VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Muharrem Fejzo rrëfen momentet e fundit të Sandër Prosit para vdekjes

By | October 30, 2015

Komentet

Camaj agjent? Reagon Akademia e Shkencave, kujton fjalët e Kadaresë: Një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë!

Ka reaguar Akademise e Shkencave të Shqperisë pas debatit të madh për Martin Camajn, pas publikimit të një shkrimi nga Auron Tare.


Përmes një reagimi zyrtar, Akademia e cilëson si nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë, duke iu referuar edhe percaktimit të bërë nga shkrimtari i madh, Ismail Kadare.

DEKLARATA E PLOTË

Martin Camaj – një nga shkrimtarët më të mirë të kombit tonë

Tiranë, më 9 korrik 2020

Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare.

Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet.

Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor.

Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qendrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qendrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike.

Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare:

Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

Ismail Kadare për Hyllin e Dritës: Martin Camaj është një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar

H. D. – A e keni njohtë Martin Camajn dhe çfarë marrëdhëniesh keni pas me të? Çfarë ideje keni për krijimtarinë e tij letrare?

I. K. – Kam pasur fatin ta takoj për herë të parë Martin Camajn, në tetor të vitit 1981, në Frankfurt. Pas mbarimit të një konference shtypi, m”u afrua një burrë i pashëm, i cili, pasi më foli shqip, tha emrin e vet: Martin Camaj. E njihja, pa dyshim, nëpërmjet revistës “Shejzat” të Koliqit dhe atij iu bë qejfi që ia thashë këtë. Biseduam një copë herë në këmbë, midis zhurmimít të zakonshëm te një mjedisi të tillë. Pas vendosjes sime në Paris, një mik i përbashkët gjerman, Werner Daum, që kishte qenë diplomat në Tiranë, më solli të falat e Martin Camajt, si dhe dëshirën e tij për t’u takuar përsëri, në kushte fare të tjera tani. Për fat, sapo kisha lexuar dy novelat e tij të gjata “Rrungajat e marsit” dhe “Pishtarët e natës”, të cilat më kishin pëlqyer mjaft dhe Werner Daum më tha se ishte i lumtur t`ia njoftonte këtë gjë Camajt, baslıkë me kënaqësinë time për t’iu përgjigjur ftesës së tij. E lamë takimin pas disa javësh,’ngaqë do të ndodhesha në Munih, ku ai banonte, në një forum ndërkombëtar shkrimtarësh. Isha i ftuar për drekë në shtëpinë e tij bashkë me Daum-in. E prisja me padurim këtë takim, kur vetëm disa ditë përpara tij, erdhi lajmi i pikëllueshëm se Martin Camaj nuk ishte më i kësaj bote.

Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

Kadare, interviste me ” Hylli i Dritès”

 

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare mjeshtri i violonçelit Gjovalin Lazri

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, violonçelisti Gjovalin Lazri (1936-2020). Lazri prej disa muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa para pak ditësh presidenti i vendit Ilir Meta, i akordoi titullin “Mjeshtër i madh”, të cilin e tërhoqi i biri.

Por kush ishte Gjovalin Lazri?

I lindur në Shkodër, kreu shkollën artistike “Jordan Misja”,  për violonçel. E më pas vazhdoi studimet e larta në Pragë, në Akademinë e Muzikës dhe Arteve

(1959 – 1961​). Për t’u rikthyer në Tiranë në vitin 1962, si student në konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Për katër degada ka punuar si pedagog në shkollën “Jordan Misja” në Tiranë.

Ka përgatitur kuadro të shumtë violonçelistë që sot janë solistë, pedagogë dhe pjesëmarrës në orkestrat kryesore të vendit dhe ndërkombëtare edhe ka qenë zv.drejtor artistik i shkollës së mesme artistike “Jordan Misja”, Tiranë (duke përfshirë edhe shkollën koreografike).

Por ka qenë edhe udhëheqës artistik i shkollës, duke drejtuar denjësisht aktivitete të shumta dhe cilësore: si Koncerte brenda shkollës; Konkurse në rang kombëtar; Takime kombëtare ndërmjet shkollave artistike të vendit; Koncertet e Majit; Koncerte me rastin e të gjitha festave kombëtare; Takime dhe festivale ndërkombëtare (Ballkan dhe Europë).

Ka qenë kryetar i përhershëm i Qendrës së Kualifikimit të kuadrit artistik për shkollat muzikore të vendit në të gjitha kategoritë dhe specialitetet e profilit artistik (20 vjet).

Ka qenë kryetar i “Bërthamës Shkencore Metodike” ngritur nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës në dobi të kualifikimit metodik dhe profesional të kuadrit të shkollave artistike të vendit (10 vjet)

Nga vitet ’60-2000 ka pasuar disa ​debutime si violonçelist solist; pjesëmarrës në orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit, Filarmoninë e Tiranës, dhe orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar.

Është aktivizuar rregullisht në shtypin e kohës dhe i ftuar në emisione në Radio Televizionin Shqiptar si njohës i pedagogjisë muzikore, si dhe për diskutime e opinione për figura të shquara të artit tonë kombëtar.

Por kontributi i profesor Lazrit është i madhe dhe në fushën e botimeve në fushën e muzikës.

2001-​“Portret Instrumentisti: Jeta dhe Veprimtaria e Profesor Ymer Skenderit”.

2004​-“Violonçeli” – libër artistiko-metodik ne ndihme te studenteve e mesuesve te rinj, si edhe për të apasionuarit pas instrumentit e muzikës.

