më e madhe është: Kush në botën e IA do të luajë rolin e Petrovit?”, pyeti Smith./DW/

VIDEO- Ishte në transmetim direkt, Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian

Ashtu siç paralajmëroi, Izraeli ka rinisur një sulm më të gjerë në Iran. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka goditur selinë e televizionit shtetëror iranian, ndërsa ishte në transmetim direkt.

Pamjet nga momenti i shpërthimit janë publikuar në rrjetet sociale dhe tregojnë një gazetare që largohet ndërsa i gjithë vendi shpërthen.

Televizioni dhe radioja shtetërore iraniane “janë në prag të zhdukjes”, tha ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, raporton BBC.

“Megafoni i propagandës dhe nxitjes iraniane është në prag të zhdukjes. Evakuimi i banorëve përreth ka filluar”, shtoi ai, duke iu referuar urdhrit për evakuim të lëshuar më herët për pjesë të Distriktit 3 të Teheranit.

Selia qendrore e transmetuesit shtetëror iranian, IRIB, ndodhet brenda zonës së evakuimit.bw

“Ku t’i vendosim lulet?” – Dhimbja që nuk shërohet në fshatrat e Gjakovës

evropaelire.org

Bekim Bislimi, Ibrahim Berisha

Çdo 27 prill, Mira Krasniqi sheh tre djemtë e saj me lule në duar dhe nuk ka si t’i përgjigjet pyetjes së përsëritur: “Ku t’i vendosim?”

“Nuk kemi varr për të… U them t’i vendosin te axha i tyre. Vetëm aty kemi ku të ndalemi”, thotë 63-vjeçarja me zërin që i thyhet mes fjalësh.

Burri i saj, Lazër Krasniqi, është vetëm njëri prej qindra civilëve shqiptarë që u morën me dhunë nga forcat serbe, më 27 prill të vitit 1999, në fshatrat përreth Gjakovës.

Trupi i tij – atëkohë 39 vjeç – nuk u gjet kurrë.

Mira Krasniqi.

Mira Krasniqi.

Mira kujton gjithçka me një qartësi që i rëndon shpirtin: kolonat e grave dhe fëmijëve që dëboheshin në heshtje, burrat që ndaheshin prej tyre dhe nuk ktheheshin më, rrugët e mbushura me ushtarë serbë dhe urdhrat e tyre me armët ngritur: “Ikni, largohuni”.

“I pari që e zbritën prej traktorit, ishte Alberti – djali i kunatit. Pastaj, i morën të gjithë burrat tjerë… Neve nuk na lejuan as të kthenim kokën e t’i shihnim. Vazhduam me kolonën drejt Shqipërisë”, kujton Mira për Radion Evropa e Lirë.

Albert Krasniqi, atëkohë vetëm 17 vjeç, dhe babai i tij u gjetën më vonë në një nga varrezat masive në Batajnicë të Serbisë. Ndërsa për burrin e saj, Lazrin, asnjë lajm, asnjë send personal.

“Së paku të dinim se ku e ka varrin, bile të bëhej me shokë”, thotë Mira.

Varrezat në Mejë.

Varrezat në Mejë.

Fëmijët e saj thotë se u rritën me peshën e humbjes dhe të dhimbjes.

“I madhi i ka pasur 15 vjet e gjysmë [kur ka ndodhur krimi], i dyti 14, dhe i treti ka qenë pa i bërë 10 vjet. Kanë shpëtuar, por veç ne e dimë se si”, thotë Mira nën lot.

Sot, ajo ndjek nga afër gjykimin e parë që po zhvillohet në Kosovë për krimet në fshatrat e Gjakovës, që u kryen më 27-29 prill të vitit 1999.

Numri më i madh i viktimave u regjistrua në Mejë – 270 të vrarë dhe 13 ende të zhdukur – ndërsa në Korenicë, fshatin ku jeton Mira, u vranë 64 dhe të zhdukur mbeten dy – bashkëshorti i saj dhe një fqinj i tyre.

Nga familja e saj u vranë gjithsej nëntë anëtarë.

Në sallën e gjykatës në Prishtinë nuk janë të ulur 53 të akuzuarit për këtë krim.

Të padisponueshëm për drejtësinë kosovare, ata do të gjykohen në mungesë, ndërsa do të përfaqësohen nga avokatët.

Mira thotë se përpiqet të ndjekë çdo zhvillim, por me gjithnjë e më pak shpresë.

“U bënë mbi 26 vjet…”, thotë ajo.

“Ne, së paku, i kemi gjetur”

Një tjetër zë që kërkon drejtësi është ai i Lush Krasniqit nga Ramoci i Gjakovës.

Atë ditë të prillit, ai humbi dy vëllezër dhe axhën.

“Na rrethuan… Prej nesh që ishim mbi moshën 15-vjeçare, veçuan axhën tim, Pjetrin, vëllain Pashkun dhe vëllain Markun. Me vete kishin edhe një të zënë rob në pyll… i morën dhe shkuan në drejtim të shtëpive të tjera, ndërsa neve na urdhëruan të largoheshim me traktor”, rrëfen Lushi.

Lush Krasniqi.

Lush Krasniqi.

Trupat e familjarëve të tij u gjetën gjashtë vjet më vonë – edhe ata në një nga varrezat masive në Batajnicë – “së bashku me viktima të tjera nga Lubeniqi, Krusha e shumë fshatra të tjerë të Kosovës”.

“Batajnica kishte shtatë vendvarreza… vëllezërit e mi dhe axha ishin në të pestën”, tregon Lushi për Radion Evropa e Lirë.

Varri i vëllait të Lushit, Markut.

Varri i vëllait të Lushit, Markut.

Edhe pse i ka varrosur të afërmit, ai thotë se dhimbja nuk pushon kurrë.

