VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mustafa e fsheh incidentin me serbët në Veri

By | December 2, 2016
blank

Komentet

blank

Ish-gjyqtari Simmons kërkon të dëshmojë në Kuvend, thotë se EULEX-i i dorëzoi dosje Serbisë

Ish-gjyqtari i EULEX-it Malcolm Simmons ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta hetojë Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Simmons ka shkruar në Twitter se një hetim parlamentar mes tjerash duhet të jetë edhe dorëzimi në Serbi i dosjeve të prokurorisë për krimet e kryera në Kosovë, nga ana e EULEX-it.

 

“Çështjet që duhet të jenë objekt i një hetimi parlamentar përfshijnë: 1. EULEX-i i dorëzon Serbisë dosjet e prokurorisë në lidhje me krimet e luftës të kryera në Kosovë; 2. Pretendimet e dokumentuara të ndërhyrjes në gjykimet penale; 3. Pretendimet e dokumentuara të manipulimit të dëshmitarëve të mbrojtur”, ka shkruar Simmons.

Simmons ka kërkuar që të dëshmojë para Kuvendit të Kosovës, për siç ka thënë shtrembërimin e drejtësinë në Kosovë nga ana e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, vendimi për t’i dëgjuar këto prova në Kuvend është një test i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe për vetë Kuvendin.

“Qëllimi im është që të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si Bashkimi Evropian e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë. Vendimi për t’i dëgjuar apo jo provat e mia do të jetë një test i rëndësishme për Parlamentin dhe për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Simmons.

Gazeta Express ka dërguar pyetje tek zyrtari për Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi lidhur me atë se a do t’i mundësohet ish-Gjykatësit të EULEX-it, Malcolm Simmons për të dëshmuar në Kuvend por që i njëjti s’ka kthyer përgjigje.

Simmons i ka dërguar letër edhe kryeministrit Kurti para disa ditësh ku i ka bërë të ditur se ka 3 muaj që ka kërkuar të raportojë në Kuvend për skandalet dhe gjykimet e padrejta nga EULEX.

Ai edhe nëpër deklarata publike ka shprehur vullnetin të raportojë dhe të ndihmojë institucionet në hetime me punën e EULEX-it në Kosovë.

Simmons, ka punuar si gjykatës në gjykatat e Kosovës që nga viti 2008 dhe në Misioni Evropian pȅr Sundim tȅ Ligjit-EULEX, deri në vitin 2017.

blank

Diplomohen mjekët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Turqi

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Katër kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë diplomuar në kuadër të 112 studentëve të cilët diplomuan në Universitetin e Shkencave Mjekësore, gjegjësisht në Fakultetin e Mjekësisë në Gülhane të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, katër kadetët e FSK-së pas gjashtë vjet të studimeve, kanë marrë titullin Doktor i Përgjithshëm si dhe gradën ushtarake Nëntoger.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Atasheu i Mbrojtjes në Ankara, kolonel Bekim Osmani, i cili në emër të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë Rektorit të Universitetit të Shkencave Mjekësore për mbështetjen që ky institucion ka dhënë dhe vazhdon të jep për FSK-në.

“Me këtë sukses, FSK-së i shtohen kapacitetet profesionale mjekësore ushtarake në procesin e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme të mbështetjes operacionale”, përfundon njoftimi.

blank

Motra e Ukshin Hotit beson se ai po mbahet në burgjet e Serbisë: Do ta takoj të gjallë

Motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti-Kosumi, po beson se vëllai i saj gjendet në burgjet e Serbisë, raporton Gazeta Express.

E ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ajo është shprehur se ende beson që do ta takoj të gjallë Ukshin Hotin.

“Mendoj se ai është në burgjet e Serbisë. Kjo për shkak të inteligjencës së tij. Ata e kanë vlerësuar atë, e kanë parë rrezikun ndaj atij. Unë besoj që do ta takoj të gjallë. Derisa nuk del e kundërta, unë besoj ende”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se një serbe, e cila dhëndrin e kishte ushtarak i kishte treguar se Ukshin Hoti është gjallë në burgun e Nishit.

“Unë kam dashtë me gjet vëllain tim. Me një serbe 3 vjet kam pasur kontakte. Ajo më ka thënë se e ka pa Ukshinin në burg të Nishit. Ajo e ka pas qikën në administratë dhe dhëndrin ushtarak. Në prezencën time ajo ka thënë se ai është gjallë, por nuk lëvizke askush. Ajo më pyeste se çfarë është në pyetje pse nuk po lëviz askush”, ka deklaruar ajo.

