VOAL

VOAL

Ndahet nga jeta Profesor Ferid Bala, personalitet i muzikës, pedagog i qindra talenteve

July 2, 2020

Komentet

UGSHPD: SA DO T’I KUSHTOJË SAMITI RAMËS- ETHET NGA SHBA-ja

 
 

Një ditë shiu gjatë Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian mbajtur më 16 Maj, 2025 në Tiranë as nuk i shpëlau gjurmët digjitale për votën e diasporës dhe as nuk i uli temperaturat në Komiteti Olimpik Shqiptar/Parku Olimpik* kur për një javë zhvillohet ndeshja (numërimi i votës së diasporës).

Dy-tre ngjarje që shkëpusin vëmendjen nga numërimi i votës dhe zhvillimet e tjera të pritshme janë ato të diplomacisë dhe politikës së jashtme që Rama po kërkon të ndikojë dhe zhvillimet e pritshme brenda vendit.
Një ditë pas mbylljes së Samitit dhe  kohë së zhvillimit të Forumit Ndërkombëtar “Nisma e Investimeve të Ardhshme”, kryeministri me zgjedhjet në xhep vazhdon me  postimet e një klime të qetë duke propaganduar për një pikë  të re e tërheqjes turistike në Tiranë “Shtëpia e Evropës”.
Për zgjedhjet dhe drejtësinë formula e Ramës tashmë njihet që është heshtja dhe tërheqja e fijeve të influencës. Përsa ai duket i sigurt me zgjedhjet, ku fletët e votimit kanë tejkaluar numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje, drejtësia jo si task-force në këtë rast për krimin zgjedhor, por krimin në përgjithësi ka arritur në një nivel të ri. Autorët e krimit jo vetëm që ikin në drejtim të pa ditur, por ikin në drejtim të paditur duke lënë pas vetëm gjurmën e automjeteve të shkrumbuara (?!).
Pyetja shtrohet se çfarë forme qeverisjeje do të marrë Shqipëria tani që synon të bëhet thellësisht me ngjyrën e Rilindjes Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë?
Paracaktimi i Samiteve të Evropës, Forumit Ndërkombëtar të Investimeve, Giro d’Italia një javë më parë e dhanë efektin para dhe pas elektoral, pa pas “zjermit evropian” popullor të përshëndetjes së fitores me meritë.
Kjo atmosferë ndjehet kudo.
Në Shqipëri dhe Diasporë dhe fatkeqësisht shkon drejt një 16 vjeçari i njohur si mandati i katërt.
Kjo atmosferë mbetet e nderë edhe pse nga një raport me ndërkombëtar Rama mban qëndrim duke dashur të zgjojë dëgjimin e SHBA-ve pas ardhjes së Trump 47 në Shtëpinë e Bardhë duke ju dukur një 4 vjeçar i gjatë përpara ku Rama nuk ka kohë të zgjedhë mes 1- autokratit 12 vjeçar, 2- modeli i rezistencës si një globalist progresivist apo sorosian i shoqërisë së hapur në Evropë me politikat e njohura për shpopullimin, emigracionin dhe sistemin e drejtësisë e burgosjen e opozitës apo tek tjetra 3- ecjen pro amerikane e cila me komprometimin e zgjedhjeve të 11 Majit, 2025  po jep shenjat e para të një izolimi me shenjat e pas Luftës së Dytë Botërore.
Përse i sjellim në vëmendje këto krahasime?
I sjellim sepse Rama po mbahet si i vetmi person pas 1912 që po bën shtet.
Ju shiti shqiptarëve rrugën “Vetëm me Edin në BE” dhe Pasaportën e BE në vitin e largët 2030, në një kohë që rreth  100 mijë shqiptarëve në diasporë (48, 220 kërkesa të pa pranuara dhe 51, 056 zarfe që nuk shprehën votën), nuk ju mundësua votimi në porcionin e 245 936 personave që janë  5-6 herë më pak se numri i shqiptarëve që janë larguar, por që kanë të drejt vote ky shtrembërim numrash kërkon një analizë të thellë.
Kjo situatë me sytë e diasporës kur sheh se në qendër të Tiranës ndërtohet “Shtëpia e Evropës” për “Ndërtimin e një bote të re” të rrethuar nga propaganda e kryeministrit  i cili thotë se pas mbarimit të funksionit hapet një pikë tërheqëse për turistët, ky mendim është vajtues. Shqipëria e shpopulluar dhe pa rini, ku dëgjohet se u bë edhe oferta e 600 kompanive globale përmes Forumit Ndërkombëtar të Investimeve, frika është se në ç’mënyrë  do të kontrollohen korrupsioni dhe pushteti i autokratit që nënshkruan ofertat e investitorëve strategjikë, por ku shqiptarët mbeten jashtë.