“Të paktën janë gjetur… ndryshe nga shumë familje që edhe sot nuk e dinë se ku i kanë të dashurit e tyre”, thotë Lushi.

Nëna e tij vdiq pa ditur asgjë për djemtë e saj.

Ai tregon me dhimbje se pak kohë para se të ndërronte jetë, për ta qetësuar, i kishte thënë se ata që kishin kryer krimin, ishin dënuar në Serbi.

“Nëna ime tha: ‘I pagoftë Zoti’ – në kuptimin që Zoti ua ktheftë”, kujton 61-vjeçari.

Mijëra civilë vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Mijëra civilë vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Familja e tij është munduar të ndjekë çdo hap të drejtësisë.

Rasti i tyre është trajtuar edhe në gjykatën në Hagë, ndërsa me këshillën e aktivistes serbe, Natasha Kandiq, ata kanë ngritur padi familjare edhe në Serbi.

“Shkuam 12 anëtarë të familjes në gjykatë [në Beograd]. Kur gjykatësja e pyeti nënën time se si ndihej, ajo e pyeti: ‘A ke fëmijë ti?’ Ajo tha ‘po’. ‘Ashtu si do të ndiheshe ti, ndihem edhe unë’, iu përgjigj nëna ime”.

Lushit i dhemb fakti që nga Serbia nuk është kthyer as edhe një kujtim i vetëm nga vëllezërit dhe xhaxhai i tij – qoftë një copë nga rrobat.

“Ngushëllimi ose ajo me të cilën ne si familjarë mund të jemi ‘të kënaqur’, është arritja e drejtësisë, ose dënimi i atyre njerëzve që kanë kryer krime”, thotë Lushi.

Edhe 26 vjet pas luftës në Kosovë, shumë familje vazhdojnë të jetojnë në ankth.

Edhe 26 vjet pas luftës në Kosovë, shumë familje vazhdojnë të jetojnë në ankth.

“Të akuzuarit gjenden në Serbi”

Për aktivisten serbe, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, krimi në Mejë dhe në fshatrat përreth “ishte më i madhi në Kosovë”, gjatë luftës së viteve 1998/’99.

Për përgjegjësit thotë se të gjithë janë në Serbi – “të gjithë të mbrojtur, sepse nuk ka vullnet politik për t’i ndëshkuar, sidomos ato krime në Mejë, Korenicë dhe fshatra të tjerë pranë kufirit me Shqipërinë”.

“Vetëm përfaqësuesit më të lartë të Korpusit të Prishtinës të Armatës së Tretë janë mbajtur përgjegjës për atë krim, por ekziston një listë shumë e gjatë e atyre që i përkasin atij rangu oficerësh, me pozicione të rëndësishme… dhe askush nuk është mbajtur përgjegjës”, thotë Kandiq për Radion Evropa e Lirë.

Mbishkrimi "Vendi ku lavdia ruan lirinë", në hyrje të varrezave në Mejë.

Mbishkrimi “Vendi ku lavdia ruan lirinë”, në hyrje të varrezave në Mejë.

Në dhimbje dhe pritje, Mira dhe Lushi nuk janë vetëm.

Gjatë luftës në Kosovë u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende në kërkim.

“Unë kam besë në drejtësi”, përfundon Lushi.

Konflikti me Izraelin – ‘Gjithçka në fshehtësi’/ SHBA-Izrael modifikojnë avionët luftarakë F-35, rritet rrezja e fluturimit pa u furnizuar me karburant

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë modifikuar avionët luftarakë F-35 të Izraelit për të rritur rrezen e tyre të fluturimit pa u furnizuar me karburant ose pa kompromentuar fshehtësinë, për të lehtësuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit. Sipas Middle East Eye, kjo do të ishte një shenjë e qartë e angazhimit të Amerikës ndaj aleatëve të saj në konfliktin kundër forcave të Teheranit.

Modifikimi është sekret, por dy zyrtarë amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti, konfirmuan se Izraeli nuk përdori furnizim me karburant gjatë fluturimit gjatë sulmit të së premtes dhe as nuk i ulte aeroplanët e tij për t’i furnizuar me karburant. Një anomali krahasuar me aftësinë e F-35, për të qëndruar lart.

F-35 ka një rreze të deklaruar luftimi prej 1,100 km. Distanca më e shkurtër midis Izraelit dhe Iranit është 1,000 km, duke marrë parasysh vetëm një drejtim. Nëse furnizimi ajër-ajër nuk do të kishte ndodhur, atëherë teorikisht ata mund të kishin përdorur një bazë furnizimi me karburant të prodhuar në SHBA në Gjirin Persik ose Azerbajxhan, por zyrtarët amerikanë kanë thënë se furnizimi me karburant nga toka nuk ka ndodhur në rajon.

Shtetet e Bashkuara në fakt e kanë modifikuar sistemin e F-35 për të transportuar karburant shtesë, pa kompromentuar aftësitë e avionit për gjurmim të fshehtë. Izraeli ka rishikuar versionin e F-35 dhe F-35I Adir të F-35. F-35 është i vetmi luftëtar i fshehtë me rreze të gjatë veprimi në botë, dhe aftësitë e tij e bëjnë të vështirë për radarët ose sensorët infra të kuq ta gjurmojnë atë. Shkalla e sulmit të Izraelit të premten dhe natyra e tij e papritur, do të thotë se ky përmirësim përfaqëson një ndryshim rrënjësor për F-35./ Il Messaggero. sn

Si mund të ndikojë konflikti Izrael-Iran në luftën e Rusisë kundër Ukrainës?

