VOAL

VOAL

MUNER RRËFEN HISTORITË SHQIPTARE NË TRIESTE NGA SHEKULLI XIV

May 17, 2015

Komentet

“Diaspora ka bërë 300 protesta deri tani”- Studentja nga Gjermania: Nga 14-16 gusht do jemi këtu të bashkuar për revolucion dhe për Shqipërinë e re!

Një vajzë e re studente shqiptare në Gjermani, deklaroi nga podiumi i protestës në ditën e 66-të të saj se askush nuk e mendonte se rezistenca qytetare do vijonte kaq gjatë, edhe me mbështetjen e Diasporës.

 

Ajo deklaroi se deri tani në Diasporë ishin mbajtur të paktën 300 protesta dhe 10 prej tyre në Mynih. Ajo shprehu mbështetjen e plotë për protestuesit, deri në realizimin e qëllimit për një Shqipëri të re.

“300 protesta të mbajtura deri tani në diasporë. Vetëm në Mynih janë mbajtur deri tani 10 protesta. Diaspora është me ju, keni mbështetjen e saj”, tha ajo.

Studentja lajmëroi se edhe në datat 14-16 gusht emigrantët do të jenë masivisht në Tiranë për të protestuar kombëtarisht.

“Në datën 14, 15 e 16 do të jemi këtu me diasporën në shesh së bashku. Do të jemi këtu për Shqipërinë e re dhe revolucionin tonë. Jemi të gjithë bashkë për të sjellë Shqipërinë e re. Na duhen njerëz me dinjitet dhe ne jemi njerëz me dinjitet. Ne po e bëjmë revolucionin tani, Shqipëria nuk ka parë ndonjëherë që për 66 ditë të mbahet protestë dhe marshim, jemi bashkë”, përfundoi studentja thirrjen e saj publike. Panorama

Iu dha lamtumira aktivistes së shquar shqiptaro-amerikane Lisa Milicaj Bajraktari – Harry Bajraktari: Lamtumirë e dashur Lisa – I pranishëm edhe kongresmeni Ritchie Torres

Lamtumirë, e Dashur Lisa 🕊️

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që na qëndruan pranë 🤍

3 gusht 2026

Nga Harry Bajraktari

Ditët e fundit kanë qenë ndër më të vështirat e jetës sime. Lamtumira me Lisën, bashkëshorten dhe shoqen time të jetës, ka lënë në zemrën time një zbrazëti që fjalët nuk mund ta përshkruajnë.

Megjithatë, në momentet tona më të vështira, familjet Bajraktari dhe Milicaj ishin të rrethuara me dashurinë, respektin dhe ngushëllimin e shumë familjarëve e miqve që erdhën nga mbarë bota dhe na kontaktuan përmes telefonatave, letrave, mesazheve, luleve dhe lutjeve 🇺🇸 🇦🇱 🇽🇰

Disa e kishin njohur Lisën prej shumë vitesh. Të tjerë e njihnin përmes shërbimit publik, biznesit apo kontributit të saj për Amerikën dhe çështjen shqiptare. Prania e tyre na kujtoi se sa shumë jetë kishte prekur Lisa.

Homazhet dhe pritja e ngushëllimeve u mbajtën më 31 korrik 2026, në Shtëpinë e Funeraleve “Pleasant Manor”, në Thornwood të Nju Jorkut.

I jam thellësisht mirënjohës kongresmenit Ritchie Torres, miku im dhe miku i madh i shqiptarëve, i cili erdhi për të shprehur ngushëllimet dhe i dorëzoi familjes sonë një flamur amerikan që valoi mbi Kupolën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara më 29 korrik 2026, në nderim të Lisës. Ishte ky një nder i madh për Lisën e cila e donte jashtëzakonisht shumë Amerikën.

Kongresmeni Mike Lawler, miku im dhe miku i madh i shqiptarëve, na nderoi me praninë e tij në meshë dhe në lutjet për shpirtin e Lisës. Prania e tij dhe mbështetja që na dha nderoi familjen tonë.

Ambasadori William Walker erdhi për të shprehur ngushëllimet e tij dhe për të nderuar Lisën dhe familjen tonë. Ishte nder i madh të kishim pranë nesh njeriun që ndihmoi në shpëtimin e popullit të Kosovës.

Rasim Hasanaj, ish-Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet në Shqipëri, udhëtoi nga Tirana për të qenë me ne. Nuk gjej dot fjalët për të shprehur se sa shumë më ka nderuar prania e tij.

Falënderoj gjithashtu Kol Milicajn, kushëririn e Lisës, i cili udhëtoi nga Zvicra për të qenë me ne.

Kryetari i Qarkut Westchester, Ken Jenkins, dhe Kryetari i Bashkisë së Yonkersit, Mike Spano, gjithashtu na u gjendën pranë. I falënderoj të dy që gjetën kohën për të qenë me ne.

I jam thellësisht mirënjohës Anu Prattipatit, e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, për letrën e saj të ngushëllimeve.

E falënderoj Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili nderoi familjen tonë me një telegram ngushëllimi. I jam mirënjohës gjithashtu Princ Lekës për mesazhin e tij të ngrohtë.

Morëm letra dhe mesazhe edhe nga ish-Presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe Vjosa Osmani. I falënderoj të gjithë që më nderuan mua dhe familjen time.

I jam shumë mirënjohës ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, dhe bashkëshortes së tij, Lilit, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre dhe dërguan një kurorë të bukur me lule në kujtim të Lisës.

Dëshiroj të falënderoj ish-Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe bashkëshorten e tij, Anitën, të cilët ishin ndër të parët që më kontaktuan pasi morën vesh për ndarjen nga jeta të Lisës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit i Kosovës, Dimal Basha, erdhi për homazhe dhe përcolli ngushëllimet në emër të Kryeministrit Albin Kurti.

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha, ishte gjithashtu me ne, ashtu si edhe Dr. Rifat Latifi, ish-Ministër i Shëndetësisë i Kosovës. Prania e tyre nderoi shumë familjen tonë.

U nderuam gjithashtu me praninë e gjyqtares së parë shqiptaro-amerikane në New York Edit Shkreli, të ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj si dhe ish-drejtorit të Zërit të Amerikës, Elez Biberajt.

Dëshiroj të falënderoj gjithashtu Diamant Hysenajn, kandidatin republikan për distriktin e 14-të të Kongresit në Nju Jork, i cili, së bashku me bashkëshorten, qëndroi me ne gjatë ceremonisë mortore, shërbesës kishtare dhe varrimit.

I jam mirënjohës gjithashtu për mesazhet e ngushëllimit Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha; Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri; deputetëve Armend Zemaj, Besnik Tahiri dhe Vigan Qorrolli; ish-deputetes Donika Kadaj-Bujupi; ish-Ambasadores Vlora Çitaku; si dhe ambasadorëve Ilir Dugolli, Blerim Reka dhe Ervin Bushati.

Falënderoj gjithashtu ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli; ish-Ambasadorin Bekim Sejdiu; këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza; ish-Kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj; filantropin Lazim Destani; ish-Ambasadorin Flamur Gashi; studiuesin dhe autorin Bejtullah Destani; ish-diplomaten Teuta Sahatqija; Sazar Jakupin, i cili na kontaktoi nga Australia; si dhe ish-Ambasadorin Genc Muçaj.

I jam mirënjohës gjithashtu Profesor Arben Sulejmanit, drejtues i marrëdhënieve me jashtë pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, i cili shprehu ngushëllimet në emër të Baba Mondit, udhëheqësi i Kryegjyshatës Botërore bektashiane.

Falenderoj edhe ish-Ministrit Ahmet Shala, i cili më telefonoi nga Vietnami; Dr. Albina Balidemaj Basha dhe Gjeneral Xhavit Gashin nga Universiteti Amerikan i Kosovës për letrën e ngushëllimit; si dhe gazetaren e Newsmax, Lidia Curanaj, për mesazhin e ngushëllimit.

Shumë mirënjohës që kishim pranë në homazhe Dom Pjetër Popajn, Imam Edin Gjonajn dhe At José Félix Ortegën, të cilët na ofruan lutjet dhe mbështetjen e tyre gjatë këtyre ditëve të vështira.

I jam mirënjohës edhe Imzot Dodë Gjergjit, i cili më ngushëlloi dhe më njoftoi se ka organizuar një meshë në nderim të Lisës në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Edhe Muhamet Boja, djali i ish-Myftiut të nderuar Rexhep Boja, na kontaktoi për të shprehur ngushëllimet e tij.

Një falënderim i veçantë shkon për Dr. Alan Coffino, i cili u kujdes për Lisën gjatë viteve të fundit të jetës së saj dhe ishte pranë nesh për të nderuar kujtimin e saj.

Me ne ishin gjithashtu shumë anëtarë dhe liderë të komunitetit shqiptaro-amerikan nga e gjithë zona e tri shteteve (New York, New Jersey dhe Connecticut).

Kemi marrë edhe shumë letra dhe mesazhe të tjera nga miq në mbarë botën.

Meqenëse është e pamundur të përmend secilin që erdhi, telefonoi, shkroi, dërgoi lule apo bëri lutje, më lejoni t’ju falënderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës. Ju falënderoj dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve.

Më 1 gusht 2026, Dom Pjetër Popaj mbajti meshën dhe lutjet për shpirtin e Lisës në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale të Nju Jorkut.

Gjatë shërbesës, djali im, Florim Bajraktari, mbajti një fjalim në kujtim të Lisës, në emër të familjes sonë. Ai foli për përkushtimin e saj ndaj familjes, dashurinë për Amerikën, krenarinë për trashëgiminë shqiptare dhe angazhimin e saj ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan dhe çështjeve shqiptare.

Kur Florimi përfundoi fjalën, të pranishmit e pritën me duartrokitje. Ishte një moment emocionues për familjen tonë.

Pas shërbesës kishtare, u nisëm për në Varrezat në ‘Washington Memorial Park’, në Mount Sinai të Long Islandit, Nju Jork, ku Lisa u përcoll për në banesën e fundit në parcelën e familjes Bajraktari. At Robert Kuznik i Kishës Katolike Shën James udhëhoqi ceremoninë e varrimit dhe lutjet e fundit.

Ky ishte momenti më i vështirë për ne. Por, ndërsa qëndronim së bashku për lutjet e fundit, të rrethuar nga familjarë e miq, e ndjemë sërish se nuk ishim vetëm në këtë dhimbje.