A kanë garanci shqiptarët, kur edhe pse me një votë të hedhur në mjediset e paraburgimit Durrës, Kryetari i Bashkisë në afatet e tejkaluara pa u paraqitur në detyrë hedh mesazhin: –“E keni parë se si do të duket sheshi fundor në Bulevardin e Ri? Një projekt i mbetur me vlerën e 11 milion dollarëve nga Katari*. 
Veprimtari të tilla me ndërkombëtarë mes një procesi zgjedhor kur votat janë numëruar dhe hidhen të tjera mesazhe besueshmërie për një mandat të katërt një ngjyrësh dhe kur nga bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama në platformën e korporatave globale ekonomike sipas propagandës së ATSH veçohet :- Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit mandat të fortë, u lidh filli mes prindërve dhe ëndrrës për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa*. Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit e kuptojnë mirë se sa mund të jetë shtrembëruar vota prej pushtetit. 
Diaspora këtë mentalitet politik në drejtimin e shtetit matet ta thotë edhe përmes fjalëve të mendimtarëve patriotë që nuk kanë të krahasuar me mënyrën se si politika do ta përdorë diasporën shqiptare pa e vlerësuar dhe sidomos atë të SHBA-ve që ka mbajtur themelet institucionalë të shtetit shqiptar me dijen, shtypin dhe fjalën e lirë dhe me besimin në zot para se të shpallej pavarësia.
Mjafton të përmendim Konicën kur shkruante “Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës juglindore”, në prag të Luftës IIB për të kuptuar edhe vlerat e identitetit dhe trashëgimisë kulturore dhe gjuhës që kanë rrezik të shpërbëhen nga idetë gjithëpërfshirëse të një bote të re që ushqen largimin dhe mplakjen dhe nuk ndërton urat e komunikimit për rikthimin me prioritet të rinisë shqiptare, popullsisë me moshë të re.
Një fushatë politike sado e pabarabartë ka lënë gjurmë në dy mesazhe. BE 2030, futjen në rutinën e jetës së kontrolluar nga propaganda e pushtetit dhe pak ekonomi ku uji, energjia, infrastruktura, shkollat, spitalet do të jenë prezente në bisedat e përditshme në 5 vite të gjata. Dhe mesazhi i dytë nga opozita PD – Shqipëria Madhështore, 100 ditë reforma dhe përmirësim i dukshëm.
Populli kishte mundësi të bënte zgjedhjen e vet dhe ta mbronte të shenjtë votën.
Sot jemi një javë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Numërimi vazhdon.
Nuk pritet më thjeshtë fituesi.
Por pritet ndërtimi i një sistemi dhe zhvillimi i një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të lirë nga gjithë shqiptarët, për Shqipërinë.
________
*nën vartësinë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit/ ministre Ogerta Manastirliu-Sekretare Politike e PS e Tiranë
* 18 Maj, 2025 Shqiptarja . com- Veliaj sjell projektin e sheshit ceremonial në fund të Bulevardit të Ri: Një tjetër hap drejt Tiranës moderne 
*ATSH 17 Maj, 2025
 
 
18 Maj, 2025
 
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023).

Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.

Ekonomia2
Ekonomia2

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë; Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;

Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./Monitor

Kurti homazhe tek varri i Xhevdet Lecit: Ishte patriot e humanist

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe përfaqësues të tjerë nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, bënë homazhe në nderim të Xhevdet Lecit, në përvjetorin e 26-të të rënies së tij heroike.

Në këtë ceremoni përkujtimore, Kurti vlerësoi lart figurën dhe veprën e Xhevdet Lecit, duke theksuar angazhimin e tij të palodhur për të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht gjatë viteve 1999.