2009​-“Liceu Artistik “Jordan Misja” ne vitet 1946 – 1991”.

2011​-“Portret Instrumentisti: Jeta dhe Veprimtaria e Profesor Ymer Skenderit”. Ribotim i pasuruar me material të reja.

2013-​“Figura të Shquara të Kombit Tone – Kujtime të Jetuara ”.

 Tituj:

1972 — Medalja “Naim Frashëri”

1977 — Medalja “Naim Frashëri” (Dekret 4932)

1984 — Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit III (Dekret 6913)

2020 — “Mjeshtër i Madh” – Akorduar nga President i Republikës

SHBA nuk do të heqë dorë nga zgjidhja e rastit të vëllezërve Bytyçi

Rivarrimi i vëllezërve Bytyçi.

Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga kërkesa ndaj autoriteteve të Serbisë që të zgjidhin rastin e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, si dhe nga drejtësia për ta, ka konfirmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd.

Përmes një komunikate për media, kjo ambasadë, ka thënë se më 8 korrik është përvjetori i 21-të i vrasjes së vëllezërve Bytyqi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit.

“Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ka pak përparim drejt hetimit efikas dhe të hollësishëm të vrasjes së këtyre shtetasve amerikanë”, thuhet në komunikatë.

Vrasja e tyre ka ndodhur pas burgosjes dhe dorëzimit te njësitë speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në vitin 1999.

Trupat e tyre janë gjetur dy vjet më vonë në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë nën kontrollin e njësisë nën komandën e Guri Radosavljeviqit.

“Duart e viktimave ishin të lidhura prapa shpinës, ndërkaq në kokën e secilit prej tyre ka pasur plagë të shkaktuara nga plumbat e qëlluar në pjesën e pasme të kokës”, thuhet në komunikatën për media të ambasadës së SHBA-së në Beograd.

Gjithashtu, në komunikatë është thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të harrojnë rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqit dhe se nuk do të heqin dorë nga lufta për drejtësi.

“E përsërisim thirrjen ndaj autoriteteve në Serbi, të cilat me vite premtojnë ndihmë lidhur me këtë rast, që rasti përfundimisht të zgjidhet. Drejtësia për familjen e vëllezërve Bytyqi është edhe më tej një nga prioritetet e marrëdhënieve tona bilaterale me Serbinë”, ka thënë ambasada e SHBA-së në Beograd.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatën e qytetit të Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish-Jugosllavisë.

Ata janë liruar nga burgu, pasi që ishin dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varrezë masive, pranë Petrovo Sello në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyçi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.

Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.

Në korrik 2018, Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të Shteteve të Bashkuara miratoi një rezolutë, me të cilën i bëhet thirrje Serbisë që të sjellë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova.

“Është e papranueshme që asnjë person nuk është gjetur fajtor për ekzekutimin e vëllezërve Bytyçi apo ndonjë krim tjetër që lidhet me vdekjen e tyre dhe që askush nuk përballet me akuza për këtë krim”, thuhet në rezolutën amerikane. rel

Në Kosovë edhe 195 raste me koronavirus dhe katër viktima

Në Kosovë u konfirmuan të hënën edhe 195 raste pozitive me koronavirus.

Në njoftimin e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i viktimave nga koronavirusi qëndron në 79, nga 75 sa ka qenë një ditë më parë.

Rastet e reja pozitive thuhet se rezultojnë nga testimi i 495 mostrave.

Numri më i madh i tyre, 102, u regjistrua në Prishtinë.

Të tjerat janë si vijon: Komuna e Ferizajt 17 raste, Komuna e Fushë Kosovës 11 raste, Komuna e Gjakovës 10 raste, Komuna e Gjilanit 8 raste, Komuna e Prizrenit 7 raste, Komuna e Deçanit 6 raste, Komuna e Mitrovicës 5 raste, Komuna e Drenasit 4 raste, Komuna e Skenderajt 4 raste, Komuna e Lipjanit 4 raste, Komuna e Obiliqit 3 raste, Komuna e Rahovecit 3 raste, Komuna e Pejës 2 raste, Komuna e Vushtrrisë 2 raste, Komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të hënën janë shëruar 44 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 1,946.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 3,703 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,678 mbeten aktive.

RRUGA E MUNDIMSHME PER NE HOLLYWOOD – Intervistë me regjsorin shqiptar Fatmir Doga – Nga Carrie Hooper, (publiciste, shkrimtare).

Ngaqë e dua shumë  Shqiperinë, sa pas Amerikës e quaj atdheun tim të dytë, kurreshtja me shtyn që të lexoj jo vetem libra në gjuhën shqipe, që e kam mësuar me shumë deshirë, por të lundroj edhe në internet, për të ditur edhe më shumë për këtë vend të vogël në Gadishullin  Ballkanik në  jug të  Evropës. Aty njhem  edhe  me inteketualë shqiptarë, që pas rrezimit  te diktatuers  40-vjecare komuniste me 1992, jane përhapur nëpër botë, madje dhe në Amerikë. Disa prej tyre kanë arritur deri në portat e Holiwoodit, ‘i kanë hapur ato’ dhe ndodhen  prej vitesh brenda tyre. Ata jane aktorë, kompozitorë madje dhe regjisorë. Një i tille është edhe Fatmir Doga. Fatmiri ka realizur deri me sot disa filma, në të cilët  marrin pjesë aktorë me famë botërore, si Christoher McDonald, Siena Guilory, Stacy Keach, etj.