Sistemi kundërajror izraelit, Kupola e Hekurt, duke rrëzuar raketat gjatë një sulmi iranian ndaj Tel Avivit më 15 qershor 2025.

evropaelire.org

Steve Gutterman

Pas bisedës telefonike më 14 qershor, që u përqendrua në shpërthimin e luftimeve në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në rrjetet sociale se presidenti rus, Vladimir Putin, “e ndien, sikurse unë, se kjo luftë mes Izraelit dhe Iranit duhet të ndalet”. Në postimin e tij lidhur me këtë bisedë telefonike, Trump shtoi se i tha Putinin që “edhe lufta e tij duhet të ndalet po ashtu”.

Të qëllimshme apo jo, deklaratat e fundit duket se i drejtohen hipokrizisë së Moskës: më shumë se tre vjet në luftën që ka vrarë mijëra civilë ukrainas, shumica nga ta të vrarë gjatë sulmeve të kryera natën në shtëpitë e tyre larg nga frontet e luftës, Ministria e Jashtme ruse dënoi ato që tha se ishin “sulme të paprovokuara ushtarake të kryera natën ndaj qyteteve paqësore”.

Armiqësitë mes Izraelit dhe Iranit ka pak të ngjarë të sjellin Moskën më afër përfundimit të pushtimit të saj të Ukrainës dhe janë disa mënyra se si kjo situatë mund t’i shkojë për shtati Rusisë.

Por, në fund ky zhvillim mund të mos prodhojë ndryshime drastike në luftë që duket se është e destinuar të zgjasë për muaj të tërë, në mos më gjatë.

Në këtë tekst mund të mësoni se si sulmet vdekjeprurëse në Lindjen e Mesme mund të ndikojnë në luftën në Ukrainë.

Dronët dhe shpërqendrimet

Ashtu si sulmi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023 dhe lufta në Gazë që pasoi, luftimet mes Izraelit dhe Iranit po e tërheqjen vëmendjen e Perëndimit nga pushtimi rus i Ukrainës dhe në një moment të rëndësishëm.

Kjo po ndodh në kohën kur Trump, SHBA-ja dhe pjesa tjetër e Perëndimit po e shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja dhe më të ashpra ndaj Moskës. Kievi dhe disa liderë evropianë thonë se Rusia nuk ka asnjë interes për të bërë paqe dhe se po përpiqet të zvarrisë procesin, duke synuar përmirësimin e pozitës së saj si në fushëbetejë, por edhe përtej saj.

Përderisa vendimet për sanksione dhe çështje të tjera të lidhura me luftën në Ukrainë mund të merren pas samitit treditor të udhëheqësve të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që përfundon më 17 qershor, konflikti Izrael-Iran mund t’i lërë ato në hije.

Situata në Lindjen e Mesme mund t’i bëjë konkurrencë luftës në Ukrainë kur bëhet fjalë për armët perëndimore, paratë dhe burimet e tjera.

Përpjekjet perëndimore për të dobësuar makinerinë e luftës së Moskës janë përqendruar kryesisht në kufizimin e të ardhurave të Rusisë nga nafta. Prandaj, nëse çmimet e naftës rriten ndjeshëm si rezultat i luftimeve mes Izraelit dhe Iranit, kjo do të ishte një goditje për Kievin dhe aleatët e tij.

Këta faktorë mund t’i rrisin sfidat për Ukrainën në fushëbetejë, ku forcat ruse kanë përparuar – megjithëse ngadalë dhe me humbje të mëdha të personelit ushtarak – ndërsa Kievi ka shënuar pak përparime të rëndësishme që nga viti 2023.

Kremlini mund të shpresojë që të përfitojë në disa drejtime nga dhuna në Lindjen e Mesme.

“Përveç Iranit, dëmin më të madh ushtarak dhe politik nga kjo situatë me gjasë do ta vuajë Ukraina”, tha Ruslan Pukhov, drejtor i Qendrës për Analiza të Strategjive dhe Teknologjisë, me bazë në Moskë.

Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.

“Një luftë e re në Lindjen e Mesme jo vetëm që do të shpërqendrojë vëmendjen e botës nga [pushtimi rus i Ukrainës], por gjithashtu me sa duket do të kontribuojë edhe në zhvendosjen përfundimtare të fokusit të SHBA-së drejt ofrimit të ndihmës ushtarake për Izraelin”, parashikoi Pukov për Rossiiskaya Gazeta – gazeta zyrtare e Qeverisë ruse.

Për më tepër, ai shkroi se sulmet izraelite ndaj Iranit do të “minojë vlefshmërinë e çdo kritike ndaj veprimeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë” dhe se një rritje e çmimeve të naftës do të “shkatërrojnë shpresat e Ukrainës dhe aleatëve të Evropës Perëndimore për të ulur të ardhurat e Rusisë nga nafta”.

Në anën tjetër, furnizimet me armë që Rusia ka përdorur kundër Ukrainës – kryesisht dronët Shahed të Iranit – mund të preken më drejtpërdrejt.

Por, Rusia tani prodhon brenda vendit shumicën e dronëve të bazuar në modelin Shahed dhe “ka zhvilluar variante të reja nga dizajnët fillestare iraniane”, theksoi Hanna Notte, eksperte për Rusinë dhe Lindjen e Mesme.

“Mendoj se ndikimi për Rusinë dhe Ukrainën do të jetë i kufizuar”, shkroi ajo në X më 14 qershor.

“Sigurisht, me kënaqësi ata do të blejnë çfarë të munden nga Irani – edhe pse Irani tani do të ruajë prodhimet që t’i përdorë vet – por, atyre më nuk iu duhet Irani, siç u është dashur më herët”, tha analisti për Rusinë, Mark Galeotti, në podkastin e tij më 15 qershor.

Jashtë fushëbetejës

Më 15 qershor, teksa Irani dhe Izraeli vazhduan këmbimin e sulmeve vdekjeprurëse, Trump shkroi në Truth Social se “ne me lehtësi mund të arrijmë një marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit për t’i dhënë fund këtij konflikti të përgjakshëm”.