Lisa më ka lënë amanet që unë të qëndroj i fortë për familjen tonë dhe të vazhdoj të punoj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për çështjen shqiptare. Pikërisht kështu do ta nderoj kujtimin e saj: duke çuar përpara misionin dhe vlerat në të cilat ajo besonte.🇺🇸 🇦🇱 🇽🇰

Shpirti i saj u prehtë ne paqe. Zoti e bekoftë shpirtin e saj dhe Zoti ju bekoftë ju të gjithëve 🙏

📸 Fotografitë nga: Dritan Haxhia

************************************************************

Farewell to My Beloved Lisa 🕊️

With Heartfelt Gratitude to All Who Stood With Us 🤍

August 3, 2026

By Harry Bajraktari

The past several days have been the hardest of my life. Saying goodbye to my wife and my partner in life, Lisa, has left an emptiness that words cannot describe.

Yet, even in the deepest moments of our grief, the Bajraktari and Milicaj families were surrounded by an extraordinary outpouring of love, respect, and compassion. People from around the world came to be with us and reached out through telephone calls, letters, messages, flowers and prayers 🇺🇸 🇦🇱 🇽🇰

Some had known Lisa for many years. Others knew her through her public service, her business, or her commitment to America and the Albanian cause. Their presence reminded us how many lives Lisa had touched.

The wake and visitation were held on July 31, 2026, at Pleasant Manor Funeral Home, Thornwood, New York.

I am deeply grateful to Congressman Ritchie Torres, my great friend and a great friend of the Albanina nation, who came to offer his condolences and presented our family with an American flag that had been flown over the United States Capitol in Lisa’s honor on July 29, 2026. It was a deeply meaningful tribute to a woman who loved the United States of America.

Congressman Mike Lawler, my great friend and a great friend of the Albanina nation, honored us with his presence at the Mass, joining our family in paying tribute to Lisa’s life and praying for her soul. His presence and support meant a great deal to our family.

Ambassador William Walker came to pay his respects to Lisa. It was a true honor to have with us the man who helped save the people of Kosova.

Rasim Hasanaj, former Chairman of Albania’s State Committee on Cults, traveled from Tirana to be with us. I cannot find the words to express how much his presence meant to me and my family.

I also thank Kol Milicaj, Lisa’s cousin, who traveled from Switzerland to be with us.

Westchester County Executive Ken Jenkins and Yonkers Mayor Mike Spano also joined us to stand beside our family. I thank them both for taking the time to be with us.

I am deeply grateful to Anu Prattipati, Chargé d’Affaires at the U.S. Embassy in Pristina, for her thoughtful letter of condolence.

I thank President Bajram Begaj of Albania for honoring our family with a thoughtful letter of condolence. I am also grateful to Prince Leka for his heartfelt message of condolence.

We also received letters and messages from former Presidents of Kosova Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga, and Vjosa Osmani. I thank them all. They truly honored me and my family.

I am deeply grateful to former Prime Minister of Albania Dr. Sali Berisha and his wife, Lili, who sent their condolences and a beautiful floral wreath in Lisa’s memory.

I want to thank Former Prime Minister of Kosova Ramush Haradinaj and his wife, Anita, who were among the first people to contact me after learning of Lisa’s passing.

Kosova’s Minister of Infrastructure and Transport, Dimal Basha, came to pay his respects and conveyed condolences on behalf of Prime Minister Albin Kurti.

Former Albanian Ambassador to United Kingdom Mal Berisha was also with us, as was Dr. Rifat Latifi, former Minister of Health of Kosova. Their presence is deeply appreciated.

We were honored to have with us Judge Edit Shkreli, the first Albanian-American judge in New York, former Councilman Mark Gjonaj and former director of Voice of America, Elez Biberaj.

I also want to thank Diamant Hysenaj, the Republican candidate for New York’s 14th Congressional District, who attended with his wife and remained with us through the funeral, church service, and burial.

I am also grateful for the thoughtful messages of condolence from Albania’s Foreign Minister Ferit Hoxha; Mayor of Peja Gazmend Muhaxheri; MPs Armend Zemaj, Besnik Tahiri, and Vigan Qorrolli; former MP Donika Kadaj-Bujupi; former Ambassador Vlora Çitaku; and Ambassadors Ilir Dugolli, Blerim Reka, and Ervin Bushati.

My sincere thanks also go to former Speaker of the Assembly of Kosova Ilaz Ramajli; former Ambassador Bekim Sejdiu; distinguished Albanian singer Shkurte Fejza; former Mayor of Tropoja Besnik Dushaj; philanthropist Lazim Destani; former Ambassador Flamur Gashi; author Bejtullah Destani; former diplomat Teuta Sahatqija; Sazar Jakupi, who reached out from Australia; and former Ambassador Genc Muçaj.

I am grateful as well to Professor Arben Sulejmani, Head of Foreign Affairs at the World Bektashi who expressed condolences on behalf Baba Mondi, the World Leader of Bektashi Order.

I also thank former Minister Ahmet Shala, who called me from Vietnam; Dr. Albina Balidemaj Basha and General Xhavit Gashi of American University of Kosova for a thoughtful letter; and Newsmax journalist Lidia Curanaj for her message of condolence.

We were grateful to have Father Pjetër Popaj, Imam Edin Gjonaj, and Father José Félix Ortega with us, offering their prayers and support during these difficult days.

I am also deeply grateful to Bishop Dodë Gjergji, who offered his condolences and informed me that he organized a Mass in Lisa’s honor at the Cathedral of Saint Mother Teresa in Prishtina.

Muhamet Boja, the son of the respected former Mufti Rexhep Boja, also reached out with his condolences and prayers.

I offer special thanks to Dr. Alan Coffino, who cared for Lisa during the last few years of her life and joined us in honoring her memory.

We were also joined by a large number of members and leaders of the Albanian-American community from throughout the tri-state area, and we received many more letters and messages from friends around the world.

Since it is impossible to name everyone who came, called, wrote, sent flowers, or offered a prayer, please allow me to thank each and every one of you from the bottom of my heart. Thank you, and God bless all of you.

On August 1, 2026, Father Pjetër Popaj held a Mass and led prayers for Lisa’s soul at Our Lady of Shkodra Albanian Catholic Church, Hartsdale, New York.

During the service, my son, Florim Bajraktari, delivered remarks in Lisa’s memory on behalf of our family. He spoke about her devotion to her family, her love for America, her pride in her Albanian heritage, and her commitment to the Albanian-American community and Albanian causes.

When Florim finished speaking, those present responded with heartfelt applause. It was a deeply emotional moment for our family.

After the church service, we traveled to Washington Memorial Park Cemetery at Mount Sinai, Long Island of New York, where Lisa was laid to rest in the Bajraktari Family Garden. Father Robert Kuznik of St. James Catholic Church led the burial service and the final prayers.

That was the most difficult part of our farewell. But as we stood together for the final prayers, surrounded by relatives and friends, we felt once again that we were not carrying our sorrow alone.

Lisa wanted me to be strong for our family and to continue working for the United States of America and for the Albanian cause. That is exactly how I will honor her memory: by carrying forward the mission and the values she believed in. 🇺🇸 🇦🇱 🇽🇰

May she rest in eternal peace. God bless her soul, and God bless all of you 🙏

Nga lotët e nënave u bë deti i kripur- Nga Sokol Demaku

 

 

Në 35 vjetorin e eksodit më të madh shqiptar nga porti i Durrësit, ku drama e  mijëra  njerëzve të cilët ikën nga atdheu i tyre në kerkim të lirisë dhe një jete me të mirë, në botën e premtuar dhe të lirë, këto ditë doli nga shtypi në gjuhën suedeze libri ”Örnens land” – ”Atdheu i shqiponjave” i autorit Sokol Demaku në botim të Shtëpisë botuese suedeze  nga Stockholm ”Solförlag”, me një përshkrim të fuqishëm të dhimbjes dhe trishtimit që rëndonte mbi vendin, teksa mijëra shqiptarë morën rrugën e mërgimit dhe sjellë në vëmendje një plagë që vijon të mbetet pjesë e historisë sonë kolektive.

 

Ndërsa redaktori i librit në hyrje të librit thotë:

 

-Një vend i ndërtuar mbi mundin kolektiv dhe disiplinën ideologjike po fillon ngadalë të plasaritet nën peshën e korrupsionit dhe premtimeve të pambajtura. Udhëtimi dramatik i Shqipërisë përmes diktaturës, luftës, izolimit dhe një demokracie të brishtë të shënuar nga kontradiktat është theksuar në këtë përmbledhje esesh. Ato janë histori të asaj që humbet kur një shpresë e përbashkët venitet dhe të asaj që megjithatë jeton.

Me nerv dhe prani poetike, autori Sokol Demaku portretizon historinë, politikën dhe çështjet e identitetit të vendit dhe humbjen e një shprese të përbashkët për të ardhmen. Është një reflektim mbi çmimin e lirisë dhe mbi aftësinë njerëzore për të duruar si pikëllimin ashtu edhe krenarinë në të njëjtën kohë.

 

Në vazhdim nje esse e marrë nga libri ”Örnens land” përkthye në shqip nga autori

                     “Nga lotët e nënave u bë deti i kripur”

 

Pranvera e vitit 1991 shënoi një periudhë të errët në historinë e Shqipërisë, kur vendi nisi të zbrazet nga populli i tij nën valën e emigracionit masiv. Edhe pse demokracia zyrtarisht kishte ardhur në vendin e izoluar dhe të varfër, kushtet ishin aq të vështira sa njerëzit nuk shihnin rrugëdalje tjetër veçse ikjen. Siç thuhet: “Nga lotët e nënave u bë deti i kripur” – një përshkrim i fuqishëm i dhimbjes dhe trishtimit që rëndonte mbi vendin, teksa mijëra shqiptarë morën rrugën e mërgimit.

Në vend që të qëndronin dhe të ndërtonin atdheun e tyre, shqiptarët u detyruan t’i lënë pas gjithçka. Ishte tragjike të shihje sesi vendi, i ndërtuar me mund e sakrifica për 45 vjet, po shembej për vetëm një vit. Ndërkohë vazhdonte edhe shkatërrimi i asaj pak gjëje që kishte mbetur, dhe kjo është një realitet që edhe sot ndikon në jetën dhe vetëdijen e shqiptarëve.