“Gjatë dekadës së ’90-ta, Xhevdet Leci kontribuoi pa pushim në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi. Ai ishte një patriot i devotshëm dhe humanist, që e forconte dhe zgjeronte përditë rezistencën popullore, e cila fillimisht ishte paqësore dhe e paarmatosur, për të kaluar më pas në kryengritje të armatosur çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja”, deklaroi Kurti.

Kurti2
Kurti2

Ai gjithashtu shtoi se figura si ajo e Xhevdet Lecit, që përfaqësojnë më të mirën e historisë sonë, duhet të shërbejnë si model dhe frymëzim për të rinjtë, në mënyrë që historia të jetojë brenda vetëdijes sonë kolektive.

Xhevdet Leci, një aktivist i përkushtuar për çështjen kombëtare, humbi jetën më 18 maj 1999 në përpjekje për të mbrojtur civilët e zhvendosur në zonën e Barilevës, duke u përballur me forcat policore serbe. bw

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet në vendin e 8-të. Triumfon Austria!

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total.

Image

Fituese në momentet e fundit u shpall kënga austriake, e cila parakaloi Izraelin me votat e publikut

 

 

Image

Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të.

Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare.

Ndërkohë publiku nga e gjithë bota i dha këngës shqiptare 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve.

Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. sn

Austria shpallet fituese e Eurovizion 2025, Shqipëria me ‘Zjerm’ renditet e 8-ta

Një mbrëmje e mbushur me muzikë, spektakël dhe energji, por edhe me tensione dhe protesta. Eurovision 2025 në Bazel u fitua nga Austria me këngëtarin me origjinë filipinase, JJ me këngën “Wasted Love”. Me një zë kontratenor të veçantë dhe një skenografi që përshkruante një varkë në mes të skenës, JJ emocionoi audiencën dhe juritë evropiane me një baladë për një dashuri platonike dhe të parealizuar.

Austria arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.

Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, në një edicion të shënuar nga përplasjet në qendër të qytetit të Bazelit mes policisë dhe protestuesve pro-palestinezë, disa prej të cilëve tentuan të hynin edhe në skenë gjatë performancës së këngëtares izraelite, Yuval Raphael.

Në vendin e tretë u rendit Estonia me 356 pikë. Shqipëria u pozicionuar në vendin e 8-të me 218 pikë, prej të cilave 173 pikë erdhën nga publiku.

Në skenën e Eurovision 2025 në Bazel, Shqipëria u paraqit me një performancë dinamike që tërhoqi vëmendjen e publikut europian. Shkodra Elektronike interpretoi këngën “Zjerm”, një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.

Performanca u karakterizua nga energji dhe një vizualitet që solli në skenë simbole kombëtare në një formë bashkëkohore. “Zjerm” u dallua për stilin e tij të veçantë dhe përpjekjen për të përfaqësuar një identitet muzikor modern që nuk harron rrënjët.

Përmes një skenografie të kuruar, kënga përcolli një mesazh për bashkëjetesë kulturore duke lënë gjurmë me origjinalitetin e saj.

Në një mbrëmje magjike, ku dritat shumëngjyrëshe vallëzonin mbi skenë, nisi nata finale e Eurovision 2025 në Bazel. Spektakli nisi me interpretimin e fituesit të vitit të kaluar, Nemo me “The Code”, përmes një performance energjike. Ashtu siç e do tradita, finalja nisi me paradën e madhe të 26 artistëve me flamujt e vendeve të tyre.

Dyshes së moderatorëve, Hancel Bruger dhe Sandra Shtuder, në finale uu bashkua edhe ylli i spektakleve italiane, Michelle Hunziker.

Ndërkohë, në mesin e performancave më të komentuara ishin dhe përfaqësuesit e Italisë, ku Lucio Corsi, i përkrahur publikisht nga emra të mëdhenj si Andrea Bocelli, Laura Pausini, Eros Ramazzotti dhe Gianna Nannini, mahniti publikun me këngën “Volevo essere un duro”. Me një stil që nuk pranon kompromise, Cors rrëmbyeu zemrat e shumë shikuesve, përfshirë edhe Ed Sheeran, i cili në rrjetet sociale e quajti këngën italiane “të shkëlqyer”. Italia u rendit në vendin e pestë.