Nga qyteti Almira në shtetin e Neë York-ut, ku jetoj, u lidha me telefon me Fatmir Dogën në Los Anxheles dhe nga biseda e përzemërt  telefonike me të, bëra këtë interviste, në të cilën pershkruhet shkurtimisht rruga e tij, për të arritur në Hollywood.

Fatmir, faleminderit për kohën që më  kushton. Edhe pse periudhë pandemie degjuam që ti je në një moment shumë i ngarkuar me projektet qe po përgatit te filmosh nga dita në ditë.

Kënaqësia është imja. Faleminderit shumë  Carrie, që i kushtoni kohë dhe vemendje Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë dhe që e quan atë atdheun tënd të dytë.

Ti ke lindur dhe je rritur ne Bulqizë,  qytet i vogël minatorësh, i varfër në periudhën e diktaturës komuniste, i varfër edhe sot në periudhën e gjatë tranzitore dhe ende jo plotësisht demokratike. Kur të lindi dëshira të futeshe në labirinthet e artit kinematografik?

Po, jam lindur e rritur  në një fshat shumë të bukura të  Dibrës, ne veri-lindje të   Shqipërise, që quhet Fushë Bulqizë. Aty filloi edhe karriera ime artistike. Në fillim, në shkollën fillore – 8 vjeçare si këngëtar, pastaj në shkollën e mesme në qytetin e Bulqizës, si aktor. Edhepse  një province e varfër e Shqipërise së asaj kohe, jeta artistike atje ishte shumë aktive. Bënim prova çdo ditë të vitit, sepse merrnim pjesë në festivale e koncerte në çdo cep të Shqipërisë ku me modesti mund te them se edhe pata fituar shumë festivale të asaj kohe. Pasi mbarova shkollën e mesme, konkurova për në Akademinë e Arteve, dega dramaturgji, ku edhe fitova.

Kam dëgjuar nga miqtë e mi në Shqipëri se konkurset për pranimin në Akademinë e Arteve të Shqipërisë kanë qenë shumë të vështira. Mbase edhe më të vështirat në Evropën Lindore.

Të fitoje konkursin e Dramaturgjisë në ato kohë, ishte si te fitosh sot në këto konkurset si “America Got Talent” etj. Përfitoj nga rasti të them se fitorja e atij konkursi u kushtohet disa personave shumë të veçantë  në jeten time, si Luba Shahini, Agim Demiri, Hajri Mandri dhe  profesorit tim Timo Flloko, ‘one for the best albanian actor’, i cili besoi tek une  dhe me përgatiti për të ‘tmerrshin’  konkurs dramaturgjie.

Si shumë të rinj shqiptarë, pas rrëzimit të regjimit komunist, le Shqipërinë dhe vajte në Itali. A mendove se duke ikur nga Shqipëria dhe duke u bërë emigrant në një vend të huaj, humbe shpresën per t’u bërë kineast?

Të rritesh në një diktature, është e tmerrshme. Çfarëdo lloj dikature të jetë ajo. Isha andoleshent dhe shikoja filma amerikanë qe vinin nga valet e kanaleve të televizioneve të ish-Jugosllavisë. Një veprim i tillë të kushtonte edhe vite  burgu në komunizmin e çmendur shqiptar. Por jeta lulëzon edhe ne akullnaja dhe ne skutat e errëta në thellesi te oqeaneve. Pra, shikoja filmat dhe çuditërisht kisha një parandjenjë të habitshme se një ditë do të shkoja në Hollywood dhe do të futesha  brenda atyre studiove ku bëheshin filmat. Ne 1992 ika nga Shqipëria në Itali me një qëllim të vetëm dhe te pakthyeshëm: T’ia kushtoja jetën  karrierës artistike. Dhe atë bëra. Në atë fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar, italianët u treguan bujarë me ne, emigrantët . Por ligjet nuk ishin në favorin tonë. Fitova kinoprovën për filmin “Life is Beautiful” të Roberto Benigni-t  dhe kur shkova ne sheshin e xhirimit, më thanë se nuk mund të merrja pjesë në film , sepse me mungonte një dokument. Ndonëse  ne Itali kisha  dokumente te rregullta dhe kisha leje pune, asaj kohe duhej te kishe një leje  extra, per të punuar në entertainment. Aty e kuptova që për mua nuk kishte karrierë artistike  në Itali.

Le më vonë Italinë, për të arritur në Kanada.  Gjithnjë me dëshirën e hershne që të mos mbeteshe jashtë botës së filmit?

Po, vajta në Kanada dhe aty kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime.  Kanadezët janë  popull i mrekullueshem. Ata më hapen dyert dhe më bënë qytetar të tyre. Kam mësuar shumë nga Kanadaja dhe i jam shumë mirënjohes. Gjithashtu aty filloi dhe lulëzoi edhe karriera ime kinematografike.

A është e vërtetë se ke hapur gazetën dhe radion e parë shqiptare në Kanada?

Po. Në vitin 1998, sapo arrita ne Kanada, pashë qe komuniteti shqipar nuk kishte asnjë  mënyrë  si të informohej me lajme nga vendlindja. Kështu  edhe me ndihmen e disa financuesve shqiptarë hapa gazetën ‘Albanian Time’, me tirazh  2000 kopie. Ishin kohë të vështira atëherë. S’kishte media ne internet si sot dhe Shqipëria ishte në një rremujë te madhe politike. Në Kosovë ishte gati të fillonte lufta. Kjo vazhdoi deri më 2008. Pastaj hapa edhe Radion ‘ILIRIA’, ku isha folës dhe drejtor artistik i saj. Ishte nje përvojë e re per mua dhe padyshim dhe kujtim shumë  i bukur i jetës sime  në Kanada.Gjithashtu aty filloi dhe lulezoi edhe karriera ime kinematografike.