Në qytetet-port të Durrësit, Vlorës e Sarandës u zhvilluan skena dëshpërimi. Portet u mbushën me anije të mëdha e të vogla, shumë prej tyre të vjetra e të rrënuara, të tejmbushura me fëmijë, gra dhe të rinj. Njerëzit prisnin orë të tëra, të dëshpëruar për t’i shpëtuar atdheut të tyre, i cili tashmë u dukej si një burg i madh. Ata që largoheshin e dinin se ndoshta nuk do të ktheheshin më kurrë, se po humbnin jo vetëm vendin e tyre, por edhe një pjesë të identitetit dhe jetës familjare.

Paradoksi ishte se, ndërsa këto skena tragjike zhvilloheshin, dëgjoheshin premtime komike e boshe nga udhëheqësit e rinj demokratë, të cilët flisnin për ndërtimin e një Shqipërie demokratike. Shumë prej këtyre udhëheqësve dukeshin sikur besonin se krijimi i një partie me emrin “Partia Demokratike” automatikisht i bënte ata luftëtarë për demokracinë, megjithëse gjendja e vendit dhe vuajtjet e popullit tregonin një histori krejt tjetër.

Për shqiptarët, të cilët prej brezash kishin luftuar nën kushte të vështira jetese, kjo ikje masive ishte një kujtesë e dhimbshme se edhe kur ndodhin ndryshime politike, ato nuk janë gjithmonë për më mirë. Premtimet e Perëndimit për liri dhe demokraci dukeshin të largëta, kur njerëzit hidheshin mbi anije për të ikur. Ky kapitull i historisë së Shqipërisë ka lënë plagë të thella që ndihen ende sot, në një vend që ende lufton me pasojat e kësaj periudhe kaotike.

Kur Shqipëria, pas 45 vitesh komunizëm e socializëm, u përball papritur me një realitet të ri demokratik, ishte një kohë pritjesh të mëdha dhe shprese. Shumë besuan se liria më në fund ishte afër dhe se tani do të jetonin një jetë si gjithë njerëzit e tjerë në botë. Por për shumë të tjerë ajo u kthye në një zhgënjim të hidhur.

Megjithëse për premtimet e mëdha për një jetë më të mirë dhe demokraci, shumë njerëz ende nuk kanë përgjigje dhe pse kjo doli kaq katastrofik. Ata që udhëhoqën vendin në këtë periudhë të turbullt pohonin se demokracia kishte fituar, por për njerëzit e thjeshtë ishte më shumë një kohë vuajtjesh e mjerimi të shtuar. Disa prej atyre që kishin marrë pjesë në përmbysje u zhdukën gjithashtu, dhe deti Adriatik e ai Jon u bënë simbole të tragjedisë që goditi shumë shqiptarë në këtë periudhë.

Një rrëfim prekës që pasqyron këtë është ai i një nëne që vizitoi portin me vajzën e saj të vogël. Ajo vendosi lule në detin e qetë, ndërsa qante e i fliste heshtur detit, sikur kërkonte përgjigje për të dashurit e saj që nuk u kthyen më. Ajo i tregonte vajzës së saj për vëllanë, i cili u zhduk në det dhe askush nuk e dinte nëse jetonte apo ishte bërë pjesë e thellësive të tij. Kur vajza e vogël pyeti pse deti ishte i kripur, nëna iu përgjigj me trishtim se ”deti ishte bërë i kripur nga lotët e nënave”. Ky është një simbol i dhimbjes dhe pikëllimit të thellë që shumë familje bartin ende.

Gjatë asaj periudhe intensive në fund të shkurtit dhe fillim të marsit 1991, kur mijëra shqiptarë iknin nga vendi përmes portit të Durrësit, ishte një tragjedi pa skenar e pa regjisor, ku spektatorët ishin vetë të goditurit. Populli po linte atdheun, familjet dhe të afërmit, për t’u arratisur drejt të panjohurës mbi anije të tejmbushura e shpeshherë të pasigurta.

Kjo periudhë u karakterizua si një tragjedi e thellë dhe humbje, ku shpresa për një jetë më të mirë shpesh zëvendësohej nga realiteti i një beteje të vazhdueshme dhe humbjeje. Është një kujtesë se sa komplekse dhe të dhimbshme mund të jenë tranzicionet, sidomos kur bëhet fjalë për ndryshimin e të gjithë strukturës politike dhe sociale të një vendi.

Pas 45 vitesh jetese nën një diktaturë dhe përballjes me një realitet të ri politik, shumë shpresonin për një të ardhme më të mirë kur demokracia mbërriti në vend. Por, kjo u kthye në një periudhë te shënuar nga humbje dhe vuajtje të mëtejshme.

Shumë shqiptarë ndiheshin sikur po iknin nga hija e diktatorit, edhe pse ai kishte vdekur dhe statuja e tij ishte rrëzuar. Demokracia e re që u premtua nuk dukej se përmbushte pritshmëritë, dhe ata që erdhën në pushtet nuk dukeshin të sinqertë në menaxhimin e vendit në një mënyrë që reflektonte vlerat e demokracisë. Në vend të përmirësimit të situatës, dukej sikur ata që sundonin promovonin vetëm interesat e tyre dhe të atyre që i ndihmuan të arrinin pushtetin.

Si nazistët pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët morën me vete bashkëpunëtorët e tyre kur humbën, shumë panë elitën e re të pushtetit si një grup që shfrytëzonte situatën për përfitim personal, ndërsa populli vazhdonte të vuante. Piramidat financiare dhe strukturat e tjera të korruptuara u bënë simbole të dështimit të sistemit, dhe puna dhe djersa e popullit gjatë periudhës së komunizmit u bënë objekt shkatërrimi në vend të njohjes.

Kjo periudhë e dhimbshme në historinë e Shqipërisë, e shënuar nga eksperimentet politike dhe ndryshimet sipërfaqësore, ka lënë plagë të thella. Duket sikur ishte një kohë kur të gjitha mundësitë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për popullin u shkatërruan, dhe ajo që mbeti ishte një komb që ndihej i braktisur nga udhëheqësit e vet dhe nga aktorë të jashtëm që kishin ushtruar ndikim mbi fatin e tyre.

Është një rrëfim mbi zhgënjimin dhe dhimbjen që ende ndikon Shqipërinë sot. Shumë e kujtojnë këtë periudhë si një kohë humbjesh dhe tragjedie të jashtëzakonshme, ku premtimet për një të ardhme më të mirë përmes demokracisë nuk u realizuan, por u kthyen në sfida dhe vuajtje të reja për popullin shqiptar. Është një kujtesë se sa komplekse dhe e vështirë mund të jetë tranzicioni nga një regjim totalitar në një rend demokratik, veçanërisht kur udhëheqësit e rinj nuk i përmbushin pritshmëritë e popullit dhe përkeqësojnë situatën që tashmë ishte e vështirë.

Gjatë kësaj periudhe, kur shumë njerëz në vend besonin se do të gjenin lirinë dhe një jetë më të mirë përmes demokracisë, ndodhi një shkatërrim shkatërrues i të kaluarës dhe një humbje e kujtimeve të rëndësishme kulturore dhe historike.

Është e dhimbshme të mendosh se si njerëzit, në dëshpërimin dhe rebelimin e tyre, digjnin gjithçka që mund të digjej – nga letrat dhe gazetat deri te librat dhe dokumentet. Kjo dëshirë për të shkatërruar të kaluarën, për të kthyer kujtimet në hi dhe pluhur, mund të shihet si një simbol i ndjenjës së thellë për të fshirë çdo gjurmë të asaj që ka qenë.

Librat dhe gazetat janë më shumë se faqe të printuara; ata bartin kujtime, histori dhe dije që janë të vlefshme për të kuptuar zhvillimin e një vendi dhe për të ruajtur trashëgiminë e tij kulturore. Kur këto dokumente digjeshin, humbeshin jo vetëm objekte fizike, por edhe pjesë të rëndësishme të kujtesës kolektive të popullit. Ka një ironi të thellë në faktin se ndërsa shqiptarët luftonin për t’u çliruar nga e kaluara, ata zgjodhën të shkatërronin provat e saj, sikur kjo të mund ta bënte të kaluarën të pavlefshme.

Mohimi i të kaluarës mund të shihet si një formë e mashtrimit ndaj vetes, një mënyrë për të shmangur përballimin me të vërtetat e vështira dhe gabimet që formuan situatën e tyre aktuale. Duke djegur librat dhe dokumentet, disa përpiqeshin të krijonin një fillim të ri, por kjo mund të ketë çuar gjithashtu në humbjen e mësimeve dhe njohurive të rëndësishme.

Është gjithashtu interesante të përmend se kishte individë që përpiqeshin të ruanin gjithçka që mund të fshihej dhe të mbrohej. Këta njerëz treguan një vullnet të fortë për të mbajtur gjallë kulturën dhe trashëgiminë e tyre, edhe kur dukej se gjithçka po shkatërrohej.

Ndërsa mbizotëronte kaosi dhe konfliktet gjatë kësaj periudhe, u pa se shumë nga ata që luftonin për ndryshim nuk kishin vetëm armiq jashtë, por edhe brenda radhëve të tyre. Djegia e librave dhe dokumenteve u bë simbolike për betejën e brendshme që karakterizonte këtë periudhë. Ishte sikur gjithçka që i kujtonte të kaluarës u bë një armik në vetvete, diçka që duhej shkatërruar për të hapur vend për të ardhmen.

Siç përmendet, historia më në fund do të gjykojë këto veprime, dhe mund të marrë kohë që e vërteta dhe pajtimi të dalin në dritë. Ndërkohë, ata që vazhdojnë të ruajnë dhe kuptojnë trashëgiminë e tyre kulturore do të luajnë një rol të rëndësishëm në ndihmën e gjeneratave të ardhshme për të kuptuar dhe për të mësuar nga e kaluara, pavarësisht përpjekjeve për ta shkatërruar atë.

ZVËRNECI NUK ËSHTË CANCUN Nga Valentin Lumaj

 

Replikë ndaj shkrimit të z. Gani Vila, “Nga Cancuni në Zvërnec e Sazan” botuar në gazetën Dielli.

Shkrimi i Gani Vilës, “Nga Cancuni në Zvërnec e Sazan”, i botuar në gazetën Dielli, përpiqet ta paraqesë projektin e mbështetur nga qeveria e Edi Ramës si një çek të bardhë për Shqipërinë dhe protestat qytetare si kundërshtim ndaj investimeve të huaja, duke i dhënë lexuesit faktin e kryer: projekti duhet pranuar, përndryshe Shqipëria po humbet një shans historik.

