VOAL

VOAL

Ndahet nga jeta në moshën 104-vjeçare aktorja e njohur e “Gone with the Wind’

July 27, 2020

Komentet

Bebe Rexha mbështet studentët shqiptarë në RMV: Shqipja është pjesë e identitetit tonë

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, artistja theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe për identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke kujtuar sakrificat ndër breza për ruajtjen e saj.

SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë lidhur me të drejtën për zhvillimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, artistja theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe për identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke kujtuar sakrificat ndër breza për ruajtjen e saj.

Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë”, është shprehur ajo.

Bebe Rexha mbështet studentët shqiptarë në RMV: Shqipja

Bebe Rexha rikujtoi gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare, ndërsa theksoi se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë qytetarët e tjerë. Reagimi i artistes vjen në kohën kur studentët shqiptarë kanë ngritur shqetësime për kufizimin e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet universitare./Dosja.al

Associated Press rendit performancën e Alis në 10 më të mirat: Si kolona zanore e një filmi!

Në artikullin e saj, AP veçon edhe praninë e aktores Raimonda Bulku gjatë performancës, si dhe momentin kur në ekran shfaqen imazhe të djemve në emigrim, një simbolikë që lidhet me largimin e bijve nga vendi.

 

AUSTRI- Associated Press e ka renditur performancën “Nân” të Alis mes 10 më të mirave të Eurovision Song Contest 2026, duke vlerësuar atmosferën dramatike dhe ngarkesën emocionale të interpretimit në skenë.

Në artikullin e saj, AP veçon edhe praninë e aktores Raimonda Bulku gjatë performancës, si dhe momentin kur në ekran shfaqen imazhe të djemve në emigrim, një simbolikë që lidhet me largimin e bijve nga vendi.

“Kënga hapet me një thirrje, ku një kor me atmosferë kishtare e shton edhe më shumë teatralitetin. Dramatike, për të thënë më të paktën! Pastaj, Alis, vokalisti pas “Nân”, merr kontrollin. Gjithçka zhvillohet si kolona zanore e një skene emocionale në një film ‘blockbuster’ dhe në skenën e finales performanca vazhdoi të kishte peshë: ai kishte veshur diçka që dukej si një parzmore me zinxhirë ndërsa një grua, që simbolizonte një nënë, lëvizte rreth tij”, shkruan Associated Press./Dosja.al

Prapaskenat në Eurovizion- Delegacioni serb tenton të pengojë valëvitjen e flamurit të Kosovës gjatë performancës së Shqipërisë

Sipas anëtarit të Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej në sallën e mediave bashkë me ekipin e RTK-së duke ndjekur paraqitjen e Shqipërisë, një grua nga delegacioni serb iu afrua dhe tentoi t’ua largojë flamurin, duke pretenduar se nuk lejohet në atë hapësirë.

AUSTRI- Një incident është raportuar në Qendrën e Mediave të festivalit të këngës Eurovision, që po mbahet këtë vit në Vjenë, ku një pjesëtare e delegacionit të Serbisë ka tentuar të pengojë valëvitjen e flamurit të Kosovës gjatë performancës së përfaqësuesit shqiptar.

Sipas anëtarit të Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej në sallën e mediave bashkë me ekipin e RTK-së duke ndjekur paraqitjen e Shqipërisë, një grua nga delegacioni serb iu afrua dhe tentoi t’ua largojë flamurin, duke pretenduar se nuk lejohet në atë hapësirë.

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se ‘ky flamur nuk lejohet këtu’. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në Facebook, duke publikuar edhe një video nga momenti i incidentit.dosja.al

Alis ndezi zemrat dhe skenën me “Nân”! Si u ndanë votat në finalen e “Eurovision”, Portugalia na besoi pikët maksimale

Mbrëmë u zhvillua nata finale e Eurovision, ndërsa vendin e parë e siguroi Bullgaria me këngën “Bangaranga”.

Përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis, i cili u ngjit i pesti në skenën e Vjenës me baladën “Nân”, dhuroi një interpretim të jashtëzakonshëm dhe thellësisht emocional. I shoqëruar nga mjeshtrja e skenës, aktorja e madhe Rajmonda Bulku, dyshja shqiptare krijoi një moment magjik, duke i rrëmbyer zemrat e spektatorëve në arenë, si dhe të miliona shikuesve në Shqipëri, Evropë dhe më gjerë.

Si u ndanë votat për Shqipërinë?

Në përfundim të llogaritjes së votave, Shqipëria arriti të grumbullojë në total 145 pikë, duke u renditur e 13-ta mes 25 vendeve që garuan në Natën finale. Kjo shifër vjen si një kombinim i vlerësimit të jurive profesionale të shteteve pjesëmarrëse dhe votave të publikut (diasporës dhe fansave evropianë).

Nga juritë e 35 shteteve, balada “Nân” u vlerësua nga 10 prej tyre, duke mbledhur 60 pikë në total, ku spikati vlerësimi maksimal nga Portugalia.

Pikët nga Juritë Profesionale për Alisin:

Portugalia: 12 pikë

Mali i Zi: 10 pikë

Kroacia: 8 pikë

Qipro: 8 pikë

Malta: 6 pikë

Azerbajxhani: 6 pikë

San Marino: 5 pikë

Belgjika: 3 pikë

Izraeli: 1 pikë

Greqia: 1 pikë

Nga ana tjetër, vota e publikut – e cila u mblodh përmes telefonatave, SMS-ve dhe votimit online gjatë kohës që dritarja ishte e hapur – i dha Shqipërisë një mbështetje domethënëse prej 85 pikësh. bw

“Nan” dhe Alis emocionojnë Europën, Shqipëria sonte në finalen e “Eurovision 2026”

Sonte, në skenën madhështore të finales së Eurovision Song 2026, Shqipëria do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”, një baladë emocionale që ka prekur publikun shqiptar dhe fansat e Eurovisionit në mbarë Europën. Pas performancës në natën e dytë të Eurovision, artisti do të ngjitet sërish sonte në skenën austriake për të sjellë një performancë plot emocion, identitet dhe kulturë shqiptare.