Franca u përfaqësua nga Louane, e njohur nga filmi “La Famille Bélier”, me këngën “Maman”, një baladë me shpresën për të thyer mallkimin 48-vjeçar pa fitore për Parisin në Eurovision. Ndërkohë, San Marino solli një shpërthim energjie me DJ-n e famshëm Gabry Ponte dhe këngën “Tutta l’Italia”, i veshur me një kostum argjendi që bëri të kërcente e gjithë arena.

Suedia çmendi audiencën me grupin Kaj dhe këngën “Bara bada bastu”. Danimarka u rikthehe në finale pas gjashtë vitesh mungesë me Sissal dhe “Hallucination”, një miks elektropop me atmosferë hipnotike. Greqia solli emocione me Klavdia Papadopoulou dhe këngën “Asteromata”, që përkujton tragjeditë historike të grekëve të Pontit, ndërsa Armenia u përfaqësua me Parg dhe këngën “Survivor”.

Momente tensioni nuk munguan, pasi gjatë performancës së përfaqësueses izraelite Yuval Raphael, disa protestues tentuan të hyjnë në skenë, por u ndaluan menjëherë nga sigurimi. Skena u rikthye shpejt në normalitet.

Malta solli ngjyra me Miriana Conte dhe këngën “Serving”, një shoë i mbushur me ndryshime veshjesh, akrobaci dhe një dedikim për Toto Cutugnon, fituesin e Eurovision 1990. Zvicra, si vendi mikpritës u rendit e dhjeta dhe u përfaqësua nga Zoë Më me këngën “Voyage”, një përvojë poetike mes tymit e dritave që pushtoi arenën. Gjermania solli një frymë urbane me duon Abor & Tynna dhe këngën “Baller”, një produksion elektropop i plotë energji me tekst në gjuhën gjermane. Ndërkohë, Polonia u kthye tek natyra me Justyna Steczkoëska dhe “Gaja”, një himn për Tokën me skenografi impresionuese që përfshinte elemente uji, zjarri dhe planetësh.

Renditja e Eurovision 2025

Austria – JJ – Wasted Love

Izraeli – Yuval Raphael – New Day Will Rise

Estonia – Tommy Cash – Espresso Macchiato

Suedia – KAJ – Bara Bada Bastu

Italia – Lucio Corsi – Volevo essere un duro

Greqia – Klavdia – Asteromáta

Franca – Louane – Maman

Shqipëria – Shkodra Elektronike – Zjerm

Ukraina – Ziferblat – Bird of Pray

Zvicra – Zoë Më – Voyage

Finlanda – Erika Vikman – Ich komme

Holanda – Claude – C’est La Vie

Letonia – Tautumeitas – Bur Man Laimi

Polonia – Justyna Steczkowska – Gaja

Gjermania – Abor & Tynna – Baller

Lituania – Katarsis – Tavo Akys

Malta – Miriana Conte – Serving

Norvegjia – Kyle Alessandro – Lighter

Mbretëria e Bashkuar – Remember Monday – What The Hell Just Happened?

Armenia – Parg – Survivor

Portugalia – NAPA – Deslocado

Luksemburgu – Laura Thorn – La Poupée Monte Le Son

Danimarka – Sissal – Hallucination

Spanja – Melody – Esa diva

Islanda – VÆB – Róa

San Marino – Gabry Ponte – Tutta L’Italia

bw

Whatsapp Image 2025 05 18 At 02.10.33

 

UGSHPD: SHTËPIA E EVROPËS NË MES TË TIRANËS?!