Vila përsërit narrativën e qeverisë Rama duke ndërtuar një seri tezash që përputhen drejtpërdrejt me narrativën qeveritare: Investimi paraqitet si një “mundësi historike” që nuk duhet humbur; kundërshtimi ndaj investimeve lidhet në mënyrë të tërthortë me frikën nga zhvillimi; kapitali amerikan paraqitet thuajse automatikisht si garanci ligjshmërie dhe interesi kombëtar dhe projekti lidhet me NATO-n, stabilitetin dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë.

Krahasimi mund të tingëllojë tërheqës, por është i paplotë, manipulativ dhe çorientues. Vila na tregon hotelet, turistët, aeroportet dhe kapitalin e Cancunit, por anashkalon pyetjet vendimtare të Zvërnecit në lidhje me pronarët legjitimë të tokës, kujt i është shitur toka, procedurat, transparencën, mjedisin, ekosistemin, përfitimin dhe interesin publik shqiptar, Pa përgjigje konkrete, fjalët “investim strategjik”, “aleat strategjik” dhe “zhvillim” bëhen slogane për të mbyllur debatin, jo argumente për ta hapur atë.

Një investim privat, nuk bëhet interes kombëtar vetëm sepse investitori është amerikan. Vlerat amerikane nuk janë bindja e verbër ndaj pushtetit. Ato janë mbrojtja e pronës private, sundimi i ligjit, transparenca, konkurrenca e ndershme dhe përgjegjshmëria e institucioneve.

Si një protestues dhe mbështetës i protestave, i kujtoj Z. Vila se askush nuk është kundër investimeve amerikane. Shqiptarët e kanë konsideruar gjithmonë Amerikën aleatin e tyre më të rëndësishëm. Protestuesit nuk janë kundër zhvillimit, Amerikës, turizmit apo investitorëve të huaj.

Ata po kundërshtojnë përdorimin e të emrit të Amerikës si alibi politike për të justifikuar vendime të errëta. Amerika nuk mund të përdoret si mburojë për Edi Ramën. Protestat janë kundër zhvillimit pa ligj, kundër një qeverisjeje të korruptuar, që vepron pa transparencë dhe i trajton pasuritë e Shqipërisë sikur t’i kishte pronë private.

Nga ana tjetër, krahasimi i Vilës fsheh një ndryshim themelor historik dhe juridik; Cancuni nuk u ndërtua mbi një tokë private të kontestuar, Cancuni nuk lindi thjesht nga ardhja spontane e investitorëve të huaj mbi prona private të qytetarëve. Ai ishte një projekt i planifikuar nga shteti federal meksikan. Përmes institucionit që më vonë u bë FONATUR, shteti grumbulloi dhe administroi territorin, hartoi planin urbanistik, ndërtoi infrastrukturën dhe më pas u ofroi investitorëve parcela të përgatitura për zhvillim. Rishikimi zyrtar i politikës turistike të Meksikës e përshkruan rolin e FONATUR-it në blerjen dhe administrimin e tokës, ndërtimin e infrastrukturës dhe shitjen e parcelave investitorëve privatë. Pra, Cancuni u krijua si projekt shtetëror, mbi tokë të mbledhur dhe të administruar nga institucione publike.

Kjo është krejt ndryshe nga një projekt ku qytetarët pretendojnë pronësi private ekzistuese dhe kundërshtojnë të drejtën e qeverisë për ta transferuar apo zhvilluar atë territor. Zvërneci nuk mund të trajtohet si një bregdet pa pronarë, pa banorë, pa histori dhe pa kufizime ligjore.

Prandaj çështja nuk është nëse Shqipëria duhet të zhvillohet, por nëse mund të quhet zhvillim një projekt që nis pa zgjidhur pronësinë, pa transparencë të plotë dhe pa miratimin real të komunitetit.

Për këto arsye, shkrimi i z. Vila nuk është analizë e balancuar, por një mbrojtje e tërthortë e politikës së Edi Ramës.

Apologjetët e pushtetit, nuk mbrojnë zhvillimin; ata mbrojnë çdo vendim të qeverisë, edhe kur mungon transparenca, kur ligji anashkalohet dhe kur qytetarëve u kërkohet të besojnë pa parë asnjë dokument. Kjo nuk është analizë por është propagandë.

Vila na tregon vetëm njërën anë të Cancunit: hotelet, plazhet, turistët dhe vendet e punës.

Gani Vila muk thotë se zhvillimi turistik dhe i pasurive të paluajtshme në Cancun me rritjen e fluksit të mëdh financiar, turizmit, ndërtimimeve, e ndërthurur me rritjen e korrupsionit qeveritar, degradimin e shtetit Meksikan dhe dobësitë institucionale krijuan mundësi për depërtimin e krimit të organizuar.

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron se në shtetin Quintana Roo, ku ndodhet Cancuni, ekziston rrezik dhune nga kartelet, bandat dhe organizatat kriminale. Ai përmend përplasje mes grupeve rivale, viktima të pafajshme dhe krime në zonat turistike dhe joturistike, duke këshilluar kujdes të shtuar në Cancun, Tulum dhe Playa del Carmen.

Prandaj Cancuni më shumë se një fotografi e bukur për një artikull propagandistik e turistit të mahnitur Gani Vila, është një paralajmërim i fortë se kur turizmi, ndërtimi, politika dhe kapitali i paqartë ndërthuren pa kontroll, bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh ekonominë e ligjshme nga paratë kriminale.

Në fakt, Shqipëria dhe Meksika janë dy vende të ndryshme, me rreziqe të ngjashme. Në Meksikë, grupet kriminale ushtrojnë në kontroll territorial, zhvatje dhe dhunë të drejtpërdrejtë. Në Shqipëri, ndikimi shfaqet përmes trafikut ndërkombëtar, parave të pista, ndërtimit, pasurive të paluajtshme, turizmit dhe lidhjeve me biznesin e politikën.

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë vazhdon të kërkojë hetime financiare më sistematike në çështjet e krimit të organizuar, luftë më të fortë kundër pastrimit të parave dhe sekuestrim të pasurive kriminale.

Kjo e bën edhe më të rrezikshme propagandën e cekët e zotit Vila që mat zhvillimin vetëm me numrin e vinçave, hoteleve dhe resorteve. I kujtoj z. Vila se një ndërtesë e re nuk provon automatikisht zhvillim. Një resort luksoz nuk provon automatikisht interes publik. Një investim i madh nuk provon automatikisht se kapitali është i pastër, prona është e ligjshme dhe procedura është demokratike. Shqipëria nuk duhet të kopjojë vetëm hotelet e Cancunit. Duhet të mësojë edhe nga rreziqet që Cancuni përfaqëson.

Nëse z. Vila kërkon një model amerikan, le të rekomandojë zhvillimin e Zvërnecit sipas modelit të zhvillimit të Miami Beach.

Miami Beach u zhvillua përmes pronarëve dhe investitorëve privatë që zotëronin ose blenë ligjërisht tokën, e ndanë në parcela dhe investuan në infrastrukturë, ndërsa qyteti krijoi institucione, rregulla urbanistike dhe kontroll publik.

Modeli amerikan nuk është: “Qeveria vendos, investitori vjen dhe qytetari duhet të heshtë.” Modeli amerikan është: pronësi e qartë, kontrata të ligjshme, transparencë, leje, planifikim publik, kontroll gjyqësor dhe e drejta e qytetarit për ta kundërshtuar projektin.

Si përfundim, zgjedhja që përpiqet të imponojë propaganda e zotit Vila dhe adjutantëve të Edi Ramës është e rreme. Shqiptarët nuk duhet të zgjedhin mes varfërisë dhe dorëzimit të bregdetit. Nuk duhet të zgjedhin mes izolimit dhe marrëveshjeve të fshehta. Nuk duhet të zgjedhin mes miqësisë me Amerikën dhe mbrojtjes së pronës së tyre. Shqipëria mund të ketë investime serioze dhe njëkohësisht të respektojë ligjin, pronën, natyrën dhe qytetarët.

Një projekt është strategjik vetëm kur është transparent, i ligjshëm, i kontrolluar publikisht dhe në shërbim të qytetarëve. Përndryshe, termi “investim strategjik” mund të bëhet një mbulesë për transferimin e pasurive nga qytetarët te një rreth i vogël pushteti dhe kapitali.

Shqipëria ka nevojë për investime, por nuk është në shitje. Zvërneci dhe Sazani mund dhe duhet të zhvillohet, por pa cenuar pronën, natyrën, interesin publik dhe pa u trajtuar si plaçkë politike.

Linku i shkrimit te z. Vila:

https://www.facebook.com/share/p/1BesaC8sNe/?mibextid=wwXIfr

“Rama i ka ditët e numëruara” Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit

Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë zhvilloi dje protestën e saj të 61-të radhazi, duke vijuar mobilizimin e përditshëm në Tiranë.

Gjatë tubimit, organizatorët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa njoftuan se protesta e radhës, e planifikuar për nesër, më 1 gusht, pritet të jetë një protestë kombëtare me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe të diasporës shqiptare.

Sipas njoftimeve të shpërndara nga komunitetet e diasporës në rrjetet sociale, protesta do të zhvillohet në Bulevard, ndërsa shqiptarët brenda dhe jashtë vendit janë ftuar t’i bashkohen tubimit.

“Ka nisur numërimi mbrapsht. Vrisni frikën, merrni pjesë në protestë. Rama i ka ditët e numëruara”, ishin thirrjet e bëra dje në protestën para Kryeministrisë.

Organizatorët kanë bërë apel për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e 1 gushtit, duke e cilësuar atë si një nga mobilizimet më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje, ndërsa theksojnë se pjesëmarrja e diasporës do të jetë një element kyç i tubimit. bw

In Memoriam: Lisa Milicaj: “Ndiqni ëndrrat tuaja dhe mos u dorëzoni kurrë!” Intervistoi Ruben Avxhiu

 

Nga Ruben Avxhiu

Kur intervistova Lisa Milicajn, 14 vjet më parë, ajo ishte plot jetë. Gjithçka dukej se po i shkonte për mbarë. I kishte mbijetuar një martese të palumtur dhe një periudhë pasigurie profesionale. Brenda pak vitesh, kishte ndërruar karrierë, kishte themeluar kompaninë e saj, ishte zgjedhur në një post publik dhe — e kuptova këtë vetëm në retrospektivë — kishte rënë tashmë në dashuri. E gjithë kjo, ndërsa rriste tre fëmijë dhe kujdesej për prindërit e saj.