Shumica e  adhuruesve të ekranit   ëndërrojnë ta shohin veten në Hollywood më shumë si  aktorë, se sa si regjisore, sepse, mendoj,  rruga për t’u bërë regjisor  është më e vështirë?

Nuk mendoj se ka profesione të lehta dhe te vështira. E rëndësishme në jetë është që të  besosh në vetvete  dhe të bësh atë për të cilën ke talent. Përndryshe, çfarëdo që të bësh dhe kudo që të ndodhesh, do të jete e vështirë për ty.

Cili është filmi yt i parë dhe si u prit nga kritika?

Eh, filmi im i parë… Do të më duhej  të flisja shumë për filmin tim të parë… Por me pak fjalë, filmi im i parë i kushtohet një familjeje emigrante, konkretisht një familjeje shqiptare, që ikën nga Shqipëria paskomuniste dhe emigron ne Kanada. Një tragjedi e vërtetë në shumë aspekte. Filmi titullohet  “IN BETWEEN”.  Dëgjoni, emigracioni është emigracion. Pavarësisht se për çfar motivesh  e le vendlindjen, në momentin që ti ikën nga vendi yt, ti behesh “aktor” i një filmi dramatik, ku në shumicën e rasteve ky “film” fundin e ka tragjik. Fatkeqëshisht shqiptarët e mi të dashur i “luajne” edhe sot e kësaj dite këto role tragjike. Vendi boshatiset çdo ditë dhe ky fakt më pikëllon në shpirt.

Per sa i takon filmit mund të them pa frikë se ai pati  sukses të vertetë.  Kritika kanadeze ishte shumë miqësore me mua si shkrimtar dhe regjizor i filmit. Kur i kujtoj ato ditë, me mbushen sytë me lot… Edhe mediat në Shqipëri i kushtuan shumë vemendje filmit, ku  luante ‘ikona’ e kinematografisë shqiptare, Timo Flloko, dhe muzika e fimit ishte nga kompozuar nga një prej gjigandeve të muzikës  shqiptare, Limoz Dizdari, dhe orkestruar nga Orkesta e Radio Televizionit Shqiptar. Ky film gjithashtu fitoi ne Festivalin e  Filmit në Romë, kurse ne Festivalin  e Venezia fitoi çmim e publikut si “filmi i pare si regjizor”.  U vlerësua gjithashtu edhe në  shume festivale të tjera.

Në filmat që ke drejtuar, luajnë aktorë shumë të njohur, si Christopeh McDonald, Siena Guillory, Stacy Ketch, Michael Madson Rachel Hunter etj. Ndër ta eshte edhe aktorja shqiptare Masiela Lusha,  e njohur në shumë filma amerikanë.  Këta aktorë mendon se i ka tërhequr tematika e skenarëve të tu që kanë pranuar të marrin pjese në filma,  apo kanë pasur besim tek ti si regjizor?

Pjesëmarrja e aktorëve të famshëm në një film, është shumë komplekse. Futen në lojë shumë faktorë, deri sa të arrish  te pjesëmarria e tyre në një film; por ajo  më kryesorja është besimi te regjizori. Regjizori është ai që do ta bëjë filmin të mirë ose të keq. Prandaj, të gjithë yjet e kinemasë, siç përmende dhe ti, kërkojnë takim me regjizorin e filmit, para se të nënshkruajnë  kontratën me producentët. Kjo ka ndodhur edhe në rastin tim. Jam krenar të them se krahas aktoreve  të njohur amerikanë që u përmendën më sipër, në filmat e mi  kanë marrë pjesë aktorë shqiptarë si Timo Flloko, Masiela Lusha, krenaria shqiptare ne Hollywood, miku im Herion Mustafaraj etj. Kam bashkëpunuar edhe me një tjetër talent, për të cilin jo ende nuk  degjohet shumë në media. Ky është kompozitori i filmave, Aldo Shllaku nga Shqipëria.

A mendon se një ditë Hollywoodi mund të relaizojë një film me temë shqiptare, duke ditur se populli juaj ka histori të lavdishme në lufteë kundër pushtuesve dhe histori tragjike gjatë diktaturës  komuniste, me burgje dhe kampe përqendrimi?

Hollywood-i është si një kompani mega-gjigande dhe nuk merret me tema historiko-politike të një vendi  ose  të një vendi tjeter. Realizimi e filmave eshte thjesht biznes.  Nëse një studio filmike mendon se një skenar do të sjellë fitime po të behet film, e financon menjëherë , pa e vrarë mendjen se tema është shqiptare, italiane apo japoneze.

The tani pyetja më interesante dhe shpresoj qe të na japësh ndonjë lajm exclusiv në lidhje me projektin qe po punon në këtë moment.

Po të mos kishte ndodhur  pandemia, tani do të isha në sheshin e  xhirimit. Kam nënshkruar  një kontratë me kompaninë BACKYARD FILMS, për të bërë regjinë e një filmi të mrekullueshem që do të distribuohet nga LIONSGATE. Filmi quhet “A horse with no name” (Western, Action, Thriller) dhe jam i dashuruar me atë skenar të shkruar nga Ron Althoff. Kemi dy aktorë shumë të famshëm për rolet kryesore.