Hoti-Kosumi thotë se deri tani nuk ka pasur mbështetje për zbardhjen e fatit të vallait të saj.

“Deri tani nuk jam e kënaqur. Unë kam vrapuar edhe në Shqipëri edhe në Kosovë e Maqedoni. Kam kërkuar ku është vëllai im, por deri tani kam hasur në vesh të shurdhur. Nuk më ka përkrahur askush”, ka theksuar ajo.

Ajo është shprehur se nuk do të dorëzohet kurrë së kërkuari Ukshin Hotin e të vërtetën për të.

blank

Kosnett: Asociacioni duhet të formohet, historia s’ka filluar me Qeverinë Kurti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova ka detyrim që ta foromojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai tha se historia nuk ka nisur në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit, transmeton Gazeta Express.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë… Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, ka deklaruar Kosnett për Radio Kontakt Plus.

 

Diplomati amerikan beson se nuk do të ketë shumë hapësirë ​​për përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse të dy palët nuk janë të gatshme për kompromis.

“Administrata Biden studioi me kujdes marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar nga Vuçiq dhe Hoti në Shtëpinë e Bardhë dhe arriti në përfundimin se këto janë gjëra që duam t’i shohim palët të vazhdojnë t’i përmbushin. Ato pika rrisin tregtinë, investimet, shtojnë përpjekjet në luftën kundër terrorizmit… Ne presim që njerëzit të mos thonë, mirë, plani i Ahtisaarit nuk do të thotë asgjë më, sepse ka pasur një ndryshim në qeveri”, deklaroi Kosnett.

I pyetur nëse ai ndan optimizmin e të Dërguarit Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili tha në fillim të qershorit se mendon që arritja e marrëveshjes këtë vit është “absolutisht e mundur”, Kosnett tha ndër të tjera se është e rëndësishme të ecim përpara me një sens të caktuar urgjence.

“Sigurisht, është e nevojshme të zhvillohen negociata serioze. Kryeministri Kurti ka thënë shumë në lidhje me dëshirën për t’u përgatitur siç duhet për negociatat. Ne besojmë se është e rëndësishme që njerëzit të jenë të përgatitur për bisedime serioze, por edhe të ecin përpara për atë çështje me një sens të caktuar urgjence”, deklaroi Kosnett.

Ai është i mendimit se nëse duan më shumë investime në rajon, vendet e Ballkanit duhet t’i thyejnë barrierat dhe ta krijojnë një treg rajonal.

“Unë mendoj se ka një dritare mundësish këtu, ku është e qartë për mua që njerëzit e kuptojnë, njerëzit nga të dy vendet, njerëzit në të gjithë Ballkanin Perëndimor e kuptojnë se duhet të ketë një qasje rajonale për zgjidhjen e problemeve rajonale… Në këtë kuptim, kryeministri Kurti u kthye së fundmi nga një takim i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri, ku paraqiti një propozim të ri për një qasje të re të bashkëpunimit ekonomik rajonal. Dhe ajo që unë mendoja se ishte e rëndësishme nuk ishin detajet e propozimit, por fakti që kryeministri Kurti shkoi në takim. Ai foli jo vetëm për atë që nuk i pëlqente për qasjet e tjera, ai tashmë ka prezantuar ide të reja. E dini, një gjë që kam mësuar në Kosovë është që njerëzit flasin shumë mirë për atë që nuk duan ta bëjnë dhe atë që nuk u pëlqen. Pra, kur flasim për rëndësinë e integrimit ekonomik rajonal, njerëzit do të thoshin, ju e dini, nuk na pëlqen ideja e një mini Shengeni, nuk na pëlqen Procesi i Berlinit, nuk na pëlqen CEFTA. Në rregull, atëherë le të dëgjojmë disa ide të tjera dhe mendoj se Kosova mund të zërë një vend në tryezë dhe të flasë me Serbinë dhe të gjitha vendet e tjera në rajon për mënyrën më të mirë. Unë do të them diçka tjetër pse kjo kohë është e rëndësishme. Kryeministri Kurti sapo ka fituar zgjedhjet me një mandat të fortë. Është e qartë se populli i Kosovës dëshiron ndryshim në shumë nivele dhe unë mendoj se dëshira për ndryshim, stabilitet dhe mundësi ekonomike ka bërë jehonë në të gjithë rajonin”, tha Kosnet.