Sot po marrim zgjedhjet.
Të shkuarën e shohim me sytë e së ardhmes!
Mbi pragmatizmin politik ndërtohet edhe skica e vizatimit si tablo pas zgjedhore shqiptare me mbajtjen e Samitit Evropian.
Ashtu vizatimi shpreh ndjesinë dokumentare të ngjarjes për t’ju rikthyer asaj sa herë që do t’u duhet studiuesve dhe gazetarëve se çfarë përfaqësoi ngritja e Shtëpisë së Evropës në mes të Tiranës, pyetjet që në skicë nuk mund të vizatohen janë të tejdukshme si mungesa e transparencës.
Ja disa pyetje pa ngjyrë?
E dha bashkia apo kryeministria vendimin per t’u ndërtuar?
Sa kushtoi?
Kush e ndërtoi?
…dhe më kryesorja: -Për sa kohë do të sa do të qëndrojë ky instalacion?
Kjo skicë nga LD-NY 25 shihet me syrin e një artisti  shqiptaro-amerikan jashtë asaj Tirane që gardhon Evropën.
Çfarëdo mesazhi që lajmet dhe sidomos propaganda qeveritare mundohet të shpërndajë për çdo nivel marrëdhëniesh dy e më shumë palëshe, në mes të një procesi zgjedhor ku edhe votat nuk janë numëruar, kuptimi i skicës është vetëm një.
Kryeministri mori zgjerim. Ai ka tani dy zyra. Një në godinën e kryeministrisë dhe një në shesh.
Duke shmangur çdo filtër lajmi dhe të mbetemi tek zbërthimi i interesave të Ramës autokrat dy janë çështjet e parashtruara:
Rama gjatë ndërtimit të Shtëpisë Evropiane në shesh, para takimit elektoral të Librazhdit:-“Nga  Sheshi Skënderbej nën hijen e vetë atij profetit të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastriotit ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Europës me datën 16 Maj dhe këtu po bëhet Shtëpia e Europës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qyteteve të Shqipërisë për Europën”
Rama gjatë një konference për shtyp më 16 Maj:-…zgjedhjet në Shqipëri janë shprehja e vullnetit të popullit 100%, jo 99%. Për pjesën tjetër, çfarëdo që duhet përmirësuar, do të duhet të bëhet, pa diskutim. Këtë kemi bërë, zgjedhje pas zgjedhje. Kështu e kemi përmirësuar procesin tonë, që nuk është ende si në Danimarkë, po është më i mirë se si ishte, dhe në pajtim me standardet e OSBE/ODIHR”.
Pra, sot po marrim zgjedhjet. Të shkuarën e shohim me sytë e së ardhmes!
Një gënjeshtër e madhe mes realitetit shqiptar të Shqipërisë së mplakur e të mpakur nga largimi prej keq qeverisjes, korrupsioni dhe kapaku i zgjedhjeve të pa numëruara me ditë prej problematikës, ishte videoja e mirëseardhjes me IA (Inteligjencën Artificiale), kushtuar vetes liderëve të Evropës.
Një fantazi që është bërë virale në rrjetet sociale nga RTSH dhe CNN që ndan Facebook-un e Ramës për Samitin dhe Turizmin, etj…etj.
Por ajo që mbetet thelbësorja mes kësaj gjetje interesante të IA (Inteligjencës Artificiale) dhe humorit të pëlqyeshëm e të pranueshëm nga të gjithë është, sarkazma që ndërtohet.
Teknologjia na mundësoi e dhe provën miqësore me Macron dhe Rama për ta parë inoçencën e këtij Samiti me idenë e hedhur në vitin 2022 mes tyre.
Ky është rotacioni?
Liderë të çimentuar në pushtet dhe Welcome to Albania duket si një ironi me demokracinë.
Welcome to Tirana, the  capital of Tyranny?
Mirë se vini në Tiranë, në kryeqytetin e Tiranisë, aty ku kryeministri ka zbritur zyrën ndërkombëtare me të njëjtin koncept vizatimesh përballë shtëpisë së qytetarëve me kryebashkiak në paraburgim.
Pyetja e qytetarëve tani është se me çfarë sysh po e shohim të përditshmen, 6 ditë pas zgjedhjeve?
17 Maj, 2025
 
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Monitor: Shqipëria voton, formula vendos

Në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, përfaqësimin më të lartë e kanë votuesit e Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, teksa shumë parti të vogla, pavarësisht votave të marra, nuk mund të çojnë mandate në Kuvend për shkak të formulës zgjedhore që u aplikua këtë herë “sistem proporcional rajonal”.