Nuk e dimë se çfarë fati na pret në jetë. Kur dikush largohet nga kjo botë në një moshë kaq të re, na kujtohet se sa e çmuar dhe e brishtë është jeta.

Po e ribotoj intervistën, e cila mbase është pak e vështirë ta lexosh tani që Lisa ka ndërruar jetë, por m’u duk një bisedë me vlerë, për shkak të guximit dhe sinqeritetit me të cilën rajo eflekton mbi realitetin sureal me të cilin përballeshin shumë gra shqiptaro-amerikane të brezit të saj.

U prehtë në paqe.

Intervistë me Lisa Milicajn, drejtuese e suksesshme biznesi dhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Pleasant Valley, Nju Jork

Për një qytetare të angazhuar që ngrinte zërin dhe merrte pjesë në borde të ndryshme, kandidimi për një post zyrtar erdhi natyrshëm

RUBEN: Nga çfarë pjese e Kosovës janë prindërit tuaj dhe çfarë i nxiti për të ardhur në Amerikë?

LISA: Prindërit e mi janë nga Zllakuqani, që ndodhet në Komunën e Klinës. Vendosën të vijnë në Amerikë kryesisht për shkak të rrethanave të vështira ekonomike dhe diskriminimit politik nga serbët. Kjo e kishte bërë të pamundur që babai im të gjente punë dhe të mbante familjen e tij. Ai ishte jashtëzakonisht i motivuar jo vetëm për të ikur dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë, por edhe për të ndihmuar të gjithë familjen e tij që jetonte ende në Kosovë. Menjëherë pas kësaj, babai im ka ndihmuar të gjithë familjen të vijë në Amerikë një nga një.

RUBEN: Immigrantët e brezit të dytë shpesh rriten mes dy kulturave, të cilat kanë plot dallime, në mos bien ndesh me njëra-tjetrën. Cila ka qenë përvoja juaj personale me këtë? A ju ka ndihmuar, penguar apo përcaktuar formimin tuaj në ndonjë mënyrë?

LISA: Kjo është një pyetje intriguese e cila rrallë i bëhet dikujt, dhe ju jam mirënjohëse që jeni kaq i drejtpërdrejtë. Vëllezërit e mi dhe unë jemi brezi i parë i lindur në Amerikë nga familja jonë dhe do të thosha se ky brez specifik ndoshta vuan më shumë se çdo brez tjetër pasues pikërisht se rritet mes botëve plotësisht kontradiktore. Kur pyet nëse më ka ndihmuar, penguar apo më ka përcaktuar; i ka bërë të gjitha këto në momente të ndryshme të jetës sime.

Shqiptarët që erdhën në këtë vend kanë sjellë me vete të gjithë historinë e tyre dhe mjedisi ku u rritëm ka qenë shumë më i rreptë për gratë, me plot kufizime, por unë kam qenë e vendosur të gjeja anët pozitive të tij. Injektohesh që herët me një dozë të jashtëzakonshme krenarie, ndershmërie, pune të palodhur dhe konservatorizmi që vjen nga fakti se je i lindur shqiptar dhe kjo do të rrënjoset te ty, pavarësisht sa mund të dojë ta mohojë dikush. Për mua, çështja ishte si të përshtasja këtë moral me jetën gjithmonë e më të ndryshme “shqiptaro-amerikane” që po jetoja. Kam vënë re, se pas disa dekadash, njerëzit më në fund e vlerësojnë këtë, pavarësisht se çfarë ndodh.

Është e pamundur për fëmijët tanë dhe brezat pas tyre që të kuptojnë se sa e kufizuar ishte jeta jonë. Përballem me shprehje fytyrash nga më të çuditurat, sa herë u shpjegoj brezave më të rinj se në çfarë kushte jetese jemi rritur ne, dhe reagoj me buzëqeshje sepse e kuptoj që nuk mund ta përfytyrojnë dot; çka dëshmon se sa shumë kemi ndryshuar nga ajo kohë.

RUBEN: Njiheni si një drejtuese bizensi të suksesshëm në komunitet me kompaninë tuaj Agjensia e Parë e Sigurimit (First Insurance Agency). A keni qenë e përfshirë fillimisht në pasuritë e patundshme dhe më pas keni kaluar në industrinë e sigurimeve? Cila ka qenë rruga që ju çoi te “First Insurance”?

LISA: Kur isha e vogël, prindërit e mi ishin pronarë pasurish të patundshme në Bronks (Bronx). Unë kam punuar në industrinë e sigurimeve për shumë vite, megjithëse më duhet të pranoj se e shihja industrinë e pronave të patundshme në Bronks si një destinacion të ardhshëm.

Ndërkohë që ndiqja kolegjin me kohë të plotë për t’u diplomuar në Shkencat Shëndetësore, punoja me kohë të plotë për kompani të tjera në industrinë e sigurimeve. Isha ende në kolegj kur krijova kompaninë time. Nuk ishte diçka që e kisha pasur në plan, por sa më shumë punoja në atë fushë aq më shumë më tërhiqte.

Kur fillova të ndërmjetësoja Sigurime Tregëtare, aty e kuptova se po bija në dashuri me këtë aspekt të industrisë ku e gjeta veten në mënyrë jashtëzakonisht e natyrshme.

Isha rritur në një shtëpi ku ishte normale që në tryezën e bukës të flisje për inspektorë të ndërtimit, shkeljet dhe qiratë; ishte e natyrshme dhe unë e çmoj absolutisht pronësinë. Kjo më dha një avantazh në industri, së bashku me dëshirën time për të bërë diçka më shumë se ndërmjetësit e tjerë në këtë profesion dhe më shumë se biznesmenët e zakonshëm. Themelova një kompani të tillë ku i punësuari të vijë vërtet me gëzim në punë. Dhe si Ndërmjetëse Sigurimesh doja të gjeja mbulimin më të mirë me çmimet absolutisht më të mira, gjë që të gjithë thonë se e bëjnë, por nëse do ta bënin vërtet unë nuk do të kisha këtë biznes.

RUBEN: Shqiptarët në Amerikë, si ndoshta shumë komunitete të tjera etnike para dhe pas tyre, duket se i rezistojnë fillimisht idesë së sigurimit, qoftë në aspektin e biznesit apo në çështjet personale. Ne përpiqemi të edukojmë komunitetin rreth shumë apekteve të jetës amerikane dhe kjo është një prej tyre. Cila është vështrimi juaj si profesioniste e suksesshme nga kjo fushë?

LISA: Njerëzit shpesh dyshojnë se nga të gjitha anët i shtyjnë që të blejnë diçka dhe priren t’i rezistojnë gjithçkaje që ofrohet.

Dilema se a duhet blerë sigurimi bëhet më e lehtë nëse e shihni atë si dy mënyra për t’u përballur me një problem të papritur. E para, dikush mund të zgjedhë gjithmonë të mos blejë sigurim dhe nëse ndodh diçka si një rënie zjarri apo një padi gjyqësore, atëherë ata do të detyrohen të paguajnë për gjithçka nga xhepi. OSE e dyta, ata mund të zgjedhin të “transferojnë” rrezikun tek një kompani sigurimesh për një prim (pagesë mujore) të vogël.

Diçka tjetër që do të doja të shtoja ka të bëjë me Sigurimin e Jetës; kur njerëzit ndërrojnë jetë, ka një taksë që i vendoset pronës në pronësi të të ndjerit, kjo quhet Taksa e Trashëgimisë (Estate Tax). Blerja e Sigurimit të Jetës ndihmon në kompensimin e kësaj takse dhe lehtëson barrën mbi familjen ose individin të cilit i lihet prona. Po e ngre këtë pikë sepse shqiptarët zakonisht zotërojnë biznese dhe disa mund të mos jenë të vetëdijshëm për pasojat e kësaj takse, gjë që është për të ardhur keq pasi ata kanë punuar kaq shumë për të lënë dicka pas për familjen e tyre. Sigurimi i Jetës nuk bëhet të ndihmojë të siguruarin, por që njerëzit e tij të mund të përfitojnë pa u ndëshkuar financiarisht.

RUBEN: Gjithmonë ka pasur debate rreth rëndësisë së pjesëmarrjes së shqiptaro-amerikanëve në politikë, por rastet Janë  shumë të pakta. Si anëtare Këshilli në Pleasant Valley, duke filluar nga 1 janari i këtij viti, ju jeni një udhërrëfyese në këtë drejtim. Çfarë ju bëri të ndërmerrni këtë hap? Cila ka qenë përvoja juaj deri tani?

LISA: Unë fillova në anën tjetër të spektrit në fakt. Isha një banore shumë e angazhuar, që shpesh ngrija zërin  për t’u treguar njerëzve se ku po gabonin. Kam marrë pjesë për shumë vite në mbledhje të ndryshme të qeverisjes vendore, mbledhje të Bordit të Qytetit, Bordit të Planifikimit dhe Bordit të Zonimit. Më kanë inkurajuar shumë që të kandidoj për një post zyrtar, si hapi i radhës i natyrshëm për një njeri kaq të angazhuar saunë. E kam kundërshtuar shumë këtë nxitje, por në fund e mora vendimin bazuar në faktin se nuk kisha nevojë financiarisht për këtë punë dhe se jeta ime e përditshme në fund të fundit konsistonte në marrjen e vendimeve objektive në emër të njerëzve me një ritëm shumë të shpejtë. Duke qenë se nuk kisha nevojë financiarisht për këtë punë dhe nuk shqetësohesha nëse do të më rizgjedhin apo jo, ndjeva se gëzoja një avantazh të madh sepse shqetësimi im i vetëm si Këshilltare do të ishte si t’u shërbeja njerëzve të Bashkisë time sa më mirë që mundesha. Gjithashtu, unë jam e përfshirë drejtpërdrejt në çdo aspekt të kompanisë sime, kështu që të gjitha financat, rregulloret dhe të gjitha të tjerat do të ishin të lehta për t’u menaxhuar.

Përvoja ime ka qenë shumë e mirë, mendoj se kemi një Bord Qyteti shumë të mirë dhe punojmë shumë mirë së bashku. E di që. Nuk është kështu tjetërkund, por në këtë rast ka qenë një përvojë shumë e mirë.