Kënga “Nan” është vlerësuar për tekstin e ndjerë dhe interpretimin e veçantë të Alis, duke u konsideruar si një nga përfaqësimet më artistike të Shqipërisë në vitet e fundit. Fansat shqiptarë brenda dhe jashtë vendit pritet të ndjekin me emocion performancën në finalen e madhe, me shpresën që Shqipëria të arrijë një rezultat të rëndësishëm në konkurrimin europian.

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka marrë mjaft vlerësime pozitive nga fansat dhe komentatorët e Eurovision Song 2026, sidomos për emocionin dhe interpretimin vokal.
Portali Eurovision World e përshkruan këngën si një baladë shumë emocionale me tekst të ndjerë për dashurinë e nënës dhe largimin e fëmijëve nga shtëpia.

Faqja euroalfa shkroi se “Nan” është një nga këngët më prekëse të këtij edicioni. Panelistët vlerësuan vokalin e Alis si “perfekt” dhe thanë se kënga ka potencial të fortë.

Gazeta suedeze Aftonbladet e cilësoi interpretimin si “emocional dhe teatror”, duke theksuar praninë e figurës së nënës në skenë si një element që e bën performancën më të fortë emocionalisht.

Edhe komuniteti i fansave bnë faqen Reddit reagoi shumë pozitivisht. Disa komente e quajtën performancën “të fuqishme”, “prekëse” dhe “një nga momentet më emocionale të festivalit”. Shumë komentues thanë se kënga i bëri të qanin, sidomos për shkak të temës së nënës dhe interpretimit skenik.

Finalja e Eurovision Song Contest 2026 zhvillohet sonte përpara miliona teleshikuesve në të gjithë botën, ndërsa votat e publikut dhe jurive do të përcaktojnë fituesin e këtij edicioni. Shqipëria synon të lërë gjurmë edhe këtë vit me “Nan”, një këngë që sjell emocione të forta dhe tinguj modernë të ndërthurur me elementë tradicionalë shqiptarë. bw

Eurosong, sot performon Shqipëria! Këngëtari Alis dhe mesazhi i këngës “Nan”, si do votohet

Arena “Wiener Stadthalle” në Vjenë është shndërruar në një spektakël ngjyrash dhe emocionesh me hapjen e edicionit të 70-të të “Eurovision Song Contest”, që mblodhi mijëra tifozë nga e gjithë Europa.

 

Me moton “Të Bashkuar nga Muzika” 35 shtete po garojnë për kurorën e kontinentit, në një vit që sjell rregulla të reja dhe emocione të forta. Plot 11 vjet pas organizimit të fundit, Austria është sërish mikpritëse e eventit më të madh muzikor evropian, pas fitores së këngëtarit JJ në vitin 2025. Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga këngëtari Alis me këngën “Nan”, e cila mbart një mesazh të fuqishëm dhe universal mbi figurën e nënës në familjen shqiptare.

Performanca e tij në skenë është cilësuar si një ndërthurje e thjeshtësisë së tekstit me një motiv muzikor të thellë, gjë që ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë gjigantin BBC. Gjatë një interviste në RTSH, Alis rrëfeu emocionet e provave dhe përgatitjet intensive për natën e dytë gjysmëfinale, ku do të ngjitet në skenë i 13-ti në radhë. “Çfarë mund të them, është ëndërr. Në momentin e parë që kam shkuar për të bërë provat, nuk ndihesh sikur po bën provë, ndihesh sikur po të shikon e gjithë bota.

Kjo është pjesa më e bukur që përjetojnë artistët në Eurovizion. Fansat kanë një energji që nuk di si ta përshkruaj. Jam jashtë mase mirënjohës për gjithë mbështetjen e shqiptarëve dhe uroj t’i bëj sa më krenarë”, – tha këngëtari Arlis. Përtej garës, Alis theksoi klimën e shkëlqyer miqësore me artistët e tjerë konkurrues, duke lënë të hapur edhe mundësinë e bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare pas përfundimit të festivalit. Këtë vit, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka forcuar rregullat e votimit në përgjigje të akuzave për manipulime në të kaluarën.

Numri maksimal i votave për person është përgjysmuar në 10, duke shtrënguar masat kundër aktiviteteve të dyshimta. Për të çuar Shqipërinë në finalen e madhe, mbështetja e diasporës është thelbësore. Por cilat janë procedurën e detajuar të votimit? Nëse janë pjesë e vendeve që janë pjesëmarrëse të Eurovizionit, mjafton numri 13 që është kënga përfaqësuese e Alis dhe gjithashtu kodet e vendeve të tyre.

Ndërsa nëse janë nga vende të tjera që nuk janë pjesë e Eurovizionit, ata mund të votojnë më datë 14 për këngën e Alis gjatë gjithë ditës së sotme. Nuk do të mund të votojnë në momentin që transmetohet drejtpërdrejt spektakli i Eurovizionit dhe do të mund të votojnë edhe pak minuta pasi kënga e Alis dhe pasi vetë spektakli të ketë përfunduar në mënyrë që votat e tyre të bashkohen si një buqetë dhe të na çojnë në finale. Shqipëria synon kualifikimin në finalen e madhe të së shtunës, në një garë që mbledh artistë nga e gjithë Europa dhe më gjerë. Panorama

BIRN: Edi Rama njofton koncertin e Kanye West, pavarësisht shqetësimeve për antisemitizëm

Zyra e Kryeministrit tha për BIRN se koncerti nuk do të sponsorizohet nga institucionet shqiptare, por nuk pranoi të shpjegojë promovimin nga ana e kryeministrit të West, i cili ka pasur disa koncerte të anuluara në Evropë dhe Australi për shkak të shqetësimeve lidhur me antisemitizmin.