A mund të na thoni se si quhen?

Po. Andy Garcia dhe Thomas Jane. Jemi ne negociata edhe me dy aktore te tjere qe se shpejti do konfirmohen. Filmimet do të bëhen  këtu në Kaliforni. Por janë shtyrë për në tetor, kuptohet,  me shpresën që pandemia të mos përkeqësohet. Kam nëmshkruar për të bërë regjinë edhe të dy filmave të tjerë me kompanine AVAIL ENTERTAIMENT. Konkretisht per filmin “Duplicate Machine” (Action, Adventure, Comedy) të skenaristit Frank Mora, gjithashtu dhe për një skenar timin, që titullohet  “THE WEIGHT OF LIFE”, një dramë thriller, që është skenari im i zemres. Të tre këta me të cilët do të jem i zënë deri në vitin 2023, filma realizohen  për LIONSGATE.

Fatmir ky është një lajm shumë i mirë dhe gëzohem shumë për ty. Po, si arrite të nënshkruash  për 3 filma njeri pas tjetrit?

Në fakt nuk është një gjë e zakonshme  që ndodh çdo ditë në biznesin e filmave. Siç përmenda më sipër, kam kaluar shume vite pune ne Kanada dhe kam njohur  shumë investitorë  filmash, që kanë parë punet e mia të meparshme, i kanë pëlqyer dhe më kanë kërkuar që projektet   e  mia të ardhshme si regjisor të m’i financojnë ata, dhe në çdo film të ketë nje ose më shumë aktorë të njohur.

Ke ndonjë gjë tjetër  për të shtuar??

 

Edhe nje herë të falenderoj për interesimin dhe përkushtimin tëd  ndaj Shqipërise dhe shqiptarëve. Nëse këtë interviste do ta botosh ne mediat shqiptare, dua të shtoj këto radhë: Nuk jam pro shkrimeve dhe lavdërimeve nëpër gazeta, sidomos kur thuhet se ky ose  ai ka pushtuar Hollywoodin ose tjetër gjigand amerikan,  dhe do të doja  qe kjo intervistë të mos keqinterpretohej si e tillë. Mjaft me mendjemadhësinë e një pjese të shqiptarëve  që jetojnë jasht atdheut dhe quajnë veten ‘specialë’ dhe ata  që jetojnë në Shqipëri, të rëndomtë.

Sali Berisha: Bomba’ e ish-këshilltarit të Trump John Bolton: Shkëmbimin e territoreve e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç!

Në rrjetin social Sali Berisha shkruan si më poshtë:

“Miq, po e postoj per ata qe nuk kane te qarte se pse aktakuza per Miladinin shqipfoles shperfytyroi Zografin Bis dhe pse ajo aktakuze ishte shpetimtare per Kosoven dhe kombin shqiptar.sb

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton vendos më në fund të flasë pa dorashka.
Ambasadori i karrierës ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar” ka thënë ai për emisionin “Fokus” të gazetarit Robert Papa.

Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar ai nëse dy vendet arrinin marëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë ti dilte kundër.
“Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte”, është shprehur ai.”

Ndahet nga jeta ish i burgosuri politik Tomorr Merlika

VOAL – Bëhet e ditur se u nda nga jeta ish i burgosuri politik Tomorr Merlika, nga familja e Mustafa Krujës.

Tomorr Merlika lindi në Krujë, në vitin 1937. U arrestua më 16 nëntor 1956, dhe me vendim nr. 31, datë 28 shkurt 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut duke u përgatitur për t’u arratisur jashtë shtetit” dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të K.P. iu fal ¼ e dënimit. U lirua më 25 nëntor të vitit 1962.

Me vendim nr. 14, datë 19 shkurt 1981, Gjykata e Rrethit të Krujës e deklaroi fajtor për “kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit” dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie.  Tomorri, një njeri i qetë dhe shumë punëtor, rrahu një zyrtar komunist arrogant.

Vite më parë Tomorr Merlika ishte në vëmendje të mediave sepse dorëzoi në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, në Tiranë, një kambanë kishe, të cilën e ruante prej vitesh në bodrumin e shtëpisë së tij. Objekti prej bronzi peshonte 40 kilogramë dhe i takonte vitit 1957. Ai e mori në mbrojtje çka kishte mbetur nga kambana, pasi kisha katolike që ndodhej në kalanë e Krujës u përfshi nga një zjarr në vitet ’90. Ky akt u konsiderua i jashtëzakonshëm dhe, në Ditën e Trashëgimisë Kulturore, Merlikës nga Ministria e Kulturës iu dorëzua një Certifikatë Mirënjohjeje.