RUBEN: Ka qenë më e vështirë për gratë të hyjnë në politikë, por duket se po ndryshon. Me siguri ka qenë më e vështirë në kontekstin shqiptar. Si nënë e tre fëmijëve, ju po jeni vetë një dëshmi e fortë e aftësive të grave sot. A keni ndonjë model frymëzimi në këtë kontekst dhe a keni vetë ndonjë këshillë për vajzat/gratë që duan të bëjnë përpjekje të ngjashme tani që tabuja po thyhet me shpejtësi?

LISA: Unë nuk kam ndonjë model frymëzimi. Megjithëse kur isha shumë e re dhe në një martesë shumë të palumtur, netëve pa gjumë, mendoja po sikur të mund të isha diku tjetër, ku do të doja të isha? Çfarë mund të isha duke bërë në vend të asaj gjendjeje të tmerrshme? Përgjigjja nuk ishte aq e qartë, por ky vizion i vetëm që kisha gjithmonë kur mbyllja sytë ishte mbajtja e një fjalimi në një podium. Sa ironike ishte; pasi të flisja ishte pikërisht gjëja që më më së paku më lejohej të bëja. Këshilla ime do të ishte: ëndërroni ëndrrat tuaja, mos ndaloni së punuari, dëgjoni më shumë dhe mos u dorëzoni kurrë. Nëse kujtohemi që  t’i vëmë në punë aftësitë tona më të mira, edhe kur zhurma e jashtme përpiqet t’i mbysë, gjëra të mahnitshme mund të ndodhin.

RUBEN: Ju vërtet që folët nga podiumi, gjatë një festimi të fundit të Ditës së Flamurit Kombëtar në Bronks dhe keni marrë pjesë në shumë ngjarje të rëndësishme dhe historike të komunitetit shqiptar këtu në SHBA. Cila është përfshirja juaj në komunitetin tonë? Cili është mendimi juaj për mënyrat se si ky komunitet po funksionon nga pikëpamja juaj dhe cfarë do të dëshironit të shihni të zhvillohet në të ardhmen?

LISA: ”Përfshirja” ime në komunitet nuk është shumë e shpeshtë për shkak të detyrimeve të mia të shumta ndaj familjes, punëve dhe duke marrë parasysh se sa larg jetoj nga Qyteti [i Nju Jorkut]. Megjithatë, “detyrimi” im ndaj komunitetit tim është krejt i ndryshëm; e kam për detyrë të jem më e mira që mund të jem, të qëndroj e fokusuar dhe t’i largohem negativitetit. Ka plot anëtarë të komunitetit që janë të suksesshëm dhe më pas ka pak prej tyre që jo vetëm janë bërë të suksesshëm, por janë rritur vazhdimisht në mënyrë sistematike pa hezitim, dhe unë frymëzohem nga të gjithë ata që kanë zgjedhur të bëjnë më mirë me jetën e tyre. Do të ishte e mrekullueshme që kjo rritje të vazhdojë dhe do të doja t’i kujtoj brezit të ri se asgjë nuk është më e rëndësishme se si dhe për çfarë e përdorni kohën tuaj të çmuar, dhe të mos lejoni t’ju ikë nga duart.

(Intervistuar nga Ruben Avxhiu, gusht 2012)

Pikëllues lajmi i ndarjes nga jeta i Lisa Milicaj Bajraktari, e cila ishte një politikane, sipërmarrëse dhe aktiviste e shquar e komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork

Dhimbje e thellë për komunitetin Shqiptaro-Amerikan lajmi i ndarjes nga jeta të Lisa Milicaj Bajraktari, e cila ishte një politikane, sipërmarrëse dhe aktiviste e shquar e komunitetit në Nju Jork.

Lajmin e hidhur e njoftoi bashkëshorti i sa, Aktivisti i shquar shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari.

VOAL – Albanian Parade – Parada Shqiptare, tashmë një traditë e komunitetit shqiptar në SHBA do të zhvillohet të shtunën, më 20 Qershor në rrugën 43-të dhe Avenjunë e 6 në Manhaten – 43rd Street & 6th Avenue – Manhatten. Do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm ashtu si ndodh për vit çdo vit. Këtë vit në krye të kësaj parade do të jetë zonja Lisa Milicaj. Zonja Lisa Milicaj është zgjdhur si Marshalle e Parades Shqiptare 2015, si gruaja dhe Shqiptarja e pare e votuar si politikane ne shtetin e Nju Jorkut.

Liza Milicaj me origjinë nga Kosova, ka qenë një zyrtare e lartë publike e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, e zgjedhur me votat e qytetarëve amerikanë.

Ajo pos këshilltare në Këshillin e Bashkisë së këtij lokaliteti, mbante edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA.

Lisa krenohet me rrënjët e saj kudo në punë dhe në jetën e saj të përditshme, e prezanton veten si një shqiptare e Amerikës.

Prindërit e saj Jaku dhe Lena kanë emigruar nga Kosova në vitin 1968. Ajo është e lindur në SHBA, por kjo nuk e ndalon të ndjehet plotësisht shqiptare.

Liza Milicaj krenohet me rrënjët e saj shqiptare, por ndërkohë ajo ishte edhe krenari për komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA.

Ajo arriti me aftësitë e saj një rëndësi historike për femrën shqiptare si gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur në një detyrë politike në shtetin e Nju Jorkut. Po ashtu Lisa Milicaj Bajraktari u zgjodh si republikane në Bordin e Qytetit të Pleasant Valley, Nju Jork, duke e bërë atë gruan e parë shqiptaro-amerikane që mbante një detyrë të tillë në shtetin e Nju Jorkut dhe të dytën në të gjithë vendin në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo ishte thellësisht e përkushtuar ndaj komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe në mbështetjen e Kosovës.

Për shërbimin e saj, ajo u nderua, ndër nderime të tjera, me titullin Kalorës i Urdhrit Gjergj Skënderbeu. Lisa MIlicaj Bajraktari mori një vëmendje mbarëkombëtare, kur gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, ajo fitoi vëmendje kur Presidenti Donald Trump citoi një nga mesazhet e saj në Twitter në të cilin ajo e mbronte atë nga kritikat.

Lisa Ishte një sipërmarrëse e suksesëshme. Ajo themeloi dhe drejtoi Agjencinë e Parë të Sigurimeve, Inc. për më shumë se 16 vjet. Pasuri të paluajtshme: Që nga viti 2015, ajo ishte pronare dhe presidente e kompanisë së pasurive të paluajtshme Belmont & Clark, LLC në shtetin e Nju Jorkut.

Për respektin që gëzonte në Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, në Paradën e vitit 2015 në New York,  në krye të kësaj parade u vendos zonja Lisa Milicaj e zgjedhur simbas traditës si Marshalle e Parades Shqiptare 2015, duke qenë si një ndër aktivistet e shquara në komunitet, e zgjedhur po ashtu edhe në mesin e 150 shqiptarëve më të suksesshëm në librin”Histori suksesi shqiptaro-amerikan”.

Me këtë rast, Marko Kepi  tha se Lisa është nga Kosova dhe është Shqiptarja e parë e votuar si politikanë në shtetin e Nju Jorkut, një zyrtare e lartë e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, e zgjedhur me votat e qytetarëve amerikanë. “Ajo, shtoi Kepi, udhëheqës i kësaj parade, pos këshilltares në Këshillin e Bashkisë të këtij lokaliteti, mban edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA”

Ndërsa në vitin 2016 AAWO, Albanian American Women’s Organisation, shqip Shoqata e Gruas Shqiptare-Amerikane “Motrat Qiriazi” që drejtohej nga Dr.Anna Kohen e shpalli Lisa Milicaj Bajraktari “Gruaja e Vitit”.

Në tekstin argumentues Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane bënte vlerësimet për zonjën Lisa Milicaj Bajraktari, duke treguar se ajo shkallët e suksesit i ka ngjitur me djersën e mundin e saj, duke arritur suksese në edukimin e saj, me studime Universitare dhe Master deri tek biznesi i saj të cilën e ngriti si një selfmadewoman, pra me forcat dhe meritat e saj.

Me atë rast Lisa MIlicaj Bajraktari mbajti një fjalë përshëndetëse në anglisht që Voal.ch e ka botuar, që titullohej “Spirit on fire”.

Lisa Milicaj Bajraktari ishte një një emër i nderuar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA, ajo ishte një bijë, nënë, motër, gjyshe, bashkëshorte dhe Amerikane e devotëshme.

Voal.ch që ka bashkëpunuar me zonjën Lisa Milicaj Bajraktari i shpreh ngushëllimet Familjes dhe mbarë Komunitetit.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

SPIRIT ON FIRE – BY Lisa MILICAJ

Lisa Milicaj nominohet Gruaja e Vitit nga Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane

PARADA SHQIPTARE 2015 MARSHOI KUQ E ZI DHE ME KRENARI NË ZEMËR TË NEW-YORKUT – Nën tingujt „O sa mirë me qenë shqiptar“

“Rama i konsumuar politikisht, harroi se si godiste policinë dikur”, aktivisti paralajmëron kthimin e tretë të diasporës: Protesta të fuqishme, pjesëmarrje edhe më masive

Teksa sot mbahet protesta e 57, aktivisti shqiptar i diasporës së Londrës, Bledar Meti, paralajmëroi një kthim të tretë edhe më të fortë të shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve shqiptare. Në një intervistë për emisionin ‘News24 fundjavë’ me Megi Latifin, Meti tha se do të vendoset se kur do të jetë organizimi në fjalë, në gusht apo shtator.

Ai tha se Rama është konsumuar politikisht, duke u ndalur te disa skandale të ish-ministrave të tij apo dhe te ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Aktivisti shtoi se Rama nuk ka tagër moral.

“Kthimi i tretë do të jetë më i organizuar, me pjesëmarrje më të madhe. Do të asistojmë në një kanalizim institucional. Jemi në dilemën, cila do të jetë më efikase, gushti, apo shtatori. Këto pushime për Diasporën, do të jenë festë dhe protestë. Nuk e shmang dot faktin se janë përpjekur që të na hyjnë në çdo organizim që kemi bërë. Është evidentuar që Tirana të na krijojë pak përçarje. Kemi arritur që të evidentojmë pjesë private të organizimeve tona. Janë publikuar takime shumë të ngushta, pasi kemi qenë 400 veta. Aty ka pasur dhe njerëz që ia kanë shitur shpirtin djallit. Janë përpjekur që të na baltosur, por nuk ia dalin dot. Janë përpjekur që të na hyjnë të na krijojnë përçarje, por nuk do të ndodhë! Ky do të jetë kthimi, e treta dhe e vërteta. I gjithë ky grupim duhet të jetë më i organizuar. Shqiptarë, qëndroni. Shqiptarët e diasporës po punojnë për të ardhur dhe për të qenë gjatë jush. Gjatë gushtit, iu kemi bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës. Festë dhe protestë dhe protestoni.”, tha ai.