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi të enjten se një koncert i Kanye West do të zhvillohet në vend, përmes një videoje të publikuar në Facebook, ku shfaqej reperi kontrovers dhe një mesazh i shkurtër nga Rama: “11 korrik në Tiranë.”

Zyra e Kryeministrit tha për BIRN se koncerti nuk do të sponsorizohet nga institucionet shqiptare, por nuk pranoi të shpjegojë promovimin nga ana e kryeministrit të West, i cili ka pasur disa koncerte të anuluara në Evropë dhe Australi për shkak të shqetësimeve lidhur me antisemitizmin.

Ministria e Kulturës shpjegoi se koncerti do të vetëfinancohet nga shitja e biletave, por se një koordinim ndërinstitucional do të “lehtësojë” zhvillimin e tij.

“Në çdo aspekt, është detyrimi ynë të mirëpresim dhe të lehtësojmë zhvillimin e ngjarjeve të tilla që sjellin përfitime të shumta për turizmin dhe ekonominë”, tha ministria për BIRN.

Ajo shtoi se koncerti “do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në promovimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.”

West, i njohur edhe si Ye, së fundmi u ndalua të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të komenteve antisemitike dhe një kënge që publikoi me titull “Heil Hitler”; paraqitja e tij e planifikuar në një festival në Londër u anulua. Një tjetër performancë e planifikuar në turneun e tij evropian, në Chorzów në Poloni muajin e ardhshëm, është anuluar gjithashtu.

Australia gjithashtu i ndaloi hyrjen West-it në vitin 2025.

Sidorela Vatnikaj, një aktiviste për të drejtat e njeriut në Tiranë, kritikoi vendimin për të vijuar me koncertin në Shqipëri.

“Organizimi i koncertit të tij në Tiranë është një ngjarje shumë problematike sepse… legjitimon një individ që shpesh ka përdorur popullaritetin e tij për të justifikuar dhe lavdëruar nazizmin”, tha Vatnikaj për BIRN.

Isa Myzyraj, kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, tha se “është e pakuptueshme pse kryeministri vendos të provokojë njerëzit duke promovuar Kanye West.”

“Rama është një lider shteti që në janar mbajti një fjalim në Knesset dhe shfaqet si mbështetës i Izraelit dhe, nga ana tjetër, disa muaj më vonë, promovon Kanye West, i cili, për arsye që i dimë të gjithë, ka promovuar jo vetëm antisemitizmin, por edhe udhëheqësin më barbar që ka njohur ndonjëherë njerëzimi (Hitlerin)”, tha Myzyraj për BIRN.

West ka fajësuar çrregullimin e tij bipolar për deklaratat dhe veprimet e tij antisemitike dhe pro-naziste. Ai publikoi një njoftim në The Wall Street Journal për të kërkuar falje dhe për të deklaruar se “Unë nuk jam nazist apo antisemit.”/BIRN

Kitaristi legjendar Wayne Moss ndahet nga jeta

Wayne Moss, kitaristi legjendar dhe pionieri i muzikës country, gjatë një interviste në YouTube 

Pionieri i muzikës country, ndërron jetë në moshën 88 vjeç – Ai luajti me artistë si Dolly Parton dhe Bob Dylan 

 

VOAL- Kitaristi Wayne Moss ka vdekur në moshën 88 vjeç. Një pionier i muzikës country, ai ishte anëtar i Nashville A-Team, i cili luajti me artistë si Dolly Parton, Roy Orbison, Bob Dylan dhe shumë të tjerë. I lindur në vitin 1938 në South Charleston, Virxhinia Perëndimore, Moss u transferua në Nashville në moshën 21 vjeç. Pasi filloi të luante në grupe rock ‘n’ roll në vitet 1950, ai u punësua si muzikant sesioni nga pianisti Pig Robbins dhe më vonë u takua me të mëdhenjtë e muzikës. Muzikanti themeloi Cinderella Sound, studion e tij të regjistrimit, e cila priti artistë të tillë si Steve Miller Band, Linda Ronstadt dhe Grand Funk Railroad, dhe ndihmoi në themelimin e grupeve Area Code 615 dhe Barefoot Jerry. ATS

Marinela, një nga këngëtaret më të famshme greke (Pak biografi)

VOAL- Kyriaki Papadopoulou (Selanik, 19 maj 1938 – Athinë, 28 mars 2026), e njohur më mirë si Marinela (në greqisht Marinella), ishte një nga këngëtaret më të famshme greke. Që nga fillimi i karrierës së saj, ajo publikoi 66 albume solo (disa prej të cilave u bënë platin) dhe mori pjesë në albume nga këngëtarë dhe muzikantë të tjerë. Kyriaki Papadopoulou lindi në qytetin e Selanikut, Greqi. Prindërit e saj ishin refugjatë grekë nga Kostandinopoja. Ajo ishte fëmija i katërt dhe më i vogël në një familje të madhe që, pavarësisht varfërisë, ishte e pasur me dashuri dhe talent artistik. Të gjithë anëtarët e familjes mblidheshin rreth tryezës rrotulluese dhe këndonin, ndërsa babai i saj përpiqej t’u mësonte fëmijëve hapat e valsit dhe tangos.