Albin Kurti: U bënë 30 vjet nga shpallja e Republikës së Parë

Togfjalëshat gjenerikë “vetëvendosja politike” dhe “demokracia autentike” vijnë prej popullit e frymëzojnë lëvizje. Këto dyja ishin konceptet e rëndësishme që u përmendën në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të 1990. U bënë 30 vjet nga shpallja e Republikës së Parë. Shqiptarët, nëpër breza janë munduar për pavarësi e për shtetformim. 2 korriku e dëshmon këtë. Republika e Parë u shpall nën okupim dhe kjo e bën atë Republikë-për-Rezistencë. Nderimi e kujtimi për të janë e njëjta gjë.
Këta janë 114 delegatët të cilët u nënshkruan në Deklaratën Kushtetuese:
1. Bujar Gjurgjeala,
2. Refik Raka,
3. Zymer Lulaj,
4. Osman Nuhiu,
5. Muhamet Shabani,
6. Halit Kryeziu,
7. Nazmi Kelmendi,
8. Milazim Vitia,
9. Nazif Berisha,
10. Maliqe Bajoku,
11. Agush Balaj,
12. Daut Jashanica,
13. Ismail Sahiti,
14. Selami Gashi,
15. Agim Morina,
16. Uke Gashi,
17. Feti Broçi,
18. Haki Krasniqi,
19. Nezir Sallahu,
20. Nazif Matoshi,
21. Nebih Abdullahu,
22. Islam Gashi,
23. Shemsedin Bytyqi,
24. Adem Vitia,
25. Adem Mikullovci,
26. Hilmi Muhaxheri,
27. Halim Demaj,
28. Naser Gashi,
29. Raif Ramabaja,
30. Burim Muhaxheri,
31. Fetije Shala,
32. Ilirijana Jusufi,
33. Adem Ademi,
34. Veli Haxha,
35. Azem Neziri,
36. Qamil Bajraktari,
37. Ramiz Bacaj,
38. Sabit Berisha,
39. Lucia Laqi,
40. Muharem Shabani,
41. Mehmet Ibrahimaj,
42. Sokol Prokshi,
43. Hysen Bashota,
44. Murtez Rrahmani,
45. Hysni Salihu,
46. Valentin Domniku,
47. Xhevat Pllana,
48. Jusuf Konjufca,
49. Rifat Rifati,
50. Selim Krasniqi,
51. Tafil Salihu,
52. Ramadan Kelmendi,
53. Remzi Maliqi,
54. Avdi Grajçevci,
55. Isak Restelica,
56. Fehmi Nallbani,
57. Ruzhdi Bakalli,
58. Bajram Arifi,
59. Flamur Xhiha,
60. Gezim Lipoveci,
61. Shemsi Hajdini,
62. Feride Hyseni,
63. Qefsere Boshnjaku,
64. Afijete Azizi,
65. Refika Belegu,
66. Binaze Jashari,
67. Hanife Elshani,
68. Kadrije Ismajli,
69. Leonora Zajmi,
70. Besa Basha,
71. Gjyljeta Mulla,
72. Selvije Xhinaj,
73. Xhemajl Dizdari,
110. Hasan Beçaj,
111. Sabit Popova,
112. Shehrije Mavraj,
113. Fatos Pula dhe
114. Nazmi Fejzullahu.

Vjosa Osmani: Themelet e shtetit tonë qëndrojnë mbi vendimin e atyre që miratuan Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990

Sot prita dhe ndava mirënjohje për përfaqësuesit e legjislaturës e cila, para dyerve të tempullit të lirisë, e artikuloi qartë pikësynimin e pathyeshëm për liri në Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990. Deklarata e miratuar nga 114 delegatët e asaj kohe qe akti politik dhe juridik me të cilin Kosova përfundimisht nuk pranoi t’i nënshtrohej hegjemonisë dhe i hapi udhë artikulimit të shtetësisë së Kosovës, e cila u konkretizua me Kushtetutën e Kaçanikut, të 7 Shtatorit të po atij viti. Prandaj, ua shpreha mirënjohjen më të thellë timen dhe të Kuvendit të Kosovës për aktin sa heroik, aq njerëzor të secilit prej tyre, duke nisur nga ish-kryetari, z. Ilaz Ramajli, delegatët e pranishëm sot, delegatët që për arsye moshe e shëndeti nuk mund të ishin sot me ne dhe në veçanti atyre grave e burrave që tashmë nuk janë mes nesh.
Që të gjithë do të mbahen në mend përjetësisht, sepse në vorbullën politike të kohës, kur vendi ynë po vihej egërsisht nën çizmen e regjimit serb ata i dolën zot atij dhe e artikuluan vullnetin politik të qytetarëve liridashës për Kosovën Republikë.
Ne ju përkulemi sot sepse ata e kuptuan se në botën e përplasjeve të mëdha ideologjike të fundviteve ’80, orientimi drejt vlerave demokratike, përqafimi i idesë së lirisë për veten dhe për tjetrin, si dhe refuzimi i ideologjisë komuniste ishin edhe vullnet edhe orientim strategjik.
Sot themelet e shtetit tonë qëndrojnë mbi vendimin e këtyre delegatëve për ta refuzuar dhunën dhe për t’i përqafuar vlerat e lirisë. Prandaj, si Kryetare e Kuvendit i falënderoj në emër të të gjitha legjislaturave pas asaj të 2 korrikut dhe t’i siguroj se çdo veprim yni në jetësimin e lirive njerëzore dhe në promovimin e tyre do të jetë i frymëzuar nga parimet që i vulosën këta delegatë me Deklaratën Kushtetuese. E, njëri ndër këto parime është këmbëngulja për ta jetësuar shtetin e së drejtës dhe mosdorëzimi para çfarëdo lloj pengese. Ne qëndrojmë fort mbi këtë parim sepse delegatët e 2 korrikut i kishim shembull nga i cili mësuam.
Urime 2 Korriku, që shënoi themelet e shtetësisë!

Tiranë: 2 korrik 1990 – 2020, shqiptarët sërish me sytë nga ambasadat perëndimore

Si sot, 30 vjet më parë, disa mijëra shqiptarë hynë në mjediset e ambasadave perëndimore në Tiranë dhe kërkuan strehim politik për t’u larguar nga Shqipëria.