Ndërsa shpjegoi se për portalin po merren edhe mendime të diasporës dhe grupeve të interesit në të gjithë botën ku ka shqiptarë. . “Në Britani kemi marrë një mendim dhe përfshirje për zhvillimin e portalit me diasporën dhe me aktorë konkretë, intelektualë, përsona që përfaqësojnë aktorë me rëndësi. Sepse gjithpërfshirja duhet të jetë transparente, nga Australia në Kaliforni dhe më gjerë në të gjithë botën, për t’i dalë zot atdheut”, tha Meti.

Joanne Prifti-Nicholas: Regjistrime historike audio shqiptaro-amerikane nga arkivi audio i Louis M. Prifti, Kryepeshkopi Theofan Stilian Noli, koleksioni i simpoziumit të Harvardit

 

Përpjekja e Z. Prifti si avokat për ruajtjen e trashëgimisë shqiptaro-amerikane, jo vetëm që siguroi ruajtjen e materialit, por gjithashtu nderon trashëgiminë e tij si gazetar, duke theksuar integritetin dhe depërtimin e tij kulturor.

Shpërndarja e ardhshme shënon hapin e parë publik drejt ruajtjes së kësaj trashëgimie për brezat e ardhshëm, duke siguruar njëkohësisht atribuimin dhe kontekstin historik të duhur.

 

Vitet e Hershme dhe Karriera në Zërin e Amerikës (VOA) 1951-1982

Louis M. Prifti (1914-1984) lindi në Borovë të Shqipërisë. Ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1931, duke u vendosur në Filadelfia, ku babai i tij punonte si murator në Muzeun e Artit të Filadelfias. Në vitin 1941, Z. Prifti u regjistrua në Forcat Ajrore të Ushtrisë dhe u vlerësua me Kryqin e Fluturimit të Shquar, Yllin e Argjendtë, Citatin e Njësisë Presidenciale dhe Medaljen Ajrore me pesë tufa gjethesh lisi për shërbimin e tij si mirator me kullë topi në B-17. Më 6 korrik 1943, ai mësoi se prindërit e tij, së bashku me fshatarë të tjerë në Borovë, ishin masakruar nga nazistët. Z. Prifti jetoi në Filadelfia deri në vitin 1951, kur u transferua në Bridgeport, Connecticut, dhe udhëtoi për në zyrën e Zërit të Amerikës në Nju Jork. Në vitin 1952 ai u martua dhe, kur Zëri i Amerikës u zhvendos në Uashington D.C. në vitin 1954, ai dhe familja e tij e ndoqën. Ai ishte një gazetar pionier dhe figurë qendrore në Shërbimin Shqip gjatë Luftës së Ftohtë, duke shërbyer si Zëvendës Shef, shkrimtar skenarësh radiofonikë, redaktor, producent, transmetues në radio dhe korrespondent i ngjarjeve speciale.

Metodat dhe intervistat me figurat kryesore historike

Ndërsa shumë anëtarë të stafit u punësuan vetëm si shkrimtarë ose redaktorë, si producent, ai menaxhoi ofrimin teknik, ritmin, formatimin muzikor dhe audio të programeve radiofonike dy herë në ditë. Si Korrespondent i Ngjarjeve Speciale, ai luajti një rol të rëndësishëm në regjistrimin dhe ruajtjen e shumë fjalimeve dhe intervistave të Kryepeshkopit të shquar shqiptaro-amerikan, Fan S. Noli, duke përfshirë procedurat e funeralit të tij dhe Simpoziumin e Harvardit që festonte 100-vjetorin e lindjes së tij. Regjistrimet e tij përfshinin gjithashtu intervista me figura me ndikim shqiptaro-amerikan, duke përfshirë Anthony Athanas, Dr. Andrew D. Elia, Guiseppe Schiro, Bekim Femihu, Dorothy Lambert, Rev. Arthur Liolin dhe Elias Mitchell.

Ruajtja e një arkivi historik audio dhe pse ai mbetet i vlefshëm sot

I gjithë ky arkiv u kap dhe u arkivua personalisht në një kohë kur kasetat origjinale shpesh ripërdoreshin ose hidheshin. Shumica e këtyre regjistrimeve nuk janë dëgjuar që kur u transmetuan nga Zëri i Amerikës, dhe si i tillë, ky koleksion përfaqëson një dokument kulturor unik dhe të pazëvendësueshëm. Përpjekja e Z. Prifti si avokat për ruajtjen e trashëgimisë shqiptaro-amerikane, jo vetëm që siguroi ruajtjen e materialit, por gjithashtu nderon trashëgiminë e tij si gazetar, duke theksuar integritetin dhe depërtimin e tij kulturor. Ky koleksion ofron një vështrim të rrallë në gjuhën, kulturën, fenë dhe historinë e diasporës shqiptare përmes syve të disa prej figurave të saj më të rëndësishme kulturore. Ai ofron një mundësi të vlefshme për dialog ndërgjeneracional, duke nxitur krenarinë dhe identitetin kulturor brenda komunitetit shqiptar, dhe një burim të qëndrueshëm për klerin, autorët, historianët dhe studiuesit.

Bashkëpunimi dhe puna në grup në VOA

Si një nga zërat e hershëm shqiptaro-amerikanë gjatë Luftës së Ftohtë, Z. Prifti punoi ngushtë me kolegë të tjerë të shquar të VOA-s, si Joseph Paskal (Shefi i Shërbimit), Xhevat Kallajxhi (botues dhe gazetar), Peter Tyko (Specialist për Evropën Lindore, Redaktor), Kleanth Mima (një kontribues i gjatë në shërbimin shqip), Talat Karagjozi (transmetues, producent, redaktor dhe më vonë Shef i Shërbimit) dhe Frank Shkreli. Z. Shkreli, i cili u trajnua nga Z. Prifti, më vonë vazhdoi të punonte për Shërbimin Shqip për shumë vite si Transmetues Ndërkombëtar, Reporter i Ngjarjeve Speciale, Producent dhe Redaktor i Lartë përpara se të promovohej në Drejtor të Divizionit Evropian, duke mbikëqyrur të gjitha transmetimet e VOA-s në Evropë dhe Euroazi. Së bashku, ata transmetuan shtyp të lirë dhe lajme të pacensuruara në një Shqipëri të atëhershme të izoluar. Ata formuan një bërthamë intelektuale dhe një ekip të fuqishëm që përcaktoi praninë shqipe të VOA-s për dekada, duke ndihmuar në informimin e publikut shqiptaro-amerikan dhe mbajtjen e lidhjeve me atdheun gjatë një periudhe historike sfiduese. Duke punuar nga selia e Zërit të Amerikës në Uashington, D.C., Prifti ndihmoi në mirëmbajtjen e një linje të përditshme lajmesh të sakta dhe të balancuara dy herë në ditë për në Shqipëri, ku regjimi i Hoxhës kishte ndaluar mediat e huaja. Këta intelektualë dhe patriotë shqiptaro-amerikanë kanë dhënë një kontribut të vlefshëm në misionin dhe përpjekjet e njohura për kauzën kombëtare, veçanërisht në promovimin e demokracisë përmes shtypit dhe organizatave të diasporës.

Trashëgimia e Shërbimit Shqip: Z. Prifti dhe kolegët e tij përmenden nga ish-gazetarë të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, si Frank Shkreli dhe Elez Biberaj, si heronj të epokës që mbrojtën të vërtetën përmes lirisë së fjalës kur regjimet komuniste në Evropë kërkuan të censuronin informacionin e jashtëm.

Lidhja e komunitetit dhe besimit: Njohuritë e Z. Prifti për rëndësinë e komunitetit shoqëror ishin gjithashtu të rëndësishme në rolin e tij si një nga themeluesit kryesorë të AANO-s në vitin 1946 – Organizatës Kombëtare Shqiptaro-Amerikane, një federatë jo-fetare dhe jo-politike që kërkonte të ruante trashëgiminë shqiptare. AANO ende bashkon diasporën përmes festimit të të rinjve, rrjetëzimit, iniciativave kulturore dhe një konvente kombëtare vjetore. Prifti ishte redaktor i gazetës së organizatës “Shqiptari”. Ai pa komunitetet e ngushta shqiptare të copëtoheshin pas luftës kur veteranët morën fonde nga Projektligji i GI për diploma universitare, trajnim pune ose kredi për shtëpi. Ndërsa largoheshin nga enklavat urbane etnike në periferi, komuniteti shqiptar filloi kalimin e tij nga familjet shumë-gjeneracionale në familjet moderne bërthamore. Për të mbajtur gjallë trashëgiminë e tyre, familjet mbetën të lidhura përmes ngjarjeve vjetore të AANO-s. Vajza e Z. Prifti u takua me burrin e saj në njërën nga këto konventa. Z. Prifti mbajti lidhje të thella me komunitetin ortodoks shqiptar dhe mbajti lidhje me Kishën e Shën Gjonit në Filadelfia.

Çfarë e dallon këtë arkiv dhe përpjekjet për dixhitalizimin e regjistrimeve si hapi tjetër i administrimit të këtij arkivi.