Nëse ai sheh hapësirë ​​për një zgjidhje kompromisi midis Kosovës dhe Serbisë, duke pasur parasysh se për Serbinë Kosova është pjesë e saj, ambasdori amerikan tha se koha nuk është në të dy palët.

“Unë nuk jam ambasador në Serbi. Unë do t’i lë të tjerët të flasin për këtë. Mendoj se armiku më i madh i Kosovës është vetëkënaqësia. Çfarë dua të them me këtë? Gjatë njëzet viteve të fundit, një situatë ka lindur në Kosovë ku njerëzit janë mësuar shumë me komunitetin ndërkombëtar që hedh shumë para në vend, duke ndihmuar popullin e Kosovës për t’i zgjidhur problemet e tyre. Sa herë që ndodh një krizë, anëtarët e Quintit, KFOR-i ose BE-ja janë atje për t’ua mbajtur duart njerëzve dhe për t’i ndihmuar ata në momente të tilla. Nuk do të zgjasë përgjithmonë. Kosova është bërë shumë e varur, me disa që thonë se deri në 30% e ekonomisë së saj bazohet në të hyrat nga diaspora. Nuk do të vonojë shumë. Dhe unë them që sepse në SHBA kemi shumë përvojë me komunitetet e emigrantëve që vendosen në SHBA. Modeli është gjithmonë i njëjtë. Brezi i parë do të dërgojë shumë para në shtëpi, gjenerata e dytë jo. Unë mendoj se kjo është gjithashtu e vërtetë për diasporën e Kosovës në të gjithë Evropën”, tha Kosnett.

Shtetet e Bashkuara, shtoi ai, mbeten partner i Kosovës, por programet e tyre të ndihmës synojnë ta ndihmojnë Kosovën të bëhet vend i pavarur që është i vetëmjaftueshëm dhe nuk synojnë të jenë grante të përhershme.

Kosnett theksoi se shoqëria e Kosovës duhet të bëhet më e pjekur dhe të marrë më shumë përgjegjësi.

“Ne presim që Kosova të bëhet më e pjekur si demokraci dhe si ekonomi dhe të marrë më shumë përgjegjësi. Nuk mendoj se kjo është diçka negative. Është normale që një vend në të cilin ne ofrojmë ndihmë të madhe, ta ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve të tij, të bëhet gjithnjë e më i pavarur. Rreth një vit më parë, një nga udhëheqësit politikë të Kosovës më tha, e di, është faji i ndërkombëtarëve që ne varemi kaq shumë nga ju dhe nuk mund të prisni që kjo të ndryshojë brenda natës, sepse ju e krijuat këtë kulturë. Dhe kjo duhet të merret parasysh, por përgjigjja ime është të shohim se si amerikanët i trajtojnë fëmijët e tyre. Ne i trajtojmë ata si bizhuteritë e çmuara për 18 ose 20 vjet, dhe pastaj ne themi mirë, shkoni dhe gjejeni një punë, gjejeni një apartament, jetoni jetën tuaj. Ne nuk pushojmë së dashuruari fëmijët tanë”, deklaroi Kosnett.

“Është koha që ata të bëhen më të përgjegjshëm për të ardhmen e tyre”, theksoi ambasadori amerikan.

Kur u pyet se si e sheh letrën e Albin Kurtit drejtuar abatit të manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, në të cilën ai deklaron se dëshiron ta vizitojë këtë manastir, si dëshirë të sinqertë.

“Kam biseduar për këtë me kryeministrin Kurti. Mendoj se ai dëshiron sinqerisht ta vizitojë manastirin. Mendoj se do të ishte e dobishme nëse ai do të mund ta vizitonte. Në të njëjtën kohë, qeveria ime ka qenë duke e konsideruar për një kohë të gjatë, e cila është e qartë, se ka kaluar shumë kohë dhe se Qeveria e Kosovës duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që më shumë se pesë vjet më parë. Ne e shohim këtë si çështje të drejtpërdrejtë të sundimit të ligjit. Kryeministri Kurti u zgjodh në bazë të një angazhimi të fortë për ta respektuar shtetin e së drejtës. Ne presim që ai të përmbushë shumë detyrime të tjera”, tha Kosnett.

blank

Kosovë, mbahet takim koordinues për procesin e dialogut midis komisioneve parlamentare

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar takimin e gjashtë koordinues mes kryetarëve të Komisioneve Parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi është organizuar me synim të ofrojë një platformë diskutimi, bashkërendimi dhe pajtimi në mes të komisioneve parlamentare në Kosovë rreth rolit të tyre në procesi e dialogut.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në këtë takim të cilin e konsideroi si “hartëzues” të marrëveshjeve të arritura deri më tani midis Kosovës dhe Serbisë, tha se nga fillimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi ka qenë problem implementimi i marrëveshjeve.