Të dhënat të përafërta nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se një mandat i Partisë Socialiste në qeveri përfaqëson rreth 9,3 mijë votues, ndërsa një deputet i koalicionit opozitar përfaqëson mbi 10 mijë votues.

Në anën tjetër, Partia Koalicioni Euroatlantik e zotit Basha, ndonëse ka marrë rreth 20 mijë vota, nuk do të përfaqësohet në Kuvend. Në rast se këto vota do të ishin në krah të Partisë Socialiste do të përktheheshin në 4 mandate.

Më të penalizuar janë votuesit e “Nisma Shqipëria bëhet” që ka mbi 56 mijë vota dhe siguron vetëm një mandat në Kuvend. Nëse këto vota do të ishin të Partisë Socialiste do të përktheheshin në 6 mandate.

Përfaqësimi i ulët i alternativave të reja në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë vjen për shkak të formulës zgjedhore sistem proporcional rajonal, bazuar në metodologjinë “D’Hondt” që favorizon forcat e mëdha.

“Sistemi ynë është bërë proporcional lokal, për të penalizuar prurjet e reja. Në një sistem proporcional kombëtar partitë e reja do të kishin sukses dhe do të ishin përcaktuese për mazhorancat politike.

Në proporcional rajonal, PS mori 83 mandate, në proporcional kombëtar do të kishte 72-74 deputetë, partitë me 3% do të duhej të kishin 3-4 deputetë, në kushtet kur pragu ynë zgjedhor është nga 2021 vetëm 1%, më parë ishte 3%”, analizoi Afrim Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Studime Politike.

Neritan Sejamini, ekonomist dhe analist pohon se fakti është që ne kemi sistem zgjedhor rajonal, ku zgjedhjet janë të pavarura njëra nga tjetra. “Në fakt ne kemi 12 zgjedhje dhe jo një zgjedhje”.

Duke qenë se rajonet kanë popullsi krejtësisht të pabarabartë njëri me tjetrin—nga Kukësi me rreth 62 mijë banorë tek Tiranë me rreth 760 mijë banorë, pra mbi 12 herë më të madhe se Kukësi— dhe për rrjedhojë numër të ndryshëm mandatesh, nga 3 Kukësi në 37 Tirana— sistemi manifeston tre tipare kryesore, sqaron Sejamini:

  1. Favorizon partitë e mëdha në kurriz të partive të vogla. Partitë e vogla apo të reja nuk kanë asnjë mundësi të sigurojnë mandate jashtë Tiranës—do të duhej të fitonin të paktën rreth 7-8 për qind në Fier dhe mbi 10 për qind në çdo qark tjetër. Pra, ato konkurrojnë realisht vetëm në Tiranë.
  2. Favorizon përqendrimin lokal në dëm të shtrirjes kombëtare. Për shembull, një parti e vogël që merr rreth 12-13 mijë vota të gjitha në Tiranë (dhe asnjë votë në qarqet e tjera) siguron një deputet; ndërsa, në një rast ekstrem, një parti e vogël që merr 11 mijë vota në çdo qark, pra rreth 132 mijë në të gjithë Shqipërinë nuk siguron dot asnjë mandat.
  3. Krijon një shpërqendrim të madh mes votës kombëtare në zgjedhje dhe vendeve në Kuvend. Nëse gjykojmë vetëm nga rezultatet brenda vendit, PS mori rreth 52% të votës popullore por mori mbi 59% për qind të vendeve në Kuvend, ose 83 nga 72 mandate që do merrte në një sistem proporcional kombëtar dhe jo rajonal.

“Sistemet zgjedhore asnjëherë nuk janë përfaqësim automatik i përqindjes së votës popullore në vende në Kuvend.

Sikurse çdo sistem zgjedhor (kryesisht përmes vendosjes së pragjeve elektorale që variojnë nga 2-3% në 10-12% në disa raste të rralla) ndëshkojnë partitë shumë të vogla me qëllim për të shmangur fragmentizimin gati automatik të parlamenteve. Megjithatë, sistemi ynë mund të konsiderohet një sistem që ka nivel të lartë shtrembërimi të vullnetit të qytetarëve dhe të fatit të partive të vogla.