Gjatë viteve të fundit, materiali që lidhet me Veprat është organizuar në mënyrë që të ruhet prejardhja dhe të mbrohet konteksti historik. Versionet e dixhitalizuara me besnikëri të lartë të çdo regjistrimi me rrotulla janë tani të përfunduara. Ky proces riprodhon tingullin me saktësi maksimale në performancën e krijuar nga shtatëmbëdhjetë regjistrimet origjinale të Nolit. Ky format i dixhitalizuar siguron aksesueshmëri dhe është i plotë me hyrje audio, informacion të plotë mbi citimin dhe atribuimin, përmbledhje të përmbajtjes së çdo regjistrimi specifik, vetë përmbajtjen dhe vërejtjet përmbyllëse. Dokumentet shoqëruese përfshijnë një Orar Veprash dhe një spreadsheet Excel me informacion të detajuar rreth skedarëve audio, duke përfshirë Numrat e Regjistrimeve, Folësit (folësit), Datat, Vendndodhjet e Regjistruara, Kohëzgjatjen, Informacionin e Koleksionit dhe Përmbledhjet. Janë hartuar gjithashtu disa transkripte të papërpunuara. Për studiuesit, citimi akademik është një mjet themelor për gjurmimin e prejardhjes së materialit. Përtej thjesht informimit të audiencës, citimi i duhur mbështet standardet më të larta të integritetit akademik duke garantuar atribuimin e duhur ndaj regjistruesit origjinal që ata meritojnë. Aktualisht, Veprat po i dhurohen përsëri Arkidioqezës Shqiptare të Amerikës në Boston, Kishës së Nolit, dhe vendndodhjes origjinale ku Z. Prifti ia besoi materialin për herë të parë. Biblioteka e Kongresit po kalon procesin e blerjes dhe do të marrë kasetat origjinale të mbështjella për prejardhje. Aktualisht, po zhvillohet një listë shpërndarjeje për t’ua ofruar Veprat arkivave, bibliotekave, studiuesve dhe grupeve të diasporës brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë saj, në mënyrë që të tjerët të mund të vazhdojnë të mësojnë rreth trashëgimisë sonë të përbashkët. Si vajza e Z. Prifti, unë kam një mision dhe vizion të qartë për të nderuar trashëgiminë e babait tim me një qasje të përbashkët administrimi për shpërndarjen dhe përdorimin. Ky koleksion përfiton më shumë kur ruhet përmes bashkëpunimit midis institucioneve fetare, arkivave, bibliotekave, studiuesve dhe organizatave të diasporës, duke ruajtur atribuimin dhe kontekstin historik të duhur. Kjo qasje pasqyron një angazhim për kujdes bashkëpunues, ruajtje, saktësi, marrëdhënie, integritet dhe respekt për rëndësinë kulturore, fetare dhe historike të materialit. Ai bëhet një “projekt i gjallë”.

Atribuimi dhe Njohja:Vepra e jetës së Z. Prifti meriton respekt për prejardhjen dhe atribuimin intelektual – duke përdorur citimin dhe atribuimin e kërkuar sa herë që materiali përdoret, ndahet, riprodhohet, shpërndahet, citohet, nxirret fragmente, referohet, publikohet ose përdoret në shfaqje publike. Si kusht për marrjen e këtyre materialeve, Marrësit/Institucionit do t’i kërkohet të përfshijë citimin dhe atribuimin e plotë të mëposhtëm kudo që përdoren Veprat: “Mirësjellje e Arkivit Audio të Louis M. Prifti, Zëvendës Shef, Shkrimtar Skenari Radiofonik, Redaktor, Producent, Transmetues në Ajër dhe Korrespondent i Ngjarjeve Speciale të Zërit të Amerikës, Shërbimi Shqip 1951–1982.” Ata që gjejnë vlerë në ose i përdorin Veprat janë të mirëpritur të marrin në konsideratë një donacion vullnetar në njohje të ruajtjes së kësaj trashëgimie kulturore dhe mund t’i drejtohen AAOA, Kryepeshkopatës Shqiptare të Amerikës në Boston, Massachusetts. Për t’u siguruar që donacioni juaj të drejtohet siç duhet, ju lutemi të përfshini një shënim që përcakton dhuratën tuaj për Projektin e Arkivit Noli. 617-268-1275. https://albanianarchdiocese.org/ .

“Rama jepe dorëheqjën” Emigrantët shqiptarë protestojnë përballë godinës së Këshillit Europian: Ju erdhi fundi!

BRUKSEL- Emigratët shqiptarë janë mbledhur ditën e sotme përballë godinës së Këshillit Europian, për të protestuar. Përmes kësaj proteste ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike.

Protesta vjen ndërsa pritet të nisë dhe konferenca ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian. Në këtë protestë ka folur edhe Presidenti i Demokratëve Studentë Europianë, Francesco Sismondini. Gjatë fjalës së tij, ai shprehu mbështetjen për protestuesit, duke e cilësuar rininë shqiptare si burim frymëzimi për të rinjtë në mbarë Europën./Dosja.al

“Mbretëresha foli”, ndjekësit përgëzojnë Dua Lipën dhe iu bëjnë thirrje artistëve shqiptarë të ndjekin shembullin e saj

Reagimet vlerësuese e falenderuese për Dua Lipën në rrjetet sociale pas publikimit të një pjese të podcast-it të saj me filozofen Lea Ypi kanë qenë të shumta.

Një pjesë e madhe e ndjekësve nga Shqipëria dhe e gjithë bota e kanë falënderuar artisten shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa për qëndrimin e saj në mbështetje të zërit të qytetarëve shqiptarë, duke e konsideruar atë si një figurë me ndikim që kontribuon në forcimin e frymës së ndryshimit në Shqipëri.

Shumë komentues e vlerësojnë faktin që ajo përdor platformën e saj ndërkombëtare për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve që prekin vendin. Në komente shfaqen mesazhe mbështetëse si “Faleminderit, Dua”, “Mbretëresha më në fund foli”, “Bravo, Dua”, “Jam i lumtur si shqiptar që ajo po flet” dhe “Bëhu zëri i shqiptarëve”, duke e cilësuar ndërhyrjen e saj si të rëndësishme dhe duke e inkurajuar të vazhdojë të ngrejë zërin për çështjet që prekin Shqipërinë.

Në qindra komente vlerësohet Dua Lipa si artiste, intelektuale dhe model frymëzimi, duke theksuar se ndikimi i saj shkon përtej muzikës dhe se zëri i saj ka peshë në çështje me interes publik.

Disa ndjekës kanë kërkuar që artistja të mbajë një qëndrim më të drejtpërdrejtë lidhur me protestat qytetare dhe Ligjin 21/2024, duke mbështetur sloganin “Albania is not for sale” (“Shqipëria nuk është në shitje”).

Një mesazh që përsëritet në komente është kërkesa që shembulli i Dua Lipës të ndiqet edhe nga artistë, këngëtarë dhe figura të tjera publike shqiptare.

Qytetarët shprehen se personalitetet me ndikim kanë mundësinë të sensibilizojnë opinionin publik dhe të kontribuojnë në mbështetjen e kauzave që prekin interesin e përbashkët, duke përdorur zërin dhe platformën e tyre për të nxitur ndërgjegjësim dhe debat publik. bw

Media amerikane Hell Gate: Shqiptarët protestojnë në Nju Jork kundër Edi Ramës! I bëjnë thirrje dhe ish-kryebashkiakut Eric Adams t’i bashkohet Revolucionit të Flamingove

Portali amerikan Hell Gate i ka kushtuar një artikull protestës së zhvilluar të shtunën në Nju Jork nga komuniteti shqiptar kundër kryeministrit Edi Rama.


Sipas medias, protesta ishte pjesë e lëvizjes globale të quajtur “Revolucioni i Flamingos”, ndërsa artikulli ndalet edhe te marrëdhënia e Ramës me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams, si dhe te polemikat për projektet e Jared Kushner dhe koncertin e Kanye West në Shqipëri.

Artikulli:

Më shumë se 150 shqiptarë u mblodhën të shtunën pasdite në qytetin e Nju Jorkut për të kërkuar dorëheqjen dhe burgosjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama – një aleat i afërt politik i ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, i cili së fundmi dhe në mënyrë të pazakontë u shpall shtetas shqiptar me një dekret të posaçëm presidencial, në një ceremoni të organizuar nga vetë Rama.

Protesta u zhvillua në ditën e 42-të të një lëvizjeje proteste globale, e cila po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe njihet si “Revolucioni i Flamingos”. Sipas artikullit, kjo lëvizje u nxit pjesërisht nga marrëveshja që qeveria shqiptare lidhi me Ivanka Trump dhe Jared Kushner, në kuadër të statusit të “investitorit strategjik”, për zhvillimin e resorteve luksoze në ishullin e Sazanit dhe në një zonë të mbrojtur natyrore në bregdetin perëndimor të Shqipërisë.

Flamingot janë kthyer në simbol të protestave, pasi demonstruesit kërkojnë mbrojtjen e ekosistemit të brishtë të zonës, që shërben si habitat për flamingot rozë shtegtare, pranë vendit ku Kushner planifikon, sipas fjalëve të tij, “të krijojë resortin ideal ku do të doja të qëndroja me familjen dhe miqtë e mi.”

Artikulli kujton gjithashtu se javën e kaluar Rama ndezi edhe më shumë zemërimin publik, pasi njoftoi se qeveria kishte shpenzuar 4.5 milionë dollarë nga fondet publike për organizimin e një koncerti të Kanye West në Shqipëri, megjithëse turneu i reperit ishte anuluar në disa qytete evropiane për shkak të deklaratave të tij antisemite.

Sipas Hell Gate, Eric Adams është parë shpesh pranë komunitetit shqiptar në Nju Jork, i cili konsiderohet më i madhi në Shtetet e Bashkuara. Gjatë kohës që drejtoi bashkinë, ai organizoi aktivitete për trashëgiminë shqiptare në Bashkinë e Nju Jorkut, mbështeti paradën e parë shqiptare në qytet dhe në shumë raste mbajti në kokë plisin, duke iu drejtuar shqiptarëve si “vëllezërit dhe motrat e mia”. Artikulli përmend gjithashtu se djali i tij, Jordan Adams, ka marrë pjesë në versionin shqiptar të spektaklit “American Idol”.

Megjithatë, në protestën e së shtunës, pjesëmarrësit thanë se afërsia e Adams me Edi Ramën nuk është pritur mirë nga komuniteti shqiptar.

Në muajt e fundit të mandatit si kryebashkiak, Adams zhvilloi një vizitë katërditore në Shqipëri, pjesërisht e financuar nga qeveria shqiptare. Ai vizitoi edhe Vlorën, një nga qendrat kryesore të protestave për çështjet e pronave, ku deklaroi se synonte të nxiste më shumë turistë nga Nju Jorku të vizitonin qytetin.

“Do të citoj Shkrimin e Shenjtë,” tha një artist shqiptar i identifikuar vetëm me emrin Ulysses. “Nëse prek katranin, do të mbetesh i njollosur prej tij; do të bëhesh i pisët.” gsh


Send this to a friend