Për afro gjysmë shekulli, diktatura komuniste e shndërroi Shqipërinë në vendin më të varfër dhe më të izoluar të kontinentit.

Hapja e ambasadave ishte për shqiptarët shenja e parë e lëvizjes antikomuniste të po atij viti.

“U futa te kthesa prapa ambasadës gjermane me shpejtësi 70 km në orë, aq sa makina u mënjanua. Polici aty nxori pistoletën dhe na qëlloi, por unë manovrova me timonin dhe ai u hodh në krahun tjetër. Pastaj u dëgjua përplasja e madhe e makinës me murin rrethues dhe nuk di më a ndaloi vet makina apo e ndalova unë. U plagosa në krah dhe gjaku plasi rrëke” – thotë shoferi Ylli Bodinaku.

Ai është një nga mjeshtrat më të njohur të automjeteve në Shqipëri, jo vetëm për shkak të profesionit, por sepse më 2 korrik 1990 u bë heroi i ditës.

Ish i burgosuri politik, atëherë 37 vjeçar, rrëzoi me kamion murin rrethues të ambasadës gjermane, duke u futur në oborrin e saj me familjen dhe fëmijët e mitur si dhe 40 persona të tjerë përsipër. Ylli sfidoi të gjithë rrethimet e policisë dhe Sigurimit të Shtetit, duke i krijuar mundësinë një morie shqiptarësh të kërkonin azil politik nga vendi më i izoluar i Europës pas 45 vjet diktaturë të pashembullt komuniste.

“Brenda ambasadës gjermane ishte një mrekulli, dhe na bënë një pritje të jashtëzakonshme. Diplomatët ishin heronjtë e vërtetë për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë. Ata ndihmuan 3 mijë e 200 vetë me ushqime të pakta dhe pa ujë, edhe me pengesat që vinin nga jashtë, si bllokimi i qëllimshëm i tualeteve, dhe vështirësi të tjera nga rrethimi. Ishte një staf aq i vogël dhe menaxhuan gjithçka për mrekulli. Edhe bukën për ne e blinin në dyqane jashtë kryeqytetit, deri në Durrës e në Kavajë, se në Tiranë nuk mund të blinin aq shumë” – kujton Bodinaku.

Pas 10 ditësh afro 5 mijë 200 shtetas shqiptarë, që hynë në ambasadat e vendeve perëndimore u lejuan nga qeveria komuniste të dilnin nga vendi dhe të shkonin në ato shtete. Studiuesi Ledion Krisafi thotë se 2 korriku 1990 është një nga datat më të rëndësishme të Shqipërisë, e cila ndryshoi dukshëm historinë e shtetit shqiptar në 3 dekadat e fundit.

“Ai ishte çasti kur diktatura komuniste gjysmë shekullore praktikisht mori fund. Ky ishte çasti kur diktatura humbi legjitimitetin e saj, sepse populli po e linte anijen, që ishte duke u mbytur. Kjo ishte goditja përfundimtare që mori ai regjim” – thotë ai.

Studiuesi Krisafi thotë se sot 30 vjet pas asaj përpjekje të shqiptarëve për të hyrë nëpër ambasada dhe për të ikur nga ai regjim shtypës e mizor, është ironik fakti se shqiptarët përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë; të kërkojnë cdo lloj mënyre për të ikur nga Shqipëria.

“Ky është dështim i forcave politike në 30 vitet e fundit, ndaj duhet studiuar se cilat janë gabimet që shqiptarët janë sot në të njëjtat kushte. Shqiptarët po përpiqen të bëjnë pikërisht atë që bënë 30 vjet më parë, ndaj klasa politike që ka drejtuar Shqipërinë në 3 dekada ka dështuar të krijuar institucione më të mira, ekonomi më të mirë, mjedis më të mirë dhe kushte më të mira jetese, që shqiptarët të mos bëjnë më si në vitin 1990” – thotë ai.

Pas disa vitesh punë në Gjermani, ku u bë mjeshtër i makinave Benz, Ylli Bodinaku u kthye në atdhe me një kamion me vegla pune, dhe hapi një servis automjetesh, ku riparon kryesisht makina gjermane. Por ai thotë se u zhgënjye shpejt.

Zyrtarët e detyruan të dëmshpërblente kamionin e shkatërruar në muret e ambasadës gjermane, por zhgënjimi më i madh erdhi kur shihte se demokracia nuk po zhvillohej si e donin njerëzit dhe si e pa ai në perëndim.

“Politikanët tanë nga të gjitha palët asnjë nuk ka menduar për Shqipërinë as për shqiptarët. Motoja ime ka qenë që “Gjermaninë ta bëjnë gjermanët. Shqipërinë ta bëjnë shqiptarët”. Kurse këta politikanë po i përzënë shqiptarët. Më dhimbset ky vend, një vend aq i bukur aq i mirë, por që menaxhohet në këtë formë. Ligji nuk funksionon dhe drejtësi nuk ka. Fukarai var veten se nuk paguan dot një faturë energjie, ndërsa krimineli milioner del nga burgu për dy javë. Pasanikët nuk e kanë frikë ligjin dhe gjyqin, sepse kanë para dhe i blejnë. Më vjen keq për brezin e ri sot. Mirë ne, që dinim pak, dhe maksimumi lexonim ndonjë libër të verdhë, por këta sot i dinë të gjitha, kanë parë jashtë shtetit dhe i nënshtrohen këtij lloj regjimi?!” – thotë ai.