Ai madje tha se qeveritë e kaluara shumë shpesh kanë miratuar marrëveshje në kuadër të dialogut, por asnjëra nuk u ka sjellë atë për të cilin qeveritë kanë pritur.

“Marrëveshjet duhet të shihen si një lloj i verifikimit të njëhershëm me shumë kujdes i asaj që është arritur, i asaj që ndoshta është nënshkruar me disa shpjegime të atëhershme prej Qeverisë së Kosovës që këto do të na sjellin integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian, madje edhe me liberalizim të vizave është lidhur procesi i dialogut, por këto nuk i kemi asnjërin”, tha Konjufca.

Jeta Krasniqi nga KDI tha se procesi i dialogut nuk ka transparencë të mjaftueshme pasi që tha shumë prej marrëveshjeve nuk janë të publikuara. Ajo shtoi se shoqëria civile është e gatshme të bashkëpunojnë në procesin e dialogut.

Krasniqi tha se disa marrëveshje bien në domenin e disa komisioneve dhe në momentin kur bëhet shkëmbimi i informacionit, atëherë mund të bëhet “në mënyrë më efektive mbikëqyrja e procesit të dialogut”.

“Synimi jonë ka qenë transparenca në një anë, pasi ky proces nuk shquhet për ndonjë transparencë të madhe, duke e ditur se është një proces në përgjithësi konfidencial. Ka ende marrëveshje të cilat nuk janë ende plotësisht të publikuara si është Plani i Zbatimit të Marrëveshjes së Drejtësisë, një dokument që ende nuk është publik, por shohim se ato marrëveshje zbatohen dhe në pika caktuara janë ta zbatueshme në pika të caktuara ka ngecje”, tha ajo

Ndërkaq, kryetar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, tha se çështja e Asociacionit me komuna me shumicë serbe duhet të zhvendoset nga diskursi publik ngase është anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe në të janë gjetur disa shkelje.

“As qeveria e Serbisë nuk e sheh asociacionin me implikime ligjore ata vetëm e kanë miratuar një raport, nuk kanë miratuar në Kuvendin e tyre ndonjë marrëveshje. Kështu që, ajo as këtu as atje nuk ekziston. Ata nuk e shohin atë si marrëveshje ndërkombëtare, çuditërisht ne në Kosovë e shohim atë si marrëveshje ndërkombëtare”, tha Muja.

KDI në këtë takim ka ndarë me komisionet parlamentare rekomandimet, të arriturat dhe sfidat që komisionet kanë pasur në monitorimin e marrëveshjeve të dialogut, të evidentuara nga pesë takimet e mbajtura mes komisioneve parlamentare të legjislaturave të kaluara.

Sot në Bruksel është zhvilluar takimi i radhës midis palës kosovare dhe asaj serbe në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE). Në takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka parashtruar katër kërkesa, për të cilat në njërën tha se është heshtur, ndërsa tre janë refuzuar nga pala serbe.

blank

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor

RFE/RL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 17 tetor 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.

Shpallja e datës së zgjedhjeve pason konsultimet që ka zhvilluar presidentja Osmani me përfaqësuesit e partive politike në fillim të muajit qershor.

Më 14 qershor, një ditë para shpalljes së datës për zgjedhjet lokale, presidentja Osmani ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe në këtë pozitë ka emëruar Kreshnik Radoniqin, i cili është gjyqtar në Departamentin special të Gjykatës së Apelit.

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë kundërshtuar vendimin duke thënë se ai rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë në organizatën joqeveritare FOL, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pas zgjedhjeve të fundit parlamentare më 14 shkurt, zgjedhjet lokale do të krijojnë një hartë të re politike, por ndryshimi nuk do jetë i theksuar si në nivel qendror.