Dëshira e tij që kjo gjë të ndodhë, të paktën tash për tash, mund të bëhet më prioritet sesa përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë në Ukrainë – e cila po vazhdon me intensitet disa muaj pasi Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, pavarësisht pretendimeve të tij se mund ta zgjidhte për një ose dy ditë.

Ai ka shprehur gjithnjë e më shumë zhgënjim ndaj Putinit për shkak të refuzimit të Rusisë për të lëvizur nga pozicionet e saj dhe për shkak të sulmeve vdekjeprurëse ndaj civilëve – por, deri më tani ka hezituar të vendosë sanksione të reja ndaj Moskës.

Një afat jozyrtar dyjavor i vendosur nga Trumpi për të ardhur në përfundim nëse Putini po angazhohej në mirëbesim drejt arritjes së paqes “ose po e zvarrit procesin” ka skaduar ditë më parë – dhe tani dhuna në Lindjen e Mesme mund të ndryshojë situatën, veçmas nëse Trumpi i drejtohet Kremlinit për ndihmë në ndërmjetësimin e një armëpushimi Iran-Izrael apo për një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit.

A mund të jetë i dobishëm Putini?

Pas bisedës telefonike me Putinin, më 4 qershor, Trump shkroi se Putini “ndoshta mund të jetë i dobishëm” në përpjekjen e presidentit amerikan për të arritur një marrëveshje me Teheranin për frenimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Në njoftimin e tij për bisedën telefonike të 14 qershorit me Trumpin, Kremlini tha se Putini theksoi “gatishmërinë e palës ruse për një ndërmjetësim të mundshëm”.

Një ditë më vonë, Trump i tha ABC News se “do të ishte i hapur” që Putini të ishte ndërmjetësues.

Sigurisht, dëshira për prestigj diplomatik mund të funksionojë në të dyja drejtimet: përpjekja e Putinit për të pasur një rol të fuqishëm në Lindjen e Mesme mund ta shtyjë atë të jetë më konstruktiv edhe sa i përket Ukrainës.

Por, duket e pamundur që ai të bëjë lëshime të mëdha – dhe ai mund të llogarisë se çdo sukses në luajtjen e një roli kyç në menaxhimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit vetëm sa do ta forcojë pozitën e tij sa i përket Ukrainës.

Për Putinin, “Ukraina mbetet prioriteti”, shkroi Notte.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

Luftimet – Kërcënimi apokaliptik: Do të hedhim bombën bërthamore mbi Izrael nëse…

Nga Perkin Amalaraj, DAILY MAIL

Pakistani ka kërcënuar të hedhë një kokë bërthamore mbi Izrael nëse Benjamin Netanyahu përdor armë bërthamore kundër Iranit, sipas një oficeri të lartë iranian.

Gjenerali Mohsen Rezaee, një oficer i lartë në Gardën Revolucionare Islamike dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha në një intervistë:

“Pakistani na ka siguruar se nëse Izraeli përdor një bombë bërthamore mbi Iranin, ata do të sulmojnë Izraelin me një bombë bërthamore.”

Pakistani dhe Izraeli janë dy nga nëntë vendet që aktualisht zotërojnë armë bërthamore, sipas ekspertëve.

Rezaee pretendoi se Pakistani është zotuar të “qëndrojë pas Iranit”, dhe bëri thirrje që bota islame të bashkohet kundër Izraelit.

Sot, ministri i mbrojtjes së Pakistanit, Khawaja Asif, mohoi pretendimet e Rezaee, duke thënë: “Pakistani është nënshkrues i të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare për kontrollin bërthamor; aftësia jonë bërthamore është për dobinë e popullit tonë dhe për mbrojtjen kundër planeve armiqësore.”

Mbrëmë, ai vuri në dukje se bota duket se po lëkundet buzë një konflikti si pasojë e sulmeve në rritje në Lindjen e Mesme.

“Bota perëndimore duhet të shqetësohet për konfliktet që shkakton Izraeli”.

“Do të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë; mbështetja e tyre për Izraelin, një shtet rebel, mund të ketë pasoja katastrofike”.

Daily Mail ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Pakistanit për koment.

Pas dekadash armiqësie dhe luftërash përmes ndërmjetësve, sulmi i Izraelit ndaj Iranit javën e kaluar ka shkaktuar luftimet më të ashpra deri tani dhe ka ngjallur frikë për një konflikt të gjatë që mund të përfshijë gjithë Lindjen e Mesme.

Izraeli thotë se sulmet e tij kanë goditur objekte ushtarake dhe bërthamore dhe kanë vrarë shumë komandantë të lartë dhe shkencëtarë atomikë.

Por një zyrtar i lartë amerikan tha të dielën se Presidenti i SHBA Donald Trump i ka kërkuar Izraelit të tërhiqet nga një plan për të vrarë udhëheqësin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Trump u ka bërë thirrje palëve që të “arrijnë një marrëveshje”, por u tha gazetarëve të dielën se “nganjëherë ata duhet ta luftojnë njëri-tjetrin më parë”. sn

Analiza e DW: Pse politika gjermane në Lindjen e Mesme ndodhet nën presion?

Sulmi ajror izraelit ndaj Iranit dhe sulmet iraniane shënojnë përshkallëzim të ri në konfliktin e Lindjes së Mesme. Gjermania tani përballet me një sprovë të madhe të politikës së jashtme.

Politika e Gjermanisë në Lindjen e Mesme është gjithmonë një akt balancimi. Tani do të jetë edhe më e vështirë. Me sulmin e Izraelit ndaj objektivave në Iran, marrëdhëniet e ngushta midis Gjermanisë dhe Izraelit ka të ngjarë të vihen edhe më nën presion.