Që në moshë shumë të vogël, ajo filloi të këndonte në programin radiofonik “Pediki Ora” (Ora e Fëmijëve) dhe më vonë u shfaq në reklama për dyqanet Melka në Selanik. Ajo gjithashtu mori pjesë në shumë produksione teatrale për fëmijë. Ajo publikoi këngën e saj të parë në vitin 1957, “Nitsa, Elenitsa” (Helena, Helena e Vogël).

Karriera e saj e hershme u shënua nga bashkëpunimi i saj me këngëtarin Stelios Kazantzidis. Së bashku, ata u bënë dyshja më e mirë në Greqi dhe interpretuan vepra nga kompozitorë kryesorë të kohës, përfshirë Mikis Theodorakis, Manos Hadjidakis, Giorgos Zambetas dhe Vasilis Tsitsanis. Marinella u martua me Stelios Kazantzidis më 7 maj 1964 dhe udhëtuan së bashku në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara. Çifti u divorcua në shtator 1966.

Në vitin 1974, ajo përfaqësoi Greqinë në Festivalin e Këngës në Eurovision me këngën “Krasí, zálasa ke t’agori mu” (Vera, Deti dhe Djali Im), ku ajo u rendit e njëmbëdhjeta nga shtatëmbëdhjetë vende. Kënga u kompozua nga Yiorgos Katsarós, dhe teksti u shkrua nga Pizagóras.

Më 10 prill 2003, gazeta The New York Times shkroi për Marinellën: “Zëri i saj ishte i fortë dhe i butë, dhe ajo kishte praninë e një aktoreje ndërsa kërcente disa hapa ngacmues ose i sillte dinjitet dëshirës” (nga Jon Pareles). Më 29 gusht 2004, ajo kryesoi ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Athinës 2004, duke kënduar së bashku me Giorgos Natalaras, Charis Alexiou, Eleftheria Arvanitaki dhe Dimitra Galani para një audience prej 70 000 vetash. Ceremonia u ndoq nga miliona shikues televizivë në të gjithë botën.

Për ne shqiptarët, Marinela mbahet mend si këngëtarja e parë greke që këndoi në Shqipëri live në vitin 1977 (12-19 gusht 1977)…

Më pas është rikthyer në Tiranë më 11 prill 2024 për një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve bashkë me Antonis Remos.

Arti grek në zi- Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ikona e muzikës greke Marinella

Këngëtarja e njohur greke Marinella ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeç. Ishte familja që dha lajmin e trishtë.

Marinella, pësoi një goditje të rëndë në tru në skenën e Herodionit në shtator të vitit 2024.

Publiku grek i jep lamtumirën artistes së madhe që e lidhi emrin e saj me muzikën greke për 70 vjet.

Ndahet nga jeta kantautori Gino Paoli, ka shkruar disa nga pjesët më të bukura të muzikës italiane të shekullit të 20

Të gjithë mendojnë se Gino Paoli (Xhino Paoli), kantautori që shkroi disa nga pjesët më të bukura të muzikës italiane të shekullit të 20-të, është gjenovez, dhe në një farë mënyre është. Por në fakt, autori i “Senza Fine” dhe “Sapore di Sale” lindi më 23 shtator 1934, në Monfalcone. Ishte në Gjenovë, ku u zhvendos si fëmijë, që Gino Paoli – pasi punoi si hamall, dizajner grafik dhe piktor, duke fituar më shumë çmime sesa para – bëri debutimin e tij si këngëtar i sallës së vallëzimit, duke formuar më vonë një grup me miqtë e tij Luigi Tenco dhe Bruno Lauzi. Derisa shtëpia botuese e lavdishme Ricordi, e cila kishte qenë pioniere e Bellinit dhe Donizetti-t, Verdit dhe Puccinit, vendosi të zgjeronte aktivitetet e saj në muzikën pop dhe nënshkroi kontratë me këtë këngëtar me zërin e çuditshëm dhe mjaullitës.

Në vitin 1960, ai kompozoi “La Gatta”, një pjesë rreptësisht autobiografike: bëhej fjalë për papafingon pranë detit ku jetonte Gino. Albumi shiti 119 kopje, pastaj u zhduk dhe më në fund u rikthye, duke u bërë papritur një hit, duke shitur 100,000 kopje në javë. Ndërkohë, kishte filluar lidhja e dashurisë së Minës me Ornella Vanoni-n, një këngëtare e zbuluar nga Giorgio Strehler. Strehler e bindi kantautoren gjenoveze të shkruante “Senza Fine” për të, këngën që e bëri të famshme. Kështu që Mina, e dekurajuar nga shumë njerëz, regjistroi “Il cielo in una stanza”, me rezultatin që të gjithë e dimë. Kjo u pasua nga “Sassi”, “Me in tutto il mondo” (1961), “Anche se” (1962), “Sapore di sale”, “Che cosa c’è” (1963) dhe “Vivere ancora” (1964), të gjitha këngë që u bënë klasike dhe u përkthyen në shumë gjuhë. Gino Paoli, së bashku me “katër miqtë” e tij, krijuan lëvizjen e shkrimit të këngëve në Xhenova, një formë revolucionare e shprehjes muzikore që synonte të shprehte ndjenjat dhe ngjarjet e jetës reale përmes gjuhës jokonvencionale. Kënga, me një fjalë, pushon së qeni argëtim i pastër dhe braktis oleografinë për t’u bërë një formë arti më vete.