“Do të ketë ndryshime, por nga ajo që shihet edhe nga vetë qytetarët, nuk është se janë më të kënaqurit nga të zgjedhurit në nivel qendror. Kështu që nuk besoj se kjo shumicë do të reflektojë edhe në nivel lokal, sepse ka një zhgënjim mjaft të madh sa i përket punës së qeverisë deri më tani, pasi i kanë të gjitha mundësitë që të punojnë dhe marrin vendime më të shpejta, për shkak të shumicës që kanë në Kuvendin e Kosovës”, tha Demolli-Nimani.

blank

Pas shkarkimit të Dakës, emërohet kryetari i ri i KQZ-së

Kryetari i ri i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi duke bërë betimin para presidentes, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

“Kryetarja e KQZ-së me veprimet e saj, sidomos përgjatë procesit të zgjedhjeve te parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cenuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së. Kryesuesja e KQZ-së, në shumë raste nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike, kështu duke pamundësuar balancën e nevojshme në këtë organ. Në fakt, në disa raste, sjelljet e kryesueses janë të njëjta me ato të disa përfaqësueses të partive politike të KQZ-së. rrjedhimisht, kryesuesja, qoftë me veprim apo mosveprim, ka kontribuar në përshkallëzim të situatës përgjatë mbledhjeve të këtij organi”, thuhet në vendimin e presidencës.

Pas shkarkimit të Dakës, Osmani emëroi Kreshnik Radoniqin, kryetar të ri të KQZ-së, i cili është gjyqtar në Departamentin special të Gjykatës së Apelit.

Radoniqi ka kryer studimet në nivelin bachelor në Prishtinë, ndërkaq ato të nivelit master në Shtetet e Bashkuara.

Shoqëria civile: Shkarkimi i Dakës, i motivuar politikisht

Njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile kanë kundërshtuar vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e Dakës, duke e cilësuar si vendim të motivuar politikisht, “si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”.

“Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse”, thuhet në reagimin e organizatave të shoqërisë civile.

Ndërkaq, më herët gjatë të hënës, Radio Evropa e Lirë raportoi se gjatë takimit në mes të Dakës dhe presidentes, Osmani, kjo e fundit i kërkoi Dakës dorëheqjen nga kreu i KQZ-së, në këmbim të një “mirënjohjeje”.

Por Daka refuzoi të japë dorëheqjen, pasi siç ka thënë ajo, “ka kryer detyrën në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Kryetari i KQZ-së emërohet dhe shkarkohet nga presidenti. Mandati shtatëvjeçar i Dakës përfundonte më 2025.

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka e ka udhëhequr Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që nga qershori i vitit 2010.

blank

Kosova shënon 22 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s

Një ushtar i KFOR-it para flamurit të NATO-s.

 

RFE/RL

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë bërë homazhe në Prishtinë te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 22 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ndërhyrja e NATO-s, përkatësisht dislokimi i trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 12 qershor, 1999, pasoi fushatën e sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi, që zgjati 78 ditë.

Kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu tha se hyrja e forcave të NATO-s së bashku me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i sollën vendit, pas një sakrifice mbinjerëzore lirinë, çlirimin dhe paqen.

“Kjo pllakë përkujtimore shënon historinë e re te Kosovës dhe bashkëpunimin tonë të fuqishëm me aleatët perëndimorë”, tha Osmani.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se liria ishte pasojë e kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve, por po ashtu edhe i “bashkimit të kontributit të përpjekjes tonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtar”.

“Me vete faktin që aleanca me e madhe ushtarake i doli në ndihmë popullit të Kosovës dhe u mobilizua struktura me e madhe ushtarake demokratike në botë dhe e bombardoi Serbinë për shkak të gjenocidit që ajo ushtroi mbi popullin e Kosovës, kjo flet se kauza jone ishte e drejtë, që liria jone ishte shumë e shenjtë, prandaj duhet ta mbrojmë e ta ruajme atë me çdo kusht”, tha Konjufca.

Ndërsa kryeministri, Albin Kurti tha se në qershorin e vitit 1999 këmbësoria e NATO-s iu bashkua ndërhyrjes ajrore “kundër Jugosllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar, gjenocidin kundë popullit shqiptar”

“Më 12 qershor kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe ia përkujtojmë vetes për çdo dite sepse të gjithë ato gra e burra që u sakrifikuan dhe dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, pavarësisë sonë, të cilën duhet ta shpiejmë më tej me zhvillim drejtësi dhe demokraci”, tha Kurti.