Ky shtrembërim bëhet më pak i kuptueshëm kur rajonalizimi ka humbur çdo sens praktik pasi shumica e deputetëve të qarqeve nuk kanë asnjë lidhje domethënëse me këto qarqe. Përkundrazi ke deputetë që qarkullojnë nga qarku në qark në zgjedhje të ndryshme. Në këto kushte një sistem proporcional kombëtar me një prag të ulët do të ishte sistem më i mirë se ky që kemi tani”, thotë Z.Sejamini.

Zoti Krasniqi shpjegon se në sistemet proporcionale legjitimiteti i forcës politike ka më shumë rëndësi sesa vota individuale. Demokracitë më të vjetra në botë janë mazhoritare.

Formula zgjedhore e Shqipërisë bazuar në sistemin proporcional aplikohet nga vende të BE si Spanja, Portugalia dhe Belgjika. Ky sistem në vende të vogla si Shqipëria i bën me stabël qeverinë në krahasim me vendet fqinjë që aplikojnë formula të tjera që favorizojnë shpërndarjen e votave në më shumë alternativa.

Mirëpo nga ana tjetër kjo metodë djeg votat e alternativave të reja duke mos i përfaqësuar në parlament. Sipas këtij sistemi një votë në Kukës në kuptimin e mandatit vlen më shumë se një votë në Tiranë. Formula ndihmon polarizimin politik dhe ndihmon në ruajtjen e duopolit PS- PD.

Zoti Krasniqi thotë se Shqipëria prej vitit 2008 vendi aplikon sistem proporcional. “Kjo ka bërë që aktualisht kemi deputet me mbi 21 mije vota apo edhe me 360 vota. Sistemi është çështje kompromisi, ndaj vota nuk e bën më të rëndësishëm dhe as më të dobët deputetin, por nënkupton se partia është institucion, ka sistem merite dhe llogaridhënie.

Ai analizon më tej, se tek ne jo vetëm se ky parakusht nuk respektohet, po partitë nuk veprojnë si institucione llogaridhënëse dhe meritokracie. Shqetësimi lidhet edhe me etiken dhe integritetin: mbi baze të cilit sovranitet dhe legjitimitet vepron një deputet që nuk votohet dhe nuk përfaqëson, dhe çfarë vlerë ka vota në vendimmarrje”.

Formula zgjedhore i bënte më efektive votat në qytetet e mëdha. Psh në Tiranë pragu efektiv për të fituar një mandat ishte 2%, ndërsa në Kukës ngjitej ne 19% sipas formulës. Në këtë mënyrë votat e partive të vogla vlenin vetëm në qarqet e mëdha, ndërsa të voglat mbeten pa përfaqësim.

Formula e re që u aplikua këtë vit ka penalizuar edhe opozitën, e cila humbur ka humbur rreth 9 mandate, ndërsa Partia Socialiste ka fituar rreth 9 mandate. Ndryshimet ne Kodin zgjedhor vitin e kaluar rishpërndanë numrin e mandateve në qark, ku Tirana mori 1 më shumë, ndërsa Korçës ju hoq 1 mandat.

Formula rriti humbjen e votave nën pragun 1 %, të cilat me formulën e përkthehen kryesisht në karrige shtesë për partinë më të madhe./ B.Hoxha

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

BE planifikon të dyfishojë furnizimet me municione të kalibrit të rëndë në Ukrainë në vitin 2025

Bashkimi Evropian planifikon të dyfishojë dërgesat e municioneve të kalibrit të rëndë në Ukrainë gjatë këtij viti.

Kryetari i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Robert Brieger, e bëri këtë deklaratë pas një takimi të shefave të mbrojtjes të BE-së që u mbajt në Bruksel.

“Qëllimi është të dërgohen 2 milionë fishekë municione të kalibrit të rëndë në vendin tuaj gjatë vitit aktual. Pra, bëhet fjalë për dyfishimin e sasisë së vitit të kaluar”, tha ai.

Sipas Brieger, BE-ja do t’i inkurajojë shtetet anëtare të prodhojnë dhe të sigurojnë më shumë municione për të përmbushur këtë qëllim.