Siguria e Izraelit është pjesë e “kauzës shtetërore” të Gjermanisë, Kështu e ka formuluar ish-kancelarja Angela Merkel, që do të thotë Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për sigurinë e Izraelit për shkak të historisë së saj të vrasjes së miliona hebrenjve gjatë epokës naziste. Pasardhësi i Merkelit, Olaf Scholz, e ripohoi këtë “kauzë shtetërore” pasi grupi radikal islamist Hamas kreu masakër të pashembullt në Izrael në tetor 2023.

Por veprimet gjithnjë e më të ashpra të Izraelit në Rripin e Gazës si hakmarrje pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë pozicionimin për qeverinë gjermane në Berlin. Kancelari aktual Friedrich Merz tha disa ditë më parë: “Sinqerisht, nuk e kuptoj më se çfarë po bën ushtria izraelite në Rripin e Gazës dhe cili është qëllimi i saj”. Një dëm i tillë ndaj popullsisë civile, tha ai, nuk mund të justifikohet më si një luftë kundër terrorizmit të Hamasit. Por kjo nuk ka pasur pasoja. Dërgesat e armëve gjermane në Izrael, për shembull, vazhdojnë.

Frika nga shkallëzimi i ri

Izraeli mbron sulmet e tij të fundit ndaj Iranit, duke përmendur një “kërcënim të menjëhershëm dhe ekzistencial” nga Irani. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, foli për një “sulm parandalues”. Thuhet se Irani se ishte afër zhvillimit të një bombe bërthamore dhe Izraeli donte ta parandalonte këtë.

Qeveria gjermane ndan në thelb shqetësimet e Izraelit. Në një deklaratë për shtyp mëngjesin pas sulmit, kancelari Friedrich Merz përsëriti “se Izraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën dhe sigurinë e qytetarëve të tij”. Ai deklaroi se kishte folur në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e informoi për veprimet ushtarake dhe objektivat e tyre.

Më tej Merz: “Qeveria gjermane ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e saj në lidhje me programin e përparuar të armëve bërthamore të Iranit për shumë vite. (…) Ky program bërthamor shkel dispozitat e Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe përbën një kërcënim serioz për të gjithë rajonin, veçanërisht për shtetin e Izraelit.” Qëllimi duhet të mbetet “që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore”.

Europa si spektatore

Reagimi i qeverisë gjermane ishte i parashikueshëm, thotë Hans-Jakob Schindler, një ekspert i Lindjes së Mesme në organizatën ndërkombëtare Counter Extremism Project. Gjermania luan vetëm një rol dytësor në konfliktin e Lindjes së Mesme dhe nuk është në gjendje të ndërmjetësojë në mënyrë aktive. “Sigurisht, mund të ofrohet ta bëjë këtë. Por tani negociatat e drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe iranianëve janë thelbësore”, tha Schindler për DW. “Formati i negociatave të së kaluarës – Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja me iranianët – nuk është më pjesë e kësaj formule. Fatkeqësisht, evropianët tani janë më shumë spektatorë sesa aktorë në këtë konflikt.”

Schindler nuk beson se përshkallëzimi aktual do të ndryshojë parimet bazë të politikës së Gjermanisë ndaj Izraelit. “Ne nuk jemi thjesht një vend tjetër; ne jemi Gjermania me historinë e Holokaustit. Në këtë drejtim, nuk ka absolutisht asnjë zgjedhje tjetër morale dhe etike përveçse të tregojmë solidaritet me Izraelin.” Megjithatë, kjo nuk do të thotë që dikush duhet të miratojë automatikisht çdo operacion të ushtrisë izraelite dhe çdo vendim të qeverisë izraelite, vazhdoi Schindler. “Qeveria e re federale dukej shumë më e gatshme të kritikonte sesa qeveria e mëparshme.”

Sa larg shkon e drejta për vetëmbrojtje?

Pas sulmit izraelit, eksperti i politikës së jashtme i SPD-së, Rolf Mützenich, i tha Deutschlandfunk se Izraeli kishte të drejtë për vetëmbrojtje. Megjithatë, kjo lidhej me një rrezik të menjëhershëm dhe një kërcënim ekzistencial. Nëse Izraeli iduhej ta shfrytëzonte këtë të drejtë, me siguri do të trajtohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Mützenich theksoi gjithashtu rrezikun e programit bërthamor të Iranit. “Teherani ka qenë gjithmonë i papërgjegjshëm në këtë spirale”, tha ai.

Çështja nëse sulmi i Izraelit ishte legjitim sipas ligjit ndërkombëtar po diskutohet mjaft. Ekspertë ndërkombëtarë theksojnë se një sulm parandalues ​​justifikohet vetëm në rrethana shumë të ngushta – për shembull, në rastin e një kërcënimi të afërt që nuk mund të shmanget në asnjë mënyrë tjetër.

“Kjo nuk është vetëmbrojtje, por një sulm në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Jan van Aken, kryetar i Partisë së Majtë gjermane, në një intervistë me DW. “Sigurisht, vendeve u lejohet të mbrohen nga sulmet. Por ky nuk ishte një sulm akut me armë bërthamore. Përkundrazi: për shkak se inspektorët ndërkombëtarë janë në Iran, ne e dimë se Irani aktualisht nuk ka uranium të pasuruar shumë në nivelin 90%”, i cili është i nevojshëm për një bombë, tha van Aken. Sulmi eliminoi kontrollet. Prandaj, Irani tani do të jetë në gjendje të ndërtojë një bombë më shpejt “sesa nëse do të kishim vazhduar të mbështeteshim në diplomacinë e matur”.

Qeveria gjermane tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin të mos ndërpriten. Gjermania ka “një përgjegjësi shumë të veçantë për Izraelin, për të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe për sigurinë e Izraelit. Kjo nuk do të mbarojë kurrë. Por kjo nuk duhet të na pengojë të kritikojmë zhvillimin e paligjshëm të luftës në Gaza ose kundër Iranit dhe të ndërmarrim hapa të përshtatshëm, siç është njohja e Shtetit të Palestinës dhe ndalimi i dërgesave të armëve”, theksoi van Aken.