Sulmet ajrore, filluan më 24 mars, 1999, pas dështimit të bisedimeve në Rambuje të Francës, ku me ndërmjetësimin ndërkombëtar ishte zhvilluar konferenca paqësore atë kohë ndërmjet autoriteteve të atëhershme të Serbisë dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës. Marrëveshjen e kompromisit e kishte pranuar pala nga Kosova, por jo edhe delegacioni nga Serbia, çka edhe solli më pas vendimin e shteteve perëndimore dhe NATO-s, për nisjen e fushatës ajrore kundër caqeve ushtarake serbe. Këto sulme, u ndërmorrën për të ndalë krimet dhe spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga ana e forcave serbe nën komandën e Sllobodan Millosheviqit.

Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo Rezolutë, ishte një kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara – UNMIK, e cila administronte fazën tranzitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

Një ditë më herët, ishte nënshkruar edhe Marrëveshja Teknike e Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, më 12 qershor 1999, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.

Sot, 22 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat e paqeruajtëse të KFOR-it (NATO-s) janë në numër më të vogël, gjithsej 3.600, në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.

Zëvëndëskomandanti i KFOR-it, Gunter Schopf, tha se KFOR-it do të qëndrojë aq sa do të jetë e nevojshme për të ruajtur paqen për të gjitha grupet etnike në Kosovë.

blank

Kurti: Qeveritë e kaluara bënë dëm përmes dialogut

Shkëlqim Hysenaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po raporton në kuvend për ecurinë e procesit të dialogut me Serbinë.

Në fillim të seancës, kryeministri Kurti bëri analizë të proceseve të kaluara të dialogut dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Kurti përmendi një nga një marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, duke thënë se nga to pritej përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës ashtu edhe të Serbisë, gjë e cila sipas tij nuk ndodhi.

Duke folur për marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës, kryeministri Kurti tha se vërehen deficite shumë të mëdha.

“Ndonëse arsyeja e vendosjes së fusnotës ishte fakti që pesë shtetet e BE-së dhe Serbia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës apo Kosovën si Republikë, fusnota nuk i është vënë termit Republikë, por emrit Kosovë. Fusnota i është vënë emrit Kosovë. Dëmi që është shkaktuar nga qeveritë paraprake është se 22 shtete të BE-së që e njohin republikën tonë, sot detyrohen t’i nënshtrohen vullnetit të pesë shteteve anëtare”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti nuk ka pranuar të flasë shumë për takimin e 15 qershorit, ku në Bruksel pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kurti ka thënë se nuk mund të paraqesë asnjë platformë për dialogun, pasi siç tha ai, dialogut të ri ende nuk i dihet agjenda.

“U kërkua që këtu ne të vijmë më platformë për takimin e së martës. Gabim do të ishte. Është gabim. A e dini pse? Sepse në javën e ardhshme nuk do të ketë takim të ri të dialogut të vjetër. Nuk do të jetë një takim i radhës i të njëjtin dialog që na ka sjellë në këtë situatë. Por do të jetë takim për dialogun e ardhshëm. Ky është dallim i madh konceptual”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se qeveritë e kaluara që kanë udhëhequr me procesin e dialogut kanë bërë gabime të shumta që kanë vendosur Kosovën në një pozitë të dobët.

“Çfarëdo platforme për dialogun e ri do të ishte gabim para takimit për dialogun. Platforma nuk është hapi i parë. Kur e përpilon platformën e ke pranuar dialogun, dialogut që ende si dihet agjenda. Prandaj ju keni bërë këso gabime dhe na keni sjellë në këtë situatë”, deklaroi kryeministri Kurti.

Hoxhaj kritikon paraqitjen e Kurtit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kritikoi paraqitjen e kryeministrit Kurti.

Hoxhaj tha se priste që në këtë seancë të diskutonte për dialogun ku kryeministri do t’i bënë publike parimet, qëllimet, temat, afatet kohore.

“Mënyra se si ka folur sot për dialogun, kësaj i thonë sharlatanizëm, papërgjegjësi, sjellje joserioze dhe jodinjitoze. Sinqeritet cinik dhe fraza hipokrite, mjerisht”, deklaroi Hoxhaj.

Hoxhaj tha se paraqitja e kryeministrit Kurti ia ka bërë të qartë atij se dialogu me Serbinë nuk është i përgatitur politikisht e as në aspektin diplomatik.

LDK: Kurti po shkon në dialog i papërgatitur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, akuzoi kryeministrin Kurti se po shkon në raundin e ri të bisedimeve i papërgatitur dhe duke shkelur çdo parim e premtim që të kishte dhënë sa ishte në opozitë.

Abdixhiku kritikoi Kurtin, i cili, sipas tij ka ndryshuar aq shumë prej se ka ardhur në pushtet saqë ka harruar faktin se për shumë vite kishte kundërshtuar dialogun pa kushte.