“Ne përpiqemi të vendosim stimuj për shtetet anëtare që të sigurojnë më shumë, të prodhojnë edhe më shumë, duke përdorur kontratat e përcaktuara nga Agjensia Evropiane e Mbrojtjes. Por gjithashtu duke ngritur iniciativa të reja, qofshin ato financiare apo nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit me industrinë e mbrojtjes të Ukrainës”, shpjegoi kryetari i Komitetit Ushtarak të BE-së. bw

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lëshuar deklarata të forta në Tiranë ndaj BE-së ku ndodhet për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Osmani tha se BE-ja po lëshon mesazhe të këqija për rajonin tonë, duke thënë se po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini dhe bllokohet Kosova.

Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së.

Më shumë kemi kërkesë sesa kemi shpresë. Kërkesat tona do të jenë të zëshme”, tha Osmani. sn

Osmani: Të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës para dialogut me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Tiranë, më 15 maj 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, para vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Më parë duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”, ka thënë Osmani në Tiranë, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin njëditor të Komunitetit Politik Evropian.

“Këtë e kam kërkuar edhe mbrëmë gjatë darkës së organizuar nga ana e BE-së, dhe do ta kërkoj edhe sot, sepse kjo do t’i jepte kredibilitet dialogut”, është shprehur presidentja e Kosovës.

Osmani ka thënë se “Kosova është gjithnjë e gatshme dhe konstruktive që të marrë pjesë në këtë proces”, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të Kosovës, në mënyrë që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Siç e dini këto masa lidhen me nevojën për t’i ulur tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Uroj që sa më shpejt do të ndodhë ky shtensionim. Pas shtensionimit mund të ecim përpara dhe t’i heqim masat”, ka thënë, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës.

Më herët, për Kosovën dhe Serbinë foli shkurt para gazetarëve në Tiranë edhe kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas.

“Presim normalizim të marrëdhënieve, sigurisht”, tha Kallas, para nisjes së samitit në Tiranë.

Presidentja e Kosovës, ndërkaq, foli edhe për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE, teksa i bëri thirrje Brukselit që të bëjë veprime konkrete.

“Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE para 2 vjetëve, por, për fat të keq, ende nuk është shqyrtuar aplikimi nga BE-ja, për shkak të disa komplikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare”, ka thënë Osmani.

“Meqenëse ky është edhe samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian, ka ardhur koha që, përtej fjalëve të bukura që u drejtohen shteteve aspiruese për anëtarësim, të ketë veprime konkrete”, është shprehur ajo para gazetarëve.

“Është shumë me rëndësi që të kemi rezultate konkrete, në veçanti për shtete si Kosova, e cila është 100 për qind në linjë të plotë me vendimet e BE-së sa i përket politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë”, ka porositur Osmani.

“Grabitin zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë”- PD protestë sot në Bulevardin e Ri

Partia Demokratike mban sot protestën e paralajmëruar më parë nga kryedemokrati Sali Berisha si një akt ndaj manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, duke i quajtur procesin më të grabitur ndonjëherë në historinë shqiptare.

Fillimisht policia refuzoi kërkesën e PD, me arsyetimin se vendi ku tubimi pritej të mbahej ishte shumë pranë vendit ku do të organizoheshin aktivitetet në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Megjithatë, ditën e djeshme u arrit një dakordësi mes policisë dhe PD, dhe protesta e demokratëve do të mbahet në Bulevardin e Ri.

Kjo zonë do të merret përsipër nga policia e kryeqytetit duke garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit. bw

Njoftimi përfundimtar- Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Pavarësisht Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet të premten e 16 majit në Tiranë, Partia Demokratike është e vendosur në mbajtjen e protestës gjatë kësaj dite.

U përfol se mund të kishte një spostim nga Bulevardi “Zogu i Parë” në një vend tjetër, por nuk do të ketë asnjë zhvendosje, teksa disa qindra metra më larg në sheshin “Skënderbej” janë në aktivitet liderët europianë.

Policia i refuzoi lejen për protestë te Zogu i Parë, madje u ndryshua edhe posteri, por PD është e vendosur që t’i shkojë deri në fund ashtu siç lajmëroi në fillim.

Nesër protesta do të zhvillohet te Bulevardi Zogu i Parë, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00. Ky është njoftimi përfundimtar. bw


Send this to a friend