Tani piktori pa para është një këngëtar i famshëm. Vitin e kaluar, “Sapore di Sale” kishte qenë një hit, i aranzhuar nga Ennio Morricone me saksofonistin Gato Barbieri. E megjithatë, një pasdite vere, kantautori tani i pasur dhe i famshëm i kishte drejtuar një Derringer në zemër. “Doja të shihja se çfarë do të ndodhte”, shpjegoi ai më vonë. Plumbi mbetet në gjoksin e tij, si një suvenir. Ndërkohë, Paoli zbulon dhe lançon artistë të tjerë: klarinetisti i xhazit Lucio Dalla, albumin e parë të të cilit ai e prodhoi, ose Fabrizio De André i pavullnetshëm, i “detyruar” të këndonte me të në Circolo della Stampa në Xhenova. Gjithashtu ndodhi që interpretuesit më të larmishëm e “përvetësuan” librin e këngëve të Paolit: gjigantë të viteve 1950 si Claudio Villa, Carla Boni, Jula De Palma, Joe Sentieri, këngëtarë operash si Anna Moffo, aktore si Lea Massari dhe Catherine Spaak, dhe figura kryesore të viteve 1960 si Umberto Bindi, Luigi Tenco dhe Gianni Morandi. Më vonë, muzika e Gino Paolit do të përfshinte këngëtarë të tjerë të famshëm, përfshirë Patty Pravo dhe Franco Battiato.

Në vitet 1980, bashkëpunimi i tij me Zuccheron, një artist të ri ende në fazat e tij të hershme, ishte vendimtar, duke kontribuar në suksesin e tij. Por ndërsa popullariteti i tij u rrit, Paoli pësoi një krizë që e detyroi të tërhiqej nga skena muzikore për disa vite reflektimi. Rikthimi i madh i Paolit erdhi me dy albume të guximshme dhe anarkike, me të cilat veçanërisht të rinjtë mund të lidheshin. I pari, i publikuar në mesin e viteve 1970, ka titullin emblematik “I semafori rossi non sono Dio” (Dritat e Kuqe Nuk Janë Zot) dhe u muzikatua nga kompozitori katalanas Jean Manoel Serrat. I dyti, i publikuar në vitin 1977, tre vjet më vonë, titullohet “Il mio mestiere” (Profesioni Im). Të dy flasin për lirinë, demokracinë, margjinalizimin dhe diversitetin. Kjo pjekuri vazhdon të ndikojë në të gjitha albumet e tij gjatë njëzet viteve të ardhshme. Kjo u pasua nga turneu triumfues i vitit 1985 me Ornella Vanoni, përvoja e tij si anëtar i parlamentit për PCI (që më vonë u bë PDS) dhe koha e tij si këshilltar i qytetit në Arenzano. Vjeshtën pasardhëse, u publikua “Senza contorno, solo… per un’ora” (Pa Kontur, Vetëm… për një Orë), një incizim live i këngëve nga repertori i tij i ripunuar në stilin xhaz, duke përfshirë këngët e papublikuara më parë “Senza contorno” dhe “La bella e la bestia” (Bukuroshja dhe Bisha), të kënduara nga Gino me vajzën e tij Amanda Sandrelli dhe të marra nga kolona zanore e filmit Disney me të njëjtin emër.

Paoli kishte filluar të merrej me filma kur, për “Para Revolucionit” të Bertoluccit, kompozoi “Vivere ancora” dhe “Ricordati”, përpara se të shkruante përkatësisht “Una lunga storia d’amore” (1984) dhe “Da lontano” (1986), për filmat “A Woman in the Mirror” dhe “The American Bride”, të dy me Stefania Sandrelli në rolin kryesor. Gjatë atyre viteve, ai publikoi albume, përmbajtja e të cilëve bazohej në përvojën e tij të gjerë njerëzore: “La luna e mister Hyde” dhe “Averti addosso” (1984), “Cosa faccio da grande” (1986), “L’ufficio delle cose perdute” (1988), dhe më pas “Ciao salutime unH po’ Zenat,” regola”, një homazh për kantautorin e ndjerë të Livornos, Piero Ciampi, dhe “Matto come un gatto” (1991).

Më 1991 pa suksesin e jashtëzakonshëm të “Matto come un gatto” dhe këngës “Quattro amici al bar” (me Vasco Rossi). Në pranverën e vitit 1993, pasoi “King Kong”, dhe dy vjet më vonë, “Amori dispari”, në të cilën ai riafirmoi parësinë e ndjenjave në një botë që i mohonte ato. Në “Appropriazione indebita” (1996), kantautori “përvetësoi” një grusht klasikësh ndërkombëtarë dhe përktheu veprat e Lennon, Cat Stevens, Aznavour, Stevie Wonder, James Taylor dhe të tjerëve në një lloj autoportreti. “Pomodori” (1998) dhe “Per una storia” (2000) janë faqe të reja të një njeriu që nuk heq dorë kurrë nga kultivimi i pafajësisë, mrekullisë dhe imagjinatës së një fëmije të përjetshëm nën flokët e tij të bardhë.
Në vitin 2002, ai publikoi albumin e tij me këngë origjinale “Se”, kënga nga e cila “Un altro amore” u prezantua në Festivalin e 52-të të Muzikës në Sanremo, ku arriti sukses të madh me audiencën dhe kritikët, duke e konfirmuar atë si një protagonist të vërtetë të skenës muzikore italiane, gjithmonë të aftë për të rishpikur veten duke ruajtur stilin dhe përmbajtjen e kantautorit që e ka dalluar gjithmonë. Eventi i madh “Pavarotti and Friends”, gjithashtu në vitin 2002, e pa atë në skenë së bashku me emra si James Brown, Sting, Lou Reed, Grace Jones, Zucchero dhe Bocelli, duke çimentuar angazhimin shoqëror që ai gjithmonë e ka mbështetur. Viti përfundoi me mbi shtatëdhjetë koncerte me Dimi Orchestra di Roma, duke performuar në teatrot kryesore të Italisë dhe në vendet më prekëse në natyrë.
Në vitin 2004, Gino Paoli u vlerësua me “Çmimin për Arritje të Jetës” në Festivalin e Muzikës në Sanremo. Po atë vit, ai performoi në disa nga festivalet më të rëndësishme të xhazit në Itali me “Un incontro di jazz” (Një takim xhazi) së bashku me miqtë Enrico Rava, Danilo Rea, Rosario Bonaccorso dhe Roberto Gatto, duke eksploruar këtë zhanër të rafinuar muzikor, i cili kishte qenë gjithmonë një nga pasionet e tij më të mëdha. Ndër veprat e tij të shekullit të 21-të është “Ti ricordi? No, non mi ricordo”, i përbërë nga duete të ëmbla me Ornella Vanoni, i publikuar në fund të shtatorit 2004, pas ditëlindjeve të dy interpretuesve të mëdhenj. Albumet pasuese përfshijnë “Storie” (2009) dhe “Due come noi che…” (2012, Gino Paoli me Danilo Rea). Më 17 maj 2013, ai u zgjodh president i SIAE (Shoqëria Italiane e Autorëve dhe Botuesve), me qëllim luftimin e piraterisë dhe promovimin e të drejtave të autorit. Ai dha dorëheqjen nga pozicioni i tij më 24 shkurt 2015, pas hetimeve nga Policia Financiare Italiane mbi akuzat për evazion fiskal për transferimin e 2 milionë eurove në Zvicër.