“Ju do të duhej që në këtë kuvend të paraqisni një dokument që së paku i paraqet parimet e kufizimet tuaja në këtë proces të rëndësishëm dhe keni pasur tre muaj ditë kohë. Këtë kohë e keni shfrytëzuar sërish për populizëm duke thënë se dialogu nuk është prioritet, por ja që të martën vizitën e dytë të tuajën jashtë vendit me dy këmbë e duar në tavolinë dialoguese”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se çdo marrëveshje që mund të nënshkruajë qeveria e drejtuar nga Albin Kurti duhet të kalojë nëpër filtrin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Haradinaj do që SHBA-ja të ketë një të dërguar për dialogun

Të papërgjegjshëm e ka cilësuar raportimin e kryeministrit Albin Kurti, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj kërkoi nga qeveria dhe kryeministri Kurti që me çdo kusht të kërkojnë nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, emërimin e një emisari për dialogun Kosovë-Serbi.

“Pse kryeministri i Kosovës nuk i drejtohet presidentin amerikan (Joe Biden) së bashku me presidenten (Vjosa Osmani), kryetarin e kuvendit (Glauk Konjufca), qoftë edhe me partitë e tjera dhe t’i kërkohet një i ngarkuar special, një emisar special për dialogun Kosovë-Serbi, për njohjen, siç e ka quajtur presidenti Biden, reciproke, më në fund. Ku është problemi pra?”, deklaroi Haradinaj.

Së fundmi ka pasur kërkesa të shumta të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të dinë më shumë për objektivat e qeverisë nga procesi i dialogut si dhe për faktin se kur parashihet që të ndodhë një marrëveshje finale dhe se çfarë do të përfshijë ajo?

Dialogu pritet të rifillojë të martën më 15 qershor.

Ky takim është konfirmuar nga zyrtarët në Prishtinë, Beograd dhe Bashkim Evropian.

Para këtij takimi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të marrin pjesë në këtë takim për të cilin Kurti tha se ‘nuk është vazhdim i dialogut’ të kaluar, duke e quajtur ‘dialog i ardhshëm’.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se raundi i ardhshëm i dialogut me Kosovën “nuk do të jetë i lehtë”, porse, sipas tij, është e rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë, për të ulur tensionet dhe për të garantuar sigurinë e serbëve në Kosovë.

Procesi i dialogut ngeci vitin e kaluar kur asokohe, pala serbe rihapi çështjen e zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në Kosovë është kundërshtuar vazhdimisht formimi i një asociacioni njëetnik, derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kurti nuk ka nevojë të shkojë në Bruksel, nëse nuk dëshiron të bisedojë për formimin e Asociacionit.

Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk u zbatua asnjëherë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

blank

Arben Malaj: Kongres i jashtëzakonshëm i PS në stadium? I panevojshëm dhe turpërues për socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka komentuar vendimin e PS për të mbajtur kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin ‘’Air Albania’’.

Sipas Malajt, një vendim i tillë është i panevojshëm dhe turpërues për socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm pasi mitingu brohoritës pas zgjedhjeve nuk e zgjidh lakun e dështimeve për integrimin .

Ai thekson se kongres në stadium nuk kanë mbajtur deri më sot as Erdogan, Orban, Fiden Kastro, Kim Jong Un apo dhe partia komuniste e Kinës me 1.4 miliardë banorë.

Malaj ironizon me thënien e Presidentit të 3-të të SHBA, Thomas Jefferson kur i thoshte të birit se në jetë ka dhe fitore turpëruese.

 

STATUSI NGA ARBEN MALAJ

Kongres apo miting brohoritës pas zgjedhjeve që nuk e zgjidhën lakun e dështimeve të përsëritura në proçesin dhe perspektivën euro-atlantike.

Janë ftuar vetëm për të dëgjuar dhe duartrokitur me ovacione?

Kongres të jashtëzakonshëm në stadium??

I pa nevojshëm dhe turpëruese për socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm.

As Orban, as Erdoğan, por as Fidel Kastro apo Kim Jung, lideri i Koresë së Veriut – nuk kanë mbërritur deri këtu.

Edhe partia komuniste e Kinës qe perfaqeson 1.4 miliarde banore nuk ka bere deri sot kongres partie ne stadiume.

Si ka mundësi që Rilindja që “përfaqëson” një popullsi në tkurrje me më pak se 3 milion banorë, bën kongres të jashtëzakonshëm në stadium?!