Siguria e institucioneve hebreje në Gjermani

Ndërkohë, disa politikanë e shohin përshkallëzimin midis Izraelit dhe Iranit si një kërcënim për situatën e sigurisë në Gjermani. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt (CSU), në konsultim me ministrat e Brendshëm të landeve, njoftoi se po forcohen masat e sigurisë për të mbrojtur institucionet hebreje dhe izraelite në Gjermani. Gjermania duhet të jetë e përgatitur në rast se situata në Lindjen e Mesme shndërrohet në një kërcënim potencial për Gjermaninë. Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se do të mbyllte të gjitha konsullatat dhe ambasadat e saj në të gjithë botën./DW

 

Arabia Saudite ekzekuton një gazetar pas 7 vitesh burg

Një gazetar i shquar saudit, i cili u arrestua në vitin 2018 dhe u dënua për akuza për terrorizëm dhe tradhti, është ekzekutuar , tha mbretëria. Grupet e aktivistëve pohojnë se akuzat kundër tij ishin të sajuara.

Turki Al-Jasser, i cili ishte në fund të të 40-ave, u dënua me vdekje të shtunën, sipas Agjencisë Zyrtare të Shtypit Saudite, pasi dënimi me vdekje u la në fuqi nga gjykata më e lartë e vendit.

Autoritetet kishin bastisur shtëpinë e Al-Jasser në vitin 2018, duke e arrestuar atë dhe duke i sekuestruar kompjuterin dhe telefonat. Nuk ishte e qartë se ku u zhvillua gjyqi i tij ose sa zgjati.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork, autoritetet saudite pohuan se Al-Jasser qëndronte pas një llogarie në mediat sociale në X, më parë Twitter, që ngrinte akuza për korrupsion kundër anëtarëve të familjes mbretërore saudite. Gjithashtu, thuhet se Al-Jasser kishte postuar disa postime në X kontroverse rreth militantëve dhe grupeve militante.

Drejtori i programit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Carlos Martínez de la Serna, e dënoi ekzekutimin dhe tha se mungesa e përgjegjësisë pas vrasjes së kolumnistit të Washington Post, Jamal Khashoggi, në Konsullatën Saudite në Stamboll në vitin 2018 lejon persekutimin e vazhdueshëm të gazetarëve në mbretëri.

“Dështimi i bashkësisë ndërkombëtare për të sjellë drejtësi për Jamal Khashoggi nuk tradhtoi vetëm një gazetar”, tha ai, duke shtuar se kjo e kishte “inkurajuar sundimtarin de facto, Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, që të vazhdonte persekutimin e shtypit”.

“Ekzekutimi i Al-Jasser tregon edhe një herë se në Arabinë Saudite, ndëshkimi për kritikimin ose marrjen në pyetje të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman është vdekja”, tha Jeed Basyouni, kreu i seksionit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në Reprieve, një grup ndërkombëtar avokues kundër dënimit me vdekje.

Basyouni shtoi se Al-Jasser u gjykua dhe u dënua “në fshehtësi të plotë për ‘krimin’ e gazetarisë”.

Një ekip saudit vrasës vrau Khashoggin në konsullatën në Stamboll. Komuniteti i inteligjencës amerikane arriti në përfundimin se princi i kurorës saudite urdhëroi operacionin, por mbretëria këmbëngul se princi nuk ishte i përfshirë në vrasje.

Al-Jasser drejtoi një blog personal nga viti 2013 deri në vitin 2015 dhe ishte i njohur për artikujt e tij mbi lëvizjet e Pranverës Arabe që tronditën Lindjen e Mesme në vitin 2011, të drejtat e grave dhe korrupsionin.

Arabia Saudite është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut për numrin dhe metodat e dënimit me vdekje, duke përfshirë prerjet e kokave dhe ekzekutimet masive . Në vitin 2024, ekzekutimet në Arabinë Saudite u rritën në 330, sipas aktivistëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut, ndërsa mbretëria vazhdon të shtypë ashpër disidentët.

Muajin e kaluar, një analist i Bankës Britanike të Amerikës u dënua me një dekadë burg në Arabinë Saudite, me sa duket për një postim në rrjetet sociale të fshirë që atëherë, sipas avokatit të tij.

Dhe në vitin 2021, një shtetas saudit-amerikan me dy shtetësi, Saad Almadi, u arrestua dhe më vonë u dënua me më shumë se 19 vjet burg për akuza të lidhura me terrorizmin, të cilat rrjedhin nga shkrimet që ai kishte postuar ndërsa jetonte në Shtetet e Bashkuara. Ai u lirua në vitin 2023, por i është ndaluar të largohet nga mbretëria. sn