Ai vdiq në qytetin e tij të lindjes, Monfalcone, më 24 mars 2026, në moshën 91 vjeç./Elida Buçpapaj

NONDA KAJNO SERENATISTI QË E DONTE KORÇËN TË FAMSHME- Nga VEPROR HASANI

 

Nonda Kajno: “Kurban për Korçën u bëra unë”

 

U linda në Korçë në një familje me tradita në fushën e muzikës, – rrëfen nonda Kajno, këngëtar dhe kompozitor i talentuar, – babai im,  Xhuvi, ishte tregtar nga më të njohurit e kohës, kreu regjistrimin në pllaka gramafoni të sazexhinjve më të njohur të trevës së Korçës, përfshi edhe këngëtaren virtuoze të këngëve popullore në vitet ’30, Qerimenë. Nëna ime Izmini, vinte nga një familje e hershme korçare, njohëse e mirë e tri gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjsht dhe greqisht), kishte kryer shkollën e vashave, në të njëjtën bankë me Tefta Tashkon, sepse ishin shoqe të ngushta, gjithashtu luante në violinë dhe merrte mësime private në pikturë nga Piktori i Popullit Vangjush Mio. U rrita  mes dashamirësve të muzikës, më pas, në vitet e para të shkollës së mesme, nisa të kompozoj. Gjatë viteve të komunnizmt, megjithëse familja ime u godit nga regjimi, munda që me talentin tim të isha kantautori më i suksesshëm i qytetit të Korçës. Në vitet 1965 formova të parën orkestër ritmike në Shqipëri me tre kitara elektrike dhe një bateri (dy vjet më vonë një orkstër e tillë u ngrit në Tiranë).

Ëndrra ime për këngën nisi kur isha në gjimnaz, në vitet 60-70. Në atë kohë nuk kishte televizione edhe radiot ishin të pakta, serenada mbetej ëndrra më e bukur e të rinjve të Korçës. Ndieja që edhe unë mund të isha një serenadist i mirë, – më përvëlonte kjo ëndërr, – ndaj nisa të gjendesha gjithnjë aty ku këndoheshin serenada. I dëgjoja me ëndje, kënaqësia ime ishte e pafundme. Serenadistët mblidheshin në shtëpitë e njëri-tjetrit, kalonin rrugicave duke kënduar, u këndonin vajzave, ëndërronin të bëheshin këngëtarë të njohur. Pa e kuptuar as vetë, nisa të këndoja edhe unë bashkë me ta. “Je një nga zërat më të bukur të grupit!”, – më thanë. Vlerësimi i tyre më bëri me krahë. Kisha nisur të këndoja me serenadistët më të mëdhenj në moshë: me Ligoraq Qanon, Sotiraq Mitren, Dhimitër Hreshovën (Taqkë Karmenin) dhe më vonë, me vëllezërit Ilia, Pandi dhe Gjergj Peleshi, Nasi Kondili etj.

(Si krijues të parë të serenadave, me sa di unë, janë: Loni Llogori, Mihal Ciko, Kristaq Antoniu, Thoma Nashi, Kol Rodhe etj). Konkurenca ishte e fortë, vazhdimisht krijoheshin grupe të reja; dikush rezistonte, dikush dilte nga gara, por përpjekjet ishin të përhershme. Grupet e serenadistëve quheshin “Pare-ra”. Pasioni për krijimin e shoqërive muzikore buronte edhe si rezultat i emigracionit në vendet e evropiane. Emigrantët sillnin prej andej melodi dhe vargje të bukura. Malli për familjen, për të dashurën, për vendlindjen i kishte shndërruar në krijues të vërtetë. Kështu po ndodhte edhe me mua: krijoja tekste, kompozoja këngë dhe këndoja.