Keqardhje për situatën kritike ku ka arritur nënshtrimi i verbër i “përfaqësuesve” të popullit dhe të partisë ndaj disa rilindasve  parafabrikatë arrogantë, të babëzitur, të korruptuar dhe të kapur nga oligarkët.

Këta oligarkë po keq-përdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manekina që i lëvizin sipas interesave të tyre për përfitime abuzive dhe varfëruese për shqiptarët.

Në këtë rast vlen më shumë se kurrë mësimi që presidenti Jefferson i jepte djalit të tij se në jetë ka edhe fitore turpëruese.

Kapja e shtetit e dëmton demokracinë dhe sigurinë si të shqiptarëve, të SHBA dhe BE më shumë se çdo formë tjetër e korrupsionit.

Kjo është sfidë shumë e vështirë por pa e fituar luftën kundër pandërshkueshmërisë paqja e qëndrueshme dhe siguria –  jo vetëm në Ballkanin Perëndimor do të jenë risk.

Ditë të mbarë!

blank

Vjosa Osmani nis vizitën zyrtare në Estoni, pritet nga homologia e saj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të lartë në Estoni, ku do ta realizojë një vizitë dy ditore.

Para pak çastesh, Osmani është takuar me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid.

Gjatë ditës, Osmani pritet të takohet edhe me presidentin e Parlamentit të Estonisë, Jüri Ratas, kryeministren Kaja Kallas, si dhe kryesuesin e Komitetit për çështje evropiane, Siim Kallas.

Këtë vizitë në Estoni, Osmani e ka cilësuar si mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit me shtetin, i cili bart primatin në nivel global për E-qeverisje.

Presidentja ka theksuar se vizita në Estoni do t`i hapë rrugë vendosjes së bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, por edhe ndërmjet bizneseve. Sipas Osmanit, Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Estonisë nga fusha e teknologjisë informative, ekonomia mbrojtja, siguria, arsimi, shëndetësia, turizmi dhe shkëmbimi kulturor.

blank

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington pas paralajmërimit për sanksione nga Shtëpia e Bardhë, sqaron pse nuk përmendet marrëveshja e Ahtisaarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përmes një Urdhri Ekzekutiv ka paraparë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Citaku ka sqaruar se urdhri i nënshkruar nga Biden është vazhdim i atij fillestar që ishte nënshkruar në vitin 2001, e ku  parashikohen sanksione për individë të Ballkanit Perëndimor që shihen si rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, derisa, tani janë paraparë edhe sanksione ndaj personave që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike.

Citaku ka thënë se në urdhrin që ka nënshkruar presidenti aktual amerikan, është shtuar edhe marrëveshja e Prespës, derisa, te shtetet e Ballkanit Perëndimor që mund të kenë sanksione, është shtuar edhe Shqipëria.

“Diçka për urdhrin ekzekutiv të Presidentit Biden. Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001( është amandamentuar ndërkohë). Dmth, urdhri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush.  Presidenti Biden vetëm e ka ripërtërirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë ( ndonëse urdhri i adresohet Ballkanit Perëndimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite)”, ka shtuar ish-ambasadorja e Kosovës, duke sqaruar se pse në këtë marrëveshje sipas saj nuk është shtuar edhe marrëveshja e Ahtisarit.

“Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA”, shtoi e njëjta.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, korrupsioni dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe të partnerëve e aleatëve.

Presidenti Biden shprehet në urdhrin ekzekutiv se “është e nevojshme të bllokohen pronat dhe interesat mbi pronat e çdo personi për të cilin Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit, ka arritur në përfundimin se minon proceset ose institucionet demokratike, apo marrëveshjet ose kornizë rajonale për sigurinë, paqen, bashkëpunimin, njohjen reciproke, ose mekanizmat e llogaridhënies, janë të përfshirë në shkelje serioze të të drejtave të njeriut, apo të përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsion”.

Urdhri që zgjeron kompetencat për të marrë masa ndaj personave që janë të përfshirë në këto kategori, pason vendimin e Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar për ta shpallur luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Urdhri fillestar ekzekutiv i vitit 2001 nga ish-Presidenti George w. Bush, pas luftërave në Ballkan, parashikonte sanksione në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, shkeljen e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën dhe kërcënonte stabilitetin në rajon.

Ky urdhër është rinovuar çdo vit që atëherë nga Presidentët amerikanë./GazetaExpress/


Send this to a friend