Të ndalohet regresi politik  më zgjedhje të jashtëzakonshme- Nga Skënder MULLIQI

Koment
Nuk ka nevojë për dije dhe menquri këtu!Gjithëqka është e çartë si drita e diellit, se maratona e mos konstituimit të organeve të shtetit, fshehë luftën e hapuar të opozitës që më çdo kusht më ardhë në pushtet.Kjo zhagitje dhe mos votimi i Albulena Haxhiut, ka për qëllim thyrjen politike të LVV si fituese e zgjedhjeve, dhe pas kësaj për të vepruar më obstrukcione që LVV mos ta formon Qeverinë e re më ndonjë koalicion.Zatën nuk po dëshirojnë të bëjnë kolacion më LVV , për tju dhënë mundësia që ata të jenë bartësitë e pushtetit.Këta po pinë ujë nga i njejti burim, kërcëjnë me të njejtën muzikë dhe këndojnë të njëjtat këngë.Gjithëqka është e qartë është lënë anash  veq lufta për pushtet jo.Nuk po e kujtojnë dhe as nuk po e kuptojnë  se ne këmi Kosovën primare!Po dëshirohët që gjithqka të futët nën kontroll, duke indokrinuar njerëzit përmes mjeteve të tyre të informacionit.Asgjë e re nën diell.Është interesante se si nuk  po pushon budallallëku njerëzor,  edhe 25  vjet me vonë! Të gjithë bëjnë sikur nuk po ndodh asgjë, sikur kjo plagë e keqe politike   nuk ka të ndaluar. Kosova ka  nevojë më shumë së kurrë të eliminojë  fenomenet malinje dhe të rrezikshme?Kemi arritur në fund të këtyre tensioneve përverse politike por edhe ideologjike, duke apstrahuar madhorën siq është shteti dhe kombi.Thjesht këta kuvendarë po nxitohen nga braktisja për të formuar organet e reja , në vend që të jetë e kundërta.Disa institucione si Akedenmia jonë duhet të zgjohet nga gjumi i rëndë dimëror , kur dihet së akademikët janë truri i një kombi.Këta akademikët tanë veq thirrjës , më ndonjë përjashtim të vogël, nuk po iu ndëgjohet  kurrë zëri.Edhe intelektualët e të gjitha profileve duhet të jenë  më angazhues në situaten e krizave politike dhe krizave të tjera të vendit!Duhet më në fund të thonë atë që është e dhënë në natyrën e krijimit të njeriut dhe më në fund ta hedhin këtë erë të keqe në margjinat e shoqërisë.Kuvendarëve të kësaj legjislature nuk po iu vjen fare keq se njerëzit po jetojnë në një krizë politike dhe kriza tjera në të gjitha nivelet. Kuptimi i demokracisë është qeverisja e besuar më të mirëve midis nesh bazuar në besim. Ne  kemi  njerëz më logjikë të  sundimtarëve totalitarë .Kështu siq po veprohet në Kuvend, sigurishtë së nuk është në të mirën e popullit dhe të shtetit të ri të Kosovës.Moti  po punojnë kunder njeri-tjetrit , duke u shëndrruar në armiq , e jo se janë vëllëzër të një gjaku.Kudo që të kthehesh dhe të vëzhgosh situatën, gjithçka reduktohet në prodhimin e antagonizmave dhe kaosit.Mjaftë më më njerëz të pa ide të cilët manipulojnë masat.Popullit nuk iu duhet gënjshtra në vend të vërtetës, intoleranca politike në vend të tolerancës.Ne duhet medeomos të ndalojmë këtë regres, më zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale.

‘Odeon’ – E vërteta e restaurimeve në Spaç, Fatos Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu i Spaçit përballë kamerës së emisionit “Odeon”, lidhur me ndërhyrjet që po kryhen për realizimin e një filmi artistik mbi Revoltën e vitit 1973. I pranishëm fizikisht në vendin ku ai vetë ka vuajtur dënimin, Lubonja denoncoi çfarë ai e quajti “improvizim pa projekt”, i cili po dëmton kujtesën historike të vendit dhe vetë autenticitetin e objektit. Në deklaratën e tij, Lubonja shprehet:

“Filmi pretendon se i duhet skena dhe i duhet skenografia e vitit ’73 dhe nisur me këtë ide kanë bërë disa ndërhyrje për të ndryshuar dhe ndoshta për ta bërë si në vitin ’73. Mirëpo kjo ka shumë probleme. Nëse ti do ta bësh siç ka qenë në vitin ’73 duhet të shkatërrosh shumëçka sepse për shembull këtu janë dy pallate siç e shikoni dhe në vitin 73 ai pallati i kuq që është atje nuk ka qenë. Po si, do ta prishim pallatin e kuq dhe ta kthejmë tek viti 1973? Po ashtu duhet të tregojnë atë muzeun që kanë parashikuar në hyrje dhe këtu të ndjesh atmosferën. Të flasin këto rrënojat që s’duhet të ishin të tilla, flasin për këto 35, për pandjeshmërinë. Është dhe kjo pjesë e historisë.”

Më tej ai shton se ndërhyrjet që po kryhen për skenografinë e filmit janë në thelb kundërvënie ndaj historisë reale të vendit:

“Mjafton të shohim atë që ishte e bardhë e suvatuar dhe pastaj meqë u ngrit zëri filluam ta bëjmë si të vjetër, tregon hipokrizinë e kësaj narrative sepse që të jemi realist. Nëse ti do ta bësh filmin siç ka qenë në atë kohë ti këtë ndërtesë do ta bësh goxha të mirë.”

Ai kritikon edhe vetë institucionet përgjegjëse, duke përfshirë edhe Ministrinë e Kulturës dhe ministrin Blendi Gonxhe, për mungesë transparence dhe mungesë plani:

“Unë kam debatuar dhe personalisht me ata që kanë bërë këtë deklaratë (Ministrin Gonxhe). Ata nuk janë të sinqertë sepse nëse është një projekt muze, ata duhet ta kishin bërë të gjithë projektin. I gjithë projekti duhet të bëhej. Sa kushtojnë të gjitha dhe pastaj me faza. Vet fakti që një herë e bën me suva të bardhë e pastaj e bën një herë dritare e pastaj nga dritare e bën derë atë, tregon se ata nuk kishin as projektin se çfarë do bëjnë.”
“Për mua kanë qenë improvizim apo çfarë ka imagjinuar regjisori dhe hajd ti lyejmë ato këtej këtu. Duan të justifikojnë filmin sipas meje dhe prishjen që po bëjnë me muzeun, ndërkohë që projektin e muzeut e para si vizion e kanë të qartë që duhet të jetë vizion arkeologjik që kanë thënë italianët, që të ruhen, të konservohen dhe këtu çfarë ka ndodhur? Nëse ti do ruash e do konservosh, gjëja e parë që do të bësh është të forcosh çatitë e ndërtesave që të mos shemben nga uji…”

 

Lufta në Lindjen e Mesme – Koka bërthamore kimike, dronë ose milicë: Si konflikti Iran-Izrael mund të zgjerohet

Lufta e nisur nga Izraeli kundër Iranit mund të hyjë në një fazë edhe më kritike, me një rrezik të madh për zgjerim të konfliktit. Shteti hebre ka nisur një fushatë ushtarake që mbështetet ekskluzivisht në aviacion për të detyruar Teheranin të tërhiqet.