Pasioni im për këngën nuk ishte rastësi, vija nga dy prindër me shpirt artisti. Nëna ime, Izmini, ishte pasardhëse e familjes së njohur me artisten e madhe Tefta Tashko Koço, ishin në një klasë, madje në një bankë, mike të njëra-tjetrës, ëndrrat e tyre për artin dhe këngën, ishin miqësia reale e tyre. Gjithashtu nëna ime merrte mësime edhe nga Piktori i Popullit Vangjush Mio, miqësinë me vajzën e tij, Rozeta Mion e ruan edhe sot kësaj dite. Kurse babai, Xhuvi Kajno, ishte po aq tregtar sa edhe artist, gjithnjë i gatshëm t’u gjendej pranë njerëzve të artit. Financoi me një dëshirë tejet të dukshme incizimin në pllaka gramafoni me sazexhinjtë e Korçës dhe Qerimenë, e vetmja këngëtare femër në atë kohë. Ndaj edhe tek unë kishte zënë vend pasioni për këngën. Nuk i harroj dot emocionet e kompozimit të këngës së parë, ia kushtova një vajze simpatike me emrin “Dadajka”. Nuk kam provuar gjë më të bukur se kompozimin e asaj kënge; edhe tekstin e kisha të bukur. Megjithatë, në kompozimet e mia të para, nuk i kushtoja rëndësi tekstit, por ndërsa e këndonim, dikush rregullonte një varg, dikush një tjetër, deri sa teksti i këngës bëhej po aq i bukur sa melodia. Shpesh mblidheshim dhe këndonim te shtëpia e një personazhi të njohur, Taqo Babuçi.

Ai banonte pranë shtëpisë sime, kishte shtëpi me oborr të madh. Ne mblidheshim në oborrin mbrapa shtëpisë së tij ku kishte ndërtuar një barakë sepse punonte si marangoz. Ishte edhe qejfli i pëllumbave. Në shtëpinë e tij, vinte edhe shkrimtari Teodor Laço, i cili e bëri personazh filmi, me emrin “Platon Burbuqi”. Unë luaja në kitarë, ishte vegla e parë muzikore që mësova, me të nisa të kompozoj. Më pas mësova edhe pianon. Megjithatë, në një pjesë të konsiderueshme të kompozimeve të mia, në orkestracionet e tyre kisha angazhuar kitaristë profesionistë si Edison Miso, i cili orkestroi disa prej kompozimeve të mia, si: “Korça, qyteti i ëndrrave”, “Serenatë për qytetin e serenatave”, “Zemrën peng ma more”, Lermë të të puth”, “Ditë karnavalesh”, “Pa ty”, “Kam një brengë në zemër” etj.

Mirëpo tashmë po gjendesha në një çast të vështirë. Autoritetet më të larta të Korçës kishin thirrur një mbledhje të posaçme; në qendër të ciklonit do të isha unë. Nuk e merrja dot me mend çfarë mund të ndodhte, thjesht ndihesha i tmerruar. Prisja në ankth, ç’drejtim do të merrte jeta ime… Dhe ndërsa isha duke i kujtuar të gjitha këto, dikush erdhi e më tha:  “Mbledhja e posaçme” që do të bëhet do të vendosë në qendër të sulmeve. Nuk mbaj mend të jem ndier ndonjëherë tjetër më keq se atë ditë. Dhe të gjitha këto po më ndodhnin  kur unë si kantautor gjendesha në më të mirën time. Për herë të parë ndieva keqardhje për gjithë përpjekjet e mia sepse gjithnjë kisha dashur që Korça të kishte një festival serenadash. Madje deri atë çast nuk dija të kisha bërë ndonjë gjë të keqe me këngën; në kompozimet e mia nuk kishte asgjë keqdashëse, asgjë të qëllimshme përveç asaj që më dilte prej shpirtit.

Por nga ato që më thanë, kuptova se disa prej pjesëmarrësve në mbledhje synonin të më sulmonin djallëzisht. Do të akuzohesha për liberalizëm, që do të thoshte mohim i luftës së klasave. Sipas tyre, unë kërkoja “liri absolute”, “degjenerim të rinisë”, “përpjekje për të sjellë muzikën perëndimore” etj, etj. Tashmë për ta unë isha veçse “një mikroborgjez”. Dhe të gjitha këto po ndodhnin kur mbledhja ishte ende në fillim, çfarë do të thuhej në mbyllje të saj, askush nuk e dinte. Kur mendoja se mund ta kaloja gjithë jetën në burg, dridhesha i tëri. Por asgjë s’varej nga unë. Përpiqesha të gjeja ku kisha gabuar.

 

Kundër meje, edhe mësuesja ruse

Nuk e mbaj mend mirë, duhet të kem qenë në vit të parë ose të dytë në gjimnaz, kishim edhe një mësuese ruse, gjatë orës së mësimit unë kisha thënë diçka për Rusinë, por çfarë konketisht tashmë nuk më kujtohet. Mësuesja ruse u revoltua dhe befas më tha: “Nonda, dil jashtë!” Që nga ajo ditë e në vijim, mësuesja ruse sapo hynte në klasë më thoshte: “Nonda dil jashtë!” – dhe këtë gjë vijoi ta bënte pa hqur dorë nga këmbëngulja e saj. Nuk kisha rrugë tjetër, hapja derën dhe dilja nga klasa. Të gjithë e  dinin që mësuesja ruse nuk më pranonte të hyja në mësim në orën  saj, por askush nuk i thoshte gjë, as drejtori i shkollës. Nuk e kuptoja ku e gjente gjithë atë fuqi ajo, por kisha vënë re që mësueset ruse ishin të privilegjuara në sjelljet tyre, kishin liri të plotë të silleshin si të dëshironin, fjala e tyre nuk bëhej dysh.