Studiuesit mendojnë se regjimi komunist ishte më mizori dhe më shkatërrimtari nga gjithë regjimet e Europës Lindore, por edhe sot kushtet ekonomike vazhdojnë të jenë të rënda, dhe ky është një tjetër dështim i forcave politike, që nuk eci në të njëjtin hap me vendet e Europës Lindore, të cilat u zhvilluan shumë më shumë se Shqipëria, e cila ende diskutohet nëse e mbylli apo jo tranzicionin.

“Shohim sot nga vendet e Europës ish-komuniste; Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria etj. janë pjesë e BE-së dhe kanë nivelin e jetesës pothuajse baraz me atë të Bashkimit Europian. Ndërsa këtu tek ne, pas 30 vjetësh nga 2 korriku 1990, Shqipëria ka arritur vetëm sa 30 për qind e të ardhurave të Bashkimit Europian, sipas të dhënave zyrtare. Shqipëria është ende vendi më i varfër në Europë” – tha zoti Krisafi.

Hapja e ambasadve perëndimore atë korrik për shqiptarët e varfër dhe të shtypur nga regjimi stalinist i Enver Hoxhës dhe pasuesve të tij pas vdekjes ishte shenja e parë se pas pak muajsh po vinte lëvizja antikomuniste e studentëve.

Bashkë me revoltën e tyre erdhi edhe pluralizmi politik. Ndërsa sfida për ta bërë Shqipërinë një vend demokratik mbetet e njëjta. zëri i amerikës

Dokumenti i Senatit Amerikan: Finalja Kosovë-Serbi duhet mbyllet me njohje reciproke, SHBA duhet të mbështesë ushtrinë e Kosovës

SHBA-ja duhet të mbështes përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje finale e historike që si element kryesor ka njohjen reciproke. Trupat amerikane duhet të mbesin në misionin e KFOR-it dhe SHBA duhet të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës drejt një transformimit në një ushtri dhe gjithashtu anëtarësimin në NATO. Rusia ka bërë përpjekje për acarimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka minuar sigurinë në Mal të Zi përmes përpjekjeve për grusht shtet dhe ka bërë përpjekje të pengojë Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit të NATO-së. Të gjitha këto janë thekse të një raporti të Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura për vitin fiskal 2021.

Gazeta Express

Komiteti i Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura ka publikuar në faqen e tyre zyrtare një dosje për vitin fiskal 2021, dokument në të cilin përmendet edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen finale mes dy shteteve, përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu për përkrahjen që SHBA’të duhet t’ia japin Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në dokument thuhet se Komiteti për Shërbime të Armatosura beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshje historike e cila do të ketë si element kryesor njohjen reciproke.

“Komiteti beson se SHBA’të duhet të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike për normalizim të raporteve me njohjen reciproke si element qendror. Një marrëveshje e tillë është në interes të dy shteteve dhe do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në dokument.

Në këtë raport Senatit Amerikan thuhet se SHBA’ja duhet të vazhdojnë të mbështesin tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie multi-etnike e cila ndërvepron me anëtarët e NATO-së përmes një procesi transparent që respekton dhe të gjitha të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe promovon sigurinë dhe stabilitetin rajonal, raporton Gazeta Express.

Po ashtu bëhet thirrje që ushtarët amerikanë të vazhdojnë të qëndrojnë në kuadër të KFOR-it, pasi që sipas Komitetit për Shërbime të Armatosura një gjë e tillë është jetikë për suksesin dhe besueshmërinë e misionit të KFOR-it në Kosovë. Vlerësohet gjithashtu se roli i KFOR-it për stabilitetin e rajonit është edhe thelbësor për suksesin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve.

“Komiteti vlerëson se KFOR-i vazhdon të luaj një rol të pazëvendësueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit që është thelbësor për suksesin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për noirmalizimin e raporteve. Pjesëmarrja e Forcave të Armatosura të SHBA’së për KFOR-in janë fundamentale për suksesin dhe besueshmërinë e misionit të KFOR’it”, potencon raporti i siguruar nga Gazeta Express.

“Shtuar kësaj, komiteti beson se SHBA’ja duhet të vazhdojë përkrahjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës drejt një transformimi gradual drejt një ushtrie multi-etnike të Republikës së Kosovës që ndërvepron me anëtarët e NATO-së përmes një procesi transparent dhe që respekton të drejtat dhe të gjitha shqetësimet e të gjithë qytetarëve të Kosovës, promovon stabilitetin dhe sigurinë rajonale, dhe mbështet aspiratat e Kosovës për anëtarësim të plot në NATO”.

Gjithashtu thuhet se SHBA’ja duhet të mbështes aspiratat e Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO.

Në këtë raport është përmendur edhe influenca ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Siç shkruhet në dosje, Rusia ka bërë përpjekje për përkeqësimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka minuar stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës duke mbështetur grupe ekstremiste.

Përveç kësaj në raport Rusia thuhet se është përgjegjëse për grusht-shtetin në Malin e Zi dhe gjithashtu për përpjekjet që të parandalojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Si rezultat i këtyre, Komiteti ka ftuar Sekretarin e Mbrojtjes që të raportoj jo më larg se data 30 tetor 2020 për synimet e SHBA’së për promovimin e sigurisë dhe bashkëpunimin me vendet e Ballkanit për të reduktuar gjithashtu varësinë e tyre nga sistemet e armatosura ruse./GazetaExpress/