I vetmi precedent është ofensiva e NATO-s që detyroi Serbinë të tërhiqej nga Kosova në vitin 1999: Aleancës i nevojiten 78 ditë bombardimesh, ndonëse kishte trefishin e avionëve dhe baza shumë më afër. Izraeli, ndërkohë, ndodhet mbi 1500 kilometra larg Republikës Islamike, një vend shumë më i madh dhe më i armatosur se Serbia.

Lodhja e avionëve dhe ekuipazheve në një operacion të tillë është e jashtëzakonshme, çdo mision zgjat mesatarisht pesë orë dhe kërkon disa furnizime në ajër, çka ndikon drejtpërdrejt në operacionin “Lion Rising”, i cili nuk mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm për shumë kohë. Ky kufizim mund të kapërcehet vetëm me ndërhyrjen amerikane, qoftë përmes mbështetjes logjistike me cisterna dhe radarë ajrorë, qoftë me pjesëmarrje direkte në sulme, një skenar që, sipas burimeve si Axios, është bërë tashmë i mundshëm.

Këto të dhëna mund të jenë një mënyrë për të ushtruar presion mbi hierarkinë e teokracisë shiite, ashtu siç bënë dje në mënyrë shumë më të dhunshme avionët F-35 izraelitë, të cilët shkrumbuan tre rafineritë më të rëndësishme të naftës, duke konkretizuar kërcënimin për të shkatërruar burimin e vetëm ekonomik të Iranit.

Po këtë mesazh e përcollën edhe me shkatërrimin e banesave të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei dhe me përpjekjet për të çuar përpara “dekapitimin” e regjimit, që nisi në agimin e dy ditëve më parë me eliminimin e trembëdhjetë figurave kyçe: një ndjekje në rritje, por gjithnjë e më e vështirë.

A do të mjaftojnë këto iniciativa për t’i dhënë goditjen përfundimtare ajatollahëve? Për momentin duket se jo. Gjatë 36 orëve të para, forcat izraelite (IDF) bombarduan 400 objektiva në 150 pika të ndryshme të vendit dhe dhjetëra të tjera janë goditur pas perëndimit të diellit dje: arsenale, baza dhe infrastrukturë të forcave të armatosura, Gardës së Revolucionit dhe programit bërthamor, të gjitha janë kthyer në hi.

Është një plagë e madhe për sistemin e pushtetit të ajatollahëve, por deri më tani nuk ka ndaluar kundërpërgjigjen ndaj Tel Avivit, e cila është zhvilluar me rreth 250 raketa balistike. Irani me siguri ka edhe më shumë, por ka vështirësi për t’i koordinuar lëshimet: oficerët e Pasdaran të ngarkuar me këtë përgjegjësi janë vrarë gjatë shkatërrimit të një qendre nëntokësore dhe dronët izraelitë patrullojnë pa pushim rrugët për të lokalizuar kamionët që transportojnë raketat.

Për këtë arsye, iranianët kanë arritur të lëshojnë maksimumi 100 raketa për çdo valë sulmi, pak, sepse sa më i madh numri i raketave, aq më i madh shansi për të depërtuar në kupolën mbrojtëse të shtetit hebre.

Faza e ardhshme e konfliktit do të karakterizohet nga përpjekjet për të neutralizuar këto raketa përpara se bateritë e pakta Arrow 3, të vetmet që mund t’i rrëzojnë që në distancë të largët nga qytetet izraelite, të shterojnë municionin. Amerikanët po zhvendosin anije të tjera të pajisura me armë që mund të ndërpresin raketat, për të përforcuar mburojën mbi Tel Avivin.

Askush nuk e di me saktësi se sa raketa të tjera do të arrijnë të lëshojnë iranianët; por dihet me siguri që ata disponojnë edhe koka lufte kimike: përdorimi i tyre deri tani ka qenë i përjashtuar, por sot ajatollahët luftojnë për mbijetesën e regjimit dhe mund të reagojnë në mënyrë shkatërrimtare, përndryshe rrezikojnë të humbasin çdo kredibilitet të brendshëm dhe të hapin rrugën për një kryengritje popullore.

Gardianët e Revolucionit kanë ende karta të tjera për të luajtur. Deri tani kanë përdorur shumë pak dronë dhe asnjë raketë cruise: armë më pak të sakta, por vdekjeprurëse, të cilat i kanë shpërndarë edhe tek milicitë shiite irakiane. Autoritetet në Bagdad po përpiqen me çdo kusht të frenojnë përfshirjen e këtyre grupeve në konflikt, por për Teheranin është e rëndësishme të hapë një front të ri, që do ta detyronte Izraelin të largojë avionët nga territori i vet.

Ajatollahët mund të lëvizin gjithashtu flotën e anijeve sulmuese dhe dronëve detarë për të bllokuar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit: një veprim që do të shkaktonte rritje të çmimit të naftës, por që mund të nxiste edhe ndërhyrjen amerikane dhe evropiane për mbrojtjen e trafikut tregtar. Një tjetër opsion është goditja e anijeve transportuese që furnizojnë Izraelin me mallra përmes porteve të Emirateve, rrugë e krijuar pas bllokimit të Detit të Kuq nga Houthit jemenas: nxënësit e Pasdaran që sot po japin mësim vetë mësuesve./La Repubblica sn


Send this to a friend