 

Serenada simbol i qytetit të Korçës

Këngët e Serenadës Korçare janë simbol i qytetit të Korçës, ”shpirti” dhe “zemra” e tij. Fillesat e kësaj dukurie datojnë para një shekulli e gjysëm, diku rreth fundit të shekullit të XIX dhe fillimisht ishin përshtatje ose imitime të serenadave të huaja, kryesisht nga Qefalonia e Greqisë, Italia, Spanja, apo edhe deri tek Argjentina e largët. Ato u përshtatën dhe u pasuruan gjatë praktikimit nga artistët korçarë. Serenada është në vetvete shprehja e një ndjenje përmes këngës, por jo vetëm. Atë, herë pas here e shohim në formën e një spektakli, një mizanskenë ku djali i këndon vajzës që poshtë dritares. Melodia e këtyre këngëve është monodike (një zë) ose dy, dhe në disa raste merr formë korale (deri katër zëra). Kemi këtu shembullin e korit “Lira”.Tematika e tyre është e larmishme. Në përshtatje me periudhat kur është lëvruar, ka dhe tematika sociale (këngët “Dua mëngjeset e Majit”, “S’kam ç’e dua pasurinë” apo këngët humoristike që godisnin veset apo fenomene të papërshtatëshme për kohën, etj.).

Tekstet e këngëve të serenadës i kanë shkruar kryesisht krijuesit e melodive (po përmendim vetëm disa prej tyre, sepse janë të shumtë) si: Petro Dula, motrat Olga, Dhimitra Maliqari, Vasilika Bimbli, Ligoraq Qano, Petrika dhe Naum Tërova etj. Tekste serenadash kanë shkruar edhe poetë apo intelektualë të kohës si: Asdreni, Kristaq Cepa, etj. Edhe muzika ka profesionistët e vet që e kompozuan, si: Thoma Nasi, Kristo Kono e më vonë Abaz Hajro, Mihallaq Andrea, etj. Serenadën e kanë kënduar kryesisht djemtë (burrat). Përmendim këtu grupet e ndryshme si: Qirinxhinjtë, Zabunët, Bimbllarët, Peleshët e plot grupe të tjera. Por kemi edhe shembuj të praktikimit nga femrat (motrat Olga dhe Dhimitra Maliqari, Spanja Pipa, etj).

Këngët e serenadës shoqërohen nga një formacion orkestral, kryesisht i përbërë nga instrumenta me tela (kitara, mandolina), por edhe instrumenta të tjera si: flauti, violina, fizarmonika, etj. Në ditët e sotme Serenada korçare ka evoluar në përputhje me kërkesat e kohës. Tani ajo është ngritur në stadin e muzikës që interpretohet në skenë dhe ambiente të tjera  dhe si rezultat i kësaj, edhe mënyra e trajtimit vokal dhe instrumental është pasuruar.

 

Këngët janë të pranishme në gëzimet dhe festimet familjare dhe shoqërore dhe praktikohen kudo, në skena, lokale dhe ambiente të tjera argëtuese. Serenada Korçare sot është një vlerë e pazëvendësueshme e Korçës, në “simbiozë” me emrin e saj.

 

Ftesë nga regjisori i Estradës

Në vitin 1970, kur në art dhe kulturë nisi të ndihej një farë liberalizmi, unë ngrita një orkestër me 3 kitara elektrike. Falë suksesit që kisha patur deri atëherë me këngët e mia në estradat amatore të qytetit të Korçës, regjisori i Estradës profesioniste, z. Thimi Filipi më ftoi të këndoja si këngëtar në estradë. Ftesën e prita me shumë kënaqësi, nisa të këndoja këngët e mia, suksesi ishte i madh, u pritën mirë nga të gjitha moshat, të rinjtë i përjetonin me ngazëllim të veçantë dhe ishte kjo arsyeja që Todi Lubonja, sekretar i dytë i Komitetit të Partisë në rreth më propozoi të ngrija një grup ritmik vetëm me kitara elektrike dhe bateri. Grupin e formova shumë shpejt: në kitarë luaja unë, Vojo Memeli dhe Ylli Çekrezi, kurse në bateri, Agimi i Velës, bateristi i Estradës. Në grup kishim edhe tri vajza, të veshura sipas modës që po hynte, me pantallona kauboise. Todi Lubonja vinte në prova pothuajse çdo mbrëmje dhe na inkurajonte për suksesin që merrnim nga spektatori. Përpiqeshim të krahasoheshim me grupet perëndimore të asaj kohe. Grupi ynë u bë i famshëm, patëm sukses, jo vetëm në Korçë, por kudo që shkonim edhe në qytetë të tjera të vendit. Ishte hera e parë që në Shqipëri kishte një grup të përmasave perëndimore. Salla mbushej plot e përplot çdo natë, altoparlantët gjëmonin. Unë kompozoja vazhdimisht këngë të reja ritmike për të rinjtë. Mendoja se kishte ardhur koha që Korça të kishte një festival serenadash, kështu vazhduam deri ditën që u thirr mbledhja e posçme për të marrë vendim, nëse unë duhej të shkoja në burg ose jo, sepse sipas tyre, i kisha kaluar kufijtë. Prisja në ankth çfarë do të ndodhte.

 

Kurban për Korçën u bëra unë

Nga ato që dëgjoja rreth e rrotull, nisa të kuptoja se nuk do të kisha një fund të mirë. Edhe kur shihja se salla vijonte të mbushej çdo natë plot e përplot dhe altoparlantët gjëmonin, sërish e ndjeja që fundi im do të ishte i keq. Megjithatë vazhdoja të punoja, kompozoja vazhdimisht këngë të reja ritmike për të rinjtë, por e gjithë kjo mbeti si një ëndërr e bukur, sepse gjithnjë e më shumë po kuptohej, se pas Festivalit të 11- të këngës në Radio-Televizion, ashtu si në gjithë Shqipërinë do të fillonin reprezaljet edhe në Korçë. Kurban për Korçën u bëra unë. Në degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit Korçë, u thirr një mbledhje e posaçme. Gjithë furtuna ra mbi mua. Sipas tyre unë kisha qenë liberal. kisha sjellë ritmet dhe muzikën perëndimore, kisha koncepte mikroborgjeze, desha të degjeneroja rininë etj.


Send this to a friend